Reagimi i plotë i Knidi Basharit, këshilltar i Ministrisë së Financave:
“Rutinën e mëngjesit ma prishi mesazhi i një mikut tim të vjetër: “…hidhi një sy sot. C’paske bërë për të përfunduar në gazetë”?!
Sapo hyj në zyrë, shoh në faqe të parë kryetitullin ilustruar me foto “Këshilltari i Ministrisë së Financave hetohet nga FBI-ja” e ndër të tjera lexoj tog-fjalësha si, “Firma e Basharit, dhjetra tendera në objekte shtetërore”, e cudira të tjera. Nuk e dija akoma krimin që kisha kryer dhe nga gazeta mësoj se dyshohem për mashtrim kibernetik, dhe se paskam akses në sistemet e rezervuara të institucioneve të rëndësishme në vend.
Etika minimale gazetareske kërkon që, përpara se të publikohet, lajmi duhet të mbështetet në informacione të sakta dhe të plota. Por ç’mund të pritet nga media e një vendi, ku dikush shkruan në internet se pronari i Facebook paskësh debulesë për shqiptarët, meqë stëgjyshja e tij paska vizituar këto vise në 1853, dhe ky lajm publikohet në çdo media virtuale e të shkruar, me një krenari qesharake.
Nuk di t’ju them nëse ky është sulm personal apo që qëllon me lart, por do të desha shumë të sqaroja ata që marrin përsipër të keq-shkruajnë, te tjetërsojnë e të helmojnë opinionin publik, pa pasur as formimin minimal në fushat juridike, ekonomike e ca më pak ato kibernetike.
Shkrimi niset nga një letër porosi për ndihmë juridike kërkuar nga SHBA, dhe në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, së pari sqarohet se bëhet fjalë për ekzekutim të një “Letërporosie për ndihmë juridike” dërguar nga SHBA në adresë të Ministrisë së Drejtësisë, në të cilën kërkohet lejimi për të marrë të dhëna të biznesit, konkretisht të dhënat e plota të aktiviteteve të kompjuterit (kompjuterëve) qe kane lidhje me adresën IP xx.xx.xx.119, nga Keminet Ltd., si dhe çdo informacion të abonentit dhe logjet që kanë të bëjnë me këtë server.
Në letërporosi për ndihmë juridike theksohet se, “Prokuroria e Shteteve të Bashkuara për Distriktin Perëndimor të Nju Jorkut dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe i Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë (së bashku me prokurorin e SHBA), si dhe Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), janë duke hetuar nëse persona të panjohur kanë shkelur ligjet penale të SHBA-së, duke hyrë pa autorizim në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme”.
Për më tepër, në letërporosinë për ndihmë juridike, në vendimin e gjykatës citohet se: “Në përgjigje te kërkesës për ndihmë juridike sqarohet se, nga autoritetet e SHBA-së, nuk besohet që IP e mësipërme të jetë e angazhuar në asnjë mënyrë me hetimin e kryer prej tyre.”
Pra jo vetëm që unë, Knidi BASHARI nuk jam në hetim për krime kompjuterike dhe kibernetike por kompania në të cilen kam shërbyer dikur si administrator, ka shprehur angazhimin maksimal dhe ka bashkëpunuar me autoritet amerikane dhe shqiptare, duke vënë në dispozicion të hetimit të gjithë materialet dhe informacionet e nevojshme për të ndihmuar hetimet.
Për më tepër, jam shkëputur nga të gjitha funksionet, aksionet, të drejtat dhe detyrimet që kam pasur në këtë kompani, që prej Gushtit të 2015 ndaj nuk e gjykoj as të drejtë e as të justifikueshëm këtë sulm dashakeq ndaj meje.
Mashtrimet kibernetike si ky që lexova sot dhe gazetaria që njoha sot fatkeqësisht nuk kanë asnjë lidhje me të vertetën dhe aq më pak me misionin e shenjtë të informimit publik, ndaj do të ishte në nderin kesaj media që të përgenjeshtroje të pavertetat që ka publikuar”.
Miratohet vendimi, Papa Françesku do të ketë një bust në Tiranë
Busti i Papa Françeskut do të vendoset në një prej mjediseve të Tiranës.
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Papa Françesku ishte Papa i dytë që vizitoi Shqipërinë në shator të vitit 2014.
Vizita e tij ishte e një rëndësie historike dhe mblodhi në qendër të Tiranës qindra mijëra njerëz.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak pritet të miratohet edhe propozimi për ndryshimin në taksën e kalimit të pronësisë dhe asaj të tavolinës, të cilat u kontestuan gjerësisht nga biznesi.
Nga 15 Marsi kufijtë shqiptarë i ruan policia italiane
Prej 15 marsit një dyzinë roje kufitare italiane do të të vijnë në Shqipëri, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit, pas mbylljes së rrugës Ballkanike për emigrantë.
Lajmi bëhet i ditur nga tg.com, i cili në shkrim shkruan se ardhja e tyre vjen si kërkesë e autoritetevë të Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve për të përballuar çështjen e parandalimit të fenomenit të emigrimit, në rast fluksi pas mbylljes së kufijëve të vendeve Ballkanike.
Do të jetë vetë qeveria e Tiranës, e cila do të vendosi se në cilat pika kufitare do të vendosët rojet italiane, citohen një burim nga Brukseli, sipas “tg.com”.
Ndërkohë që në Greqia është në alarm. “Kriza humantiare ka arritur kulmin, vendet anëtare duhet të pranojnë me urgjencë të ardhurit, është momenti për të ndihmuar”, ka thënë i komisioneri europian, Dimitris Avramopoulos në një postim në Tëitter.
Të enjten, gjatë deklaratës së tij, në prag të samitit të në Bruksel, ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano tha se “kam kërkuar që tema e Shqipërisë të mos jetë vetëm italiane. Shqipëria mund të jetë një partner strategjik i Europës për çështjen ballkanike”./TvKlan/
Blushi: Rama tek Fevziu ishte në ankthin e garës
Ben Blushi është i ftuar sonte tek Arian Çani në “Zonë e Lirë” në “TV Klan”. Pyetja e parë e Çanit shkon për Ramën, i cili ishte i ftuar mbrëmë në “Opinion”, “Tv Klan”.
Çani: Rama dridhte këmbën gjatë gjithë kohës mbrëmë tek Fevzo, çfarë tregon?
Blushi: Tregon se ishte në ankth. Ishte në ankthin para garës. Kam përshtypjen se kjo ishte pjesa e vetme që do i mbahet mend nga ajo intervistë.
Kush është njeriu që i hungërinte Ben Blushit në Elbasan?
Duke folur për incidentin e Elbasanit, ku Ben Blushi i fishkëllye teksa u ngjit në podium për të folur, ai vetë ka zbuluar një sekret.
I ftuar tek Arian Çani, në “Zonë e Lirë”, Blushi tha se, “në Elbasan kisha përballë një njeri që hungërinte, dhe ishte një hungërinë e panatyrshme, ai njeri punon në bashki”.
Më tej ai tha se nuk ka dalë gjithë videoja, kanë publikuar çfarë kanë dashur ata.
“Kanë nxjerr momentin kur unë ngre zërin se doja të dëgjohesha se kishte zhurmë”,- tha Blushi.
Fotot: Modelja mbipeshë që po çmend rrjetin me bukurinë e saj
Pak kohë më parë ajo ishte në ballinën e revistës së njohur “Sports Illustrated” me të cilin tentoi, dhe ia doli me sukses, të thyejë barrierat që shoqëria ka vendosur për vajzat në mbipeshë.
Ajo përpos që merret me modelizëm, është edhe aktiviste për t’i mbrojtur të drejtat e personave që kanë zgjedhur të jetojnë shëndetshëm në trupin që kanë, edhe pse mund të kenë disa kile më tepër se modelet e zakonshme.
Kësaj here ajo ka pozuar për “Addition Elle”.
Nëse Ashley nuk iu ndyrshon mendimin për modelet në mbipeshë, atëherë nuk e dimë se çfarë tjetër mund të ndikojë më shumë.
Plas humori: “Po bëjmë shtet” kundër shitjes së qepëve dhe prasit
Një furi reagimesh në rrjetet sociale shoqëruan publikimin e fotos së gruas së moshuar, që u gjobit sot nga policia bashkiake në Tiranë.
Reagimi i Erjon Veliajt që njoftoi se do ta paguante vetë gjobën nxiti akoma më shumë përçmimin për alibinë se “Po bëjmë shtet”.
Vështrimi i gruas dhe qëndrimi i saj me duart e lidhura në mes, gati si e prangosur ka qenë një mesazh i fuqishëm.
“Po bëjmë shtet” tashmë duket një sllogan i drejtuar kundër të varfërve, atyre që kryeministri i sheh si “mish për topat” që drejtohen kundër qeverisë.
Përveç irritimit, nuk ka munguar as tallja me kryeministrin Edi Rama.
Shpërthen Bora Kokëdhima: Unë s’kam shtëpi, jo më helikopter
Stilistja Bora Kokëdhima është ajo që po kujdeset për veshjet e këngëtares Eneda Tarifa, e cila po përgatit materialet prezantuese për pjesëmarrjen në këtë edicion të Festivalit Europian.
Duke parë realizimin e setit fotografik apo videon që është xhiruar, në media e rrjete sociale u aludua se gjithçka është bërë me paratë e vajzës së deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima.
Stilistes nuk i kanë pëlqyer aspak këto të thëna, dhe ka reaguar pak më parë përmes një statusi në “Facebook” ku ndër të tjera sqaron edhe statusin e saj personal ekonomik.
“Më vjen shumë keq për helmin e mashtrimet e gazetarëve shqiptarë që s’kursejnë rast të bëjnë sulme politike kundër babait tim dhe më përdorin mua, motrat e mia e çfarë t’iu dali para për ta realizuar këtë!
Lekët e mia s’kanë pikë lidhjeje me këtë histori e unë nuk kam as shtëpi personale, jo helikopter që s’më bie në mend.
Unë kam makinë të 2008-tës se s’ma ndjen për hekura. Unë jam Bora e kam biznesin tim që e ngre me luftë e sakrifica çdo ditë, gjithë ditën.
Unë nuk jam socialiste, as demokrate, jam vetëm pro babait tim deri në vdekje”,- ka shkruar ndër të tjera Bora Kokëdhima.
Stilistja përtej revoltës, nuk ka harruar të falenderojë bashkëpunëtorët dhe kompanitë private që kanë sponsorizuar gjithçka./revistaëho/
Kur Rovena Stefa ajros të pasmet nga fustani i grisur
Këngëtarja e cila prej disa vitesh është transferuar në Kosovë, ka tërhequr vëmendjen me një veshje jo të zakonshme.
Për klipin e ri, Rovi ka zgjedhur një fustan që siç shihet është i çarë nga pas.
Veç fotos ilustruese në profil, pritet ekspozimi i plotë i të pasmeveve të këngëtares, në videon "Erotiv nr.1".
Polici kërcënonte burrin, të cilit i “gjuante” gruan
Ndonëse polici A.Q., ishte futur pa leje në oborrin e shtëpisë së familjes së H.K., në Prishtinë, duke iu vardisur bashkëshortes së këtij të fundit në Inspektoratin Policor të Kosovës thonë se, nuk kanë gjetur asnjë element të veprës penale.
Polici i Njësisë Speciale e kishte marrë numrin e telefonit të V.K., ku gruas i kishte shkruar mesazhe, duke iu referuar asaj si “shpirt”, “zemër” e madje edhe “arushë”.
V.K., ndërkaq kishte thënë se e ka quajtur “detektiv” policin që turpëroi Policinë, shkruan “Zëri”.
“Pas kryerjes së hetimeve paraprake dhe në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në mungesë të elementeve të veprës penale rasti është dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale për hetim të vazhdueshëm”,- thuhet në përgjigjen e Arbër Bekës, në lidhje me ankesën e H.K., në lidhje me policët.
Një natë para se burri të telefononte policin A.Q., që i shkruante mesazhe bashkëshortes së H.K., gjatë një bashkëbisedimi në familje situata kishte dalë jashtë kontrollit, kur bashkëshorti kishte rrahur gruan e tij.
Video/ Blushi tallet me Ramën: Me sa parti ka shkuar Shqipëria?!
Blushi ka komentuar shprehjen e Ramës në Opinion se Shqipëria dhe Partia janë si mami me babin.
“Pra babi është Shqipëria dhe mami është partia, por sa parti ka Shqipëria dhe babi i bie që të shkojë me shumë parti…Askush nuk duhet të ketë dilemë që të zgjedhë mes Shqipërisë dhe partisë”,- tha Blushi.
PS nuk është demokratike dhe kjo nuk i shërben Shqipërisë.
Partia po e dëmton Shqipërinë, ndërsa Shqipëria nuk ka mundësi që të dëmtojë partinë, vijoi argumentin e tij Blushi, teksa po flet në “Zonë e Lirë” në “Tv Klan”.
Video: A po kërkon Ben Blushi rrëzimin e Ramës nga pushteti?
Arsyet për të cilat erdhëm në pushtet nuk ekzistojnë më u shpreh Ben Blushi. “Unë nuk dua që PS të bjerë nga pushteti, por të qeverisim më mirë, të garantojë më shumë barazi për të varfërit”,- deklaroi ai.
“Prandaj unë kërkoj që të votohem në PS, pro ose kundër si të duan, dua vetëm të votohem. Është koha për zgjedhje, por thonë zgjedhje nuk ka. Kërkoj që të ndryshojë kjo gjendje, sot jemi në deflacion”,- tha ai.
Kandidati për kreun e PS-së, Blushi i ka bërë qeverisë një “Check-up”-in falas duke prekur disa nga problemet themelore të qeverisjes që lidhen me krizën ekonomike.
“Borxhi është rritur, edhe ai që vdes ka lënë pas një borxh pa larë, cdo person duhet që të paguajë dy vite për të larë borxhin e shtetit, eksportojmë më pak, papunësia është rritur, kriza është thellur, mblidhen më pak të ardhura, shoqëria është asfiksuar. Jemi të dytët pas Sirisë për largimet, ata largohen nga vendi i tyre nga lufta, ne nga papunësia”.
Video: Çfarë di Ben Blushi për jetën e Edi Ramës?
Ben Blushi ka komentuar mbledhjen e fundit në grupin e PS duke shantazhuar Ramën.
“Në mbledhje kam bërtitur më shumë se sa duhet, por kam premtuar se nuk do të tregoj se çfarë ka ndodhur. Ka qenë aq e shëmtuar sa nuk dua ta tregoj, për shkak se miqësia e dikurshme me Ramën më pengon.
Kjo është një cështje nderi, pasi nderoj veten time, unë di shumë gjëra private për Ramën, por nuk pranuar të flas. Atë ditë (në mbledhjen e grupit) Edi Rma u mbyt me një gotë ujë”.
Blushi: Ja pse Edi Rama ka frikë që të flasë për Rilindjen...
Rilindja është një grup i drejtuar nga Rama, që sot ka pushtuar PS deklaron Ben Blushi.
Ndërsa vazhdon më tej duke theksuar se “Rilindja nuk ka zgjedhje, është faliment, eksperiment historik, por në pushtet erdhi PS me 40 parti.
Rilindja ka vdekur, Rama nuk e përmend më, flamuri ra dhe shkopi u thye, tashmë po merr peng PS.
Rama nuk shkon në zgjedhje, pasi nuk ka socialist në punë. Rilindja e para, LSI e dyta dhe Socialistët në vendin e tretë për punesimet…”,- u shpreh ai.
Foto: Ja ku vjen femra më seksi e Instagramit
Demi Rose, 20 vjeçe konsiderohet sot si femra më e nxehtë e Instagramit. Dhe ka një arsye të fortë…
Ligji i ri: Për 24 orë të dhënat telefonike i merr Prokuroria, Policia ose SHISH
Prokuroria, Policia e Shtetit dhe SHISH do të kenë akses direkt në bazën e të dhënave të kompanive që ofrojnë shërbime komunikimi, kompanitë e telefonisë apo internetit.
Ministria e Brendshme ka gati një projekt që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH.
“Top Channel” siguroi draftin që pritet të kalojë në qeveri së shpejti. Sipas hartuesve, qëllimi është për të evituar praktikën negative të deritanishme kur përgjigjia për të dhëna që lidheshin me çështje hetimore vonohej deri në 6 muaj.
Në jo pak raste kjo vonesë ka sjellë edhe dështimin e hetimit të ngjarjeve të ndryshme, për shkak të tejkalimit të afateve të hetimit.
Për 24 orë jepen të dhënat që lidhen me identifikimin e pajtimtarit, kur dihet numri apo adresa e kompjuterit në rrjet, apo siç njihet ndryshe IP-ja; identifikimin e pajisjeve apo adresave të IP-së për një pajtimtar të dhënë; identifikimin e vendndodhjes së një pajisjeje fundore.
Ky afat bëhet 5-ditor kur kërkesa përmban të dhëna më specifike. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.
Ky projektligj shton dhe një nen tjetër i cili parashikon se, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimin e krimeve të rënda dhe akteve terroriste, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike dhe nëpërmjet dhënies së aksesit të drejtpërdrejtë në skedarë apo pjesë të tyre, ose ngritjes së platformave elektronike të disa institucioneve./TCH/
Foto: Kylie Jenner është sexy! Por ja si ka qenë dikur...
Kylie Jenner ka publikuar në llogaritë e saj në internet fotografi të vjetra. Fotot janë realizuar vetëm pesë vjet më parë, por ndryshimet janë shumë më të dukshme.
Shikoni dhe vlerësoni vetë.
Video/ Blushi: Nga Rama ruaj kujtime me bukë dhe gota…
Duke folur në emisionin Zonë e Lirë, Blushi tha se “babai më ka lënë një amanet (edhe pse është gjallë) të eci vetë dhe unë po eci vetë…
Ndërsa duke folur për kujtimet me Ramën tha se “në kujtimet me Ramën në tavolinë ka pasur edhe bukë edhe gota….”.
Ndërsa i pyetur për të ardhurat tha se “jetoj duke shitur libra dhe pagën si deputet”.
Ndërsa për Bashën tha se nuk i bashkoj kurrë votat për ta bërë atë Kryeministër. Ndërsa theksoi edhe njëherë se nuk ka për qëllim të formojë parti të rej dhe të përçajë PS-në.
13/03/2016/.................................
Video e rëndë: Pema zë poshtë pastruesen e Bashkisë
(KUJDES!PAMJE TË RËNDA) Kjo video me pamje shqetësuese tregon momentet kur disa pemë të prera në rrugën “Fortuzi” në Tiranë, kanë zënë poshtë një pastruese në momentin që kanë rënë.
Videoja është postuar në faqen në Facebook të “Nisma Thurje”, të cilët kanë publikuar edhe mesazhin e qytetarit që e ka denoncuar ngjarjen.
“Nisma pershendetje.
Dje keni publikuar fotot e disa pemeve te prera te Rr.Fortuzi prane selise se PSD.
Pemet kishin zene poshte nje pastruese ne momentin kur kane rene. Nese dikush nga ndjekesit tuaj ka dijeni do doja te dija per shendetin e saj. Flm”.
Natë me eksploziv. Shpërthim me tritol panë rrugës së Kavajës
Një garazh në rrugën “Sali Butka” që del në rrugën e Kavajës, është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të fuqishëm. Sipas policisë, mendohet se shpërthimi ka ndodhur me tritol.
Tritoli mendohet se ishte vendosur në derën e garazhit.
Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia: Ulen pagat për 2100 policë dhe hiqet grada “kryeinspektor”
Që nga 1 prilli, 2100 punonjës të Policisë së Shtetit do të përballen me një ulje të ndjeshme page për shkak të ndryshimit të gradave. Bëhet fjala për minimalisht 5 mijë e 500 lekë që do t’i zbriten secilit nga rroga mujore.
Urdhri është shpërndarë nga Drejtoria e Financave që në fillim të këtij muajit.
Efekti negativ lidhet me ndryshimin e sistemit të gradave sipas ligjit të ri të policisë që duhej të kishte hyrë në fuqi që para një viti, megjithëse edhe sot nuk janë plotësuar të gjitha aktet nënligjore.
Në ligjin e ri, siç dihej, dy grada do të zhdukeshin nga sistemi: Nëninspektor dhe kryeinspektor./Shqip/
Video+18/ Tiranë: Filmohet çifti duke bërë seks në Bllok
Kamerat e sigurisë të një biznesi kanë kapur një skenë të pazakontë në qendër të Tiranës. Një çift i papërmbajtur nuk ka mundur të durojë dot dhe ka nisur të bëjë seks në një rrugicë të errët.
Në pamundësi për të shkuar në ndonjë hotel, apo në ndonjë vend më intim, ata kanë zgjedhur ta bëjnë në publik, pa e prishur terezinë. Për më tepër mund të ndiqni videon./jetaoshqef.al/
Video+18/ Tiranë: Filmohet çifti duke bërë seks në rrugicën e Bllokut
Video/ Tiranë: Ja si e rrahin policin kata dy të rinj në mes të Bllokut
Një efektiv i policisë rrugore u sulmua nga dy të rinj natën e së shtunës në Bllok. Polici ishte duke debatuar për një kundravajtje, pranë “Librit Universitar” në Tiranë, përballë Kolonave, kur u godit me grushta.
Në videon më poshtë dallohet si ikën kapelja e policit nëpër rrugë, nga goditja e të rinjve.
Polici në fillim iku me vrap, por u kthye pas disa sekondave, kur pa të afrohej patrulla.
Kur ka parë makinën e Shqiponjave që afroheshin, agresori është larguar me vrap, i ndjekur nga polici i rrugores, që përpiqej ta kapte nëpër rrugët e ish-Bllokut.
Dita e Verës, Elbasan: Gati 300 policë, ndalohet parkimi në disa rrugë
Nesër në Elbasan do të festohet “Dita e Verës”, që nënkupton një qarkullim të madh të njerëzve në qytet dhe shtim trafiku në rrugët që të çojnë në qytet. Ndaj, Policia e Elbasanit ka marrë masa të përballojë fluksin pa penguar festimet.
Sot, policia njoftoi se për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen normale të mjeteve, rritjen e sigurisë në akset rrugore si dhe trafikut në qytet ka marrë të gjitha masat me organizmin e shërbimeve të Drejtorisë dhe Komisariateve të Policisë Elbasan, Librazhd,Gramsh dhe Peqin.
1. Të gjitha shërbimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan, më datë 13.03.2016 do të kalojnë në shërbim të përforcuar për zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
2. Për të përballuar me sukses festimin sa më normal të Ditës së Verës, në ndihmë të shërbimeve të Policise Elbasan, do te vihen ne disposición dhe forca nga Policia e Tiranës.
3. Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
4. Nga policia rrugore do të kontrollohen të gjitha akset me qëllim për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Në këtë plan masash do të angazhohen 306 forca policie nga Elbasani dhe Tirana.
Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e “Ditës së Veres”, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nuk do të lejojnë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore:
1.Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja e nga Stadiumi deri tek 1 Maji.
2.Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.
3. Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve.
Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrëseve në këtë ditë feste, të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.
Sot sërish protestë tek Parku i Liqenit: Homazhe për “Rilindjen”
Aktivistë të shoqërisë civile pritet të protestojnë edhe sot kundër ndërtimit të këndit të lojërave te parku i Liqenit Artificial. Burime infomacioni bëjnë më dije për “Report tv” se, protesta do të jetë paqësore.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme rreth mesditës pritet të zhvillohet edhe një protestë nga aktivistët e shoqërisë civile kundër pallatit 13-katësh që po ndërtohet përballë Fakultetit Ekonomik.
Aktivistë të shoqërisë civile do të vendosin trëndafila tek pallati 13 katësh në shënjë të “Rililindjes së vdekur”./Shqiptarja.com/
Video: Policët turq përpiqen të mbysin varkën me refugjatë
Në një video të shpërndarë nga “BBC”, shihen agjentë të policisë turke që qëllojnë mbi një barkë të mbushur me emigrantë, që janë drejtuar për në Greqi.
Pamjet janë shokuese, teksa policët turq shihen me shkopinj të gjatë me majë teksa qllojnë mbi barkë.
Filmimi i është dorëzuar reporterit të “BBC” Mark Loëen, që e ka postuar në Tëitter.
Refugjatët flasin në arabisht. “Filmoje, filmoje të gjithë”,- duket se thotë njëri prej tyre.
Mësuesi që dhunoi nxënësit, flasin djemtë: Babait i ngritën kurth
Dy djemtë e Agim Muçës, Sokol e Alket Muça, emigrantë në Itali, kanë mbërritur dje pranë familjes, në fshatin Orzhanovë të Ostrenit, për të qenë në krah të nënës së tyre dhe për të ndjekur vlerësimin e masës së sigurisë të babait në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.
“Jemi familje e nderuar dhe jemi befasuar për atë çfarë i ndodhi babait tonë. Babi dhe nëna jonë kanë mësuar disa breza fëmijësh në krahinë. Babai prej 40 vitesh ka ushtruar profesionin e arsimtarit dhe nuk është njohur kurrë si njeri i dhunshëm”, tha për “Panoramën” Alket Muça. Sipas tij, janë dy-tre banorë të fshatit që sajuan akuzën e dhunimit të nxënësve. Sipas tyre, Agimi ka pasur marrëdhënie mjaft të mira e korrekte me nxënësit.
“Në katër dekada pune, thotë Alket Muça, babai nuk është qortuar një herë. Ai dhe mami kanë qenë edukatorët më të mirë të krahinës së Gollobordës. Prej muajsh jemi njoftuar se babait do t’i ngrenë kurth për ta larguar nga puna, por ne nuk ia thamë, për të mos e shqetësuar.
Në muajin shtator të vitit 2015, një miku im më ka thënë se ndaj babait do të ngrihen akuza e kurthe për ta larguar nga puna”, vijoi rrëfimin e tij djali i Agim Muçës. Ai nënvizoi se familja e tyre nuk ka pasur konflikte në fshat me askënd.
“Ne, tha Muça, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë banorët e fshatit. Nëna ime doli në pension si mësuese e nderuar.
As konflikte pronësie nuk kemi pas me askënd. Qëllimi i akuzave të ngritura ka të bëjë me largimin e babait nga puna dhe zëvendësimi me dikë tjetër”.
Sakaq, djali tjetër, Sokol Muça, përsërit herë pas here shprehjen se: “nëse babai ynë vërtet ka dhunuar nxënësit e fshatit, ne e dënojmë aktin e tij”.
Duke dashur të kundërshtojë deklarimet e banorëve të fshatit Orzhanovë, nxënësve dhe prindërve, Sokol Muça shprehet se vajza 13 vjeçare që është parë në ekranet e televizioneve kombëtare e lokale nuk është nxënëse e shkollës së ciklit të ulët Orzhanovë, por mëson në shkollën 9 vjeçare Ostren.
“E takuam vajzën që gënjeu në të gjitha televizionet dhe e pyetëm përse e bëri këtë gjë, përse mashtroi se ishte dhunuar nga babai ynë”,- thotë Sokol Muça.
Sipas tij, vajza e mitur është nxitur nga prindërit për të thënë të pavërteta në media, madje i ka pohuar atij se: “Mësues Agimi nuk më ka rrahur”.
Ai shton se ka grumbulluar prova e fakte dhe ia ka vënë në dispozicion avokatit të babait. “Kam vajtur në Qendrën Shëndetësore Ostren, në Spitalin e Bulqizës dhe kam marrë gjithë dokumentacionin që ato kanë. Na rezulton se askush nuk ka marrë mjekim apo ka pësuar dëmtime fizike nga Agim Muça”,- thekson djali i dytë i familjes Muça.
Ai shprehet se është vetë baba i katër fëmijëve dhe nuk e toleron të atin, nëse ai ka dhunuar fëmijët e fshatit.
“Nëse babai ynë ka dhunuar 12 nxënësit e shkollës fillore të Orzhanovës, ne e dënojmë veprimin e tij, por jemi të sigurt se e gjitha është një sajesë dhe kurth për ta larguar nga puna para daljes në pension”, tha Sokol Muça.
Dy djemtë e Agim Muçës janë të mendimit se ekstremistë të djathtë të zonës janë regjisorët e këtij “kurthi”, pasi mësuesi njihej në krahinë se kishte bindje të majta.
Sokol e Alket Muça do të ndjekin sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë të prindit të tyre. Madje, ata thonë se do të japin më shumë prova e fakte për mediat se gjithçka është e sajuar nga dytre bashkëfshatarë të tyre./Panorama.al.
Video/ Shpëtim Idrizi: Nëse Rama s’reflekton, rishikojmë koalicion
Kryetari i PDIU-së paralajmëroi një interpelancë me kryeministrin për ecurinë e çështjes çame, në raportet mes diplomacisë shqiptare dhe asaj greke.
“Nëse maxhoranca do të vazhdojë të mos i reflektojë kërkesat parimore të PDIU-së, atëherë ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë më në atë koalicion”.
Ky është qëndrimi i kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi në një intervistë në Ora neës ku foli për bashkëpunimin me PS-në në koalicionin qeveritar.
Nënkryetari i Kuvendit përsëriti kërkesat, mbi të cilat është nënshkruar marrëveshja mes PDIU-së dhe PS që lidhen me zgjidhjen e çështjes çame.
Kjo do të thotë zgjidhjen e problematikës që ekziston midis Shqipërisë dhe shtetit grek.
Për Shpëtim Idirizin, në traktatin e miqësisë Shqipëri-Greqi ka fituar vetëm pala greke, kurse pala shqiptare vazhdon të heshtë për të drejtat e popullsisë çame.
Kryetari i PDIU-së tha se do të kërkojë së shpejti një interpelancë me kryeministrin për t’i parashtruar edhe një herë të gjitha kërkesat që ka PDIU për diplomacinë shqiptare sa i përket zgjidhjes së çështjes çame, të cilat lidhen me pretendimet e popullsisë çame ndaj shtetit grek, njohjen e genocidit grek ndaj shqiptarëve dhe për pasojë ngritjen e varrezave çame në shtetin fqinj.
Këto të fundit, Idrizi i lidh me kërkesën e përsëritur të palës greke për shtimin e varrezave të ushtarëve grekë në tokën shqiptare. Sipas tij, kjo është çfarë nuk shkon në raportet me Greqinë, pasi pala shqiptare shprehet e gatshme pë t’i plotësuar kërkesat e palës greke, por nuk kërkon atë çfarë i takon nga ata.
Veç zgjidhjes së çështjes çame, Idrizi foli edhe për atë çfarë nuk shkon mirë në koalicion me PS-në. Kreu i PDIU-së tha se forca e tij është katërta në skenën politike me një peshë specifike në elektorat, por kjo peshë nuk është reflektuar aspak në përqindjen e përfaqësimit të saj si në pushtetin vendor ashtu edhe atë qendror.
Në përgjigje të pyetjes nëse PDIU i lidh pretendimet me një ministri, Idrizi tha se, marrëveshja e PDIU-së me shumicën nuk nis e nuk mbaron tek kjo kërkesë dhe se nuk ka në thelb të saj këtë kërkesë. Megjithëse theksoi se, PDIU e ka krejt peshën e nevojshme për t’u përfaqësuar në nivel ministrie.
Kryetari i PDIU-së theksoi se marrëveshja me kryeministrin është në dinamikë e sipër dhe do të shihet në vazhdim se si do të shkojë. Nëse nuk do të ketë reflektim për kërkesat parimore që ka PDIU, Shpëtim Idrizi tha se do të rishikohet qëndrimi në raport me bashkëpunimin me PS-në.
Nënkryetari i Kuvendit u ndal edhe tek replika e kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, pikërisht për momentin kur Rama i tha Dules: “Eja në PS, se do të të bëj mik edhe me Shpëtim Idrizin”.
Për këtë replikë-batutë të kryeministrit me Dulen, Idrizi tha se nuk ka asnjë afeksion për miqësitë e prishura apo të përmirësuara të kryeministrit, pasi janë çështje të këtij të fundit.
Ndërsa për miqësinë e tij me Dulen apo kreun e qeverisë, Idrizi ritheksoi që nëse ata janë të gatshëm të mbështesin çështjen çame, miqësia është kryer.
Portret: Fan Stilian Noli, ky personalitet shumëplanësh
Fan S. Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumëanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të vërtetë shteti.
Noli lindi në Qytezë, fshat i banuar nga shqiptarë në rrethin e Edrenesë në 6 janar të vitit 1882. Vitet e luftës së përbashkët krahas forcave më të përparuara të shoqërisë shqiptare e bënë Nolin demokratin revolucionar dhe mendimtarin e shquar dhe veprën e tij, një nga kulmet e mendimit shoqëror dhe krijmtarisë poetike shqiptare.
Fan Noli shkroi drama, botoi artikuj në gazetën “Drita”, përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë ç’ështe e ç’do të bëhet”, shkoi në SHBA, ku luajti rol në bashkimin e shoqërive shqiptare dhe për botimin e gazetës “Kombi”. Në këto vite krijoi vargjet e para dhe nisi shqipërimet. Megjithëse jetoi larg Shqipërisë ai dha shumë për të.
Rolin kryesor Noli e luajti në pozicionin e tij si prift. Ai e mori këtë detyrë në moshën 27 vjeçare kur shqiptarëve ortodoksë të Amerikës po u humbte durimi nga kontrolli grek mbi kishën. Si prift ortodoks në vitin 1908 për herë të parë ai mbajti liturgji në gjuhën shqipe në sallën “Knights of Honor” në Boston.
Ky akt përbënte hapin e parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale. Kjo gjë, për atë kohë, kishte rëndësi politike, sepse i priste udhën ndikimit të qarqeve greke te shqiptarët me besim ortodoks.
Ndërkohë, ai bashkëpunonte në gazeta, mbante ligjërata, organizonte shoqëri patriotike, të cilat, më 1912, u bashkuan në federaten pan-shqiptare “Vatra”. Atë vit kreu studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude). Në vitin 1913 Fan Noli vizitoi për herë të parë Shqiperinë dhe kreu të parën shërbesë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në këte vend në prani të princit Vilhelm Vid.
Noli erdhi në Shqipëri në vitet 1913 dhe 1920 . Ai u bë figurë udheheqëse në luftën për vendosjen e rendit demokratik. Me fitoren e Revolucionit të Qershorit, më 17 qershor 1924 Fan Noli u vu në krye të qeverisë së Shqipërisë.
Gjatë gjashtë muajve ai drejtoi një qeveri demokratike, e cila u mundua me mish e me shpirt të përballonte problemet politike dhe ekonomike të shtetit të ri shqiptar, të cilat ishin mjaft të rënduara. Por programi i tij për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, doli se qe teper i nxituar në një vënd pa tradita parlamentare. Me rrëzimin e qeverisë së tij nga forcat zogiste Noli u largua përgjithmonë nga Shqiperia. Dashurinë për popullin dhe atdheun ia ushqeu rrethi familjar.
Kultura e gjërë që mori i dha atdhetarizmit te tij përmbajtje të përparuar. Luftën për çlirim kombëtar ai e konceptonte si luftë me armë dhe me pene. Fan Noli kërkonte që bashkëatdhetarët e vet të mbështeteshin në “krahët… trimerinë…dhe kordhën e tyre…”.
Si përkrahës i luftës per t’u çliruar nga zgjedha e huaj mbështeti veprimet e çetave dhe kryengritjet e medha me arme kundër sundimit osman. Pas shpalljes së Pavarësisë u vu në shërbim të qeverisë shqiptare të Vlorës. Pikpamjet mbi organizimin e shtetit, politikën e brendshme dhe të jashtme i shtjelloi në shkrime dhe fjalime të viteve 1921-1924. Luftoi që shteti të vinte në jetë parimet e demokracisë së përparuar.
Fan Noli është një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare. Me veprimtarine e shumëanshme ai dha ndihmesë të çmuar në formimin e kulturës demokratike shqiptare. Një pjesë të mirë të forcave të tij ai ua kushtoi gazetarisë dhe publicistikës, duke drejtuar me ndërprerje gazetën “Dielli”, themeloi dhe drejtoi gazetën “Republika”.
Fan Noli është një ndër mjeshtrit e poezisë shqiptare , lirikat e tij ngërthejnë përgjithësime të rëndësishme artistike. Ai shprehu aspiratën e shtresave demokratike për liri dhe tokë, për drejtësi dhe përparim. Lirikat politike të Fan Nolit ushtojnë nga besimi i patundur i poetit në fitoren mbi armiqtë e vendit dhe drejt përparimit.
Fan Noli i kushtoi vëmëndje të posaçme edhe studimeve historike. Në këtë fushë interesat e tij u përqëndruan rreth jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Njeri me interesa të gjera krijuese ai u mor edhe me muzikologji ; monografia e tij “Bethoveni dhe Revolucioni francez” në gjuhën angleze, u çmuan lart nga specialistë dhe personalitete të shquara. Fan Noli la përkthime mjeshtërore të disa veprave të shkrimtarëve të shquar përparimtarë botërorë, si Shekspiri, Ibseni, Servantesi, etj.
Noli vdiq në Florida. SHBA, në 13 mars të vitit 1965 në moshën 83 vjeçare. Ai ishte i lidhur gjatë gjithë jetës me popullin e tij, të cilit i njohu vuajtjet, e thirri në luftë dhe i admiroi fitoret. Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit tonë e të kulturës së tij./ATSH/
Njihuni me modelin e ri të Porche
Modeli i parë dhe më i rëndësishmi është “Macan” me motor 2.0 -litra dhe katër cilindra. Shpejtësia e tij maksimale është 260 km/h.
Porositë për “Porche Macan” kanë filluar dhe çmimet fillojnë nga 47,500 dollarë. Ky model është 6,900 dollarë më i lirë sesa “Macan S”.
Ja pse Edi dhe Linda Rama s’mund të shkojnë në Arabinë Saudite
Gjatë tre vite në qeverisje, Kryeministri Edi Rama nuk është parë që të vizitojë Arabinë Saudite dhe ky fakt mund të ketë një shpjegim. Kjo bazuar në disa ligje të Arabisë Saudite dhe jo për faj të Kryeministrit shqiptar.
Rreth dy vite më parë, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka publikuar një listë me 50 emra që janë të ndaluar të përdoren në vendin e tyre. Rrjedhimisht, personat që kanë emër të njëjtë me ato të listës së ndaluar, nuk mund të hyjnë në Arabinë Saudite qoftë edhe si turistë.
Surpriza qëndron në faktin se në këtë listë, mes emrave të ndaluar janë Rama dhe Linda.
Pra, nëse Kryeministri shqiptar do të duhet të bëjë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite do të jetë disi e pamundur për shkak të mbiemrit të tij. Duke qenë se është kreu i Qeverisë, autoritetet arabe ndoshta edhe mund të bëjnë një përjashtim.
Por, nëse Kryeministri Rama do të shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila ka edhe emrin e mbiemrin në listën “non grata”, atëherë do të përbënte një rast unikal.
Pra, nëse Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama do të duan të udhëtojnë në Arabinë Saudite, nuk do të jetë e mundur për shkak të emrave të tyre, që janë në listën e 50 emrave të tjerë që ndalohen nga autoritetet arabe.
Këto emra që janë vendosur në listën e ndaluar, bien në kundërshtim me traditën islame dhe monarkinë.
Do'stlaringiz bilan baham: |