Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet221/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   217   218   219   220   221   222   223   224   ...   352

Fjala e Kryeministrit Edi Rama:

“E kam thënë në fjalën time pas takimit të mazhorancës me Lulzim Bashën dhe PD, e kam rithënë në fjalën time në Kuvend dhe e nënvizoj edhe sot.

Lajmi i mirë është që PD i ka braktisur të gjitha pozicioet e veta të mëparshme dhe ka ardhur në këtë pikë: 2/3 nuk u bëjnë më punë dhe duan vende të rezervuara sepse sipas tyre opozita duhetr të mbrojë sistemin nga kapja.

Ne kemi ofruar 2/3 si një kufi kompromisi të bindur. Por ne nuk na intereson kapja, por shembja e këtij sistemi.

Nga ana tjetër, sdua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja.

Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje subsanciale të opozitës në zbatimin e reformës. Jam i bindur që kjo zgjidhje mund të gjendet nëse PD do të kthejë zgjidhje për këtë pikë dhe nëse kjo pikë edhe e vetmja që e ndan PD nga kartoni jeshil për reformën.

Kjo pikë ka dy gjysma të mëdha që për ne janë me vijë të kuqe. Janë 4 institucione të reja, dy prej tyre njihen me veting. Njëra kalimi në skanerin e radiografisë etiko-profesionale të atyre që paguhen për të gjykuar, pasuria, vendimarrja, aftësitë profesionale, me një filter shumë të imët të teknologjisë me të lartë. Shtylla tretë është shëmbja përtokë e këtij sistemi që kemi.

Një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në Kuvend ku do të votohet për t’u zgjedhur ata që e meritojnë me një shumicë të cilësuar. Shumica e cilësuar s’ka asnjë lloj kompromisi me PD-në.

Edhe pse në politike kurrë nuk thuhet kurrë, unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë. Nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë të vetëm draftin, ne do ta votojmë”.


Video/ “Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën gjermane 75 vjeçe”, trauma me penisin në tren

“Unë u ngrita dhe atëherë refugjati filloi të këlthasë: Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri”.

Një video me titullin tendencioz “Refugjatët shqiptarë ngacmojnë plakën 75-vjeçare” është publikuar në “You Tube”. Gruaja e moshuar, e ndalur në rrugë, rrëfen në mikrofon sesa të pakënaqur janë qytetarët gjermanë nga prania e shumë e refugjatëve, që ua kanë trubulluar jetën.

Dhe në kohën kur ajo tregon shqetësimet e saj, duke nisur nga provokimet seksuale në tren prej një zezaku, një adoleshent hyn mes intervistës së saj duke i thënë se, jo të gjithë myslimanët janë të këqij dhe bën me të një debat të matur politik dhe bindës.

Plaka insiston se nuk thotë se janë të këqinj, por nuk mund të adoptohen me kristianët e megjithatë, i riu që mbështetet dhe nga dy shokë të tjerë, i thotë se ai është mysliman dhe ata nuk janë të këqinj. Po ashtu, edhe të krishterët vrasin, shprehet ai.

Djali po ashtu i kujton se çfarë ka thënë kancelarja Merkel për refugjatët, por gruaja e moshuar thotë: “Ajo nuk po i merr ata në shtëpinë e vet, madje as në Berlin, por po i degdis gjetkë”.

Dhe ndërsa ajo insiston për politikat e gabuara të Merkelit, adoleshenti i jep të kuptojë se e ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.

E në fund, ai thotë: “Ok, megjithatë, ta dini që ne jemi shqiptarë! Ciao” – dhe ikën duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Ja përplasja e tyre “live” nisur nga rrëfimi i gruas gjermane:

“Është shtazëri! Unë jam 75 vjeçe! Isha ulur në trenin e metrosë. As që dua ta tregoj.

Një burrë i zi m’u ul nëkrah, me atë si e quani ju, telephone, laptop?! I vogël. Unë isha ulur pranë dritares dhe ai pranë meje me atë pajisjen në dorë. Kështu që ishte e qartë që ndonjëhërë do të hedhën ndonjë vështrim mbi atë. Po ai kishte një penis të ngrefosur në atë ekran! Dhe e kuptoi se unë isha duke e parë. Atëherë më pyeti:

“I mirë? Është i mirë?”

Ta dish, u ngrita dhe ika menjëhërë. Pastaj një djalë erdhi, një gjerman, ai u ul në krahun tjetër e më tha: “Vura re se ai ju ngacmoi!”

Unë ika, kur refugjati filloi të këlthasë: “Fuck you, fuck you, ficki ficki! – Ishte shtazëri!

Pesë minuta larg meje ndodhet një qëndër refugjatësh. Ata sollën 490 refugjatë në një rrugë me 250 banorë. Një grabitje pasonte tjetrën.

Në Elisen Street, mund t’jua them emrat. Ata e vodhën dy herë të njejtën shtëpi Brenda 14 ditëve. Është e pabesueshme. Polici kalonte dhe thoshte: Ok, mirë, por çfarë të bëjmë? Ata ngrinin supet. Po ata nuk kanë pse të habiten kur moshat e vjetra të votojnë të gjitha AfD, partinë e ekstremit të djathtë!

Për Vitin e Ri unë vija nga kisha dhe ishin 100 apo 150 refugjatë , por një burrë më shoqëroi në metro sepse unë nuk mund të kaloja atje vetëm”.

Pas kësaj, në bisedë ndërhyn djaloshi që debaton me gruan politikisht:

“Ok, po pse nuk është i pajtueshëm myslimanizmi me kristianizmin?” e pyet djali. Dhe ndërsa gruaja i flet për politikat e gabuara të Merkelit, ai i jep të kuptojë se ka gabim, shumë gabim atë që mendon për myslimanët dhe refugjatët në tërësi.Ok, megjithatë, ne jemi shqiptarë! Ciao” thotë ai dhe largohet me “shqiponjën e duarve”./Syri.net/


Fotolajm/ Ku është “spiuni” francez që ndjek Kombëtaren Shqiptare

Patrick Gonfalone është trajneri i kombëtares “U-19” të Francës dhe që prej muajit Mars ai ndjek të gjitha stërvitjet dhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare.

Gonfalone ka ndjekur nga afër përballjet e Shqipërisë me skuadrat e tjera, duke vëzhguar mënyrën e lojës dhe skemat e përdorura nga tekniku italian De Biasi.

Edhe të shtunën, në ndeshjen kundër Zvicrës, ai ishte i pranishëm në stadium.

Sot, ai do të bëjë raportimin tek trajneri i Francës Didier Deshamp, për t’i treguar mënyrën se si luan Kombëtarja jonë, “hiletë e sekretet” e kuqezinjve.

Raporti i këtij “spiuni” do të përdoret nga Deshamp në ndeshjen Francë-Shqipëri më 15 qershor.


Video/ Ndiqni LIVE përballjen Spanjë- Çeki

Spanja dhe Çekia janë duke u përballur me njëra-tjetrën në ndeshjen e parë të tyre në Kampionatin Europian të Futbollit “Francë 2016”.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin e Touluse në Francë, ku duket se edhe atje ka pasur reshje shiut.


Foto/ Francë-Shqipëri, një lajm i mirë vjen nga Kombëtarja

Paraditen e sotme mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe nuk është stërvitur me grupin si pasojë e një problemi me gjurin.

Stafi mjekësor ka konfirmuar Kaçe do të rikthehet në stërvitjet e pasdites dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Francën.

Tashmë gjithçka do të jetë në duart e Gianni De Biasit, i cili pritet të vendosë 11-shen titullare kundër Francës.


Video/ Kim Kardashian udhëton drejt Parisit për “Euro 2016”
Menjëherë pasi ka nisur Kampionati Europian Franca është kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të këtij turneu, por edhe sepse shumë “yje” të Showbizit janë të pranishëm për “Euro 2016”.

Së fundmi, listës i është shtuar edhe Kim Kardashian, e cila është shoqëruar nga burri i saj Kanye West, raporton “Daily Mail”.

Edhe kësaj radhe, ajo nuk i ka zhgënjyer me veshjen, duke zgjedhur një fustan me dekolte shumë të hapur.

Euro 2016”, ja koeficentët dhe Kombëtaret favorite për sot
Sot luhen 3 ndeshje të cilat janë të vlefshme për Grupin D dhe E. Spanja është favorite me Çekinë, ndërsa iberikët futen në fushën e lojës si pretendentë ndërsa kompanitë e basteve kuotojnë fitoren e tyre me 1.45, barazimin me 4.5, ndërsa fitorja e Çekisë me 9.

Ndeshja tjetër mes Irlandës dhe Suedisë do të luhet në orën 18:00 ndërsa kompanitë e basteve shohin Suedinë e Ibrahimovicit si pretendente duke e kuotuar me koeficentin 2.3, barazimi 3.1 ndërsa fitorja e Irlandës me 3.6.

Në orën 21:00 do të jetë përballja më e bukur e ditës së sotme pasi ajo që pritet të jetë surpriza e këtij Europiani, Belgjika kuotohet si favorite me koeficentin 2.6, barazimi 3 ndërsa fitorja e Italisë me 3.2.

Video/ Voskopojë, vajza nga Erseka lë nam me kërcimin e saj...

Një video e filmuar në Voskopojë përpara dy ditësh, na sjell një moment humoristik. Një gjimnaziste e një shkolle të mesme nga Erseka, e ardhur për ekskursion me klasën në Voskopojë, ka bërë një kërcim interesant përpara të gjithëve.

Për më tepër ndiqni videon:

Video që duhet parë patjetër/ Shqiptari i bën “zbor” breakdance-s...
Nuk kemi vetëm femra të zonjat që dinë të dredhin belin apo vithet. Kemi edhe bura që nuk bien më poshtë në breakdance, ani pse me muzikë tallava...

Shikoni videon:


Volvo 850” feston 25-vjetorin

“Volvo 850” u prezantua në 11 qershor 1991 dhe ishte vetura që ndryshoi çdo gjë: tërheqie të përparme dhe motor 5 cilindërsh të vendosur tërthorazi. Modeli 850 pati sukses në motorsport dhe ishte Volvo e parë me sistemin AWD.

Ky ishte një nga investimet industriale më të mëdha në Suedi. Përveç motorit 5 cilindërsh të vendosur tërthorazi, kishte dhe urën e pasme me skemën Delta-link, sistemin e integruar të mbrojtjes nga përplasjet anësore SIPS (Side-Impact Protection System) dhe rripat e përparmë të sigurisë me rregullim automatik.

Pavarësisht se të kujton serinë 700, “Volvo 850” është një projekt krejtësisht i ri.

Puna për zhvillimin e këtij modeli filloi në 1978 dhe për shkak të objektivave të rëndësishëm që duhet të arrinte, u vendos të quhej Galaxy.

Projekti “Galaxy” u zhvillua në dy degë: njëra në Suedi dhe tjetra në Hollandë. Teknologjia bazë u zhvillua bashkërisht, por më vonë grupet u ndanë dhe shoqëria hollandeze “Volvo Car B.V” zhvilloi atë që do të quhej seria 400, ndërsa nga skuadra suedeze u zhvillua seria 850.

Modeli i parë që u prezantua ishte 850 GLT, motori i aspiruar me 20 valvola i të cilës zhvillonte 170 kf.

Modeli tjetër i rëndësishëm ishte 850 Station Wagon që u prezantua më 1993. Ky ruante karakteristikat dalluese Volvo siç ishte prerja e drejtë dhe vertikale e pjesës fundore, e cila siguronte hapësirë maksimale në ngarkim. Karakteristikë tjetër ishte grupi i fenerëve të pasëm që zhvillohej vertikalisht në të gjithë lartësinë. Ky model fitoi çmimin japonez “1994 Good Design Grand Prize”, si dhe italianin “piu bella estate”.

Seria 850 u pajis me motorë të ndryshëm. Modeli që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte “T-5R” dhe u prezantua në 1994 në Gjenevë. Prej këtij modeli special do të prodhoheshin 2500 vetura. Me ngjyrën e verdhë karakteristike ky u bë një objekt vërtet i veçantë mbi rrota.

Motori turbo me intercooler zhvillonte 240 kf dhe moment 330 Nm. Veturat e verdha u shitën për dy javë dhe po kështu edhe një sasi e njëjtë në ngjyrë të zezë që u prodhua më pas. Në fund u prodhua dhe një sasi tjetër prej 2500 veturash ngjyrë jeshile të errët T-5Rs.

Në 1994 Volvo kthehet në pistë dhe këtë e bën në një mënyrë të veçantë, duke zgjedhur për këtë qëllim dy Volvo 850S në versionon station Wagon. Publiku ndoqi me interes të veçantë në kampionatin britanik BTCC (Britsh Touring Car Championship) dy veturat e skuadrës Tom Walkinshaw Racing të drejtuara nga suedezi Rickard Rydel dhe hollandezi ja Lammers. Në vitin 1995, regullorja nuk i pranonte më veturat station wagon dhe Volvo kaloi në modelin “saloon”, me të cilin Rydell arriti në vend të tretë.

Që nga fillimi, shtypi e quajti modelin 850 si “makina më e sigurt në botë” dhe nga viti 1995 u përdor dhe një element i ri në drejtim të sigurisë: Volvo 850 u bë vetura e parë që kishte në pajimet e serisë airbag anësorë.

“Volvo 850 AWD” konsiderohet një pioniere, sepse ishte modeli i parë Volvo me katër rrota aktive që doli në 1996. Sistemi All Wheel Drive bënte që të kishte katër rrota motorike në òdo moment dhe kjo arrihej nëpërmjet një bashkueseje viskoze që shpërndante automatikisht fuqinë ndërmjet rrotave të para dhe të pasme.

Në qoftë se njëra nga rrotat e pasme fillonte të xhironte, sistemi elektronik TRACS e shpërndante automatikisht fuqinë te rrota me kushte më të mira fërkimi. Volvo 850 AWD u pajis me një motor të realizuar me ide të reja, tek i cili turbokompresori ushqehej me presion të ulët dhe zhvillonte 193 kf dhe ky model konsiderohet si pararendësi i modeleve të sotëm XC me katër rrota aktive.

Viti 1996 shënoi fundin e modelit 850. Kur në vitin 1997 u vendos të rishikohet projekti, emërtimi i mëvonshëm ndryshoi në S70 për modelin “Saloon” dhe V70 për “Station Wagon”. Nga modeli 850 u prodhuan 1,360,522 vetura./AbanianTransport/
Francë-Shqipëri, trajneri Deschamps trondit me deklaratën që bën

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare.

Dy kombëtaret, Franca dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën, nga ora 21:00 në Marseille, në kuadër të Grupit A të “Euro 2016”.

Para këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka lavdëruar Kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës.

Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian. Ndeshja e së Mërkurës në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”,- ka thënë Deschamps ai për “Telefoot”.


Video/ Çdo shqiptar do ndjehej krenar me pamje të tilla...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, për “Euro 2016”, e vë Kombëtaren shqiptare në qendër të vëmendjes.

Tifozë nga mbarë bota bëjnë tifo për kombëtaren e tyre, por ja kush del më i zjarrti. Kjo video do t’iu ngrejë zemrën peshë nga emocionet.

Mos e lini pa e parë…



Video/ Alvaro Morata rrëzon arbitrin. Ja momenti qesharak…

Pas rastit flagrant të shpërdoruar përballë Petr Cech, sulmuesi Alvaro Morata ka bërë një ndërhyrje qesharake ndaj gjyqtarit anësor, duke e rrëzuar atë.

Ky është momenti qesharak mes Moratas dhe gjyqtarit anësor.

Shikoni videon:


Ndalohet drejtori i Tatimeve në Shkodër, favorizoi nipin e tij
Me kërkesë të prokurorisë, policia e Shkodrës ndaloi Drejtorin Rajonal të Tatimeve, Hysen Hysaj. Ai dyshohet për “Shpërdorimit të detyrës”. Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar “H...”shpk.

Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se shoqëria “H...” shpk, me administrator shtetasin M.H, i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së.

Në bazë të legjislacionit fiskal, kompanitë që importojnë mallra nga jashtë për efekt të biznesit, duhet të paguajnë detyrimet doganore para se të përfshihen në skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Në rastin konkret, shoqëria “H...”shpk nuk e ka shlyer detyrimin doganor për disa blerje në vitin 2012 dhe ndërkohë ka bërë kërkesë për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Nga ana e administratës tatimore, rezulton se nuk është kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij.

Po ashtu, subjekti “H...”shpk nuk është shpallur debitor nga administrata tatimore për borxhin doganor, detyrim ky që lidhet me verifikimin për rimbursimin e TVSH-së.

Pavarësisht këtyre mosveprimeve të administratës tatimore, nga ana e Prokurorisë së Shkodrës janë krijuar dyshime të arsyeshme se drejtori rajonal i Tatimeve ka favorizuar subjektin tregtar, duke i rimbursuar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e TVSH-së, në shifrën mbi 10 milionë lekë të reja.

Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Hysen Hysaj, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.



Drafti/ Reforma në drejtësi i hap rrugë martesave gay në Shqipëri
Në draftin e zbardhur të reformës në drejtësi, që do të shkojë sot në Komisionin e Posaçëm parlamentar, është i përfshirë edhe neni për mosdiskriminimin sa i përket orientimit seksual, nen që u hap rrugë martesave gay.

“Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca… orientimi seksual etj”,- thuhet në nenin 18 paragrafi 2.

Por ky nen ka gjetur kundërshti në radhët e deputetëve të opozitës, mazhorancës dhe sigurisht në komunitetet fetare në vend.

Por pavarësisht këtyre kundërshtimeve ai është pjesë e paketës së ndyrshimeve kushtetuese.



Kujdes! Në timon ka edhe shoferë... të droguar

Një i ri është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se drejtonte automjetin e tij nën ndikimin e lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Kostandin Xoxi, 22 vjeç, banues në fshatin Gjorgoz, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa “AA 163 AP” në mënyrë të çrregullt.

Sipas policisë dyshohet se i riu ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë në kryeqytet ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një fëmijë 3 vjeç, për shkak se drejtuesi i mjetit i cili ka përplasur fëmijën ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Shpërthim i madh në Londër

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një ndërtesë të lagjes “Brixton” të Londrës, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sipas zjarrfikësve në Londër, 80 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.

Një banorë i lagjes ka thënë për mediat se, shpërthimi ishte i tmerrshëm. Ai gjithashtu thotë se, ka parë tym masiv nga dritaret e ndërtesës.

Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit.
Video/ Flet ish-gruaja e vrasësit në Orlandos

Flet ish-gruaja e Omar Mateen vrasësit të masakrës në Orlando. Sitora Yusufiy thotë se ai nuk ishte stabël mendrisht, ishte bipolar dhe nervozohej shpesh pa arsye.

Pak kohë pasi ishin martuar ai filloi të abuzonte fizikisht me gruan, e mbante të izoluar në shtëpi dhe nuk e linte as të fliste me familjen e saj.

Foto/ Gigi Hadid ndryshon look

Modelja e njohur Gigi Hadid, kësaj radhe ka befasuar me pamjen e saj.

Hadid u shfaq me flokët e saj kaçurrele në daljen e saj pasditën djeshme në Londër.

Supermodelja dukej mjaft në tërheqëse edhe në këtë stil.



Video/ Spanja fiton me vuajtje 1-0 përballë Çekisë

Spanja ka marrë një fitore me shumë vuajtje përballë Çekisë në deshjen e parë të Grupit D. Është dashur një goditje me kokë e Gerard Pike për të zhbllokuar rezultatin në minutën e 87-të të takimit.

Spanjollët e kanë nisur furishëm pjesën e parë duke krijuar disa raste për gol, por mungesa e koordinimit nga ana e sulmuesit Alvaro Moratës dhe disa pritje të mrekullueshme të portierit çek, Peter Çeh, i kanë mohuar golin demave të kuq.

Ndërkohë që me fillimin e pjesës së dytë edhe Çekia ka pasur disa raste mjaft të pastra, duke ndryshuar tërësisht paraqitje nga ajo e pjesës së parë.

Por në fund të takimit do të ishin spanjollët ata që do të buzëqeshnin pas një goli me kokë të mbrojtësit Pike.

Alarm për bombë në ‘Stade de France’. Rrezikohet Irlandë-Suedi

Një pako e dyshimtë është gjetur pak minuta më parë brenda stadiumit ‘Stade de France’ ku do të luhet ndeshja e ditës së sotme Irlandë-Suedi.


Përballja mes dy ekipeve do të luhet në orën 18:00 ndërsa forca të shumta sigurie ndodhen pranë duke vendosur perimetrin e sigurisë, raporton “lequipe”.

Forcat xheniere ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë një shpërthim të telekomanduar.



Reforma, Xhafaj: Nesër votojmë draftin në komision. Formula, 2/3

Kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj ka deklaruar pas mbledhjes së radhës se, sot është bërë shpërndarja e draftit ndërsa nesër komisioni do të kalojë në votim.

“Sot në mëngjes kemi shpërndarë draftin për shqyrtim në komisionin e posaçëm parlamentar. Mbledhja e komisionit do të vijojë gjatë ditës së nesërme. Komisioni do të shqyrtojë dhe votojë draftin nen për nen dhe në tërësi.

Drafti që do të jetë në tavolinën e deputetëve është një reflektim mbi draftin e paraqitur në komision më datë 4 maj. Ai i është nënshtruar një debati dhe votimi në parim siç është bërë publike”, ka deklaruar Xhafaj.

Ai ka bërë me dije se ka patur edhe një shqyrtim të çdo neni në parim, duke debatuar secilin prej neneve të këtij projekti në nivelin politik.

“Në përfundim të gjithë këtij dialogu politik dhe në përfundim të konsensusit politik të arritur sipas propozimit të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, është mundësuar që të kemi një draft që merr në konsideratë problematikat e konstatuara gjatë dialogut dhe në mënyrë të veçantë të gjithë ato elementë që janë pjesë e atij dokumenti që synonte konsensusin për projektin kushtetues”,- ka thënë Xhafaj.

I pyetur nëse e ruan ky draft shumicën prej 2/3 apo 3/5, kryetari i komisionit është përgjigjur: “Është një shumicë e pranueshme, e aplikueshme si standard dhe përsa kohë që është e tillë dhe përsa kohë që u rekomandua dhe ishte pjesë thelbësore e dokumentit të paraqitur nga ndërkombëtarët, si një zgjidhje konsensuale.

Ne e kemi pranuar dhe sot në respekt edhe të nevojës për konsensus dhe të dakordësisë së arritur me të gjithë faktorët e përfshirë në këtë proces, në projekt është me 2/3”,- ka sqaruar Xhafaj.

Sikurse kryeministri më herët, edhe deputeti socialist ka hedhur poshtë mundësinë e reflektimit për vendet e rezervuara.

“Vendet e rezervuara nuk janë propozim që vijnë nga ndërkombëtarët në dokumentin për konsensus. “Vendet e rezervuara” është një formulë së bashku me disa formula të tjera që mund të konsiderohen në kushtet që nuk funksionojnë shumicat e cilësuara, apo në funksion të nevojës seleksionuese brenda trupave parlamentare për të arritur tek një shumicë e cilësuar sa më cilësore.

Dhe vendet e rezervuara nuk kanë qenë kurrë një gjë e dakordësuar midis palëve, në mënyrë më absolute dhe nuk është “vendet e rezervuara” një propozim i definuar nga Venecia si zgjidhje”,- ka thënë Xhafaj./TCh/

Kapet me kokainë, policia arreston studentin serb në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy ditë më parë një të ri serb që ndiqte studimet në kryeqytetin shqiptar.

24-vjeçari G.F.A, u kap me drogë në një lokal nate në rrugën “Abdi Toptani”. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.6 gram kokainë.

Materialet iu referuan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Krujë, asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis

Policia e Krujës ka asgjësuar 4000 rrënjë kanabis dhe ka arrestuar një 20-vjeçar, banues në fshatin Verion.

4 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar nga policia e Krujës, ndërsa në pranga është vënë një 20-vjeçar, banues në fshatin Verion. Në pronën e Edison Çangut, u gjetën 2850 bimë kanabis, që u asgjësuan me djegie.

Policia po punon për kapjen e shtetasit me iniciale I.S., 41 vjeç, banues në Arrameras të Krujës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1150 bimë narkotike kanabis.




I vjedh laptopin motrës, vëllai dënohet në gjyq me 8 muaj burg
Në janar të këtij viti, një 29-vjeçar në Tiranë ka marrë laptopin e motrave të tij, të cilin e ka shitur dhe paratë e fituara i ka shpenzuar brenda ditës duke luajtur bixhoz.

Ajo që nuk ka menduar ai ka qenë fakti se për këtë veprim tashmë duhet të vuajë një dënim me 8 muaj heqje lirie.

Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin në ngarkim të 29-vjeçarit Gentian D., duke e deklaruar atë të fajshëm për akuzën e “vjedhjes”.

Referuar vendimit të gjyqtarit Sokol Tona, procedimi penal ndaj të pandehurit ka nisur bazuar në një kallëzim të motrës së tij të bërë në 29 janar 2016 në Komisariatin e Policisë nr.4, në kryeqytet.

Sipas kallëzueses, në këtë datë, rreth orëve të mesditës, i pandehuri është kthyer në banesë dhe ka marrë në duar një kompjuter laptop që ishte i dy motrave dhe po luante me të në korridorin e shtëpisë.

“Pas një kohe kallëzuesja ka konstatuar se laptopi, të cilin motrat e mbanin në dhomën e gjumit nuk ndodhej aty.

Mbi interesimin tek i vëllai në lidhje se ku ndodhej laptopi, kallëzuesja ka konstatuar se i pandehuri e ka marrë atë dhe duke e futur në një çantë, është larguar me vrap i ndjekur prej kallëzueses A.D., derisa ai ka hipur në një taksi dhe është larguar”,- ka pohuar ajo në kallëzim.

Pas njoftimit të shërbimeve policore, është mundësuar të kapet dhe të arrestohet i pandehuri. Prej tij është mësuar se laptopin e markës “Dell” të vjedhur nga motrat e tij e ka shitur në treg kundrejt vlerës 10 mijë lekë, të cilat po atë ditë i ka shpenzuar duke luajtur bixhoz.

Bazuar në thëniet e tij është mundësuar edhe gjetja dhe sekuestrimi i sendit të vjedhur, vjedhje e pranuar prej tij, i cili i është kthyer të dëmtuarës. Gjatë gjykimit është administruar edhe dëshmia e të pandehurit Gentian D.

I pyetur në seancë gjyqsore rreth ngjarjes së kallëzuar nga motra e tij, ai është shprehur i penduar, si edhe ka pohuar se një veprim të tillë e ka kryer nga kushtet e tij sociale dhe ekonomike.

Në vendim Gjykata ka çmuar edhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit, i cili ka rezultuar me precedentë të mëparshëm penalë, madje edhe i dënuar po për veprën penale të “vjedhjes”./panorama/

"Çmendet" moti në fundjavë, temperaturat deri në 40 gradë
Mbërrin vala e parë e të nxehtit afrikan në vendin tonë. Pas reshjeve të shiut, territori i vendit do të përfshihet nga një valë të nxehti ku tempertaurat pritet të shkojnë deri në 39-40 gradë Celsius.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, i gjithë territori u përfshi nga masa ajrore të presionit të ulët, të cilat shkaktuan reshje shiu, stuhi dhe përmbytje në disa qytete, si dhe dhe uljen e temeperaturave maksimale me 4 gradë Celsius.

“Sot janë regjistruar reshje me intensitet të lartë. Në Lezhë me rreth 80 mm, në Vlorë 60 mm dhe në Tiranë me 40 mm shi. Këto shkaktuan përmbytje, pasi reshjet ishin me intensitet të lartë”,- deklaron meteorologia Rezarta Xhakollari për “Top Channel”.

Sipas meteorologëve, duke nisur nga pasditja e së hënës intensiteti i reshjeve do të nisë të bjerë, por ato do të jenë të pranishme deri ditën e mërkurë, kur dhe do të nisë rritja e temperaturave.

“Ditën e enjte i gjithë gadishulli i Ballkanit dhe sidomos Shqipëria do të përjetojë një valë të nxehti, të parën e të nxehtit afrikan. Do të jetë një rritje graduale, por të shtunën e të dielën, sidomos në jug të vendit, temperaturat do të shkojnë në 39-40 gradë Celsius”,- saktëson Xhakollari.

Ndonëse jemi në stinën e verës, temperatura kaq të larta saç priten këtë fundjavë janë të pazakonta për muajin qershor./TCH/



Video+18/ Tiranë, çifti, seks te Liqeni Artificial në prani të fëmijëve
Njerëz që nuk përmbahen, maniakë autobusësh e rrugësh, sherre nga të gjitha anët, mirë se vini, kjo është Shqipëria e së tashmes. Nuk mund të qëndrojmë shurdhë dhe memecë, jo nuk mund t'i mbyllim as sytë përpara këtyre pamjeve dhe veprimeve, edhe pse po ndodhin gjithnjë e më shpesh.

Një video skandaloze ka ardhur para pak minutash në redaksinë e “Jetaoshqef.al”.

Pikërisht në Liqenin Artificial, në mes të Tiranës një çift është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale.

Ky skandal ka ndodhur ditën e shtunë, në mes të ditës. Ndërkohë që rreth e rrotull kishte familjarë e fëmijë, siç duket çifti i ri nuk e ka vrarë aspak mendjen, por ka vazhduar "punën" duke shfryrë të gjitha hormonet.

"Na tmerruan kalamajt. Te pakten te largohen e te fshihen. Mos te bejne kshu gjerash afer zones ku kalojne njerez.Ishin 20-25 vjec, me lane pershtypje se kur kaluan njerez aty afer tyre, u ngriten sikur spo benin asgje",- tha raportuesi i “Jetaoshqef.al”./JOQ/
Foto+16/ Bashkëshortja e futbollistit publikon një foto që "çmend" rrjetin

Joana është bashkëshortja e futbollistit Filip Djordevic, sulmuesi serb i Lacios. Ky i fundit ka edhe një vajzë me Joanën, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendje për linjat e saj trupore.

Shpesh, çifti publikon foto të ndryshme në rrjetet sociale, ndërsa kjo foto e tyre në jaht po bën namin në rrjet.

Shumë komentues e kanë quajtur sulmuesin serb një madhkull me shumë fat që ka në krah një femër të tillë.

E në fakt, i tillë është!


Foto/ Gugu shpërthen kundër Da’Sarës: K*rvë 2 mijë lekshe, k*re me syze

Këngëtarja Gugu ka shpërthyer fuqishëm ndaj prezantueses Desara Karaiskaj. Kjo e fundit publikoi një foto të vjetër të Gugu, ku shkruante: "Shiko çfarë më nisën në inbox moj.

Paskemi bërë rastësisht një intervistë bashkë kur nuk ishe e njohur. Dhe më shkruanin edhe që paske gënjyer që ke thënë vetëm për gjoksin se paske bërë edhe hundën".

Kaq ka mjaftuar që Gugu të shpërthejë keq ndaj prezantueses, duke e quajtur "k*rvë 2 mijë lekshe dhe përdoruese kokaine".

Më poshtë komentet ofenduese ndaj prezantueses:
Gazetari maqedonas fyen Mustafin dhe shqiptarët, reagon Facebook

Gazetari maqedonas, Milenko Nedelkovski, ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Mbrëmë ai është kapur me shqiptarin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në “Euro 2016”.

Milenko shkroi mbrëmë në Facebook “Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve”,- shkruan gazetari problematik.

Por pas raportimeve për gjuhë të urrejtjes, ka mbërritur raport nga Facebook Community Standards, ku thuhet se fotografia është larguar.

“E kemi shqyrtuar raportin tuaj për ngacmim. Pasi ka thyer rregulloren tonë për standardet shoqërore, ne e kemi larguar fotografinë. Ju faleminderit për raportimin.

Ia kemi bërë me dije Milenkos se e kemi larguar fotografinë por nuk i kemi treguar për personin që ka raportuar”,- shkruhet në raportin e Facebook Community Standards.


Kjo është arma më e rrezikshme amerikane, ka shkaktuar qindra tragjedi

Ajo është përdorur për mbytjet në Sandy Hook, vrasjen e tifozëve të Batman në një kinema në Colorado, si dhe vrasjen e punëtorëve në një mbrëmje festive në San Bernardino.

Por AR-15, një pushkë gjysmë-automatike, përcjell Telegrafi, ka qenë gjithashtu arma e zgjedhur edhe për një person të armatosur i cili bëri vrasjen e 50 vetave në një mbrëmje të homoseksualëve. Bëhet fjalë për Omar Mateen, i cili është duke u fajësuar për atë që quhet vrasja më e madhe një ditore në historinë e SHBA-ve.

Arma vdekjeprurëse u gjet të dielën në mëngjes në mes të 50 viktimave të kasaphanës në një klub nate në Orlando, Florida. E siç shkruajnë mediat e huaja, Mateen e bleu armën e tij në mënyrë të ligjshme, javën e kaluar në Florida.

Ja disa raste kur kjo armë kishte shërbyer për të realizuar disa sulme të tmerrshme vdekjeprurëse:

2 dhjetor 2015: AR-15 ishte një nga armët të cilën Syed Rizëan Farook dhe gruaja e tij Tashfeen Malik, kishin përdorur për të vrarë 14 perona dhe plagosur 22 të tjerë në një sulm në një Qendër Rajonale në San Bernardino, Kaliforni.

1 tetor 2015: Christopher Harper Mercer qëlloi për vdekje profesorin dhe tetë studentët në një klasë në

Umpqua Community College në Roseburg, Oregon, përcjell Telegrafi. Ai ishte i armatosur me një AR-15 dhe të tjera armë.

7 qershor 2013: John Zaëahri ishte i armatosur me një AR-15 kur u shfaq i tërbuar në Santa Monica Community College jashtë Los Angeles. Ai vrau pesë veta dhe plagosi katër të tjerë, pasi ishte vrarë nga policia.

14 dhjetor 2012: Adam Lanza kishte përdorur një AR-15 të blerë nga nëna e tij për të vrarë 20 nxënës dhe 6 pjesëtarë të stafit në Sandy Hook Elementary School në Neëtoën, Connecticut. Ai përdori një pistoletë për të vrarë veten pasi u rrethua nga policia.

20 korrik 2012: AR-15 ishte pjesë e arsenalit të James Holmes, kur ai hapi zjarr gjatë shfaqjes në mesnatë në një kinema në Aurora, Kolorado.
Video/ Ky është sherri më spektakolar mes dy vajzave

Për shumë minuta dy vajza janë përleshur me njëra-tjetrën pa i ndarë askush.

Në këtë video duken dy djemë që thjesht vëzhgojnë dhe nuk ndërhynë për ti ndarë vajzat.

Duket se mes tyre ka një inat të madh për të mos lënë asnjërën që të fitojë.



14/06/2016/.................................................

Vrojtimi i shpendëve, risia e turizmit ekologjik në Shqipëri

Të ‘armatosur’ me dylbi dhe teleskopë, vizitorët e rinj të ligatinave në Shqipëri synojnë ta kthejnë vrojtimin e shpendëve në një mundësi të dyfishtë; për mbrojtjen e tyre dhe tërheqjen e turistëve të huaj.
Ornitologu Taulant Bino ndal hapin dhe mban vesh çdo tingull në peizazhin e mbrojtur të Velipojës. Pasi ka heshtur për disa sekonda, ai kthehet nga grupi i kureshtarëve që e shoqërojnë në ekspeditën e vrojtimit të shpendëve dhe pohon zbulimin e tij.
“Është qukapiku i zi, ndodhet në një pemë rreth 15 metra larg në të djathtë”.

Përvoja dhe pasioni i kanë mprehur shqisat dhe i kanë kalitur durimin Binos-drejtues i Shoqërisë Ornitologjike Shqiptare, AOS, i cili përmes vrojtimit të shpendëve po projekton një formë të re të eko-turizmit në Shqipëri.

Fundjavën e shkuar, AOS zgjodhi Velipojën dhe Liqenin e Shkodrës, sepse relievi fushor i ligatinave ndërthuret më së miri me atë malor dhe u ofron turistëve më tepër aktivitet. Të pajisur me dylbi dhe teleskopë, grupi i të pasionuarve pas shpendëve synon të tregojë se entuziazmi për zogjtë duhet të shërbejë për mbrojtjen e tyre.

Bino shpjegon se turizmi natyror është një mundësi e mirë për të afruar njerëzit me shpendët dhe për t’u treguar atyre se çfarë tiparesh dhe vlerash ka secili shpend. Ai vlerëson se Shqipëria ka ekosisteme në gjendje të mirë natyrore, ndërkohë që moratoriumi i gjuetisë, infrastruktura dhe qetësia e natyrës e kthen Shqipërinë në destinacionin më të ri të paeksploruar në Europë.

“Vrojtimi është e kundërta e gjuetisë dhe ne duam ta përdorim si sensibilizim për mbrojtjen e shpendëve”,- thotë Bino.

Rajoni i Shkodrës është një nga alternativat më të reja të vrojtimit të shpendëve- gjithashtu mjaft i përhapur në lagunën e Karavastasë dhe Nartës, si dhe në luginën e Valbonës. Sipas Binos, një nga asetet e Shkodrës, veç trashëgimisë së pasur kulturore, janë 280 llojet e shpendëve që e kanë kthyer atë në habitat – nga 330 lloje që ekzistojnë gjithsej në Shqipëri.

Ndërsa grupi i shkon më thellë pyllit, nën ajrin e plogësht të zonës së afërt kënetore, ornitologu Bino sqaron se ky mjedis ndërthur më së miri shpendët këngëtarë të pyllit si qukapiku i zi, bengu, mëllenja dhe bilbilthi gushëkuq me shpendët baltakë.

Pas 20 minutash ecje shfaqet kallamishtja e Domnit, më e madhja në Shqipëri. Gjatë komunizmit shumica e kënetave u thanë për t’u kthyer në toka bujqësore, por Domni dhe Rrushkulli mbeten parajsat më të rëndësishme të shpendëve.

Me shkatërrimin e vendmaskimeve të gjahtarëve të paligjshëm, duket se habitati është bërë më i sigurt jo vetëm për banorët me flatra, por edhe për vizitorët e vegjël.

Aurora Zylaj, biologe dhe themeluese e Shoqatës Well-Point, që synon mbrojtjen e shpendëve në rajonin e Shkodrës, i tregon shpesh me gisht vajzës së saj shpendët që fluturojnë nga njëra pemë në tjetrën dhe emrat e tyre në shqip dhe latinisht. Ajo shpreson që dashurinë dhe përkushtimin e saj për njohjen dhe mbrojtjen e shpendëve t’ia kalojë edhe brezave më të rinj, në një moshë sa më të hershme.

“Shkodra ka shumë biodiversitet dhe ne duhet të sigurohemi që promovimi dhe mbrojtja e tij të fillojë që nga fëmijët përmes ekskursioneve. Sa herë që del në ekspeditë, mëson gjithnjë e më shumë gjëra të reja, sepse natyra është e pafund,” tha Zylaj për BIRN.

Liqeni i Shkodrës është një tjetër shtëpi e rreth 30,000 shpendëve folejzues dhe dimërues në rajon. Me një sipërfaqe prej 540 kilometra katrorë në periudhën e reshjeve – më i madhi në Ballkan – ai është kategorizuar si zonë Ramsar, e rëndësisë botërore për shpendët dhe gjallesat e tjera të tij.

“Bimësia nënujore, kallamishtet dhe zambakët e ujit përbëjnë mjediset e rëndësishme të foljezimit dhe dimërimit të shpendëve si kredharaku, bajza, dallëndyshet e detit dhe çafka e përhime”,- sqaron ornitologu Bino, ndërsa anija turistike vozit ngadalë nëpër liqen pranë kallamishteve.

“Është shumë e rëndësishme që të ruajmë distancën rreth 50-100 metra nga habitatet, në mënyrë që vrojtimi të bëhet pa shqetësuar shpendët dhe turistët t’i shohin ata në gjendjen natyrale”,- shton ai.

Durimi i vrojtuesve shpërblehet kur mbi kokat e tyre fluturon plot lavdi pelikani kaçurrel, shpendi më i madh i Europës, i cili ka filluar të vizitojë edhe anën shqiptare të Liqenit të Shkodrës. Duke parë përmes teleskopit pelikanin e rrallë, një nga vrojtueset, Luçiana Shaba nuk mund ta përmbajë gëzimin dhe i thërret edhe të tjerët të shohin lart. Më pas, ajo nxjerr bllokun e shënimeve dhe fillon të shkruajë të dhënat e nevojshme për turistët që do të sjellë këtu në turin e radhës.

“Vrojtimi i shpendëve në rajonin e Shkodrës mund të kthehet në një nga aktivitetet më tërheqëse të guidave tona të veriut të Shqipërisë”,- tha për BIRN Shaba, e cila është menaxhere produkti në agjencinë turistike Sondor, që merret me turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë.

“Ne i shohim burimet natyrore shqiptare si një nga asetet më të rëndësishme të tërheqjes së turizmit hyrës dhe ky aktivitet mund të jetë veçanërisht atraktiv për turistët gjermanë dhe anglezë në Shqipëri”,- shton ajo.

Ashtu si Shaba, edhe Bino e sheh mungesën e zhvillimit të vrojtimit të shpendëve në Shqipëri si një mundësi të artë për një treg që mund të krijohet së fundmi. Për këtë arsye, për të dytën herë radhazi, AOS do të trajnojnë në shtator operatorët turistikë për njohjen dhe turet e eko-turizmit si shpendët dhe bimësia.

Duke zbritur nga anija pas ekspeditës së vrojtimit, që i ra rreth e qark Liqenit të Shkodrës, Denik Ulqini, ekspert i mjedisit në Shoqatën për Mbrojtjen e Gjallesave Ujore të Shqipërisë, thotë se shpreson që tërheqja e turistëve të rrisë edhe më tepër ndërgjegjësimin e vendasve dhe të autoriteteve.

“Ka ende shumë punë për të bërë për mbrojtjen e shpendëve dhe gjallesave ujore në Shkodër. Duhet zbatim më i rreptë i ligjit, kufizim i peshkimit të paligjshëm dhe eliminimi i ndotjes nga intertet urbane”,- tha Ulqini për BIRN./BIRN/


Foto/ Vrojtimi i shpendëve, risia e turizmit ekologjik në Shqipëri
Video/ Atë që bën kjo makinë nuk do ta besoni...
Ky SUV “Jeep Wrangler” dhe shoferi i tij janë vërtetë të paparë. Shikoni se çfarë bëjnë ata duke bashkuar zotësinë me teknikën dhe përshtatshmërinë jashtë rruge...

Ndiqni videon që ta kuptoni më mirë:



Ministri gjerman në Tiranë: Politika të bëhet bashkë për reformën

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Steinmeier ka bërë thirrje që partitë politike të bëhen bashkë për të votuar reformën në drejtësi, sidomos gjatë këtyre orëve që janë vendimtare.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Steinmeier theksoi se kjo reformë është e rëndësishme edhe për rekomandimin që do të japë Komisioni Europian gjatë vjeshtës së këtij viti.

“Faleminderit për pritjen që më rezervuat. Gjermania ndjek me vëmendjen zhvillimet politike që ndodhin në Shqipëri. Do të doja të përsërisja atë cka thashë sot gjatë konferencën me ministritn e jashtëm, ne ndjekim me interes reformat në sektorin ekonomik që do të sjellin edhe investime më të suksesshme.

Por më tepër interes do të kishim që Shqipëria të ndjekë rrugët e veta për një sistem sa më demokratik dhe pikë kyce do të ishte lufta kundër korrupsionit shoqëruar me reformën në sistemin e drejtësisë. Tani ndodhemi në fazë vendimtare.

Në vjeshtën e këtij viti KE do të vlerësojë pritshmëritë nëse janë realizuar apo jo, dhe këtu reforma në drejtësi luan rol deçiziv.

Shpresoj që forcat politike në vend të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket përmbylljes së reformës në sistemin e drejtësisë.

Jemi në një pikë ku Shqipëria nuk kishte qenë kurrë më parë, jemi përpara një produkti dhe vjen si produkt në konsulencën e Venecias”,- tha ministri i Jashtëm gjerman.



Rama me Steinmeier: Gjermania, mbështet Reformën në Drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në një takim në të cilin ka vlerësuar mjaft mbështetjen e Gjermanisë për integrimin europian të Shqipërisë nëpërmjet mbështetjes së Reformës së saj në Drejtësi.


Rama tha se “jemi të kënaqur të mirëprisnim një mik të zjarrtë dhe mbështetës të rajonit tonë në rrugën e integrimit europian.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm e domethënës në marrëdhëniet e intensifikuara me Gjermaninë mike që i jemi mirënjohëse për rolin e marrë në procesin historik të

që e ka futur rajonin tonë në një epokë të re. Por nga ana tjetër vizita ishte e rëndësishme edhe për momentin, një moment historik për një reformë historike, Reforma në Drejtësi që duke kaluar me sukses në parlament çel rrugën e negociatave, gjë që Gjermania dhe ministri i Jashtëm janë investuar për t’i dhënë popullit shqiptar një mesazh të qartë që BE e pret krahëhapur Shqipërinë natyrisht duke plotësuar gjithë sa duhen për të qënë anëtare.

Jam i gëzuar që ministri sot pa ekuivok nënvizoi dosmodshmërinë që opozita të bëjë hapat e veta për t’iu bashkuan një drafti që nuk është prodhuar në selinë e PS, as në atë të qeverisë, por është produkt i një bashkëpunimi shembullor me BE dhe SHBA ku Gjermania ka pasur qysh këtë vit një vëmendje të veçantë dhe e ka ndjekur procesin me një vëmendje të veçantë”.



Rrogozhinë/ Vëllezërit policë burgjesh qëllojnë për të vrarë dy persona, plagoset kalimtari

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia pasi një ditë më parë në Rrogozhinë kanë qëlluar për të vrarë dy persona. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një i moshuar, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia thanë se, ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 11:00 në dalje të Rrogozhinës ku dy vëllezërit, Elvin dhe Besnik J., të moshave 26 dhe 28 vjeç, të dy punonjës të burgut të Rrogozhinës kanë qëlluar me armën e shërbimit për të vrarë dy persona të tjerë me inicialet K. P., dhe D. D., të moshave 42 vjeç dhe 26 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të Rrogozhinës. Por fatkeqësisht plumbat e nxjerrë nga armët e dy policëve të burgjeve kanë plagosur një kalimtar të rastësishëm i cili është dërguar në spital ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet fjalë për 86-vjeçarin me inicialet H. H. Por dy vëllezërit policë kanë dhunuar edhe njërin prej shënjestrave të tyre, i cili ndodhet në spital.

Me tu njoftuar, policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, që fatmirësisht nuk ka përfunduar në një tragjedi. Gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes uniformat blu kanë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një makinë tip “Hyndai”, ndërsa dy vëllezërit janë shpallur në kërkim.




Miratimi në komision pa opozitën, Xhafaj: Drafti është i shqiptarëve

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, duke folur për mediat pas votimit nen për nen në komision pa opozitën të draftit me ndryshimet kushtetuese, u shpreh se dita e sotme është një ngjarje për t’u shënuar.

Sa i përket largimit të opozitës nga votimi për shkak të rekomandimit 88 të Venecias ku ndahen palët, Fatmir Xhafaj tha se u ra dakord që për këtë pikë do të mbetet një kanal i hapur komunikimi që ditët në vijim të gjendet një zgjidhje.

“Kemi votuar një draft, që tashmë është pronë e shqiptarëve për një ardhme më të mirë. Është një ngjarje për t’u shënuar. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësinë e duhur. Ky nuk është produkt i një grupi njerëzish. Është produkti i atyre qindra njerëzve që për 18 muaj kanë kontribuuar në këtë proces të jshtëzakonshëm.

Janë më shumë se 18 muaj që kemi zhvilluar një proces profesional, gjithëpërfshirës. Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Falenderoj kolegët e mi të PS dhe mazhorancës që kemi bërë të mundur me shumë durim që të arrijmë në këtë produkt”, tha Xhafaj.

Foto/ Tifozet seksi të “Euro 2016”, mes tyre dhe Elvana Gjata

Siç është bërë traditë gjatë viteve të fundit, në çdo kompeticion madhor të futbollit europian apo botëror, mediat sportive nxitojnë të zbulojnë edhe muzat frymëzuese të skuadrave pjesëmarrëse.


Shqipëria në “Euro 2016” ka tërhequr vëmendjen e disa prej mediave më prestigjoze botërore, duke zbuluar edhe emrin më përfaqësues të bukurisë shqiptare në mbështetje të Kombëtares.

Në një klasifikim të publikuar nga gazeta franceze “Le Meilleur de Football”, femra që identifikon kuqezinjtë është këngëtarja Elvana Gjata.

Një gjetje e goditur pasi hiti “Kuqezi” i këngëtares shqiptare ka arritur të pushtojë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën./TCh/

ALBtelecom Fan Zone” kthen sheshet e qyteteve në “mini-stadiume” për fansat e Kombëtares

Edhe këtë verë “ALBtelecom” zgjedh të jetë pranë abonentëve, sidomos fansave të sportit, duke i mundësuar një hapësirë të veçantë siç është “ALBtelecom Fan Zone”. Nga data 10 qershor, “ALBtelecom” ka ngritur “mini-stadiume” në disa qendra qytetesh, për të ndjekur ndeshjet në një shoqëri të mirë si edhe për t’u argëtuar me të gjithë familjen.

Një kalendar i pasur me aktivitete të shumta do ta kthejë muajin e Kampionatit Evropian në një festë të madhe, ku emocionet për ekipin e Kombëtares do të ndërlidhen me atmosferën e ndezur nga bandat muzikore, personazhet e ftuar, lojërat për çdo moshë, të cilat do të ofrojnë shumë dhurata, etj.

Sheshet ku mund të gjeni “ALBtelecom Fan Zone” nga data 10 Qershor-10 Korrik janë:

Në Tiranë tek Pedonalja, Xhamlliku dhe në kombinat te sheshi Garibaldi (stacioni i autobusëve). Në Fier dhe Shkodër tek pedonalet përkatëse dhe në Vlorë tek sheshi para stadiumit.

Ju mund të ndiqni edhe faqen e Facebook të “ALBtelecom” nëpërmjet aplikacionit “#ALBtelecomFanZone”.

Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në “ALBtelecom Fan Zone”, për t’ju bashkuar festës dhe përjetuar së bashku emocionet e këtij kampionati të veçantë!


Basha- Steinmeier: Rekomandimi 88, Rama mban peng Reformën në Drejtësi
Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier. Basha shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjermanisë dhe të ministrit Steinmeier për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës, kohë në të cilën mbante postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Basha i bëri të ditur Ministrit të Jashtëm gjerman se opozita e drejtuar prej tij ka shprehur me vepra dhe jo me fjalë mbështetje të plotë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Ndryshe nga opozita e djeshme e drejtuar nga Rama e cila bllokoi për tre vjet statusin për vendin kandidat, unë personalisht, theksoi Basha kam kërkuar tek çdo qeveri dhe tek çdo drejtues i familjes së Partisë Popullore Europiane mbështetje për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë në vend si rezultat i lidhjeve të pushtetit aktual me krimin dhe promovimit dhe mbështetjes nga Kryeministri Edi Rama të personave me rekorde kriminale në Parlament, në bashki e në poste të larta të administratës shtetërore.

Për këtë Basha solli si shembull rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, për të cilin një vit më parë partnerët ndërkombëtarë i kërkuan Edi Ramës të mos e kandidonte pasi ishte i dënuar në Zvicër e Itali për trafik droge e vepra të tjera kriminale.

Rama injoroi thirrjet edhe publike të ndërkombëtarëve duke e kandiduar. Për të mbrojtur këta persona me rekorde kriminale zvarriti për një vit ligjin e dekriminalizmit dhe kur ky u miratua e sfidoi hapur duke u shfaqur në publik me Rroshin e kryebashkiakë të tjerë që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Duke iu referuar korrupsionit, situatës fiskale dhe te sigurisë ligjore, z.Basha solli në vëmendje raportin e Dhomës së Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë e cila rendit Shqipërinë në vendin e fundit në rajon ku investitorët gjermanë do të donin të investonin.

Një tjetër fakt i paraqitur nga kreu i opozitës është edhe numri i lartë i azilkërkeusve shqiptarët të ciëlt janë renditur të dytët në Gjermani pas sirianëve dhe të parët në Holandë. Faktori kryesor i këtij eksodi masiv të qytetarëve shqiptarë është pasiguria si rezultat i simbiozës krim-pushtet dhe rënies së shteit ligjor.

Kreu i Partisë Demokratike e njohu ministrin e Jashëtm gjerman me presionin e jashtëzakonshëm që Kryeministri Edi Rama ushtron ndaj gjyqësorit.

Këtë e dëshmon ndër të tjera rasti i ish- deputetit Kokëdhima, i cili kishte përfituar në kundërshtim me ligjin fonde publike. Edi Rama refuzoi ta dërgonte për hetim dhe pasi u detyrua nga opozita ta bëjë këtë, ushtroi një presion të jashtëzakonshëm ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke i kërcënuar publikisht edhe pas vendimit të marrë nga ata për heqjen e mandatit të Kokëdhimës.

Një rast tjetër flagrant i presionit të papranueshëm ndaj gjyqësorit është edhe rasti i përgjimeve. Pas nisjes së hetimeve dhe dhënies së masave të para nga Gjykata për drejtues të lartë të policië së shtetit të përfshirë në këtë krim, Edi Rama kërcënoi hapur gjyqtarin duke e quajtur atë killer.

Një vend të veçantë në takim zuri reforma në drejtësi.

Që në nisje të reformës theksoi Basha, mazhoranca ka bërë gjithçka që të kapë politikisht sistemin. Kjo u faktua edhe nga Venecia e cila rrëzoi draftin e parë të mazhorancës në plot 38 pika duke e konsideruar si një propozim që conte në kapje politike të drejtësisë.

Ndonëse Partia Demokratike i kërkoi mazhorancës të ulen dhe të miratojnë një draft të përbashkët, kjo u refuzua nga mazhoranca e cila solli edhe një draft të dytë të njëanshëm. Sërish Venecia faktoi shqetësimet e opozitës për kapjen politike, ndër të cilat edhe Byroja Kombëtare e Hetimit të cilën Edi Rama e donte nën varësinë e ministrit të Brendshëm.

Falë rolit të opozitës sot kemi një draft të përmirësuar dhe të dakorduar me përjashtim të një cështje: atë të zgjedhjes së institucioneve të reja. Partia Demokratike ka kërkuar zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Venecias për këtë cështje. Edi Rama nuk ka demostruar vullnet për të pranuar zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias mbi moskapjen politike të drejtësisë.

Pavarësia e sistemit të drejtësisë është një parim pa të cilin nuk mund të ketë reformë ndaj Reformë me kapje politike të sistëmit nuk mund të ketë. Ndaj në në takimet me Ramën dhe Metën kam parashtruar një dhe vetëm një kërkesë nënvizoi kreu i opozitës: zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

Parimi duhet të pranohet për të gjitha institucionet, theksoi z.Basha sepse një drejtësi nuk mund të jetë e pakapur nëse kryeministri vendos se kush është i pastër dhe kush jo nga gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo është refuzuar deri tani nga Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike i bëri të ditur ministrit të jashtëm gjerman tentativën e Edi Ramës për të shantazhuar dhe blerë vota nga deputetët e opozitës për miratimin në mënyrë të njëanshem të reformës në drejtësi. Kjo, theksoi kreu i PD do të jetë fundi i këtij parlamenti.

Basha rikonfirmoi para ministrit të Jashëm gjerman qëndrimin e bërë publik se, nëse trafikohet qoftë edhe një mandat i opozitës atëherë opozita do të djegë mandatet dhe do t’i drejtohet qytetarëve.

Kryetari i PD theksoi se opozita ka demostruar të gjithë vullnetin për të gjetur zgjidhje siç rekomandon Komisioni i Venecias në rekomandimin 88 dhe se zbatimi i tij i plotë për të katër institucionet e reja është rruga e miratimit të menjëhershëm të draftit kushtetues.

Në takimin me ministrin e Jashtëm gjerman, Basha u ndal edhe tek çështja e reformës zgjedhore. Kreu i demokratëve solli në vëmendje raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2015-ës ku theksohet se zgjedhjet nuk ishin as të lira- as të ndershme, pati shitblerje kartash identiteti, blerje vote, intimidim të votuesve dhe presion në qendrat e votimit nga persona me precedentë kriminalë, çka u faktua edhe nga përfasqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.

Në këto kushte, theksoi Basha votimi dhe numërimi elektronik janë zgjidhja e vetme për ti dhënë mundësi qytetarëve të shprehin të lirë vullnetin e tyre.


Zyrtare/ Pa para, shqiptarët s’do të lejohen të hyjnë në Belgjikë
“Shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja”.

Deklarata është bërë sot nga Sekretari i Shtetit belg për Azilin dhe Emigracionin, Theo Francken, që në krye të një delegacioni ka vizituar Tiranën.

Në takimin që patën me Zv/ministren Elona Gjebrea, palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

Gjebrea tha se: “së shpjeti do të fillojë një fushatë verore intensive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptare në kuadër të lëvizjes së lirë me viza dhe shpjegimin e sanksioneve përkatëse në rast abuzimi.”

Ndërsa Sekretari i Shtetit Francken theksoi se shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë, pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja dhe shtoi se shtetasit që do të kërkojnë azil do të perballen me një refuzim të menjëhershëm, si edhe penalizime të forta deri në ndalim hyrje në 8 vjet në zonën Shengen.

Fotolajm/ A është modë kjo?
Puna është se moda është një gjë, ndërsa bastardimi një gjë tjetër. Si mund të jetë modës nxjerrja e bythës në shesh me të gjithë elementët e saj.

Të paktën nuk është modë për rrugë dhe familje, pasi modë striptizmi edhe mund të jetë. Kështu kanë zgjedhur të vishen disa vajza nga Tirana dhe të nxjerrin në pah pjesët e trupit në formën e tyre më natyrale.

Do ketë nga ata që thonë: “Lërini njerëzit në punën e tyre, mos u merrni me bythën e botës...”, e plotë hipokritë të tjerë që nuk e besojnë as vet anti moralin që bëjnë për t’u dukur modernë.

Puna është që ata të parët do plasnin nga inati nëse motra apo e dashura e tyre vishej kështu. Mendojmë që Shqipëria akoma nuk është gati t’i nxjerrë sheshit.

Domethënë ti edhe mund t’i nxjerrësh, vetëm se pastaj do etiketohesh me emrin klasik të femrës pa moral./JOQ/


Dyshimet/ Kush po e ble aeroportin ndërkombëtar të Rinasit

Është 82. 25 milionë euro shuma e shitjes së kompanisë Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, tek Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong.

Sipas kontratës së shitblerjes, të parë nga Monitor, çmimi i shitjes është 82, 250, 000 euro. Kjo shumë është ndarë tek tre aksionerët aktualë të Tirana International Airport, sipas përqindjes së tyre përkatëse të aksioneve (DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%; AviAlliance GmbH-47%). Konkretisht:

DEG – 26,073,250 euro

Avia – 38,657,500 euro

AAEF – 17,519,250 euro



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   217   218   219   220   221   222   223   224   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish