Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet63/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   352

Çokollata bën mirë për trurin

Çokollata nuk është vetëm ushqim energjie, sepse falë principeve të saj aktive bën mirë për zemrën, qarkullimit të gjakut dhe trurit, ndihmon në luftën kundër stanjacionit dhe urisë nervore.



Mos e konsumoni me stomakun bosh

Momenti më i mirë për të konsumuar çokollatën është në mesditë ose pasdite, kur metabolizmi është akoma aktiv për të djegur kaloritë e mara nga të ëmblat. Mjafton vetëm një shije (10 gr) që shoqërohet gjithmonë me fruta, farëra vajore, ose drithëra të pa përpunuara.



Zgjidheni me 45% të me përmbajtje kakao

Çokollata me kualitet të lartë është e përgatitur me pluhur të thatë kakaoje bio (deri në 70%), gjalp kakao (deri ne 20%) sheqer nga kallame sheqeri të papërpunuar. Nga njëherë i shtohet aromë natyrale, si vanilja. Në etiketa nuk duhej të kishte shtesa, as aroma dhe as yndyrna shtese. Midis çokollatave fondente të shumta, extra është ajo që përmban të paktën 45 % pluhur kakaoje dhe të paktën 25 % gjalpe kakao. Ndërsa çokollata më e pasur me flavanoide është ajo extra e hidhur që përmban 70 %-80 % kakao.


Energji falas, opozita paraqet projektligjin për 82 mijë familje

Opozita paraqiti në Komisionin e Ekonomisë një projektligj, i cili u jep energji falas 82 mijë familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

“Sado të duket një kosto shumë e madhe, nuk është më shumë se 400-500 milionë lekë në vit. Kërkon vetëm vullnet dhe identifikim të familjeve në nevojë. Kostoja për mendimin tim nuk është problem”,- deklaroi deputeti demokrat, Ridvan Bode.

Drafti, i propozuar nga deputeti Gerti Bogdani, parashikon që familjet e varfëra të marrin 90 kilovatë/orë energji falas në muaj, nga qershori në tetor dhe 150 kilovatë për 6 muajt e tjerë më të ftohtë të vitit.

Dashamir Shehi përmendi dhe dy arsye të tjera se pse qeveria duhet të lehtësojë familjet e varfëra nga fatura e energjisë. “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim? Si qenka kjo punë kështu”, u shpreh Shehi.

Por deputetët e maxhorancës thanë se, përpara miratimit në Komisionin e Ekonomisë drafti duhet të marrë më parë dakortësinë e qeverisë dhe Komisonit të Çështjeve Sociale, i cili është edhe përgjegjës.

“Një nga rregullat që ka Parlamenti është ky: mblidhet komisioni përgjegjës, hap diskutimin, dhe mundet edhe të vendosë, dhe pastaj kërkon mendimin nga ne. Këtu ka ndodhur e kundërta”,- deklaroi anëtari socialist i komisionit, Anastas Angjeli.

“Iniciatori është i juaji, komisioni përgjegjës drejtohet nga ju. Duhet të kishte bërë detyrën që bëra unë, të vinte në dijeni qeverinë për këtë iniciativë. Nuk e ka bërë. Atëherë, puna e këtij komisioni ndërpritet këtu derisa komisioni përgjegjës të ndjekë rrugën ligjore për shqyrtimin e këtij projektligji”,- tha kryetari i komisionit, Erjon Braçe.

Pak ditë më parë edhe Avokati i Popullit kërkoi lehtësim të familjeve të varfëra nga faturat e energjisë./TCH/

Edi Rama heq bllokimin e lejeve të ndërtimit, ndërtuesit bëhen gati
Dy vite pas ndalimit të çdo lloj ndërtimi në vend dhe madje arrestimit të fshataravë që rregullonin çatitë e shtëpive, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, është hapur plotësisht rruga për leje ndërtimi. Tashmë bashkitë kryesore në vend, përfshi edhe atë të Tiranës ku është interesi më i lartë për leje ndërtimi, i kontrollojnë të besuarit e Edi Ramës.

Përveç ndërtuesve që janë vënë në radhë, më në fund edhe qytetarët mund të aplikojnë për ndërtime, shtesa apo riparime pranë bashkive ku banojnë apo zhvillojnë aktivitet.

Kryeministri ishte sot në një fabrikë që prodhon materiale për ndërtim ku tha se, “tani që ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë.

Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë”.


Fotot: Njihuni me modelen më të “nxehtë” të momentit

Candice Svonpul është një nga modelet më të paguara në botë dhe ka një arsye. Shumë janë dakord se ajo ka trupin më të bukur në botën e modës.


Por për të pasur një trup si të Candices duhet të punohet shumë.

“Yoga është themeli im por përveç Yogas, duhet rregullisht të merreni me not dhe natyrisht të shkoni në palestër”,- ishte këshilla e modeles për vajzat te cilat dëshirojnë ta kenë një trup të tillë.



Video/ Rusi: Shpërthen makina bombë, ISIS mer përgjegjësinë

ISIS ka marrë përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë që ka ndodhur në Rusi, në qytetin e Drbent-it në Dagestan. Agjensia e lajmeve “RT” raporton se, ka të paktën dy të vdekur dhe rreth 18 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë.

Raportimet paraprake thonë se, shpërthimi ka qenë aq i fotë saqë ka djegur plotësisht edhe 4 makinë të cilat ishin parkuar pranë makinës bombë.

Mal i Zi përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria

Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgatitjet operative për pritjen e mundshme të refugjatëve nga Siria në rast të mbylljes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së.

Në këtë kuadër, Mali i Zi do t’i bashkërendojë veprimet me shtetet e rajonit dhe me kërkesat e BE-së.
Mali i Zi kishte nisur prej kohësh përgatitjen e dy ambjenteve për vendosjen e refugjatëve.

Njëra gjendet pranë kufirit me Shqipërinë, tek pika kufitare e Hanit të Hotit, 20 km larg Podgoricës dhe tjetra në Zogaj të Ulqinit, në objektet e braktisura të ish-ushtrisë jugosllave.



Rusia kundër pjesës tjetër të botës!
Nga Dagmar Engel

Nuk kishin kaluar as 36 orë nga Marrëveshja e Mynihut për Sirinë, kur ministri i Jashtëm rus, goditi me spond atë që kishte ndërtuar më parë: ai nuk beson se do të ketë sukses marrëveshja që armët të heshtin. Dhe në përgjithësi, amerikanët sipas tij nuk kanë dëshirë që të bashkëpunojnë me rusët. Shanset për një sukses të marrrëveshjes ai i sheh te 49%, u përgjigj kryediplomati i Moskës pa dëshirë kur e pyetën.

Paraqitjet e përfaqësuesve zyrtarë rusë ishin agresive dhe fyese në thelb. Fajin gjithmonë e kanë të tjerët: Ukraina nuk u përmbahet premtimeve të Minskut, NATO-ja përforcon pa shkak trupat e saj në kufijtë e saj lindorë dhe shkel me këtë Aktin Themelor të vitit 1997 dhe për luftën, mjerimin e refugjatëve dhe IS në Siri e mbajnë përgjegjësinë ata që janë përzier në punët e brendshme të Sirisë. Jo Bashar al-Assadi. Dhe aq më pak Rusia: mohohen bombat ruse në Aleppo, për aneksimin e Krimesë mbahet heshtje e plotë. Kryeministri rus, Medvedjev dhe ministri i tij i Jashtëm Lavrov ndjekin me besnikëri vijën e Presidentit të tyre. Kjo në një kohë kur linja e tij është gjithçka tjetër, po jo e drejtë.

E besueshme, e parashikueshme në veprime – askund

Rusia po ngatërrohet sërish me taktika. Në konfliktet aktuale ajo mund të jepte kontribute të mëdha, por në vend të kësaj preferon që të alternojë kërcënimet, paralajmërimet dhe marrjen e pozicionit të të fyerit. Dhe ndërkohë ndërmerr sulme të tjera në Siri. Në thelb, thonë shumë ekspertë, rusët janë të interesuar që të trajtohen si të barabartë, si të barabartë para së gjithash me SHBA, për bashkëpunim edhe si partnerë ushtarakë.

Por një bashkëpunim i tillë atyre nuk do t’u ofrohet në këtë mënyrë, ndër të tjera pikërisht për shkak të lojërave të tyre taktike. Një partner duhet të jetë i besueshëm; edhe kur nuk është gjithmonë i sinqertë, ai duhet të jetë të paktën i parashikueshëm në veprimet e tij. Do të ishte mirë sikur të paktën të tjerët ta kuptonin se çfarë kërkon ai partner.

Pas perdeve të Konferencës së Sigurisë thuhet se delegacioni rus është sjellë në mënyrë më të qartë. Ka deklaruar se nuk kërcënon një luftë e re e ftohtë as një luftë e tretë botërore, siç tha se kërcënonin kryeministri rus në fjalën e tij. Ndoshta për Sirinë ekziston një fije shprese. Ministri i Jashtëm gjerman i pa shanset e suksesit, pak para deklaratave të Lavrovit në 51 përqind./DË/



Masakra e Vranishtit ka vetëm një të vërtetë
Në fund-nëntorin e vitit 2014, në një prej kanaleve televizive kombëtare, u dha dokumentari “Gjiri i nënës”, kushtuar masakrës naziste në Vranishtin e Vlorës.

Për hir të së vërtetës, puna e bërë prej ekipit realizues ishte tepër e arrirë. Ky fakt pati impaktin te emocioni që përcolli te teleshikuesit jo vetëm vranishtjotë.

Për ta, ngjarja shpalosej jo vetëm e plotë, por edhe shumë prekëse. Dokumentari, minutë pas minute qartësonte nëpërmjet dëshmive të bashkëkohësve të vërtetën e madhe: Gjermanët nuk erdhën në Shqipëri si kalimtarë dhe aq më pak si paqësorë. Tragjedia e dhjetra familjeve vranishtiote përmes viktimizimit të të moshuarve, grave dhe të rinjve liridashës, vërtetoi natyrën e vërtetë agresive të ushtrisë hitleriane dhe krimet makabre të saj në të gjitha shtresat e popullsisë vendase.

A nuk mjafton për këtë fakti rrënqethës, kur foshnja në gji piu gjatë natës qumësht e gjak prej së ëmës së masakruar? Po vrasja e nënës së re shtatzanë në oborrin e shtëpisë? Po gjyshi Ismail çfarë i kishte bërë bishës naziste, që u martirizua bashkë me djalin dhe nipin e tij? Po Rexhep Çinua, hoxha fukara i fshatit, ku e kishte prekur Vermahtin?… Ka shumë “Po”, aq sa do të duheshin libra për t’i paraqitur. Por, gjetkë është qëllimi i këtij shkrimi.

Në të gjithë historinë njerëzore pushtuesi ka një mision, një “fytyrë”, një synim dhe një strategji. I tillë ishte edhe pushtuesi gjerman në Shqipëri. Historiografia e kohës sonë i ka dhënë vendin e merituar rezistencës ndaj nazi-fashizmit, ndërsa Bota Demokratike prej dekadash, në shenjë respekti për milionat e luftëtarëve të rënë në fushën e betejës, 9 Majin e ka kthyer në homazh mirënjohës për ta dhe kujtesë për brezat që vijnë. Të pretendosh të kundërtën, do të thotë ose të mos duash të njohësh të vërtetën historike dhe realitetin e kohës, ose të përpiqesh për interesa cinike të falsifikosh shkakun e ndodhive makabre të pushtuesve nazi-fashistë.

Në ditët e sotme, fatkeqësisht dalin “shkrues” delirantë dhe pseudogazetarë anonimë periferikë, që mundohen t’i bëjnë karshillëk të vërtetave të patjetërsueshme, duke hedhur baltë edhe mbi njerëzit e afërt, që me idealizmin atdhetar, luftuan kundër pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tyre me intensitet dhe forma nga më të ndryshmet. I pakuptimtë, pse jo edhe i dyshimtë ky qëndrim nihilist, me synimin për të denigruar dhe nëpërkëmbur vlerat njerëzore dhe atdhetare të popullit. Nuk mund të qëndrosh indiferent ndaj mendimeve që cënojnë rëndë gjakun e derdhur nga bashkëfshatarët tanë për lirinë e Atdheut, se siç thotë një mendje e ndritur: “Kurrë mos qëndroni si spektatorë përballë pandershmërisë dhe budallallëkut, pasi varri do t’ju japë mjaft kohë për të heshtur…”.

Në një të përditëshme partiake, një “opinionist” vranishtiot, që sipas tij “posedon të vërtetën e masakrës”, krijon situata të paqena, intrigon, përçmon dhe ngatërrohet me këmbët e veta duke hedhur poshtë me një të rënë të lapsit të vërtetën reale të asaj ngjarje të dhimshme. “Gjermanët takuan njerëz paqësisht dhe u ulën të hanin bukë në një lëndinë…” shkruan e zeza mbi të bardhë .

Është e vërtetë që banorët ishin paqësore, por jo gjermanët. Por, po kaq e vërtetë është se edhe mbritja e tyre në Vranisht nuk ishte shëtitje dhe as e detyruar prej faktorëve madhorë të jashtëm. Ajo ishte pjesë e skenarit shfarosës të forcave naziste, nëpërmjet Operacionit të Dimrit 1943-1944, ndaj formacioneve partizane, që ishin përqëndruar në krahinën e Mesaplikut. Pra, ardhja e tyre në Vranisht nuk ishte rastësi, aq më pak rrugëkalim. Gjithashtu, kur bora ishte deri në gju, nuk dihet se ku e gjen këtë lëndinë autori i shkrimit. E vërteta është krejt tjetër. Vranishti ishte një ndër bazat kryesore të Lëvizjes Nacionalclirimtare në qarkun e Vlorës dhe si i tillë, duhej bërë shembull i terrorit.

Kështu na e kanë përcjellë dëshmitarët okularë vendas, kështu shkruhet edhe në historikët e Brigadës së Parë dhe të Pestë Sulmuese. Kështu shkruhet gjithashtu edhe në historikun e Vranishtit. Është e pabesueshme të mendosh se të gjithë këta kanë dashur të falsifikojnë ndodhinë, pjesëmarrësit, protagonistët, shkaqet dhe pasojat e masakrës. Prandaj shprehja që “gjermanët ishin ulur në lëndinë dhe po hanin bukë…”, është veçse një trillim i pështirë. Faktet flasin krejt ndryshe.

Pararoja e forcave gjermane që erdhi nga Tërbaçi, në çastin e mbritjes në afërsi të qendrës, përballet befasisht me një njësit partizan të Brigadës së Pestë. Nga një shkëmbim zjarri midis palëve, gjermanët tërhiqen në periferi të fshatit dhe aty pozicionohen në pritje të forcave që do vinin nga Tërbaçi. Këtu rrethohen nga njësiti i armatosur i fshatit në bashkëpunim me njësitin partizan dhe jo në qendër të fshatit, siç pretendon “opinionisti”. E themi këtë pasi po të ishte i vërtetë arsyetimi i tij, nuk do të thuhej që njësiti luftarak i fshatit i zuri pritë pararojës gjermane, por mësyu kundër saj. Ka një ndryshim të madh dhe nuk ka nevojë të kesh njohuri të mjaftueshme ushtarake për të bërë dallimin midis këtyre dy nocioneve.

Deri tani asnjë nga kritizerët e kësaj ngjarje nuk e ka përmendur fjalën “sulm” kundër gjermanëve, por është theksuar dhe përsëritur se pjestarët e njësitit luftarak kanë bërë pritë, duke asgjesuar njëmbëdhjetë ushtarë nazistë. Edhe diçka tjetër, për t’i hequr merakun ndonjë “analisti” të zellshëm. Sulmi kundër forcave gjermane nuk ishte veprim kaçak dhe as teke e dikujt. Ishte një ndër format e goditjes se armikut në kushtet konkrete të luftës partizane. Nëse ky sulm taktikisht mund të ishte menduar më mirë, pavarësisht se qe rezultativ për situatën e krijuar, duhet të mbajmë parasysh faktin e rëndësishëm që ata njerëz që e ndërmorrën atë kishin atdhetarinë me shumicë, ndërsa shkollat ushtarake, ku mund të mësonin taktikat e veprimeve luftarake, u mungonin.

Më tej “opinionisti” vazhdon me fjalor rruge denigrimin e këshilltarëve antifashistë të fshatit, duke u përpjekur t’i bëjë shkaktarë të masakrës, që u krye në dy fazat e Operacionit nazist, më 18 dhjetor 1943 dhe 9 e 10 shkurt 1944.

Dihet nga të gjithë se këshilli antifashist nacionalclirimtar ishte zgjedhur prej banorëve të Vranishtit me dëshirë dhe pa asnjë trysni politike, për t’u shërbyer vetëm atyre. Në përbërje të tij ishin burrat më me peshë në mjedisin ku jetonin, me vlera të spikatura atdhetare, të përkushtuar për kauzën e përbashkët, të vendosur deri në vetmohim. Pyesim autorin e shkrimit: A nuk ishte i tillë Daut Sefer Gjikondi, mësuesi, propagandisti, veprimtari, kronikani dhe luftëtari i Epopesë së Vlorës më 1920; po vëllai i tij Alem Seferi, që e kishin zgjedhur në krye të Keshillit për cilësitë e larta që mbarte; po Besim Feimi, një nga pionierët e shoqatave patriotike; po Azbi Ramadani, pjesë e një familje të shquar atdhetare dhe luftëtar i Luftës së Vlorës; po Mëno Limaj dhe Maliq Mersini, që kishin provuar qelitë e fashizmit; po Xhevit Janushaj, një nga këshilltarët më energjikë; po Sali Xhama, ç’mund të jepte më shumë se ç’kishte dhënë?! Kështu mund të shprehemi për të gjithë të tjerët. Pra, këta këshilltarë, që meritojnë vlerësim për çka blatuan dhe jo njollosje, u takon mirënjohje dhe jo fyerje nga dikush që ndoshta kërkon të fitojë kredite, duke shtrembëruar të vërtetën. Si mund t’i anatemosh këta këshilltarë me termin“ “këshilltarë kokëbosh” apo “njerëz katojesh”, kur ata ishin në ballë të rezistencës antifashiste dhe një pjesë prej tyre gëzojnë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”?! Në rast se gjyshi i artikullshkruesit ishte në kahun tjetër të kësaj rryme dhe pati një fund tragjik, kjo nuk i jep të drejtën atij të lëshojë broçkulla të tilla.

Por imagjinata dhe trillimi i këtij kalemxhiu shkon më tej, kur përpiqet të na bindë se prita më 18 Dhjetor 1943 u krye nga “aventurierët” vendas, për t’u marrë veshjet nazistëve! Edhe kjo nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, por ja që siç duket, i erdhi radha ta mësojmë tani, pas 70 vjetësh!!

Pra, antifashistët vranishtjotë, përveçse dalin “të pabesë” ndaj nazistëve( “i vranë me bukë në gojë”), paraqiten edhe si plaçkitës e grabitës ndaj viktimave armike. Këto absurditete më shumë se një kllapi politike, janë marrëzira.

Vranishti njihet në Labëri si fshat me veprimtari atdhetare, duke qenë një zë i fuqishëm kundër pushtuesit otoman, për shpalljen dhe mbrojtjen e pavarësisë prej synimeve shoviniste fqinje, në Luftën e Vlorës dhe Revolucionin e Qershorit 1924 si dhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vetëm në rreshtat partizane ishin mbi 100 vranishtiotë, të inkuadruar në çeta, batalione e brigada. Shumë të tjerë, në përbërje të njësitit të armatosur të fshatit apo batalionit territorial ishin luftëtarë në aksionet periodike lokale kundër nazifashizmit. Prandaj themi se, nuk mund të besohet prej lexuesit serioz, se ishte veshja e pushtuesve arsyeja e sulmit të armatosur kundër tyre. Ishin arsye të tjera shumë të forta. Ishte kërkesa imediate për liri. Ishte koha kur fryma antifashiste mbizotëronte në ndërgjegjen e shumicës së popullsisë, prandaj vranishtiotët u rreshtuan në krahun e duhur. Edhe në Vranisht shumica e atëhershme mbetet shumicë edhe sot, duke vleresuar Luftën dhe protagonistët e saj. Pakica që bashkëpunoi me pushtuesit, edhe sot e tillë është. Pakicë që “bashkëpunon mes vedi”, për të errësuar vlerat e vërteta antifashiste, nëpërmjet sajesave imagjinare. Është një përpjekje e kotë e atij që kërkon grimcën e rërës më të madhe për të goditur kundërshtarin. Por, një grimcë rëre nuk ka forcë, aq më tepër nuk mund të të baltosë . Më së shumti, ajo bën pis dorën e atij që përpiqet ta përdorë kundër tjetrit.

Shkruesi i vëmendshëm dhe serioz përpiqet të tregojë realitetin edhe nëpërmjet shifrave, me qëllim që t’i shërbejnë brezave. Shtimi i shifrave nuk i shton dhe as i heq asgjë masakrës naziste. Ajo mbetet një ndër ngjarjet më të përgjakshme dhe më tragjiket e Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë. E megjithatë, “opinionisti” ka shkruar si pa të keq se janë vrarë 70 banorë vendas. Nëse i ka shkruar nga padija (pak mund të besohet), po i themi se sipas Historikut te Vranishtit, përgatitur prej bashkëkohësve, numri i viktimave vranishtjote gjatë Operacionit të Dimrit është 58, prej të cilëve 10 më datën 18 Dhjetor 1943, 18 më 9 Shkurt dhe 30 (u pushkatuan në Brataj) më 10 Shkurt 1944, krahas 2 qytetarëve vlonjatë dhe dy partizanëve të Brigadës së Pestë. Siç duket, autori ka dashur të shtojë numrin, për të rritur shkallën e fajësisë e atyre pak partizanëve, që ndodheshin në periferi të fshatit dhe të strukturave të luftës aty për masakrimin e banorëve. Punë e tij, por analizat bëhen duke u mbështetur mbi fakte dhe jo mbi sajesa.

Për ta shkarkuar fajin mbi dikë tjetër dhe për të ngarkuar me përgjegjësi medoemos individë të caktuar, në shkrim thuhej se në këtë Operacion, “vetëm në Vranisht u viktimizua popullsia”. Përsëri e vërteta është ndryshe. 24 banorë u masakruan në Kuç, 12 në Tërbaç dhe të tjerë në Smokthinë, midis të cilëve edhe Heroina e Popullit Qeriba Derri, pa folur për qindra qytetarë vlonjatë që i çuan drejt kampeve shfarrosëse. Shkaku i Operacionit nazist nuk janë “gabimet” e disa partizanëve në Vranisht, por egzistenca në Lumin e Vlorës e një lëvizjeje të fuqishme kundër forcave naziste dhe zgjerimi e përgatitja e Ushtrisë Nacionalçlirimtare për mësymjen e përgjithëshme të armatosur kundër armikut. Duke ndier rrezikun e saj, komanda gjermane vendosi t’i “japë një leksion” uraganit popullor, duke vrarë e masakruar popullsinë vendase.

Në atë shkrim “akuzë”, kur pritej vlerësim dhe homazh, ka edhe diçka, që ja vlen të theksohet. Qeveria e pasluftës e demokratëve të De Golit në Francë nuk e dekoroi ish kryeministrin bashkëpunëtor të nazistëve, Peten, përkundrazi ja dorëzoi duarlidhur drejtësisë, e cila për shkak të moshës i kurseu plumbin, por nuk i fali tradhëtinë dhe e përplasi në qeli, ku edhe ngordhi si qën pas disa vjetësh. Ndoshta, po të ishte më i ri, do të kishte marrë ndëshkimin mkasimal, si të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të fashizmit në të gjithë botën. Ndoshta, edhe autori i shkrimit nuk do të na servirte pasaktësi të tilla, që e nxjerrin injorant për ngjarje madhore, ose dashakeq të qëllimshëm. Se ku i dihet, mbase edhe ai si disa të tjerë në kohën e sotme në Shqipëri, përpiqen të “shesin” antivlerat si vlera, duke tentuar të fundosin virtytet e një populli luftëtar, atdhetar, liridashës dhe progresist.

Përfundimisht, theksojmë: Ne, brezi pasardhës i antifashistëve kemi të drejtën dhe detyrën të shkruajmë për heriozmin masiv dhe protagonistët e spikatur, por jo sipas dëshirës. Brezave të ardhshëm u intereson risjellja në vëmendje e ndodhive më gjurmëlënëse të kohës, veç jo si të na interesojë për momentin. Qëndrimi besnik ndaj aksiomës, “që e vërteta është vetëm një”, është pjesë e karakterit të secilit. Dhe karakteri as blihet dhe as shitet.



Në vend të epilogut

zgjedhjet e fundit lokale, artikullshkruesi i mësipërm u bë promotor, që vullneti i popullit të Vranishtit të ishte sinkron me rrymën pro qarqeve nacionaliste greke.

Pavarësisht se një prej paraardhësve të tij është dëshmor i luftës kundër bandave shoviniste greke, që kërkonin të konkretizonin ëndrrën e kahershme të “Megali Idesë”më 1914, këtij pelivani, të etur edhe për “5 kacidhe”, nuk i zuri lopata ujë te bashkëfshatarët për të devijuar votën masive të tyre pro alternativës progresiste. Me këtë qëndrim, ai demaskoi përfundimisht veten , duke tentuar të bëjë pis historinë e lavdishme të Vranishtit dhe njëkohësisht të trazojë ndjenjat kombëtare. Turp 1000 herë për këtë pseudointelektual dhe njeri të shkërmoqur nga karakteri.

Vranishti e ka përzgjedhur historikisht rrugën e nderit dhe të lavdisë. Ai do të vazhdojë vazhdimisht të eci në këtë rrugë, pavarësisht se dikush devijon prej saj.


Izrael, ish-kryeministri Olmert nis dënimin me burg për korrupsion
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert filloi sot dënimin me burg për një periudhë 19-mujore pas shpalljes fajtor për korrupsion duke u bërë kështu i pari shef i qeverisë së shtetit hebre që gjendet pas hekurave.

Olmert, 70 vjeç dhe kryeministër gjatë viteve 2006-2009, do të vuajë dënimin për ryshfet për leje ndërtimi gjatë kohës kur ishte kryetar i bashkisë së Jeruzalemit, mes viteve 1993-2003, si edhe për pengim të drejtësisë.

Ehud Olmert deklaroi se po shkonte drejt burgut ”zemërthyer” për shkak se ishte i pari kryeministër në historinë e Izraelit që po provonte një përvojë të tillë.

“Kur isha kryeministër m’u dha përgjegjësia më e madhe për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të Izraelit, ndërkohë që sot jam unë ai që duhet të rri pas hekurave”,- deklaroi Olmert në një videomesazh duke e konsideruar këtë përvojë si ”të dhimbshme dhe të habitshme”.

”Kam bërë gabime, por ato nuk ishin kriminale. Nuk kam marrë ryshfet”,- tha ai.

“Jeta po më ofron sot një test të vështirë. Unë po e përjetoj me një trishtim të madh”,- thotë Olmert.

Për shkak të njohjes së sekreteve të shumta shtetërore, autoritetet kanë vendosur masa speciale sigurie për të duke e vendosur në një zonë ”VIP” të burgut.


Imami i Prizrenit drejt burgut, ja për çfarë akuzohet...
Prokuroria e Prizrenit ka ngritur akuzën e nxitjes së urretjes për imamin e këtij qyteti, Irfan Salihu. Sipas saj, në një ligjëratë në Mars të vitit 2013, imami ka përhapur urretjen, përçarjen mes grupeve kombëtare, fetare dhe etnike në Kosovë.

Pikërisht në ligjëratën “Si ta shtojmë bereqetin”, para besmitarëve ai ka theksuar se në periudha të ndryshme, gjatë pushtimit të Perandorisë Osmane në Kosovë, vetëm 1% e popullsisë kanë qenë shqiptare.

Ndër të tjera, imami i Prizrenit mësohet të jetë shprehur po në këtë ligjëratë se: “E shajnë atë mysliman që ju ka dhënë me hektarë tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bërë sundimtarë të Ballkanit”.

Në Prill të vitit të kaluar, imami u pezullua nga detyra në xhaminë “Suzi Qelebiu” në qytetin e Prizrenit.



Fierza në pikën kritike, gjatë javës hapen portat, rrezik përmbytjesh

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet me shpejtësi. Këtë jave mund të hapen portat e Fierzës. Kjo për shkak se niveli i liqenit po mbërrin në pikën maksimale.


Prurjet janë shtuar ndjeshëm në dy lumenjtë kryesorë e me këto ritme i lënë shumë pak kohë KESH-it për të menaxhuar situatën drejt kuotës maksimale.

Megjithëse katër turbinat e Fierzës janë në kapacitet të plotë, reshjet e fundit kanë dyfishuar prurjet, duke ndryshuar edhe raportet e shkarkimit mes turbinave dhe sasisë së prurjeve.

Nëse vijojnë reshjet, kjo jave do jetë vendimtare për hapjen e portave të Fierzës.

Një opsion i cili nëse ndodh, do të shkaktojë përmbytje në ultësirën e Nënshkodrës./ABC/


Siria, Moska: Assad autoriteti i vetëm

“Bashar al-Assad është i vetmi autoritet legjitim në Siri tani,” largimi i tij “do të thotë kaos”.

Një gjë të tillë e tha kryeministri rus Dimitri Medvedev, duke theksuar se largimi i presidentit sirian do ta hidhte vendin në “luftë të plotë, siç e kemi parë disa herë të tjera në Lindjen e Mesme me rënien e shumë shteteve, si në rastin e Libisë”,- u shpreh ai.
Video: E frikshme Genta Ismajli rrëzohet në skenë

Këngëtarja Genta Ismajli, ka bërë një rrëzim shumë të frikshëm. Ajo është rrëzuar në një koncert në Neë York. Urojmë që Genta mos të ketë patur ndonjë frakturë pas këtij rrëzimi.




Foto: Femrat e Hollivudit kundër përdorimit të silikonit

Salma Hayek, Rachel Ëeisz dhe Charlize Theron, i takojnë grupit të figurave të famshme që janë kategorike kundër përdorimit të silikonit në Hollivud. Këto aktore për pamjen e tyre të bukur mund të falënderojnë gjenet e mira dhe përkujdesjen e mirë ndaj vetes dhe asnjëra prej tyre nuk dëshiron t’u nënshtrohet procedurave standarde të Hollivudit për përmirësim të bukurisë.

“Natyrisht se do të luftoj që të dukem sa më gjatë bukur, por jam kundër kirurgjisë estetike. Si femër, mundem vazhdimisht të zbuloj shtresa të reja të bukurisë sime dhe nuk i frikësohem plakjes. Është e vërtetë se gjinjtë e mi nuk duken si dikur, por edhe më tutje jam e bukur dhe e kënaqur”,- ka thënë Salma Hayek.

Edhe Rachel Ëeisz pajtohet me kolegen e saj.

“Dikush që në mënyrë artificiale ka arritur të bëjë diçka sipërfaqësisht të përkryer, sipas mendimit tim nuk duket aspak bukur”,- është shprehur aktorja.

Charlize Theron konsiderohet si njëra nga bukuroshet me fytyrën më të lezetshme në Hollivud dhe e tëra është natyrale, pasi ajo është një kundërshtare e madhe e kirurgjisë plastike.

“Nuk ka asgjë më të bukur se pamja natyrale. Mund të të duket sikur për një kohë do të dukesh bukur nëpërmjet operimit estetik, por pasojat shihen më vonë apo edhe menjëherë”,- ka thënë ajo.

Foto të rralla: Ja si dukej Tirana në vitin ‘39 pas pushtimit italian
Në ciklin e fotove të vjetra që poston në faqen e tij në FB, studiuesi Robert Elsie, vjen një seri tjetër imazhesh, këtë radhë nga Shqipëria e vitit 1939.

Fotot janë realizuar nga fotografi gjerman Richard Busch-Zantner, i cili ka udhëtuar në Shqipëri, pikërisht në periudhën e pas pushtimit italian, duke sjellë një seri fotografish të veçanta dhe mjaft interesante.


Telat e energjisë elektrike në shesh, shmanget tragjedia
Shkëputja e një linje të shpërndarjes së energjisë elektrike në fshatin Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës, për pak ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Banorët e fshatit raportojnë se rënia e një teli të energjisë rreth orës 10:30 të paradites së të hënës ka shkaktuar dëme në bagëti të imta. Disa dele kanë rënë në kontakt me rrymën dhe kanë ngordhur.

Më e keqja është shmangur, sipas banorëve, pasi nëse teli do të ishte shkëputur rreth orës 08:00 të mëngjesit do t’u rrezikonte jetën fëmijëve që shfrytëzojnë të njëjtën rrugë për të shkuar në shkollë.

Banorët e fshatit Ostren i Vogël ankohen për rrjetin skandaloz të shpërndarjes së energjisë elektrike, pavarësisht se, siç thonë ata, janë pagues të rregullt të saj./TCh/



Siguria, Rama -Europës: Vëmendje Ballkanit përballë interesimit rus
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama, mori pjesë në Konferencën “Sfidat e Sigurisë Europiane”, që u mbajt në Londër, me ftesë të Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar.

Në këtë konferencë morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga vende të ndryshme të Europës dhe nga SHBA, kryesisht deputetë të parlamenteve të ndryshme, por edhe diplomatë, studiues dhe ekspertë të çështjeve të sigurisë.

Rama tha në, konferencë se Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane dhe se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në Rajon.

“Ballkani është një nyje e rëndësishme e sigurisë europiane. Shqipëria është një faktor i rëndësishëm për sigurinë në rajon. Qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit mbeten sfidat për t’u fituar në Shqipëri”,- tha Rama.

“Stabiliteti i Ballkanit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi europian i tij mbeten një sfide e madhe dhe me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë europiane, edhe për shkak të interesave ruse në këtë rajon. Ndaj Europa duhet të jetë më e ndjeshme, më e hapur dhe më e vëmendshme ndaj këtij rajoni”.
Dule merr "OK" nga partia për aleancën me Bashën

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zhvilluar të shtunën në qytetin e Sarandës aktivin e degëve Sarandë, Delvinë, Gjirokastër dhe Himarë.

Gjatë këtij organizimi u analizua: situata pas zgjedhore; niveli organizativ i strukturave dhe hapat që do të ndërmerren; zhvillimet politike në vend dhe qëndrimi i PBDNJ­së ndaj tyre.

Të pranishëm në aktiv ishin kryetari i PBDNJ­së, Vangjel Dule, dhe kryetari i OMONIA-s, Leonidha Papa.

Ndër konkluzionet thelbësore të aktivit mund të theksohet domosdoshmëria për një dinamike të re organizative të PBDNJ­së me qellim që t’i përgjigjet realitetit politik dhe pretendimeve të komuniteteve lokale për politikat e saj.

Esenciale në këtë drejtim mbetet bashkëveprimi politik strategjik me Bashkimin Demokratik te Minoritetit Etnik Grek Omonia”,- thuhet në njoftimin e PBDNJ.

Vlen gjithashtu të përmendët edhe miratimi që aktivi dhe pjesëmarrësit dhanë për orientimin e përgjithshëm politik të partisë si gjate ashtu edhe pas zgjedhjeve për pushtetin vendor.

Davutoglu: Rusia sillet si organizatë terroriste në Siri

Ashpërsohet gjuha mes Turqisë dhe Rusisë. Së fundi kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka thënë se Rusia po sillet si organizatë terroriste në Siri. Sipas tij raketat ruse sot kanë goditur shkollën dhe spitalin në qytetin Azaz në Siri dhe në këtë sulm kanë vdekur shumë civilë përfshirë edhe fëmijë.

“Derisa Rusia vazhdon të sillet si organizatë terroriste dhe i bën civilët që të ikin, në këtë ne do të përgjigjemi vendosmërisht”,- ka thënë Davutoglu gjatë një vizite në Ukrainë.

Sipas shefit të qeverisë turke qëllimi i Putin është që bashkësisë ndërkombëtare t’i lerë vetëm dy mungësi: ISIS-in ose presidentin Bashar Al Assad.

Konflikti mes Turqisë dhe Rusisë nisi pas rrëzimit të një avioni rus, të qëlluar nga nga forcat turke të sigurisë. Këto të fundit pretentonin se avioni kishte shkelur hapësirën ajrore turke, ndërsa Moska zyrtare pretendon të kundërtësn.


Shehi: Opozita shqetësohet vetëm të fshehë zullumet që ka bërë

Ai sot mund të quhet pa dyshim një “senator” i së djathtës, jo aq për jetëgjatësinë në politikë, por për mesazhet që përçon. Deputeti Dashamir Shehi deklaron se opozita e sotme shqetësimin më të madh jo për atë që do të ndodhë në të ardhmen, por për të mbrojtur zullumet e 8 viteve të saj të qeverisjes.

“Kjo është drama dhe defekti i kësaj politike shqiptare, sepse politikat duhet të jenë në një dialektikë normale, që do të thotë, kush ka humbur ka gabuar dhe duhet të shikojë përpara. Këtu ndodh çuditshëm. Se opozita e sotme ka shqetësim më të madh jo atë që do të ndodhë përpara, por si do të mbrojë atë që ka bërë vetë para 8 vitesh.

Dhe duket se opozita sot ka shqetësim më të madh jo atë që do të ndodhë përpara, por sesi do të mbrojë zullumet që ka kryer dhe këtu hyjnë tezat e gabuara politike, implikimet e disa personazheve.

Këtu opozita nuk është për t’u mbrojtur nga zullumet e së kaluarës, por për të projektuar të ardhmen. E nesërmja nuk mund të ndërtohet me njerëzit e së djeshmes.

Koha ka vetëm një kahje: të shkojë përpara dhe bashkë me kohën duhet të shkojnë njerëzit e rinj, idetë e reja, jo si ditëlindje por si ide”,- tha Shehi në një intervistë për tesheshi.com.

Sipas tij, opozita duhet të bëjë autokritikën se në çfarë u gabua, ku gabua dhe të ketë moralin për të kuptuar se këtë karrocë do ta drejtojnë kuaj dhe karrocierë të rinj, se me të vjetrit u humb njëherë dhe jo t’u projektojë shqiptarëve thjesht defektet që ka kjo mazhorancë.

A është Enver Stafuka kufoma e gjetur në Dajt?
Pas gjetjes së kufomës së groposur në Dajt policia dhe mjekësia ligjore ka nisur punën për identifikimin e tij.

Mësohet se pas bërjes publik të lajmit, të afërm të Enver Stafukës nga Fushë Kruja janë paraqitur në Morgun e Tiranës, pasi dyshonin se viktima mund të ishte ai.

Por familljarët nuk e kanë identifikuar kufomën si të Enver Stafukës, edhe pse mjekësia ligjore do të kryejë verifikime të tjera.

Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt të vitit të shkuar pranë një pike karburanti. Ai ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë kryekomisarit Dritan Lamaj.

Kufoma u gjetur në Dajt u zbulua nga një qeni i një bariu të zonës.

Sipas policisë ai është i seksit mashkull, mosha 35-40 vjeç dhe është vrarë me dy plumba në kokë e zemër.



Masakra në Paris: Qeni hero i policisë u vra nga forcat speciale
Qeni “hero” i nuhatjes së eksplozivëve, i cili humbi jetën gjatë një aksioni të profilit të lartë antiterrorist në Paris, pas sulmeve të 13 nëntorit, ishte vrarë nga vetë trupat speciale, u konfirmua të dielën.

Trupat speciale jo vetëm që kishin vrarë Diesel, qenin që u bë i famshëm pas vdekjes në të gjitha raportimet në mbarë botën, për sulmet terroriste të Parisit, por kishin plagosur fqinjë të pafajshëm dhe kishin rrezikuar jetën e pesë policëve të tjerë, që po merrnin pjesë në aksion, sipas “Daily Mail”.

Mburojat e policëve ishin qëlluar të gjitha nga plumbat “Brenneke” që u përdorën nga forcat speciale franceze gjatë sulmit në një apartament në lagjen Saint­Denis në periferi të Parisit, në muajin nëntor.

Aksioni çoi në vdekjen e të paktën dy terroristëve që kishin marrë pjesë në sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 njerëz. Por ata që ishin brenda apartamentit kishin pasur vetëm një pistoletë automatike dhe nuk ishin në gjendje për të përballuar aksionin.

Publikimi i raportit për ngjarjen është një turp për trupën elitë të policisë franceze, RAID, të cilët kanë marrë nderime të mëdha për aksionin dhe profesionalizmin gjatë sulmit.

“Diesel u vra me Brennekes”, tha Jean­Michel Fauvergue, i cili komandoi operacionin nga RAID. Ekipi i tij përdor plumba “Brennekes” të prodhuara nga kompania gjermane “Brenneke GmbH”.

Komandanti Fauvergue ka pranuar se të shtëna të shumta u përdorën për të vrarë Abdelhamid Abaaoud, liderin 26­vjeçar të terroristëve të Parisit dhe sulmuesin tjetër, Chakib Akrouh, 25 vjeç. Por kush­ Urira e Abaaoud, Hasna Ait Boulahcen, edhe ajo 26 vjeçe, ishte bërë shoshë nga plumbat dhe humbi jetën gjatë sulmit, ndërsa përpiqej të dorëzohej.

Familja e saj ka nisur procedurat kundër RAID për vrasje, ndërsa të paktën dy fqinj të pafajshëm që janë goditur nga plumbat po konsultohen me avokatët e tyre mbi masat që duhet të marrin ndaj trupave speciale. Ata janë të huaj që jetojnë në Paris, por nuk kishin asnjë lidhje me terroristët.



16/02/2016........................................

PD: Rama vazhdon të mbrojë korrupsionin e deputetëve të tij
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar Kryeministrin Rama se, vazhdon të mbrojë deputetët e PS, Koço Kokëdhima, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj, duke mos lejuar që drejtësia t’i heqë mandatin e deputetit për shkelje të Kushtetutës.

Sipas Palokës, deputetët socialistë kanë përfituar fonde publike dhe nga ana tjetër, Rama nuk lejon Gjykatën Kushtetuese që të mos zbardhë vendimin për Kokëdhimën.

“Edi Rama vazhdon të mbrojë nga drejtësia deputetët e tij Kokëdhima, Suli dhe Leskaj, vazhdon të mbrojë korrupsionin e tyre. Nga njëra anë, ai urdhëron parlamentin të mos shqyrtojë kërkesën e opozitës për mbarimin e mandateve, nga ana tjetër Edi Rama nuk i hap rrugën drejtësisë për këta deputetë, që haptazi në kundërshtim me Kushtetutën kanë përfituar para publike dhe kontrata me qeverinë.

Abuzimet e deputetëve, 150 transfertat financiare të Kokëdhimës për biznesin e tij, dhjetra milionë lekë në muaj që merr Rakip Suli nga paratë e OSHEE me godinën e tij – para gjaku të shqiptarëve të mbledhura me kërbaç, hekurudha Fier- Vlorë që mori Leskaj, janë raste tipike të kapjes së shtetit, janë shembuj të oligarkisë në veprim.

Edhe pse lufta kundër korrupsionit dhe reformimi i drejtësisë janë prioritete kyçe, të theksuara edhe nga Sekretari Kerri me 14 shkurt, Edi Rama sërish vazhdon në drejtim të kundërt, duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese të mos zbardhë vendimin për Kokëdhimën, duke penguar Kuvendin të shkarkojë 3 deputetët e tij të kapur në flagrancë, duke mbrojtur aferat e tyre me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Ky është prioriteti i Edi Ramës dhe jo drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit. Ky është modeli që ka ai për drejtësinë. Ta ketë nën kontroll, ta urdhërojë. Drejtësi që nuk ndëshkon njerëzit e tij, drejtësi që nuk lufton korrupsionin e njerëzve të tij”,- deklaroi Edi Paloka.



Mbrojtja i përgjigjet PD: Fotografia me Ndokën, para 1 muaji
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, se ministrja Kodheli ishte shfaqur me Arben Ndokën dy ditë pas vizitës së Sekretarit Amerikan John Kerry.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fotografia që është publikuar nga PD, i përket 1 muaji më parë dhe nuk është bërë ditën e djeshme. Sipas Ministrisë së Kodhelit, fotografia që pretendohet nga selia blu është bërë më 12 Janar, në inspektimin që ministrja bëri për punimet e urës Skuraj



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   59   60   61   62   63   64   65   66   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish