Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet91/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   352

Nga Blendi Fevziu

A do të presë Shqipëria refugjatë dhe a duhet të presë Shqipëria refugjatë?! Këto dy pyetje në dukje identike, prekin një problem me të cilin vendi do të përballet në realitet, por të cilit duhet t’i japë edhe një përgjigje parimore. Ku dallojnë të dyja pyetjet?

E para ka lidhje me situatën reale. Në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë janë grumbulluar disa mijëra refugjatë sirianë që po tentojnë të kalojnë tranzit drejt Europës Perëndimore. Ata nuk duan të vendosen as në Greqi, as në Maqedoni, as në Serbi e as në Shqipëri, por në rrugëtimin e tyre, ndalimi në një nga këto destinacione mund të jetë i gjatë, mbase edhe me muaj.

Bllokimi i kufirit Serb dhe tani edhe Maqedonas, mund të orientojë një fluks refugjatësh drejt Shqipërisë. Asnjë s’di ta thotë se sa mund të jetë numri i tyre dhe askush s’di të thotë se cila do jetë rruga që ata do të përdorin drejt perëndimit. Shqipëria nuk ka as rrugë hekurudhore dhe as transport publik të lidhur me vendet europiane. Por Shqipëria ka eksperiencë në trafikimin e qenieve njerëzore përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe kjo mund të shfrytëzohet nga trafikantët.

Përveç frikës së trafikantëve dhe fuqizimit të tyre, Shqipëria nuk ka infrastrukturë dhe mjete për pritjen e refugjatëve. Strukturat tona të ndihmës janë thuajse inekzistente dhe vetëm një ndërhyrje nga institucionet e specializuara ndërkombëtare mund të zgjidhë një pjesë të problemit.

Pyetja e dytë ka lidhje me parimin. Shqipëria është një vend emigratësh. 1/3 e popullsisë së saj jeton jashtë e larguar në 25 vitet e fundit. Emigracioni ka qenë një prej dhimbjeve tona dhe padyshim, ne jemi populli më përfaqëësues i kësaj drame në Europë. Imazhet e anijeve të mbushura plot me njerëz të dëshpëruar që lundronin drejt Italisë janë një pamje e pashlyer për të gjithë. Shqipëria ka luftuar për një çerek shekulli paragjykimet ndaj emigrantëve. Ka luftuar kundër Lega Nord dhe ekstremistëve grekë.

Nëse sot Shqipëria do vendosë mundësinë mbi parimin, ajo do bëjë një gabim jo të vogël. Nëse ajo do t’ju thoshte refugjatëve sirianë STOP; nëse ne do fillonim të justifikoheshim me pamundësinë apo gjendjen e vështirë ekonomike; nëse ne do të mbyllim kufijtë siç deklaroi Kryeministri, nuk do bëjmë asgjë tjetër veç do të shkelim mbi gjithë atë që kemi thënë për 25 vjet me rradhë. Do shkelim mbi të drejtën e çdo njeriu të globit për një jetë më të mirë; do shkelim mbi lirinë. Nuk do bëjmë asgjë tjetër, veç do ju japim të drejtë deklaratave ekstremiste që kemi përbuzur për vite me rradhë. Do ju japim të drejtë atyre që thoshin: shqiptarët t’i mbysim në det, ose atyre që thoshin t’i ndjekim me qen nëpër shtigjet e kufirit.

Dhe e fundit, nëse ne mbyllim kufijtë për ata njerëz në nevojë, shkelim mbi ata 1.5 milion shqiptarë, që në rrethana të ngjashme ikën këto vite nga Shqipëria. Kur drama e tjetrit ka qenë për shumë vite drama jote, të fyesh atë, do të thotë të fyesh vetveten!/Marrë nga Opinion.al/




Video: Shikoni si “fluturon” macja nga frika, ja çfarë ndodh…

Ky është momenti kur një mace frikësohet nga sulmi i qenit ndërsa për të shpëtuar ajo bën një kërcim mahnitës.

Një mace e bardhë është filmuar gjatë momentit të frikës ajo “fluturon” dhe përplaset me shtëpinë e komshiut.

Video është bërë publike në “Youtube”, si dhe nga shumë agjenci lajmesh, ku në vetëm disa minuta ka marrë mijëra klikime.



Ilir Meta në derbin e Tiranës, për kë bën tifo?

Pas një seance plenare të shumëdiskutuar, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është parë sot në stadium, në derbin e kryeqytetit. Në foton e realizuar për “Opinion.al”, Meta shihet pranë presidentit të Partizanit, Gaz Demi dhe Sekeretarit të Federatës, Ilir Shulku. Në tribunën “VIP”, shohim edhe ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Erion Braçe. Për kë bëjnë tifo politikanët?


Fotot e NASA: Ja si ka ndryshuar pamja e Tokës në 100 vite

Nëse ju i krahasoni këto fotografi të cilat mund të gjenden në ueb sajtin e NASA-së, ju mund të shikoni se si në të vërtetë njerëzit e kanë ndryshuar pamjen e botës përgjatë viteve.

Diferenca e këtyre fotografive është gjatë një periudhe 5 deri 100 vjet.


E çuditshme, astronauti u rrit me 8 centimetra në hapësirë

Pasi qëndroi pothuajse një vit në hapësirë, trupi i tij është zgjatur për tetë centimetra. Sipas Jeff Ëilliams nga NASA, astonautët që qëndrojnë në hapësirë me kohë i’u rritet shtylla kurrizore.

Misioni i Kelly dhe kozmonautit rus, Mikhail Kornieko ishte për të studiuar efektet që mund të sjellë në trupin e njeriut qëndrimi për një kohë të gjatë në hapësirë.

Në këtë rast do të bëhet krahasimi ndërmjet Astronautit amerikan Scott Kelly dhe binjakut të tij identik, Mark.

Para se të ulej në tokë, Kelly tha se ndihej shumë mirë fizikisht, “por izolimi nga njerëzit është pjesa më e vështirë”,- tha ai.
Video/ Berisha: Gjyqi ndaj Blushit, kthim në totalitarizëm për PS

Ish-Kryeministri Sali Berisha kritikon sjelljen ndaj Blushit si shkrimtar në takimin e Elbasanit. Sipas tij, ky është gjyq tipik i komunizmit.

“Kur një parti dënon veprat letrarë të Ben Blushit, është kthim në totalitarizë. Veprat e Blushit nuk janë pronë e Partisë Socialiste. Ky është kthim në psikologjinë e totalitarizmit”.

Sipas ish-Kryeministrit Berisha, Edi Rama ka vendosur në Shqipëri shtetin policesk.

“Ka një gjë. Ky zotëri ka në programin e qeverisë, një polici-një shtet. Manualet policeske këtë e kanë ligj themelor”,- tha Berisha në “Zonë e Lirë”.

Sipas Berishës, vetëm revolucioni demokratik është zgjidhja.

“Edi Rama nuk largohet me votë, vetëm me revolucion demokratik”.


Sali Berisha përshëndet Angela Martinin. Ja arsyeja pse...

I rikthyer pas dy vitesh në emisionin “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, të cilën e drejtoi për më shumë se 20 vite si kryetar, ka gjetur rastin t’i çojë një përshëndetje të përzemërt për modelen e famshme shqiptare Angela Martini.

Arsyeja e përshëndetjes për Angelan ishte se pikërisht kujtimi i z. Berisha se, kur ishte në studion e Arian Çanit dy vite më parë, kishte në krah pikërisht modelen e suksesshme shqiptare.

“Rikthehem në këtë studio pas dy vitesh, dhe me këtë rast dua t’i bëj një përshëndetje të veçantë modeles Angela Martini”,- u shpreh ish-kryeministri.

Më pas, Berisha ka marrë përgëzimet e Çanit, për kujtesën e fortë.
Berisha: Edi Rama të kërkojë azil politik, zgjedhje të parakohshme

“Edi Rama mund të mendojë të kërkojë azil politik”. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Zonë e lirë”, teksa i është referuar asaj që ai e quan “revolucion demokratik”, për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Berisha u shpreh, se shqiptarët po presin të shohin Partinë Demokratike në pushtet dhe shanset janë për zgjedhje të parakohshme.

Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, deputeti Berisha është shprehur se, ai ndikon tek PD-ja, por jo më pak se sa tek Edi Rama dhe PS-ja.

Me këtë fjali, Berisha i është përgjigjur pyetjes së Arian çanit, lidhur me mënyrën se si ndërkombëtarët shohin Berishën; si ish-Kryetar i PD-së, si Kryeministri i ardhshëm apo si Kryetar aktual i PD-së.

Ish-Kryeministri Berisha është shprehur se, ai është pjesërisht i kënaqur nga ligji për dekriminalizimin.

Ai u shpreh njëkohësisht se, parlamenti është një çerdhe kusarësh dhe se Partia Demokratike, do të parashikojë atë që quhet djegie e mandateve dhe largim nga parlamenti.

Më poshtë, video e plotë e Berishës mbi këtë argument.


Gjebrea: Nuk kisha synim të shfajësoja Rrokun, por...

Moderatori i mirënjohur Ardit Gjebrea ka reaguar për herë të parë për intervistën e transmetuar një javë më parë me Marjan Rrokun, në rubrikën “24 orë me…” në programin e “Diela Shqiptare”.

Ky reagim vjen në një kohë kur, intervista e Gjebreas me Rrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canaj, ka shkaktuar një debat të gjerë në media dhe rrjete sociale.

Me anë të një deklarate të postuar në faqen e tij në Facebook, Gjerbrea ka shpjeguar arsyet se përse zgjodhi të intervistonte Marjan Rrokun dhe u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e kritikuan.



Reagimi i plotë i Ardit Gjebreas:

Nëse do të nevojitej të shpjegoheshin ngjyrat në një tablo, atëherë jo domosdo është faji i pikturës. Nëse do të duhej të shpjegohej ritmi i një zhanri muzikor, si rregull ky nuk do të ishte faji i muzikës. Nëse do të duhej të shpjegoheshin njëra pas tjetrës arsyet e marrjes së një interviste, si lindi ideja, pse u zgjodh ai subjekt për t’u intervistuar, çfarë tha, si e tha, pse e tha, atëherë me gjasë vetë intervista ka një problem.

Unë sot nuk dua as të gjej probleme të tilla, as të sajoj probleme edhe aty ku nuk ka dhe as të trajtoj si problem një vorbull të jashtëzakonshme mediatike me të vërteta, me gjysëm të vërteta dhe me gënjeshtra të plota që shpërtheu prej ditësh. Në jetë, si në politikë dhe në shah, nuk shkohet gjatë duke i nisur fjalitë me nëse, por nëse një shërbim gazetaresk do të paragjykohej në këtë formë dhe në këtë mënyrë, atëherë vetë shërbesa nuk do të kishte të bënte shumë me këtë formë të komunikimit njerëzor.

Për kritikët dhe cinikët do të ishte shumë më e lehtë ose të përgjigjesha me heshtje dhe të vijoja punën time, ose të zgjidhja të pranoja gjithë marrëzitë që në forma dhe ngjyra të ndryshme u shfaqën në gjithë ditët e kësaj jave – duke pranuar që në krye të herës se pas intervistës të bërë në burg me një të dënuar me burgim të përjetshëm, në të vërtetë ka një teori konspiracioni – se bashkë me grupin e xhirimit, në këmbim të shumë milionë eurove gërmuam për 24 orë një galeri të nëndheshme për të bërë të mundur arratinë e të dënuarit.

Për kritikët, cinikët dhe të ngeshmit e shumtë të botës sonë të vogël kjo do të ishte lehtësisht e kuptueshme, e pranueshme dhe ndoshta në këtë moment do të më akordonin edhe faljen e tyre.

Nuk dua të flas me ta. Nuk dua të flas për ta. Po them vetëm dy fjalë për shikuesit që më kanë ndjekur dhe i kam ndjekur, me aq sa kam mundur e ditur në shqetësimet apo gëzimet e tyre.

E vërteta ime për çfarë “tronditi” botën tonë të vogël mediatike është shumë më e thjeshtë. Prej më shumë se 10 vjetësh, ekzaktësisht në vitin 2005 pata idenë të bëj një emision të ngritur mbi paradigmën: “24 orë me…”. E kam biseduar fillimisht me kolegen time Afërdita Saraçini Kelmendi, e cila u tregua mjaft entuziaste dhe madje edhe më nxiti ta bëja realitet. Afërdita ishte testi i parë që kalova. Testi i dytë ishte shumë më i komplikuar. Ishte koha e munguar, angazhimet e shumta dhe të ndryshme, fakti që jetësimi i një ideje të tillë ishte shumë i komplikuar, që kërkonte ekip dhe shumë e shumë detaje të tilla. Por çfarë flinte vetëm priste të zgjohej bashkë me listën e gjatë të personazheve që kisha menduar. “24 orë me…” një bari, një lypës, një mjek, një mësues, me një edukatore kopshti, një polic, peshkatar, biznesmen, i ngujuar, etj. Në këtë liste ishte edhe një i burgosur.

Eshtë njerëzore që të gjykosh të tjerët. Të flitet për ta. Për jetën e tyre. T’i gjykojmë për mënyrën si flasin, si reagojnë, si sillen në rrethana të caktuara. Por përgjithësisht bëjmë një gabim që na çon në paragjykim: Që ta kuptosh deri në fund Atë, Ti duhet të jesh Ai.

Me një fjalë, nuk e kupton asnjë nga këta personazhe që përmenda nëse nuk e “projekton” jetën e tyre qoftë dhe për një çast në lëkurën tënde. Unë e mendova ta zgjas 24 orë këtë çast. Kjo ishte ideja ime modeste, ky është thelbi i “24 orë me…”.

Ndalojmë tek i burgosuri!

Projektova në mendje tipologjinë e këtij të burgosuri, që mundësisht të ishte i privuar nga liria për jetë. Sigurisht pakkush do ta pranonte të bënte publike jetën e tij në ekran. Marjan Rroku e pranoi. E kërkova unë dhe nuk më zgjodhi ai mua.

Kushdo tjetër në vendin e tij dhe në rrethanat e tij, do të kishte kryer një krim të rëndë dhe pas tij do të ishte dhembja e pafundme e familjes së viktimës. Për fat të keq, kjo ishte familja Canaj, trishtimin, pezmin dhe plagën e pangushëllueshme të së cilës intervista e vrasësit Rroku e riktheu sërish në kujtesë. Edhe pse është e paharrueshme.

Por intervista ishte thjesht dhe vetëm jeta e një të burgosuri në 24 orë dhe asgjë më shumë. Kush tha se kisha ndërmend apo kisha mundësi dhe qëllim të fajësoj apo të pafajësoj Rrokun, se shkova të investigoj mbi një histori të mbyllur me dënim të formës së prerë?

Nuk kisha asnjë nga këto synime sepse as nuk mundja dhe as nuk ishte ky qëllimi im. Intervista nuk ishte një ofertë supermarketi brenda të cilit gjendet gjithçka që do të donte “blerësi” edhe cinik, edhe kritik, edhe i ngeshëm, edhe i vetëtitulluar si kriter i së vërtetës.

Nuk dua të përdor të njëjtin kut gjykimi me gjithë ata që më gjykuan publikisht se më mungoi nervi i gazetarit investigativ dhe se nuk zbulova çfarë kishte ndodhur në ngjarjen e 15 vjtëve më parë. Nuk dua ta bëj sepse do të më duhej të vija në pah mungesën e padurueshme të të njëjtit standart gjykimi: po ata, pse nuk “investiguan” në dy emisionet e para të të njëjtit cikël, “24 ore me…” Gianni Overi – Konsulli i nderit i Shqiperise ne Itali apo “24 ore me…” Eneida Hoxha – mjeke e urgjences? I njejti format, i njejti koncept, te njejtat intervista, i njejti intervistues.

Pse nuk investiguan në qëndrimet e mia, sa për të marrë një shembull, kur në programin “Pro dhe Kundër” për dënimin me vdekje, unë “votoja” Pro?! Pse këta puritanë të ligjit, moralit dhe ndershmërisë nuk më gjykuan keq kur shpërtheva live gjatë historisë së një vajze të dhunuar nga i ati duke thënë se tipa të tillë duhen varur. Nuk marr përsipër të them që kam të drejtë, por respektoj ligjin që thotë ndryshe, siç respektoj këdo që do të mendonte ndryshe nga unë. Me përjashtim të atyre që thjesht gënjejnë.

Sepse cinikët, kritikët, të ngeshmit dhe dembelet e kam të vështirë t’i mirëkuptoj kur gënjejnë hapur: kur ose thonë, ose lenë të kuptohet se vajta në burg me idenë për ta nxjerrë jashtë tij Rrokun.

Eshtë njerëzore që çdo njeri i privuar nga liria të shpresojë lirinë. Eshtë njerëzore edhe që çdo fajtor i quajtur i tillë nga shoqëria, të besojë në pafajësinë e tij. Rroku nuk besoj se bën përjashtim nga ky rregull, por në emision ai pohoi për herë të parë vrasjen që për kaq kohë ja kish mohuar familjes në Shqiperi dhe Amerike. Kur e pyeta per familjen e viktimes u shpreh se “…nuk ka te drejte robi te marre jeten e robit”.

Ne ekran u shfaqën vetem 45 minuta të gjithë orëve që me ekipin e Klan kalova ne burg. Duhet ta provosh që të kuptosh se brenda hekurave ekziston një botë paralele, e ndryshme nga bota jonë e zakonshme. Ndaj edhe ndjesia vjen natyrshëm: ajo që mendon kur je jashtë dhe ajo kur je brenda dhe në fund kur del nga skëtera burg, si e gjykon.

Më përmendën një pikë loti në emision. Cinikët dhe gënjeshtarët thanë se u përlota për një vrasës. Për të tjerët dhe jo për ta, po them se mendova për birin e tij, që nuk e zgjodhi të atin, që jetonte deri një javë më parë në një gënjeshtër dhe që e dinte të atin një hero që luftonte për Amerikën. Për herë të parë, ai dhe e ëma do të mësonin të vërtetën për babain dhe bashkëshortin nga një ekran. Do të mësonin të vërtetën e pamëshirshme si vetë jeta. Të pamëshirshme si dhe mënyra me të cilën vetë Rroku kishte marrë dy jetë të pafajshme…

Fati zgjodhi pikerisht atë fëmijë që te behej shembull, per të kuptuar se ai “çeles” i kurdisur prapa trupit, sic e spjegoi Marjani momentin e vrasjes, nuk duhet te “kurdiset”. Ai “çeles” duhet te jete OFF gjithe jeten, sepse nëse e kthen në ON i ke marrë jeten jo vetëm tjetrit, por edhe vetes.

Sepse duke marrë çfarë ka dhënë Zoti, duhet pritur jo vetëm ndëshkimi i shoqërisë, ligjit apo moralit, por mbi të gjitha, edhe ndëshkimi i Zotit. Dhe gjykimit të Tij nuk i shpëton dot askush. Pavarësisht statusit, pavarësisht emrit.

Nuk kam asnjë problem me gjithë ata që nuk mendojnë si unë. Kam parë edhe shumë më keq në jetën time. Por kam kuptuar se e keqja është një standart i pafundëm, është një vijë horizonti të cilën sa më shumë ta ndjekësh, aq më larg ikën. Njëlloj si ligësia.

Kam kaluar “24 orë me…” një njeri që e nxjerr jetesën duke lypur mëshirën njerëzore. Që ta kuptoja vetë më mirë dhe që ta sillja në ekran sa më të vërtetë atë fat njerëzor, lypa dhe vetë. Provova të trokas i maskuar në xhama makinash, në sy indiferentë njerëzish edhe që i njihja, në zemra të akullta brenda makinash të ngrohta, në shpirtra të vjetër brenda kostumesh të markave më të shtrenjta. Provova të mos ekzistoj duke ekzistuar.

E keqja nuk ka fund, kurse koha po. Dhe tani është koha që të kthehem në punë. Ndjesë për këtë kohë që ju mora duke ju bërë të më lexoni diçka që nuk do të doja ta shkruaja!/tvklan.al/


Kë forcë politike prefereron ish-kryeministri Berisha në Kosovë...?

“Unë kam ruajtur një distancë me gjitha partitë në Kosovë. Por, dua të them, se gjatë kësaj kohe kam respektuar veçanërisht lidhjet tradicionale me LDK’në”.

Kështu ka thënë ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Berisha po ashtu ka lavdëruar krahun e luftës në Kosovë.



Berisha: Do ta pranojmë Byronë e Hetimit të pavarur

Deputeti demokrat Sali Berisha ka folur në studion e “Zonë e lirë” edhe për qëndrimin e tij lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Berisha është shprehur se bazohet në idenë e një byroje të pavarur dhe nëse është e tillë, ajo do të votohet nga ana e PD-së.

Ja si e plotëson, Berisha mendimin e tij mbi këtë argument.



Atentat me armë në Tiranë, plagoset rëndë një 37-vjeçar

Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në zonën e Tiranës së Re.

Rreth orës 21:30, në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. S., 37 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e të plagosurit për në QSUT.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Koalicion me Meten? Berisha surprizon me përgjigjen...

I ftuar në “Zonë e Lirë” ka qenë më i sinqertë se mendohej në lidhje me koalicionin me Ilir Metën: “Unë kam dhënë dorëheqjen dhe nuk përcaktoj koalicionet. Por mendoj se koalicionet pas zgjedhore përcaktohen nga ajo çfarë votuesit vendosin. Unë nuk isha në 2009 dhe nuk do isha sërish që vendi të përsërisë zgjedhjet, në rast se votuesit nuk I japin asnjë partie shumicën për të qeverisur. Në këtë rastë koalicioni është zgjidhja”,- deklaroi Berisha duke mos përjashtuar koalicionin me LSI-në pas zgjedhjeve.


Atentati në Tiranë, i plagosur punonjësi i Ministrinë e Brendshme

Identifikohet personi i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në një atentat të ndodhur në Tiranë. Burime nga policia e kryeqyteti kanë bërë të ditur se, personi i cili ka mbetur i plagosur është punonjës në Ministrinë e Brendshme.

“Shtetasi i plagosur quhet Viljon Sakollari, me detyrë shofer tek parku i Ministrisë së Brendshme”,- bënë të ditur burime nga uniformat blu të Tiranës.
Video: Ja çfarë tha Berisha për shkarravinat e Ramës...

Gjatë gjithë intervistës së tij në emisionin “Zonë e lirë”, ish-Kryeministri Sali Berisha është treguar i ashpër me pasardhësin e tij Edi Rama, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe pikturat e tij, të cilat Berisha i ka cilësuar “shkarravina”.

Më tej ai ka thënë sërish për kryeministrin Rama edhe se “i vetmi politikan që i ka dalë haptas që ka kërkuar 20% kur ishte Kryetar Bashkie”.

Kështu e ka cilësuar Sali Berisha, Kryeministrin aktual Rama, ndërsa ka folur gjatë për vilën e tij në Surrel, ku sipas Berishës, vetëm gjatësia e themeleve arrin në 57 metër.

“Byroja është gracka ku shpirti i tij kapet si laraska”, ka shtuar Berisha, ndërsa ka bërë me dije se, “Rama ka kufi për para vetëm qiellin”.

Berisha për Soros-in: Ai, një spekulant i tëmerrshëm dhe opskur
Për Sali Berishën, Xhorxh Soros, është një spekulant profesionist dhe mbështetës i Edi Ramës, pasi në mes tyre është një grua. Këto deklarata ish-kryeministri Berisha, i bëri pak më parë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani.

Duke folur për filantropin Soros, Berisha tha se ai kryen vepra për të cilat librat e shnjët flasin se ato janë mëkate. “Ai spekulon dhe përfiton prej parasë dhe prej krizave të ndryshme. Por për këtë gjë nuk ka për të parë dritë në jetën tjetër dhe do të heqë shumë keq”,- ka thënë ish-kryeministri Berisha.

Ai ka zbuluar dhe se çfarë i ka thënë Xhorxh Soros kreut demokrat në takimin e vitit të kaluar në selinë e PD-së: “Jam i lumtur që Edi Rama është kryeministër”,- mësohet t’i ketë thënë Soros Bashës, sipas deputetit Berisha.
06/03/2016/.................................

Statuti: Ja kur do të votohet për kreun e PS dhe kriteret për dhuratat e partisë

Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet më 19 mars dhe do të votohen ndryshimet në statut. Në këto ndryshime, përcaktohet edhe mënyra se si do të votohet me kryetarin e partisë, kur do të zhvillohen zgjedhjet për këtë post dhe çfarë ndodh nëse partia është në pushtet.

Në këtë aspekt, PS ka huazuar nenin 42 nga Partia Laburiste në Britani për zgjedhjen e kryetarit, që sërish është sipas parimit një anëtar një votë, shkruan gazeta ‘Shqip’.

Konkretisht nëse partia është pushtet dhe kryetari i saj është Kryeministër, atëherë nuk do të bëhen zgjedhje. Këto të fundit do të bëhen vetëm nëse 10% e delegatëve kërkojnë zgjedhje për kryetarin e PS, edhe nëse partia është në pushtet.

Një tjetër pikë e ndryshimeve të statutit është edhe Asambleja, për të cilën përcaktohet që nga 145 anëtarë, parashikohet të jenë 220 veta, 5-10% e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare do të jenë përfaqësues të sindikatave.

Pikë tjetër gjithashtu janë dhuratat, të cilat do të pranohen nga financierët e partisë dhe regjistrohen në librin e mbajtjes së llogarive. Nuk do të pranohen dhuratat që kalojnë shumën 1000 Euro nga shtetas të huaj ose shqiptarë që banojnë jashtë vendit.



Plas lufta e hapur mes botuesve Bolino dhe Kokëdhima

Flitej prej kohësh se marrëdhënia mes dy botuesve mbështetës të kryeministrit Rama nuk ishte e qetë. “Beteja” e tyre për influenca në vendimet e pushtetit ka bërë që tashmë mes botuesit të gazetës “Shëkulli” Koço Kokëdhima dhe Karlo Bolinos së “Shqiptarja.com” të ketë luftë të hapur.

Këta të dy u bënë bashkë pak përpara zgjedhjeve të vitit 2013 dhe krijuan televizionin “A1 Report” me aksione të barabarta. Pas zgjedhjeve u ndanë.

Fillimisht gjërat ishin në heshtje, por tashmë janë bërë publike. Gjithçka “plasi” pak ditë më parë kur u shkarkua nga detyra kreu i UKT të Tiranës Neritan Gjojdeshi pas skandalit të faturave të fryra të ujit për muajin janar.

Gjojdeshi njihej si një njeri i afërt i deputetit socialist. Në krye të UKT-së erdhi Redi Molla, i cili më parë kishte drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Njeriu që Erion Veliaj dërgoi në këtë post shënoi pakënaqësinë e Kokëdhimës që menjëherë nisi sulmet ndaj kryebashkiakut me anë të gazetës “Shekulli”.

Në 4 mars kjo gazetë sulmoi këndin e lojërave te liqeni. "Këndi i lojërave te Parku i Liqenit, probleme me ligjin dhe mjedisin",- ishte titulli i madh i kësaj gazete që citonte një nga protestuesit e parkut të ideuar nga Veliaj.

Nuk ka zgjatur shumë përgjigja e Bolinos me anë të medieve të tij. Fillimisht ai e konsideroi të papranueshëm sulmin që i bëhej kryebashkiakut Veliaj dhe madje solli në vëmendje edhe lëvizjet në UKT.

Këtë të shtunë (5 mars) “shqiptarja.com” e Bolinos boton një lajm nga zgjedhjet për delegatët e Kongresit në qarkun e Vlorës ku e akuzon Kokëdhimën se ka shkelur statutin duke vënë emrin e tij të parin në listën e votimit, ndonëse nuk ka nevojë të votohet pasi si deputet është automatikisht delegat në Kongres.

“Kjo është hera e parë ku një deputet i cili është automatikisht delegat i Kongresit, bëhet pjesë e fletës së votimit duke konsumuar kështu vendin e një kandidati tjetër për t'u zgjedhur delegat. Pra në Vlorë ka rrjedhimisht një delegat më pak”,- shkruan “shqiptarja.com”.

Në shkrim thuhet se “veprimi i Kokëdhimës është me shumë mundësi një testim që ai po i bën vetvetes në bazën e partisë ose mund të ketë të bëjë me një frikë të mundshme për ndërprerjen e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese”. Ende nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë kryeministri Rama në këtë konflikt mes dy njerëzve të tij të besuar./lapsi.al/


SHBA, kërkohet arrestimi i Bill Clinton?

Me mijëra njerëz po bëjnë thirrje për arrestimin e Bill Clintonit, pasi ish-Presidenti i SHBA-ve thuhet se, ka bërë fushatë për bashkëshorten e tij shumë afër vendvotimeve.

Në disa raste, qytetarët amerikanë thonë se, ai ka bërë fushatë edhe brenda vendvotimeve. Një peticion, i nënshkruar nga 95,000 persona, është nisur nga përkrahësit e Bernie Sanders që thonë se, Bill Clinton ka bërë fushatë për Hillaryn në afërsi prej rreth 45 metrash nga vendvotimet.

“Kjo është një thirrje për arrestim të menjëhershëm për Presidentin Bill Clinton për shkelje me vetëdije të ligjeve të fushatës”,- thuhet mes tjerash në peticionin në fjalë, raportojnë mediat amerikane.

Ndërkaq, në ueb-faqen e Sekretarit të Shtetit Massachusetts, Ëilliam Galvin, shkruan:

“Në ditën e zgjedhjeve, disa aktivitetet ndalohen të kryhen brenda vendvotimeve dhe në distancë 45 metra larg vendvotimeve, përfshi edhe kërkesën e votave pro dhe kundër, apo ndonjë formë tjetër të promovimit apo kundërshtimit të ndonjë personi a partie politike”.

Përkrahësit e Sandersit thonë se ish-Presidenti ka marrë pjesë në një tubim jashtë një vendvotimi në Neë Bedford dhe ka hyrë brenda vendvotimeve në dy komunitete tjera, shkruan “Neë York Post”.

Hillary Clinton mposhti të martën Sandersin në Massachusetts, 50 me 49 për qind.



Fotolajm: “Më jepni 1 Dollar, ndryshe votova për Donald Trump!”

Një lypës në rrugët e Amerikës ka gjetur një mënyrë krijuese për t’i detyruar kalimtarët t’i japin para. Në një tabelë të madhe, ka shkruar: “Me jepni një dollar përndryshe do të votoj për Donald Trump”.

Pamja që tashmë është bërë hit në rrjetet sociale në internet, pasqyron shqetësimin në rritje mes shumë amerikanëve për pasojat e një presidence të miliadierit njujorkez.

Nga njëra anë, miliona njerëz kanë besim te shndërrimi që sjell zgjedhja e tij, shumë më tepër amerikanë e shohin me tmerrin që shihet ardhja e një katastrofe shkatërrimtare. Sipas kritikëve të tij, në peshore mund të jetë vetë demokracia amerikane.

Sipas mbështetësve të tij, ai është shpresa e fundit e demokracisë amerikane.

Eja adopto një çadër”: Nis sot protesta kundër mdërtimit te liqeni

Shoqëria civile ka vendosur të zhvillojë një protestë “non stop” pranë liqenit artificial për të kundërshtuar ndërtimin e një këndi lojërash në të. Në Facebook është krijuar një grupim që me ironi është quajtur “Adopto një çadër” (nga "Adopto një çerdhe") dhe që nënkupton ngritjen e çadrave për të qëndruar aty papushim.

“Këmishët portokalli dhe grupet e ekzekutimit të pemëve janë duke vazhduar në mënyrë intensive dhe të pa reshtur shkatërrimin e bazamentit natyral të parkut dhe piketimin e pemëve. Kjo procedure e pa ligjshme dhe e pa dëshiruar do i hapë rrugë perdes së betonit që do vërshoj mbi parkun e vetëm të Tiranës ditët në vazhdim.

Ne kuadër të këtij primitiviteti dhe qëndrimi tejet arrogant të Bashkisë Tirane e cila jo vetem vazhdon të shkaterrojë parkun pa e pasur as dokumentacionin e nevojshem ligjor edhe as mbështetjen qytetare por shkon deri aty sa natën vonë shkul në fshehtësi edhe filizat e reja të pemëve që u mbollën nga vetë qytetarët, konsiderojmë si nevojë urgjente mbrojtjen e parkut nga dritëshkurtësia e kollareve klienteliste.

Ne datë 06.03.16 ditën e djelë ora 12:00 , në parkun e vetëm të Tiranës qytetarët montojnë cadrat.

Eja adopto edhe ti një çadër!!!”,- thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.



Fotot e rralla: Si ishte dikur gjimnazistja Hillary Clinton

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, nuk ka qenë gjithmonë kaq e famshme. Para se të niste garën për Presidente për herë të dytë, Sekretarja e Shtetit, senatorja nga Neë York, Zonja e Parë, avokatja, studentja e “Yale”, atëherë Hillary Rodham, ishte një adoleshente nga zona e Chicago-s dhe pjesë e klasës së parë të të diplomuarve në “Maine South High School”.

Ajo gjithashtu ishte republikane që përkrahu senatorin ultra-konservator Barry Goldëater në zgjedhjet e vitit 1964 në Arizona.

“Në atë kohë, besoni ose jo, isha republikane si babai im”,- shkroi ajo më 2008-n në “Chicago Sun-Times”.

Falë “Classmates.com”, mund t’i shihni fotot nga ditët si gjimnaziste të Clinton në “Park Ridge”, Illinois.
Turp! Ata që shanë Blushin në Elbasan paguhen nga taksat tona
Dy ditë më parë, në aktivitetin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste të Elbasanit, deputeti Ben Blushi u kërcënua dhe u godit një moment nga dhëndri i kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Aurel Mehja.

Por, gjatë këtij momenti ka ndërhyrë garda që shoqëronte Kryeministrin Rama. “Do të vras, ke bërë libër kundër gruas sime”, i ka thënë dhëndri i Sejdinit, Ben Blushit.

Të gjithë personat që kërcënuan Ben Blushin në takimin e tensionuar të socialistëve në Elbasan, janë të gjithë punonjës të administratës dhe të Bashkisë së Elbasanit, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

-Aurel Mehja, drejtor i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë e Elbasanit dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

-Andri Mehja, inspektor i Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit dhe vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit

-Irland Sina, drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Elbasanit

-Xhavahir Budani, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Lel Kaja, drejtor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Besnik Melloholli, inspektor i mjedisit në Bashkinë e Elbasanit

-Xhevahir Kapllani, inspektor i INUV në Bashkinë e Elbasanit

-Artan Gashi, kryetar rajoni në Bashkinë e Elbasanit

-Tasha Gura, inspektore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Elbasanit

-Leta Gjana, mësuese gjimnazi

-Hektor Çiftja, përgjegjës i mediave në PS-në e Elbasanit

-Bardh Qaja, polic në Bashkinë e Elbasanit

Ndocaj: Pse po gabon Rama? Dikush duhet ta ndalojë!

Në një postim të publikuar në profilin e tij në FB, rivali i Ramës në garën për kreun e PS-së, deputeti “Kaubojs” Eduart Ndocaj, e akzuon atë se po gabon rëndë jo vetëm në qeverisje, por edhe në drejtimin e partisë.

“Rama po gabon rende jo vetem ne Qeverisje, por edhe ne drejtimin e Partise.

Gabimi i fundit eshte edhe me i rende se i pari duke pasur parasysh se cilesia e lidershipit te Partise eshte shembelltyra e Qeverisjes.

Ne drejtimin e Qeverisjes Rama po gabon per faktin e mungeses se kurajos per te bere ndryshimet ne Qeveri qe do ti sillnin nje impulse te ri cilesise dhe formatit. Eshte vonte tashme dhe mandati po mbaron. Disa ndryshime duhet te ishin bere ne fund te vitit te pare.

Po ashtu gabimin e rende po e ben me ceshtjet e Partise. Ai po vret frymen demokratike e cila e solli ate vete ne krye te PS.

Kjo eshte shembelltyra me keqe e nje lideri si Rama qe per nga natyra shquhet per kerkese te lirise absolute, por sic duket dashka vetem lirine vetjake duke mohuar ate kolektive.

Ajo qe me trishton e me shqeteson nuk eshte fakti se Rama gabon, sepse individet edhe gabojne dhe nuk e kuptojne, por faktin se shumica e Kryesise se PS nuk kane guximin t’i thone hapur se po gabon.

Dikush kete e ben per servilizem personal, sepse eshte rastesisht aty dhe mbijetesen politike e lidhe me kryetarllikun e Rames e disa te tjere jane te pllakosur nga frika.

Demi qe po i ben Rama me arrogantizem dhe autoritarizem PS eshte i madhe.

Skena e Elbasanit kunder Blushit per fat te keq na kujton periudhen e zeze te Hoxhes.

Vlerat intelektuale te Blushit nuk mund t’i vendos askush ne dyshim dhe vetem per keto vlera ai nuk duhet dhe nuk mund te censurohet. Ne media pashe listen e personave qe e kishin fishkellyer, ajo qe vura re ishte fakti, se te gjithe ishin te punesuar si dhe faktin se nuk mungonin as lidhje finsore mes tyre.

Kjo me con perseri ne perfundimin tim te trishtuar te perseritur disa here se PS edhe ne rrethe eshte e marr peng nga njerezit qe nuk ju intereson politikisht Partia, e vjelin ate vetem per interesa te ngushta personale.

Kapja e ka kthyer Partine ne nje rreth vicioze per veten dhe te urryer per bazen qe eshte tkurrur shume per shkak te braktisjes, autoritarizmit dhe personave me veshje pushteti qe te shajne, te kercenojne dhe te sfidojne hapur duke mos perdorur mjete demokratike, por prej rrugacerie.

Dikush duhet te kete guximin ta ndaloje Ramen, ta bej te reflektoje para se te jete vone.

Sigurisht nuk mjafton zeri im dhe i Blushit.

Rama duhet te kuptoje se asnjeri prej nesh nuk reagon per egozem personale, por kerkesat tona jane reflektimi dhe percimi i kerkesave te mijera socialisteve te thjeshte te shperfillur e te frikesuar”,- ka shkruar deputeti Eduard Ndocaj.
Patentat: Ndryshon procedura e aplikimit, ja dokumentet që duhen
Kanë ndryshuar procedurat për pajisjen e me lejen e drejtimit të automjeteve. Konkretisht, në dosjen e dokumenteve nuk kërkohet më leja e banimit dhe as analiza e grupit të gjakut, shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Dokumentet e tjera, certifikata mjekësore bëhet me afat vlefshmëri jo më e hershme se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim, nga 3 muaj që ishte deri tani.

Kurse, sa u përket personave që u është hequr leja e drejtimit pas datës 21 Janar 2016, mund ta rimarrin atë nëpërmjet provimit të kualifikimit teorik nga 16 prilli 2016.

Sa i përket pagesës për lejen e drejtimit, do të bëhet pasi kandidati të ketë fituar testin e praktikës, ndërsa tarifat nuk do të ndryshojnë.



Video: Tifozët e Tiranës sherr me policinë: Mos më prek o të q**sha robt!
Nuk ka kaluar pa incidente mes tifozerive derbi i mbrëmshëm Tirana-Partizani.

Por tifozët e Tiranës janë përleshur edhe me policinë, kur këta të fundit tentuan t’i qetësonin.

Në videon që është publikuar në rrjetet sociale dëgjohen sharjet e tifozëve drejtuar policisë. Tirana e humbi derbin kryeqytetas me rezultatin 2 me 0.

Servet Pëllumbi: Sulmi ndaj Blushit në Elbasan ishte i organizuar

Servet Pëllumbi hedh dyshime se incidenti në takimin e PS-së së Elbasanit, ku deputeti Ben Blushi u kërcënua nga disa pjesëmarrës, disa prej të cilëve tentuan edhe ta qëllojnë, ka qenë i organizuar.

“Mendoj se mbase duhet të ndërhynte kryetari në atë situatë, se mbase mund të kishim të bënim edhe me ndonjë provokaciont ë organizuar. Gjithësesi mendoj se drejtuesit e mbledhjes duhet ta qetësonin situatën”,- shprehet ai në një prononcim për gazetën “Panorama”.

Pëllumbi thotë se, Blushi duhej dëgjuar dhe thirrjet kundër alternativës ndryshe që Blushi po paraqet, nuk i bëjnë nder PS-së.

“Kështu që në rastin konkret, përderisa Blushi është afishuar si një alternativë tjetër e PS, kam mendimin se ai duhet të dëgjohej me durim dhe t’i jepej përgjigjja në mënyrë më demokratike të mundshme. Ato acarime nuk i bëjnë nder Partisë Socialiste, sidomos në prag të Kongresit”.

Profesori i PS-së shprehet se, e gjitha sa ndodhi në Elbasan jo vetëm që nuk i ka lënë shije të mirë, por ka cënuar demokracinë e brendshme të PS-së.

“Në këndvështrimin tim, ajo që ndodhi në takimin e Elbasnit nuk duhet të ndodhte. Më ka lënë shije jot ë mirë, sepse PS njihet për demokracinë e brendshme, mendimin ndryshe dhe tolerancën dnaj mendimit ndryshe”,- ka thënë Pëllumbi./Panorama/


Video: Ja si dhëndri i Qazim Sejdinit, tentoi të rrahë Blushin...
Kjo video që “Opinion.al” publikon sot tregon momentin kur një person ka tentuar të rrahë Ben Blushin në sallë. Është personi me xhup të kuq dhe pa flokë që shihet në video, nga minuti 1 e në vazhdim.

Ky person e tërhoqi Blushin nga xhaketa dhe e gjuajti në krah. “Do të vras se ke bërë libër kundër gruas sime”,- mësohet t’i ketë thënë ky person Ben Blushit.

Por a është personi në pamje Aurel Meha, dhendri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini?

A është ky person drejtori i Zjarrfikëseve për Qarkun e Elbasanit?


Gjermania do të punësojë 5 mijë mjekë e inxhinierë. Ja si aplikohet

Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin make-it-in-germany për t’i mundësuar të gjithë punëkërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim legal në Gjermani.

Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune, si doktorë, inxhinierë, infermierë, matematicienë etj. Në portalin përkatës shihet se së paku 5 mijë doktorë të kualifikuar kërkohen për të punuar në klinikat anembanë Gjermanisë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish