DW: Ambasador Hoffmann, Ju keni plotësuar kohën e detyrës Tuaj në Tiranë dhe pas disa ditësh do të riktheheni në Berlin. Si do të mund t'í shihnit në tërësi vitet që keni kaluar në Shqipëri si Ambassador i RFGJ-së?
Hellmut Hoffmann: Ishin tre vite të bukura, interesante por edhe të ngarkuara me punë, të cilat do t'i kujtoj me kënaqësi. Të bukura sepse mua dhe bashkëshortes sime na ka pëlqyer së tepërmi jeta këtu dhe se ne i kemi njohur dhe vlerësuar shqiptarët si njerëz shumë miqësorë dhe të dashur, ku duhet të themi që simpatia jashtëzakonisht e madhe që gjermanët dhe Gjermania gëzojnë në Shqipëri, na ka prekur shumë. Interesante dhe të ngarkuara me punë ishin këto tre vite, pasi Shqipëria është një vend në një proces të shpejtë transformimi, që është nisur në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe Gjermania e mbështet në mënyrë intensive këtë proces, qoftë përmes bashkëpunimit tonë të gjerë ekonomik, qoftë përmes konsulencës, që përpiqemi të ofrojmë, sikurse mund të jetë rasti i rëndësisë së reformës në drejtësi. Ndaj kam pasur gjithnjë ndjesinë e mirë, se jam duke bërë një detyrë të dobishme dhe me rëndësi.
DW: Pse ju zgjodhën pikërisht Juve për pozicionin e Ambasadorit në Tiranë? A mund të tregoni diçka për backgroundin personal?
Hellmut Hoffmann: Përvec një angazhimi të shkurtër në Zagreb përpara 20 vitesh nuk kisha asnjë lloj përvoje tjetër me rajonin. Për shumë vite rresht jam marrë me çështje të politikave të sigurisë dhe kontrollit të armëve dhe këto, në fakt, janë përvoja të dobishme në Ballkan. Në marrjen e vendimit për të më dërguar në Tiranë ka luajtur rol me siguri edhe fakti, që unë kam formim prej historiani, pasi disi më tepër këtu në rajonin e Ballkanit, me gjurmë dhe karakteristika kaq të forta të një historie të ndryshueshme nuk do të ishte keq një qasje historike me zhvillimet.
DW: Cilat ishin reagimet e para nga Ju dhe znj. Hoffmann kur mësuat se ishit emëruar në Shqipëri?
Hellmut Hoffmann: Ne dinim shumë pak për Shqipërinë çfarë dinim nuk ishte e ndikuar domosdoshmërisht nga stereotipe pozitiviste, sikurse arritëm të kuptonim pak kohë pas mbërritjes sonë këtu. Po përmend vetëm një shembull: ne e kishim përfytyruar Tiranën si një ndër qytetet më të trishtuara të shteteve ish-komuniste, kështu që - të flasim hapur - fillimisht nuk ishim aq të entuziasmuar për faktin se duhej të vinim në Shqipëri, ndaj edhe mbetëm plotësisht të befasuar nga imazhi modern i qytetit, gjallëria e tij, ofertat kulturore dhe numri i shumtë i kafeneve dhe restoranteve, thënë shkurt, nga cilësia urbane e qytetit. Pastaj këtu duhet shtuar se në një deri dy vitet e fundit në Tiranë, ashtu sikurse në të gjithë vendin, është përmirësuar shumëçka: vende të shëmtuara të krijuara në kaosin e dekadave të fundit janë eleminuar dhe u është dhënë një formë e re. Kjo do ta ndryshojë pozitivisht përshtypjen, që vizitorët marrin nga Shqipëria drejt vendeve të tyre dhe do të kontribuojë në rrëzimin e klisheve negative. Unë dhe bashkëshortja ime bëjmë pjesë tani në atë rreth personash për të cilët thuhet, që kanë ardhur me lot në sy dhe po largohen me lot në sy.
DW: Atëhere cilat janë ndryshimet më të mëdha që pësoi perceptimi juaj për Shqipërinë, dua të them nga muajt e parë kur sapo filluat detyrën tuaj dhe tani që e përfunduat atë?
Hellmut Hoffmann: Krahas asaj që përmenda më sipër dëshiroj të shtoj dy pika të tjera të rëndësishme për mua: unë gjithnjë e kam promovuar Shqipërinë lidhur me faktin që ajo na sjell të gjithëve në vëmendje me vetëdije dhe krenari, se në çfarë raportesh harmonie dhe tolerance bashkëjetojnë këtu të krishterët e myslimanët, të organizuar në komunitetet përkatëse fetare dhe mua më gëzon fakti, që ky element është duke u perceptuar gjithnjë e më shumë në vendin tim. Po kaq i rëndësishëm është për mua roli i moderuar dhe ekuilibrues që Shqipëria luan në rajon, ku ajo angazhohet për bashkëpunimin në mënyrë mjaft të vlerësuar ndër të tjera edhe në kuadër të Procesit të Berlinit. Që të dy këto aspekte do të ndikojnë në një perceptim më pozitiv të Shqipërisë.
DW: Çfarë do kujtoni si sfidën dhe arritjen tuaj më të madhe gjatë tri viteve të detyrës suaj si Ambasadori gjerman në Tiranë?
Hellmut Hoffmann: Së pari do të doja të përmendja reformën në drejtësi. Pak kohë pas nisjes së detyrës në verën e vitit 2013 kisha dalë në përfundimin se një refomë rrënjësore në drejtësi – dhe me këtë nënkuptoj para së gjithash dhënien fund të korrupsionit, për fat të keq aq shumë të përhapur dhe jashtëzakonisht të dëmshëm për vendin - nuk do të ishte kurrsesi e një rëndësie të mbivlerësuar për Shqipërinë - për zhvillimin ekonomik dhe përafrimin e saj me BE-në. Ndaj është kënaqësi e madhe të shoh se me sa energji është çuar përpara kjo reformë, që - të shpresojmë - do të miratohet shumë shpejt.
Së dyti, një temë me të cilën jemi marrë intensivisht prej fillimit të vitit 2014 ka qenë emigrimi për qëllime azilkërkimi drejt Gjermanisë, një fenomen që i tejkaloi të gjitha masat. Shpresoj që tani të gjithë në Shqipëri ta kenë kuptuar, që në Gjermani nuk ka azil për emigrantë ekonomikë. Për mua ishte e qartë që në fillim se shqiptarët në Gjermani nuk kërkonin azil, por një jetë më të mirë. Ndaj është me rëndësi maksimale që këtyre njerëzve t'u jepet shpresa për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri dhe mua më gëzon fakti që ne kontribuojmë në këtë drejtim prej dekadash përmes shumë projektesh – nga rikonstruksioni i linjave të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, përmes furnizimit me energji elektrike dhe deri te arsimi profesional, për të cilin unë jam angazhuar në mënyrë të veçantë. Nisur prej angazhimit tim të brendshëm për mua ishte një kënaqësi tjetër të konstatoj që prej datës 1.1.2016 për të gjithë shqiptarët është lehtësuar aksesi ligjor në tregun gjerman të punës dhe ata që duan të dinë si funksionon, mund t'i gjejnë informacionet në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Dhe në fund dëshiroj të përmend përballjen me historinë e diktaturës komuniste në Shqipëri, për rëndësinë e së cilës kam pasur rastin të shprehem në shumë raste, gjë që në përshtypjen time ka ndikuar që kjo temë e rëndësishme të shkojë më përpara.
DW: Koha e kryerjes së detyrës së ambasadorit të RFGJ-së në Tiranë, përkoi edhe me forcimin e marrdhënieve midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, që arriti kulmin vitin e kaluar kur kancelarja Merkel vizitoi Tiranën, e para vizitë e këtij niveli në Shqipëri. Çfarë do të mbetet për Ju e paharrueshme nga ajo vizitë?
Hellmut Hoffmann: Thuhet herë pas here, me plot të drejtë, që marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Por me siguri është diçka krejtësisht e veçantë, nëse gjatë mandatit tënd ndodh që të kryhet vizita – historikisht - e parë dypalëshe e drejtuesit të qeverisë tënde në vendin pritës. Mua - por jam i bindur, edhe Kancelares Federale Merkel-do të më mbetet ndër kujtimet më të mira pritja tejet e përzemërt, që iu rezervua asaj në Tiranë - duke nisur që nga njerëzit e shumtë, që ishin dyndur në rrugë, tek bisedat me drejtuesit e politikës shqiptare dhe deri në Konferencën e Ekonomisë Gjermani-Shqipëri. Madje përgjithësisht mund të thuhet që frekuenca e vizitave është rritur. Shumë personalitete shqiptare kanë qenë në Gjermani dy-tre vitet e fundit. Në mënyrë të veçantë kujtoj vizitën e Kryeministrit Rama në Berlin në datën 01.04.2014, ku unë pata nderin, që rrallëherë në praktikën gjermane u bëhet ambasadorëve, të merrja pjesë personalisht. Gjatë bisedave të atëhershme Kancelarja Federale e vuri theksin në nevojën urgjente për një reformë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, që gjeti një jehonë tejet pozitive prej palës shqiptare, sikurse mund të shihet edhe sot. Për sa u përket vizitorëve gjermanë në Shqipëri, po kujtoj këtu në mënyrë ekzemplare vizitën e para pak javëve të funksionarit të dytë më të rëndësishëm të Gjermanisë, Presidentit të Bundestagut Gjerman Norbert Lammert, dhe natyrisht është një mbyllje mjaft e bukur për mua personalisht, që vetë eprori im, Ministri i Jashtëm Federal Frank-ëalter Steinmeier, mbërrin në Shqipëri pikërisht ditën e fundit të punës sime këtu, më 14 qershor, për të zhvilluar biseda politike dhe unë do të kem nderin e fluturimit të kthimit drejt Berlinit në të njëjtin avion qeveritar me Ministrin.
DW: A ju vjen keq që përfunduat detyrën si Ambasador në Tiranë pa parë miratimin e Reformës në Drejtësi, që siç ju sapo thatë, përbën një nevojë urgjente, një nga reformat më të rëndësishme për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, njëherazi e mbështetur fort nga Gjermania dhe BE-ja?
Hellmut Hoffmann: Unë jam angazhuar me forcë në mbështetje të reformës në drejtësi si dhe për faktin, që forcat politike relevante të gjejnë kompromise objektivisht të arsyeshme për një numër mjaft të vogël çështjesh të mbetura hapur. Propozimi i shtruar në tryezë nga Komisioni Ad Hoc i Reformës në Drejtësi është një produkt i punës së juristëve evropianë dhe amerikanë, bashkarisht me ekspertët shqiptarë, i cili ka marrë edhe miratimin e Komisionit të shumëvlerësuar të Venecias. Në Parlament dhe në komisionin parlamentar përkatës ka pasur raste të ndryshme për diskutime të hollësishme. Më shumë se kaq, vështirë se mund të bëhet në një proces të tillë kaq kompleks reformash, ndaj shpresoj shumë që të gjithë të njohin përgjegjësitë e tyre dhe të miratojnë këtë propozim në parlament, sepse vetëm me miratimin e reformës në drejtësi Shqipëria ruan mundësitë e saj për të marrë një rekomandim nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE-në. E sigurtë është që përmbylljen- shpresoj të suksesshme - të këtij projekti të rëndësishëm do të kisha dashur ta përjetoja këtu në vend, por natyrisht që edhe nga Berlini do të ndjek me të njëjtën vëmendje mënyrën se si do të vijojnë gjërat.
DW: Cilat janë gjërat më të mira që Ju keni përjetuar në Shqipëri, ato që do t'ju thërresin të ktheheni këtu një ditë?
Hellmut Hoffmann: Njerëzit e dashur dhe bukuria e natyrës. Ne kemi shëtitur në fakt shumë në Shqipëri, por ka disa kënde që nuk kemi arritur t'i njohim, dhe që i kemi lënë për vizitat e ardhshme
DW: A ka pasur edhe gjëra që Ju nuk i keni pëlqyer kaq shumë? Nëse po a mund t'i thoni?
Hellmut Hoffmann: Dy gjëra më bien ndërmend spontanisht tani: edhe pse unë pothuaj 65-vjeçar vazhdoj të dëgjoj me kënaqësi Jimi Hendrix apo Rolling Stones, zëri i lartë i një muzike mediokre që dëgjoja gjithandej- në restorante të kuruara, apo lagje të tëra që shpërthenin nga amplifikatorët e deri edhe në qytete si Saranda, vendosur buzë gjiresh të bukur - më ka cingëritur nervat. Dhe së dyti më vjen në mendje fiksimi i shumë njerëzve me telefonat e tyre celularë, teksa lexojnë apo shkruajnë të pashqetësuar e-mail-e dhe mesazhe p.sh. në opera apo edhe ndërsa janë duke ngrënë me një person tjetër!
DW: Nisur nga përjetimet tuaja në Shqipëri, ngjarjet ku morët pjesë, njerëzit që bashkëpunuat dhe njohët, çfarë këshille do të doni t'ju jepni politikanëve dhe njerëzve të Shqipërisë?
Hellmut Hoffmann: Përsa u përket politikanëve: më e rëndësishmja për mua është që njerëzve t'u përcillet në mënyrë të besueshme, përmes një angazhimi dhe pune konkrete, që veprimtaria politike duhet të orientohet për nga e mira e përgjithshme, dhe jo për nga interesat personale ekonomike apo interesat partiake në kuptimin e luftës për ruajtjen apo rifitimin e pushtetit pa marrë në konsideratë dëmin, që i shkaktohet kulturës demokratike. Nëse zgjidhet kjo qasje, atëherë njerëzve mund t'u përcillet shpresa e arsyetuar për përmirësimin e gjendjes së tyre në Shqipëri, çka unë e konsideroj si jashtëzakonisht të rëndësishme. Shqipëria ka bërë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore hapa gjigandë përpara në zhvillimin ekonomik, por shumë pak flitet për faktin që këtu vazhdon të ketë një numër shumë të madh njerëzish që jetojnë në kushte ekstremisht të varfëra.
Një panoramë të qartë të gjendjes kam mundur ta gjej në raportet e OJQ-ve gjermane dhe qendrave të misioneve katolike në vend, të cilët bëjnë një punë shembullore në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve, dhe për të cilën shpreh vlerësimin tim të thellë. Përgjithësisht për vendin do të ishte mirë, nëse tek të gjithë qytetarët dhe qytetaret do të zinte vend një orientim edhe më i fortë drejt së mirës së përgjithshme, ku gjithsecili të jepte kontributin e vet, qoftë edhe vetëm në formën e vendosjes së rregullit në mjedisin rrethues të vendbanimit të tij. Por në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë, të gjithë ata, që kanë një nivel të lartë mirëqenieje fianciare dhe që do të mund të angazhoheshin më fort në veprimtari bamirësie në patronazh të kulturës.
DW: Ambasador Hoffmann, kush do të jetë pasardhësi/ja juaj në Tiranë?
Hellmut Hoffmann: Po mjaftohem të them, meqënëse firmosja përfundimtare ende nuk është bërë, që klubi joformal i zonjave ambasadore në Tiranë do të zgjerohet. I uroj pasardhëses sime të pritet në të njëjtën mënyrë të hapur dhe miqësore, sikurse kam pasur mundësinë ta përjetoj edhe unë./DW/
Fotolajm/ Ja çfarë i dhuroi Ilir Vrenozi vajzës së tij për 18-vjetor...
“Sot Isjana bija ime ka 18- vjetorin e ditelindjes
Si nje i papune qe jam do i fal nje perqafim te ngrohte prinderor nga zemra dhe nje poezi kushtuar asaj...
Bija ime
Unë vargje në jetë s’kam krijuar
Por vargjet në shpirt i kam ndjerë
Dashurisë si poet i kam kënduar
E di mami tënd këtë të fshehtë.
Kështu me muzë dashurie
Me muzën e shpirtit kështu
Ti erdhe në jetë bija ime
O Zot, të falenderoj pa fund!
Më lerë të të mbaj sot në krahë
Për dore të të mbaj sot më lerë
Të degjoj si dikur fjalën ba-ba
O Zot, të falenderoj për këtë krijesë!
Tani më qëndro, ja, siç je
Bija ime, Afroditë e bukurisë
T’i mburem për ty botës njëher’
Pse jo, edhe vetë Perëndisë.
(E.Sh)”
Meta e Basha, deklarata për shtyp në selitë respektive pas takimit
Kryetari i Kuvendit, Meta dhe kryetari i PD, Basha do të flasin për mediat pas takimit që po zhvillohet mes tyre për reformën në drejtësi. Meta ka lajmëruar një konferencë për shtyp në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Ndërsa Basha pritet të flasë nga selia e Partisë Demokratike.
Ja çfarë note i jep Kim Kardashian burrit të saj në seks
Kombinimi i shenjave të horoskopit peshore/ binjakë kur bëhet fjalë për seksin, merr pesë yje, sepse janë aq shumë të përshtatur, thotë Kim. Kim Kardashian ka vendosur që të flasë për jetën e saj seksuale, duke e notuar edhe burrin e saj Kanye West për seks.
Kim ka deklaruar se kohën e fundit ka hulumtuar kompaktibilitetin astrologjik me burrin e saj dhe ishte mjaft e kënaqur me rezultatet.
“Kam hulumtuar paksa për peshoren dhe binjakët dhe është konstatuar se jemi çift i përkryer”,- ka shkruar Kim në ueb-faqen e saj. Duket se Kim ka kaluar mjaft kohë duke u marrë me këtë hobi të ri.
“Në një ueb-faqe shkruante se jemi njëri nga çiftet më të mira kur bëhet fjalë për shenjat e horoskopit. Që të dy jemi shenjat shpirtërore dhe jemi në gjatësi të njëjtë valore. Kjo është e saktë. Që nga fillimi kemi pasur një lidhje të jashtëzakonshme”,- ka vazhduar ajo.
Kombinimi i shenjave të horoskopit peshore/ binjakë kur bëhet fjalë për seksin, merr pesë yje, sepse janë aq shumë të përshtatur, thotë Kim.
Ylli televiziv e cila me reperin ka dy fëmijë, thotë se shenjat e tyre janë aq të ngjashme për faktin se të dytë i adhurojnë udhëtimet, befasitë dhe komunikimet, ndërsa personalitetet e tyre të ndryshme, e plotësojnë njëra-tjetrën.
“Shpirti im i qetë, ndikon në mënyrë qetësuese në binjakët, derisa Kanye më inspiron me idetë e tij kreative”,- thotë Kim. Ajo ka falënderuar motrat e saj për idenë që të hulumtojë astrologjinë.
Video/ Ja 42 trëndafilat blu që Meta i dhuroi Bashës për ditëlindje
Kryeparlamentari Ilir Meta përveçse një politikan i zoti ka treguar se ka edhe shije të holla kur bie fjala për të bërë dhurata me simbole të forta.
Ai i ka dhuruar sot gjatë takimit, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një buqetë me 42 trandafila blu, për ditëlindjen e këtij të fundit.
Dhurata e Metës ishte vërtet e veçantë për Bashën dhe nuk u shpëtoi as interesimit të mediave të shumta të ardhura për takimin Meta-Basha, për Reformën në Drejtësi.
Ja djaloshi i cili ia lyen trupin me vaj Kallashit...
Valltarja e njohur, Donjeta Kosumi, “Kallashi” e cila është super aktive nëpër rrjetet sociale, ka publikuar një foto në Snap Chat me një djalosh, që tregon se kur ka qenë i vogël ja ka lyer trupin me vaj, shkruan “Gazeta Express”.
“Qeky djali kur u kan i vogël në Plazh ma pat ly trupin me vaj, para 6 vite”,- ka shkruar Kallashi në Snap./Gazeta Express/
Video skandaloze +18/ Çifti bën seks oral në mes të rrugës...
Një djalë që po udhëtonte me motorin e tij ka shkëputur këto pamje skandaloze në mes të rrugës. Ai kishte vendosur një kamera të vogël për të filmuar të gjithë udhëtimin e tij, por kamera ka filmuar momente shumë të çuditshme në mes të rrugës dhe në mes të ditës.
Pamja që kamera e tij arriti të kapte është një skenë seksi oral i një çifti rreth të 40-ve. Çifti po bënte këto veprime të turpshme në anë të rrugës.
Kjo video është xhiruar në Brazil dhe në të gjitha rrjetet sociale është përhapur me shpejtësinë e erës, duke vënë alarmin për këto pamje të turpshme, që sa vijnë e shtohen në Shqipëri dhe në mbarë botën./JOQ/
Itali/ Shpërthim në Milano, shembet pjesërisht pallati, 2 viktima
Një shpërthim ka shkaktuar shembjen e pjesshme të një pallati në Milano në “via Brioschi”, në zonën Navigli.
Shpërthimi, i ndodhur rreth orës 09:00, është dëgjuar deri në një distancë të largët dhe ka thyer xhamat e shtëpive të të gjithë rrugës.
Nuk janë ende të qarta shkaqet e shpërthimit që ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Dyshohet se mund të ketë edhe një tjetër viktimë.
Video/ Statistika, Cana i pari karton i kuq në “Euro 2016”
Lorik Cana ka hyrë tashmë në statistikat e UEFA-s për “Euro 2016”. Ai është lojëtari i parë i këtij europiani që merr karton të kuq.
Cana u rrëzua pranë zonës dhe preku topin me dorë në minutën e 35-të, pasi u rrëzua.
Në minutën e 23-të ai kishte marrë një të verdhë për një faull dhe gjyqtari Calos Velasco Carballo nuk e fali. Cana do të mungojë edhe në takimin kundër Francës.
Sasha, agjenti rus i futbollit flet për Shqipërinë në “EURO 2016”
Sasha Huet-Baranov 28 vjeç, është një agjent futbolli nga Rusia dhe ka lidhje të forta me disa klube Shqipëri, Bullgari, Rusi, Serbi, Poloni, Ukrainë dhe Kazakistan. Në një intervistë për mediat franceze, ai flet për Shqipërinë në “EURO 2016” dhe ekipet shqiptare.
“Është një evolucion i madh në futbollin shqiptar ajo që po ndodh me ekipin kombëtar. Sa i përket klubeve, ne pamë Skënderbeun të kualifikohet në Europa League. Është një evoluciuon, që sigurisht ka ende shumë punë për të bërë.
Gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht që nga ardhja e De Biasit, është bërë shumë punë. Gjithashtu shikojmë edhe rolin e Lorik Canës. Ai është një ambasador i futbollit shqiptar”,- thotë agjenti i futbollit.
Sa i përket mundësisë që shqiptarë të Kosovës mund të mos luajnë për Shqipërinë tani që Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, ai thotë se ekziston si mundësi, megjithatë ai shton se kjo mbetet përzgjedhje e gjithësecilit për kë do të preferojnë që të luajnë.
I pyetur për ekipet shqiptare, Baranov thotë se Skënderbeu ka mundësi për më mirë.
“Ky popull ka një dëshirë të madhe për të ecur përpara. Ne nuk duhet të harrojmë se Shqipëria nuk është më një vend i mbyllur”,- shpreh 28-vjeçari rus.
Përfunton takimi Meta-Basha për Reformën në Drejtësi
Takimi mes Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, ka përfunduar. Për dy orë ata kanë diskutuar për të gjetur një marrëveshje për votimin me konsensus të Reformës në Drejtësi.
Palët pritet të shprehin në dy konferenca respektive për shtyp qëndrimet e tyre për bisedimet.
Foto+16/ Tiranë, adoleshentja nxjerr të pasmet në mes të lokalit
Një adoleshente e moshës jo më shumë se 16-17 vjeç, ka ofruar disa pamje të këndshme për sytë e të pranishmëve meshkuj në një lokal sot në Tiranë.
Pa e vrarë mendjen fare, dhe e ulur në një pozicion të dukshëm, ajo ka vazhduar e qetë bisedën me shoqërinë e saj.
Video/ Për kë i ngriti këmbët Iva Aliko
Vajza që ka pushtuar rrjetet sociale me foto, videot dhe deklaratat e saj për lidhjet e dashurisë, Iva Aliko, nuk lëshon asnjë rast që ta ekspozojë trupin e saj.
Ajo së fundi ka publikuar në Facebook një foto, ku në planë të parë duken këmbët e saj dhe gjoksi, që pa dyshim duken shumë në formë. Por për kë i ka ngritur këmbët Aliko, këtë nuk e ka zbuluar.
Veç fotos, ajo ka postuar edhe një video në palestër, pasi të pasmet e saj nuk ka rritur t’i ekspozojë në foto, ato i ka treguar përmes videos.
Deri sa e shohim videon dhe fotot e saj, nuk mund ta fajësojmë deputetin e Kosovës që është dashuruar në trupin e saj seksi.
Dosja e prokurorisë/ Si u vra në pritë Fatmir Pula
Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim 4 persona, të akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” dhe “armëmbajtje pa leje” për ngjarjen e ndodhur në dt. 19.01.2016, kur ka humbur jetën shtetasi Fatmir Pula, i qëlluar me armë zjarri gjatë një tentative për vjedhje.
Për këtë krim, Prokuroria e Krujës akuzon shtetasit Admir Haka, Elton Ceka, Herton Haka dhe Olti Metuku. Po për këtë ngjarje, Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim edhe shtetasit Hekuran Buci, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, dhe shtetasin Aleksandër Haka, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “armëmbajtje pa leje”. Të pandehurit janë hetuar të gjithë nën masën e sigurisë “arrest në burg”.
Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se me date 19.01.2016, se rreth ores 21.00, se ne vendin e quajtur Fshatin Zeze Komuna Nikel, eshte gjendur i vrare me arme zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datelindjes 1971, me banim ne fshatin Zeze- Komuna Nikel/Kruje. Gjate kqyerjes se vendit te ngjarjes eshte fiksuar kufoma i shtrire ne rruge para automjetit Benz ngjyre te bardhe me targe AA 471 HG, me plage arme zjarri, ku prane viktimes gjendeshin edhe dy thase te mbushur me shkurre (dege plepi te thata), si dhe jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje gezhoje model 56 kalibër 7.62 mm.
Të pandehurit Herton Haka dhe Admir Haka, vëllezër ndërmjet tyre, së bashku me kunatin e tyre Olti Metuku kanë pasur njohje me viktimën Fatmir Pula duke qënë se kanë qenë fqinj të tij në fshatin Zezë të komunës Nikël. Viktima prej disa kohësh kishte marë me qera një lokal bar-kafe me vendodhje në Kamëz-Tiranë. Duke qenë në dijeni të aktivitetit fitimprurës së viktimës, të pandehurit Herton Haka, Admir Haka, Olti alias (Agron) Metuku në bashkëpunim me lidhjen shoqërore të tyre, të pandehurin Elton Ceka kanë gjurmuar prej mëse një javë para ngjarjes lëvizjet e viktimës Fatmir Pula.
Shkak për këtë ka shërbyer një bisedë paraprake e zhvilluar ndërmjet të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka, bisedë e cila ishte përqëndruar te grabitja e shtetasit Fatmir Pula. Biseda u shoqërua me planin për grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, plan i cili përfshinte rolin aktiv të të pandehurve Elton Ceka, Olti Metuku dhe Admir Haka. Konkretisht nga aktet rezulton se të pandehurit Herton Haka, Admir Haka, Olti Metuku dhe Elton Ceka ishin në dijeni të plotë të faktit se shtetasi Fatmir Pula kishte një lokal me qera në Kamëz dhe cdo natë rreth orës 20.00 kthehej në shtëpi duke pasur me vete edhe xhiron ditore të lokalit.
Konkretisht në datën 19.01.2016 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka, Olti Metuku janë takuar me njeri-tjetrin në Kamëz-Tiranë. Ndërkohë që i pandehuri Olti Metuku në cilësinë e bashkëpunëtorit, ishte ai i cili kishte marë përsipër të sinjalizonte nëpërmjet telefonit lëvizjet e viktimës Fatmir Pula pasi ishte pozicionuar në afërsi të lokalit të viktimës. Pasi janë nisur nga Kamza-Tiranë në të cilën gjendeshin fillimisht të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, rreth orës 20.30 i pandehuri Admir Haka i ka kërkuar vëllait të tij, Herton Haka, të nxirrte te rruga në Nikël, armët e krimit së bashku me fishekët përkatës. Këto armë krimi i kishin siguruar ditë më parë, në zbatim të planit të tyre. Ipandehuri Herton Haka ka sjellë armën dhe fishekët në vendin që e kishin lënë për t’u takuar të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka.
I pandehuri Herton Haka në dijeni të plotë për qëllimin që do të përdorej arma dhe fishekët, në rolin e bashkëpunëtorit në kryerjen e veprës penale ka furnizuar me armë dhe fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, dukë ju bindur instruksioneve të dhëna nëpërmjet telefonit nga ana e të pandehurit Elton Ceka.
Më pas, i pandehuri Admir Haka së bashku me të pandehurin Elton Ceka, i kanë shkuar në shtëpi afërmit të tij (djalit të xhaxhait) të pandehurit Aleksandër Haka duke i kërkuar katër fishekë, ku ky i fundit i ka dhënë katër fishekë armë zjarri të tipit luftarak, por duke mos qenë në dijeni se për çfarë do të shërbenin këto fishekë. Brenda ambjenteve të shtëpisë së këtij të fundit kanë krijuar një maskë nga një bluzë, të cilën e kanë hequr nga trupi, por pa i shpjeguar të pandehurit Aleksandër Haka se për çfarë do të shërbente kjo maskë.
Gjatë kësaj kohe, i pandehuri Olti Metuku, nëpërmjet telefonit, ka sinjalizuar të pandehurin Elton Ceka, se viktima po fuste karriget brenda në lokal dhe po përgatitej të nisej në drejtim të fshatit Zezë të komunës Nikël. I pandehuri Aleksandër Haka para ngjarjes ka furnizuar me katër fishekë të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka, numër i cili korrespondon me plagët që i janë shkaktuar viktimës nga arma e zjarrit.
Rreth orës 20.30-21.00 të pandehurit Elton Ceka dhe Admir Haka kanë mbushur thasët me gjethe plepi, të cilat i kishin marë qysh më parë dhe i kanë vendosur në rrugicën, e cila të con te shtëpia e viktimës Fatmir Pula dhe të dy personat nën hetim janë fshehur në një gardh në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilët janë pajisur me dy armë zjarri dhe kanë qëlluar duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Fatmir Pula, në momentin që ky i fundit po dilte nga mjeti që të hiqte thasët me gjethe plepi të vendosura më parë.
Pas kryerjes së vrasjes, të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë shkuar në fillimisht në shtëpinë e të pandehurit Aleksandër Haka, duke i thënë se kishin kryer një vrasje dhe më pas kanë shkuar për t’u strehuar në shtëpinë e personit nën hetim Hekuran Boci, i cili njëkohësisht është burri i motrës së të pandehurve Herton Haka dhe Admir Haka. Në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit, konkretisht në një gardh të pandehurit Admir Haka dhe Elton Ceka kanë hedhur në ferra dy armë model 5. Në folenë e njërës armë u gjet një fishek në folenë e qytës dhe tre të tjerë në gushë.
Më pas, i pandehuri Hekuran Boci ka shoqëruar me mjetin e tij në drejtim të rrugës kryesore të pandehurin Elton Ceka, të cilin nuk e njihte me parë, por ja prezantoi kunati i tij Admir Haka si shokun e tij. Ndërkohë që i pandehuri Admir Haka natën e datës 19.01.2016 është strehuar te shtëpia e personit nën hetim Hekuran Boci. Ky i fundit, strehoi në shtëpinë e tij autorin e krimit, të pandehurin Admir Haka dhe ka transportuar në drejtim të rrugës kryesore të aksit Halili-Krujë të pandehurin Elton Ceka me qëllim shmangien e këtij të fundit nga përgjegjësia penale.
Video/ Çiljeta heq fashot e operacionit, tregon gjoksin e zvogëluar
Sigurisht që zvogëlimi i përmasave të gjoksit nga 6a në një numër 3sh është goxha transformim. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një personazh si Çiljeta, që ështe dalluar për format e saj femërore.
Pas daljes nga operacioni, ajo ka kaluar disa ditë rehabilitimi deri në heqjen e fashove. Jemi bërë të gjithë kuriozë të shohim sesi duket këngëtarja me pamjen e saj të re.
Dhe këtë gjë na e ka treguar vetë Çiljeta ditën e sotme me anë të një videoje të postuar në Instagram.
“Mirëmëngjes” shkruan këngëtarja teksa shfaqet në gjendje shumë të mirë shëndetsore, pas operacionit që ndryshoi imazhin e këngëtares.
Foto/ Gratë shpëtojë nga “kthetrat” e ISIS, ja si i flakin rrobat islamike...
Femrat që jetojnë nën kontrollin e Shtetit Islamik janë të detyruara të vishen me atë që quhet Hixhab, veshje e zezë që mbulon trupin e tyre nga koka tek këmbët.
Gazetari i pavarur Jack Shahine, ka postuar në profilin e tij në tëitter, një fotografi, ku duket një grua arabe mbi një makinë, duke hequr Hixhabin.
Siç duket në foto, ajo mban të veshur një fustan ngjyrë jeshile. “Gruaja arabe duke hequr Hixhabin e zi, pas largimit nga ISIS”, shkruan gazetari. Të njëjtin veprim bën edhe një tjetër grua, e cila poshtë hixhabit të zi mban një fustan me shumë ngjyra.
Këto foto, gazetari i ka quajtur si “portreti i lirisë”. Sipas burimeve shkruan “Indipendent”, gratë kanë kaluar në territorin e kurdëve, duke i shpëtuar kështu luftëtarëve të ISIS.
De Biasi: Ndëshkimi i Canës ndikoi vazhdimësinë
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” nga Franca, pas ndeshjes, kreu i pankinës kuqezi ka rikujtuar edhe një herë gjendjen fizike të kapitenit, ndërkohë që ka theksuar se me rastet e krijuara, rezultati mund të ishte tjetër.
Do'stlaringiz bilan baham: |