Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet212/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   208   209   210   211   212   213   214   215   ...   352

Nga Blendi Fevziu

Takimet e liderëve politikë konkurentë, nuk janë anormalitet! Anormalitet është mungesa e tyre! Në këtë kontekst Shqipëria ka jetuar një kohë të gjatë në një gjendje anormaliteti, si në shumë gjëra të tjëra. Por nëse takimi në vetvete është normal, mbivlerësimi i tij, bindja se gjithcka zgjidhet në takime dy palëshe dhe kokë më kokë, po ashtu është një anormalitet, madje më i madh se sa i pari.

Pata këtë ndjesi të enjten në mbrëmje, kur në emisionin Opinion, dy politikanët u treguan entuziastë për takimin Rama–Basha e katër gazetarët patën bindjen se takimi asgjë nuk mund të sjelle përtej një shou mediatik. Në fakt cfarë mund të sjellë një takim Rama– Basha?

Cila është vlera e tij dhe cfarë kanë sjellë takime të ngjashme në Shqipëri? Këto 3 pyetje që mund të analizohen thjeshtë, të cojnë në një përfundim që me gjasë nuk do jetë larg nga ai i mbrëmjes së të hënës.

E para në historinë pluraliste të Shqipërisë këto 25 vjet, takime të tilla, rrallë, por shumë rrallë kanë sjellë produkt. Nëse vecojmë Qershorin e 1991, 9 Marsin e 1997 dhe Qershorin e 2002, të cilat prodhuan Qeverinë e Stabilitetit, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Presidentin konsensual Moisiu, takimet e tjera nuk kanë sjellë asgjë.

Por edhe 3 arritjet e mëparshme kanë qenë takime emergjence. Ato kanë ardhur në periudha anormale dhe rreziku. I vetmi produkt i vërtetë dhe konsensual, është zgjedhja e Presidentit Moisiu në Qershor 2002.

Takimet e tjera kanë qenë thjeshtë një bllof. E mbani mend takimin Berisha – Rama për Presidentin në 2007. U bë një telenovelë që u mbyll në mënyrën më komike të mundshme. E mbani mend takimin Berisha – Rama tek Presidenti Topi për hapjen e kutive? Po ashtu nuk solli asgjë. As takimi Berisha – Rama per Presidentin në 2012.

Sepse të gjithë takimet në fakt, nuk kishin thelb. Ishin takime të sforcuara, nën presionin e ndërkombëtarëve apo nën presionin e opinionit publik. Takimi Rama – Basha nesër është thuajse identik me takimet e dështuara të historisë sonë politike.

E dyta, takimi nuk ka asnjë axhendë konkrete. Takimi nuk mund të merret me teknikalitete, por me parimet. Por për parimin, pra për reformën janë të gjithë dakort.

Biseda do të shkojë prapë tek teknikalitetet dhe ato do vijojnë javë të tjera në komisione apo struktura që do ngrohen në këtë rast. Pra, takimi do krijojë një rreth vicioz që do kthehet prapë aty ku ka nisur, tek drafti. Atëherë cfarë do diskutojnë Basha e Rama dhe përse duhet të shihen në sy për të rënë dakort për një gjë që mund të kishin rënë që dy vjet më parë. Kjo është bisedë politike, jo takim dashurie, ku njeri mendon se sy më sy, mund t’i ndryshojë tjetrit perceptimin paraprak që ka për të.

Dhe e fundit, mbivlerësimi i takimeve të tilla, pra bindja që gjithcka zgjidhet nga liderët që ulen si Muji me Halilin në një tryezë është krejtësisht gabim. Vite më parë kur shoqëria ishte e ndarë dhe konfliktuale, takime te tilla kishin vlerën e zbutjes së konfliktualitetit dhe të krijimit të një normaliteti shoqëror.

Siç ndodhi me takimin e 23 Dhjetorit 1998 mes Berishës e Majkos apo në 16 Janar 1999 po mes të dyve. Por ishin në një tjetër kontekst. Sot, vec forcimit të kultit të liderëve ato vështirë se sjellin gjë. Sepse nuk janë takime normale, por të sforcuara. Të vendosura nën presionin e ambasadorëve apo shtypit dhe pa asnjë axhendë konkrete. Ndaj normaliteti, pra një takim mes dy liderëve politikë konkurentë, sot ngjan më shumë një anormalitet.


Video/ Takimi mes Bashës dhe Ramës. Ja çfarë bën kryeministri

Këto janë momentet e para të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, që po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Momentet e para të takimit duket se janë shoqëruar me buzëqeshje dhe shkelje syri nga ana e kryeministrit Rama, i cili është sforcuar që të shtendosë situatën.

Foto+16/ Vildane Zenelin provokon e zhytur në llum
Specialiteti i modeles kosovare, Vildane Zeneli, sigurisht është ai i zakonshmi, të provokojë në gjithçka që ajo bën. Edhe këtë herë nuk kishte se si të ishte ndryshe, përjashto një fakti të vetëm:

Një foto e publikuar në rrjetet sociale, tregon qartë se Vildane ka mungesë të pastërtisë në shtëpi.

Përreth saj ka ushqime të ndryshme dhe mbeturina të shpërndara kudo në dysheme.

Por ndërkohë kjo duket se nuk i bën aspak përshtypje Vildanes, e cila madje ka zgjedhur të pozojë e veshur vetëm me mbathje dhe me nja kanotiere, ndërsa qëndron e shtrirë në divan.


Berisha: Rama e bëri trilateral takimin bilateral
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

“Rama shnderron takimin bilateral ne trilateral?!”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.



Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

“Te dashur miq, takimin e thirrur si bilateral "PD - PS", Edi Rama e ktheu ne takim trilateral duke shkelur rende protokollin e takimeve te kesaj natyre.

Cili eshte shkaku i ketij ndryshimi? Mundet qe Meta i ka nxjerre Rames kartonin e kuq per koalicionin, mundet qe Rama beri kete se do te ndaje me Meten bllokimin e reformes ose Meta e ka detyruar te ndaje me te suksesin!?

Sidoqofte kjo tregon se Rama shkoi ne takim i kompleksuar nga Basha. Kurse Basha ka perpara dy bashkekryetare te aleances te vellezerve armiq, te pasigurte me njeri tjetrin por te pasigurte me veten e tyre!

Le te urojme te dashur miq nje marreveshje te ndershme ne interesin me te mire te shqiptareve! Sb.”.
Fotolajm/ Për Ramazan mbulohet edhe Marina Vjollca

Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, është shfaqur sot para të gjithë atyre që e njohin në një mënyrë që nuk e kishim parë kurrë.

Bjondina bukuroshe e “Procesit sportiv” ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

“Urime të gjithë besimtareve mysliman muajin e bekuar të Ramazanit!”,- ka qenë ky urimi i bërë nga Marina, e cila e ka shoqëruar edhe me një foto ku duket e mbyllur dhe me një palë syze.


Si e festoi Armina 25-vjetorin, surpriza e Shkëlzenit për të
Armina Mevlani ka festuar dje 25-vjetorin pranë Shkëlzen Berishës dhe miqve e familjarëve. Ka qenë një ditë mjaft e veçantë për të pasi ajo ka festuar deri vonë, me një festë surprizë nga Shkëlzeni.

Kështu, festa u zhvillua në një nga klubet e Tiranës, me muzikë si në vitet '70-80.

Siç e shihni dhuratat kanë qenë të shumta për Arminën, shumica e të cilave ishin buqeta me lule.

Më poshtë foto nga festa e ditëlindjes:



Foto/ Mendoi se gjeti drogë në dhomën e të bijës, por u turpërua kur mori vesh të vërtetën

Një mama fillimisht e zemëruar dhe e inatosur deri sa s’mban me të bijën, vetëm pas disa çastesh është ndjerë shumë e turpëruar dhe qesharake në të njëjtën kohë. 16-vjeçarja Ashley Carol ka treguar për të gjithë se çfarë i ndodhi me mamanë e saj.

Ajo një ditë kërkoi nga e ëma që të shkonte në dhomën e saj dhe t’i merrte llogaritësin. Por, mamaja sapo hapi dollapin e vajzës gjeti diçka që e shokoi deri në momentin që mësoi të vërtetën.

Në dollap ndodheshin disa pilula të cilat mamaja mendoi se ishin drogë, por në fakt siç edhe vajza e saj ia shpjegoi ato ishin pilula të cilat nëse futeshin në ujë, shpërthenin dhe bëheshin dinozaurë vegjël.

Zemërimi i nënës u kthye në humor, kur kuptoi të vërtetën. E vetmja gjë që mamasë së Ashley i ngeli të thoshte ishte se ajo mendonte se vajza e saj ishte 16 vjeçe dhe jo 7 vjeçe.

Fotolajm/ Rruga më “erotike” në Shqipëri

Shqiptarët ndër bëmat e tjera njihen edhe për një humor të theksuar. Një rrugë e cila në fakt ka një emër shumë të shkurtër me vetëm një gërmë, disa persona me një sens humori menduan t’ia komplikojnë pak emrin rrugës, duke e kthyer në një pastirmë epshndjellëse... Rezultati ishte ky që shikoni më sipër.

Modifikimi nuk është perfekt pasi duket që është shtuar rishtazi, por askush nga autoritetet shtetërore nuk ka marrë mundimin ta lëvizë.

Ndoshta kushedi kështu kjo rrugë do të njihet me këtë emër këtej e tutje. Rruga me pastirmën më "erotike" në Shqipëri.



Foto/ Klinika nxjerr zbuluar Çiljetën: Çfarë note meriton operacioni i këngëtares?
Sot janë të paktë VIP-at që i kanë shpëtuar bisturisë estetike. Mesa duket, as Çiljeta nuk ka mundur t'u rezistojë atyre.

Një klinikë private në Shqipëri ka publikuar një foto të saj, ku thotë se, këngëtarja i është nënshtruar një rimodelimi të hundës.

Sipas klinikës, fotoja është publikuar me lejen e vetë Çiljetës, e cila duket se nuk e ka problem ta pranojë këtë ndërhyrje, ndryshe nga shumica e të famshmeve tjera.

Publikoi videon e pitbullit që masakronte qentë, policia shoqëron të riun nga Vlora
Pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të përleshjes mes qenëve, Policia e Vlorës njofton se ka identifikuar dhe shoqëruar shtetasin B.H., 17 vjeç, banues në fshatin Kocul, Bashkia Selenicë

Policia lokale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po kryen gjithë veprimet proceduriale përkatëse.

B.H., publikoi në profilin e tij në Instagram dy video, ku qeni i tij pitbull mbyste deri në ngordhje dy qen të tjerë.

Pamjet ishin të tmerrshme, ku i zoti filmonte qenin e tij ndërsa masakronte deri në ngrodhje dy qen komuniteti. Për këtë ngjarje reagoi dhe Ministria e Bujqësisë e cila kërkoi marrjen e masave.


Foto/ Përse po e fundos Turqia këtë aeroplan të madh?
Qindra spektator ishin mbledhur për të parë fundosjen e aeroplanit “Airbus A300” në Kuşadası në bregun e detit Egje.

Autoritetet Turke kanë zhytur në fund të detit një aeroplan të madh “Airbus A300” në Kuşadası, provinca Aydin në bregun e detit Egje, transmeton Express. Zhytja e këtij aeroplani u bë me qëllim të tërheqjes së turistëve, kryesisht atyre që pasion kanë zhytjen.

Kjo iniciativë erdhi pas mungesës së theksuar të turistëve si pasojë e sulmeve të vazhdueshme terroriste në këtë shtet si dhe marrëdhënieve të tensionuara me shtetit e Rusisë.

Ky aeroplan do të krijoj një brez artificial të koraleve dhe shihet si një atraksion për turistët.

Ky aeroplan i vjetër 36 vjet, nga komuna Aydin është blerë për rreth 100,000 USD. Ky aeroplan është më i madhi që është zhytur ndonjëherë qëllimisht.

07/06/2016/............................................
Video/ Dashuria e qenit baba, këto pamje i kanë prekur të gjithë në rjet
Pas një lindjeje të gjatë dhe me mjaftë probleme një qen tashmë baba, tregon një afeksion dhe një dashuri të paparë për partneren e tij që i ka sjellë në jetë tërë ata këlyshë.

“Kjo është një dashuri në formën e saj më të të pastër!!!”,- është komenti që shoqëron këtë video sa të bukur aq edhe prekëse.

Videoja që po bënë namin në rrjet, tregon puthjet që qeni baba i jep nënës së këlyshëve të tij, në një kohë që ajo është duke ushqyer me gji konet e porsalindura.

Për më tepër shikoni të gjitha puthjet dhe ledhatimet e shokut të saj:


Foto/ Ja si tallet Saimir Tahiri me hetimet e Adriatik Llallës...
Përballe Pallatit të Kongreseve, aty ku po zhvillohet Panairi i Policisë, sot ishte vendosur kjo kuti. Një tallje e hapur me hetimet e prokurorisë, që drejton Adriatik Llalla, për futjen e pajisjes përgjuese “IMSI CATCHER” në vendin tonë.

Gjërat u bënë serioze në mesditë me pezullimin e Haki Çakos dhe marrjen nën hetim të Saimir Tahirit.

Por sërish tallja ka mbetur aty, si një dëshmi se hetimet mund të shkojë deri te Haki Çako... më tej ka imunitet politik.

Rama mirëpret në kryeministri, Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kocias
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Tiranë mëngjesin e sotëm ka mbërritur në kryeministri për të zhvilluar takimin me kreun e qeverisë Edi Rama.

Diplomati grek pas takimit me Ramën do të marrë pjesë në një aktivitet universitar, ndërsa në orën 12:00 Kotzias do të pritet nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryepeshkopin e kishës ortodokse Anastas Janullatos.

Një ditë më parë, Nikolas Kotzias ka takuar ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani.



Foto/ Mjeku nxjerr të palarat e QSUT: Po vjen Rama, nisi larja e xhamave me zjarrfikëse
Kur kryeministri Edi Rama flet për reformën në sistemin shëndetësor si dhe përmirësim të kushteve në spitalet e vendit, disa foto të bëra publike në rrjetet sociale flasin për të kundërtën.

Ka qenë mjeku i Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’, Petrit Vargu ai që ka nxjerrë ‘të palarat’ në këtë spital.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” mjeku ka pohuar se në spital kishte nisur që dje aksioni për pastrim, pasi do të vinte kryeministri Edi Rama.

“Dje një politikan pësoi një sëmundje akute dhe u shtrua në spital. Sot u hap fjala që maja e shtetit do vinte në spital për ta parë. Menjëherë filluan kinezërirat, fotot e të cilave ju i shikoni.

Mirëpo ngaqë nuk janë mësuar të lajnë filluan të lanin xhamat me dritare hapur. Pasojat duken në foton e fundit. Imagjinoi të lash xhamat me pompë zjarrfikëseje…!”,- ironizon me mesazhin e tij mjeku, ndërsa publikon dhe tre fotot ku duket ‘aksioni’ i pastrimit në QSUT.
Meta në Washington me Komitetin Hebraik Amerikan
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan AJC në Washington D.C.
Me ftesë të Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në Forumin Global të AJC në Washington DC. Gjatë këtij Forumi u zhvilluan edhe dy seanca të veçanta kushtuar marrëdhënieve mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe marrëdhënieve mes Shqipërisë, Izraelit dhe SHBA.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në prezantimet e tij evokoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes popullit shqiptar dhe atij hebre, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve në mbështetje të hebrenjve gjatë periudhës së holokaustit, duke theksuar se “Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë ku numri i hebrenjve ishte shumë herë më i lartë pas luftës sesa në fillimet e saj dhe asnjë përfaqësues i komunitetit hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nazistë”.

Më tej, Meta u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të rëndësishme për të dy popujt, ndaj po punohet për intensifikimin e tyre konkret, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve izraelite në Shqipëri.

Gjithashtu, Meta u përqendrua në situatën në Lindjen e Mesme dhe vuri në dukje se Shqipëria mbështet një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për konfliktin në këtë rajon si dhe politikën e “dy shteteve” Izrael-Palestinë, që jetojnë në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë strategjike të marrëdhënieve që Shqipëria dhe Izraeli kanë me SHBA, si dhe kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për paqen dhe sigurinë në të dy rajonet tona.

Gjatë fjalës në Forumin Global të Komitetit Hebraik Amerikan, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndër të tjera theksoi: “Jam krenar që përfaqësoj një vend si Shqipëria që kontribuoi në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, miku im i dashur Juli Edelstein, Presidenti i Knesset, Parlamentit të Izraelit, evidentoi pikërisht këtë rol të veçantë që kishin luajtur shqiptarët gjatë luftës, duke bërë që Shqipëria të ishte i vetmi vend që nuk dorëzoi asnjë hebre gjatë luftës.

Parimi i ‘Besës’ është po aq i vjetër sa vetë populli ynë dhe historia e tij. Na ka mbajtur ne shqiptarëve të bashkuar dhe na ka ndihmuar të krijojmë miq në shekuj. Ne shqiptarët kemi një vend i vogël, si vetë Izraeli, por jemi tepër krenarë për traditat tona.

Edhe pse bota nuk përballet me rrezikun e traumës së Luftës së Dytë Botërore, rritja e elementëve të terrorizmit na përball me rrezikun e një të ardhmeje të paqartë e të pasigurt, ndaj duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër çdo lloj forme terrori.

Në këtë kontekst, popujt tanë janë dhe do të qëndrojnë gjithnjë së bashku,dhe njëkohësisht përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, në interes të paqes dhe stabilitetit në botë”.

Gjatë punimeve të Forumit Global të AJC, Kryetari i Kuvendit u prit dhe u përshëndet edhe nga Shefi Ekzekutiv i Komitetit Hebraik Amerikan (AJC), David Harris, i cili shprehu mirënjohjen e komunitetit hebraik për miqësinë e ngushtë që ekziston mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, si dhe shprehu mbështetjen e AJC për forcimin e bashkëpunimit mes Izraelit dhe Shqipërisë në të ardhmen.


Ambasadori gjerman një këshillë qeverisë: Jo të gjitha rrugët me palma!
Në intervistën e fundit para se të largohet nga Shqipëria, ambasadori gjerman Helmut Hofman ka folur për disa nga elementët që i kanë bërë përshtypje gjatë qëndrimit në vendin tonë. Shpenzimet e qeverisë në zyra dhe rrugë me palma dhe nga ana tjetër ajo që e quan “mungesa e higjienës” në politikë, për Hoffman duhen korrigjuar sa më parë.

I pyetur nga Enkel Demo për shpenzimet e qeverisë në emisionin “Shih programin” në TVSH, Hoffman dha këtë përgjigje.

“Është e saktë kjo që thatë që ne duam modestinë. Parimi në fakt mua më duket i drejtë, sepse në 50 vjet në Shqipëri janë bërë jo pak gjëra gabim në pikëpamjet estetike dhe nuk flas për zyrat, por edhe pamjet në qytet. Estetikisht shumë gjëra kanë ndryshuar, por kjo duhet bërë me masë. Jo në çdo rrugë duhen mbjedhur palma për shembull.

Njerëzve duhet t’i tregohet se gjërat mund të përmirësohen dhe kjo mua më duket diçka e mirë krahasuar me atë që dekadat e fundit nuk është arritur të bëhet. E shikoj më së shumti si një zhvillim pozitiv.

Megjithatë unë mendoj që është në dorën e vullnetit të politikës që të kujdesen për mos vënë si kandidat ata persona që dihet mjaft mirë që janë figura dhe karaktere problematike.

Pra, është një çështje e higjenës politike. Por nëse kjo ndodh atëherë duhet të vendosen dhe rregulla mjaft të mirëpërcaktuara si çështja e dëshmive të penalitetit e gjëra si këto. Por në rastet individuale, është shumë e vështirë që të dallohet një rast nga një tjetër. Jemi në një moment, kur të gjithë bëjnë akuza.

Njëri i thotë tjetrit ti ke lidhje me baronët e drogës, tjetri akuzon palën kundërshtare se ka lidhje me korruptive. Këto janë monedhat e përditshme të komunikimit dhe të krijosh transparencë në këtë komunikim është sfida jonë e përditshme",- u shpreh Hoffman.
Mitropoliti malazez Amfilohije: Mali i Zi e shiti Kosovën
Mitropoliti malazias-bregdetar Amfilohije, gjatë shënimit të njëmijë vjetorit të manastirit Bijella afër Shavnikut në Mal të Zi, tha se “në pushtet janë sundimtarët që veten dhe shtetin e tyre si dhe pavarësinë e hyjnizojnë”, ndërsa e “kanë shitur Kosovën”.

Nëse Mali i Zi nuk ka pasur identitet gjatë 1.000 vjetëve, atëherë më mirë të mos ishte, – tha ai.

“Nuk mund ta krijojmë ne atë dhe një identitet të tillë. Nuk është ai identiteti në të cilin u derdh gjaku i Shën Jovan Vlladimirit”, u shpreh mitropoliti dhe vazhdoi:

“Hoqën dorë nga Zoti në emër të pavarësisë”.

Ai përsëriti se Europa e fuqishme po mashtron për të sunduar botën, shpirtrat njerëzorë dhe për të ndjekur Zotin nga shpirti i njeriut dhe zemra e njeriut.

“Kështu gjen të tillë që kanë hequr dorë nga Zoti, që ata me poltronizëm, në emër të njëfarë pavarësie, të nisen në tokën e paarritshme”,- citojnë mediet e Beogradit Amfilohijen, shkruan Koha.net.

“Ky është një identitet vëllavrasës. Ky Mal i Zi u lind në Jajceb Josip Brozit, ajo është e pafe, kundër shpirtit dhe mbretërisë qiellore ndërton fuqinë dhe famën, ndërsa gjithçka është e ndërtuar kundër Zotit dhe faltores së Zotit, në histori është kalimtare”,- tha mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, që ka konflikt me Kishën Ortodokse të Malit të Zi.

Amfilohije citohet të ketë thënë se çfarë pavarësie festojnë ata që e kanë shitur Kosovën dhe Shën Jovan Vlladimirin.

“Në pushtet janë sundimtarët të cilët veten dhe shtetin e tyre si dhe pavarësinë e hyjnizojnë dhe madje thonë se kanë krijuar suazat e pavarësisë së Malit të Zi dhe se këto suaza duhet mbushur me identitet të ri”,- ka thënë Amfilohije.

Skandali i përgjimeve/ Rebani Jaupi zëvendëson Haki Çakon
Pas pezullimit të Haki Çakos me urdhër të Gjykatës së Tiranës, ka ardhur edhe emri i zëvendësuesit të tij në krye të Policisë së Shtetit.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se zëvendësimi i tij do të bëhet sipas ligjit të Policisë së Shtetit.

Haki Çako do të zëvendësohet nga Rebani Jaupi, i cili është Zv.drejtor i Policisë së Shtetit. Jaupi do të mbajë këtë detyrë si i komanduar, ndërsa Çako ka të drejtë të apelojë vendimin e gjykatës.

Jaupi e ka marrë detyrën e Zv.drejtorit të Policisë së Shtetit në 18 nëntor 2018. Ai më parë ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Aktualisht Rebani Jaupi, mban gradën policore “Drejtues i Lartë”.
Video/ Atentati i djeshëm në Elbasan, ja si autori largohet me vrap
Policia ka publikuar pamjet e autorit të atentatit të ditës së djeshme në Elbasan. Personi në këto pamje, pasi qëllon me kallashnikov në drejtim të makinës së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës u largua nga vendi i ngjarjes.

Autori duket i veshur me një uniformë blu dhe me kapele në kokë, dhe kujdeset që të jetë i paidentifikueshëm.

Ai është filmuar nga dy kamera sigurie biznesesh aty pranë. Në këtë atentat mbeti i plagosur Bledar Muça dhe një punonjëse policie.

Policia ka ofruar 20 mijë euro për çdo person që jep informacion për atentatorin. Pamjet thotë policia, i nxorën me qëllim identifikimin e shpejtë të autorit.



Maqedoni/ Tronditet opinioni, përdhunohet e mitura 7-vjeçare

Tronditet Maqedonia, dje në stacionin policor në Ohër është denoncuar dhunimi i një vajze 7-vjeçare.

32-vjeçarja V.M. denoncoi se 73-vjeçari T.T. ka kryer sulm seksual mbi vajzën e saj 7-vjeçare. Kur vajza është kthyer nga shkolla nëpër rrugën “Sh.Kliment Ohridski”, mostra e ka thirrur dhe ka kryer veprime seksuale mbi të.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit, thonë nga policia.




Mali i Zi/ Dhuna mes bandave trondit Kotorrin

Policia dërgoi njësi anti-terror në qytetin bregdetar të Kotorrit të hënën në mbrëmje për të parandaluar përplasjet e tjera mes bandave të drogës pas një seri vrasjesh dhe të shtënash në muajt e fundit.
Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se situata në Kotorr është “alarmante”, pasi dhuna mes bandave kriminale e detyroi ministrinë të dërgojë trupa anti-terror në qytetin bregdetar të hënën.

Autoritetet kanë frikë se dhuna mund të rrezikojë sezonin turistik në Kotorr, i cili vizitohet çdo vit nga mijëra turistë të huaj me anije turistike luksoze.

Ministri i brendshëm Goran Daniloviç, i cili udhëtoi gjithashtu në Kotorr të hënën bashkë me prokurorët, tha se nëse nuk ka rezultate konkrete në zgjidhjen e dhunës deri të enjten, ai do ta kërkojë përgjegjësinë te hetuesit.

“Kotorri është tani i rrethuar”,- tha Daniloviç.

“Nëse personat që janë ende të lirë nuk sillen përpara drejtësisë, asgjë tjetër nuk mund të jetë një garanci për ne. Kotorri duhet të pushojë së qenuri në qendër të përleshjeve midis bandave kriminale rivale”,- shtoi ai.

Ai tha se zhvillimet në qytet e kanë tejkaluar juridiksionin e policisë lokale dhe se i gjithë sektori i sigurisë dhe drejtësisë duhet të përfshihet në trajtimin e problemit.

Shkëmbimi i fundit i zjarrit shpërtheu në Kotor të premten, vetëm pak orë pasi drejtori i policisë Slavko Stojanoviç dërgoi një njësi të veçantë në qytet si një “garanci se nuk do të ketë përleshje të reja”.

Një vendpushim i vogël me një qytet mesjetar të vjetër në gjirin Boka, që është në listën e UNESCO për trashëgiminë botërore, Kotorri bëri bujë një dekadë më parë, pasi u zbulua se baroni ballkanik i drogës Darko Sarçiç kishte filluar të investonte shuma të mëdha parash atje, kryesisht në sektorin e turizmit.

Një nga diskotekat më të mëdha në detin Adriatik, Maximus, që tërheq mijëra të ftuar çdo verë, thuhet se është menaxhuar nga një prej kompanive të themeluara prej Sariç në Kotor në mesin e viteve 2000.

Në një vendim të shkallës së parë në korrik të vitit 2015, Gjykata Speciale e Beogradit për Krimin e Organizuar e dënoi Sariç me 20 vjet burg për kontrabandën e kokainës nga Amerika Latine.

Gjykata dënoi gjithashtu rreth 30 të pandehur të tjerë, 14 prej të cilëve janë ende në arrati, për kontrabandë me më shumë se pesë ton kokainë nga Amerika e Jugut në vitin 2008 dhe 2009, duke u dhënë atyre dënime me burg nga pesë muaj në 20 vjet.

Shkëmbimet e para të zjarrit në Kotorr shpërthyen në vitin 2008 dhe dy vjet më vonë, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Sariç, Zoran Friç Dudiç, u qëllua për vdekje në sheshin kryesor të qytetit në mes të ditës.

Në tre muajt e fundit, Kotorr ka parë gjashtë përleshje të armatosura midis klaneve rivale të drogës dhe në prill, Srdjan Vllahoviç, i cili thuhet se është i lidhur me një nga rrjetet kryesore të narkotikëve, u vra.

Mes pakënaqësisë publike për dhunën, një ekip i posaçëm hetimor nga Prokuroria Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin pritet hetojë çështjet.

Prokuroria tha të hënën se derisa Prokuroria Speciale të marrë përsipër çështjet, ajo do të vazhdojë të merret me hetimet sa më shpejt të jetë e mundur.
Skandali i përgjimeve/ Rama: Kjo që ndodhi e pajustifikueshme...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka kërkuar ndjesë qeverisë së Italisë, pas pezullimit të drejtorit të Policisë së Shtetit dhe ndalimit të dy drejtuesve të saj, për skandalin e përgjimeve në Tiranë ku është përfshirë edhe misioni italian i Interforcës.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   208   209   210   211   212   213   214   215   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish