Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet61/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   352

John Kerry:

“Mirëmëngjes të gjithëve ju dhe faleminderit shumë zoti Kryeministër. Vlerësoj krijueshmërinë tuaj jashtë mase. Jam jashtëzakonisht vlerësuar për mikpritjen e ngrohtë. Presidenti Obama më ka thënë që të kujdesemi për Shqipërinë. Ndodhem këtu sepse jemi miq. Ne jemi aleatë dhe kemi interesa të përbashkëta.

Ne përkujtomë 25-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Shqipëria ka qenë në koalicionin kundër ISIS që nga fillimi dhe po qëndron bashkë me ne në Afganistan për të theksuar rëndësinë e tolerancës. Shqipëria nuk është thjesht një mike. Shqipëria është një vend anëtare e NATO dhe sjelle përgjegjësi të veçanta për rajonin.

Gjatë takimit të sotëm, kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqyrtuam përparimin domethënë se të bërë nga Shqipëria në mënyrë që të ndërmarrë përgjegjësitë e plota të anëtarësimit dhe për të bërë gjërat që të integrohet më thellë. Pra është e qartë se Shqipëria është duke lëvizur në rrugën e duhur”.

Vijon …

Associated Press zbardh qëllimin e vizitës së Kerry-t në Tiranë

Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry po viziton Shqipërinë për të ndihmuar vendin ballkanik të bëjë një shtytje në miratimin e paketës së madhe të reformave në gjyqësor dhe legjislativ. Kështu shkruan agjencia më e madhe e lajme në botë, “Associated Press”.

Sipas saj: “Kerry është duke bërë një ndalesë të vogël të dielën në kryeqytetin shqiptar për t’i bërë thirrje qeverisë dhe partive opozitare, për të mbështetur paketën, e cila tani është në pritje në parlament”,- vijon më tej Associated Press.

Zyrtarët amerikanë që udhëtojnë me Kerryn thanë se, reformat do të jenë një hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ndryshimet ligjor përfshijnë krijimin e një gjykate anti-korrupsion si dhe Byronë e Hetimit të ngjashme me FBI-në.
Kerry ka në plan gjithashtu të falënderojë Shqipërinë për kontributin e saj në luftën kundër Shteti Islamik, ISIS, shkruan Associated Press. /Opinion.al/

Foto: John Kerry, takim me kreun e PD-së Lulzim Basha

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka nisur takimin me kreun e PD-së Lulzim Basha dhe deputetët që e shoqëronin atë.

Pas konferencës me Ramën, Kerry ka zhvilluar një takim spontan me disa persona që ndodheshin në rrugë, ndërsa ka vizituar edhe memorialin e bunkerit që ndodhet në krah të Kuvendit.

Më pas i shoqëruar nga Rama, sekretari i Shtetit ka shkuar në Rogner për të nisur takimin me Bashën.




Albin Kurti: Kerryt s’i intereson se kush bëhet President i Kosovës
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për vizitën në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, tha se SHBA brengoset për gjendjen në Kosovë dhe tha se populli i Kosovës është mirënjohës për mbështetjen amerikane. Sidoqoftë, ai tha se Shqipëria dhe Kosova duhet të thellojnë bashkëpunimin me SHBA-në.

“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë. Kerry vizitoi Prishtinën në fund të vitit të kaluar. E në fillim të këtij viti po viziton Tiranën. Kjo është një vizitë e rëndësishme edhe për vendin por edhe për kohën kur po ndodh.

Shumica e njohjeve të Kosovës nuk do të ndodhte pa SHBA-në dhe ne jemi falënderues për këtë. Por shqiptarët duhet ta thellojnë aleancën pra të bëjnë bashkëpunim për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

Shqipëria duhet të forcojë ushtrinë, e Kosova duhet të formojë ushtrinë. Prandaj, ne duhet të kemi më shumë bashkëpunim në çështjen e sigurisë”,- tha Kurti.

I pyetur se nëse kjo vizitë e Kerryt është mbështetje për zgjedhjen e Hashim Thaçit për president, Kurti tha se nuk beson se Sekretari Amerikan “përzihet” se kush do të duhej të ishte President i Kosovës.

“Besoj se nuk është kjo vizitë për mbështetje për Thaçin President. Nuk besoj se zoti Kerry përzihet se kush do të bëhet President në Kosovë”,- tha Kurti.


Vizita e Kerryt: Policia ndalon turistin e huaj, mbante çantë shpine
Gjatë pritjes së mbërritjes së Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, policia ka shoqëruar një person, i cili mbante me vete një çantë të madhe.

Ai ecte me këmbë në qendër të kryeqytetit dhe u shoqërua nga policia për të kontrolluar çantën e tij, në kuadër të masave të forta të policisë për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

Nuk dihet se çfarë ka në çantën e qytetarit, por sidoqoftë autoritetet kanë ngjallur dyshime duke marrë shkas edhe nga vizita e Kerryt. Mësohet se i shoqëruari është një turist i huaj.

Kerry në Tëitter: Diskutuam për sigurinë, ekonominë dhe hyrjen në BE

12:10 “Zhvilluam bisedime të një rangu të gjerë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, nga çështjet e sigurisë dhe Daesh (ISIS), te ekonomia dhe hyrja në BE”, shkruan Kerry në Tëitter pas daljes nga Kryeministria.

kerry tëitter



12:08 Sekretari John Kerry është takuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha, dhe deputetët e opozitës.

basha-kerry



11:57 Pas konferencës së përbashkët për shtyp, Kerry e Rama dalin së bashku në këmbë. Të dy së bashku vizituan memorialin “PostBllok”. Më pas, Kerry do të shkojë në hotel Rogner, për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe disa deputetë të opozitës.

11:55 Sekretari Kerry falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen.

“Duhet të luftojmë ekstremizmin e dhunshëm. Shqipëria është një nga anëtarët themeluese të këtij koalcioni. Ajo po qëndron bashkë me ne në irak afganistan për të theksuar rëndësinë e tolerancës, shqipëria është vend anëtar i nato dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Kryem dhe min jashtëm më theksuan. Duhet kaolicion i gjerë kundër terrorizmit. Shqipëria është duke lëvizuer në drejhtimin dhe rrugëne duhur. Ligji dekriminalizimit hjap kurajoz. Jam i inkuruajuar nga paketa e reformës në drejtësi. Një qeverisje llogaridhënëse. Ne jemi me ju. Por janë shqiptarët që miratojnë ligjet. Gjykatësit dhe prokurorët duhet tu përmbahen të njëjtave rregullave dhe cdo kush duhet të jetë i barabartë para ligjit pavarësisht se kush është në pushtet”, tha Kerry.



11:38 Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry kanë dalë në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Ne shqiptaret ndajmë me SHBA marrëveshje shumë të ngushta. Dokumenti i partneritetit strategjik ka përcaktuar piketat në fushën e sigurisë, energjisë. Zhvillimi i mëtejshëm lidhet me të gjitha siguritë. Lidhja jonë speciale na jep përgjegjësi të posaçme për rritjen e sigurisë e forcimin e sigurisë. Shqiptarët i janë besnikërisht shba.

As shqipëria e as shqiptarët nuk do ishin sot më të respektuar si kurrë më parë pa SHBA. Pa mbështetjen e SHBA nuk do kishim bërë kaq shumë progres në rrugën e reformave. Diskutuam për reformën në drejtësi. Ne i jemi mirënjohës SHBA për ndihmën në rrugën e kësaj reforme. Për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë krah atyre shqiptarë. Marsi do të jetë muaji i votimit në kuvend i reformës. Me SHBA në krah e shohim të realizueshme këtë objektiv”, tha Rama.

11:30 Sekretari Kerry ka shkruar në Tëitter për vizitën në Shqipëri:

“Jam shumë i kënaqur që po vizitoj Shqipërinë sot dhe i jam mirënjohës për pritjen e ngrohtë Presidentit Nishani”.



11:15 Kryeministri Edi Rama ka pritur Sekretarin e Shtetit, John Kerry, i shoqëruar nga një numër ministrash e deputetësh.

Përveç ministrit të jashtëm, Ditmir Bushati, përkrah Ramës ka qenë ministri i drejtësi, Ylli Manjani, ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe deputeti socialist Pandeli Majko.

john-kerry-rama-1

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur edhe zyrtarisht axhendën e vizitës së Sekretarit amerikan, John Kerry, në Tiranë.

Përmes një njoftimi të kësaj të diele, zyrtarë të lartë të DASH-it japin të parat informacione në lidhje me synimet e kësaj vizite dhe se, përse e kanë ndërmarrë në këtë moment në Tiranë. Në ditën e Shën Valentinit, Sekretari Kerry do të qëndrojë për rreth 4 orë. Me të zbritur avioni në Aeroportin “Nënë Tereza”, John Kerry do të ketë një takim me ministrin Bushati e më pas me kryeministrin Rama.

Sfida më e madhe në Shqipëri është sigurisht rrugëtimi drejt BE-së. Por problemet me krimin, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit kanë qenë gjithnjë në rritje. Tashmë në Shqipëri, – siç thekson DASH, – politikanët janë në një situatë specifike për adresimin e këtyre problemeve. Ata kanë arritur sukses me një proces shumë të debatuar gjatë vitit të kaluar, për t’u përballur me kriminalitetin në politikë, sepse kanë persona mes partive më të mëdha të vendit, por edhe në Parlament, të cilët akuzohen për krime të kryera dhe për mos mbajtje përgjegjësie. Por këtë duhet ta tejkalojnë.

Ndërkohë që tashmë janë duke punuar mbi një paketë më të gjerë të reformës në drejtësi, një proces që pritet të forcojë sistemin e tyre ligjor etj. Në tryezën e Presidentit ndodhet një paketë ligjore të shtyrë përpara nga partia e kryeministrit Rama. Qeveria e drejtuar prej tij është në negociata me partinë më të madhe në opozitë, një prej arsyeve përse Sekretari po shkon atje për të përforcuar mesazhin se kjo paketë specifike legjislative është pjesë e spastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të hedhë një hap më të sigurtë drejt Bashkimit Europian, por edhe për të përmirësuar klimën për investime të huaja.

Sa i përket paketës legjislative, amerikanët thonë se kanë dhënë këshilla konkrete në lidhje me hartimin e draftit, ashtu sikurse dhe në terma balancimi. Po i ndihmojmë ata t’i bëjnë gjërat siç duhet, apo siç u sugjerohet nga ekspertë këshilltarë të Këshillit të Europës. Disa prej strukturave të tyre që kërkojnë të formojnë apo riformatojnë, janë të ngjashme me ato të sistemit të drejtësisë amerikane. Për shembull, ata duan të krijojnë një strukturë hetimore të tipit Byro Federale e Hetimit (FBI), të cilën nuk e kanë. Ajo do t’ua sillte sektorin e tyre të drejtësisë në të njëjtën linjë me normat europiane dhe amerikane.



10:50 Institucioni i Presidencës ka nxjerrë një komunikatë zyrtare lidhur me bisedën e Presidentit Bujar Nishani me Sekretarin John Kerry në aeroport.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.

Nnishani lu kerry

Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.

Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama”, thuhet në deklaratën e presidencës.

Kerry- Ditmir Bushati

Ndërkaq, Sekretari Kerry e ka përfunduar takimin me Bushatin dhe tani është në takim me kryeministrin Edi Rama.

*****

10:19 Autokolona që sjell Sekretarin Kerry mbërrin në Tiranë, ku është përshëndetur nga mjaft qytetarë në anët e rrugës.

Sekretari mbërrin në Kryeministri, ku do të zhvillojë një takim me ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati, pastaj me kryeministrin Edi Rama. Në përfundim të takimit me Ramën, të dy do të dalin në një konferencë për shtyp. Më pas, takimi me opozitën në Hotel Rogner.

****

9:56 John Kerry zbret nga avioni në tokën shqiptare, ku pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Të tre bisedojnë për pak kohë para shkallëve të avionit.

Nishani -Kerry

Pak minuta më pas, Nishani e Kerry shtrëngojnë duart, duke u ndarë nga njëri-tjetri. Ky ishte takimi i programuar midis Presidentit dhe Sekretarit në aeroportin e Rinasit. Me sa duket, vonesa prej 45 minutash bëri që biseda të zhvillohej para shkallëve të avionit dhe jo në ndonjë nga ambientet e godinës së aeroportit.

*******

9:45 Aeroplani që mban në bord Sekretarin e Shtetit të SHBA, John Kerry, është ulur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në orën 9:45 minuta. Ulja është bërë plot 45 minuta më vonë nga ora e dhënë më parë si momenti i mbërritjes së Sekretarit në Tiranë.

*******


Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare ku do të ketë takime me presidentin Nishani, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së, Basha. Përpos mesazheve të përkrahjes për Shqipërinë dhe konfirmimit të koalicionit anti-terrorizëm, zyrtari i lartë amerikan se do t’i kërkojë Tiranës pritjen e rreth 1 mijë muxhahedinëve, anëtarë të opozitës iraniane. Vetëm pak ditë para vizitës së Kerrit, mediat iraniane raportuan se një grup prej 22 muxhahedinësh, të cilët jetonin në “Kampin e Lirisë” në Irak, u zhvendosën në Shqipëri, shkruan Gazeta Shqiptare.

Ardhja e tyre është pjesë e marrëveshjes Shqipëri-SHBA për strehimin e pjesëtarëve të opozitës iraniane të cilët ndihen të rrezikuar në vendlindjen e tyre. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur rreth 400 anëtarë të organizatës “Muxhahedinët e popullit iranian”. Për herë të parë, muxhahedinët erdhën në Shqipëri në vitin 2013, pas premtimit që ish-kryeministri Berisha i bëri sekretares së Shtetit, Hillary Clinton.

Burime për GSH thanë se edhe vizita e sekretarit Xhon Kerri lidhet me një kërkesë ndaj shtetit shqiptar për të mikpritur deri në 1 mijë anëtarë të opozitës iraniane. Edi Rama duket se ka dhënë miratimin paraprak për këtë shifër e në këtë pikë edhe opozita bashkohet me qeverinë për të strehuar në Shqipëri muxhahedinët, të cilët aktualisht ndodhen në Iran në “Kampin e Lirisë”.

Sekretari Kerry do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, dhe do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Sekretari Kerry do të mbërrijë në Kryeministri në orën 10.10, për t’u takuar fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11.00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë një deklaratë për shtyp.

Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjithashtu, mësohet se Kerry do të takojë edhe të rinj nga shoqëria civile, takim që mbahet në Muzeun Kombëtar.

Ai është sekretari i pestë amerikan i shtetit, i cili viziton Shqipërinë.

Vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry të dielën në Tiranë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie. Sipas policisë, për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan do të ketë një plan të detajuar dhe të veçantë masash, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel apo kryeministrit serb, Vuçiç.



Konferenca Rama-Kerry: Asnjë fjalë për muxhahedinët në Shqipëri

Ajo që besohej se do të ishte pjesa kryesore e axhendës së vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, strehimi i të tjerë pjesëtarëve të opozitës iraniane që jetojnë në kampin Liria në Irak, nuk është përmendur aspak në konferencës për shtyp ndërmjet Ramës dhe Kerryt.


Nuk është ende e qartë nëse kjo temë është diskutuar në takimin e dy shtetarëve por mbetet për tu parë se cili do të jetë sqarimi i kryeministrisë mbi këtë çështje.
Basha pas takimit me Kerryn: Ja për çfarë biseduam...

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për median, pas takimit me sekretarin e shtetit të SHBA-së, John Kerry.

Basha u shpreh se, “PD si në qeverisje dhe opozitë do të kountribuojë për forcimin e demokracisë dhe për zbatimin e dekriminalizimit dhe bërjen e reformës në drejtësi, sipas rekomandimeve që janë bërë”.

“E sigurova Sekretarin e Shtetit që Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të demokracisë, shtetit ligjor dhe ashtu si në qeverisje edhe në opozitë, PD mbetet e përkushtuar ndaj lëtyre vlerave jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i Dekriminalizimit dhe që nuk do kishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e SHBA”,- theksoi Basha.


Mediat botërore, Reuters: Ja çfarë e çoi Kerryn në Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, mbërriti në Shqipëri të dielën e 14 Shkurtit për të inkurajuar liderët e vendit për të përfunduar reformat antikorrupsion.

Kështu shkruan gjigandi amerikan i informimit “Reuters”. Kerry do të takojë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.

“Parlamenti shqiptar është duke shqyrtuar një paketë të madhe të reformave, të mbështetur nga Perëndimi, që përfshin edhe një njësi të re anti-korrupsion, model i marrë nga Byroja Federale e Hetimeve”,- shkruan Reuters.

“Kerry do të përpiqet ti japë një shtytje reformave”,- tha një zyrtar i DAP për Reuters.

“Sekretari amerikan i Shtetit do të japë mesazhin se Shqipërisë i nevojitet forcimi i ligjeve për të ndëshkuar korrupsionin dhe kjo jo vetëm për tu anëtarësuar në BE por edhe për të rritur klimën e sigurisë për investime”,- ka thënë zyrtari amerikan për Reuters.

Shqipëria ka marrë nga SH.B.A. ndihmë të qëndrueshme ekonomike, duke përfshirë 20 milionë Dollarë deri tani për të reformuar gjyqësorin dhe zbatimin e ligjit. Sakaq Tirana zyrtare ka qenë përkrah Uashingotonit në politikën e saj të jashtme.

Kerry dhe Rama do të diskutojnë për problemin e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Maqedonia që ia janë bashkuar Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Kerry vjen për herë të parë në Shqipëri, por edhe paraardhësja e tij, Hillary Clinton ka vizituar Shqipërinë në nëntori i vitit 2012.

Cfarë mesazhi sjellë Kerri në Tiranë?

Nga Blendi Fevziu
“Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe zgjat as me shume dhe as me pak se sa vizitat e tjera te Sekretareve Amerikane te shtetit. Kerri behet Shefi i katert i diplomacise amerikane qe viziton Tiranen ne historine e raporteve midis dy vendeve. Edhe pse ne fakt, ky raport kulmon thjeshte dhe kryesisht ne 25 vitet e fundit. Marredheniet diplomatike mes Shqiperise dhe SHBA jane vendosur zyrtarisht ne 28 Korrik 1922. Ato vijuan ne kushte normale deri ne Shtator 1939, kur Qeveria kukull e Tiranes vendosi t’i nderprese si pasoje e pushtimit italian disa muaj me pare. Raportet diplomatike tentuan te rikthehen ne 1944, por kjo nuk ndodhi kurre. Per nje periudhe thuajse 46 vjecare nuk pati asnje kontakt me SHBA. Regjimi komunist mohoi jo vetem marredheniet diplomatike, por edhe takimet formale apo dhenien e dores mes diplomateve amerikane dhe atyre shqiptare. Nderkohe, SHBA e vendosi Shqiperine per 35 vjet ne listen e 4 vendeve qe amerikanet nuk mund ta vizitonin sepse Departamenti i Shtetit nuk siguronte dot mbrojtjen e tyre. Kjo situate absurde mori fund me hapjen e Shqiperise dhe rrezimin e regjimit komunist. Pas shpalljes se pluralizmit politik, ne Mars 1991 u rivendosen ne Uashington marredheniet diplomatike mes dy vendeve.

Ne Qershor 1991, Xhejms Bejker u be Sekretari i pare i Shtetit qe vizitoi Tiranen. Ai dhe shtypi amerikan u surprizuan nga entusiazmi i njerezve qe thuajse e ngriten ne krahe limuzinen e kryediplomatit. Bejkeri deklaroi ne Tirane perpara turmes entusiazte prej disa qindra mijera vetesh formulen magjike te demokracise: Liria funksionon!

Entusiazmi i shqiptareve per SHBA, i pazbehur nga propaganda komuniste, nuk ndryshoi me rrjedhen e viteve. Ollbrajt u prit po me kaq entusiazem kur mberriti ne Shqiperi ne vitin 2000, menjehere pas luftes se Kosoves.

Kolin Pauell ne vitin 2003 e konsideroi po ashtu viziten e tij mbreselenese ndersa ecte ne bulevard per te shkuar nga takimi me Kryeministrin tek ai me Presidentin.

E fundit ishte Hillari Klinton, qe e vizitoi Shqiperine me 1 nentor 2012 ne nje vizite respekti dhe kortezie per 100 vjetorin e pavaresise.

Midis gjithe ketyre vizitave padyshim me mbreselenesja eshte ajo e Presidentit Xhorxh Bush i cili mberriti ne Tirane ne Qershor 2007. Ne ditet me te veshtira te popullaritetit te tij ne Europe, Bush u befasua nga pritja impresionuese qe ju be ne Tirane e sidomos ne qytetin e vogel te Fushe Krujes. Me shume se sa nje pritje per emrin dhe aksionin e tij, ajo ishte falenderimi i Shqiptareve per SHBA. Sot ne qender te qytetit te vogel eshte ngritur nje monument ne nderim te tij.

Nderkohe marredheniet kane njohur edhe shume vizita te Ministrave te Jashtem, Presidenteve dhe Kryeministrave shqiptare ne SHBA. Dy prej tyre, ajo e Qershorit 1992 dhe ajo e Shtatorit 1995 kane qene ne zyren ovale.

Ajo qe ben pershtypje ne viziten e Kerrit eshte fakti qe axhenda e tij ka shmangur Parlamentin. Te gjithe Sekretaret Ameriken te Shtetit kane pasur si kulmin e tyre, fjalimin ne Parlament. Parlamenti eshte nje prej insitucioneve kult ne demokracine dhe filozofine politike Amerikane. Bejker ka folur aty, madje perpara disa personazheve qe ishin pergjegjes per prishjen e marredhenieve me SHBA ne vite, ish funksionare te regjimit te vjeter.

Ollbrajt pati aty fjalimin e saj me te mire qe e nisi duke cituar Ismail Kadarene. Po keshtu Kolin Pauell dhe Hillari Klinton.

Cfare ka ndodhur ne axhenden e Kerrit dhe cili eshte mesazhi qe ai do te jape. Pertej faktit qe besojne disa se Kerri s’ka dashur te prishe nje dite pushimi te deputeteve shqiptare, ose t’ju prishe Shen Valentinin disa te tjereve, shmangia e Parlamentit do te thote dicka. Gjithsesi axhenda duhet pare deri ne fund, por po ashtu mesazhi i tij duhet lexuar. Ndryshe nga vitet e tjera, kete here eshte futur ne axhende nje takim 1 + 4 me opoziten qe s’ka qene asnjehere i nje formati te tille. Pritet ende te shohim se cili do jete qellimi kryesor i vizites. Zakonisht Sekretari i Shtetit vjen per probleme pertej atyre te politikes shqiptare te dites. Problemet e Sirise, stabilitetit te Kosoves dhe opozites iraniane jane permendur gjithashtu ne media.

Pertej te gjitha ketyre, vete vizita e Kerrit eshte nje mesazh me vete, ne nje moment qe marredheniet politike me Uashingtonin kane pasur nje lloj ngerci, shkaku i te cilit nuk eshte shpjeguar asnjehere. Vete vizita mund te sherbeje per t’i kuptuar me mire ato dhe per te kuptuar me mire edhe ate qe amerikanet duan te thone. Qofte edhe me mesazhe te terthorta”.

Shpërthen Rozana: S’gëzoj dot Shën Valentinin në këtë vend, s’ka ujë e drita

Këngëtarja Rozana Radi ka postuar në orët e para të mëngjesit këtë mesazh ku thotë se nuk del dot për të gëzuar Shën Valentinin, pasi uji dhe dritat në shtëpinë e saj kanë ikur qysh dje.

“Ku ti fshihem këtij vend që veç zhgënjimit nuk po më jep gjë tjetër?”,- shkruan Rozana.

Foto e ditës... nga Edi Rama
Kjo foto e cila ka në plan të parë Sekretarin Amerikan të Shtëtit, Jhon Kerry dhe Kryeministrin Edi Rama, teksa mbajnë në krah një femijë shqiptar gjatë një takimi me qytetarë të Tiranës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nuk është botuar nga ndonjë media shqiptare apo ndërkombëtare, por nga vet kryeministi Rama i cili i ka vënë asaj diciturën: “PHOTO OF THE DAY”.

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë arratiset në Bullgari

Ish-ministrja e Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankulovska, është arratisur në Bullgari, pasi Prokuroria Speciale nisi hetimet për parregullsi në zgjedhjet e 2012-s.

Edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, dyshohet për kryerjen e kësaj vepre penale dhe flitet se ai ka shkuar në Greqi.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në çështjen “Titaniku”, ku dyshohet se zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë të përfshirë në kryerjen e veprave të ndryshme penale. /shqiptarja.com/



Fotolajm: Ja si dhe ku tregtohet peshku në Kavajë...
Këto pamje mjaftë “të shijshme” janë në një prej rrugëve të Kavajës ku peshku tregtohet thuajse në kushte natyrore...
Fotolajm: Përshtypjet e Kerryt për Shqipërinë. Ja çfarë shkruajti
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerryt, ka lënë mbresat e tij më të mira për mikpritjen në Tiranë. Në librin e përshtypjeve, që ndodhet në bibliotekën e Kryeministrisë, ai shkruan:

“Faleminderit popullit shqiptar për pritjen jashtëzakonisht zemërgjerë në vendin tuaj të bukur. Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare për miqësinë tonë. Shqipëria është një aleate e shkëlqyer e NATO-s. Një partner në luftën kundër ekstremizmit dhe një mike e shkëlqyer. Përshëndetjet më të përzemërta, John Kerry”.




Kerry përfundon bashkëbisedimin tek Muzeu me shoqërinë civile

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka përfunduar bashkëbisedimin me shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Zyrtari i lartë amerikan do t’i drejtohet aeroportit ‘Nënë Tereza’ për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë. Kerry shoqërohet nga masa të forta policie, ku në terren janë një numër i madh i efektiëvve të agjencive të ndryshme ligjzbatuese, kurse nga ajri bëhet patrullim me helikopter të ushtrisë.

Deri tani nuk është shënuar asnjë incident gjatë vizitës së Sekretarit Kerry.


Pse Ditmir Bushati nxorri gjuhën gjatë fotos me sekretarin Kerry?

Një xhest aspak dinjitoz ka shoqëruar pozimin para fotografëve të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe sekretarit John Kerry.

Shefi i diplomacisë shqiptare është fotografuar duke nxjerrë gjuhën jashtë, një gjest që tregon ose tensionin dhe emocionin foshnjarak të Bushatit për shkak të takimit, ose faktin se ai nuk di ta përmbajë veten dhe kujton se është ende drejtues i ndonjë OJQ-je që aplikonte lart e poshtë për fonde për të mos bërë asgjë dhe jo shef i diplomacisë shqiptare.

Edhe sot në fakt ai ishte thjeshtë homologu që i ra lapsi të takonte Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe vetëm kaq, por edhe këtë fraksion të lavdisë së tij personale duket se Bushati nuk arriti ta mbyllte me sukses deri në fund.




Muxhahedinët, Rama: Do t’i pranojmë, por s’biseduam me Kerryn

Edi Rama i ka mohuar komentet e shtypit se, Xhon Kerry kishte ardhur në Tiranë për çështjen e pritjes nga Tirana të mbi 2 mijë muhaxhedinëve, por ai e ka pranuar se qeveria shqipëtare do t’i presë ata. ​

Fill pas përfundimit të deklaratës për shtyp me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, në një prononcim për “Top Channel”, kryeministri Edi Rama, tha se, nuk është diskutuar me kryediplomatin amerikan çështja e muxhahedinëve, por reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Rama tha se, Shqipëria i respekton angazhimet që ka marë.

"Eshtë një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”,- u shpreh Rama.

Kryeministri foli edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të cilën tha se, ka mbështetjen e Uashingtonit si pjesë e reformave të përgjithshme të vendit.



Kerry takon qytetarin nga Kosova: Popullit tënd jepi këtë mesazh

Pas përfundoi bashkëbisedimin me shoqërinë civile tek Muzeu Kombëtar, Sekretari John Kerry shkoi të takonte pak metra më tutje edhe një qytetar nga Kosova, i cili ka ardhur në Tiranë për vizitën e zyrtarit amerikan.

Kerry i dha qytetarit nga Kosova edhe një porosi për vendin e tij:

“Meqë je nga Kosova, dua të jap një mesazh për popullin tënd. Vazhdoni të ecni përpara”,- i ka thënë Sekretari John Kerry.

Edhe kësaj radhe Kerry theu protokollin duke iu afruar turmës ku ishin mbledhur qytetarët shqiptarët. E megjithatë, asnjë incident nuk është shënuar gjatë ditës së sotme.

Pasi i dha mesazhin qytetarit nga Kosovë, diplomati amerikan u drejtua për në aeroportin “Nënë Tereza” për të përmbyllur vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit 4 orë në Tiranë, John Kerry u takua me Presidentin Nishani, ministrin e Jashtëm Bushati, Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e me 4 deputetët që e shoqëronin.

Fotogaleri: Brenda Kryeministrisë, ja kush e takoi John Kerry-n
Përmes këtyre fotove shihet qartë gjithë vizita e John Kerry-t në Kryeministri, që nga pritja e Bushatit, më tej, kryeministri Rama që del e takon në korridor dhe bën edhe “cicëronin”, duke shpjeguar gjithë domethënien e pikturave dhe sendeve që gjenden në këtë godinë.

Më tej shohim shtërngim duarsh me ministrat: Tahiri, Kodheli dhe Manjani.

Theksojmë se ministri i Drejtësisë është i vetmi përfaqësues i LSI që takoi Sekretarin amerikan të Shtetit.

Nga socialistët që nuk janë pjesë e kabinetit vihet re, Pandeli Majko.

Shihni galerinë e fotove, brenda Kryeministrisë:
Foto: Kerry lë Shqipërinë, vizita u mbyll pa incidente

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry përfunduar vizitën zyrtare në Tiranë, ku u takua me Presidentin Nishani, Kryeministrin Rama, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Kerry qëndroi për 4 orë në Tiranë, ku në qendër të diskutimeve ishte reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Sekretari Amerikan zhvilloi një bashkëbisedim edhe shoqërinë civile në Muzeun Kombëtar.

Avioni i diplomatit amerikan “Air Force 2” u largua nga toka shqiptare në orën 14:00. Vizita e Sekretarit Kerry u përmbyll pa asnjë incident.



Ja si e pasqyrojnë mediat greke vizitën e Kerry-t në Shqipëri...

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në vendin tonë është pasqyruar edhe nga shtypi grek. Disa prej mediave më të rëndësishme të vendit fqinj, kanë komentuar për mbërritjen në Tiranë të diplomatit amerikan.

“John Kerry në Tiranë” është kryeartikulli i të gjitha mediave.

Një vizitë e rëndësishme është cilësuar nga gazetat greke kjo vizitë zyrtare, ku u diskutua për luftën kundër terrorizmit fetar, Kosovës, reformës në drejtësi dhe për muxhahedinët.

Kjo e fundit ka shqetësuar më së shumti grekët, të cilët i druhen ardhjes së iranianëve në rajon.

Vizita e Sekretarit John Kerry u shoqërua me masa të forta sigurie si nga ajri dhe nga toka, ku ishin angazhuar më shumë se 1500 efektivë të agjencive të ndryshme ligjzbatuese.


Fotolajm: Takimi i rrallë në pistën e aeroportit dhe një mesazh...

Duket se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dhënë një mesazh në emër të dikujt... Sekretarit amerikan të Shtëtit, John Kerry, në takimin “special” që pati me këtë të fundit në pistën e aeroporit “Nënë Tereza” në Rinas.

“Lexhenda is everyëhere ��”: Është kjo dicitura e kësaj fotoje në portalin “Jeta osh Qef”.

Foto: Ja masat që u morrën për pritjen e Kerry-t sot në Tiranë

Këto foto tregojnë disa nga masat e sigurisë në Tiranë gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Zyrtari amerikan mbajti takime me presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e opozitës për çështje si Reforma në Drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit./BIRN/


Foto: Largimi i Kerryt, ja si koordinohet mbrojtja nga ajri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas përfundimit të takimeve zyrtare udhëtoi drejt Rinasit për t’u ngjitur në avion.

Këto foto tregojnë se si forcat ushtarake ndoqën hap pas hapi dhe monitoruan udhëtimin e Kerryt drejt Rinasit.
15/02/2016.......................................
Ristani: Rama shpërfill Kerryn, promovon të inkriminuarit

Sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se po shpërfill mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, lidhur me dekriminalizimin, duke vazhduar të përdorë elementë të inkriminuar në partinë e tij.

“Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi të papranueshme që Arben Ndoka, i dënuar në Itali për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi, të ishte pjesë e Parlamentit.

Sekretari Kerry, pasi e vlerësoi dje në Tiranë procesin e dekriminalizimit, e veçoi atë si sukses dhe model që duhet ndjekur. E megjithatë, i zgjedhuri i Edi Ramës, i besuari i tij në Lezhë, ka prezantuar prefektin e qarkut”,- ka deklaruar Ristani.

Duke treguar edhe një foto të personave në fjalë, Ristani ka nënvizuar se, Ndoka po vepron me bekimin e Edi Ramës, pavarësisht se ligji për dekriminalizimin, i nxitur nga opozita dhe ndërkombëtarët, e nxorri atë nga Parlamenti.

“Edi Rama sfidon hapur dekriminalizimin, sfidon hapur mesazhin e zotit John Kerry.

Ai vazhdon t’u japë pushtet personave të inkriminuar, vazhdon t’i mbajë ata afër dhe po i përgadit ata për zgjedhjet që po vijnë për të deformuar votën e lirë”,- ka thënë deputeti demokrat.

“Ende pa u mbushur 24 orë nga mesazhi i sekretarit Kerry për dekriminalizimin, Edi Rama po konfirmohet si promotor dhe protektor i krimit në politikë”,- ka vijuar ai./Top Channel/



Tabela: Çmimi i naftës në Shqipëri, 70% më shtrenjtë se Maqedonia

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë ditëve të fundit, duke u reduktuar me 6-7 lekë për litër.

Në pikat e tregtimit të operatorëve më të mëdhenj, Kastrati dhe Eida, një litër naftë shitet me 152 lekë për litër, nga 157-158 lekë që ishte më parë. Gega Oil e ka ulur naftën nën 150 lekë, ndërs Alpet vijon ta mbajë në nivelet më të shtrenjta, afër 160 lekëve. Tek disa pika të bardha, nafta ka zbritur deri në 140 lekë për litër, por dilema mbetet lidhur me cilësinë e karburantit që tregtohet në to.

Që kur arriti në gati 180 lekë për litër në pjesën e parë të 2015-n, çmimet e karburanteve kanë rënë vazhdimisht muajt e fundit.

Nafta e lirë në tregjet ndërkombëtare, në rreth 33 dollarë për fuçi për treguesin Brent , është arsyeja kryesore e kësaj tendence ulëse. Edhe dollari, monedha me të cilin tregtohet ky produkt, ka qenë më i qëndrueshëm, duke u këmbyer me rreth 124 lekë, nga mbi 130 lekë që arriti një vit më parë.

Ndonëse Shqipërisa renditet si një ndër vendet me çmime më të larta të karburantit në Europë, operatorët e tregut pohojnë se me këtë zbritje çmimet kanë prekur fundin dhe nuk mund të pritet ulje e mëtejshme, edhe nëse nafta bie më tej në bursat ndërkombëtare, për shkak të taksave të larta.

Sipas tyre, pikërisht barra e lartë e taksave në Shqipëri, sidomos në raport me rajonin, është arsyeja kryesore pse shqiptarët e paguajnë më shtrenjtë naftën.

Sipas të dhënave nga Global Price Petrol, të përditësuara në 8 shkurt, Shqipëria vijonte të renditej e 14-a më e shtrenjtë në botë. Në Europë më të shtrenjtë se ne janë Holanda, Danimarka, Italia, Malta, Islanda, Monako, Suedia, Zvicra, Anglia, Norvegjia, shtete këto që kanë një nivel standardi jetese shumë më të lartë sesa tonin.

Nafta në Shqipëri, pse është 70% më e shtrenjtë se në Maqedoni

Në Maqedoni, sipas Global Price Petrol, në 8 shkurt, nafta kushtonte 0.74 dollarë për litër, gati gjysma e asaj në Shqipëri (1.27 dollarë, sipas të njëjtit tregues në të njëjtën datë). Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me numrin e lartë të taksave që paguhen për naftën në Shqipëri.

Çmimi i blerjes në port llogaritet i njëjtë për të dy vendet, në rreth 35 lekë për litër.

Në Maqedoni, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH, në rreth 15 lekë për litër (norma e TVSH-së në Maqedoni është 18%, ndërsa zbatohet mbi një çmim 70% më të ulët se në Shqipëri).

Ndryshe nga Shqipëria, Maqedonia nuk e ka taksën e qarkullimit të përfshirë në çmimin e naftës, por tek automjetet.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH (e parë) arrin në 21 lekë për litër.

Në total, në Maqedoni taksat direkte janë rreth 43 lekë për litër dhe në Shqipëri 90 lekë për litër.

Krahas tyre, në Shqipëri është shumëfishuar tarifa e rilicencimit të pikave të tregtimit të karburanteve, që sipas operatorëve llogarit një kosto shtesë prej 5-10 lekë për litër.

Kosto të tjera përfshijnë tarifat për Inspektoriatin Qendror Teknik, taksë tabele, taksë reklame, amortizim, TVSH e dytë, që e çojnë koston në gati 150 lekë për litër.

Si rezultante, aktualisht në Maqedoni një litër naftë kushton rreth 91 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri 150-152 lekë për litër, ose rreth 70% më shtrenjtë./Monitor/



Ndërtimi te Liqeni? Veliaj: Hoqëm 3 pemë për të vënë 3 mijë

Një kënd lojërash për fëmijë por edhe të rinjtë dhe do të ndërtohet në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka sqaruar se, për realizimin e këtij projekti do të ketë 10 ndërhyrje, ku parashikohet të zhvendosen vetëm disa pemë të sëmura, për t’u mbjellë më tej 3 mijë pemë të reja.

Për këtë projekt pati reagime të shoqërisë civile dhe opozitës në rrjetet sociale, të cilat ngritën zërin për prerje të pemëve në mënyrë të “fshehtë” nga ana e Bashkisë.

Ndaj Veliaj, ka sqaruar se, projekti është prezantuar prej tij në mesin e qytetarëve.

“Për ata që bërtasin ne po bëjmë Tiranën të jetueshme. Do zhvendosim 3 pemë, mbjellim 3 mijë të reja. Për fëmijët do ketë hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll. Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret.

Kjo histeri kolektve shuhet pas daljes së projektit. Ne do zhvendosim disa pemë, për pemët e sëmura që mund t’i bien dikujt ato pemë priten me kujdes. Do zhvendosim 3 peme dhe do mbjellim 3 mijë pemë të reja.

Opozita e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë te kategoria që Liqenin e shijojnë për Shën Valentin.

U themi që ne vijmë përditë nga liqeni sepse këtu po ndodh një mrekulli.

Vaj medet po mos të kishim Shën Valentin se opozita nuk do të dilte nga Liqeni. Kam qenë me qytetarët kur prezantuam projektin.

Unë punoj me njerëz që e duan Tiranën çdo ditë jo ad hoc. Nuk politizohet çdo vepër e mirë për të krijuar histeri.

Unë dua të bëj histori, ata në Tiranë bënë histeri dhe këto janë dy botëkuptime të ndryshme”,- u shpreh Veliaj.

Këndi i lojërave parashikon hapësira për alpinizëm, pingpong basketboll, dhe një mini-tren që shëtit nëpër park. Një hapësirë si kjo Tirana ka vite që e pret”,- përfundoi kryebashkiaku Erion Veliaj.



Dobësi e diplomacisë ruse që s’jemi me Shqipërinë aty ku duhet”

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish