Ja skema e lëvizjes në Tiranë që nis nga data 18 Shkurt.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
– Në kryqëzimin e bulevardit “Zog i Irë” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar drejt;
– Në kryqëzimin e bulevardit “Urani Pano” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar djathtas dhe majtas;
– Në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas;
– Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën “George Ë Bush” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj;
– Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri në Sheshin “Skënderbej” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj. Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqi deri në rrugën e “Dibrës”.
Në rrugën e “Barrikadave” do të lihen të lira tre korsi lëvizjeje.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:
Linja Institut – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
Linja Laprakë – Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.
Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.
Stacioni ekzistues te rruga e “Barrikadave” do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”.
Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon te rruga e “Kavajës” përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.
Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.
Një i arrestuar në Elbasan, transportonte 13 kg drogë
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar i cili po transportonte drogë. Në pranga është vënë Dejvis Saliu.
Atij iu sekuestruan 13 kg kanabis sativa, si dhe 650 euro dhe 10 mijë Lekë.
Saliu po transportonte drogën me një makinë tip “Fiat Punto” me targa “AA 764 MY”, e cila u sekuestrua gjithashtu nga policia.
Droga ishte fshehur në sediljen e parë të makinës.
Policia vijon hetimet për të zbuluar destinacionin se për ku ishte droga dhe për përsona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Arrestohet babai monstër, përdhunonte vajzën çdo mëngjes
Një ngjarje e rëndë shtë raportuar nga policia e vendit fqinj ndërsa pas shumë vitesh është hedhur dritë mbi një inçest. Bëhet fjalë për një përdhunim sistematik në Ankona të Italisë, ku një baba përdhunonte të bijën çdo mëngjes para se ajo të shkonte në shkollë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur pa dijeninë e pjesëtarëve të tjerë të familjes, ndërkohë që vajza ka deklaruar për gjykatën se kjo marrëdhënie e detyruar me babain 50 vjeç ka nisur që në moshën 9-vjeçare, në vitin 2011.
I dyshuari nën arrest tashmë, mbrohet nga Alessia Bartolini. Kjo e fundit e mohon ngjarjen makabër ndërsa mbon tezën se vajza e akuzon babain për arsye financiare.
Femrat i duan fjalët në shtrat: Ja disa fraza të rekomanduara...
“Trupi yt më çmend, je shumë e bukur dhe tërheqëse, nuk mund t’i largoj duart nga ti…”, këto janë vetëm disa nga komplimentet me të cilat meshkujt kohë pas kohe duhet ta lavdërojnë partneren e tyre. Me komplimentet e duhura do t’ia zbukuroni ditën dhe njëkohësisht do ta ngacmoni libidon “e fjetur” dhe do ta përforconi dashurinë.
Gruaja privilegjon aspektin global dhe ndjenjësor në një marrëdhënie. Për të është e rëndësishme dashuria, shpirti, pjesëmarrja e ndjenjës në një raport nga ana e partnerit.
Një raport i zhveshur nga këto elemente nuk ka kuptim për femrat. Për këtë është e rëndësishme një “lojë” e nxehtë para çdo akti. Por diçka që mund të jetë e kënaqshme për një femër, mund të jetë e bezdisshme për një tjetër.
Edhe e njëjta femër nuk ka gjithmonë në kohë dhe vende të ndryshme të njëjtat dëshira apo bezdisje. Për këtë shpesh herë janë të nevojshme dhe fjalët e ngrohta.
Meqenëse shumica e meshkujve nuk janë “të shpejtë me komplimente”, ndërsa të gjitha femrat dëshirojnë të dëgjojnë sa të bukura janë, sa tërheqëse dhe seksi, ja disa fraza të cilat i rekomandojnë ekspertët për t’u frymëzuar. Fjalët e mira duhet të mos jenë të shumta me qëllim që mos u bie vlera.
Më pëlqen trupi yt
Kjo fjali ka një fuqi të jashtëzakonshme. Nuk ka femër në botë e cila nuk shqetësohet për pamjen dhe formën e trupit të saj, sidomos kur është e zhveshur. Thoni asaj se e dëshironi dhe do të ndjehet tërheqëse dhe e lumtur. Këtë kompliment është mirë t’ia jepni derisa përkëdheleni ose duke bërë dashuri.
Je aq e mirë
Edhe femrat, ngjashëm me meshkujt, dëshirojnë të dëgjojnë se e kanë kryer mirë “punën”. Kështu që mos hezitoni që t’i thoni se sa e mirë është dhe sa mirë e kryen atë. Nëse ia thoni këtë, ndoshta do të jetë e gatshme të provojë diçka tjetër që t’u bëjë të lumtur.
Nuk mund t’i largoj duart nga ti
I thoni asaj se është aq tërheqëse sa nuk mund ta lëshoni nga duart, kjo është diçka vërtet e dëshirueshme. Mendoni se si do të ndjeheshit ju nëse ua thotë një gjë të tillë partnerja juaj. Gjithkush dëshiron të ndjehet joshëse dhe tërheqëse, ndërsa me këtë kompliment, në mënyrën më të mirë do t’i tregoni se sa e dëshironi.
Ne përshtatemi plotësisht
Kjo thënie ju bën sharmant dhe sentimental, ndërsa preferohet të thuhet gjatë përkëdheljes apo marrëdhënieve seksuale. Afrojeni dhe dëshmoni se si përshtaten trupat tuaj, ndërsa këtë ia pohoni me fjalë dhe do të nxisni një kënaqësi të veçantë tek ajo.
Buzët e tua më pëlqejnë shumë
Secila femër është krenare së paku me një pjesë të trupit të saj. Zbuloni se cila është kjo pjesë dhe bindeni atë se është vërtet ashtu.
Edhe pse shumica e meshkujve e kanë vështirë të japin komplimente, këto fjali të shkurta dashurie nuk është vështirë t’i thonë. Nëse ju duken të papërshtatshme atëherë mund t’i modifikoni paksa dhe t’i përshtatni ashtu si ju duket më mirë. Mirëpo, mos hezitoni të thoni diçka të bukur, sepse do të jetë mirë edhe për ju, edhe për atë.
Përkujdesja dhe intimiteti
Në jetën në çift është tepër e rëndësishme të krijosh një raport të mirë jo vetëm seksual, por edhe shpirtëror. Prandaj atmosfera në çift duhet të krijohet e ngrohtë dhe sensuale. Është e rëndësishme që të realizosh një mënyrë të veçantë të prekuri, që asaj t’i pëlqejë dhe ta bëjë të ndihet mirë. Por këto lëvizje nuk duhet të përsëriten shpesh mekanikisht sepse bëhen monotone. Dhe këto ndjesi një femre i duhen falur, jo vetëm gjatë një raporti, por edhe në momente të ndryshme, në mënyrë që ajo të ndjehet vazhdimisht e dëshiruar nga partneri. Një puthje e lehtë, një fjalë e ngrohtë, përkujdesja në momentin e duhur, vlejnë për të krijuar një atmosferë të përshtatshme shpirtërore të femrës gjate marrëdhënies. Prandaj partneri më i mirë është ai që gjithmonë vëzhgon, kërkon, eksploron teknika, pika të ndjeshme të partneres së tij, për të vepruar me to edhe në situatat e nxehta të jetës në çift.
Pse duhen bisedat e gjata
Pa një lidhje të qëndrueshme me partnerin nuk do të kishim biseda të mira dhe interesante. Përveç kësaj gjithnjë është mirë t’i ndash kënaqësitë dhe pakënaqësitë me personin që e dashurojmë. 48% e femrave dëshirojnë më tepër seks dhe të gjitha herët a vonë e bëjnë këtë në marrëveshje me partnerin e prej tyre 43 % duke biseduar me të dhe 41% heshturazi, duke dërguar sinjale të heshtura por të efektshme trupore. Asnjëherë nuk duhet kritikuar partneri, po gjithnjë duhet dhënë vullnet pozitiv. Gjithnjë thoni “kështu është mirë” dhe asnjëherë “jo nuk mundem”. 20% e femrave nuk ndërmarrin asgjë kur janë të pakënaqura. Duhet ditur se heshtja për partnerin mund të jetë tejet shpërqëndruese. Mund ta humbasë interesimin për ju dhe mund të bëjë që lidhja juaj të shfaqë probleme, edhe pse ju nuk do ta dëshironit këtë.
Femrat i duan fjalët
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 % nga të anketuarat theksonin se shpesh bisedojnë me shoqe rreth seksit. 50% e tyre bisedojnë për këtë çështje sa herë që të takohen. Ato dëshirojnë që përvojën e mirë ta ndajnë me dike dhe në të njëjtën kohë kur janë jo të sigurt dhe të pakënaqur, kërkojnë këshilla nga njëra tjetra, sidomos nga personat që kanë besim në to.
Është interesante se femrat jashtë lidhjeve martesore më shumë flasin për përvojat e tyre kur takohen me shoqet. Një e treta e tyre flasin për seks të mrekullueshëm dhe kanë dëshirë t’i përshkruajnë detajet, 90% i shkëmbejnë informatat për kontracepsion dhe teknikat e gjërat tjera, 63% krahasojnë përvojat e tyre më të mira, më të çmendura dhe të hidhura. Natyrisht se pak edhe e teprojnë, jeta në çift ka nevoje për intimitet dhe nuk mund të diskutohet me ata që janë jashtë saj.
Emërimi i Ahmetajt te Financat: Basha, betejë në Kuvend
Emërimi i Arben Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave shënon kulmin e karshillëkut që Edi Rama po i bën procesit të dekriminalizimit.
Kështu ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Basha paralajmëroi përballje në Kuvend për të mos lejuar këtë emërim.
“Karshillëku ndaj mesazheve të Sekretarit Kerri shënoi kulmin me emërimin e Ministrit të ri të Financave, Ahmetaj, me rekordet më korruptive që ka ky ministër.
Ahmetaj i denoncuar publikisht nga opozita për korrupsionin me Landfilin e Elbasanin, ku vidhen 10 mijë euro në ditë nga taksapaguesit apo për aferën e Skavicës është dëshmia se cili është standarti i artë i Edi Ramës.Shkarkimi poshtërues i Shkëlqim Canit dhe emërimi i Ahmetajt është bërë sepse ai nuk pranoi t’i hapë rrugë konçensionit të TVSH-së, korrupsionit dhe ky emërim është një sulm, një ofensivë e re më e babëtizuara që Rama ka bërë; është reduktimi brutal i qeverisjes në një synim të vetëm: Të bëjnë pare!”,- ka thënë Basha.
Sipas kreut të opozitës, kryeministri Rama, “do të do të hyjë në rekordet e errëta të historisë me këtë emërim”.
Një çift i dashuruar si Obamat, 22 foto që nuk i keni parë
Të martuar me 18 tetor në vitin 1992, Barack dhe Michelle Obama na i kanë prekur zemrat me dashurinë e tyre për njëri-tjetrin.
Obama e përmend gruan e tij thuajse në çdo fjalim që e jep, raporton “lajmi.net”.
Edhe përse për shkak të agjendës së tyre të ngarkuar ndonjëherë ju bie të shihen, ata janë shumë romantik dhe nuk e harrojnë njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, për ta festuar këtë dashuri të familjes Obama, “lajmi.net” i sjellë për ju 22 fotografitë e tyre më romantike ndonjëherë.
Beteja e Aleppos në Siri, këto janë 4 frontet kundërshtare
Eksperti i Lindjes së Mesme, Erich Gysling (79), thekson se, regjimi sirian nuk do ndalë luftën, pasi sipas saj të gjithë grupet rebele janë terroriste, ndërsa një fitore e Assadit do sillte katastrofë humanitare në Siri. Sunitët, sipas tij, kurrë nuk do ndalin luftimet derisa të jenë pjesë e vendimmarrjes, gjë që kundërshtohet fuqishëm nga interesat ruse. Perëndimi nuk ka koncept të qartë.
Ndryshe njihet si “Nëna e gjithë betejave”, ndërsa ekspertët flasin se Aleppo do caktojë të ardhmen e Sirisë. Katër interesa të mëdha luftojnë për qytetin veri-perëndimor sirian.
Prej 2011 Siria është zhytur në Luftën Civile që u ka kushtuar jetën mbi 300.000 personave, ndërsa rreth gjysma e popullsisë ndodhet në arrati. Filloi si protestë pranë fshatit Daraa në Damask, për t’u përfshirë në gjithë territorin sirian. Pakkush do mendonte se pas pesë vitesh konflikt, vendi do ndodhej në këtë katrahurë, ku secili grup dhe shtet ka interesa ose politika diametralisht të ndryshme. Prej disa javësh, e gjithë vëmendja është përqendruar te Aleppo, pasi Damasku dhe Homsi, janë në duart e regjimit, edhepse qyteti i dytë ka mbetur gërmadhë. Luftimet në Aleppo janë brutale, po aq sa janë të rëndësihme.
Në këtë provincë veri perëndimore luftohet në katër fronte:
Regjimi kundër rebelëve: Pas fitimi të regjimit në Homs, ata dëshirojnë me çdo kusht të largojnë forcat e mbështetura nga perëndimi prej qytetit më të rëndësishëm. Kjo, pasi nëse rebelët largohen nga Aleppo, atëherë forcat opozitare humbasin pozicion dhe kthehen në forca dytësore.
Irani kundër Arabisë Saudite: Vrasja e kleri al-Nimr kishte pak rëndësi nga interesat prapa skenave mes dy fuqive të rajonit. Irani financon me ushtarë elitë dhe miliarda dollarë regjimin e Assadit, për shkak të sektit të njëjtë, shia. Krahas Iranit, në ndihmë i kanë ardhur edhe Hizbollahu libanez, grupi afgan, “Brigada Fatimide” dhe organizata irakene “Badr”. Ata përpiqen të përfitojnë terren nga grupet rebele të mbështetura nga Arabia Saudite, si grupi selefist “Ahrar al-Sham”.
Rusia kundër SHBA: Rrëzimi i avionit rus nga rebelët e mbështetur prej SHBA, ka prishur bashkëveprimin mes dy superfuqive botërore në Siri. Në këtë të fundit ndodhet baza ushtarake më e madhe dhe e vetme ruse në rajon, andaj ajo bën çështë e mundur për ta ruajtur atë, ndërsa SHBA mbështet forcat, që në të ardhmen, nëse fitojnë, do e largonin këtë bazë.
PKK kundër Turqisë: E mbështetur nga bombardimet ruse,organizata e dalë prej PKK, YPG ka pushtuar territore të shumta nga rebelët. Qëllimi i kurdëve komunistë është të lidhin regjionin e Kobanit me Afrinin, që do krijonte një shtet autonom ose të pavarur kurd në kufi me Turqinë. Kjo është në interesin rus, por Turqia bën çështë e mundur për ta parandaluar. Së fundi Turqia ka bombarduar forcat kurde brenda territorit sirian, ndërsa Rusia paralajmëroi rrezikun e nisjes së LTB.
Nga këto katër fronte shikohet sesa të lidhura janë konfliktet mes njëra-tjetrën, duke pasur parasysh edhe mbështetjen e SHBA-ve ndaj kurdëve komunistë, duke revoltuar Turqinë aleate. Poashtu, dy grupet e trajnuara dhe furnizuara nga SHBA, rebelët dhe YPG, momentalisht luftojnë kundër njëri-tjetrit.
Përfituesit janë grupet ekstremiste
Nga ky kaos dhe dhunë mund të përfitojnë aleanca e deritanishme Damask-Teheran-Moskë. Milicët shia janë duke fituar terren nga Afganistani, Irani, Iraku, Libani dhe Jemeni, ndërsa tani ndikimin duan ta zgjerojnë edhe më tej: drejt Aleppos.
Edhe grupet ekstreme të sunizmit mund të përfitojnë nga kaosi. Shteti Islamik në këto momente mund të “marrë frymë” lirshëm, pasi lufta është përqëndruar në Aleppo dhe jo në Rakka dhe Mosul, kryeqendrat e saj. Kurdët që dikur luftonin ISIS, tani luftojnë rebelët.
Humbësit më të mëdhej në gjithë këtë mesele janë popullata civile e qarkut të Aleppos: plot 2 milion banorë. Ata janë detyruar kohët e fundit, me gjasë edhe në ditët në vijim që të lëshojnë shtëpitë e tyre nga bombardimet e shumta. Së fundi Rusia nuk ka kursyer edhe spitalet nga bombardimi ajror. Gjendja e tyre është e mjerueshme, andaj pritet valë e madhe e refugjatëve në 2016.
Bisedimet e Mynhenit, kanë pak shansë të zbatohen. Teoritikisht ajo duhet të gjejë zbatim prej kësaj jave./bota sot/
Kina, sistem të fuqishëm raketor në ishullin e përfolur
Kina do të instalojë një sistem të fuqishëm të raketave tokë-ajër në një nga ishujt që janë në qendër të mosmarrëveshjeve territoriale në Detin e Kinës Jugore.
Kjo është zbuluar nga televizioni Fox Neës, që ka paraqitur disa foto satelitore.
Ndërkohë nuk është arritur një marrëveshje ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shoqatës së vendeve të Azisë Juglindore dhe, në dokumentin përfundimtar të samitit SHBA-ASEAN lidhur me mosmarrëveshjet e tyre në Detin e Kinës, nuk u përmend në mënyrë eksplicite Pekin.
Çështja çame: Idrizi përplasje me MPJ në Komisionin e Jashtëm
Keu i PDIU-së debaton me përfaqsuesit e MPJ-së për një konferencë të organizuar nga pala greke për çështjen çame. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, denoncoi në Komisionin e Jashtëm Parlamnetar, mungesën e përfaqsuesve të Shqipërisë, në një konferencë shkencore e zhvilluar nga Ministria e Jashtme greke, mbi çështjen çame.
Idrizi ka kërkuar nga përfaqsuesit e Ministrisë së Jashtme shpjegime, pse në këtë konferencë munguan përfaqësues të ministrisë shqiptare. Idrizi kërkoi shpjegime për përfundimet e kësaj konferencë, të cilat sipas tij, janë kundër zgjidhjes së çështjes çame.
“Nga kjo konferencë dalin disa përfundime, të cilat nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, del qartazi se shteti grek jo vetëm e di që çështja çame është një çështje për t’u zgjidhur, por po merr të gjitha masat që të ketë argumentet ligjore dhe historike kundër saj.
Në këtë pikë, nuk prisja ndonjë qëndrim tjetër nga Greqia. Mirëpo, kjo rrëfen se shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur.
Nuk ka asnjë konferencë shkencore, të organizuar nga ju për çështjen çame, për të krijuar një dosje të plotë dhe serioze me argument të forta juridike dhe historike përballë Greqisë.
Qoftë edhe një konferencë, në të cilën të marrin pjesë edhe këta përfaqësues grekë, për të ballafaquar qëndrimet”,- tha Idrizi.
Duke kundërshtuar përfundimet e kësaj konference organizuar nga ministria e jashtem greke, Idirizi tha se atje është përdorur zyrtarisht një term irredentist, Vorio Epirin.
“Është fakt se Çamëria është një territor gjeografik, që shtrihet në dy shtete sot, me shumicë shqiptare dikur.
Ndërkohë, Vorio Epiri nuk është territor gjeografik, është një shpikje politike e vitit 1914, që tenton të karakterizoj trojet që shteti grek rivendikonte Brenda shtetit shqiptar.
Pra, është një term irredentist, i papranueshëm për dy shtete që kanë një traktat miqësie dhe që janë pjesë e një aleance ushtarake.
Ministria e Jashtme duhet të kundërveprojë menjëherë përballë këtij precedenti të rrezikshëm të përdorimit të një termi irredentist, që cënon tërësinë tokësore të Shqipërisë”,- ka thënë Idrizi.
Ai paraqiti në komision një dokument që vërteton pretendimet e tij pë tendencën e palës greke për të përdorur terma irredentistë si Vorio Epiri. Kreu i PDIU-së kërkoi nga minisytria e jashtme shquiptare të zhvillojë konferenca mbi çështjen çame, të zgjidhet çështja e toponimeve dhe ajo e kufijve detarë në favor të interesave kombëtare.
Pagë 1 mijë deri në 6 mijë USD për shqiptarët, ja pozicionet e punës
Bashkëpunimi i vendosur mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe shoqatës së agjencive private të punësimit “Employment Albania” ka nisur të japë efektet e veta reale në fushën e punësimit. Kështu, kjo shoqatë agjencisë ka sjellë ofertën pranë Shërbimit Kombëtar të Punës për rreth 5 mijë vende të lira pune brenda dhe jashtë vendit, përfshi këtu edhe në vende si Abu Dhabi, Dubai, Gjermania dhe Danimarka.
Në këtë kuadër, sot përfaqësuesit zyrtarë të kompanive të njohura punëkërkuese të huaja, kanë zhvilluar pranë Zyrës së Shërbimit Të Punësimit, dega Tiranë, intervistat për 300 vende pune me persona të cilët më parë janë regjistruar si të papunë dhe kanë shprehur interes për të.
Procesi i intervistimit të punonjësve është ndjekur nga afër edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili do ta konsideronte këtë ofertë një mundësi të mirë për të gjithë ata që kanë një profesion dhe zanat dhe që vërtetë dëshiron të ketë një punë të denjë.
“Agjencia përkatëse që bënë këtë procedurë pranë zyrave tona të punës ofron rreth 5500 vende të lira punë nga të cilat 2200 janë për në Shqipëri dhe të tjerat pastaj për Abu Dabi, Dubai, Gjermani dhe Danimarkë. Dhe nga oferta e ardhur shihet se kërkohen ekonomistë për zyra të këmbimit valutor, inxhinierë nafte, mësues në çerdhe fëmijësh, shitës dyqanesh në
Danimarkë, punonjës specialistë ndërtimi në Gjermani, hoteleri- turizëm, infermierë, dentistë, përfaqësues shitjesh në agjenci imobilare etj. Pra janë profesione nga të gjitha zhanret dhe nuk janë profesione që kërkojnë vetëm një nivel të ulët kualifikimi, pra janë profesione që kërkojnë shumë më tepër kualifikim”,- tha ministri Klosi.
Ndaj nisur nga ky fakt ai theksoi se ky është një tregues i qartë i faktit se kushdo që ka një zanat apo profesion ka një mundësi më shumë për punë. Për këtë qellim ai edhe një herë I bëri thirrje çdo të riu që kërkon një punë të denjë që të paraqitet pranë qendrave dhe shkollave të arsimit profesional për t’u kualifikuar.
“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që të aplikojnë pranë zyrave tona të punës, pasi kush aplikon ka më shumë shanse për të gjetur punësim, por ky punësim do të jetë shumë herë më i kollajtë nëse ata drejtohen në qendrat e arsimit profesional dhe shkollat e arsimit profesional pasi sot një profesion vlen shumë.
Prandaj raporti ndërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit do jetë gjithmonë e më intensiv me agjencitë e punësimit dhe arsimit profesional. Është momenti që të gjithë të shikojmë me shumë vëmendje Arsimin Profesional si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në tregun e punës shqiptare”,- tha ministri Klosi.
Ndërkohë që drejtuesi i shoqatës së agjencive private, Ermal Jahuri theksoi edhe një herë se në vend ka kërkesë për punë, por theksoi se kompanitë e huaja kërkojnë njerëz profesionistë.
“Unë e kam thënë gjithmonë se në Shqipëri ka punë dhe se në Shqipëri duhen profesionistë. Kjo është më se e vërtetë dhe ne si rekrutues dhe agjenci private e hasim çdo ditë, ku intervistat e punës dhe arsyeja e refuzimit të aplikantëve është mungesa e profesionalizmit.
Nga ana tjetër, kompanitë ndërkombëtare që janë prezente në intervistat për punë, i shikojmë si një vlerë e shtuar për ekonominë e vendit, pasi këtë përvojë pune do mund ta kthejmë në vendin tonë”,- tha Jahuri.
Lista e profesioneve dhe pagave që ofrohen nga kompnitë e huaja
· Shofer taksie – rroga 1000 $ ne muaj plus tips
· Perfaqesues Shitjes ne Agjenci Imobilare – rroga 1000 – 1500 $ ne muaj plus tips
· Infermiere dentist (Dental Nurse) – rroga 1000 – 2000 $ ne muaj
· Staff hoteleri turizmi – rroga 500 – 1000 $ ne muaj plus tips
· Ekonomist per zyra te kembimit valuator – rroga 800 – 1000 $ ne muaj plus tips
· Inxhinier nafte – rroga 3000 – 6000 $ ne muaj ne varesi te experiences
· Mesues ne çerdhe femijesh – rroga 1000 $ ne muaj plus tips
· Staf administrate (asisten, ndihmes, coordinator, menaxher etj) – rroga 800 – 1500 $ ne muaj
· Shitese ne dyqan embelsirash ne Danimarke – rroga 1000 euro
· Punonjes specialist ne fushen e ndertimit (specialist gipsi, saldator, murator, shtrues pllakash, bojaxhi etj ) ne Danimarke dhe Gjermani – rroga duke filluar nga 1000 euro ne muaj.
Greqi, zbulohet rrjeti i biznesmenëve që merrnin pjesë në orgji
Një tërmet të madh ka shkaktuar deklarata tronditëse që gruaja e një biznesmenit të njohur grek, bëri për një rrjet prostitucioni dhe orgjie, ku ishte e përfshirë edhe vetë.
Gruaja 34-vjeçare e biznesmenit grek 46-vjeçar, ka “djegur” shumë persona, pasi ka zbuluar emra dhe adresa të burrave dhe grave (me vese të ndryshme seksuale), të cilët tashmë janë vënë nën hetim nga “Departamenti i Krimit të Organizuar” të Atikës.
Sipas të dhënave nga ‘Espresso’, pjesët e pazëllit të cilët ka arritur të mbledhë deri më tani policia, çojnë drejt një rrjeti të mirëorganizuar, në të cilin marrin pjesë persona të shtresës së lartë të shoqërisë së Athinës.
Ata i organizonin festat e orgjisë në vilat e të pasurve në veri të Atikës dhe në hotele luksoze të Athinës. Klientët e salloneve të larta kanë marrë pjesë në këto orgji, madje duke mos nguruar të bashkonin edhe gratë e tyre në këto eksperienca vicioze seksuale, shkruan Iefimerida.
Shumë shpesh ata edhe i xhironin këto skena, por pa dijeninë e grave.
34-vjeçarja Maria, gruaja e biznesmenit, ka deklaruar se kur ajo nuk pranonte të merrte pjesë në orgji, bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar dhe i kishte bërë presion se do t’i bënte publike këto pamje dhe do ti merrte kujdestarin e dy fëmijëve.
Maria gjithashtu akuzoi edhe disa persona te tjerë si bashkëpunëtorë të bashkëshortit te saj.
Këta persona tani janë në kërkim nga autoritet, për të cilët rëndon edhe akuza se janë edhe pronare të shtëpive publike në veri të Kolonakit si dhe në rrethinat aty afër.
Sipas deklaratës tronditëse te gruas, thuhet se ky rrjet ka për qëllim zhvatjen e parave nga elita e shoqërisë së Athinës.
Policia ka bërë publike çmimet për aktivitete të ndryshme seksuale, të cilat varionin. Një orgji e stilit romak kushtonte nga 300 deri në 500 euro për person, por nëse klientët dëshironin të ndryshonin mënyrat apo të konsumonin substanca narkotike, çmimet rriteshin.
Sipas deklaratës së gruas së biznesmenit thuhet se bashkëshorti i saj por edhe bashkëshortë të tjerë i detyronin gratë e tyre të merrnin pjesë në orgji, dhe në rastet kur refuzonin këto ftesa atyre iu bëhej presion.
Këto orgji u kushtonin biznesmenëve 200 deri në 300 euro në orë, gjithmonë në varësi të klientit.
“Burri im më detyronte të kryeja orgji apo akte të shëmtuara seksuale, pasi në të kundërt do t’i tregonte familjes time video që kishte bërë. Madje ai me ka detyruar të kryeja seks edhe me arabë”, shprehet 34-vjeçarja e cila ka denoncuar këtë skandal.
Ajo tregon gjithashtu se të paktën dy hotele luksoze ku kryeshin këto akte seksuale kishin filmuar çdo gjë në kamera, madje edhe vëtë Marian, por ende nuk i kanë hedhur në internet.
Bashkia e Tiranës: Taksa mbi tokën bujqësore, ja sa do të paguhet
E hyrë në fuqi në muajin shkurt, paketa fiskale e Bashkisë së Tiranës përcakton se cilat do të jenë vlerat e taksës mbi tokën bujqësore, për hektarë që do të paguhen për vitin 2016. Në të përcaktohen edhe kategoritë që lehtësohen dhe përjashtohen.
Kështu për herë të parë përcaktohet që : Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Aplikohet -30% e taksës për tokat bujqësore mbi të gjitha sipërfaqet e përdorura për qëllime bujqësore.
Kjo taksë do të mblidhet në masën 100% nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me njësitë administrative.
Sipas vendimit baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentave që e vërtetojnë pronësinë.
Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme.
Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për këtë qëllim.
Do'stlaringiz bilan baham: |