Ora 10:15
Sekretari i Shtetit i SHBA-së ka mbërritur në selinë e Kryeministrisë ku do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
Ora 09:49
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, John Kerry ka mbërritur në Rinas. Ai është pritur aty nga presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Për shkak të vonesës së Kerryt, takimi mes tij dhe Nishanit është zhvilluar në këmbë edhe pse ishte parashikuar që të zhvillohen në sallën VIP të aeroportit të Rinasit.
Greqia në alarm, kapen tre xhihadistë të ISIS me armë e municione
Policia greke është alarmuar dje pas arrestimit të tre personave të dyshuar se kanë lidhje me xhihadistët e Shtetit Islamik. Dy prej të arrestuarve janë britanikë me origjinë iraniane, 22 vjeç dhe 28 vjeç.
Ata u arrestuan në qytetin e Aleksandropolis-it. Sipas mediave greke dhe atyre britanike, dy të arrestuarve u janë gjetur më shumë se 20 mijë plumba dhe disa armë.
Kurse, personi i tretë i arrestuar është një iranian, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë plumba dhe shumë armë ushtarake.
Nisur nga serioziteti i çështjes, Inteligjenca greke ka mbajtur kontakte edhe me shërbimet e huaja.
Sipas informacioneve të Agjencive Inteligjente, të arrestuarit kishin mbërritur në Greqi nga vendet e tjera të Europës dhe kishin si destinacion Sirinë, ku ndodhen edhe militantët e ISIS.
Besohet se, xhihadistët kishin hyrë në Europë përmes refugjatëve nga Lindja e Mesme. Sipas mediave greke, autoritetet po kryejnë hetime të tjera pasi besohet se ata do të ndërmerrnin sulme në Greqi.
John Kerry nga ushtarak në Vietnam, në Sekretar Shteti në SHBA
Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, ka vizituar ditën e dielë Shqipërinë. Ai është sekretari i pestë amerikan që viziton vendin tonë.
Por kush është John Kerry, dhe cila është e shkuara e tij, para se të bëhej një nga zyrtarët më të lartë të shtetit amerikan.
John Kerry lindi në një familje të pasur në Masaçusets më 11 dhjetor 1943. I ati i tij Richard ishte diplomat amerikan, e ëma Rosemary ishte anëtare e familjes së pasur Forbes, e cila ishte e përfshirë në transportin detar. Kerry e kaloi fëmijërinë në disa shkolla elitare me konvikt si dhe duke kaluar në Francë pushimet verore.
Ylli i atletikës
Me gjatësinë e tij prej më shumë se 1,90 metrash, Kerry u bë një ylli atletike në shkollën e tij elitare me konvikt në Neë Hampshire, St Paul, dhe më vonë në Universitetin Yale. Kur ishte në Yale, Kerry u pranua në klubin gjysmë të fshehtë Skull and Bones, një kub ekskluziv për persona që mendohet se do të bëhen të mëdhenj në të ardhmen. Dy vjet më vonë edhe rivali i tij politik, gjithashtu i diplomuar në Yale, Xhorxh Ë. Bush, u pranua në këtë klub.
Afrimi me madhështinë
Kur ishte në Yale, Kerry u shoqërua për pak kohë me Janet Auchincloss, gjysmë-motra më e vogël e Jacqueline Kennedy-t. Kjo lidhje e vuri atë në kontakt me presidentin e ri popullor John F. Kennedy, duke u bërë dhe mik i tij. Në këtë foto Kerry (anash majtas) është takuar në verën e vitit 1962 me presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes gjatë një dite udhëtimi me anije në Gjirin Narrangasett.
Hero i luftës së Vietnamit
Në vitin 1966 Kerry doli vullnetar për të luftuar në Vietnam, ku ai shërbeu dy herë. Herën e parë ai shërbeu në bordin një fregate raketa-hedhëse në Gjirin e Tonkinit, dhe nuk u angazhua në luftime. Herën e dytë detyra ishte më e rrezikshme. Ai shërbeu si kapiten i një anijeje të shpejtë që patrullonte në ujrat e Deltës së Mekongut. Ai u plagos tri herë dhe mori dekoratën ‘Zemra e Purpurt’ tre herë, si dhe yjet e bronxit dhe argjendit. Koha e shërbimit në Vietnam bëri që Kerry të zhgënjehet gjithnjë e më shumë me luftën. Kur u kthye në SHBA, Kerry u përfshi në fushatën kundër luftës duke u futur në një grup të quajtur Veteranët e Vietnamit Kundër Luftës.
Famë në rritje
Në vitin 1971 Kerry u ngjit në skenën politike kur dëshmoi për çështjen e Vietnamit para Komisionit të Marrëdhënieve t? ? Jashtme të Senatit. Atje ai i bëri një pyetje komisionit, pyetje që mori famë: “Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet në Vietnam? Si mund t’i kërkoni një njeriu të jetë i fundit që vritet për një gabim?”
I dashuri i medias
Pas paraqitjes në Komisionin e Senatit, Kerry u bë i famshëm dhe ishte një i ftuar i kërkuar nga radiot e televizionet. Ky anëtar elegant dhe i rritur në mes gjithë të mirave i elitës së shoqërisë ishte shumë i ndryshëm nga portretizimi i zakonshëm i veprimtarëve kundër luftës dhe veteranëve të luftës së Vietnamit.
Politika
Në vitin 1972 Kerry u përpoq të shfrytëzonte famën e tij politike duke konkurruar për Kongres. Ai e pati të lehtë të fitonte kandidaturën demokrate në Loëell, Masaçusets, dhe dukej se do të fitonte. Por votuesit e kundërshtuan veprimtarin 28-vjeçar në favor të kandidatit të Partisë Republikane dhe ëndrr at e Kerry-it për lavdi të shpejtë politike mbetën të zhytura në pluhur.
Rikthimi
Pas dështimit në zgjedhjet për Kongres, Kerry iu fut karrierës si jurist. Në vitin 1976 ai mori një gradë në drejtësi nga Shkolla e Drejtësisë në Universitetin e Bostonit dhe pastaj i çuditi miqtë e tij liberalë duke punuar si prokuror në zyrën e prokurorisë në rajonin e Middlesex-it. Ai nuk u morr me politikë deri në vitin 1982 kur ai u zgjodh si zëvendësguvernator i Masaçusetsit në kohën kur guvernator ishte Michael Dukakis.
Ngjitja e shkallëve
Vetëm pak vite më vonë, në vitin 1985, Kerry bëri betimin si senator amerikan para Xhorxh H.Ë Bushit, i ati i rivalit të tij të ardhshëm politik. Shumë shpejt pasi mori detyrën, ai zuri një vend shumë të lakmuar si anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, para të cilit ai kishte dhënë dëshmi në fillim të viteve 1970. Ai u shqua gjatë hetimit të akuzave se administrata e presidentit Regan kishte furnizuar në mënyrë të paligjshme rebelët Kontras në Nikaragua.
Shokë lufte
Me kalimin e viteve lufta e Vietnamit nuk ishte më një çështje politike, por ajo vazhdonte të luante një rol qendror në jetën e Kerry-t. Duke bashkuar forcat me senatorin republikan dhe bashkë-veteranin e luftës së Vietnamit, John Mçain, Kerry bëri fushatë për përmirësimin e marrëdhënieve të Amerikës me Hanoin. Të dy ata, që u bënë miq të ngushtë, morën pjesë gjithashtu në hetimin e fatit të ushtarëve amerikanë të humbur që nga ndalimi i luftimeve. Si Kerry ashtu edhe Mçain-i punuan për të sheshuar ndarjet diplomatike midis SHBA-së dhe Vietnamit. Të dy ata ishin në krah të presidentit Bill Klinton kur ai shpalli normalizimin e marrëdhënieve amerikane me Vietnamin në vitin 1995. Ata ishin në krah të tij përsëri në vitin 2000 kur Vietnami dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme tregtare.
Gara presidenciale
Në janar të vitit 2003 Kerry shpalli synimin e tij për të konkurruar për president vitin e ardhshëm. Në fillim, burri i pafjalë, shpesh i akuzuar se i mungon dinamizmi, e pati të vështirë të dalë në pah. Kerry ishte thjesht njëri prej një numri kandidatësh që shpresonin të fitonin kandidaturën demokrate dhe Hoëard Dean-i mbetej më i favorizuari për të fituar. Por në janar të vitit 2004 Kerry i çuditi vëzhguesit duke mundur Dean-in në zgjedhjet demokrate në Ajoua. Një nga një sfidantët demokratë të Kerry-t u eliminuan dhe ai u bë kandidati i partisë për president.
Në vitin 1995 Kerry u martua me Teresa Heinz, vejusha e senatorit republikan, John Heinz, i cili vdiq në një aksident ajror në vitin 1991.
Humbja përballë Bush
Zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2004 mbyllen me humbjen e tij dhe rizgjedhjen e George Ë. Bush. Kerry nuk arriti të fitonte në shtete kyçe të Ioëa, Floridas dhe Ohio duke marrë kështu 252 vota elektorale kundrejt 286 të kandidatit republikan.
Rikthimi
Në vitin 2008 u spekulua shumë për një kandidaturë të Kerry në zgjedhjet presidenciale, por ai vendosi të mbështeste kolegun e tij, Barack Obama. Ai është ka qenë Senator i Shteteve të Bashkuara nga viti 1985 deri në 2013 kur mori detyrën e Sekretarit të Shtetit. Mundi kancerin dhe është ndër më të pasurit në SHBA. Është i gjatë 1,94 m (jo rastësisht është quajtur lanky yankee, (stërhelli i Neë England), flet frëngjisht dhe gjermanisht në mënyrë të rrjedhshme dhe është i apasionuar pas sërfit. .Është një ndër politikanët më të pasur të Shteteve të Bashkuara. Në 2003 u diagnostifikua me kancer në prostatë dhe u kurua. Në janar të vitit 2013 Presidenti Obama emëroi senatorin Xhon Kerri (John Kerry) nga shteti Masaç usets në vend të Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Pas Presidentit, posti më i rëndësishëm qeveritar në SHBA është pikërisht ai Sekretarit të Shtetit.
Foto: Masat e sigurisë për John Kerry, policët me Hummer e maska
Për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Policia e Shtetit ka marrë masa të forta sigurie, duke blinduar kryeqytetin. Në fotot e mëposhtme, duken qartë masat e shtuara të policisë.
Ja çfarë i tha Nishani Kerryt në takimin 4 minutësh
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, duke shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike.
Presidenti Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin.
Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Nis vizita në Tiranë e Sekretarit Kerry
Në aeroport zyrtari i lartë amerikan u prit nga presidenti Bujar Nishani, për të vazhduar më pas takimet zyrtare me ministrin e Jashtëm Bushati dhe kryeministrin Rama
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry mbërriti në Tiranë në orën 9.45 minuta. Mbi tapetin e kuq të shtruar në shkallët e avionit të tij, ai u prit nga presidenti Bujar Nishani, një gjest i konsideruar i pazakontë nga pikëpamja protokollare. Sekretari amerikan u ndal për pak minuta në këmbë me zotin Nishani. Sipas zyrës së Kreut shqiptar të Shtetit, "presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për t’i shprehur mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Presidenti Nishani - vijon më tej komunikata - u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin. Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama", përfundon komunikata e shtypit e zyrës së presidentit Nishani.
Menjëherë nga aeroporti, sekretari Kerry u nis drejt qendrës së kryeqytetit. Në godinën e qeverisë, ai ka patur një takim të parë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhe më pas ka vijuar me kryeministrin Edi Rama. Të dy do të kenë një konferencë për shtyp, ndërsa më pas sekretari Kerry do të takojë kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Qëndrimi në Tiranë pritet të mbyllet me një bashkëbisedim të sekretarit amerikan të Shtetit me një grup të rinjsh shqiptarë.
Ndër temat kryesore të takimeve zyrtare parashikohen ato që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre. Vitin e kaluar Shqipëria nënshkroi dhe dokumentin e Partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni është një mbështetës i fortë i procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe kjo pritet të jetë një tjetër temë diskutimi, me fokus reformën në Drejtësi, për të cilën amerikanët kanë luajtur një rol të dorës së parë. Palët pritet të diskutojnë dhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit dhe zhvillimet e fundit, vecanërisht në Kosovë si dhe problemin e krizës së refugjatëve.
Shqipëria i konsideron Shtetet e Bashkuara një partner strategjik. Në vitin 2012, gjatë vizitës së atëhershme të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, qeveria e ish kryeministrit Berisha ju përgjigj pozitivisht kërkesës për strehimin e 210 muxhahedinëve, përfaqësuesë të opozitës iraniane, të cilët gjendeshin në Irak. Grupi i parë prej 14 vetësh mbërriti në Tiranë në majin e 2013. Nga ana e saj edhe qeveria e kryeministrit Edi Rama ju përmbajt angazhimit të parardhësit. Zoti Rama e pohoi vetë këtë gjatë ndërhyrjes në parlament një ditë më parë kur u shpreh se “është vazhdë e një angazhimi që ne e respektojmë dhe do të vazhdojmë ta respektojmë për arsye që s’ka nevojë t’i shtjellojmë këtu”, deklaroi kryeministri.
Në fakt, grupe të tjera muxhahedinësh kanë vijuar të strehohen në Shqipëri. Një pjesë e tyre e kanë lënë më pas vendin, por janë disa qindra që gjenden ende në territorin shqiptar, dhe nën kujdesin e autoriteteve, të cilat janë të gatshme të presin edhe grupe të tjera, ndoshta me një numër më të madh nga ai i këtyre viteve të fundit.
Zoti Kerry, është sekretari i pestë i Shtetit i cili viziton Shqipërinë. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e sekretarit James Baker, për t’u pasuar 9 vjet më vonë nga Madeleine Albright. Në vitin 2013 do të jetë radha e Colin Paëell, ndërsa 9 vite të tjera më vonë Tiranën e vizitoi zonja Clinton.
Për të garantuar vizitën e Sekretarit Kerry janë marrë masa të rrepta sigurie. Policia njoftoi se “janë angazhuar 1548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore , të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po kështu për kontrollin nga ajri është angazhuar një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë”.
DASH: Kerry, në Tiranë për reformën në drejtësi dhe Byronë
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur edhe zyrtarisht axhendën e vizitës së Sekretarit amerikan, John Kerry, në Tiranë.
Përmes një njoftimi të kësaj të diele, zyrtarë të lartë të DASH-it japin të parat informacione në lidhje me synimet e kësaj vizite dhe se, përse e kanë ndërmarrë në këtë moment në Tiranë. Në ditën e Shën Valentinit, Sekretari Kerry do të qëndrojë për rreth 4 orë. Me të zbritur avioni në Aeroportin “Nënë Tereza”, John Kerry do të ketë një takim me ministrin Bushati e më pas me kryeministrin Rama.
Sfida më e madhe në Shqipëri është sigurisht rrugëtimi drejt BE-së dhe lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe zbatimi i ligjit marrin një rëndësi të veçantë. Tashmë në Shqipëri, - siç thekson DASH, - politikanët janë në një situatë specifike për adresimin e këtyre problemeve. Ata kanë arritur sukses me një proces shumë të debatuar gjatë vitit të kaluar, për t’u përballur me kriminalitetin në politikë, sepse kanë persona mes partive më të mëdha të vendit, por edhe në Parlament, të cilët akuzohen për krime të kryera dhe për mos mbajtje përgjegjësie. Por këtë duhet ta tejkalojnë.
Ndërkohë që tashmë janë duke punuar mbi një paketë më të gjerë të reformës në drejtësi, një proces që pritet të forcojë sistemin e tyre ligjor etj. Në tryezën e Presidentit ndodhet një paketë ligjore të shtyrë përpara nga partia e kryeministrit Rama. Qeveria e drejtuar prej tij është në negociata me partinë më të madhe në opozitë, një prej arsyeve përse Sekretari po shkon atje për të përforcuar mesazhin se kjo paketë specifike legjislative është pjesë e spastrimit të Shqipërisë, jo vetëm që të hedhë një hap më të sigurtë drejt Bashkimit Europian, por edhe për të përmirësuar klimën për investime të huaja.
Sa i përket paketës legjislative, amerikanët thonë se kanë dhënë këshilla konkrete në lidhje me hartimin e draftit, ashtu sikurse dhe në terma balancimi. Po i ndihmojmë ata t’i bëjnë gjërat siç duhet, apo siç u sugjerohet nga ekspertë këshilltarë të Këshillit të Europës. Disa prej strukturave të tyre që kërkojnë të formojnë apo riformatojnë, janë të ngjashme me ato të sistemit të drejtësisë amerikane. Për shembull, ata duan të krijojnë një strukturë hetimore të tipit Byro Federale e Hetimit (FBI), të cilën nuk e kanë. Ajo do t’ua sillte sektorin e tyre të drejtësisë në të njëjtën linjë me normat europiane dhe amerikane./Top Channel/
DASH nuk përmend takimin e Kerryt me Presidentin Nishani
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk i referohet në deklaratën e tij për vizitën e sekretarit Kerry takimit takimit të zhvilluar mes tij dhe presidentit Nishani, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Në konferencën për shtyp të zhvilluar nga zyrtarë të departamentit në lidhje me këtë vizitë, takimi me kreun e shtetit nuk përmendet si pjesë e axhendës.
“Ne do të jemi atje (në Tiranë) për afro 4 orë. Kjo është axhenda. Pas mbërritjes Secretari do të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm Bushati dhe pastaj do të ketë takimin kryesor me kryeministrin Edi Rama. Edhe ministri i jashtëm do të jetë në takim. Më pas ata do të dalin në një deklaratë për shtyp. Pas kësaj do të ketë një takim me kryetarin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, Basha dhe disa deputetë të opozitës”.
Presidenti Nishani doli dhe e priti në Rinas sekreatrin Kerry. Ata zhvilluan një bisedë të shkurtër poshtë shkallëve të avionit dhe biseduan për afro 4 minuta.
2 mijë muxhahedinë iranianë në Shqipëri, alarmohet Greqia
Pothuajse të gjitha mediat greke kanë pasqyruar vizitën e Sekretarit Amerikan, Jon Kerry, por të gjitha mbanin kryesisht tituj të tipit: “Shqipëria do të presë 2000 muxhahedinë nga Irani”, duke treguar në këtë mënyrë një farë shqetësimi.
“Rreth 2 mijë anëtarë të organizatës së opozitës iraniane “Mojahedin-e-Khalq” pritet që të mbërrijnë në Shqipëri pasi qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me amerikanët. Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ndodhen në “Kampin liria” në Irak”, është shprehur portali “Pro Neës”, teksa në të njëjtën linjë me të kanë qenë dhe një sërë mediash të tjera, si “Iefimerida”, “Ineësgr”, etj.
Një pjesë e madhe e mediave e kanë pasur ndër shkrimet kryesore në faqet e tyre në internet lajmin për pritjen e muxhahedinëve, që sipas tyre ata mund të jenë një rrezik, pasi bëhet fjalë për një numër vërtet të lartë, raporton Sot.
Edhe pse shumë të tjera kanë theksuar se çdo vit ka vijuar të rritet numri i muxhahedinëve që vijnë nga Irani, kjo shifër mund të jetë kërcënim për rajonin sipas tyre. Nga ana tjetër, në mediat ndërkombëtare flitet se kjo organizatë ka arritur të organizojë sulme dhe nga jashtë Iranit, madje dhe që nga Parisi, ku aktualisht dyshohet se ndodhen krerët e saj.
Ja çfarë u bisedua në takimin sekret Kerry – Rama
Krimi, korrupsioni, sundimi i ligjit, reforma në drejtësi integrimi në BE dhe lufta kundër terrorizmit janë temat për të cilat është diskutuar në takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe kryeministrit Rama. Departamenti i Shtetit bëri të ditur se këto do të çështje do të jenë në fokus të takimit.
“Siç e dini, sfida më e madhe në Shqipëri në rrugën drejt BE-së ka qenë ajo e problemeve të vazhdueshme me krimin, korrupsionin dhe sundimin e ligjit”,- theksoi një zyrtar e DASH para nisjes së sekretarit Kerry nga Mynihu.
“Ata (politika shqiptare) janë në një moment të caktuar të adresimit të këtyre çështjeve. Patën sukses pas një procesi mjaft të vështirë për dekriminalizimin e politikës. Pati njerëz në dy partitë e mëdha, në parlament, të cilët u akuzuan për krime dhe tani e kanë kapërcyer atë”, shtoi ai.
Reforma në Drejtësi ishte gjithashtu pjesë e axhendës së bisedimeve të sekretarit Kerry.
“Dhe tani ata janë duke punuar në një paketë të madhe të reformës gjyqësore, për të forcuar sistemin e tyre ligjor, e të tjera. Pra, ka një paketë në tryezë që presidenti – që partia e kryeministrit Rama e ka vënë përpara. Ata janë në negociata me partinë më të madhe të opozitës, e cila është një nga arsyet pse ne jemi duke bërë në këtë, në mënyrë që sekretari mund të përforcojë mesazhin se kjo paketë e veçantë e legjislacionit është pjesë e pastrimin e Shqipërisë, nuk vetëm në mënyrë se kjo është e rëndësishme për integrimin në BE, por edhe për të përmirësuar klimën për investime. Ne gjithashtu do të flasim për sigurinë e energjisë disa çështjet të tjera”.
Këto çështje janë pjesë e bisedimeve që sekretari Kerry do të parashtrojë edhe në takimin me Bashën. Po kështu sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të jenë pjesë e bisedimeve me shoqërinë civile. Përsa i përket çështjes së sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, DASH thekson se Shqipëria është vend anëtar i NATO –s me kontribut kundër ISIS dhe në ruajtjen e paqes në Aftanistan. Për sigurinë Shqipëria shihet si vend me rol të rëndësishëm kundër ekstremizmit në rajon dhe për ndalimin e rekrutimit të xhihadistëve për të luftuar në Siri e Irak.
Video: Rama i tregon sekretarit Kerry zyrën dhe pikturat e tij
Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry edhe për t'i treguar ambientet e rikonstruktuara të Kryeministrisë. Kryesisht ai i ka folur për zyrën që ka zbukuruar me pikturat e veta.
DASH sqaron: Pse John Kerry nuk takon Ilir Metën
Departamenti Amerikan i Shtetit ka sqaruar edhe arsyet pse Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të takohet me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.
Sipas sqarimit të DASH, SHBA i ka dhënë të gjitha rekomandimet për hartimin e legjislacionit për reformën në drejtësi, prandaj Ilir Meta nuk është në axhendën e takimeve me zyrtarin e lartë amerikan.
“Ne po i ndihmojmë edhe duke i dhënë këshilla të ekspertëve nga Këshilli i Europës. Pra, ky është një projekt që ne kemi punuar së bashku. Disa nga strukturat që do të forcojnë sistemin janë kërkuar prej shumë kohësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kështu, për shembull, do të krijohet një strukturë hetuese si FBI-ja, gjë që aktualisht nuk e kanë. Kjo do ta bëjë sektorin e gjyqësorit të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe të SHBA-së”,- thuhet ndër të tjera në sqarimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kerry falenderon nga Tëitter-i Presidentin Nishani për pritjen
Takimi me Presidentin e Republikësn Bujar Nishani, ka qenë impresioni i parë që Sekretari John Kerry, ka ndarë me ndjekësit e tij në Tëitter sa i takon vizitës së tij në Tiranë. “Shumë i kënaqur që vizitoj Shqipërinë sot dhe falenderoj Presidentin Nishani për pritjen e ngrohtë”,- shkruan sekretari Kerry në rrjetin e tij social.
Konferenca, Kerry-Rama: Në mars miratohet reforma në Drejtësi
Sekretari i Shtetit të SHBA-së John Kerry është në vizitë në Tiranë. Pas disa takimeve, ai zhvilloi një konferencë për median me kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë tregoi se çfarë ishte biseduar, ndërsa theksoi se pa ndihmën e SHBA-së vendi ynë nuk do të ishte këtu.
Edi Rama:
“Ne shqiptarët ndajmë me SHBA-në një histori të re marrëdhënie shumë të ngushta që në prill të vitit të kaluar njohën zhvillim të ri përmes dokumentit të partneritetit strategji. Ndajmë plotësisht mendimin se qëllimi i mëtejshme mes SHBA dhe Shqipërisë do luajë rol kyç në rritjen e sigurisë.
Është e vetëkuptueshme se lidhja jonë speciale me SHBA na jep përgjegjësi të posaçme në rritjen e sigurisë. Prandaj shqiptarët u janë besnikërisht mirënjohës SHBA. Pa SHBA në krah, Shqipëria nuk do të ishte sot më e respektuar se kurrë më parë në historinë e tyre.
Ishte kënaqësi dhe krenari për mua sot ta informoj Sekretarin për rezultate e reformave. diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që u kanë dhënë vendit tonë si dhe konkretisht për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë.
Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese.
Jemi tejet të kënaqur që Mali i Zi është ftuar në NATO, dëshirojmë shumë edhe të njëjtën gjë për Maqedoninë. Ndërsa Kosova dhe Serbia do vazhdojnë dialogun tyre për të shkuar drejt normalizimit.
Ne do ta intensifikojmë bashkëpunimin me SHBA për konsolidimin e zhvillmit demokratik jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje. në rajonin tonë rrjeti i bashkëpunimit nuk ka qenë asnjë më aktiv. Tirana ka ambicien të jetë gjithnjë e më shumë zëri i paqes. Shumë faleminderit zoti Sekretar i Shtetit dhe nëpërmjet jush një falënderim i posaçëm për Presidentin Obama”.
Do'stlaringiz bilan baham: |