Rrëfimi i Brukos:
“E frikshme! Isha me vajzën time tek qendra Kristal! Do shkoja si çdo dite tek dyqani ku siguroj veshjet per edicionet informative kur më ndaluan të hyj nq parkim! Nuk lejohet sot sepse sapo jemi njoftuar për ekzistencën e një bombe aty-më tha një djale që qendronte ne hyrje të parkimit! Nuk e besova në fillim dhe veshtrova perqark…., nuk po shihja njerëz jashtë dhe mendova se ishte ndonjë shaka! Këmbëngula të hyja por ai djali nuk me la vërtet! Në atë moment shikoj mbërritjen e policisë dhe njerëzit që po dilnin jashtë qendrës tregtare! Njoftova redaksine time të lajmeve dhe u largova! Bomba ka qenë vërtet në parkimin e qendrës Kristal! Tmerr!”.
Jonida Maliqi: Nuk kam kënduar në klube nate, s’më lejonte im atë
Ajo është një nga këngëtaret me “fashion” të shoëbiz-it shqiptar, por edhe shumë e talentuar. Në një intervistë për “Ëake Up”, Jonida e cila ka qenë e ftuar për të folur rreth eksperiencës së saj në “The Voice”, ka sqaruar sepse nuk ka kënduar kurrë në klube nate.
“Unë jam rritur në një familje patriarkale dhe im atë nuk më ka lejuar kurrë të këndoja nëpër disko”,- ka thënë Jonida.
Foto: Policia blen motorë të rinj, Tahiri: Të jemi para krimit
Policia e Shtetit ka prezantuar sot motorët e rinj të policisë në një aktivitet tek sheshi “Nënë Tereza”, ku edhe janë demonstruar nga patrulla “Shqiponja”.
Në aktivitet ishin të pranishëm ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Gjatë fjalës së tij, Tahiri, tha se, këto mjete të reja do të shërbejnë për parandalimin e krimit dhe kapjen në kohë më të shpejtë të autorëve që kryejnë vepra penale.
“E dimë mirë që bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që është shpesh shumë hapa para Policisë së Shtetit, ndaj është detyra jonë të reagojmë në mënyrë efektive që të mos lejojmë që krimi të jetë para nesh”,- tha ndër të tjera ministri Tahiri.
Kabllogramet e SHBA-ve në 2008: Shqiptarët, përtacë e kumarxhinj
Disa kabllograme të ambasadës amerikane në Tiranë, të zbuluara nga Ëikileaks, tregojnë se si e shihnin diplomatët amerikanë Shqipërinë dhe shqiptarët në vitin 2008. Ambasadori Ëithers shkruan në njërin prej tyre se, shqiptarët i zgjidhin problemet nëpër kafene, janë përtacë e luajnë kumar.
“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojnë inicativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që disktojnë provimet ose modën.
Gjatë periudhës komuniste, kur ishin gjithnjë në kërkim të një miku që të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve.
Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarët të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohë. Është një institucion social, multifunksional për një vend në tranzicion”.
Në një tjetër kabllogram shkruhet.
“Sallat e kumarit dhe pikat e basteve janë shfaqur si kërpudha në Tiranën e sotme. Mania e kumarit është një provë e sëmundjes që ka prekur pjesën më të madhe të shqiptarëve: ëndrrën për ‘u pasuruar brenda natës, mundësisht pa derdhur asnjë pikë djersë.
Kjo ndjesi ka rrënjë shumë thellë në historinë e Shqipërisë. Mund të bazohet në stilin e jetës që kanë zhvilluar gjatë pusthtimit otoman dhe reflekton tradita që kanë mbijetuar që në atë kohë.
Përtacia zuri vend mirë dhe u shtua gjatë regjimit komkunist, ku barazia e detyrueshme mes njerëzve dhe kryqëzatat kundër sipërmarrjes private, sollën indiferencë totale ndaj punës. Kjo ishte aedhe një nga arsyet kryesore përse ai sistem ra…”.
Ajo që të bën përshtypje është fakti se kafenenë si vendin ku bëheshin politikat dhe merreshin vendime të rëndësishme e përmend edhe Faik Konica në veprën “Doktor Gjilpëra”, të botuar në vitin 1924. Kabllogrami i Ëithers dëshmon se, shqiptarët vazhdojnë ta ruajnë edhe sot këtë “zakon”.
Video: Burri mbi peshë, thyen kalin në mes
Asnjë kafshë nuk do të donte të mbante mbi shpinë një peshë kaq të rëndë.
Një burrë mbipeshë është kapur nga kamerat duke tentuar të hipte mbi një kalë. Për ta bërë këtë më të lehtë, ai kishte hipur në një kamionçinë.
Por këmbët e kafshës nuk mundën ta përballojnë këtë peshë dhe kali “thyhet në mes”.
Pas kësaj, burri, që thuhet të jetë nga Arabia Saudite, detyrohet ta pranojë humbjen dhe të kthehet në kamionçinë./Telegrafi/
Videolajm: Ja si stërvitet “brezi i ri” i xhihadistëve të ISIS
Kjo video e cila po bën xhirron e botës në rrjetet sociale tregon pamjet më të fundit të një grupi “ushtarësh të rinj” të ISIS-it, të cilët mësohen se si të vrasin...
Ata janë femijë por në duar në vend të që të mbajtë lodra apo ëmbëlsira, mbajnë “lodra lufte” të cilat qëllojnë fishekë luftarakë.
Këto pamje janë filmuar në disa zona të Sirisë, ku kohët e fundit Shteti Islamik po stërvit gjithmonë e më shumë grupe fëmijësh për të luftuar kundër ushtrive armike....
Shikoni Videon:
Fotolajm/ Skandaloze: Ja si transportohet buka që konsumojmë
Faqja “Jeta Osh Qef” ka publikuar një foto në të cilën mund të shohim mënyrën se si transportohen bukët drejt pikave të shitjes (kryesisht dyqane ushqimore).
Në foto duket një automjet i vjetër, aspak higjenik i cili e ka bagazhin përplot me bukë.
Pasi bukët nxirren nga bagazhi ku nuk duket të ketë asnjë mbrojtëse higjenike, hidhen në arka bananesh të vendosura në tokë, ku përsëri nuk duket të kenë asnjë mbrojtëse nga pluhurat.
Videolajm: Masakër me pemët në Pukë. Priten pishat dhjetëra vjeçare
Me preteksin se do të bëjë disa riparime në rrugët dhe trotuaret në qytetin e Pukës, bashkia e këtij qyteti nuk ka kyrsyer as pishat dhjetra vjeçare të cilave u ka vënë sharrën...
Që kanë realizuar këtë video e kanë publikuar në portalin “Jeta osh Qef”. Ndërkohë, në këtë qytet që historikisht pishat dhe bredhat i ka pasur si simbol të tijat, duket se nuk ka fare zyrë mjedisi, e cila duhet ta kishte frenuar këtë “spektakël” të shëmtuar të bashkisë në qendër të qytetit të Pukës, ditën për diell para syve të të gjithë qytetarëve.
Kuçovë: “Më fal për këtë që po bëj”, letra e 30-vjeçarit të vetëhelmuar
Policia e Beratit ka gjetur trupin e pajetë të një 30-vjeçari poshtë urës së Kozares në Kuçovë dhe nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëhelmuar.
Një element i rëndësishëm që përforcon pistën e vetëvrasjes është dhe një letër e gjendur pranë trupit të viktimës.
Shtetasi është banues i fshatit të Havaleasit të Kozares në Kuçovë.
“Më fal për veprimin që po kryej”,- kanë qenë rreshtat e shkruar nga i riu në letrën që i është gjetur pranë trupit, por nuk dihen motivet që e kanë shtyrë drejt këtij akti.
Ambasadorët “njohin” Berishën
Përgjithësisht, ish-kryetari Sali Berisha e viziton selinë e Partisë Demokratike vetëm një herë në javë, të mërkurën e mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Por, paraditen e së martës, Sali Berisha hyri në selinë e opozitës pak minuta përpara se atje të mbërrinin dy ambasadorët, Donald Lu dhe Romana Vllahutin. Vendtakimi ishte zyra e kryetarit Lulzim Basha.
Ky është një format bisedimesh që ndodh për herë të dytë brenda dy javësh, por ndryshe nga dreka në territorin amerikan tek Rruga e Elbasanit, kjo është hera e parë që bisedimet ndodhin në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike në praninë e ish-kryetarit.
Palët e përfshira në bisedime janë hermetike për çfarë biseduan për rreth 1 orë e gjysmë, por besohet se reforma në drejtësi është enigma që diskutohet për zgjidhje.
Ajo është aq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, saqë për të siguruar garancinë maksimale të arritjes se një marrëveshjeje, ambasadorët kanë hequr dorë nga formalitetet diplomatike dhe po ekspozojnë në publik pushtetin real të Sali Berishës në Partinë Demokratike.
Burime jozyrtare konfirmojnë për “Top Channel” se takimi lidhet me vizitën e europarlamentarëve Fleckenstein dhe Kukan, të cilët mesa duket, po përpiqen të negociojnë sërish një zgjidhje për politikën shqiptare.
Të hënën në mbrëmje ata kanë darkuar me dy ambasadorët, Lu dhe Vllahutin, duke patur si shqetësim gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme, në mënyrë që opozita të japë pëlqimin për një formulë që ajo e konsideron se sistemi i drejtësisë nuk vihet nën kontrollin e qeverisë.
Kukan dhe Fleckenstein, që folën për një optimizëm të kujdesshëm, janë të dy politikanë që kanë besimin e forcave kryesore në Shqipëri dhe deri në 12 mars, kur të dalin rekomandimet e Venecias, ata, bashkë me ambasadorët në Tiranë i presin bisedime të vështira./Top Channel/
Si po punon qeveria? Sarandjoti i thotë të gjitha...
Një qytetar nga Saranda ka dhënë vlerësimin e tij për qeverinë “Rama”. Sipas tij, me reformat që ka marrë kryeministri Edi Rama diçka do të dal në dritën e diellit, po se çfarë nuk e di.
Ndiqeni intervistën e tij dhe na thoni, i ka seriozisht këto fjalë që thotë apo po bën shaka?/jetaoshqef.al/
Familja Suli: Një vëlla u vra në 2012, dy u plagosën një vit më pas
Nuredin Suli, pronari i makinës, të cilës iu vendos eksploziv paraditen e sotme është vëllai i Naim Sulit, biznesmenit fierak që u vra katër vjet më parë.
Ngjarja ndodhi në 12 nëntor të vitit 2012, kur një konflikt për zhurmën e servisit çoi në ekzekutimin e biznesmenit Naim Suli.
Në atë kohë policia e Fierit e zbardhi shpejt ngjarjen si dhe motivet që çuan në vrasjen e 47- vjeçarit.
Autorë të vrasjes u shpallën Gëzim Sulo, 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç.
Siç u mësua në atë kohë, 49-vjeçari Gëzim Sulo dhe 47-vjeçari Naim Suli, në 2011, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Shkak i këtij sherri mësohet se ka qenë aktiviteti i familjes Sulo.
Rreth tri metra larg shtëpisë së viktimës, ngjitur me portën kryesore të vilës 4-katëshe, Gëzim Sulo kishte ndërtuar një servis prej rreth 2 vitesh.
Aty përditë shkonin automjetet për të riparuar defektet e ndryshme, por zhurmat e mjeteve dhe puna që kryhej në servis gjatë gjithë ditës, deri në mbrëmje ishte kthyer në një makth për familjen Suli.
Njëri prej djemve të familjes, Naim Suli, rreth 1 vit më parë kishte debatuar me pronarin e servisit, duke i kërkuar të bënte kujdes pasi po i shqetësonte familjen me gjithë ato zhurma. Madje, sherri kishte bërë që për pak kohë ata të mos flisnin dhe pse çdo ditë haseshin te porta e shtëpisë.
Në maj 2013 djali tjetër i familjes, Sulejman Suli, iu vendos tritol në makinë teksa ishte duke udhëtuar me të shoqen.
Ndërkohë, në 25 tetor 2013, u plagos Namik Suli, biznesmen, vëllai i Naim dhe Nuredin Sulit.
Persona të paidentifikuar i janë afruar pikës së karburantit me një makinë tip “Alfa Romeo” dhe qëlluan me breshëri automatike në drejtim të Sulit. Ky i fundit nuk është prekur nga plumbat, por një klient në lokal u plagos.
Ai mori ndihmën mjekësore në spital, pasi një plumb i preku qafën.
Nishani dekreton ambasadorët e rinj, Gent Gazheli shkon në Turqi
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekretuar sot ambasadorët e rinj të Shqipërisë në Itali, Turqi, Iran, Pakistan, Kuvajt, Gjeorgji dhe Azerbajxhan. Kështu, sipas dekreteve të presidentit.
Gent Gazheli emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirgistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.
Saimir Bala, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident.
Anila Bitri, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maltës, në Republikën e San Marinos dhe pranë Organizatës Ndërkombëtare të Bujqësisë dhe Ushqimit “FAO”, jorezident.
Aksidenti tragjik te ura e Farkës, identifikohen dy viktimat
Identifikohen viktimat e aksidentit të sotëm në Farkë. Ata janë Amerikano Dyziu dhe drejtuesi i mjetit Denis Dervishi.
Sipas policisë së Tiranës makina tip Alfa Romeo me targë AA 387 EE është përplasur me një kamion me targa Tr 7659 G me drejtues shtetasin Alban Stafa.
Përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën pasagjerit dhe drejtuesit të autoveturës.
20 dibranë nën hetim, falsifikuan moshën e daljes në pension
20 qytetarë të Dibrës janë nën procedim penal nga prokuroria për falsifikim të moshës së daljes në pension.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrim”, “Mashtrim në sigurime” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas organit të akuzës ky është grupi i dytë i dibranëve që akuzon për falsifikim të moshës për të përfituar para kohe pension.
Rama inspekton ecurinë e check up-it në Shkozet: Shëndetësia falas po vjen
I shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryeministri Rama ishte sot i pranishëm në qendrën shëndetësore të Shkozetit, për të parë nga afër ecurinë e procesit të check up-it. Kryeministri tha se, me masat e marra nga qeveria po shkohet drejt shëndetësisë falas.
“Me progresin që kemi bërë nuk kemi kemi vetëm kontrollin bazë falas por kemi dhe mjekun e familjes falas.
Po të krahasojmë sot tarifat në spital për ata që janë të siguruar dhe ata që janë të pasiguruar diferenca është shumë e vogël. Pra po shkojmë drejt projektit tonë. Analizat janë absolutisht të standardeve europiane”, - u shpreh Rama.
Ndërkohë një ditë më parë kreu i opozitës denoncoi në media lajthitjet me analizat që kryhen përmes check up-it, ku disa qytetarë ishin diagnostikuar me sëmundje të ndryshme, por që realisht ishin shumë mirë.
Konçensioni i check up-it është një aferë korruptive sipas Partisë Demokratike, e cila vazhdimisht e ka denoncuar ministrin Ilir Beqaj.
Video: Shikoni peshkaqenin më të madh të filmuar… 7 m, 50 vjeç
Këto janë disa pamje të patreguara më parë, të këtij peshkaqeni të bardhë, të cilët ekspertët besojnë se është më i madhi, i kapur në kamera. Peshkaqeni është i gjatë 7 metra, dhe është regjistruar në brigjet e ishullit të Guadalupes në Meksisë.
Peshkaqeni është i gjinisë femër dhe mendohet të jetë të paktën 50 vjeç.
Fotolajm: Shtëpia e Oficerëve në vitet 30...
Studjuesi Artan Lame ka sjellë në “opinion.al” disa foto që tregojnë si ka qënë Shqipëria në vitet 30. Kjo foto tregon ndërtesën e njohur me emra të ndryshëm në epoka të ndyshme si “Lidhja e Shkrimtarëve”, “Shtëpia e Oficerëve” dhe “Zyra e qeveritarëve”.
Video+16: Sherr i paparë mes vajzash në Fier...
Një episod i pakëndshëm ka ndodhur sot paradite në qytetin e Fierit, pranë shkollës së mesme “Perikli Ikonomi”. Një vajzë e ndihmuar nga shoqet e saj, ka rrahur në mënyrë shumë të dhunshme një vajzë tjetër. Arsyeja e ndodhisë nuk është e qartë, por sidoqoftë tërbimi dhe egërsia e vajzës që godet shoqen, është i pajustifikueshëm dhe të bën të futesh në mendime të thella për cilësinë e brezit të ri që po del në jetë. Na ruajtë Zoti!
Me kalimin e kohës shumë pak njerëz e bëjnë këtë... gjatë seksit
Në fazat e para të lidhjes– ose kur njerëzit kanë një aferë – puthja mbetet popullore. Megjithatë kur njerëzit kanë shumë kohë bashkë, shanset që të puthen ulen ndjeshëm.
Vetëm një në katër çifte të martuara thonë se e puthin partnerin gjatë seksit, thuhet në një studim.
Studimi është kryer nga faqja e njohur e takimeve, Victoria Milan.
Sipas saj, vetëm 25 për qind e atyre që janë në një lidhje afatgjatë e pranojnë se e puthin njëri-tjetrin gjatë seksit, krahasuar me 79% të atyre që flirtojnë ose kanë një aferë, shkruan Telegrafi. Megjithatë, 84% mendojnë se puthja është e rëndësishme për marrëdhënien.
92% mendojnë se puthja është joshëse dhe erotike. Por për çudi, 95% e pranojnë se jo të gjithë dinë se si të puthin mirë.
U nda nga i dashuri, do të vetëvritej... qeni i dha forca të ecë përpara
Historia e 22-vjeçares Amanda Tromp dhe lidhja e saj e fortë me qenin i ka habitur të gjithë. E reja amerikane kishte pësuar trauma nga një lidhje dashurie e shndërruar në abuzim dhe dhunë ndaj saj.
E zhytur thellë në depresion dhe ankth, ajo tentoi edhe të vrasë veten.
Derisa një ditë vajza gjeti në rrugë një qen të familjes “Hysky”. Ajo e mori qenin me vete në shtëpi, dhe krijoi një lidhje shumë të fortë me kafshën e dashur.
Pas disa kohësh, ajo ishte sërish e lumtur dhe kjo e gjitha falë qenit që e quajti Kyro.
Ai u shndërrua në inspirimin e vajzës që i shpëtoi depresionit, falë dashurisë së një kafshe.
Fotolajm: Ja si e lufton ministri Tahiri krimin dhe autobombat...
Normalisht si Ministër i Brendshëm, ministrit Tahiri i takon të jetë edhe ministri më i kërkuar nga seksi femëror. Sepse logjikisht, ai lufton krimin, bandat, keqbërësit, eksplozivet, është më i sulmuari nga krahu tjetër i politikës dhe kjo natyrshëm i jep edhe një lloj “fuqie” të mbinatyrshme, aspekt që femrave u pëlqen edhe e përdorin shpesh si kopertinë në rrjetet sociale.
Në këto foto vajzat në foto (njëra police jashtë shërbimit), nuk e fshehin kënaqësinë e një poze me Ministrin e Brendshëm, i cili duhet thënë se ka nën hyqëm plot 12 mijë policë.
Edhe normalisht lind pyetja: A është ministri Tahiri, ministri më i suksesshëm në qeverinë Rama, parë në këndvështrimin e syrit femëror?
Miratohet projektligji për patentat e reja, ja çmimet
Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka miratuar projekt ligjin për Patentë Shofer dhe projektligjin për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.
Sipas anëtarëve të Komisionit mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që të caktoi ekspert për pyetës të kandidatëve për patentë shofer.
Kurse me projektligj parashihet numri i orëve për teori dhe praktikë për patentë shofer, numri i orëve për teori është shtuar nga 16 në 20, kurse për mësime praktike është shtuar nga 20 në 30 orë.
Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro 82 cent për një orë mësim praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.
Anëtarët e Komisionit për Planin e Punës propozuan të diskutohet Ligji për Trepçën në qershor të këtij viti dhe për këtë kërkuan nga Qeveria që të sjell këtë ligj në kuvend që të zgjidhet çështja e këtij gjiganti ekonomik.
Po ashtu u kërkua që me ligj të trajtohet edhe çështja e mbetjeve industriale ngaqë shitja e këtyre mbetjeve po bëhet në mënyrë klandestine.
Fotogaleri+16: Festat më “pis” që keni parë nga Dan Bilzerian
Dan Bilzerian është një njeri që di ta shijojë jetën dhe nuk ngurron t’ua tregojë edhe të tjerëve këtë gjë.
Djali i miliarderit Paul Bilzerian, ka publikuar një foto në rrjet ku shihet mes një grumbulli femrash të zhveshura.
Stili i tij i jetës ka bërë që të tërheqë shumë fansa në rrjetet sociale, duke kaluar shifrën e 9 milionë ndjekësve.
Luzja e “Portokallisë” ndahet nga “Baçi” shumë vite më i vogël
Një ndër çiftet më të përfolur në shtypin rozë, Luzja e “Portokallisë” me të dashurin, tashmë i kanë dhënë fund romancës së tyre. Ata nuk janë më bashkë dhe këtë gjë e ka konfirmuar Klinton Zeqiraj.
Asnjë prej tyre nuk ka ndarë me publikun se kush ka qënë shkaku i kësaj ndarje. Ky i fundit, i ka fshirë të gjitha fotot në Facebook me Renadën, por edhe ka hequr nga profili statusin “në një marrëdhënie”.
Pas dyshimeve për ndarjen e çiftit, Klintoni e ka pohuar ndarjen në një prononcim për “Panorama”.
“S’është se morëm ndonjë vendim, thjeshtë erdhën gjërat ashtu”,- ka thënë ai, ndërsa është pyetur se kush e mori vendimin për këtë ndarje, ndërsa pyetjes nëse ndodhi diçka që i çoi në ndarje, ai i përgjigjet: “Jo, kaq ishte, mbaroi…”.
Ndërsa Renada nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ndarjen, madje as fotot nuk i ka fshirë nga rrjetet sociale.
10/02/2016/............................
Berisha: Rama “mbulon” zullumet e tij me Ilir Beqajn
“Rama merr Beqen kudo me vete per te permiresuar imazhin e tij te nxire!
Ai mendon se me Beqen ne krah duket hajdut me i vogel!
Te dashur miq, dikur zonjat e pasura por jo te pashme zgjidhnin per shoqeruese nje zonje jo te seres se tyre dhe shume me pak te pashme se sa vetja e tyre.
Kjo me qellimin e vetem qe te zbusnin ne publik sadopak pamjen e tyre jo te bukur.
Keto muajt e fundit, Rama i damkosur per vjedhjet e medha ne taksa, dogana dhe koncesione per te zbutur sado pak shemtine e imazhit te tij si kryehajdut i shtetit, mban me shume pas vetes hajdutin tjeter famezi te shtetit, Ilir Beqja, qe ka vjedhur dhe shperdoruar me koncesionet per check-upin, me Ramen dhe ndrikulle Nushin, sterilizimet dhe barnat rreth 340 milione euro para te takspaguesve shqiptare! Sb.”.
Nga seksi s’vjen vetëm kënaqësia... edhe vdekja! Ja disa raste...
Marrëdhëniet seksuale cilësohen si momente kënaqësie, ku protagonistët presin kënaqësi maksimale, por në disa raste ka ndodhur e kundërta. Gjatë aktit seksual për arsye nga më të ndryshmet ka patur persona që kanë humbur edhe jetën.
Ja disa nga rastet fatale:
Seksi tragjik mbi piano
Një nga vdekjet e “ëmbla” ka qenë ajo mbi një piano. Në vitin 1938, Jimmy Ferozzo, truprojë në bar-kafenë “Condor“ në San Francisco dhe valltarja, Teresa Hill, kishin vendosur të bënin seks mbi piano. Pianoja kishte një sistem hidraulik, i cili e sillte dhe e largonte atë nga skena. Gjatë seksit, ky çift kishte aktivizuar pa dashje sistemin, ndërsa pianoja ishte ngritur aq shumë drejt tavanit sa që e kishte shtypur për vdekje Ferozzon.
Seks me gruan dhe dashnoren
Hagibis Jungao kishte vendosur të bënte seks të çmendur, në një hotel në Manila, me gruan dhe të dashurën e tij, i cili i kushtoi me jetë. Jungao 45-vjeçar, sipas policisë, kishte vdekur nga viagra dhe seksi pervers.
Vdekja nga asfiksia gjatë seksit në garazh
Ylli rumun i futbollit, Mario Bugeanu, në vitin 1999 kishte pasur marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij në makinë, të cilën e kishte parkuar në garazh. Fatkeqësisht, ata kishin harruar të fiknin makinën dhe kishin vdekur nga helmimi me karbon monoksid.
Vdekja nga gjoksi madh
Në vitin 2013, Donna Lange, pas seksit, në gjendje të dehur ishte përleshur me të dashurin e saj, të cilit i zuri frymën me gjoksin e saj të madh.
Seksi tragjik në tarracë
Sandra Orellana kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga kati i tetë, respektivisht nga tarraca e një hoteli në Los Angeles, derisa ishte duke bërë seks me shefin e saj, Robert Salazer. Sipas Salazerit, në ato momente ata ishin duke ndërruar pozicionin për më tepër kënaqësi, por kjo ka rezultuar fatale, pasi Sandra u rrëzua dhe humbi jetën.
Video: Këto janë sportistet më seksi në botë
Të gjithë e kemi vëmendjen tek sportistët më të mirë, por të ndajmë pak kohë edhe për sportistet në botë. Në këtë video, është përmbledhja e sportisteve më seksi në botë.
Video: Seriali i gafave të Jolezës së FRESSH-it dhe reagimet për to
Që prej së dielës, kur u shfaq për herë të parë videoja e kryetares së FRESSH, Joleza Koka, mediat online dhe rrjetet sociale nuk po pushojnë humorin me vajzën që ishte ngjitur në tribunë për të bërë thirrje që të rinjtë të aderonin në PS.
Postera humoristikë, batuta në Facebook, që i bashkëngjiteshin asaj habisë së përçudnuar të ministrit Tahiri teksa dëgjonte live modelin e femrës së re që Edi Rama do t'i imponojë socialistëve, gëluan këto ditë në bisedat e gjithkujt.
Temperaturën e rriti edhe më shumë vetë Joleza Kola me një status që ia kalonte për nga idiotësia shfaqes së saj televizive.
Ajo tentoi të tallet me "gazetarët e PD" që, të mësuar vetëm me shkrime për Çilietën, e kurdisën historinë e saj dhe, së dyti, me ata prindër që "si ajo" shkojnë në shtëpitë e ministrave për të lypur punë për fëmijët e tyre.
Por pyetja është: Përse shkaktoi kaq shumë reagime videoja dhe shënimi i kësaj vajze 25 vjeçare të lindur në Fier, të rritur në Sarandë, që ka mbaruar arkitekturën dhe që zëvendësoi Elisa Spiropalin në krye të FRESSHit? Ka disa shpjegime për këtë.
E para, se gafat në serial të saj bëheshin në një takim ku po promovoheshin antarësime të reja në Partinë Socialiste. E dyta, sepse ky është modeli i komsomolasit që Rilindja po u ofron të rinjve shqiptarë. E treta, se ajo përfaqëson simbolin e femrës së gjeneratës Rama, bosh nga brenda dhe me dëshirën për të krijuar efekte. Për të gjitha këto, Koka e FRESSH u shndërrua në hit për pak ditë.
Do'stlaringiz bilan baham: |