Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Më poshtë reagimi i plotë i Rroshit



Download 6,39 Mb.
bet225/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   221   222   223   224   225   226   227   228   ...   352

Më poshtë reagimi i plotë i Rroshit:

“Me arrestuan ne mes te rruges pa me marre as ne pyetje. Nxorren rrugeve letra higjenike pa asnje vlere ligjore per te me treguar si kriminel. Avokati im italian qe eshte edhe parlamentar ne Itali me tha keshtu si ketu behej vetem ne Kamboxha! Nje gjyq pa asnje lloj prove dhe dokumenti zyrtar po vetem idiotesi politike dhe thashetheme gazetash. I vetmi fakt qe e kam bere publik vete eshte nje denim si minoren ne mungese dhe pa dijeni qe ne Itali eshte fshire qe ne vitin 2000!

Pra aty ku kam denuar aty jam i pafajshem, kurse ne vendin tim arrestohem vetem sepse Sali Berisha nuk eshte denuar akoma!!! S’ka problem! Une jam mbijetues i lindur dhe emigracioni ku kam jetuar me ka stervitur ne shume dimensione me sfidat.

Nuk kam deklaruar qe jam debuar nga Zvicra po pse ta deklaroja kur jam debuar si mijera shqiptare pa dokumenta?! Ca krimi eshte ky qe edhe ky ligj skandaloz qe e kane bere ata qe duhet te ishin ne burg per vrasje njerezish ne bulevard nuk e permban fare?

Sot jam kthyer ne shtepi me nje arrest pa lidhje fare. Po kam dashurine dhe mbështetjen e Kavajes me shume se kurre qe me jep krahe te luftoj dhe te fitoj..

O Sali Berisha! Ti nuk e merr dot me Kavajen harroje dhe mua Elvis Ervin apo si te duash ti do me kesh perballe per te ta treguar sa here ka votime se Kavaja ty te ka debuar pergjithmone! Edhe sikur ta nderrosh emrin ti ne Kavaje nuk futesh dot me kurre fitimtar se Kavaja s’ta duron dot eren qe s’ta harron kurre!!! Rrofte Kavaja dhe rrofshin kavajsit e ndershem dhe te zgjuar qe i kane syte ne balle dhe zemren top!!!”



Tiranë/ Padia për shpifje, nis gjyqi Nishani-Veliaj
Sot në Gjykatën e Tiranës nisi procesi gjyqësor mes presidentit Nishani dhe kryebashkiakut Veliaj. Kreu i shtetit e ka paditur për shpifje kryebashkiakun. Në seancë ishin të pranishëm vetëëm dy përfaqësuesit ligjorë të Nishanit e Veliajt.

Gjykata kërkoi kohë për të marrë pamjet filmike nga televizioni, ku sipas padisë së Nishanit, Veliaj akuzon presidentin për grabitjen e një prone.

Ndërkohë avokatët e Veliajt kërkuan gjithashtu kohë për t’u njohur me padinë.

Raportet e tensionuara mes presidentit dhe kryebashkiakut u krijuan pas takimit që Nishani zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile te vendi ku po ndërtohej këndi i lojërave në liqenin artificial të Tiranës.



Policia asgjëson 4 mijë rrënjë kanabis, por sërish s'ka të arrestuar

Policia e Vlorës ka asgjësuar 4093 rrënjë bimë narkotike "Cannabis sattiva", të mbjella në fshatrat Poro dhe Kuç të Vlorës.

Bimët narkotike ishin të mbjella në disa parcela përreth këtyre fshatrave, me lartësi nga 25 cm deri në 50 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.

Por as në këtë aksion nuk ka persona të arrestuar.


Deri më tani “sukseset” e policisë ngelen vetëm te shkatërrimi i parcelave, ndërsa trafikantët janë të lirë.
Euro 2016”/ Sherr mes tifozëve, shqiptarët plagosin me thikë një francez dhe një belg
Dy tifozë, një frances e një belg, janë plagosur me thikë pasi u konfrontuan me disa shqiptarë, në momentin kur po ekzekutohej himni francez para ndeshjes Francë-Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në një ‘funzone’ në Lion, ku tifozë të shumtë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen e mbrëmshme.

Dy të plagosurit u dërguan në spital, njëri i plagosur në kofshë e tjetri në këmbë.

Ndërkohë, policia nuk ka mundur të arrestojë shqiptarët e përfshirë dhe as thikën e përdorur në plagosje.



Tersi i Kombërares!”… “Kaubojsi” tallet me Ramën: “Na fike”
Populli shqiptarë ka një shprehje: “mos u bëfsh për tu tallur se s’ta kursen njeri”.

Madje as deputeti “Kaubojs” Eduard Ndocaj nuk e kursen kur është fjala për kryeministrin Edi Rama, i cili në masë të madhe nga tifozët kuqezinj është konsideruar si “tersi” që kombëtarja shqiptare nuk po arrin të shënojë qoftë edhe një gol në finalet e “Euro 2016”.

Kjo mesa duket ka ndodhur edhe mbrëmë ndërsa Kryeministri komentoi në pushim të ndeshjes sesa krenar ndiheja ai deri në ato çaste.

Por ashtu si për shumë tifozë kuqezinj, edhe për deputetin ‘kaubojs’ Eduard Ndocaj, tersi i kësaj kombëtareje ka vetëm një emër, prandaj ai ka marrë mbërë celularin e tij dhe ka komentuar në statusin e kryeministrit me fjalët: “Pash njat zot a thu ke shku ne franc prap, se na fike. Hupem”.

Është ky mesazhi i deputeti Ndocaj, i cili gjithëmonë ka rënë në sy për sinqeritetin e tij. Dhe kur e mendon a nuk ka të drejtë?!…

Dule në krah të PD-së: Kërkesa e opozitës për rekomandimin 88, legjitime
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka vlerësuar ecurinë e dialogut për reformën në drejtësi dhe kompromisin e arritur deri tani.

“Me të njëjtin vullnet pozitiv dhe garancitë e paanshme të partnereve tanë, mbështetës të sinqertë të çdo procesi jetik për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë, është plotësisht i arritshëm kompromisi edhe për piken e vetme dhe të fundit të mbetur pa dakortësi”,- thuhet në deklaratën e PBDNJ.

Partia e drejtuar nga Dule shton se inkurajon vazhdimin e dialogut për pikën ku kanë ngecuar negociatat, për të plotësuar kërkesën e fundit legjitime të opozitës konform rekomandimit nr. 88 të Komisionit të Venecias dhe arritjen e konsensusit të shumëpritur nga qytetaret dhe shoqëria.

“Krahas rëndësisë madhore për vetë fatet e drejtësisë, një zhvillim i tillë do të përbënte precedentin më të çmuar në rrugën e gjatë dhe të vështirë të reformave europianizuese të jetës së vendit”,- thotë PBDNJ.



Video/ Super gol. Kalon në avantazh Walesi
Me një gjuajtje potente nga një distancë e konsiderueshme lojtari më i shtrenjtë në botë Gareth Bale ka zhbllokuar rezultatin me anë të një goditje dënimi.

Kombëtarja e Anglisë është ndëshkuar në momentin më mirë pasi Raheem Sterling ka humbur disa raste për shënim.

Pjesa e parë mbyllet në avantazhin 1-0 të Wealsit, ndërsa ‘yje’ si Jamie Vardy qëndrojnë në stol dhe nuk aktivizohen nga trajneri Hodgson.

Shikoni videon:


Mediat italiane: Çfarë ndodhi me Shqipërinë në minutat e fundit?
Nuk i ka kursyer fjalët e mira për Shqipërinë edhe sportivja e përditshme italiane, “Corriere dello Sport”. Ajo shkruan në analizën e saj për ndeshjen e luajtur mbrëmë në “Velodrome”: “Franca bën ndeshjen e dytë dhe gjen fitoren e dytë. Edhe këtë herë e gjen golin në minutën e fundit.

Shqipëria ishte solide dhe e vendosur mirë në fushë nga De Biasi. Shqiptarët rezistuan mirë deri në minutën e 90-të, por më pas u kalua nga Griezmann dhe Payet.

Mbaroi 2-0. Në pjesën e dytë pati një ritëm tjetër, ndryshe nga pjesa e parë. Pati edhe dy shtylla, nga një për secilën skuadër.

Shumë e mirë loja e Hysajt. Perfekt në mbrojtje dhe i rrezikshëm në disa raste në sulm.

Franca e nisi mirë dhe duke mbajtur topin, por Shqipëria i kishte mbyllur të gjitha hapësirat, duke mbrojtur me dy lojtarë sa herë merrte topin Payet dhe Coman.

Shqipëria provoi disa herë me kundërsulm. Ajo pati disa raste në fund të pjesës së parë, duke bërë që tifozët francezë të fishkëllejnë skuadrën e tyre, që shkonte në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Franca luajti gjithçka për të arritur rezultatin. Shqiptarët mbrohen duke shtrënguar dhëmbët, por e uli shumë ritmin në minutat e fundit, duke pësuar në të 90-ën.

Griezmann me kokë shpërthen “Velodrome” dhe pak çaste më pas edhe Payet, që dyfishon shifrat, duke e çuar Francën në çerekfinale”.



Intervistë me Rike Roçin: Në stadium u zhvesha sepse kisha vapë
Ish-banorja e “Big Brother 6”, Rike Roci ka dhënë një intervistë ekskluzive pas bujës në shumë media evropiane, për praninë e saj në stadium.

Emocionet tuaja mbrëmë?

Emocione të mëdha…të shikosh aq shumë shqiptarë bashkë ne stadium është vërtetë emocionuese. Kam pasur ankth deri në momentet e fundit të ndeshjes.



Kush janë më të bukur, lojtarët e Italisë apo Shqiperisë?

Italia ka Pelle që është vërtetë shumë i mirë (qesh).



Cili është lojtari më seksi i kombëtares?

Mendoj se vendin e Canës nuk e zë njeri por edhe Balaj jo keq (qesh).



A ka qenë e qëllimshme veshja për të rënë në sy të mediave?

Jo veshja aspak, thjeshtë kam pasur vërtetë nxehtë.



A do të jeni të pranishme në ndeshjen e ardhshme kundër Rumanisë?

Nuk e di nëse mundem shpresoj se do ta shoh edhe ndeshjen me Rumaninë.



Pas Shqipërisë, cila është skuadra juaj e preferuar në këtë kampionat?

Pas Shqipërisë normal jam me Italinë, është vendi ku unë jetoj dhe jam rritur dhe më ka dhënë shumë.



Zakonisht tifoze të tilla premtojnë çmenduri…Çka do të bëjë Rikja nëse e mposhtim Rumaninë?

S’e di, nëse ndodh do shihet (qesh).



Cila do të ishte dhurata jote për lojtarin shqiptar që do të bente golin e parë në këtë kampionat?

Të bëjë golin njëherë pastaj e mendojmë.



A mendon se keni ndikuar në promovimin e bukurisë femërore shqiptare?

Këtë nuk e di, unë veten seksi nuk e ndjej. Ma thonë të tjerët që jam një nga femrat shqiptare më seksi dhe normal për mua është kënaqësi.



A keni takuar ndonjërin nga lojtarët e kombëtares?

Kjo mbetet sekret.



Kush mendon se është fajtor për humbjen e mbrëmshme?

Nuk mendoj se ka fajtor, ne lozëm shumë mirë por momentet e fundit u lodhëm.



A jeni single apo në lidhje?

Thjesht nuk jam vetëm./lajmi.net/


Tifozi serb nuk ka frikë t’i tregojë botës mendimin për shqiptarët
Një tifoz serb e ka pranuar se, Shqipëria po luan mirë në “Euro 2016”. Serbi ka komentuar në një postim të UEFA-s, ku flet me respekt për paraqitjen e Shqipërisë në “Euro 2016”.

Ai madje thotë se, ndeshjen tjetër do të luajnë edhe më mirë shqiptarët.

“Jam serb por respekt për shqiptarët. Ata luajtën me zemër, herën tjetër do të jetë më mirë”,- shkroi Marko Radojicic.


Video/ Mbaron 2-1 Angli-Uells, Sturridge përmbys gjithçka në derbi

Anglia ka rigjetur veten në 45 minutat e dyta duke përmbysur rezultatin ndaj Uellsit të cilët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të yllit të Real Madrid, Gareth Bale.

Por goli i shënuar nga Bale në minutën e ’42-të nuk ka mjaftuar për Uellsianët që të dalin me pikë nga “Stade Bollaert-Delelis” në Lilë.

Pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë, Roy Hodgson vendos gjithçka me zëvendësimet e tij duke futur në fushën e lojës Jamie Vardy dhe Daniel Sturridge, të cilët i dhanë një frymë tjetër lojës duke sjellë edhe dy golat e fitores.

Goli i parë, ai i barazimit, erdhi në minutën e ’56-të nga Vardy, por ndërsa ndeshja dukej se po mbyllej barazim ka qenë Sturridge që në minutat shtesë ka shënua edhe golin e shumë pritur, duke kaluar në avantazh anglezët.
Historia+18/ “Bëra seks me kolegen por… shoku i ngushtë më bëri gjëmën”

Një 30-vjeçar tradhtoi bashkëshorten e tij me një kolege pune, por iu kthye thuajse në të njëjtën monedhë… nuk e tradhtoi bashkëshortja, por shoku i tij i ngushtë filloi të dilte me të dashurën e tij.

Një lëmsh i vërtetë me këta djem të cilët tashmë janë në telashe.

I gjendur në një situatë ku nuk di se çfarë të bëjë, ai i nis një letër psikologes së “The Sun” ku i kërkon ndihmë se si të dalë nga kjo situatë.



Letra e 30-vjeçarit:

“Tradhtova gruan me një kolege pune, por tani edhe shoku im i ngushtë është lidhur me të... nuk di si ta zgjidh dhe çfarë të bëj.

Unë jam 30 vjeç dhe jam i martuar dhe nuk e kam tradhtuar më parë bashkëshorten time.

Por një ditë na erdhi një kolege e re e cila ishte vërtetë shumë e mirë. Pas pune unë e ftova për një çaj, ndërkohë që bashkëshortes i thash se, kisha shumë punë në zyrë dhe do vonohesha. Pasi pimë diçka unë e shoqërova për në shtëpi dhe ajo më ftoi brenda.

Pak minuta më vonë e gjeta veten duke bërë seks me të. Kjo histori vazhdoi për javë të tëra.

Një ditë takova shokun tim të ngushtë dhe ai më thotë se, dukesha shumë i lumtur. Vendosa t’i tregoja për sekretin tim të turpshëm.

Pas disa ditësh i shkruaj prapë asaj dhe nuk më kthente përgjigje dhe më shmangej. Pyeta në punë pa rënë shumë në sy dhe më thanë që ajo kishte filluar të dilte me një djalë tjetër dhe ai ishte pikërisht shoku im i ngushtë.

Por unë tani nuk di si të sillem, si mund ta fitoj prapë atë pa prishur miqësinë me shokun tim?!”



Përgjigjja e psikologes:

“Ti nuk duhet të bësh asgjë për ta kthyer pas. Ajo nuk ia vlen…shkon tek çdo mashkull që i kushton pak vëmendje.

Ti duhet të fokusohesh tek martesa jote dhe të mundohesh të rifitosh edhe një herë afeksionin fizik me tët shoqe”.
Video/ Adoleshentet rrahin bashkëmoshatarin
Një samaritan i mirë përfundoi duke u goditur disa herë me shqelma e grushta nga dy adoleshente pasi vendosi të ndërhyjë kur pa që po i ngacmonin mikun e ngushtë.

Ngjarja ka ndodhur në Bristol të Britanisë së Madhe. Jake Andreës, 14 vjeç, ndërhyu kur pa që dy vajzat adoleshente po i ngacmonin shokun e tij autik.

Ndërhyrja e tij ka shkaktuar reagimin e dhunshëm të vajzave që i janë kthyer duke e goditur disa herë, madje edhe janë përpjekur ta grabisin atë./TCh/

Foto+Video/ Vjen “Bisha” bjelloruse që nuk e ndalë asgjë
Kompania bjelloruse “Hunta” ka krijuar “bishën” e quajtur “Overcomer”, të cilën nuk mund ta ndalë as rëra, as gurët, as bora e as uji.

“Overcomer” është i gjatë 4.5 metra, boshtin e ka të gjatë 3.1 metra, është i lartë 2.5 deri 2.6 metra – varësisht nga versioni.

Konsumatorëve u ofrohet versioni me motorin benzinë 1.7-litër me katër cilindra (81 kuajfuqi) ose dizel 1.9-litër (95 kuajfuqi), në kombinim me marshin manual me pesë shpejtësi.

Kjo “bishë”, falë lartësisë që ka, mund të kalojë pengesat me një kënd prej 40 gradë.

“Hunta Overcomer” po ashtu mund të ecë edhe në ujë me një shpejtësi prej 8 kilometra në orë.

Karroceria e kësaj “bishe” është e ndërtuar nga fibra të xhamit dhe në interier ka hapësirë për 8 pasagjerë.

“Overcomer” vjen me rezervar me kapacitet prej 100 litra dhe si shtesë mund të porositet edhe një rezervar tjetër me kapacitet prej 95 litra.
Video/ E rrallë, tifozi shqiptar i propozoi të dashurës në stadium

Një i ri nga Prishtina ka zgjedhur një mënyrë unike për t’i propozuar të dashurës së tij.

Ai ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i propozuar të dashurës, duke e bërë atë në shkallët e stadiumit ku do të luhet kjo ndeshje.

Shikoni pamjet dhe reagimin e vajzës më poshtë.



Foto/ Dorina Mema, “rivalja” e Rike Roçit në “Velodrome”

Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, stadiumi ishte i mbushur nga shqiptaret seksi të cilat lanë në hije francezet.

Në mediat botërore u bë i famshëm imazhi i Rike Roçit e cila goditi me gjoksin e saj bombastik.

Nuk mbeti pas as Dorina Mema, e cila po ashtu ishte në stadium, shkruan Telegrafi.

Më poshtë disa foto të Dorinës në stadium:
Fotolajm/ Gjesti i turpshëm i Pogba në ndeshjen kundër Shqipërisë

Paul Pogba ka bërë një gjest me dorë drejt tribunës së shtypit, në shenjë mospëlqimi ndaj asaj që është shkruar për të.

Paul Pogba ka përfituar nga momentet e festimit të golit të Dimitri Payet kundër Shqipërisë për të shfryrë mllefin e tij ndaj mediave që e kanë kritikuar në ditët e fundit për paraqitjen e dobët ndaj Rumanisë.

Ai ka bërë një gjest me dorë drejt tribunës së shtypit, në shenjë mospëlqimi ndaj asaj që është shkruar për të.

Çështja në fjalë ka bërë shumë bujë në Francë, ku në të kaluarën janë dënuar shpesh lojtarët të cilët kanë qenë të pasjellshëm me mediat, më i fundit Samir Nasri në vitin 2012, përcjell “Panorama Sport”.

Menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, e ka cilësuar një budallallëk këtë ngjarje, duke saktësuar se ishte thjesht një gjest i organizuar me disa shokë të tij.

Por, nënsekretari për Sportin në Francë, Thierry Braillard ka bërë të qartë se lojtari duhej sanksionuar nëse bënte gjëra të tilla.

“Të gjithë duhet të jenë shembullorë. Nëse ka bërë këtë gjest, atëherë duhet dënuar”,- tha ai.


Video/ Plas sherri në urbanin e Kombinatit, burri godet gruan

Sherret duket se nuk kanë të mbaruar këtu në vendin tonë, por ky rast është ndryshe nga të tjerët.

Një burrë ka gjuajtur me shuplakë një grua e cila ishte sëmurë mendore. Burri i acaruar i ka kërkuar gruas së sëmurë të pushojë, por edhe ajo i është drejtuar me shuplaka burrit.

Sipas raportuesit të “Jetaoshqef.al” gruaja i ishte drejtuar së shoqes së këtij burri dhe e shante. Ai i tha disa herë të pushonte, por kjo spo pushonte derisa ky i fundit e goditi me shpullë.




UEFA ripranon ekipin e “Skënderbeut” në Chamipons League

Pas rekursit të paraqitur nga “KF Skënderbeu” perpara CAS, më datë 15 Qershor 2016, UEFA ditën e sotme ka pranuar të pezullojë efektet e Vendimit të Komisionit të Apelit datë 1 Qeshor 2016. Rrjedhimisht, “KF Skënderbeu” do të marrë pjesë në shortin për Raundin e Dytë Eliminator të “Uefa Chamipons League” 2016/2017 të datës 20 qershor në Nyon.

Nga ana tjetër, për të parandaluar çdo konfuzion në organizimin e aktivitetit, UEFA dhe “KF Skënderbeu” kanë rënë dakord që procesi në CAS të zhvillohet përmes një procedure të përshpejtuar.

Për këtë, pritet që vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen në aktivitetet europiane të jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik. Për t'u precizuar është fakti se, “KF Skënderbeu” nuk është konsideruar asnjëherë përgjegjës i drejtpërdrejtë për shkeljet e pretenduara nga UEFA.

Vendimi i marrë nga Komisioni i Apelit është thelbësisht administrativ dhe ka të bëjë me pranimin ose përjashtimin nga garimi në kompeticionet europiane.

Saktësojmë, se ndaj “KF Skënderbeut” nuk është marrë në asnjë moment një vendim disiplinor fajësie, në të kundërt nga çfarë është përfolur, shkruar e shpifur gjatë gjithë kësaj periudhe.


Foto/ Ja si festoi gruaja e Vardyt, pas golit të burrit

Gruaja e Jamie Vardyt, Rebekah, e ka festuar si e “çmendur” golin e yllit të Leicesterit në ndeshjen Angli-Uells. Ajo ishte në vëmendjen e mediave.


Kjo Video e këtij belgu për shqiptarët, po bën namin në rrjet
Mbrëmë Shqipëria u përball në Marsejë me Francën dhe doli e humbur, por videoja e një qytetari belg e hedhur mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Facebook, është duke bërë namin në rrjet.

“Shqiptarët luajnë me francezët ndërsa ju ftoj që të njihni këtë popull nga Europa Lindore. Këtë vetëm shqiptarët do e kuptojnë”,- shkruan Gilles Bellatre në faqen e tij në Facebook.


Fotolajm/ E pabesueshme, 26-vjeçarja kishte fshehur 50.000 $ drogë në organin gjenital
Një 26-vjeçare ka fshehur drogë në organin gjenital. Tabitha Bidgood është ndaluar rreth një javë më parë nga policia në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pas kontrollit që i është bërë në organin gjenital të Bidgood, janë gjetur 24 qese me heroinë.

Paketimet që mbanin doza të caktuara me substancë të fituar në mënyrë kimike, ishin të gatshme për shitje.

Sipas raportimeve, nëse dilte në treg, kjo sasi do të shitej për 50 mijë dollarë.

Së bashku me 26-vjeçaren, policia ka arrestuar edhe 33-vjeçarin Clarence Anderson.
Kukeli e Memushaj: Gjithçka me Rumaninë

Burim Kukeli dhe Ledian Memushaj ishin ndër lojtarët më të mirë nga radhët e “Kuqezinjve” në atë humbje dramatike me Francën.

Që të dy këta lojtarë dolën një ditë pas humbjes në konferencë për gazetarët, ku njëzëri thanë se tashmë vëmendja dhe e gjithë energjia duhet të përqendrohet tek ndeshja e fundit me Rumaninë.

“Mund ta kishim marrë një pikë me Francën. Rumania nuk është kundërshtar i lehtë. Kanë bërë ndeshje shumë të mira kundër Francës dhe Zvicrës. Duhet të tregojmë vlerat tona në fushë në maksimum për të arritur një fitore”,- tha Kukeli.

“Duhet harruar ajo ndeshje (Franca) dhe kemi 3 ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë. Kemi një ndeshje shumë të vëështirë, por besoj se edhe atyre u duhet fitorja dhe besoj do të kemi më shumë hapësira në lojë”,- shtoi Memushaj.

Sa i takon formacionit me Rumaninë, Memushaj thotë se është në dorë të trajnerit që të hedhë në fushë futbollistët që ai mendon se janë më mirë fizikisht.

“Mendoj vetëm të rekuperoj sa më mirë. Dje jemi lodhur shumë. Skuadra ka vrapuar shumë dhe tani kemi 3 ditë për të rekuperuar dhe kush është më mirë fizikisht i di trajneri. Edhe rumania besoj ka shpenzuar shumë energji në dy ndeshjet, ashtu si ne me Zvicrën dhe Francën”,- deklaroi ai./TCh/


18/06/2016/....................................

Fotolajm/ Tsipras pret sekretarin e OKB-së me jelek shpëtimi
Kryeministri grek, Alexis i ka gjetur një mënyrë origjinale për të pritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare.

Tsipras i ka dhuruar atij një jelek shpëtimi, duke dashur kështu të ripërsërisë mesazhin se kriza e refugjatëve nuk përballohet e vetme nga Greqia dhe as me politika ksenofobe.

“Është një dhuratë simbolike nga mijëra objekte që kanë mbledhur banorët e ishujve tanë të Detit Egje, me një urim që marrëveshja e BE me Turqinë, që ka reduktuar fluksin e emigrantëve të vazhdojë të zbatohet”,- tha Tsipras gjatë takimit.

Më pas Tsipras dhe Ban Ki Mun vizituan ishullin e Lesbos, prej nga ku hyn në Greqi shumica e refugjatëve nga Turqia.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se, Greqia nuk duhet lënë e vetme nga bashkësia ndërkombëtare për përballimin e kësaj krize, ndërsa përpjekjet për menaxhimin e këtij problemi.
Provokojnë serbët, shtatore gjigande e Car Llazarit në Mitrovicë
Shtatore me përmasa gjigande e Car Lazarit do të ngritet më 28 qershor, ditën e Vidovdanit në qendër të veriut të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, kjo shtatore që do të jetë ndër të parat për nga madhësia është donacion i Qeverisë së Serbisë dhe ka kushtuar qindra miliona dinarë.

“Shtatorja do të jetë 12 ose 17 metra e lartë dhe do të vendoset tek rrethrrotullimi kryesor në qendër të veriut të Mitrovicës, ndërsa, në seancën e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës do të jepet edhe formalisht drita e gjelbër për këtë çështje”, kanë thënë burimet.

Punimet në përgatitjen e vendit ku do të vendoset shtatorja është duke i realizuar kompania VPD ‘Dragobi’ nga Malisheva.

Ndryshe, sheshi i cili është duke u ndërtuar dhe ku do të vendoset kjo shtatore, mban po ashtu emrin e despotit serb ‘Car Llazar’ dhe në vijat vertikale shtrihet deri në urë, nga pjesa veriore e Mitrovicës, me çka përfundimisht ura kryesore e Ibrit do të nxirret jashtë funksionit dhe ajo më nuk do të ketë kurrfarë vlere.

Ndërkaq, në vijat horizontale, ky shesh do të shtrihet nga “Lagjja e Boshnjakëve” e deri tek “Tre rrokaqiejt”, që nënkupton se kjo zonë do të jetë e ndaluar për qarkullim të automjeteve dhe rrjedhimisht do të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas.



Dorëzohet Putin: SHBA është e vetmja super-fuqi
Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë ndoshta super-fuqia e vetme në botë, por kjo s’do të thotë që Rusia do të pranojë ndërhyrjen amerikane në punët e saj të brendshme.

Deklaratat Putin i bëri gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg. “Amerika është fuqi e madhe – sot ndoshta e vetmja super-fuqi. E pranojmë”,- tha Putin, duke shtuar gjithashtu se, Rusia është e gatshme të punojë me SHBA-në.

Më tej ai ka kritikuar ndërhyrjen amerikane për konfliktin me Ukrainën, si dhe saknsionet e vendosura nga SHBA dhe BE që pas aneksimit të Krimesë.
KLSH çon në prokurori regjistruesin dhe 4 specialistë të pronave në Gjirokastër

Kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga ajo e përcaktuar në Ligj, në 110 raste kanë lëshuar certifikata mbi këto pasuri dhe 103 raste kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit 16 milion lekë dëm ekonomik, si dhe kanë refuzuar në mënyrë të paligjshme regjistrimin e pasurive të komuniteteve fetare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1102/1, datë 03.12.2015, ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Gjirokastër, për periudhën 2012- 2015. Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 51, datë 13.05.2016.

Në përfundim të auditimit, KLSH ka kryer kallëzim penal për Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër F.H., specialistin hartograf E.B. dhe 3 ish-specialistët e ZVRPP Gjirokastër K.J., A.ZH. dhe J.A, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   221   222   223   224   225   226   227   228   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish