Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet243/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   239   240   241   242   243   244   245   246   ...   352

Ditëlindja

Ditëlindja është një detaj i rëndësishëm rreth një individi, ashtu si emri dhe adresa e shtëpisë, me anë të së cilave njerëzit mund të aksesojnë më lehtë llogarinë tuaj bankare dhe detaje personale.



Numri i telefonit

Rasti më i mirë është që t’ju marrë në telefon një admirues/e, ndërsa ai më i keq, është që t’ju përndjekin.



Pjesa më e madhe e “miqve” tuaj

Profesori i Psikologjisë në Oxford, Robin Dunbar, përllogarit se njerëzit mund të mbajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Pasi vëzhgoi 3375 përdorues të Facebook, Dunbar zbuloi se pjesa më e madhe e miqve ishin thjeshtë për numër. Ndaj, mbani sa më pak miq në rrjetin social, me të cilët mund të keni një bashkëveprim të shëndetshëm.



Fotografi të fëmijëve/pjesëtarëve të vegjël të familjes
Bëjini vetes këtë pyetje: Çfarë lloj informacioni do të donin fëmijët të shihnin rreth vetes në internet në të ardhmen? Brezat e mëparshëm nuk kishin nevojë ta mendonin këtë, por me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, kjo po kthehet në një pyetje të rëndësishme.

Shkolla që ndjekin të vegjlit

Sipas një raporti britanik, numri i ngacmimeve seksuale është rritur përgjatë vitit të fundit. Ndaj, gjëja e fundit që do të donit është që t’i jepnit njerëzve të tillë informacion se në cilën shkollë shkojnë fëmijët tuaj.



Vendndodhja

Shërbimi i vendndodhjes ofrohet në telefonat Android dhe iPhone. Në 2015-ën TechCrunch raportoi se mbi 500 milionë përdorues futeshin në Facebook vetëm nëpërmjet telefonit, që do të thotë se i njëjti numër ka potencialin për të ndarë vendndodhjen në internet dhe kushdo që dëshiron t’ju bëjë keq e ka të lehtë t’ju gjejë.



Shefin tuaj

Kjo është klasike. Facebook është rrjet social dhe përdoret kryesisht për t’u relaksuar dhe për t’u shprehur lirshëm. Por shefi juaj mund të shohë gjithçka, ndoshta edhe gjëra që nuk duhet.



Mos bëni tag vendndodhjen tuaj

Njerëzit e harrojnë që të bërit “tag” vendndodhjen kur janë në shtëpi zbulon adresën e tyre.



Kur dhe ku do të shkoni me pushime

Sipas faqes “This is Money”, ata që grabiten gjatë kohës që janë me pushime mund të mos përfitojnë nga siguracioni nëse kanë postuar në rrjete sociale planet për pushime.



Statusi i lidhjes

Nëse doni të festoni një lidhje të re, mos e bëni këtë në Facebook. Lidhja mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga “në një lidhje” në “single” do t’ju bëjë të ndiheni më keq seç duhet.



Detaje të kartës së kreditit

Kurrë! Nuk është kurrë ide e mirë.


Rusia: “Turqia po na dërgon sinjale për të luftuar ISIS-in bashkë”
Sugjerimi Turqisë se ajo mund të hapë bazën e saj ajrore Inçirlik në Rusi për të luftuar Shtetin Islamik së bashku me Moskën është një “deklaratë serioze”, tha Kremlini të hënën, edhe pse ka pranuar se nuk është se ka pasur ndonjë kontakt me Ankaranë për këtë çështje.

“Unë nuk e di nëse ushtritë tona janë tashmë në kontakt … Kjo sigurisht është një deklaratë serioze e cila ende nuk është analizuar ende nga pikëpamja ushtarake politike,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov një konferencë.

Peskov ka thënë se sulmi i javës së kaluar në aeroportin e Stambollit ka treguar se ishte “thelbësore” për Turqinë mbështetja e Rusisë në shkëmbimin e informacioneve mbi terroristët dhe reagimi ndaj kërcënimeve terroriste bashku.

Ja çfarë duhet të bëjnë femrat pas dushit...
Sa herë që bëjmë dush, shumica prej nesh ka maninë të thahet shpejt e shpejt me peshqir dhe të nxitojë të vishet. E vërteta është se ky zakon është jo vetëm i gabuar por edhe i dëmshëm për shëndetin e femrave.

Ai që e thotë këtë është Jason Jameson, drejtor shëndetësor në Miami Femcare. Në një intervistë për revistën “Glamour”, si thotë se duke vënë në praktikë gjeste banale siç i quan ai, vëmë në rrezik shëndetin tonë.

Nëse ju nuk doni që të rrezikoheni nga infeksionet, është e rëndësishme që vagina të fshihet dhe thahet me kujdes pas dushit.

Kjo është edhe arsyeja se përse shumica e infeksioneve tek gratë lindin në verë, për shkak të djersitjes në zonën gjenitale ose mos tharjes mirë pas dushit.

E rëndësishme po ashtu është që femrat të veshin të brendshme pambuku në mënyrë që pjesët intime të ajrosen më lehtë. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të bëni dush çdo ditë.
Foto/ E dashura seksi e Pelle acarohet për penalltinë: E dija që do e humbte idioti

E dashura e futbollistit Graciano Pelle ka reaguar mjaft ashpër ndaj tij, pasi ai humbi penalltinë në ndeshjen me Gjermaninë.

Vigi Varga ishte në stadium në përballjen mes Italisë dhe Gjermanisë duke përjetuar emocionet e hidhura të humbjes.

Ajo nuk e ka pritur aspak mirë penalltinë e humbur pasi është filmuar teksa flet me një person ngjitur me të dhe i thotë se e parandiente se i dashuri i saj do ta humbte penalltinë.

“E dija që do ta humbte idioti”,- ka thënë Viki e mërzitur që Italia humbi shansin e artë të kualifikimit të mëtejshëm në “Euro 2016”.
Foto/ UEFA dërgon dy inspektorë për punimet në “Loro Borici”
Punimet në stadiumin “Loro Borici” janë në prag të mbylljes ditën e sotme dy inspektorë të UEFA-s kanë mbërritur në Shkodër për të inspektuar punimet.

Lajmi konfirmohet nga FSHF e cila nënvizon se inspektorë u takuan me anetarin e komitetit ekzekutiv prane FSHF-se Arben Dervishaj.

Sot ata pritet te japin nje pergjigje perfundimtare mbi punimet qe tashme jane ne ditet e tyre të fundit.


Foto/ “Juda” serb, ndihmoi vrasësit shqiptarë, tradhtoi shefin e tij

Dejan Loy, 42-vjeçari serb, është bodigardi i biznesmenit qipriot që u ekzekutua nga shqiptarët rreth dy javë më parë në Qipro.

Bodigardi serb është njëri ndër 6 të arrestuarit, ndaj të cilit ka dyshime të forta se u ka dhënë informacione vrasësve shqiptarë. Është pikërisht personi në foto, serbi që mendohet se ka ndihmuar shqiptarët.

Dejan Loy kishte filluar kohët e fundit punë si bodigard i biznesmenit qipriot që u ekzekutua dhe gjatë ekzekutimit, dëshmitarët panë veprime të dyshimta të tij.

Pak para se shqiptarët mbërritën para restorantit dhe të hapnin zjarr ndaj biznesmenit, bodigardi serb i tij u largua për në tualet dhe tha se po fliste në telefon me një femër.

Policia qipriote mendon se ai është paguar me një shumë të madhe parash nga shqiptarët për t’u dhënë atyre informacione. Për këtë arsye, policia i ka sekuestruar celularin për të analizuar thirrjet dhe po kontrollon llogarinë e tij bankare.



Foto/ Protestë në Kumanovë: Bëni drejtësi për Almirin!

Protesta me moton “Për Drejtësi” ka përfunduar para gjykatës në Kumanovë. Në fund të protestës, është lexuar edhe mesazhi i organizatorëve.


“Jemi mbledhur që në mënyrë paqësore të shprehim revoltën tonë për vrasjen makabre të Almirit. Fajtori duhet të dënohet në përputhje me kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë.

Fëmijët janë ardhmëria e çdo shoqërie dhe kur cenohet jeta e tyre cenohet ekzistenca e tërë shoqërisë. Drejtësia është mënyrë për të shmangur hakmarrjen, si dhe një satifsfakcion moral për viktimat”,- thuhej ndër të tjera.

Protesta për vrasjen makabre të Almirit u mbaj qetësisht mesditën e sotme në Kumanovë.

Video/ Ja si u grabiten parat në aeroportin e Rinasit
“Opinion.al” publikon videon e grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit. Video ka vetëm dy minuta xhirime dhe tregon momentin e grabitjes.

Në vendngjarje ndodhen vetëm dy makina të konçesionarit të Rinasit, “TIA”.

Nga pamjet e filmuara, vihet re se ato nuk ndërhynë, nuk bllokuan dhe as nuk i ndoqën grabitësit e parave.

Vihet re se, dy grabitësit rrëmbyen paratë dhe vrapuan për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë rrëmbimit si dhe largimit të tyre nuk është dëgjuar asnjë krismë arme.

Geti dhe Marina janë martuar? Ja çfarë ka shkruar reperi

Getoar Selimi ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, ndërsa nuk kanë munguar surprizat e shumta nga miqtë e fansat e reperit. Ai ka preferuar të ndajë me publikun fotografinë e tortës që partnerja e tij, Marina Vjollca, i ka bërë surprizë.

Përbri kësaj fotografie, Geti i bën një dedikim të veçantë Marinës, duke e cilësuar atë si “një nga bekimet më të mëdha të Zotit”, por ajo që bie në sy është që e quan “My wife” (gruaja ime).

Të jetë martuar vallë ky çift në fshehtësi, pa e marrë vesh askush, apo është thjeshtë një mënyrë përkëdhelëse dhe një kod i mirë komunikimi mes Getoarit dhe Marinës?

Mediat kanë folur shumë për një martesë të mundshme që shihet në horizont për këtë çift, mirëpo ka qenë vetë Marina ajo që ka hedhur poshtë çdo aludim mbi këtë temë pak kohë më parë.

Dy personazhet e famshëm shqiptarë janë duke shijuar një romancë të ëmbël dhe prej disa kohësh kanë nisur bashkëjetesën.



Betejë në Instagram/ Lori Hoxha kundër Morena Tarakut
Ka ngjallur debate sipas gazeta express nje xing në veshje mes Morena Tarakut dhe Lori Hoxhës.

Që të dyja kanë postuar fotografi në rrjetet sociale ku shihen me një bluzë të veshur mbi bikin në formë rrjete me ngjyrë të bardhë të cilën e kishin të dyja.

Nuk dihet se kush ka kopjuar kë por, dihet se nuk është hera e parë që Morena përflitet nga mediet për ngjashmëri me koleget e saj.


Video/ Ilir Vrenozi ja si e përshëdet Edi Ramën për ditëlindje

Sot përveç pavarësisë së SHBA-ve, data 4 korrik shënon edhe ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama.

Këtë të fundit nuk ka lënë pa e uruar as Ilir Vrenozi, kuptohet në mënyrën e tij origjinale dhe me sarkazmën e tij duke i bërë edhe një përshëndetje të veçantë....

“4 Korrik 2016

Dita e pavaresise se SHBA-se dhe ditelindja e te gjatit....!!!

Pershendes te gjatin, me nje kenge.... (e rrensh sa me shpejt nga Pushteti.... ishalla jarebij.)..!!!”




05/07/2016/.......................................


Vodeo/ Makina që sot i ka habitur të gjithë në rrugët e Tiranës

Zakonisht ajo që shikojmë rëndom në pjesën e pasme të makinave në Shqipëri është “Kujdes, jam shofere e re”. Por, sot një automjet i ka habitur të gjithë, kalimtarë dhe shoferë, pas makinës ai kishte vendosur një djalë të vogël, i cili mesa duket po flinte.


Kjo papërgjegjshmëri nuk ka kaluar në heshtje nga njerëzit, të cilët e kanë kritikuar drejtuesin e automjetit për lënien e fëmijës në këtë mënyrë sikur të ishte një objekt i parëndësishëm.

Kjo makinë është filmuar nga një shofer në zonën e 21-Dhjetorit në Tiranë disa minuta më parë dhe tregon një fëmijë me një bluzë të verdhë dhe pantallona të bardha teksa qëndron i strukur në pjesën e pasme të makinës, gjë që e bën të vështirë edhe për shoferin që të shikojë rrugën për të mos folur më pas për jetën e fëmijës.



Hakmarrja/ Shqiptarët rrahin vëllain e maqedonasit që vrau Almirin
Rreth 20 shqiptarë të armatosur me thika dhe doreza hekuri kanë sulmuar vëllain e atij që shkeli Almirin, raporton gazeta “Ekspress”.

Sulmi thuhet që është bërë mbi vëllanë e maqedonit që e shkeli Almirin, ndërsa viktima është duke u trajtuar në spital.

“Kam pesë prerje të thella me thika dhe vazhdimisht jam goditur me objekte të forta. Kundër njërit nga sulmuesit nuk është ngirtur as akuzë derisa ende ka protesta kundër vëllaut që shqiptarët e quajnë terrorist. Ende nuk është shkruar e vërteta për këtë rast”, ka thënë Boban, vëllai i personit që akuzohet se e ka shkelur me qëllim djalin 4 vjeçar, Almirin.

Foto/ Iva Aliko, 1000 Euro shpërblim për “kokën” e kësaj vajze...

Vlonjatja Iva Aliko, e cila është e njohur për opinionin shqiptar për deklaratat e saj si dhe format trupore që ka sesa për profesionin, ka degjeneruar një avokate në profilin e saj në Facebook.

Ajo thotë se është e gatshme të japë 1000 euro shpërblim për ata persona që i japin informacione se ku banon kjo vajze, e cila rezulton të jetë një avokate shumë e mirë, që ka shkruajtur disa libra dhe që ka studiuar në një nga universitetet më të mira të Romës.

“1000€ shperblim kush ma gjen kete bitch ne foto, dua gjithcka rreth kesaj histerikeje ku banon, ku rri cdo informacion rreth kesaj eshte i vlefshem per mua, kete mostren ne foto nuk e njoh fare, as me njeh as e njoh por ka ber gabimin me te madh te jetes qe ne fb e saj nepermjet nje postimi me ka prek aty ku sduhet aty ku un nuk mbaj, intelegjenca edukata i mungokan ne maximum thjesht paska nje fasad te deshtuar

....kjo meriton fjalor tjeter por per respekt te miqevr te mi ne fb nuk po flas me teper se ce meriton.

Jeten time ska shansin me te vogel ta njohi sepse jemi kilometra larg me gjithcka, me vjen keq sepse i paska ardh menopauza perpara kohe, bitch do me njohesh shum shpejt dhe do te tregoj e mesoj te mos i fusesh hundet aty ku s’duhet”,- thotë Aliko pa specifikuar qartësisht se çfarë ka bërë avokatja që e ka acaruar vlonjaten kaq shumë.



Vrasja në Qipro/ Me kë foli në celular truproja serb: Hajde… Po, këtu jemi… Po ulemi në tryezë...
Mesazhet e dërguara në celular nga restoranti ku po hante biznesmeni Phanos Kalopsidiotis në Ayia Napa të Qipros dhe mungesa e dyshimtë e tij gjatë vrasjes së përgjakshme nga shqiptarët mbrëmjen e 23 qershorit, përfshijnë në vrasjen e tipit mafioz, edhe truprojen serb Dejan Loy të biznesmenit qipriot.

Sipas mediave greke, 42-vjeçari ishte punësuar disa muaj më parë pas rekomandimeve të miqve të biznesmenit të famshëm. Ai ishte atlet në artet marciale dhe merrte pjesë në gara.

Sipas informacioneve nga Policia e Qipros, mbrëmjen e vrasjes së punëdhënësit të tij, Dejan Loy ishte ulur në tryezë me truproja të tjera të armatosura. Kalopsidiorit ishte duke ngrënë pranë tij në shoqërinë e dy miqve policë.

Policia qipriote ka në duar prova që e implikojnë 42-vjeçarin serb në vrasje, pasi pak kohë para se vrasësit të hynin në restorant, ai ishte duke folur në telefon.

Sipas njoftimeve, telefonata që e akuzon ka të bëjë me momentin kur ai u thotë bashkëbiseduesve të panjohur: “Hajde…Po, këtu jemi…Po ulemi në tryezë”.

Për më tepër, sipas të njejtave burime informacioni, serbi u dërgonte vazhdimisht mesazheve bashkëbiseduesve që ende nuk dihen.

Dhe pak minuta para se vrasësit të hynin në restorant, 42-vjeçari u tha kolegëve se po shkonte në banjë. Sapo u ngrit nga tavolina dhe shkoi në banjë vrasësit hynë brenda dhe qëlluan me kallashnikovë mbi biznesmenin dhe çiftin që ishte në tryezë me ta.

Kur mbaroi kërdia dhe njerëzit kishin vdekur, u pa nga kamerat se truproja serbe ecte me qetësi në oborr. Kur e pyetën se ku kishte qënë në kohën e sulmit, ai tha se ishte duke folur në celular me një vajzë.

Policia qipriote kërkoi zbardhjen e lidhjes telefonike dhe detajet e njeriut që e këshilloi biznesmenin për të punësuar truprojen serb.
Video/ Gjiri Lalzit, djali ofendon Xhesika Ndojën

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Gjirit të Lalzit. Një djalë i ka kërkuar këngëtares Xhesika Ndoj që të bëjnë së bashku një foto, por mesa duket gabimisht ka shtypur opsionin për video.

Kaq ka mjaftuar që djali pasi këngëtarja largohet, t'i thotë: "Ik mi budallaqe, futi naj copë sallami".

Për më tepër, ndiqni videon:


25-vjeçarja zgjedh të bëhet police, po zhgënjehet: Ndihem e rrezikuar nga kolegët...

Një vajzë nga Tirana me profesion police shprehet e zhgënjyer për profesionin që ka zgjedhur. Një ëndërr që e realizoi, por në realitet gjërat nuk shkuan dhe aq mirë. 25-vjeçarja, e cila punon me patrullat shprehet se policët për një pije, orbit apo drekë me peshk, janë gati të shesin uniformën dhe kjo ia ka kthyer punën në stres.

Për më tepër lexoni letrën e saj dhe kritikat që ajo ka ndaj kolegëve dhe mënyrën sesi ata punojnë.

Gjithë mllefin e saj ajo e ka ndaj kolegëve meshkuj, sidomos ata të vjetrit, duke thënë për “Jetaoshqef.al” se ata punojnë pa norma.

“Per koleget meshkuj se me ato kam punuar pastaj pjesa me e madhe keshtu vepron sidomos te vjetri. Jane te rralle ato qe kane norme. Mbase gaboj une ne gjykimin tim por nuk ben keshtu,te ndjehesh ne siklet kur del ne sherbim”.

Letra:

“Per Policet. Kam tash 8-muaj qe po punoj ne kete profesion. Mendoja ndryshe se do ishte por jo jam e zhgenjyer. Kam bere sherbim me kolege te ndryshem dhe me ka rene rasti ti njoh sesi jane, sesi flasin per njeri-tjetrin, sikur ato s'kane bere ndonjehere sherbim bashke.

Sesi behet dallim midis nesh, dmth ai qe ben punen do vuaj do e stermundojne kurse ai qe nuk e ben rri e ben sehir. Po pse keshtu duhet te jete qe te ndjehemi te rrezikuar edhe kur punon, prandaj eshte per te ardhur keq.

Po mire qe nuk punojne sa mire gjejne kurajo dhe bejne thashetheme per nj-tj, po hapeni mendjen mos paragjykoni, mos beni bla bla mbas kraheve se c'beni. Ai apo Ajo, edhe kur nuk prononcohesh rri pa folur vazhojne e flasin akoma deri sa perfundojne tek komshiu, per kusheririn e ku ta di... e kur shkojne per ti takuar njerzit qe me ngulme te marrin dicka.

Po pse per kete pune eshte kjo uniforme, per te bere veten si lypsar per nje kanace cola, bravo....per nje pako orbit,per ndonje peshk e shume e shume te tjera ,,,,ku e keni dinjietin, sedren, egon tuaj po personaliteti juaj ku shkon ne syte e qytetareve, lereni njerzit t'iu japin respektin se e meritoni,e ju duke u bere si servila per gjera te kota.

Jeni ne pune nuk ju vret nje kafe, nje leng je i ndergjeshem ne ato qe beni mos e beni veten si lypesar, po respektoni ate uniforme sic duhet, se kur vjen puna te keni ndonje hall te madh se kapeni duke u korruptuar ata nuk vijne te te hedhin milionat neper gjyqe, keshtu qe jeni te sakte me veprimet e tuaja mos abuzoni dhe degjeneroni uniformen po jeni unik ne ate lloj vesheje ku te tregoni se ju jeni vertet per tu lakmuar. Ndryshoni kete lloj sjellje dhe tregoni se keni "Kod Etike".




Foto/ Vajza uron myslimanët, por bën një gafë në status

Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë myslimanët, pas shumë ditësh agjërimi, ata festojnë Fiter Bajramin. Sigurisht nuk kanë munguar në internet urimet nga të gjithë, përfshirë këtu artistë, futbollistë dhe njerëz nga të gjitha profesionet.

Por, një vajzë ndoshta me qëllimin e mirë për të uruar miqtë e saj myslimanë, ka hedhur nje status në internet, por pa menduar për pasojat.

Një foto jo e përshtatshme për ketë festë, me gjoks zbuluar dhe për më tepër me një gafë.

Sot nuk festohet Kurban Bajrami, por Fiter Bajrami dhe diçka të tillë komentuesit ia kanë bërë me dije.

“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin shëndet, begati dhe mirësi...”,- ka qenë ky statusi i saj./JOQ/



Historia/ Itali, familja shqiptare që jeton në makinë me një foshnje 7- muajshe
Pak ditë më parë ata janë larguar nga banesa e tyre e marrë me qira pasi për disa muaj nuk kanë paguar qiranë e shpenzimet publike, një shumë prej 3000 euro qira e 650 euro shpnzime.

E përditshmja italiane “Alto Adige” e provincës së Trentos sjell sot në faqet e saj historinë e një çifti emigrantësh shqiptarë, rezidentë në Bolzano e prindër të një vogëlushi 7 muajsh që prej disa ditësh janë të detyruar të jetojnë në makinë.

Me urdhër të gjykatës administrative të Bolzanos familja shqiptare është dëbuar nga banesa. Por dhe pse tashmë i kanë shlyer detyrimet e kanë paguar të gjitha shpenzimet e duhura, çifti shqiptar nuk mundet më të rikthehet në banesë.

Me foshnjën e tyre 7 muajshe ata kalojnë ditët duke përdorur makinën si shtëpinë e tyre.

Për të përditshmen italiane, babi shqiptar Florenci tregon se gjatë natës mundohet ta parkojë makinën në vende të qeta, ku nuk ka trafik, në mënyrë që vogëlushi i tyre pak muajsh të flej i qetë.

“Nuk kemi të njohur e të afërt në Bolzano e për momentin askush nuk mund të na ndihmoj për të na trehuar. Nuk kthehemi në Shqipëri, – thotë çifti shqiptar, – duam të jetojmë në Bolzano e nuk e meritojmë një trajtim të tillë. Tashmë paratë i kemi paguar”.

Avokati Paolo Polizzi tregon për median italiane se familja shqiptare nuk ka mundur të paguajë qeranë për shkak të disa shpenzimeve të rëndësishme të kryera në banesë, por situata vazhdon të mbetet paradoksale edhe pse ata kanë shlyer tashmë detyrimet ndaj pronarit të shtëpisë.

Një betejë gjyqësore ka nisur mes familjes shqiptare e gjykatës administrative të Bolzanos e cila ka vendosur dëbimin e tyre nga banesa. E ndërsa të gjej zgjidhje procesi gjyqësor, familja shqiptare me djalin e tyre 7 muajsh vazhdon të jetojë e të kaloj natën në makinë.


Shkopet/ Polombarët gjejnë dy makina në fundin e liqenit, asnjë njeri brenda

Polombarët e RENEA-s kanë gjetur makinën që ra mëngjesin e sotshëm në liqenin e Shkopetit dhe thanë se brenda saj nuk kishte pasur njeri. Makina ishte zhytur në baltë. Po ashtu, ata kanë zbuluar edhe një makinë tjetër, rënë thuajse dy vjet më parë në të njejtin vend.

Policia njoftoi se: “në vijim të informacionit ku dyshohet se ka rënë një automjet në liqenin e Shkopetit, është identifikuar targa që ka në përdorur mjeti që dyshohet se ka rënë në liqen.

Targa është “AA 969 ND”, që i përket automjetit tip benz në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë.

Targat janë denoncuar të vjedhura në janar 2016 nga ky shtetas në Komisariain e Policisë Lushnjë. Jo automjeti, por vetëm targat janë vjedhur. Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e RENEA-s”.

Ishte një peshkatar që njoftoi komisariatin e Burrelit. Pas kësaj, u thirrën polumbarët nga Tirana, por ende nuk është njoftuar për viktima.

Sa për makinën e dytë, ende nuk ka të dhëna se kujt i përket dhe cilit aksident.

Foto/ Shkodran Mustafi uron Bajramin

Mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi ka uruar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mustafi ka disa fjalë speciale për këtë ditë të madhe.

Kujtojmë se Mustafi dhe Gjermania do të përballen ditën e enjte kundër Francës ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian.


Filipine, 30 të vrarë që në 4 ditët e para të anti-drogës nga President “Ndëshkuesi”
Tridhjetë shpërndarës droge janë vrarë qëkurse Rodrigo Duterte u betua si president i Filipineve të enjten, thanë policia, duke njoftuan sekuestrimin e një sasie droge prej 20 milionë USD por duke shkaktuar zemërimin e një grupi avokatësh, shkruan NBC, transmeton Syri.net.

Duterte i fitoi zgjedhjet në maj me një program për të dërrmuar krimin, por retorika e tij e flaktë dhe avokatia e vrasjeve pa gjyq kanë alarmuar shumë nga ata që kanë dëgjuar për të kaluarën autoritare të vendit. Atij i është vënë nofka ‘Ndoshkuesi”.

Oscar Albayalde, shef policie për rajonin e Manilës tha se pesë shpërndarës droe ishin vrarë të shtunën në një betejë me policinë në një qytet afër një xhamie, jo larg nga pallati presidencial.

“Njerëzit e mia ishin gati për të zbatuar urdhër-arrested kur nisën të shtënat nga njera prej shtëpive në këtë zonë,” tha për gazetarët Albayalde, duke shpjeguar se oficerët iu përgjigjën me zjarr dhe vranë pesë vetë.

Katër armë dhe 200 gm metamfetaminë Kristal u zbuluan. Tre shpërndarës të tjerë droge u vranë në një zonë tjetër në Manila të shtunën dhe 22 të tjerë akoma në katër zona të tjera jashtë kryeqytetit.

Më shumë se 100 persona vdiqën, shumica të dyshuar si shpërndarës droge, përdhunues dhe hajdutë makinash në operacionet e shtuara të policisë që pas zgjedhjeve të 9 majit.

Edre Olalia, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Kombëtar të Avokatëve të Popullit tha se vrasjet duhet të ndaleshin.

“Kërcënimi i drogës duhet të ndalojë….Akoma, edhe ekzkutimet ne seri të lordëve apo përdoruesve të drogës në rrugë, duhet të ndalen. Të dyja janë të papajtueshme”,- tha ai.

Në very të ishullit kryesor Luzon, agjentët e antidrogës dhe policia kapën anijen me 400 l të “shabu”, metamfetaminë me vlerë rreth 900 milionë pesos ose 19.23 milionë USD, nga Kina ose taivani, tha shefi i policisë kombëtare Ronald dela Rosa.

Dërgesa ishte shkarkuar në det dhe sjellë në breg me barka të vogla peshkimi para se të shpërndahej në qytetin kinez të Manilës, tha ai.

Duterte kapi tek votuesit “neverinë për elitën politike të Filipineve dhe dështimin e qeverive të njëpasnjëshme për të trajtuar varfërinë dhe pabarazinë, duke u krahasuar me Donald Trump dhe rritjen e populismit në gjithë globin.

Në fjalimin e tij kryesor javën që kaloi, presidenti pranoi se shumë besojnë se medotat e tij “janë joortodoke dhe gati të paligjshme”. Megjithatë, ish-prokurori 71-vjeçar tha se ai e dallonte të drejtën nga e gabuara dhe do të vepronte në ëprputhje me shtetin e së drejtës.

Duterte ishte kryebashkiak për 22 vjet në qytetin juglindor të Davaos ku sipas grupeve të të drejtave të njeriut, skudronet e vdekjes kishin vrarë së paku 1400 persona që nga viti 1998, shumica prej tyre të varur nga droga, kriminelë të vegjël dhe fëmijë të rrugës. Ai mohon çdo përfshirje në vrasje për hakmarrje.

Duterte akuzoi sot, publikisht, pesë gjeneralë policie si të përfshirë në tregtinë e drogës dhe tha se vetëm ai do të ishte përgjegjës për goditjen e përgjakshme që çoi në vrasjen e 30 personave që nga dita kur ai hyri në zyrë, javën e kaluar.

Duterte u thirri në emër gjeneralëve gjatë një fjalimi në television dhe tha se ata ishin duke mbrojtur sindikatat e drogës dhe po kontribuonin në përkeqësimin e rendit dhe të ligjit, që ai do t’i luftonte pa keqardhje për pasojat.

Tre nga gjeneratë ishin në pension, përfshirë edhe një kryebashkiaku, ndërsa dy oficerët që ishin në detyrë, u liruan, tha ai.

“Duket se do të jetë një luftë e pistë, një luftë e përgjakshme dhe unë kam për të kërkuar falje për këtë”,- tha Duterte.

“Si autoritet publik, imi dhe vetëm imi, unë marr përgjegjësi të plota ligjore për të”.

Duterte dukej i vendosur për të zbatuar atë që ishte thelbi i premtimeve elektorale që ai bëri: Të fshijë bandat e drogës dhe t’i japë fund krimit në 6 muaj, citon Syri.net.

Ai për këtë është emëruar si “Xhelati” dhe “Ndëshkuesi” në radhët e mbështetsve të tij dhe po njësoj, edhe të kritikëve.

Tridhjetë të dyshuar si shpërndarës droge u vranë në katër ditë pasi ai hyri në zyrë, në 30 qershor dhe numri i të vdekurve që nga zgjedhjet e 9 majit është shumë më i lartë se ai i regjistruar në katër muajt e mëparshëm.

Lufta e drogës ka shkaktuar alarm në mesin e grupeve të të drejtave të njeriut, avokatët dhe klerikët thonë se ekzekutimet në masë duhet të ndalen.

Por Durerte tha se nuk do të kishte kthim mbrapa dhe bëri thirrje për rekrutimin e tremijë policëve të rinj dhe forcave të sigurisë të gatshme për të rrezikuar jetët e tyre me qëllim që të ndihmojnë “spastrimin” e rrugëve.

“Kriminelët kanë rrëmbyer, kanë nën kontroll rrugët dhe sheshet publike”,- tha ai. “Ne kemi për ta hequr atë frikë. Le ta transferojmë frikën në zemrat e kriminelëve”.

Por Vicente Loot, një nga gjeneralët që akuzoi Durerte si bashkëpunëtor me bandat e drogës, mohoi se ishte i përfshirë dhe tha se e meritonte një gjykim të drejtë.

“Për shkak të kësaj deklaratë, unë do të jem i gjykuar nga publiciteti,” tha ai për “ABS-CBN News Channel”.

“Unë shpresoj të më jepet shansi për t’u përballur me akuzuaesin tim…dhe për të pastruar emrin tim”.
Grabitja në Rinas, gati fletëthirrjet e prokurorisë për "VIP-at" e aeroportit
Grabitja spaktakolare e kryer në pistën e aeroportit të Rinasit nuk ka mjaftuar që personat kryesorë përgjegjës për sigurinë e tij të ndërpresin pushimet.

Burime të prokurorisë bënë të ditur se menjëherë pas rikthimit në punë, shefi ekzekutiv i aeroportit, Rolf Castro Vasquez dhe administratori i kompanisë përgjegjëse për sigurinë, ICTS, Panajotis Kamboroglu do të merren menjëherë në pyetje për llogari të hetimeve.

Ndërkohë, në dosje është përfshirë edhe raporti i Këshillit të Sigurisë së aeroportit, i cili pas testimeve kishte zbuluar mbi 30 defekte serioze në sistemin e sigurisë.
Ky raport është sekuestruar dhe është një nga provat më të forta të prokurorisë për të dëshmuar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej siguria e aeroportit të vetëm shqiptar funksional, raporton TCH.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë me këqyrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë, të cilat po analizohen me vëmendje për të mësuar detajet të cilat kanë çuar në një zbulim që përforcon idenë se grabitjet e makinave që transportojnë paratë e bankave për në aeroport janë vepër e së njëjtës bandë që mund ta ketë bazën në zonën mes Fushë Krujës dhe Tiranës.

Sipas ekspertëve, nga krahasimi i pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të grabitjeve të tjera, veç skemës së aksionit, krahasimi i imazheve të grabitjes dhe përshkrimi fizik i grabitësve ka çuar në përfundimin se të paktën një person është prezent në grabitjen e Rinasit dhe atë të Kasharit gjashtë muaj më parë.

Po ashtu, njësoj si në aksionet e mëparshme, në vendin e ngjarjes, konkretisht në makinën e djegur, janë gjetur pincat dhe një varre, mjete që janë përdorur me të njëjtin mekanizëm edhe në aksionet e mëparshme.

Sipas burimeve hetimore, pasi kanë djegur makinën, grabitësit janë larguar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit, sipas kamerave të sigurisë, zhduken në fshatin Laknas.

Dy grabitësit që kanë kryer ekzekutimin kanë mbajtur njëri maskë dhe tjetri një shami para fytyrës dhe kapele, ndërsa drejtuesi i makinës nuk ka dalë prej saj.

Ata kanë tentuar të marrin edhe një thes me monedha metalike, por për shkak të peshës nuk e kanë ngritur dhe për të mos rrezikuar janë larguar duke marrë vetëm kartëmonedhat, vlera e të cilave saktësohet se është 960 mijë euro.

I gjithë aksioni ka ndodhur brenda tre minutave dhe sipas hetuesve, Policia e Shtetit është njoftuar katër minuta pas krimit.



Fotolajm/ Breshëri plumbash si në filma, shpëton objektivi i atentatit
Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një person derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij në Kamenicë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje, ku përveç dëmeve të shkaktuara në veturë nga të shtënat, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./

Tropojë/ Polici plagos me armë kushëririn e tij
Një punonjës i Policisë së Shtetit ka plagosur me armë kushëririn e tij në Tropojë.

I plagosur është shtetasi Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i plagosjes është Zef Pepkolaj, kushëri i të plagosurit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Fotolajm/ Shkodër, vajza shtyn makinën e policisë dhe... dhuron spektakël për meshkujt

Jo rrallë ndodh që makinat e policisë të pësojnë difekte apo t'u mbarojë nafta. Madje raste të tilla janë tashmë të zakonshme. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Shkodër.

Por në veçanti nga herët e tjera njerëzit përreth përveçse të nënqeshin me policinë, janë shtangur duke parë skenën që po u shfaqej para syve.

Një vajzë që nuk dihet se përse, vendosi të ndihmonte forcat e policisë duke e shtyrë edhe ajo makinën.

Por gjatë këtij momenti me dashje apo jo, ajo ka dhënë një spektakël të vërtetë me të pasmet e saj për meshkujt e pranishëm.
Foto/ A është kjo makina sportive- kabriole e Enver Hoxhës?

Ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, i ka pasur pasion makinat sportive.

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e një makine sportive ngjyrë e kuqe, që pretendohet se ka qenë në zotërimin e Hoxhës, transmeton Shekulli.

“Thuhet se nuk u përdor kurrë prej tij, ndaj u ndryshk në magazinat e shtetit!”,- shkruhet në tekstin që shoqëron foton e makinës.



Kërkesa e Vuçiç pas takimit me Ramën: Shqiptarët të udhëtojnë drejt Amerikës nga Beogradi
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ia ka vënë syrin Aeroportit të Prishtinës.

Ai po kërkon që të vendoset një linjë direkte e fluturimeve Prishtinë-Beograd nga “Air Serbia”, në mënyrë qw nga atje pasagjerët nga Kosova të fluturojnë drejt New Yorkut.

“Duhet të bëjmë më shumë hapa në mënyrë që të vendosim një linjë fluturimesh nga Beogradi drejt Prishtinës sepse kjo për ne ka shumë rëndësi. Duam që të jemi qendër e rajonit-për transport dhe politikë”,- ka thënë Vuçiç.

Ai pret që 20% e pasagjerëve në vijën Beograd–New York të jenë shqiptarë. Këto komente Vuçiç i ka bërë pas takimit të djeshëm me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama./express/



Foto/ Ja 10 fshatrat turistikë në Shqipëri, që duhen vizituar patjetër

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka listuar këto 10 fshatra turistikë si vende që duhen vizituar patjetër.

Specifikat dhe kriteret që janë marrë në konsideratë kanë qenë: natyra e bukur, ekosistemi, kulinaria dhe infrastruktura.

Vendin e parë e zuri Thethi, i cili ka tashmë një famë ndërkombëtare.

Ja lista e vendeve që duhen vizituar patjetër:

1 - Theth (Park kombëtar – Shkodër)

2 - Voskopoja (Korça)

3 - Bënja (Përmet)

4 - Lin (Pogradec)

5 - Dragot (Tepelenë)

6 - Vuno (Vlore)

7 - Valbona (Park kombëtar – Tropoja)

8 - Kallmet (Lezhë)

9 - Petrela (Tiranë)

10 - Belsh (Elbasan)

Rrëmbeu dhe vodhi taksistin, del në gjyq polici grabitës
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Eduart Budini.

Ai akuzohet për vjedhje të mbetur në tentativë, pasi nën kërcënimin e armës së shërbimit tentoi të grabiste një taksist.

Video e kësaj ngjarje u bë publike nga policia, e cila kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit. Budini u prangos nga kolegët e tij në datën 16 Mars, menjëherë pas publikimit të videos.

30-vjeçari e ka pranuar akuzën. Por ka sqaruar se në atë moment ka qënë i pavetëdijshme për shkak të kosumimit të alkoolit dhe problemeve familjare që kishte.

Madje sipas hetimit, Budini nuk ia ka marrë paratë taksistit, duke ia lënë në makinë. Në seancën e caktimit të masës së sigurisë në gjykatë, ish-polici deklaroi se kishte shkuar disa ditë më vonë për t’i kërkuar falje taksistit Halim Hoxha, por nuk e kishte gjetur.

Ngjarja për të cilën akuzohet Budini kishte ndodhur në Nëntor të vitit 2015, në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Kombinatit./Klan/



Foto/ Vrau 300 persona me urdhër të Pablo Eskobarit, synon të hyjë në politikë

Një nga vrasësit më me famë në radhët e Pablo Eskobarit ka vendosur t’i bashkohet politikës. Ai ka bërë një ndjesë në “YouTube” në Amerikën Latine.

“Papeye” ishte shefi i vrasjeve të udhëhequr nga famëmadhi i kartelit të drogës “Medelin” Pablo Eskobari. Ai tha tani se do ti bashkohet qeverisë në luftën kundër koorupsionit dhe të drejtave të të burgosurve.

Ai pretendon se mund të marrë post qeveritar pasi ai ka kryer vitet e tij të burgut. Ai ka kaluar në burg 23 vite nga jeta e tij.

Kërkesa e tij vjen në kuadër të një negociate me qeverinë kolumbiane ku pretendohet se dhe njerëzit e akuzuar apo dënuar të lejohen të zënë poste publike. Nga publiku këto negociatwa janë quajtur si drejtësi tranzicionale.

John Jairo Velasquez thotë se, kjo i jep atij të drejtën për të kandiduar për një vend në Kongres.

Sulmuesi u arrestua pas vrasjes së Luis Carlos Galan, një kandidat presidencial kolumbian, në vitin 1989.

Foto/ Tanku që synon të shmangë radarët

Tanku me një pamje që duket sikur vjen nga e ardhmja, synon të shmangë radarë, rrezet infra të kuqe e sisteme të tjera zbulimi.

Rrezet infra të kuqe janë metoda më e zakonshme që përdoret sot për të diktuar tanket, dhe kompania polake “OBRUM” premton t’i shmangë nëpërmjet një veshjeje me temperaturë të kontrolluar.

Tanku i tyre quhet “PL-01” dhe ata shpresojnë ta vënë në shërbim për vendin e tyre në vitin 2018 dhe ta eksportojnë në vitin 2020.

Polakët e “OBRUM” kanë bashkëpunuar me kompaninë britanike “BAE Systems”, të cilët kanë krijuar modelin prototip “CV-90/120-T”, gjithashtu me synim shmangien e radarëve. Ndikimi i “PL-01” nga modeli “CV-90/120-T” i “BAE” duket qartë në fotot 5-8.

Tanku “PL-01” është sipas të gjitha standardeve të NATO-s, peshon 35 tonë, ka motor me 940 kuaj fuqi dhe mund të funksionojë pa u ndalur për 500 kilometra në rrugë të shtruar, me shpejtësi maksimale nga 50 km/orë në terren të ashpër e deri në 70 km/orë në asfalt./TCh/



Foto që të këpusin shpirtin, të qash dhe të qeshësh në të njëjtën kohë

Mund të bëjmë shumë foto, disa i hedhim në “plehra” dhe disa të tjera i ruajmë në telefon apo kompjuter derisa të vijë dita që edhe ato të zhduken.

Por nëse u riktheheni fotove tuaja do të zbuloni se në secilën prej tyre ka një histori, një kujtim.

Gjeni pak kohë dhe hidhuni një sy këtyre fotove, dikush që vajton mbi varrin e të dashurit, një tjetër pa kembë, por që feston fitoren.

Foto plot ndjenja që të bëjnë të qeshësh dhe të qash, secila prej tyre ka një mesazh, vlerësojeni atë që keni, jeta ka të papritura.
Kush e përdhosi varrin e Skënderbeut?


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   239   240   241   242   243   244   245   246   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish