Çim Peka: Ilir Meta?
Ndocaj: Atë se kam kuptuar kurrë të them të drejtën.
Çim Peka: As zoti Meta se kupton veten por gjithsesi është i suksesshëm.
Ndocaj: Ma more nga goja, por gjithsesi ose është i mirë shumë dhe se kuptoj unë, ose ka hyrë shumë nga pjesa tjetër dhe e kam kuptuar me kohë. Por gjithsesi mendoj se nuk është njeriu pozitiv i politikës shqiptare në të gjitha qeverisjet ku ka marrë pjesë.
Çim Peka: Pra peshorja anon nga negativja?
Ndocaj: Skandalet më të mëdha kanë ndodhur kur ka qenë në qeveri zoti Meta dhe nuk mund të quhen rastësi.
Video/ Sherr në gjimnaz: Ja se si vajzat rrahin shoqen e klasës
Një nxënëse në Gjermani është sulmuar brutalisht nga 4 shoqet e saj të klasës.
Në videon e hedhur në rrjet shihet qarë se si 4 vajzat i janë vërsulur shoqes së tyre dhe e kanë rrahur në mes të klasës.
Vajza edhe pse e vetme ka rezistuar përkohësisht, deri në momentin që kanë ndërhyrë shoqet e klasës për t’i ndarë.
6 shqiptare dhe një serbe akuzohen për prostitucion
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër S.K, B.M, H.L, G.M, A.R, K.K, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës dhe kundër shtetases së Republikës së Serbisë, M.K.
Sipas aktakuzës një pjesë e të akuzuarve gjatë vitit 2013, për të vazhduar gjatë vitit 2014 dhe 2015 komplet të akuzuarit e lartcekur, në Prizren kanë hapur, mbikëqyrur, menaxhuar një lokal dhe kanë zhvilluar veprimtaritë kriminale të prostitucionit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.
Në aktakuzë thuhet së të pandehurit S.K., B.M dhe M.K, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar: trafikim me njerëz dhe mundësim ose detyrim në prostitucion.
Të pandehurit H.L, G.M dhe A.R, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale: trafikimi me njerëz dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion.
Ndërkaq, i pandehuri K.K, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër duke shkelur ligjin me dashje lidhur me detyrat dhe punësimin e zyrtarit.
Me këto veprime i pandehuri K.K., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Harrojeni hashashin, ja bima që ju bënë brenda ditës milionerë
Nëse dëshironi që shpejt të mbushni portofolin tuaj, duhet të gjeni shpejt “crassula ovata”, e njohur si pema e parave.
Sipas Feng Shui, besohet se prania e kësaj bime tërheq paratë, dhe besohet se ajo ndikon pozitivisht në punën dhe bën para me gjethet e saj të mishta të njejtë si monedha.
Në disa vende aziatike këto bimë janë kaluar nga brezi në brez.
Bima nuk kërkon shumë, është shumë rezistente dhe në qoftë se ju kujdeseni për të mund të zgjasë gjatë. E gjitha që i duhet kësaj bime është të ketë sa më shumë dritë.
Në pjesën e kohës së ngrohtë të vitit mund të nxirret jashtë, por ajo që është e rëndësishme është që mos ekspozohet drejtpërdrejt në diell.
Sigurisht, atëherë ajo duhet më shumë të jetë e mbyllur, por kjo duhet të bëhet kur toka është plotësisht e thatë. Gjegjësisht, në qoftë se toka është shumë e lagësht, gjethet e saj të bien dhe t’i kalben rrënjët.
Zbardhet dëshmia e mësuesit që rrahu nxënësit me drutë e sobës
Oficerë të Policisë Gjyqësore në Bulqizë kanë marrë në pyetje mësuesin Agim Muça, i cili qëlloi me drutë e zjarrit një ditë më parë nxënësit e shkollës “Orzhanovë” të Ostrenit. Burime nga grupi hetimorë thonë se mësuesi nuk e ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj nxënësve.
Në momentin e parë ai ka deklaruar se nxënësit e kanë përqeshur, por pa pranuar se i qëlloi me grushte e më pas me dru.
Edhe në komisariat ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim.
Mësuesi ka thënë se ky është një kurth i ngritur nga banorët e fshatit.
Ai është shprehur se kurrë nuk ka ushtrur dhunë ndaj nxënësve të tij, por se i ka dashur dhe vlerësuar ata si të ishin fëmijët e tij. Por nga ana tjetër nxënësit kanë dëshmuar të kundërtën.
Sipas tyre mësuesi Agim Muça i ka dhunuar disa herë.
Foto: Ja pse ky varr ndodhet në mes të rrugës...
Nancy Kerlin Barnett u varros në 1 dhjetor 1831 në vendin e saj të preferuar, në majë të një kodre, ku ajo kalonte kohën e lirë, në qytetin e vogël Amity, në Indiana (SHBA).
Por në vitin 1901, autoritetet në Indiana-s vendosën se pranë qytetit Amity duhet të kalonte një rrugë, që do të kalonte pikërisht përmes varrit të Nancy-it.
Por nipi i saj Daniel Doty nuk mund të toleronte diçka të tillë. Ai kundërshtoi zhvendosjen e varrit, duke u ulur pranë tij me një armë në dorë.
Kur autoritetet shkuan për ta zhvendosur varrin, Daniel Doty, i bindi që rruga të ndërtohej rreth varrit të gjyshes së tij.
Në vitin 1912, mbi varr u vendos një pllakë, për të mbrojtur Nancyn nga ndërhyrjet e mëtejshme.
Azerbajxhan: Presidenti Nishani takon Presidentin Aliyev
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë pjesëmarrjes në Forumin dy ditor Global të Baku-së, zhvilloi edhe takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Presidentin e Republikës së Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe biseda të shkurtra me homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.
Në takimin me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, u vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet politike mes dy vendeve, si dhe dëshira dhe vullneti i përbashkët për t’i intensifikuar ato në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe pala azere në përgjithësi i kanë dhënë projektit të gazsjellësit TAP në kuadrin e Korridorit të Jugut, si dhe shprehu besimin se implementimi i këtij projekti madhor do t’i hapë rrugën gazifikimit të Shqipërisë dhe do t’i forcojë më shumë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. “Implementimi i projektit TAP do të ketë një impakt shumë pozitiv edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.” – u shpreh Presidenti Nishani.
Nga ana e tij, Presidenti Aliyev u shpreh i sigurt për implementimin në kohë të gazsjellësit TAP dhe shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Presidenti Aliyev, bazuar në eksperiencën e vendit të tij, shprehu gjithashtu mbështetjen dhe interesin e Azerbajxhanit për procesin e gazifikimit të Shqipërisë.
Gjithashtu, ai shprehu vullnetin e palës azere për planifikimin dhe ngritjen hap pas hapi të marrëdhënieve mes dy vendeve në nivele të tjera më të larta partneriteti, ashtu si edhe me disa vende të tjera fqinje me Shqipërinë dhe anëtare të Bashkimit Evropian.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm të biznesit mes dy vendeve, përmes dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes tyre, si dhe organizimin e një Forumi të Përbashkët Ekonomik për hartimin e një platforme konkrete për bashkëpunimin që mund të realizohet shumë shpejt në kuadrin e vizitës së planifikuar në Shqipëri të Presidentit të Azerbajxhanit.
Zbulohet skema e mashtrimit me testet e Akademisë së Rendit
Dy persona u arrestuan në Tiranë, si pjesë e një skeme mashtrimi me testet për Akademinë e Sigurisë. Gëzim Metalia, 44 vjeç, merrte rreth 800 euro për aplikantët që konkuronin për në Akademi, duke u premtuar sigurimin e përgjigjeve të testit.
Bashkë me të u arrestua edhe Rexhep Rexha, i lindur në Kukës.
Hetimet u kryen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas denoncimit të një shtetasi me inicialet B.L.
Atij i ishte premtuar se do t’i jepeshin të gjitha përgjigjet e testit në këmbim të shumës së mësipërme.
Në të vërtetë, Metalia dhe Rexha nuk kishin akses në përgjigjet e testit dhe i gjithë premtimi ishte një mashtrim. Nën hetim janë edhe dy persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë.
Armando Duka pranon trukimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri
Gjatë punimeve të Asamblesë së FSHF-së, presidenti Armand Duka, foli edhe për luftën kundër trukimeve. Sipas tij, në krahasim me një vit më parë, dyshimet për ndeshjet e manipuluara janë 100 herë më pak.
“Duhet të evitojmë hedhjen e baltës edhe nga vetë protagonistët e lojës, pasi kjo dëmton imazhin e produktit tonë të përbashkët.
Më e rëndësishme është beteja jonë kundër trukimeve. Në krahasim me një vit më parë, dyshimet për trukime janë 100 herë më të vogla”, ka deklaruar Duka.
“Duke e parë realitetin në sy dhe duke u përpjekur t’i luftojmë sa më shumë trukimet, kemi punuar gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë që ato të jenë sa më pak të ndjeshme në futboll. Sa i përket këtij fenomeni, mendoj se FSHF-ja po bën një punë të mirë”,- shtoi ai.
Urimi i veçantë i “Mercedes-Benz” për 100-vjetorin e “BMË”
Kompania “Mercedes-Benz” ka uruar “BMË” me rastin e 100-vjetorit në mënyrë shumë miqësore, duke ftuar ata njëkohësisht të vizitojnë muzeun e “Mercedes-Benz”.
Kjo e fundit ka bërë një gjest që nuk e hasim shumë ndërmjet konkurrentëve të mëdhenj, duke postuar kështu në media një poster me maskën karakteristike të “BMË” dhe me shkrimin “Faleminderit për konkurrencën 100 vjeçare”, transmeton Express.
Ky urim është dërguar po ashtu nga zyra për media e kësaj kompanie, duke ftuar njëkohësisht “BMË”-në për të vizituar muzeun e tyre.
Nga data 8 deri me 13 Mars, punonjësit e “BMË” të cilët dëshirojnë të vizitojnë muzeun e “Mercedes-Benz” do të kenë privilegje si, hyrja pa pagesë, kafe dhe ushqim karakteristik të zonës, si dhe ata që shkojnë me veturë “BMË” do të mund të parkojnë në vendet afër muzeut.
Totti bëhet me vajzë. Ja lidhja e çuditshme me trajnerin Spaleti
Dje në mbrëmje, në klinikën “Mater Dei” të Romës, sulmuesi i skuadrës verdhekuq Francesco Totti, është bërë baba për të tretën herë. Pas dy djemve, Cristian (11 vjeç) e Chanel (9 vjeç), bashkëshortja e sulmuesit romanist, “shoë-girl” Ilary Blasi, ka sjellë në jetë një vajzë, që e kanë quajtur Isabel (peshon 3.240 kg).
Blasi ishte shtruar në maternitet që gjatë paradites, e shoqëruar nga kapiteni i Romës, lajm që ka pushtuar të gjitha mediat italiane.
Totti nuk ka shkuar dje në stërvitjen e Romës, por sot pritet të festojë me skuadrën lindjen e fëmijës së tretë.
Interesant fakti se të tri fëmijët e Tottit kanë lindur kur në stolin e Romës ka qenë trajner Luciano Spalleti (2005, 2007 dhe aktualisht 2016), marrëdhëniet me të cilin nuk janë shumë të mira.
Foto: Greqia sjell 1000 refugjatët e parë në kufi me Shqipërinë
Refugjatët e parë kanë mbërritur në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Të premten, 162 prej tyre u nisën me 3 autobusë nga porti i Pireut për t’u vendosur në një kamp provizor, në qytezën e Konicës.
Transferimi i tyre është pjesë e operacionit të qeverisë greke për të lehtësuar mbipopullimin në mjediset e portit, ku ndodhen mbi 4 mijë e 500 emigrantë.
Në Konicë, refugjatët do të strehohen në çadra ushtarake dhe fillimisht është thënë se do të qëndrojnë aty për një kohë të shkurtër.
Mediat kanë publikuar foto, ku buldozoerë të ushtrisë janë duke punuar për rregullimin e terrenit në vendin ku do të ngrihet kampi pranë Konicës.
Mediat greke shkruajnë se brenda fundjavës do të bëhet transferimi i rreth 1 mijë emigrantëve.
Qeveria greke ka kërkuar nga gjithë rajonet administrative të vendit, të raportojnë për mediset që disponojnë dhe që mund të kthehen në qendra të pritjes së refugjatëve.
Por shumica e drejtuesve vendorë janë përgjigjur negativisht, duke thënë se nuk disponojnë mjedise të tilla. Mes tyre edhe bashkitë e Kosturit dhe Follorinës, që gjithashtu ndodhen pranë kufirit me Shqipërinë.
Shqipëria shihet si rrugë e mundshme kalimi e tyre për në vendet e Europës, pas mbylljes së kurifit nga ana e Maqedonisë. Kryeministri Rama ka deklaruar se vendi ynë nuk do t’i hapë dyert, por as do të ngrejë mure për refugjatët./Tv Klan/
Fotolajm: Eduart Ndocaj tregon se ku ngjason me Edi Ramën...
Dikur pati thënë se ai kishte disa anë të përbashkëta me kryeministrin Rama... dhe këtë herë deputeti “Kaubojs” Eduart Ndocaj na ka treguar se cilat janë ato.
Në profilin e tij në rrjetin Facebook, Ndocaj, na ka prezantuar një pjesë të koleksionit të tij të pikturave dhe vizatimeve që ai ka bërë ndër vite.
“Disa nga pikturat e mija”,- shkruan në diciturën shoqëruese të fotove të pikturave deputeti i Lezhës, Ndocaj.
“Për të gjitha femrat e jetës time”: Letra e fundit e suedezit të vetvrarë në Tiranë
Jim Backlund, shtetasi suedez që i dha fund jetës duke u vetëvrarë jetonte prej disa kohësh në Tiraë. Ai punonte si menaxher në një nga kazinotë më të mëdha në kryeqytet.
Backlund para vetëvarjes kishte shkruar një letër të gjatë kushtuar femrave më të rëndësishme në jetën e tij.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave.
Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’i gjej kuptimin.
Për mua do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim.
Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë.
Së pari, për nënën time.
I jam mirënjohës që më solli në këtë botë, dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija. E di që nuk ka qenë gjithmonë e lehtë.
Për këtë, të jam mirënjohës deri në përjetësi.
Mendoj për dy gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto 2 gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.
Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim, dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, mbesën dhe nipin tim.
Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Gjithashtu mendoj të gjitha vështirësitë që të duhet të përballosh.
Të falënderoj që më lejove të isha vëllai yt.
Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë, dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha vëllai yt.
Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh.
Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.
Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; ne të Mendoj për Gjeneralin tonë.
E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund ta imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do.
Je një shenjt i vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.
Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj.
Një talent, dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel.
Për kaq shumë vite, të kam konsideruar si të “falur”, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua do të thotë shumë.
Të falënderoj, nga fundi më i thellë dhe çdo cep i zemrës sime, që më tregove bukurinë e vërtetë të kësaj bote dhe çfarë vërtetë është e rëndësishme.
Do të jem përherë thellë brenda teje.
Faleminderit të gjitha ju femrave”./Panorama/
Foto/ Veliaj: Një tjetër lulishte në Tiranë, tek porcelani
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjetit të tij social ka postuar një sërë fotosh, ku tregohet puna për krijimin e një lulishteje të re në Tiranë, në Porcelan.
“Lulishtja e re në Porcelan. Do t’ja dalim! Do marrë kohë, por do t’ja dalim me siguri!”,- shkruan Veliaj.
Taksat: Tregtarët nuk lihen të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Është shoqëruar me tensione dhe debate mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës, ndërkohë që tension ka pasur edhe jashtë godinës së bashkisë.
Tregtarët që vijojnë të kundërshtojnë taksat e reja të vendosura nga bashkia janë grumbuluar sërish dhe kanë kërkuar të hyjnë në mbledhjen e këshillit, por janë penguar nga punonjësit e sigurisë.
Përfaqësuesit e djathtë në Këshillin Bashkiak kanë kërkuar përfshirjen në rendin e ditës edhe të çështjes së parkut te liqeni dhe hapësirën e gjelbër te galeria.
“Kërkesa e depozituar në këshillin bashkiak për të bërë transparencën mbi ndërhyrjen e paligjshme tek liqeni i Tiranës si dhe në hapësirën e gjelbër para Galerisë së Arteve. Këto dy çështje të përfshihen në diskutime”,- tha këshilltari i djathë Leonard Olli.
Ndërkohë mbledhja raportohet të jetë shoqëruar me debate edhe për sa i përket pikës që lidhet me taksat e biznesit. Këshilltarët e djathtë kanë kërkuar që para se të miratohet ajo, duhet të përfshihen mendimet e tyre si dhe kërkesat e biznesit.
Pas debateve mbledhja u ndërpre. Këshilltarët e PD-së dolën nga mbledhja dhe u takuan me përfaqësuesit e biznesit.
Ja çfarë thotë Berisha për intervistën e Ramës në ‘Opinion’
“Edi Rama u paraqit mbreme ne debat i semure rende, me çrregullime te renda psikomotore dhe mani te thelle persekutimi!
Te dashur miq, ata qe paten durimi te ndjekin Edi Ramen mbreme ne “Opinion”, kane ndjekur nje debat qe per skenat, reagimet, pergjigjet nuk e kane pare kurre ndonjehere me pare.
Edi Rama, u paraqit aty i shkaterruar nga nervat. Ai, ne pyetjet e para shfaqi simptoma te renda te nje krize psikomotore tipike e te semureve psiqik, e cila u shfaq jo vetem me shperthime zemerimi por me e renda me levizje motorike te pakontrolluara te gjymtureve, veçanerisht te njeres kembe, qe nga kofsha e poshte, sikur e kishe futur ne elektroshok, tipike per semuret rende psiqik e te pamjekuar me ilaçet qe kane efektin e “ngrirjes” se ketyre levizjeve tek i semuri.
-Edi Rama ne “Opinion” deshmoi se ai vuan rende nga mania e persekutimit, pikerisht per kete arsye ai reagonte ndaj çdo pyetjeje te gazetarit, kryesisht me dy pergjigje standarte nga filimi deri ne fund te emisionit.
E para pergjigje dominuese qe ai dha me 36 here gjate emisionit ishte se “ti genjen”, se “kjo eshte genjeshter”, se “ti je genjeshtar” dhe perpiqej qe me kete ofendim ti shpetonte pergjegjesise se tij publike per t’u pergjigjur, duke harruar gjithashtu se intervistuesi me shume te drejte i kthente aty per aty restin me te njejten fyerje, por duhet te pranojme plotesisht te imponuar dhe te merituar.
Pergjigja e dyte tipike e nje te smuri psiqik dhe rende ishte ajo qe, per te mbrojtur veten nga pergjegjesia e tij qe nxirrte ne pah pyetja qe i bente Blendi Fevziu, Rama perseriste si automat se “nuk ti them” apo “nuk ke pune ti me PS”, ose “nuk ti them se nuk je ti anetar i PS”. Nje pergjigje e tille mund t’u jepej gazetareve apartiak veçse ne kohen e PPSH dhe kurre ne nje vend te lire.
Nje pergjigje te tille nuk e japin kurre njerezit qe njohin alfen e transparences, kete pergjigje e japin vetem te semuret psiqik qe nuk pranojne te kene asnje pergjegjesi per ate qe kane bere apo qe ju ka ndodhur atyre.
Per here te pare, me qarte se asnjehere, kam pare mbreme tmerrin e njeriut nga vetja e tij. Intervistuesi, per te qene sa me bindes dhe i mbrojtur para publikut per çeshtjet qe ngrinte, kishte bazuar intervisten ne dhjetera inserte qe paraqisnin po Edi Ramen ne momente dhe kohra te ndryshme. Me reagimet e tij te forta dhe te pakontrolluara psiqike dhe motorike (levizje, dridhje te gjymtyrve) Edi Rama deshmoi se eshte i pashprese. Ai faktoi se tani lepur ne bark nuk ka vetem Saliun por ka dhe vet ate, Edi Ramen, per te cilin ai nuk pranon te marre asnje pergjegjesi. Ai reagonte para inserteve, copza te jetes se tij politike, teresisht i safzuar, duke faktuar se ai tani tmerrohet me shume se nga çdo gje tjeter nga ballafaqimi me vet Edi Ramen. Kjo shpjegon dhe faktin se perse ai i iken zgjedhjes se kryetar njelloj si djalli nga temjani.
Ne “Opinion”, Rama, perveç ofendimeve qe leshonte si ordiner ndaj gazetarit si “genjeshtar, genjen, po thua genjeshter”, pothuaj per çdo pyetje apo “nuk te pergjigjem se nuk je anetar PS”, pergjigjet e tjera ishin alogjizma, lajthitje dhe injorance dhe padije e plote.
Keshtu mbreme, per çeshtjen me kryesore se pse nuk pranon te zbatoje statutin dhe te zgjidhet siç po zgjidhen te gjitha organet e partise, ai, pasi tha se nuk mund te humbej kohe me zdhedhjen e kryetarit per shkak te situates dramatike ne vend. Mirepo vazhdoi duke thene se edhe sot gjendja e vendit nuk e lejon kryetarin te merret me fushate per zgjedhjen e tij me “nje anetar, nje vote”.
Dhe si njeriu qe nuk di kuptimin e asaj qe thote, deklaroi se ai ka vendosur qe socialistet te votojne “nje anetar nje vote” por jo per kryetarin, pasi voten ai nuk e duron dot, por ata do votojne ne referendum me pyetjen “a duhet te zgjidhet kryetari” i pazgjedhshem i tyre.
Per cdo socialist, nga anetari i thjesht e deri te kryetari, koha qe merr referendumi per statutin apo zgjedhja e kryetarit me “nje anetar nje vote” eshte e njejte dhe po keshtu sa fushata.
Por i vetmi dallim eshte se kryetari i tyre eshte frymor dhe ka tmerr nga vota kurse statuti eshte leter dhe nuk di çfare eshte frika.
Ne pergjigje te pyetjeve te tjera, Rama u deshmua skllav i simoter Nushitavokat mjeran i vjedhjeve qe ai bene se bashku me te te qindra milion euro te te semurve te vendi.Ai nga padia ngatronte si perçarte shifrat e punesimit, papunesise, pretendonte se eshte rritur kerkesa nderkohe qe te gjitha te dhenat faktojne te kunderten, por duket se rritjen e kerkeses per qytetaret ai tani e mat me kg ne peshe qe ka fituar.
Rama mashtronte ne menyre banale e te trashe me shifra te trilluara, gje qe detyroi gazetarin ti rikujtoje se ai eshte elif matrak ne matematik dhe se njohurite e tij ne kete fushe nuk jane as ne nivelin e nxenesit te klases se katert.
Si perfundim, mund te themi me pergjegjesi te plote se ai qe ishte mbreme mbi dy ore ne “Opinion”, pra Edi Rama, kishte shkuar ne ate studio jo sikur ishte nisur nga zyra e kreut te ekzekutivit por nga dhomat e spitalit psiqiatrik, natyrisht jo me pizhamat e te semurit por me kostum 25 mije euro, nje “Brioni” soto misura! Sb”.
Fotolajm: Plas solidariteti në rrjet për plakën që gjobiti Bashkia
Plaka e cila tregtonte qep dhe hudhra në një rugicë të Tiranës dhe u gjobit nga një polic bashkiak, është kthyer sot në heroinën e ditës.
Por pas shumë komenteve që shprehnin solidaritet me të, ka pasur edhe nga ata individë që kanë dashur të ofrojnë ndihmë financiare për gruan e gjobitur.
Në foton e mëposhtëme tregohet një rast i tillë.
“Mbi te gjitha nuk e ben per tu dukur... #respect”,- është komenti i diciturës që shoqëron këtë foto.
Erdogan kërcënon Gjykatën Kushtetuese pas lirimit të dy gazetarëve
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që liroi nga burgu dy redaktorët e një gazete, presidenti turk Erdogan ka reaguar ashpër duke paralajmëruar se nëse përsëriten veprime të tilla, do të vendosë në pikëpyetje vetë ekzistencën e kësaj gjykate. Deklaratat ai i bëri gjati një takimi në qytetin e Burdurit.
“Ky institucion, përfshirë presidentin dhe disa prej anëtarëve të saj, nuk është përmbajtur nga marrja e vendimeve që janë kundër vendit dhe njerëzve të këtij vendi, në një temë që është shembull konkret i një prej sulmeve më të mëdha kundër Turqisë në kohët e fundit”, tha Erdogan.
Një javë më parë presidenti turk mori në dorë kontrollin e gazetës më të madhe opozitare në vend “Zaman”. Liria e medias në Turqi është kritikuar shpesh dhe pushteti i Erdogan merr gjithnjë e më shumë tipare autoritare.
Këshilltari i Ministrisë së Financave: S’jam hetuar asnjëherë nga FBI!
Këshilltari i Ministrisë së Financave përgënjeshtroi lajmin e publikuar sot në Shqiptarja.com, sipas të cilit ai ishte hetuar nga FBI për mashtrim kibernetik.
Knidi Bashari shpjegon se kompania ku ka punuar si administrator nuk është hetuar nga FBI, përkundrazi ka bashkëpunuar me Byronë.
Në reagimin e tij, Bashari shkruan se “në letërporosinë për ndihmë juridike, në vendimin e gjykatës citohet se: “Në përgjigje te kërkesës për ndihmë juridike sqarohet se, nga autoritetet e SHBA-së, nuk besohet që IP e mësipërme të jetë e angazhuar në asnjë mënyrë me hetimin e kryer prej tyre.”
Do'stlaringiz bilan baham: |