Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet94/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   352

Biznesi i pasigurt

Sipas Bankës së Shqipërisë kriza e kredive pasqyron politikën e shtrënguar të bankave, por edhe kërkesën e dobët të biznesit dhe individëve për borxh. Kërkesat nga autoritetet rregullative të Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, persistenca e rëndësishme e stokut të huave me probleme në bilancet e bankave dhe struktura afatshkurtër e burimeve të financimit zbehin gatishmërinë e bankave për të financuar sektorin privat me kredi afatgjatë.

Në krahun e kërkesës, ngërçi i kredisë është i lidhur me praninë e vazhduar të hendekut negativ të prodhimit si edhe të pritshmërive ende të paqëndrueshme të biznesit dhe të konsumatorëve për rritjen ekonomike të vendit.

Rrezik për ekonominë
Kriza e kredive është shndërruar në rrezikun më të madh për ekonominë shqiptare. Në programin e reformave ekonomike 2016-2018 qeveria pranon se ngërçi i kredive rrezikon ta mbajë ekonominë në një krizë të gjatë duke frenuar ringritjen e saj.

“Rritja e dobët e kreditimit mbetet shqetësimi më i madh për perspektivën e ekonomisë shqiptare,” thuhet në dokumentin strategjik të miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Aktiviteti kreditues u duk sikur u gjallërua në gjysmën e pare të vitit 2015, i nxitur edhe nga normat e favorshme të interesit të kredisë në monedhën vendase.

Në periudhën janar qershor, kredia e akorduar për sektorin privat shënoi një rritje me 5.3%, nga një tkurrje prej 2.5% në qershor 2014. Por në gjysmën e dytë të vitit, kreditimi u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në janar kredia për ekonominë ishte 2.6% më e ulët se një vit më parë, kryesisht për shkak të tkurrjes së kredisë për bizneset.
Nafta, shitje e dyshimtë e koncesionit të shumë vendburimeve

Në vitin 2007, qeveria e atëhershme nënshkroi një marrëveshje koncesioni, e cila kaloi disa vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi te një kompani kanadeze me emrin “Stream Oil”.

Marrëveshja përfshinte vendburimin e naftës në Cakran-Mollaj, atë të Ballsh-Hekalit, vendburimin Gorisht-Koculit dhe fushën e Delvinës.

Por në vitin e 2014, “Stream” u ble tërësisht nga një kompani amerikane e quajtur “Transatlantic Petroleum”. Kompania e re, e cila zotërohet nga miliarderi amerikan Malon Mitchell, në fillim ishte entuziaste për investimet në Shqipëri.

“Ne shohim potencial domethënës për rritje në Shqipëri dhe presim të rrisim vlerën e këtyre aseteve”.

Por vetëm pak ditë më parë, përmes një njoftimi të beftë, “Transatlantic” njoftoi shitjen e të gjitha aseteve të saj në Shqipëri, te një kompani e panjohur me emrin “GBC Oil”.

Sipas marrrëveshjes, kompania e re “GBC Oil” ka marrë përsipër të paguajë 2.3 milionë euro borxhe te një bankë private dhe 29.2 milionë euro të tjera borxhe, që “Transatlantic” dhe më parë “Stream” kanë akumuluar ndaj shtetit shqiptar apo bankave të tjera.

Transaksioni ka alarmuar autoritetet shqiptare. “Albpetrol” dhe “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore” dyshojnë se, përmes tij po synohet shmangia e borxheve prej 13 milionë eurosh, që “Transatlantic” ka ndaj shtetit shqiptar.

Drejtues të AKBN-së thanë për “Top Channel” se, kontrata koncesionare është lënë evazive dhe nuk përcakton qartë, nëse shteti mund ta bllokojë transaksionin.

Por, ata bëjnë të ditur se kanë nisur ndërkohë procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare, për shkak se, si “Stream” ashtu dhe “Transatlantic” nuk kanë përmbushur kushtet e saj.

Sipas këtyre burimeve, kjo është edhe shpresa më e mirë që shteti ka për ta shpallur të paligjshëm transaksionin, i cili nëse do të finalizohet plotësisht, do ta bënte të pamundur arkëtimin e 13 milionë eurove borxhe, që koncesionari ka ndaj shtetit, dhe dhjetëra milionë të tjerave ndaj palëve të treta./TCH/


Të ardhurat e koncertit të Pirgut shkojnë për spitalin e Pediatrisë
Tenori Saimir Pirgu ka mbajtur në fundjavë një koncert në Tiranë, të ardhurat e të cilit kanë shkuar për bamirësi në spitalin e Pediatrisë në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka postuar në profilin e tij në Instagram, një foto të tenorit krah mjekes, Anila Godo.

“Anila Godo është një heroinë e vërtetë te Pediatria. I lumtur që Saimit Pirgu, i dhuroi aty të ardhurat nga koncerti”,- shkruan kreu i Bashkisë, Erion Veliaj.

Kush ka frikë nga Ben Blushi?

Nga Blendi Fevziu

Blushi nuk ka frikë! Këtë gjë kam pasur rast ta verifikoj shumë herë këto 25 vjet. Mbase edhe më shpejt, që kur e kam njohur, thuajse ende fëmijë. Nuk është ndonjë veti e rrallë. Besoj se shumica e atyre që u përballën me zhvillimet e vrullshme të viteve ’90 – të janë njerëz të pafrikë. Njoh shumë të tillë. I kam parë në rrethana të ngjashme. Edhe Ceka, edhe Imami, edhe Pashko, edhe Zogaj, edhe shumë të tjerë që s’po i përmend në këtë shkrim janë njerëz që kanë vepruar njësoj. Por kur e pashë në Elbasan, të premten mbasdite pata një ndjesi të keqe. Neveri ndaj një filmi mizerabël, luajtur me aktorë të këqinj, peng i një të shkuare po kaq të ndyrë.

Nuk më interesojnë fare takimet e Partisë Socialiste; në përgjithësi takimet e e gjithë partive më duken ca farsa që më shumë vlejnë për të përcjellë forcë në Tv se sa mesazhe reale politike. Pak më intereson statuti i njërës forcë apo tjetrës. Në 25 vjet jam mësuar të shoh se si partitë politike e përdorin atë thjeshtë si justifikim.

E bëjnë e zhbëjnë, e hapin e mbyllin, në interes të liderëve të tyre. Dikur Nano e ndau Kryetarin nga Kryeministri se donte të bëhej President. Nuk u bë President dhe i bashkoi prapë. U bë Kryeministër. Një herë Rama fliste për nevojën e menjëhershme të fraksioneve dhe e shtjellonte këtë gjatë në TV. Kur u bë vetë kryetar ndërroi mendje dhe statut dhe i hoqi fraksionet.

Nuk më intereson fare kush do ta udhëheqë PS. As me kë do bëjë koalicion e aleancë. Këto janë probleme dite me të cilat ne merrmi si çdo njeri që bën punën e tij. Nuk më intereson nëse PS do ta rizgjedhë Ramën apo do ta lërë deri ditën që ai do largohet nga Kreu i qeverisë. E di që Kryetarët e partive në parim nuk munden kurrë. Asnjë nga këto s’më lë shije të keqe. Janë pjesë e lojës politike, të vogël, hilacake, meskine.

Nuk dua të merrem as me historinë e PS. Nuk dua të them se mes Metën e Meidanit pati një gare reale më 1996; ashtu si mes Majkos e Nanos për Kryetar në Tetor 1999; mes Nanos e Metës një debat real politik më 2001 – 2002. Se Nano i hapi podiumin dhe i dha emra në listë Ramës me 2003. Sepse besoj se në 2003 Rama kishte të drejtë.

Ajo që më tmerroi ndërsa shihja pamjet e Blushit që përballej me një sallë vandalësh; me një kor injorantësh apo që shtyhej nga një bandë që zyrtarisht njihen si anëtarë të PS, ishte fakti se në Shqipëri po bjerret dhe parimi i fundit i paprekur, por edhe më kryesori, Liria e fjalës. Nevoja dhe detyrimi për të dëgjuar mendimin ndryshe, mendimin e kundërt.

25 vjet më parë Shqipëria fitoi dy parime që i kishin munguar për dekada. Lirinë e votës dhe lirinë e shprehjes. çdo gjë tjetër është derivat i tyre: ekonomia e tregut, konkurenca politike, rrugët e zhvillimit dhe ecja përpara.

25 vjet më pas, në një takim ku anëtarësohen në parti ata që kanë lindur pas rrëzimit të komunizmit, një sallë injorantësh tenton t’i presë fjalën, t’i presë të drejtën për t’u shprehur dhe refuzon të dëgjojë një deputet të PS, një deputet të zonës, sepse mendimet e tij nuk i pëlqejnë. Në një shoqëri demokratike ky është fundi. Blushi mund të ketë të drejtë ose gabim. Mbase ai thotë gjëra që nuk qëndrojnë. Por e drejta e tij për të folur dhe detyrimi i anëtarëve të partisë për ta dëgjuar, është një e drejtë dhe një detyrim që lind nga fondamenti i një shoqërie të lirë. Pa të s’ka më liri!

Liria e votës ka kohë që po cënohet në këtë vend. Diku blihet, diku shantazhohet, diku joshet me premtime punësimi apo favore. Por lirinë e shprehjes nuk e kishin prekur ende. Dhe e gjitha kjo në një sallë ku ndodhej edhe Kryetari i Partisë, Kryeministri dhe njeriu që 25 vjet më parë, e mbronte lirinë e shprehjes po ashtu si Blushi dje. Edi Rama ose duhej të ishte larguar nga ajo sallë, ose duhej të ngrihej dhe t’i bënte thirrje të dëgjonin deputetin e tij. Sepse nëse preket edhe fjala, kësaj demokracie e i mbetet fare pak gjë. Dhe fjalën s’e ka prekur askush.

Për ta sanksionuar të drejtën e saj brenda partisë ka pasur plot beteja: kujtoni Neritan Cekën, Gramoz Pashkon, Arben Imamin, Preç Zogajn, ose po deshët vetë Ramën në kohën që konkuronte me Nanon në PS. 25 vjet më pas, kjo konsiderohej një betejë e fituar; një kapitull i mbyllur. Por ajo që ndodhi me Blushin, më bën të besoj se jemi ende aty ku kemi qenë. Ndaj duke ju referuar asaj që ndodhi atje, po ju jap përgjigjen time për shumë pikëpyetje në këtë vend:

Doni ta dini përse Shqipëria është vendi më i varfër i Europës? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbsan. Përgjigjen e keni aty!

Doni ta dini përse Shqipëria është e fundit në rrugën integruese në Europë? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbasan. Përgjigjen e keni aty!

Doni të dini përse jemi vendi i fundit për nivelin e shkollimit në Europë? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbsan. Përgjigjen e keni aty!

Doni ta dini përse jemi të fundit për respektimin e Shtetit Ligjor dhe zbatimin e ligjit? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbsan. Përgjigjen e keni aty!

Doni ta dini përse gjykatat nuk funksionojnë? Përse spitalet janë katastrofë? Përse trafiku është kaotik? Përse trojet publike e private zaptohen dhe problemi i pronës nuk respektohet? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbsan. Përgjigjen e keni aty!

Doni ta shiheni se si e shkuara totalitare është e gjallë mes nesh? Se sa pak ka ndryshuar në mentalitetin tonë? Shihni kronikën e takimit të PS në Elbsan. Përgjigjen e keni aty!/Marrë nga Opinion.al/
7 Marsi, Basha: Rama pa vizion, arsimi i rilindjes mbetës në klasë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit për 7 Marsin në një takim të zhvilluar me mësues të larguar padrejtësisht nga detyra por dhe me ata në detyrë. Përvojat personale të sjella nga vetë mësueset kanë dëshmuar atë që realisht po ndodh me arsimin shqiptar, largime të profesionistëve, persekutim politik dhe falsiteti i konkurseve.

Përveç largimeve nga sistemi arsimor, Basha ka renditur dhe mungesën e investimeve në arsim, përdorimin e ambienteve shkollore për aktivitetin politik të PS-së.

“Ky realitet i tmerrshëm i hidhur është efekt i drejtpërdrejtë i mungesës së vizionit, efekti i drejtpërdrejtë i asaj që mësuesit i thonë “të mësosh përmendësh”, “të jesh kopjac ngel në klasë”. Nuk kishte vizion. Nuk kishte program. Nuk ka vizion. Nuk ka program. Prandaj ka mbetur në klasë arsimi i Rilindjes së Edi Ramës”, theksoi Basha.

Kryetari i PD u ndal dhe në emërimin e personave me rekorde kriminale në arsim si dhe korrupsionin në emërimet.

“Kriminalizimi i jetës publike në Shqipëri nuk është bërë në asnjë fushë më dhimbshëm, më ulëritës se në arsim, ku kjo qeverisje premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin. Në fakt po e mbajnë fjalën sepse mësuesit më të kualifikuar, më të mirë të shkojnë refugjat duke i zëvendësuar ata me llumin e shoqërisë. Me Estref Isufaj të detyruar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, ia konvertojnë me punë në komunitet dhe puna në komunitet konvertohet në drejtor të shkollës së mesme Ballaban në Përmet. Luiza Tabaku, emblemën e Drejtorisë Arsimore të Lushnjes dhe terrori që ajo ushtronte mbi mësueset, imoraliteti që ngriti në themel, ryshfetet prej mijëra eurosh.

Mimoza Kuqi, e cila po ashtu u bë emblemë e ryshfetit këtu në Tiranë dhe e mori atë vetëm sepse ishte pjesë e spotit të Partisë Socialiste në fushatë elektorale. Me Armelind Çilin të dënuar në vitin 2011 me 12 muaj burg për korrupsion për dhënien e ndihmës ekonomike si shpërblim u emërua drejtor i shkollës së mesme profesionale në Berat.

Me Enertin Dheskale i cili përveç mbiemrit nuk ka asnjë lidhje për punën si mësues në Fier sepse është i dënuar me dy vite burg për korrupsion. Këto janë emblemat e gjëmës së rilindjes në arsim. Ndërkohë që qindra, mijëra mësues të aftë, të përgatitur, të çmuar, të respektuar, të dashur për komunitetin janë larguar në mënyrë arbitrare dhe politike ose janë detyruar të largohen duke i transferuar 30, 50, 60 deri në 80 km nga shtëpia e tyre.

Mësuesit flasin vetë, disa prej tyre të guximshëm folën këtu sot. Entela Kasi e shkruajti, nuk është anëtare e Partisë Demokratike është mësuesja e djalit të kryeministrit. Po nuk ja vuri njeri veshin sepse e vërteta, e vërteta që është thelbi i dijes, e vërteta që është instrumenti më i fuqishëm i mësuesisë është e papranueshme për këtë qeveri, është tmerruese për këtë kryeministër. Ndaj ja pamundësuan edhe Entelës vazhdimin e profesionit të saj të shenjtë si mësuese.

Ka një rrugë për të qenë mësues sot dhe këtë e pamë javën e kaluar. Rruga është të anëtarësohesh në Partinë Socialiste. Partia shtet tani do t’i shtijë kthetrat e saj edhe në arsim. Ky nuk është standard është fundi i çdo standardi. Kjo nuk është reformë. Kjo është antireformë me pasoja të rënda për vendin, me pasoja të rënda për nxënësit, me pasoja të rënda për fëmijët tanë”, theksoi Basha.

Kryetari i PD Lulzim Basha e shfrytëzoi për të dhënë dhe ofertën e demokratëve për arsimin.

“Unë iu jap fjalën sot mësuesve shqiptarë duke nisur nga ata të përndjekurit, të transferuarit, të persekutuarit e që vazhdojnë në jenë në trysninë antiligjore të kësaj qeverie dhe çdo mësuesi nga Vermoshi në Konispol se arsimi do të jetë përsëri prioritet absolut. Që ndryshimi po vjen, se ju do të jeni jo me fjalë por me vepra, jo me dokrra, por me buxhet në qendër të vëmendjes së qeverisjes së ardhshme.

Për arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar le të marrë nga kjo sallë çdo shqiptar këtë mesazh: Ne nuk heqim dorë nga mbështetja e plotë dhe totale buxhetore për të drejtën e çdo të riu shqiptar për tu shkolluar në arsimin parauniversitar dhe për arsimin universitar ashtu siç e meriton duke shfuqizuar ligjin klientelist për arsimin e lartë e duke iu dhënë të rinjve shqiptar një shans për të studiuar, për tu diplomuar”, u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha.


Parkingu te “Tajvani”, PD bën kallëzim penal për Veliajn

Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lejen e parkimit nëntokësor te Parku “Rinia”.

Veliaj akuzohet nga PD për “Shpërdorim detyre”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”,“Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”,- të gjitha këto në lidhje me dhënien me koncesion të parkingut tek parku “Rinia”, mikut dhe klientit Besnik Sula.

Kryetarja e Departamentit Anti-korrupsion në PD, Lealba Pelinku dhe kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, evidentuan për mediat shkeljet me këtë praktikë dhe kërkuan që prokuroria të hetojë me shpejtësi.

“Kjo procedurë e filluar në vitin 2008 nga eprori i tij me qëllime të pastra klienteliste dhe korruptive, vazhdoi pas 7 vjetësh dhe u përmbyll brenda disa ditëve në shkelje të plotë të ligjit nga z. Veliaj”,- tha Pelinku.

Ndërsa Leonard Olli, u shpreh se, Veliaj e ka kthyer paligjshmërinë në normë duke shtuar se, Velaj në mënyrë permanente refuzon të përgjigjet për këtë çështje para këshilltarëve.

“Prej më shumë se 2 muajsh shmang mbledhjen e KB, kur ju e dini shumë që është detyrim ligjor që të paktën Këshilli Bashkiak thirret një herë në muaj. Velaj për fat të keq është i kapur nga aferat korruptive sikundër është afera më e madhe e ndërhyrjes në paligjshmëri të plotë tek Liqeni Artificial, tek dhënia me koncesion e Parkingut”,- tha Olli.

Foto: Moti i keq, përmbyten qytetet bregdetare, bllokohet rruga në Kukës
Rikthehet moti i keq në vend. Reshjet e shiut që nisën gjatë natës dhe vazhduan gjatë mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa qytete përgjatë vijës bregdetare, por edhe në disa zona fushore.

Raportohet se në qytetin e Durrësit disa rrugë sot në mëngjes ishin të përmbytura. Në zonën e Sukthit ka ujra nëpër zonat e banuara.



Në Lezhë raportohet se ka patur mbi 40 milimetra shi, por nuk ka shqetësime serioze për përmbytje. Në këtë zonë hidrovorët mbahen vazhdimisht në punë duke ulur nivelin e ujit nëpër kolektorë.

Në qytetin e Vlorës sërish ka patur gjithashtu përmbytje në disa lagje të cilat vazhdimisht mbyten nga ujrat sa herë ka reshje të konsiderueshme.

Ndërkohë sipas Institutit Metrologjik në vendin tonë, gjatë orëve në vijim vendi do të shoqërohet me vranësira duke gjeneruar shira me intensitet të lartë në veri dhe në qendër të vendit, ndërsa në jug do të jenë më të dobët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes sidomos kur të qarkullojnë në aksin rrugor Krumë-Qafë Prush-Plepa- Kam.

Shkak është bërë shembja masive e skarpatës së sipërme të rrugës, çka bllokoi për disa minuta qarkullimin. Por ndërhyrja e shpejtë e drejtorisë rajonale Shkodër solli zhbllokimin.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën, për shkak të reshjeve të dendura të orëve të fundit.

Mbretëresha Elizabet kundër martesave “gay”

Mbretëresha Elizabet nuk i përkrah martesat brenda të njëjtit seks. Sipas një burimi të sigurtë nga monarkia, Mbretëresha nuk i përkrah martesat e së njëjtës gjini dhe nuk dëshiron t’i aprovojë ato.

45% e anglezëve besojnë që martesa mes gjinisë së njëjtë, është në rregull, ndërsa pjesa tjetër mendojnë të kundërtën.


Skandal! Kompania italiane, klor kancerogjen ujësjellësit të Tiranës

Ditët e fundit, e përditshmja italiane “Gazzetta del Mezzogiorno” i ka kushtuar vëmendje një historie shqetësuese. Furnizimi me klor i Ujësjellësit të Pulias, i bërë në mënyrë të pandërprerë dhe ekskluzive nga firma e njohur “D’Agostino”, nuk përmbush specifikimet ligjore dhe mund të përmbajë substanca kancerogjene, tretur prej vitesh në ujin e pijshëm të pjesës më të madhe të Pulias.

Por kjo lloj substance, mund të ketë ardhur dhe në ujrat e ujësjellësve kryesorë shqiptarë.

Duke qënë se specifikimet teknike të tenderit kanë qenë më pak kufizuese se specifikimet ligjore, prokuroria e Barit dyshon se, për rrjedhojë, klori i përdorur përmban “bromate”, substanca të konsideruara kancerogjene.

Kërkesat e tenderit kishin injoruar përjashtimin e këtyre substancave dhe kompanive konkuruese nuk u kërkohej certifikimi për mungesën e tyre nga klori i furnizuar.

Për këtë arsye, janë pushuar nga puna shumë zyrtarë të ujësjellësit puliez, që tani, së bashku me Donato D’Agostinon, pronarin e kompanisë, akuzohen për krime të ndryshme mashtrimi dhe abuzimi me furnizimet publike.

Kompania e D’Agostinos, prej vitesh, është prezente dhe në tregun shqiptar, ku deklaron se, ka një një stabiliment, për të cilin, ndër të tjera, nuk ka marrë ende leje mjedisore.

Ajo ka furnizuar me klor dhe ujësjellësin e Tiranës dhe ujësjellës të tjerë në Shqipëri.

Kontrata mund të jetë siguruar për shkak të marrëdhënieve të afërta të pronarit të kompanisë me Kryeministrin Rama. Ky i fundit ishte një prej të ftuarve në fermën ekskluzive të D’Agostinos, gjatë vizitës së parë si kryeministër në Pulia, në dhjetor 2013.

Fotoja e mëposhtme është bërë gjatë kësaj vizite.


Siç shihet, në të shoqërinë e Kryeministrit janë ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri, ambasadori italian Gaiani dhe padyshim, Donato D’Agostino.

D’Agostino është njëkohësisht dhe nënkryetar i Konfindustrisë së Barit dhe delegat i saj në Shqipëri, ku vjen herë pas herë për arsye biznesi.

Prokuroria e Barit ia ka besuar analizat e kampionëve të klorit, të marra gjatë hetimeve të Ujësjellësit të Pulias, dy prej kimistëve më të shkëlqyer të Italisë; rezultatet duhet të dalin brenda pak javësh.

Ndërkohë, në Shqipëri askush nuk di gjë për të tilla hetime/Exit.al/


BMË feston 100-vjetorin me supermakinën e së ardhmes

“BMË” festoi sot 100-vjetorin me hedhjen në treg të një supermakine futuriste. “BMË” thotë se vizioni i saj për të ardhmen është krijimi i një makine ku do të synohet inovacioni dhe konsumi, që përfshin edhe kapacitetin vetëdrejtues të makinës dhe dizenjon dixhitale për të parashikuar edhe mendimet e drejtuesit të saj.


“Kompania është zhvilluar në mënyrë konstante dhe ndonjëherë ka rishpikur vetveten”, deklaroi sot shefi ekzekutiv i “BMË”-së, Harald Krüger.

“Përderisa ecim drejt së ardhmes, kjo nuk ka gjasa të ndryshojë”,- shtoi Krüger për makinën, rondelja bardhë e blu e së cilës është shndërruar në një nga logot më të njohura të botës.

Festa e madhe e kësaj makine do të organizohet sot në “Olympiahalle arena”, ku janë të ftuar 2000 persona. Ndërkohë, 30 000 punonjës do të festojnë në “Allianz Arena”.

Edhe kancelarja gjermane ka dërguar një videomesazh për këtë ngjarje, pasi u detyrua të anulonte pjesëmarrjen në këto festime, për shkak të një samiti emergjent për emigrantët në Bruksel. Xhiroja e shitjeve të kësaj makine është 80 miliardë euro në vit.


Këto bletë janë trajnuar të bëjnë mjaltë nga kanabisi
Një burrë 39 vjeçar nga Franca, (emri i të cilit nuk bëhet publik) ka trajnuar bletët e tij të bëjnë mjaltë nga bima e kanabis.

“I kam trajnuar bletët të bëjnë shumë gjëra, duke filluar që nga nga grumbullimi i sheqerit të lules”, ka shpjeguar ai.

Duke folur për mjaltin nga bima e kanabis, ai ka thënë se ky produkt do të ketë akoma edhe më shumë me vlera të larta ushqyese dhe kurative. Ai ka shtuar gjithashtu se ky mjaltë do të ketë edhe një aromë shumë të këndshme lulesh.

Francezi “inteligjent” ka më shumë se 20 vjet që merret me trajnimim e bletëve për këtë proçes.



Itali, shqiptari masturbohet në tren pas eksitimit nga një 23-vjeçare
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, me progtagonist një 40-vjeçar shqiptar.

Nga raportimet e mediave italiane, shtetasi shqiptar po udhëtonte me tren, ndërsa përballë ulëses së tij kishte një pasagjere 23 vjeçe.

Ai u eksitua nga e reja dhe filloi të bënte veprime të turpshme, duke u masturbuar nga vagonin e trenit. Vajza lajmëroi personat përgjegjës për sigurinë në tren dhe shqiptari u arrestua.

Video: Goditet banda e shqiptarëve, vidhnin dyqanet e duhanit
Pesë persona të përfshirë në organizimin e një rrjeti kriminal, që ushtronte aktivitetin në grabitjen e dyqaneve që merren kryesisht me shitjen e duhanit, janë arrestuar nga Policia e Romës. Ata e kryenin aktivitetin e tyre kriminal në zonën e Monteverdes dhe Monte Marios në Romë dhe mendohet se, kanë kryer shtatë plaçkitje midis muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Midis të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, një egjiptian dhe një i Kosovës, të gjithë me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Operacioni policor, i quajtur “Taxi Driver”, kishte për qëllim ndjekjen e bandës që vepronte gjithnjë kur binte errësira. Grupi lëvizte me taksi pasi hapnin dyert e dyqaneve, vidhnin sasi të mëdha duhani, pulla, karta telefonike, karta rimbushëse dhe paratë që gjendeshin në arka.

Shumat që mendohet se ata kanë grabitur deri më tani janë më shumë se 200.000 euro.

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë edhe fytyrat e pesë autorëve.

Policia pasi i ka identifikuar ka arritur t’i arrestojë ata.


Video-skandal! Këto vajza shtyjnë fëmijën 3-vjeçar të pijë cigare
Një faqe e hapur në Instagram, “Demaskime Shqiptare”, ka publikuar një video ku shfaqet një fëmijë i vogël, jo më shumë se tre vjeç, duke pirë cigare në shoqërinë e dy femrave të rritura.

Ato, krejt të papërgjegjshme i kanë vënë në dorë një cigare të ndezur vajzës 3-vjeçare dhe e “instruktojnë” që ta pijë... ndërkohë që gajasen së qeshuri kur ajo mbytet nga tymi.

A duhet t’i kapë ligji për diskriminim dhe abuzim me të miturit këto femra të papërgjegjshme?? Se ai për duhanin në ambiente publike po se po!
Elbasan, sherr me thika mes gjimnazistëve

Një sherr i rëndë ka ndodhur mes disa të rinjve në rrugën “Rinia” në qytetin e Elbasanit.

Të rinjtë janë përplasur me thika me njëri tjetrin.

Konflikti ndodhi në një lokal në rrugën “Rinia”, ndërsa mësohet se në polici janë shoqëruar dhjetëra gjimnazistë.

Në vendngjarje kanë mbërritur katër furgonë Policie.


Foto: Profili i rremë “Olta Goci” tërbon rrjetin me imazhe hot

Profili shqiptar “Olta Goci” vjen më shpërthyese se kurrë më parë, raporton Gazeta “Blic”. Ajo përmes disa fotografive të postuara në Instagram, ka çmendur fansat e saj, ku i ka fokusuar të pasmet bombastike që ka.

Olta prej kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave, jo vetëm për shkak të formave shpërthyese që ka, por edhe për shkak që nuk heziton të zhvishet thuajse 100%.
Shikojeni fotot e postuara së fundi:

Masakrohet me thika e çekiç shqiptari, refuzoi seksin tresh me dy djem
Një 23-vjeçar është masakruar dy ditë më parë në një apartament në Romë, në përfundim të një feste me miqtë, ku kishin përdorur alkool dhe drogë.

Sipas mediave në Itali, viktima Luca Varani është gjetur i zhveshur, i masakruar me thikë dhe çekiç, ndërsa policia ka identifikuar autorët e krimit, dy shokët e tij, Manuel Foffo 29 vjeç, pronari i apartamentit ku ishte organizuar festa dhe Marco Prato 30 vjeç, i njohur në Romë për organizimin e festave mes homoseksualëve.

Menjëherë pas ngjarjes, Marco Prato ka tentuar të vetëvritet dhe ndodhet në spital, ndërsa Manuel Foffo është vetëdorëzuar në polici.

Sipas hetimeve të para, policia dyshon se 23-vjeçari është vrarë, pasi ka refuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me dy shokët e tij.

Në fakt Luca Varani nuk ishte homoseksual. Ai kishte një histori dashurie me një vajzë prej rreth 8 vjetësh. Edhe në faqen e tij në “Facebook”, 23-vjeçari postonte shpesh shprehje kundër homoseksualëve, si “Zoti nuk krijoi Adamin dhe Claudion” apo “JO martesave gay, rroftë familja”.

Njëri prej autorëve të krimit, Manuel Foffo deklaroi në polici se e kishin kryer vrasjen nën efektin e drogës, thjesht për të ndjerë emocionet e një vrasjeje./BË/



Video: Ekipi i turpëroi në fushën e tyre, tifozët ia nxjerrin inatin futbollistëve

Humbën 3-0 në fushën e tyre ndaj një ekipi dukshëm më inferior dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Foggias në Italisë të shpërthejnë në zemëratë ndaj futbollistëve të tyre.

Ata e kanë pritur pullmanin e ekipit të tyre jashtë stadiumit dhe kanë tentuar që të futen në brendësi të tij, por janë ndaluar nga policia me të cilën ka nisur një përleshje ku kanë mbetur të plagosur 5 persona midis të cilëve 4 karabinierë.


Tunizia shpall shtetrrethimin pas sulmeve xhihadiste

Pas një sulmi xhihadist që shkaktoi 45 të vdekur, 10 ushtarë dhe 7 civilë, qeveria tuniziane ka dekretuar shtetrrethimin në qytetin jugor Ben Guerdane dhe në zonat pranë kufirit me Libinë.

Në sulm mbetën të vrarë edhe 28 agresorë, që ishin infiltruar në vend nga Libia. Shtetrrethimi do të hyjë në fuqi në orën 19 dhe do të përfundojë në 5 të mëngjesit.
Të mërkurën e kaluar të paktën 5 të dyshuar si terroriste mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë, e ndodhur në të njëjtin lokalitet.

Katër prej tyre ishin shtetas tunizianë, që edhe në këtë rast kishin ardhur nga Libia me qëllim organizimin e atentateve, bëri të ditur Ministria e Brendshme tuniziane.

Ndërkohë, njësi ushtarake të antiterrorit janë vendosur në zona të ndryshme të Ben Guerdane dhe kanë kryer kontrolle lagje më lagje e shtëpi më shtëpi, përgjatë vijës kufitare me Libinë.

Burime pranë forcave të sigurisë deklarojnë se disa xhihadistë kanë arritur të marrin një auto-ambulancë dhe të arratisen drejt ishullit të Gerbës, ku akseset janë mbyllur, sikurse kalimet që të çojnë drejt rajoneve të shkretëtirës jugore tuniziane.

Në zonën në fjalë kanë zbarkuar helikopterë, automjete ushtarake dhe trupa speciale, përveç se janë angazhuar agjentë të shërbimeve sekrete dhe njësi të anti-terrorit.

Video: Tifozët e ‘Crvena Zvezda’, flakën stadiumit për 71-vjetorin e ekipit

Ka qenë një çmenduri e vërtetë mënyra se si tifozët serbë të ekipit legjendar të “Crvena Zvezda”, kampion i Europës në vitin 1990, kanë festuar 71-vjetorin e ekipit të tyre të zemrës.

Një stadium i tëri në flakë, ashtu sikurse janë edhe ngjyrat përfaqësuese të këtij ekipi.

Ndiqni videon për të shijuar koreografinë e krijuar nga 50 mijë tifozë në stadium.



Dones shuplakë Ramës: Shqipëria nuk është pronë e mashtruesve
Shkrimtarja Elvira Dones, e njohur si një nga kritikët e mëdha të qeverisë Berisha, nuk ka kursyer as kritikat për mënyrën se si po qeveris Edi Rama.

Për Dones, “Shqipëria nuk është në shtije dhe as pronë e një grupi mashtruesish”.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   90   91   92   93   94   95   96   97   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish