Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet69/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   352

Nga Spartak Ngjela

Jetojmë në një moment krize, e cila është shumë e rëndë, sepse kjo krizë ka një rrënjë te trefishtë: krizë në qeverisje; krizë në ekonomi dhe krizë në besimin shoqëror për të ardhmen. Të tria bashkë konvergojnë në një degradim të përditshëm të jetës shoqërore. Kriza në qeverisje reflekton te izolimi ynë ndërkombëtar, në lidhje me Perëndimin. Kriza në ekonomi, reflekton në treg, dhe prodhon papunësi; kriza në besimin ndaj të ardhmes, ndryshe nga dy të parat, është psikologjike dhe, shqiptari i sotëm nuk po beson që po qeveriset drejt, nuk ka besim se do gjejë punë, dhe, prandaj i trembet shumë të ardhmes. Ai po kërkon të ikë nga ky vend.

Por, e gjithë kjo situatë e pashpresë që është krijuar, e ka shkakun te qeverisjet. Qeverisjet e paafta kanë mbjellë korrupsion të felligesht në Shqipëri ; korrupsioni ka dëmtuar menaxhimin e institucioneve dhe tregun, sepse, për të drejtuar i qetë, korrupsioni ka operuar me injorancën.

Një qeveri e paaftë dhe që vjedh, e dëmton dy herë shoqerine: ajo nuk di të sjellë zhvillim, dhe bllokon tregun. Tregun e bllokon me anë të klientelizmit, sepse, në funksion të tij, mpin konkurrencën dhe ndan fitimet me klientin.

Kjo është arsyeja që sot, për ta shkatërruar këtë gjendje, po ndërhyn politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore, sepse, abuzivizmi shtetëror, e ka krijuar këtë gjendje, që kjo të punojë në favor të tij. Por, a do ta shkallmojë dot kjo politikë këtë gjendje?

Shenjat duken se po. Kjo për faktin se, të gjithë ketë gjendje abuzive, e mban në këmbë një pushtet gjyqësor krejtësisht i korruptuar. Perëndimorët po i imponojnë politikës shqiptare Reformën në Drejtësi. Ky imponim ka sjellë në fakt trazirën që vjen nga të korruptuarit e pushtetshëm. Këta janë bëre bllok dhe duan ta frenojnë gjendjen.

Reformë në Drejtësi do të thotë vendosja e moralitetit në Shqipëri. Vendosja e moralitetit do të thotë ndëshkim i abuzuesëve me pushtetin. Por abuzuesit me pushtetin janë sërish në pushtet, dhe reforma kërkon vota në Parlament, sepse dihet që reformë do të thotë ligj. Atëherë, si do të zgjidhet kjo nyje? Në fakt, kjo nyje, nuk zgjidhet, ajo pritet. Por, edhe këtu ka sërish një pyetje: kush do ta presë këtë nyje?

Ja, këtu fillon dyshimi shqiptar i të gjithë shqiptareve: kush?

Por, edhe këtu ka një pyetje: politika amerikane dhe europiano-perendimore që po imponohet, nuk ka ajo një skemë mbështetëse brenda Shqipërisë? Logjika të thotë se ajo e ka një të tillë, sepse, po të mos e kishte, pse trembet Meta dhe Berisha dhe Presidenti Nishani? Sepse ajo politike e ka të domosdoshme sot ekzistencën e një tregu Ballkanik, pa prezencën ruse në të. Domethënë, interesi i shqiptareve sot eshte edhe interes petendimor. Dhe kjo nuk eshte pak. Por, edhe këtu ka një pyetje: po pushtetarët e korruptuarë shqiptarë, a ka mundësi që, për të shpëtuar veten dhe milionat që kanë vjedhë, të bashkohen me tendencën ruse?

Në fakt, kjo është politika e degraduar e Enver Hoxhës, që rroposi jetën e shqiptarëve për interes të pushtetit të tij personal. Por, a mund të përsëritet kjo sërish në Shqipëri? Unë mendoj se jo. Dhe, duke u kthyer sërish te argumenti i parë, na duhet të pyesim: pse tremben të korruptuarit?



Nishani i drejtohet Kushtetueses: Si zgjidhet ngërçi i ministrave të rinj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani iu drejtua sot zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë ngërçin e krijuar për emërimin e dy ministrave Cani dhe Ekonomi. Kreu i shtetit argumenton se nuk mund të emërojë ministrat e rinj pa u votuar në parlament shkarkimi i ministrave aktualë dhe se sipas tij ky akt nuk është formal, por një kompetencë kushtetuese e Presidentit.

Me poshte argumentat e Presdientit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretim të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

KËRKESË

GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

SUBJEKTI I INTERESUAR: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

OBJEKTI: Interpretimi kushtetues i nenit 98 pika 1 së Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë.

BAZA LIGJORE: Neni 124/1, 134, pika 1, shkronja “a” të Kushtetutës; neni 27 dhe vijues dhe neni 71 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,

I. HYRJE:

1.1 Në datë 17.02.2016 Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, referuar nenit 98 pika 1 së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përmes shkresave nr. 1063 Prot dhe nr. 1064 Prot i ka propozuar Presidentit të Republikës shkarkimin e z. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave dhe të z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në të njëjtën datë, Kryeministri, referuar nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përmes shkresave nr. 1065 Prot dhe nr. 1066 Prot, i ka propozuar Presidentit të Republikës emërimin e znj. Milva Ekonomi, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe të z. Arben Ahmetaj, Ministër i Financave.

1.2 Presidenti i Republikës në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përmes Dekretit nr. 9427, dt.17.02.2016 ka shkarkuar nga detyra e Ministrit të Financave z. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave. Ndërsa, përmes Dekretit nr. 9426 , dt.17.02.2016 ka shkarkuar nga detyra z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

1.3 Në datë 17.02.2016, Institucioni i Presidentit i ka përcjellë Kuvendit për shqyrtim të dy Dekretet për shkarkimin e Ministrave Cani dhe Ahmetaj, në mënyrë që të bëjë shqyrtimin e tyre referuar nenit 98 pika 2 e Kushtetutës. Kuvendi i Shqipërisë në seancën e dt. 18.02.2016 nuk ka marrë në shqyrtim Dekretet e Presidentit të Republikës për shkarkimin e dy Ministrave respektivë të Financave dhe të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, duke lënë pa fuqi Dekretet e Presidentit të Republikës.

1.4 Referuar Vendimit nr. 6, dt. 18.01.2002 të Gjykatës Kushtetuese, ‘Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës, i nxjerrë në përputhje me pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës, nuk kufizohet vetëm në kontrollin formal të tij, por dhe në atë substancial, sepse ai është akt i një kontrolli politik të ngjashëm me atë që ushtrohet në kuadrin e një mocioni besimi apo mosbesimi.’ Në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese, në interpretimin që i ka bërë nenit 98 pika 2 e tij , ka arritur në konkluzionin se Kuvendi e kontrollon Qeverinë dhe aktin e Presidentit me mjete demokratike dhe jo përmes heshtjes dhe se Kuvendi edhe në rast të kalimit 10 ditor të përcaktuar në Kushtetutë, duhet të marrë medoemos në shqyrtim Dekretet e Presidentit sa i takon shkarkimit të Ministrave.

1.5 Kjo situatë ka krijuar një ngërç, pasi Presidenti nuk ka proceduar me emërimin e dy Ministrave të tjerë, që zëvendësojnë dy Ministrat e shkarkuar. Përsa kohë Dekretet e Presidentit për shkarkimin e dy Ministrave nuk janë shqyrtuar nga Kuvendi, do të thotë që ato kanë ngelur pa fuqi. Do të jetë pa kuptim nëse Dekretet për Shkarkimin e Ministrave do të kenë votën kundër të Kuvendit, ndërkohë që Presidenti emëron dy ministra të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit. Në rastin konkret, Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekreteve të Presidentit për shkarkimin e Ministrave, ndërkohë që Presidenti ka detyrimin kushtetues të shprehet me dekret për emërimin e dy ministrave të tjerë referuar propozimit të Kryeministrit brenda afatit 7 ditor .

1.6 Sa më sipër, duke qenë se ekziston një normë kushtetuese e paqartë, ekziston një marrëdhënie e ngushtë mes normës kushtetuese dhe situatës së krijuar dhe duke marrë në konsideratë dhe qëndrimin e mbajtur nga ana e Kryeministrit, dhe Parlamentit, Presidenti i Republikës referuar nenit 124 pika 1, nenit 134 pika 1 shkronja “a” e Kushtetutës i kërkon Gjykatës Kushtetuese të bëjë interpretimin përfundimtar të nenit 98 pika 1.

II. LEGJITIMIMI I PALËVE

2.1 Në lidhje me legjitimitetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, neni 134 i Kushtetutës u ka njohur disa prej organeve të larta shtetërore një pozicion të privilegjuar në raport me të tjerët, pa qenë i nevojshëm vërtetimi i ekzistencës së interesit për cështjen në shqyrtim. Kushtetuta ka pranuar se interesi i bartësve të funksionit publik siç është Presidenti i Republikës, me qëllim mbrojtjen e sistemit normativ dhe parimet shtetformuese si konstitucionalizmi, shteti i së drejtës, demokracia, dinjiteti njerëzor, barazia sociale etj, nuk mund të kushtëzohet. Kjo e drejtë kushtetuese që i njihet Presidentit synon të mbrojë objektivisht ’jetën e shtetit dhe të së drejtës dhe jo aspekte subjektive private’, duke realizuar në këtë mënyrë kontrollin objektiv të kushtetutshmërisë. Si rrjedhojë, Presidenti përjashtohet nga detyrimi për të provuar ekzistencën e interesit përpara Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Kushtetuta e prezumon interesin e tij, duke e konsideruar atë përfaqësues të interesave të larta të funksionimit të shtetit dhe të mbrojtjes së interesit publik, dhe ndërhyrja e tij në këtë proces është në të mirë të kushtetutshmërisë dhe nuk i nënshtrohet ndonjë kriteri kufizues si në rastet e kontrollit ex post facto, ashtu edhe kontrollin ex ante, pa iu nënshtruar ndonjë kufizimi.

2.2 Presidenti i Republikës, në rastin konkret referuar nenit 124 dhe 134/1/a të Kushtetutës legjitimohet për të kërkuar para Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 98 pika 1 e Kushtetutës.

III. PËR JURIDIKSIONIN E GJYKATËS KUSHTETUESE PËR INTERPRETIMIN PËRFUNDIMTAR TË KUSHTETUTËS.

3.1 Bazuar në nenin 124 të Kushtetutës, Gjykata garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj, çka përbën funksionin bazë të këtij organi. Kjo kompetencë e Gjykatës gjen pasqyrim edhe në nenin 71 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i cili parashikon, ndër të tjera, kategoritë e subjekteve që legjitimohen t`i drejtohen Gjykatës, elementet që duhet të plotësojë kërkesa për interpretim dhe subjektet pjesëmarrëse në gjykimin kushtetues.

3.2 Interpretimi i ligjit themelor të shtetit është funksioni kryesor i kësaj Gjykate dhe ajo e ushtron këtë kompetencë sa herë që vihet në lëvizje për t’u shprehur për një nga çështjet e parashikuara në nenin 131 të Kushtetutës dhe në normat e tjera kushtetuese, sepse gjatë këtij kontrolli është i nevojshëm, në çdo rast, interpretimi i kuptimit të normave kushtetuese që lidhen me çështjen konkrete në shqyrtim. Gjykata Kushtetuese ka pranuar në jurisprudencën e saj që merr në shqyrtim cështje që kanë për objekt ‘interpretimin përfundimtar të Kushtetutës’.

3.3 Interpretimi përfundimtar i Kushtetutës i parashikuar në nenin 124 të Saj, është një kompetencë e pavarur e Gjykatës Kushtetuese, duke lënë të kuptohet që mund të interpretohet cdo dispozitë kushtetuese dhe jo vetëm ato që lidhen domosdoshmërisht me një nga çështjet që parashikohen në kompetencën e saj lëndore, sipas nenit 131 të Kushtetutës. Ekzistojnë mjaft raste të cilat janë përmendur më sipër, apo edhe të tjera ku në Gjykatën Kushtetuese është kërkuar një interpretim përfundimtar i Kushtetutës, për shkak të shfaqjes së interpretimeve kontradiktore dhe të pranisë të një çështjeje konkrete dhe Gjykata ka realizuar interpretimin përfundimtar të normave kushtetuese. Ndërsa, në raste më të fundit Gjykata Kushtetuese për kryerjen e interpretimit përfundimtar të Kushtetutës ka kërkuar medoemos ekzistencën e një çështje konkrete, ku për të realizuar interpretimin përfundimtar kërkohet problemi kushtetues dhe synimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes. Kështu në vendimin nr.24/2011Gjykata Kushtetuese ka konkluduar se duhet të plotësohen disa kushte që të realizohet nga ana e saj interpretimi përfundimtar i normës kushtetuese, si : (i) kërkohet ekzistenca e një marrëdhënieje të ngushtë ndërmjet fakteve dhe normës konkrete. Gjykata mund dhe duhet të investohet vetëm nëse interpretimi që i kërkohet është i lidhur me një mosmarrëveshje konkrete, që ka lindur si pasojë e zbatimit ose kuptimit të ndryshëm/gabuar të normës kushtetuese; (ii) kërkohet që organet, të cilat zbatojnë normën kushtetuese, të kenë mbajtur qëndrimin e tyre për kuptimin/interpretimin e kësaj norme. Në jurisprudencën e saj Gjykata ka vlerësuar se qëndrimet e mbajtura nga një organ për interpretimin e normave konkrete të Kushtetutës, që shprehen nëpërmjet vendimeve të këtij organi, janë të mjaftueshme për kryerjen e një interpretimi përfundimtar, pasi kjo krijon mundësinë e mënjanimit të mosmarrëveshjeve ose paqartësive që mund të lindin nga zbatimi në praktikë i tyre; (iii) Gjykata e ushtron këtë kompetencë nëse vlerëson se problemi kushtetues ka ardhur si pasojë e paqartësive në zbatimin e normës kushtetuese dhe jo nëse për zgjidhjen e tij nevojitet ndryshimi i ligjeve të zakonshëm, sepse në të kundërt ajo do të merrte kompetencat e organeve të tjera, në këtë rast të organit ligjvënës.

3.4 Në rastin konkret: (i) ekziston një marrëdhënie e ngushtë mes nenit 98 pika 1 e Kushtetutës dhe fakteve të treguara në Hyrje të Kërkesës. Presidenti i Republikës ka dekretuar shkarkimin dhe nuk ka proceduar me emërimin e ministrave të tjerë, përsa kohë Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi dekreteve të shkarkimit. Një veprim i tillë i Kuvendit, i cili referuar edhe interpretimit përfundimtar të bërë të nenit 98 pika 2 të Kushtetutës përmes vendimit nr. 6/2002 të Gjykatës Kushtetuese, ka mundësinë që të shprehet edhe pas afatit 10 ditor të përcaktuar në Kushtetutë, pa e lidhur me pasoja juridike, krijon një situatë jo normale për Presidentin e Republikës, i cili në pritje të shqyrtimit të dekreteve të shkarkimit të ministrave, të dështojë në emërimin e ministrave të tjerë brenda afatit kohor të përcaktuar në Kushtetutë apo në përpjekje të respektimit të afatit kushtetues të emërojë formalisht ministra, ndërkohë që dekretet e shkarkimit të ministrave të tjerë nuk dihet nëse do të marrin fuqi. (ii) Kryeministri, Kuvendi si dhe Presidenti të cilët zbatojnë normën kushtetuese kanë mbajtur ndërkohë qëndrimet e tyre respektive. Biles nëse kthehemi pas në kohë, ekzistojnë situata ngërçi të krijuara nga veprimet dhe mënyra e të kuptuarit të normës nga ana e këtyre subjekteve. (iii) ky problem kushtetues ka ardhur si rezultat i mosshterimit të interpretimit përfundimtar të nenit 98 pika 1, ashtu sikur për pikën 2 të realizuar përmes vendimit 6/2002 të Gjykatës Kushtetuese. Meqenëse jemi në kushtet që plotësohen edhe kërkesat e Gjykatës Kushtetuese në jurisprudencën e saj të viteve të fundit, në lidhje me interpretimin përfundimtarës të normës kushtetuese, në rastin konkret kjo Gjykatë ka juridiksionin për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur në lidhje me intrepretimin përfundimtar të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

IV. NË LIDHJE ME THEMELIN

4.1 Neni 98/1 i Kushtetutës përcakton se: ‘Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës’. Kushtetuta në nenin 96 të saj ka përcaktuar rolin e Presidentit dhe të Kuvendit në emërimin e Kryeministrit, ndërsa në nenin 97 të saj ka përcaktuar rolin e Kuvendit në miratimin e Këshillit të Ministrave dhe të programit politik të tij. Por Kushtetuta ka përcaktuar edhe raste kur Kryeministri vendos të ndryshojë anëtarë të kabinetit qeveritar. Në këtë moment, Kushtetuta ka angazhuar tre subjekte: Kryeministrin, Presidentin dhe Parlamentin. Caktimi i ministrave është në rradhë të parë prerogativë e Kryeministrit, i cili ka të drejtë të zgjedhë pjesëtarët e ekipit të tij, me të cilin ai do të drejtojë vendin, por nga ana tjetër neni 7 i Kushtetutës njeh parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, ku Presidenti referuar propozimit të Kryeministrit shkarkon apo emëron, ato sa herë i kërkohet nga ky i fundit. Ndërsa, roli i Kuvendit është përcaktuar qartë në vendimin nr.6/2002 të Gjykatës Kushtetuese, ku ai ka të drejtën të japë votën ‘pro’ apo ‘kundër’ dekreteve të emërimit apo shkarkimit të ministrave.

4.2 Sipas Gjykatës Kushtetuese në vendimin 6/2002 : ‘Me fjalën “shqyrtim”, sipas nenit 98 pika 2 të Kushtetutës, kuptohet e drejta dhe detyrimi i Kuvendit për të bërë objekt diskutimi e debati Dekretin e Presidentit dhe për të marrë një vendim të caktuar për miratimin ose mosmiratimin e tij. Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës, i nxjerrë në përputhje me pikën 2 të nenit 98 të Kushtetutës, nuk kufizohet vetëm në kontrollin formal të tij, por dhe në atë substancial, sepse ai është akt i një kontrolli politik të ngjashëm me atë që ushtrohet në kuadrin e një mocioni besimi apo mosbesimi.’

4.3 Në lidhje me heshtjen e Kuvendit për mos shqyrtimin e dekreteve të Presidentit shkarkim/emërim ministri, Gjykata Kushtuese në të njëjtin vendim të saj ka konkluduar se :”.. ky qëndrim nuk mund të anulojë procesin kushtetues për emërimin e një ministri, sepse raportet ndërmjet Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave janë raporte kontrolli e besimi, pasi pa besim të Kuvendit nuk mund të formohet as qeveria e as të miratohet emërimi i ministrave të veçantë. Pas besimit të marrë, mosshqyrtimi i Dekretit të Presidentit për ministra të veçantë, nuk pajtohet me konceptin e prezumimit të besimit që gëzon Këshilli i Ministrave, përsa kohë nuk votohet një mosbesim kundër Kryeministrit.’

4.4 Në lidhje me Dekretet e Presidentit për shkarkimin/ emërimin e një Ministri, Gjykata Kushtetuese në vendimin nr 6/2002 ka konkluduar se: ‘Si akt individual i nxjerrë nga një organ kompetent, ai hyn në fuqi ose shfuqizohet pasi Kuvendi merr një vendim për pranimin ose mospranimin e tij në përfundim të procesit të shqyrtimit. Nga ana tjetër, ai nuk mund të bjerë vetëm për faktin se nuk është shqyrtuar nga Kuvendi brenda afatit 10 ditor, por kur shqyrtohet e nuk pranohet konform kërkesave të Kushtetutës.” Por Gjykata nuk ka arritur të tregojë natyrën e vërtetë të këtyre dekreteve dhe nëse Presidenti në procesin e emërimit/shkarkimit bën kontrollin formal apo edhe substancial të propozimit të bërë nga ana e Kryeministrit, ashtu sikundër ka arritur të interpretojë rolin e Kuvendit në këtë proces.

4.5 Kushtetuta nuk ka kufizuar Presidentin vetëm në kontrollin formal të propozimeve të përcjella nga Kryeministri, pavarësisht se gjatë Presidencave të tjera ka patur raste që Presidenti ka proceduar edhe në drejtim të kontrollit substancial të propozimit, paçka se në fund ka dekretuar sipas propozimit të Kryeministrit. Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë një interpretim përfundimtar në këtë drejtim. Gjithashtu, Kushtetuta nuk është shprehur në lidhje me rastin nëse Kryeministri mund t’i propozojë njëkohësisht Presidentit shkarkimin e një ministri dhe emërimin e një ministri tjetër. Kjo, situatë krijon një ngërç në procesin e emërimit/shkarkimit përfundimtar të një ministri, përsa kohë Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 6, dt.18.01.2002 ka konkluduar se kontrolli nga Kuvendi nuk është veç formal, por edhe substancial dhe se Dekreti nuk merr fuqi përsa kohë nuk votohet”pro” ose “kundër”. Në këto kushte, Kryeministri në respekt të Kushtetutës duhej të propozonte së pari shkarkimin e ministrit, ku Presidenti në 7 ditë të nxirrte dekretin përkatës, dhe më pas Kuvendi në 10 ditë të bënte shqyrtimin e tij duke i dhënë fuqi ose jo. Veç në këtë moment do të quhej e përmbyllur procedura e shkarkimit të një Ministri. Pas kësaj, Kryeministri do të propozonte Ministrin e ri dhe sërish do të vazhdonte e njëjta procedurë tek Presidenti dhe në Kuvend. Rasti i propozimit të shkarkimit/emërimit në të njëtën kohë nga ana e Kryeministrit mund të ishte në rastet e dorëheqjes së Ministrit, ku termi i duhur mund të ishte “lirim nga detyra”.

4.6 Në rastin në shqyrtim Presidenti ka nxjerrë Dekretet e shkarkimit dhe nëse këto do të shqyrtoheshin në datë 18 Shkurt 2016 në Kuvend, Presidenti do të vazhdonte procedurat për nxjerrjen e Dekreteve të emërimit brenda afaftit 7 ditor referuar ditës së propozimit nga ana e Kryeministrit. Në kushtet që Kuvendi nuk ka shqyrtuar Dekretet e shkarkimit të Ministrave, Presidenti është i detyruar që për të respektuar Kushtetutën, me qëllim që të mos krijohet një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit dhe qeverisjen e vendit, të bëjë emërime formale, të dy ministrave të rinj. Referuar vendimit nr.6/2002 Kuvendi ushtron kontroll substancial mbi Dekretet e Presidentit dhe në këtë mënyrë do të vendosë në dyshim seriozitetin e procedurave të ndjekura për dekretet e emërimit, ndërkohë që nuk ka një vendim për fatin e dekreteve të shkarkimit.

4.7 Në këto kushte, kur dispozita kushtetuese është e paqartë referuar edhe vendimarrjes së Gjykatës Kushtetuese në vendimin nr.6/2002, duke marrë në konsideratë dhe veprimet e kryera nga subjektet, është e domosdoshme që të bëhet një interpretim përfundimtar i nenit 98 pika 1 e Kushtetutës, duke sqaruar përfundimisht: (i) A mund të kërkohet në të njëtën kohë nga ana e Kryeministrit shkarkimi dhe emërimi i një ministri, ndërkohë që nevojitet një afat i caktuar kohor referuar Kushtetutës që të realizohet procedura e shkarkimit e një ministri? (ii) A mundet Presidenti i Republikës të emërojë një Ministër të propozuar nga Kryeministri, ndërkohë që Kuvendi nuk i ka dhënë fuqi Dekretit të shkarkimit të ministrit paraardhës? (iv) Cfarë natyre kanë dekretet e Presidentit të Republikës sa i takon shkarkimit dhe emërimit të ministrave? (v) A quhet i rrëzuar apo i pranuar propozimi i Kryeministrit, për emërim apo shkarkim ministri, në rast se Presidenti nuk dekreton atë brenda afatit 7 ditor? (vi) Sa kohë që dekreti për emërimin e Ministrit është detyrim kushtetues për Presidentin, a ekziston mundësia që Presidenti të kërkojë verifikim të kandidatit të propozuar, nëse ky i fundit i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe nëse jo, a mund t’i kërkohet Kryeministrit rishikimi i kandidaturës?



V. KONKLUZION

Në përfundim të të gjitha argumenteve të parashtruara, Presidenti i Republikës kërkon nga Gjykata Kushtetuese:

Interpretimin përfundimtar të nenit 98 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke sqaruar sa parashtrohet në këtë kërkesë.

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI


"Me këtë seksin": Ja kush e eksiton Kastro Zizon...

Ai njihet për tipin kundra rrymës e ndoshta postimi i fundit i këngëtarit, tregon pikërisht tërheqjen seksuale për regjisoren e njohur të spektakleve, Vera Grabocka.

Të ulur pranë njëri-tjetrit, por "urtë" në paraqitje, Kastro Zizo duket se ka rënë në mendime për femrën që ka në krah.

Shumë nga komentet e lidhin pozën mes tyre me pjesëmarrjen e kantautorit në projektin e fundit të Verës, "Your face sounds familiar". Por vetë Kastro shkroi poshtë fotos: "Me këtë seksin".


Mbifaturimet e UKT në Kombinat, reagon Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar pas protestës së dhjetra qytetarëve për mbifaturimet me faturat e ujit. Ai tha se, mbifaturimet janë të papranueshme dhe ato do të anulohen.

Jo vetëm kaq, por Veliaj tha se, përgjegjësit do të ndëshkohen.

“Kam ndjekur me shqetësim reagimet e shumta të qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshem në muajin janar dhe kam ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet.

Dua t’i siguroj të gjithë se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë.

Ditën e hënë do të kemi një pamje të plotë e të qartë të situatës dhe padyshim do të nxjerrim edhe përgjegjësitë e duhura për shqetësimin që u është shkaktuar qytetarëve.

Për këtë, kam njoftuar që mbrëmë aksionerët e UKT për mbledhjen e asamblesë në fillim të javës që vjen, ashtu siç e kërkon procedura ligjore.

Ujësjellësin e kemi gjetur në kushtet e një rrjeti të amortizuar nëntokë, por më keq akoma, të një rrjeti hajdutërie të pashembullt mbi tokë të pasurisë sonë të përbashkët. Ndaj dhe vendosja e rendit ligjor në shfrytëzimin e ujit të pijshëm është një domosdoshmëri jetike.

Por, emergjenca e imponuar nga e shkuara, nuk mund të jetë kurrsesi justifikim për të mbifaturuar familjet tona.

Kjo është e papranueshme dhe unë nuk do ta toleroj në asnjë mënyrë. Çdo mbifaturim do të anullohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi. Ndjesë kujtdo që i është shkaktuar ky shqetësim“,- ka thënë Veliaj.

UKT është një ndërmarrje aksionere mes Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz si dhe të ish Komunave. Bashkia e Tiranës ka shumicën e aksioneve të kompanisë, ndaj dhe pritet që kryebashkiaku Veliaj t’i komunikojë vendimin e Bashkisë Tiranë si aksioner i shumicës, asamblesë, në fillim të javës që vjen.
Profecia”: Ja çfarë shkruante At Fishta 102 vite më parë...

Vitet kanë ecur, por shumë gjëra nuk kanë ndryshuar shumë edhe sot për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Figura e shquar e letrave shqipe, At Gjergj Fishta, vjen në rolin e profetit në këtë shkrim të 102 viteve më parë.

Fotolajm: S’e fut gruaja në shtëpi, Gëzimi lidh veten në shtyllë

58­vjeçari Gëzim Agolli, është vetëlidhur në shenjë proteste dhe i gatshëm të vetëflijohet për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me ish­bashkëshorten.

Ndonëse të ndarë ligjërisht, ata kanë si pronë të përbashkët një shtëpi, por ish-bashkëshortja nuk e lejon atë të qëndrojë në banesë.

Vetë Agolli, thotë se, as policia nuk e ndihmon dot në këtë rast, për shkak se ish-bashkëshortja ka njohje me njerëz me pushtet.

“Këtu do vdes në shtyllë elektrike. Do kap trefazorin deri në vdekje. I dashuri gruas time fle këtu në shtëpi dhe unë rri rrugëve. Kam 11 muaj që rri rrugëve.

E divorcova unë, se e kapa në flagrancë me të dashurin e vet, me qeveritar. Kërkoj të futem në banesën time, kjo është banesa ime”,- ka thënë ai.


Letër e hapur profesor Rexhep Qoses
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   65   66   67   68   69   70   71   72   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish