Në rrjetet sociale edhe je gjykuar keq. Ke një përgjigje për të gjithë ata që kanë komentuar negativisht?
Nuk më prekin fare komentet negative, pasi thjesht një kanatiere kisha. Nuk është asgjë skandaloze, femrat në Tiranë dalin më keq.
Ishe në stadium në ndeshjen me Rumaninë? Si ndihesh për fitoren?
Jo, nuk isha, pasi jam marrë me punë. Por e kam parë në televizor. Jam gëzuar shumë për golin e Sadikut.
Tashmë që fotoja jote ka dalë edhe në mediat ndërkombëtare, mendon që të jesh një nga mbështetëset kryesore të Kombëtares dhe t’i ndjekësh në çdo ndeshje?
Nëse do kem mundësinë, po.
Je fanse e Kombëtares apo e ndonjë prej futbollistëve në veçanti? Cili prej tyre është i preferuari yt?
Thjesht jam tifoze, nuk ka lidhje fare me futbollistët.
Aktualisht je ‘single’?
Jo, nuk jam vetëm.
Cili është mashkulli i ëndrrave të tua, të cilit nuk do mund t’i refuzoje një propozim për martesë?
Nuk ka lindur akoma (qesh).
Kush është djali me të cilin je lidhur? Është shqiptar?
Nuk mund të them asgjë për të.
Një shkrim i “Corriere della Sera” thotë se zemra jote rreh për Elseid Hysajn. Je e lidhur me të?
Jo, as nuk e njoh personalisht. Ky lajm më habit edhe mua. Nuk e di pse kanë shkruar kështu.
Po për krahasimin me Larissa Riquelme, si ndihesh?
Nuk e njoh. Do ta shoh në internet kur të kem kohë.
U bënë kohë që nuk je aktive në showbizin shqiptar. Veçse je një nga tifozet më të nxehta të shqiptares, me çfarë angazhimesh të tjera merresh?
Nuk jam më në showbizin atje, sepse unë jetoj jashtë dhe nuk më intereson të rri atje. Punoj si fotomodele dhe kam një aktivitet timin.
Ke ndonjë plan konkret për t’u bërë pjesë e televizionit?
S’e di; kurrë mos thuaj kurrë.
Kush është sekreti i formave të tua bombastike?
Nuk kam sekret. Çdo gjë është nga natyra.
Ndërhyrje estetike apo operacione plastike, ke bërë apo je kundër?
Jo, nuk kam asnjë ndërhyrje, nuk kam nevojë.
Projekti për historinë amerikane, Lu flet për reformën
Nxënësit e 10 gjimnazeve të Tiranës kanë prezantuar projektin “Historia Amerikane në sytë e e adoleshentëve” në aktivitetin e mbajtur në Muzeun Kombëtar.
Ngjarje e personazhe të rëndësishëm të historisë së Amerikës ishin në qendër të projekteve të propozuara nga të rinjtë.
"Të sjellësh historinë e Amerikës në sytë e adoleshentëve është më shumë sesa një vështrim për historinë e një populli dhe vendi të madh, mik të shqiptarëve, është një formë e re impresimi për adoleshentët që kanë përcjellë këtë rrugëtim.
Ne duhet të pyesim jo çfarë atdheu bën për ne, po çfarë bëjmë ne për atdheun. Ky duhet të jetë mesazhi për një popull që ka se me çfarë të krenohet”,- tha në fjalën e rastit ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
Në të njëjtën linjë me të rinjtë ishte edhe Ambasadori Donald Lu, vëmendjen në fjalën e tij e ndali në njërën prej figurave që ka shënuar historinë amerikane, si burim frymëzimi për të rinjtë shqiptarë sot.
“Aleksandër Hamilton erdhi nga asgjëja. Ishte një njeri jetim që punoi që në moshën 11-vjeçare për të mbijetuar dhe u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Amerikës. Pse është aktual për shqiptarët? Së fundmi pata një bisedë me një mikun tim shqiptar që po punon për reformën në drejtësi.
Sugjerimi im është: shpresoj të mbani shënim për sakrificat e burrave e grave që po punojnë ditë e natë për muaj e vite për këtë reformë e për të ndryshuar këtë vend. Ashtu si Hamiltoni, edhe ata po punojnë të shkruajnë historinë e këtij vendi kundra presioneve politike dhe politikanëve të fuqishëm.
Historia amerikane është aktuale për ju, pasi jam i sigurtë se mes jush gjendet një George Washington apo një Thomas Jeferson i ardhshëm”,- deklaroi ambasadori amerikan, Donald Lu.
Në fund të prezantimit të projekteve të 10 gjimnazeve pjesëmarrëse, si projekti më i mirë u vlerësua ai i shkollës “Ismail Qemali”./TCh/
Video/ Kopshtet pa licencë? Ministrja i hakërrehet gazetares
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla edhe pse duhet të ishte përgatitur pasi kishte kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë e dhunës në kopësht, nuk i ka mbajtur dot nervat para gazetarëve.
Ajo tha se inspektojmë kopshtet e licensuara, që janë 1 600 në gjithë vendin, ndërsa shtoi se shumë të tjerë janë pa licencë.
“Nuk do shkojmë të trokasim në çdo portë. Nuk dimë ku janë kopeshtet private”,- tha ajo. Dhe jo vetëm kaq: “Prindërit dhe media të denoncojmë dhunën”,- shtoi Nikolla.
Në fund, pasi kishte mbaruar prononcimin, Nikolla i kthehet gazetares së “ABC NEWS”, e revoltuar se pse e kishte pyetur mbi bazat dhe kriteret e licencimit të kopshteve.
“Sa ka që hiqen si gazetar, kush e di nëse ata kanë diplomë apo jo”,- thotë ministrja Nikolla.
Shihni të plotë videon:
Letra/ “Anjeza i lyente femijët me spraj të mos u dukeshin shenjat”
Nëna e 3-vjeçarit të dhunuar nga Anjeza Shabani ka shkruar një letër prekëse në të cilën shpreh brengën si nënë dhe çfarë ka përjetuar me djalin e saj.
Ajo thekson se i biri nuk është autik, siç u raportua në media, ndërsa shton se të gjithë fëmijët në kopshtin “Diren” janë dhunuar.
“Anabel… Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir… Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët dhe më thoshtë vetëm: “Mami, mami”.
Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte.
Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj. Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat.
Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopësht. I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim.
Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim. Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja.
Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. Dhe kjo ka qënë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente.
Është i urtë, i dashur. Është jeta ime. Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë.
Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë prej 8 muajsh. Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptarëve”,- mbyll shkrimin e saj Jonida, mamaja e djalit të dhunuar./Anabel/
"Masakrohet" Anjeza Shabani, shikoni çfarë i bëjnë qytetarët
Mjafton vetëm të kërkoni në Facebook dhe do ta kuptoni se çfarë i kanë bërë gruas që rrahu mizorisht një fëmijë të vogël.
Nuk janë mjaftuar vetëm me komente, të cilat për hir të së vërtetës kanë qenë të panumërta, gjithashtu në emër të saj janë hapur faqe ku shkruhet, "RIP Anjeza Shabani" ose "Burgim të përjetshëm për Anjeza Shabanin" etj.
Siç duket dhuna që kjo drejtoreshë ushtroi ndaj fëmijës 3 vjeç autik, tronditi të gjithë opinionin publik dhe kjo jo pa të drejtë.
Dhuna mizore ndaj 3-vjeçarit, ja çfarë propozon Ardit Gjebrea
Gazetarë, artistë, politikanë e qytetarë, të gjithë së bashku e dënuan rëndë sjelljen mizore të Anjeza Shabanit ndaj fëmijës 3 vjeç. Në mesin e tyre është edhe Ardit Gjebrea, i cili përtej gjykimit kaloi në një propozim.
Ja çfarë shkroi ai në Facebook:
"Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç?
Po ajo "kolege" edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?
Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte?
Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t'i vendosnin, ndryshe - drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.
Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!"
Foto/ E mrekullueshme ajo që bënë tifozët shqiptarë para se të largoheshin nga Franca
Plot tre ndeshje të kombëtares shqiptare në EURO 2016, fazën e grupeve dhe tifozët ishin kudo me ta. Mirëpo pasi mbaroi ndeshja e fundit, ajo me Rumaninë para largimit nga France, tifozët kanë lënë një mesazh për Francën.
"Faleminderit Francë. Ne u argëtuam shumë", shkruan një pankartë e cila po mbahet nga tifozët shqiptarë, sjella e të cilëve në këtë kampionat ka habitur jo vetëm Francën, por të gjithë botën.
Tiranë, vetëplagoset me armë oficeri i policisë
Një efektiv policie me inicialet B.Ç., i moshës 41 vjeç u dërgua në spital në gjendje të rëndë, pasi është vetë plagosur me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë një aksident apo me vetëdije.
Aksidenti ku humbën jetën dy fëmijë, Gjykata liron nga burgu drejtorin e ARRSH
Gjykata e Apelit në Kavajë ka liruar nga burgu drejtorin juridik të Autoritetit Rrugor Shqiptar Dritan Fejzo, i cili u arrestua pas aksidentit në aksin Kavajë-Golem, ku humbën jetën dy fëmijë që udhëtonin me të ëmën.
Fejzo do të qëndrojë në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimev.
Sipas organit të akuzës, aksidenti rrugor me këto pasoja të rnëda ndodhi pasi ARRSH nuk kishte marrë masat për sinjalistikën dhe sigurinë rrugore.
Vlorë, tifozja nxjerr të pasmet në rrugë dhe ndez meshkujt në flakë
Shqipëria mori fitoren e saj të parë në një kompeticion madhor, siç ishte “EURO 2016”. Vala e gëzimit dhe haresë përfshiu çdo shqiptar anë e mbanë globit.
Të shumtë ishin tifozët që dolën për të festuar nëpër qytete të ndryshme pas përfundimit të ndeshjes. Sigurisht edhe në Vlorë entuziazmi ishte i madh.
Madje me çfarë duket në këtë video, një vajzë ka qënë më shumë entuziste se ç'duhet.
Ajo ka hipur në makinë e veshur vetëm me tanga dhe ka nxjerrë të pasmet e saj nga dritarja e makinës duke i rrotulluar ato para syve të të gjithë meshkujve që siç dallohet dhe nga pamjet, thjesht u ka ikur mendja.
Lajmi i madh nga UEFA për kombëtaret që do kalojnë në fazën tjetër të “EURO 2016”
Adidas ka prezantuar topin e dytë me të cilin do të luajnë skuadrat në rrethin e dytë të “EURO 2016”. Në një komunikatë zyrtare UEFA ka lajmëruar se topi i dytë është gati dhe ai quhet "Fracas".
Për këtë top të ri kanë bashkëpunuar artistë francezë me kompaninë gjermane.
Urojmë që edhe kombëtarja jonë të luajë me këtë top, e cila është akoma në pritje, për të mësuar nëse do kalojë në fazën tjetër ose jo.
Lajm i keq nga grupi B. Nëse dalim mund të luajmë kundër Uellsit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit në Grupin B, ku janë përcaktuar tre skuadrat që kualifikohen
Uellsi ka mposhtur 3:0 Rusinë dhe ka siguruar vendin e parë në Grupin B, pasi në ndeshjen tjetër Anglia barazoi pa gola me Sllovakinë (të tre skuadrat janë kualifikuar).
Ky është një lajm i keq për Shqipërinë, pasi vendi i tretë i këtij grupi, Sllovakia është kualifikuar dhe tashmë duhet të presim gabime në grupet tjera.
Tani Uellsi mund te jete nje nga kundershtaret e ardhshem te Shqipërisë.
Video/ Ilir Vrenozi shpërthen ndaj edukatores që rrahu 3-vjeçarin
Korçari bloger Ilir Vrenozi i njohur për protestat e tij mediatike ndaj qeverisë “Rama” dhe “Rilindjes” ka shpërthyer sot në një video në lidhje me rastin e rrahjes së një fëmije 3-vjeçar nga pronarja e një kopështi privat në Tiranë.
Vrenozi tregohet mjaftë i ashpër në konstatimet dhe kritikat e tij për këtë ngjarje.
Ja komenti i Vrenozit që shoqëron këtë video në profilin e tij në Facebook:
“O pusht tetare, o pusht tetare .!!!
Nenen qe shiste pufka, nenen qe shiste qepka e hoqet zvarre i gjobitet ...
Kurse kjo plera kishte kopesht pa license ne mes te Saukt Tirane ..dhe rrihte femijet si esterike...nuk kishte dijeni ministrja ,dhe gjithe ju pusht tetare .. ptu ptu ptu plera njerez....!!!”.
22/06/2016/...................................
Harrojeni tifozet seksi shqiptare, kroatja ua kalon të gjithave
U mburrëm shumë me tifozen seksi shqiptare Rike Roci ditët e kaluara kur fotografitë e saj bënë xhiron e botës dhe ajo u etiketua si tifozja më seksi e “Euro 2016”.
Tashmë si një heroinë e rastësishme, primati i saj u ezaurua shumë shpejt dhe vëmendjen e mediave po e merr një tjetër tifoze po nga Ballkani, kësaj radhe nga Kroacia.
Gjërat rrodhën shpejt dhe shkëlqimi i Rikes erdhi edhe me rënien e saj. Tani Kroacia po na mund në këtë garë.
Kjo vajzë kroate i ka kaluar limitet e bukurisë, kështu duke ua kaluar të gjitha tifozëve që u panë në “Euro 2016”. Shikoni fotografinë e saj!
Përmbajtja e ligjërimit Veliaj-Kosova në fushatën elektorale
Modelja nga Gana, e çmendur pas Shqipërisë
Jeamy Blessed, balerina nga Gana është një mbështetëse e madhe e Shqipërisë, pasi kjo e fundit zë një vend special në zemrën e saj. Në profilin e saj në instagram ajo e tregon shpeshherë dashurinë për Shqipërinë.
"Jam shumë krenare me ty Shqipëri. ia dolëm",- shkruan ajo krahas një fotoje, ku shfaqet me shqiponjën dykrenare në shpinë.
Jeamy është me origjinë nga Gana dhe është rritur në Gjermani, por duket se ajo e ndjen veten 100% shqiptare.
Anija e humbur e peshkimit, dyshohet rrëmbimi nga marinari egjiptian
Kapiteneria e Portit të Durrësit ka njoftuar se është gjetur njëra nga anijet që u raportua e zhdukur. Bëhet fjalë për anijen ‘Qamili’ e cila është lokalizuar pranë Shëngjinit. Raportohet se kjo anije ka pasur probleme me sinjalin e radios që në nisje. Anija tjetër lokalizohet në ujërat ndërkombëtare.
Lajmin e ka dhënë kapiteneria, pas një telefonate me një nga pjesëtarët e ekuipazhit të saj Mësohet se ka qenë një egjiptian që ka telefonuar kapitenerinë dhe ka njoftuar se anija ndodhet në ujërat ndërkombëtare.
Policia dyshon njëri nga marinarët në anije, ai egjiptian, i identifikuar si Muhamed Salam, ka devijuar lëvizjen dhe e ka rrëmbyer atë për shkak të një borxhi që i kishte pronari.
Kjo eshte nje nga pistat ku po hetohet, ende e pakonfirmuiar zyrtarisht nga policia
Burimet nga Porti i Durrësit bëjnë me dije se anijet me emrat ‘Çelepia’ dhe ‘Qamili’ janë të flotës së peshkimit të Durrësit. Ato kanë qenë me ekuipazh të plotë me nga 34 persona brenda.
Kapiteneria thotë se që prej pasdites së djeshme anijet nuk kanë pasur më asnjë komunikim me radio me autoritetet portuale. Teksa ka folur për mediat, Lulzim Mema, babai i Luan Memës, motorist i anijes “Celepia”, tha: “Kanë pesë ditë që anijet kanë dalë në det. I bëj thirrje shtetit të gjejë anijet, jemi të shqetësuar”.
Foto/ Prezantuesja seksi: Nëse Italia fiton Europianin, dal nudo
Francesca Cipriani, prezantuesja seksi e televizioni italian, ka bërë një premtim për të gjithë fansat e saj e veçanërisht për kombëtaren “azzurre” nëse kjo e fundit fiton Europianin e futbollit.
Përmes një fotoje të postuar në faqen e saj zyrtare “Instagram”, Cipriani ka thënë se, do zhvishet nudo.
“Këtë flamur italian që kam rreth vetes do ta heq nëse Italia fiton Euro 2016”, ka qenë komenti i Francesca Cipriani, prezantueses seksi 22-vjeçare, që shpesh mahnit fansat e saj me fotot e saj të “nxehta”.
Policia/ Marinari egjiptian: Dua 70 mijë Euro ose fundosa anijen shqiptare
Policia e Durrësit ka dhënë zyrtarisht informacion sa i përket peshkarexhës shqiptare ‘Çelepia 2’ që është marrë peng nga marinari egjiptian Adel Mohamed Sallam që ndodhet në bord.
Zyrtarisht konfirmohet se marinari kërkon 70 mijë Euro, duke kërcënuar se në rast të kundërt do të fundosë anijen së bashku me dy marinarët e tjerë shqiptarë që po i mban peng.
Shqiptarët në bord janë kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç dhe Luan Mema, 56 vjeç.
Peshkarexha me dy marinarët shqiptarë dhe atë egjiptianë u nisën për lundrim më 18 qershor, ndërsa më 21 qershor 2016, pronari i anijes “Çelepia 2”, Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me anijen.
Më 22 qershor rreth orës 10:00, thotë Policia e Durrësit, egjiptiani Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet egjiptian R. A. 53 vjeç, i cili punon në Portin e Durrësit, duke i thënë se peshkarexha ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Dhuna ndaj fëmijës në kopshtin "Diren", ndiqen penalisht edhe dy edukatore
Prokuroria e Tiranës do të ndjekë penalisht edhe dy edukatore të punësuara në kopshtin “Diren”.
Ndaj tyre rëndon akuza për moskallëzim krimi. Ato do të hetohen në gjendje të lirë.
Një ditë më parë policia kreu arrestimin e administratores së kopshtit, Anjeza Shabani.
Kjo e fundit ka pranuar dhunën në polici, por ka thënë se pas kësaj e ka puthur dhe përqafuar fëmijën, gjë që sipas saj nuk shfaqej në video.
Neser Shabani do të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Skandali i dhunës në kopshtin e administruar prej saj u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, ndërkohë që Ministria e Arsimit ka thënë se ky kopësht nuk ishte i liçensuar.
Skandal/ Pas Anjezës, një tjetër edukatore: Prindërit nuk duan t’ua rrahin fëmijët, se duan t'i rrahin vet!
Pas rastit të Anjeza Shabanit, ish-gazetares e cila dhunoi mizorisht një fëmijë tre vjeç, një tjetër edukatore ka shpërthyer në ironi. Mirëpo ironia që ajo ka përdorur është kthyer në një skandal për vetë atë, pasi të gjithë u morën me ironinë e saj të pabazë.
"Shumë prindër janë indinjuar që nuk ju vjen mirë tua rrahin fëmijët të tjerët. Duan ti rrahin vete",- ka thënë edukatorja nga Prishtina siç raporton "zëri. info ".
Shumë e çuditshme kjo edukatore, fëmijët i mendon si mjet për të cilët duhet vendosur se kush do t'i rrahë, prindi, edukatorja apo mësuesja e klasës së parë.
Mes këtyre tre rasteve a nuk është më mirë që fëmijët t'i lëmë të rriten vetë, të paktën nuk i rreh njeri?
Shpërthen Rike Roçi: Largohuni prej meje!
Pas famës që mori nga ndeshja Francë-Shqipëri, Rikja ka shpërthyer ndaj "miqve" që kërkojnë t'i rrinë pranë. Duket se këta "miq" nuk i kanë qëndruar asaj pranë në një moment të vështirë të jetës, siç ishte humbja e babait, ndaj ajo ka reaguar ashpër ndaj tyre.
“A e dini çfarë më nervozon më shumë? Kur unë isha në një moment të vështirë pasi babai ndërroi jetë, shumë pak miq më qëndruan pranë dhe më ndihmuan të kaloja dhimbjen.
Ndërsa tani, të gjithë dëshirojnë të jenë miqtë e mi e të dalin me mua. Por kam diçka për t’ju thënë: As nuk më intereson fama në internet sepse është njësoj si të jesh e pasur në lojën ‘Monopoly’, kështu që, të dashur miq fallco, largohuni prej meje!”
Nuk dihet se kujt ia dedikon Rikja këtë status, por ata miq që po kërkojnë t'i afrohen, tashmë duhet ta kenë marrë mesazhin e Rikes.
Nëna ka dy muaj që e la, Beqaj i çon sms për cilësinë e spitalit
Fotografi i njohur Feliks Bilani, ka postuar në faqen e tij në Facebook një mesazh që i është dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, në emër të ministrit Beqaj, i cili i kërkon nënës së Bilanit që të vlerësonte cilësinë e shërbimit në spital.
Por Bilani shkruan se nëna e tij ka dy muaj që ka ndërruar jetë.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
“Papergjegjmeria e Ilir Beqes ne keto lloj dacibaosh eshte e frikshme ……..e para Nena ime ka 2 muaj e gjysem qe ka nderruar jete. Dhe ketu ku ardhur ky mesazh eshte numri im dhe une quhem Felix Bilani. Me kete gje treguat thjesht qe jeni bere zyre funerali dhe asgje me teper. Por meqe je cun trendy po te them nja dy gjera per sherbin tend…..1 urgjenca e tiranes eshte 0 ndersa mjeket jane asa…
Nje drejtorese qe u thote kirurgeve ne mbledhje qe edhe une po te lexoj operoj tregon sa i pergjegjshem je
Ne qendren qe ti e quan spitalore akoma perdoret analgine gje qe eshte e ndaluar ne pothuajse te gjitha vendet e botes
Ilacet qe ti tenderon jane te dhjera sepse nuk bejne asnje efekt
Vec termit kabul qsut nuk ka emer tjeter
Mjeket paguajne cdo dite parkimin qe ti ke dhene me koncesion
Ne sallat e operacionit nuk ke as penje dhe as kapese per te mbyllur plaget dhe kur ne i blejme vete histerizmi i njerezve qe ti ke vene aty e quan korrupsion.
Tani nja dy fjale te thjeshta ……meqe nje gafe e tille per mua eshte skandal …..tani nese nuk e ke harruar, ti e di qe une kam nje kariere goxha te mire ne media edhe pse nuk punoj me ne to. Por te premtoj qe do kthehem dhe do merem vetem me qsut dhe min e shendetesise te premtoj.
Felix Bilani 22.06.2016”.
Reforma në Drejtësi, Basha: Rama po na çon drejt destabilizimit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përsëritur sot vendosmërinë e opozitës për të përfunduar reformën në drejtësi, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar , një reformë sipas Komisionit të Venecias dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të mos përdoren politikisht nga njeriu që kërkon të marrë peng, drejtësinë e pavarur.
Basha tha: “Grupi parlamentar i PD dhe opozita është unanime në qendrimin e saj për një Reformë në Drejtësi që nuk mbron, por lufton korrupsionin dhe krimin. Me aktin e sotëm, Edi Rama është vetëdenoncuar si armiku i një reforme të tillë.
Duke avancuar në mënyrë të njëanshme në Kuvend kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që e kap politikisht drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurt, duke bërë të mundur nga njera anë shtyrjen për të paktën një vit të Reformës në Drejtësi dhe nga ana tjetër duke rrezikuar delegjitimetin e parlamentit dhe destabilitetin politik të Shqipërisë.
Kjo ne nuk na habit.
Jemi ndeshur me këtë axhendë të Edi Ramës që prej ditës së parë të Reformës në Drejtësi dhe është falë kontributit tonë që sot kemi një draft të standartit europia. Është falë kontributit tonë që I kemi hequr nga duart, njera pas tjetrës, të gjitha projektet e kapjes së drejtësisë, duke nisur me Byronë Kombëtare të Hetimit apo me kontrollin e procesit të vetingut. Ky është një fakt që sot nuk po e deklaroj për pompozitet apo për propagandë para shqiptarëve, por është çertifikuar nga Komisioni i Venecias dhe ajo që kërkojmë ne sot është për t’u dhënë shqiptarëve drejtësinë që meritojnë ata.
Ajo që kërkojmë ne është ta përfundojmë këtë proces për drejtësinë që e meritojnë shqiptarët dhe jo një peshqesh për Edi Ramën.
Ka njëmijë e një arsye që t’i trembet një drejtësie të pavarur, një gjyqësori të pavarur, një prokurori të pavarur dhe të pandikuar politikisht. Ndaj thirrja jonë dhe qëndrimi ynë mbetet zbatimi i plotë i Rekomandimit 88 të Venecias. Refuzuesi është Edi Rama sepse armiku i drejtësisë së pavarur është Edi Rama.
Sot dua t’i bëj një thirrje të gjithë deputetëve të mazhorancës të mos përdoren politikisht si mburojë nga njeriu që ka tmerr drejtësinë e pavarur. Dua t’u them sot shqiptarëve se PD ka bërë të gjitha përpjekjet për një drejtësi që nuk mbron, por lufton korrupsionin dhe krimin, për një drejtësi që t’u shërbejë sa më mirë interesave të tyre.
Çështja që na ndan sot me Edi Ramën është në fakt çështja më e rëndësishme.
Nëse ka kapje politike, sipas draftit të Edi Ramës – nuk ka reformë. Nëse ka reformë, ajo reformë do të bëhet sipas Komisionit të Venecias.
Dhe me këtë reformë nuk ka kapje politike. Këtë kërkon PD, këtë kërkon opozita dhe e shtuar në radhët e saj edhe me faktorë që deri dje nuk e kanë parë veten e tyre në opozitë – që i vlerësoj jashtëzakonisht për qëndrimin e tyre se kjo nuk është çështje opozitare apo thjesht opozitare – është çështje kombëtare: Si e duam drejtësinë nesër, nën hyqmin e Edi Ramës apo një drejtësi që bindet, respekton dhe zbaton vetëm ligjin?!
Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, Venecia e ka sanksionuar këtë si një zgjedhje të drejtë. Rruga e miratimit të Reformës në Drejtësi është rruga e miratimit të rekomandimit 88 ndërsa akti armiqësor ndaj reformës në drejtësi që është një akt armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë para se të jetë ndaj opozitës, do të takohet në parlament me dështimin e plotë e të gjithanshëm. Parlamenti shqiptar përsa kohë dëshiron që të mbetet një parlament ligjitim me pjesëmarrje opozitare, nuk mund dhe nuk do ta ratifikojë kurrë projektin e kapjes së drejtësisë nga Edi Rama”,- theksoi Basha.
Komisioni i reformës në drejtësi, Xhafaj: Të premten mbyllim pr/ligjin për Kushtetuesen
Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi vijoi punën sot për shqyrtimin e projektligjit për Gjykatën Kushtetuese në kuadër të paketës ligjore që parashikon 7 ndërhyrje në ligje.
Kreu i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj pas mbledhjes tha për gazetarët se mbeten ende 4 nene të hapura që do të diskutohen ditën e premte për të mbyllur të gjithë pr/ligjin për Kushtetuesen.
Xhafaj bëri me dije gjithashtu sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet i thirrur nga kryeparlamentari Ilir Meta, për të vendosur se çfarë do të bëhet me kërkesën e Gramoz Ruçit, i cili kërkoi që drafti për reformën në drejtësi të futet për votim në Parlament.
Nga ana tjetër, opozita mungoi sot në Komisionin e Reformës në Drejtësi, e cila pritet ta bojkotojë edhe në vazhdim pas mosdakordësive me mazhorancën, pasi kjo e fundit kërkon në mënyrë të njëanshme votimin e ndryshimeve kushtetuese.
Po përgatitet SHBA për luftën e tretë botërore?
Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka paralajmëruar se shteti komunist është në prag lufte me fqinjët e tyre jugorë. Një zyrtari i lartë shtoi se bisedimet mes SHBA dhe Koresë Jugore pas testimit të bombës me hidrogjen nga shteti komunist kanë rritur ndjeshëm tensionet mes vendeve.
Këto tensione, thotë zyrtari, kanë shtyrë dy Koretë në prag të luftës. Gjithashtu, një zyrtar i Koresë së Jugut konfirmoi se Seuli zyrtar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin diskutuar për sulme ushtarake në Korenë Veriore. Të gjithë duan të luftojnë të gjithë!
Koreja e veriut ka lëshuar dy raketa luftarake sot në mëngjes ku e para ka dështuar teksa e dyta ka rezultuar e suksesshme duke fluturuar mbi 400 kilometra. Raketat përbëhen nga bomba me hidrogjen, e cila është më e fuqishme se bomba atomike dhe kjo ngjall frikë.
Reagimi i SHBA-së ka qënë i prerë se ata janë të gatshëm për luftë për të mbrojtur veten dhe aleatët nga papërgjegjshmëria e tarroristëve politikë.
Raketat janë parë edhe mbi detin Japonez dhe kanë krijuar panik tek autoritetet e këtij vendi e cila ndihet gjithashtu e rrezikuar. Kjo që po ndodh nuk është për të kaluar pa shqetësime.
Bota është në një situatë shumë të acaruar dhe një shkëndijë mund të shërbejë si shkas për luftë fatale.
Sipas një teorie të një studiuesi me famë botërore, çdo 70 vjet në botë ndodh një luftë e cila shërben për të rivendosur ekuilibrat pas tensioneve të akumuluara.
Foto/ Nëna ka dy muaj që e la, Beqaj i çon sms për cilësinë e spitalit
Togeri i Kosovës arrestohet në SHBA, abuzoi seksualisht me një të mitur
Dy ditë më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arrestuar një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën dyshimin për abuzim seksual me një të mitur.
Zëdhënësi i Ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala, ka thënë për Gazetën Express se është arrestuar togeri i tyre Ismail Sekiraqa.
Sekiraqa 23 vjeç dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur më 8 dhe 9 qershor. Ai rrezikon deri në shtatë vjet burgim.
Në dokumentet e dorëzuara në Gjykatë të hënën, thuhet se të afërmit e të miturës kanë thënë se vajza është dhunuar në dy raste nga Ismail Sekiraqa. Sekiraqa është pjesëtar i FSK-së që po merr pjesë në një trajnim në Fort Leonard Woods si student ndërkombëtar.
Në raportin e hetuesisë thuhet se vajza e mitur që jeton në shtetin Misuri ka qenë duke punuar si dado tek halla e saj në Pulaski County, javën e kaluar.
Por, të afërm të 14-vjeçares i kanë thënë autoriteteve se vajza kishte menduar që kishte rënë në dashuri me Sekiraqën dhe se nuk ka dashur që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.
Ajo e ka përshkruar Sekiraqën si shok nga Kosova të cilin e ka njohur për rreth dy javë dhe se në dy raste të ndara, kur ajo ka qenë tek halla e saj për të punuar si dado, kanë “fjetur” së bashku por që të dy nuk kanë pasur të veshur rroba.
Foto/ Mediat italiane ngatërrojnë Luana Vjollcën me Angela Martinin
Luana dhe Marina Vjollca, janë dy motrat më të bukura në ekranet shqipatre. Dikur showgirl ndërsa tani moderatore dhe këngëtare shkruan portali italian “Rompipallone.it”.
“Me bukurinë e tyre janë duke çmendur Shqipërinë, ato janë tifoze të Kombëtares së Futbollit te drejtuar nga De Biasi në pjesëmarrjen e tyre të parë e historike në Europian”,- vazhdon më tëj shkrimi.
Por teksa ata kanë zgjedhur një fotogaleri me fotot më të bukura të Luanës dhe Marinës, shikojmë që mes tyre është edhe një foto e Angela Martinit, e cila ka pozuar në profil, por që fakt nuk ngjan aspak me Luana Vjollcen.
Mimoza Hafizi për Lindita Nikollën: E paaftë, arrogante, e papërgjegjshme!
Përgjigjet e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për skandalin në kopshtin Diren, sipas deputetes Mimoza Hafizi hedhin terr dhe shpërndajnë përgjegjësinë tek ata që nuk u takon. Në një status në rrjetet sociale Hafizi kërkoi llogari nga Lindita Nikolla për kontrollet që ka ushtruar ministria e saj mbi kopshtet pa licensë.
E bindur se nuk do të marrë përgjigje, Hafizi flet për paaftësi, papërgjegjshmëri dhe arrogancë nga Lindita Nikolla, e cila u shpreh se janë vetë prindërit ato që duhet të kontrollojnë, licensimin e kopshteve.
Do'stlaringiz bilan baham: |