Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha



Download 6,39 Mb.
bet74/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   352

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

“Kreu i meduzes Edi Rama kthen ne detyre vrasesin Prenga!

Te dashur miq, sot vrasesi i Edi Rames, Armando Prenga, njeriu qe qelloi me revole te fshehur nje qytetar, Cali, tek dera e shtepise se tij dhe tjetrin vellain e te parit brenda ne komisariat policie, njeriu per te cilin mediat italiane kane transmetuar nje emision te veçante si delinkuent, hajdut ordiner dhe trafikant, u kthye sot ne detyre triumfator ne parlament.

Kjo sepse Edi Rama me gjykatesit e tij vrases sa vet vrasesi Prenga, e liruan ate dhe mbajten ne burg viktimiat e tij.

Qytetare, te gjithe ne kembe qe me revolucionin demokratik te shpetojme veten nga kthetrat e zeza te krimit, te permbysim me te gjitha mjetet paqesore te mosbindjes civile Edi Ramen, qe ka shnderruar qeverine dhe parlamentin e tij ne organizate kriminale! Sb.”.

Rikthimi i Prengës në Komision, Topalli: Është për të uluritur...
Ish-kryetarja e Parlamentit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka kundërshtuar ashpër rikthimin e deputetit Armando Prenga në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, pasi Gjykata vendosi detyrim paraqitje ndaj tij.

Në një status në Facebook, Topalli thotë se kjo është ngjarje është turp, pasi mori pjesë në Komisionin e Sigurisë ku jepet llogari për sigurinë e vendit.



Statusi në Facebook i deputetes Jozefina Topalli:

“Ne komisionin e sigurise pasi qelloi nga komisariati qytetaret e tij me arme! Kthehet si deputet dhe fill e ne komisionin e sigurise , te atij komisioni parlamentar qe duhet te kerkoje llogaridhenie per sigurine e rendin ne vend!!!

Eshte per te uluritur!!! Dhe e gjitha kjo pas betejes qe ne Kuvend eshte bere kundra njerezve me rekorde kriminale , pas votimit te ligjit per dekriminalizimin, pas vizites se Kerryt qe kerkonte pikerisht zbatimin e ketij ligji.

Ministrja e Natos jepte llogari para tij.

Te tjeret i uruan mireardhjen!

O degradim! O turp!

Te keqen e kalit te Caligola-s

Heshtja ndaj nje poshterimi te tille na ben te gjithe bashkefajtore” .


Salianji: Qytetarët e Tiranës sot ndaluan shkatërrimin e Parkut

“Siç e patë, qytetarët e Tiranës sot ndaluan shkatërrimin e Parkut Artificial të Liqenit që po i bën kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, duke pastruar të gjitha mbetjet dhe pjesët e ndërtimit të cilat do të mundësonin ndërtimin e paligjshëm, korruptiv dhe klientelist.

Qytetarët e Tiranës jo vetëm i hoqën dhe i çmonuan çdo pjesë të cilat dëmtonin Parkun e Tiranës, por do të bëjnë të mundur të mos preket dhe të mos kthehet siç është kthyer Tirana, në kohën e qeverisjes së Ramës, një vend plot me beton.

Tentativa të pafundme pati nga provokatorë të paguar apo të Policisë së Shtetit, për të tentuar të krijojë konflikt, mes protetsuesve dhe Policisë së Shtetit.

Një tentavivë e dështuar ashtu si edhe nisma e Erion Veliajt, që nga Londra thotë se, do ta shkatërrojë parkun, të vetmin park kombëtar të Tiranës. Partia Demokratike dhe qytetarët do të jenë çdo ditë si sot për të mbjellë pemë, për të ndërtuar dhe jo për të shkatëruar siç po bën Edi Rama dhe Erion Veliaj me parkun e Tiranës”,- tha Ervin Salianji.


Media italiane: Shqiptarët rekrutojnë xhihadistë për ISIS

“Janë shqiptare, rekrutuesit e xhihadistëve të Shtetit Islamik në Itali”. Gazeta italiane “Il Tempo”, duke iu referuar hetimeve të Anti-Terorrizmit, shkruan se, është zbuluar edhe qendra e rekrutimit, që ndodhet në një qytet buzë Adriaktikut, ose pika e lidhjes mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit.

Disa burime i thanë gazetës italiane se, “Shtetit Islamik kërkon përmes shqiptarëve, maqedonasve, kosovarëve, serbëve dhe malazezëve që jetojnë në Itali, të gjejnë rekrutues të rinj, që mund të indoktrinojnë xhihadistët dhe t’i dërgojnë ata në Siri”.

Një nga kriteret që rekrutuesit përmbushin është njohja e shkëlqyer e gjuhës italiane. Janë rreth 20 celulat terroriste aktive në disa vende të Ballkanit dhe që kanë lidhje me Italinë, për të afruar luftëtarë të huaj me destinacion Sirinë.

Në muajin janar, “Il Tempo” raportoi për hetimet mbi të ashtuquajturin “zinxhiri i Ballkanit” , që i referoheshin një grupi shqiptarësh dhe kosovarësh me banim në Itali, me lidhje të forta në vendet e origjinës, që rekrutonin vullnetarë përmes rrugës së Ballkanit, Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Sirisë.

Baza e grupit Salafist ndodhej në Romë, Siena, Luka dhe Milano. Por tashmë hetimet janë zgjeruar edhe në qytetet buzë detit Adriatik.



Mazniku: Vandalët pengojnë zhvillimin, PD bëri pseudo protestë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka reaguar pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Parku i Liqenit Artificial, duke e cilësuar si, vandale dhe që pengon zhvillimin e qytetit.

Në një deklaratë për shtyp, Nënkryetari i Bashkisë tha se, protesta e demokratëve ishte një pseudoprotestë.

Nënkryetari i Bashkisë tha se, kjo sjellje nuk tregon as qytetari, as demokraci, as vlerë, është vandalizëm dhe prishje e qartë e çdo lloj logjike, ligji e funksionimi.

“Sot, në secilën prej këtyre hapave, kemi parë disa njerëz të cilët nuk e durojnë dot zhvillimin e qytetit dhe janë të gatshëm që në secilin prej momenteve të marrin hunjtë, të thyejnë pronën publike, për të mos parë që ky park të kthehet e të funksionojë si një park lojrash për fëmijë”,- tha Mazniku.

Sipas tij, ato të cilët protestuan sot janë disa njerëz të cilët nuk e duan zhvillimin e qytetit.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës përsëriti qëndrimin se projekti nuk parashikon asnjë objekt privat, por do të jetë vetëm për fëmijët.
Aktorët e nominuar për OSCAR, që s’kanë fituar kurrë një të tillë

Kësaj i thonë të shkosh deri te burimi dhe mos të pish dot ujë… Kjo ka ndodhur edhe me këta yje të Hollivudit, të cilët kanë qenë disa herë të nominuar për çmimet “OSCAR”, por nuk kanë arritur kurrë të kenë një trofe të tillë në duar.

Ja cilët janë disa prej tyre:

Leonardo Di Caprio

Është nominuar 6 herë në kategorinë për aktorin më të mirë dhe nuk ka fituar kurrë një “OSCAR”. Le të shpresojmë që “The Revenant” t’i sjellë fat këtë vit.



Amy Adams

Aktorja është nominuar 5 herë dhe nuk e ka ende në dorë një “OSCAR”.



Deborah Kerr

U nominua 6 herë dhe nuk e fitoi kurrë një “OSCAR”. Në vitin 1994, i dhanë një “OSCAR” honorifik.



Glenn Close

Edhe aktorja Glenn Close është nominuar 6 herë dhe ajo është ndër aktoret më të zhgënjyera të kësaj ceremonie.



Richard Burton

Ish-bashkëshorti i Elizabeth Taylor ishte nominuar 7 herë për “OSCAR”, por mbeti duar bosh.


Peter O’Toole

8 herë është nominuar Peter O’Toole për këto çmime dhe asnjëherë nuk arriti të merrte një trofe të artë “Grammy”.



Alex North

Është në nominuar 15 herë derisa në vitin 1986 ka marrë një “OSCAR” honorifik.



Kevin O’Connell

Noninohet 20 herë dhe përsëri nuk është dorëzuar. Le të shpresojmë të ketë fat këtë herë.


Foto: “Mercedes-AMG GT”, më i fuqishëm se Lamborghini Aventador

Ky model i bashkohet klubit elitë të veturave me 700 KF. Modeli origjinal i “Mercedes-AMG GT” vjen me motor V8 4.0-litër me turbo të dyfishtë, i cili prodhon 503 KF, transmeton “Express”.

Kompania për modifikimin e veturave, “RENNtech” nuk ishte e kënaqur andaj rriti fuqinë e motorit në 716 KF.

Për të arritur këtë performancë ata vendosën turbo më të mëdha, modifikuan gypat e shkarkimit të gazrave, sistemin e kontrollit elektronik, si dhe filtër ajri me performancë dhe rrjedhë më të lartë.

Po ashtu, për të përballuar këtë fuqi, këtij modeli ju vendosën edhe amortizatorë të modifikuar.
Kjo pako performance nuk është e lirë, ajo kushton 11,880 USD, ndërsa amortizatorët 1,980 USD.
Nëna e Rita Orës komenton Era Istrefin

Era Istrefi tashmë është shndërruar në një “fenomen” që nuk njeh kufi. Këngëtarja kosovare tashmë me përmasa evropiane është mjaft e pëlqyer edhe nga të famshmit.

Ajo sot ka marrë një koment pozitiv edhe nga nëna e Rita Orës, Vera, e cila e ka komplimentuar për ndryshimin në look-un e saj.

“Veshje e këndshme”,- shkruan Vera në foton e fundit të postuar në Instagram, nga këngëtarja.

Kujtojmë që “Sony Music” kompania me të cilën Era nënshkroi sot kontratën e parë ndërkombëtare, është kompania ku Rita Ora është duke punuar projektet e saj muzikore.

Foto: Vajza SEXY e Eli Farës godet sërish
Marina Fara është vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, e cila ka bërë bujë në mediat rozë me foto e saj seksi .

Fakti që është simpatike dhe ka linja perfekte trupore, ka bërë që të komentohet shumë për të.

Ja disa nga foto e saj ku ajo shfaqet më seksi se kurrë.

Soros: Putin kërcënim më i madh se ISIS për Europën

Regjimi i presidentit rus Vladimir Putin e përdor krizën e refugjatëve për ta destabilizuar Bashkimin Europian, shkruan në një artikull miliarderi amerikan George Soros.

“Putin do të përfitonte shumë nga Evropa e ndarë. Në bazë të interesave ekonomike, Putin tashmë i ka prishur marrëdhëniet me Evropën”,- tha Soros.

“Gaboheni nëse mendoni se Putin vendosi të ndërhyjë në Siri për të shmangur krizën e refugjatëve në Evropë. Putin krizën e refugjatëve e sheh si një mënyrë për të përshpejtuar shpërbërjen e Bashkimit Evropian”,- tha Soros.

Siç thotë ai, Putini paraqet një kërcënim real për BE-në, dhe kjo e fundit do të duhej të shfaqte një qëndrim unik kundër Rusisë.

Foto/ Në mes të ditës: Po llampat e lëna ndezur, kush i paguan?

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpesh metropoli i paradokseve. Ose mund të të ndodhë që mund të thyesh qafën nga mungesa e ndriçimit publik gjatë netëve, ose mund të ndodhë që të shikosh drita rrugëve ditën, atëherë kur t’i me të vërtetë nuk ke nevojë për ndriçimin publik.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme. Kur në të gjithë Rrugën e Kavajës, neonët e ndriçimit publik kanë qenë të ndezur.

Pikërisht këta neonë, energjia e të cilëve paguhet nga taksat e qytetarëve.

Të jenë harruar apo pakujdesi? Ç’rëndësi ka. Ajo që duhet të ndërgjegjësohemi dhe që vlen edhe për Bashkinë në këtë rast, është se ky ndriçim i shpenzuar kot së koti, paguhet nga taksat e qytetarëve./ Opinion.al/


Fotolajm: Park “modern” te Liqeni? Ja si janë parqet sot në botë...
Pikërisht në kohën kur në Tiranë po kulmon debati dhe konflikti se cila duhet të jetë e ardhmja e Parkut të Liqenit Artificial, një nga arkitektët dhe skenografët më të famshëm në vend (që për arsye etike nuk po ia përmendin emrin), ka hedhur disa foto mjaftë interesante në profilin e tij në Facebook.

Duke i vënë diciturën: “Ja se si janë sot parqet ‘moderne’ në kryeqytetet më të njohura të Europës...”,- arkitekti ka sjellë këto foto ku tregon se si lozin dhe argëtohen femijët në natyrë, pa beton dhe lodra të çuditëshme.



Meidani: A punon kjo qeveri?

Ish Presidenti: Varësia e Byrosë së Hetimit prej Ministrisë së Brendshme, e rrezikshme

Ish presidenti i Republikës Rexhep Meidani ka folur në një intervistë për Gazetën Telegraf duke komentuar zhvillimet kryesore në politikën shqiptare. Duke u ndalur të diskutimet për Reformën në Drejtësi, ish presidenti shprehet se sa i takon cështjes së së BKH-së, do të ishte e rrezikshme nëse ajo do të ishte në varësinë e Ministrisë së Brendëshme dhe rruga e drejtës është që ky organ të jetë pjesë integrale e Prokurorisë. Ndërsa duke u ndalur të zhvillimet në PS, ish kreu socialist është shprehu se mungesa e demokracisë në parti solli futjen në kuvend të personave me rekorde kriminale në Kuvend dhe nëse në PS nuk do të ketë garë, atëherë kjo do të jetë një problem i madh për PS-së në të ardhmen.



Z. President! Gjatë ushtrimit të detyrës suaj si Kreu i Shtetit keni qenë njëkohësisht edhe Kryetar i KLD-së. Cili është mendimi Juaj për ligjin për reformën në drejtësi, për të cilin PD-ja, LSI-ja dhe Venecia janë shprehur kundër. Kundër projektit dhe emërimeve në gjyqësor të propozuara nga ekspertët e PS-së?

Në thelb, pyetja e shtruar më sipër e ka përgjigjen triviale: lojtarët kryesorë në skenën politike janë po ata të mëparshmit. Dhe janë po ata që nuk e kanë lënë dhe nuk po e lënë drejtësinë të forcohet, të pastrohet e vetë-pastrohet; aq më tepër që mekanizmat disiplinorë për këtë qellim (Inspektorati i KLD-së dhe KLD-ja, Inspektorati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, etj.) ose reagojnë dobët, ose futen shumë pak në veprim. Në këtë kuptim, është vështirë të besohet se kjo reformë, me gërmë të vogël apo të madhe, do ta shpëtojë drejtësinë, aq më tepër që do të arrijë të mënjanojë ndikimin politik në funksionimin normal të saj?!

Dhe të mos harrojmë, se disa nga politikanët, që aktualisht kanë të drejtë vote, nuk kanë as dëshirën më të vogël për harakiri! Në thelb, po të ishte gjithçka e sinqertë, zgjidhjet e përgjigjet do të ishin shumë më të thjeshta dhe jo të bëheshin “shpikje” strukturore me varësi tepër komplekse. Nisur dhe nga veprimtaria personale akademike e politike, shumë shpesh më ka rezultuar, se atje ku thjeshtësia zëvendësohet nga ndërlikimi i panevojshëm fshihet, jo rrallë, hileja e marifeti, hipokrizia e gllabërimi. Po ashtu, në një gjykim fare të pastër, një nga rrugët më të pranueshme për të gjithë mund të ishte që gjithçka që do të miratohej me konsensus për reformën në drejtësi (përfshirë dhe amendamentet kushtetuese lidhur me të), do të duhej të futej në fuqi dhe të zbatohej vetëm në parlamentin e ardhshëm dhe qeverisjen e përftuar prej tij, ku me siguri do të ketë balanca të tjera shumë më pak imponuese. Në këtë kuptim, mund të jetë normal kufiri minimal i 60% të votave të kuvendit për emërimin e largimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese apo të Prokurorit të Përgjithshëm. Por, ama, pas përfundimit të procesit të domosdoshëm parlamentar të dekriminalizimit dhe pas zgjedhjeve të reja të përgjithshme.

Deputetë me rekorde kriminale, a kanë të drejtë të bëjnë reforma të tilla për dekriminalizimin apo për reformën në drejtësi?

Në parim jo! Prandaj, siç e theksova më sipër, pas ndryshimeve të miratuara me konsensus, një rrugë normale për reformën në drejtësi mund të ishte zbatimi i saj pas kryerjes së procesit të dekriminalizimit dhe pas organizimit të zgjedhjeve të reja të përgjithshme.



Po për ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, nga kush do e mendonit vartësinë? A mendoni se, duke qenë nën vartësinë e qeverisë do jetë e vështirë të hetojë vetveten?

Mund të veçohen dy përafrime: 1) brenda kushtetutës aktuale dhe një ligji të veçantë, në të cilin e ashtuquajtura Byro Kombëtare e Hetimit do të ishte një strukturë me detyra të sanksionuar sipas atij ligji brenda prokurorisë, d.m.th. dhe në vartësi të Prokurorit të Përgjithshëm; sidoqoftë e gjitha kjo nuk do t’i përgjigjej “zhurmës” aktuale të brendshme apo të jashtme, ose ta justifikonte atë, brenda skemës së sotme kushtetuese të hetimit e penalizmit; 2) me rregullime kushtetuese për ndërtimin e një strukture të re, por, edhe në këtë rast, do të ishte tepër e rrezikshme që ajo të varej nga ekzekutivi. E thënë ndryshe, ajo, në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast, nuk duhej të shndërrohej në një armë në duart e qeverisë. Parë me këtë sy, ende mund të shtrohen disa pyetje kyçe: a kemi nevojë për një byro të tillë, a është analizuar në detaje kjo strukturë apo ajo ka qenë thjesht një propozim elektoral i pastudiuar si duhet?



Le të shohim zhvillimet e mëtejshme… Si e shikoni klimën politike në vend dhe a mendoni se mungesa e lirisë së brendshme tek partitë tona politike sot, do jetë nesër pasqyrë për qeverisjen e vendit?

Mjaftojnë të ndiqen seancat parlamentare të së enjtes për ta vlerësuar si të “shëmtuar” klimën politike. Prandaj, si detyrë parësore mbetet reformimi i politikës, reformim pa të cilin dhe reforma në drejtësi do të mbetet thjesht pjesore, qoftë dhe nën “teprim” e trysni ndërkombëtare. E thënë ndryshe, për të reformuar më tej drejtësinë duhet reformuar fillimisht politika. Kjo, në thelb, nënkupton ndryshime legale e konceptore brenda partive politike. Madje, një rrugëzgjidhje e thjeshtë mbetet ajo e përfshirjes në statutet e sotme të partive të po atyre neneve demokratike të fillimeve të tranzicionit, ku vetë kryetarët e këtyre strukturave politike kishin mandat të kufizuar kohor në drejtimin e tyre. Në mënyrë të veçantë, kjo vlen, sot, për partitë kryesore parlamentare, pikërisht për të mos lejuar shndërrimin e kryetarëve të tyre në “monarkë” partiakë, të cilët, më tej, në qeverisje sillen si autokratë tipikë.



Në mbështetje të pyetjes së më sipërme, si e shikoni “Lëvizjen Blushi” dhe faktin e dhimbshëm, se tek e majta po rikthehen të famshmit “kongresmenë”, ku një pjesë të mirë të listave e përbëjnë punonjës të administratës shtetërore?

Është realisht një lëvizje emancipuese. Ajo nxjerr në dritë shkelje të qarta statutore disa vjeçare, që nuk duhej të ishin lejuar nga forumet e partisë, sidomos nga “senatorët” e partisë. Por, ama, nuk është e rastit që sot disa zëra brenda PS-së, si Dade, Hafizi, etj., po përpiqen që ta korrigjojnë këtë situatë absurde “laburiste”, nëpërmjet ankesës së argumentuar në Komisionin e Garancive Statutore. Natyrisht, nuk pritet ndonjë reagim nga përzgjedhjet e kohëve të fundit. Aty është fare i lehtë imponimi i pozicionimit të ngjashëm me atë të kryetarit, pavarësisht që bëhet fjalë për shkelje të “kushtetutës” së partisë. E thënë ndryshe, “kongresmenët” e rinj apo kontingjenti i ri i thithur nga administrata publike ndodhet nën “zhurmën” e pllakës së prishur të gramafonit, pse jo dhe nën presionin e largimit nga puna. Si do të ecet më tutje, nuk është e qartë, por, ama, me “kongresmenë” ose pa “kongresmenë”, jeta vazhdon dhe ajo mund të imponojë deri strukturime të reja, si në rastin e Greqisë, Spanjës, etj.



Z. President! Ju mbaheni mënd, veç shumë e shumë vlerave pozitive edhe për faktin, se keni drejtuar me profesionalizëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Dihet që vota e lirë është pasaporta në luftën kundër korrupsionit, krimit, trafiqeve, mirëqenies dhe gjithçka që normon punën dhe ekzistencën e shoqërisë dhe qytetarisë së sotme. A ekziston mundësia për zgjedhje të ndershme dhe si mund t’i realizojmë ato?

Për këtë arsye fola pak më sipër, për një reformim demokratik të partive politike. Aty, hallka e dobët mbetet gara brenda partisë me rregulla të qarta e afate periodike. Ajo përbën dhe vetë shëndetin e demokracisë brenda saj dhe që rrezaton në përfaqësimin e saj politik në qeverisje. E thënë ndryshe, sa më e ndershme konkurrenca kolektive e individuale, brenda strukturave partiake, aq më i shëndetshëm është vetë sistemi demokratik, institucionet e tij përfaqësuese, të prodhuara po nga ato struktura partiake. Pra, siç duket, në procesin e qeverisjes, ka shumë rëndësi procesi i demokratizimit në partitë politike, sepse me të lidhen edhe zgjedhjet kombëtare e vendore, cilësia e tyre, liria e ndershmëria në krijimin e produktit përkatës. Kam bindjen e patundur, se, sa më të lira e demokratike të jenë zgjedhjet aq më përfaqësuese është qeverisja, por po aq më i përgjegjshëm bëhet dhe angazhimi qytetar. Në këtë kuptim, ky lloj angazhimi me votë është dhe lidhja e parë midis qytetarit dhe qeverisjes së tij. Prandaj, dhe cilësia e demokracisë lidhet me cilësinë e kësaj gare në përfaqësimin politik, është treguesi kryesor i tij. Ndërsa, marifetet politike jo parimore, deformimi i votës, blerja e vjedhja e saj apo dhe praktika të tjera të pandershme e lodhin qytetarin, e bëjnë atë indiferent ndaj procesit politik. Por, administrimi i drejtë i zgjedhjeve, siç do ta komentoj më vonë, është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër e saj është përzgjedhja e kandidatëve për t’u përfaqësuar në institucionet qendrore e vendore. Në mjaft parti demokratike përzgjedhja e kandidatëve realizohet ose në forume, ose me parimin “një anëtar, një votë” në bashkësitë për të cilat planifikohet përfaqësimi.

Në rastin e PS-së së viteve të fundit, po të ndiqej një rrugë e tillë demokratike nuk do të ndodhte ajo që ndodhi në përfaqësimin parlamentar dhe vendor të kësaj partie, me elementë përfaqësues me rekorde kriminale. Dhe, që të mos ngjasin më histori të tilla, duhet të zhvillohet një debat apo një garë e mirëfilltë në përzgjedhjen e kandidatëve për përfaqësimin politik apo në votimin e lirë dhe të ndershëm të drejtuesve partiakë. Sipas përvojës ndërkombëtare, por dhe përvojës sonë të mëparshme, sa më e gjerë që të jetë struktura vendimmarrëse partiake aq më e mirë do të rezultojë, në mesatare, kjo përzgjedhje apo ky votim. Dhe kjo është thelbësore për vetë demokracinë partiake; ajo shoqërohet me rrjedhoja politike pozitive në proceset demokratike, në vetë pjesëmarrjen qytetare. Sa më të shpeshta dhe të suksesshme procese të tilla partiake, sa më të ndershme e parimore ato, aq më i shëndetshëm do të jetë funksionimi i partisë politike dhe i përfaqësimit të saj.

Krejt ndryshe nga ajo që ka ndodhur në PS, në këtë periudhë gati 3 vjeçare! Sepse kur shtyhet e bllokohet gara për kryetarin dhe poste të tjerë të rëndësishëm qendrorë e lokalë, në se mungon debati për të dhe kryerjen e kësaj gare në përputhje me statutin aktual të partisë, atëherë partia (në të vërtetë, udhëheqja e lartë e saj) shndërrohet në një strukturë jo demokratike, autoritare e autokratike; me përqendrim të gjithë vendimmarrjes në duart e kryetarit dhe të dy-tre vetave rreth tij. Pikërisht, kjo ka ndodhur, pak a shumë, në PS-në e viteve të fundit. Këtë e dëshmoi dhe niveli i përfaqësimit politik të PS-së, në pushtetin qendror e vendor; aq sa dekriminalizimi i kuvendit u bë kërkesë e kriter për avancimin e procesit të integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE!… Pa e zgjatur më tej, vetë gara demokratike partiake e politike mund të shoqërohet vetëm me efekte pozitive. Kjo duhet kuptuar dhe mbështetur në thellësinë e vet, por jo të nxiten e shtyhen individë “besnikë” për deklarime e pohime deri qesharake përkundrejt statutit aktual të partisë; apo të “filozofohet” në mënyrë gjoja pragmatiste dhe empiriste! Respektimi i këtij statuti, siç është sot (jo ai nesër!) është shumë më thelbësor dhe më i dobishëm, se sa transmetimet televizive për anëtarësime të reja, në prani ministrash! Aq sa në popull, nisur nga këto regjistrime televizive, por dhe niveli i dobët i zhvillimit, ka filluar të shtrohet pyetja: a punon apo jo qeveria; kur punon ajo…?/Gazeta Telegraf/



Video e rrallë: Portieri e largon topin me kokë nga vija e portës

Portieri i Millëallit, Jordan Archer, e ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm të shtunën në ndeshjen ndaj Peterborough.

Pasi ia ktheu topin bashkëlojtari Mark Beevers, vetëm për të mos e prekur me duar, portieri u kthye në vijën e portës dhe e largoi me kokë topin në korner.

Në fund Millëall fitoi 3:0 ndaj Peterborough.

Një ngjarje e tillë nuk ishte parë në të kaluarën. Thjeshtë, i jashtëzakonshëm.
Fotolajm: Xhesika puthje në buzë me Kallashin

Këngëtarja e seksi, Xhesika Ndoj, pas shumë hiteve dhe vëmendjes në media ajo sjell një foto ku përplas buzët me femrën më të populluar në trevat shqiptare Kallashi.

Siç shihet, Xhesika dhe Kallashi gati sa nuk i kanë lëshuar gjuhën njëra tjetrës.

Ditë më parë u paralajmërua se, këto dy këngëtare do të sjellin një këngë e cila do të bëhet hit tek shqiptarët.

Siç mëson portali “TetovaSot”, Kallashi dhe Xhesika kanë bërë edhe një foto shumë hot, ku kanë kopjuar Madonën duke u puthur me njëra tjetrën.

Sa i përket disa fotove ku Xhesika shihet në prani të një mashkulli, ajo vazhdon të qëndrojë se fotot janë motnazh dhe ska asgjë të vërtet në të.


Ja sa është rritur vajza e Norës dhe kujt i ka ngjarë

Edhe pse Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë goditur nga spekulime për ndarje, kjo nuk po i ndalon që ata të shijojnë jetën.

Ata po kënaqen me rritjen e vajzës së tyre, Renee.

Nora në një postim në Instagram ka shfaqur Reneen, vajzën e saj, e cila duket se i ngjan shumë vet këngëtares.

Jo vetëm në aspektin e dukjes së saj në fytyrë, por edhe në aspektin e stilit.

Nora, duket se ka vendosur që vajzën ta bëjë me stil qysh nga fëmijëria e hershme.



Jonida Maliqi dhe një foto mjaftë e çuditshme...
Ajo është e fiksuar pas modës dhe fotografisë, por kurrë më parë nuk kishim parë një foto të tillë prej saj.

Këngëtarja e njohur me anë të saj ka reklamuar disa produkte kozmetike, por fotografia që ka zgjedhur mbetet tejet e veçantë.

Jonida e cila tashmë ka hapur edhe blogun e saj, sjellë gjithnjë risi dhe tendenca me look-un e saj.

Ajo është një muzë frymëzimi për të gjitha vajzat që adhurojnë modën.




Foreign Policy”: Ja luftrat që na presin këtë vit...

Gjatë pesë viteve të fundit është rritur numri i konflikteve të armatosura në botë, dhe në vitin 2016 nuk duhet të presim përparim në zgjidhjen e krizave ushtarake, shkruan “Foreign Policy”.

Analistët e gazetës amerikane, kanë bërë një ndërthurje të dhjetë pikave më të rëndësishme në të cilat komuniteti botëror, do të duhej të kishte vëmendjen gjatë këtij viti.

Sipas autorit të tekstit, shkruajnë mediat e huaja, deri tek pasojat e mëdha humanitare, mund të çojnë vazhdimi i konfliktit në Siri, Irak, Sudanin e Jugut, Afganistan, Jemen dhe Çad.

Lista përfshin edhe konfliktet e brendshme si në Turqi (Ankara-kurdë) dhe Libi (ku edhe më tej vazhdon lufta civile).

Përveç kësaj, siç citohet autori, situata në Burundi, ku pakënaqësia e popullsisë është në rritje lidhur me vendimin e presidentit aktual për të drejtuar për herë të tretë shtetin dhe situata në lidhje me Detin e Kinës Jugore, ku SHBA-ja është duke u përpjekur për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës, mund të komplikohen gjatë këtij viti, gjë që mund të çojnë në krijimin e pikave të reja të nxehta.

“Foreign Policy”, thekson se shumica e konflikteve të përmendura më lart nuk mund të zgjidhen “për shkak se aty janë të përfshirë organizata ekstremiste, qëllimet dhe ideologjia e të cilave nuk lejon zgjidhje me negociata, dhe kjo shfuqizon përpjekjet për të vendosur paqe”.

“Është koha të mendohet se jo vetëm një luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm është e mjaftueshme për të ruajtur paqen në botë”.


Analistët besojnë se lista e konflikteve më të listuara kërkon bashkëpunim në disa nivele – në mes të të gjithë pjesëmarrësve në proceset politike në botë, transmeton Telegrafi.

“Shtetet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një sistem të marrëveshjeve politike, për të shfrytëzuar edhe mundësitë më të vogla për të arritur deri tek kompromiset”,- citohet të ketë shkruar “Foreign Policy”.




Lori Hoxha ngacmon Sarën, i publikon dekoltenë

Motrat Hoxha janë në formë të shkëlqyer fizike. Por Lori Hoxha ka ngacmuar motrën e saj Sarën, duke i fotografuar gjoksin e admirueshëm, foto të cilat më pas i ka postuar në Snapchat në një video, ku duket dekolteja e saj.

“Çfarë janë ato”,- i thotë Lori dhe Sara qesh e mbulohet me duar, si e skuqur nga turpi.

Duhet thënë që edhe e dashura e moderatorit, Ledion Liço, është në top formë kohët e fundit.

Ajo prej kohësh ka lënë pas shëndetin e tepërt dhe tashmë po i afrohet gjithnjë e më shumë linjave seksi.
Polakja vjen të jetojë në Shqipëri: Burrin më bën të ndihem vetëm

Kjo është një nga të shumtat histori të shqiptarëve emigrantë të martuar me shtetase të huaja, që për shkak të kulturave të ndryshme, nuk munden të kenë një lidhje të shëndoshë dashurie.

Ata u njohën në SHBA disa vite më parë, periudhë në të cilën shqiptari jetonte si emigrant dhe po ashtu vajza, që sapo kishte mbërritur në shtetin amerikan nga Polonia.

Nga lidhja e tyre e dashurisë, në mars të vitit 2006, vjen në jetë fëmija i parë i çiftit, vajzë e dy vjet më vonë, lindin një djalë.

Shqiptari punonte për të siguruar të ardhurat e familjes, ndërsa gruaja polake qëndronte në shtëpi dhe kujdesej për fëmijët. Në vitin 2011, burri kthehet i detyruar në Shqipëri pasi dokumentacioni i tij nuk ishte i rregullt. E nga dashuria, nga pas e ka ndjekur edhe bashkëjetuesja me dy fëmijët.

Pas disa vitesh bashkëjetesë, me kthimin në Tiranë ata kanë vendosur të lidhen në martesë duke u drejtuar në zyrat e gjendjes civile. Kështu ata nisin jetën në shtëpinë e djalit, bashkë me nënën e tij.

Por historia nis dy vite më pas, në 2013-ën, kur vajza polake, ka pasur kontradita me bashkëshortin, pasi dyshonte në sjelljet e tij, duke menduar se ai e kishte humbur interesimin rreth saj, derisa një ditë në konflikt e sipër, ai e ka dëbuar gruan nga banesa, thuhet në vendimin e gjykatës.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   70   71   72   73   74   75   76   77   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish