Letra e djalit:
“Gjeta të dashurën time në shtrat me babanë dhe kjo ishte njëjtë si të më binte gjithë bota mbi kokë. Ne kishim dy vite së bashku dhe kështu në përvjetorin e dytë të lidhjes vendosëm që ajo të njihej me prindërit e mi. Unë jam 24 vjeç, ajo 23 ndërsa prindërit e mi janë 48 vjeç.
Pasi u takuan dhe filluam ta zyrtarizojmë lidhjen, e kapa atë në shtrat me tim atë. E jo vetëm kaq por im atë u nda nga nëna ime dhe tani jeton me të. Jam në një gjendje shumë të rënduar dhe nuk di se çfarë të bëj”.
Përgjigjja e psikologes:
“Është me të vërtetë një histori e hidhur! Unë do të këshilloja që ta fshije nga memoria jote dhe të vazhdoje jetën tënde me nënën. Fillo të njohësh dhe të kërkosh për një dashuri të re të cilën ta meritosh. Ajo vajzë nuk ka qenë e duhura për ty dhe t’i nuk duhet të vuash për të”.
Foto+18/ “Kamasutra e vërtetë”, ja stilet që ju çojnë në qiellin e shtatë
Nuk do ta kishit menduar kurrë më parë se këto stile të çojnë në Parajsë.
Mirëpo, ata që i kanë realizuar, janë të bindur se “Parajsa” nuk është asgjë përballë kënaqësisë që përfitojnë të dy partnerët gjatë aktit seksual.
Mos prisni për një natë të re, që sonte, studioni pozicionet e mëposhtme.
Nëse testi nuk do të rezultojë “magjik”, atëherë duhet të dini diçka: Kamasutra nuk ekziston.
Por shumë persona janë të bindur se ekziston një ‘kamasutra e vërtetë’ me pozicionet më komode për momentet tuaja më hot me partnerin tuaj.
Në fund na lejoni t’iu themi një gjë të vetme. Femra të dashura, këto janë pozicionet ku mashkulli juaj i zemrës, do fluturojë drejt qiellit të shtatë.
Për të mos harruar, pikërisht këto pozicione, do t’ju ofrojnë kënaqësi dhe mbrëmje të paharrushme.
Shijoni momentin…
29/06/2016/............................................
Foto+Video/ Shikoni të dashurën superseksi të Jenson Button
Jenson Button po kalon pushime tepër të nxehta në Monte Karlo me të dashurën e tij superseksi, modelen Brittny Ëard, e cila ka hedhur disa foto në Instagram, ku duket që ka veshur një palë bikini tepër joshëse.
Ajo ka qenë e pandashme nga ylli i “Formula 1” Button, gjatë muajve të fundit.
Por modelja Ëard nuk ka ndejtur pa e provuar shoferin e garave të shpejtësisë, duke postuar disa foto në Instagram të martën.
25-vjeçari i është gëzuar diellit të Monte Karlos, duke u kënaqur me bikinit e vogla dhe të shtypura të partneres së tij.
Masakra në Stamboll, Papa: Sulm mizor kundër popullit turk
Papa Françesku është hidhëruar dhe shqetësuar për atentatin në aeroportin e Stambollit, që shkaktoi vrasjen dhe plagosjen e një mori njerëzish, njoftoi Vatikani.
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa e kujtoi atentatin terroristik e, në vijim, i ftoi gjithë besimtarët: “Të lutemi për viktimat, për familjarët, për popullin e dashur turk. Zoti i shndërroftë zemrat e njerëzve të dhunshëm e i forcoftë hapat tonë në udhën e paqes”.
Thirrja e Papa Françeskut u pasua me ftesën për ta thënë së bashku, në Shesh, lutjen tradicionale drejtuar Marisë e turma bashkoi zërin me atë të Françeskut në: Të falemi Mari…
Gra me 3 Euro në plazh për seks… i gjeni shumë pranë Shqipërisë
Duket e pabesueshme, por kjo është oferta që i ka bërë një grua një të moshuari për t’u argëtuar me të. Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg Shqipërisë, në Patra të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, teksa një i moshuar shkoi në plazh së bashku me familjen e tij, duke pasur edhe nipërit me vete.
Aty pranë, në rrugën e plazhit mbërrijnë dy automjete brenda të cilave ishin burra dhe gra të komunitetit rom.
Sapo i moshuari u shkëput disi nga familja e tij duke bërë shëtitje, papritur i del përpara një grua, e cila i ofroi atij seks për 3 Euro.
“Eja, nuk do grua me 3 Euro?”,- iu drejtua gruaja rome të moshuarit. Ky i fundit mbeti i hutuar dhe u largua pa i kthyer përgjigje...
Kosovari sulmon policinë zvicerane me sëpatë, ata e bëjnë për spital
Një 36-vjeçar shqiptar nga Kosova ka sulmuar me sëpatë dy policë me rastin e një kontrollimi që këta dy po i bënin, në Murgenthal të Kantonit Aargau, Zvicër, raporton sot “20minuten.ch”.
Kosovari nga Kantoni i Lucernit, sipas banorëve të regjionit, kishte qëndruar për disa ditë me radhë si kampist “në të zezë” në pyllin e komunës kufitare, St. Urban.
Kur policët deshën ta kontaktonin ai i kërcënoi ata me një sëpatë, bën të ditur prokuroria e Kantonit Aargau. Nisur nga kjo, policët kërkuan përforcim.
Kur 36-vjeçari e kuptoi këtë, provoi të ikte duke vrapuar, përcjell “albinfo.ch”. Mirëpo befasisht ai u kthye sërish dhe i sulmoi policët me “armët” e tij, dhe nuk reagoi as pas thirrjeve dhe goditjeve me sprej të policëve.
Si reagim, policët e qëlluan disa herë kosovarin duke e goditur në krahun e majtë dhe në kofshën e djathtë, transmeton “albinfo.ch”. Ai është operuar po natën e të hënës dhe nuk ka qenë në asnjë moment në rrezik jete, bëjnë të ditur autoritetet.
Prokuroria Zofingen-Kulm ka iniciuar një procedurë ndaj kosovarit si dhe do të konfirmohet nëse gjuajtja e policëve me armë ka qenë në kuadër të të drejtave të tyre ose jo.
Motra e Anjeza Shabanit si i ati, kërcënon gazetaren: Do të shtyp...
Bëhuni gati! Të gjithë ju që keni folur në rrjetet sociale për Anjeza Shabanin apo motrën e saj, Dajana Shabani, do të përballeni në gjykatë. Këtë kërcënim e bën pikërisht, motra, pasi Anjeza gjendet pas hekurave.
Tejet e revoltuar për statuset e panumërta që ka parë në rrjetet sociale, Dajana Shabani, ish-spikere tek “Ora News” thotë se, do të hakmerret.
“Nuk do të kursej asnjë! Asnjë! Kur të dalë e verteta dua t’ju kem “face to face” (ballë për ballë)”,- shkruan Dajana në Facebook.
Më poshtë kemi një replikë online që ajo bën me një gazetare.
Gazetarja Marsela Sinani i shkruan: “Përshëndetje, sapo më dërguan screen shoot që në një status që ke bërë më ke kërkuar?! Unë këtu jam ku e ke problemin???”
Dajana Shabani Deda (motra e Anjezës) përgjigjet: “Kush je ti moj që më bën mua gjyqin publik? Cila je ti për të përmendur emrin tim dhe të bësh gjyqtaren pa e ditur si është e verteta. Shoh që paske qene ndjekëse e rregullt e faqes time, përderisa mban mend një postim të 2015, ndërsa unë tani e mësoj se ekziston. A e di ti që do mbash përgjegjësi për ato që ke thënë?
Nëse nuk e di po ta them unë: Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf të hasemi ndonjëherë bashkë. Për çdo njeri që e ka cënuar imazhin tim, që më ka bërë gjyq publik u them të gjejnë një avokat të mirë. Bëhu gati dhe TI!”.
Nuk ka të madh e të vogël në Shqipëri që nuk e ka parë video-skandalin ku është përfshirë Anjeza Shabani, administratorja e kopështit privat “Diren” tashmë të mbyllur.
Ajo është filmuar duke rrahur barbarisht një fëmijë vetëm 3 vjeç në kopështin e saj privat ku prindërit paguanin për ta rritur e edukuar. Jo vetëm kaq, është shfaqur edhe video e fëmijës së traumatizuar prej Anjezës.
Është shfaqur punëtorja e saj (edukatore në kopësht) që thonë se janë rrahur disa fëmijë, jo vetëm një.
Anjeza Shabani ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa prokuroria po punon për plotësimin e dosjes dhe dërgimin e saj në bankën e të akuzuarve.
Fotolajm/ Stamboll, njerëzit në radhë për të dhuruar gjak
Sulmi terrorist në Stamboll, shkaktoi 36 viktima si dhe 147 njerëz të plagosur. Për t’i qëndruar sa më afër këtyre njerëzve të sëmurë, në spitalin e Stambollit shihet radhë e gjatë njerëzish, të cilët janë të gatshëm për të dhuruar gjak.
Lubonja: Lu gabon që mbron një kryegangster si Edi Rama
Analisti Fatos Lubonja është kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në procesin e reformës në drejtësi ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Rama të cilin e ka etiketuar si “kryegangster”.
Në një intervistë për “Ora News” ai tha se, është anomali që ndërkombëtarët të kontrollojnë gjyqtarët, ndërsa theksoi se sido që të bëhet reforma, shqiptarët do ta kuptojnë dhe do të çlirohen nga mitizimin se kjo reformë na vjen nga ndërkombëtarët.
“Unë jam marrë me reformën në drejtësi. Ka shumë aspekte që mund të trajtohen, por pikat i kam dhënë në një nga shkrimet e mia është titulluar “Pse duhet bërë reforma në drejtësi që nuk do të sjellë drejtësi”.
Duke u bërë kjo reformë sido që të bëhet shqiptarët do të binden se reformën nuk do t’jua falin as ambasadorët as politikanët, as gangsterët që kanë në krye të pushtetit, por është një çështje që ka të bëjë me shumë aspekte të jetës.
Nëse do të miratohet do të çlirohen edhe nga miti se do të na i sjellin amerikanët x apo y”,- thotë Lubonja.
“Më në fund të çlirohemi dhe nga ky mitizim dhe ky manipulim që na bëhet me ambasadorët, me perëndimorët, SHBA apo të tjerë. Ky ambasador më kujton Rajersonin që mori një anë duke menduar që këta janë të mirët dhe këta janë të këqijtë.
Mbështeti Berishën pa kuptuar se ishte i njëjti brumë që po gatuante Shqipërinë e re, dhe në fund fare çfarë solli?! Solli një katastrofë. Ai Rajersoni nuk ka kërkuar një ndjesë, e kam thënë këtë, se pse i dha mbështetje pa rezerva.
Është e njëjta situatë që shikoj me këtë mbështetje që i jepet një “kryegangësteri” si Edi Rama në pushtet që në çdo moment e shfaq hapur atë që drejtësia e pavarur dhe ai janë dy gjëra që nuk mund të bashkëjetojnë. Ai tha se Rilindja e Ramës na kthen në vitet “90”,- tha Lubonja.
Ai përsëriti se në Shqipëri duhet të krijohet një lëvizje politike, e cila edhe nëse nuk merr pushtetin të bëjë presion.
"Na del Edi Rama dhe na thotë Rilindje, dmth ideja e Rilindjes është si fillimi nga zero, pra fillimi i viteve 90. Kemi 25 vjet dhe e humbëm. Tani duket sikur këta duan ta bëjnë me një reformë. Kjo është një iluzion, por që duhet diçka duhet.
Unë e kam thënë, duhet një lëvizje e re politike, një bashkim i të gjithë njerëzve që janë lodhur me këtë kastë politike. Një lëvizje politike që edhe nëse nuk merr pushtetin bën presion ndaj këtyre bandave që të kthehen nga banda në parti.
Kjo është një rrugë e shkurtër, por është edhe e gjatë sepse në Shqipëri nuk ka mundësi që të lindë një lëvizje e tillë politike.
Unë mendoj që opozita mesa di unë ka një problem të vetëm, problemin e vendeve të rezervuara, pra kush do të bëjë kontrollin e gjyqtarëve.
E para nëse do një koment të shkurtër, vetë ideja që gjyqtarët kontrollojnë gjyqtarët është një anomali, edhe ideja që vijën ndërkombëtarët dhe kontrollojnë gjyqtarët është anomali. Opozita nuk ka këtë merak, ka merak të mbrojë vetveten”,- tha Lubonja.
Sulmet terroriste/ Turqisë i rrënohet turizmi, i ikin 30 mld Euro
Sulmet e shpeshta terroriste në Turqi, përvec se mijëra viktima të pafajshëm vendas dhe shtetas të huaj, kanë patur edhe pasoja serioze mbi ekonominë, duke i hequr Turqisë 30 miliardë euro në vit si pasojë e uljes së turizmit.
Edhe pse Turqia është një nga vendet më të bukura të kontinentit europian, turizmi ka arritur nivele mjaft të ulëta dhe rrezikon të prekë fundin pas sulmit të fundit në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit.
Prej një viti, sulmet në Stamboll dhe në Ankara kanë regjistruar rreth 200 të vdekur dhe një mijë të plagosur, duke përhapur panik me largimin e turistëve ku statistikat e personave të ardhur në Turqi për turizëm janë në nivelet më të ulëta prej 22 vitesh.
Theksojmë se të paktën 41 persona u vranë dhe 147 të tjerë u plagosën në një tjetër sulm që goditi kryeqendrën e Turqisë, me numrin më të madh ditor të turistëve.
Organizata që mori përsipër sulmin me autobombë ku u shënuan 11 të vdekur më 10 qershor në lagjen historike të Bejazitit ka bërë në deklaratë edhe për turistët “I bëjmë thirrje të gjithë turistëve dhe personave që udhëtojnë drejt Turqisë: Të huajt nuk janë objektivi ynë, por Turqia nuk është një vend i sigurt për ta”,- paralajmëroi ajo.
Foto/ Kukës, maturantja ndahet nga jeta. Ja çfarë bëjnë shokët mbrëmjen e maturës
Mbrëmja e maturës nuk duhej të ishte e tillë. Ajo duhej patjetër të ishte me ta siç ka qënë në këto vite të gjimnazit, por Lida sot nuk jeton më. Vetëm 5 ditë më parë, ajo u nda tragjikisht nga jeta në liqenin e Kukësit.
Sot Lida nuk ka mundësi t'i bashkohet shoqërisë së saj në mbrëmjen e shumëpritur nga të gjithë, mbrëmja speciale e maturës.
Maturantja ndoshta nuk mundi të ishte fizikisht me ta, por shoqëria dhe të afërmit të cilët po e vuajnë ikjen e saj nga jeta, duan ta kujtojnë me ç'të mundin.
Shoqëria e Lidës i përgatiti asaj një përkujtimore të veçantë të cilën mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Në foto tregohet sesi shoqëria dhe të afërm mbajnë në duar plot respekt fotografinë e Lidës, kurse dy makina kanë shkruar në targat e tyre, "Lida, ti je këtu".
Panik në Londër, evakuohet aeroporti Stansted
Pasagjerët e aeroportit Stansted janë evakkuar nga policia mesditën e sotme, raportojnë emdiat vendase. “Udhëtarët janë shoqëruar jashtë ndërtesës së aeroportit pas alarmit”,- kanë shkruar vetë udhëtarët në Tëitter.
Mendohet se alarmi është shkaktuar nga një zjarr i papritur që më pas është shuar.
Gjithëçka është në hetim dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta që çuan në shkaktimin e këtij paniku të madh ndër udhëtarë. Alarmi vjen një ditë pas sulmit të tmerrëshëm në aeroportin e Stambollit.
Kërcënime të reja kundër “Charlie Hebdo”, revistës satirike franceze
Një hetim është hapur në Francë në mënyrë shumë diskrete. Çështja është marrë shumë seriozisht, shkruan “Leparisien”.
Një hetim “për kërcënim me vdekje” është hapur që më 22 qershor nga prokurori pas publikimit të disa mesazheve në faqen e gazetës në Facebook. Mesazhet që u quajtën ‘kërcënuese” thoshin se disa editorialistë të revistës satirike do të ishin përsëri në shënjestër.”
Më 7 janar 2015 nga “Charlie Hebdo” nisi i ashtuquajturi “11 Shtatori i Francës”, masakrat e xhihadistëve që kulmuan më 13 nëntor në Paris me vdekjen 130 personave në sallën e koncerteve në Bataclan.
Vrasja e karikaturistëve ishte e para që ndodhi: Redaksia ndodhej në mbledhje kur aty hynë dy vëllezërit e armatosur që vranë 11 vetë.
Foto/ Izabel gjen një mënyrë për t’u freskuar...
Edhe pse nuk ndodhet pranë detin apo në ndonjë pishinë, Modelja e “Victoria’s Secret”, Izabel Goulart, gjen një mënyrë për të realizuar një foto me bikini, ndërsa edhe freskohet në ballkonin e një pallati në Nju Jork.
31-vjeçarja së bashku me “The Rock” dhe “Zac Efrondo” pritet do të shfaqet në filmin e ardhshëm “Baywatch”. Jo më kot ajo është zgjedhur si protagoniste në këtë film, pasi njihet për linjat e saj dhe është një nga modelet më të kërkuara të momentit.
Izabel Goulart është e dashura e portierit gjerman të PSG-së, Kevin Trapp./TCh/
Hetimet/ 17-vjeçarja nga Marinza e arratisur me “të dashurin”, është rrëmbyer
Krimet e Rënda marrin në duar hetimet për zhdukjen e Ledina Rredhit. Vajza braktisi të fejuarin për një “dashuri Facebook-u”. Dyshimet që është në Kosovë. Nallbati: Ky është fenomen në të gjithë vendin
Një vajzë 17-vjeçare nga fshati Marinëz, lagje e Bashkisë Roskovec, prej më shumë se një muaji është larguar nga banesa, ku jeton së bashku me prindërit e vet. Ledina Rredhi, kështu quhet adoleshentja, që nga mesdita e së hënës, datë 23 maj, ora 14. 00, nuk është kthyer pranë prindërve Gramoz dhe Rozeta si dhe motrës e vëllait të saj. Kjo largesë dhe mungesë njëkohësisht ka alarmuar këtë familje, e cila ka gjetur si zgjidhje apelin nëpërmjet medias, ndaj shtetit dhe strukturave të tij, por edhe gjithë shoqërisë.
Vajza e qetë, natyrë e mbyllur, me status e fejuar që nga muaji shkurt i këtij viti, ka qenë nxënëse në arsimin e mesëm. Disa ditë përpara largimit nga shtëpia, me vullnetin e vet dhe dijeninë e prindërve, ka lënë përgjysmë studimet.
Arsyetimi? Ndihej e sëmurë dhe e pamundur që të ndiqte shkollën! Dy ditë përpara largimit nga shtëpia, e reja 17-vjeçare ka komunikuar nëpërmjet telefonit me të fejuarin e saj, ky i fundit ndodhet i punësuar në Gjermani.
Sipas të dhënave që japin prindërit për median, vajza gjatë komunikimit me të fejuarin, një djalë me origjinë nga Mallakastra dhe që jeton në qytetin bregdetar të Vlorës, nuk ka shfaqur shenja pakënaqësie. E ëma e saj Rozeta në rrëfimin e vet ka pohuar se ka dëgjuar pjesë nga bashkëbisedimi mes dy të fejuarve.
Ajo që i është ngulitur në kokë nga kjo bisedë, ka qenë përgjigja po nëpërmjet telefonit e të fejuarit, ku i premtonte vajzës se do të kthehej shumë shpejt gjatë muajve të verës, në Shqipëri, pranë saj. Në çastin e largimit në shtëpi nuk ka patur pjesëtarë të tjerë të familjes. Tri ditë ka zgjatur ankthi dhe pritja e familjarëve për të mësuar mbi fatin e vajzës. Të paktën këtë ka pohuar babai i vajzës, Gramozi përpara gazetarëve.
Prindërit rrëfejnë ikjen
“Ka ikur pa dijeni nga shtëpia- fillon ai rrëfimin e vet. Nuk ka patur asnjë konflikt as me nënën, as më babanë dhe me askënd. Nuk e besoj ende që është larguar nga shtëpia. S’ma merrte mendja. Në çastin që nuk e gjeta vajzën në shtëpi, kam shkuar në Roskovec, në komisariatin më të afërm. Atje bëra denoncimin. Ju thashë se më ka ikur vajza. Kam shkuar më pas edhe në drejtorinë e Policisë Fier.
Më kanë thënë që të mos mërzitem sepse vajza do të gjendej. Pastaj më telefonoi dhe më tha që gjendet në Kosovë bashkë me një djalë nga Vlora. Sipas saj e kishte njohur në Facebook. Pastaj foli edhe dy herë të tjera dhe më pas nuk kemi komunikuar. Ndihem keq dhe kërkoj ndihmë”- psherëtin ai. “Kam frikë se vajzën ma kanë rrëmbyer.
Kam dhënë edhe emër konkret në polici për një person që dyshoj se ka lidhje me këtë ikje të vajzës. Me tepër s`di ç’të them”, thotë burri gati i dorëzuar. Nëna e vajzës, Rozeta, çdo fjalë që shpreh duket se e lidh nëpërmjet lotëve, lot që përpiqet t`i fshehë dhe t`i fshijë me kujdes përpara të pranishmëve.
“Nëse herën e parë komunikimi i saj me mua ishte të themi normal, herën e dytë mu duk shumë e mërzitur. Duke folur filloi të qante. Tha vetëm dy fjalë: “Jam mirë” dhe nuk foli më. Plasi duke qarë. Zërin e kishte shumë të mbytur dhe e kuptova që nuk ishte mirë. Derisa nuk foli më dhe filloi po qante e kuptova se nuk ishte mirë. Sepse nëna e ndjen kurdoherë kur fëmija nuk është mirë. Prej tri javësh nuk kam komunikuar me vajzën. Dyshoj se atë e mbajnë me zor”.
Fejesa
E ëma, Rozeta Rredhi, ka shtuar se vajza ishte e fejuar me pëlqimin e saj në muajin shkurt, në një familje, që ka jetuar në një fshat të rrethit Mallakastër dhe tani jeton në Vlorë. Ajo foli dy ditë përpara largimit me të fejuarin. E dëgjova që ai i thoshte se do të vinte me pushime në Shqipëri, këto kohë dhe do të qëndronin bashkë.
Por dua të them se marrëdhënia e vajzës me të fejuarin kohët e fundit kishte pësuar ndryshime. Vajza kishte humbur entuziazmin e fillimit të fejesës. Ajo nuk ka harruar të mbrojë vajzën e vet duke pohuar se vajza ishte një tip i mbyllur dhe se kohët e fundit për arsye shëndetësore kishte lënë edhe shkollën.
Krimet e Rënda: Ngjarja është rrëmbim, kemi të dyshuar
Personi që ka pasur më tepër kontakt me 17-vjeçaren është xhaxhai i saj, Petrit Rredhi. Sipas tij e mbesa i ka telefonuar disa herë. Ai deklaroi se në telefonatën e parë vajza i kishte thënë se ndodhej në Kosovë me një vlonjat, të cilin e kishte njohur në Facebook, ndërsa më pas i kishte treguar se ishte me një kosovar.
Petriti i mëshon fort faktit se në telefonatën e parë vajza dukej e qetë, ndërsa më vonë në zërin e saj dallohej frikë. Nga ana e policisë së Fierit, është bërë e ditur se rasti në fjalë po hetohet nga Krimet e Rënda ndërsa hetimet po zhvillohen intensivisht. Një person i dyshuar për rrëmbimin e vajzës është shpallur në kërkim.
Të dhëna ende të pakonfirmuara pohojnë se ai është banor i një lagjeje afër zonës së Marinzës. “Ikja” sipas psikologes Historia e largimit të adoleshentëve nga shtëpitë e tyre as i pari dhe as i fundit rast në Shqipëri. Largimet nga familjet nuk kanë në themel të tyre vetëm konfliktet, mes brezave, debatet e të rinjve adoleshentë me prindërit apo motrat e vëllezërit më të rritur.
Përkundrazi largimet në këto kohë prej vatrës familjare, sidomos të vajzave adoleshente, kanë në themel të tyre largimin nga autoriteti prindëror, që nuk i lejojnë të kenë lirinë që dëshirojnë, apo e thënë ndryshe nga këshillat e përsëritura që kthehen në zhargon të padëshirueshëm për një jetë me etikë, të ndershme dhe me moral që duhet të trashëgojnë nga familjet, shkurt, të jetuarit deri diku, për “hir të botës”.
“Adoleshenti është një i rritur fëmijë”-pohon psikologja, Esmeralda Dimo. Mosha e adoleshencës përmban problematika dhe dilema. Ai ndihet njëkohësisht si një fëmijë kur vetë prindërit e cilësojnë akoma të vogël, Nëse i japim lirinë dhe përgjegjësinë e duhur duke folur me ata për të mirat dhe problemet që ka jeta atëherë do të kemi me shumë mundësi të mos kishim adoleshentë rebelë dhe patjetër që do të ishin bashkëpunues.
Mentaliteti i vendit dhe shoqërisë sonë nuk i jep mjaftueshëm adoleshentit liri. Nisur nga rregullat e forta adoleshentët shikojnë si më të përshtatshme zgjidhjet e pamenduara mirë, siç janë edhe largimet nga shtëpia. Duke marrë nxitje apo mbështetje nga njëri-tjetri, duke modeluar modelet e njëri- tjetrit, numri i largimeve të palajmëruara bëhet më i shpeshtë”,- përfundon psikologja.
Nallbati Kështu janë me dhjetëra precedent të largimeve disa ditore të adoleshentëve që janë të regjistruara në regjistrin e denoncimeve në Policinë e Fierit. I kontaktuar nga “Shekulli”, kreu i kësaj Policie, Neritan Nallbati, ka pohuar se ky fenomen ka marrë përmasa të mëdha. “Kemi mjaft raste të denoncimeve nga prindërit për largime të fëmijëve nga shtëpitë. Këto largime nuk kanë zgjatur më shumë se dy apo tre ditë. Kryesisht flitet për moshën deri në 17 vjeç.
Pas denoncimeve kemi punuar dhe rikthyer adoleshentët pranë familjeve të tyre. E rëndësishme është se këto largime nuk kanë patur në themel të tyre vepra penale si p.sh rrëmbime të personit.
Të rinjtë kanë zgjedhur në shumicën e rasteve të largohen si një presion, apo si shenjë proteste të moshës ndaj kërkesave të prindërve, apo edhe për shkaqe që kanë brenda tyre deri dhe pëlqimet mes të rinjve. Lidhjet mes tyre kryhen sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale. Fenomeni duhet luftuar, por sidomos në bashkëpunim me shkollat, sociologët, psikologët dhe natyrshëm, me familjet”./Shekulli/
Krichbaum: Nëse s’gjendet kompromis, s’arrihet pavarësia e drejtësisë
Kreu i opozitës Lulzim Basha, është takuar sot me me kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag, në parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët për reformën në drjejtësi, ai ka thënë se, nëse nuk gjendet kompromis nuk mund të ketë një drejtësi të pavarur.
"Nuk duhet humbur durimi opozita dhe qeveria te gjejne nje kompromis. Nese nuk gjendet kompromis reforma nuk do i jape drejtesine te pavaruar. Kjo eshte e qarte per peicesurat e perzgjedhjes per keshillat e larte por me rendesi edhe ne nje faze te mevonshme kur keto keshilla marrin vendim me vone.
Nje vend qe qeveria ushtron ndikim ne drejtesi nuk eshte vend i be. Me rendesi qe me jëte reforme te garantohet drejtesi e pavarur. Per mua kane mbetur disa detaje qe duhen sqaruar por mendoj qe palet e perfshira te jene te mdergjegjeshme”,- u shpreh Krichbaum.
Kreu i PD-së Basha, përsëriti edhe njëherë kërkesën e opozitës për zbatim të rekomandimit 88 të Venecias.
Basha: PD, e gatshme të angazhohet çdo çast për drejtësinë e pakapur politikisht
“Nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia minus”. Ftoj mazhorancën të lërë alibitë dhe të gjejmë së bashku zgjidhjen përfundimtare të çështjes së vetme që mban peng reformën në drejtësi: Zbatimin e plotë të Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.”
Në përfundim të mbledhjes javore të grupit parlamentar të PD, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se” dua t’ju informoj edhe për një takim jashtëzakonisht pozitiv që pata më heret me kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane në Bundestag, në parlamentin gjerman, z. Gunther Krichbaum, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në Tiranë në kuadër të angazhimit të Bundestagut për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe ku diskutuam për sfidat e mëdha që Shqipëria ka përpara, siç janë ato të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, stanjacioni në të cilat ka përcaktuar Shqipërinë, siç u shprehën edhe miqtë gjermanë në ditët e kaluara, siç keni raportuar edhe ju në një trajektore jo përparimi por sprapsje të standardeve që kërkohen për integrimin europian të vendit”.
Basha tha se, “theksi u vu tek zbatimi i ligjit, tek zbatimi i reformave, por padyshim edhe tek adoptimi i tyre, siç është rasti për reformën në drejtësi. Për të cilën u vlerësua roli i opozitës në një vit e gjysëm, roli i Partisë Demokratike, për ta futur reformën në drejtësi në binarët europianë dhe euroatlantikë të përcaktuara nga Komisioni i Venecias.
Gjeta rastin ta garantoj kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane z. Krichbaum, sikundër kam bërë edhe me partnerë të tjerë në këto ditë në vijim, për gatishmërinë absolute dhe të palëkundur të opozitës, për të ofruar, kërkuar dhe pranuar çdo zgjidhje për çështjen e fundit që ndan palët për reformën në drejtësi, që është ajo e konstituimit të katër institucioneve të reja sipas draftit final të reformës në drejtësi.
Dhe për këtë kemi kërkuar zbatimin e plotë dhe tërësor të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
Nuk kemi imponuar asnjë kërkesë jashtë asaj çfarë rekomandon Opinioni Final i Komisionit të Venecias por sigurisht nuk mund të pranojmë një drejtësi “Venecia minus”.
Jo sepse ky është një ushtrim teorik por sepse kjo do të përkthehet drejtpërdrejt në një drejtësi të kapur, të komanduar, të korruptuar, pra një padrejtësi për qytetarët.
Ndaj, – theksoi kreu i opozitës, – sot i bëj një thirrje kundërshtarëve tanë politikë, duke bërë fare të qartë se opozita nuk është tërhequr, nuk tërhiqet e nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, që të ndalim luftën verbale, të ndalim insinuatat, t’i japim shqiptarëve një qartësi që e meritojnë. Unë, Partia Demokratike, opozita është për zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.
Nëse edhe z.Rama është për zbatimin e plotë të rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias jemi gati të ulemi të gjejmë, sigurisht përmes instrumentave që ekzistojnë, Komisionin Ad Hoc apo instrumenteve të tjera, zgjidhjen përfundimtare këtij problemi.
Shqiptarët nuk meritojnë akuza, nuk meritojnë provokime, nuk meritojnë ikje nga detyrimi që ka gdhendur Opinioni i i Venecias si për mazhorancën ashtu edhe për opozitën, por në veçanti për mazhorancën që ka përgjegjësi për këtë reformë duke qenë mazhorancë.
Ndaj në vend që t’i ikim rekomandimit 88, i bëj një thirrje dhe një ftesë mazhorancës të mos kapet pas alibive, të mos kapet pas fijeve të kashtës. Asgjë nuk e zbeh, as nuk e tjetërson detyrimin që ka për zbatimin e plotë dhe total të rekomandimit 88.
Unë dhe Partia Demokratike jemi të gatshëm që të angazhohemi në çdo çast për t’i dhënë shqiptarëve drejtësinë e pakapur politikisht që është e vetmja drejtësi e reformuar”,- përfundoi Basha.
Rama në Turqi, publikohet axhenda e takimeve të Kryeministrit
Kryeministri Edi Rama sot nis vizitën zyrtare në Turqi, ku do të takohet me Presidentin Erdogan dhe zyrtarë të tjerë.
Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe nga deputeti Bashkim Fino.
Kryeministri do të pritet me ceremoni ushtarake dhe do të takohet me homologun turk Yildirim.
Pas këtij takimi, Rama do të pritet nga Presidenti Erdogan, kurse në mbrëmje dy Kryeministrat Rama-Yildirim do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi.
Ditën e nesërme Kryeministri Rama do të pritet edhe nga Kryetari i Parlamentit Ismail Kahraman.
Fshehu të dhënat për Dekriminalizimin, Rroshi apelon vendimin, kërkon rikthim në detyrë
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka apeluar masën e sigurisë arrest shtëpie, duke kërkuar shpalljen e pavlefshëm të këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë.
Gjykata e Apelit do të japë vendimin më 4 korrik, nëse do ta lërë të lirë Elvis Rroshin apo do ta lërë në arrest shtëpie. Rroshi u arrestua më 13 qershor për falsifikim ë dokumenteve për formularin e vetëdeklarimit të ligjit të Dekriminalizimit.
Dy ditë më vonë, ai doli para Gjykatës për masë sigurie dhe trupi gjykues vendosi ta linte në arrest shtëpie, edhe pse ka fshehur veprat penale në Itali dhe në Zvicër.
Megjithatë, ai këmbëngul se është i pafajshëm, pavarësisht se dokumenti i autoriteteve italiane vërteton dhe tregon qartë se ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.
Jo vetëm kaq, por Rroshi kërkon madje që të kthehet edhe në detyrë si kryebashkiak i Kavajës, pavarësisht se ndaj tij ka vendime gjyqësore të disa viteve më parë nga Gjykatat e huaja.
Foto/ Lori Hoxha dedikim emocionues të dashurit, publikon foton e tij
Ajo është një ndër femrat më të njohura në Shqipëri, pasi është trashëgimtarja e “Top-Channel” dhe njihet për jetën luksoze që bën. Së fundmi, Lori Hoxha ka vendosur të flakë tej krenarinë dhe të pranojë hapur dashurinë që ka për partnerin e saj, Vis Bajraktarin.
Ajo i uron atij ditëlindjen me disa fjalë emocionuese sipër një fotoje ku kanë dalë bashkë, ku në fytyrën e saj duket lumturia e një vajze të dashuruar.
“Ne jemi rritur bashkë dhe ti ke qenë aty për mua gjatë gjithë kohës. Gëzuar ditëlindjen Nok Nok, ti për mua je i rrallë”,- kanë qenë këto fjalët e saj.
Eh dashuria të bën të dorëzohesh para atij që e quan “njeriun e jetës”!/JOQ/
Video/ Tiranë, vajza provokon keq djemtë në pishinë, nxjerr gjoksin dhe hidhet para tyre
Jemi në kohë pushimesh dhe gjithsecili prej nesh ka zgjedhur të kalojë pushimet në bregdet, mal apo dhe pishina si rasti i djemve në fjalë.
Ata janë ndjerë pak në siklet, pasi një vajzë përballë tyre ndoshta jo me vetëdije, i ka provokuar me lëvizjet e saj. Ajo ngrihej dhe ulej në cep të pishinës, por kishte një problem, gjoksi ishte paksa më i madh seç duhej dhe kjo ka bërë që vajza të binte në sy.
Videoja është filmuar në një nga pishinat e kryeqytetit, ndërsa gjatë xhirimit djemtë shprehin habinë e tyre, ndoshta kjo është hera e parë që shohin gjoks të këtyre përmasave.
Vajza shijoni pushimet, kënaquni, por ama tregohuni më të kujdesshme me trupin tuaj dhe veprimet, pasi rreth jush mund të ketë edhe minorenë.
Gjermani kërcënon: Du ju heqim statusin e vendit kandidat
Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag deklaroi sot se, Shqipërisë mund t’i hiqet statusi i vendit kandidat. Ne ju kemi mbështetur, vijoi ai, por smund t’ju qendrojmë pas shpine gjithnjë.
“Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, Qeveria federale, Bundestagu ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat, por nëqoftëse ne, në fund të ditës na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë edhe ne në fund të ditës të marrim vendimin që t’ju heqim statusin e vendit kandidat”,- thotë Gunther Krichbaum.
Për Gjermaninë, 21 korriku është dita vendimtare dhe palët e përfshira në këtë proces duhet të jenë të tregojnë përgjegjësi.
“Data 21 korrik është një datë vendimtare përsa i përket kësaj çështje sepse duhet marrë një vendim. Ajo që duhet të shmangim ne është që në fund fare Bashkimi Europian dhe natyrisht që opozita dhe qeveria duhet të ecin në të njëjtën udhë dhe të gjejnë një kompromis.
Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësine që kanë në këtë rast”,- thuhet në deklaratë.
Do'stlaringiz bilan baham: |