Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Deklaratë e kreut të grupit të PD, Edi Paloka



Download 6,39 Mb.
bet214/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   210   211   212   213   214   215   216   217   ...   352

Deklaratë e kreut të grupit të PD, Edi Paloka:

“Saimir Tahiri i kapur nga paniku i arrestimit për shkak të krimit që ka kryer, përgjimi i paligjshëm, është hedhur në një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë.

Ai sulmoi ashpër sot gjykatësin që miratoi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sulmoi dhe organin e akuzës.

Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin.

Ky presion kriminal ndaj gjykatës së Apelit tregon edhe një herë përse ata nuk e duan drejtësinë sipas Venecias, por e duan të kapur.

Rama dhe Tahiri kanë dalë zbuluar në sytë e gjithë qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë duke dëshmuar se cila është drejtësia, prokuroria dhe gjykata që ata duan.

Ata nuk duan drejtësi sipas standardeve europiane, por duan prokurorë e gjyqtarë që urdhërohen prej tyre, duan prokurorë e gjyqtarë që të mos hetojnë krimet e tyre.

Partia Demokratike i dënon këto sulme të Edi Ramës e Tahirit të tij ndaj drejtësisë, dhe ne inkurajojmë prokurorinë e gjykatat të bëjnë punën e tyre të pandikuar nga presionet mafioze.

Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Bashkimit Europian dhe vendeve të tjera euroatlantike, në Tiranë, të dënojnë sulmin e hapur të Edi Ramës kundër hetimit të këtij krimi të rëndë të sigurisë kombëtare dhe i kërkojmë të shprehen e të prononcohen në favor të hetimit të pavarur, të pandikuar politikisht, në favor të hetimit të plotë të kësaj afere skandaloze”.



Bankers rifillon prodhimin, zhbllokohet petrolifera, rinisin eksportet e naftës

Pas një ndërprerje gati një javore, Bankers Petroleum njoftoi se ka rifilluar prodhimin në fushën e Patos-Marinzës, pas zhbllokimit të terminalit të Petroliferës në Vlorë.

Në 6 ditët e fundit Bankers reduktoi në maksimum prodhimin në vendburimin e Patos-Marinzës deri në 4 mijë fuçi në ditë për shkak të pamundësisë për të eksportuar dhe mungesës së kapaciteteve magazinuese.

Kompania kanadeze prodhon mesatarisht 20 mijë fuçi naftë në ditë në fushën e Patos-Marinzës. Pjesa dërrmuese e këtij prodhimi, rreth 90 për qind, shkon në eksport duke qenë një nga zërat kryesorë të eksporteve shqiptare.

Por prej gati një javë eksporti i naftës nga Shqipëria ka qenë i bllokuar tërësisht, për shkak të pezullimit të punës në terminalin e Petroliferës.

Përveçse terminali më i madh, “Petrolifera” është edhe porta kryesore e eksporteve të naftës për shkak të avantazheve jo vetëm logjistike, por edhe në kosto, të cilat burojnë nga afërsia e këtij terminali me vendburimet më të mëdha të naftës në vend.

Por një javë më parë, pikërisht gjatë ngarkimit të një anijeje me naftë bruto, pati një incident që përfundoi me derdhjen e naftës në det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare në plazhin e Zvërnecit.

Menjëherë pas ngjarjes, terminali është bllokuar nga Prokuroria, e cila është duke kryer procedurat hetimore. Por bllokimi ka çuar edhe në pezullimin e eksporteve të naftës çka pati pasoja jo të vogla për ekonominë.


Bllokohet transporti hekurudhor, punonjësit nisin grevën 24 orëshe
Hekurudha në qytetin e Durrësit është futur në një kaos total, pasi punonjësit kanë dalë në protestë për të kërkuar kushte më të mira pune.

Si pasojë e protestës është bllokuar i gjithë aktiviteti i trenave të mallrave dhe pasagjerëve në gjithë vendin.

Punonjësit thonë se kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të rrogave e siguracioneve, që sipas tyre kanë 4 muaj pa i marrë siguracionet dhe vonesa në rroga.

Punësimi në BE/ Emigrantët dhe azilantët, ja si aplikohet për “Kartën Blu”
Komisioni i Bashkimit Europian ka propozuar të shpallë aplikimet për emigrantët e kualifikuar, të cilët duan të pajisen me lejen e qëndrimit,“Kartën Blu”.

Ky propozim për aplikimin e “Blue Card, do tu japë të drejtën e punës disa prej emigrantëve të kualifikuar, që kanë ardhur në Europë në mënyrë të parregullt dhe që kërkojnë azil.

Skema ka për qëllim punëtorët e kualifikuar, më të paktën një shkollë të lartë, të cilët do të marrin një ofertë pune në BE, me kohëzgjatje minimale prej kontratës të përgjysmuar nga 6 deri në 12 muaj.

Megjithatë, Komisioni është shprehur do të ulë pagën për të vënë më shumë vende pune në dispozicion. Ajo mund të shkojë sa paga mesatare kombëtare të një shtetasi anëtar i BE-së. Aktualisht, “Blue Card” lëshohet vetëm për profesionistë të aftë për të fituar 50 për qind më shumë se mesatarja.

Komisioneri i Emigracionit, Dimitris Avramopoulos ka thënë: “Integrimi i hershëm dhe efektiv i shtetasve të vendeve të treta është çelësi për përfitimin nga ekonomia dhe kohezionin e shoqërisë sonë.

Në të njëjtën kohë, ne do të rregullojmë sistemin e cila do të merret me tregun e punës në të ardhmen”.


Gjykata e Tiranës i kundërpërgjigjet Ramës e Tahirit

Pas sulmeve të nisur që mesditën e djeshme dhe të vazhduara edhe më fort sot nga ana e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama, Gjykata e Tiranës u ka dhënë një përgjigje të dyve.

“Gjyqtari Artjan Aliaj ka shqyrtuar vetëm kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e pezullimit për Haki Çakon dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Artion Dukën e Ention Xhelilin”,- thuhet në një reagim të gjykatës.

Ky institucion thotë se: “deklaratat fyese të Tahirit dhe Ramës, cenojnë pavarësinë e Gjykatës. Qasje të tilla e retorikat negative dëmtojnë imazhin e gjyqësorit dhe nuk i shërbejnë rritjes së besimit tek Gjykatat”.

“Aliaj është rikthyer në funksionin e gjyqtarit me vendim Gjykate”,- ka sqaruar Gjykata e Faktit e Tiranës.
Zbardhet njëri nga rastet kur është përdorur pajisja përgjuese

Vladimir Gjuta, personi që u akuzua për vendosjen e tritolit tek farmacia e babait të Saimir Tahirit është përgjuar me pajisjen e Interforces italiane IMSI Catcher.

Lajmi bëhet i ditur nga TCH, që i referohet burimeve nga Prokuroria e Tiranës. Organi i akuzës ka dyshime se pajisja përgjuese është përdorur në Shqipëri jo vetëm për trajnime.

Në një rast dyshohet se pajisja është dërguar në burg për të gjurmuar telefonin e Vladimir Gjutës, i cili mbahej në paraburgim, i dyshuar për tritolin tek farmacia e Tahirit.

Vladimir Gjuta doli nga burgu më 25 Prill të këtij viti, pasi prokuroria nuk arriti të provojë akuzat ndaj tij.

Ndërsa pajisja përgjuese ka hyrë në Shqipëri në muajin Mars.


Masakrohet i riu dhe i grabiten 1.5 mln lekë në mes të Shkodrës
Një i ri është masakruar duke u goditur me sende të forta dhe më pas i janë grabitur 1.5 milionë lekë në mes të Shkodrës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:35 minuta në vendin e quajtur “Baj Pas” në lagjen Ahmet Haxhiaj në qytetin e Shkodrës.

Emiljan Gj., 27 vjeç nga Bërdica është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me sende të forta e më pas i kanë marrë 150.000 lekë si dhe telefonin “Iphone 4”.

Pasi është dërguar në spital ku ka marrë njoftimin ai ka sqaruar për policinë rrethanat e ngjarjes.

Uniformat blu thanë se, janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Foto/ Australi, peshkaqeni i bardhë kërcen mbi ujë pak metra larg serfistit
Fotografitë kanë kapur një skenë të pabesueshme: Një peshkaqen të madh të bardhë që kërcen në ajër vetëm pak metra larg një serfisti të përhumbur, që as e kishte idenë se ai ishte vetëm 50 m larg.

Sërfisti Daniel Caban, 20 vjeç, vërtitej në Swansea Heads në New South Wales kur fotografi Nathan McLaren, 33 vjeç, bënte foto që nga bregu.

Por e marta pasdite qe spektakolare kur një super-peshkaqen i bardhë 3.5 m i gjatë kërceu mbi oqean fare afër sërfistit dhe ai as që e kishte mendjen.
Pakistan/ Martohet pa leje, nëna djeg vajzën për së gjalli
Policia në qytetin pakistanez Lahore, ka arrestuar një grua e cila dyshohej për vrasjen e vajzës së saj e cila ishte martuar pa miratimin e familjes.

Policia thotë se, në trupin e vajzës, Zeenat Rafiq, janë parë shenja të torturës.

Atë e kishin lidhur me një krevat, dhe e kishin lagur me benzinë duke e djegur të gjallë.

Është rasti i tretë në një muaj në Pakistan, ku sulmet ndaj grave shkojnë kundër rregullave konservative mbi martesën dhe dashurinë.



Video/ Njihuni me “Galaxy S7 Active”
“Galaxy S7 Active” është një version më i fortë i kryeveprës së “Samsung” dhe “Galaxy S7”. Telefoni ka të njëjtin ekran “Quad HD” 5.1-inç si “S7” por me një ndryshim kryesor: Ai është shumë më i durueshëm.

Ekrani mund t’i rezistojë rënieve nga 5 këmbë lartësi. Gjithashtu ai është rezistent ndaj ujit deri në 5 këmbë thellësi për deri në 30 minuta.

Një tjetër përmirësim i “Galaxy S7 Active” është bateria: ai ka një bateri të madhe 4000 mAh- më e madhe se 3000 mAh e “S7”-s dhe 3600 mAh e “S7 Edge”.

Ai ka gjithashtu teknologji të ngarkimit të shpejtë si dhe të ngarkimit pa kabllo.

Duke qenë një telefon Galaxy “Active”, ka një buton të dedikuar “Active” në anën e majtë të telefonit.

Njësoj si “S6 Active”, ju mund ta programoni butoni për të lëshuar çdo aplikacion. Nëse e shtypni dy herë këtë buton ai do të lëshojë Zonën e Emergjencës, e cila telefonin 911 ose dërgon një mesazh të paracaktuar SOS.

Diçka që mungonte te “S6 Active” ishte ndijori i shenjave të gishtave dhe “Samsung” e rregulloi këtë gabim duke vënë një ndijor në butonin “Home” të “S7 Active”, pranë të cilit ndodhet një buton fizik për aplikacionet e përdorura së fundmi dhe për veprimin e kthimit mbrapa, transmeton krokodili.

Të gjitha specifikat e tjera të telefonit dhe performanca janë identike me ato të “S7”-s dhe “S7 Edge”. Telefoni vepron me “Android 6.0.1 Marshmallow” me “TouchWiz UI” të “Samsung”, të fuqizuar nga një procesor “Qualcomm Snapdragon 820” dhe 4 GB RAM. Ka një hapësirë 32 GB të zgjerueshme me kartë microSD deri në 200GB.

Kamerat gjithashtu janë të mrekullueshme, kamera e pasme 12-megapixel dhe kamera e përparme 5-megapixel. “S7 Active” është eksluzivitet i “AT&T” dhe do të lëshohet më 10 Qershor.

Celulari juaj regjistron fshehurazi ku shkoni? Ja si mund ta shihni..

Nuk ka rëndësi nëse keni një celular “iOS” apo “Android”, pasi receptorët e telefonit mund të shohin se ku shkoni, dhe të regjistrojnë të gjithë informacionin.

Të dhënat shërbejnë si një mënyrë për t’ju kujtuar se ku keni qenë ekzaktësisht.

Gjithashtu, kjo lejon telefonat celularë t’ju japin informacion, duke ditur ku tentoni të shkoni dhe në çfarë ditësh.

E gjitha kjo mundësohet nga Google, në faqen e “Timeline”, që njihej më parë si “Location History”.

Nëse klikoni opsionin, mund të shihni një hartë të të gjithë vendeve që keni qenë, të grupuara në udhëtime dhe me data të caktuara. Në të njëjtën faqe ju mund ta ndaloni këtë opsion, ta bëni pause, ose ta aktivizoni, nëse dëshironi.




Ndërroni këto fjalëkalime, rrezikoni t’iu vjedhin Facebook-un

Mark Zuckerberg, ka bërë thirrje për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, Facebook.

Ai ka thënë që passwordat e lehtë, duhet të ndërrohen menjëherë sepse viktima të hakerëve janë personat që kanë fjalëkalime me numra dhe shkronja.


Lloji i hundës që keni... tregon karakterin tuaj
Përveç formave të tjera të pjesëve të trupit, është vërtetuar se edhe forma e hundës tregon shumë për personalitetin e njeriut.

Në disa rezultate të publikuara nga profesori nga universiteti i Izraelit Ben-Gurion, Abraham Tamir, tregojnë se karakteri i njeriu përshkruhet edhe nga forma e hundës.

Në vazhdim paraqiten 8 format e ndryshme të hundës dhe karakteristikat e tyre të veçanta:

Hunda nubiane

Ky lloj i hundës dallohet për nga gjerësia. Është e drejtë në fillim dhe më pas vije duke u zgjeruar. Njerëzit me këtë lloj hunde i karakterizon kureshtja për gjithçka. Ata janë optimistë, të këndshëm dhe gjithmonë në kërkim të zgjidhjes së problemeve.



Hunda greke

Emri ka origjinën nga skulpturat antike greke. Formën e kësaj lloj hunde në skulptura e kanë krijuar, kryesisht, nga skulptorët. Veçoria e saj është pjesa fundore e zgjatur. Njerëzit me këtë lloj hunde nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes, janë shumë praktik, transmeton lajmi.net. Është shumë vështirë që me këta llojë njerëzisht të flasësh hapur për ndjenjat e tyre dhe konsiderohen si të tërhequr emocionalisht.



Hunda e përkulur

Personat me këtë lloj hunde janë kreativ dhe të vetëmohueshëm. Ata i mbrojnë me fanatizëm bindjet e tyre dhe, nuk frikohen që të rrezikojnë për të realizuar qëllimet e tyre.



Hunda e mysët

Ngjashëm me atë të përkulur, janë të lidhur shumë me punën. Por këta e dallon edhe veçoria se janë shumë të mirë në organizim.



Hunda kopsore

Është e shkurtë dhe duket lezetshëm. Kjo është forma më popullore, pasi që nuk është shumë e vrejtshme. Poseduesit e kësaj lloj hunde, kryesisht janë spontan me veprimet e tyre të cilët shumë shpesh edhe i irritojnë njerëzit tjerë. Ata janë të vullnetshëm.



Hunda e drejte

Ky lloj i hundës më së shumti gjendet tek aziatikët. Njerëzit me hunda të drejta kanë një karakter më të fortë. Janë shumë temperament dhe plotë pasion. Nëse luani me durimin e tyre, do të shihni se do të zemërohen shumë.



Hunda konkave

Ka një hark të vogël në ashtin hundor. Njerëzit me forma të tilla të hundës janë shpesh bujarë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët të cilët kanë probleme. Këta individë mund të jetë edhe shumë lehtë të lëndueshëm.



Hunda e shtrembëruar

Edhe pse kjo formë nuk është shumë e dëshirueshme, njerëzit me këtë lloj hunde janë shumë të dashur në karakter. Ata janë dëgjues të mirë, që i bënë shokë dhe partnerë shumë të mirë.



Foto/ Australi, në fillim përmbytja, tani miliona merimanga
Miliona merimanga që largohen prej përmbytjeve krijojnë “një mbulesë” gjigande për t’u futur brenda dhe për të shpëtuar kokën, shkruan “Dailymail”.

Përmbytjet e kohëve të fundit në Australi kanë bërë që merimanga të panumërta të kërkojnë shpëtim në vende të thata dhe kjo ka sjellë një pamje mahnitëse të rrjetave gjigande, që kanë mbuluar krejtësisht pemët.

Imazhet e pemëve të ngecura në rrjetën gjigande mbushur me mijëra merimangat në Westbury, pranë Launceston, Tasmania, ka ardhur pasi vendi u prek nga një prej stuhive më të egra në 42 vjetët e fundit.

Kjo situatë është makthi më i zi për frikacakët apo arakno-fobët.

Merimangat kanë përdorur një teknikë endjeje të quajtur “ngritja me balonë”, duke përdorur fije të vogla të rrjetës për t’u kapur për t’u mbrojtur nga erërat, tha Sideny Mornign Herald.

Graham Milledge, menaxheri i koleksionit të merimangave në Muzeun e Australisë tha se, “njerëzit nuk e kuptojnë sesa merimanga ka këtu derisa ndodhin ngjarje si këto.

Ajo që ato bëjnë është se ngjiten deri lart në një pikë të favorshme – deri në fund të një kërcelli bari për shembull – dhe pastaj i kthejnë barkun qiellit dhe lëshojnë një fije mëndafshi. Era e kap fijen dhe vepron si një parashutë dhe kështu ato ia dalin mbanë”.

Gjyqtari që sulmon Saimir Tahiri, i liroi babain nga burgu
Gjyqtari Arjan Aliaj, është vënë në qendër të sulmeve të qeverisë shqiptare, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, ministri Saimir Tahiri e të tjerë ministra e përfaqësues të mazhorancës. Por ndërsa e sulmon, 3 vite më parë Tahiri ka pasur një tjetër çështje me këtë gjyqtar.

Ishte koha kur policia arrestoi babain e ministrit aktual për kontrabandë ilaçesh, së bashku me dy persona të tjerë. E ishte pikërisht gjyqtari Arjan Aliaj ai që e kishte lënë të lirë babanë e ministrit, farmacistin Bashkim Tahiri.



Ja shkrimi i 28 marsit nga “Shqiptarja.com”.

Bashkim Tahiri babai i Sajmir Tahirit, fiton lirinë, ndërsa gjykata vendos hetimin në gjendje të lirë duke vendosur kushtin e detyrim paraqitje pranë oficerëve të policisë gjyqësore 2 herë në muaj.


Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Arjan Aliaj në vendimin e sotëm vlerësoi të ligjshëm arrestimin nga policia të babait të deputetit socialist. Bashkim Tahiri u arrestua më 25 mars së bashku me dy persona për akuzën e kontrabandës së ilaçeve.

Gjatë seancës prokurori i çështjes Dritan Reshka deklaroi se arrestimi i Bashkim Tahirit është i ligjshëm, pasi provat e paraqitura nga policia vërtetojnë përfshirjen e tij në tregtimin e ilaceve kontrabandë pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave.

“Bashkim Tahiri kishte paguar Gjizën 90 mijë lekë për ilaçet “- tha prokurori duke kërkuar hetim në gjendje të lirë gjatë të cilës Bashkim Tahiri do të paraqitet në polici sa herë i kërkohet, nën masën e sigurisë “detyrim me paraqitje”.

Nga ana e tij avokati i Tahirit tha se, arrestimi është politik dhe nuk ka prova vërtetojnë akuzën .

“Nuk ka asnjë provë që fajësojnë Tahirin për kontrabandë ilaçesh, përveç faktit që është babai i deputetit të PS-së Sajmir Tahiri.”- tha avokati Plarent Ndreca duke i kërkuar gjykatës të lirojë menjëherë klientin e tij dhe të mos caktojë asnjë masë sigurie.

Gjyqtari Arjan Aliaj vlerësoi dhe masës së sigurisë “Arrest shtëpie” për Dritan Gjizën. Kjo masë sigurie u kërkua nga prokuroria.



AVOKATI: E VETMJA PROVË E ARRESTIMIT, ËSHTË BABAI I SAJMIR TAHIRIT

Pas seancës avokati Plarent Ndreca u shpreh për mediat se do të apelonte vendimin dhe renditi parregullsitë ekstraligjore pas të cilës fshihet motivi politik.

“Zëdhënësja e policisë doli në prononcim për gazetarët për arrestimin, gjysmë ore para së të bëhej arrestimi, Arrestimi është bërë në orën 13:00 ndërsa oficeri i policisë gjyqësore thotë se arrestimi është bërë në orën 16:00.

Arrestimi është i paligjshëm por rëndësi ka lirimi i tij. U konstatua se nuk ka provë që ta mbante të ndaluar. Prokuroria nuk ka asnjë provë që përcakton kodi që Bashkim Tahiri të ketë kryer ndonjë vepër penale.

E vetmja provë ishte se Bashkim Tahiri ishte babai i Sajmir Tahirit. Ky ishte i vetmi shkak i arrestimit. Do e apelojmë për çështje tekniko ligjore.

Ishte flluskë juridike e ngritur nga policia për qëllime ekstraligjore, për të mos thënë politike që kanë lidhje me djalin tënd.

Nuk ka hetim prej 3 muajsh pasi prokuroria tha se nuk ka asnjë dijeni apo delegim për hetim të çështjes, në dosje nuk ekziston asnjë provë jo vetëm ndaj Tahirit por dhe as ndaj shtetasve të marrë në hetim”.
Përgjimet e paligjshme, Prokuroria- italianëve: Na sillni pajisjen
Në kohën kur 3 zyrtarët e lartë të policisë i janë drejtuar Gjykatës së Apelit duke kundërshtuar masat e sigurisë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI Catcher”.

Burime pranë organit të hetimit i thanë “Top-Channel” se, prokurorja Anisa Qilimi kërkon t’i vihen në dispozicion përmes Ministrisë italiane të Drejtësisë të dhëna konkrete mbi programin trajnues dhe qëllimin e këtij trajnimi policor dypalësh.

“Cilët janë oficerët italianë të ngarkuar me këtë detyrë, – pyet prokurorja Qilimi dhe – A posedohet aktualisht pajisja ‘IMSI Catcher’ nga pala italiane?”.

Kërkesat e prokurorisë vijnë në kohën kur misioni “Interforce”, i pyetur përmes Ambasadës, nuk ka kthyer ende përgjigje se ku ndodhet kjo pajisje, për të cilën ka dyshime se ka hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe që mund të jetë përdorur për përgjime po në mënyrë të paligjshme./TCH/


Nga dështimi me Udinesen, De Biasi hero me Kombëtaren shqiptare”
Kualifikimi historik i Shqipërisë në “Euro 2016”, ka kthyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare të cilat së fundmi kanë skanuar trajnerin Gianni De Biasi.

Fillimi i Kampionatit Europian kundër Zvicrës në Lens, për Shqipërinë dhe trajnerin italian Gianni De Biasi është një garë e fituar.

Strategu italian mori drejtimin e Kombëtares kuqezi menjëherë pas një dështimi të madh me Udinesen.

Gjatë një interviste për uebin informativ italian ‘sportevai’, De Biasi ka kujtuar hapat e parë dhe vendosmërinë për të marrë nën kontroll Kombëtaren e Shqipërisë.

“Një ditë i thashë vetes se unë do të doja të trajnoja një ekip kombëtar. Pas largimit nga Udinese kam qenë në kontakt me shumë federata të ndryshme por ishte Shqipëria ajo që më tërhoqi vëmendjen. Jo se vendosa menjëherë por e mendova logjikshëm dhe vendosa të marr frenat e kësaj Kombëtare”,- u shpreh De Biasi.

Strategu italian theksoi se me kuqezinjtë është bërë një punë e madhe duke vlerësuar vendin si idealin për të punuar si menaxher.

“Pas pranimit kam filluar një punë intensive me kuqezinjtë duke ndjekur jo vetëm nga televizori apo interneti por duke u afruar për t’i parë talentet dhe lojtarët që do na duheshin për ekipin kombëtar.

Puna ime u kuptua nga drejtues të federatës të cilët më dhanë besimin për të nënshkruan kontratën.

Kam kuptuar që në Shqipëri është një vend ideal për të punuar si menaxher pasi mund të kesh idetë e tua lirshëm pa ndikuar askush në ndryshim me ca ndodh në Serie A ku janë presidentët ata që vendosin. Për të bindur fillimisht lojtarët është dashur një punë e madhe dhe ja ku jemi sot me ata lojtarë që bënë ëndrrën realitet”,- përfundoi De Biasi.
Gjyqtari i sulmuar nga Rama-Tahiri u rikthye nga Abdiu e Topi
Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin për pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako është vënë së fundi në qendër të sulmeve nga mazhoranca. Më i ashpër është me të është treguar sot kryeministri Rama, i cili e quajti atë “killer me pagesë”.

Sipas Ramës ky gjyqtar ka nxjerrë nga burgu të paktën 7 persona të akuzuar për vepra të rënda penale. Aliaj është shkarkuar gjithashtu nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës. Por kush e ka rikthyer në sistemin e drejtësisë sërish Arjan Aliajn?

“Lapsi.al” siguron një vendim të Gjykatës Kushtetuese vitit 2003, që ka prishur vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Arjan Aliaj.

Asokohe Gjykata Kushtetuese drejtohej nga ish-deputeti i PS-së, Fehmi Abdiu. Më pas me një vendim të vitit 2009, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i drejtuar nga aleati i sotëm i Ramës, Bamir Topi, futi sërish në punë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, gjyqtarin Arjan Aliaj.

“Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?! Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?”,- pyeste kryeministri Rama në reagimin e tij të sotëm.

Përgjigjen duhe ta kërkojë te ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fehmi Abdiu që drejtonte Gjykatën Kushtetuese në vitin 2003 dhe tek ish-kreu i KLD-së, Bamir Topi, sot aleati i tij në koalicionin qeverisës.

Më poshtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2003 dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2009./Lapsi.al/

Mbrojtësi i Zvicrës ka frikë nga Shqipëria. Ja çfarë thotë...
Mbrojtësi i Toulouse dhe Zvicër, François Moubandje ka paralajmëruar se Shqipëria është një ekip i mirë e cila mund t’i surprizojë.

Në një deklaratë për mediat Moubandje theksoi se përballja kundër Shqipërisë do të jetë një sfidë e vështirë për Zvicrën, shkruan “Tuttomercatoweb”.

“Këto ditë kemi punuar intensivisht dhe jemi të përqendruar për të arritur objektivat tona në ‘Euro 2016’. Në përballjen e së shtunës na pret një sfidë e rëndësishme pasi Shqipëria mund të na verë në vështirësi, kanë një ekip shumë të mirë”,- përfundoi Moubandje.

Përgjimet/ Çako në Prokurori: Pajisja, jo vetëm për trajnime
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako është pyetur më parë nga Prokuroria lidhur me skandalin e përgjimeve me anë të aparaturës që ka hyrë në mënyrë ilegale nga Italia në Shqipëri.

Para hetuesve, Çako ka pranuar se pajisja nuk është përdorur vetëm për trajnime, por edhe për identifikimin e numrave IMEI të celularëve.


Por, Drejtori i Përgjithshëm nuk kishte dijeni për mosregjistrimin në Doganë të kësaj pajisje, në momentin që hyri në Shqipëri.

Çako kishte mësuar disa ditë më vonë se si qëndronte e vërteta e kësaj pajisje ilegale dhe për këtë arsye Gjykata e Tiranës vendosi dje pezullimin e Haki Çakos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deri në një vendim përfundimtar të hetimeve.

Dje, Prokuroria sekuestroi gjithashtu edhe kompjuterin e Haki Çakos, në kuadër të hetimeve që janë duke vazhduar për këtë çështje.

Gjithashtu, në dosjen e prokurorisë thuhet se Çako ka qenë kontradiktor në komunikimin me prokuroriët. Pasi më 9 maj me një shkresë të dërguar pranë prokurorisë, Haki Çako konfimron se ka hyrë në Shqipëri një aparaturë e quajtur “IMSI Catcher”.

Në këtë shkresë, Çako thotë se, kjo pajisje shërben për të identifikuar numrat IMEI dhe nuk shërben për përgjim.

Tetë ditë më pas, gjatë marrjes në pyetje në Prokurori Çako ka thënë se aparati IMSI Catcher është në gjendje të identifikojë numrat IMEI të çdo aparati telfonik dhe se nuk ka asnjë dijeni për regjistrimin doganor të hyrjes së kësaj pajisje.



Video/ Vlorë, 39-vjeçarja e dhunuar kishte 3 urdhra mbrojtje
Marsela Çaushaj, 39-vjeçarja nga Vlora, e cila u dhunua barbarisht nga ish-bashkëshorti i saj është duke u trajtuar me ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ajo dhe tre fëmijët e mitur do të asistohen nga Shërbimi Social i Bashkisë së Vlorës.

Marsela ka qenë edhe më herët viktimë e dhunës së ish-bashkëshortit.

Ajo numëron tre urdhra mbrojtje, një gjatë martesës dhe dy të tjerë për periudhën 2014-2016.

Ndaj ish-bashkëshortit të saj ka të rregjistruar një procedim penal për dhunë, ndërsa gjykata e ka proceduar atë më herët në gjendje të lirë.

Ilirjan Pajo rrezikon 5 vite heqje lirie, pasi mbi të rëndon akuza e dhunës në familje dhe shkelje e urdhërit të mbrojtjes./Tv Klan/
Foto+16/ Tiranë, vajza në urbanin e Kamzës ia "fut" vetes...
Udhëtimi me urban ka bërë që shpesh të përballemi me situata nga më të ndryshmet, saqë të bëjnë përshtypje. Fatkeqësisht, këto situata përgjithësisht kanë qenë negative dhe aspak raste për t'u marrë shembull.

Një tjetër rast vjen nga urbani i Kamzës, ku një vajzë duket se ia "fut" vetes.

Në një kohë që në urban s'ka shumë njerëz dhe vajza mund të mbështetet në një tjetër vend, ajo zgjedh që të mbështetet tek tubi. Dhe e keqja është se mbështetet me aq sa ka mundësi, duke u bërë përshtypje pasagjerëve të tjerë.

E në këtë rast moralistët s'kanë gojë të reagojnë për ta justifikuar pasi të gjithë mund të lodhemi pas 8 orëve punë (nëse është rast i njëjtë), por nuk mbështetemi në këtë mënyrë tek tubi i urbanit!



Video+16/ Xhesika tregon gjoksin shpërthyes në plazh
Këngëtarja Xhesika Ndoj, nuk heziton kurrë të na tregojë asetet e saj. Ajo në një postim të fundit në Instagram na ka treguar gjoksin e saj “shpërthyes”.

Atë shohim sërish në plazh e veshur më një palë bikini provokuese.

Sigurisht që Ndoj nuk mund të mos ekspozonte në këtë video pikat e saj më të forta siç janë të pasmet apo gjoksin.

Shkon në gjyq pse festoi kualifikimin e Shqipërisë

Shqipëria po përgatitet të nisë aventurën e saj në finalet e Europianit, por festa për kualifikimin i ka kushtuar pronarit të një lokali në Ulqin.

Skënder Alaj është paditur penalisht dhe ai po ndiqet tani nga Gjykata Themeltare e qytetit me kërkesë të prokurorisë.

Pikërisht në lokalin e tij më 11 Tetor shqiptarët u mblodhën duke ndjekur sfidën me Armeninë, që rezultoi përcaktuese për kuqezinjtë. Skënder Alaj akuzohet se lejoi klientët e tij të mbanin simbolet kombëtare dhe brohoritën Shqipërisë dhe UÇK.

Një pasojë që solli edhe irritimin e partive politike shqiptare në Mal të Zi dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, që kanë kërkuar tërheqjen e saj padisë.

Ndër të tjera është kërkuar edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme, qeverisë dhe të parlamentit. Sipas tyre kjo padi cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut./Tv Klan/



"Të dua o njeri budalla", djali e humbet dhe rreh të dashurën në mes të rrugës

Ky është momenti i tmerrshëm, kur një burrë godet me grushte e shqelma të dashurën e tij. E gjithë ngjarja e tmerrshme ndodhi pas një debati mes çiftit. Burrit të dhunshëm i’u drejtua edhe një kalimtareje e cila u përpoq të ndihmonte të dhunuarën dhe të telefononte policinë.

Videoja është filmuar nga dritarja e një ndërtese në një qytet rus.

Fillimisht është e dashura ajo që e godet burrin. E dashura e tij duket shumë e acaruar dhe dëgjohet duke thënë "Si guxove ta bëje...?"

Ajo e godet me grushte dhe shqelma, ndërsa burri për një momnent duket shumë i qetë, madje një moment e shtrëngon, duke i thënë "Të dua o njeri budalla".

Në momentin kur mendojmë se gjithçka u qetësua, mesa duket diçka ka ndryshuar në bisedën e tyre dhe burri fillon e bëhet shumë i dhunshëm ndaj të dashurës së tij.

Grushtet dhe shqelmat e tij janë aq të rënda sa vajza bie në tokë e mbuluar nga gjaku. Ndërkohë që një kalimtare u përpoq ta ndihmonte të dëmtuarën, duke dashur të telefonojë policinë, por gjërat nuk kanë shkuar mirë as për atë.

Në fund burri i acaruar e ka marrë të dashurën e tij e ka futur me dhunë në makinë dhe janë larguar të dy. Siç raporton “Daily Mail”, pas publikimit të kësaj videoje policia nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me ngjarjen.



Video/ Ky është kërcimi më provokues që keni parë ndonjëherë

Kizomba është një nga zhanret më të popullarizuara urbane të vallëzimit e cila performohet në çift.

Megjithatë, në videon e mëposhtme shihni se si disa vajza dëshmojnë se, ky vallëzim mund të kërcehet edhe në grup dhe në sinkronizim të përsosur, madje edhe në mes të rrugës.

Lëvizjet e tyre sensuale dhe plot pasion kanë sjellë gjallëri duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë kalimtarëve si dhe duke lënë ata të habitur për një kohë, transmeton Klan Kosova.

Vallëzimi Kizomba daton nga Angola në Luanda në vitin 1980.

Fotogaleri+16/ Ludivine Kadri ‘nxeh’ Europianin
Edhe pak ditë nis evenimenti më i rëndësishëm futbollistik i vitit, Euro 2016, ku për herë të parë është protagoniste edhe kombëtarja jonë.

Deri në fërshëllimën e parë, vëmendja e mediave është zhvendosur tek plazhet franceze për të njohur kundërshtarët... dhe të dashurat e tyre.

E mes këtyre, rreze dielli Ludivine Kadri, e dashura e mbrojtësit të krahut të djathtë të Francës, Bacari Sagna.


Rrëfimi+18/ Pronari e çon burrin sa më larg me punë dhe në mbrëmje…
Përshëndetje, dua të tregoj edhe unë historin time, jo për tu hapur apo për të pastruar ndërgjegjien, por për të ditur më shumë reagimet tuaja.

Kisha goxha kohë që njihesha me Erin pronarin 30 vjecar të burrit tim. Disa herë që kisha rastisur ta takoj atë në prani të burrit shikimet e tij ishin shum provokuese, por unë nuk i jejpa rendesi. Një ditë në një drekë të organizuar nga Kompania për të gjithë punonjësit unë isha e ftuar sëbashku me bashkëshortin.

Unë dhe burri im ishim në të njëjtën tavolinë me pronarin e kompanisë, atë ditë në fak isha bërë kaq e mirë sa edhe burri atë ishte duke më thënë tër kohës, unë qëllimisht kisha veshur një fustan të ngushtë që tregonte format dhe kishte dekoltenë e hapur. Sepse edhe pse jam 38 vjece për fatin tim të mirë gjenetikisht kam trashëguar një trup perfekt nga mamaja dhe tezja ime.

Shumë të pasme aspak celulit , gjoks të madh dhe nuk ishte hera e parë që bija shumë në sy për trupin time, disa herë më ka rtastisur në rrugë të më shikojnë, por kurr nuk ju kam kushtuar rëndësi. Eri ishte cun shumë i mbajtur dhe kishte një shikim mjaft provokues, gjithë darkën nuk mi ka ndarë sytë, mua filloj të më pëlqente, o zot thash mevete cpo me ndodh keshtu.

Disa here me këmbë ai më prekte edhe nga shalët, e unë nuk disja si të reagoja, të gjithë në tavolinë po më koplimentonin për pamjen time dhe gratë që ishin aty po me kerkonin llogari se ku isha rregulluar, pasi sipas tyre kisha dal një kukull e vërtetë. Ai her pas here vinte buzën në gaz e në një momentë më shkeli syrin.

Një momentë unë them aty në tavolinë, që dua të shkoj në tualet dhe burri im mblodhi supet duke thënë se nuk e di ku nodhet. Eri përfitoi nga ky rast dhe tha ta tregoj unë ku nodhet më ndiq, pasi festa organizohej në oborrin e vilës së tij. Unë po e ndiqja atij po i shndrinin sytë. U afruam në banjo dhe ai më shtyu me forcë brenda dhe më puthi me zor unë nuk po reagoja isha e habitur, ai vazhdoj të më puth me pasion dhe duart i shkuan tek shalët e mija, ngriti fustanin më ledhatoi dhe u zhduk, pasi të gjithë do të kuptonin dicka nëse ai vonohej. Unë isha e habitur, kurr nuk më kishte nodhur kjo, sdija cfarë të mendoja, gjithë natën isha e hutuar

Një ditë tjetër unë shkoj tek puna e burrit, dhe teksa marr ashnsorin ai më kishte pare dhe hipen dy kate më lart, edhe aty më futi duar më puthi dhe më tha që po digjem për tyyyy, fillova te largohem nga burri dhe ta kem mendjen tër kohës tek pronari i tij. Ai ishte 30 vjec dhe nuk e dija nëse kishte familje apo jo, e ndërsa unë 38 vjece, kisha edhe një vajzë që ishte në kolegj. E tmershme mendoja me vete unë jam nënë e një vajze dhe po merrem me aventura të tilla, nuk më linin mendimet për Erin, kur kujtoja atë më kapte pasioni si adoleshente... kështu kakuan disa ditë

Pas dy muajsh burri im ishte në itali për punë, kur vjen darka troket dera dhe shohë nga syri magjik, ishte Eri, unë shtanga, isha e vetme në shtëpi e hapa dhe i buzeqesha, aty e ndjeva se më kishte marrë malli. Kam ardhur per ty me tha mbylli deren dhe më dhuroi një puthje 5të zjarrtë, këtë radhe ju përgjigja edhe unë, nuk mund të rrezistoja...

Sapo unë u largova pak ai me kapi për flokësh dhe me tha mbylle qetsohu tani je e imja, jemi vetëm bashkë, këtë kemi dëshiruar prej kohësh, burrin tënd qëllimisht e kam nisur me punë në Itali, vetëm e vetëm që të takohesha me ty, dhe filloj të më puthë dhe të mi heq rrobat si i cmendur. Shumë kohë kisha pa r provuar atë emocion, ju dhash dhe të dy kaluam një natë të paharueshme. Ai ka shijuar gjithë trupin time dhe dukej i kënqaur e shumë i lumtur.

Ne vazhdojmë të takohemi gjithmonë, kemi edhe ndjenjë për nujëri tjetrin , por unë për hatër të vajzës nuk mund të ndhem nga burri im. Eri i ngarkon burrit tim tani detyra që janë sa më larg qytetit tonë dhe vjen e bashkë kalojmë net të cmndura, bëjm seks e flasim pa fund. Ai më thotë se tani ja e tija dhe se duhet që gjithmonë të bëj atë që ai dëshiron... Ja pra ditën i jep urdhra burrit e natën mua...




Video/ Tifozët e rrahin, “Drejtori” tenton t’i vrasë me armë

Java e fundit në kategorinë e dytë të futbollit ukrainas për pak mund të ishte tragjike. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, ku “miqtë” kanë dhunuar drejtorin sportiv, e ky i fundit është parë sërish me një armë në dorë me të cilët kishte si synim të vriste tifozët.

Në ndeshjen Poltava- Cherkaskyi Dnipro, tifozët miq ishin duke festuar fitoren dhe hodhën brenda fushës fishekzjarrë, në këtë moment ka ndërhyrë Drejtori Sportiv i ekipit të Poltava-s dhe ndihmësi i tij, duke ua hedhur mbrapsht ato.

Kaq është dasjhur që ndaj tij të vërshojnë disa prej tifozëve të Cherkaskyi Dnipro dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Pasi është sulmuar dhe dhunuar barbarisht nga tifozët e ekipit mik, Bogdan Vinnytsia, drejtori sportiv i ekipit të kategorisë së dytë ukrainase ka shkuar dhe ka marrë një armë zjarri e më pas është nisur sërish drejt grupit të tifozëve.

Por fatmirësisht është ndalur në kohë nga anëtarët e tjerë të stafit, të cilët siç edhe mund të dallohet në video e kanë bindur të kthehet.


E rrallë, nëna në vdekje klinike prej 4 muajsh, lind fëmija

Një foshnjë ka lindur në Portugali nga një grua, truri i së cilës ka qenë i pajetë prej 4 muajsh, djali i lindur në një nga spitalet e Lisbonës është 2,35 kg.

Mamaja e tij u deklaruar e vdekur klinikisht më 20 shkurt të këtij viti pas një hemorragjie në tru, i cili doli jashtë funksioni dhe është e pamundur për ta shpëtuar.

Vendimi për të vijuar me shtatzëninë ka ardhur vetëm pasi testet treguan se fetusi ishte i shëndetshëm dhe pasi babai ra dakord për ta lejuar këtë shtatzëni.

Ky është një rast unikal në Portugali, duke u shënuar edhe si një rasti më afat gjatë i qëndrimit të një fetusi brenda trupit të një gruaje të cilësuar si e “vdekur”./TCh/
Gjermanët më të shtrenjtët; Vlejnë 580 mln euro, kuqezinjtë 46 mln

Gjermania është skuadra më e shtrenjtë mes 24 kombëtareve që marrin pjesë në Euro 2016, ndërkohë që në këtë listë Shqipëria renditet e 22-ta.

Sipas portalit Transfermarkt, i cili publikon vlerën e kartonit të futbollistëve, kampionët e botës mbajnë vendin e parë me 580 mln euro.

Vlera e futbollistëve gjerman shkon deri në 75 mln euro, ndërsa ai që kushton më pak është podoslki me vetëm 8 mln euro.

Në vend të dytë është spanja, e ndjekur nga belgjika, Anglia dhe Franca. Italia është e fundit e kombëtareve të mëdha me vlerën 272 mln euro, 308 mln më pak se gjermania.

Ndërkohë vlera e 23 lojtarëve të De Biasit kap shifrën e 46 mln eurove, ku lojtari më i shtrenjtë është mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj, vlera e të cilit shkon deri në 12 mln euro./TCh/




09/06/2016/...............................................

Fotolajm/ Kaq e pat edhe stadiumi “Qemal Stafa”... nis prishja?
Sot që në orët e para të mjëngjesit, në anën veriore të stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” është parkuar një brigatë mjetesh të rënda me matrapikë, ekskavatorë e vinça.

Edhe pse nuk ka një urdhër zyrtar, nga sa kemi mësuar prej drejtuesve të këtyre mjeteve, ato janë vendosur aty pasi pritet që të nisë “çmontimi” i shkallëve të stadiumit.

Kjo gjë u ka bërë përshtypje edhe shumë kalimtarëve, të cilët kanë shkrepur fotot e para me celular dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale.

“E pat dhe stadiumi...nga njeri krah kryhet krimi, shkaterrohet pasuria publike, shkelet VKM-ja e vitit 2000 qe e shpall tere zonen ansambel monumental..nga krahu tjeter bertitet gooooooooollll!!!! Pra dhe jau prishim, dhe te beni tifo...”,- ka shkruajtur gazetari Ervin Goci në një koment bashkangjitur këtyre fotove.


Video/ Lufta me policinë, ja operacioni i forcave “RENEA” në arrestimet e fisit Çapja

Këto janë pamjet e operacionit të forcave speciale të policisë, të cilët vendosën në pranga anëtarët e fisit Çapja dhe personave të tjerë që i mbështetën ata në një përplasje me policinë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Fisi Çapja sulmoi disa oficerë të policisë të cilët ishin në detyrë.

Përgjimet, Basha: Rama-Tahiri presion mafioz ndaj drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me pezullimin e Haki Çakos.


Në një deklaratë dërguar për mediat, Basha thotë se Rama dhe Tahiri po bëjnë presion mafioz ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga frika se zbulohet përfshirja e tyre në skandalin e përgjimeve të policisë.

Kreu i demokratëve ka kërkuar nga drejtësia që të vazhdojë hetimet dhe të zbardhin megaskandalin e përgjimeve dhe të mos tërhiqen nga frika e presioneve nga Qeveria.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   210   211   212   213   214   215   216   217   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish