Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet58/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   352

Parashikimi për vitin 2016

Në vitin 2016, Grupi Intesa Sanpaolo parashikon të përmirësojë të ardhurat operacionale nga komisionet neto dhe kreditë e klientëve si dhe do të përmirësojë marzhin operacional me menaxhimin e vazhdueshëm të shpenzimeve dhe tatimin përpara tatimit nga operacionet e vazhdueshme, duke reduktuar shpenzimet për rrezikun, të gjitha në kuadrin e një fitimi të qëndrueshëm.

Konfirmohet gjithashtu angazhimi për të ndarë dividendë monetar në vlerën 3 miliard Euro për vitin 2016.

Video: Ja “bisha” ruse që çan Arktikun dhe transporton ushtarë

-33 gradë Celsius! Asnjë problem për “Ruslan ATV”..., supertransportierin e blinduar që transporton trupa speciale në ekstremet e motit. Divizioni i motorizuar i Artikut është në gadishmëri edhe në kushtet më ekstreme të motit.




Videolajm: Shikoni se si e kalon lumin e rrëmbyr ky kamion

Rusia njihet për çudirat e saj, por edhe më automjetet e fuqishme të cilat ndër vite kanë treguar se janë thjesht “përbindësha”.

Ja një kamion i thjesht rus, cili nuk do të dijë për vështirësitë e terrenit, por e kalon lumin e rrëmbyer pa asnjë lloj problemi.

Shikoni videon:



Foto +16: Kjo ruse e nxehtë nuk la gjë pa nxjerrë

Anastasiya Kvitko njihet ndryshe dhe si Kim Kardashin rus. Kjo për shkak të formave të saj të trupit. Ajo është 21 vjeç dhe fotot e saj gjenden në shumë prej revistave në Rusi, por jo vetëm.

Thotë se i pëlqen modelingu, por veç fotove hot dhe me veshje provokuese nuk është parë të jetë pjesë e sfilatave.

Shqipëria me ushtri pa tanke, i dhuron Jordanisë një tank kinez
Në mbledhen e datës 3 shkurt, qeveria shqiptare ka marrë vendim që t’i dhurojë Mbretërisë Hashemite të Jordanisë një tank dhe një tërheqës tanku. Mësohet se tanku i llojit “T-59” është një kopje e famshme e tankut “T-54/55” të prodhuara nga Kina pas marrjes së licencës nga Bashkimi Sovjetik.

“Dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”,- thuhet në vendimin e qeverisë.

12/02/2016....................................

Fotolajm: Si të tjerët... kryeministri Monti pret në shkallët e spitalit

Nuk është fundi i botës... por thjesht një gjë krejt e zakonshme që mund t’i ndodhë çdo VIP-i në vendet perëndimore. Por një pamje si kjo nuk mund ta shohësh kurrsesi në spitalet tona....

Një qytetar italian ka vajtur në një spital dhe papritur ka parë Mario Montin, ish-kryeministër dhe ish-komisioner europian, si dhe një figurë e madhe e ekonomisë botërore, që priste rradhën tek mjeku, i ulur në shkallët e spitalit.

Imagjinoni njërin nga krerët tanë shtetërorë të bëjnë një gjë të ngjashme.



Brasha ia preu veshin në sy të gruas bashkëfshatarit të tij nga Hasi

Policia është përqëndruar në pistën e vrasësve me pagesë të porositur nga Anglia, për atentatin e mbrëmjes së 10 Shkurtit në Fllakë të Durrësit, ku humbi jetën Xhevahir Brasha.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet dhe për një grup personash nga Kosova, të cilët mund të kenë marrë përsipër përkundrejt shumave financiare, ekzekutimin e 42 – vjeçarit me origjinë nga Hasi.

Pista e konfliktit është ajo e hakmarrjes, pasi 5 vite më parë, sipas policisë, viktima në bashkëpunim me 4 persona të tjerë në kryeqytetin londinez, i kishte prerë veshin një shqiptari nga Hasi, i cili ishte në mjet me nusen dhe dy fëmijët e tij.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se, për ngjarjen është dënuar nga autoritetet britanike një kushërir i Xhevahir Brashës, që ka qenë pjesmarrës në konflikt.

Mosmarrëveshjet mes palëve kanë vijuar dhe herë pas herë pala tjetër kishte deklaruar se do të hakmerrej.

Nga verifikimet rezulton se autori, që dyshohet se ka porositur vrasjen është në Angli me identitet dhe dokumenta kosovare.

Nga ana tjetër, autoriteteve policore britanike iu është kërkuar informacion i plotë rreth të shkuarës së Xhevahir Brashës në Londër dhe aktiviteteve të paligjshme në atë vend./Tv Klan/




Video: Kryebashkiaku kapet duke bërë seks në zyrë me punonjësen

Një kryetar bashkie u filmua duke bërë seks në zyrë me një prej punonjësve të reja të bashkisë. Ai është Angel “Toto” Gomez Verlangieri, kryetar i bashkisë së Limpio, në Asunción të Paraguajit. Në pamjet filmike shihet gjithçka qartë.

Dhe në fund të filmimit kuptohet se kamera është vendosur nga vetë kryebashkiaku, i cili ka 25 vjet në krye të bashkisë.

Nuk është e qartë se si kjo video përfundoi në mediat vendase. Autoritetet thonë se, nuk mund ta hetojnë “Toton”, pasi nuk ka vepër penale.

Vajza e moshës 20 vjeç nuk ka bërë ndonjë denoncim dhe vazhdon të punojë në bashki.

ARMO drejt rishtetëzimit, rafineria e mbytur në borxhe

Pas CEZ-it, Qeveria mund të vendosë shpëtimin e një tjetër kompanie strategjike, privatizimi i të cilës rezultoi po ashtu një dështim i madh financiar. Bëhet fjalë për “ARMO”-n, rafinerinë e vetme të naftës në vend, e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare.

Ndonëse gëzon statusin e sektorit strategjik, “ARMO” është në kolaps. Kompania ka ndërprerë aktivitetin dhe prej 6 muajsh nuk ka paguar punonjësit. Por veç kësaj “ARMO” është shndërruar në një patate e nxehtë për borxhet masive.

Kompania vlerësohet se ka mbi 470 milionë dollarë borxhe, nga të cilat 220 milionë dollarë ndaj Tatimeve, ndërsa pjesa tjetër ndaj palëve të treta, veçanërisht bankave. Ekspozimi i madh i bankave e bën situatën edhe më delikate.

Pak javë më parë, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të disa ministrive dhe Avokaturës së Shtetit. Brenda dy muajsh, grupi pritet të dërgojë në qeveri një dokument me propozimet për zgjidhjen e krizës.

Por “Top Channel” ka mësuar se, variantet e identifikuara janë vetëm tre, rishtetëzimi i kompanisë, likujdimi i saj ose shitja e mundshme nga investitori.

Zgjidhja e “ARMO”-s do të jetë një nga këto tre opsione. Varianti i parë, me gjasa nuk do të kishte kosto për buxhetin, pasi “ARMO” ka borxhe të mëdha në shtet. Por ai do të kërkonte arritjen e marrëveshjes me pronarët privatë.

Aktualisht 85% e ARMO-s zotërohet nga një grup azer i quajtur “Heni Asets” dhe 15% nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me gjendjen e vërtetë financiare të saj.

Burimet i thanë “Top Channel” se, grupi i punës ka tentuar të kontaktojë me kompaninë azere, por pa sukses. Në rast se pronarët nuk do të përgjigjen, atëherë qeveria mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për thirrje të detyruar për të vazhduar më pas negociatat, për gjetjen e një zgjidhje.

Marrja në pronësi të shtetit do të mundësonte ristrukturimin e kompanisë dhe vënien e saj në punë.

Në rastin e dytë, atë të likujdimit, kompania do të çohej në faliment dhe nga shitja e aseteve do të shlyheshin disa prej detyrimeve sipas radhës.

Ndërsa varianti i tretë, ai i shitjes nga investitori do ishte më optimali, por përballë borxheve masive duket me pak gjasa.

Ende nuk ka një propozim apo vendim zyrtarë, por e sigurtë është se ashtu si CEZ-i, qeveria ka një tjetër patate të nxehtë në dorë, edhe kjo rezultat i një privatizimi të dështuar, opsionet për zgjidhjet e të cilit nuk janë të shumta./TCH/


Akuzat për uniformat e policisë, qeveria publikon detaje nga tenderi

Pas akuzave të opozitës se pas uniformave të reja të policisë fshihet një korrupsion prej 1.1 miliardë lekësh, ka reaguar qeveria.

Ndryshe nga pretendimi i përfaqësuesit të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, thuhet në deklaratën për media të qeverisë, Drejtoria e Policisë së Shtetit ka ngritur një grup pune të posaçëm, i cili hartoi specifikimet teknike për uniformat e reja të policisë në bazë të VKM-së nr. 79, datë 21.01.2009 “Për miratimin e stemës, të uniformës, gradave, emblemës, flamurit dhe shenjave të policisë së shtetit”, ndryshuar me VKM-të nr. 281 datë 06.04.2011 dhe nr. 853 datë 21.10.2015, si dhe Urdhrit nr. 510 datë 13.10.2015 “Për disa shtesa në Urdhrin e Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 380 datë 30.12.2014 “Për miratimin e uniformës së veçanta, normës së kompletimit të punonjësve në strukturat e Policisë së Shtetit”.

Grupi i punës, i ngarkuar për hartimin e specifikimeve teknike, hartoi gjithashtu modelin dhe cilësinë e materialit të uniformës. Ndërkohë që Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara administron fletë-analizat e Laboratorit Fiziko-Mekaniko-Kimik pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, si dhe mostrat dhe modelet për materialet të cilat ishin në përputhje me specifikimet e caktuara nga grupi i punës.

Në lidhje me akuzat për zhvillimin e një tenderi pa transparencë sqarojmë se, më datë 06.11.2015, Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes VKM-së nr. 28, datë 14.01.2015, u ngarkua të kryej prokurimet për uniformat e reja. Po në këtë datë u publikua në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, shpallja e tenderit për “Uniformat e Shërbimeve të Veçanta të Policisë së Shtetit”.

Në garën për uniformat e reja të Policisë së Shtetit, e cila u mbyll në datën 01.12.2015, u paraqitën 4 ofertues:

1. GJERGJEFI – me ofertë 111.418.250 lekë;

2. DSE & Alfredo Grassi SPA – pa ofertë;

3. Bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS” & Marsi AL SHPK – me ofertë 91.917.500 lekë;

4. PAERA SHPK – pa ofertë.

Fituesi i shpallur në datën 23.12.2015, ishte bashkimi i operatorëve “YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN.TIC.AS & Marsi AL SHPK”, me çmimin më të ulët ndër ofertuesit. Kompania fituese u shpall pa shkelur asnjë procedurë, menjëherë pas vlerësimit të ofertave dhe pa pasur asnjë ankesë nga firmat pjesëmarrëse në tender.

Qeveria thotë se, faktet më sipër vërtetojnë se gara ishte e hapur dhe nuk ishte e paracaktuar, ndërkohë që kriteret përveçse u hartuan konform bazës ligjore, ishin të hapura për të gjitha kompanitë dhe për publikun.



Tiranë: I moshuari kapet me dy prostituta në motel

Një i moshuar u kap në flagrancë dje në motel me dy prostituta thuajse “moshatare”. 68-vjeçari nga Kamza me inicialet A.H., u ndalua në dhomën e motelit me dy prostituta të moshës 48 dhe 53 vjeçe me inicialet E.Q. e M.N, banuese në Tiranë.

Agjentët e policisë, në fakt mbanin nën mbikëqyrje 53-vjeçaren, pasi ajo njihej si kontingjent prostitucioni dhe operonte me skemën “vendin e gjej unë, ti sill paratë”. Duke ndjekur gruan diku nga zona e Saukut, ata zbuluan edhe “orgjinë” e plakut.

Shtetasja M.N., kishte marrë me qira dhomën e një moteli dhe atje priste të moshuarin së bashku me gruan tjetër. Në momentin kur i moshuari hyri në dhomën e tyre, rreth orës 13.00 të së enjtes, policia ndërhyri dhe i arrestoi. Klientët e rregullt ishin kryesisht të moshuarit./shqip/



Kerry në Tiranë, kryeqyteti blindohet për 3 orë

Vizita triorëshe e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë, ditën e dielë, pritet të shoqërohet me masa të forta sigurie. Që pas uljes së avionit të tij në Aeroportin e Rinasit rreth orës 9 të mëngjesit, ku do të pritet nga kreu i shtetit Bujar Nishani, disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës.

Policia e Tiranës mësohet se ka marrë masa shtesë të një niveli maksimal, për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan. Duke nisur që nga Qafë-Kashari, në vijim, pjesa e autostradës Tiranë-Durres, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht, si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët.

Po në keto akse nuk do të lejohet parkimi i makinave, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se, do të devijohet trafiku edhe për mjetet e transportit publik. Po ashtu, të gjitha rrugët do të patrullohen në të dyja krahët nga qindra efektivë të Policisë së Tiranës dhe Gardës së Republikës.

Ashtu si në vizitat e zyrtarëve të lartë të kohëve të fundit, si kancelarja Merkel apo kryeministri serb Vuçiç, eskorta e sekretarit Kerry pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga një helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri.

Gjithsesi, policia e Tiranës pritet të bëjë publike ditën e shtunë planin e detajuar të masave të sigurisë që sipas informacioneve, është i nivelit të vitit 2007, kur Shqipërinë e vizitoi presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush.

Sekretari i Shtetit, do të takohet me kryeministrin Rama në selinë e Qeverisë dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha pak metra më tutje, në Hotel “Rogner”./Top Channel/
Ndocaj në Torino, PS: Ai, me të djathtën italiane që s’i do shqiptarët
Ka në PS disa degë forumesh që Eduard Ndocajn e kanë marrë seriozisht si kërcënim për kryetarin Edi Rama. Sapo ai ka shpallur ambicien për të kandiduar përballë Ramës për kreun e partisë, kanë nisur shqetësimet.

Nga PS e Trentos, në Itali, vjen një akuzë e re për “kaubojsin” e socialistëve: “Eduard Nocaj ka bërë fushatë për të djathtën italiane, konkretisht për kandidaten Daniela Santanche, që jo vetëm ka bërë ligje kundër emigrantëve, por refuzon çdo të drejtë për emigrantët shqiptarë”.

Dhe duket se, me ketë zbulim, “Kaubojsi”, nuk do ta gëzojë më mbështetjen e socialistëve në Itali, por ka gjasë që t’i prishet reputacioni edhe në PS në Shqipëri.

Por miqtë e “Kaubojsit” në Itali janë vërtetë njerëz të fuqishëm dhe madje disa prej tyre kanë influencë të madhe edhe jashtë Italisë në shtete të tjera të rëndësishme. Ja se më kë është takuar deputeti Ndocaj në Itali...



Video: Grabitet te "Brryli" e moshuara, më pas hidhet në pusetë

Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes dhe e dhunës pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë. Në pamje shihet se si e moshuara që mezi ecte, është tërhequr nga një i ri për krahu.

Ajo ka tentuar ti bëjë rezistencë por nuk ka pasur fuqi.

Grabitësi pasi i ka marrë kuletën e ka shtyrë në një pusetë të moshuarën.



Foto: Ja super jahti i ri
Për të gjithë multimiliarderët ka një lajm të mirë, është ndërtuar jahti i ëndrrave të tyre. Ai është projektuar në Hollandë dhe është super mega gjigand në sipërfaqe. E veçanta e këtij jahti është pjesa me xham (në brëndësi të tij), i cili është konceptuar si një sallë e madhe ku do të zhvillohen mbrëmje e festa.

Ai ka shumë dhoma dhe 8 pishina…



Rrëfehet Dakota Johnson: “50 hijet e Greit” më shkatërruan jetën seksuale

Protagonistja kryesore “50 hijet e Greit”, Dakota Johnson, ka thënë se, roli i saj në këtë film i ka shkatërruar jetën seksuale.

“Burrat nuk po më afrohen mua. Unë jam një person i butë dhe i arsyeshëm, por ata mendojnë se jam ndryshe. Roli im në ‘Fifty Shades’ më ka shkatërruar jetën seksuale.

Unë jam komplet ndryshe në jetën private, s’kam lidhje me atë në film”,- ka thënë Johnson.


Fotolajm: Ja si ngrohen fëmijët e pastrehë të Tiranës

Ky është tashmë një realitet i zakonshëm në rrugët e Tiranës. Fëmijët e pastrehë, kryesisht ata të Komunitetit Rom, detyrohen t’i vënë flakën kartonave, për t’u ngrohur në këto ditë të ftohta dimri.



Mësuesi francez padit Facebook-un
Një mësues francez fitoi gjyqin në Gjykatën e Lartë të Parisit vitin e kaluar, pasi rrjeti social i kishte pezulluar llogarinë, për shkak të një imazhi erotik që ai kishte postuar në profilin e tij.

Frederic Durand-Baissas, argumentoi se ai kishte të drejtë të postonte imazhin e famshëm të pikturës së Gustave Courbet, që ishte puna origjinale e tij e shekullit 19-të, e cila gjithashtu gjendet edhe në muzeun e Parisit, “Musse d’Orsay”.

Rrjeti social ka apeluar kundër këtij vendimi, duke shtuar gjithashtu se, përdoruesit e tij mund të padisin atë vetëm në Kaliforni, shkruan BBC.


Korçë: Kreu i OMONIA-s në burg, vidhte energjinë elektrike

Policia arrestoi kreun e OMONIA-s në Korçë, pasi gjatë kontrollit të OSHEE-së në banesën e tij, në lagjen nr.15, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Naum Disho, 58 vjeç u arrestua në flagrancë në banesën e tij.

“Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: ‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’, parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal”,- tha Policia.

Disho është arrestuar edhe disa vite më parë, për skandalin për varrezat greke.
Tiranë: I vjedh “Benz”-in qytetarit, ndiqet 30 min nga policia

Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë një 21-vjeçar, i cili i vodhi makinën një qytetari me iniciale K.D. 58 vjeç. I arrestuari është Musa Xhauri, i cili vodhi makinën “Mercedes Benz” me targa “DR 6369 C” dhe u kap pas 30 minutash nga policia.

Pasi i riu i vodhi automjetin, pronari i makinës njoftoi tek 129 se, në Marikaj i kanë marrë mjetin e tij. Menjëherë u ngritën pika kontrolli.

Policia ka identifikuar vendodhjen e mjetit se bashku me autorin e vjedhjes dhe menjëherë është vënë në ndjekie të tij.

Pas një ndjekje prej 30 minutash, u bë e mundur ndalimi i mjetit së bashku me autorin, nga shërbimet e komisariatit të policisë nr.6 në mbikalimin e Kamzës.
Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar ndjekies së policisë ka qarkulluar me shpejtësi të madhe. Për pasojë afër mbikalimit, automjeti ka dalë nga rruga, por autori i vjedhjes nuk ka pësuar dëmtime dhe ka tentuar të largohet, por është arrestuar nga policia.

Ish të dënuarit politikë, Financat: Në 2017 japim këstet për të gjallët
Brenda viti 2017 qeveria synon që të japë të gjitha këstet e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët janë gjallë.

Ministria e financave thotë se në total fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 2 mld leke dhe do të ndahet 70% për ata që janë të gjallë, dhe më i limituar 30% është për trashëgimtarët.

Aktualisht për të gjallët pritet të mbyllet shlyerja e 5 kësteve ndërsa për trashëgimtarët kësti i dytë.

Ministria e Finacave thotë se shkak për vonesat e pagesës së kësteve për ish të dënuarit politikë bëhen vonesat e miratimit të dosjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ne total numri i dosjeve të ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist është 23.000./Tv Klan/

Video: Lideri i opozitës maqedonase sherr live me gazetarin
Lideri i LSMD-së, opozitës maqedonase, Zoran Saev dhe kryeredaktori i televizionit Sitel Dragan Pavlovic Latas, patën një debat të ashpër dhe me fjalë fyese në një përballje televizive.

Zaev shkoi për herë të parë pas 10 vjetësh në këtë televizion, që njihet si kanal që mbështet hapur VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit.

Intervista është e tensionuar, saqë gazetari i thotë liderit të opozitës se është bastard. Me të njëjtën fjalë ia kthen edhe politikani.

Zaev e akuzoi gazetarin se ai kishte në pronësi 454 mijë metër tokë, me një vlerë prej 7 milionë eurosh. Por gazeatari tha se, ai po gënjente.

Më poshtë një pjesë e bisedës dhe videoja në transkriptin shqip.

Gazetari: Ju nuk jeni LSMD

Zaev: Po çfarë jemi?

Gazetari: Ju jeni bastard. LSMD është parti

Zaev: Jo, jo. Bastard më të madh se ti në të gjithë opinionin publik nuk ekziston!

Gazetari: Zoran Zaev, gënjeni. Po gënjeni si turk.

Zaev: 7 milionë euro. Ja lista e kadastrës. 454 mijë metra katrorë pronësi e Latasit.
Berat: Zbardhet e vërteta për “agjentët e SHISH” që ndaluan furgonin
Prokuroria ka zbardhur dinamikën e një ngjarje të ndodhur në Berat dy ditë më parë, ku dy persona, për të cilët u tha fillimisht se ishin agjentë të policisë, kishin ndaluar një furgon. Prokuroria thotë se, Afred Kallmi dhe Antonio Toska, të cilët janë lënë në burg nga gjykata, nuk janë agjentë të SHIH.

Ata rezultojnë punonjës të një kompanie private, të quajtur “Qendra Investigative Tiranë”. Më 10.02.2016, duke deklaruar se janë punonjës policie, ata kanë tentuar të ndalojnë shtetasin F.F., i cili po udhëtonte me mjetin e tij furgon nga Berati në drejtim të Durrësit.

Duke qenë “në shërbim”, këta dy shtetas i thanë policisë se, kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip “Mercedez”, me qëllim për t’i bërë kontroll.

Pasi drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon.

Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, shtetasi F.F., duke qenë se është ndjerë i trembur nga shoqërimi që po i bënte mjeti Mercedez, ka njoftuar policinë e shtetit, në numrin 129.

Në momentin që patrulla e policisë, nën sugjerimin e dy “agjentëve”, ka ndaluar mjetin furgon, në radion e tyre marrin porosi që të sqarojnë situatën, pasi drejtuesi i mjetit furgon ka njoftuar për një situatë të dyshimtë shoqërimi nga mjeti “Mercedez”.

Pasi janë shoqëruar të gjithë personat në komisariat, rezultoi se “agjentët” Kallmi dhe Toska nuk kishin asnjë të drejtë ligjore për të kryer ndalim dhe kontroll mjetesh.

Në këto kushte, Prokuroria e Beratit thotë se Alfred Kallmi dhe Antonio Toska, kanë konsumuar veprën penale “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

Gjykata dha masën e sigurisë burg me afat, duke i kërkuar Prokurorisë që gjatë dy javëve të sigurojë prova të mjaftueshme mbi faktin se me çfarë baze funksionon kjo shoqëri private.

Prokuroria e Beratit, në seancë ka paraqitur argumentin se, atributet e policisë gjyqësore i kanë vetëm organet shtetërore të ngarkuara me ligj dhe nuk mund t’i ketë asnjë organizëm privat.

Gjithësesi, gjykata ka vendosur që brenda 15 ditëve Prokuroria t’i sqarojë gjykatës se kush mbart rolin e Policisë Gjyqësore, gjë që në fakt është parashikuar shprehimisht në Kodin e Procedurës Penale dhe në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.

Në bazë të legjislacionit shqiptar, atributet për ndalimin dhe kontrollin e qytetarëve e ka vetëm policia gjyqësore e institucioneve shtetërore dhe jo përfaqësues të kompanive private.



Fotogaleri: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës
Shumë foto të kryebashkiakut të Tiranës kanë bërë xhiron e internetit dhe janë bërë objekt diskutimesh në emisione televizive. Përveç humorit, ato kanë ngritur edhe një çështje serioze për diskutim.

Duket se kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur një model tepër të sukseshëm për të kopjuar. Barak Obama duhet të ndihet krenar që në Shqipërinë e vogël, është një njeri që e ndjek atë me një përpikmëri të madhe. Më poshtë disa foto që e dëshmojnë këtë model.



Serbia, monitorim me dronë kufirit me Kosovën
Beogradi ka njoftuar se së shpejti do të fillojë kontrollimet ajrore me helikopterë e dronë përgjatë kufirit me Kosovën. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ljubisha Dikoviç, është takuar në Beograd me komandantin e KFOR-it gjeneralmajorin Guglielmo Luigi Miglietta.

Dikoviç ka theksuar se “detyrë e përbashkët e Ushtrisë së Serbisë dhe e KFOR-it është ruajtja e sigurisë në zonat e përgjegjësisë në dy anët e vijës administrative dhe se, faktori ndërkombëtar ndikon në mënyrë vendimtare në situatën politike në Kosovë dhe se, për këtë shkak ka shumë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, e sidomos të serbëve dhe të joshqiptarëve të tjerë”.

Gjenerali Dikoviç ka theksuar se, për shkak të kompetencave dhe përgjegjësive të KFOR-it që dalin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe të marrëveshjes tekniko-ushtarake, Ushtria e Serbisë KFOR-in e sheh si forcë kryesore për ruajtjen e sigurisë dhe të dhe të stabilitetit në Kosovë me vlerësimin se çdo zvogëlimi i KFOR-it, do të ndikonte negativisht, përcjell “Politika” kumtesën e Ushtrisë serbe, transmeton “Koha.net”.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe Lubisha Dikoviq, ka deklaruar se, ushtria serbe planifikon që në periudhën e ardhshme të fillojë me detyrat e mbikëqyrjes së kufirit me Kosovën nga hapësira ajrore, me helikopterë e dronë, siç ka thënë ai, realizimin e aktiviteteve si patrulla të njëkohshme dhe vëzhgues.



Kosovë: Përvjetori i tetë i pavarësisë, "Neëborn" me pamje të re
Qytetarët të cilët të hënën do të jenë afër Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të kenë mundësinë që ta ngjyrosin monumentin “Neëborn”.

Në vigjilje të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, obelisku simbol i ditës së shpalljes së pavarësisë, “Neëborn”, do të ndryshojë përsëri pamjen duke u ringjyrosur për herë të katërt që nga vendosja e në vitin 2008.

Disa punëtorë sot kanë sjellë skelet dhe po e përgatisin monumentin për t’u ngjyrosur.

Fisnik Ismaili, krijuesi i monumentit, tha se edhe këtë vit ngjyrosja do të bëhet së bashku me qytetarët.

“Ngjyrosja ka me ndodh dhe ka me shpreh apo ka me përku si çdo vit me situatën nëpër të cilën Kosova po kalon”,- tha Ismaili i cili tani është deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja vetëvendosje.

Ngjyrosja do të përfundojë në mbrëmjen e 16 shkurtit kurse me 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë, partitë opozitare kanë paralajmëruar protestë.

Erzen Vraniqi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës, tha se komuna edhe në të kaluarën e ka dhënë në dispozicion hapësirën publike dhe logjistikën për festa shtetërore.

“Këtë herë gjithashtu hapësirat publike janë në dispozicion për popullin, duke e marrë parasysh se më 17 shkurt është thirrur një protestë gjithë popullore”,- tha Vraniqi.

Në vitin 2014 lyerja e Neëbornin me ngjyrat ushtarake të kamuflazhit kishte sjellë edhe debat pasi që disa mendonin se kjo kishte qenë keqpërdorim i simbolit të kombit të ri.

Instalacioni metalik me shkronja, i vendosur para Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ishte zbuluar pikërisht në Ditën e Pavarësisë – më 17 Shkurt 2008.

Të parët që i kishin vënë nënshkrimet në të, kishin qenë kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi dhe presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu. /gazetablic/
Tmerr në avionin e linjës Tiranë-Athinë, dera hapet në ajër

Një tmerr i vërtetë ka qenë për udhëtarët shqiptarë të cilët ishin nisur me avion nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt kryeqytetit grek, Athinë.

Disa minuta pasi avioni ishte ngritur nga toka, dera e tij ka shfaqur probleme duke u hapur në ajër. Një qytetare që ndodhej brenda në avion ka kontaktuar me redaksinë e, duke treguar momentin e frikshëm që ata kanë përjetuar.

“U nisëm nga Rinasi me linjën ‘Olympic’ dhe pas 15 minutash kur ishim ngritur nga toka na lajmëruan se do të ktheheshim pas. Kishte probleme me derën, na thanë se është hapur gjatë kohës që ishim në ajër. Sigurisht që u trembëm”,- deklaroi qytetarja.

Avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit, ndërsa qytetarët sqarojnë se askush nga kompania nuk i ka kontaktuar, por vazhdojnë të mbeten në pritje brenda ambienteve të terminalit.

Avioni ka qenë i mbushur me pasagjerë dhe askush nuk ka pasur probleme nga ky incident.



Digjet një “Jaguar” në Qytet Studenti

Një makinë “Jaguar” është djegur ditën e sotme në zonën e “Qytetit Studenti” në Tiranë. Makina mësohet se është përfshirë nga flakët dhe ende nuk dihen shkaqet.

Mjeti “Jaguar” me targa “AA 408 LB” është në pronësi të Klodian Vrapit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.


Kërkohej nga Interpol Roma, arrestohet në Lezhë 32-vjeçari
Policia e Lezhës ka arrestuar sot një të ri që kërkohej nga drejtësia italiane. 32-vjeçari Alfred Nikolli, është ndaluar pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtje e sendeve të vjedhura”.

Shtetasi i ndaluar i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

“Strukturat e Policisë Vendore Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar kanë kapur dhe ndaluar shtetasin: Joel (Alfred) Nikolli, 32 vjeç, lindur dhe banues në Zejmen Pasi Gjykata e Verbania, Itali ka lëshuar urdhrin e arrestit “Nr.2296/15 RGNR 1794/15 R.G.GIP”, datë 14 gusht 2015, për veprat penale “Vjedhje në rrethana rënduese” “Mbajtje e sendeve të vjedhura”.

Maksimumi i dënimit 6 vite burg. Kapja dhe arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Italian”,- thuhet në njoftimin e policisë.



Historike: Papa Françesku takon në Kubë Patriarkun e Moskës

Papa Fraçesku ka mbërritur në Kubë për t’u takuar dhe shtrënguar dorën me patriarkun ortodoks rus.

Ky është takimi i parë mes kreut të kishës së Romës dhe atij të kishës ortodokse ruse, e ndaj është cilësuar si historik.

George Soros tregon se kur do të falimentojë Rusia

Regjimi i Vladimir Putin kërcënohet nga falimentimi gjatë vitit të ardhshëm, kur gjatë llogaritjes një pjesë e borxhit të jashtëm do të arrijë një shumë të konsiderueshme, ka paralajmëruar miliarderi George Soros.

Sipas vlerësimit të tij, popullariteti aktual i presidentit rus është i bazuar në “kontratën me publikun”, sipas të cilës kreu aktual i shteti duhet të sigurojë stabilitet financiar dhe rritje të përhershme (edhe pse e ngadalshme) të standardit jetësor, transmeton “Telegrafi”.

Për shkak të sanksioneve Perëndimore lidhur me rënien e çmimit të naftës, autoritet ruse nuk do të jenë në gjendje të mbajnë premtimet, kështu investitori amerikan parashikon se, edhe disa ngjarje të tjera do të ndikojnë negativisht në standardin e jetesës dhe sjelljen e votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Soros beson se, rënia e Bashkimit Europian do të mund të ndihmonte Putinin të qëndrojë në pushtet, për shkak se shpërbërja e BE-së për Rusinë, do të nënkuptonte përjashtim të pjesshëm nga sanksionet.

“Për Putinin do të ishte e favorshme, ndarja ekonomike e Europës dhe kështu do të shfrytëzonte partitë anti-europiane që ta mbështesin”,- thotë Soros.

Ai gjithashtu beson se, rritja e fluksit të emigrantëve mund të shkatërrojë BE-në, e cila tani për tani duhet të përballet me pesë ose gjashtë kriza në të njëjtën kohë, kurse Putin si “një njeri gjenial i taktikave”, nuk ka mundur pa e përdorur përshpejtimin e shpërbërjes së BE-së.

Foto+Video: Avion dhe helikopter, supermjeti amerikan i evakuimit

Fluturakja “V-22 Osprey” prej kohësh është konsideruar “si një hekurishte e shëmtuar” në aviacionin amerikan, dhe si një prej shumë projekteve të pakuptimta të Pentagonit, që janë shumë të shtrenjta, jofunksionale dhe të rrezikshme për t’u përdorur.

Dizajni i këtij prototipi që mund të fluturojë si aeroplan, por që ulet dhe ngritët në ajër si helikopter ka qenë një sfidë e madhe, transmeton “Telegrafi”.

Ishte një sfidë aq e madhe, sa që janë dashur dekada të tëra për t’u korrigjuar të metat në “V-22” dhe të zbulohet plotësisht sistemi i tij aerodinamik dhe karakteristikat unike.

Versioni i ri i ridizajnuar i “V-22”, është mjaft i ndryshëm nga versioni i mëparshëm, prandaj për këtë janë shpenzuar shuma të majme të hollash.

Por më të rëndësishme se paratë, janë jetët e ushtarëve që kanë vdekur në një seri testesh të dështuara, derisa “Osprey” i zgjidhi plotësisht të gjitha mangësitë.

“V-22” me kalimin e kohës fitoi epitetin e fluturakes më të mirë taktike amerikane, për evakuimin e të plagosurve, që mund të fluturonte në udhëtime të gjata dhe pa pikë problemi të ulej në një territor të papërshtatshëm.

Vlerën e vet “Osprey” e kishte demonstruar në Afganistan, që është një terren atipik me mungesa të mëdha të aeroporteve.

Karakteristikat e “V-22” janë dëshmuar ideale për këtë lloj misioni, por kryesisht për operacione të kërkim-shpëtimit të ushtarëve, që kishin mbetur në territorin e armikut.

Përveç kësaj, “V-22” është i pajisur me një armë që sigurisht shumë vende të tjera të botës ia kanë zili, edhe pse lufta nuk është qëllimi kryesor i kësaj fluturakeje.

“Osprey”, gjithashtu luan rol të rëndësishëm në furnizimin e anijeve amerikane që janë në mes të detit, pasi është në gjendje t’u rezistoj udhëtimeve të gjata pa u ndalur për t’u furnizuar me karburant.

Ky mjek nigerian do të dëshmojë kundër Thaçit për trafik organesh
Mjeku nigerian Philip Njemnzes, ka pranuar që t’u japë hetuesve serbë dëshmi dhe të dëshmojë për atë që mediat serbe po e quajnë “trafikim organesh”, në të cilat gjoja është i implikuar edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, tani Zv.kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

“Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë kundër Thaçit dhe Okorochas. Të gjitha informatat dhe dëshmitë që i kam për tregtinë ilegale, jam i gatshëm t’i ndaj me cilindo institucion zyrtar, përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë”,- citon gazeta “Blic” e Beogradit, të ketë thënë Philip Njemanze, transmeton “Koha.net”.

Media të Beogradit prej një jave po shkruajnë për gjoja implikimin e Thaçit në trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.
Kosova pranë pranimit në UEFA: Në 25 shkurt, vendimi. Shqipëria trembet
Data 25 shkurt do të jetë data kur UEFA do të vendos për fatin e Kosovës, lidhur me pranimin e plotë të saj në institucionin kryesor të futbollit në kontinent.

Në një mbjedhje të jashtëzakonshme drejtuesit e UEFA-s do të shqyrtojnë kërkesën e federatës së futbollit të Kosovës.

Në kërkesën e paraqitur kërkohet që Kosoav të marr pjesë me të drejta të plota si anëtare dhe të marr pjesë në ndeshjet eleminatore kualifikuese për në kampionatin evropian po ashtu edhe skuadrat e Kosovës të marrin pjesë në kompeticionet e Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligë.

Aktuilaisht ekipi kombëtar i kosovës zhvillon zyrtarisht vetëm ndeshje miqësore.

Nëse Kosova fiton të drejtën për t’u pranuar në UEFA atomatikisht do të marr pjesë në elminatoret për kampionatin botëror “Rusi 2018″.

Por ky lajm i mirë për Kosovën nuk mund të quhet edhe lajm i mirë për kombëtaren shqiptare të futbollit ku 70% e lojtarëve aktual, që luajne në ekipin drejtuar nga Gianni de Biasi, janë nga trojet shiptare të Kosovës.



Gjendja e Shumakerit, vjen dhe lajmi që askush nuk do ta donte

Lajmet e fundit që vijnë nga spitali ku po qëndron aktualisht kampioni i botës në formula 1, Mikael Shumaker, nuk janë të mira.


Burimet nga spitali thonë se, gjendja e tij nuk ka përmirësime dhe mjekët parashikojnë edhe më të keqen, por familjarët e kampionit po përpiqen që për shërimin e tij të bëhet maksimumi.

Tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga aksidenti i rëndë që pësoi në pistën e skive dhe 45-vjeçari është duke u trajtuar në një suitë mjekësore të ndërtuar qëllimisht në shtëpinë e tij buzë liqenit në Gjenevë.



Foto+Video: Zinxhirë, dërrasa, gurë, mjetet e sherrit në "Qemal Stafa"
Të hyje dje në sta diumin “Qemal Stafa”, ku do të luhej derbi mes Partizanit dhe Tiranës për 19-vjeçarët, i vlefshëm për finalen e Kupës së Shqipërisë, ishte mjaft e thjeshtë.

SherriMadje, edhe në pistën e stadiumit mund të qëndroje pa problem, pasi në mënyrë absurde mungonte policia, edhe pse pritej që në shkallët e stadiumit të kishte një numër të madh tifozësh.

Dhe, ashtu ndodhi. Dy tribunat qendrore të stadiumit qenë të tejmbushura, pra rreth 1100 veta, të cilët ishin aty pa asnjë lloj kontrolli nga ana e uniformave blu, që nuk dukeshin në asnjë moment.

Teksa dy ekipet po hynin në dhomat e zhveshjes pasi kishin zhvilluar nxehmjen e zakonshme, ofendimet mes dy tifozërive kanë arritur kulmin, por në distancë, ashtu siç ndodh në çdo ndeshje të zakonshme derbi.

Por, situata në tribunën ku ishin të vendosur tifozët e Partizanit del jashtë kontrollit dhe nis një sherr masiv.

Një grup i tifozëve bardheblu kanë lënë vendet e tyre dhe u kanë dalë nga mbrapa tifozëve të kuq, duke i sulmuar me zinxhirë, dërrasa dhe flakadanë, të cilat duken lehtësisht në foto.

Për pak minuta amulli, ndërsa disa prej mbështetësve të kuq detyrohen që të zbresin në pistën e stadiumit, nga ku nisin të gjuajnë me gjithçka gjejnë në drejtim të rivalëve të tyre.

Pak minuta më vonë, në pistë shihen të gjithë tifozët e Partizanit, që nga kundërshtarët konsiderohen ultras dhe një pjesë e tyre janë në moshë të vogël. Kjo pasi në këtë ndeshje të rinjsh kishte një organizim nga “Guerrils Junior”.

Pas “luftës”, qetësia rikthehet dhe tifozët e Tiranës vendosen në vendet e tyre, ndërsa pak më vonë shihen edhe disa nga ata të Partizanit që bëjnë të njëjtën gjë.

Sa u takon të dëmtuarve, mësohet se ka pasur të lënduar nga të dyja tifozëritë, por pa pasoja të rënda. Duhet thënë se gjatë këtij momenti të dyja skuadrat kanë qëndruar në dhomat e zhveshjes dhe loja ka nisur me 20 minuta vonesë dhe pikërisht kur në pistën e stadiumit u shfaqen policët e parë./panorama sport/



Modelja seksi e fiksuar pas Keisuke Hondës

Krahas angazhimeve të saj si modele dhe aktore, japonezja Anri Sugihara është e njohur edhe për pasionin e saj për futbollin. Anri është një tifoze e flaktë e kombëtares japoneze dhe mbi të gjitha, ylli i saj është sulmuesi i Milanit, Keisuke Honda.

E lindur në Hiroshima, ajo zbuloi se një nga ëndrrat e saj është që takohet një herë me sulmuesin e kuqezinjve.

Në vendlindje, Anri është shndërruar në idhull në botën e modelingut nga bashkëkombëset e saj më të reja në moshë.

Anri ka qenë aktive me pozimet e saj me bikini deri në provokuese në revista prestigjioze dhe kalendarë të ndryshëm./sna/
Foto+Video: Shpia e braktisur në ’39-ën, ja thesari që u gjet pas 70 vitesh
Në 1939, ky apartament në Paris u braktis. Plot 70 vjet më vonë, një sepcialist ankandesh e hapi apartamentin dhe zbuloi punime artistike që vlerësoheshin me miliona euro.

Në atë kohë 23 vjeç, Madame de Florian e braktisi apartamentin e saj në Paris, Francë, në 1939. Ishte fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe ajo u largua pas lajmërimit se ushtarët gjermanë po i afroheshin Parisit.

Ajo nuk e planifikoi kurrë që të kthehej në apartamentin e saj. Në 2010 vdiq në moshën 91-vjeçare.

Pas vdekjes, të afërmit e saj mësuan për apartamentin. Ata thirrën një specialist ankandesh, të quajtur Olivier Choppin-Janvry për të bërë një inventar të gjërave me vlerë në apartamentin e braktisur.

Kur u hap dera, skuadra e tij mbeti pa fjalë.

Brenda apartamentit u shfaq pejsazhi i periudhës para Luftës së Dytë Botërore.

Sepse në të ishin fshehur thesare me vlerë, si orendi, mobilje, pjata, gota të asaj periudhe.

Zbulimi më i rëndësishëm ishte kjo pikturë e një gruaje të veshur në ngjyrë rozë. Ekzaminimet e mëvonshme treguan se ajo ishte gjyshja e pronares Madame De Florian.

Artisti nuk njihej fillimisht, por më vonë u zbulua se pktura ishte realizuar nga Giovanni Boldini, një piktor italian.

Marthe de Florian, gjyshja e saj, ishte një aktore e njohur në Paris që jetoi një jetë luksoze. Një koleksion letrash dashurie mund të gjendet në apartament dhe ato vinin nga njerëz të famshëm si Kryeministra e Presidentë të Francës.

Ndërsa Marthe ishte subjekt i pikturave të Giovannit, prova të tjera treguan se të dy ishin të dashuruar.

Portreti i saj përfundoi në 1888 kur ajo ishte 24 vjeçe. Në 2010, portreti u shit për 3.4 milionë dollarë pasi u zbulua në apartament./Opinion.al/



Bleona me gjoksin jashtë dhe në skenën e Sanremos
Vazhdon të provokojë me performancat e saj skenike dhe ekstravagante, këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti. Këtë radhë artistja ka zgjedhur një skenë ndërkombëtare, si ajo e Sanremos, në Itali.

E ftuar në “Casa Sanremo”, një aktivitet që mbahet këtë javë pikërisht në kundër të Festivalit të Sanremos, Bleona është shfaqur me një veshje trasparente, në pjesën e sipërme të bustit.

E shoqëruar nga një grup balerinësh, këngëtarja shqiptare ka performuar në një mënyrë shumë provokuese në skenë, ku ka kënduar këngët e saj.

“Casa Sanremo”, është një aktivitet alternativ që mbahet për herë të parë këtë vit në kuadër të Festivalli të muzikës italiane. Në këtë event marrin pjesë muzikantë, DJ, grupe të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu në këtë ngjarje përfshihen dhe panaire kulinarie, shoë për artistë bashkëkohor, si dhe sfilata për artistë, grimerë dhe parukierë./tvklan.al/

Vizita e Kerry, Kryeministria përplaset sërish me Presidencën

Kur John Kerry të mbërrijë në Rinas mëngjesin e së dielës, përveç anëtarëve të protokollit të shtetit dhe zyrtarëve të nivelit të dytë do të gjejë edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Zyra e kreut të shetit njoftoi se presidenti do të jetë që herët në mëngjes në aeroport për të pritur sekretarin amerikan të Shtetit. Ky shtrëngim duarsh do të konisderohet edhe si takim me presidentin e Republikës.

Si gjthnjë, edhe në këtë rast shteti nuk është paraqitur me një protokoll unik, por Presidenca dhe Kryeministria kanë nxjerrë sërish shpatat.

“Top Channel” citoi burime amerikane pak ditë më parë kur njoftoi se Kerry do të takohej vetëm me Ramën dhe Bashën. Të premten në mengjes, një tjetër i përjashtuar nga protokolli i takimeve, Ilir Meta, u takua me Nishanin në zyrën e tij.

Por duket se ndryshe nga kreu i shtetit, kreu i Kuvendit nuk ka ndonjë shqetësim për këtë. “Nuk është lajm nëse do takohesha apo jo me të. Nuk është kryetari i kongresit të Shteteve të Bashkuara”,- ka thënë Meta.

Pas mbërritjes në Rinas, shefi i diplomacisë amerikane do t’i drejtohet Kryeministrisë. Siç njofton zyra e kryeministrit, John Kerry do të takohet fillimisht me homologun e tij Ditmir Bushati dhe më pas do të kryejë takimin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Axhenda zyrtare përmban një deklaratë të përbashket mes Kerryt dhe Ramës në orën 11.00 dhe menjëherë më pas, sekretari i Shtetit do të zhvendoset disa metra më tej, në hotel “Rogner”, ku do të zhvillohet takimi me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga 4 deputetë.

Gjatë mesditës së të premtes u fol për një takim të John Kerryt me Hashim Thaçin, por “Top Channel”: konfirmoi se, ky takim nuk është në axhendën e sekretarit amerikan të Shtetit.

09.00 Pritja në Rinas nga Presidenti

10.10 Takime me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm

11.00 Deklaratë e përbashkët e Sekretarit Kerry me kryeministrin Rama

11.40 Takim me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, në hotel “Rogner”/Top Channel/

Pandeli Majko sqaron “vjedhjen e palltos”

Mediet në vend raportuan gjatë paradites së të premtes se deputetit i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i kishin vjedhur pallton gjatë një takimi me të rinj të FRESSH-it në Tiranë të dielën e shkuar.

Por duket se vetë ligjvënësi i majtë e ka marrë me sportivitet këtë ndodhi. Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ish-kryeministri ka përdorur nota humori dhe sarkazme për ta sqaruar ngjarjen.

“Shënim:Lexova në medien e shkruar që më kanë vjedhur pallton. Sqarim: Kam ca vite që nuk vesh pallto. Humor: Meqë në këtë vend vjedhja është një akt shumë, por shume ‘pak’ i përhapur, jam i prekur që dikush bën një publicitet të tillë.

Një xhup imi, gjithsesi, i turbulluar nga ligjëratat e takimit ‘u zgjua’ në një shtëpi tjetër. Si lexues i faqes ‘Jeta osh qef’, ky është ai momenti kur kupton se e majta ka detyrim rishpërndarjen e të mirave materiale. Natën e mirë”,- shkruan Majko në shpjegimin e tij.

Shkodër: “Loro Boriçi” merr formë, nis vendosja e ndenjëseve

Firma ndërtuese që ka marrë përsipër ndërtimin e “Loro Boriçit” ka vijuar me intensitet punën për t’u mbyllur brenda afateve të përcaktuara të gjitha punimet në këtë impiant, që do ta përmirësojë dukshëm infrastrukturën e futbollit shqiptar.

Pas shtrimit të tapetit që në ditët e para të 2016-ës, ka nisur puna edhe për vendosjen e ndenjëseve, në mënyrë që në përfundim të muajit mars të mos ketë asnjë pengesë për hapjen e dyerve të këtij stadiumi për tifozët.

Në tribunën përballë, në një nga sektorët që nuk është shembur, në rreshtat e parë janë vendosur disa stola me ngjyrë të kuqe, që do të kombinohen më tej me ndenjëse blu, duke respektuar simbolet e Vllaznisë.

Një lajm i mirë jo vetëm për tifozët shkodranë, por edhe për mbështetësit e Kombëtares, që mund të jenë më të shumtë në numër për të ndjekur kuqezinjtë, falë kapacitet prej 17500 vendesh të këtij impianti.

Ritmi i punimeve është i kënaqshëm edhe në tribunën kryesore, e cila është ndërtuar nga e para.

Duke i përqendruar forcat paralelisht në disa sektorë, pritet që në fund të marsit “Loro Boriçi” të hapë dyert për t’u përuruar, ndoshta me një miqësore të Kombëtares./Dita/

Edhe një futbollist i famshëm në listën e dashnorëve të Kardashian

Kim Kardashian ka kryer marrëdhënie seksuale me një prej futbollistëve më të famshëm në botë.

Cristiano Ronaldo është futbollist i shumëpërfolur në fushë dhe jashtë saj.

Ylli i Real Madridit është përfshirë në një listë të gjatë të meshkujve me të cilët besohet se kishte marrëdhënie seksuale gruaja e tanishme e reperit Kanye Ëest, Kim Kardashian, përcjell “Lajmi.net”.

Kjo është lista e plotë e publikuar nga “neësëirengr.com”.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   54   55   56   57   58   59   60   61   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish