Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet218/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   214   215   216   217   218   219   220   221   ...   352

Nga Blendi Fevziu

Shqipëria do të nisë të shtunën eventin më të rëndësishëm të historisë sportive të saj. Përtej të qenit një ndeshje futbolli dhe një arritje e tillë, prania e Shqipërisë në Francë 2016, është një prej kulmeve të përfaqësimit të Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar. Të çdo lloji qofshin ato. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kjo është arritja e dytë e madhe integruese e Shqipërisë, është sfida e parë reale që ne e fitojmë vetë dhe mundësia më e mirë që kemi pasur deri më sot për të qenë të barabartë mes të barabartëve.

E parë si e tillë, ndeshja e shtunës e Shqipërisë, si edhe ndeshja me Francën e Rumaninë, janë kulme të rëndësishme për të gjithë ne.

E para, prania e Shqipërisë në Francë, është një moment krenarie kombëtare. Shqipëria që ka qenë e fundit në të gjitha sfidat: politike, ekonomike, kulturore, integruese, ka arritur që në jetë e pranihsme mes kombëve më të fuqishme të Europës në futboll. Gëzimet dhe festimet për shqiptarët kanë qenë të rralla dhe ky është padyshim një moment i rëndësishëm feste dhe gëzimi.

E dyta, prania e Shqipërisë në Francë është një moment krenarie për ata qindra mijëra emigrantë shqiptarë që janë vendosur nëpër botë që nga viti 1990 e në vijim. Me një identitet të dyzuar e shpesh të paragjykuar, ata kanë sot, mundësinë të identifikohen fort me një ekip fitues dhe të ndihen krenar për të. Nuk është rastësi, që në Francë kanë mbërritur me mijëra e mijëra shqiptarë nga Gjermania, Belgjika, Italia, Britania, Hollanda, SHBA, Kanadaja e madje edhe Australia.

Së treti, prania e Shqipërisë në Francë është një moment reflektimi për gjithë ata breza që e kanë ëndërruar, kanë kontribuar për këtë ditë, por që s’e kanë arritur dot. Të shtunën në Lens, të mërkurën në Marsejë dhe të diel në Lion, 23 të përzgjedhurit e Shqipërisë do të luajnë për breza të tërë futbollistësh që u përpoqën për këtë ditë. Për ata që janë themeli i hershëm i kësaj arritje. Do të luajnë për futbollistët e viteve ’20 – ’30 që me aq sakrifica krijuan futbollin në Shqipëri; për breza t e futbollistëve në komunizëm, që izolimi ju mohoi mundëinë për të qenë yje të vërtetë; për futbollistët e Kosovës, që ju refuzohej prania në ekipin e ish Jugosllavisë dhe që për dekada me rradhë nuk kishin një flamur të cilin të përfaqësonin. Do të luajnë për gjithë ata breza tifozësh që largoheshin zemërthyer dhe me trishtim nga stadiumi pas humbjesh e humbjesh. Dhe që e shpresonin këtë ditë.

Së fundit, prania e Shqipërisë në Francë, është një portë e mrekullueshme për gjithë ata të rinj dhe adoleshentë, që ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, do ndihen si të barabartë mes të barabarrtëve. Do ulen në stadium apo përpara Tv me shumë besim dhe me shumë gjasë jeta e tyre do të jetë e tillë. Do të jetë falë atyre 23 futbollistëve të Shqipërisë, që të shtunën, do të zhvillojnë përfaqësimin e parë në nivel të lartë të Shqipërisë në një eveniment, si të barabartë mes të barabartëve!

Forca Shqipëria!”




Fakte/ Shqipëri-Zvicër: ‘Mallkimi’ i ndeshjes së parë për helvetët, ja pse favorizohemi...

Në vigjilje të ndeshjes së shumëpritur për shqiptarët, Shqipëri-Zvicër, Syri.net sjell disa fakte, që në dukje favorizojnë kombëtaren kuq e zi.

Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në një kampionat evropian. Madje, gjatë tre pjesëmarrëseve në këtë kompeticion, helvetët nuk kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Zvicra ka fituar vetëm një ndeshje gjatë kampionateve evropiane, atë ndaj Portugalisë në vitin 2008, por pasi ishin eliminuar matematikisht nga “EURO 2008”.

Por, ka edhe disa fakte që favorizojnë zviceranët. Në 6 përballjet direke me Shqipërinë, Zvicra nuk ka humbur asnjëherë. Gjithashtu, helvetët kanë shënuar gjithmonë, gjatë këtyre takimeve.
Video/ Nis ceremonia, hapet kampionati europian në Francë

Sapo ka përfunduar në stadioumin e “Stad de Franc” ceremonia hapese e “Euro 2016”. Në një atmosferë të ndezur po performohet me numra koreografik dhe ngjyra sportive.



Nis Francë-Rumani, ja formacionet zyrtare
Franca dhe Rumania e zhvillojnë ndeshjen hapëse në “EURO 2016” nga ora 21:00. Më poshtë mund t’i gjeni formacionet zyrtare të skuadrave.

Franca: Lloris, Sagna, Koscielny, Rami, Evra, Kanté, Matuidi, Pogba, Griezmann, Payet, Giroud.

Rumania: Tătăruşanu, Săpunaru, Grigore, Chiricheş, Raţ, Hoban, Pintilii, Stanciu, Popa, Stancu, Andone.

Franca/ Kryeministria: Ikën vetëm dy ministra me paret e veta
Kryeministria ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike për shpenzimet e ministrave që kanë udhëtuar drejt Francës për të ndjekur Kampionatin Europian.

Në një reagim në faqen e Qeverisë ‘Transparenca.al’, thuhet se aktualisht janë dy ministra që kanë marrë leje për të shkuar në Francë dhe shpenzimet i kanë paguar vet.



Reagimi i Qeverisë pas deklaratës së PD:

“Në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Partisë Demokratike, pretendimi që ministrat janë larguar drejt Francës për të ndjekur ndeshjet e kombëtares së futbollit është i pavërtetë.

Çdo ministri i është dhënë e drejta për të marrë leje për të ndjekur një ndeshje dhe në rast se ata vendosin të ndjekin një ndeshje, sigurisht shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit dhe çdo shpenzim tjetër përballohet privatisht nga ministri.

Në ketë moment janë vetëm dy ministra që janë larguar me leje për të ndjekur një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë”.


Vdes në punë 48-vjeçari, ishte duke u masturbuar
Një punëtor në spital ka vdekur dhe si shkak mund të jetë masturbimi, ka zbuluar policia.

Stafi i spitalit të Bronxit në New York e kanë zbuluar kolegun e tyre 48- vjeçar të martën në mëngjes, transmeton “lajmi.net”.

Ai ishte në zyrën e tij në spital kur është gjetur nga kolegët e tij dhe dyshohet se kishte pësuar një sulm në zemër.

Ai ishte i zhveshur pjesërisht dhe në një kompjuter aty pranë kishte të lëshuar skena pornografike, gjë që ka ngjallur dyshimet se 48-vjeçari ishte duke masturbuar.

Në vitin 2013, hulumtuesit belg kanë bërë kërkime mbi shanset e të paturit një sulm në zemër pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

Ata gjetën se ka më shumë shanse për një sulm në zemër pas konsumimit të një filxhani me kafe, por në shumicën e rasteve njerëzit që pësojnë sulm në zemër nuk kanë qenë duke bërë ndonjë veprim konkret para sulmit.

Megjithatë, situata në të cilën është gjetur 48 vjeçari, ka lënë hapsira për të dyshuar në këtë gjë. Në ditët e ardhshme do të identifikohen shkaqet e sakta të vdekjes.
Video/ Ja si sillen njerëzit kur shikojnë një bionde që bën seks në park?
Një video humoristike e shpërndarë në internet ka shfaqur reagimin e njerëzve kur shikojnë një femër që bën seks në park publik.

Në fillim nuk u besojnë syve, disa të tjerë habiten, ka nga ata që qeshin, deri sa më në fund kuptojnë që bëhet fjalë për një video humoristike.



Foto/ Ja si të humbasësh 50 kg brenda pak kohësh

Një grua me mbipeshë, e cila fitoi peshë pasi burri i saj u vetëvra, thotë se ia doli ta rimerrte kontrollin e jetës së saj dhe humbi 50kg për më pak se një vit.

Justine McCabe, 31, nga LA, SHBA, nuk dilte nga shtëpia dhe hante vetëm ushqim të shpejtë pas vdekjes së burrit të saj.
Pas tre muajsh, miqtë dhe familja e Justine, e cila kishte arritur në 140kg, e këshilluan atë që të shkonte në palestër, me shpresë se kjo do t’i ndihmonte asaj për ta përmirësuar trupin.

Pasi filloi të shkonte në palestër, nëna e dy fëmijëve kuptoi se tashmë jeta e saj duhej të ndryshonte – dhe filloi të bënte selfie çdo ditë për të dokumentuar ndryshimin e saj gjatë rrugëtimit për humbje të peshës.

Ajo braktisi ushqimet me shumë kalori dhe iu kthye ushqimeve me pak kalori dhe ushtrimeve në palestër, duke ushtruar gjashtë herë në javë.

Tani një vit pas ushtrimeve, ajo duket pothuajse një femër tjetër, pasi humbi 50kg.

Justine tha: “Vdekja e burrit tim ishte me të vërtetë një kohë e tmerrshme dhe e rëndë, e cila u përkeqësua për shkak se nëna ime kishte vdekur pak para tij”.

“Të kesh dashur dikë që ka bërë vetëvrasje është gjëja më e frikshme dhe më e keqe që mund t’i ndodh dikujt. Vdekja e burrit tim më tronditi, por më vonë kuptova se duhet të bëja disa ndryshime”,- shtoi ajo.

Justine është bërë inspirim për shumë femra, të cilat mund të kenë historinë e njëjtë me të.

Queen” ia ndalon Trumpit përdorimin e këngëve për fushatën

Grupi i njohur britanik i muzikës pop ”Queen” është duke marrë masa për të ndaluar përdorimin e këngës së tij “We Are the Champions” (”Ne jemi kampionë”) nga kandidati republikan amerikan, Donald Trump në fushatën e tij.

“Leje për përdorimin e këngës as nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë”, ka postuar themeluesi i grupit Brian May në faqen e tij.

Trump së fundmi ka përdorur këngën para fjalimit të martën në mbrëmje pas garës kryesore republikane.

“Ne e kemi ndaluar që muzika e ‘Queen’ të përdoret si vegël në fushatat politike,” tha May.

”Muzika jonë shpreh ëndrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë”,- shtoi ai.

”Queen” nuk është i vetmi grup i cili ankohet për përdorimin e këngëve të tij në fushatat politike.

Vetëm për këtë vit ka ankesa ndaj Trump nga ”Rolling Stones”, ”Aerosmith”, Adele, REM dhe Neil Young.



Foto/ Stadiumet e “Euro 2016”, ku do të luajnë Kuqezinjtë

Sonte mbrëma Franca do të startojë Euro 2016 përballë Rumanisë në stadiumin “Stade de France”.


Janë 10 stadiumet ku do të luhen sfidat e europianit.

Shqipëria do të debutojë përballë Zvicrës në stadiumin e Lens (foto 7).

Ndeshja e dytë e kombëtares sonë, ajo përballë Francës, do të jetë në stadiumin Velodrome të Marsejës.

Ndërkohë ndeshja e tretë përballë Rumanisë do të luhet në stadiumin Park OL të Lionit.



Ja 10 stadiumet e Euro 2016:

1.Stade de France, Paris

2.Velodrome, Marsejë

3.Park OL, Lion

4.Stade Pierre-Mauroy, Lilë

5.Stade Geoffroy-Guichard, Saint-Etiene

6.Allianz Riviera, Nisë

7.Stade Bollaert-Delelis, Lens

8.Stadium Municipal, Tuluz

9.Matmut Atlantique, Bordo

10.Parc des Princes, Paris.
Fotot pikante/ Mbyllet 0-0 pjesa I e Francë-Rumani. Ja atmosfera...
Kampionati europian nisi zyrtarisht me ndeshjen Francë-Rumani.

Vendi organizator i këtij edicioni është edhe favoriti kryesor për fitimin e këtij turneu.

Por pjesa e parë midis vendit ballkanas dhe galëve ka përfunduar 0-0, ndon se me shumë raste nga të dy ekipet dhe me disa kartona të verdhë.

Por spektakli ka vikuar edhe në shkallët e “Stad de France”.

Shikoni fotot:

Fotot pikante/ Francë-Rumani, sfidë mes tifozeve seksi në stadium
Prapaskena/ Ja për sa para u transferua Bekim Balaj në Çeçeni
Bekim Balaj largohet nga Rijeka dhe firmos në Rusi me klubin e Terek Groznit. Lajmi u konfirmua dje në orët e vona të mbrëmjes nga vetë futbollisti shkodran.

“Nga ky moment jam lojtar i Terek Groznit. Falënderoj menaxherin Shkumbin Qorrmemeti për mundësinë që më krijoji”,- shkruante Balaj në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Sulmuesi i Kombëtares ka nënshkruar një kontratë 2­ vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon.
Marrëveshja është finalizuar në ambjentet e hotel “L’Agapa”, në rezidencën e Kombëtares në Francë. Pas insistimit të drejtuesve të klubit, Balaj u bind të firmoste për Terekun. Ky ekip militon në Superligën ruse, por përfaqë­ son kryeqyetin e Republikës së Çeçenisë, Grozni.

Kampionatin e fundit Tereku e mbylli në vendin e 7-të. Për herë të parë te Terek Grozni ka luajtur një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për ish­portierin e Kombëtares, Ilion Lika, i cili u aktivizua në sezonin 2008­2009.

Terek Grozni lufton për një vend në Kupat e Europës në kampionatin rus dhe bëhet fjalë për një skuadër të mirëinvestuar. Trajner është Rashid Rakimov nga Taxhikistani, ndërsa në përbërje të skuadrës, krahas lojtarëve vendas, ka edhe kamerunas, armenë, brazilianë dhe ukrainas.

Për të mundësuar këtë transferim, burime ekskluzive të “Panorama Sport” pranë sulmuesit shkodran, treguan dje se klubi çeçen ka derdhur në arkën e kroatëve të Rijekës një shumë prej 550 mijë eurosh për të blerë kartonin.

Nga ana tjetër, sulmuesi do të përfitoj në total 800 mijë euro për dy sezone. Në kontratën e 25-vjeçarit mësohet se janë të përfshirë edhe shumë bonuse, qoftë për golat gjatë sezonit, por objektivat e klubit, si dhe detaje të tjera ekstra, që lidhen me apartamentin dhe automjetin që do të ketë në dispozicion.

Në total i gjithë transferimi ka shkuar 1.35 milionë euro. Balaj do të gjej në kampionatin rus mesfushorin kosovar, Bernard Berisha, që është pjesë e Anzhit. Sulmuesi lë pas një aventurë pozitive 2-vjeçare te Rijeka në Kroaci, por me sezonin e fundit jo në nivelin e pritshëm.


Sqarimi/ RTSH: Ja përse nuk e transmetojmë “Euro 2016”
RTSH sqaron publikun për arsyet e mostransmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Kombëtares Kuqezi, por edhe të gjithë fazës finale të “Euro 2016”.

Në një deklaratë zyrtare RTSH thotë se, procedura e tenderit për blerjen e të drejtës televizive të transmetimit të “Euro 2016” (ku përfshihen edhe ndeshjet e Kombëtares) është organizuar gati dy vite më parë nga UEFA.

RTSH ka marrë pjesë në këtë tenderim ndërkombëtar nëpërmjet EBU (Bashkimit të Transmetuesve Publikë në Europë), ashtu si edhe në shumë raste të tjera të ngjashme, por oferta e EBU-RTSH për territorin e Republikës së Shqipërisë nuk rezultoi fituese.

RTSH thotë se edhe transmetues të tjerë publikë në Europë nuk arritën t'i blinin këto të drejta, si Franca që është edhe organizatorja e Euro 2016, Spanja, Polonia, Rumania, Ukraina, Islanda, Izraeli etj.

Edhe pas përfundimit të kësaj proçedure tenderimi ndërkombëtar, RTSH ka bërë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje me fituesin e këtyre të drejtave për territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim blerjen e së drejtës për transmetim në televizion pa pagesë për shikuesit, madje duke ofruar edhe vetëm për transmetimin e ndeshjeve të kombëtares, por pa pasur sukses.

Njëkohësisht, RTSH ka kënaqësinë t'i bëjë me dije publikut shqiptar se këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin e parë të RADIO TIRANËS, ashtu si edhe të gjitha ndeshjet e tjera të këtij turneu deri në ndeshjen finale.

Po ashtu, TVSH do të transmetojë çdo ditë të kampionatit europian një program të dedikuar për Kombëtaren Kuqezi dhe për gjithçka ndodh në Euro 2016, duke patur lidhje të drejtpërdrejta me Francën dhe vendqëndrimin e Kombëtares, ku RTSH ka dërguar një grup të posaçëm xhirimi me gazetarë dhe specialistë, të cilët do të informojnë për çdo gjë ndodh në kampin e Kombëtares Kuqezi dhe në Euro 2016.

RTSH ju fton të gjithëve të ndiqni transmetimet e drejtpërdrejta të çdo ndeshjeje të Euro 2016 në Radio Tirana, por edhe programet e dedikuara në Televizionin Shqiptar, ku do të gjeni informacione dhe analizë teknike të specializuar për çdo takim të këtij turneu.

Gjithsesi, Kombëtarja Kuqezi do të rikthehet me ndeshjet e drejtpërdrejta shumë shpejt në ekranin e TVSH-së dhe në të gjithë rrjetin e RTSH-së, duke filluar nga 5 shtatori 2016, kur nisin ndeshjet eliminatore për Kupën e Botës, Rusi 2018, një ekskluzivitet i RTSH-së.

Ndërkohë, transmetimet sportive eksluzive të RTSH-së do të jenë edhe gjatë periudhës së verës me ndeshjet e klubeve shqiptare ne Kupat e Europës dhe me Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 (në muajin gusht).



Fotolajm/ Flamuri shqiptar në hapjen e “Euro 2016”
Që tashmë jemi mpjesë e “Euro 2016” kjo nuk ka më diskutim, por që të ishim edhe pjesë e ditës së parë në hapjen zyrtare të kampionatit, kjo është më shumë se e bukur.

Por po! Flamuri shqiptar është ekspozuar me një koreografi të veçantë në shkallët e “Stad de France” në momentet e nisjes së hapjes zyrtare të kampionbatit.

Shikoni foton:
Video/ Kush e humbi mund ta shohë këtu ceremoninë hapëse të “Euro 2016”
Ceremonia e hapjes së Euro 2016 ishte një spektakël shumëngjyrësh që u zhvillua për rreth 15 minuta në fushën e stadiumit ku do të luhet edhe finalja.

Më pas skena që i ngjante një lëndine ishte David Getas, autori i këngës zyrtare të aktivitetit. Në ceremoni nuk mungoi edhe kulla Eifel, simboli i Parisit.



Polici i Portokallisë”, baba për herë të dytë

Polici i famshëm i “Portokalli”-së ka një arsye më shumë për të qënë i lumtur. Ai do të bëhet baba për herë të dytë.

Ka qenë vetë aktori Florjan Binaj, i cili ka treguar për blitz.al se ai dhe bashkëshortja e tij bukuroshe Sadina, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Ai gjithashtu na ka zbuluar detajin se fëmija që presin është djalë.

Mesa duket çifti simpatik ka zgjedhur mënyrën më të bukur për të bërë të lumtur Krenën e tyre të vogël, e cila në muajin shtator mbush 2 vjeç.
Ja si dukej Iva Aliko para ndërhyrjeve kirurgjike
Ajo po vazhdon të mbetet si një nga femrat më të komentuara të show bizit.

Iva Aliko ende po i mban “pa frymë” fansat e saj pasi nuk e zbuloj sekretin se kush është deputeti kosovar me të cilin është në lidhje.

Përveç kësaj ajo ka forma trupore mjaftë seksi të cilat e bëjnë të dëshirueshme për çdo mashkull, forma të cilat duket se i ka arritur me ndihmën e operacioneve plastike.

Buzët, gjoksi e fytyra janë vetëm disa nga pjesët ku Iva duket se ka bërë ndërhyrje, por kështu sigurisht që ajo nuk dukej në fëmijëri.

Një fotografi të fëmijërisë së saj, ku shihet se sa natyrale dhe simpatike ka qenë Iva vite më parë, është publikuar nga magazina.al.

Foto/ Kjo është velina superseksi e “Fiks Fare”
Emisioni “Fiks Fare” shquhet si emison me balerina super të bukura dhe seksi.

Dhe këtë gjë e dëshmon balerina Brisi Mehmeti, në faqen e saj kryesore në Instagram ku ka shumë ndjekës, Mehmeti poston foto shumë hot ku edhe rrit temperaturat për ata që ndjekin Brisin në Instagram.

Në disa fotografi balerina nuk i lë vend imagjinatës, ku duket super seksi dhe sharmante.
Video/ Ja dy gola të shpejtë në Francë-Rumani
Olivier Giroud ka shënuar golin e Francës duke kaluar skuadrën në avantazh 1-0 ndaj Rumanisë. Sulmuesi i Arsenalit e realizoi golin e parë në këtë Evropian, në minutën e 58-të.

Staciu barazoi pak minuta më pas në minutën e 65-të me anë të një penalltie.



Video+18/ Skenat më seksi në historinë e filmit

Në “YouTube” është publikuar një kompilim tejet tërheqës i skenave më seksi në historinë e filmit.

Ky kompilim i bukur paraqet femra super seksi në role tërheqëse në filma të ndryshëm.

Ndiqeni më poshtë këtë video fantastike, që vjen e shoqëruar nga kënga "Devil Inside" e INXS./Express/


Foto+16/ Dayane mbulon pjesët intime vetëm me gurët e fustanit transparent
Në edicionin e 13-të të Convivio, aktivitetit më të madh të bamirësisë të organizuar në Itali, në favor të luftës kundër Sidës, kanë marrë pjesë shumë yje.

Një prej tyre Dayane Mello, ka tërhequr vëmendjen me look’un e saj transparent.

Modelja braziliane me një fustan të gjatë ngjyrë vishnje, mbulonte pjesët e saj intime vetëm me gurët e fustanit.

Video-Foto+16/ Armë, bixhoz, femra: Nis vera e nxehtë e “mbretit” të Instagram

Dan Bilzerian ka 17.4 milionë ndjekës në Instagram dhe jo më kot cilësohet si “mbreti” i Instagramit.

Miliarderi, i famshëm për jetën e tij superluksoze, ka nisur aventurat e tij verore që mund të thuhet se janë shumë të zjarrta, ose më saktë siç vetëm ai di t’i bëjë .

Djali i bosit amerikano-armen, Paul Bilzerian, ka nisur pushimet e tij i shoqëruar nga shumë femra dhe disa miq të tij.



Harrojeni viagrën. Ja çelësi për seks të mirë...

Tani, sipas shkencëtarëve, mund ta përmirësoni performancën e penisit dhe qëndrueshmërinë seksuale me vetëm një përbërës.

Problemet me ereksion janë problem në rritje, dhe së shpejti shumica e meshkujve mund të vuajnë nga kjo dukuri, transmeton Telegrafi.

Të gjithë e dimë se viagra është ndër shokët më të mirë të penisit, mirëpo shkaktari prapa problemeve me ereksion mund të jetë mungesa e një përbërësi të thjesht natyral.

Meshkujt që i “urrejnë rrezet e diellit” prihen të kenë probleme me performancë të penisit, për shkak se marrja e vitaminës D e përmirëson ereksionin dhe performancën nën çarçafë.

Problemet me ereksion i prekin të gjithë meshkujt e moshave 40 deri 70 vjet, por hulumtuesit nga Universiteti i Milanos, Itali, kanë zbuluar se mungesa e vitaminës D vetëm sa e rrit rrezikun për të pasur probleme të tilla.

Autori i këtij studimi, Dr. Erin Michos thotë: “Mungesa e vitaminës D është lehtë për t’u kontrolluar vetëm duke bërë ndryshime të duhura në stilin e jetës që përfshijnë ushtrimet fizike, mënyrën e të ushqyerit, ekspozimin modest në diell etj.”

Vitamina ka rol të rëndësishëm në funksionimin e mirë të penisit për shkak se vitamina D ka rol të rëndësishëm në përmirësimin e funksionimit të qelizës endoteliale dhe formimin e oksidit nitrik, molekulë e cila i ndihmon enët e gjakut të funksionojnë siç duhet.

Oksidi nitrik i lejon enët e gjakut në penis të relaksohen, gjë që e rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton ereksionin.

Këto enë të gjakut në penis janë shumë të vogla, prandaj lehtë mund të bllokohen nga faktorë të ndryshëm si ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, pirja e duhanit, mosha etj.



Franca e nis me këmbë të mbarë, mposht Rumaninë 2 me 1
Franca ka mposhtur Rumaninë në ndeshjen e parë të Kampionatit “Evropian 2016”, ku Dimitri Payet shënoi një gol të bukur në minutën e ‘89, duke vulosur rezultatin 2 me 1.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0, ndërsa me rifillimin e ndeshjes në pjesë të dytë, ka qenë Franca e para që kaloi në avantazh, e më pas Rumani barazoi me penallti.

Olivier Giroud ka shënuar golin e Francës duke kaluar skuadrën në avantazh 1-0 ndaj Rumanisë. Sulmuesi i Arsenalit e realizoi golin e parë në këtë Evropian, në minutën e 58-të.

Staciu barazoi pak minuta më pas në minutën e 65-të me anë të një penalltie.

Kjo ndeshje u pasua me ceremoninë hapëse të “Euro 2016”, e cila me të vërtetë ishte e organizuar në mënyrë perfekte.
Foto+Video/ Franca e nis mbarë, 2 me 1 ndaj Rumanisë

12/06/2016/..........................................
Reforma në drejtësi/ Meta takohet sot me Bashën në orën 11:00
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të takohen sot në orën 11:00 për të arritur konsensus për reformën në drejtësi.

Ka qenë ftesa e kryeparlamentarit Meta për të patur një takim me Bashën, pas dështimit të negociatave të kryedemokratit me Kryeministrin Edi Rama 1 javë më parë.

Për të bërë të mundur takimin mes Metës dhe Bashës, ka ndërhyrë në mes eurodeputeti Eduard Kuka, i cili ka folur me kryeparlamentarit duke parë se mosmiratimi i reformës në drejtësi rrezikon rrugën europiane të Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë nëse do të gjendet gjuha e përbashkët në takimin e sotëm mes Metës dhe Bashës, që do të zhvillohet në hotel “Rogner” në orën 11:00.



Çuditet bota/ Kush është shqiptari me shqiponjën në fytyrë
Besmir Limani është djaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, i cili jeton në Winthertur të Zvicrës, ndërsa për imazhin e tij si tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare flet e gjithë media sportive evropiane.

Një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, Besmir Limani tregon emocionet e tij mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Sot jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek çdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi.

Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në çdo ndeshje të kombëtares.

Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale. Nuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive”,- tha ekskluzivisht për “Drini.mk”, Besmir Limani

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, “EURO 2016”, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit.


Përgjimet, hetuesit fotografuan fshehjen e pajisjes në Polici
Prokuroria ende nuk ka marrë në dorëzim pajisjen përgjuese të policisë dhe akuzon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako për lëvizjen e kësaj pajisje.

Sipas organit të akuzës, gjithçka ka ndodhur më 13 maj, ditën kur dy Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës shkuan për ta sekuestruar. Gjatë kësaj dite, OPGJ-të kanë dokumentuar gjithçka, me foto dhe prova në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, shkruan gazeta “Panorama”.

Makina me pajisjen përgjuese u largua rreth orës 12:00 nga Drejtoria e Përgjithshme, kur dy OPGJ-të po prisnin kryepolicin Çako për ta pyetur, pasi atë moment nuk ndodhej në zyrë.

Prokuroria argumenton se para kësaj date, makina me aparaturën ilegale në pjesën më të madhe të kohës qëndronte në ambientet e F.P.O, deri sa nga ajo ditë nuk u kthye më.

Në harkun kohor të 30 minutave kur dy OPGJ-të po prisnin Çakon, kjo aparaturë është hequr duke bërë të pamundur sekuestrimin e saj nga hetuesit e Prokurorisë./Panorama/
Foto/ Ja kush janë 6 “ëngjëjt mbrojtës” të Kombëtares Shqiptare

Në Francë kanë shkuar edhe oficerë të policisë shqiptare që ndodhen me shërbim. Policia e Shtetit publikoi fotot e mëposhtme, gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër.

“Kanë kryer me dinjitet e të barabartë detyrën përkrah kolegëve të policive Evropiane”,- shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit.
Video-Foto/ A u vesh dje kulla “Eifel” me të kuqe nga shqiptarët?
Mediat shqiptare janë gënjyer mbrëmjen e djeshme me një foto që është shpërndarë në rrjet ku duket kulla “Eifel” e lyer me ngjyrën e kuqe, të flamurit tonë kombëtar.

Franca dhe kompania Orange kanë nisur një fushatë që cili shtet mbledh më shumë emra, përshembull #ALB kulla e famshme në mes të Parisit lyhet me ngjyrën e flamurit.

E dita e sotme ishte edhe e Shqipërisë, e kështu që shqiptarët kanë votuar. Por në mbrëmje ata janë zhgënjyer.

Mbrëmë ishte Franca që e leu kullën me ngjyrat e saj dhe sot ishin tifozët e Uellsit që ja dolën të lyejnë Kullën Eifel me ngjyrat e tyre.


Titujt e mediave serbe: Zvicra bën të qajë Edi Ramën

Humbjes së Shqipërisë nga Zvicra nuk ka dyshim që i janë gëzuar serbët.

Megjithatë, mediat e atjeshme janë treguar më të kujdesshme në raportin për ndeshjen debutuese të Kombëtares kuqezi në një Evropian.

Kjo për faktin se Shqipëria luajti më mirë edhe pse me një lojtar më pak në fushë.

Më poshtë ju sjellim disa tituj të mediave online serbe:

“Shar e bën të qajë Edi Ramën: Zvicra me pesë shqiptarë feston në derbin vëllazëror”

“Zviceranët e pikëllojnë Shqipërinë”

“Humbje e Shqipërisë në debutimin në Euro”

“Zvicra me një lojtar më shumë fiton ndaj Shqipërisë”

“Zvicra thyen Shqipërinë me një lojtar më tepër!”



Video/ Rusia do ta shkatërronte NATO-n brenda 60 orëve

Zyrtari amerikan i mbrojtjes, Michael Carpenter, në një deklaratë të dhënë ka thënë se, Rusia mund ta shkatërronte NATO-n brenda 60 orëve.

Carpenter, ka thënë se, Rusia brenda tri ditëve mund ta marr Estoninë apo Lituaninë.

“Jam i bindur se deri në vitin 2017 do të kemi një shtesë të blinduar në ekipin tonë dhe shpresojmë se do të jemi gati”,- tha Carpenter Zv.sekretar amerikan i Mbrojtjes.

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të NATO-s dhe pesë vende tjera janë duke kontribuar me trupa në stërvitjen 10 ditore, ku do të trajnohen të gjithë trupat./GazetaExpress/
Foto+Video/ Angli-Rusi nisin “Luftën e III Botërore”... në Francë

Pas përleshjeve në rrugët e Marsejës, tifozët rusë dhe ata anglezë janë përleshur edhe në shkallët e stadiumit “Vélodrome”, ku u zhvillua ndeshja e djeshme mes Anglisë dhe Rusisë.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, kanë qenë tifozët rusë ata që kanë sulmuar anglezët, pasi Rusia barazoi 1-1.

Tifozët rusë kanë kaluar në pjesën e stadiumit ku qendronin tifozët anglezë duke shtyrë gra dhe fëmijë, shkruan “ The Sun”.

Ndërkohë “Daily Mail” e ka konsideruar këtë përleshje si “fillimin” e një Lufte të Tretë Botërore mes Anglisë dhe Rusisë, provokacionet mes të cilave kanë kohë që vijojnë edhe në hapsirën ajrore dhe detare.

Fotolajm/ Dy gishta pas kokës së Ramës dhe një mesazh nga Berisha

Gjatë ditës së djeshme kur po luante Shqipëria me Zvicrën, kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në stadium për të ndjekur kombëtaren, ka dhënë një intervistë për mikrofonin e Dritan Shakohoxhës.

Por pas kokës së kryeministrit Rama një tifoz shqiptar ka përshëndetur me dy gishtat lart, një shenjë kjo e fitores.

I menjhershëm ndaj kësaj fotoje ka qenë edhe reagimi i ish-kryeministrit Berisha, që nga profili i tij në Facebook e ka ironizuar këtë veprim:

“Te lumte demokrat, ja menderose intervisten Edvin Shullazit! Sb.”,- shkruan ish-kryeministri Berisha në Fb, duke e konsideruar tifozin shqiptar si një “demokrat” që proteston kundër Ramës.

Dje pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Zvicër 0-1, ish-kryeministri Berisha e konsideroi praninë e kryeministrit Rama në stadium si një “ters” për Kombëtaren Kuq e Zi.



Foto/ Ikën vëmendja nga Kombëtarja, vajza nga Elbasani tërbon meshkujt

Të gjithë i kemi pasur sytë nga ndeshja e Kombëtares, por diçka ka shpërqëndruar meshkujt në Elbasan. Kjo vajzë bionde, me një veshje provokuese dhe majë takave ka tërhequr vëmendjen e meshkujve.

Lanë gjithçka ç'patën para për të shijuar këtë pamje, që jo çdo ditë të rastis ta shohësh.

Video/ SHBA. i armatosuri me jelek bombë merr peng qytetarët në një lokal nate
Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në një lokal nate në Orlando, Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas “RT.com”, është një person i armatosur i cili mban peng brenda club-it disa persona.

I armatosuri nuk është identifikuar ende, ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Një gazetar i “Orlando News” ka shkruar në Twitter se personi që ka hapur zjarr dhe po mban peng personat, ka veshur një jelek bombë, megjithatë kjo ende nuk është zyrtarisht e konfirmuar.


Shqipëria në median e huaj: Heroike!
Debutimi i Shqipërisë në finalet e një europiani u pasqyrua gjerësisht nga mediat botërore dhe emëruesi i gjithë artikujve ishte një; heroikë!

“Mund të jesh hero edhe kur humbet!” Me këtë fjali e nis analizën e gjatë prestigjiozja italiane Gazzetta Dello Sport. Në artikull veçohet se gabimet i kushtuan humbjen Shqipërisë, e cila edhe pse me 10 lojtarë, mund të kishte barazuar me Gashin, 3 minuta nga fundi.

“Shqipëria rrezikon të eliminohet që me Francën në takimin e ardhshëm, por kjo pak rëndësi ka për tifozët kuqezinj, që paqësisht duartrokitën heronjtë e tyre”,- thuhet më tej në artikull.

“De Biasi e nis keq!”. Me këtë titull nis pasqyrimin e ndeshjes Corriere, që shton më pas se shqiptarët vërtet ishin inferiore teknikisht, por moralisht ishin më lartë se kundërshtari dhe këtë e treguan edhe kur ishin me 10 lojtarë, kur iu afruan dy herë barazimit.

“Shqipërisë me 10 lojtarë fati i mohoi një pikë historike në debutimin e vet në një Europian”,- nis artikullin e vet BBC, që pas analizës së shkurtër mbi ndeshjen, ndalet tek fakti që në fushë ishte një derbi shqiptarësh, referuar këtu numrit të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën.

DailyMail, veç rezultatit dhe asaj që u pa në fushë, veçon duelin Xhaka-Xhaka dhe paraqitjen e nënës së tyre në shkallët e stadiumit të Lensit.

“Elmaze Xhaka, nëna e Granitit dhe Taulantit tregoi mbështetjen e saj për të dyja skuadrat duke veshur një fanelë me të dy flamujt”,- shkruan tabloidi britanik.
“Shqipërisë i shpëton një barazim”. Kështu e titullon analizën e vet spanjollja “Marca”, që në analizën e vet thotë se përvoja dhe emocionet mposhtën kuqezinjtë.
Edhe Goal.com ndalet tek dueli mes vëllezërve Xhaka dhe deklaratës së Granitit që tha se ishte e vështirë të luaje kundër vëllait në fushë.
/ Top Channel
Banderola për Çamërinë/ Ministri grek: Pas kësaj ka gisht Turqia
Banderola për Çamërinë dje në ndeshjen Shqipëri-Zvicër në “EURO 2016”, ngjalli zemërimin e fqinjëve tanë, Greqisë.

Pas Ministrisë së Jashtme Greke që kërkoi nga UEFA të marrë masa, edhe ministri i jashtëm grek Kotzias ka komentuar për këtë rast.

Ai thotë se edhe sikur të ishte e vërtetë që Greqia ka bërë genocid, nuk kanë qenë 100 mijë çamë, por 18 mijë çamë që bashkëpunuan me nazistët gjatë Luftës së II Botërore.

“18 mijë çamë bashkëpunuan me nazistët. Edhe sikur të ishim kaq të këqinj, nuk kanë qenë 100 mijë çamë”,- u shpreh Kotzias.

Në një intervistë për televizionin “MEGA”, ministri grek aludon se pas gjestit të banderolës për Çamërinë në “EURO 2016”, fshihet Turqia. Edhe pse sipas tij, ndikimi i Turqisë në vendin tonë është zbehur krahasuar me vitet e mëparshme.
Lushnjë, arrestohet anëtari i bandës, tentoi të vriste një me thikë
Policia e Lushnjes ka mundur që të arrestojë njërin prej autorëve të plagosjes me thikë mbrëmë në Lushnje në lagjen “Skënder Libohova”, ku mbeti i plagosur rënë nga goditjet me thikë 36-vjeçari J.S.

I arrestuari është Arjan Liço 53 vjeç, i dënuar më parë për vrasje dhe anëtar i bandës së Lushnjës, si dhe është shpallur në kërkim XH.A. 24 vjeç i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë.

Të dy këta persona, pas një konflikti qëlluan 10 herë me thikë e sende të forta 36-vjeçarin duke e plagosur rëndë.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që dy të pandehurit akuzohen për vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.


Aurela Hoxha zhvesh Albana Osmanin
Ajo është pa dyshim një nga femrat më të bukura të ekranit. Por, krahas portretit tipik dhe personalitetit “malësor”, Albana Osmani di të jetë dhe provokuese, kur fjala vjen… reklamon të brendshmet e patriotes së saj.

Aurela Hoxha duket se ia ka mbushur mendjen prezantueses së “Fiks Fare”, që të zhvishet aq sa të tregojë hiret e saj…

Këmbët “kilometrike” dhe forma e të pasmeve bombastike të lënë vërtetë pa frymë dhe kjo është sigurisht edhe meritë e fotografit Endrit Mertiri.
Foto+16/ ‘Corriere dello Sport’ flet për gruan seksi të lojtarit shqiptar
Sipas “Corriere dello Sport”, femra më e bukur nga partneret e futbollistëve të ndeshjes Shqipëri-Zvicër, ishte bashkëshortja e Blerim Dzemailit, Erjona Sulejmani.
Hapet kasaforta e Titos, ja çfarë gjendet brenda...

Komisioni Kombëtar i Serbisë ka hapur sekretin më të madh të Jugosllavisë për 33 vjet.

Është hapur kasaforta personale e Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës.

Pas vdekjes së Josip Brozit më 4 maj 1980, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha gjësendet personale të Titos mbetën të mbyllura.

Medaljet e Titos, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, pavarësisht nga vlera e tyre, nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë.

Duke pasur parasysh se disa prej këtyre medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, është propozuar që familja të mbante kopjet duke u kompensuar edhe me vlerë monetare, ndërsa medaljet origjinale të mbeteshin në vende publike.

Por ja çfarë u gjet në thesarin e Titos:

1. 29 kilogramë e 366 gramë ar në shufra dhe pluhur

2. 2663 monedha ari dhe dukatë

3. 1271 copë monedhash numizmatike

4. 26, 219 dollarë amerikanë

5. 36 mijë marka gjermane

6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)

7. Safir i kaltër i familjes Romanov

8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar

9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.

Megjithatë edhe pse 34 vjet pas vdekjes, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Mbet mister, biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij.

Ai është deklaruar si kroat, gjë e cila mungon tek certifikata e gjetur se fundmi ne arkivin e tij personal. Në këtë arkiv janë zbuluar edhe shumë sekrete tjera.



Reforma në Drejtësi/ Nis takimi Meta-Basha, ja salla ku do mbahet

Ashtu siç ishte paralajmëruar sot për në orën 11:00 ka nisur në hotel “Rogner” në Tiranë, takimi mes Kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për Reformën Zgjedhore.

I pari në takim ka mbëritur kryeparlamentari Ilir Meta i shoqëruar nga shefi i Kabinetit të tij, Sokol Dervishi. Reth 8 minuta më pas ka mbërritur në takim edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputeti dhe Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Ka qenë ftesa e kryeparlamentarit Meta për të patur një takim me Bashën, pas dështimit të negociatave të kryedemokratit me Kryeministrin Edi Rama, 1 javë më parë.

Për të bërë të mundur takimin mes Metës dhe Bashës, ka ndërhyrë në mes eurodeputeti Eduard Kuka, i cili ka folur me kryeparlamentarit duke parë se mosmiratimi i reformës në drejtësi rrezikon rrugën europiane të Shqipërisë.
Mbetet për t’u parë nëse do të gjendet gjuha e përbashkët në takimin e sotëm mes Metës dhe Bashës.

Kjo është salla ku ka nisur tashmë takimi mes kryetarit të Kuvendit, Meta dhe kryetarit të PD, Basha.

Ata po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për reformën në drejtësi, pas dështimit të negociatave Rama–Basha.

Programi i Microsoft zbulon fituesin e “Euro 2016”
“Euro 2016 do të fitohet nga Gjermania. Në finale ajo do të përballet me Spanjën”. Ky është parashikimi që bën “Bing”, motori i kërkimi të gjigantit Microsoft, nëpërmjet përpunimit të të dhënave në internet dhe të bisedave në rrjetet sociale.

Është një program i sofistikuar i vënë në punë për përpunimin e këtij informacioni.

Kjo metodë është testuar edhe në aktivitete të tjera sportive. Ajo ka dhënë rezultate të sakta në 15 nga 16 ndeshje në eliminatoret e Kampionatit Botëror, po ashtu edhe në turneun e tenisit në Ëimbledon 2015, ku ka patur një saktësi prej mbi 70 %.

Programi i Microsoft kishte parashikuar se ndeshja Francë – Rumani do të fitohej nga Franca me 1 gol diferencë. Dhe në të vërtetë ashtu ndodhi.

Në përpunimin e të dhënave “Bing” mbështetet edhe tek një model statistikor që vlerëson fuqinë e skuadrës, marzhin e fitores apo edhe ndikimet që ka vendi ku luhet ndeshja, përfshirë këtu edhe kushtet meteorologjike.

Sipas të dhënave të deritanishme, për “Euro 2016” në internet kanë shkruar mbi 84 milionë persona, të cilët që kanë gjeneruar 221 milionë biseda.

Teknologjia po përparon kështu edhe në parashikimet sportive, duke ua zënë vendin parashikuesve të mëparshëm si oktapodi Paul, elefantin Nelly apo pinguinin Ronald, armadillot Taka e Flitz dhe një breshkë gjermane.

Dëbohet nga zyra shefi i komunikimit të Kombëtares: Fliste shumë në telefon

Mediat italiane shkruajnë se një drejtor komunikimi i Kombëtares sonë është dëbuar nga zyra për shkak se, fliste shumë në telefon me mediat. E përditshmja “Il Secolo XIX” njofton se, ai është larguar pak ditë para nisjes së kampionatit Europian.

“Motivi i ndërprerjes së marrëdhënis së punës? Ai kritikohet dhe përjashtohet sepse ka folur shumë me përfaqësuesit e gazetave dhe televizioneve”,- shkruan gazeta.

Ai fliste rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, gjermanisht e italisht.



Ambasadori gjerman: Ja dy gjërat që më ngrenë nervat në Shqipëri
Në intervistë me DW, ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann, para largimit nga Tirana thekson, se ai shpreson shumë që të gjithë të njohin përgjegjësitë e tyre dhe të miratojnë në Parlament reformën e Drejtësisë. Tashmë ai është një njohës i mirë i shqiptarëve, i traditave, por edhe i veseve të tyre. Dy janë gjërat që i kanë ngritur nervat më shumë gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   214   215   216   217   218   219   220   221   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish