Denoncimi
E mitura M.B. u denoncua e zhdukur nga prindërit rreth 10 muaj më parë. Për herë të fundit, ajo u pa në banesën e saj në Lezhë. Në një moment kur ishte e vetme dhe në banesë nuk ndodheshin prindërit, ajo u largua dhe nuk u kthye më kurrë.
Për muaj me radhë janë bërë kërkime por asnjë rezultat. Vajza rezultonte në listën e personave të zhdukur. Një numër i madh personash u morën në pyetje por askush nuk e kishte parë adoleshten prej ditës kur u largua nga banesa.
Informacionet për humbjen e saj i’u përcollën të gjitha drejtorive të policisë, komisariateve dhe pikave kufitare në vend, derisa vajza u gjet në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.
Hetimet
Pas shoqërimit të vajzës, policia e Tiranës njoftoi Drejtorinë e Policisë Lezhë e cila po merret me hetimin e rastit. Zhdukja e vajzës së re po hetohet në dy pista kryesore, largim me dëshirë dhe mashtrimin e saj nga ndonjë grup krimnal me qëllim trafikimi.
Vajza është marrë në pyetje po, nuk jepen detaje se ku ka qëndruar gjithë këtë periudhë e fshehur dhe kush po e ndihmonte të shkonte jashtë vendit. Për, policinë, duket e pamundur që vajza të ketë jetuar e vetme gjithë këto muaj.
Ata dyshojnë se minorenja mund të jetë shfrytëzuar brenda vendit, dhe do të nxirrej jashtë vendit për të ushtruar prostitucion. Uniformat blu nuk japin shumë detaje në lidhje me të dhënat e siguruara dhe vendet ku ka qëndruar minorenia, deri në zbulimin e personave që mund të kenë abuzuar.
Po ashtu, nuk përjashtohet edhe mundësia që vajza të ejtë larguar me dëshirë nga banesa e saj, por gjithsesi, dyshimet janë se ajo ëhstë mashtruar nga dikush që e ka strehuar për muaj me radhë./Javaneës/
Dua Lipa feston 1 milionshin në Milano
“1 milion në “Last Dance”. Unë nuk po mund të besoj për dashurinë që më ofroni. Ju falënderoj shumë. Shumë dashuri nga Milano”,- shkruan Dua Lipa.
Video- shokuese: Ky frenim i mori jetën shoferit të kamionit
Një kamera trafiku ka regjistruar momentin e tmerrshëm të një aksidenti, ku shoferi i një kamioni u vra nga tubat e çimentos që kishte si ngarkesë, për shkak se frenoi fort në semafor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shaoxing, në provincën Zhejiang të Kinës lindore.
Në momentin që shoferi frenoi fort dhe makina ndaloi në vend, tubat e vendosura në rimorkion e mjetit ecën para në kabinën e mjetit.
Për pasojë mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit, teksa në pamje duket xhami i përparmë që thyhet e bëhet copë.
Video+16: Zysha, në mësim pa të brendshme, reagojnë studentët
Në internet qarkullon një video ku profesoresha shkon në mësim pa të brendshme.
Sigurisht që diçka e tillë ngjall reagimet e studentëve, edhe pse në fakt bëhet fjalë për një kamera të fshehtë.
Shihni si reagojnë ata.
Fotolajm: Ja pse ja dhanë “OSCAR”-in Leo Di Caprios... plas humori
Aktori me famë botërore Leonardo Di Caprio i cili vetëm dy ditë më parë mori çmimin “Oscar” me filmin “The Revenant”, duket se e kishte “shtruar” shumë kohë më parë tapetin e kuq për këtë...
Vetëm disa javë më parë ai pati një takim kokë më kokë me Papa Francescon në Vatikan, ku i bëri atij disa dhurata të çmuara.
Gojët e liga thonë se “pikërisht ai ka qenë dhe qëllimi i takimit me Papën, ndërhyrja për të marrë çmimin Oscar”.
Por pavarësisht gojëve të liga, thashethemeve, apo dhe teorive konspirative, takimi me Papa Francescon i solli gjithësesi fat Di Caprios.
Foto: Lola Luma, shkodrania e nxehtë në Neë York
Lola Luma, me orgjinë nga Shkodra, konsiderohet si një nga femrat më seksi në Neë York.
Ajo është modele që ka pozuar për disa revista, si “Maxim”, dhe ka provuar të luajë edhe në filma.
Foto: Ky Buggati kushton plot 2.4 milionë euro
Nuk ka vetëm femra seksi... ka edhe makina të tilla! Buggati Chiron u prezantua sot në ngjarjen e veturave në Gjenevë, dhe tani kemi pamjet e para të këtij modeli që kushton plot 2.4 milionë euro.
Shpejtësia e tij maksimale është elektronikisht e kufizuar – e kufizuar! – deri në 420 km/h. Vetura mund të arrijë 200 km/h në vetëm 6.5 sekonda, shpejtësi kjo që ndoshta vetura juaj nuk mund ta arrijë për minuta.
Dhe çmimi i veturës është plot 2.4 milionë euro. Shikojeni atë:
02/03/2016/................................
Fotogaleri: Ja ku fshihen fëmijë kur lozin kukafshehti...
Të gjithë e keni kaluar eksperiencën e lojës kukafshehti (hapa dollapa) kur keni qenë fëmijë. Të gjtihë mbani mend lojën gazmore, kur me vrap rendnit të gjenit nga një cep për t’u fshehur, në një kohë që një prej të afërmve tuaj mbante....
Por edhe sot në kohën e modernizmit, loja është po ajo dhe instiktet e fëmijëve po të njejtat.
Shikoni se ku fshihen këta fëmijë... duke luajtur kukafshehti në shtëpi.
Fotot janë bërë nga prindërit e tyre, të cilët i kanë hedhur mandej këto momente gazmore në rrjetet sociale.
Shikoni fotot:
Foto+Video: Mbretërit e tre kontinenteve bashkë në një kafaz...
Nuk do ta besoni, por është e vërtetë... Një kopësht zoologjik në Xhorxhia të SHBA-ve ka bërë bashkë mbretërit e kafshëve të tre kontinenteve, në një kafaz.
Një ari i murmë (mbreti i kafshëve në hemisferën veriore), një luan (mbreti i savanës afrikane) dhe një tigër (mbreti i xhunglave aziatike), janë të detyruar të ndajnë të njejtën strofull dhe madje të hanë në të njejtin tas të tre.
Nuk dihet nëse ky është një eksperiment i drejtuesve të parkut zoologjik, por nga fotot kafshët duket se kanë gjetur harmoninë mes tyre e madje, e ndajnë fare pa shqetësim territorin e përbashkët.
Shikoni fotot dhe videon:
“The Mirror”: Shkëndije Mujaj, Kim Kardashian shqiptar
Ju nuk do ta besoni por për Shkëndije Mujaj ka shkruar “The Mirror”, duke e konsideruar vajzën seksi si “Kim Kardashian” shqiptar.
“Këngëtarja kosovare mund mos të ketë miliona fansat e yllit të reality-t, Kim Kardashian, por që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale, Facebook, Tëitter e Instagram, ky është realitet”,- shkruhet në artikull.
Sipas “The Mirror”, Mujaj është e famshme për fotot “belfie”, ku nxjerrë në pah të pasmet e saj seksi.
“Forbes”: Ja 10 arsyet pse Dua Lipa do të jetë ylli i ri i Pop-it
Prestigjiozja “Forbes” i ka kushtuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duke e konsideruar atë si një zë dhe talent shumë të fuqishëm të industrisë pop.
“Opinion.al” ju sjellë të përkthyer materialin e mëposhtëm:
Nuk dimë si t’ua shqiptojmë emrin...
“Dua” në shqip do të thotë dashuri, tani se shqiptojmë dor por pas shumë kohësh do ta fiksoni mirë këtë emër.
Muzika e saj është “on the top”
Muzika e saj është pop i mirëfilltë. Kënga e saj “Last Dance” është një këngë pop e mirëfilltë.
Dua Lipa po bëhet popullore në rrjetet sociale
Dua Lipa është duke u bërë gjithnjë e më shumë popullore në rrjetet sociale, duke shtuar gjithnjë e më shumë fansat dhe ndjekësit në Facebook, Tëitter, Instagram, etj.
Ka profilin më interesant në Instagram
Profili i saj në Instagram është nga më interesantët, përsa i përket fotove dhe videove që ajo poston.
Dua Lipa është një fëmijë i “çmendur” dhe i pavarur
Ajo ka lindur në Londër, por familja e saj e ka ushqyer me një dashuri shumë të madhe për vendlindjen e tyre, Kosovën dhe Shqipërinë. Periudhën e adoleshencës ajo e ka kaluar në Prishtinë dhe më pas është kthyer në Londër për të nisur karrierën e saj muzikore.
Po njihet nga mediat botërore
BBC ka qenë ndër të parat media, që kanë shkruar për këngëtaren shqiptare.
Gati albumi i saj i ri
Këngëtarja do të publikojë së shpejti albumin e saj të ri.
Gjëra të reja të bukura e presin Dua Lipën
Shumë të risi dhe projekte të reja muzikore e presin Dua Lipën.
Dua Lipa më interesante se Lana Del Ray
Ndjekësit në rrjetet sociale mendojnë se Dua Lipa është më interesante se Lana Del Ray.
Stil në veshje
Në videon “Be The One” ka veshur çizmet më interesante të mundshme.
Tërmet 7.9 ballë në Indonezi, vendi në panik nga frika e cunamit
Një termet 7.9 shkallë ka goditur brigjet e Indonezisë perëndimore, raporton Instituti Gjeologjik në SHBA (USGS), njofton BBC.
“USGS”-ja tha se, tërmeti goditi në orën 19:49. Ata konstatuan se epiqendra ishte 808 kilometra në Jugperëndim të qytetit të Padang dhe 10 kilometra e thellë.
Zyrtarët indonezian kanë thënë se, është paralajmëruar një cunami që do të godasë rajonet e Ëest Sumatra, North Sumatra dhe Aceh.
Basha: S’ka parlamentin nesër, nëse nuk miratohet Dekriminalizimi
Paralajmërimi për një bllokim të parlamentit ditën e nesërme, kësaj rradhe ka ardhur nga vetë goja e Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PD-së, tha se, nëse nuk votohet Dekriminalizimi, opozita do të bllokojë seancën.
“Sot me Grupin e PD-së kemi diskutuar gjatë dhe vendimi është bllokimi i seancës së nesërme parlamentare nga PD-ja nëse mazhoranca nuk reflekton, se nesër është afati i fundit i zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nesër nuk do të ketë protestë me vezë, por do të ketë bllokim të punimeve të parlamentit”,- tha Basha.
Foto: Cooper i jep fund me Irinën. Ja me cilën modele del aktori
Aktori Bradley Cooper është parë më modelen e njohur Naomi Campbell.
Duket se lidhja mes tij dhe supermodeles Shayk ka marrë fund, kjo pasi çifti nuk janë parë më bashkë në daljet e tyre që nga janari.
41-vjecari është parë i veshur në rroba sportive nën shoqërinë e 45-vjecares Naomi, teksa udhëtojnë bashkë me makinë dhe më pas ulen në një restorant.
Krujë: Shmanget krimi, nxënësi kapet me pistoletë, do vriste mësuesin
Një nxënës 14-vjeçar është ndaluar mesditën e sotme në Larushk të Krujës, pasi do të vriste mësuesin e tij të fizkulturës. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë.
Sipas tyre, ditën e sotme efektivat e Policisë në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, mbi një konflikt në shkollën 9-Vjeçare në Larushk, kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, ku kanë bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale midis një nxënësi dhe mësuesit të tij të fizkulturës, duke ndaluar në flagrancë shtetasin:
K. M., 14 vjeç, banues në Larushk, nxënës në shkollën 9-Vjeçare Larushk.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi i mësipërm, gjatë paradites së sotme është konfliktuar me mësuesin e tij, pasi ky i fundit nuk e ka përfshirë në një garë sportive.
Nga kontrolli fizik që iu krye shtetasit të mitur, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë dhe dy fishekë.
Autori njihej në rrethin shoqëror si person problematik. Gjatë kontrollit që ekspertët i kryen armës së zjarrit, rezultoi se ishte me fishek të mbushur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprat penale, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Elbasan: Tjetër nxënës me armë në shkollë, parandalohet vrasja e 16-vjeçarit në klasë
Një tjetër nxënës është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me armë në shkollë. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në Elbasan. Oficerët e Komisariatit të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin në kohë të një ngjarje të rëndë kriminale në ambientet e shkollës së mesme profesionale “S. C”.
Gjatë ditës së sotme, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.D, 16 vjeç, banues në Elbasan, (nxënës i kësaj shkolle)
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 16 vjeç, ka kanosur dhe ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante me vete ndaj nxënësit tjetër, shtetasit K.L.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, shtetasi E.D, u kap në flagrancë në brendësi të shkollës dhe në momentin e arrestimit, grupi hetimor i sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Armën e zjarrit pistoletë tip “C-Z”, e markës Çeke kalibri 7.65
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Video: Italia, infiltron agjentë për kapjen e shqiptarëve trafikantë
Policia italiane zhvilloi mbrëmë një operacion antidrogë duke arrestuar tre shqiptarë dhe tre italianë, si dhe sekuestroi 65 kg marijuanë që trafikohej nga Shqipëria në Itali.
Ka qenë një operacion i mirëorganizuar i policisë italiane për kapjen e trafikantëve, të cilët janë pjesë e mafias italiane në Leçe. Sipas mediave italiane, kanë qenë 3 agjentë të infiltruar të policisë italiane që çuan në arrestimin e shqiptarëve dhe italianëve.
Shqiptarët e arrestuar janë: Bastri Çaushaj 54 vjeç, banues në Merine të Italisë, Dojan Pashaj 30 vjeç nga Durrësi dhe Leonidha Lapaj, 37 vjeç nga Vlora.
Kurse italianët e arrestuar janë: Pasquale Giannonne 32 vjeç, Albino Volpe 58 vjeç dhe Antonio Leo 37 vjeç.
E çuditëshme, shqarthi lë pa energji gjysmën e Shkupit
Mbrëmë rreth orës 20:30 rreth gjysma e qytetit të Shkupit mbeti në errësirë si rezultat i një defekti në transformatorin në Kozle. Pa rrymë mbeten lagjet, Karposh, Taftalixhe, pjesë të Zhdanecit, Kozles, Kapishtecit, Vondos, madje edhe kryqi gjigant, transmeton “Telegrafi”.
Pa rrymë elektrike mbeti edhe teatri i dramës, por publiku gjeti një zgjidhje. Ata ofruan dritë përmes celularëve të tyre dhe ndihmuan që drama ”Jeta në këpucë të ngushta” të përfundoj.
Mirëpo, çudia më e madhe është shkaktari i këtij defekti. Një shqarth ka arritur që të futet në transformator përmes ventilimit dhe të shkaktoj këtë erësim në një pjesë të Shkupit.
Pranga nënës monstër, la fëmijët pa bukë ndërsa për vete fryhej...
Dihet tanimë se nëna për fëmijën e saj bën gjithçka, mund ta lërë edhe vetën pa ushqim vetëm që ta ushqejë atë, por kjo nënë 27-vjeçare ka një teknikë tjetër.
Lakisha Connors ka lënë 7 fëmijët e saj pa ushqim për disa kohë, kurse veten nuk e la keq në asnjë moment.
Fqinjët e kishin zbuluar këtë rast, pasi ata thanë se, fëmijët dita e ditës ishin edhe më të dobët.
Ata thanë se e kishin parë Lakishan çdo ditë me sende ushqimore në dorë, duke hyrë në shtëpi, andaj nuk kishin menduar ndonjëherë se fëmijët e saj po vdisin urie.
Njëra nga fqinjët kishte lajmëruar policinë që ta hetonin rastin se pse këta fëmijë po jetonin në gjendje të tmerrshme.
Policia bastisi shtëpinë e Connors, ku gjeti në dhomën e saj gjëra ushqimore që ajo i konsumonte vetëm për vete, kurse frigoriferin e shtëpisë e linte të zbrazur.
Pas kësaj, Lakisha Connors u arrestua, ndërsa arsyetimi i saj se pse i la fëmijët pa ushqim është ky:
“Unë jam më e madhe, unë kam nevojë për ushqim, ata nuk kanë nevojë sepse ende janë të vegjël”.
Vajza e saj 3-vjeçare, Amonte Connors dhe djali saj 5-vjeçar, Dante Connors, falënderuan policinë për arrestimin e nënës së tyre. Fëmijët u dërguan në Qendrën e Kujdesit për Fëmijët dhe tani janë në gjendje të mirë shëndetësore./GazetaExpress/
Joleza shqetësohet për dhimbjet e periodave... jep mesazh sensibilizues
Joleza Koka me sa duket dëshiron të mbahet mend jo vetëm për gafa, po edhe si përkrahëse e vuajtjeve të femrave dhe vajzave.
Në postimin e saj të fundit, Joleza kritikon të gjithë ata që thonë për vajzat “mos i fol se i kanë ardhur ato”.
Vajza famoze e FRESSH-it ka një mesazh sensibilizues:
“Shumë femra ndiejnë vërtet dhimbje nga periodat, por janë mësuar të mos bëjnë zë e të përpiqen të punojnë normalisht”,- shkruan Joleza.
Ja kush i dhuroi unazë diamanti Aurela Hoxhës...
Aurela Hoxha ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të. Por edhe pse kjo datëlindje e gjeti të divorcuar modelen, udhëtimi drejt Milanos me miqtë e saj dhe dhuratat e veçanta të nënës së saj, e bën Aurelën të ndihej shumë e lumtur.
Nga ana tjetër, familja e Aurelës u kujdes t’i përcillte vajzës së tyre, ngrohtësi në ditën e festës. E ëma i dërgoi një sms, të cilën Aurela e publikoi në IG.
Por mamaja e bloggerja shqiptare nuk u mjaftua vetëm me një urim për së largu.
Me t’u kthyer nga Java e Modës, Aurela gjeti surprizë një unazë me diamantë, dhuratë nga e nëna e saj.
Italia në alarm, Shqipëria mund të sjellë refugjatë me gomone
Gatishmëri e lartë në brigjet e Puglias në Italinë e Jugut. Informacionet mbi mbërritjet e mundshme të refugjatëve sirianë nëpërmjet Shqipërisë po shqyrtohen imtësisht, e ndërkohë po merren masat e nevojshme për të përballuar emergjencën me dërgimin e trupave dhe mjeteve në jug.
Gazeta “La Repubblica” shkruan se, nga hetimet e shërbimeve sekrete del se ka filluar organizimi i udhëtimeve, duke përdorur rrjetin social “Facebook”. E ndërkohë, – vazhdon gazeta, – nga Tirana mbërrijnë lajmet se gomonet janë gati për t’u nisur drejt Italisë të mbushura plot me refugjatë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano bëri të ditur se, po punohet për të mos rihapur rrugën detare të refugjatëve nga Ballkani drejt Puglias.
“Por nëse ky kanal do të hapet, – shtoi ai, – për kushte që nuk varen nga vullneti ynë, jemi të gatshëm të përballojmë fluksin. Nuk më duket e nevojshme që të ushqejmë ndienja alarmi”, përfundoi ministri.
Pak ditë më parë, ish-ministri i Mbrojtjes, Mario Mauro skicoi një skenar gati paradoksal. Sipas tij, me mbylljen e kufijve veriorë, refugjatët do të drejtohen për në Shqipëri, nga ku për t’u shpëtuar jetën mund të transportohen me mjete ushtarake të NATO-s drejt Italisë.
Megjithatë, shqetësimi nuk ka të bëjë vetëm më përballimin e mbërritjes masive të refugjatëve, por edhe me infiltrimin e mundshëm të terroristëve dhe militantëve të ISIS. Qeveria e Romës ka forcuar kontrollet në porte e mjete lundruese, si dhe ka shtuar vigjilencën mbi ata që dyshohet se kanë lidhje me organizata terroriste./TCh/
Foto: Parku i dëfrimit në Dubai, 2.8 mld USD për ndërtimin e tij
Një park dëfrimi me vlerë 2.8 miliardë dollarë është duke kryer provat e përgjithshme para se të hapet për publikun në tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Parku që do të përmbajë lojëra uji, shtëpi gjigande në formën e lojërave lego apo mjedise kërcimi të llojit Bollovud, konsiderohet si investimi më i rëndësishëm në shumë vite i qytet-shtetit të Dubait, i cili synon në këtë mënyrë të sigurojë për vete një pjesë të madhe të tregut botëror të turizmit të luksit.
Këto janë fotot e projektit:
Dyndja e refugjatëve: Tahiri çon 450 forca speciale të ruajnë kufirin
5 pika doganore në Jug të vendit po ruhen nga forcat speciale. 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë shpërndarë në kufi në pikat doganore të “Qafë-Thanës”, “Kapshticës”, ”Tre Urat”, ”Kakavijës” dhe “Qafë-Botës”. Frika nga refugjatët, që kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka detyruar Ministrin e Brendshëm, të dërgojë forcat speciale në kufi.
Strukturat e specializuara për menaxhimin e turmave, janë transportuar në kufirin jugor nga repartet e FNSH-së së Tiranës, Fierit dhe Shkodrës, raporton “Shqiptarja.com”.
Ndërkohë në mbështetje të FNSH-së janë dhe strukturat e Drejtorisë së Kufirit, të cilat gjatë kësaj kohe, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritet greke, për të mësuar lëvizjen e karvaneve të refugjatëve.
Video: Budalla apo guximtar? Lahet në liqen me pitonin
Një video e publikuar në “Youtube” tregon një burrë teksa lahet në liqen, në Queensland, bashkë me pitonin e tij të stërmadh, madje gjatë kësaj kohe pi edhe një birrë.
Burri shihet teksa e hedh gjarprin në ujë dhe pret që reptili të notojë sërish për t’u kthyer tek ai.
Zbulohet tuneli 10 metra, Alket Rizai gati për një tjetër arratisje
Alket Rizai, u burgosuri shqiptar në Greqi që njihet për arratisjet e tij spektakolare, por përgatitej për një tjetër arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Domoku.
Të paktën kështu raportojnë mediat greke, sipas së cilave mbrëmë është zbuluar një tunel 10 metra i gjatë me diametër 50 cm, në katin e tualetit pranë qelisë së shqiptarit Alket Rizai.
Megjithatë hetimet e autoriteteve greke po vijojnë, pasi ende nuk ka një pistë të saktë nëse ky tunel ishte hapur apo jo për arratisjen e shqiptarit.
Nën hetim janë edhe shumë zyrtarë të burgut të cilët mund të kenë ndihmuar në hapjen e këtij tuneli.
“Çështja Rroku”, babai i Aldës paditi Klosin dhe 4 zyrtarë, gjykata pushoi çështjen
Vrasja e Alda dhe Mbarime Canaj nga Marjan Rroku, ka qenë në vëmendje të institucioneve shtetërore edhe në vitin 2006, pesë vjet pasi ka ndodhur vrasja e dyfishtë.
Babai dhe bashkëshorti i viktimave, Faslli Canaj ka paditur në gjykatë në tetor të 2001 Fatos Klosin, Vera Halilin, Sulejman Xhetanin, Ibrahim Hoxhën dhe Maksi Gurin, si persona të ngarkuar me funksione shtetërore që nuk kane marrë masat e duhura për parandalimin e krimit.
Sakaq në një realacion të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Ministrave (v.2016) në lidhje me kallëzimin e Fazlli Canajt flitet për marrjen në pyetje e të kallëzuarve, dëshmitë e tyre dhe në fund vendimi i Gjykatës për pushim të çështjes.
Duke gjykuar se veprimet e personave të kallëzuar nuk kanë pasur lidhje shkaksore me pasojën nuk mund të thuhet se duke mbajtur një qëndrim tjetër ndaj Marjan Rrokut, do të evitohej krimi i kryer. Më poshtë katër fletët e relacionit të Ministrisë së Drejtësisë./dritare.net/
Siguracionet e makinave do të rriten, ja sa do shkojnë...
Çmimi i siguracioneve të makinave (TPL) do të rritet këtë vit. Kompanitë e sigurimeve do t’ia ngarkojë konsumatorit rritjen e taksës së sigurimeve nga 3 % në 10 %. Kjo taksë ka hyrë në fuqi në muajin janar, por dy muajt e parë kompanitë i kanë shfrytëzuar si test, duke mos e faturuar atë në TPL.
Në janar, tarifa mesatare e TPL-së u llogarit në rreth 16,900 lekë, pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga viti i kaluar.
Drejtuesit e shoqërive të sigurimit po diskutojnë për të vendosur përfundimisht se në çmasë do të jetë rritja e tarifës.
“Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhoj nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%. Këto kanë ndikuar në xhirot tona dhe ne po studjojmë mundësinë që të rishikojmë tarifat e TPL-së”,- thonë për Monitor drejtuesit e disa prej shoqërive të sigurimeve.
Sipas të dhënave tëAMF-së vlera e primeve të shkruara bruto për sigurimet motorike në janar të këtij viti u llogarit në rreth 486 milionë lekë ose rreth 10% më pak se e njëjta periudhëe vitit të kaluar.
Ndërsa në një intervistë të dhënë për “Monitor” në fillim të këtij viti, drejtoresha ekzekutive e AMF-së sqaronte se reflektimi i rritjes së taksës në 10% do të varej tërësisht nga politika që ndjek secila shoqëri sigurimi nëse taksa e re pasqyrohet në çmimin e sigurimit.
“Përgjithësisht, në ekonominë shqiptare, ndryshimet në rritje të ngarkesës fiskale kanë tentuar të përfshihen të plota në çmimet e produkteve dhe të shërbimeve, pra ti ngarkohen konsumatorit. Përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm veprimi nuk bëjnë as produktet financiare, dhe konkretisht të sigurimeve. Gjitashtu, duke patur në vëmendje që sigurimi motorik ofrohet për një element të zakonshëm në shpenzimet e familjeve shqiptare, nuk pritet që kërkesa për këtë produkt të bjerë. Por mund të pritet që kërkesa për produktet vullnetare të jetë më e frenuar. Pra, në tërësi rritja e nivelit të ngarkesës fiskale nuk favorizon zgjerimin e tregut të sigurimeve”,- sqaronte kreu i AMF-së, Enkelejda Shehi.
Maqedoni, prostitutat fitojnë gjyqin ndaj shtetit
Për herë të parë në Maqedoni punëtoret e seksit fitojnë në gjykatë. Gjykata Themelore “Shkupi 2”, në një rigjykim, pjesërisht pranoi ankesën e tyre të aksionit të MPB-së për ndalimin e prostitucionit në rrugë në vitin 2008.
Kjo u njoftua në konferencën për shtyp të shoqatës “HOPS”.
“Për herë të parë në Maqedoni një grup i margjinalizuar, siç janë punëtoret e seksit të cilat vazhdimisht janë të ekspozuara ndaj dhunës, u inkurajuan për të kërkuar mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të tyre para gjykatave kombëtare”,- tha avokatja Hejdi Sterjova Simonoviç nga “HOPS”.
Në një video-dëshmi, një nga punonjëset e seksit me identitet të fshehur, tha se çdo grua duhet të ketë të drejtë dhe mos të lejojë të abuzohet.
“Unë si një nënë e tetë fëmijëve, nuk kam asnjë ndihmë nga shteti dhe unë duhet ta bëjë këtë do ta bëjë përsëri, do të luftoj deri në fund, deri në vdekje”,- tha një punëtore seksi.
Arbana e shtrëngon fort Xhemin, ndjekësit: Avash se e mbyte!
Një foto e postuar nga ish-prezantuesja e Big Brother është komentuar nga ndjekësit e saj në IG, si "tentativë mbytjeje". Miqësia e ngushtë mes Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut është e njohur, po aq sa pozat e shpeshta ku ato shfaqen pranë njëra-tjetrës.
Fotolajm: Cila është vajzë me këto forma kaq seksi?
Konsiderohet një femër e bukur dhe joshëse. Ajo është vajza e vogël e familjes më seksi, sepse të gjitha motrat e saj, por edhe nëna e saj i përket një familje të mbushur me femra super të nxehta.
Më e njohura ndër to është Kim Kardashian, 35 vjeç. Por edhe femra në foto, 18-vjeçarja Kylie Jenner, nuk mbetet mbrapa.
Këtë foto ajo e ka publikuar në rrjetet sociale dhe në të shfaqet duke ekspozuar trupin në rrezet e diellit dhe format e saj fizike janë perfekte dhe premtuese, për një femër superseksi në të ardhmen e afërt.
Pagë 3 mijë euro në muaj për punë në bujqësi: Ja vendi që e ofron
Bujqërit janë konsideruar tradicionalisht si punonjësit me të keqpaguar. Por kjo mund t’i përkasë së kaluarës. Oferta e krahut të punës në bujqësi ka rënë, aq sa në shumë vende europiane ka mungesë bujqërish. Të gjendur përballë kësaj situate, pronarët e mëdhenj të tokave në Zvicër janë duke ofruar paga të paimagjinueshme për punëtorë.
Më konkretisht, në kantonin e Tiçinos paguhet 3 mijë euro për të kultivuar tokën.
Lajmi është shpërndarë nga një gazetë e përditshme lokale e quajtur “La Provincia di Varese”.
Sipas gazetës, në kantonin e Tiçinos shumë ndërmarrje bujqësore po përballen me vështirësi të mëdha, për të gjetur punonjës lokalë dhe i drejtohen emigrantëve të vendeve të tjera si, Portugalia dhe Polonia.
Përballë kësaj situate emergjente, Unioni Zvicerian i Fermerëve ka nisur së bashku me Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës, një projekt pilot në 10 ferma. Iniciativa parashikon punësimin e emigrantëve.
Paga është përrallore edhe për vendet e zhvilluara të BE-së, por në Zvicër ajo konsiderohet krejtësisht e zakonshme.
“Ne paguajmë pagën minimale të parashikuar nga ligji prej 2300 frangash në muajin e parë dhe 3200 franga duke filluar nga muaji i dytë”,- citon gazeta sekretarin i Unionit të Fermerëve Tiçinez, Sem Genini.
Në euro kjo përkthehet 2200 euro për muajin e parë dhe 3100 euro pagë duke nisur nga muaji i dytë.
Mulliri bën balet edhe në rrugë, shikoni sa i hap këmbët
Profesoreshë-doktoreshë, Riselda Sejdia, e njohur si “Mulliri”, duket se e ka mendjen vetëm tek puna...
Edhe gjatë pushimeve në Neë York, 31-vjeçarja e martuar me 60-vjeçarin Ajdin Sejdia, e ka treguar veten se vjen nga sallat e baletit.
Ja tek shfaqet në një foto Risi, ku bën sparkatën në mes të rrugës, duke rrezikuar takën të prekë në vend të keq, poshtë të prapmeve të demit.
“Zviceranët hanë më pak çokollatë”
Statistikat e 2015-tës rrëfejnë që konsumatorët zviceranë hanë më pak çokollata vendi. Ndërkohë është shtuar eksporti i tyre.
Çokollata zvicerane te klientët vendas nuk e gëzon vendin që meriton. Ata jo vetëm që nuk e konsumojnë çokollatën e Zvicrës, por janë të joshur nga malli i jashtëm.
Për ndikimet e kësaj flasin të dhënat e shoqatës “Chocosuisse” për vitin 2015, transmeton NZZ. Sipas tyre, shitjet e brendshme janë zvogëluar për 5,7%, ndërsa to nga jashtë – për vite me radhë – janë duke e zgjeruar tregun e tyre në Zvicër.
Për ngecjen e konsumit për gjysëm kilogrami më pak, nuk është shkaktar vetëm moti i nxehtë, por edhe monedha.
Fuqizimi i frangës i ka stepur turistët, njëkohësisht kursi i këmbimeve e ka nxitur turizmin blerës zviceran dhe konsumin e mallrave të huaja.
Këtij sektori ekonomik i kanë dalë në ndihmë eksportet, edhe pse ato në disa drejtime kanë ngecur. Keq kanë shkuar eksportet në Itali dhe Austri, por edhe ato në Kinë me minus 30%, Filipine me minus 28% dhe Rusi me minus 26%.
Që bilanci megjithatë të dilte pozitiv kanë kontribuar eksportet në Belgjikë dhe Holandë, pastaj Australi, Singapur, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Japoni.
Megjithatë, sipas “Chocosuisse” eksportet e çokollatës rrezikohen, nëse hiqet “Ligji i çokollatës” pa u hapur tregu agrar zviceran, ashtu sikurse e kërkon Organizata Botërore e Punës.
Nëse nuk gjindet një zgjidhje rezervë për “Ligjin e çokollatës”, i cili do të garantonte një ekuilibër kostoje për mallrat e shtrenjtë vendorë, nuk rrezikohet vetëm industria ushqimore e Zvicrës, por edhe bujqësia./dialogplus/
Qeveria prek fondin e BSH-së për shpronësimin e banorëve te Stacioni i Trenit
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për shpronësuar banorët tek zona e Stacionit të Trenit, banesa që do të prishen për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës në drejtim të Paskuqanit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
“Disa ndryshime në vendimin nr.752, datë 5.9.2013, të këshillit të ministrave, “për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të tiranës”, faza i, në Bashkinë e Tiranës”.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në vendimin nr.752, datë 5.9.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1 - Pika 3 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. Vlera e plotë e shpronësimit, prej 1 757 476 521 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e një) lekësh, do të përballohet në masën 550 000 000 (pesëqind e pesëdhjetë milionë) lekë nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë dhe, pjesa e mbetur, nga Bashkia e Tiranës.”.
2 - Pika 9 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“9. Ngarkohen Bashkia e Tiranës, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, – thuhet në vendimin e qeverisë.
Video: Sportisti tregon pjesët intime në mes të sprintit
Chris Jones po merrte pjesë në “NFL Scouting Combine”, një event ku talentet e rinj të futbollit amerikan tregojnë veten në disa prova, ku kryesorja është vrapimi i 40 jardëve.
Mbrojtësi i “Michigan State” pati një incident të vogël gjatë provës së tij. Në momentin që ishte në kulmin e vrapit, Chris-it i dolën organet gjenitale dhe për t’i fshehur u rrëzua barkas në mënyrë që kamerat të mos ia fokusonin.
Por, në epokën e teknologjisë është praktikisht e pamundur që të të shpëtojnë detaje të vogla, ose jo dhe aq të vogla, si këto./Top Channel/
Forcat speciale amerikane kapin udhëheqësin e ISIS
Forcat speciale amerikane kanë kapur për herë të parë një figurë të dorës së parë të Isis.
Arrestimi ndodhi gjatë një blitzi të një skuadre të Delta Force në veri të vendit, sikurse ka përcjellë CNN.
I burgosuri do t’iu dorëzohet ditët e ardhshme autoriteteve irakiane pasi të merret në pyetje nga personeli amerikan.
Operacioni, shpjegon Pentagoni, nisi pas aksionit disa javor të inteligjencës në territor.
Foto+Video: I preu kokën 4-vjeçares në Moskë, del e qeshur para gjykatësve
U shoqërua për në gjykatë dodoja e cila i preu kokën vogëlushes Nastia në Moskë.
Gyulchehra Bobokulova, 39 vjeçe, ishte ndalur pranë stacionit të metropolitanes së Oktiabriskoie Polementre teksa ecte duke ulëritur “Allahu Ekber” me kokën e vajzës 4-vjeçare në dorë.
Sipas hetuesve Bobokulova në të kaluarën ka vuajtur nga skizofrenia.
Ajo u paraqit në gjykatë duke qeshur.
03/03/2016/....................................
Video: Terror në Stamboll, dy gra plumba policisë, por ekzekutohen
Një video e regjistruar mëngjesin e sotëm në Stamboll, tregon se si dy gra qëllojnë me armë mbi një furgon policie, duke shkaktuar kaos dhe terror në rrugët e lagjes “Bayrampasa”.
Policia që ka rrethuar zonën ka arritur të ekzekutojë të dyja gratë të cilat kanë qenë të pajisura me armë dhe granata.
Nga aksioni kanë mbetur të plagosur edhe dy efketivë policie, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij sulmi.
Foto+Video: “T129 ATAK”, bisha turke që shfarros tanket
Superhelikopteri “T129 ATAK” është sot pararoja e forcave helikopterike turke dhe mburoja më e mirë e këmbsorisë.
Bisha e cila ka nisur të modifikohet dhe montohet në turqi, është një patentë e kompanisë italo-amerikane “Augusta-Bell” dhe “Finmecanica” sipas modelit origjinal “Mangusta”.
Por inxhinierët turq e kanë perfeksionuar këtë helikopter dhe i kanë shtuar parametra të rinjë taktiko-teknik duke e kthyer atë në një përbindësh të vërtetë luftë ajër-ajër apo kundër objekteve të motorrizuara në tokë.
Në fotot dhe videon e mëposhtme shihet rruga që ndjekë kjo supermakineri nga montimi në fabrikë deri të testimet inxhinierike dhe praktika në poligonet e qitjes.
Shikoni videon:
Gjykata e Lartë shpall moskompetencën: Frroku, gjykim nga Shkalla e Parë
Gjykata e Lartë ka vendfosur të ndërpresë procesin ndaj Ish-deputetit Mark Frroku, dhe t’ja kalojë atë Gjykatës së Tiranës.
Kalimi i çështjes bëhet me argumentin se Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencën për çështjen.
Kjo lidhet me faktin se Mark Frroku nuk është më deputet dhe duhet të gjykohet në një Gjykatë të zakonshme.
Mark Frroku po gjykohet për akuzën e vrasjes së një personi në Belgjikë në vitin 1999, për motive prostitucioni. Për shkak të mungesës së një marrëveshje ekstrafimi midis dy vendeve, ranë dakord që dosja belge t’i pasohej autoriteteve shqiptare.
Në momentet kur nisi procesi, Frroku ishte deputet dhe gjykimi filloi nga Gjykata e Lartë.
“F1”, Raikkonen teston sistemin e mbrojtjes së pilotëve
Kimi Raikkonnen fitoi vëmendjen më të madhe në këto ditë testesh të Barcelonës të zhvilluara në prag të sezonit të ri të Botërorit të Formulës 1.
Piloti finlandez i Ferrarit u bë i pari që përdori sistemin mbrojtës të kokës Halo në makinën e tij. Bëhet fjalë për një trekëndësh i krijuar me fibra karboni i vendosur mbi makinë, në zonën e kokës së pilotit. Problemi me këtë sistem mbrojtës qëndron në faktin se kufizon shikimin e pilotëve dhe për këtë arsye FIA i kërkoi Raikkonenit që të verifikojë në pistë çështjen e shikueshmërisë.
Objektivi është që ky sistem mbrojtës që pritet të aplikohet në vitin 2017 të mbrojë kokën e pilotëve nga përplasje si ajo e Grosjean me makinën e Alonsos në Spa në vitin 2012, si dhe të mos lejojë që të përsëritet ajo që ndodhi me Massën në Hungari në vitin 2009, kur braziliani u godit nga një pjesë e makinës së Barrichellos.
Raikkoneni e kreu testin e këtij sistemi vetëm për një xhiro, me finlandezin që testoi shikueshmërinë, ndërsa skuadra studionte për mënyrën e fiksimit të këtij aparati. Në fund të këtij testimi, Raikkoneni e promovoi sistemin Halo përsa i përket çështjes së shikueshmërisë./Top Channel/
Bankat “transferuan” jashtë 204 mln euro në 2015-n
Pothuajse të gjitha paratë e lira të depozituesve, bankat kanë zgjedhur t’i vendosin në institucione financiare jashtë vendit, ndërsa huaja neto për ekonominë u reduktua me 65 milionë euro. Në këtë mënyrë sistemi nuk ka kryer rolin e tij kryesor atë të ndërmjetësimit të parasë në ekonomi (kalimin e fondeve nga kursimtarët tek ata që duan të investojnë)…
Totali i aktiveve të sistemit bankar arriti në 1.32 trilionë lekë në fund të 2015-s, duke shënuar një rritje me 1.9%, apo me 24 miliardë lekë, në krahasim me dhjetorin 2014, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Tek zëri i aktiveve, bankat raportojnë mënyrën si përdorin fondet që marrin nga depozituesit, të cilat investohen kryesisht në katër drejtime, marrëdhënie me bankën qendrore, hua për ekonominë, blerje të letrave me vlerë të qeverisë, ose i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit.
Forma e investimit, që ka mbizotëruar në 2015-n është ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 16% apo me gati 29 miliardë lekë lekë në vlerë absolute (204 milionë euro), në raport me fundin e 2015-s (nga 24 miliardë lekë që u rritën aktivet në total).
Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre, sesa të japing kredi për ekonominë, që ka rezultuar me rënie. Në këtë mënyrë sistemi nuk ka kryer rolin e tij kryesor atë të ndërmjetësimit të parasë në ekonomi (kalimin e fondeve nga kursimtarët tek ata që duan të investojnë). Për bankat, mungesa e projekteve të mira dhe mjedisi i pasigurt i bizneseve kanë ndikuar në këtë zgjedhje.
Ky proces (vendosja e parave të lira te mëmat, në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase) njihet si ‘deleveraging’, apo ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010.
Pas një ngadalësimi në 2013-n dhe gjysmën e parë të 2014-s, ky proces është përshpejtuar sërish në 2015-n, duke reflektuar një rritje të perceptimit të riskut të bankave perëndimore për tregun shqiptar. Banka të mëdha, si Raiffeisen, prej tre vitesh pothuajse e kanë ndërprerë aktivitetin e kredidhënies dhe të blerjes së letrave me vlerë të qeverisë, ndërsa dhe Intesa, ka ngadalësuar ndjeshëm kredidhënien vitin e fundit.
Zëri “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera tjera financiare” përbënte 15.5% të totalit të aktiveve në fund të 2015-s, nga 7.5% që ishte në Tremujorin e parë 2010, para se të shfaqej ky proces.
Bankierët pohojnë se ato janë të detyruara të mbajnë në llogari depozite fonde të tepërta që mbledhin nga klientet, pavarësisht se depozitat interbankare paguhet ” interes 0″ apo “interesa negative”, në mungesë të kërkesave për kredi nga aplikante të besueshëm dhe duke vlerësuar me risk investimin ne Bono në Euro të Qeversise Shqiptare.
Të njëjtët ekspertë sqarojnë se, bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve edhe pse nuk kanë ku ti investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara
Huaja dhënë sektorit privat ra me 1.5% me bazë vjetore në 2015-s, apo me 9.1 miliardë lekë (65 milionë euro). Treguesi i huasë i raportuar tek aktivet e sistemit banker është neto, duke hequr efektin e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet e bankave. Kjo është performanca më e dobët historike e kredisë në sistemin bankar. Huaja bruto ndërkohë ra me 2.4% në 2015-m. (Lexo: Kredia për ekonominë, në 2015-n rënia më e lartë historike).
Një tjetër zë që ka shënuar rënie ka qenë ai i veprimeve me letrat me vlerë, sidomos në tremujorin e fundit të vitit, pasi qeveria emetoi me sukses eurobondin prej 450 milionë eurosh, nga i cili 300 milionë euro shkoi për rifinancimin e eurobondit dhe 150 milio u përdor për zëvendësimin e borxhit të brendshëm.
Në fund të 2015-s, zëri i “veprimeve të letrave me vlerë” të sistemit bankar shënoi një rënie prej 6.1% në krahasim me dhjetor 2014./Monitor/
Fotolajm/ Pas kuintave: Berisha mban çantën e Topallit, Rama...
Ato që nuk u panë live nga parlamenti, i sjell më së miri ky kolazh fotosh bërë nga LSA.
Ja tek shohim xhentilmenin Berisha që mban çantën e Topallit, një bisedë të ngrohtë të Arta Dades me Shkëlqim Canin, tani ulur në sallë si deputet i thjeshtë.
Ndërsa pasuesi i tij, Arben Ahmetaj duket në stres, teksa është kapur në foto duke shfryrë. Kryeministri Rama ka një problem me laptopin…
Sëmundjet e gojës, 90% e shqiptarëve vuajnë prej tyre
Dhëmbët luajnë rol të rëndësishëm tek njeriu. Përveç copëtimit të ushqimit, ato na sigurojnë një buzëqeshje të bukur, ndërsa dëmtimi i tyre sjell probleme të mëdha. Sipas statistikave, rreth 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës dhe një pjesë e madhe, i dedikohet mungesës së kujdesit për shëndetin oral.
Më poshtë do të gjeni disa fakte të rëndësishme lidhur me dhëmbët, si dhe kuriozitete të ndryshme që do t’ju bëjnë të jeni më të kujdesshëm ju vetë, por edhe familjarët tuaj në lidhje me dhëmbët.
Do'stlaringiz bilan baham: |