Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama:
“Çka ka ndodhur sot me pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ndalimin e dy drejtuesve të saj, më imponon t’i kërkoj ndjesë publikisht qeverisë mike dhe partnere të Italisë. Kjo ndodhi është e pajustifikueshme dhe për Shqipërinë është një tjetër kambanë që bie për emergjencën kombëtare të Reformës në Drejtësi.
Mbroj fort pikëpamjen se shpjegimet e dhëna nga Italia përmes ambasadorit italian, pa asnjë detyrim, por vetëm si shprehje e miqësisë së sinqertë dhe vullnetit më të mirë, për të vendosur nën dritën e fakteve legjendën politike të përgjimeve, duhet të kishin mjaftuar që institucioni shqiptar i akuzës të mos përfshihej në një makinacion kaq të rëndomtë politik.
Por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu dhe sot, miqtë e partnerët tanë të provuar në çdo ditë të vështirë të Shqipërisë së këtyre njëzetë e pesë vjetëve, kanë të drejtë të ndjehen të lënduar nga përfshirja e tyre indirekte në një hetim absurd si edhe, më zi akoma, nga veprimi ekstrem që ka ndërmarrë sot prokuroria.
Duke u kërkuar ndjesë për këtë “çudi” që e ka dëmtuar jo pak vazhdën e një bashkëpunimi të shkëlqyer, prej të cilit në gjithë këto vite, Shqipëria e shqiptarët kanë përfituar aq shumë, sa kurrë nuk do të mund të lahemi me fqinjët tanë të mirë, dua t’i siguroj miqtë e mëdhenj dhe partnerët e paçmueshëm italianë për mirënjohjen më të thellë e konsideratën më të lartë”.
Fotogaleri/ Rinoceronti afrikan me bririn e shkulur dhe sfilitja drejt shërimit
Afrikë e Jugut. Gojëmbyllur, me sytë lidhur, me veshët e bllokuar me pambuk, rinoceronti me emrin Hope (Shpresa) merr frymë me vështirësi ndërkohë që veterinerët punojnë për t’i mjekuar një plagë të tmerrshme që kontrabandistët kanë lënë në fytyrën e saj pasi i kanë shkulur bririn.
Një vit pasi u hodh tutje për të ngordhur në një fushë jashtë qytetit jugor të Afrikës së Jugut, Port Elizabeth, Hope ka bërë plot 15 operacione për të rindërtuar fytyrën e shkatërruar. Veterineri Johan Marais duket optimist pasi ka shikuar plagën, që ishte 1 m e gjatë pas sulmit.
“Është shëruar 60%”,- tha ai me kënaqësi, duke shtuar se procedurat mjekësore nga të parat vazhdojnë të jenë një eksperimet me rrezik.
“Ne nuk dinim ç’antibiotik t’i jepnim, në ç’dozë, ne nuk dinim anatonimë bazë”,- pranoi ai.
Ronoceronti Hope, femër 6 vjeçe, është trajtuar nga një organizatë jofitmprurëse “Saving the Surviors” që fokusohet tek rinocerontët dhe kafshët e tjera të egra që i nënshtrohen sulmeve britale dhe lëndimeve.
Me rreth 25 mijë ronocerontë në botë që kanë mbetur, Hope mishëron mbijetesën e specieve.
“Do të ishte sukses për ne dita kur Hope të lindë një këlysh dhe ajo ditë do të jetë pjesë e rilindjes së rinocerontëve”,- thanë mbrojtësit. Dhe, si një sinjal i jetës pas vdekjes, është parë të rritet një majuckë e vogël e bririt të saj.
Foto/ Aksidenti në Elbasan, humb jetën femija 11-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së martës në zonën e njohur si “kthesat e Krastës” në Elbasan, pranë rrugës “Hysejn Bakalli”, në afërsi të lagjes “Emin Matraxhiu”. Automjeti tip “BMW” me targa “AA 444 NU” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës, duke lënë të plagosur dy perona njëri prej të cilëve fëmijë.
Nga informacionet e policisë, në aksident ka humbur jetën një fëmijë me inicialet E.K. 11-vjeçar, i cili në momentin fatkeq ndodhej në anë të rrugës dhe u godit nga automjeti që kishte humbur kontrollin.
Fëmija u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas 1 ore ka ndërruar jetë.
Gjithashtu drejtuesi i mjetit A.B. 30 vjeç, është plagosur rëndë, si dhe një shtetas tjetër me inicialet B.Ç. 47 vjeç.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Fotolajm/ Aligatori më i regullt në botë
Aligatorët e Floridës janë mjaft të rregullt me zbatimin e ligjeve. Ky aligator 1.7 metra i gjatë, qëndroi në trotuar duke pritur dritën jeshile dhe më pas kaloi rrugen në vizat e bardha.
Dy policët e qytetit Saint Augustine ndaluan trafikun për rreth 30 sekonda, që të lejuar aligatorin të kalonte i pa shqetësuar.
Dekriminalizimi/ Tërmeti i Tepelenës fsheh vendimin e Gjykatës
Kryebashkiaku i Tepelenës është një tjetër në radhët e të zgjedhurve socialistë që rrezikojnë të penalizohen nga ligji për dekriminalizimin.
Lapsi.al siguron një vendim gjyqësor të vitit 2004, kur Tërmet Peçi figuron i dënuar nga Gjykata e Tepelenës për akuzën “Përdorim i dokumenteve të falsifikuara”. Ai është dënuar me 150 mijë lekë gjobë nga Gjykata e Shkallës së parë.
Vendimi ka marrë formë të prerë më 7 prill 2004, pasi Peçi nuk e ka ankimuar në Apel.
Por ndërkohë në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, Tërmet Peçi nuk e ka përmendur këtë dënim.
Siç shihet më poshtë, ai e ka lënë bosh këtë pjesë të formularit.
Nëse struktura e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme që merret me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit do të nisë hetimet, kryebashkiaku i Tepelenës rrezikon dënimin për mashtrim.
Më poshtë foto nga vendimi gjyqësor: /Lapsi.al/
Foto+16/ Modelja portugeze ‘tundon’ Ronaldon
Modelja portugeze, Rita Pereira, është një ndër tifozet më të mëdha të Cristiano Ronaldos, ndërsa këtë herë vjen me një set të ri fotografish shumë provokuese.
Në një formë mjaft seksi, Rita Pereira, pritet të tërheqë vëmendjen e ‘yllit’ të Realit të Madridit, për të harruar pushimet ekzotike me vajzat seksi në Ibiza.
Kjo është super modelja portugeze, shikoni fotot:
Kreu i Antimafias: Papa Françesku në qendër të sulmeve terroriste
Papa Françesku është në qendër të sulmeve terroriste. Alarmi është dhënë nga shefi i antimafias italiane, Franco Roberti.
Në një deklaratë të dhënë për televizionet italiane Roberti është shprehur se deri më tani e kemi evituar një sulm të tillë.
“Me një punë konstante të inteligjencës dhe forcave të policisë, kemi arritur që të evitojmë deri më tani sulme të tilla në Itali. Një numër i madh prej tyre janë parandaluar”,- ka thënë Roberti.
“Kanë qenë disa persona nga Maroku që jetonin në Itali, të cilët kishin planifikuar sulme në Itali e në Selinë e Shenjtë në Vatikan”,- ka shtuar kreu i antimafias italiane.
Foto+16/ Zbulohet e dashura e re e Ronaldos, superseksi si Kardashian
Tani jemi në prag të startit të Kampionatit Evropian “Francë 2016” dhe lojtarët janë, duke bërë përgatitjet e fundit për këtë kompeticion prestigjioz.
Por mes tyre ka edhe disa që e gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar. I tillë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili para disa ditësh u pa në shoqërinë e disa vajzave seksi në plazhet e Ibizas.
Sikurse bëhet e ditur nga mediat e huaja, tashmë është zbuluar vajza misterioze, e cila qëndronte afër CR7.
Ajo është modelja kolumbiane, Paula Suarez. Më poshtë do të keni mundësinë të shikoni pikërisht fotografitë e Paulas, e cila e ka shoqëruar CR7 edhe në një klub nate.
Foto+18/ Shqipëri, nxehet moti, shpërthen plazhi nudo...
I nxehti Afrikan ka ardhur e vapa herë-herë bëhët e papërballueshme. Prandaj është mëse e kuptueshme që kohën e lirë ta kalojmë në pishina apo në plazh, larg vapës apo pluhurit që na ofron pa kursim kryeqyteti.
Megjithatë edhe pse pranë detit në redaksinë tonë kanë ardhur foto të një vajze topless. Fotoja është marrë nga plazhi i Borshit, ditën e sotme.
Siç duket nga fotoja vajza ose nuk e ka përballuar të nxehtit, ose ka dashur të nxehë plazhistët përreth, duke u përpjekur të nxihet në çdo pjesë të trupit.
“Ja cfarë shfaqjeje na ofrohet, topless në plazhin e Borshit”.
Shihet në foto që bashkë me vajzën është dhe një djalë, i cili nuk është shqetësuar aspak dhe ka vazhduar punën e tij, edhe pse vajza ka qenë shënjestër e shumë paparacëve./JOQ/
Shpëtohen dy persona nga mbytja në Vlorë
Dy persona janë shpëtuar mesditën e sotme nga mbytja. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku mësohet se dy personat në gjendje të dehur kishin hyrë për tu larë.
Por në kontakt me ujin ata nuk kanë mundur që të notojnë. Qytetarët kanë njoftuar policinë kufitare e cila u ka shkuar në ndihmë, duke i shpëtuar.
Video/ E rrahu burri live, gruaja: Do më vrasë po doli nga burgu
Për Marselën dhuna shtazarake e ish-bashkëshortit të saj nuk është e panjohur. Dhe sot ai e ka ndjekur atë pasi do fillonte punë dhe e ka qëlluar në prani të dhjetëra qytetarëve në mes të rrugës. Nuk i janë dhimbsur as fëmijët që qanin pa pushim dhe me duart e tyre të njoma përpiqeshin të mbronin nënën e tyre.
Marsela Çaushaj është gruaja që u dhunua sot në Vlorë dhe që fatmirësisht episodi u filmua dhe u bë publik duke sjellë edhe arrestimin e 44-vjeçarit.
Ajo rrëfen për “News 24” gjithë ngjarjen dhe thotë se, e ka denoncuar edhe më parë ish-bashkëshortin e saj.
“Do filloja punë, do kujdesesha për një të moshuar. Ish- bashkëshorti më ndoqi dhe më sulmoi. Më kërcënoi, duke më thënë nuk do fillosh punë. Më tha ‘më jep fëmijët t’i mbaj unë’. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar.
Kam kërkuar 3 herë urdhër-mbrojtje. Sot ish-bashkëshorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam 3 fëmijë, marr një asistencë 40 mijë lekë të vjetra. Doja të gjeja një punë të rris fëmijët”,- tregon Marsela.
Dhe apeli i saj është një thirrje për jetën: “Policia ta mbajë në burg ose do të më vrasë”, deklaron ajo.
Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës. “Vajza ime dhunohej gjithmonë. Vajza ime e denoncon, policia e liron”,- ka thënë ajo.
Fotogaleri/ NATO tregon “dhëmbët” në dyert e Rusisë...
NATO do të zhvillojë në Poloni stërvitjen më të madhe ushtarake në Europën Lindore, që nga periudha e Luftës së Ftohtë, si kundërpërgjigje ndaj agresivitetit rus në këtë rajon.
31 mijë trupa, 3 mijë mjetë tokësore, 105 avionë luftarakë dhe 12 anije do të përfshihen në manovrën më të madhe stërvitore që është parë prej dekadash në Poloni.
Stërvitja interpretohet si kundërvënie ndaj Rusisë që ka rritur praninë e vet ushtarake në kufijtë e shteteve të Europës Lindore.
Në stërvitjen e emëruar “Anakonda” marrin pjesë 24 vende anëtare, përfshirë Shqipërinë si dhe vende partnere, përfshirë këtu edhe Ukrainën.
SHBA ka dërguar 14 mijë trupa në këtë stërvitje, 12 mijë janë polakë, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes vendeve të tjera anëtare dhe partnere të Aleancës.
Në ceremoninë e hapjes, ministri polak i Mbrojtjes tha se manovrat synojnë të testojnë dhe rrisin aftësinë e NATO-s për të mbrojtur kufijtë e saj lindorë.
Drejtuesit e Aleancës thonë se, stërvitja është pjesë e strategjisë së re ndaj Moskës, ku tregohet forca, por nuk mbyllen dyert e dialogut. Komunikimi mes NATO-s dhe Rusisë është ndërprerë që prej ndërhyrjes së trupave ruse në Ukrainë.
Aleanca thotë se do të vazhdojë dialogun formal dhe do të presë palët ruse që të bëhet pjesë e këtij dialogu deri para samitit të Varshavës./TCH/
Fotogaleri/ Më mirë do të ishte që këto poza të mbeteshin private
Koha e teknologjisë na ka bërë pjesë të pandashme tonën shkrepjen e fotove. Të ndodhur në pjesë të ndryshme të botës, tani ndajmë me persona të njohur ose të panjohur, çaste përditshmërie.
Foto spontane, të cilat ndodh që të mos i shohim dy herë teksa i publikojmë, tregojnë më shumë se sa duhet për ambientin dhe personat përreth.
Në ditët e sotme, fotot mund t’i modifikojmë brenda çastit për tu shtuar apo hequr diçka që nuk shkon.
Por në të shkuarën kjo mundësi nuk ekzistonte. Ka qenë kjo pikënisja e një uebsajti, “Awkward Family Photos”,- nga ku janë marrë dhe fotot e mëposhtme.
Tani që vera thuajse ka mbërritur, e bashkë me të dhe dëshira për të ndarë me të tjerët foto nga pushimet tona, duke parë fotogalerinë, mund të mësojmë diçka nga gabimet e të tjerëve, e të bëhemi më të kujdesshëm./TCh/
Intervista/ Mërgim Mavraj: Kur isha i vogë doja të bëhesha polic
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj, ka shpjeguar në një intervistë të dhënë për “fshf.org” se kur ishte i vogël, nuk kishte dashur të bëhej futbollist.
Fatmirësisht, ëndrra e tij për t’u bërë polic nuk u realizua dhe tani Mavraj është një nga pikat më të forta të kombëtares kuqezi që do të debutojë në Europian
Si ndiheni për faktin që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?
Ndjeva kënaqësi, një lloj tjetër kënaqësie, të pa provuar më parë. E ndjeja që ishte diçka e madhe.
Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë në Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ky është një shans shumë i madh dhe nuk kemi gjë për të humbur. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua, për ekipin dhe për të gjithë shqiptarët.
Kur i keni pasur fillesat me futbollin?
Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist? Kam filluar të luaj kur isha rreth 10 vjeç. Nuk ishte diçka e planifikuar. Ishte thjesht për qejf. Në ato momente doja të bëhesha polic. Por Zoti donte që të bëhesha futbollist. E nisa karrierën kur isha 20 vjeç.
Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptarë?
Nëse do të bëhesh lojtar, duhet shijosh dhe ndjesh emocione të jashtëzakonshme, që mund t’i marrësh vetëm kur luan.
Cilat janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian?
Duam të bëjmë surprizën, duam që t’i tregojmë Europës se kemi punuar dhe jemi përmirësuar shumë
Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’?
Ekipin më të mirë, dhe ne do të japim më të mirën.
08/06/2016/................................
Berisha: Pas Didit, Rama e Tahiri i hëngrën kokën edhe Haki Çakos
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për pezullimin nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se është i dyti në radhë pas Artan Didit që e “marrin në qafë”.
Në një status në Facebook, ish-Kryeministri thotë që Rama dhe Tahiri janë “kryepolicofag”, që deri më tani i kanë ngrënë kokën ish-kryepolicit Artan Didit dhe tashmë të Haki Çakos.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Edvin Shullazi dhe Saje qorri kryepolicofag!
Pasi hengren koken e Didit per lidhjet e tyre kriminale me Frrokun, tani Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren dhe koken e Çakos duke e implikuar ne krimin antikushtetues te pergjimit te kundershtareve politik!
Te dashur miq, Edvin Shullazi dhe Saje qorri, ne nje hark kohor te shkurter hengren kokat e dy kryepolicvpeve duke i zhytur ata ne krime te dobishme per Edvinin dhe Sajen.
Keshtu, mercenarit Artan Didi, drejtor i pergjitheshem i policise se shtetit i imponuan krimin e fshehjes se kerkeses belge per ekstradimin e vrasesit Mark Frroku dhe pas zbulimit te krimit u detyruan ta shkarkojne nga detyra, ti presin koken per te lare duart e tyre te pista.
Vetem pak muaj pasi i hengren koken Didit te krimit, Edvin Shullazi dhe Saje qorri hengren koken e mercenarit tjeter, drejtorit te ri te pergjithshem te policise se shtetit, Haki Çako.
Neo-bllokmeni Edvin Shullazi ne stilin e eterve te tij, manjak i metodave te sigurimit te shtetit realizon me Çakon krimin e shemtuar te pergjimit antikushtetues dhe antiligjor te presidentit te Republikes, te kryetarit te opozites, krereve te institucioneve shteterore, deputeteve te te gjithe spektrit, diplomateve te huaj, gazetareve, analisteve artisteve, deri dhe qindra qytetareve te thjeshte.
Implikimi ne krime te tilla monstruoze i drejtoreve te pergjithshem te policise se shtetit deshmon shnderrimin e ketij institucioni themelor te shtetit nga Rama, Saje qorri dhe mekembesat e tyre mercenar me uniforme, ne nje organizate kriminale. Kurse per keta drejtore qe ikin si qeni ne vresht mund te them vetem se kane gjetur fundin e merituar! Sb.”.
Lori Hoxha nuk ia lë mangut Ledionit
Producentja dhe moderatori i eventit që ka tërhequr vëmëndjen për momentin, “Top Awrards” ishin të ftuarit e fundit të mbylljes së sezonit të emisionit “E Diell” në “Top Channel”.
Lori Hoxha dhe Ledion Liço; të rinj, mjaft energjik dhe me humor ata i dhanë larmishmëri emisionit të fundit. Por edhe më pikant e bëri një koment i Lorit.
Gjatë zhvillimit të lojërave në rubrikën “Pa Limit”, Ledioni pyeti moderatorët se nëse do të fitonin para nga kjo që po bënin dhe përgjigia e Lorit e cila i surprizoi të gjithë ishte: “Cfarë do marrësh më shumë ti? I ke marrë të gjitha”.
Komenti i trashëgimtares së “Top Channel” shkaktoi shumë të qeshura edhe tek protagonistët e tjerë të përfshirë edhe vetë moderatorët Alban Dudushin dhe Luana Vjollcën./In/
Foto/ Çiljeta hyn në operacion për zvogëlimin e gjoksit
Është komentuar shumë për gjoksin bombastik të cilin shumë femra mund ta lakmonin. Por këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga e ka ndarë mendjen që ta zvogëlojë, ndryshe nga shumë kolege të saj që bëjnë të kundërtën.
Krejtësisht transparente, duke mos fshehur asgjë, ajo ka treguar se po hyn në operacion dhe brenda pak orësh nuk do të ketë më gjoksin bombastik.
Kujtojmë se Çiljeta në intervista ka treguar se pesha e madhe e gjoksit i ka krijuar gjithnjë probleme me shpinën.
Presim dhe shohim sa dhe si do të ndryshojë jeta e këngëtares pas kësaj ndërhyrje.
Aeroplani luftarak kinez interceptim të rrezikshëm ndaj avionit spiun amerikan
Një aeroplan luftarak kinez ka kryer një interceptim të rrezikshëm ndaj një avioni spiun amerikan gjatë një patrullimi rutinor të martën në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Lindor Kinez.
Kështu ka thënë Komanda Amerikane në Paqësor, ndërsa Kina prapë ka kërkuar që SHBA-të t’i japë fund fluturimeve të vëzhgimit.
Reuters njofton se interceptimi ka përfshirë dy aeroplanë luftarakë kinezë “J-10” dhe avionin spiun amerikan “Rc-135”
Nga 1 qershori bullgarët dhe rumunët me të drejtë pune në Zvicër
Bernë, 7 qershor – Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 qershori kanë të njëjtat të drejta për të punuar në Zvicër, si qytetarët e tjerë të BE-së.
Në mes të Zvicrës dhe këtyre dy shteteve të BE-së kishte një marrëshje për lëvizje të lirë që nga 1 qershori 2009. Por, marrëveshja kishte kufizuar përfshirjen e bullgarëve dhe rumunëve në tregun zviceran të punës gjatë një periudhe kalimtare. Zvicra kishte shfrytëzuar dy herë të drejtën e saj për të zgjeruar këto kufizime. Por si është e rregullur qasja e tyre në tregun zviceran të punës, transmeton albinfo.ch.
Kufizimet kalimtare lejojë qytetarët bullgarë dhe rumunë për të marrë një leje pune vetëm në kushte të caktuara në bazë rë sistemit të kuotave dhe kontrollin mbi pagën e tyre dhe kuptihet kushtet e punës.
“Nëse imigracioni nga Bullgaria dhe Rumania tejkalon mesataren prej 10 për qind në tre vitet e fundit më 1 qershor 2017, ose më së voni më 1 qershor 2018, Këshilli i Federaj do të jetë në gjendje për të futur kufizime të reja në tregun e brendshëm të punës, që do sgjasë deri më 31 maj 2019”,- thuhet në njoftimin e Qeverisë në Bernë.
Në fundi të 2015 kanë jetuar në Zvicër 18364 njerëz nga këto dy shtete, që paraqet një pjesë prej 0.9% të banorëve të huaj.
Norvegji: Bumi i veturave elektrike bllokon trafikun
Norvegjia deri më 2025 do të heqë dorë nga makinat me benzinë dhe madje ta ndalojë shitjen e tyre. Në asnjë vend tjetër – në raport me numrin e popullsisë – nuk qarkullojnë kaq shumë makina elektrike sa në Norvegji.
Ndërkohë në rrugët e Norvegjisë qarkullojnë rreth 70.000 automjete të tilla. Me favorizimet fiskale dhe privilegjet në trafik Norvegjia ka shënuar një bum në shitjen e veturave elektrike. Ndërsa në Gjermani politika sapo ka vendosur, që të nxisë blerjen e makinave elektrike përmes mbështetjes shtetërore me një shpërblim financiar.
Shteti norvegjez e mbështet me zemërgjerësi shitjen e veturave elektrike.Taksa mbi vlerën e shtuar prej 25% zbritet. Vendet e parkimit në qendër të qytetit janë pa pagesë. Madje këtu janë instaluar edhe pikat e furnizimit të baterisë së motorit. Ndërkohë një në katër automjete të sapolicensuara është një makinë elektrike.
Ky koncept është zhvilluar në zyrën shtetërore të urbanisitikës, me synimin që Norvegjia të pakësojë në masë ndotjen e ajrit. Deri në vitin 2030 duhet të përgjysmohet emetimi i gazrave të dëmshme, deklaroi planifkuesi i qarkullimit Jan Lund.
Ndaj veturat e reja duke nisur nga viti 2025 duhet të jenë vetëm elektrike. “Ne ende nuk i kemi ndaluar automjetet me motorë me djegje. Megjithatë besojmë, se do t’ia dalim që ta realizojmë qëllimin deri në vitin 2025, nëse mbështetja për këtë alternativë do të jetë e mjaftueshme”.
Deri në 420 milionë Euro në vit i kushton Norvegjisë mbështetja financiare për blerjen e veturave elektrike. Ndonëse nuk ka një industri kombëtare automobilësh që mund të përfitonte prej shitjes.
Jo të gjithë norvegjezët entuziazmohen nga ky projekt
Por jo të gjithë norvegjezët e vlerësojnë pozitivisht këtë mbështetje zemërgjerë për veturat elektrike. Kjo sepse si rrjedhojë nëpër rrugë ka më shumë vetura që bllokojnë trafikun, ankohet studiuesi i qarkullimit rrugor Bard Norheim. Pavarësisht, se si funksionojnë këto automjete.
“Mbështetja ka një pikënisje të gabuar. Është shumë voluminoze, në raport me mjetet e tjera të qarkullimit publik apo edhe me biçikletat, që janë po aq tërëndësishme. Është një sukses, por një sukses që kushton më shumë, se sa ka efekt”.
Në Norvegji po shtohen megjithatë edhe kritikat sa u përket favoreve që u bëhen blerësve të këtyre veturave, pasi shtimi i veturave në qarkullim shkakton probleme në trafikun e qyteteve të mëdha.
Në Olso qarkullimi urban po përballet me bllokimin e korsive të posaçme për autobusë, që tani lejohen të përdoren edhe nga veturat elektrike. Kësaj i shtohet edhe fakti, se poseduesit e veturave elektrike kanë edhe një veturë të dytë me benzinë.
Të paktën prodhimi i nevojshëm i energjisë shtesë nuk shkakton emisione të dëmshme. Sepse Norvegjia nevojat për energji i mbulon nga energjia e ujit.
Parlamenti norvegjez synon, që duke nisur nga viti 2017 të vendosë rregulla të reja për nxitjen e përdorimit të veturave elektrike.
Ushtarët finlandezë tmerrohen nga arushi, kacaviren e fshihen nëpër kamionë
Një arush 1-vjeçar u qëllua për vdekje pasi kaloi mespërmes një baze ushtarake në Finlandë ku stërviteshin 3-mijë trupa. Sipas mediave, disa nga ata u kacavirën dhe u fshehën nëpër kamionët e parkuar, njoftoi “Yournewswire”.
Brigada Kainu, njëra nga brigadat më të mëdha dhe më të përgatitura të Ushtrisë Finlandeze, trainon gati 4-mijë trupa në vit, sipas tabloidit finlandez “Italehti”, kur arushi i ra mes mes kampit të stërvitjes.
Ariu bëri një festë të shtunën, pasi ai u fut deri tek menca e ushtarëve dhe hëngri ushqimet e tyre e pastaj rrokullisi sendet dhe pajisjet që pa rrotull.
Komandantët vendosën ta vrisnin ariun, sepse ai dukej hapur që ishte kokëfortë dhe nuk iu frikësoohej njerëzve.
“Ariu kryesisht frikohet nga numri i madh i njerëzve. Por kësaj radhe nuk ishte kështu. Aq më tepër ai ishte kokëfortë”,- deklaroi zëdhënësi i Brigadës Kainu, Sau Hujanen.
Dhe që ta vrisnin arushin, u morr leje nga policia pasi në Finlande dënohet me ligj vrasja e kafshëve të egra.
Rama sulmon gjykatësin: I zhytur thellë në kënetën e sistemit të drejtësisë
Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj gjykatësit që vendosi pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se, ky gjyqtar është “një personazh aq thellë i zhytur në kënetën e sistemit të drejtësisë, sa vetë Këshili i Lartë i Kënetës e ka shkarkuar për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës”.
“Ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale: vrasje, përdhunime, grabitje me armë...
Po si mundi të kthehet në detyrë ky lloj personazhi që me vendimet e tij kriminale arriti të vërë në pozitë të vështirë edhe vetë sistemin e korruptuar të drejtësisë?!
Kujt i duhej rikthimi nga i ndëshkuar në gjykatës i këtij shkelësi profesionist të ligjit, që ka dhënë të paktën 7 prova se çekiçin e drejtësisë e përdor për t'i shtypur kokën drejtësisë?
Thjeshtësisht e hidhur është përgjigja: Ky derdimen pa din e as iman e rimori çekiçin në dorë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan Reformën në Drejtësi, për të shtypur drejtësinë për hesap të interesave të tyre!”,- shkruan Rama./TCh/
Pezullimi i Çakos, PD: Rama e Tahiri në panik nga hetimi i përgjimit të paligjshëm
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha sot se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka frikë që pas pezullimit të Haki Çakos, nga frika mos drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit flet për skandalin e përgjimeve.
Në një deklaratë nga selia blu, Paloka theksoi se kjo është arsyeja që Tahiri foli me gjuhë të ashpër sot, duke i bërë shantazh Gjykatës së Apelit që të shfuqizojë pezullimin e Haki Çakos.
Do'stlaringiz bilan baham: |