Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet59/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   352

Lista:

TJ Jackson (1994-1998)

Damon Thomas (2000-2004)

Julian St. Jox (2001)

Ray J (2002)

Nick Lachey 2006

Nick Cannon (Shtator 2006- janar 2007)

Fonsëorth Bentley (2006- Shkurt 2007)

Marquis Houston (Mars 2007)

Evan Ross (Maj 2007)

Reggie Bush (2006, gjatë lidhjes me Ray J-(2009/2010)

Christiano Ronaldo (Prill 2010)

Shengo Deane (Prill 2010)

Miles Austin (Qershor 2010)

Michael Copon (Tetor 2010)

Jon Mayer (Tetor 2010)

Gabriel Aubrey (Nëntor 2010)

Kris Humphries (m. 2010-2013)

Kanye Ëest (2007-)

Also Brett Lockett, The Game, 50 cent, Scott Storch (nuk ka datë).




Fotolajm: Kur Shqipëria kishte edhe një batalion parashutistësh
Dikur ushtria shqiptare kishte jo vetëm avion gjuajtës dhe bombardues, por edhe transportues, si dhe një batalion të tërë desantësh ajror.

Batalioni i forcave avio-transportuese shqiptare i cili stërvitej kryesisht në aerodromin e Laprakës dhe desantonte nga aeroptanët “AN-2”, ishte një strukturë e ushtrisë vërtet për t’u marrë shembull dhe për tu pasur zili.

Fotot e mëposhtme tregojnë disa nga ato imazhe:

Mbyllet “The Independent” në print, tashmë vetëm online
Prestigjozja britanike “The Independent” do të mbyllë versionin në print për t’u përqëndruar vetëm në atë online.

Versioni i fundit i shtypur i “The Independent” do të dalë të shtunën më 26 mars.

Lajmi është dhënë nga grupi mediatik “ESI”, i zotëruar nga Evgeny Lebedev, djali i Alexander Lebedev, miliarderi rus që bleu “The Independent” për vetëm 1 paund.

Ai tha se, “ky vendim ruan emrin e Independent dhe na lejon ne që të vazhdojmë të investojmë në cilësinë e editorialeve tona, për të tërhequr gjithnjë e më shumë lexues në platformën tonë online”.


Video: Saimir Tahiri te Çani: Pse Berisha më thotë “Saje qorri”

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli edhe për nofkën “Saje qorri” që ia përmend shpesh ish-kryeministri Berisha. Çani e pyeti se si ndihet kur Berisha e thërret në parlament me këtë nofkë.

“Si ndihem është e justifikueshme për një njeri të atillë. Ai i ka fiksim sytë e njerëzve. Se dhe djalin e ka “sypeshkaqen”.

Doktorit i falen derisa u tregon njerzëve se si mund të degradosh si njeri. Sytë i ka fiksim ai. Djali i tij u bë personazh në Hollivud në rastin e Gerdecit ku një personazh nga Shqipëria thirrej “sypeshkaqeni”- tha Tahiri.

Sipas ish-kryeministrit Berisha me këtë nofkë, Tahiri thirret nga Emiljano Shullazi.

Durrës: Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën shoferi
Një aksident rrugor i ka marrë jetën një personi mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në afërsi të Spitallës, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A.D., 39 vjeç, nga fshati Rreth.

Dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Bateritë mund të vrasin fëmijën tuaj brenda disa orëve

Fëmijët e vegjël gëzojnë shumë kur luajnë me lodrat me bateri, të cilat këndojnë, ndezin dritat, etj. Por prindërit e të vegjëlve e dinë shumë mirë, që të luash me këto lloj lodrash, shpesh është e rrezikshme.

Sheena Briones-Villanueva, një nënë e një djali 19-muajsh, provoi të testonte diçka për hir të sigurisë së fëmijës së saj.

Ajo futi një bateri të vogël, nga ato që zakonisht përdoren për orat, brenda një salçiçeje për të parë se çfarë do të ndodhte në mish pas disa orësh.

Rrezultati ishte i frikshëm!! I gjithë mishi ishte bërë i zi në vetëm dy orë pas vendosjes së baterisë.

Ekperimenti i kësaj nëne tregon se çfarë mund të ndodhë brenda trupit të fëmijës tuaj, në rast se bateria gëlltitet padashje.

Në fillim të janarit një vajzë e vogël 2-vjeçarja, Brianna Florer, vdiq në Oklahoma të SHBA-ve, pasi gëlltiti një bateri të tillë, që kishtë rënë nga lodra e saj.

Ajo u dërgua në spital pasi lëkura e saj ishte bërë blu dhe ajo kishte filluar të pështynte gjak.

Ajo u operua brenda dy orëve, por helmi i batërisë tashmë ishte shpërndarë në trupin e saj./tvklan.al/


Kur Edi Rama na fton për... viza falas

Në përpjekje për të promovuar zotimin për shëndetësi falas, kryeministri Rama ka bërë një postim në faqen e tij në Instagram. Por në mesazhin që shoqëron foton e postuar në rrjetin social, ka gabime drejtshkrimore.

“Sot vizat shëndetësore janë falas”,- thotë Rama, në vend që të shkruante “vizitat”. Dhe tjetra, mungon një gërmë “Ë” te fjala “shëndetësore”.

Me siguri që kemi të bëjme me një lapsus apo gabim shpejtësie.

Por kundërshtarët politikë të Ramës, që vazhdimisht e kanë akuzuar kryeministrin si përdorues droge, do të thonin se në fakt s’kemi të bëjmë me një gabim shpejtësie, por thjesht me një lapsus Frojdian nga ana e tij.

Sidoqoftë mbetet për t’u sqaruar./Lapsi.al/



Foto: Gruaja e Boateng çmend Instagramin

Gruaja e mesfushorit të Milanit, Kevin Prince Boateng, Melissa Sata, ka shfaqur sërish linjat e saj trupore që duket në një formë fantastike. Melissa ka postuar disa foto të reja në rrjetin social Instagram, ku ka ekspozuar linjat e saj trupore, të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat.



Ja si kanë qenë 10 vite më parë prezantuesit e “Top Channel”
"Kur ishim te vegjel...". Një foto e brezit të ri të moderatorëve të “Top Channel”, e shkrepur mbi 10 vite më parë. Ja si dukeshin në atë kohë Elona Duro (1), Albana Osmani (2), Eni Shehu (3), Xhemi Shehu (4) dhe Ledion Liço (5)...." - kështu e komenton Olti Curri një foto të publikuar në faqen e tij në facebook.

Intervista për AFP-në, Assad: Përlotem për viktimat në Siri

Menjëherë pas armëpushimit të rënë dakord Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka premtuar se do të rimarrë në kontroll të gjithë vendin.


Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Assad është pyetur në fërngjisht ndërsa ai ëhstë përgjigjur në gjuhën arabe.

Assad tha se, zgjidhja e konfliktit në Siri do të marrë kohën e nevojshme, ndërsa për viktimat e humbura në det ai tha se shpeshherë “pushtohet” nga një dhimbje.

“Nëse flasim për emocionet, kjo është e qartë që edhe unë kam ndjenja si të gjithë dhe ‘pushtohem’ nga keqardhja për të gjithë njerëzit që janë mbytur, majde disa herë mund të përlotem. Nëse kjo pyetje është në postin e zyrtarit unë mbaj përgjegjësinë e plotë përballë popullit tim”,- u shpreh Assad.

Ndërsa i pyetur për krizën e refugjatëve dhe rikthimin e tyre në vendlindje Assad tha se derisa të ekzistojë lufta në Siri ata nuk do të pranojnë të kthehen në vendlindje.

“Kjo është e natyrshme pasi nëse terrorizmi dhe lufta vazhdon të jetë prezente në Siri refugjatët kurrsesi nuk do të pranojnë të kthehen. Shumë prej tyre kanë emigruar jo kundër qeverisë por janë larguar për shkak të dhunës dhe luftës së terroristëve”,- u shpreh Assad.

Takimi historik: Pas 1000 vitesh, një Papë takon një patriark Ortodoks

Papa Françesku ka filluar një takim historik të parin me Patriarkun Kirill, kreu i Kishës Ortodokse ruse në Havana të Kubës. Ky është takimi i parë mes një Pape dhe një koke të Kishës ruse, pasi dy institucionet prej 1000 vitesh kanë qenë të ndara.

“Jemi vëllezër më në fund. Është e qartë që ky takim është vullneti i perëndisë”,- ishin fjalët e para të Papa Françeskut adresuar homologut të tij.

Kisha Ortodokse e Rusisë tha Patriarku Kirill do të diskutojë persekutimin e të krishterëve në mbarë botën.

Dy personalitetet do të bisedojnë për rreth dy orë në një sallon të aeroportit, Jose Marti, në Havana, para se të nënshkruajnë një deklaratë të gjatë të përbashkët, që do të flasë për persekutimin kundër të krishterëve dhe për mbrojtjen e vlerave kristiane në botë.

Video+Foto: Vret babanë dhe më pas djali vret veten live

(KUJDES, PAMJE TË RËNDA) Babai nuk donte që ti jepte paratë që kishte kërkuar dhe përballë këtij refuzimi, djali qëllon babanë, duke e vrarë dhe duke lënë disa persona të plagosur.

Protagonist i kësaj ngjarje është 23-vjeçari Ercan Koz, me probleme mendore i cili merr një taksi.

Policia i vihet pas deri në momentin kur ai zbret nga taksia dhe më pas qëllon veten e tij duke i dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga kamerat.

Tahiri: Byroja e Hetimit mund votohet me votat e mazhorancës

Gazetari Arian Çani ka insistuar të marrë një përgjigje nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nëse Byroja Kombëtare e Hetimit do të votohet sepse edhe pa opozitën, sepse mazhoranca i ka votat për këtë ligji.

Por çfarë thotë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: “Drafti do të kalojë në komisione. Pas komisioneve do kalojë në parlament, nëse parlamenti mendon se duhet ta shohë Komisioni i Reformës i takon atij. Ne si Qeveri menduam se duhet të kalojë në Parlament. Nëse PD ka vullnet të vijë e të thotë ne duam këto apo ato ndryshime. Edhe kundërshtia e tyre është e trashë.

Sot ministri i Brendshëm ka në varësi gjithë policinë, por unë nuk bëj hetime, as jap urdhra për hetime, nuk ndodh. Hetimin e bën policia. Në të gjitha shtetet e botë prokurori drejton hetimet”.



Arian Çani: Po ç’është ky drejtor?

Saimir Tahiri: “Drejtori është drejtori administrativ i Byrosë që merr rrogën në polici, por është pjesë e policisë gjyqësore.
Joleza: Di 5 gjuhë të huaja... Ja si fitova punën te Ministria e Veliajt

Joleza Koka ka dashur të sqarojë sot atë që e quan keqintepretim të fjalimit të saj.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Joleza tha se, di 5 gjuhë të huaja dhe ka mesataren e shkollës 10. Joleza tha se, këto kishin vendosur që me meritë të angazhohej si e punësuar në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj.

Joleza e pranoi se fjalimi i dha vizibilitet që njerëzit ta dinë se kush është kryetarja e FRESSH-it.

Fjalimi në anëtarësimet e reja të të rinjve në PS, mjaftoi që fama e kryetares së FRESSH të përhapet jo vetëm në mediat sociale.

Përballë opinionistëve skeptikë të ftuar, 25-vjeçarja tregoi se nuk ishte rastësisht në krye të forumit rinor të socialistëve.

Pavarësisht dyshimeve që u hodhën në studio se të rinjtë përfitojnë nga forumet për t'u katapultuar në politikë, Joleza rrëfeu të kundërtën, se meritokracia ka vendosur për fatin e saj.

Ashtu si në kohën kur punonte tek Ministria e Mirëqenies, kur ajo drejtohej nga Erion Veliaj.




The Economist” profil për Ramën, Metën dhe Bashën

Njësia Ekonomike e Inteligjencës pranë prestigjozes “The Economist” ka publikuar sot raportin e parë për 2016-n, duke analizuar zhvillimet më të fundit politike dhe ekonomike në Shqipëri. Në skanerin britanik kalojnë marrëdhëniet e tensionuara mes Ramës dhe Metës, përfshirë lidershipin e deritanishëm në PD të Lulzim Bashës. “The Economist” është pesimist që negociatat për integrimin europian do të mund të hapen para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

“The Economist Intelligence Unit” është një grup analitik në Londër që përpilon raporte të rregullta për zhvillimet politiko-ekonomike të Shqipërisë. Raporti, i fundit i siguruar nga “Top-Channel”, jep pritshmëri pesimiste për integrimin europian të vendit.

“Duke marrë në konsideratë vendosmërinë e qeverisë për integrimin europian, The Economist Intelligence Unit pret që Shqipëria të bëjë një progres gradual në përmbushjen e kushteve të vëna nga Komisioni Europian. Progresi mund të ngadalësohet si rezultat i rikthimit të sherrit, nisur në tetor 2015, nëpërmjet një serie të re akuzash për korrupsion dhe paaftësi mes partive qeverisëse dhe PD”,- thotë raporti.

Por nga kush mund të rrezikohet integrimi? Për herë të parë, sipas EIU, faji mund të jetë edhe vetë brenda maxhorancës.

“Meta, së fundmi, ka treguar muskujt dhe në nëntor 2015 ai zëvendësoi ministrin e Drejtësisë Naço, si një mospërfillje ndaj Ramës, i cili e kishte bërë të qartë kundërshtinë për rifreskim të kabinetit. Që prej 2009-s, Meta ka marrë rolin e “kingmaker-it” në politikën shqiptare e kështu, pa 16 deputetët e LSI, Partia Socialiste nuk mund të jete një shumicë parlamentare”, vë në dukje raporti.

Britanikët e “The Economist Intelligence Unit” skanojnë edhe performancën e Lulzim Bashës si kryetar i opozitës dhe arrin në këtë përfundim.

“Basha, që mori drejtimin e PD nga Berisha pas humbjes në zgjedhje, është në vështirësi për të mbrojtur lidershipin e tij në një parti, e cila ngadalë po mësohet të ketë një kryetar tjetër nga Berisha”.

Analistët e “The Economist” japin një shpresë që këto kundërshti mes palëve do të tejkalohen, për të bërë të mundur për Shqipërinë pasjen e një date për çeljen e negociatave për antarësim deri në fund të 2016-s. Por optimizmi i tyre për këtë vit është i pakët.

“Pritshmëritë janë që negociatat të mos fillojnë deri në zgjedhjen e Parlamentit të ri, pas zgjedhjeve të parashikuara në qershor 2017”, nënvizon më tej raporti. /Top Channel/




14/02/2016........................................
Sekretari John Kerry viziton sot Tiranën, ja rrugët e bllokuara

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas pak do të shkelë tokën shqiptare më saktë rreth orës 09.00 ku do të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 09:00. Do të jetë Presidenti Bujar Nishani, i cili do ta presë në aeroport dhe do të zhvillojnë një takim në sallën VIP.

Prej këtej, Kerry do t’i drejtohet Kryeministrisë ku do të takohet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me kreun e Qeverisë, Edi Rama. Pas këtij takimi, Sekretari Amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe me 4 deputetë të tjerë të selisë blu.

Për vizitën e Sekretarit Kerry janë ndërmarrë masa të larta sigurie, ku në terren kanë zbarkuar 1500 efektivë.

Vizita e tij do të jetë nën monitorimin e agjentëve të sigurisë, Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ të Shtetit, gardës etj. Siç ndodh në të gjitha vizitat e tjera të rëndësishme, rrugët kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara nga ora 07:00-15:00.

Më poshtë, rrugët ku do të ndalohet qarkullimi:

Aksi rrugor nga Aeroporti Rinasit “Nënë Tereza” – mbikalimi i Kasharit

Aksi rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës, në të dyja krahët e autostradës, si dhe rrugët dytësore paralel me to.

Aksi rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga “Dritan Hoxha” – Rruga e “Durrësit” .

Aksi rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , si dhe rrugët lidhëse me to.

Aksi rrugor nga Rruga “Teodor Keko” – Fabrika e Bukës – Bulevardi “Bajram Curri”, nga ura Teknologjike – Ura e Kualidimit – Ura e Drejtorisë Tiranë – Ura e Dajtit deri te ura e Rrugës së Elbasanit.

Aksi rrugor Bulevardi Zogu i Parë nga Ministria e Drejtësis deri tek Sheshi Skënderbej. Gjithashtu njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që do devijohet aksi rrugor i kamzës deri tek shinat e trenit.

Gjithashtu nuk do te lejohen parkimet e mjeteve duke filluar nga Sheshi Shqiponja deri te rruga Elbasanit si dhe nuk do te lejohet parkimi prapa Muzeut (Çaplini ose ish estrada).

Subjektet e linjave të shërbimit publik që operojnë në linjat brenda qytetit të Tiranës dhe linjave të transportit udhëtarëve ndërqytetëse, kryesisht ato që përdorin rrugët në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, nuk do të lejohet qarkullimi i këtyre mjeteve në këto pjesë të rrugës.



Shpenzimet e SHISH: Ja çfarë bleu me 8 mln USD në një vit Shërbimi

Shërbimi Informativ Shtetëror është institucioni që merret me ruajtjen e sigurisë kombëtare. Në dosa raste, ky institucion i drejtuar nga Visho Ajazi ka bërë kërkesë që të ketë fond më të lartë.


Gazeta “Shqip”, gjatë një vëzhgimi ka zbuluar se SHISH gjatë vitit 2015 dhe dy muajt e 2016 ka shpenzuar 8 milionë Dollarë përmes transaksioneve. Me të gjitha këto shpenzime, SHISH ka blerë lavatriçe, zgara metalike, bileta avioni dhe produkte të tjera. Kështu, për muajin janar 2016 është shpenzuar 310 milionë Lekë për furnizim dhe shërbimin e mensave.

Shuma më e madhe e shpenzimeve është bërë për mirëmbajtjen e pajisjeve teknologjike dhe pajisjeve të punës.

Në muajin janar të 20616, është bërë një pagesë 42 milionë Lekë për mirëmbajtjen e pajisjeve, 50 milionë Lekë u paguan më 24 dhjetor 2015, më 11 dhjetor të vitit të kaluar u paguan 98 milionë Lekë.

Sa i përket udhëtimeve jashtë vendit, janë bërë disa tendera për të blerë bileta avioni. Për këtë janë shpenzuar 7 milionë Lekë të vjetra. Gjithashtu, në fund të vitit të kaluar, SHISH bleu dy lavatriçe 7 dhe 8 kilogramëshe.



Kosova, i vetmi shtet në rajon pa helikopterë për emergjenca

E vetmja mënyrë për t’i sjellë në emergjencë personat e sëmurë, të aksidentuar apo ata që kanë pësuar ndonjë fatkeqësi natyrore, është autoambulanca. Kosova është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka një helikopter për raste të tilla.

Drejtuesit e Qendrës Emergjente në Prishtinë thonë se, që nga viti 2010 kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, për sigurimin e helikopterit, kërkesë kjo, që sipas tyre, asnjëherë nuk është marrë parasysh.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se, për blerjen e helikopterëve nuk ka mjete financiare. Por as Forca e Sigurisë së Kosovës e as Policia nuk kanë mjete fluturuese.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës thonë që, blerja e këtyre mjeteve është përgjegjësi e qeverisë së vendit.

Kanë qenë implikime buxhetore ato që, sipas zyrtarëve qeveritarë, e kanë bërë të pamundur blerjen e këtyre mjeteve.




Ndikimi rus në Ballkan

Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Pjesa më e madhe e vendeve kanë aspirata integrimi perëndimor, por ndikimi rus në rajon po shtohet përmes investimeve të Rusisë në miniera, hotele, fabrika dhe në media.

Një këngë e re, mjaft e suksesshme maqedonase i kërkon Presidentit rus Vladimir Putin të vijë në Maqedoni dhe ta shpëtojë vendin nga BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Kënga mori shumë popullaritet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe luhet shpesh në radio dhe median sociale.

Rusia dhe Perëndimi kanë synime krejt të ndryshme lidhur me Ballkanin, thotë Janusz Bugajski i Qendrës për Politika dhe Analiza Evropiane në Uashington:

“Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s do të donin të shihnin antarësimin e secilit vend në këto organizata, sapo të përmbushin standardet, Rusia ka synimin e kundërt, do t’i mbajë këto vende jashtë NATO-s dhe BE”,- thotë zoti Bugajski.

Analisti thotë se edhe nëse Rusia nuk mund t’i integrojë këto vende ballkanike në organizata të kontrolluara nga Moska, si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ajo do që ato të qëndrojnë neutrale dhe të mos lejojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Paul Goble është i të njëjtit mendim. Ai thotë përmes Skype-it se Moska po bën ç’të mundet për të ndryshuar opinionin në Ballkan:

“Por mendoj se përpjekjet e Moskës për të ndryshuar kahjen themelore të popujve të Ballkanit deri tani kanë dështuar. Nuk jam aq i shqetësuar sa janë disa të tjerë”.

Z. Goble thotë se, kriza e refugjatëve po vonon përpjekjet e Ballkanit për integrim dhe shton se Evropa ka kaq shumë probleme të vetat për momentin, sa që nuk e ka të lehtë të integrojë anëtarë të rinj:

“Janë hedhur ide se një ndër arsyet për formën dhe përmasat e krizës së refugjatëve në Evropë është se Moska ka bërë sa ka mundur për ta nxitur dyndjen e kësaj vale njerëzish me qëllimin për të dobësuar Evropën që të jetë në pozitë më të fotë për të ndikuar në Ballkan dhe në Evropën Lindore”.

Anketat e opinionit publik tregojnë se ndikimi rus po forcohet në Ballkan. Në Serbi një anketë tregon se 72% e popullatës ka pikëpamje pozitive për Rusinë dhe institucionet e saj./Zeriamerikes.com/

AK: Mr. Kerry mos tako qeveritarët kriminelë, publikou emrat

“Aleanca KuqeZi” është tubuar sot në bulevard në pritje të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Dhjetra aktivistë “kuqezi”, kanë vendosur një banderolë për ardhjen e sekretarit Kerry në Shqipëri.

Në tubim, “AK” bëri thirrje që sekretari amerikan nuk duhet të takohet me qeveritarët shqiptar të korruptuar.

Në fjalën e tij, kreu i “AK”-së Kreshnik Spahiu, i uroi mirëseardhjen John Kerry-t, ndërsa i kujtoi atij se, duhet të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, të përmendur kohë më parë nga ambasadori i tij, Donald Lu.

Spahiu theksoi se, Shqipëria për 25 vjet demokraci ka zero investime amerikane.

Më tej, ai bëri me dije se, shqiptarët janë një popull pro amerikan, me qeveritar servil dhe të korruptuar.

“Rreziku i Shqipërisë, banditizmi dhe jo patriotizmi”,- tha kreu i “AK”-së, Kreshnik Spahiu.

Aktivistët “kuqezi” vendosën një mesazh për Kerry-n në krye të Bulevardit të Tiranës.




Foto: “Bisha” Jenna, ja vlen ta shikoni këtë modele superseksi

Jenna Jenovich është emri i amerikanes me prejardhje serbe që të lë pa fjalë me bukurinë dhe linjat e saj.

Modelja me origjinë serbe, ka 17 vite që jeton në SHBA atje ku e ka marrë edhe nënshtetësinë amerikane.

Jenna është bërë fytyrë reklamuese për kompani të njohura në Amerikë ku reklamon preparatet për lëkurë të shëndetshme.

Por më të mirë se lëkurën duket se e ka edhe trupin duke qenë e “rrumbullakosur” para dhe mbrapa.


Fotolajm: Blendi Fevziu dhe e bija... nga Parisi me dashuri!
Në këtë foto shihet gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në “Tv Klan”, Blendi Fevziu, i mcili ka përshëndetur fansat e tij me një foto nga Parisi, ku në sfond duket kulla “Eifel” me drita.

“Në Trocadéro.”,- është dicitura që shoqëron këtë foto në profilin e Facebook-ut të gazetarit Fevziu.




Kery në Tiranë me 49 min vonesë
Ndërsa ishte parashikuar që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry të mbërrinte në orën 09:00 të mëngjesit mbërritja e tij është shtyrë për të paktën 49 minuta.

Deri në orën 09:30 nuk ka pasur asnjë shenjë të avionit të sekretarit të Shtetit, ndërsa në aeroportin e Rinasit ka shkuar për ta pritur, presidenti Bujar Nishani.

Burimet thanë se, John Kerry, do të mbërrijë në orën 09:45 minuta. Por vetëm në 09.49 është dukur në qiell avioni që mbante Sekretarin amerikan të e Shtetit në bordin e tij.


LIVE+FOTO: Avioni i Sekretarit Amerikan, Kerry, ulet në Rinas

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Avioni i zyrtarit të lartë amerikan u ul në pistën e aeroportit në orën 09:49 në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.

Kerry pritet në aeroport nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, me të cilin do të zhvillojë një takim në sallën “VIP” të aeroportit. Sekretari amerikan pritet me masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet edhe agjentët e CIA-s.

Po kështu, një helikopter “Cougar” i ushtrisë po patrullon nga ajri.

Pas takimit me Presidentin Nishani, eskorta e Sekretarit Kerry do të niset drejt Tiranës, ku do të takohet në godinën e Kryeministrisë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e më pas me Kryeministrin Rama.
Nishani, bisedë e gjatë tek shkallët e avionit me Kerryn
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka pritur dhe jo vetëm ka shtrënguar duart, por ka zhvilluar takimin të pazakontë me Sekretarin Amerikan të Shtetit poshtë shkallëve të avionit.

Duket se vonesa prej 45 minutash e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, bëri që ky i fundit të mos zhvillojë bisedën me Presidentin Bujar Nishani, e parashikuar që të ndodhte sallën “VIP” të aeroportit “Nënë Tereza”.

Sapo Kerry zbriti nga avioni, Sekretari Amerikan bisedoi për disa minuta me kreun e Shtetit Shqiptar tek tapeti i kuq, tek shkallët e aeroplanit. Një situatë jo e zakontë kjo për një vizitë të tillë zyrtare.

Kështu, Kerry dhe Nishani biseduan në këmbë për rreth 5 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori Donald Lu.

Pas një bisede të gjatë, Kerry u largua për tek makinat. Më pas, Kerry iu drejtua Tiranës, për të mbërritur në godinën e Kryeministrisë.

Fotolajm: Salla e konferencës në Kryeministri, në pritje të Kerry-t

Kryeministri Edi Rama ka menduar që vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry ta shfrytëzojë për të inaguruar sallën e re të konferencave në kryeministri. Pas mbërritjes në Rinas, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të zhvillojë takim në godinën e Kryeministrisë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Kryeministrin Rama. Pas takimit me kreun e Qeverisë Shqiptare, Kerry dhe Rama do të dalin në një konferencë për shtyp. Në foton e publikuar, duket edhe salla ku do të zhvillohet konferenca e përbashkët.



Video+Foto: Minutë pas minute, vizita e Sekretarit Kerry në Tiranë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, John Kerry ka mbërritur në Tiranë në orën 09:49 minuta. Avioni i numrit 3 të shtetit të SHBA-së, është ulur në Rinas me 49 minuta vonesë.

Kerry është pritur nga presidenti Bujar Nishani. Më pas vizita e sekretarit të Shtetit të SHBA-së do të vazhdojë me takime në kryeministri e me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Më pas John Kerry do të zhvillojë një takim edhe me shoqërinë civile.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   55   56   57   58   59   60   61   62   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish