2 – Pretendojnë se nuk kanë ndjenja kur në fakt është e kundërta
Ndonjëherë ato flenë me meshkujt për të cilët thonë se nuk ndjejnë gjë, por nëse ndodhen aty me të vërtetë, kjo do të thotë që po luajnë me zjarrin.
3 – Orgazma e shtirur
Nëse je gati të thuash që do ta lësh me aq, më mirë thuaje. Të shtirurit bën që të bëhen lëvizje të gabuara, dhe kjo është një formë të gënjyeri.
4 – Janë shumë të turpshme
Ne jemi të gjithë të rritur këtu, nuk ka asnjë arsye pse të hezitosh të provosh diçka të re në krevat.
5 – Mendojnë shumë
Mos prit momentin kur shtrihesh para aktit seksual për të analizuar gjendjen e lidhjes ku jeni. Mendja e hallakatur ju bën që të mos përjetoni orgazmë.
6 – Pretendojnë se kanë më shumë eksperiencë
Shpesh, në përpjekje për t’u dukur më seksi, një femër do përpiqet të bëjë sjelljen e një pornostareje. Kjo është një mënyrë për të treguar se ka më shumë eksperiencë nga sa ka në të vërtetë. Mos gënjeni.
7 – Nuk jeni ju ato që e filloni
Çdo mashkull do ta vlerësojë qasjen seksuale, dhe nëse ai nuk është në humor nuk ka problem.
8 – Skeptike ndaj sjelljeve të reja
Fakti që ai po kërkon të eksperimentojë me ty, nuk do të thotë se po të tradhëton apo ka mësuar gjëra të reja tek një femër tjetër.
9 – Shqetësoheni për mënyrën si dukeni
Kur jeni nudo përpara tij ai nuk do të vërë re se makijazhi juaj është prishur, apo se ke shtuar një kilogram më shumë nga hera e fundit që keni bërë seks.
10 – Jeni të mërzitura
Seksi i mirë ta bën të pamundur të jesh e mërzitur, por nëse jeni të mërzitura është koha që ta lini mënjanë atë.
11 – Nxitoni
Mos kujtoni se ai po përpiqet të mbarojë punë sa më shpejt. Ngadalësojeni ritmin. Edhe meshkujve u pëlqen pak nga pak.
12 – Jini të qeta
Askush nuk duhet të lëshojë të bërtitura të shtirura, por pse të mos i lëshojmë ato kur vërtet na vijnë. Të lëshosh zë gjatë seksit i tregon mashkullin që po e bën në mënyrën e duhur dhe e nxit atë për më mirë.
13 – Nuk i bëni seks oral mashkullit
Shumë femra e shohin ndonjëherë si ofendim veprimin për t’i bërë seks oral mashkullit të tyre. Por kjo metodë i entuziazmon shumë meshkujt.
14 – Supozojnë se ai është i rastësishëm
Çdokush mund të dëshirojë seks rastësor, por ka dhe nga ata që lidhen shumë nëpërmjet seksit. Nuk është nevoja t’i tregoni atij se është thjesht i rastësishëm për ty.
15 – Lini mënjanë humorin
Seksin për ta bërë sa më të kënaqshëm mund ta ktheni edhe në një lojë, me të tërhequra flokësh apo duke lëshuar zhurma.
Makina 8x8 me 3 sisteme drejtimi që nuk ngec askund
“Avtoros Shaman” është 6 metra e gjatë, 3 metra e lartë, 2.5 metra e gjerë, 2.5 ton e rëndë, ka 8 rrota aktive, 3 sisteme drejtimi dhe mund të lundrojë dhe mbi ujë.
Ky përbindësh ka motor nafte 3000 kubikë, “Iveco F1C turbo diesel”, që jep 146 kuaj fuqi nëpërmjet gjashtë marshesh manuale.
Por ajo që e bën të veçantë janë tre sistemet e drejtimit. Shoferi, i cili është i vendosur në mes, në pozicion kapiteni, ka mundësinë ta ndryshojë sistemin në “On-Road” për në rrugë, me katër rrotat e para aktive.
Sistemi i dytë është “Off-Road”, me katër rrotat e pasme aktive, dhe sistemi i tretë quhet "Gaforre", që bën që të teta rrotat të jenë aktive e të kthehen të teta, duke e bërë makinën të lëvizë në kah anësor, nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas./TCh/
Foto+Video/ Makina 8x8 me 3 sisteme drejtimi që nuk ngec askund
Video/ Ja promoja rrënqethëse e Francë-Shqipëri
UEFA ka publikuar një promo për ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë që do të luhet mbrëmjen e nesërme.
Promoja ka përmbledhur disa prej momenteve të ndeshjeve të para të Francës dhe Shqipërisë.
Gjithashtu ka edhe disa momente mjaft të bukura nga fushata eliminatore e Shqipërisë.
Foto+Video/ Restoranti më i mirë në botë
“Osteria Francescana” në Itali është zyrtarisht restoranti më i mirë i botës. Me argumentin e gërshetimi perfekt të të resë me pjatat tradicionale, ai është vendosur në krye të listës së sivjetshme të 50 restoranteve numër një të globit.
Vitin që shkoi, “Osteria Francescana” e ndodhur në Modena, u rendit e dyta, e këtë radhë, ka ndërruar vendet me fituesin e 2015-ës, “El Celler de Can Roca” në Girona të spanjes.
“Është pak të them që po më plas zemra, por ndihem mirë, ndihem jashtëzakonisht mirë”,- shprehet Massimo Bottura, pronar i restorantit.
Lista e 50 më të mirëve, e hartuar nga revista “Restaurant” që prej vitit 2002, bazohet në eksperiencat personale të 972 shefave të kuzhinës, pronarësh të restoranteve, kritikëve të ushqimit dhe ekspertëve të kulinarisë.
Ajo ka fituar emër në mbarë botën duke rivalizuar Michelinin me sistemin e tij të yjeve.
I treti u rreshtua restoranti “Eleven Madison Park” i Nju Jorkut, i cili u ngjit me dy vende krahasuar me vitin që shkoi, ndërsa “Noma”, mbajtëse e titullit aq të lakmuar për katër vjet rresht 2010, 2011, 2012 dhe 2014, pati rënie sërish.
Pronari i restorantit në Kopenhagen, të njohur për kuzhinën e avancuar nordike, është Rene Rexhepi me origjinë shqiptare./TCh/
Foto+Video/ Fibi tregon të pasmet...
Këngëtarja e këngës “Inat”, e cila është bërë një hit i verës, Fibi ka treguar edhe anën seksi të saj
Ajo ka postuar një foto nëpër rrjetet sociale ku ka treguar se sa seksi i ka të pasmet.
Ndryshe, kënga “Inat” e Fibit është duke shkuar drejt 1 milion klikimeve në youtube.
Historia+18/ Burri im e pa në shtratin e koleges ndeshjen Shqipëri-Zvicër
Po ju rrëfej dhe unë historinë time: Ditën kur u zhvillua ndeshja Shqiperi-Zvicër, për gjithë shqiptarët ka qënë një ditë historike dhe pse humbëm. Por për mua ka qenë dita më e keqe në jetën time, kjo jo pse humbëm, por se atë ditë burri im më tradhëtoi, ose më saktë atë ditë kapa tradhtin e tij të ulët.
Prej dy ditësh më kishte mbushur mendjen e më ksihte thënë që do të ikte në Francë pa mua, dhe se kishte kohë që kishte blerë biletën për të parë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Europian.
Ai tha do të ikte në Francë por unë e gjeta diku tjetër, e gjeta me një femër tjetër të përqafuar duke parë ndeshjen në një nga restorantet e Tiranës, ku unë shkova të shihja ndeshjen me shoqet e mija.
Ishte e tmershme kur i pash aty, u turpërova edhe më shumë nga shoqet, ai erdhi aty e më kërkoi të më shpjegohej, duke e lënë atë tjetrën vetëm në tavolinë, asaj ju bë shumë qefi dhe vetëm buzëqeshte.
Mua mu errën sytë, tensionova edhe shoqet e mija. Megjithse kisha dalë për ta parë atë ndeshje me qef të madh, ai moment u shkatërua, ndenja pak minuta e ulur dhe ika, mora veturën dhe u nisa për në shtëpi, burri më erdhi nga pas dhe kërkontë të më shpjegonte...
Situata u bë tepër e sikletshme se të gjithë në restorant panë vetëm tek ne.
Unë kam nisur procedurat e divorcit pasi nuk mundem t’ja falë këtë tradhëti të rëndë. Femra tjetër ishte kolegia e tij e punës.
Ata kanë kohë bashkë, është një veprim i ulët, unë sot po vazhdoj të vuaj shumë, por kjo është jeta…
15/06/2016/.........................................
Djegia e autobusit në Krujë/ Humbin jetën dy të plagosurat që u dërguan në Greqi për mjekim
Rritet bilanci i viktimave të ngjarjes të 27 majit të këtij viti në Krujë, ku një autobus me 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës u përfshi nga flakët.
Kisha e Shën Theodhorit Vlorë, njofton se, kanë humbur jetën dy nga katër të plagosurat që ishin dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Athinës, duke e çuar kështu në tre numrin e viktima nga kjo ngjarje.
“Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobusin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t’i prehë shpirtrat e tyre në paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!”
Nga djegia e autobusit mbetën të plagosur 11 persona, ndërsa u dogj e gjallë pasagjerja që ishte ulur në fund të autobusit, Violeta Gjika, 65 vjeçe, e cila nuk ka arritur të ngrihet nga sedilja.
Video/ Francë-Shqipëri, zogu Nelson parashikon fituesin... ja cili
Pas zvarranikut, Iguana Arang, është zogu Nelson ai që ka parashikuar fituesin e ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.
Zogu Nelson, i angazhuar nga “Eurosport”, ka parashikuar fitoren e… Për më shumë shihni videon:
Avokati filmohet duke bërë seks në zyrë, por ja çfarë i ndodh...
Një grua prej kohësh dyshonte se i shoqi po e tradhëtonte. Ajo vendosi që dyshimet e saj t'i çonte deri në fund. Në zyrën e bashkëshortit i cili është avokat i njohur në Australi, ajo fshehu një kamera në zyrën e tij për të vërtetuar nëse dyshimi i saj ishte i vërtetë.
Nuk kaluan shumë kohë dhe kamera kishte filmuar çastin, kur avokati kishte bërë seks në zyrën e tij me një kolege.
Kjo provë i ka mjaftuar asaj për të kërkuar divorcin, por jo vetëm kaq, por ta përhapte skandalin në të gjithë rrethin shoqëror e familjar.
Siç duket, kamerat e fshehta janë kthyer në një burim vërtetësie dhe po përdoren gjithmonë e më shumë nga partnerët, të cilët dyshojnë për tradhti apo pabesi.
Detaje/ Minorenja shqiptare që bënte seks me pagesë: Fabiola, shoqja e dhomës m'i gjente klientët
Shoqja që e mori në shtëpi ishte ajo që e nxiti të shkonte me para. Së paku kështu ka deklaruar minorenia F.G. Në deklarimet e dhëna për llogari të hetimit, minorenja ka pohuar se pak ditë pasi kishte nisur punë në lokalin në Yzberisht, e pandehura Fabiola e ka prezantuar me një djalë, duke i thënë që të kryente marrëdhënie seksuale me të. Refuzimi i saj se “nuk shkoj me lekë” ka marrë përgjigjen e Fabiolës “shko se të duhen lekët”.
Sipas deklarimit të saj, edhe pse ka shkuar deri në dhomën e hotelit, ajo ka refuzuar të kryente marrëdhënie dhe për këtë fakt Fabiola i ka bërtitur kur ka dalë nga aty.
Të nesërmen e ditës tjetër kur minorenja refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, ishte në një lokal bashkë me të pandehurën Fabiola dhe A.D. Në atë moment te tavolina e tyre është afruar e pandehura Silvi.
Sipas vendimit, ajo i ka thënë të pandehurës Fabiola se për çdo klient që do të gjenin për F.G., do të merrnin nga 3.000 lekë secila.
“Rreth orës 19:30 të po asaj dite, F.G. ka shkuar me autoveturën e Silvit te stadiumi ‘Qemal Stafa’ dhe aty afrohet një personklient që e kishte gjetur Silvi. Në kohën që u takua me klientin Silvi i merr lekët, nga të cilat i jep 7.000 lekë F.G. dhe një prezervativ.
Shtetasja F. ka shkuar bashkë me klientin te një banesë që ndodhet në katin e dytë të një pallati te rruga ‘5 Maji’”,- thuhej në vendim. Disa ditë më vonë, e pandehura Silvi i ka gjetur një tjetër klient të miturës.
Paratë klientit ia ka marrë e pandehura Silvi, nga të cilat 7 mijë ia ka dhënë të dëmtuarës, ndërsa marrëdhënia është konsumuar në një hotel në Vaqarr./Panorama/
Video/ Ja një mënyrë e re për të prerë shalqinin pa thikë...
Për të ndarë shalqinin mudn të ketë shumë mënyra, por për mënyrën e prerjes së tij me llastik nuk keni dëgjuar...
Shikoni se si e ndajnë këta dy burra shalqinin, duke i lidhur llastiqe rreth e qark deri sa...
Për më tepër shikoni videon:
Angela vijon me serinë e fotove provokuese
Modelja Angela Martini vijon me serinë e fotove provokuese në rrjetyet sciale.
Fotoja më poshtë ku modelja shfaqet mjaft provokuese vetëm me bikini, është pjesë e setit të saj më ri të realizuar nga fotografi Endrit Mërtiri.
Foto/ Ja 10 propozimet më origjinale për martesë...
Fraza që të gjitha gratë presin nga partnerët e tyre është: A do të martohesh me mua?
Por për ta bindur më lehtë atë, burrat duhet t’u thonë lamtumirë darkave romatike me qirinj dhe të mendojnë për ide më origjinale, në mënyrë që të marrin një PO.
Ajo që ju duhet në këto raste është pak imagjinatë dhe disa miq bashkëpunëtorë. Ja disa nga propozimet më origjinale për martesë.
Vdes “Ujku” i vërtetë i Wall Street
Dana Giacchetto, brokeri që ka frymëzuar personazhin e luajtur nga Leonardo Di Caprio në filmin “Wolf of Wall Street” (Ujku i Uoll Stritit) është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Upper West Side në New York.
Lajmin e bën të dfitur “New York Daily News” sipas të cilës, Giacchetto vdiq pas një fund-jave plot me vese të këqija dhe abuzimit me alkolin dhe drogën.
Ai ishte 53 vjeç dhe tërhoqi vëmendje në vitet ‘90 për miqësinë e tij me Leonardo Di Caprio.
Më pas ishte bërë këshilltar financiar për yje si Winona Ryder, Matt Damon, Ben Affleck, Cameron Diaz dhe Kate Moss.
Në vitin 2000 u arrestua për një shmangie gjigande taksash me një vlerë prej 9 milionë dollarësh dhe u dënua me katër vjet burg.
Në vitin 2014 u arrestua sërish për vjedhjen e një karte krediti, me të cilën kishte blerë alkool, ushqim dhe një biletë avioni.
Furtunë në polici pas pezullimit të Haki Çakos
Furtunë në Policinë e Shtetit. Disa shefa komisariatesh në Tiranë kanë lëvizur nga detyra. Ndërkohë që po përgatiten lëvizje edhe të disa drejtorëve dhe rrethe dhe zv/drejtorëve të Përgjithshëm.
Gazeta “Shqip” raporton për 17 drejtues të policisë që do të lëvizin nga detyra.
Alket Shatro është komanduar shef i Komisariatit Nr.4, ndërsa Fatmir Lleshi që drejtonte këtë komisariat është transferuar në Berat dhe do të marrë detyrën e drejtorit.
Afrim Tafa që ishte drejtor në Berat, është transferuar në policinë kufitare të Kukësit.
Ndryshimet vijnë menjëherë pas pezullimit të Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Gjykata e Tiranës, në lidhje me hetimet për skandalin e përgjimeve.
Zbardhet vrasja në Tropojë, policia shpall në kërkim autorët
Më datë 14.06.2016, rreth orës 22:45, është marrë njoftim nga salla e komandimit Tropojë, se në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnice, kishte ndodhur vrasje me armë zjarri.
Menjëhere forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.
Specialitët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, së bashku me grupin hetimor kanë shkuar në vendngjarje, për zbulimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale .
Nga veprimet e deri tanishme ka rezultuar se në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V, në fshatin Cërrnicë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit (vëllezër):
1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
3.Kastriot Niklekaj, 28 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve :
1.Ardit Mrishaj, 26 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë.
2.F.Q., 29 vjeç, banues në Cërrnicë, Tropojë.
Ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Ardit Mrishaj dhe ka mbetur i plagosur shtetasi F.Q.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim ( vëllezërit) si autorë të dyshuar, konkretisht shtetasit:
1.Henerik Niklekaj, 22 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
2.Fitim Niklekaj, 24 vjeç, banues në fshatin Cërrnicë,Tropojë.( i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale).
Gjithashtu është shoqëruar njëri nga vëllezërit si bashkëpunëtor i dyshuar në ketë ngjarje, konkretisht shtetasi, Kastriot Niklekaj si dhe disa shtetas të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e hetimit.
Vazhdojnë veprimet hetimore dhe operative intensive për kapjen e shtetasve dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale të “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79-të i Kodit Penal.
Superbrands në Shqipëri shpall fituesit
Superbrands, autoriteti ndërkombëtar për brandet, në vazhdim të
aktivitetit të saj 20-vjeçar, deklaron zyrtarisht hapjen e programit të
parë në serinë e programeve për fituesit e Superbrands për Shqipërinë.
Ky program identifikon dhe vlerëson brandet më të njohura në vend.
Procesi i zgjedhjeve të tyre është garantuar nga këshilli i pavarur dhe
vullnetar i ekspertëve, që me njohurinë e tyre të thellë të tregut
garantojnë profesionalizmin dhe paanshmërinë e procesit.
Duke u bazuar në përvojën e deritanishme të Superbrands në botë, këto
rezultate do të rrisin vlerësimin kombëtar dhe ndërkombëtar të brandeve
të përzgjedhur.
Superbrands është autoriteti ndërkombëtar për certifikimin e brandeve.
Reforma në drejtësi, Donald Lu në zyrën e Ramës
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donal Lu ka qenë mesditën e sotme në Kryeministri për t’u takuar me Ramën. Cështja është sërish te reforma në drejtësi, për të cilën SHBA dhe BE janë investuar shumë. Më herët gjatë ditës Rama pati takim edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Negociatat mes palëve kanë ngecur te rekomandimi 88 i Venecias për vendet e rezervuara.
Një ditë më parë komisioni i posacëm i drejtësisë miratoi draftin përfundimtar pa opozitën.
Miratohet shitja e aeroportit të Rinasit, blerësi një kompani offshore me xhiro zero lekë
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar shitjen e Tirana International Airport tek Keen Dynamics Limited.
Sipas informacionit të dhënë nga Autoriteti, blerësi kinez, i regjistruar në Ishujt Cayman ka pasur një xhiro zero me 2015, ndërsa kompania mëmë China Everbright Limited kishte një qarkullim vjetor prej 1.2 miliardë euro.
Kompania tjetër mëmë, Fredman Pacific Asset Management, kishte një xhiro vjetore prej më pak se 100 mijë euro.
Në një njoftim zyrtar Autoriteti i Konkurrencës ka raportuar se do të monitorohet sjellja e ndërmarrjes së re në treg, sa i përket tarifave dhe shërbimeve të ofruara.
Autoriteti ka shpjeguar dhe skemën e blerësit. China Everbright Limites dhe Friedman Asset Management përfitojnë kontrollin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nëpërmjet shoqërisë Keen Dynamic Limited.
Keen Dynamic Limited në cilësinë e Blerësit është një shoqëri e themeluar në 31 mars të këtij viti dhe që funksionon në bazë të legjislacionit të ishujve Cayman me seli në adresen: Offshore incoporation (Cayman) Limited, Willlou House, Cricket Square e regjistruar me numër 309439. Objekti i shoqërisë është të ushtrojë biznesin e një shoqërie investimi dhe të veprojë si nxitës dhe sipërmarrës, të zhvillojë biznesin financiar, koncensionar, broker, tregtar, agjent, importues dhe eksportues dhe kryejë të gjitha llojet e operacioneve investuese, financiare tregtare etj.
China Everbright Limited në cilësinë e shoqërisë mëmë të blerësit është një shoqëri kineze e cila është fokusuar në investime dhe menaxhime fondesh. Gjithashtu shoqëria nëpërmjet pjesëmarrjes në shoqëri të tjera është gjithmonë në zhvillimin e biznesit të qiradhënies së avionëve në kinë dhe në tregje në zhvillim. Ajo është e listuar në Bursën e Hong-Kong që prej vitit 2014. Shoqëria zotëron indirekt 75 % të kapitalit themeluar të blerësit.
Friedman Pacific Asset FPAM në cilësinë e shoqërisë mëmë të blerësit është një shoqëri e themeluar dhe që funksionon në bazë të legjislacionit Kinez, me seli në Hong-Kong. Veprimtaria e saj fokusohet kryesisht në investime në industri të lidhura me aviacionin. Bizneset kryesore të shoqërisë përfshijnë qiradhënien e avionëve dhe investime në aeroporte. Gjithashtu shoqëria është aksionari kryesor i Aeroportit të Tuzuës në Francë. FPAM zotëron në mënyrë indirekte 25 për qind të kapitalit të blerësit.
Tirana International Airport në cilësinë e ndërmarrjes së shitur është zotërohej deri para shitjes nga, Avi Allaiance GmbH, Deutche investitions und Entëicklungsgesellschaft (DEG).
Xhiro e blerësve për 2015:
China Everbright Limited 164,9 miliardë lekë (1.2 miliardë euro)
Fredman Pacific Asset Management 13 milionë lekë (93 mijë euro)
Keen Dynamics Limited (blrësi) 0 lekë
Blerësi i fundit 0 lekë
Tirana international Airport 4.9 miliardë lekë (35 milionë euro)
Tirana international Airport u shit për 82,2 milionë euro
Është 82. 25 milionë euro shuma e shitjes së kompanisë Tirana international Airport, që menaxhon me koncesion Aeroportin e Rinasit, tek Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong.
Sipas kontratës së shitblerjes, të parë nga Monitor, çmimi i shitjes është 82, 250, 000 euro. Kjo shumë është ndarë tek tre aksionerët aktualë të Tirana international Airport, sipas përqindjes së tyre përkatëse të aksioneve ( DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%; AviAlliance GmbH-47%). Konkretisht: DEG- 26,073,250 euro, Avia – 38,657,500 euro, AAEF- 17,519,250 euro.
Grupi i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong njoftoi zyrtarisht në 25 prill 2016 nënshkrimin e marrëveshjes për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Tirana international Airport është një nga kompanitë më fitimprurëse në vend. Në vitin 2015 ajo kishte një qarkullim vjetor prej 4.9 miliardë lekë, rreth 35 milionë euro.
Në 2015-n, sipas të dhënave nga Kompania, fitimi arriti në 11.26 milionë euro, me një rritje prej 31% në krahasim me 2014-n, ndërkohë që norma e fitimit arriti në 32%.
Në prill 2016, menjëherë pas arritjes së marrëveshjes së shitjes, përfaqësuesit e ortakëve të TIA-s miratuan në mënyrë unanime ndarjen e 15.5 milionë eurove dividend nga fitimet e mbajtura/akumuluara në shumën prej 5.5 milionë euro dhe fitimi i vitit financiar të vitit 2015, prej 11.26 milionë euro, ndërsa 1.25 milionë euro u la si fitim i mbajtur.
Konsorciumi Tirana international Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë. Pak javë më parë, qeveria shqiptare arriti marrëveshje me Tirana international Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit.
Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana international Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027./Monitor/
Fotolajm/ Fevziu përshëndet nga Marseja Kombëtaren Shqiptare
Me një foto në mes të tifozave Kuq e Zi në Marsejë, Francë, Blendi Fevziu, ka përshëndetur Kombëtaren Shqiptare dhe ka treguar se nga ku do ta ndjekë ndeshjen e sotme më Francën.
“Fenomenale atmosfera ne Marseje! — në Vieux-Port de Marseille”
Rama: Ja arsyeja pse PD s’e pranon draftin tonë për Reformën
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish sot në një deklaratë për mediat pas takimit që pati me ambasadorin e SHBA Donald Lu për reformën në drejtësi.
Duke folur në këtë aspekt, kreu i Qeverisë bëri një përmbledhje të arsyeve pse Partia Demokratike nuk pranon variantin e draftit të mazhorancës për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri ka përmendur rastin e 2 Gjykatave, asaj Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
Janë 9 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, tha Kryeministri, që janë zgjedhur me pakicë votash nga Partia Demokratike kur ishte në Qeveri, kurse në Gjykatën e Lartë 16 anëtarë të zgjedhur po nga PD.
Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të pranojë kërkesën e opozitës për rekomandimin 88 sa i përket skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e ri të drejtësisë që do të krijohet.
“Vija e kuqe”, një term i përdorur nga Rama për procesin e Vetingun që është pika e panegociueshme me opozitën, Kryeministri sqaroi se është e ndërkombëtarëve dhe është pranuar edhe prej SHBA-së e BE-së.
Megjithatë, në fund të fjalimit të tij, kreu i Qeverisë Shqiptare sërish bëri thirrje për kompromis dhe u shpreh i hapur për negociata me opozitën për ngërçin e krijuar, në mënyrë që drafti me ndryshimet kushtetuese për reformën historike të votohet me unanimitet votash.
Do'stlaringiz bilan baham: |