Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet216/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   212   213   214   215   216   217   218   219   ...   352

Nga Leonard Veizi
Thuhet se rrugët e Tiranës janë kthyer në një ferr të vërtetë, për këmbësorë, biçiklistë e drejtues automjetesh. Problematika duket aq e madhe sa çështja është shtruar për zgjidhje në tavolina emisionesh televizive e në tavolina kafenesh gjithashtu. Por vetëm një vëzhgim në orët e pikut, të jep dimensionin e vërtetë se ku rreh debati, e me këtë rast të të mbushet dhe mendja se fjalët nuk dalin kot.

Por e dini me çfarë ndeshesh rëndom në këto rrugë me trafik të rënduar?

Në qoftë se më së shumti prej jush mendon se janë shoferët që u bien borive vend e pa vend, duke krijuar ndotjen akustike tej normave të lejuara, unë ju them se jo. Në rrugët plot makina të kryeqytetit, në kryqëzime me semaforë tri ngjyrëshe, e vijëzime të dala boje, do ndeshësh më së shumti gra me celular në timon. Padyshim që është emancipim spektakolar të shkosh në punë me makinën tënde; ta mbushësh serbatorin dëng me benzinë se e ke portofolin plot, e të kapësh 80 kilometra në orë për 5 sekonda nga starti. Se nuk kanë ndodhur këto para viteve ´90.

Dy gra shofere kishte gjithë Tirana, njëra i jepte një ZIS-i me rimorkio, diku andej nga Ndërmarrja Bujqësore “Gjergj Dimitrov” e një tjetër kishte kapur timonin e taksisë tip “Varshava” prodhim polak i vitit 1953. Diktatura i dënoi rëndë ca shtresa për 45 vite e mos më tepër. Grave ua mori shpirtin nëpër aksione e punë vullnetare. Nuk kishin kohë as për të shkuar te parukerja e as të bënin thonjtë me xhel.

Po shyqyr mbërriti demokracia dhe liria e dëshiruar erdhi me një tufë aksesorësh nga pas. Kaluan 25 vite, u ftilluan. Si hoqën nga përdorimi sapunin e Rrogozhinës, e filluan jetën e re me një prerje flokësh “alla franceze”, pastaj blenë nga një celular me taç, dhe në fund nga një makinë. Sipas mundësive: ca “Smart” si kuti shkrepëseje e ca fuoristrada, me 8 pistona që shpenzojnë 20 litra karburant për 100 kilometra. Kjo është jeta. Këtu u bëmë një me Europën. Se ca aspirata i kemi plotësuar ne shqiptarët, kot të qahemi.

Por nuk mbaron me kaq. Për më saktë, këtu fillon dhe problemi.

Me një dorë në timonin e makinës e një tjetër te celulari, që e mban në vesh kushdo thyen ligjin, në Shqipëri, Europë e Amerikë po deshe. Se dhe mua më ka rënë rasti të bëj ndonjë budallallëk në rrugë: edhe me të kuqe kam kaluar e s’ma ka bërë syri “tërrt”, po kur vjen puna për të folur në celular nuk ma mban fare. Por nga dritaret e makinës, apo kur e marr rrugën më këmbë, gjatë gjithë kohës shoh gra që flasin në celular kur janë në timon.

Vajza të reja e gra në moshë sa të mbetesh me gojë hapur e të të bjerë damllaja. Nuk e heqin celularin nga veshi dhe kur janë gati të bëjnë “xing”. Këtu e them me bindje se ato janë trimëresha të vërteta, si Shota, si Tringa, si... Se mos keqkuptohemi; nuk është puna se kanë marrë mauserët në dorë, u mjafton timoni. Apo mbase më duken kaq të forta ngaqë mua vetë më shkojnë shtatë kur më bie zilja e celularit gjatë rrugës, dhe bëj sikur nuk e dëgjoj.

Ndërsa ato o të keqen instinktet top, yxhym me celularin në kokë e timonin në dorë dhe i bëjnë zbor makinës e xhirojnë gomat si të jenë në “fushën e Starovës”, e futen në kthesë pa e vënë këmbën në frena. Nuk i pengojnë as thonjtë e vënë e as sandalet me taka 10-12 centimetra të larta.

Ta lëmë mënjanë ironinë.

Në Kodin Rrugor, nene të veçanta përcaktojnë qartë për: rripat e sigurisë, shpejtësinë brenda normave të lejuara, drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, përdorimin e telefonit celular, e ca të tjera. Pra, përdorimi i telefonit celular gjatë udhëtimit kur je drejtues automjeti përbën kundravajtje dhe dënohet.

Dhe le të kthehemi sërish aty ku e lamë...

Por a kanë faj femrat që rrinë gjithë kohës me celular në vesh?

Jo, them unë. Dhe i kam ca argumente, kur u dal në mbrojtje. Pra, nuk është tërësisht faji i tyre. Është “hi tech”-u që i ngacmon. Mesazhe pa fund në “viber” e “what'sapp”. Operatorët celularë po e kanë liruar dorën sa s’bën: minuta falas e internet pa kufi. Të keqen e “Samsungut S 6” se brenda 10 minutave informohesh. Mirëpo ndërkohë, duhet t’i japësh dhe makinës. Se dhe gjatë pritjes në semafor për 6-7 sekonda sa të hapet jeshilja, aty në mes të kryqëzimit, e shfrytëzon kohën. E bën një status bashkë me selfien. “Jam te Bërryli, po shkoj për në punë. Dita është e papame. Jeta plot shkëlqim. Puc”. Alamet optimizmi. Hapet jeshilja dhe makina fluturon. Rrugës e poston. Te semafori tjetër dërgon një sms: “A është shefi në zyrë se jam me vonesë?” Përgjigjen e lexon rrugës: “Mos e rruaj fare, ka shkuar në kafe”.

Po ka dhe këmbësorë që presin gjithë tension te vizat e bardha, duke parë sa majtas-djathtas para se të hedhin këmbën nga trotuari. Mirëpo duhen marrë vesh të rejat e fundit: ca nga bota e ca nga vendi. Duhet ditur çfarë kanë bërë një natë më parë rivalet. Si kanë qenë të veshura? Nga cili “pub” i kanë postuar fotot? Po ja që të futet një kalimtar i pakujdesshëm m’u te hunda e makinës: “Idiot, ku e ke mendjen”. Tjetri mbledh supet: “Mirë unë, po ti?”. “Ik or debil”. Debati mbyllet, makina ecën me tërsëllimë. S’ia vlen të humbasë kohë me kalimtarët që hipin në autobusët e linjës me abone. Është vonë për në punë.

Kjo është panorama e sotme në rrugët e Tiranës. Lehtësisht e verifikueshme. Mjafton të pish një kafe te një lokal buzë rruge, e të përqendrohesh. Dhe nuk do relaksohesh, por do të të iki truri nga ajo që do shohësh.



Dekriminalizimi/ KQZ dërgon në prokurori formularët e Rroshit dhe Bushit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për vënien në dispozicion të formularëve të vetëdeklarimit të kryebashkiakëve Elvis Rroshi dhe Artur Bushi.

KQZ ka miratuar kërkesën e organit të akuzës me 7 vota pro.

“Duke shqyrtuar formularin e tij, ai është i paqartë qoftë për dënimet, qoftë për ndalimet e tij në Gjermani.

Edhe për emrin, sepse nga gjendja civile nuk na ka ardhur ndryshimi i emrit.

Unë jam i mendimit që ta kalojmë këtë draft dhe që kryetari i Bashkisë së Kavajës të shkojë për hetime të thelluara në prokurori”,- tha anëtari i KQZ-së, Hysen Osmani.

PD kërkon përjashtimin për 10 ditë të Ramës nga Kuvendi

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot pasdite kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të kryeministrit Rama.

Kërkesa është firmosur nga një grup deputetësh të PD-së dhe është depozituar në Byronë e Kuvendit.

Ky vendim i opozitës është ndërmarrë pas tensionit të krijuar sot në Kuvend, ku kryeministri etiketoi si “tufë” deputetët e PD-së/

“Thirrini mendjes dhe provoni që nuk jeni tufë lulesh por që jeni njerëz që keni barrën e madhe dhe peshën e jashtëzakonshme të reformës”,- tha Rama në një moment nga foltorja e Kuvendit. Fill pas kësaj deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe nuk lejonin kryeministrin të vazhdonte fjalën.
10/06/2016/................................

Skandali përgjimeve, Haki Çako del para Apelit më 16 qershor
Zbardhet data se kur Gjykata e Apelit do të shqyrtojë çështjen e pezullimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Është pikërisht 16 qershori. Relatorja e çështjes në Apel është gjyqtarja Marie Qirjazi.

Çako u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës në lidhje me skandalin e përgjimeve që po hetohet nga prokuroria.

Ndërkohë në arrest shtëpie u vendosën dy oficerë policie që kanë lidhje me këtë çështje.




Libri i Ylli Bufit rimbledh qeverinë e stabilitetit pas 25 vjetësh

U promovua sot në UET libri “Në fillimet e Tranzicionit -Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm?”, botim i UET-Press me autor ish-kryeministrin Ylli Bufi

Qeveria e Stabilitetit e kryesuar nga Ylli Bufi e kishte jetëgjatësinë e shkurtër (11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991) por jehonën e gjatë. Kryeministri i kësaj qeverie pas 25 vitesh ka shkruar librin “Në fillimet e Tranzicionit -Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo një kompromis i përkohshëm?”, botim i UET-Press, pjesë e kolanës Scripta Manent.

Gjatë promovimit të tij që u zhvillua sot në ambjentet e Universitetit Europia të Tiranës ishin të pranishëm edhe disa nga ministrat e kësaj qeverie që lindi në kapërcyell të ndarjes nga sistemi komunist dhe ngritjes së pluralizmit në vend. Genc Ruli, Ylli Çabiri, Sabit Brokaj, Nexhmedin Dumani, Vilson Ahmeti, Muhamet Kapllani, etj., u rimblodhën pas 25 vitesh për të kujtuar 6 muajt e punës së bashku, 6 muaj të rëndësishëm, por dhe të çuditshëm, siç i cilësoi Çabiri.

Gjatë fjalës së tyre Ruli dhe Çabiri, dy ish-vartës të Bufit, njëri i Partisë Demokratike dhe tjetri i Partisë së Punës së asaj kohe, vlerësuar librin si kontribut për brezat e ardhshëm dhe për politikën e sotme për të njohur historinë e fillimeve të Tranzicionit.

Ruli e cilësoi atë qeveri si qeveria e armëpushimit mes dy palëve. “Kishim Partinë Demokratike që pavarësisht se kishte marrë 30 për qind të votave nuk ndihej humbëse dhe kishim Partinë e Punës që kishte marrë marrë 70 përqind por nuk ndihej fituese dhe kjo qeveri ishte e vetmja mënyrë për të frenuar kaosin”, tha ai.

Ndërsa Ylli Çabiri duke i veshur dhe nota humori kujtoi modelin e veçantë që përfaqësonte kjo qeveri me pjesëmarrje të gjitha palëve. Sipas tij gjysmës së kabinetit i vinin letrat me nënshkrimin ‘Zoti” dhe gjysmës tjetër me nënshkrimin “shoku”, sipas partive përkatëse.

Vetë kryeministri i asaj kohe, protagonist i këtij ritakimi, që sot ishte më shumë njerëzor se sa i lidhur me politikën, Ylli Bufi, tha se shpresonte që me këtë libër ti shërbente politikës së sotme për të reflektuar dhe për të kuptuar më mirë.

Ky botim, pjesë e kolanës Scripta Manent, vjen në kuadër të botimeve mbi Tranzicionin shqiptar, ku janë përfshirë librastudimore, me kujtime dhe publicistikë nga studiues ose aktorë të drejtëpërdrejtëtë kësaj periudhe, si Preç Zogaj, Servet Pëllumbi, Spartak Ngjela, Adrian Civici, etj.


Foto/ SHBA-të në hall... nuk po gjejnë pilotë për këta avionë

Forcat Ajrore amerikane po vënë në fluturim avionët luftarakë të gjeneratës së pestë të avancuar. Puna për to ka nisur prej 11 vitesh, por besoni apo jo, për t’i drejtuar avionët nuk ka ende pilotë.

Puna po vijon ende për trajnimin e pilotëve të avionëve si “F-35” dhe “F-22 Raptor” të projektuar më shumë se një shekull e gjysmë më parë.

Planet janë për të avancuar në trajnimin e pilotëve për avionët luftarakë të rinj. Këta avionë nisën fluturimin për herë të parë këtë muaj.

Avioni “Lockheed T-50A” pritet të zëvendësojë “Northrop T-38 Talon”, të cilët fluturuan për herë të parë në vitin 1959.

Avioni ka kushtuar plot 100 milionë dollarë dhe pyetja është në këtë rast: kur është shpenzuar kaq shumë pse nuk janë trajnuar edhe pilotët?



Greqi/ Urdhëroi shqiptarin të grabiste tezen, burgim të përjetshëm 64-vjeçarit grek
Me burgim të përjetshëm u dënua nga Gjykata e Selanikut një 64-vjeçar grek, i cili akuzohet për grabitje me pasojë vdekjen e tezes së tij 78-vjeçare në vitin 2014.

64-vjeçari ishte organizatori i grabitjes, i cili kishte “punësuar” një 25-vjeçar shqiptar për të kryer grabitjen e banesës. Shqiptari kishte marrë edhe dy persona të tjerë për të kryer grabitjen.

Ata torturuan dhe dhunuan deri në vdekje të moshuarën dhe më pas u arratis, dyshohet drejt vendit tonë, dhe ende nuk është kapur.

Organizatori 64-vjeçar kishte dijeni se tezja e tij kishte bërë një tërheqje prej 120 mijë Euro nga banka.

Sipas dosjes hetimore, grabitësit thyenë xhamin e derës dhe keqtrajtuan deri në vdekje të moshuarën duke mundur të merrnin vetëm 60 mijë Euro dhe disa bizhuteri. Më pas, hetimet zbuluan se pas këtij krimi, fshihej 64-vjeçari grek, si organizator i ngjarjes
Kosova, e pafuqishme para kolonizimit të veriut me serbë
Qeveria e Serbisë e ka nisur të enjten projektin më të madh kolonizues në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Ka vënë gur themelin për ngritjen e një lagjeje në veri me 300 shtëpi, të cilën planifikon ta popullojë me rreth 1.500 serbë.

Beogradi zyrtar ka financuar shumë ndërtime në Kosovë, por projekti i quajtur “Lugina e diellit” është më i madhi. Prej pasluftës është orientuar në katër komunat e veriut, veçmas në Mitrovicë.

Kësisoj, në Lagjen e Boshnjakëve janë ndërtuar gjashtë ndërtesa shtatëkatëshe, në Lagjen e Doktorëve një objekt shtatëkatësh, në Lagjen Kroi i Vitakut tetë objekte katërkatëshe, në Suhodoll të Epërm është ndërtuar një objekt gjashtëkatësh, në Lagjen Kodra e Minatorëve janë ndërtuar dhjetë objekte shtatë, tetë e dhjetëkatëshe.

Në këtë pjesë vazhdon ndërtimi i objekteve të tjera të larta për serbë të Kosovës, por edhe për të tjerë të ardhur nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.


Foto/ Shefi i Operacionales ironi në Gjykatë: Ju solla pajisjen e përgjimit

Pas ironisë së ministrit Saimir Tahiri me pajisjen e përgjimit në panairin dy ditor të Policisë së Shtetit, është Shefi i Operacionales, Artion Duka, ai që i ka dhënë vetes të drejtën të bëjë një shaka të ngjashme.

Duka ka thumbuar në Gjykatën e Tiranës, ku u u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë, gjyqtarin Arjan Aliaj mbi atë ashtuquajturën “pajisja e përgjimit”. Ai i ka dorëzuar një valixhe që mbante me vete duke i thënë: Ta solla pajisjen e përgjimit.

Vetëm pak ditë më parë ishte ministri Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit, tashmë i pezulluar nga detyra, që pozuan përpara një “pajisjeje përgjimi”, të ekspozuar në panairin e policisë.

Ndaj Artion Dukës dhe Entiol Xhelilajt të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me pajisjen e përgjimit IMS Catcher u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Shqiptarët drejt Francës, shtohen daljet në kufi

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë pritet të ndjekin nga afër rrugëtimin e kombëtares së futbollit në europian. Ditët e fundit në pikat kufitare të vendit është vërejtur një rritje e udhëtarëve me destinacion Francën.

Në bazë të statistikave të Policisë Kufitare, raportohet se për 9 ditët e para të qershorit, numri i udhëtarëve që kanë lënë vendin është shtuar me mbi 2 mijë persona. Por numri i qytetarëve shqiptar që do të ndjekin kombëtaren nga afër në europian mendohet të jetë edhe më lartë.

9-ditëshi i parë i qershorit të vitit të kaluar krahasuar me këtë vit është rreth 200 shtetas më pak të cilët ka dalë nga vendi. Por edhe kjo statistikë në pamje të parë e çuditshme, e ka një shpjegim.

Burime nga policia kufitare arsyetojnë se gjatë kësaj periudhe të vitit të kaluar mijëra qytetar u larguan drejt vendeve të Bashkimit Europian me qëllim përfitimin e azilit.

Duke llogaritur fluksin e fillim qershorit 2015 me 200 persona më pak të këtij viti, mendohet që numri i personave që kanë dalë nga Shqipëria me qëllim ndjekjen e kombëtares në Francë të jetë i lartë, raporton tch

Kryesisht, thonë burime nga policia, udhëtimet janë kryer nga Aeroporti i Rinasit, por janë konsatuar edhe udhëtime të organizuara në grup përmes rrugëve tokësore.

Kështu, përveç mbështetjes së shqiptarëve që jetojnë në Francë apo shtetet fqinje, kombëtarja pritet të ketë në krah edhe qytetarë të cilët janë nisur enkas nga Shqipëria.




Ronaldo frymëzon pornografinë

Cristiano Ronaldo shihet nga tifozët portugezë si frymëzuesi i skuadrës së tyre për një sukses në finalet e europianit francez, por jo vetëm kaq.

Sipas “Pornhub”, futbollisti i Realit është një ndër emrat më të kërkuar në faqet pornografike dhe për të përfituar nga rritja e interesit të publikut për “Euro 2016”, një kompani portugeze e filmave me pullë të kuqe, ka menduar si marketing përdorimin e emrit të tij.

Filmi titullohet “The Ronaldas” dhe vjen me përshkrimin: “Të sulmosh apo të mbrohesh? Pornostaret portugeze janë gati për çdo kundërshtarë dhe me to në fushë…europianin e kemi të fituar”.

“Të gjithë po flasin për europianin ndaj menduam pse të mos përfitojmë nga kjo valë interesimi për futbollin. Ronaldo është një lojtar i njohur në gjithë botën dhe do të na ndihmojmë të shesim filmin tonë”,- thotë producenti i filmit, Carlos Ferreira për Correio da Manha.

Në film luajnë pornostarët Scarlet Johnson, Sonia Kel dhe Diana, që të trija emra që nuk duhet të kërkohen në Google nëse jeni nën 18 vjeç./TCh/



Foto/ Jordani, arkeologët bëjnë një zbulim të pabesueshëm në Petra

Arkeologët në Jordani kanë bërë një zbulim të pabesueshëm në sitin e Trashëgimisë Botërore në Petra, njofton sot “Ancient-Origins”.

Një platformë masive ceremoniale prej 56 m dhe 49 m, e cila s’ka të ngjashme në qytetin e lashtë, u zbulua vetëm gjysëm milje larg nga qendra e qytetit, pasi u përdorën skanerat e teknologjisë së lartë.

“The National Geographic” njoftoi se, zbulimi i bërë nga skanerat satelitorë me rezolucion të lartë, fotografitë ajrore me dronë dhe mbikqyrja e terrenit, identifikuan monumentin e lashtë që rrinte fshehur pothuajse në dritë.

Petra është një vend arkeologjik i mrekullueshëm në Jordani, i njohur nga UNESCO për rëndësinë e tij të madhe historike dhe vlerën e jashtëzakonshme universale.

Ai është gjysëm i ndërtuar, gjysëm i gdhendur dhe është i rrethuar prej malesh me thepa dhe gryka dhe konsiderohet një nga vendet më të famshme arkeologjike të botës ku traditat e lashta lindore ndërthuren me arkitekturën helene.


Me kë do përballet Shqipëria nëse kalon Grupin A?

Ditën e nesërme Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Zvicrës, ndërsa shumë pyesin që nëse Shqipëria kualifikohet atëherë me kë do luajë në fazën tjetër?

Nëse e fiton grupin, Shqipëria do të ndeshet me ekipin e tretë nga grupi C, D ose E, ndërsa nëse del e dyta, skuadra kuqezi do të luajë me të dytin e grupit C.

Por është edhe opsioni i më të mirave të vendeve të treta atëherë Shqipëria do të përballet me fituesin e Grupit B.




Rrudhet” Italia, ja sa u zvogëlua popullata në 2015-n....

Nuk ndodhte prej 9 dekadash dhe tregon dhe lexohet si një tjetër tregues i gjendjes jo të mirë ekonomike dhe financiare që po kalon Italia.

Instituti i Statistikave (ISTAT) në vendin përtej Adriatikut, publikoi të dhënat për ndryshimet demografike për vitin 2015 dhe për herë të parë në 90 vite, Italia regjistron më shumë vdekje sesa lindje.

Kështu, sipas këtyre të dhënave, në 2015 janë regjistruar më pak se gjysmë milioni lindje, ndërsa persona që kanë ndërruar jetë janë mbi 647 mijë. Pra bëhet fjalë për një tkurrje të popullsisë me rreth 147 mijë persona.

Shifrat janë vetëm për personat që gëzojnë shtetësinë italiane dhe treguesit negativë zbuten me rreth 11 mijë të huaj që kanë marrë nënshtetësinë në vitin 2015.

Sipas autoriteteve italiane, në total në Itali jetojnë rreth 200 kombësi të ndryshme, 2.6 milionë e të cilëve janë nga vende europiane, ku mbizotërojnë rumunët me 22.9%, ndjekur nga shqiptarët me 9.3%.



Tiranë, ja biseda skandaloze mes dy shoqeve adoleshente...

Brezi i ri tenton të rebelohet dhe në rebelim e sipër ka probleme të theksuara me fjalorin, edukatën dhe vlerat që përcjell. Në shoqëritë e tyre është meritë të jesh i pakulturuar dhe të flasësh me një fjalor rruge pasi quhesh si modern dhe i kohës.

Shpesh herë ngatërrohet moderniteti me shthurjen.

Prindërit nuk e konstatojnë këtë gjë sepse adoleshentët nuk shfaqin këtë fjalor përpara tyre, ose e konstatojnë dhe fajin ia hedhin moshës.

Sapo dalin në ambientin shoqëror ata shpërthejnë në vulgaritet. Në foton më sipër kemi një bisedë në facebook mes dy vajzave adoleshente dhe konstatojmë se, si kemi shumë punë për të bërë me këtë brez.

Vajzat i drejtohen njëra tjetrës me fjalët “k*rvë” dhe të tjera që pasojnë.

Epo dikush duhet t'i njoftojë ato se të përmendësh fjalë banale sidomos në sytë e publikut (si facebook për shembull) nuk është ndonjë meritë, përkundrazi, je shumë për të ardhur keq./JOQ/

Kapen 8 emigrantë shqiptarë në Holandë, do të hynin ilegalisht në Angli
Pavarësisht masave shtrënguese të autoriteteve holandeze në tentativë për të ulur klandestinët në portet të vendit, shqiptarët po vazhdojnë të sfidojnë autoritetet holandeze.

Gjatë ditës së mërkurë, 8 shqiptarë në dy incidente të ndryshme u zbuluan në portin Hoek van Holland, pak ditë pas dërgimit të ushtrisë për të siguruar portet.

Nuk po funksionon taktika e Ministrisë së Mbrojtjes këtu në Holandë, e cila prej një jave ka nisur trupat e ushtrisë për të siguruar portet e vendit. Shqiptarët po vazhdojnë në portet e Holandës, për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në dy incidentet të shënuar gjatë ditës së mërkurë u arrestuan 8 shqiptarë në moshte 14 deri 39 vjeç. Në incidentin e parë, katër persona kapërcyen gardin rrethues të portit Hoek van Holland, duke hyrë forcërisht në një nga kamionet e parkuara në port.

Sipas policisë së kufirit, dy nga të arrestuarit e moshës 14 dhe 18 vjeç kishin kërkuar azil në Gjermani. Katër shqiptarë të tjerë u arrestuan po ashtu në portin Hoek van Holland, ku ato u gjetën të fshehur në një kamion që ishte duke u bërë gati të nisej për në Angli.

Të gjithë personat kanë kërkuar azil në Holandë dhe personat janë në pritje të përgjigjes për kërkesën e tyre. Shqiptarët janë kthyer në temë kryesore nëvendet perëndimore, pasi numri i shqiptarëve që tentojnë të ikin ilegalisht në Britani të Madhe është gjithnjë në rritje./abc news/


Zvogëloi gjoksin me 3 numra, ja çfarë tregon Çiljeta dy ditë më pas

Nëse të gjithë kemi pritur ta shohim se si i duket gjoksi i zvogëluar në tre numra, Çiljeta duket se do ta mbajë akoma të fshehtë gjoksin e saj të ri.

Kjo pasi në profilin e saj në Instagram ajo ka postuar foto të bëra kohë më parë, të cilat nuk kanë lidhje me gjendjen e tanishme të Çiljetës.

Foto këto të realizuara në ishullin grek Santorini, gjatë xhirimit të klipit të ri të saj që pritet të dalë së shpejti.

Për ju kureshtarët që mezi prisni të shihni "Çiljetën" e re duhet të gradoni edhe njëherë durimin tuaj, derisa ajo të heqë fashat dhe të bindet plotësisht që gjoksi i saj vlen të ekspozohet.

Sepse një gjë e dimë të gjithë, ekspozimi i gjoksit të Çiljetës do të vijë herët a vonë.



Surprizon Pele: Ja kush e fiton Europianin
Legjenda e Brazilit ka dhënë parashikimin e tij se kë sheh fitues në Kampionatin Europian. Pele nuk i ka kursyer elozhet për Kombëtaren e Anglisë, për të cilën është shprehur se ka lojtarë të rinj dhe shumë të talentuar që mund ta fitojnë Kampionatin Europian.

“Anglia ka skuadër të mirë të udhëhequr nga Rooney. Ata nuk e kanë treguar potencialin e tyre në disa kampionate tjera, por nuk ka arsye që të mos e bëjnë tashmë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Anglinë që ta mbyllin këtë pritje me një paraqitje të mirë”,- tha Pele për “The Times of India”.

Video+16/ Kap mat burrin në shtrat me tjetrën, por reagimi i tij e lë pa fjalë...

“Live Leak” ka publikuar një video, e cila është bërë menjëherë virale. Një grua ka kapur burrin e saj duke e tradhtuar në një dhomë hoteli.

Ajo i ka gjetur ata të zhveshur në krevat, ndërsa nis t'i qëllojë të dy dhe ulëret gjatë gjithë kohës.

Por, ajo që të bie në sy është qetësia e burrit.

Ky i fundit jo vetëm që nuk flet asnjë fjalë dhe as që luan vendit, por kur e dashura qëllon gruan që gjeti në shtrat, ai mundohet të ndërhyjë duke e mbrojtur atë.

Skandali i përgjimeve, Nishani takohet me kryeprokurorin Llalla
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ndodhet në takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Temë e diskutimit mes tyre janë hetimet mbi skandalin e përgjimeve nga policia.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar që pajisja është përdorur ilegalisht dhe ka hyrë pa leje në Shqipëri.

Nisur nga kjo, u pezullua nga detyra Haki Çako dhe dy zyrtarë të tjerë të Forcave Operacionale që kanë patur kontakt me pajisjen, janë në arrest shtëpie.

Kryeprokurori po informon kreun e shtetit për hetimet deri në këtë fazë të organit të akuzës. Pajisja u zbulua para disa javësh nga SHISH, më pas u vu në dijeni Presidenti dhe Prokuroria nisi hetimet.



Doni që nesër kulla Eiffel të ngjyroset kuq e zi? E keni ju në dorë…, ja çfarë duhet të bëni!
Do ju pëlqente të shikonit kullën Eiffel të ngjyrosur kuq e zi? Falë bashkisë së Parisit tashmë mund të përjetoni emocionet e të parit të kullës kuq e zi në fund të ditës, kur të kenë përfunduar të gjitha ndeshjet.

Ndërsa skuadrat ndeshen në fushë, fansat “do ndeshen kokë më kokë” në rrjete sociale për të vendosur se në çfarë ngjyrash do ndriçojë kulla. Çdo person në gjithë botën do mund të kontribuojë me anë të votës.

Nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë gjë në Twitter, Facebook apo Instagram. Në ditët që do luajë Shqipëria, këtë të shtunë dhe në datat 15 dhe 16 qershor, para orës 21:30 duhet të përdorni “hashtagun #ALB” sa më shumë të jetë e mundur, raporton Anabel.

Theksohet që postimi duhet të jetë publik. Kombi që përmendet më shumë do ketë nderin të shijojë për 10 minuta kullën në ngjyrën e flamurit të tij. Gjithashtu do ketë përzgjedhje të mesazheve më të bukura të cilat pas përzgjedhjes do shfaqen në kullë.

Përsa i përket tifozëve në stadium, ai që tregohet më kreativ do shpallet fitues dhe në pushimin e ndeshjes do thërritet në fushë për t’i dhënë një trofe.


Ish-bashkëshorti e rrahu në mes të Vlorës, ja çfarë ndodhi më pas me Marselën
Marsela është gruaja 39-vjecare që u bë viktimë e dhunës së ish-burrit të saj në mes të Vlorës dhe në sytë e fëmijëve. Rasti i saj u denoncua në të gjitha mediat dhe ish-burri i saj Ilir Pajo u shoqërua menjëherë në polici.

Instucionet janë vënë në lëvizje dhe brenda pak kohësh kanë ndodhur ndryshime për Marselën dhe fëmijët e saj.

Bashkia e Vlorës ka akorduar fondin, ndërsa institucionet kanë marrë përsipër gjetjen e një shtëpie me qera.

Fëmijët e rritur do të nisin mësimin në shkollën "Marigo Posio", ndërsa vogëlushi 3 vjeç do të shkojë për herë të parë në kopësht dhe shpenzimet për të do të mbulohen nga Bashkia.

Gjithashtu Marsela do të punësohet si sanitare në një shkollë të qytetit. Ndërkohë mamaja e Marselës i bën apel drejtësisë të dënohet dhe të mbahet në burg ish-bashkëshorti i të bijës.

Foto/ Tiranë, vapa ka lënë me pasoja konviktoret e 21-shit...

I nxehti në këto kohë na bën të lëmë çdo gjë e të nisemi drejt plazhit. Por c'të bëjnë studentët e shkretë që janë në sezon provimesh e vetëm të largohen nuk munden.

Gjithsesi këto dy vajza mesa duket e kanë gjetur zgjidhjen për t'u ajrosur, por edhe për të gjuajtur ndonjë "pjeshk" që kalon andej rrotull.

Fotoja flet vetë, por më shumë se fotoja flet edhe komshia përballë, i cili fillimisht qan hall për këto vajza se mund të ishin rrëzuar, por edhe shpreh shqetësim "Ja çfarë pamje na ofrojnë konviktoret e 21".

Nëse ju të dashura konviktore tani po na lexoni, keni parasysh se vëzhgoheni dhe si këshillë për herën tjetër, lyhuni me vaj plazhi që të merrni dhe rreze. Fundja të rrezikohet për një arsye jeta, jo kot./JOQ/

E rrallë/ Puth të dashurin, gjen vdekjen e menjëhershme
E ka puthur i dashuri dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Kjo i ka ndodhur një 20-vjeçareje e cila quhet Myriam Ducre-Lemay.

Shkaku i vdekjes së saj janë kikirikët, pasi vajza i kishte alergji. Kështu, ajo e kishte puthur të dashurin pa e ditur se ai kishte ngrënë kikirikë.

As djali nuk i kishte treguar, pasi nuk ishte në dijeni të sëmundjes së saj.

E ëma e vajzës thotë se, çifti nuk kishte shumë kohë bashkë, ndaj vajza nuk kishte patur mundësi t'i tregonte për alergjinë që i rrezikonte jetën.

Gjithashtu, ajo kërkon të informojë dhe të sensibilizojë të gjithë ata që vuajnë nga alergjitë, për pasojat fatale që mund të kenë nëse nuk tregohen të kujdesshëm.

Video/ Shaqiri ndez sherrin me shqiptarët, vajza e stafit të Zvicrës shtyn gazetarin e “Top Channel”
Ku duhen edhe jo më pak se 20 orë nga ndeshja e 11 Qersorit, Shqipëri-Zvicër, atomosfera sapo vjen dhe po ndizet.

Gjatë kohës që Xherdan Shaqiri po i drejtohet sallës së konferencave për shtyp, atij i është afruar pranë gazetari i “Top Channel”, Endi Tufa, ku e ka ngacmuar Shaqirin me fjalë, duke i thënë na uro fat për Shqipërinë.

Këtë moment Shaqiri e ka përcjellë me të qeshura, duke thënë uroj fat por jo emrin e Shqipërisë.

Për të shmangur këtë bisedë të çastit ka ndërhyrë një vajzë e stafit, që shoqëronte lojtartin e Zvicrës dhe në presion e sipër nuk ka lejuar gazetarin shqiptar që të vazhdojë bisedën me Shaqirin.

Ky moment tregon qartë se në stafin zviceran janë të ngarkuar prikologjikisht, përpara ndeshjen me kombëtaren shqiptare.

Shiko videon



Video/ Shikoni Saimir Tahirin, siç nuk e keni parë kurrë...
Ndërsa vijojnë hetimet nga prokuroria për skandalin e përgjimeve, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë vetë në grackën e përgjimit, por kësaj here është përgjim “pa zarar”, pasi ministri është filmuar në një lokal nate në Tiranë, duke kënduar këngën “Xhamadani vija vija”.

Video qarkullon në internet.

Mësohet se ajo është xhiruar një ditë më parë, me rastin e festimeve për 25-vjetorin e Partisë Socialiste.

Tahiri ishte mbledhur me të rinj të kryeqytetit, duke festuar në një lokal nate.

Përtej festës së PS-së, kënga “Xhamadani vija vija” është edhe në kuadër të atmosferës së Kampionatit Europian të futbollit.

Shihni pamjet:


Francë/ “Euro 2016”, evakuohet salla e konferencave, nisin kontrollet
Salla e konferencave “Saint-Denis” në Francë është evakuuar disa orë para nisjes zyrtarisht të Kampionatit Europian 2016.

Deri tani nuk është sinjalizuar për ndonjë kërcënim konkret, ndërkohë që mediat franceze thonë se ky është një kontroll rutinë.

Masat e sigurisë janë tepër të larta në Francë nga frika e sulmeve terroriste, duke qenë se Parisi ka qenë dy herë objekt i sulmeve të ISIS gjatë vitit 2015.

Fotolajm/ Kur burrat flenë gjumë, hallet i zgjidhin gratë...
Kjo foto e kapur sot në Tiranë, tregon dy vajza të cilat për fat të keq po ecin në rrugë duke mbajtur në shpinë nga një thes. Pesha e thesit është të paktën 10 Kg, ndoshta dhe më tepër.

Nga pamjet, hamendësohet se thesi mund të shërbejë për ndonjë punim që mund të jenë duke bërë në shtëpi.

Shpresojmë që të paktën të mos u dhembë shumë trupi në darkë.

Foto/ Arka e Noes përplaset në portin e Oslos
Anija e njohur si “Arka e Noes”, ka pësuar një incident në portin e Oslos në Norvegji.

Kopja besnike e varkës biblike e cila shpëtoi qeniet e gjalla nga përmbytja e madhe është përplasur me një anije të rojeve bregdetare, ç’ka solli një dëmtim në një pjesë të saj.

Për fat të mirë nga përplasja nuk pati asnjë të plagosur. “Arka e Noes’, u ndërtua nga një hollandes dhe është 70 metra e gjatë. Varka përdoret si një muze lëvizës.
SHBA, Erdogan largohet “i tërbuar” nga varrimi i Muhammad Ali

Një incident me protagonist presidentin turk Recep Tayip Erdogan është verifikuar në funeralin e Muhammad Ali.

Erdogan, i cili ndodhej në Luizvill për t’i bërë homazhet e tij legjendës së boksit, pas ceremonisë mortore të stilit islamik ditën e enjte ka vendosur të largohet para kohe nga SHBA, duke mos marrë pjesë në ceremoninë ndërfetare të kësaj të premteje.

Motivi? Duket se Erdogan është ofenduar për diçka që e ka cilësuar një mungesë respekti nga ana e organizatorëve. Se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kjo nuk është ende e qartë.

Versionet që qarkullojnë në media janë të shumta, mes të cilave ai se Erdogan nuk është lejuar të vendosë mbi arkivolin e Ali një copë stofi me prejardhje nga Kaaba, ndërtimi antik në qendër të Mekës, vendi i shenjtë i Islamit.

Versione të tjera ndërkohë sugjerojnë se presidenti turk është acaruar pasi nuk është lejuar të lexojë një pjesë të Kur’anit gjatë ceremonisë.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, thuhet se është verifikuar edhe një përplasje mes truprojave të Erdogan dhe disa agjentëve të Shërbimeve Sekrete./TCh/

Pushtohet Franca, 2.5 milionë tifozë do të ndjekin “Euro 2016”
Kampionati Evropian është një nga eventet që një herë në 4 vjet mbledh në një shtet miliona njerez dhe tifoz nga e gjithë Europa.

Në Euro 2016 sipas parashikimeve si roganizatorëve pritet q ëtë jenë rreth 2.5 milion tifoz. Gjtë këtij euro paini do të luhen 5i ndedhje deri në finale dhe prania e tifozëve nuk do të mungoj ansjëherë.

Ndeshja hapëse zhvillohet ndërmjet Francës dhe Rumanisë, që fillon nga ora 21:00, kurse nga ora 20:00 është ceremonia hapëse.

Për herë të parë në një Kampionat Evropian po merr pjesë edhe Shqipëria, e cila ndeshjen e parë zhvillon të shtunën kundër Zvicrës.


Itali, kapen 15 qen gjahu kontrabanë, kishin hyrë nga Shqipëria
Policia italiane ka zbuluar në Ankona 15 qen gjahu që vinin nga Shqipëria.

Qentë e racave të ndryshme ishin futur ilegalisht në Itali. Zbulimi i tyre u bë përmes skanerit, ndërkohë që qëndronin mbyllur prej 20 orësh në kushte të veshtira.

Mediat italiane raportojnë se qentë do t’u shiteshin gjahtarëve për 20 mijë euro.

Pas sekuestrimit nga policia ata u dërguan për ekzaminim te veterineri.


Video/ Kombëtarja del në stadiumin e Lesnit, shiko Live stërvitjen
Kombetarja shqiptare ka ne stervitjen e pasdites ne stadiumin qe do te luan ndeshjen ndaj Zvicres diteen neserme ne oren 15:00.

Nen drejtimin e De Biasit dhe Tramezanit ekipi po zhvillon stervitjen ku po ambientohet edhe me fushen dhe me stadiumin.

Shiko videon:


Shifra të çmendura/ Ja sa para do të fitojë UEFA nga “Euro 2016”

UEFA si institucioni organizator i kampionatit europian për “EURO 2016” ka bërë shpenzime të mëdha për një organizim sa më të mirë të të këtij eventi, janë bërë ndryshem të stadiumeve dhe rikonstruksion në disa të tjera. Uega ka shoenzuar shumë pro edhe do të fitoj shumë.

Sipas parashikimeve Uefa do të përfitoj në përfundim të kampionatit europian plot 2.2 miliardë euro.

Kampionati Evropian ka qenë prej kohësh i dyti vetëm për Kupën e Botës në popullaritet dhe të ardhura.

Tani me ekipet pjesëmarrëse nga 24 vende të botës, ka më shumë bileta për të shitur dhe të drejtat televizive për të transmetuar turneun sillen diku rreth 1.05 miliardë euro, 25% më shumë se në vitin 2012.

Sponsorizimet janë deri në 40%, që i bie rreth 450 milionë euro, thuhet sipas Guy-Laurent Epstein, drejtori i marketingut në UEFA. Shitja e biletave e përbëjnë pjesën tjetër.


Konferenca/ De Biasi publikon faktin e rëndësishëm para Zvicrës

De Biasi gjatë konferncës për shtyp për mediat ka thënë se, ndeshja e nesërme është një ndeshje e rëndësishëme dhe ndeshje fortë ku do të shikojmë forcën e skuadrës për punë që kemi bërë deri tani.

Kundërshtari ka një nivel për tu respektuar po ne do të bëjmë ndehsjen tonë. Shqipëria është Shqipëria dhe Zvicra është Zvicra.

De Biasi nuk eshte kursyer ku ka thene se do te luaj per rezultat pozitiv.


Përgjimet/ Tahiri sulmon gjyqtarin: Analfabet, bëri qokë politike
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë sërish sot në një konferencë për shtyp pas vlerësimit nga Gjykata e Tiranës të masës së sigurisë për dy zyrtarët e policisë, duke lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.

Tahiri ka akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj edhe pas vendimit të sotëm, duke i quajtur argumente skandaloze vendimet e gjyqtarit që lanë në arrest shtëpie drejtuesin e Forcës Operacioniale Artion Dukën dhe specialisti Ention Xhelilaj.

Sipas ministrit të Brendshëm, argumentat për këtë vendim janë për “të bërë qokën politike të radhës”,- nga gjyqtari Aliaj.

“Gjyqtari ka vendosur masën arrest shtëpie për oficerin Artion Duka me argumenta skandalozë. Është një përpjekje mjaft e dështuar për të bërë një qokë politike”,- u shpreh ministri Tahiri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme nuk ngurroi ta quante gjyqtarin e çështjes “analfabet dhe të paarsimuar”.

Video/ VIP-at flasin për alkoolin. Ledioni: Rrah gratë e të tjerëve
Prezantuesi, Ledion Liço, duket se e ka tepruar me sinqeritetin teksa gjatë një interviste për blitz.al, rrëfeu një moment personal që ndoshta në veshët e Sarës, nuk do të tingëllonte i pëlqyeshëm.

I pyetur për marrëdhënien me alkoolin dhe për çmendurinë që ka bërë nën efektin e tij, Ledion Liço tha: “Kam bërë shumë, kam përfunduar në sherre.”

Por, vazhdimi duket më pikant: “Zakonisht, kur pi shumë filloj gjuaj gratë e të tjerëve…”.

Edhe personazhe të tjera të show-bizz dhe gazetarisë kanë folur për marrëdhënien e tyre me alkoolin, por kanë qenë më të rezervuar se Ledioni.



Ligji i ri buxhetit, jo më koncesione, rritje të borxhit publik apo “asfalt elektoral”

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi dhe mori disa ndryshime të rëndësishme në ligjin “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor”, ligji bazë mbi të cilin përgatiten ligjet vjetore. Ndryshimet e reja janë të stërholluara dhe synojnë të shmangin telashet e hasura nga zbatimi i konceptit të tavanit të borxhit gjatë viteve të fundit, duke imponuar kritere shumë më të detajuara për deficitin buxhetor, koncesionet apo shpenzimet e fryra paraelektorale. Por se sa do të funksionojnë, kjo mbetet për t’u parë.
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   212   213   214   215   216   217   218   219   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish