(KUJDE! PAMJE SHQETËSUESE +18) Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar akoma edhe më shumë pasi në këtë video shokuese shihet sesi një ushtar izraelit torturon dhe ushtron dhunë ndaj një palestinezi të paralizuar.
Videoja në pak minuta ka bërë xhiron në botës në rrjetet sociale, ndërsa ky rast ka tronditur opinionin publik.
Forcat izraelite thanë se, janë duke ekzaminuar një video online që shfaq një polic kufitar kur rrëzon për tokë një palestinez në karrocë invalidi.
Videoja e filmuar nga një aktivist, ka nxitur zemërimin e palestinezëve. Një zyrtar izraelit tha të hënën se, incidenti është duke u hetuar.
Video: Drejtori i Tatimeve në Tiranë u denoncua publikisht nga vartësi
Drejtori i Tatimeve në Tiranë, Androkli Kokthi, i arrestuar sot pasdite, rreth para një viti ishte denoncuar për shpërdorim detyre dhe abuzime nga punonjësi i tij Aleks Necaj.
Siç dëshmon kjo kronikë e “Abc Neës”, drejtori i Tatimeve të Tiranës, në bashkëpunim me drejtorin e kontrollit Gjergji Duro dhe pergjegjesin e kontrollit Dritan Milori, vononin procedurat e kontrolleve në subjekte, duke i shkaktuar kështu dëme të mëdha buxhetit të shtetit.
Nga ana tjetër, inspektori Necaj akuzonte drejtorin e tij se ushtronte kontrolle në biznese pa miratimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.
Por abuzimet nuk ndalen këtu. Një skemë më vete ishte ajo e rimbursimit të TVSH-së. Drejtori Kokthi rimbursimin e TVSH-së për vlera të mëdha e bënte më shpejt, ndërsa zvarriste rimbursimin për vlera të vogla, me pretendimin se nuk ka fonde.
Në denoncimin e tij, inspektori Aleks Necaj i bënte thirrje Drejtorisë së Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Financave dhe auditit pranë DPT të ushtronin kontrolle mbi aktivitetin e drejtorit Adrokli Kokthi.
Gati një vit pas këtij denoncimi Kokthi është arrestuar nga policia, por me siguri arrestimi i tij nuk lidhet me denoncimin e vartësit, por me ndonjë aferë tjetër më të madhe. Shihni videon më poshtë./Abc Neës/
Jess Molly, modelja australiane që po çmend rrjetet sociale
E quajnë australianja me format më të mira, dhe janë pikërisht këto forma që e kanë bërë pjesa të kopertinave më në zë të revistave botërore.
Jess Molly, ka pozuar në fillim për revistën Zoo e deri tek ajo me famë të madhe botërore Maxim.
Tani është një nga modelet më të kërkuara të momentit.
Policia në shtëpinë e Xhesika Ndojit, kap biznesmenin vetëm me mbathje që fshihej në dollap
Me siguri e mbani mend Xhesikën, këngëtaren nga Puka e cila javët e fundit u komentua në mediat rozë për shkak të deklaratave se deputeti ia lypte me para. Përkundër historisë plot dyshime, fantazi, e të rrethuar me mister… një ngjarje e vërtetë, por jo kaq simpatike mësohet se i ka ndodhur së fundi, Xhesika Ndojit.
Një natë më parë, në nr. 129 u denoncua vjedhja e një apartamenti pranë Astirit, tek Unaza e Madhe në Tiranë. Efektivë të komisariatit nr.6 në Tiranë u nisën të kapin hajdutin, por pas kontrollit në shtëpi, veç të zotëve që mohuan vjedhjen, gjetën edhe një 35 vjeçar i cili fshihej në dollap, i veshur vetëm me mbathje.
Burime nga policia e Tiranës treguan për lapsi.al, se kur mbërritën në apartamentin e sinjalizuar, mësuan se bëhej fjalë për shtëpinë e këngëtares së njohur e cila jeton me të motrën. Dy vajzat i janë përgjigjur policisë në derë, duke mohuar vjedhjen e apartamentit të tyre, por uniformat blu insistuan të kryejnë kontroll në banesën e motrave Ndoji. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur në dollap një person të veshur vetëm me mbathje, të cilin Xhesika e prezantoi si këngëtar nga Kosova.
Por situata e çuditshme dhe informacioni i pakët, duket se shtoi më shumë dyshimet e policisë. “Kolegun” e këngëtares ata e shoqëruan në komisariat dhe pas verifikimeve, doli që mashkulli që fshihej në dollap ishte një biznesmen nga veriu, 35 vjeç./lapsi.al/
Ja detajet nga aksioni i policisë në shtëpinë e Xhesika Ndojit
Mbrëmjen e së mërkurës policia e Tiranës kontrolloi shtëpinë e këngëtares Xhesika Ndoji, pas një telefonate të mbërritur, që sinjalizoi vjedhjen e një apartamenti tek “Unaza e Re”. Por me sa duket e gjithë ngjarja ishte e kurdisur, me qëllim “hakmarrjen” e ish-bashkëshortit të motrës së Xhesikës.
Burime të sigurta thanë për “lapsi.al” se “vjedhja e apartamentit” ka të bëjë me një kurth të mirëmenduar, përgatitur për këngëtaren dhe motrën e saj, të cilat jetojnë bashkë afër zonës së njohur si “Astiri”.
Historia nis me ish-bashkëshortin e motrës së Xhesika Ndojit, i cili telefonoi policinë pasi pa dy motrat të cilat futën në shtëpi një mashkull misterioz.
Me gjasë për të komplikuar situatën, ai njoftoi në nr.129 sikur apartamenti i motrave Ndoji po vidhej.
Me të marrë denoncimin policia u nis menjëherë drejt vendngjarjes, por Xhesika dhe e motra u çuditën kur panë policinë në derë. Të zëna ngusht, motrat Ndoji u dëtyruan të lejojnë policinë të kryejnë kontrollin për të cilin kishin shkuar.
Me siguri Xhesika dhe e motra nuk janë ndjerë mirë kur në dollapin e dhomës së tyre, efektivët e policisë gjetën një mashkull vetëm me mbathje, i cili fshihej e aty.
Policia ka shoqëruar personin në fjalë, i cili rezulton të jetë një biznesmen dhe jo këngëtar siç e kishte prezantuar fillimisht Xhesika.
Ndryshoi dëshminë: Sinanaj mund të humbasë statusin “bashkëpunëtor”
I konsideruar deri tani si një nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, status nga i cili do të përfitonte lehtësira në dënimin e tij, Julian Sinanaj i njohur si vrasës me pagesë, mesa duket nuk do ta ketë me këtë pozicion.
Prokuroria do të kërkojë heqien e statusit të të penduarit për këtë të pandehur pas deklarimeve të fundit të bërë prej tij në seancat gjyqësore.
Ndonëse proçesi po zhvillohet me dyer te mbyllura, mësohet se i pandehuri ka mohuar shumë prej krimeve, për të cilat më parë ka pretenduar se i ka kryer dhe për këto janë siguruar dhe provat.
Ky pozicion i ri i tij ka bërë që organi i akuzës të propozojë daljen e tij nga shërbimi i mbrojtjes dhe kjo pritet të finalizohet në seancën ku organi i akuzës do të japë konkluzionët përfundimtare.
Ndryshe nga bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë, pretendimet e të cilëve janë në unison me përfaqësuesit e Prokurorisë, Julian Sinanaj ka shfaqur vetëm kundërshti me prokurorët në sallën e gjyqit.
Kjo u duk që në seancën e parë të hapjes së shqyrtimit gjyqësor, ku Sinanaj akuzoi prokurorët për hetim jo të plotë dhe për mosarrestimin e disa personave për të cilët ai vetë u kishte pohuar fakte kriminale.
Akuzat e tij të herëpashershme drejt përfaqësuesve të akuzës apo gjykatës po vënë në rrezik serioz proçesin, pasi avokatët e të pandehurve të tjerë në proçes kanë ngritur pretendime për pabesueshmëri të thënieve të Sinanajt.
Statusi i bashkëpunëtorit merret me vendim të Komisionit të Posaçëm pranë Zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili drejtohet nga zëvends/Ministri i Brendshëm./ora neës/
Arrestimi i drejtorit të Tatimeve, policia tregon akuzat
Policia e Tiranës zbardh më shumë detaje nga arrestimi i Androkli Kokthit, drejtorit të Tatimeve në Tiranë.
Sipas policisë ai është prangosur për shpërdorim detyre.
Hetimi ka zgjatur disa muaj. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
"Arrestohet për shpërdorim detyre. Me datë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Pas një hetimi disa mujor ndaj shtetasit Androkli Kokthi me funksion Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, u arrestua për shpërdorim detyre.
Prokuroria ka nxjerr urdher ndalimi per shperdorim detyre ku vetem nje subjekti i eshte vertetuar kthimi i mallit ne kundershtim me lìgjet, ne vlera te medha . Dyshohet dhe raste te tjera te cilat jan ende ne hetim",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Arrestimi i drejtorit të Tatimeve, policia tregon akuzat
Policia e Tiranës zbardh më shumë detaje nga arrestimi i Androkli Kokthit, drejtorit të Tatimeve në Tiranë.
Sipas policisë ai është prangosur për shpërdorim detyre.
Hetimi ka zgjatur disa muaj. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë.
"Arrestohet për shpërdorim detyre. Me datë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Pas një hetimi disa mujor ndaj shtetasit Androkli Kokthi me funksion Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, u arrestua për shpërdorim detyre.
Prokuroria ka nxjerr urdher ndalimi per shperdorim detyre ku vetem nje subjekti i eshte vertetuar kthimi i mallit ne kundershtim me lìgjet, ne vlera te medha . Dyshohet dhe raste te tjera te cilat jan ende ne hetim",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Fotogaleri: 25 vite më parë në greve urie, sot politikanë të njohur...
Dikur ishin të rinj, studente. Sot janë politikanë dhe personazhe të njohur të jetës publike. Është fjala për pjesëmarrësit e grevës së urisë, që nisi më 18 Shkurt të vitit 1991, në qytetin studenti.
Kjo grevë urie, që filloi me një kërkesë për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti, u kthye më pas në shkëndijën që ndezi gjithë shoqërinë shqiptare, për të ndryshuar përfundimisht sistemin politik në vend.
Rastësi ose jo, por shumë nga studentët e asaj kohe, nismëtarë apo pjesë e grevës së urisë, janë sot personazhe të njohur të jetës politike edhe publike në vend.
Në një seri fotografish që sjell “Opinion.al” gjejmë mes të tjerëve edhe politikanët Ben Blushi, Mesila Doda, Astrit Patozi, Çlirim Gjata, Gazmend Oketa e Astrit Patozi, analistin Afrim Krasniqi, gazetarin sportiv Dritan Shakohoxha, por edhe regjisorin Edmond Budina, apo ish-ministrin Vangjel Tavo.
Ne kolazhin e fotve te prezantuara nga “Opinion.al”, shihet se si kanë ndryshuar përgjatë viteve studentët e dikurshëm të grevës.
Deputetja Mesila Doda shihet ne qendër të grevës së urisë, bashkë me studentë të tjerë, ne shkurt 1991.
Deputeti Ben Blushi, në grevën e urisë, më 18 shkurt 1991.
Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha (me rreth) gjatë takimit tek Ramiz Alia, bashkë me shokët e tij, Zef Brozi, Dritan Shtylla dhe Albert Kushti.
Fotoja e mësipërme, i pëket Unionit të Pavarur Studentor dhe është realizuar në 31 Tetor të vitit 1990. Bashkë me studentët Gjin Progri, Arben çokaj dhe Lin Kurti, shohim deputetin Vangjel Tavo dhe analistin Afrim Krasniqi.
Tre personazhe të tjerë të jetës politike, shihen së bashku në këtë foto të vitit 1990. është fjala për deputetin e PD-së Arben Ristani, Kreun e Aleancës Kuq e Zi Krshenik Spahiu dhe ish kryetarin e KQZ, çclirim Gjata.
Regjisori Robert Budina dhe miku i tij Floriel Selenica, në grevën e urisë më 18 Shkurt.
Blendi Gonxhe, shihet në këtë foto të dhjetorit 1990, në një nga fjalimet në Qytetin Studenti, së bashku medisa nga drejtuesit e shoqatës studentore.
Deputeti demokrat Astrit Patozi, shihet në këtë foto të 18 shkurtit 1991, mesa studentëve.
Në foton më sipër, shihet mes grevistëve edhe ish-ministri e deputetim, Gazmend Oketa.
Aksidenti, copëtohet autobuzi: 53 të vdekur, dhjetra të plagosur
Aksidenti mes një autobuzi dhe një kamioni i ka marrë jetën 53 personave, ndërsa ka shkaktuar dhjetra të plagosur të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në një autostradë në Gana të Afrikës.
Autobusi është copëtuar plotësisht.
Policia dhe zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po i japin ndihmën e nevojshme të lënduarve.
Masakra e Ankarasë, Kryeministri: Kamikazi ishte kurdo-sirian
Bombarduesi vetëvrasës që hodhi veten në erë të mërkurën me një makinë bombë në kalimin e një autokolone ushtarake në Ankaranë qendrore ishte një qytetar 24-vjeçar sirian i quajtur Saleh Nejar.
Njeriu, të identifikuar nga shenjat e gishtave, ishte anëtar i milicisë kurde siriane “Ypg” dhe hyri në Turqi në korrik si refugjat.
Këtë e informoi kryeministrin turk Ahmet Davutoglu.
Nëntë persona janë arrestuar për bashkëpunimin me Nejar.
Një metodë e re për t’i pushuar dhimbjet
Një studim i publikuar në revistën shkencore “Nature Neuroscience” nga Yves De Koninck dhe Robert Bonin, dy hulumtuesit në “Université Laval”, tregon se, është e mundur të lehtësohet hiperndjeshmëria e dhimbjes duke e përdorur një metodë të re që përfshin rindezjen e dhimbjes në mënyrë që ajo më pas të mund të fshihet.
Ky zbulim, mund të çojë në metoda të reja për ta lehtësuar dhimbjen kronike.
Hulumtuesit nga Fakulteti i Mjekësisë në “Université Laval” dhe “Institut Universitaire en Santé Mentale de Québec” (IUSMQ), u frymëzuan nga puna e mëparshme në kujtesë, e kryer rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë.
Këto studime zbuluan se kur memoria riaktivizohet gjatë kujtesës, kodimi i saj neurokimik hapet përkohësisht. Administrimi simultan i një ilaçi që e bllokon rikonsolidimin neurokemikal të memories, rezulton në fshirjen e saj.
Hulumtuesit donin ta shihnin nëse po bëhej fjalë për ndonjë mekanizëm të ngjashëm gjatë kodimit neurokimik të sensibilizimit të dhimbjes. Për këtë qëllim, ata injektuan kapsaicinë në këmbët e minjve.
Kapsaicina, kimikati djegës në specat djegës, shkakton një ndjesi djegieje. Procedura, e cila nuk shkakton asnjë dëm fizik, shkakton hiperndjeshmëri të dhimbjes përmes një procesi të sintezës së proteinave në palcën kurrizore.
Pas injektimeve me kapsaicinë, presioni mekanik me të cilin minjtë do të dridheshin ishte rreth një e treta e presionit në situata normale.
Tre orë më vonë, studiuesit administruan një dozë të dytë të kapsaicinës dhe, në të njëjtën kohë, një medikament që e bllokon sintezën e proteinës. Hiperndjeshmëria pastaj u zhduk me shpejtësi.
Brenda më pak se 2 orëve, presioni i toleruar nga minjtë ishte kthyer në 70% të normales.
Yves De Koninck shpjegon se, “kur administrohet vetëm frenuesi i sintezës së proteinës, hiperndjeshmëria mbetet. Injektimi i dytë i kapsaicinës është i nevojshëm për ta shndërruar ndjeshmërinë në dhimbje të paqëndrueshme dhe për të qenë në gjendje të ndërhyhet në rikonsolidimin e saj neurokimik. Sfida tani do të jetë t’i gjejmë frenuesit e sintezës së proteinave që janë jotoksike dhe shkaktojnë efekte minimale anësore në njerëz”.
Yves De Koninck është profesor i psikiatrisë dhe neuroshkencës në Université Laval dhe drejtor shkencor i Institut Universitaire en Santé mentale de Québec.
Robert Bonin është hulumtues post-akademik në laboratorin e prof.
De Koninck, ku punon në mekanizmat prapa etiologjisë së dhimbjes kronike. Puna u mbështet financiarisht nga Institutet kanadeze të Kërkimeve Shëndetësore dhe “Fonds de la Recherche en sante du Québec”./Koha.net/
Foto e rrallë, stuhia në plazh
Në plazhet e Australisë eshte shkrepur nje foto e rralle. Aty duket një grua e shtrire duke marrë rreze dielli dhe perballë saj shfaqet nje stuhi e fuqishme.
Kjo foto ka qënë kandidate per kategorine e fotove me te mira te natyrës dhe eshte botuar nga “The economist”.
Morena del pa të brendshme...
Nuk ka asnjë diskutim se Morena Taraku është një nga femrat më seksi të shoëbizit shqiptar. Këtë e provojnë edhe fotot e saj të fundit, ku bukuroshja, shfaqet topless.
Papa Françesku vë në dyshim katolicizmin e Trumpit
Papa Françesku ka vënë në dyshim katolicizmin e kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për shkak të thirrjes së tij për të ndërtuar një mur kufitar me Meksikën.
“Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve dhe jo për ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”,- ka thënë Papa.
Trump, biznesmen miliarder, është zotuar po ashtu se do të dëbojë afro 11 milionë migrantë pa dokumente. Trump ka thënë se Meksika dërgon “përdhunues” dhe kriminelë në SHBA.
Papa Françesku i ka bërë komentet në fund të udhëtimit të tij në Meksikë.
Ai nuk ka pranuar të thotë nëse amerikanët duhet të votojnë për Trumpin, i cili udhëheq garën e republikanëve për president.
“Them vetëm se ky person nuk është i krishterë nëse thotë gjëra të tilla”,- është shprehur Papa Françesku.
Ditë më parë, në një intervistë për “Fox Neës”, Trump ka thënë se, Papa Françesku është një person “shumë politik”.
Video: Ja si shpëtohet 11-vjeçari i bllokuar në teleferik
Në British Colombia të Kanadasë, një 11-vjeçar nuk është ulur si duhet në teleferik, duke bërë që ai të rrëshqas.
Për fat të mirë në momentin kur Tristan Stead ishte duke rënë, xhaxhai tij e ka kapur për dore.
Megjithëse nuk ka mundur ta ngritë lartë, xhaxhai e ka mbajtur për afro dhjetë minuta, në një pozitë shumë të papërshtatshme.
Në videon e postuar më poshtë, për rreth një minutë mund të shihen përgatitjet që bëhen, derisa lëshohet djaloshi dhe shpëton.
Gjendet një armë në Mars?
Herë pas here, në rrjet shfaqen foto të Hënës ose Marsit, në sipërfaqen e të cilave ndodhen objekte të ngjashme me ato që ne njohim. Fotoja e fundit është ajo e një arme, e fotografuar në sipërfaqen e planetit të kuq.
Fotoja është publikuar nga NASA, siç transmeton njoftimin Shekulli, dhe është kapur nga sateliti “Mars Opportunity Rover”.
Në të shfaqet një objekt që i ngjan një pistolete të tipit “Glock”.
Veç kësaj, vetëm pak metra më tutje mund të shihet edhe një objekt i çuditshëm, të cilin shumë e kanë parë si anije e shkatërruar e UFO-ve.
“Receta” e modeleve tona: Ja si u bën të pasura “brenda nate”!
Modelet tona, kohëve të fundit kanë arritur sukses shumë të madh dhe janë bërë të njohura për publikun sa hap e mbyll sytë. Ato kanë gjetur recetën dhe mënyrën me të lehtë për të arritur këtë
Se pari, filluan me veshje provokative, e pastaj filluan edhe të zhvishen dalëngadalë, duke ekspozuar linja trupore mjaftë seksi, pa përjashtuar edhe ndërhyrjet kirurgjike.
Profilet e tyre në rrjetet sociale, janë të ngarkuara me fotografi secila më provokative se tjetra, shkruan “Gazeta Blic”.
Ky fakt pasi që ato gjejnë gjithmonë mënyrën e duhur për të bërë bujë në media, disa me bikini, disa të shtrira në shtrat krejtësisht nudo, e disa të tjera edhe në banjo.
Madje, disa edhe duke improvizuar skandale sa i përket lidhjeve të tyre dhe orientimit të tyre seksuale, ku shumë prej tyre dolën te jenë edhe biseksuale.
“Gazeta Blic” ka përzgjedhur disa nga fotot qe janë përfolur më së shumti dhe disa nga modelet të cilat pa dyshim qe i njihni shumë mirë.
Video: Itali, banda e shqiptarëve dhe egjiptianëve grabisin supermarkete e farmaci
Policia italiane ka arrestuar një bandë që grabiste supermarketet dhe farmacitë në zonën e Merate. Banda përbëhej nga 4 persona, mes të cilëve dy janë dy shqiptarë. Këta të fundit janë Arbi Tosku 23 vjeç dhe Maltin Çela 21 vjeç.
Banda e shqiptarëve dhe egjiptianëve kanë kryer grabitje gjatë disa muajve me radhë.
Nga plaçkitjet e kryera, ata kanë mundur të marrin në total një shumë parash prej 8 mijë euro. Nga kontrollet në banesat e tyre, policia u ka gjetur atyre vetëm 200 Euro.
Tifozët: Ngjyrat te “Loro Boriçi”, si flamuri i Serbisë
Stadiumi “Loro Boriçi” në qytetin e Shkodërs është duke u rikonstruktuar dhe punimet janë në fazën finale. Në tribunën qendrore janë duke u vendosur stolat e rinj, por projekti ka nxitur reagime të shumta.
Ideja ka qenë që të dominonin ngjyrat “e kuqe” dhe “blu” sipas bluzës së Vllanisë, por në shkallët e stadiumit është vendosur edhe një rresht me stola të “të bardhë”. Ky trengjyrësh uk ka kujtuar shumë tifozëve flamurin e Serbisë.
Sipas burimeve zyrtare pranë FSH-së vendosja e stolave në atë mënyrë kërkon të ngjasojë me formësimin e një dallge deti. Megjithatë në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë ata që e kanë kundërshtuar këtë dizenjo.
Shqiptarët e Serbisë protestojnë për tekstet shkollore nga Kosova
Shqiptarët etnikë nga Serbia jugore organizuan një protestë për tekstet shkollore në gjuhën shqipe që janë mbajtur për muaj me radhë në një terminal doganor, në mes të një debati për paragjykime të dyshuara politike.
Nga Ivana Nikoliç
Protestuesit u mblodhën në Preshevë të enjten nën moton “I duam tekstet shkollore në gjuhën shqipe”, duke bërë thirrje për lirimin e teksteve shkollore nga Kosova të cilët këto gjashtë muajt e fundit janë mbajtur në një terminal doganor në komunë.
“Po kërkojmë që librat t’u shpërndahen fëmijëve e jo të mbahen në terminal”,- tha për “BIRN” Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.
Musliu tha se ai i ka shkruar qeverisë së Serbisë dhe ministrisë së arsimit në lidhje me tekstet shkollore – të cilat do t’u shpërndaheshin shkollave fillore në Luginën e Preshevës të Serbisë, me një popullsi të madhe etnike shqiptare – por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Protesta erdhi pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se tekstet janë politikisht të papranueshme.
“Ju doni që tekste nga Kosova apo Shqipëria të përdoren në Serbi dhe doni që nxënësit në Serbi të mësojnë se Kosova është e pavarur. Kjo nuk do të jetë e mundur”,- tha Daçiç në parlament në dhjetor.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë gjithashtu se tekstet shkollore që e përshkruajnë luftëtarin e UÇK-së Adem Jashari si hero kombëtar nuk mund të përdoren në shkollat serbe.
Jonuzi argumentoi megjithatë se “nëse nxënësit në Serbi duan të lexojnë në lidhje me Adem Jasharin, ata mund ta bëjë këtë në internet dhe Serbia nuk mund ta pengojë këtë”.
“Autoritetet e Beogradit po i ndalojnë librat shkollorë nga inati. Ky është primitivizëm”,- shtoi ai.
Vuçiç ka thënë se “inspektorët përkatëse shkollorë” janë ata që duhet të vendosin nëse tekstet shkollore mund të përdoren apo jo në Serbi.
BIRN pyeti ministrinë e arsimit nëse tekstet shkollore po analizohen apo jo, por nuk mori asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të lajmit.
Sipas një marrëveshje të arritur në shtator të vitit të kaluar, Prishtina duhet të furnizonte me tekste shkollore komunitetet shqiptare në Serbi, ndërsa Beogradi duhet të bënte të njëjtën gjë për serbët në Kosovë – hera e parë që të dyja palët kishin arritur një marrëveshje të tillë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
Megjithatë, kamionë që po transportonin rreth 100,000 tekste të shkollës fillore nga Kosova në Luginën e Preshevës janë mbajtur nga autoritetet serbe në një terminal doganor.
Që në fillim të vitit shkollor, nxënësit shqiptarë etnikë në Luginën e Preshevës janë pa tekste shkollore, gjë e cila po cënon seriozisht arsimimin e nxënësve, u shpreh Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Sipas censusit të Serbisë në vitin 2002, 61,467 shqiptarë jetonin në Serbi. Shumica e shqiptarëve e bojkotuan censusin e e vitit 2011, kështu që numri aktual nuk dihet ende.
Një numër i konsiderueshëm mendohet të ketë emigruar në Kosovë ose në Europën Perëndimore në vitet e fundit. Por ata përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së Preshevës./BIRN/
20/02/2016/...........................
“Jo ushtarë pa medaljon”, MPJ: Kërkimet për varret greke me hartë
Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të “Top Channel” Ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.
E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes.
Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët.
Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.
Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.
“Top Channel” ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.
Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.
Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2.
Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi./Top Channel/
Fotolajm: Rama shëtitje në Korçë me Lindën dhe Zahon
Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook si, “Photo of the day” atë teksa ai shëtit me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre të vogël, Zaho.
Foto është bërë në pazarin e vjetër të Korçës, qytet ku kryeministri ndodhet që prej ditës së djeshme për takime me qytetarët, në kuadër të fushatës së anëtarësimeve në PS.
Britania voton në 23 Qershor për të qëndruar në BE apo jo
Britanikët do të votojnë të enjten në 23 Qershor për të qëndruar në Bashkimin Europian apo jo. Datën e ka bërë publike vetë kryeministri David Cameron.
Deklaratën historike kryeministri e ka bërë në një konferencë të shkurtër për median në Doëning Street, pas mbledhjes me ministrat e tij.
Cameron është shprehur se, një ditë më parë u kishte rekomanduar ministrave të BE-së që qëndrimi do të varet nga reformimi i Unionit.
Gjykata lë në burg drejtorin e Tatimeve të Tiranës
Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë për drejtorin e Tatimeve në Tiranë, i arrestuar dy ditë më parë. Androkli Kokthi do të mbetet në “arrest me burg”.
Avokati i tij mbrojtës kërkoi lirimin, pasi sipas tij nuk ekziston vepra penale, por trupi gjykues e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Një ditë më parë kur po merrej në pyetje në Policinë e Tiranës, Kokthi nuk pranoi të fliste. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Tensionet në Ukrainë: Franca e Gjermania, ndihmë për krizën
Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Ëalter Steinmeier, së bashku me homologun e tij francez, Jean Marc Ayrault, gjatë ditës së hënë do vizitojë Kievin, për të dhënë ndihmën e nevojshme për zgjidhjen e krizës politike në Ukrainë.
“Dy ministrat po planifikojnë të kenë një takim me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe me kryeministrin Arseni Jaceniuk”,- thuhet në njoftimin e ministrisë gjermane.
Ukraina ka hyrë në një krizë të re politike këtë javë, kur Poroshenko i kërkoi dorëheqjen kryeministrit Jaceniuk.
Ndryshimet në qeveri, Meta: Gjithmonë ka nevojë për impulse të reja
LSI ka mbledhur sot pasdite kryesinë e partisë, ku morën pjesë edhe ministrat e saj në kabinetin “Rama”. Në përfundim të mbledhjes, kreu i LSI-së, Ilir Meta, doli para mediave bashkë mes Sekretarin e Përgjithshëm, Luan Rama.
Ndërsa ky i fundit foli për zgjedhjet brenda partisë dhe fushatën e anëtarësimeve, Meta iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve për disa prej çështjeve të aktualitetit.
Duke u ndalur te dekretimi i ministrave të rinj nga presidenti Nishani, Meta dhe se: “kemi nevojë për një klimë bashkëpunuese mes institucioneve në respekt të zbatimit të kushtetutës dhe besoj se gjithçka do të ecë siç e parashikon kushtetuta.
Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar që një iniciativë e tillë mund të sjellë një konflikt të panevojshëm”.
“Sipas parashikimeve që bën kushtetuta ato do të miratohen dhe s’ka arsye për të qene i shqetësuar. Kjo situatë po keqpërdoret për të sjellë kriza artificiale. Duhet të kemi durimin dhe besimin se fryma bashkëpunuese do të prevalojë mbi thellimin e msobesimeve të panevojshme”.
Pyetjet se, a janë këto ndryshime në kabinet në frymë e impulseve të reja që ai ka kërkuar, Meta u përgjigj:
“Impulset të reja natyrisht që janë në pajtueshmëri të plotë, por kjo nuk do të thotë se ato kanë të bëjnë vetëm me ndërrim ministrash. Ka shumë arsye që të gjithë të shohim çfarë mund të përmirësojmë dhe mbi të gjitha është thelbësore përmirësimi i klimës politike. Çdo konflikt artificial me karakter bllokues është me kosto për qytetarët”.
“Gjithmonë ka nevojë për impulse të reja. Jo çdo impuls vjen me ndërrim ministri, por duhet të shikojmë të bëjmë sa më mirë. Përmirësimi i klimës politike në vend është kryesor”.
Lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit, kryeparlamentari tha se, ka besim që ajo do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
“Unë kam patur që në fillim besim se reforma në drejtësi do të realizohet në kohën e duhur dhe me cilësinë e duhur dhe jam i habitur se dëgjoj alarme të panevojshme se pse nuk po miratohet. E gjithë axhenda e kësaj reforme deri tani ka ecur sipas afateve të parashikuara. Të gjitha palët në vend kemi pranuar se Komisioni i Venecias është gjykatësi më i mirë.
Lidhur me çështjen e Byrosë së Hetimit ne e kemi votuar ngritjen e kësaj Byroje dhe më pas Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
Më pas debati u kthye me insistimin e PD-së. Ne kemi qene dakord se duhet të pritet Venecia. Unë kam besim të plotë se do të reailozhet si pjesë e kuadrit të reformës në drejtësi”.
Përplasjet qeveri-President, Gjata: Kushtetuta shkelet po kaluan 7 ditë
Për ekspertim dhe njohësin e Kushtetutës Çlirim Gjata, situata e krijuar mes Presidentit dhe Qeverisë lidhur me mosdekretimet e dy ministrave, nuk ka asnjë ngërç apo shkelje kushtetuese, pasi Presidenti është brenda afateve ligjore. Por nëse këto afate kalohen, situata ndryshon.
“Unë mendoj që nëse kalon dita e shtatë në lidhje me dekretimin e minsitrave dhe Presidenti nuk i ka dekretuar, sipas dhe interpretimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ai mund të jetë në shkelje kushtetuese”,- tha konsitucionalisti Çlirim Gjata.
Por, eksperti Gjata shkon më tej në argumentimin e tij, kur flitet për shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës.
“A përbën kjo shkelje të rëndë të Kushtetutës, si shkak për të shkarkur Presidentin? Këtë nuk mund ta themi. Do një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, momenti nëse kalon 7 ditëshi, a konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese kjo apo jo”,- thotë Gjata.
Si një njohës i mirë i Kushtetutës Çlirim Gjata shprehet se ligji themelor i shtetit ka nevojë për ndryshime lidhur me formulën për votëbesimin e ministrave.
“Parlamenti i jep votëbesimin kryeministrit për programin dhe qeverinë e tij një herë në 4 vjet, ose sa herë që dërgon qeverinë e re, nuk jep votëbesim çdo ministri të veçantë. Pra, nuk ka asnjë vend në Europë mesa di unë, që shkarkohet një ministër, emërohet një tjetër dhe duhet t’i votëbesoj këto dekrete prej Parlamentit.
Pse duhet të kalojë në Parlament qoftë shkarkimi qoftë emërimi? Kjo duhet rregulluar, përshembull me draftin e ri Kushtetues mund të ndërhyej tek kjo dhe mund të rregullohej”,- thotë Gjata./Top Channel/
Faturat e ujit: Tahiri mbështet banorët që protestojnë kundër Veliajt
Për herë të parë shohim një ministër që i bashkohet protestës. Bëhet fjalë për Saimir Ttahirin i cili sot ishte në Kombinat, aty ku disa banorë protestonin mbi faturat e fryra të UKT-së.
“Sot protesta ishte e drejtë, për një abuzim skandaloz të UKT-së,- thotë Tahiri, ndërsa sqaron se,- fola me Kryetarin Veliaj dhe më premtoi anullimin e faturave abuzive dhe zgjidhjen e problemit një herë e mirë”.
Tahiri ishte aty si deputet i zonës ku u zgjodh dy herë deputet. Shpresojmë të shohim sa më shumë ministra e deputetë në mbështetje të protestave popullore.
Solana: Shqipëria shtet i vështirë, kufiri Serbi-Kosovë jo-legal
Ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, ka përshkruar ngjarjet e fundit në Ballkan dhe lëvizjet nacionaliste.
Në një konferencë në shkollën Diplomatike në Madrid, Solana ka thënë se, Bashkësia Ndërkombëtare e ka humbur interesin për Ballkanin.
Ai ka ngritur shqetësim mes raporteve te Serbisë dhe Kroacisë.
“Më së shumti i frikohem raporteve mes Serbisë dhe Kroacisë, pasi Kroacia është duk u udhëhequr nga një qeverisje patriotike, e ngjashme me atë të Hungarisë”,- ka thënë ai.
Solana, i cili është njohur vazhdimisht për raporte të mira me serbët, ka shtuar se, Kroacia është më shumë e favorizuar nga shteti më i fuqishëm i BE-së, Gjermania, për shkak të raporteve tradicionale dhe katolicizmit, kurse Serbia, për këtë shkak, është rrezik që nga inati, të lidhet me Rusinë.
“Nuk duam një Serbi të tillë e cila do të mundësonte që përmes saj, të fute Rusinë në BE”,- ka thënë ai.
Anëtari i partisë Socialiste Punëtore në Spanjë (PSOE), shtet ky që hynë në mesin e pesë të tjerave në BE që nuk e kanë njohur Kosovën, ka thënë se, gjërat në shtetin e ri, nuk kanë kaluar mirë.
“Kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës janë jolegale, por prapë janë kufij, por Serbia tregoi gatishmëri për bisedime. Gjithashtu duhet ta kem parasysh edhe Shqipërinë, si një shtet i vështirë”,- ka thënë ai.
Solana, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, gjatë kohës kur kjo aleancë ndërmori sulmin ajror ndaj Kosovës, ka thënë se, Spanja do të vazhdojë të mbajë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës.
Ja fotot që dëshmojnë fuqinë e shpirtit njerëzor
Ky koleksion fotosh, reflekton diçka nga ndienjat dhe emocionet që bota jonë njerëzore ndesh çdo ditë. Sapo i sheh, është vështirë për t’i harruar. Mbi të gjitha, secila prej tyre përmban një mesazh të fuqishëm njerëzor.
Kinë - Një djalë 11 vjeçar që vuante nga një tumor në tru kërkoi që organet e tij t’i dhuroheshin dikujt tjetër. Në foto duken doktorët teksa i shprehin falenderimin atij dhe nënës së tij.
Një vajzë 10-vjeçare nga Lindja e Mesme buzëqesh e lumtur pasi fitoi lirinë prej divorcit nga burri i saj në moshë të madhe.
Një murg nga Azia ndan ushqimin e tij me një tigër.
Bali - Një burrë luan në flaut për të argëtuar këtë djalë me aftësi të kufizura, të cilin e do si djalin e tij.
Një kirurg i ulur pranë pacientit të tij, pas një operacioni 23 orësh për transplantin e zemrës. Asistentja e tij po fle në cep të dhomës.
Spanjë - Një gazetar duke vrapuar përgjatë një ure me një fëmijë, gjatë Luftës Civile Spanjolle në 1936.
Vankuver - Një muzikante qan gjatë një ceremonie përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit.
Tibet - 100.000 murgj luten për paqen në botë.
Kosovë - Një djalë i vogël po kalon telat rrethues të një kampi refugjatësh për te prindërit e tij.
Etiopi - Një grua nga fisi Mursi shfleton për herë të parë revistën “Vogue”.
Videolajm: Shikoni çfarë i bëjnë rusët BMË-së....
Kur rusët bashkohen nuk ka vështirësi t’i ndalë... Kështu ka ndodhur edhe me këtë superveturë “BMË”, e cila në një prej autostradave të Rusisë, të mbuluara nga bora dhe ngicat ka përfunduar jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë.
Por shoferi sa ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë aty janë grumbulluar një “ushtri” njërëzish, që kanë ndalur mjetet e tyre dhe kanë nisur të ndihmojë në aksidentuarin, për ta rikthyer në rrugë mjetin e tij.
Në video shikohet qartë solidariteti dhe përpjekja e madhe që shumë shoferë e pasagjerë, bëjnë për të tërhequr me kavo e duar sërish në rrugë “BMË”-në e shtrenjtë.
Shikoni videon:
Foto: A keni parë ndonjëherë një Ferrarin “lakuriq”?
Ferrari është një nga makinat më të dëshiruara. Ajo tregon shpejtësi, adrenalinë, pushtet. Një automjet që falë konstruktorëve më të mirë i ka rezistuar gjithnjë kohës.
Kjo foto që po shihni, vjen direkt nga fabrika në Maranello.
Në këtë fazë të prodhimit të tyre drejtori krijues Flavio Manzoni, i quan “makinat lakuriq” dhe ja ku duket një prej tyre duke u lëvizur përmes robotëve.
Video: Ja si bërtasin në shtrat femrat nga vende të ndryshme
Mbase kjo nuk është krejtësisht e saktë, por gjithsesi është një zallamahi qesharake. A pajtoheni edhe ju me këtë interpretim?
Në xhirim është treguar se çfarë janë në seks femrat e nacionaliteteve të ndryshme, transmeton “Telegrafi”.
Nëse kjo video ju inspiron, bëni një koment se çfarë mendoni se si do të ishe në krevat femra shqiptare në lidhje me të bërtiturën?
Foto e 1937-s: Ja si pozohej në qytetin e përmbytur shqiptar
Kjo është qëndra e një prej qyteteve që konsiderohen pasuri arkitekturore dhe kulturore e Shqipërisë.
Ishte viti 1937 kur qyteti i Beratit përmbytej nga prurjet e mëdha të lumit Osum.
Studiuesja Parashqevi Sahatçi tregon se, në përmbytjen e datës 4 Dhjetor të vitit 1937, lumi hyri edhe në pazarin e drithrave.
Këta dy banorë të Beratit gjetën mundësinë për të pozuar, në sheshin e pushtuar nga uji i Lumit Osum./Opinion.al/
Zbulohet identiteti i shqiptarit pjesë e “Ndragheta”-s
Quhet Ismail Ferizi. Është shqiptari i arrestuar nga policia italiane bashkë me 27 personat e tjerë, të gjithë anëtarë të organizatës mafioze “Ndrageta”. Ferizi (në rreth) ishte pjesë e seksionit të organizatës kriminale që merrej kryesisht me grabitje.
Nga përgjimet e bisedave mes anëtarëve të bandës, përmenden edhe disa shqiptarë të tjerë të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
“Ky grup kishte arritur të ngrinte plantacione marijuane në Shqipëri dhe prej andej e sillnin drogën drejt Italisë”,- deklaroi kreu lokal i Antimafias, Marcello Tatangelo.
Detajet e këtij fakti u zbuluan falë një hetimi 5-vjeçar të Prokurorisë së Antimafias Italiane.
Hetimet filluan si rezultat i dy incidenteve të ndodhura në Sesto San Giovanni më 18 dhe 21 Dhjetor 2012, pas një shkëmbimi zjarri mes bandave rivale të drogës.
Sipas autoriteteve italiane trafikimi i drogës nga ky grup kishte dimension ndërkombëtar dhe se, vetëm gjatë 2012 janë konfiskuar mbi 200 kilogramë drogë, duke përfshirë kokainë dhe marijuanë.
Luçiano Noçera, pjesëtar i grupit dhe tashmë i penduari dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, u deklaroi autoriteteve italiane se disa vite më parë i kishte dërguar një politikani shqiptar një makinë të tipit “BMË”./Tv Klan/
Lidhja e miss-it me bosin e drogës dhe plumbat nga xhelozia
Bosët e kokainës i çojnë të dashurat e tyre të bëjnë operacione plastike, por ndonjëherë i qëllojnë edhe me armë në këmbë. Ndodh që i shoqërojnë nëpër shëtitje, e madje u blejnë edhe makina të shtrenjta.
Shumë mbretëresha të bukurisë, modele, aktore, apo vajza të zakonshme, kontaktojnë mjeshtrat kolumbianë të jetës dhe vdekjes, në këmbim të një jete luksoze.
Shumica e këtyre vajzave nuk preferojnë të flasin rreth marrëdhënieve me bosët e drogës, e ca më pak janë ato që pranojnë të dalin para kamerave, sepse zakonisht kërkojnë jetën dhe luksin në errësire.
Por kjo nuk është arsyeja e vetme për të cilën ato nuk pranojnë të flasin. Ato kanë frikë edhe nga policia, e gjithashtu duan t’i mbrojnë partnerët e tyre.
Një nga këto gra, që pranoi të flasë është bashkëshortja e një bosi të drogës, Yovanna Guzman, dikur modele dhe miss, e cila u mbyll në një kafaz të nënëdheshëm për 8 vjet.
Guzman pranon se, e vetmja pasaportë e vlefshme në botën e drogës është një pamje e bukur dhe një minimum inteligjence. E njëjta pasaportë që e ndihmoi atë të bëhej një nga të dashurat e Ëilber Varela, bosi i kokainës në kartelin verior.
Ajo tregon se, e dinte që në fillim që Varela kishte dy fytyra, një me të cilën shihte atë dhe tjetrën që orkestronte vrasjet në kartel. Ai gjithmonë e përshkruante veten si mikun më të mirë dhe armikun më të keq.
Njëkohësisht ai i kërkonte të mos bënte shumë pyetje dhe kjo qetësi shpërblehej me dhurata të shtrenjta. Guzman mendon se edhe kurora e bukurisë ka qenë e blerë nga ai.
“Ne shkonim për pushime, kishim makina luksoze. Merrja dhurata të shtrenjta, por edhe gjëra të vogla, siç ishin lulet. Natyrisht luksi nuk të bën të biesh në dashuri, por të bë të verbër”, tregon ajo.
Yovanna pohon se dhurata e para që mori ishte një Rolex i çmuar ndjekur më pas nga byzylyk “Cartier”, vathë diamanti, makinë sportive dhe një suitë luksoze.
Por gjithçka ka një kosto dhe veshjet firmato nuk mund të të bëjnë të lumtur për një kohë kaq të gjatë. Koka e kartelit të drogës papritur u bë xheloz i sëmurë dhe nuk e lejonte më të dashurën të bënte foto me miq meshkuj, të shoqërohej me ta e aq më pak që dikush prej tyre ta prekte.
Kur qeveria i forcoi kërkimet ndaj bosit të drogës, edhe pse Varela shihej rrallë me të dashurën e tij anëtarët e kartelit e ndiqnin atë në mënyrë të vazhdueshme, derisa Guzman vendosi t’i japë fund jetës së luksit dhetë ndahej prej tij.
Duke i’u trembur tradhtisë, ndjekësit e qëlluan me plumb në këmbë. Ajo nuk ishte në gjendje të ecte, e madje as tani.
Pasi njëri prej anëtarëve të kartelit vrau Varelën, e dashura e tij vendosi të shkruajë një libër mbi eksperiencat me këtë njeri, duke shopresuar se femra të tjera do të mësojnë nga historia e saj e pafat.
Video: Refugjatët vendosin banderolë në kullën gjigante në Australi
Dy refugjatë kanë zgjedhur të kundërshtojnë dëbimin e emigrantëve në një mënyrë origjinale, pasi kanë vendosur një parullë në një kullë në Melburn.
Kriza e refugjatëve ka “pushtuar” edhe shtetin e largët të Australisë, ndërsa forcat speciale kanë hipur në një lartësi të konsiderueshme, për të hequr këtë parullë.
Gjermania dyfishoi vlerën e eksportit të armëve në 2015-n
Eksportet e armëve të Gjermanisë janë dyfishuar vitin e kaluar duke arritur një vlerë prej 8 miliarëd eurosh, sipas shifrave të komunikuara sot nga qeveria.
“Ka zona të errëta”, deklaroi në një konferencë për shtyp në Berlin ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ndërkohë që prezantonte shifrat.
Këto të dhëna paraqesin rast pas rasti miratimet e dhëna për eksportimet e industrisë së mbrojtjes.
Me ardhjen e tij në funksion në vitin 2013, Gabriel kishte deklaruar se kërkonte t’i jepte fund praktikave, sipas tij, shumë të buta, që sillnin eksportime drejt regjimeve autoritare.
“Rritja e eksporteve për vitin 2015, 8 miliardë euro kundrejt 4 miliardë një vit më parë, vjen për shkak të faturave të jashtëzakonshme”, shpjegon ministri.
“Mes këtyre faturave është një kontratë gjigante për avionë furnizues me Britaninë e Madhe dhe një livrim predhash me Korenë e Jugut, që të dyja këto operacione me vende aleate, që nuk kanë asgjë për t’u kritikuar”,- sipas Gabrielit.
Shuma totale është rritur gjithashtu edhe nga një livrim tankesh të tipit “Leopard” tek Katari, me prej 1,6 miliardë eurosh, të miratuar në vitin 2013 nga qeveria e mëparshme./TRT/
Europa kërcënohet nga ISIS, 5 mijë xhihadistë gati për sulme
Një numër i lartë luftëtarësh të cilët janë stërvitur nga Shteti Islamik i ISIS-it janë kthyer në Europë dhe paraqesin një sfidë krejtësisht të re.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i policisë së BE-së, i cili tha se, kontinenti ynë po përballet me kërcënimin më të lartë të terrorizmit.
“Europa është duke u përballur me kërcënimin më të lartë të terrorizmit. Një numër prej 3000-5000 luftëtarësh të BE-së, janë trajnuar nga ISIS”,- u shpreh drejtor i Europol, Rob Ëainëright.
Tiranë: Zbardhen motivet e vrasjes së të shtunës
Policia tha se, arrestoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës 28-vjeçarin Erges Zhupani. Ai u prangon me akuzën e vrasjes, pasi qëlloi me thikë shtetasin Arenc Liço, duke i shkaktuar vdekjen.
Dyshohet se, autori e ka kryer krimin për motive të dobëta dhe nën efektin e alkoolit.
Sipas policisë, viktima 39 vjeç ishte ulur në të njëjtën tavolinë në një lokal, në rrugën “Shemsie Haka”, në zonën e Shkozës në Tiranë, me autorin.
Ata janë grindur për motive banale. Pak orë pasi u largua nga vendi i krimit, Zhupani, u arrestua nga efektivët e Komisariatit Nr. 1 të Policisë së Tiranës.
Kubë, Obama: Hapim kapitull të ri të marrëdhënieve dypalëshe
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama nënvizoi se vizita e tij në Kubë e cila është parashikuar të kryhet në mars do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe.
“Përshëndetje mbarë bota. Këtë javë, zyrtarisht ju njoftojmë për udhëtimin në Kubë.
Besoj se kjo është mënyra më e mirë në promovimin e interesave dhe vlerave amerikane, si mjeti më i mirë për të ndihmuar popullin kuban në përmirësimin e kushteve të jetesës, për normalizimin e marrëdhënieve midis qeverive tona dhe zgjerimit të kontakteve midis dy kombeve”,- u shpreh Obama.
Video: Vogëlushja qan kur mëson që Obamës i përfundon mandati
Përfundimi i mandatit për Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, nuk është pritur mirë nga një vogëlushe, e cila ka shpërthyer në lot kur mësoi që në fund të vitit, Obama nuk do të jetë më në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Videoja e cila ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, në vetëm pak orë nga publikimi ajo është parë nga 1.5 milionë njerëz anembanë botës.
Videoja është publikuar nga prestigjiozja britanike “Daily Mail”, ndërsa gjyshja i ka dhënë lajmin vogëlushes.
“Obama nuk mund të jetë më gjatë, ai mund të shërbejë maksimumi për vetëm dy mandate”,- i thotë gjyshja Caprina D. Harris.
Ndërsa vajza thërret duke qarë “Jo! Jo!”.
Koreja e Veriut, stërvitje pranë kufirit me Korenë e Jugut
Tensionohet situata mes dy vendeve, pasi Koreja e Veriut ka kryer manovra ushtarake pranë kufirit me Korenë e Jugut.
Gjatë ditës së sotme, Koreja e Veriut kreu stërvitjen ushtarake me armatime të rënda shumë pranë kufirit me fqinjët e tij jugor.
Seuli zyrtar njoftoi se, Peniani lëshoi raketa që nuk e kaluan kufirin, por gjithsesi vunë në alarm të gjithë vendin.
Gjykata: Këngëtarja, bashkëpunim me producentin që e përdhunoi
Gjykata e Lartë e Neë Yorkut ka mohuar prishjen e kontratës së këngëtares Kesha Rose Sebert me “Sony Music Entertainment”.
Megjithëse ajo pretendon se nuk mund të punojë me një producent, i cili e ka përdhunuar për vite me radhë.
28-vjeçarja ashtu siç shihet në foto, ka dalë e përlotur pas këtij vendimi të gjykatës amerikane, e cila thotë se, këngëtarja në bazë të kontratës duhet të vazhdojë punën me këtë producent.
Kesha Rose Sebert pohoi se Dr. Luka, nën efektin e drogës ka humbur vetëdijen, duke e përdhunuar menjëherë pas ditëlindjes së saj të 18-të në Kaliforni.
Prej asaj kohe, ai nuk u akuzua penalisht ndërsa sipas këngëtares, ai ka abuzuar me vite me radhë.
Kriza Aktuale...
Do'stlaringiz bilan baham: |