Nga Michael Clarke
Problemet e gjata të Kinës me ndarjet territoriale dhe terrorizmin, sidomos në rajonin perëndimor të Xinjiang e kanë venë rajonin sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Departamenti Amerikan i Shtetit ka kritikuar mungesën e transparencës nga ana e Kinës në lidhje me pretendimet e saj për terrorizëm në Xinjiang, duke vënë në pikëpyetje deklaratën e Pekinit për bashkëpunimin e madh me Shtetet e Bashkuara kundër terrorizmit. Ai ka thënë se politika kineze në rajon mund të ketë acaruar tensionet etnike dhe ka kontribuar në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm. Media shtetërore në Xinjiang raportoi këtë javë se disa banorëve ‘Ujgurë’ do tu kërkohet të japin mostra të ADN-së, shenjat e gishtave dhe një imazh tre-dimensional kur të aplikojnë për pasaporta ose dokumente të tjera të udhëtimit. Kina ka hedhur poshtë kritikat e bëra mbi politikat e saj në rajon si të pasakta dhe subjektive.
Dhuna në Xinjiang: A ka Kina një problem terrorist?
Është e qartë megjithatë se Pekini ka instrumentalizuar gjithnjë kërcënimin e terrorizmit në politikën e brendshme dhe të jashtme. Ndërsa pretendimet e lidhjeve në mes grupeve ujgur të Kinës dhe organizatave globale xhihadiste janë të deklaruarar disa herë, lidhjet janë në rritje. Kjo, e kombinuar me rritjen e terrorizmit brenda Kinës ka lejuar Pekinin për të justifikuar shtypjen që I ka bërë incidenteve në Xinjiang dhe ti lidhë ato me përpjekjet globale për të luftuar terrorizmin.
Kina, terrorizmi dhe ISIS
Kina ka deklaruar se qindra, madje mijëra,Ujgur po udhëtojnë për në Siri për të luftuar me grupet rebele atje,duke përfshirë ISIS. Në vitin 2014, lideri i ISIS Abu Bakr Al Baghdadi ka argumentuar se Kina ishte në të njëjtin nivel me vendet si Izraeli, India dhe SHBA si shtypëse e muslimanëve, ndërsa lancimi i një videoje propagandistike në gjuhën Mandarine ka konfirmuar dëshirën për të patur në objektiv Kinën. Pohimet zyrtare thonë së rekrutimi I Ujgurëve nga ISIS është I vështirë për tu vërtetuar. Ndërsa Partia Islamike Turkestane (TIP), një grup nga Kina I fajësuar për sulmet në Xinjiang, ka një numër të pranishëm në në Siri, po ai është I lidhur me Al Qaeda-Filialin Jabhat al Nusra, jo ISIS.
Terrorizmi Ujgur dhe siguria kombëtare
Pekini është përqendruar në forcimin e një diskursi të rrezikut rreth Xinjiang për tu përdorur si jashtë dhe brenda vendit. Zyrtarët kanë pohuar ndarja nga Ujgurët është e frymëzuar dhe mbështetur nga opozita. Që në 9/11, Pekini ka përvetësuar që në leksikun e luftës kundër terrorit të lidhë grupet opozitare ujgurane me organizatat xhihadiste transnacionale. Pas trazirave ndër etnike në Urumqi në vitin 2009, Pekini ka nja shpejtësi në rritjen vjetore të buxhetit të Xinjiang-së kundër terrorizmit nga rreth 241 $ në vitin 2009 në më shumë se 930 $ në 2014. Një pjesë e madhe e kësaj rritje të shpenzimeve ka përfshirë zgjerimin e sistemit elektronik mbikqyrjes të Kinës. Në vitin 2014, Pekini themeloi Komisionin e Sigurisë Kombëtare, duke kaluar në vend të pare legjislacionin kundër terrorizmit për vitin e ardhshëm. NSC ka bërë një sinonim të sigurisë kombëtare” me sigurinë e regjimit, ndërsa ligji i ri siguron bazën ligjore për shërbimet e sigurisë për të identifikuar dhe shtypur individët ose grupet që konsiderohet të jetë terroriste dhe u kërkon ofruesve të internetit ofrimin e ndihmës gjatë operacioneve kundër terrorizmit. Ndërsa deklaratat zyrtare theksojnë se qëllimi kryesor i ligjit është forcimi I aftësisë së Pekinit për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të vendit brenda dhe jashtë vendit.
Që nga ardhja në pushtet, Presidenti Xi Jinping është fokusuar në dy çështjethelbësore të sigurisë në vend: ruajtjen e stabilitetit dhe Xinjiang ose fushatat e stabilitetit. Sipas Xi, kërcënimi i terrorizmit në Xinjiang është instrumentalizuar në mbarë vendin për të ndihmuar ruajtjen e stabilitetit. Mobilizimi i kërcënimit terrorist Ujgursi, sic ka thënë edhe Tom Cliff kohët e fundit, është jo vetëm për parandalimin e sulmeve terroriste ndaj civilëve ‘Han’ por edhe për të harmonizuar elementet potencialisht të paqëndrueshme të vetë popullsisë Han. Dy nga interesat kryesore të Partisë Komuniste – siguria e shtetit njëpartiak, dhe stabiliteti në Xinjiang , janë bërë në këtë mënyrë gjithnjë e më të përçara./CNN/
Fotolajm/ Policja franceze mahnitet nga kultura e tifozëve shqiptarë
Tifozët shqiptarë kanë qenë ndër më të zjarrtët e këtij europiani. Fotot e festimeve të tyre në stadiumet dhe rrugët e Francës kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha mendiave botërore.
Spektakli që po dhurojnë ka tërhequr edhe vëmendjen e policisë franceze, e cila është tepër e angazhuar këto ditë për të garantuar sigurinë.
Kjo foto tregon se si një police, ka ndaluar makinën në mes të rrugës dhe po fotografon një skenografi të tifozëve shqiptarë, në një nga rrugët e Lionit, përpara ndeshjes me Rumaninë.
Vdekja e gruas së futbollistit, mjeku: S’duhet të isha unë i akuzuar!
Është mbyllur procesi gjyqësor në ngarkim të dy mjekëve që akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj ish bashkëshortes së Alban Hoxhës, portierit të “Partizanit” dhe portier i tretë i Kombëtares.
Dorjana Haka ishte 25 vjeç, kur ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pas operacionit për lindjen e fëmijës. Gjykata refuzoi kërkesën e dy mjekëve të akuzuar P. Rexhepi dhe E. Burba për një ekspertim të ri.
Vetë mjeku tha se raste të tilla njihen nga shkenca dhe se vajza kishte dalë pa komplikacione nga materniteti.
“Ndiej keqardhje për ngjarjen dhe për humbjen që kanë pësuar familjarët, por nuk jam unë shkaktar i saj. E ndjera ka dalë shumë mirë nga operacioni dhe komplikacioni i saj është krijuar disa ditë më pas. Janë komplikacione që njihen nga shkenca. Unë nuk duhej të isha në tavolinën e të akuzuarit”,- u shpreh Rexhepi.
Prokuroria e Tiranës i akuzon mjekët se vdekja e Hakës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
Video/ Rama telefonon Dukën. Ja çfarë u premton futbollistëve...
Protagonizmi politik nuk mund të mungonte në një ndeshje si ajo e mbrëmshmja kundër Rumanisë. Në moment euforie kryeministri Rama i ka telefonuar presidentin e FSHF, Armando Duka dhe i ka bërë atij një premtim.
"E para e punës, që nga presidenti Duka e deri te i gjithë delegacioni, pasaporta diplomatike",- thotë Rama në telefonatën që Duka vendos ta dëgjojnë të gjithë.
Ky premtim është pritur mirë nga lojëtarët, ndonëse një pjesë e mirë e tyre kanë pasaporta të vendeve të BE-së. Është moment euforie dhe presidentit të FSHF dhe lojëtarëve u lejohen edhe shakatë me kreun e qeverisë.
"Po makinën e Kaçes?”,- i thonë ata kryeministrit. "Ta hongsha zemrën" i thotë kryeministrit, Shkelzen Gashi, që ndoshta duke mos e ditur se gjithçka po regjistrohet, nxjerr gjuhën si për të treguar se "e teproi".
Për më shumë shihni videon më poshtë, të postuar nga vetë kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook.
Foto+16/ Jacqui, modelja që po rrezikon jetën për të qenë e bukur
Të bëj selfie është njësoj si të marr frymë. Kështu e shpjegon fiksimin e saj pas selfieve modelja Jacqui Ryland, e cila rrëfen se nuk mund të rrijë asnjë moment pa bërë fotografi.
“Bëj pothuajse 100 selfie në ditë në kërkim të fotografive perfekte”, shprehet ajo për Daily Mail.
Por obsesioni pas selfie-ve bëri që ajo të fiskohej edhe pas trupit të saj. Në një intervistë për Channel 5, 29-vjeçarja Jacqui Ryland nga Worcester, nënë e 3 fëmijëvea ka treguar se përdor hormone HGH(Human Growth Hormone), për të mbajtur trupin në formë.
Ky lloj hormoni është një lloj droge i klasit C, por pavarësisht rreziqeve që mund të sjellë, Ryland thotë se nuk bën dot pa të.
“Një efekt anësor i kësaj droge është zmadhimi i zemrës, çka mund të jetë e rrezikshme. Ose kur në trup ka një qelizë kancerogjene, ato do të shumohen shumë shpejt”, thotë ajo duke shtuar se kur nuk e ka marrë atë ka shtuar peshë, është ndjerë e lodhur dhe më pak pozitive.
Ryland ka rrëfyer se vendosi të përdor këtë lloj substance kur pa se në palestër nuk po arrinte rezultatet që dëshironte.
Ndërsa kur bëhet fjalë për kirurgjinë plastike, ajo shprehet totalisht kundër. Në fakt në moshën 17-vjeçare modelja thotë se ka bërë gjoksin operacion, por për pak rrezikoi jetën kur botoksi i shpërtheu.
“Nëse në moshën 17 vjeçare do ta dija atë që di tani, nuk do ta kisha bërë atë operacion”, është shprehur ajo.
Në fund, modelja seksi ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë që vajzat e e saj të ndiqnin të njëjtin shembull, por pranon se tashmë ajo nuk mund të heq dorë nga zakoni i saj i vjetër.
Incident? UEFA hap një hetim për ndeshjen Rumani-Shqipëri
Pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Shqipërisë, UEFA ka hapur një hetim për akuzën e hedhjeve të sendeve në fushën e lojës.
Dy ekipet akuzohen për hedhjen e fishekzjarrëve në fushën e lojës, ndërsa vendimi pritet të dalë ditët në vijim ku dy federatat duket sikur nuk do t’i shpëtojnë ndonjë ndëshkimi të mundshëm me gjobë.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Shqipërisë përfundoi me fitoren e kuqezinjve, falë golit të Armando Sadikut.
Foto/ Eriona Xhemaili, një tjetër shqiptare çmend tifozët francezë
Në ndeshjen Francë-Zvicër nuk pati shumë për të parë. Të dyja skuadrat u kënaqën me një barazim pa gola dhe nuk pati atmosferë.
Ama në tribunë ndodhi krejt ndryshe. Gjithë fotografët u fokusuan te gratë e futbollistëve, kryesisht te Erjona Xhemajli, gruaja e shqiptarit që luan me Zvicrën.
Elbasan/ 15 raste pickimi nga gjarpërinj, akrepa e Vejusha e Zezë
Arrin në 15 numëri i pacientëve të kafshuar nga gjarpri, të pickuar nga akrepi apo edhe nga merimanga e njohur si “Vejusha e zezë” në Elbasan.
Sipas mjekëve, deri më tani nuk janë regjistruar raste fatale. Disa nga pacientët kanë manifestuar ndërlikime serioze dhe është dashur ndërhyrja e specializuar e personelit mjekësor.
Shefi i anestezisë së repartit të reanimacionit, Artan Prifti, ka bërë me dije se muajin e fundit rastet kanë ardhur gjithnjë e në rritje.
“Me rritjen e temperaturave janë rritur rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë dhe pickimeve nga insektet. Deri më tani kanë mbërritur 15 pacientë të cilët kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Por disa prej tyre kanë manifestuar shenja të rënda të helmimit dhe janë trajtuar me serumin antivipera serume ndihmëse dhe antibiotikë”.
Sipas mjekut specialist rastet e pickimeve duhet të paraqiten sa më shpejt në qendrat shëndetësore dhe më tej në spital. “Pacientët duhet të paraqiten sa më shpejt në spital.
Kemi konstatuar se mjaft pacientë i çajnë, i shtrydhin apo lidhin fort vendin sipër kafshimit apo pickimeve. Por kjo shpesh është e dëmshme pasi shoqërohet me efekte anësore. P.sh nëse ata e lidhin fort këmbën apo krahun rrezikojnë furnizimin me gjak të pjesës së shëndoshë e kështu rrezikojnë gangrenizim të indeve.
Pikë së pari ata duhet të paraqiten në qendrën shëndetësore në fshat e më pas të drejtohen për shërbim më të specializuar. Me kënaqësi konstatojmë se ndihma e parë e dhënë në këto qendra është mjaft e mirë. Pacientët janë trajtuar me serumin antivipera e më pas kanë ardhur në spital”.
Mjeku specialist shprehet se në të gjitha rastet pacientët duhet të paraqiten në spital pasi helmet e gjarpërinjve dhe insekteve janë mjaft të forta e mund të shoqërohen edhe me paraliza dhe nxjerrjen jashtë funksionit të organeve.
Tani eshte stina e pikut të punëve në bujqësi por edhe e daljes së gjarpërinjve nga foleja. Mjekët këshillojnë marrjen e masave për ruajtjen nga kafshimet duke përdorur çizme dhe pajisje të tjera mbrojtëse ose duke e studiuar mirë zonën ku punohet./infoelbasani.al/
Lëvizja “5 Yjet” fiton zgjedhjet në Itali, 67% të votave në Romë
Kryeministri italian, Matteo Renzi ka humbur zgjedhjet e të dielës në Romë dhe Torino përballë një partie të re italiane çdo herë në rritje, Lëvizja “5 Yjet”.
Kjo parti po e shfrytëzon zemërimin e popullatës rreth korrupsionit të përhapur në Itali për të fituar përkrahje popullore.
Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare nga lëvizja “5 Yjet” është bërë gruaja e parë që e fiton postin e kryetares së Romës.
“Një epokë e re po fillon me ne”, ka thënë Raggi e cila ka fituar 67 % të votave.
Kryeministri Renzzi është ngushëlluar nga fitorja e partisë së tij së qendrës së majtë (Partia Demokratike) në kryeqytetin financiar italian, Milano dhe në qytetin verior të Bolonjës.
Kryeministri italian kishte paralajmëruar se nuk do të jepte dorëheqjen pavarësisht rezultatit, ndërsa tërë fokusin e ka vendosur në referundimin që pritet të mbahen rreth një reforme kushtetuese të propozuar nga ai, raporton REL.
Renzi ka ardhë në pushtet në vitin 2014 duke premtuar rivitalizimin e Italisë, por ai nuk ka arritur të tregojë rezultate të kënaqshme. Qeveria e tij është tronditur edhe nga skandalet e shumta në sektorin bankar.
Rusi-Uells, ja çfarë rezultati i duhet Shqipërisë nga kjo ndeshje
Përfaqësuesja e Uellsit, që ka bërë një debutim fantastik në Kampionatin Evropian, duke zhvilluar dy ndeshje jashtëzakonisht të mira do të kërkojë kualifikimin për në fazën tjetër në ndeshjen ndaj Rusisë.
Në dy ndeshjet e para Uellsi ka një fitore ndaj Sllovakisë, dhe një humbje ndaj Anglisë, duke grumbulluar 3 pikë e ndodhet në vendin e dytë. Me një fitore ndaj Rusisë, përfaqësuesja uellsiane do të kalonte në fazën tjetër të këtij evropiani.
Uellsi llogaritet favorit ndaj Rusisë, që në këtë evropian nuk ka arritur të gjejë ende fitoren dhe në dy ndeshjet e para ka një barazim ndaj Anglisë dhe një humbje ndaj Sllovakisë me vetëm një pikë.
Rusia e cila nuk po arrin të gjejë formë të lartë në këtë evropian ka pasur probleme të shumta edhe me tifozët e tyre të cilët kanë shkaktuar skandale brenda dhe jashtë stadiumit duke u rrahur me tifozët kundërshtarë.
Shqipërisë i duhet fitorja ose barazimi i Uellsit ndaj Rusisë. Ndeshja zhvillohet të hënën në orën ora 21:00.
Sanremo/ Italiani u prek shqiptarëve flamurin e ngulur mbi monument, ata e bëjnë për spital
Një banor i Sanremos në Itali ka parë flamurin shqiptar të ngulur në një monument të vogël, tek Spiranca e rotondës afër “Santa Tecla” dhe ka shkuar ta prekë, transmetojnë mediat italiane.
Por, ishin disa shqiptarë ata që e kishin vendosur aty për të festuar fitoren kundër Rumanisë dhe që nuk e kanë duruar italianin. Aty për aty plasi sherri që përfundoi me një përleshje të fortë.
Nga e gjithë kjo e pësoi vetëm një banor i Sanremos, që e bënë për spital: Ai u dërgua në sallën e emergjencës “Borea” për t’u mjekuar nga plagët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policët që kanë kryer hetimet e nevojshme dhe pritet që protagonistët e betejës të denoncohen.
Vrasja e biznesmenit Leonard Murataj, gjykata lë në burg 22-vjeçarin
22-vjeçari Bedri Haka i arrestuar dy ditë më parë me akuzën e vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj ka dalë sot para Gjykatës së Durrësit, e cila i caktoi masën e sigursë “arrest me burg”.
Para gjykatës ishin mbledhur në protestë të afërm të të akuzuarit.
Ata thanë se Haka është i pafajshëm.
Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni policor ditën e shtunë.
Reforma, nis shqyrtimi i ligjeve; procesi pa opozitën
Opozita mungoi këtë të hënë në komisionin për reformën në drejtësi, por kjo nuk ka penguar mazhorancën të ecë përpara me axhendën, e cila tani përfshin miratimin e 7 projektligjeve. Pa këto projektligje, ndryshimet kushtetuese janë të pazbatueshme.
“Çdo punë që bën ky komision nuk është gjë tjetër veçse një veprim tjetër i njëanshëm, vetëm e vetëm për të krijuar një situatë force në një situatë negocimi”,- deklaroi nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi.
“Le t’u ngelet në çmimin e tyre, në zgjedhjen e tyre. Por mendoj se është një zgjedhje e gabuar ky bojkot i opozitës ndaj komisionit të posaçëm parlamentar”,- tha nga ana tjetër kryetari Fatmir Xhafaj.
Kalendari i miratuar parashikon 15 korrikun si ditën e fundit për miratimin e të 7 projektligjeve. Por a pengon miratimi i tyre pa opozitën vazhdimin e negociatave?
“Në atë pjesë që mund të ketë ndryshim për efekt të këtij negocimi, apo nëse do ketë rezultat pozitiv të këtyre negociatave të mundshme, atëherë pa dyshim që siç do ta ndryshojmë në Kushtetutë do të mund të ndryshojmë 1, 2 apo 3 nene në projektligj”,- nënvizoi Xhafaj.
“Puna e tij mund të shndërrohet në pëlhurën e Penelopës. Vetë e pranojnë që do të bëhet dhe do të zhbëhet. E vetmja rrugë është të biem dakord mbi çështjen e vetme dhe në bazë të saj të hartojmë të gjitha ligjet”,- tha nga ana e tij Bylykbashi.
Projektligji i fundit i lënë për diksutim është ai i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili përbën dhe pikën e vetme që ndan palët nga një marrëveshje për miratimin me konsnesus të reformës në drejtësi./tch/
Puthi në buzë të miturën, plaku nga Himara dënohet 3 vjet e 4 muaj burg
Përfundon në burg 72-vjeçari, Marko Guma, i cili u filmua në janar të këtij viti duke ngacmuar seksualisht një të mitur në supermarket.
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e tij pasi Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale “Veprime të turpshme me të mitur”, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
“Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e policisë së Vlorës në banesën e tij në Himarë, pasi më datë 14.01.2016, në ambientet e “Market – Prifti” Himarë, ky shtetas ka kryer veprime të turpshme kundrejt shtetases së mitur M.Th., 12 vjeç, banuese në Himarë, vepër penale kjo për të cilën Guma është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg” informon policia.
Gjithçka ka ndodhur ndërsa e mitura kishte shkuar për të blerë diçka në supermarket, shkruan “oranews”.
Ndërsa ka qenë pranë një rafti i është afruar i moshuari dhe pasi e ka kapur nga dora ka kryer veprime të turpshme me të miturën, e cila ka mbetur e shtangur. Pasi ka nxjerrë diçka nga xhepi, që duken si para dhe ja ka dhënë vajzës, 72-vjeçari e ka puthur për herë të dytë, e më pas e mitura e shokuar largohet.
E gjithë skena ishte parë përmes kamerave të sigurisë nga shitësja e marketit, e cila ka nisur të debatojë me të moshuarin dhe ka njoftuar policinë që bëri më pas arrestimin e tij.
Guma ishte lënë në “arrest shtëpie”.
Video/ I ati i Armando Sadikut rrëfen emocionet në familje pas golit
Goli i tij ka ngjallur emocione të papërshkueshme goli i Armando Sadikut në familjen e tij. Babai i sulmuesit të kombëtares kuqezi thotë se i biri diti t’ia shpërblente besimin trajnerit, por edhe bëri krenar të gjithë kombin shqiptar.
Babai i Armando Sadikut, golshënuesi që i dha trepikëshin kombëtares sonë rrëfen ankthin para ndeshjes me Rumaninë.
Durim Sadiku thotë se derisa filloi ndeshja, nuk e dinin nëse trajneri i kuqezinjve do t’i besonte sërish të birit duke e aktivizuar në fushë, çka sulmuesi ia shpërbleu më së miri me gol.
“Kjo ka qenë dhe një nga dëshirat e djalit tim, të shënonte që ta nderonte dhe ta justifikonte besimin që i dha trajneri që e aktivizoi dhe e vuri titullar. Nuk është e lehtë të jesh titullar në sulmin që ka prezent trajneri De Biasi, Shqipëria luan me një sulmues.
Është e vështirë por djali im me punë dhe shyqyr Zotit shënoi dhe atë golin dhe nderoi të gjithë tifozët, gjithë Shqipërinë”,- ka deklaruar babai.
Me profesion mësues i Edukimit Fizik, babai i sulmuesit kuqezi Sadiku, rrëfen se emocionet e çastit të golit ishin të paimagjinueshme.
“Kur e pamë që ishte dhe djali ynë në formacion kishim emocione të papara. Pastaj emocionet erdhën duke u shtuar, kur u shënua dhe goli ishin emocione të paparashikuara, komplet si familje kemi flutuar në ajër, në qiellin e shtatë”,- ka theksuar babai i sulmuesit.
Falë golit të Armando Sadikut, Shqipëria ka portën e hapur për të vijuar rrugëtimin në garën e futbollit europian.
Foto e re e Rike Roçit të lë thjesht pa fjalë...
Bukuroshja Rike Roçi, e cila u bë edhe më e njohur pas ndeshjes me Francën ka publikuar një foto mjaft provokuese në Instagram.
Ish banorja e Big Brother Albania duket në formë të mrekullueshme fizike ndërkohë që ka pozuar mjaft sensualisht para aparatit.
Tifozi Shqiponjë shpallet nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares
Borin Shehu është vlerësuar me çmim nga UEFA si fansi më i mirë i Kombëtares së Shqipërisë, e cila luajti mbrëmë (e diel) ndaj Rumanisë. Ai ka vendosur që të mbështesë ekipin e zemrës në një mënyrë mjaft të çuditshme.
Djali nga Shqipëria, që studion për art në Francë, kishte bërë krahët gjigantë të shqiponjës dhe më pas i kishte vendosur në shpinë. Borin Shehu nuk mjaftohej me kaq, por kishte lyer edhe fytyrën dhe mbante veshur rrobat tradicionale.
Kjo mënyrë mbështetjeje e Kombëtares, ka tërhequr vëmendjen e UEFA-s, e cila për disa herë e nxori në monitorin gjigant që ndodhej në stadium.
Më pas ata u interesuan për emrin e djaloshit shqiptar dhe e thërritën për t’i dhënë çmimin si fansi më i mirë. Këto kanë qenë momente magjike për studentin. Ai nuk e mendonte kurrë që veprimi i tij do të vlerësohej kaq shumë.
Borini ka bërë një status në “Facebook”, ku shpreh krenarinë e të qenit shqiptar, transmeton Shekulli.
“Jam shqipe, shqiponja dykrerëshe. Dragoi i Dragobisë, dragoi i lindjes. Krahët mbulojnë trojet shqiptare. Nga sqepi shkabë del zjarr llavë, e djeg armikun nga qiell i lartë. Se jam shqiptar, i kuq si flaka”,- shkruan i riu nga Tirana.
Foto/ E vërteta e plakut në ndeshjen Francë-Shqipëri dhe amaneti për Kombëtaren
Në ndeshjen Francë-Shqipëri që u zhvillua të mërkurën në stadiumin Velodrom të Marsejës, spikati posteri i një plaku që u bëri përshtypje të gjithëve. Fillimisht nëpër mediat gjermane u përfol se ishte një gazetar, themelues i “Cap Anamur”.
Rezulton se kjo teori nuk është aspak e vërtetë. E vërteta misterioze, e që në fakt është një histori emocionuese, përsëri në qendër të vëmendjes ka shqiptarët.
Posteri që ishte ngritur në shkallët e stadiumit Velodrome, po mbahej në fakt nga dy djemtë e të moshuarit. Ai është Ali Kolonja nga Kuçova, i cili ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare prillin e vitit të kaluar.
Ali Kolonja jetonte prej vitesh në Athinë së bashku me familjen e tij. 57-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe prej disa muajsh qëndronte i shtruar në spital. Edhe pse i sëmurë, ëndrra e tij ishte të ndiqte Kombëtaren Shqiptare të Futbollit e cila luan për herë të parë në një Kampionat Europian.
Të afërm të tij thonë se Ali Kolonja u kishte premtuar dy djemve se shëndeti i tij do të përmirësohej dhe të tre do të shkonin bashkë në Francë për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare. 57-vjeçari ka qenë gjithmonë tifoz i zjarrtë i Shqipërisë dhe ndiqte me pasion ndeshjet e kuqezinjve.
Por, fatkeqësisht dëshira e tij për të parë djemtë e Kombëtares që luanin për herë të parë në “EURO 2016”, u këput në mes. Ëndrra u kthye kështu në amanet. Dhe ky amanet nuk mund të mos realizohej nga dy djemtë e tij.
Në foton tjetër më poshtë, duket më nga afër posteri i Ali Kolonjës, dhe dy personat në mes janë djemtë e tij, që realizuan dëshirën e babait dhe që të tre ndoqën nga afër Shqipërinë në stadiumin Velodrome, edhe pse babai i tyre shikonte nga lart.
Ndeshja e Shqipërisë me Francën ishte një sfidë që mbajti peshë për 86 minuta zemrat e tifozëve kuqezi, për t’u ndëshkuar në minutat e fundit të ndeshjes.
E megjithatë, paraqitja e kuqezinjve ishte dinjitoze e për t’u lavdëruar, ndoshta të ndihmuar edhe nga “ëngjëlli” i tyre mbrojtës që 1 vit më parë priste me padurim qershorin e 2016-s për të parë “shqiponjat” të fluturonin në qiellin e Francës./Syri.net/
Kretë/ Nis Sinodi Ortodoks, mes tyre edhe Autoqefalia e Shqipërisë
Bashkëmeshimi panegjirik në Kishën e Hirshme të Shën Minait, në Iraklio të Kretës, me pjesëmarrjen e të gjithë primatëve ortodoksë, ka shënuar fillimin e Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Ortodokse, që zhvillohet në Akademinë Ortodokse të Kretës gjatë të gjithë javës së shenjtë të Pentikostisë.
Janë dashur të paktën 50 vite përpjekjeje, që krerët e Kishave Ortodokse të bien dakord me axhendën dhe vendin ku do të zhvillohet ky sinod, i pari që nga viti 787 pas Krishtit.
Por, me gjithë këto përpjekje, 4 nga 14 kishat që përfaqësojnë më shumë se 300 milionë besimtarë ortodoksë në të gjithë botën, midis tyre edhe ajo e Rusisë, kanë refuzuar pjesëmarrjen, çfarë nxjerr në pah ndasitë e dikurshme, por edhe ato të sotmet.
Midis të tjerash, mbështetja e Kishës së Ukrainës nga Patriarku Bartolomeu, që kritikohet nga Kisha ruse, dhe synimet për fronin e Patriarkanës Ekumenike të Stambollit.
“Gëzimin e kësaj ngjarjeje historike e minimizon vendimi i disa kishave simotra për të mos ardhur dhe për të mos marrë pjesë në këtë sinod të madh, e përgjegjësia për këtë bie mbi vet udhëheqësit e këtyre kishave”,- tha Patriarku Bartolomeu.
Në sinod merr pjesë edhe delegacioni i Kishës Autoqefale Shqiptare, i kryesuar nga kryepeshkopi Anastas. Ai shoqërohet nga mitropolitët e Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë e Fierit, Elbasanit, Amantias dhe Episkopi i Bylisit, si dhe një grup shoqëruesish dhe ndihmësish.
Sinodi, që diskuton për një seri çështjesh, si misioni i Kishës Ortodokse në botën bashkëkohore dhe marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të botës së krishterë, diasporën ortodokse, autonominë e kishës etj, zhvillohet në një periudhë kur islamizmi fundamentalist ndodhet në kulmin e tij, ndërsa paralelisht, siç theksojnë disa prej krerëve të kishave, Turqia e Presidentit Erdogan ka sfiduar ortodoksët anembanë, duke dhënë leje për këndimin e Kuranit gjatë muajit të Ramazanit në Kishën muze të Shën Sofisë në Stamboll.
Sinodi do t’i mbyllë punimet të dielën e të gjithë shenjtorëve, më 26 qershor./TCh/
Gjyqi kundër Armando Prengës, dëshmon Polici i "Shqiponjave" dhe roja private
Sot në Gjykatën e Lartë u zhvillua senanca e radhës gjyqësore ndaj deputetit Armando Prenga, i cili akuzohet për plagosje të rëndë, kanosje dhe armë mbajtje pa leje. Para gjyqit kanë dalë dy dëshmimtarë të prokurorisë, njëri polic i skuadrës “Shqiponjat” dhe tjetri roje private në spitalin e Laçit.
Efektivi i "Shqiponjave", Dritan Beqiraj, ka dëshmuar për një konflik verbal midis Prengës dhe dy personave që kishin shkuar për mjekim në Spitalin e Traumës. “Natën e ngjarjes, Armando Prenga ka pasur një konflikt verbal në Spitalin e Traumës, me dy persona që kishin ardhur për mjekim. I kërkuam ta dërgonim në një vend të sigurtë”, tha ai.
Ndërkohë në sancën e radhës pritet të dëshmojnë edhe tre anëtarë të familjes Cali, me të cilën Prenga është në konflikt për lagunën e Patokut. Armando Prenga ndodhet në “arrest shtëpie” deri në përfundim të gjyqit.
IMSI Catcher/ U përgjua në Seman për avionët me drogë
Pajisja përgjuese “IMSI Catcher”, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet, dyshohet se është dërguar në zonën e Semanit pak javë më pare. Pas sinjalizimeve se në këtë zonë po ulen avionë me drogë, drejtuesit e policisë dyshohet se urdhëruan përdorimin e IMSI Catcher.
“Panorama” raporton se, hetuesit kanë dyshime se pajisja e përgjimit u dërgua një ditë në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël në Seman.
Dyshohet se të pranishëm kanë qenë policë shqiptarë dhe punonjës të “Interforce”. Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit mësohet se është pranuar se ka ndodhur edhe nga efektivë të policisë shqiptare, që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI Catcher”.
Pavarësisht këtij fakti, nuk është e qartë nëse pajisja përgjuese është dërguar në zonën e Semanit për arsye hetimore, pra për të skanuar IMEI-t në zonë vërtet apo për arsye trajnimi.
Zyrtarët e akuzës thanë se po hetojnë të dyja variantet, pra mundësinë që pajisja të jetë përdorur për përgjime në lidhje me çështjen e avionit, por edhe mundësinë që në situatën e dhënë, pajisja të jetë përdorur për trajnim me qëllim lokalizimin e personave të dyshuar në zonë.
Në të dyja rastet, sipas Prokurorisë, ka dyshime se pajisja është përdorur me kapacitetin e saj skanues të celularëve dhe me programe përgjuese. Më 21-22 maj 2016, disa qytetarë raportuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit.
Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve, për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Policia i hodhi poshtë këto raportime dhe tha se atë ditë në itinerare që përfshijnë Semanin kanë fluturuar tre avionë sportivë, me leje, për qëllime turistike.
Ndërhyrja në rrjet Nga ana tjetër, Prokuroria bën me dije se veç hyrjes së pajisjes pa kaluar në doganë dhe pa autorizim nga Prokuroria, një tjetër shkelje është gjetur në procedurën e ndjekur.
Sipas akuzës, Policia nuk ka njoftuar AKEP-in në lidhje me ndërhyrjet që mund të bëheshin në rrjetin e telefonisë celulare nga pajisja “IMSI Catcher”, qoftë edhe për arsye trajnimi.
Edhe në këtë rast, sipas Prokurorisë, organi që ka sjellë pajisjen në Shqipëri duhej që minimalisht të njoftonte Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP. Sipas Prokurorisë, në çdo rast pajisja ndërhyn në rrjetin e telefonisë celulare duke u sjellë si antenë valësh e rreme e duke nxjerrë jashtë funksioni antenat e vërteta./panorama/
Ulja e detyruar e avionit të Kombëtares, Kokona tregon ngjarjen
Zëdhënësi i FSHF-së Tritan Kokona ka treguar disa nga detajet e momenteve kur avioni i kombëtares shqiptare bëri ulje të detyruar sot në Lion për shkak të motit të keq.
Kokona tha se ulja e detyruar e avionit të kombëtares nuk ishte me rrezik.
“Qëndruam për rreth 1 orë në aeroport. Moti ishte shkak i uljes së avionit. Lojtarët do kenë regjim stërvitor. Jemi duke pritur me ankth të vazhdojmë aventurën”,- tha ai për “News24”.
Kombëtarja ishte në Lion dhe sot u nis për në rajonin e Bretonje, ku ka edhe qendrën stërvitore, e cila është jo më shumë se 1 orë me avion dhe 4 orë me automjet.
Skuadra shqiptare mësohet se është ulur në Brest dhe më pas ka vazhduar drejt qendrës stërvitore që është afër këtij qyteti.
Shkodër/ Dy vetura përplasen me një kamion, tre të plagosur
Tre persona janë plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Aksidenti ndodhi nga përplasja e dy autoveturave me një kamion.
Policia po punon për të zbardhur rastin.
Përllogaritjet/ De Biasi: Ja cila kombëtare duhet të na ndihmojë
Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Rumanisë ka kthyer kuqezinjtë në vëmendjen e medieve ndërkombëtare.
Gjatë një interviste nga Lioni strategu italian De Biasi ndihet i lumtur me këtë përfaqësim pasi i ka dhënë një gëzim të jashtëzakonshëm tek shqiptarët.
De Biasi theksoi se Shqipëria do të ketë një shans të madh nëse Italia do të ndihmojë kuqezinj duke fituar ndeshjen kundër Irlandës.
“Më ka dhënë një gëzim të madh pasi tani po pres përballjet e tjera për të mësuar të ardhmen në ‘Euro 2016’. Ajo që më bën akoma edhe më shumë të lumtur është sepse kam dhënë gëzim të jashtëzakonshëm jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri por në të gjithë botën”.
Tre milionë shqiptarë kanë një idhull të ri pikërisht emrin e Gianni De Biasi dhe i cili dje arriti një tjetër rekord pasi mori fitoren e parë në një kompeticion të madh, shkruan ‘giannidebiasi.it’.
“Tani jam duke shpresuar që në Grupin ku ndodhet Italia kombëtarja shqiptare të marrë një ndihmë pasi nëse ‘axurrët’ do të fitojnë ndaj Irlandës atëherë kemi shumë shpresa të dalin në mesin e 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.
Djemtë më kanë bërë dhuratën më të bukur për ditëlindje pasi kemi luajtur një ndeshje të madhe me Francën ndërsa tashmë me Rumaninë zhvilluam një lojë perfekte”,- përfundoi De Biasi.
Video/ Ky është qeni që parashikoi fitoren e Shqipërisë
Shqipëria ka marrë një fitore historike në “Euro 2016”, duke e mposhtur 1:0 Rumaninë në ndeshjen e fundit në Grupin A, ku tani gjithë shqiptarët anembanë botës janë në ankth për të mësuar nëse matematikisht Kombëtarja shqiptare do të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira.
Se Shqipëria do të fitojë ndaj Rumanisë, e kishte parashikuar edhe qeni në emisionin ‘Me Shukin’, të cilit ia kishte lënë emrin (Lorik).
Video/ Rumania jashtë Europianit, ‘plas’ humori në rrjetet sociale
Mediat ndërkombëtare jo vetëm kanë folur me superlativa për Kombëtaren shqiptare por kanë thurur edhe video humori.
Një video e filmit të animuar “Tom and Jerry” po bën xhiron e botës në rrjetet sociale pasi është shumë e realizuar dhe përshtatur me ndeshjen mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Shikoni videon:
Foto/ Virginia, e para femër që do të drejtojë Bashkinë e Romës
Ka përfunduar në Itali raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Të dielën më 19 qershor, italianët kanë votuar në 126 komuna ku në raundin e parë të votimeve më datë 5 qershor kandidatët për kryetar bashkie nuk kanë mundur të fitojnë mbi 50% të votave.
Lëvizja 5 Yje e liderit Beppe Grillo ka mundur të triumfojë në dy qytete kryesore italiane; në Romë e Torino, si dhe në 19 komuna ndër 20 në të cilat kjo forcë politike ishte në balotazh me rivalët e tjerë politik.
Për herë të parë në historinë e kryeqytetit italian, një grua është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës.
Ajo është Virginia Raggi e Lëvizjes 5 yje e cila ka mundur të fitojë me rreth 68% të votave kundër kandidatit të Partisë Demokratike Roberto Giachetti.
38-vjeçarja Virginia Raggi me profesionin avokate prej vitit 2013 ka qënë këshilltare komunale në Bashkinë e Romës.
“Sot kanë fituar qytetarët e Romës, kanë fituar romanët”,- u shpreh Virginia Raggi, menjëherë pas publikimit të rezultateve të votimeve.
“E para gjë që ndjej të them është se më në fund dhe Roma do të ketë një kryetare Bashkie grua. Është një moment historik me një vlerë të jashtëzakonshme. Jam gati të qeveris e tashmë nis një erë e re”.
Gjithashtu një tjetër kandidate femër e Lëvizjes 5 Yje, Chiara Appendino, është zgjedhur kryetare Bashkie e një qyteti të rëndësishëm italian, Torino.
Ajo ka fituar ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Piero Fassino, deri më sot kryetar i Bashkisë së këtij qyteti.
Rezultat pozitiv ka arritur në këto zgjedhje dhe qendra e djathtë italiane e cila ka mundur të fitojë në 10 komunat; Trieste, Kosenza, Isernia, Krotone, Pordenone, Novara, Grosseto, Savona,Olbia, Benevento.
Video/ Ja këngët që këndoi kombëtarja në avion, pas fitores
Kanë qenë të lumtur të gjithë pas fitores 1 me 0 ndaj Rumanisë.
Në udhëtimin drejt hotelit ku është grumbulluar kombëtarja, lojtarët dhe zyrtarët e FSHF-së kanë kënduar këngë të shumta shqiptare.
Një prej tyre është edhe “Shqipëri o nëna ime”, që të gjithë, stafi dhe lojtarët kanë kënduar gjatë udhëtimit.
La Repubblica: Shqipëria e De Biasit, është një pasion dhe orgazmë
Do të ishte vërtetë bukur të ishe shqiptar në një natë si kjo, vetëm për të provuar emocionin e kësaj here të parë, kësaj historie të pabesueshme futbolli dhe njerëzish.
Do të ishte bukur edhe të ishe Gianni De Biasi, i cili i ka sjellë deri këtu dhe tani do të ketë mirënjohjen e përjetshme të një populli të tërë, sepse Shqipëria në Lion ka shënuar golin e parë dhe ka fituar ndeshjen e parë në një turne të madh, si dhe ka mundur Rumaninë për herë të parë pas 68 vitesh, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë në një ndeshje zyrtare.
Dhe e ka bërë me një gol të Armando Sadikut, një sulmues që luan tek Vaduzi, skuadër e Lihtenshteinit. Dhe ndoshta me kaq kemi thënë gjithçka. Por ka edhe shumë ët tjera.
De Biasi ka çuar në vendin e tretë në grup, me shpresa kualifikimi për të tetat, një skuadër që përveç Berishës (Lacio) dhe Hysajt (Napoli), nuk ka luajtur në skuadra të nivelit europian, ka një mbrojtës të majtë si Agolli që luan në Azerbajxhan, Basha që luan tek Komo, Memushaj, më i miri nga të gjithë, që ka një jetë në Itali por nuk ka luajtur në Serinë A, aktualisht tek Peskara.
E megjithatë ia dalin, të mbështetur nga një publik i jashtëzakonshëm, një shenjë e kuqe dashurie që ndez stadiumin, ndërkohë që rumunët bëjnë një figurë të keqe edhe me tifozët, të cilët hedhin tymyese edhe kur këndohet himni i tyre, por edhe pas 1-0. Eshtë një frymëzim i vërtetë, Shqipëria e De Biasit.
Është pasion dhe orgazmë, ankth, gjak dhe arenë, fitore ose vdekje, siç kishte thënë vetë tekniku para ndeshjes. Jeton me momente shpërthyese, kundërsulme rrufe me tre prekje, dhe shpresojmë tek zotat që dikush do të jetë në gjendje ta fusë topin brenda, sepse për këtë nuk ka siguri, përkundrazi. Kundër rumunëve e nisin shumë keq, sepse emocioni i shtrëngon në fyt dhe nuk i lë të lëvizin këmbët.
Rumania gjen goditjen nga jashtë zone, katër herë në 18 minuta, por shënjestra është e dobët, vetëm Alibec gjen Berishën që pret. Rindërtimi i sipërmarrjes historike të Shqipërisë lind prej këtu, nga këto dobësi që ndreqen menjëherë, që dalëngadalë shndërrohen në forcë, sapo mendja pastrohet prej toksinave: rreziku ka kaluar, rumunët duken të ngathët e të lodhur, tani të provojmë. Dhe vjen kështu rasti i parë, kundërsulm shumë i shpejtë i nisur nga Sadiku, por Lenjani, i vetëm në shtyllën e dytë, e ngre topin me pesë metra.
Do'stlaringiz bilan baham: |