Jen-mo
Jen-mo është pika midis fshikëzës dhe anusit, ndërsa partneri juaj do të ndiejë ekzaltim të plotë kur me tre gishta shtrëngoni pikën. Nëse shtrëngoni atë pikë para se të ejakulojë, ai do të përjetojë orgazëm pa ejakulim. Arsyeja shpirtërore është ruajtja e energjisë jetësore, ndërkaq arsyeja praktike është ajo që ai, akoma do të jetë në gjendje ereksioni.
Masazhi me gishta
Kjo metodë tantrike është fokusuar në masazhin e penisit me vaj bademi, e cila mund të zgjasë edhe deri në një orë. Masazhin fillojeni nga rrënja e penisit dhe ngadalë vazhdoni drejt testikujve, para se t’i vajosni të dy duart dhe të filloni masazhin me gishtat e dy duarve.
Ëatsu
Trupin e partnerit mbajeni në ujë dhe bëni masazh, shtrijeni dhe tërhiqeni. Me atë mënyrë shtrëngohen pikat erotike me akupresurë. Ky njëkohësisht është edhe ushtrim i besimit, i cili nën ujë bëhet i mbushur me energji seksuale kur të uleni pas tij dhe t’i bëni masazh në shpinë. Pastaj ai ju merr në duar në vaskë, në atë mënyrë që dora e tij shtrihet thellë nën vithet tuaja derisa ju fut në ujë.
Karezza
Gjatë seksit, kur partneri për herë të parë penetron, të dy plotësisht qetësoheni dhe lejoni aksionin vetëm të muskujve të komblikut. Mos u lodhni, thjesht përpiquni sa mundeni të qëndroni pa lëvizur, ndërkohë puthuni në mënyrë që afshi dashuror të mos dobësohet.
Enigma: Kush ja mori Shqipërisë 4 ton ar në vitin 1990?
Jo pak, por 4 ton ar me 5 dërgesa avionësh janë larguar nga Shqipëria në vitin 1990, pak muaj para se të binte qeveria e Adil Çarçanit dhe komunizmi.
“Neës24” publikon për herë të parë dokumentet origjinale të transportit të floririt, nga Shqipëria drejt Zvicrës në vitin 1990. Gazetari Artur Çani, do të flasë për enigmën e floririt dhe do të publikojë dokumentet origjinale sonte në mbrëmje.
Dokumentet faktojnë transportin e rreth 4 tonë flori, që u transportua me avion nga aeroporti i Rinasi drejt Zyrihut.
Targat me çip, tërhiqet kompania koncensionare
Tërhiqet nga gara për konçesionin e targave të makinave me çip, kompania “Porta Saber Albania”.
Kjo kompania ishte vetëofruar për marrjen e këtij shërbimi dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës po e studionte këtë propozim për të marrë një vendim përfundimtar.
Ky shërbim parashikohet t’i kushtonte 48 euro çdo pronari automjeti në Shqipëri. Pak ditë më parë, kompania ka dërguar një letër në Ministrinë e Transporteve, duke tërhequr ofertën e bërë në shtator të vitit 2015.
Ministria e Transporteve konfirmoi tërheqjen e kompanisë së interesuar, ndërsa pohoi se procedurat e vlerësimit të propozimit të saj po shkojnë drejt mbylljes.
“Grupi i vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara në ligj pas tërheqjes së kompanisë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj.
Projekti i targave elektronike u prezantua nga Ministria e Transporteve si “çelësi” i zgjidhjes për problemet e sigurisë në rrugë që prej vitit 2014. Në shtator të 2015, Ministria mori një kërkesë për koncesion dhe një studim fizibiliteti nga kompania Porta Saber Albania-kompani e administruar nga sipërmarrësja Fitnete Sulaj.
Në një investigim të mëparshëm, “BIRN” zbuloi detajet e këtij projekti, ku Porta Saber Albania premtonte se do të investonte rreth 6.2 milionë euro në pesë vitet e para të koncesionit dhe do të merrte mbrapsht 95 milionë euro në 35 vitet e operimit të tij.
Porta Saber Albania parashikonte në studimin e saj që brenda tre vitesh të pajisë me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total. Pas tre viteve të para, kompania parashikonte të instalonte çdo vit 40 mijë çipe për makinat që hyjnë rishtaz në qarkullim.
Sipas studimit, çdo çip i instaluar i kushtonte 7 euro kompanisë dhe 48 euro qytetarit. Diferenca e madhe në çmim justifikohet me kostot shtesë për blerjen e 200 lexuesve të të dhënave që do të instalohen në rrugët e Shqipërisë, ngritjen e një qendre të kontrollit me vlerë 120 mijë euro dhe blerjen e makinave apo pagesat për stafin që do të realizojë projektin.
Përveç kostove ekonomike, projekti i targave me çip ngrinte pikëpyetje serioze mbi ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve. Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave personale i kërkoi garanci shtesë kompanisë, në mënyrë që projekti të ishte në përputhje me ligjin.
Ministria e Transporteve ngriti një grup pune për të shqyrtuar ofertën e kompanisë Porta Saber Albania, me anëtarë dhe përfaqësues nga disa ministri. Megjithatë, ky grup pune nuk doli me një raport përfundimtar mbi termat e koncesionit, pasi kompania tërhoqi ofertën e saj./BIRN/
Kriza e refugjatëve, Maqedonia mbyll kufirin edhe zyrtarisht
Maqedonia njoftoi se nuk do të lejojë më asnjë emigrant të kalojë në kufirin e saj me Greqinë duke bllokuar kështu efektivisht rrugën e ndjekur nga të ardhurit drejt Veriut të Europës.
Vendimi i Shkupit erdhi pas njoftimi se Sllovakia u ka ndaluar aksesin emigrantëve, të cilët kalojnë tranzit përmes këtij drejt shteteve që përbëjnë destinacionin e tyre final.
13.000 vetë kanë mbetur aktualisht të bllokuar ne kufirin greko-maqedonas. Me qindra-mijëra emigrantë kanë kaluar përmes Maqedonisë vitin e kaluar, por se fundi, autoritetet atje nisën ta kufizojnë numrin e azilkërkuesve, të cilëve u lejohej vazhdimi i rrugëtimit duke lejuar fillimisht vetëm sirianët, afganët e irakianët.
Kjo mundesi u tkurr deri aty sa t’u rezervohej atyre sirianëve të larguar prej zonave të konfliktit, e tanimë duket se nuk do të përfitojë, as kjo kategori./TCh/
Foto: Lojtari i kombëtares pret fëmijë nga ish-Miss Shqipëria
Elseid Hysaj po kalon një moment të artë në karrierën e tij futbollistike pasi është kualifikuar me Shqipërinë në “Francë 2016” ndërsa me Napolin po lufton për titullin kampion në Seria A.
Hysaj po pret me padurim Kampionatin Evropian, por jo vetëm, pasi shkodrani së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.
Bukuroshja Fiorenza Lekstakaj, bashkëshortja e Elseidit tash e gjashtë muaj është shtatzënë e çifti Hysaj tashmë pret anëtarin më të ri të familjes së tyre që do të jetë djalë, raportojnë mediat në Tiranë.
Elseidi është i martuar me Fiorenzën prej një viti, ndërsa ata janë njohur në vendin fqinj të Italisë ku jetojnë prej vitesh. Fiorenza në vitin 2013 ka fituar edhe konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”.
Ja gjashtë profesionet që i bëjnë keq zemrës...
Puna zë pjesën më të madhe të ditës së një njeriu dhe shpesh duhet të rregullojmë orare dhe zakone ushqimore në bazë të saj. Por jo gjithmonë dietat e imponuara janë më të shëndetshmet, pasi mund të japin dhe shqetësime fizike.
Një studim i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirqënien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.
Për të arritur në këtë përfundim studiuesit kanë ekzaminuar 5566 persona mbi 45 vjeç, që nuk kishin precedent të sëmundjeve kardiake dhe iktus.
“Kur njerëzit nuk janë të pavarur dhe e gjithë dita e tyre vërtitet rreth punës mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre”,- thotë për “CNN” Leslie McDonald, bashkëautore e studimit.
Punët që shkaktojnë mungesë të gjumit dhe stres mund të çoj në kequshqyerje, pije dhe duhan më shumë. Në këtë rast është mirë të ndihmoni veten me gjeste të vogla, si për shembull, të gatuani drekën që në darkë,në vend të që të ndaleni në ndonjë fast food.
Të përdorësh pushimin për një shëtitje. Zgjidhjet nuk janë shumë të komplikuara dhe do ishte mirë të zbatoheshin nga personat që bëjnë këto gjashtë profesione:
Shoferët e kamionëve Personat e angazhuar në transportin e materialeve pijnë duhan më shuëm se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkrive.
Industria e shërbimit Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamarierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të kenë ushqim jo të rregullt.
Policët dhe zjarrfikësit Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.
Menaxher financash Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjekin jnë dietë të keqe dhe herë pas here të frekuentojnë palestrën.
Agjent shitës Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.
Administrator Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohet aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund tju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.
Studimi: Gratë, sa më plaka aq më pasionante në seks
Hulumtimi i fundit mbi shëndetin seksual të grave, kundërshton teorinë se gratë janë të prirura të humbasin interesin në seks.
Studimi i bërë nga kompania amerikane “Lippe”, “Taylor” dhe “HealthyËomen.org” argumenton se gratë, me vitet duan më shumë nuancë në jetën e tyre seksuale.
Më shumë se 50% e të anketuareve thonë se me vite mardhënia seksuale bëhet më e mirë, dhe dëshira seksuale është më e theksuar. Njëzet e shtatë për qind thanë se ato e duan në mes të dy dhe shtatë herë në javë.
Ajo që habiti ekspertët është fakti se, 89% e grave mes moshave 45 dhe 55 vjeçe janë të gatshme për të eksperimentuar në shtrat.
“Me kalimin e viteve, femrat rrisin besimin në partnerin. Ato zbulojnë se si të shijojnë seksin dhe janë në kërkim të mënyrave për të”,- thotë Nancy Berman.
Foto: “Me atë femër në shtëpi, se ke mendjen te futbolli...”
Po bën xhiron e mediave online dhe të rrjeteve sociale një deklaratë e ish-trajnerit të Fiorentinës, Aldo Agroppi. Ai ka “thumbuar” lojtarin Federico Bernardeschi duke i përmendur të fejuarën e tij mjaft sexy Veronica Ciardi.
“Më ra rasti të shoh të fejuarën e Bernardeschi-t. Kur ke atë ‘dhuratë të Zotit’ në duar është e qartë që do të lodhesh për ta administruar”,- tha ai.
Deklarata e fortë e Dades: Nëse vijohet kështu, do largohem nga PS
Fjala e gjatë e Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk i ka ulur polemikat, por duket se kanë pasur efektin e kundërt.
Pas propozimit që kryeministri Rama bëri në Asamble për të shkuar në referendum lidhur me çështjen e kryetarit të PS, Arta Dade është shprehur me mjaft kritika ndaj Edi Ramës.
Dade e nisi fjalën e saj me një kritikë duke nënvizuar se shprehjet e Ramës ngjanin me ato të socializmit kundër imperializmit.
“Nuk jam dakord që sa herë kundërshtojmë na krahasojnë me Saliun. Shprehjet që përdori Rama janë të socializmit kundër imperializmit. U fol për parim laburist, por laburistët mbledhin çdo vit Kongresin, ne kemi tre vjet pa Kongres dhe Kryesi. Nëse dua të kandidoj për kryetare partie, sa duhet të pres, 12 vjet?, tha Dade.
Deputetja Dade më pas ka bërë edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se mungesa e demokracisë mund t’i largojë nga PS. “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një kryetar që ka 7 vjet pa u zgjedhur. Mungesa e demokracisë mund të na largojë nga partia nëse vijohet kështu”,- ka thënë Dade.
Ndërsa Mimoza Hafizi ka deklaruar se ndihet e kërcënuar. “Ndjehem e kërcënuar, Rama të kërkojë ndjesë ndaj nesh”,- ka thënë Hafizi.
Foto+16: Kush është juristja më seksi në botë?
Ajo merret me modelizëm, ndonëse është juriste e diplomuar. Pia Muehlenbeck numëron mbi 1.1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, të cilët i qeras vazhdimisht me fotografi joshëse.
Këto janë disa nga fotografitë më të “nxehta” të juristes australiane, ku ajo nuk heziton t’i shfaqë format e saj bombastike.
Fotolajm: Ja se si bëhet zhvendosja e pemëve... në Gjermani
Për të gjithë ata që vetëm sa e kanë dëgjuar termin “zhvendosje të pemëve”, por që nënkuptojnë prerjen e tyre, më poshtë po sjellim provën se si realisht bëhet zhvendosja e pemëve (pa i prerë)...
Fotot e publikuara fillimisht në portalin “Jeta osh Qef” janë sjellë aty nga një shqiptar në Gjermani që ka shkruajtur:
“Pershendetje J.O.Q!
Doja te ndaja me ju kete foto te bere ne Gjermani. Pema transportohet nga nje vend ne tjetrin pa u demtuar fare.... Ata aty i bien per shkurt, e presin fare...”.
Zelli despotik i Rexhep Taip Erdogan
Nga Sevgi Akarcesme
Kontrolli virtual që tashmë ai ka mbi shumicën e gazetave dhe mediave audiovizive në Turqi me sa duket nuk mjafton për presidentin, Rexhep Tajip Erdogan. Të premten, me zellin e liderit të saj despotik, qeveria e tij konfiskoi gazetën time, “Today’s Zaman” dhe gazetën mëmë në gjuhën turke “Zaman”, gazeta me tirazhin më të madh në vend. Këto ishin dy prej shumë pak gazetave të pavarura, të mbetura në Turqi dhe “Today’s Zaman” në veçanti ishte një burim i besueshëm i lajmeve në gjuhën angleze për diplomatët, akademikët dhe emigrantët.
Të premten, një gjykatë e kontrolluar nga qeveria emëroi administratorë të besuar shtetërorë për drejtimin e gazetave, çka në fakt është thjesht një sulm i motivuar politikisht. Në mesnatë protestuesit u përballen me ujin dhe gazin lotsjellës, ndërsa njësitë speciale të policisë bastisen zyrat qëndore të gazetave në Stamboll.
Autoritetet përdorën mjete të rënda për të shqyer me forcë portën e hekurt të ndërtesës. Një ditë më pas, shërbimi i internetit në zyrat qëndrore të gazetave u ndërpre me qëllimin e vetëm për të penguar stafin e gazetës, i cili ishte në punë e sipër për botimin e një suplementi të veçantë për konfiskimin e gazetave.
Dhe që nga ai moment, autoritetet kanë shkëputur serverat e gazetave, duke shkatërruar arkivën tonë dixhitale. Disa orë pas bastisjes së gazetave, iu drejtova një polici, i cili po pinte cigare jashtë portës kryesore duke i thënë: “Duhani është i ndaluar në këtë ambient”. Dhe ai u përgjigj: “Jo më”. Përgjigja e tij është shprehje e qartë e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Turqi: një trajektore e rrezikshme drejt fundit të shtetit ligjor.
Për fat të keq më shumë se 20 gazetarë turq ndodhen prapa hekurave. E premtja e kaluar do të mbahet mend si një ditë kur liria e medias u cënua edhe më rëndë, dhe në shkelje flagrante të Kushteturës. Në nëntor, dy gazetarë të rëndësishëm turq, Xhan Dyndar dhe Erdem Gyl, redaktorët kryesorë të së përditshmes “Xhumhurijet”, u arrestuan pasi akuzoheshin se kanë ndihmuar një organizatë të armatosur terroriste dhe se kanë publikuar dokumenta që kërcënojnë sigurinë e shtetit.
Ata u liruan muajin e kaluar, vetëm pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se atyre u ishin shkelur të drejtat, por ndaj tyre procesi gjyqësor vazhdon ende, dhe nëse dënohen, rrezikojnë dënimin me burgim të përjetshëm. z. Erdogan pa vendimit u shpreh se “nuk respektonte” vendimin e gjykatës për lirimin e tyre.
Presioni ndaj gazetarëve dhe medias nuk është diçka e re. Në dhjetor të vitit 2014, autoritetet shtetërore arrestuan ishkryeredaktorin e gazetës “Zaman”, Ekrem Dumanli, dhe veprimi në fjalë ishte në vazhdën e masave sistematike të ndërmarra ndaj kritikëve të qeverisë. Paraardhësi im, ishkryeredaktori i “Today’s Zaman”, Bulent Kenesh, tetorin e kaluar u burgos për publikimin e disa komenteve kritike në profilin e tij në rrjetin social Tëitter. Dhe unë personalisht vitin e kaluar u dënova me burgim, një dënim i cili më pas u pezullua, vetëm pse kisha reaguar ndaj përgjigjes të një tjetër personi në një nga tëeetet e mia.
Pse kemi qenë vazhdimisht në shënjestër të presidentit? Sipas urdhrit të gjykatës, këto dy gazeta janë akuzuar për përhapjen e “propagandës terroriste” dhe mbështetjen e organizatave terroriste. Kjo akuzë tashmë është bërë e zakonshme dhe është një akuzë e përgjithshme për të goditur të gjithë kritikët e qeverisë dhe ata që mendojnë ndryshme.
Në të kaluarën, “Zaman” dhe “Today’s Zaman” kanë qenë mbështetëse të politikave pro perëndimore dhe demokratike të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, asokohe të drejtuar nga Erdogan, si dhe kanë mbështetur përpjekjet e saj për implementimin e reformave që do t’i hapnin rrugës anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Europian. Që në fillim dekadës së fundit, megjithatë, zoti Erdogan dhe partia e tij janë bërë gjithnjë e më autoritare.
Referojuni, për shembull, reagimit brutal të policisë ndaj protestave të vitit 2013 në “Gezi Park” në Stamboll, të cilat ishin një reagim ndaj prerjes së pemëve për ndërtimin e një qendreje tregtare. Protestat u raportuan nga të gjitha mediat ndërkombëtare dhe u pasuan nga kritika tejet të ashpra nga aleatët më të palëkundur perëndimorë të Turqisë.
Në mars të vitit 2014, zoti Erdogan, atëherë kryeministër i Turqisë (ai u zgjodh president një vit më vonë), dukej i vendosur për të shpallur një lloj tjetër të sundimit të ri – një formë, e cila synonte t’i mbyllte gojën çdo opozitari dhe opozitarizmi – duke kërkuar mbylljen e rrjeteve sociale si Facebook dhe YouTube. Ai shkoi edhe më larg, duke e quajtur rrjetin social Tëitter “një kërcënimin më të keq për shoqërinë”.
Shtypja e vërtetë e mendimit ndryshe nisi në vitin 2013, mënjeherë pas akuzave për implikimin e disa prej ministrave të kabinetit të tij në afera korruptive, të cilat më pas çuan në dorëheqjen e detyrueshme të disa prej ministrave të kabinetit të tij. Në përpjekje për të larguar vëmendjen nga akuzat për marrje rryshfeti, zoti Erdogan akuzoi kritikët e tij si të përshirë në një “strukturë paralele”, të organizuar nga kleriku dhe predikuesi turk, Fethullah Gylen dhe lëvizja e tij “Hizmet”, të cilat sipas tij, kishin si qëllim rrëzimin e qeverisë së drejtuar prej tij. Prej kohësh ka nisur një gjueti shtrigash ndaj burokratëve, bizneseve, biznesmenëve, gazetarëve, mësuesve dhe qytetarëve të zakonshëm simpatizues të z. Gylen, i cili që nga viti 1999 jeton në Pensilvani në mërgim të vetë imponuar./Botuar në Neë York Times/
Foto: Ju kujtohet “Spilo” i serialit “Amico mio”? Ja si është sot...
Një nga fëmijët më të famshëm në Italinë e viteve ‘90 ishte padyshim edhe ai. Adriano Pantaleo u bë i njohur edhe në Shqipërinë e atyre viteve me transmetimin e serialit televiziv “Amico mio”.
Personazhi i tij i quajtur Spillo, ishte i dashur edhe për shqiptarët.
Nga ajo kohë Pantaleo ka realizuar një sërë filmash në kinematografinë italiane, por ky emër e ka ndjekur ende nga pas.
Sot është 33 vjeç dhe sapo ka nxjerrë filmin e fundit në kinematë italiane.
Video+18: Striptisti ia fut kokën mes këmbëve, vajza harron një detaj
Ashtu si çdo 8 Mars, edhe këtë vit femrat e kryeqytetit janë shfrenuar, duke festuar me striptistë, deri në orët e para të mëngjesit.
Një striptist Italian, i paguar 1 mijë e 500 euro për këtë natë, ka zgjedhur një vajzë nga turma dhe e ka ngjitur në skenë.
Pas një kërcimi sensual, ai është ulur në gjunjë përpara vajzës dhe i ka futur kokën në zonën intime. Turma ka filluar të brohorasë veprimin e tij, por mesa duket vajza kishte harruar një detaj të rëndësishëm.
Në video, shihet striptisti teksa heq kokën dhe largon diçka nga goja. Ç’të jetë vallë?
10/03/2016/.......................................
Foto+Video: Mamaja qëllohet me armë nga djali i saj 4-vjeçar
Një mama 31-vjeçare nga Jacksonville e Florida-s (SHBA), e deklaruar edhe si aktiviste pro-armëve, është plagoksure aksidentalisht me armë zjarri nga djali i vetëm 4 vjeç.
Nëna e re u qëllua aksidentalisht nga djali i saj ndërsa ajo bashkë me të birin ishin duke udhëtuar me makinë. Djali i cili qëndronte në vendin e pasëm të autoimjetit pasi kishte gjetur pistoletën e së ëmës në ndenjësen e pasme, aksidentalisht kishte shkrepur armën e mbushur kduke goditur të ëmën shofere në ndenjësen e parë, e cila tani është në luftë për jetën.
Si për ironi të fatit gruaja vetëm një ditë më parë ishte mburrur me anë të një statusi në profilin e saj në Fb, për aftësitë e djalit të saj në përdorimin e armës dhe në shënistrën që ai kishke.
Jamie Gilt, 31 vjeçe, ishte duke vozitur mjetin e saj në të cilin kishte edhe djalin 4-vjeçar, në zonën e Putnam County, në Florida.
Fëmija ka mbushur aksidentalisht pistoletën dhe nga ndenjësja e pasme ka hapur zjarr në drejtim të shpinës së nënës së tij e cila ishte në timon.
Gilt u qëllua dhe u plagos në shpinë dhe më pas ajo i tha agjentgëve të policisë se u godit aksidentalisht nga i biri i cili kishte marrë pa dashur armën e saj që ajo e mbante në makinë të mbushur.
Shkoni më poshtë videon:
Videolajm: Ja si i shpëtoi foshnja 1 vjeç rrënies nga kati i katërt...
Kanë qenë sa dramatike aq edhe të mrekullueshme ato momente kur një foshnje 1 vjeç, i ka shpëtuar vdekjes pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të një pallati. Kjo është bërë e mundur falë angazhimit të shpejtë dhe mendjemprehtësisë së njërit prej fqinjëve të vogëlushit.
Ngjarja ka ndodhur në datën 8 mars në qytetin Dongguan, në Provincën Guangdong, Kinë.
Një grup fqinjësh të alarmuar nga ajo që po shikonin me sytë e tyre, janë detyruar të improvizojnë me shpejtësi me mjete rrethanore atë që zjarrëfikësit e bëjnë rëndom në punën e tyre, duke pritur njerëzit me “çarçafë” që hidhen nga ballkonet kur ndërtresat e larta marrin flakë.
Por fqinjët e vogëlushit 1-vjeçar i cili po luante duke u kuluvarur në parvazin e ballkonit, kanë përdorur një jorgan të nderur në një tel për tharrje, për të shpëtuar fëmijën i cili ra nga shtëpia e tij në katin e katërt të një pallati.
Një dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje, i quajtur Xu Bayi, sapo ka parë fëmijën që po rrezikonte rrënien ka bërtitur për ndihmë, duke alarmuar edhe fqinjët e tjerë të cilët u angazhuan me shpejtësi duke bashkuar forcat për të pritur fëmijën në tokë, raporton “People's Daily Online”.
Ata e pritën fëmijën që ra me një jorgan të cilin e shpalosën dhe e mbajtën të tendosur me qëllim që ai të binte sa më butë dhe të mos dëmtohej duke goditur tokën.
Kjo ngjarje nuk u ka shpëtuar as kamerave të telefonave celularë, të kuriozëve të shumtë, që kanë rastisur në vendin e ngjarjes dhe kanë fiskuar këtë situatë delikate.
Shikoni videon:
Fotolajm: Një ditë shiu dhe trafiku në Tiranë...
“Nderkohe ne Tirane... Gjeni kush e ka rradhen i pari?”,- kjo është dicitura që shoqëron këtë foto në faqen “Jata osh Qef”.
Foto: A ka bërë ndërhyrje gjoksi prezantuesja topless e Zjarr TV?
Greta Hoxha, 24 vjeçe dhe Enki Braçaj, 21 vjeçe bënë bujë deri ndërkombëtare kur filluan të japin lajmet me dekoltenë e hapur dhe pa recipeta.
Britanikja “Daily Star” shkruan se, kjo shkaktoi një tronditje në Shqipëri ndërsa kritikët e quajtën vendimin e prezantueseve “seksiste të shpifur” dhe “fyese”.
Por Ismet Drishti, pronar i “Zjarr TV”, ka thënë: "Në Shqipëri, ku lajmi është manipuluar nga forcat politike, publiku kishte nevojë për një medium që do të paraqesë informacionin siç është, lakuriq”.
Polemika më e madhe u bë për Enkin që la punën e saj dhe mori në konsideratë një ofertë nga “Playboy”.
Por Greta ka vijuar të bëjë punën e saj. Vëzhguesit e hollë panë një ndryshim të gjoksit të saj, por ajo këmbëngul se nuk ka bërë ndryshime kirurgjikale.
“Çdokush që është i vëmendshëm, do të jetë në gjendje për të parë se unë thjesht kam veshur një xhaketë më të vogël, që mban gjoksin tim më mirë dhe i bën ato të duken shumë më mirë. Sigurisht që nuk kam bërë asnjë operacion plastik”,- tha ajo.
A është sexy Joleza e PS-së?
Kryetarja e FRESSH-it ka qenë shumë e komentuar për gafat e saj të shpeshta në artikulimin e mendimeve dhe fjalëve që thotë. Ajo ka shkuar deri aty sa është bërë e famshme me citate si: "Të bëfsha gjeneratën" apo të mbajë fjalime pas një jete harbuese nate.
Aq shumë e kanë kritikuar, sa njerëzit kanë filluar të mendojnë mos mbase në trurin e saj ka ndonjë lob të veçantë, i cili funksionon vetëm për të bërë gafa.
Vetë Kryeministri Rama, i ka dalë në mbrojtje, duke thënë të mos merremi me një 25-vjeçare.
Ne sot po merremi me veshjen e saj. Si ju duket Joleza në një studio televizive?/Express/
Foto+16: Kush është neozelandezja superseksi që po çmend rrjetin?
Njëra prej modeleve më të “nxehta” të momentit është Rosanna Arkle, nga Zelanda e Re.
27-vjeçarja është e njohur për format e saj shpërthyese, të cilat padyshim se e bëjnë atë njërën prej modeleve më seksi.
Bukuroshja tej oqeanike ka hiç më pak se 4 milionë ndjekës në rrjete sociale.
Foto: Shikoni këto çifte... do iu fusin të dridhurat!
Këto foto janë publikuar nga faqja e njohur “9Gag”. Aty shihen disa çifte në pozicione mjaft të çuditshme dhe me pamje që të “fusin të dridhurat”.
Fotolajm: Vjedhja e kapakëve të pusetave, ja “mallkimi” i kuksianëve
Vjedhja e kapakëve të pusetave në qytetin e Kukësit është kthyer në makthin e qytetarëve, të cilët i frikësohen rënjes së tyre brenda tyre.
Të ndodhur përpara një fakti të tillë, kur kapakët prej gize vidhen dhe zëvendësimi i tyre është një kosto më vetë, specialistët e Bashkisë Kukës kanë nisur betonizimin e këtyre pusetave.
Por, ata që kanë reaguar ndaj kësaj situate, ndonëse në heshtje, janë banorët e qytetit, të cilët kanë shprehur edhe “mallkimet” e tyre për këdo që, pas vjedhjes së kapakëve prej gize që shiten më pas për skrap, mund të shkulin edhe kapat prej betoni.
Kjo foto është shkrepur në një nga rrugët kryesore të Kukësit, aty ku qartësisht është shkruar “Rafsh brenda” ose në zhargonin e përditshëm “Rafsh mrena”.
Kjo është një shprehje e qartë e mllefit të qytetarëve ndaj këtij fenomeni që po “zhvesh” të gjitha pusetat e ujit të pijshëm, energjisë elektrike apo edhe të linjave të telefonisë, duke u kthyer kështu në një rrezik të përditshëm për qytetarët që ecin në rrugët ku ato janë të vendosura./shqiptarja.com/
Arrestohet mësuesi që rrahu nxënësit me drutë e sobës
Policia e Dibrës ka arrestuar mësuesin i cili dhunoi me drutë e sobës nxënësit e tij. Pasi policia shkoi në vendngjarje ka arrestuar 63-vjeçarin Agim Muça.
Ky i fundit dhunoi me drutë e zjarrit nxënës të klasave të treta dhe të pesta, të cilët e bënin mësimin bashkarisht në shkollën “Orzhanov” të komunës Ostren.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet.
Një prej nxënësve është transportuar në spitalin e Dibrës me hematoma në kokë.
Kuvendi dërgon në Kushtetuese mandatin e deputetit Kokëdhima
Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që mandati i deputetit Koço Kokëdhima të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Nga 116 deputetë të pranishëm në sallë, 106 kanë votuar pro, 2 kanë votuar kundër dhe 4 të tjerë abstenuan.
Tashmë do të jetë Kushtetuesja që do të shqyrtojë kërkesën e PD-së, e cila pretendon se, Kokëdhima ka përfituar fonde publike përmes kompanisë së tij “Abissnet” pas kohës që ishte bërë deputet.
Duke folur sot në Kuvend, deputeti i Vlorës tha se, akuzat e PD-së janë shpifje të fabrikuara nga ish-kryeministrin Berisha, të cilin Kokëdhima e cilësoi si “kufomë politike”.
SHISH shkarkon dy agjentë, mbanin informata sekrete në celular
Dy oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror janë shkarkuar nga detyra pasi në telefonat e tyre celularë u gjetën të fotografuara informacione dhe dokumente sekrete.
Arrestimi i inspektorit Florian Bushi i cili i kishte dërguar përgjime sekrete një të dyshuari si vrasës me pagesë, ka shkaktuar “tërmet” tek institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në vend.
Pas kësaj ngjarje, kontrolli i brendshëm ka nisur një inspektim tek të gjithë punonjësit e dyshuar për veprimtari të paligjshme. Kontrolli ka zbuluar edhe të paktën dy oficerë të tjerë, që kishin të fotografuar në telefonat e tyre të dhëna që konsiderohen sekrete, shkruan “BoldNeës”.
Gjithçka ka nisur pas një urdhëri të kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika për ndalimin e telefonave celularë në ambientet e punës.
Por duket se ky urdhër nuk është zbatuar nga të gjithë punonjësit, pasi disa prej tyre nuk i kanë dorëzuar telefonat në hyrje të SHISH, duke hedhur dyshime të forta për veprimtarinë e tyre.
Inspektorët kishin të fotografuar me telefonat e tyre celularë materiale sekrete. Ende nuk ka prova se këto të dhëna mund të jenë përdorur prej tyre, por SHISH kërkon hetimin e dy inspektorëve.
Për dy të dyshuarit është marrë masa e shkarkimit nga detyra, ndërsa çështja pritet të merret në hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Tahiri kundër Blushit: S’ka vendim për 3 mijë muxhahedinë
Pas fjalës së deputetit Ben Blushi në Kuvend i cili tha se, nuk mund të mbyllen kufijtë për sirianët dhe nga ana tjetër të pranohen 3 mijë muxhahedinë, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas tij nuk ka një vendim të qeverisë për pranimin e 3 mijë muxhahedinëve të tjerë në vendin tonë.
“Muxhahedinët? E pavërtetë që do vijnë 3 mijë vetë. Është një marrëdhënie e nisur nga qeveria e kaluar, për arsye humanitare. Ka filluar gjatë qeverisjes së kaluar dhe po vazhdon, për t’u gjendur në krah të atyre që kanë nevojë në momente të caktuara të historisë.
Kemi dhënë shembull për vende më të zhvilluara sesa ne, duke dhënë shembull ekzemplar të humanizmit”,- thaTahiri.
Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, pak ditë më parë në Tiranë lidhej ndër të tjera edhe me çështjen e muxhahedinëve, që pritet të strehohen në Shqipëri.
Sidoqoftë qeveria shqiptare është treguar e rezervuar në dhënien e këtij informacioni, thjesht ka pranuar negociatat me amerikanët.
Vojisllav Shesheli djeg flamurin e BE-së dhe atë të NATO-s
Ditën e enjte Shesheli i vuri flakën flamujve pasi Gjykata Speciale shtyu seancën dëgjimore për ekstradimin e tij në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, në Hagë për të qenë i pranishëm në marrjen e vendimit në gjyqin e tij për krime lufte më 31 mars.
Lideri i Partisë Radikale Serbe, i shoqëruar nga disa dhjetëra përkrahës dhe anëtarë të partisë, tha se ai nuk mund të pres të caktohet seanca tjetër dëgjimore “që t’u shpjegoj atyre arsyet ligjore pse s’mund të ekstradohem në Gjykatën e Hagës”,- tha Shesheli.
Ai u përpoq gjithashtu të hynte në gjykatë, por nuk u lejua ta bënte këtë duke qenë se seanca dëgjimore u shty.
Gjykata e Lartë e Beogradit, e cila ndihmon në procesin e ekstradimit sipas Ligjit të Serbisë për Bashkëpunimin me ICTY-në, tha të mërkurën se seanca është shtyrë për shkaqe procedurale.
Para se të mësonte se seanca dëgjimore ishte shtyrë, Shesheli ritheksoi edhe njëherë se ai nuk do të kthehej me dëshirë në Hagë.
“Ata do të duhet të më çojnë vetë atje”,- tha ai.
Ai u lejua të rikthehej në Beograd në nëntor të vitit 2014, pasi u lirua përkohësisht nga Gjykata e Hagës për arsye humanitare për t’iu nënshtruar trajtimit nga kanceri.
Pas disa vonesash kontroversiale, vendimi në çështjen kundër tij është caktuar të merret më 31 mars dhe Gjykata e OKB-së i ka kërkuar atij të kthehet në paraburgim në Hagë.
Shesheli ka refuzuar të kthehet vullnetarisht, por autoritetet serbe nuk e kanë arrestuar atë, duke cituar si arsye gjendjen e tij të dobët shëndetësore.
Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikola Selakoviç, tha se ai nuk e di nëse Shesheli do të kthehet në ICTY deri më 31 mars.
“Kjo çështje është në duart e gjykatës së Beogradit dhe në do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”,- tha të mërkurën Selakoviç.
Gjatë protestës së ditës së enjte, Shesheli tha gjithashtu se partia e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur që anëtarët e saj, Vjerica Radeta, Jovo Ostojiç dhe Petar Joviç, të dyshuar se kanë kërcënuar dëshmitarë në gjyqin e tij, të mos dërgohen në Gjykatën e Hagës për t’u përballur me akuza për mospërfillje.
Sheshli po gjykohet për krime lufte në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi./BIRN/
Babai i Brahimajt: Shteti ta marrë hotelin, por të më gjejë vrasësit e djalit
Një ditë pasi Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e resortit të Isuf Brahimajt, i cili është vrarë me një shpërthim të telekomanduar 28 gushtin e 2014, kanë reaguar edhe familjarët. Ata shprehen se nuk u intereson vendimi që do të merret për ndërtesën por i kërkojnë shtetit që të gjejë vrasësit e të vëllait.
Anila Merkaj, motra e Brahimajt pohon se, vëllai i është vrarë nga vrasës me pagesë. Ajo shprehet për “Rport TV”, se Isufi i kishte thënë përpara se të vritej se, Julian Sinanaj e ndiqte prej kohësh.
“Julian Sinanaj u rrinte mbrapa vëllezërve të mi se kur ka ndodhur atentati me ML dhe me motorin, vëllai që na iku Isufi kur e ka parë në televizor ka thënë, që ky na rrinte mbrapa në një lokal që këta pinin kafe. Julian Sinanaj ka folur për këto dhe ka thënë që minën e motorit e kam përgatitur unë dhe që atëherë prokuroria ka shumë për të gjetur, por s’ka bërë asnjë gjë”,- shprehet ajo.
Shpetim Brahimaj, babai i Isufit pohon për “Report Tv” se, nuk u intereson çfarë do të bëjë gjykata e prokuroria me Hotelin, por duhet të angazhohen që t’i japin një përgjigje se kush ia vrau djalin
“Kjo për mua është djerrë se mua më iku djali dhe nuk më duhet fare dhe atje le të mbetet, atje le të shkatërrohet dhe ti vihet edhe dinamiti dhe ta hedhin poshtë.
Por kam vetëm një gjë se do ngrihen brezat afër dhe do kthejnë sytë lartë që kjo qe e jona dhe u bë kështu prandaj i lutem shtetit i lutem të gjitha instancave që merren me këto punë të më japin një orientim për djalin, të më thonë një gjysmë llafi të ma thonë dhe në vesh nëqoftëse nuk ma thonë dot drejtpërdrejtë”,- u shpreh ai.
Më tej babai i Isuf Brahimajt shprehet se, godina nuk është ndërtuar me para të pista, edhe pse djali i tij është dënuar në Itali për trafik droge./shqiptarja.com/
Qeveria miraton truallin për ndërtimin e stadiumit të Partizanit
“Partizani” ka hedhur hapin e parë, konkret, pas disa premtimesh “pa bukë”, drejt ndërtimit të shtëpisë së re. Si një klub tërësisht privat, me president Gaz Demin, klubi 15 herë kampion i vendit në futboll, ka hyrë në muajin e festimeve të 70-vjetorit të krijimit.
“Partizani” duket se do t’u japë fund ecejakeve nëpër fusha të ndryshme stërvitore, akomodimit nëpër hotele të kryeqytetit, sepse do të ketë rezidencën e vet të kompletuar me të gjithë “aksesorët” e një klubi modern futbolli.
Maketi i projektit të kompleksit të ri “Partizani” u prezantua dje.
Më së fundi, qeveria shqiptare dha një sipërfaqe të konsiderueshme toke, me qira 1 euro, për 99 vite, për llogari të shoqërisë “PARTIZANI sh.a.”.
Bëhet fjalë për një repart ushtarak, nr.4030, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që ndodhet në Rrugën “Myslym Keta”, Tiranë.
Burime nga klubi i kuq bëjnë me dije se, aty do të ndërtohet kompleksi i ri, sipas projektit të prezantuar tashmë, por po studiohet edhe mundësia e një stadiumi, për t’i luajtur aty ndeshjet.
Më herët, presidenti Gaz Demi pati thënë se, shumë shpejt do të hidhen themelet e këtij impianti sportiv, që do të jetë konkurrues në tërë Ballkanin: “Gjithë struktura jonë po punon për një Partizan siç i takon këtij emri. Mendoj se ka ardhur fundi i zgjidhjes së kompleksit të skuadrës.
Brenda kësaj kohe të shkurtër do të hapen themelet. Do të jetë një kompleks modern, që do të konkurrojë edhe në Ballkan.
Një akademi me fusha, me mensë, hotel e gjithçka tjetër të nevojshme për një klub futbolli. Do të të jetë njëlloj qendre edukimi, sepse do të ketë aty fëmijë të moshave të vogla e deri tek ekipi i parë”.
Foto: Të gjitha femrat kopjojnë Kardashian. Edhe një 63-vjeçare...
Gazetarja veterane britanike Sharon Osbourne, ishte e fundit që provoi “selfien” lakuriqe para pasqyrës të Kim Kardashian. “Daily Mail” shkruan se, kjo është një çmenduri që ka kapur femrat pasi gazetarja tashmë është 63 vjeçe. Megjithatë nuk kanë qenë të pakta ato që e kanë kritikuar Kardashian. Më të ashprat Pink dhe Miley Cyrus.
Çfarë i ka ndodhur me fytyrën e Ermal Mamaqit...?
Aktori, këngëtari dhe prezantuesi i njohur nga Shqipëria, Ermal Mamaqi, ka postuar një fotografi interesante në Instagram.
Duket se as ai nuk ka mundur t’i rezistojë efekteve të Snapchat, e ku njëri prej tyre ka të bëjë me plakjen e fytyrës.
“Mirmgjes Yje… Na vrau pak ky burgu i fundit”,- ka shkruar ai duke bërë shaka.
Video: Ky është mësuesi që rrahu nxënësit me drutë e sobës
Ky që shihni në foto është mësuesi, i cili në një akt të paprecedentë, në gjendje të dehur, ka rrahur mbarë nxënësit e klasës fillore me drutë e sobës.
Për shkak të dhunës shtazarake një vajzë ka mbetur e plagosur me hematoma në kokë, ndërsa nxënësit e tjerë kanë plagë të lehtë. Agim Muça, 63 vjeç, jepte mësim në klasën e bashkuar (3 dhe 5) në shkollën “Orzhanov” Ostren, Bulqizë.
Pas denoncimit të marrë nga mësuesit e tjerë të shkollës dhe prindërit e fëmijëvë, policia ka arrestuar në flagrancë Agim Muçën, mësuesi i shkollës.
Ministria e Arsimit dënoi ashpër këtë akt të paprecedentë, të ndodhur në Bulqizë. Ndërsa ministrja Lindita Nikolla, u nisur drejt Bulqizës për të takuar nxënësit e lënduar dhe mësuesit e shkollës.
Mik me Dulen? Idrizi- Ramës: S'ndikohem nga miqësitë e tua...
Pasi kryeministri Rama i tha në Kuvend Vangjel Dules: “Vangjel. Eja në PS se do të bëjë të ndodhë e pamundura... do të të bëjmë mik edhe me Shpëtim Idrizin”,- ka reaguar ky i fundit.
Kreu i PDIU-së dhe nënkryetari i Kuvendit ka thënë se: “Nuk ndikohem nga miqësitë politike të Ramës. Do të mirëpriste që Rama dhe Dule të ishin mbështetës dhe miq të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve të Çamërisë”.
Sot në Kuvend Rama dhe Dule replikuan më njëri-tjetrin. Situata u acarua kur Dule e quajti “kone” deputetin socialist Erion Braçe.
Beteja në gjykatë: Modelja i kërkon 225 mijë dollarë Doland Trump
Një gjykatë do të vendosë brenda muajit Mars nëse do të pranojë padinë e ngritur nga agjencia xhamajkane e modës, kundër kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, ose më saktë ndaj agjencisë së tij të modelingut.
Modelja Alexia Palmer, ka akuzuar Agjencinë e Modelingut “Trump” se ka gënjyer qeverinë federale në aplikimin e saj për vizë pune, për të cilën asaj i ishte thënë se, do të paguhej 75 mijë dollarë në vit kur të jetonte në Shtetet e Bashkuara, sipas dokumenteve zyrtare të paraqitura në gjyq.
Në vend të kësaj, sipas të njëjtave dokumente, Palmer është paguar vetëm 3880 dollarë për 3 vjet, pavarësisht kontratës që kishte me agjencinë “Trump”.
Palmer e ka akuzuar agjencinë “Trump” për shkelje të kontratës dhe dhunim të rregullave të emigrimit në SHBA dhe ligjet e punës.
Ajo kërkon dëmshpërblim prej 225 mijë dollarë për periudhën 3-vjeçare. Akuza u ngrit fillimisht në tetor të vitit 2014.
Brenda muajit mars pritet që gjykata të marrë një vendim për këtë çështje, nëse do të nisë një gjyq për modelen kundër kompanisë së famshme.
Gjykatësja e çështje është Analisa Torres. E nëse Torres vendos të nisë këtë çështje, atëherë situata mund të komplikohet për miliarderin Donald Trump, i cili është për momentin në një nga garat më të rëndësishme të jetës së tij, atë për postin e presidentit.
Palmer, e cila ka qenë vetëm 17 vjeçe në kohën kur ka ardhur nga Xhamajka në Nju Jork në vitin 2011, nuk ka komentuar lajmin.
Kjo nuk është hera e parë që agjencia e Trump, përballet me një akuzë dhe kritika të tilla. Agjencia e lajmeve “Reuters” publikoi në gushtin e vitit të shkuar një histori të ngjashme, ku kompanitë e Trump kishin kërkuar importimin e 1100 punonjësve nga vendet e huaja, me viza të përkohshme pune, që prej vitit 2000.
Prej tyre, 250 ishin modele, sipas të dhënave zyrtare të Departamentit Federal të Punës.
Këtyre modele, agjencia e modelingut “Trump”, iu ofronte vizë të përkohshme dhe pagesë 75 mijë dollarë në vit, për tre vjet rresht.
Por avokatja e firmës “Trump”, Laërence Rosen, një nga njerëzit më të besuar të Trump, thotë se, shifra 75 mijë dollarë ishte një shifër imagjinare, e përafruar me atë çka vajzat do të ofronin dhe jo një pagë e garantuar.
Sipas kontratës së firmosur nga të dyja palët, modelja Palmer kërkon që të marrë rimbursimin e plotë për 3 vjet që qëndroi në Nju Jork.
Bullgaria rikthen votimin e detyrueshëm për zgjedhësit
Parlamenti bullgar i ka hapur rrugë futjes së votimit të detyrueshëm në zgjedhje, duke e kaluar sot në lexim të parë një projektligj, për ta ndryshuar kodin zgjedhor.
Qeveria e krahut të djathtë beson se nëse bullgarët obligohen që të dalin e të votojnë, atëherë kjo gjë do t’i zvogëlojë mundësitë e mashtrimeve zgjedhore dhe njëkohësisht do ta rris legjitimitetin e institucioneve të këtij shteti ballkanik.
Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, ka pasur pesë qeveri në më pak se tri vjet.
Zgjedhjet e fundit nacionale, të vitit 2014, përjetuan shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje në 25 vitet e fundit, me vetëm 51% pjesëmarrje në votime.
Projektligji që ka kaluar sot sanksionon personat që nuk votojnë, qoftë me dënim prej rreth 28 dollarësh, apo duke ua tërhequr përfitimet sociale për tre muaj.
Sazan Guri- Veliajt: Krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the
Abuzimi i parë nga ato që tha Kryetari është se ti jep leje mjedisi për zgara e qofte – Po kush jam unë? Ministër i Ministrisë së Mjedisit? Ndër 2000 ekspertë me licensa mjedisore, shumë pak si puna jonë janë të organizuar si studio me QKL e QKR, që tregon shkallën më të lartë të transparencës ndaj shtetit, që d.t.th se kemi bllok tatimor dhe jemi të lidhur me Axhencinë e Prokurimeve Publike–APP, në të cilën aplikojmë 20 herë dhe arrijmë të kualifikohemi një herë në tender ‘online’ të blerjeve të vogla.
Punë më të qëruar me shtetin nuk ka, sepse çdo gjë është e kontrolluar me kontrata, me fatura e me banka.
Dhe një pjesë shumë e vogël e studimeve tona janë me porosi nga Bizneset për Raporte të Ndikimit në Mjedis, si ekspert të pavarur, që sipas ligjit vetëm këta duhet t’i kryejnë, më pas Ministria e Mjedisit lëshon lejet përkatëse mjedisore.
Vetë Raporti mjedisor, kurrë nuk ndalon apo lejon zhvillimet ekonomike, por thjesht i gatit bizneset që të marrin masat për ndikime sa më të ulta në mjedis. Si në gjithë botën, këtë raport e porosit Kompania, por rregullat që ne ekspertët mjedisorë përshkruajmë janë standarde botërore, dhe nëse nuk i mbush mirë ato, kthehesh nga Ministria e Mjedisit, deri sa ti e plotëson sipas kërkesave jo të Biznesit, por të standardit, dhe mandej del Leja Mjedisore.
Përkudrazi, ne lodhemi, jo për ta bërë studimin, por për të mbushur rregullat që kërkon Ministria.
Ndaj të dashur qytetarë, nëse kini ndonjë ankimim për vendimin e gjykatës, shkoni e kapni gjyqtarin dhe jo avokatin që mbron të drejta e njeriut, sikundër eksperti mbron të drejtat e shëndetit të banorëve dhe të shëndetit mjedisor. Problemi nuk është te leja mjedisore, por te zbatimi i normave që vendos leja mjedisore që ende s’po kontrollohen si duhet, por çdo familiar e banor, pas lejes i lind e drejta të shikojë te biznesi pranë sesi ai zbaton kushtet e lejes.
Pikërisht, kjo është leja mjedisore, për të cilën ne gatisim bizneset që ta marrin atë. Pra, të gjykohesh për çnuk bën dhe për çnuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.
Abuzimi i dytë i Kryetarit me figurën e qytetarit, ishte se ti ndan me djalin – Ky djalë me status nëpunës civil, me 11 vjet shkolla të larta (juridik, gjeografi mjedisi dhe doktoraturë) punon si specialist i thjeshtë në një drejtori dhe vetë Bashkia nuk ka lidhje me pritje punërash mjedisore, që ky djalë i merr dhe i çon te babai.
Të ishte në Ministri Mjedisi ‘për shoë’ edhe mund ta thoshje. Qytetarët e hëngrën dhe nuk menduan për asnjë çast, se ky Sazani, duke qenë se ka djalin, si e kundërshton Kryetarin për ndërtimet nën digë, për parkinget nëntokësore dhe për ndërhyrjet në Park.
Pra, në praktikën tonë, nuk ndodh që një biznes të shkojë për sqarime në Bashki, sesi dhe qysh nxirren lejet mjedisore që të krijohesh mundësia, se edhe mund të bëhet nga djali.
Pra, të gjykohesh për ç’nuk bën dhe për ç’nuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.
Abuzimi i tretë i Kryetarit me figurën e qytetarit ishte se ti në studimin Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) për Tiranën ke dhënë leje për ndërtimet pranë Parkut e Digës–VSM-ja nuk jep leje, sepse është shkalla më e lartë e studimit në kuptimin strategjik, dhe ajo parashikon ose orienton si p.sh. se sa Parqe të gjelbërta do të ketë Tirana, sesi te kthehet Parku i Tiranës me kufij të qartë mbrojtës, se sa do të jetë intensiteti i ndërtimeve në qendër të Tiranës dhe drejt periferisë, se si do zhvillohet Tirana, me shumë pole apo kështu siç është me një qendër zhvillimi, sesi do të zhvillohet transporti, se sa do jetë numëri i kateve, etj., si këto.
Si mund të jap leje një Studim Strategjik Mjedisor, i cili është studim oponencues i Planit të Përgjithshëm Urban, ku ky i fundit zbërthehet në Plane të Detajuar Vendore (PDV), madje as këto nuk japin leje ndërtimi, dhe pastaj një projekt konkret urban e arkitekturor hedh gjurmën e ndërtimit, ku një Kryetar Bashkie së bashku me Këshillin Bashkiak, e më pas së Bashku me KRRTRSH dje ose sot KKT, jep ose jo, leje ndërtimi?.
Pastaj kush jam unë prap?!. Ndonjë antar i Këshilli Bashkiak, ndonjë Kryetar Bashkie, apo Kryeministër? Apo me influenca të forta me politikën, që unë i kam kundërshtuar vit pas viti, majtas e djathtas.
Po si mund të jap leje dhe pastaj të kundërshtoj bizneset, me qindra protesta dhe dalje televizive. Po pse kemi kundërshtuar Bashën për ndërtimet nën digë, në luftë e përpjekje prej dy vjetësh, dhe xhaminë në Namazgja prej 6 muajsh? Sepse ky Plan Strategjik, ku unë jam autor i ka dhënë zona të gjelbërta, dhe unë kisha kurajon për kundërshti, sepse shkeleshin ato që kishim të zezë mbi të bardhë.
Dhe ndaj nuk më bëzante njeri deri sa gatitëm kushte që i dërguam në kallzim penal, dhe sot situata është në shkallën e tretë të gjykimit, si ajo e Gjykatës së Lartë për ndërtimet nën digë. Çfarë doni më ju Qytetar e Kryetar? Po pse kundërshtoj Kryetarin aktual për ndërhyrjet në Park dhe parkinget nëntokësorë. Sepse në Raportin Strategjik Mjedisor nuk gjen, sikur një fjalë të vetme apo koncept për parkinge nëntokësorë, (në fakt duhet ta kishim diskutuar) dhe në Rregulloren Urbane të Planit Urban të Tiranës, neni 42 të ndalon kategorikisht ndërhyrjen në Park.
Përpos të tjerave, ndërhyrja në Park nga Kryetari, jo nga Bashkia apo Këshilli Bashkiak, filloi pa leje ndërtimi, pa leje mjedisore, pa komunikim me publikun dhe me “vendim me kusht” nga KKT-ja. Nëse ky aksion do të ndërmerresh nga një biznes privat, e mendoni vetë, se ku do të kishte përfunduar ky i fundit.
Po ligji, a nuk është njësoj të dashur qytetarë që mu turrët mua, sikur të isha unë kusarë, dhe jo ai Kryetar. Pra, të gjykohesh për ç’nuk bën dhe për ç’nuk thënë, ndaj nuk rashë në këtë grackë, po ja që njerëzit ‘gente commune” donin grackën, ndaj krenar për ç’nuk je dhe krenar për ç’nuk the.
Ore do mësoheni ju qytetarë se përballë ligjit jemi njësoj. Ndaj dhe Kryetari u morr me individin dhe jo me detyrën që ka, sikundër është mbrojtja e publikut, ndërsa individi qytetar u mor me publiken, dhe jo me individualen, ku turma e gjykoi në korr dhe nuk kryqëzoi Kryetarin, por qytetarin, më sakt kryqëzoi vetveten.
Në fakt do ndihesha ngusht, nëse diku dhe dikur të më kishte rrëshqitur një fjalë, një firmë, një gabim. Megjithatë, nga java që shkoi, ndjehesha si në faj, pse nuk i thashë pikërisht këto më sipër.
Por, kur pashë se udhëheqësit e blogeve ishin ata të forcës fizike që unë i kam mprapsur ‘pa më bërë syri tër’, dhe drejtuesit e portaleve ishin ata me trasta e zarfa që iu kam thënë ‘ndalu beg se për këto gjera me mua ka hendek’, sot ndjehem krenar për çkam bërë, pa luajtur vendit si një i tërë. Guxoj të them se do të tërhiqem nga kjo luftë, nëse dikush më kap gafil në fjalë, në firmë e në gabim dhe nëse frika do më pushtojë mendjen, zemrën dhe shpirtin tim.
Ja kujt i’u dha vila e Enver Hoxhës në Durrës...
Pas një maratone seancash gjyqësore, Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që ish-vila e Enver Hoxhës, e cila ndodhet në rezidencën qeveritare në plazhin e Durrësit t’i jepet familjes Kapedani.
Kishte kohë që kjo vilë kërkohej të kalonte në pronësinë e familjes Kapedani, Ambasadës Serbe në Tiranë, si dhe në pronësinë e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare po në Tiranë.
Pas shumë seancash të shtyra, më në fund në seancën e djeshme janë dëgjuar ekspertët e thirrur si nga trupi gjykues, ashtu edhe nga palët e interesuara, të cilët sollën fakte lidhur me trajektoren që kishte kaluar pronësia e kësaj vile, që nga momenti i ndërtimit të saj deri më sot.
Vila u ndërtua nga familja Kapedani në fillim të viteve ‘30 dhe në vitin 1936 ju shit ambasadës serbe në Tiranë. Në vitin 1945 vila u sekuestrua nga qeveria komuniste që sapo kishte ardhur në pushtet dhe i kaloi Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
Deri në vitin 1991 ajo u përdor nga familja e Enver Hoxhës. Pas ndryshimeve politike vila u kërkua të merrej nga familja Kapedani, e cila pretendonte pronësinë mbi të, e po kështu atë e kërkonin edhe ambasada serbe, si dhe drejtoria e shërbimeve qeveritare.
Vrit ose Kap: Plani i ri i Uashingtonit për ISIS-in i parashikon të dyja
Do'stlaringiz bilan baham: |