Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Partneri yt, Shkëlzen Berisha, është pranë seteve fotografike, dhe për çfarë të këshillon në raste të tilla?



Download 6,39 Mb.
bet164/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   160   161   162   163   164   165   166   167   ...   352
Partneri yt, Shkëlzen Berisha, është pranë seteve fotografike, dhe për çfarë të këshillon në raste të tilla?

Ka pasur raste kur ka qenë edhe Zeni pjesë e tyre, por shumicën e rastit jam e shoqëruar nga kolegë apo mikesha, që mund të jenë pjesë e kësaj fushe. Zeni më këshillon se çfarë i pëlqen apo nuk i pëlqen në sete të ndryshme fotografike, kur ulemi dhe i shohim fotot para se të përzgjidhen për publikim. Por jo në të gjitha rastet.



Fotot pranë familjes së Shkëlzenit patën bujë në media. Si ndodhi që u bashkuat në një tryezë të ngushtë, dhe a takoheni më shpesh tani?

Unë e kam pohuar edhe më parë që takohemi shumë shpesh, në fundjava apo evente familjare sigurisht.



Ke qenë në shtëpinë e tyre për të gatuar ndonjëherë për prindërit e Shkëlzenit, pasi je shprehur se të pëlqen kuzhina?

Unë jam shprehur thjesht që di të bëj tre apo katër pjata dhe ato di t’i bëj mirë. Nuk është pasioni im gatimi, thjesht kur kam miq të ftuar, më pëlqen t’i respektoj duke bërë diçka të vogël si supë, mish apo makarona. Për prindërit e Shkëlzenit ka ndodhur që kam qenë dhe kam asistuar për t’i ndihmuar, por kaq. Mendoj se ata ushqehen shëndetshëm dhe kjo është diçka shumë e mirë dhe që na bashkon.



Po Shkëlzeni ka qenë i pranishëm në ndonjë darkë të familjes tënde?

Zeni është pjesë e jetës sime, ashtu sikurse është edhe familja ime, ndaj ato nuk mund të qëndrojnë të ndara. Sigurisht që Zeni ka qenë pjese e drekave apo darkave të mia familjare.



Keni një sekret të bashkëjetesës suaj të lumtur?

Sekreti është mirëkuptimi dhe respekti që shkëmbejmë në çift.



Keni bërë ndonjë plan më konkret në çift, dhe çfarë hapi tjetër të rëndësishëm planifikoni të hidhni?

Ne sigurisht kemi diskutuar për hapa të tjerë, por për momentin asgjë konkrete që mund ta ndaj me mediat. Po vazhdojmë të jetojmë së bashku dhe të ndajmë momente të bukura. Mundohemi gjithashtu që jetën private ta mbajmë private shumicën e rasteve.



Cila është e mira dhe e keqja e të qenit çift për një vajzë në karrierë si ty, me një jetë në lëvizje e plot udhëtime?

Ne dimë t’i ndajmë gjërat, kur duhet punuar e kur duhet bërë qejf, apo cili udhëtim është për punë, apo qejf. Kjo jetë intensive na bën të vlerë- sojmë shumë njëri-tjetrin, dhe t’i gëzojmë momentet kur jemi bashkë. Zeni më mirëkupton dhe mundohet të më shoqërojë, ashtu sikurse unë bëj me të. Unë jam gjithmonë në lëvizje, pasi jam tepër kërkuese në punën time dhe ajo që vlerësoj është që Shkëlzeni më mirëkupton në këtë gjë. Por më duhet të pranoj që pavarësisht jetës së mbushur me punë, ne gjejmë gjithmonë kohë për njëri-tjetrin.



Bëheni xhelozë në raste njohjesh të reja dhe deri ku shkon kontrolli që i bëni njëri-tjetrit?

Xhelozia është pjesë e dashurisë dhe lidhjes, por te ne më shumë ka mbizotëruar besimi, sesa xhelozia. Deri sot nuk kemi pasur të tilla probleme dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdojmë kështu. Tashmë kemi vite së bashku dhe lidhja ka ardhur duke u forcuar.



Ndërkaq, sapo je kthyer nga disa ditë pushime të papara në Malibu, ku bënë përshtypje rrobabanjot e bashkuara që kishe veshur. Pse ky stil ku shfaqesh më shumë e mbuluar?

Në fakt unë isha në Los Angeles, dhe në Malibu shkova vetëm një ditë, pasi ishte vetëm 30 minuta larg. Më kanë pëlqyer shumë plazhet, por edhe qyteti. Rrobabanjot i përzgjodha trup, pasi tashmë po kthehet moda e viteve ’90 dhe këto lloj rrobabanjosh i përkasin asaj mode. Mendova që Malibuja ishte vendi perfekt për t’i veshur.



Je komentuar si vajza e njohur në format më të mira fizike aktualisht. Çfarë mund të na zbulosh rreth regjimit ushqimor të alternuar me ushtrime në palestër?

Shumë faleminderit për konstatimin! Prej dy vitesh, tashmë në mënyrë intensive, i jam dedikuar trupit tim, pasi pas të 20-tave kuptova që është gjëja më e rëndësishme që kemi. Për këtë arsye ushqehem shëndetshëm, por nuk mbaj dietë asnjëherë. Ushtrohem rregullisht në palestër me mamin tim, dhe ndjek kurse joge. Ushtrohem katër herë në javë dhe gjatë kohës që jam në udhëtim mundohem që ta ndjek sërish, qoftë edhe sikur dy herë gjatë kohës që jam atje, me ndonjë palestër që më del afër.



Televizioni është puna që të dha famën e dëshiruar, ke marrë ndonjë ofertë të re që mund të të rikthejë në ekran?

Sigurisht kam pasur disa oferta, të cilat po i mendoj dhe po i peshoj, pasi kam edhe ngarkesën e dyqanit dhe blog-ut. Por nëse do ketë diçka në televizion, do të jetë vetëm për një përzgjedhje shumë të veçantë dhe të menduar mirë nga ana ime.


E forta e fundit e Carlo Bollinos: Berisha rrezikon të trembë turistët
Mund të jesh kundër deklaratave të ish kryeministrit Berisha dhe kjo është një gjë normale. Ashtu siç mund të jesh kundër thirrjeve të tij për rrëzimin e qeverisë me anë të një 14 shtatori Bis.

Këto duken deklarata të vjetra, demode, e për më tepër qesharake dhe të pafuqishme. Por ti marrësh ato seriozisht dhe të përpiqesh ti instrumentalizosh, ka rrezik të ngjash po aq donkishot sa vetë Berisha.

Këtë ka bërë edhe gazetari pronar Karlo Bolino i cili në një shkrim ka analizuar qëndrimet e fundit të ish kryeministrit. Dhe shqetësimi kryesor i Bolinos është .... se ato mund të dëmtojnë turizmin shqiptar.

Ja seç shkruan ai në editorialin: "Kërcënimet e Berishës terror për investitorët dhe turistët":

"Kërcënimet e Berishës, lëshuar në prag të sezonit turistik, rrezikojnë të terrorizojnë edhe mijëra turistë perëndimorë, që mendojnë të kalojnë pushimet në parajsën e vogël shqiptare, por të cilën Berisha, vetëm për urinë e tij të pashuar për pushtet, kërcënon ta kthejë edhe një herë në një skëterrë".

Ndoshta Karlo trembet se mos i ngelet bunkeri pa vizitorë. Gjthnjë për faj të Berishës./Lapsi.al/



A është kjo kura që i jep fund tullacllëkut...?
Shkencëtarët japonezë pretendojnë se, kanë gjetur kurën për tullacllëkun duke i rritur flokët në laborator. Ata kanë arritur të krijojnë në laborator lëkurën e kokës me gjëndrat e djersës dhe të flokëve.

Kjo lëkurë mund të djersitë dhe të rriten flokët. Ky eksperiment është provuar tek minjtë dhe ka rezultuar me sukses. Rezultatet treguan se, lëkura e transplantuar lidhej mirë me nervat dhe fibrat muskulor në trup, duke çuar në daljen e qimeve në kokë.

Kjo tregon se lëkura mund të funksionojë normalisht si lëkura natyrale. Shkencëtarët morën qeliza nga mishi i miut për të zhvilluar lëkurën artificiale.

Ata e transformuan atë në qeliza iPS, që është e njëjtë me qelizat staminale. Shkencëtarët besojnë që kjo gjetje e re nuk do të ndihmojë vetëm njerëzit që vuajnë nga tullacllëku, por edhe nga djegie të ndryshme në lëkurë apo problem të tjera.

Personat që kanë humbur flokët nga trajtimi i kimioterapisë mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo gjetje e re. Sigurisht, shkencëtarët pranojnë se duhen pak vite që ta sjellin këtë kurë të re tek njerëzit.


Çmenduria e doktorit italian, shpreson të kryejë transplantin e parë të kokës

Sergio Canavero, një doktor italian, shpreson se mund të kryejë transplantimin e parë të kokës së njeriut. Në foton lart ai shfaqet me Valery Spiridonov, personin që ka dalë vullnetar i pari për transplantin e kokës.

Operacioni i projektuar do të mund të zgjasë 36 orë, të kushtojë 14 milionë paund dhe të angazhoje të paktën 150 doktorë, infermiere, teknikë, psikologë, si dhe inxhinierë kompjuterash të realitetit virtual.

Dr.Michael Sarr, profesor i kirurgjisë në klinikën Mayo, ka pranuar të publikohen letrat e Canavero për transplantin e kokës së njeriut. “Është një çikë fantastike, por ai është një djalë serioz”,- tha Sarr.

Ky nuk është trillim shkencor. Është shkencë. Ka punë eksperimentale që mbështesin konceptin e shkrirjes së membranës së nervave”.

Sarr është në veçanti i interesuar në atë sesi kjo teknikë do të mund të aplikohet gjerëzisht për të kuruar lëndimet traumatike të kordave të shtyllës kurrizore të pacientëve.

Natyrisht, ai e pranon se operacioni ka rreziqe dhe mrekulli, por mbi të gjitha, që të funksionojë, duhet që “kavia”, Valery Spiridonov, të mbetet gjallë.
Fotolajm: Kujt ja ka prerë kokën Bleona...??
E kemi parë sensuale, elegante, seksi, madje edhe nudo, por asnjëherë Bleona nuk ka treguar anën e saj më të egër...

Në këto foto këngëtarja dhe aktorja shqiptare shfaqen mjaftë gjakësore, kur tregon një kokë që ajo sapo ka prerë, ndërkohë që në gojë mban një hanxhar...

Më tej Bleona ka dalë edhe një foto duke na treguar grykën e pistoletës. Mos vallë ajo po mundohet të trembë rivalet dhe kundërshtarët e saj...??

Foto/ Ja djali milioner që i ka ofruar një jetë luksoze Viola Spiros
“Diçka e bukur po vjen” ishte diçitura e fotos që ka postuar aktori Amos Zaharia në rrjetet sociale, pjesë e së cilës janë edhe dy vajzat simpatike të ekranit, Viola Spiro dhe Eva Murati. Fjala është për një projekt të ri televiziv në “Top Channel”, që pritet të rikthejë në televizion dy vajzat, pas shkëputjeve së përkohshme të secilës.

Gazetarja e sportit, Viola Spiro, po përgatitet të rishfaqet në ekran pas një pauze të konsiderueshme që nga mbyllja e spektaklit “Dance with me”, ku ishte një nga protagonistet VIP në shown e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Por këto muaj shkëputje nga ekrani, nuk kanë qenë pushim total për bionden simpatike, pasi ajo është komentuar më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik.

Ka qenë Viola ajo që ka dashur ta bëjë të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën.

Vetë Viola nuk e ka rrëfyer arsyen pse është detyruar t’ia fshehë portretin të dashurit aktual, me të cilin ka shijuar një tur të vërtetë gjashtëmujor aventurash në të gjitha vendet e Europës.

Veshje të shtrenjta, darka luksoze,dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën, arsyeja pse ajo nuk është shfaqur në ekran duke shijuar në maksimum këtë histori pasioni.

Deri tani kanë mundur të dalin vetëm dy– tre foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij, një zeshkan simpatik.

Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet. Ata më shumë preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, ndaj hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte në “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar.

Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.

Gjatë asaj gare ajo u përfol për një romancë me gazetarin e njohur dhe spikerin e lajmeve, Drini Zeqo, por që e mohoi duke deklaruar se Drinin e kishte thjesht mik, pasi në fakt ishte e dashuruar me një person tjetër, që nuk është pjesë e jetës publike.

Gjatë kësaj periudhe, në mediat online u aludua edhe për një tërheqje të Violës nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihet xheloz për punën e saj në televizion. Por, mesa duket, kjo nuk paska qenë e vërtetë, përderisa Violën po e shohim shumë në formë, në provat e projektit më të ri televiziv, detajet e të cilit pritet t’i zbulojnë vetë protagonistët në ditët në vazhdim.

Edhe pse e nisi si velinë karrierën e saj televizive, duket se Viola do të ecë në këtë fushë pasi shquhet për protagonizmin e saj dhe natyrën e fortë në përballjet e saj televizive.

Gjatë sezonit të kaluar ajo u komentua për sherret publike me një nga anëtarët kontraversë të jurisë së spektaklit të kërcimit, Robert Aliajn./Panorama/

Gjergj Bojaxhi nën hetim, transferoi 17 milion dollarë në "offshore"
Hetimi i skandalit të firmave të karburanteve përfshin edhe emra të mëdhenj si “Petrolifera”, ndërsa fjala kyç, sipas policisë është kompania “Armo”.

Situata bëhet edhe më e komplikuar pasi policia përfshin në hetime si të dyshuara të përfshira në këtë skemë edhe dy kompani të tjera. E para kompania “Everest Oil” është themeluar nga shoqëria “Superba S.R.L”, shoqëri italiane me seli në Napoli më 17 qershor 2014. Kompania emëton kuotat e reja të kompanisë për të cilat është paguar shuma prej 10 mijë dollaresh nga shtetasi Gjergji Bojaxhi, i cili ka qenë administrator i kompanisë që prej themelimit të saj. Ndërsa në ate 19.12.2014 ortaku, Lumturi Hasanmataj atell aksionet e saj 30 përqind në shumën 26.000 Eurove shtetasit Qazim Qazimi.

Duhet theksuar dhe njëherë që shoqëria ‘Everest Oil’ Sh.a rezulton të ketë atellitë kryesorë, ndër të tjerë, shoqërinë e huaj “SUPERBA SRL” që nga themelimi i saj në vitin 2012 dhe shtetasin Gjergj Bojaxhi, (i cilesuar nga hetimi policor si ish-person i ekspozuar politikisht) fillimisht si administrator e më pas si aksioner kryesorë, bashkë më bashkëshorten e tij, si dhe me vjehrrën, Lumturi Hasanmataj.

Ortaku kryesor i kësaj kompania rezulton “La Petrolifera Italo-Rumena”, që nga ana e saj zotëron 94 përqind aksionerëve të kompanisë së njohur që operon në Vlorë prej disa vitësh, “La Petrolifera”. Hetimi fokusohet shumë tek administrator i saj.

“Po ashtu në llogari janë depozituar cash nga Gjergj Bojaxhi gjate viteve 2012-2015 26,083,621 USD (ku përshkruhet se kryesisht janë tërheqje nga llogari në banka të tjera). Ndërsa rreth 100 milion USD janë atellite hyrëse nga llogari të tjera të shoqërisë. Totali kreditimit të kësaj llogari është 172,171,734 USD. Debitimet e llogarisë janë kryesisht për pagesa për kompaninë Sllovake, Eni Slovenija, d.o.o., me të cilën ka lidhur kontrata çdo vit për blerje produkte të naftës. Për këtë kompani janë transferuar fondet prej afro 170,740,000 USD”, thotë policia.

Sipas policisë, “Everest Oil” në datën 22 tetor 2013 ka bërë kërkesë për kryerjen e një transferte bankare në atell USD 260,000 me qëllim “blerje produkti LPG, Gaz dhe nënprodukte nafte” për Lockhart Trading Group Inc, përfituesi i transfertës.

Shoqeria “Lockhart Trading Group Inc” është rezidente në Gjeorgji, ndërsa është themeluar në Tortuga, në ishujt British Virgin, pronë e një personi, Igor Kalinin, që rezulton me dy idenitete, me nënshtetësi ruse dhe vendi Cheboksary, Chuvashia Republik, dënuar me 7 vjet e 10 muaj burg për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni dhe me nënshtetësi ukrainase dhe identifikuar si person i eksopzuar politikisht.

Dyshimet forcohen, sipas hetimit policor, sepse shoqëria “Everest” në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë Lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë Lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës.

Po ashtu, janë shpërndarë dividentë në shumën mbi 223 milion Lekëve të reja, ndërkohë që shoqëria është kontrolluar nga autoritetet tatimore në vitin 2014 dhe i kanë rezultuar detyrime shtesë + gjobë në shumën 13,559,674 Lekëve.

Hetimet kanë përfshirë edhe pasuritë e Gjergj Bojaxhiut.

“Futja e menjëhershme në treg e EVEREST OIL SHA, ndërkohë që shoqëria Italiane ortake kryesore në vitin 2012 sapo kishte filluar aktivitetin; Lidhja e rezultuar me Petroliferën Shqiptare, e cila zotërohet thuaj tërësisht nga grupi që kontrollon shoqërinë EVEREST OIL Sha; Përfshirja e gruas dhe vjehrrës së shtetasit Gjergj Bojaxhi si ortake dhe jo e vetë atij (fillimisht) direkt në këtë shoqëri; Investimet në pasuri të paluajtshme të Gjergj Bojaxhi dhe marrje kredie bankare duke lënë kolateral një pronë të blerë me një çmim të deklaruar shumë të ulët (jo real)”, shkruhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Sipas hetimit policor, tashmë dorëzuar në Prokurori, “nga deklarimet në ILDKPKI sqarojnë se ka patur burime financiare, por që siç shihet ‘kursimet’ e familjes Bojaxhi në vite nuk i kalojnë 50,000 Euro (deklarata e 2011) duke patur parasysh se në këto deklarime nuk detajohen shpenzimet për jetesë! Duke qënë se Everest Oil Sha rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milion Lekë, pse atellitë Lumturi Hasanmataj (vjehrra e Gjergj Bojaxhi) i shet aksionet për vetëm 26,000 Euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë në vitin 2014, Lumturi Hasanmataj ka përfituar mbi 60 milionë Lek ose 430,000 EURO (llogaritur sipas përqindjes së kuotave)?”

Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie.

“Në deklarimet doganore kompania “Everest Oil” ka marrëdhënie tregtare me dy kompanitë “Lab Oil” dhe “Hip Petrol”, të cilat ushtrojnë aktivitetin në Kosovë. Kompania “Lab Oil” është e lidhur me shoqërinë “ARMO”, të cilës i ka dhënë kredi në shuma të konsiderueshme. “Lab Oil”, sipas deklarimeve, ka kredi të konsiderueshme në bankën ‘CREDINS” duke vendosur si kolateral disa prona në Sarandë në emër të shtetasit Raif Gashi”, thotë raporti.

Në lidhje me pikat e tregtimit të karburanteve nën markën “Gulf”; policia zotëron informacion mbi lidhjet e dyshimta të shoqërive që veprojnë në fushën e Hidrokarbureve me grupin “ARMO”.

“Shoqëritë e hidrokarbureve të lidhura me grupin “ARMO” vazhdojnë të marrin kredi pranë bankës CREDINS dhe pse janë evidentuar si kreditore me kredi me problem për mos shlyerje të tyre. Mungesa e monitorimit të këtyre kompanive do të vijonte të lejonte funksionimin e tyre si satelite të njëra-tjetrës, trasferimin e aseteve, kapitaleve nga njëra kompani te tjetra me funksionin e thjeshtë të fshehjes së detyrimeve reale fiskale, si dhe përpjekjen për fshehjen e origjinës dhe destinacionit të aseteve të tyre financiare, tipologji mjaft e njohur dhe në vendet e tjera. Në këtë mënyrë mësohet se këto kompani shmangin sekuestrimin e aseteve”, vijon raporti hetimor i policisë gjyqësore.

Në fund raporti sugjeron:

“Regjistrimin e proçedimit penal për veprat penale “Mashtrimit në Kredi” ; ”Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”; “Fshehje t ë Ardhurave” në bashkëpunim për shtetasit të cilët shërbejnë si administrator të kompanive, parashikuar nga nenet 146, 287, 180 e 25 të Kodit Penal si dhe “Shpërdorim Detyre”në bashkëpunim nga punonjësit e bankave dhe të tatimeve; parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për verifikimin e faktit në lidhje me rregullsinë e veprimeve nga ana e atministratorëve të shoqërive dhe Punjonjësve të Tatimeve. Të delegojë për kryerje të gjitha veprimet e nevojshme hetimore-proceduriale për identifikimin e saktë të gjeneraliteteve të shtetasve dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit me qellim dokumentimin e plote ligjor të këtyre veprave penale”./TCh/



"Armo" dhe 6 kompani karburantesh nën hetim për pastrim parash

Gjithçka duket se ka nisur në muajin shkurt të vitit 2016, kur organet policore jane vënë në dijeni nga organet ligjzbatuese në lidhje me disa transaksione të dyshimta si kredimarrje, huadhënie dhe marrëveshje ndërmjet një grupi personash duke bërë të mundur shmangjen e detyrimeve shtetërore, mashtrime në kredi, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim si dhe implikimin e punonjësve të disa bankave të nivelit të dytë.

Sipas dokumentave të disponuara në mënyrë ekskluzive nga Top Channel, rezulton se policia prej dy muajsh grumbullon prova të pakundërshtueshme për një aktivitet të disa kompanive hidrokarburesh në bashkpunim me disa banka të nivelit të dytë, ku më e rëndësishme është “CREDINS Bank”, të cilat janë përfshirë në operacione të dyshimta financiare, si transaksione të dyshimta me anë të kontratave të dhurimit, shit-blerjeve të aksioneve, rritjen e vlerave të kolateraleve të vendosura si garanci për marrjen e kredive në këto banka.

Fjalëkyçi që lidh të gjitha kompanitë dhe të gjitha aktivitetet është shoqëria “ARMO”.

Sipas raportit të dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, brenda këtyre kompanive ekziston një treg informal aksionesh, transaksionesh, jashtë dhe brenda vendit. Ky sistem funksionon jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish që e kanë strukturuar atë, të cilët realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjete merimange, duke njohur mjaft mirë vakuumet ligjore të tregut bankar dhe financiar.

"Ky informacion konsiston në marrëdhënien midis kompanive në pronësi të shtetasve Albano Aliko, Apostol Goçi dhe Ardian Xhillari me kompanitë “Gulf”, “Alpet”, “ALTINBAS Holding”, “CITY INVESTIMENT HOLDING S.A”, “A.K.F PETROLIUM”, “TEA OIL GROUP” dhe shoqërive të tjera të lidhura me grupin “ARMO.Këto shoqëri kanë marrëdhënie tregtare midis tyre dhe bazë aksionare të njëjtë, adresa të njëjta, pikat e tregtimit të karburantit, automjetet, pasuri të paluajtshme, këto që në bazë të ligjit nr.9901 datë 14.05.2009 “Për shoqëritë tregtare”, pajisen me NIPT sekondar kur deklarohen si vende të ndryshme të ushtrimit të aktivitetit nga subjektet tregtare atë", thuhet në dokumentat.

“City Investment Holding”, nga data 21.06,2012 deri 03.09.2012 mbylli 85 përqind të pikave të saj pasi u depozituan disa urdhra nga zyra të ndryshme përmbarimore, por për të shmangur bllokimin e aseteve, llogarive bankare dhe aktivitetit ekonomik kompania ka vazhduar aktivitetin duke shfrytëzuar pika të saj të karburantit me logon “ALPET”.

Të njëjtat skema, sipas policisë, përdoren nga të njëjtët pronarë edhe për shoqërinë “EKO A2” dhe “Vil Oil”. Referuar adresave sekondare, sipas policisë, rezulton se në shumë raste janë të njëjtat me ato të bizneseve të tjera të përmëndura më sipër. Kjo kompani ka hapje dhe mbyllje të adresave sekondare në periudhë të shkurtër kohore dhe aktualisht kuotat e kësaj kompanie janë me urdhër bllokimi nga zyra të ndryshme përmbarimore private.

Ndërkohë kompania “EKO A2” ka marrë një kredi 9.000.000 dollarë, për të cilën sipas policisë nuk dihen motivet, nga një kompani “Offshore” me emrin “Allanis International Assets INC”, me seli në British Virgin Island.

Një prej pronarëve shfaqet edhe tek një tjetër kompani, shoqëria “FLLADI” me administrator Apostol Goçi me 40 përqind, Rebani Boi 30 përqind dhe Llazi Angjeli 30 përqind.

Policia ka zbuluar lidhje mes tyre dhe disa kompanive të tjera, përmes kontratave të ndërmjetme të qirave, marrjes së borxheve dhe huave në banka duke krijuar një borxh të frikshëm financiar. Për shembull, vetëm kompania “Flladi” rezulton se për vitin 2013 ka një hua prej 52 milionë lekësh të reja, ndërkohë që një tjetër kompani me emrin “MW” ka lidhur me të një kontratë sigurie aksionesh prej 165 milionë lekësh të reja.

Por sipas policisë, në 16 qershor 2015, aksionet e kompanisë, zotëruar nga shtetasi, Andi Memi, i shiten një tjetër kompanie, asaj “UNIK”, administruar nga shtetasi Mithat Sulaj, i të njëjtit mbiemër me Besnik Sulaj, personi që sot ka në administrim kompaninë ARMO.

Vetë kompania “UNIK”, sipas policisë, rezulton e zhytur në borxhe. Gjatë vitit 2014 kuotat e kësaj kompanie janë me urdhër bllokimi nga zyra të ndryshme përmbarimore private. Detyrimet ndaj furnitorëve janë mbi 278 milion lekë, huatë afatgjata janë mbi 752 milionë lekë.

Sipas policisë, kompanitë e mësipërme nuk kanë bërë dorëzime të bilanceve të viteve të fundit. Gjithashtu deklarohet rënie në xhiro vjetore pas vitit 2011 dhe kanë hapur dhe mbyllur adresat sekondare pothuajse në të njëjtën periudhë kohore, ku deklarohet humbje në shtimin e aktivitetit. Referuar adresave sekondare janë të njëjta me adresat që deklaron “A.K.F Petroleum” e themeluar më 26.09.2013./TCh/



Video/ Gjirokastër, sharje e fyerje mes kushërinjve në Këshillin Bashkiak
Mbledhja e Këshillit të Bashkisë së Gjirokastrës është shoqëruar me debat të ashpër. Përplasje e fortë është shënuar mes ish-kreut të Komunës së Lazaratit, Dashamir Alikos dhe anëtarit të Partisë Socialiste, Petrit Brahimit.sffsaf

Për qetësimin e gjakrave ka ndërhyrë kreu i Partisë Demokratike dega Gjirokastër, Roland Bejko.

Aliko ka kërkuar që të mos miratohet propozimi për rritjen e tarifave për infrastrukturën. Ai tha se këtë gjë e kundërshtojnë dhe shumë anëtarë të majtë, por nuk kanë gojë të flasin pasi janë “sahanlëpirës”.

Përplasja mes kushërinjve që ndajnë bindje të ndryshme politike ka vazhduar edhe jashtë sallës së mbledhjes ku fyerjet kanë qenë edhe më të ashpra.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   160   161   162   163   164   165   166   167   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish