Ja çfarë shkruan ajo në facebook:
“L’Albania NON è in vendita. Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish. Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të dëgjojë dhe te respektoje atë që populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi.
Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëherë kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij”.
Kërcënon Biden: Do t'i marrim shpirtin militantëve të ISIS
Kriza në Siri dhe Iran ka ashpërsuar tonet e zv.presidentit amerikan Joe Biden.
Teksa është nisur për një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai ka folur për një bazë ushtarake në këtë vend, që do të përfshihet në luftime për të shkatërruar objektivat e terroristëve të ISIS.
“Po përpiqemi të arrijmë një zgjidhje politike në Siri dhe Iran. Të përkushtuar të shkatërrojmë këtë përbindësh duke i marrë shpirtin militantëve të ISIS-it. Nuk do lejojmë që ISIS të shpërndajë helm në botë”,- tha Biden.
08/03/2016....................................
KiE: Shqipëria, e pesta në Europë për burgjet e mbipopulluara
Shqipëria në 2014 ka qënë vendi i pestë në Europë me burgje të mbipopulluara, duke pasur 120 të burgosur për 100 vende. Shifrat zyrtare vijnë nga statistikat vjetore penale të Këshillit të Europës.
Në të gjithë Europën mesataraja ka qënë 94 persona për 100 vende. Sipas këtyre të dhënave në 2013 kanë qënë 110 të burgosur për 100 vende.
Shqipëria, vijon raporti, ka qënë vendi me moshën më të re të të burgosurve, me një mesatare mes 26 dhe 33 vjeç. 51.9% e të burgosurve në Shqipëri i përkasin kësaj moshe.
Statistikat vërejnë më tej se Shqipëria është vendi me përqindjen më të lartë të burgosurve, që janë pas hekurave për vrasje, përfshirë edhe akuzën e tentativës për vrasje, plot 39.4 %. Ndërkohë në të gjithë Europën kjo përqindje është 12 %./TCh/
Videolajm: Momentet e frikshme kur luani sulmon fëmijën
Ky është momenti alarmant kur një luan sulmon një fëmijë të vogël. Këlyshi u arratis nga mbajtësi i vetë ndersa po bënte një shëtitje në një park publik.
Autoritetet në Rusi kanë filluar hetimin rreth incidentit, por punëtorët e kopshtit zoologjik thonë se, kafsha vetëm kishte tentuar të luante.
“Fain (këlyshi) vetëm po luante. Si fakt mund ta marrim vetëm dëmtimin e vogël të xhaketës së fëmijës”.
Edhe e ëma e djaloshit, pasi ishte qetësuar, gjithashtu kishte thënë se, asgjë serioze nuk i kishte ndodhur djaloshit dhe kishte vendosur të mos e thërriste policinë.
Video: Aksident në Tiranë-Durrës, këmbësori vdes në pritje të autoambulancës
Garancitë Statutore rrëzojnë Blushin, Kongresi zgjedh kryetarin
Komisioni i Garancive Statutore në Partinë Socialiste, ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Ben Blushi dhe një grupi deputetësh të PS-së, mbështetës të tij, që kërkojnë kryerjen e zgjedhjeve për kryetar sipas parimit “një anëtar, një votë”. Me anë të një dokumenti prej 11 faqesh, Komisioni vlerëson se, mënyra e zgjedhjes së Kryetarit është atribut i Kongresit që do të mbahet në 19 mars.
“Kongresi Zgjedhor i thirrur, mund të ndryshojë rendin e ditës së mbledhjes së tij me shumicë votash, si dhe ka të gjitha kompetencat dhe tagrin për të realizuar çdo ndryshim të Statutit, përfshirë mënyrën dhe procedurat e zgjedhjes së organeve qëndrore, nëpërmjet zgjedhjes sipas parimit ‘një anëtar një votë’ apo sipas parimit të zgjedhjes nga organet përfaqësuese.
Mënyra e zgjedhjes së Kryetarit të PS është atribut dhe kompetencë e Kongresit të Partisë, nga ku burojnë edhe Statuti dhe Programi”, nënvizohet në këtë raport.
Paralelisht Komisioni i Garancive Statutore ka legjitimuar edhe mandatin e kryetarit Rama dhe organeve të PS-së, megjithëse ka kaluar më shumë se 4 vjet nga zgjedhjet e fundit të kësaj partie. Në document nënvizohet se:
Organet politike, individuale apo kolegjiale, që kanë funksione përfaqësimi, janë legjitime deri në zëvendësimin/rizgjedhjen e tyre nga organi i përfaqësuar apo një organ tjetër më i lartë i përcaktuar në Statut”.
Qeveria turke fut nën censurë edhe agjencinë e lajmeve “Xhihan”
Agjencia shtetërore “Anadollia” lajmëroi se, Gjykata ka emëruar tre persona të besuar, të cilët do ta udhëheqin agjencinë e lajmeve “Xhihan”.
Agjencia turke e lajmeve “Xhihan” do të jetë nën udhëheqjen e personave të të besuarve nga qeveria, siç u bë edhe me gazetën opozitare turke me tirazh më të madh “Zaman”, vendosi Gjykata.
Agjencia “Xhihan” është e afërt me lëvizjen, të cilën e kryeson predikuesi mysliman, Fetullah Gylen, të cilin presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e akuzoi se po tenton ta rrëzojë Qeverinë.
Ermelinda, policja që feston 8 Marsin në patrullim
Ermelinda Maka është një nga 6 efektivet femra të Skuadrës “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, njësi e posaçme kjo e cila është e specializuar në ndërhyrjet e para në rast të ngjarjeve të rënda.
8 Marsi, Ermelindën e gjen në patrullim. Por për të, kjo ka dhe anën e saj të mirë.
“Të jesh në shërbim dhe të ndihmosh ato nëna apo ato gra për të cilat ne sot jemi ëktu ku jemi nuk është diçka jashtë normales. Përkudnrazi, është shumë e bukur. Është diçka që e mban mend dhe të tjerët të thonë faleminderit”,- tha Ermelinda Maka, efektive e Skuadrës “Shqiponja”.
Nga ana tjetër, Polica e Shtetit, kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar femrat në timon.
Simbolika e 8 marsit, duket se gjen më së miri veten në rradhët e Policisë së Shtetit, pasi gjatë viteve të fundit, kjo strukturë ka qënë më e hapura për rekrutimin e efektiveve femra në radhët e saj.
Aktualisht, 13.6% ose 1500 efektiv të policisë në të gjithë Shqipërinë, janë femra, shifër kjo që ka ardhur duke u rritur vit pas viti, fal dhe strategjive të ndjekura.
Tashmë nuk janë të rralla pamjet kur efektivet femra vihen në rreshtin e parë në rast të protestave, apo kur femra në uniformë ndalojnë drejtuesit e mjeteve./TCh/
Sarandë, 6 “policë” me 2 makina tentojnë të grabisin banesën
Një grabitje është tentuar që të kryhet në fshatin Nivicë të Tepelenës nga 6 persona të veshur me rroba policie. Mësohet se autorët kanë qenë me dy makina kur shkuan për të grabitur banesën e Kujtim Matukës.
Grabitja ka mbetur në tentativë pasi u pikasën nga pronari i banesës. Autorët u larguan menjëherë dhe braktisën njërën nga makinat në oborrin e shtëpisë, kurse automjeti tjetër u gjet i braktisur në aksin Gusmar-Kuç.
Sipas burimeve, makina Benz me targa “AA 239 EX” është vjedhur më 28 shkurt në Lushnjë dhe është në pronësi të Eugen Vasiut. Kurse automjeti i dytë me targa “AA 811 LJ” është vjedhur në Vlorë më 4 mars dhe është në pronësi të Xhezmi Henaj.
Nuk dihet asgjë rreth autorëve të ngjarjes, ndërkohë që ata janë arratisur në drejtim të paditur. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Ngjarja ka ndodhur para 3 ditësh më 5 mars rreth oërs 21:00, por nuk është bërë publike.
Foto: Dafina Zeqiri, superseksi në plazh
Pavarësisht temperaturave të ftohta, këngëtarja Dafina Zeqiri di si ti ngrejë ato. Brunia bukuroshe ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka pozuar provokueshëm buzë detit.
Ajo bën me dije se fotografitë janë bërë në Karaibe në Aruba, ku bie në sy trupi i saj tejet në formë dhe i tonifikuar.
Nuk dihet nëse këto foto janë të mëparshmet, apo së fundmi këngëtarja ka qenë me pushime. Prej disa kohësh Zeqiri është në lidhje me një mashkull latin nga Republika Dominikane.
Veliaj - Vasilit: Te Tirana janë paguar më shumë se Ronaldo
I ftuar në mëngjes në emisionin “Koha për tu Zgjuar” në televizionin “Neës24”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka folur edhe për skuadrën e futbollit të Tiranës.
“Paratë e taksapaguesve s’mund të vihen në dispozicion të klubit të Tiranës për një gabim që kanë bërë drejtuesit e mëparshëm, ku një lojtar që ka luajtur vetëm 7 minuta duhet paguar 130 mijë euro. Mendoj se edhe Cristiano Ronaldo nuk merr 130 mijë euro në 7 minuta.
Paratë e taksapaguesve s’mund t’i bëjmë rrush e kumbulla për të plotësuar batutat e ndonjë politikani.
Unë e simpatizoj skuadrën e Tiranës, ashtu siç dua edhe ekipet e tjera të kryeqytetit si ‘Partizani’, ‘Dinamo’ në futboll apo edhe në lojërat me dorë si Farka dhe Dajti.
Më shqetëson më shumë fakti se kemi fëmijë obezë, 20% e tyre janë kështu në Tiranë, duke u marrë me sport do të ndalojmë problemet e tyre. Kjo është ajo që unë inkurajoj” - tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Bon Bon” publikohet në kanalin zyrtar të “Ultra Music”
Era Istrefi ka nënshkruar kontrata me dy prej kompanive më të njohura muzikore “Ultra Music” dhe “Sony”. Ishte kënga “Bon Bon” ajo që i solli fat këngëtares kosovare, e cila tashmë është pjesë e e këtyre kompanive pretigjioze.
Kënga “Bon Bon” tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të “Ultra Music” në “Youtube”, ku kanë mbi 5.6 milionë subscribers.
Foto: Turistja e çmendur, ngordh mjelmën vetëm për të bërë selfie
Ky është momenti kur një turiste tërheq zvarrë një mjellmë nga liqeni i Ohrit, në Maqedoni, vetëm që të dalë në foto me të, për ta lënë më pas të ngordhur në breg.
Gruaja, që raportohet se është nga Bullgaria, e tërhoqi me forcë mjelmin nga krahët dhe e nxori në bregun e liqenit të Ohrit në qytetin me të njejtin emër, në Jugperëndim të Maqedonisë.
Pasi arriti atë që donte, një foto me shpendin e bardhë, turistja e paidentifikuar është larguar duke e lënë në breg të liqenit mjelmën, e cila pak më vonë ngordhi, raportojnë mediat lokale.
Dëshmitarët e shokuar kanë rrëfyer se si mjelma nuk ka reaguar kur ka parë gruan t’i drejtohej, e mësuar me turistët e shumtë që vizitojnë qytetin dhe liqenin e Ohrit.
Fotot e realizuara prej tyre tregojnë gruan që e merr me forcë mjelmën, e cila nga ana e saj lufton me të gjitha forcat për të fituar lirinë, dhe e nxjerr nga uji duke i buzëqeshur aparatit fotografik, e vendosur të bënte një foto me të.
Sipas dëshmitarëve, mjelma qëndroi disa çaste pa lëvizur në breg dhe pak më vonë ngordhi, raporton “Macedonia online”.
“Sex and the City”: Ja 8 gjërat që nuk i dini për të
Ka kaluar 12 vjet nga koha kur është realizuar seriali më i dashur (sidomos për femrat), “Sex and the City”. Sot do t’ju tregojmë disa fakte që nuk i keni ditur nga ky serial i famshëm.
1. Kokteilet që janë përdorur në film nuk janë reale.
2. Protagonistët nuk e konsumonin ushqimin e tyre.
3. Big dhe Carrie nuk duhet të përfundonin bashkë.
4. Sarah Jessica Parker kishte nënshkruar kontratë për të mos pasur skena nudo në film.
5. Cynthia Nixon është aktualisht bionde.
6. Sarah Jessica Parker i ka mbajtur për vete të gjitha rrobat e filmit.
7. Fundet me vello të Carrie-t kushtojnë 5 dollarë.
8. Alec Baldëin duhet të interpretonte rolin e Mattheë Mçonaughey’s.
Njihuni me vjehrrën e kryebashkiakut Erion Veliaj
Këtë 8 mars, personazhe të shumtë publik postuan dedikime për femrat që kanë në krah. Pavarësisht vlerësimit e fjalëve të bukura, më shumë kuriozitet duket se ngjalli pamja, pra se si duken në fytyrë, nënat, motrat apo partneret në fjalë.
Valës së interesit duket se nuk i shpëtoi as vjehrra e kryetarit të Bashkisë.
“Diell i madh i madh, asgjë nuk shkëlqen më fort se ty”,- shkruan Ajola Xoxa në foton me mamanë, ku i uron asaj Ditën e Gruas.
Videolajm: Duke bërë fotot e dasmës...
Kot nuk thonë se... “kur dy martohen 100 tërbohen!”. Por ç’ti bësh kur Perëndia t’i mërr mendë dhe bie pre e fantazive të kameramanit dhe fotografit të dasmës... që kërkojnë sa më shumë englendi me nusen me qëllim që të justifikojnë faturën e kripur të disa orëve punë.
Kështu ka ndodhur edhe me këtë nuse... e cila me rastin e dasmës dhe në punë e sipër për videoklipin e saj, ka bërë një kredhje në det... me gjithë rroba.
Shikoni videon:
Fotolajm: Rrafshohen pemët në Dajt... na rroftë moratoriumi!
Këto foto nuk janë shkrepur në ndonjë nga malet e Veriut apo Verilindjes së vendit, ky pyjet janë rrafshuar, por pranë rrugës për në Parkun Kombëtar të Dajtit, ku prerrja e druve është rreptësisht e ndaluar për çfarë do lloj arsyeje.
Qytetarë të ndryshëm i kanë shkrepur këto foto dhe i kanë publikuar menjëherë në rrjetet sociale, për t’u treguar edhe institucioneve të qeverisë se si po zbatohet “moratoriumi për pyjet”.
“Keto jane foto te shkrepura te dielen ne Dajt...
Videolajm/ Ilir Vrenozi sërish mesah për politikën... dhe një poezi
"Befas dëgjohet fërshëllima, topin e nis Koço Kokëdhima...". “Ka tension s’myllet seanca, kërkohet ndihmë nga ambullanca. Ilir Beqaj goxha burrë... se ndez dot as me të shtyrë...!”.
Pesë gratë që ndryshuan historinë e botës
SUSAN B. ANTHONY
Avokate e famshme për të drejtat e grave. Në vitin 1872, për te ndaluar diskriminimin gjinor, u përpoq për të drejtën e votës për Zgjedhjet Presidenciale. Edhe pse nuk votoi dot, Amendamenti i 19-të në Kushtetutën e SHBA-ve mori emrin e saj: “Susan B. Anthony Amendment.”
Dr. ELIZABETH BLACKËELL
Është femra e parë mjeke, që ka marrë specializim në SHBA. Për të arritur deri aty ju desh të kalonte disa poshtërime, përfshi edhe shkollimin në një institut ku ishte e vetmja femer. Me të motrën, mjeke gjithashtu, ajo hapi në vitin 1856 Infermieristikën për Gra dhe Femijë. Më vonë një institut trajnimi për gratë që diplomoheshin si mjeke.
MARIE CURIE
Femra e parë me titullin Profesor në Universitetin e Sorbonnës në Paris, në vitin 1906. Njeriu i parë në botë që fiton dy Çmime Nobël. I pari ne 1903 për Fizikën, bashkë me të shoqin dhe një bashkëpunëtor të tretë, i dyti për Kiminë në vitin 1911, për punën e saj mbi radioakrivitetin.
NENE TEREZA
Shqiptarja që njihet si me origjinë nga Maqedonia. Ajo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të aktivitetit të saj humanitar në Indi. Ka arritur armëpushimin në Liban për të evakuar një spital, ka ndihmuar në Etiopi dhe në Armeni. Katolikja dhe humanistja e madhe, është nderuar me Cmimin Nobël për Paqe në vitin 1979.
Dr. MAE JEMISON
Astronautja e parë Afro-Amerikane. Fizikante, që përpara nisjes së punës në NASA, është marrë me aktivitet humanitar.
Çfarë i josh femrat më shumë se pamja e bukur e mashkullit
Çfarë kërkon një femër tek një mashkull? Pyetja i ka tunduar gjithnjë meshkujt, duke i bërë ata të besojnë se meshkujt e pashëm kanë një avantazh të pamohueshëm. Megjithatë studimet e fundit nuk tregojnë kështu.
Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se ajo që femrat vlerësojnë më shumë te një mashkull është altruizmi. Në këtë përfundim ka arritur skuadra e hulumtimit të Universitetit Ëorcester e udhëhequr nga Daniel Farrelly.
Për të zbuluar këtë shkencëtarët u treguan femrave fotografi të meshkujve të ndryshëm të shoqëruar me përshkrimin e sjelljes së tyre në situata të ndryshme mirësie.
Pas shikimit të fotove dhe leximit të skenarëve, femrat i vlerësuan se si do t’i zgjidhnin meshkujt për një lidhje të shkurtër ose afatgjatë.
Rezultatet treguan se femrat preferonin meshkujt altruistë. Kjo preferencë ndikonte edhe tek preferenca për tërheqjen fizike. Një mashkull edhe i bukur edhe altruistë ishtë shuma e dy pjesëve më të dëshiruara.
Individët që shfaqnin nivele të larta altruizmi u vlerësuan më shumë se sa ata të pashmit, shkruajnë hulumtuesit. Ndërsa meshkujt e pashëm që shiheshin si kandidatë të pëlqyeshëm femrat i zgjidhnin për kalimin e një lidhjeje të shkurtër.
Këto gjetje japin një kontribut thelbësor në të kuptuarit të sjelljes altruiste në zgjedhjet që bëjnë njerëzit, thuhet në studimin e publikuar në Evolutionary Psychology.
Rezultatet sigurojnë mbështetje të madhe për të parit të altruizmit si një tipar i rëndësishëm në zgjedhjet e partnerit, veçanërisht ato afatgjata.
Edhe pse mashkulli ideal përshkruhet si tërheqës dhe altruist, studimi tregoi se për marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme, femrat zgjedhin në radhë të parë altruizmin. Studimi u publikua në revistën “Evolutionary Psychology”./Telegrafi/
Princi Charles do vizitojë Kosovën, por më parë takon Rita Orën
Princi i Ëellsit, Charles, ftoi një natë më parë këngëtaren me origjinë shqiptare në mbrëmjen organizuar nga fondacioni Mbretëror, "Prince's trust". Mes shumë protagonistëve që u mblodhën për të festuar suksesin dhe arritjet në fusha të ndryshme, Rita Ora bisedoi me ish-bashkëshortin e Princeshës Diana, për Kosovën. Vetë Charles postoi foton duke thënë se me Ritën diskutuan për vizitën që ai do të bëjë këtë muaj në Kosovë.
Foto+18: Gjermania u shpjegon refugjatëve si të bëjnë seks
Qeveria gjermane ka inauguruar sot një faqe uebi ku u shpjegon me ilustrime refugjatëve se si duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale me femrat europiane.
Madje në manual shpjegohet edhe si mund të kryhen marrëdhënie homoseksuale.
Faqja e uebit quhet “Zanzu, trupi im në fjalë dhe imazhe”.
Qëllimi i këtij manuali është të shpjegojë për emigrantët se si duhet të sillen me partnerët e tyre, duke qenë se në vendet e origjinës kanë zakone të ndryshme.
Ai është në 12 gjuhë, përfshirë turqishten, arabishten dhe farsin.
Pas skandalit të përdhunimeve të ndodhura në Këln në natën e ndërrimit të viteve, qeveria gjermane ka menduar të edukojë si duhet refugjatët për të shmangur ngjarje të pakëndshme.
Kanadaja, vendi i ëndërrave ku mund të ushqeheni falas
Finlanda dhe Holanda kanë treguar interesin e tyre për t’i dhënë njerëzve një ndihmë të rregullt mujore, pavarësisht statusit të punës. Qeveria e Ontarios ka njoftuar në shkurt se një pilot-program do të shqyrtohet në provincën kanadeze në fund të vitit.
Ata kanë premtuar që t’iu japin njerëzve çeqe mujore për të mbuluar shpenzimet e jetesës si ushqimin, transportin, veshjet dhe shërbimet tjera.
Zyrtarët në Ontario nuk kanë vendosur ende se kur apo ku pikërisht do të hapet ky lloj program, apo sa do të përfitojë çdo person.
Ndërsa në Finlandë, vendin e vogël shoqëror-demokratik njerëzit do të marrin shtesë 800 euro në muaj.
Shkrihen komisionet e policisë, nëse ju hiqet patenta procedoheni penalisht
Organi administrativ shtetëror apo siç njihet ndryshe “komisioni i policisë rrugore” do të shkrihet. Një grup pune i përbërë nga specialistë të uniformave blu dhe atyre të ministrisë së tranporteve, pritet të nisin së shpjeti punën për ndryshimet e nevojshme në kodin rrugor.
Sipas ekspertëve shkrirja e këtyre komisioneve që janë kthyer në makth për qytetarët, është një vendim i vonuar në kushtet kur gjykatat administrative kanë më shumë se 3 vjet që funksionojnë.
“Unë mendoj që është një pozitivitet dhe qyetarët nuk do të sorrollaten më, e mbi të gjitha nuk do të interpretojë një oficer që ka mbaruar shkollën e rendit, ligjin që është tagër ligjor i jurisitit, gjyqtarit, prokurorit.
Risia e heqjes së këtij komisioni dhe vendosjes që të gjitha problemet shkojnë në gjykatën administrative, si të them, heq ndikimin që një masë që e ka marrë polici rrugor, vete te shefi i tij dhe vendos dhe ai kështu.
Tani largohemi drejt kësaj dhe nëse qytetarit i takon e fiton atje”,- thotë Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore.
Shkrirja e komisioneve, do ti japë një rol kyç efektivëve të policisë rrugore në terren.
Me kodin aktual ata nuk mund të vendosin gjobë në vlerën më shumë se 5 mijë lek të reja ndërsa masa e pezullimit të patentës është atribut i OASH-ve./TCh/
Aurela dhe Dorina të pandara edhe në Paris...
Ato janë të dyja modele shumë të njohura dhe shumë stil. Aurela Hoxha dhe modelja Dorina Gegiçi janë nisur drejt Parisit, ku kanë ndjekur javën e modës pariziene. Sfilatat e Channel dhe të emrave të tjerë të njohur të modës, janë ato që vajzat kanë ndjekur.
Të dyja bukuroshet kanë realizuar dhe sete fotografike me fotograf të huaj në kryeqytetin e modës.
Bukuroshet duket se kanë kaluar shumë këndshëm këtë 8 mars, edhe pse ju ka munguar shumë në këtë udhëtim, miku i tyre i ngushtë fotografi, Endrit Mërtiri.
Video: Kë ju kujton Koço Kokëdhima me këtë fjalim?
“Rroftë Partia Socialiste e qarqeve Vlorë e Gjirokastër; Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë; Rroftë Kryetari i Partisë…”. Ky është fjalimi i deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima.
A ju kujton ky fjalim Enver Hoxhën?
Ky fjalim i bërë në Janar nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është trajtuar edhe në emisionin “Stop”, ku i ftuar ka qenë edhe deputeti Eduart Ndocaj.
Shihni vetë fjalimin e Kokëdhimës…
“Të dua, çun king”, urimi për ditëlindje i këshilltarit të Ramës
“Çun king” e ka quajtur bashkëshortin e saj Artan Shkreli, deputetja Ledi Shamku. Një urim tepër i veçantë ky me rastin e ditës së lindjes së këshilltarit të kryeministrit Edi Rama.
“Shtator 1991. Pikërisht koha kur të njoha. Në foto pas teje zgjodhe të kishe ‘L’Esprit Nouveau’-shqip: ‘Mendësia e Re’. Dhe të përket vërtet kjo frazë, ty, çunit me mendësinë më të re që kam hasë ndonjëherë.
Kanë kalu 25 vjet nga kjo foto. Je prapë çuni me mendësinë e re, aq sa shpesh të them: Tan, ti jeton për ‘nesër’.
Kjo mendësia jote përherë e re mesa duket nuk po më le as mua ‘të vjetrohem’.
Urimin për datëlindje po ta bëj në t’folmen time, siç kanë uru katragjyshat e mi gjithë ata që i kanë dasht fort: TI M’U BOFSH SA HUTA E BARDHË! Të du fort çun king!”,- përmbyll urimin Shamku.
Filmon aksidentin, ja çfarë i thotë polici...
Një shofer ka filmuar skenën e një aksidenti, të ndodhur në Durrës. Teksa kalon disa policë që ndodhen aty, njëri nga ta i thotë: “Mos e bo videon se do na nxjerrësh ke ‘Jeta Osh Qef’”.
Vallë, përse nuk kanë dëshirë policët të dalin tek “Jetaoshqef.al”?
Ndiqni videon:
09/03/2016/....................................
Videolajm: Tirana e vitit 1973... në syrin e gazetarëve francezë
Në këtë video të rrallë të realizuar në Tiranën e viti 1973 janë disa fragmente tepër interesante për kryeqytetin shqiptar. Ky është një nga dokumentarët më të rrallë të realizuar nga gazetarët e huaj në vendin tonë, konkretisht Francezë, pasi ata ishin të vetmit që mund të realizonin këto xhirime të "habitshme", të bëra brenda vendit të izoluar komunist...
Shikoni videon:
Tiranë: Gruaja përplaset nga makina, çohet në spital nga vet shoferi
Një grua është përplasur sot në rrugën “Ferid Xhajko” nga një makinë tip “Ford”.
Në foto duket gruaja e cila ka humbur ndjenjat pas aksidentit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ajo është dërguar në spital nga vetë drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin.
Video: Aurela Hoxha pozon me të brendshme në rrugët e Parisit
Modelja Aurela Hoxha, ndodhet në Paris për javen e modës, nga ku ka ndarë edhe disa video dhe foto në rrjetet sociale.
Në një prej seteve fotografike, ajo ka pozuar me të brendshme dhe me xhaketë lëkure.
Rama bënë “Mea culpa”: Duhet të kisha bërë zgjedhjet në Parti
Edi Rama ka kërkuar “ndjesë” se nuk janë zhvilluar zgjedhjet në PS-ë prej dy vitesh në nisje të Asamblesë së Socialistëve.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Mea Culpa. Është fakt që kjo punë duhej të kishte nisur më parë, 2 vjet e gjysmë më parë duhej të ishte trajtuar çështja e rinovimit të mandatit tim. Kjo Asamble dhe Kryesia duhej të ishin mbledhur, unë jam përgjegjësi kryesor. Sepse duke parë sa shumë kemi përfituar në këto 6 muaj pune serioze me partinë merre me mend sa do kishim fituar po të ishim kujdesur përditë për përtëritjen e partisë.
Kërkoj sinqerisht ndjesën e çdo pjesëtari të kësaj familje politike, dhe absolutisht të askujt tjetër, se askush tjetër nuk ka tagrin të më mbrojë mua dhe moralin e vlerave dhe të parimeve demokratike.
Duan s’duan kundërshtarët tanë të lodhur apo përgojuesit tanë të shumë. Të gjithë ata që nuk na duan kjo parti ka disa merita që nuk i ka asnjë organizatë tjetër politike në këtë Shqipërinë tonë.
Nuk kam qenë i aftë të gjej në rrugën pas zgjedhjeve vëmendjen energjinë kohën e nevojshme për ta bërë edhe këtë detyrë me të njëjtin angazhim dhe efektshmëri që kam bërë detyrën e kryeministrit, se kjo e dyta më kushtoi me pahir, në kushte shumë të rënda që morëm detyrën për të qeverisur vendin. ashtu sic na kushtoi të gjithëve sipas peshës së barrës në kurriz.
Ndjesë nëse dikujt i kam hyrë në hak… Por gjatë gjithë kësaj kohe të qeverisjes dhe të përpjekjeve për të reformuar Partinë Socialiste mësuam nga gabimet e njëri-tjetrit”.
Rama çmonton "alibinë e statutit": Referendum për mua nga socialistët
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama në fjalimin e mbajtur u është përgjigjur akuzave të deputetit Ben Blushi, ndonëse duke mos iu drejtuar direkt atij.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se, akuzat të tilla janë vetëm një fushatë balte, që bëhen sipas tij nga “përgojues” në radhët e PS.
“Na akuzojnë se sollëm kriminelë në Parlament, por ne sollëm më shumë gra në Parlament. Këto akuza janë shpifje të pafundme ndaj çdo pune, çdo reforme dhe çdo vendimmarrjeje”, ka thënë Rama, i cili ka shprehur “keqardhje për ata që mllefin e kanë më të madh se turpin dhe gjuhën më të gjatë se shikimin”.
Sipas shefit të qeverisë, akuzat synojnë të baltosin reformat e ndërmarra nga kabineti i tij, të cilat sipas tij e kanë çuar vendin drejt një rruge të re.
“Por të mos merremi më me ta dhe le ta bëjmë karvanin të ecë më shpejt përpara”, ka thënë Rama, i cili ka rezervuar edhe një mesazh.
“Askush nuk ka tagrin të më bëjë mua moralin e vlerave demokratike”, ka deklaruar kreu i PS, për të shtuar më tej se, “statuti është bërë alibia, kurse qëllimi është ndryshimi i qeverisë”.
“Le të shkojmë në referendum dhe le ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim”, ka propozuar ai.
Një koment kryeministri Rama ka bërë edhe për takimin e Elbasanit, ku të pranishmit vërshëllyen deputetin Blushi kur ai mori fjalën.
“Na vijnë vërshëllima nga stoli i rezervave, na vijnë vërshëllima nga Pallati i Sportit, që natyrisht është diçka e pasjellshme. Më mirë të mos kishin ndodhur, por asnjë nga ato që ndodhën nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe të qeverisë sonë”, ka shtuar Rama.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka prekur edhe ecurinë e Partisë Socialiste në këto thuajse tre vite qeverisje, duke nënvizuar se pavarësisht arritjeve, zgjedhjet e vitit 2017 duhet ta gjejnë atë me një frymë të re.
“Në këto 30 muaj kemi bërë shumë për gjeneratën e sotme dhe gjeneratën pasardhëse. Por për zgjedhjet e 2017-s na duhet një Parti Socialiste e reformuar dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen sociale”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, PS është e vetmja forcë udhëheqëse që mund të ndryshojë vendin dhe i ka cilësuar si baltosje përpjekjet, që sipas tij, po bëjnë subjekte të caktuara kundër reformave të saj.
“Disa parti dhe grupe interesi ilegjitime po mundohen të pengojnë me çdo mënyrë këtë rrugë të re. Por ne do vijojmë reformat për Shqipërinë duke e transformuar Partinë Socialiste dhe dinamikën e saj të veprimit”, ka thënë Rama, duke premtuar një shtrirje të partisë më pranë qytetarit./ TCh/
"Hakmarrja për Drejtësi", Gjykata e Lartë kthen në Apel dosjen
Gjykata e Lartë ka marrë sot vendim për të rikthyer edhe njëherë në rigjykim në Apel dosjen ndaj bandës “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Pritet që çështja në Apelin e Krimeve të Rënda të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjyqësore.
Vëllezërit e dënuar Orik dhe Laerft Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njeri prej figurave më të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991.
Gjykata e Lartë e Shqipërisë riktheu për gjykim çështjen e organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Pasi prishi gjykimin në fuqi, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti. Ai bashkë mes 10 personave kanë marrë dënime nga 5 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për disa krime të rënda.
Veç Orik Shytit, në organizatë kanë qenë i vëllai i tij Laerti, Altin Arapi dhe Gentian Caka të dënuar me burgim përjetë.
I dënuari Orik Shyti e mori vendimin në mungesë gjatë gjykimit, pasi është azilant në Zvicër.
Vëllezërit Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njeri prej figurave të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991.
Aredin Shyti u dënua me 17 vjet burg për “vrasje me dashje indirekte” të 4 demonstruesve të civilë në 2 prill 1991 në Shkodër.
Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasjen e drejtorit të burgjeve, vrasjen e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompansië “VEFA” dhe të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku që kur organizata u shfaq, sipas autoriteteve, në 12 tetor 1996.
Mbështetësit e Blushit krijojnë “Lëvizjen për Demokraci” në PS
Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë themeluar sot “Levizjen për Demokraci”, një grupim brenda kësaj force politike që kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar.
Burime nga asambleja bëjnë të ditur për “Panorama” se kjo lëvizje, platforma e së cilës do të dorëzohet sot, përbëhet nga tre deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani si dhe Maqo Lakrori (i cili do publikojë platformën), Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama.
Bie në sy që në listën e themeluesve të kësaj lëvizje mungon Arta Dade, e cila deri më dje ishte shumë aktive pro Blushit. Ndërkohë që dje kryeministri Rama tha se Dade mund të jetë ministre e Brendshme në të ardhmen.
Do'stlaringiz bilan baham: |