Objekti i padisë:
1- Marjen para përgjegjësisë penale të Bashkisë Tiranë pasi në datën 13.02.2016 ka shkatërruar pronën publike nëpërmjet prerjes së pemëve në një zonë që ka një status mbrojtje sic është Parku i Liqenit Artificial në hyrjen perendimore pranë digës. Investitori Bolles+Ëillson është përsoni i kontraktuar nga Bashkia Tiranë me projektin pilot që mban datën 25.09.2015. Kjo zonë mbasi është rrethuar më një rrjet, më pas i janë prerë disa pemë që i shërbejnë Parkut të Liqenit Artificial Tiranë që bie në kundërshtim me shkresën e Fondit të Zhvillimit i cili përcakton se projekti nuk duhet të presë asnjë pemë.
2- Kemi të bëjmë më një projekt që prish dhe zhbalancon ekostistemin e zonës nëpërmjet prerjes së pemëve dhe punimeve në tokë pasi do të këtë masa të mëdha betoni betoni. Ky projekt nuk mund të bëhet pa u bërë masterplani i Parkut të Liqenit Artificial dhe Plani i Përgjithshëm i Tiranës, pasi është i vetmi Park në një qytet prej 1 milion banorësh dhë i një rëndësie të vacant.
Mendojmë se kemi të bëjmë më shkatërrim të pronës publike neni 150, nëpërmjet prerjes së pemëve dhe drurëve dekorative përaktësisht neni 205 dhe 206 i Kodit Penal, si dhe shpërdorim të detyrës neni 248 KP, jo vetëm nga Bashkia Tiranë por edhe palët e nënkontraktuara nga ajo në mënyrë aktive me dashje të drejtpërdrejtë.
Shpërbëhet rrjeti i ISIS në Bruksel, 10 të arrestuar
Dhjetë vetë u arrestuan në Bruksel në një seri operacionesh që synonin çmontimin e një rrjeti rekrutimi të Isis.
Kjo është transmetuar nga zyra e prokurorit federal me një deklaratë, duke shtuar se nëntë bastisje u kryen në katër qarqe, duke përfshirë Molenbeek, lagjen e zgjedhur nga shumë ekstremistë si një “strehë”.
Femrat i thonë çdo gjë shoqeve për lidhjen, por 3 gjëra s’duhen thënë
Femrat janë të prira t’ua tregojnë sekretet shoqeve, aq më parë nëse vërtet kanë filluar lidhjen apo martesën. Nëse nuk i eliminoni këto shprehi, mund të përfshiheni në probleme të papritura.
Pra, mezi presim që dikush të na dëgjojë, të na ofrojë përkrahje dhe të mbajë ekskluzivisht anën tonë. Mirëpo, shpesh llomotitja për gjithçka dhe për çdo gjë gjithsesi mund të kthehet bumerang.
Jo vetëm që kjo mund të shkatërrojë besimin midis jush dhe partnerit, por këshillat e miqve mund t’u hutojmë edhe më shumë.
Detajet e jetës suaj seksuale
Shumica e çifteve i ka sekretet e veta seksuale, për të cilat disa nga to shpreson që të mos i zbulojë familja apo miket, qoftë kur është fjala për pozën e preferuar, shpejtësinë dhe gjatësinë e fetishit. Ajo që ndodhë në dhomën tuaj të gjumit ju përket vetëm ju të dyve.
Paraja e tij
Kur është fjala për pagën e ulët apo borxhet e mëdha, mashkulli mund të ndihet më pak i vlefshëm, nëse e di që miket tuaja kanë informacione të plota për situatën e tij financiare. Gjithashtu, disa miq tuaj do të mund të ndiheshin jo mirë, nëse lavdëroheni me të ardhurat e tij të mëdha, duke pasur parasysh situatën e tyre financiare.
E gjitha që ju është thënë në besim
Edhe pse shpesh ballafaqoheni me sfidat që të bisedoni me miket, patjetër duhet të përmbaheni. Nëse e dini që kështu do të lëndoni në çfarëdo mënyre, mbajini ato informacione për vete, sepse kurrë nuk duhet në cilat mënyra do të mësojnë për to./Telegrafi/
Belgjikë: Dënohet bandën e shqiptarëve që grabisnin shtëpitë
Një bandë përgjegjëse për më shumë se 200 grabitje dhe tentativa për grabitje në qytete të ndryshe të Belgjikës është dënuar nga gjykata vendase.
Lideri i grupit të shqiptarëve që kryenin grabitje është dënuar me 10 vite burg ndërsa një anëtar tjetër i bandës u dënua me 5 vite burg nga Gjykata e Apelit në Bruksel.
Fillimisht Gjykata e Krimeve kishte dhënë shtatë vite për liderin dhe 40 muaj burg për anëtarin tjetër.
Grupi ka kryer grabitjet gjatë periudhës majtetor 2013, duke thyer dyert e shtëpive.
Video: Ja si ishin Endri dhe Stefi kur themeluan “Pristan”
Ata janë një nga duot më të suksesshme dhe të pëlqyer të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për dy vëllezërit korçar Endri dhe Stefi Prifti, të cilët e kanë nisur karrierën me emrin e grupit “Pristan”.
Sepse quheshin “Pristan” na i shpjegon Stefi me anë të këtij statusi, që ka postuar në Facebook.
“Dikur emri ynë artistik ishte “PRISTAN” tre shkronjat e para të mbiemrit tonë PRIFTI. dy shkronjat e para të emrit tim STEFI dhe dy shkronjat e para të emrit ENDRI, (pagëzuar Andrea).
Pra, PRI-ST-ANdhe muzika që pëlqenim, interpretonim dhe rriteshim ishte kjo.
Për shumicën, që nuk e njohin këtë fakt…! Ju përshendes”,- shkruan Stefi Prifti.
Gjermani, 500 mijë refugjatë pritet të mbërrijnë në 2016-n
Qeveria gjermane pret që të mbërrijnë 500 mijë refugjatë këtë vit. Këtë e bëri të ditur gazeta “Rheinische Post”, duke cituar burime nga Zyra Federale e Punës.
Vitin e kaluar në Gjermani mbërritën 1.1 milionë emigrantë.
Mediat gjermane përdorin termin refugjatë me afat për t”i dalluar nga emigrantët në përgjithësi.
Foto: Modelja Ratajkoëski performon nudo...
Modelja amerikane Emily Ratajkoëski ka publikuar disa foto nudo në llogarinë e saj në Instagram… një “dhuratë” për ndjekësit e saj.
Gjetan Keta gati për sfidën e titullit interkontinental
Dueli për titullin interkontinental të federatës ËBC mes Gjetan Ketës dhe turkut Gokalp Sulltan Ozekler po rrit emocionet në familjen Keta ku përgatitjet për sfidën më të rëndësishme të karrierës së boksierit shqiptar po vazhdojnë me ritëm të lartë.
Kampioni euro/aziatik nga Bulqiza mbetet i fokusuar te sfida vendimtare e karrierës së tij për të bërë të vetin edhe titullin interkontinental. Vëllai më i vogël i familjes Keta po stërvitet në Tiranë që prej disa ditësh, duke ndjekur një regjim të rreptë.
I përqendruar te kjo sfidë, Gjetani pohon se ndihet gati për t’u përballur me rivalin e tij në sytë e publikut shqiptar, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të premten në orën 18:00. Me bluzat prmovuese “Discover Albania” dhe nën hijen e flamurit shqiptar, bashkë me Gjetanin, në ring do të zbresin edhe dy emra të tjerë premtues.
Ferit Keta debuton në boksin profesionist me sfidën kundër serbit Haris Çalakovic, ndërsa Kristian Prenga do të kërkojë kurorën europiane të federatës IKBF në Kikbox pasi do të sfidojë kundërshtarin grek Vasilis Karagianidis.
Përgjegjësja e marketingut për këtë eveniment, Nerilda Meda zbulon disa detaje interesante duke theksuar se pallati i sportit është përshtatur me rreth 4 mijë vende për këtë eveniment ku do të jenë të pranishëm edhe emra të njohur të politikës dhe artit shqiptar.
Për të gjithë ata që nuk kanë ende asnjë informacion për pikat e shitjes së biletave, mund t’i gjejnë pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në palestrën sportive “Fitness & Box Sport Albania” pranë maternitetit “Koço Gliozheni” dhe në adresën ëëë.blinibileta.com.
129 vende do ta transmetojnë këtë sfidë direkt ndërsa të gjithë shqiptarët që nuk do të jenë të pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, do të kenë mundësinë ta ndjekin përballjen në platformën Supersport ku do të transmetohen gjithashtu edhe 7 përballje të tjera në kategori të ndryshme./SuperSport/
17/02/2016.............................
"Baba" Koço me të rinjtë e PS-së, “Dëgjo këtu bir...”
Deputeti Koço Kokëdhima ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook disa foto me të rinjtë në Vlorë e Gjirokastër, që u bënë anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste.
Si gjithnjë në fotot e zgjedhura me kujdes nga administratorët e faqes, shfaqet “Baba” Koçua me buzën në gaz e i dashur me të rinjtë, të cilët e shikojnë Kokëdhimën si një “strateg” të Rilindjes.
“Këto foto janë bërë në takimin që pata me grupin, që punon për antarësimet në PS të profesionistëve të rinj dhe studentëve, që votojnë në qarqet Vlorë dhe Gjorokastër”,- shkruan Kokëdhima.
Me siguri që edhe këta të rinj e kanë dëgjuar shprehjen emblematike të Kokëdhimës: “Dëgjo këtu, biri im...”
Takimi me Kerry, Basha: Dekriminalizimi, parakusht për reformat
Dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira kanë qënë në fokus të bisedimeve të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha me sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry.
Kreu demokrat ka informuar grupin parlamentare lidhur me mesazhet e dhëna nga Kerry.
“Dekriminalizimi, parakusht që çdo reformë tjetër të ecë përpara, kusht i çdo kushti për legjitimin e hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të hedhë si për reformën në drejtësi, cështjen e zgjedhjeve të lira.
Së dyti, reforma në drejtësi, ku PD ka një qëndrim të qartë atë të mbështetjes pa kushte të një drejtësie të reformuar të pakapur politikisht që lufton korrupsionin në nivele të larta, përfshi korrupsionin në gjirin e saj.
Reformë gjithëpërfshirëse me konsesus. Çështja e tretë, zgjedhjet e lira e të ndershme.
Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial dhe ju konfirmoj se nga sekretari Kerry mora konfirmimin e mbështetjes totale për të kapërcyer këtë sfidë të madhe, zgjedhje të lira e të ndershme”,- tha z. Basha.
Kreu i PD-së i interpreton mesazhet e sekretarit Kerry si një inkurajim dhe shtytje të madhe për opozitën, duke shprehur gatishmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet “për të çuar demokracinë në një stad të ri”.
Por Rama, tha Basha, po shpërfill mesazhet e Kerry duke promovuar “Arben Ndokën, dhe duke dalë në krahë të Elvis Roshit”./TCH/
Kosova 8 vite Pavarësi, në ceremoni asnjë zyrtar nga Shqipëria
Kosova ka shënuar 8-vjetorin e Pavarësisë me ceremoni zyrtare në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, në praninë e krerëve më të lartë shtetërorë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, por aty munguan përfaqësuesit e opozitës.
Gjatë fjalimit para qytetarëve në ceremoninë festive, Presidentja Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë për unitet dhe dialog.
“Sot është festë dhe festat, zakonisht bëjnë bashkë të gjithë, në një dialog që zëvendëson moskuptimin dhe keqkuptimet, që ndryshon botëkuptimin dhe që mban gjallë kulturën e marrëveshjeve.
Është koha për të harruar mëritë, për të tejkaluar dallimet. Tani është koha e ndërtimit, që varet nga vet ne”,- tha Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se, qeveria e tij do të punojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, për të përmbyllur transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura.
“Republika e Kosovës po shënon ditën e Pavarësisë në sheshin e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, këtu pranë Ibrahim Rugovës, që me simbolin e hapit të tij shënon vizionin e ecjes përpara të këtij vendi, shënon rrugëtimin e vështirë por të vendosur të këtij populli, shënon miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe orientimin euroatlantik të qytetarëve të Kosovës”,- tha Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës.
Në 8-vjetorin e Pavarësisë, Kosova është e njohur nga 111 shtete, ndërsa është bërë pjesë edhe e shumë organizatave ndërkombëtare.
Pas përmbylljes së festës zyrtare, e cila zgjati më pak se një orë, udhëheqësit e institucioneve kanë vizituar kompleksin memorial të komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz, ndërsa kanë bërë homazhe edhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Kryeministri Isa Mustafa dhe Zv.kryeministri Hashim Thaçi, kanë deklaruar pas homazheve se, opozita nuk ka arsye që të protestojë e t’ua prishë festën qytetarëve.
Në ceremoni nuk kishte përfaqësues nga Shqipëria, ndërsa qytetarë të shumtë kanë udhëtuar drejt Prishtinës për festë dhe protestë. Disa prej udhëtarëve, që do t’u bashkoheshin protestës, janë ndaluar në kufi dhe janë kthyer mbrapsht.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se, dy prej tyre janë ndaluar dhe janë shpallur persona të rrezikshëm, ndërsa policia konfirmon vetëm faktin se, ka kthyer prapa ata që kanë deklaruar se po shkojnë në protestë.
Moska dërgon në Iran sistemin e parë të raketave “S-300”
Rusia do të dërgojë nesër në Iran sistemin e parë të predhave tokë-ajër “S-300”, raportoi agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.
“Sistemi i predhave ruse me rreze të gjerë do të dërgohet gjatë një ceremonie zyrtare ku do të jetë prezent ministri iranian i Mbrojtjes”,- Hossein Dehghan, i cili ndodhet në Rusi në vizitë zyrtare, njoftoi sot “RIA Novosti”.
Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një kontratë për lëvrimin e disa sistemesh predhash “S-300” në vitin 2007, por Moska bllokoi marrëveshjen, për shkak të sanksioneve të OKB-së kundër furnizimit me armë të republikës Islamike.
Pasi Teherani arriti një marrëveshje ndërkombëtare mbi programin e tij bërthamor, për të hequr sanksionet, një zyrtar rus njoftoi në nëntor se, Moska do të dërgojë një numër të pacaktuar predhash tokë-ajër të titpit “S-300” në Iran.
Live nga Prishtina: Opozita nis protestën madhështore
Në 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës opozita ka zgjedhur të protestojë.
Mijëra qytetarë nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit, janë mbledhur në kryeqytet për të kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë, për krijimin e Asosacionit dhe marrëveshjen me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.
Në krye të kësaj proteste madhështore janë krerët e partive politike të opozitës, ku ndër ta shihet edhe depouteti Albin Kurti.
Më poshtë mund të shihni Live pamjet nga Prishtina.
Ja si shtohen pemët me photoshop te projekti i Parkut të Liqenit
“Qytetarët për parkun” është një grupim në rrjetet sociale që kundërshton ngritjen e një këndi lojërash në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.
Ata kanë publikuar disa foto të projektit që pas protestave kryebashkiaku Veliaj e ka ndryshuar.
Sipas tyre, fotot e mësipërme janë afishuar te vendi i punimeve, ku nuk duket asnjë pemë në këndin e lojërave.
Ndërsa në fotot e publikuara nga Veliaj, janë shtuar me photoshop disa pemë. Kjo për shkak të protestave të shoqërisë civile.
Pas tyre, Veliaj ka shtuar disa pemë për të treguar se, natyra nuk do të preket.
Protesta në Prishtinë, policia blindon rrugët e kryeqytetit
Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në rrugët e Prishtinës, duke nxjerrë autoblinda dhe autopompat e ujit, në një kohë që në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin kosovar po zhvillohet protesta e opozitës.
Partitë opozitare, “VV”, “AAK” dhe “Nisma”, kanë filluar një protestë masive pikërisht sot në ditën e 8-vjetorit të pavarësisë.
Sipas tyre, kjo do të jetë protesta më e madhe që është parë në Kosovë, që nga fundi i luftës, më 1999.
Amerikanët: Ja profili i agjentit shqiptar që do burgosë politikanët
Byroja Kombëtare e Hetimit do të përbëhet nga 30 oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët do të hetojnë zyrtarë të lartë të shtetit për korrupsion. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se, konkursi do të jetë në 4 faza.
Faza e parë do të jetë konkursi teorik, ku oficerët do të vlerësohen për nivelin teorik, njohjen e legjislacionit etj. Faza e dytë do të jetë testi fizik për të parë aftësitë fizike dhe teknike.
Pas kësaj, aplikantët do t’i nënshtrohen testit të biografisë së tyre, verifikimin e plotë të pasurisë së tyre dhe të familjes, nëse kanë lidhje me elementë kriminalë etj.
Dhe fazë e fundit është “makina e së vërtetës”, ku do të pyeten për çështjet e mësipërme dhe do të shihet nëse gënjejnë apo jo.
Më poshtë janë kriteret që duhen përmbushur për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit:
-Të jetë shtetas shqiptar
-Të ketë arsim policor dhe diplomë të arsimit të lartë
-Të ketë më shumë se 1 vit përvojë pune në polici
-Të ketë përmbushur me sukses kriteret e përzgjedhjes të BKH
Alaskë, 18 mijë dollarë në vit për ata që shkojnë të jetojnë
Alaska mund të presë çdo njërin prej jush vetëm nëse nuk ju pengon moti i ftohtë, dimri i gjatë, ose arushat polare. Ndoshta është koha që të aplikoni te programi për emigrim në Alaskën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Alaska, u paguan njerëzve që duan të vendosen atje përgjithmonë 18.000 dollarë në vit. Kuptohet, për t’i marrë paratë, duhet fillimisht të dëshmoni se do të vendoseni përgjithmonë në Alaskë.
Kur ta dëshmoni një gjë të tillë, mund të pritni 18.000 dollarë për çdo vit, që nuk duhet t’i ktheni kurrë.
Si kusht plotësues është që çdo vit në Alaskë të kaloni së paku 190 ditë, të mos keni dosje kriminele dhe lirisht, mund të pritni shumën prej 18 mijë dollarësh tju vijë me postë në shtëpi.
Pastrim parash: Djali i presidentit turk, Erdogan, hetohet në Itali
Bilal Erdogan, djali i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është në telashe me drejtësinë italiane. Sipas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Bolonjës, ai hetohet për pastrim parash.
Ai është denoncuar nga një rival i presidentit turk, Murat Hakan Huzan, i cili ndodhet me azil në Francë. Në denoncimin e kryer, ai ka kërkuar hetimin e disa shumave parash të sjella në Itali nga Bilal Erdogan.
Ky i fundit, u transferua në vjeshtën e kaluar për të nisur studimet e doktoraturës në “John Hopkins University” në rajonin e Emilias.
Nuk dihet shuma e parave të transferuara, pasi hetimi është ende në proces, por Bilal Erdogan, ka deklaruar se, është i pafajshëm ndaj akuzës.
Video: “Dhurata” hakmarrëse e Shën Valentinit...
Shën Valentini kaloi dhe dhuratat u shpërndanë. Kishte nga ato të menduara mirë, të tjera djallëzore dhe të pamëshirshme ndaj partnerëve.
Në grupin e dytë mund të futet edhe kjo video e postuar në rrjetet sociale, ku tregohet një i ri që tërheq drejt vetes të dashurën për t’i dhënë dhuratën e Shën Valentinit.
Dhurata në fakt ishin disa fotografi të të dashurës së tij me një tjetër.
“Kjo është dhurata jote e dashur duke më tradhtuar. Tani dil jashtë nga shtëpia ime”,- i thotë i dashuri vajzës, duke e paralajmëruar se videoja do të përfundojë në “Youtube”.
Megjithatë, vajza e zënë ngushtë përballë provave të të dashurit të saj i përgjigjet se “as që e vret mendjen nëse videoja do të përfundojë në internet”.
“Sigurisht që nuk ta ndjen sepse ti je një k….”,- kundërpërgjigjet ish i dashuri i saj.
Videolajm: Dhëndri me nusen, sharje, ofendime dhe rrahje në rrugë
Një video në internet po bën xhiron e botës, ku tregohet dhëndri dhe nusja të cilët zihen me njëri-tjetrin në mes të rrugës. Nusja braktisi dhëndrin dhe e qëlloi me tufën e luleve. Për më tepër ndiqni videon.
Arrestohen 6 doganierë në Morinë, shpallen në kërkim 4 të tjerë
6 doganierë u arrestuan nga policia e Kukësit, pasi një sasi e madhe uji për bateri kishte kaluar kontrabandë. 226 bidona me lëng të dyshuar si ujë për bateri me peshë rreth 5650 kg u bllokuan në doganë. Katër doganierë të tjerë u shpallën në kërkim.
Të arrestuarit janë:
1-Ndriçim Ademaj, vjeç 46, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
2- Binak Halilaj, vjeç 54, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë pergjegjes ndërrese pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
3- Afrim Jonuzi, vjeç 39, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
4- Resmi Fejzo, vjeç 62, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me arsim te lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
5- Elson Basha, vjeç 37, banues në Kukës, me arsim të lartë, me detyrë doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
6- Kasem Maksuti, vjeç 51, banues në Kukës, me detyrë punonjës pranë SPK Morinë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi:
HETIMET
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
1-D.E, vjeç 29, banues në Kukës, doganier pranë Doganës Morinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
2-N.F, vjeç 28, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”, parashikuar nga neni 174 i K.Penal.
3-S.B, vjeç 56, banues në Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.
4- G.Sh, vjeç 28, banues Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kontrabandës ”.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i referohen Prokurorisë Pranë gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
Pranga ndërtueses Nadire Qinami, i shtoi 3 kate pallatit 7 katësh
Nadire Qinami bie sërish në prangat e policisë. Ndërtuesja kishte marrë leje në vitin 2014 në Bashki për ndërtimin e një pallati 7 kate, pranë “21 Dhjetorit”, por ka ngritur plot 10 kate.
Përmes një njoftimi për shtyp, policia thotë se: Nadire Qinami, 58 vjeçe, banuese në Tiranë, ka qenë e dënuar edhe më parë për veprën penale “ndërtim pa leje”.
Ndërsa Lefter Shembitraku, 27 vjeç është inxhinier në firmën e ndërtimit “Brilant” me administratore Nadire Qinami. Mësohet se gjatë arrestimit, inxhienieri ka bërë rezistencë, duke kundërshtuar forcat e policisë.
Sipas policisë në rrugën “Frederik Shiroka”, në subjektin ndërtues “Brilant sh.p.k.”, po vazhdonin punimet, ndonëse ishin të pezulluara pasi pallati kishtë një leje ndërtimi për 7 kate, ndërko që po ndërtoheshin 10 kate.
Ndërsa në tabelën që shoqëron ndërtimin dhe fotot përkatëse thuhet se, “pallati është 7 kate, 5 banim dhe 2 shërbime. Objekti është miratuar me vendim të Kryetarit të Bashkisë në korrik të 2014 dhe duhet të përfundojë në Maj të 2016.
Administratorja Nadire Qinami, ishte arrestuar edhe në Qershor të 2015-s pikërisht për këtë objekt dhe pikërisht për shtesën me 3 kate të pallatit. Ajo u lirua disa muaj më parë për t’u rivënë në pranga sot, pasi ka vazhduar me shtesën në objekt, sipas policisë pa marrë leje.
Përfundon protesta në Prishtinë, opozita: Ishin 100 mijë vetë
Ka përfunduar pa incidente protesta e sotme e opozitës kosovare, ndërsa mijëra qytetarë vërshuan sheshin “Skënderbeu”. Ata bënë thirrje për largimin e qeverisë, ndërkohë që në duar mbanin flamuj kuqezi.
Pas fjalës së krerëve të opozitës dhe aktivistëve të ndryshëm, protestuesit janë shpërndarë paqësisht. Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thanë se, në tubimin e 17 Shkurtit morën pjesë 100 mijë qytetarë.
Ndërkohë, opozita ka lëshuar edhe një ultimatum për qeverinë që të largohet gjer më datë 27 shkurt, në të kundërt kjo datë do të shënojë protestën e ardhshme.
Nishani dekreton shkarkimin e ministrave Cani e Ahmetaj
Kreu i shtetit, Bujar Nishani ka miratuar dekretet e shkarkimit nga detyra ministrit Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj. Në faqen zyrtare të Presidencës janë miratuar dekretet. Pritet që Nishani të dekretojë sot dhe ministrat e rinj, Milva Konomi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Arben Ahmetaj në Ministrinë e Financave.
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Shkëlqim Cani, ministër i Financave, shkarkohet nga kjo detyrë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e z. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
DEKRET PËR SHKARKIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,
Dekretoj
Neni 1
Zoti Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shkarkohet nga kjo detyrë.
Donald Lu i shkon në zyrë ministrit Arben Ahmetajt
Një ditë pasi Arben Ahmetaj mori detyrën e ministrit të Financave, në zyrën e tij ka shkuar ambasadori amerikan, Donald Lu.
Nuk dihet ende për çfarë do të bisedohet mes tyre. Dje kryeministri Rama, shkarkoi nga detyra Shkëlqim Canin dhe në vend të tij emëroi Arben Ahmetajn.
Jo zyrtarisht flitet se, shkak për shkarkimin e Canit është bërë kundërshtimi i tij për konçensionin e mbledhjes së TVSH-së.
Pavarësia: Familja Jashari nuk i pret Jahjagën, Mustafën e Thaçin
Krerët e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, nuk janë pritur nga Familja Jashari kur kanë vizituar kompleksin memorial në Prekaz.
Por, nga familja e komandantit legjendar Adem Jashari, jo si zakonisht, nuk është pritur as Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton “Klan Kosova”.
Jahjaga që ka vizituar Prekazin nuk ka dhënë asnjë prononcim për media, kur po qëndronte tek memoriali i dëshmorëve të kombit.
Kujdes! Nga nesër në Tiranë ndryshon sensi i lëvizjes në disa rrugë
Për shkak të punimve për ndërtimin e unazës së vogël do të jenë të bllokuara disa rrugë dhe për disa të tjera do të ndryshojë sensi i lëvizjeve. Qytetarët e Tiranës dhe ata që vijnë për ta vizituar duhet të bëjnë kujdes sepse rrezikojnë të mbeten në trafik.
Do'stlaringiz bilan baham: |