Reagimi i Lulzim Bashës:
“Rama deklaroi sot se shqiptaret paguajnë fatura më të ulura energjie se më parë dhe e kundërta është propagandë e opozitës që i do të keqen.
Por të dhënat e veta zyrtare e nxjerrin si shpeshherë zbuluar kryegënjeshtarin e Ballkanit.
Sipas ERE 56 % e familjeve kur çmimi i energjisë ishte përshkallëzuar për 300 kilovatët e parë paguanin 7.7 lekë për kilovat -e sot paguajnë 9.52 lekë për kilovat. Çmimi mesatar po kështu kaloi nga 8.89 në 9.52.
Qytetaret që paguajnë faturën e dinë më mirë se askush të vërtetën për faturën e energjisë. Ne jemi përditë me ta dhe pranë tyre dhe shohim e dëgjojmë përditë mbi faturat e kripura të energjisë.
Edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë. E ka mendjen të mbushë xhepat dhe jo të qeverisë. 2.2 mld euro të vjedhura në 2 vjet, 90 milion dollarë shpenzime luksi për qeveritaret ndërsa shqiptarët mezi sigurojnë bukën e gojës.
Ora po vjen e llogaridhënies me votë për mashtrimet e tij. Ne do të ulim çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri ne 300 kWh, buxheti i shtetit do të paguajë për familjet në ndihmë ekomomike faturën e energjisë deri ne 200 kWh dhe atë të ujit, me miliardat që sot shkojnë për zyra dhe Jaguarë, Koço, Papulë, Nushë dhe Carapulë”.
Foto/ Kjo veturë e Audi ka 850 kuaj-fuqi
Wheelsandmore, një kompani gjermane për përpunimin e veturave, ka rikrijuar një “Audi R8 V10”, duke i dhënë një fuqi marramendëse.
Kjo kompani i ka vendosur veturës një motor 5.2-litërsh V10, i cili prodhon në total deri në 800 kuaj-fuqi dhe 730 çifte rrotulluese.
Paketa e përmirësimit, e quajtur “Bisha”, përfshin gjithashtu edhe një numër përmirësimesh në pjesën tjetër mekanike të veturës.
Se si duket kjo veturë tani mund ta shihni në fotot më poshtë:
02/05/2016/...............................................
PD: Paratë që u merren shqiptarëve, 11 mld Lekë i jepen firmës së preferuar të Ramës
Partia Demokratike ka denoncuar sot me dokumente tenderat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të cilat akuzone Qeverinë për vjedhje të tenderave. Në një deklaratë nga selia blu, zëdhënësja e demokratëve Ina Zhupa denoncoi se 11 miliardë Lekë janë marrë nga firma ‘Kronos’.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:
Ashtu siç kemi njoftuar sot do të vijojmë me denoncimin e oligarkëve të Edi Ramës dhe metodave sesi i vjedhin paratë e shqiptarëve. Këto dhjetëra dokumenta, janë dhjetëra tendera të OSHEE, janë të paktën 11 miliardë lekë të marra nga firma e preferuar e Edi Ramës, që quhet Kronos.
10 përqind të parave të një viti, para që banda e OSHEE ia merr njerëzve duke i rrjepur edhe kacidhen e fundit, ja jep kësaj firme pra, e cila njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionave private, Arben Ahmetajn.
Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fisksuar, fituesi është paracaktuar. Nuk publikohet njoftimi i tenderit, por direkt lidhja e kontratës. Në disa raste, puna madje ka nisur pa u lidhur kontrata.
Në pjesën më të madhe të rasteve, klienti i Rama-Ahmetajt merr të gjithë fondin limit, nuk kursehet asgjë nga paratë e shqiptarëve. Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.
Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij.
Raporti i Facebook: 15 vetë u përgjuan nga qeveria shqiptare
Bëhet fjalë për njerëz të dyshuar për pengmarrje, grabitje me armë apo të shpallur në kërkim për krime të rënda. Ky është kriteri i Facebook, për të lejuar përgjimin në bazë të kërkesave të qeverive ndaj Facebook, Messenger, Whatsapp apo Instagram.
Raporti publikohet çdo vit, me qëllim transparencën përkundrejt klientëve të kompanisë. Për vitin 2015, qeveria shqiptare ka bërë 5 kërkesa gjithsej.
Ato përfshijnë 15 llogari të ndryshme, në Facebook. Në raport nuk përmendet asnjë e dhënë tjetër në lidhje me kërkesat, për shkak të ruajtjes së privatësisë.
Një rast i përgjimit të Facebook u publikua në media për Albion Alikon, i riu nga Lazarati që u dyshua për vrasjen e efektivit të RENEA-s.
Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte mbajtur nën vëzhgim këtë person, gjatë kohës që ishte në arrati.
Përveç të dhënave që merren nga përgjimi i telefonit, ishte i mundur edhe lokalizimi në kohë reale, nëse ai përdorte një nga aplikacionet e përmendura më lart.
New York, digjet Katedralja Ortodokse Serbe
Zjarrfikësit e New York-ut mëngjesin e së hënës kanë tentuar të shuajnë flakët, pas një zjarri masiv që dogji një kishë historike në Manhattan, vetëm disa orë pasi besimtarët festuan Pashkët.
Zjarri në Katedralen ortodokse serbe të Shën Savës, filloi në pasditën e së dielës, shkruan “NBC”, njofton “Klan Kosova”.
Më shumë se 700 besimtarë kishin festuar Meshën e Pashkëve gjatë ditës së diel dhe gëzuan drekën por kur zjarri shpërtheu, katedralja ishte e boshatisur.
Veliaj: Karta e Studentit brenda vitit, rrisim investimet për rininë
Një nga kërkesat e vazhdueshme të të gjithë studentëve për t’u pajisur me Kartën e Studentit do të marrë zgjidhje brenda këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i vendosur që ta mbajë këtë premtim duke u mundësuar studentëve instrumentin që do t’i ofrojë atyre shumë lehtësira në shërbimet që marrin nga qyteti.
Gjatë takimit periodik të vendosur tashmë me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt, i cili përveçse do sjellë lehtësira për studentët, do të shmangë dhe shumë abuzime që ndodhin aktualisht me shërbime të tilla siç është edhe aboneja e studentit.
“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur.
Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”,- tha Veliaj në fjalën e tij.
Më tej, ai theksoi se, me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.
“Në këtë fazë kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin, një plan fizibiliteti që na ka marrë muaj, kemi punuar me shumë ekspertë të huaj dhe në fund besoj do të kemi jo vetëm kartën e studentit, por një nënprodukt të sistemit elektronik të biletimit në qytet për autobusët dhe të gjitha shërbimet e tjera që ofron qyteti. Dhe besoj që në fund të këtij viti ky do jetë një argument që i përket të kaluarës”,- shtoi Veliaj.
Ai është ndalur edhe te një sërë nismash dhe projektesh të tjera që kanë në fokus të tyre nxitjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në një sërë aktivitetesh, që kanë si synim jo vetëm argëtimin, por edhe arsimimin dhe zhvillimin e talenteve. Ai ka theksuar se mbledhja më e mirë e të ardhurave të Bashkisë e mundëson këtë gjë.
“Bashkia e Tiranës ka ecur shumë mirë me buxhetin këtë vit. Pyetja është a i administron mirë taksat? Në fakt kemi tejkaluar planin e mbledhjes së taksave të bashkisë, sepse besoj që një kujdestar i mirë i qytetit është ai që mbledh të gjitha të ardhurat dhe pastaj i kthen të gjitha në investime.
Kështu që edhe për rininë besoj që proporcionalisht buxheti do rritet dhe me përmirësimin që ka pasur buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit”,- u shpreh Veliaj.
Duke u ndalur te objektivat dhe projektet e tjera konkrete që Bashkia e Tiranës ka për të rinjtë, Veliaj ka përmendur edhe programet inovative që ajo ka nisur të zbatojë siç është programi “Tirana ime”.
“Tirana ime” është një aplikacion fantastik i cili për ata që kanë android dhe mund ta kenë përdorur e dinë se është mënyra fantastike e ndërveprimit me Bashkinë. Është bazuar në një koncept shumë të thjeshtë, shiko, raporto, rregullo dhe në një farë mënyrë është bërë edhe një mjet shumë i përdorshëm nga unë sepse kuptoj si punojnë ndërmarrje të ndryshme të Bashkisë, sa për qind e ankesave kanë adresuar.
Ky aplikacion është fantastik edhe për gjëra të tjera si trafiku, mund të shikosh pamje live nga trafiku i Tiranës, klikon një kamera dhe shikon si është trafiku në atë moment apo e shikon edhe me një hartë dixhitale trafikun që mund ta përdorësh si GPS”,- theksoi Veliaj.
Por jo vetëm kaq, pasi ai theksoi se me anë të këtij program shumë shpejt do bëhet e mundur edhe realizimi i disa shërbimeve të tjera të Bashkisë së Tiranës.
“Kemi pasur 20 mijë shkarkime dhe 6 mijë përdorues aktivë, pra që në mënyrë ditore logohen dhe shikojnë. Besoj që sot që është hapur edhe për IOS, do të rritet numri i përdoruesve.
Ata që janë në smartphone kanë dhe një mënyrë tjetër të përdorimit, që do të jetë edhe për pagesat ndaj Bashkisë, mund të jetë pagesa e taksave, parkingut dhe disa lehtësira që ne do i fusim të gjitha në një aplikacion të vetëm që quhet “Tirana ime”, shtoi më tej kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Gjithashtu një nga objektivat e tjera që Bashkia e Tiranës kërkon të zbatojë me të rinjtë është ajo e praktikave në ndërmarrjet dhe administratën e Bashkisë.
Kryebashkiaku i PS-së Gurra punëson dy demokratë: "Ditë më të mira do vijnë për socialistët"
Dita e punëtorëve diku u festua, e diku u protestua. Por, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit ka pasur një mënyrë mjaft të veçantë urimi për socialistët. Ai ka uruar 1 Majin duke u mburrur me arritjet e deritanishme, pasi ka punësuar dy qytetarë. Këta të fundit, sipas raportuesit tonë janë me bindje demokrate.
Gurra premton se, ditë më të mira po vijnë për socialistët pasi shkruan se, dalëngadalë do rregullohen dhe disa të tjerë që kanë po këtë bindje.
Raportuesi ynë shkruan se socialistët kanë tre vjet që presin për t’u punësuar, ndërkohë që marrin vetëm premtime boshe.
Ndoshta duhet të shohim anën pozitive, më në fund një Kryebashkiak që punëson të gjithë qytetarët pa u bazuar në bindjet e tyre politike, edhe pse ka ngatërruar paksa militantët e djathtë me ata të majtë.
"Postim ne faqen zyrtar te PS Librazhd nga kryetari i partis z.Kastriot Gurra njeheresh edhe kryetari aktual i bashise, ku njofton te gjithe simpatizantet e PS se ka punesuar dy nga militantet me te zjarrte te PD dhe e quan arritje te madhe.
Nga ana tjeter ju ben me dije te gjithe socialisteve se prisni se nje dit do vij edhe rradha juaj. Zhgenjim total i socialisteve te librazhdit qe kane 3 vite qe presin per tu punesuar".
Lehtësimi Sasior, politika që mund të mbërrijë në Shqipëri
Përgjatë muajve të fundit, në media dhe në qarqe të tjera është përmendur togfjalëshi “lehtësim sasior” si një politikë e mundshme e Bankës së Shqipërisë për të luftuar krizën. BSH e ka lënë të hapur mundësinë e ndjekjes së kësaj politike por djalli fshihet te detajet…
Nga Gjergj Erebara
Shqiptarët, ashtu si edhe e gjithë bota, janë detyruar gjatë viteve të fundit të mësojnë disa koncepte ekonomike jo të zakonshme, ato lloj konceptesh për të cilat, deri më sot nuk është parë e nevojshme të shpjegohen. Deflacioni, fenomeni i rënies së çmimeve, dhe rrjedhimisht, prodhimit në një ekonomi, u shfaq si shqetësim më së shumti mediatik në Shqipëri përgjatë dy muajve të fundit, kur Instituti i Statistikave raportoi rritje të papërfillshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajt shkurt dhe mars me 0.2 dhe 0.3 për qind, për herë të parë në shumë vite. Banka e Shqipërisë iu përgjigj shqetësimeve duke argumentuar se në fakt, aktualisht Shqipëria gjendet në dizinflacion dhe se rreziku i deflacionit është ende i largët. Guvernatori Sejko këmbëngul se ngadalësimi aktual i rritjes së çmimeve është një fenomen i përkohshëm.
Por argumenti se Shqipëria mund të gjendet pranë deflacionit duket se u forcua kur Instituti i Statistikave publikoi muajin e kaluar të dhënat për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas metodës së konsumit, ku e bardhë mbi të zezë, shkruhej se konsumi final i popullsisë ka pësuar rënie në vitin 2015, për herë të parë që nga viti 1998. Kur konsumi final i popullsisë refuzon të rritet, kuptohet që çmimet do të kenë tendencën të mos rriten, në rastin më të mirë dhe të bien, në rastin më të keq. Problemi është që konsumi final i popullsisë ndikohet pjesërisht nga konsumi final i administratës publike. Në fakt, të dhënat e vitit 2015, sugjerojnë se ka qenë rënia e konsumit final të administratës publike ajo që ka sjellë rënien e konsumit final dhe konsumit final të popullsisë.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ndërhyri pa shumë sens në debat kur deklaroi të mërkurën më 20 prill në kuvend: “Ka një rënie të madhe të konsumit publik, jo atij privat dhe pikërisht ky ka qenë qëllimi ynë, që Qeveria të mos ketë pjesën e luanit në konsum”, tha Ahmetaj. Në fakt konsumi ka rënë si për publikun ashtu edhe për privatin. Problemi shtesë është që qeveria po vijon të mos shpenzojë dhe ka gjasa, do të vijojë të mos shpenzojë edhe për këtë vit. Kjo e shton rrezikun që ekonomia të bjerë në deflacion, për të mos thënë që deflacioni dhe recesioni mund të kenë mbërritur sakaq.
***
Interesat zero, inflacioni zero, kredia zero
Kriza ekonomike, sipas përkufizimit të Friedman, është një situatë ku prodhimi refuzon të rritet, inflacioni është i ulët, interesat e kredive dhe depozitave janë të ulëta. Kjo duket si kontradiktë. Nëse interesi i kredive është i ulët, siç është aktualisht në Shqipëri, pse njerëzit nuk marrin kredi? Nëse çmimet janë të ulëta apo në rënie, pse njerëzit nuk shpenzojnë? Ky diskutim teorik do të qe i vlefshëm në rast se Shqipëria do të ishte një ekonomi e madhe si Amerika, vendi ku teoria është krijuar. Aktualisht, shumë ekonomistë në Shqipëri po binden se problemet aktuale lidhen para së gjithash me emigrimin e pazakontë dhe shumë të lartë të shënuar në vitin 2015. Sipas të dhënave të EUROSTAT, mbi 68 mijë shqiptarë kërkuan azil politik në vendet e BE-së, më së shumti, Gjermani. Një pjesë e tyre besohet se janë kthyer, por fakti është që kjo është një shifër e stërmadhe për një vend me 2.8 milionë banorë. Kjo shpjegon se pse ekonomia refuzon të rritet. Largimi i një pjese të konsumatorëve sjell normalisht rënie të investimeve dhe huamarrjes, pavarësisht se sa të lira mund të jenë interesat.
***
Që në dhjetorin e kaluar, kur inflacioni dukej sikur qe i ulët por jo pranë zeros, Banka e Shqipërisë filloi të mendojë një politikë të re të quajtur Lehtësim Sasior. Në të shkuarën, bota ka përdorur politika të ngjashme me këtë, por me emra të tjerë si Ndërhyrje Kundërciklike apo Reflacion.
Teorikisht, lehtësimi sasior funksionon thjeshtë: banka qendrore emeton më shumë impulse të parasë elektronike, d.m.th, shtyp një buton në kompjuter dhe prodhon një sasi parash. Për këtë arsye, lehtësimi sasior konsiderohet si ekujvalenti i kohës sonë i prodhimit të parave në shtypshkronjë në variantin e vjetër. Duke rritur sasinë e parasë në qarkullim, inflacioni, teorikisht nuk ka rrugë tjetër veçse të rritet. Problemi është se eksperienca e deritanishme në SHBA, BE dhe Japoni, ka rezultuar shumë më e komplikuar se sa kaq. Problemi qëndron te mekanizmat e transmetimit të politikës monetare. Stephen S. Roach, një profesor i financave, jep disa shpjegime. Në SHBA, thotë ai, politika e lehtësimit sasior e zbatuar nga Rezerva Federale pas vitit 2008, kishte një mekanizëm transmetimi të tillë: Rezervat Federale blenë me para të re titujt e borxhit të qeverisë, duke ulur interesat në minimum dhe duke i shtyrë njerëzit që të mos i investonin paratë në tituj borxhi por t’i investonin në aksione në bursë. Rrjedhimisht, kjo politikë solli rritjen e çmimeve të aksioneve. Tani, një pjesë e madhe e amerikanëve investojnë në bursë dhe rrjedhimisht, kur çmimet e aksioneve u rritën, mirëqenia e tyre u rrit gjithashtu, kompanitë u ngopën me kapital dhe ekonomia u rrit. Problemi ishte krejt ndryshe në Europë, ku blerja e bondeve nga ana e Bankës Qendrore Europiane me para të re të krijuar me lehtësim sasior, supozohej se do të funksiononte pak a shumë si politika monetare konvencionale. D.M.Th, banka qendrore u jep para bankave të nivelit të dytë, të cilat ia japin këto para me kredi bizneseve (me synimin, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme).
Dukshëm, ky kanal transmetimi nuk funksionoi. Aktualisht, Banka Qendrore Europiane dhe figura të tjera po diskutojnë për një mekanizëm të ri transmetimi, i cili, në thelb, synon të anashkalojë bankat. Mekanizmi quhet “hedhja e parave me helikopter”. Kjo duhet të funksionojë në këtë mënyrë: banka qendrore do të nënshkruajë një çek të cilin do t’ia dërgojë çdo familjeje që t’i shpenzojë si t’i teket pa asnjë kusht. Rrjedhimisht, të gjithë qytetarët do të kenë në dorë më shumë para për të rritur konsumin si dhe çmimet, punësimin e prodhimin. Kritikët thonë se kjo është një teori që bën mirë të mbetet teori. Kur banka qendrore emeton para, ajo e jep këtë para në treg në formë huaje. Nëse e fal, kjo është situatë e paprecedent, dhe me pasoja të paparashikueshme.
***
Teoria ndërkombëtare është një gjë qe realiteti shqiptar është një gjë tjetër. Aktualisht, termi “lehtësim sasior” është përmendur në disa raste në Shqipëri, dhe në të paktën një rast, në mënyrë shumë hileqare. Banka qendrore thotë se është “duke e analizuar situatën” por pa dhënë sqarime. Herën e fundit që termi lehtësim sasior doli në lajme, qe në një kronikë të Vizion Plus, ku raportohej për një propozim për të zgjidhur krizën e rafinerisë ARMO. Sipas propozimit, kreditë që ARMO ka nëpër banka, propozohet të zgjidhet përmes “lehtësimit sasior”.
Përmendja në mënyrë rastësore e një propozimi të tillë, krejtësisht të pavend dhe pa lidhje me kuptimin e fjalës “lehtësim sasior”, solli sakaq spekulime alarmuese mes qarqeve të ekonomistëve. ARMO raportohet se ka rreth 207 milionë euro kredi të pashlyera. Vlera tregtare e rafinerisë së Ballshit është praktikisht zero. Vlera tregtare e rafinerisë së Fierit, teorikisht është e konsiderueshme, por për shkak të korrupsionit në menaxhimin e sektorit të naftës, e ka vlerën për çfarëdolloj investitori serioz, zero. Tani, përmendja e termit “lehtësim sasior”, në këtë dokument nuk ka kuptim në vetvete. Nëse një kompani si ARMO ka 207 milionë euro kredi, këto duhet të quhen para të humbura për bankat që kanë dhënë këto kredi.
Problemi është se qeveria, banka qendrore dhe bankat e nivelit të dytë janë përballur me këtë dilemë që prej së paku dy vitesh, kur u kuptua se Shqipëria nuk ka vetëm një problem me kreditë e këqija. Ajo ka edhe një problem me bizneset me lidhje politike. Një grusht biznesesh të lidhura me pak biznesmenë zotërojnë më shumë se gjysmën e kredisë së keqe. Teoria qe që këto biznese të likujdoheshin. Por pavarësisht se kjo diskutohet prej tre vjetësh, asnjë biznes i tillë nuk është likujduar dhe kredia e keqe nuk po ulet. Disa bankierë mendojnë se kompani të tilla, që në gjuhën e tyre konsiderohen si “zombi”, jo vetëm që nuk shlyejnë kreditë, por ato zënë edhe hapësira në treg, duke penguar hyrjen e kompanive të reja dhe të shëndetshme.
Në rast se teoria e zgjidhjes së problemit ARMO me “lehtësim sasior” nuk është thjeshtë teori, problemi është se shqiptarët mund ta gjejnë veten duke paguar kreditë e bizneseve të falimentuara dhe të dështuara. Shkurt, aplikimi i një “lehtësimi sasior” në një kontekst të tillë, vështirë se do të jetë “lehtësim sasior”, ai do të jetë shpëtim nga falimenti i klasës aktuale të biznesit politik dhe mediatik, e cila, për shkak se refuzon të falimentojë dhe ka fuqinë të sfidojë bankat dhe të korruptojë gjykatat, po e mban Shqipërinë peng.
Në fund, Shqipëria duket se nuk ka aktualisht në problem ekonomik. Në thelb, problemi është politik. Dhe pikërisht këtu, duhet të vijë, nëse do të vijë, zgjidhja e problemeve ekonomike./BIRN/
Foto/ Ja si ka qënë Albano Bogdo kur ishte fëmijë
Albano Bogdo, ose “Albano i Apartamentit 2XL”, sapo doli në herët e para arriti të fitonte dashurinë dhe pëlqimin e publikut.
Ai jo vetëm është një profesionist në aktrim, por ka edhe një sens të natyrshëm humori, saqë edhe me reagime të vogla, do të shkaktonte të qeshura të mëdha.
Sot ai është një djalosh bukurosh e me kaçurela, por a e keni parë ndonjëherë në foto kur ka qënë i vogël? Me siguri jo.
Më poshtë keni një foto të tijën e realizuar në vitin 1991. Albano është djaloshi i rrethuar me të kuqe.../Arkiva/
Një familje shqiptare ther një dele në kopshtin e shtëpisë dhe...
Rovigo (Itali) – Fqinjët janë trembur: blegërima rrëqethëse çanin qetësinë e mbrëmjes. U janë afruar dritareve dhe kanë parë që në kopshtin e shtëpisë ngjitur po thernin një dele të varur në pemë.
Ngjarja ndodhi, sipas "il Gazzettino", jo larg nga qendra e Arquà Polesine-s, në rrugën San Vincenzo. Familja shqiptare, e përbërë nga babai, nëna dhe dy vajzat, po përgatiteshin për të festuar Pashkët ortodokse.
Sipas po të njëjtit burim, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur karabinierët, së bashku me veterinerin e Qendrës lokale sanitare, kurse një dele e dytë është "shpëtuar".
Familja shqiptare do të përgjigjet për thyerjen e rregullave higjeno-sanitare, lidhur me therjen e kafshëve në banesa./today.it/
Berisha: Elton Çiço u vra sepse duhej vrarë...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot nga profili i tij në Facebook për vrasjen e mbrëmshme në zonën e Tiranës së Re, pranë Stadiumit “Selman Stermasi” në kryeqytet.
Ai thotë se, qeveria është një organizatë kriminale, ndërsa thekson se, sipas ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, “Elton Çiço u vra sepse duhej vrarë”.
Më poshtë reagimi i plotë i Berishës në Fb:
“Qeveri organizate kriminale!!
Saje qorri:
Elton Çiçon e vrane se duhej vrare, ishte trafikant, vrases etj etj. Prandaj dhe:
Vrasesin e nisem me pushim ne drejtim te paditur. Kurse hjeksin, pas terapise me psikolog do ta shperblejme jo ne por pala qe u hakmor! Qeveri organizate kriminale”.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, sot pasdite merret vendimi
Komisioni Evropian do të vendos pasditen e sotme për agjendën e së mërkurës kur pritet që Kosova të jetë në rend të ditës. Mediat e huaja kanë raportuar se Kosova do të marrë zyrtarisht përgjigjen pozitive sa i përket Liberalizimit të Vizave ditën e mërkurë.
Por ende nuk dihet saktë nëse Kosova do të jetë në agjendë, pasi ajo do të konfirmohet brenda ditës së sotme. Kështu kanë deklaruar për “zeri.info” zyrtar të BE-së.
“Të hënën pasdite ne do ta konfirmojmë agjendën e Komisionit, pasi ajo të finalizohet nga drejtuesit e kabineteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Megjithatë në BE e kanë konfirmuar përgjigjen pozitive për vizat.
“Presidenti Juncker është takuar me kryeministrin Isa Mustafa me 27 prill në Bruksel. Ata kanë diskutuar për procesin e mirë që ka bërë Kosova në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Presidenti Juncker e ka informuar kryeministrin Mustafa për përgjigjen pozitive të Komisionit”,- thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Këtë e ka konfrimuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Angli/ Kapen dy shqiptarë me kokainë, vlera, 1.5 milion stërlina
Si për të konfirmuar pretendimet e ministrit britanik të Drejtësisë, që thotë se, kriminaliteti shqiptar në Britani është i mjaftueshëm për të ndryshuar marrëdhëniet e Britanisë me BE-në, gazeta “The Sun” njofton një rast të ri të kapjes së një grupi shqiptar të përfshirë në tregëtinë e drogës.
Duke iu referuar Agjencisë së Luftës Kundër Krimit, gazeta shrkuan se, dy shqiptarë, 21 dhe 27 vjeçë, janë kapur në flagrancë gjatë fundjavës në afërsi të Londrës, duke dorëzuar 3 kg kokainë, ndërkohë që 10 kg të tjera janë kapur në një adresë tjetër.
Vlera e shitjes në treg e kësaj sasie shkon në 1.5 milion stërlina. Njëri nga shqiptarët e kapur ishte kthyer mbrapsht nga aeroporti Stanstead i Londrës gjashtë javë më parë, ndërkohë që mendohet se ka mundur të hyjë sërish në Britani përpara dy javësh.
Mendohet se ata kanë qenë pjesë e një hetimi të NCA, Agjencisë së Luftës kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike, në luftën kundër trafikut të drogës së klasit të parë.
Sipas medias, 10% e të burgosurve evropianë në burgjet britanike janë shtetas shqiptare.
Specialistët e luftës kundër krimit kohët e fundit kanë konstatuar se grupet kriminale shqiptare të drogës përdorin të rinj në moshë, që më parë nuk kanë qenë në Britani për të shpërndare drogën, kryesisht kokainën. Shumë prej tyre arrijnë të hyjnë lehtësisht në Britani me karta identiteti greke, italiane, por edhe rumune e bullgare të falsifikuara.
Kundështon vendimin e Bashës, jep dorëheqjen kreu i PD-së në Pogradec
Kreu i PD-së në Pogradec, Renato Peza, ka dhënë dorëheqjen nga posti në shënjë kundërshtimi të vendimit të kryetarit Lulzim Basha, që shpall zgjedhje brenda PD-së edhe në këtë zonë.
Përmes një letre ai shpjegon arsyet e vendimit, teksa thekson se, s’ka arsye për zgjedhje, pasi në zgjedhjet e fundit lokale PD-ja e fitoi Bashkinë Pogradec.
“Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së.
Anëtarë të Kryesisë, Kryetarë Grup Seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, Sekretari i Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe Administratorë!”,- shkruan Peza.
Dy ditë më parë PD shpalli zgjedhje brenda strukturave të saj në 35 degë në të gjithë vendin.
Një grua kundër Shullazit, dëshmon biznesmenia e shantazhuar
Emiliano Shullazi është rikthyer në një paraburgim në kryeqytet, pasi u mbajt disa ditë në Elbasan dhe është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për të lënë qelitë.
Avokatët e tij kërkojnë lirimin për mungesë provash për të dhe Gilmando Danin dhe gjykim në gjendje të lirë për ta. Ndërsa për të akuzuarin tjetër, Blerim Shullazi, ata kërkojnë që çështja të shqyrtohet nga Gjykata e Krujës.
Por duket se festa e parakohshme e lirimit mund t’u prishet shpejt nga një dëshmi e paparashikuar. Një grua duket se ka rënduar pozitën e 38-vjeçarit të përfolur kohët e fundit.
Një burim konfidencial i tha “Top Channel” se, pas ofertave të organit të akuzës ndaj disa biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur, një grua biznesmene është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit.
“Më kanë marrë një pasuri timen në Tiranë me vlerë 1 milionë euro”,- ka thënë gruaja dhe kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Gilmando Danit.
Për disa orë gruaja është marrë në pyetje nga zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që është urdhëruar sekuetsrimi i dokumentave në hipotekë dhe në gjykatë, në mënyrë që të verifikohet me prova denoncimi i 50-vjeçares.
Identiteti i saj mbahet super sekret për shkak të sigurisë së jetës dhe faktit se tashmë vetëm kjo akuzë mund të jetë siguria e burgut për grupin “Shullazi”. Prokuroria nuk pranon të japë asnjë version zyrtar për këtë çështje për shkak të sekretit hetimor.
Konfirmohet se tre shtetas të përmendur në një raport të Shërbimit Informativ si biznesmenë që u është vendosur gjobë nga Shullazi kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim kundër tij, aq më tepër që e kanë mohuar njohjen me të.
Ndërkohë që shtetasit Jani Zaka, personi që ka dëshmuar se është kërcënuar për t’i marrë një garazh në Tiranë, nuk i është gjetur ende adresa e tij për të kryer veprime të tjera hetimore.
Procedura e shqyrtimit të dëshmisë së gruas është ende e paqartë, siç është e paqartë sesi kjo dëshmi do të futet në dosjen e dorëzuar nga prokuroria në gjykatë.
Por e qartë është se sot, të dalësh kundër Emiliano Shullazit nuk ka nevojë të jesh zyrtarisht as burrë, as rektor universiteti dhe as politikan. Mjafton një dëshmi në prokurori./TCh/
Grabitja e biznesmenit në Shkodër, policia shoqëron 8 persona
Policia e Shkodrës ka shoqëruar 8 persona që dyshohet se, mund të kenë lidhje me grabitjen e shtëpisë së biznesmenit një ditë më parë.
Ata janë marrë në pyetje nga hetuesit e kësaj ngjarje, por mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë në zbardhjen e saj.
Policia ndërkohë ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi aty pranë si dhe ka marrë dëshmitë e familjarëve të biznesmenit Sabah Rrashketa.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë. 4 persona të armatosur dhe me maska shkuan në shtëpinë e tij në lagjen “Partizani”. Por pasi nuk e thyen dot derën, ata u larguan përpara se policia dhe forcat e FNSH-së të mbërrinin në vendin e ngjarjes.
Tiranë, i riu italian godet me grusht mikeshën shqiptare
Një shtetas italian, 21 vjeç ka goditur me grusht mikeshën e tij shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Pietro de G, ka qëlluar bashkëmoshataren e tij Klodiana.
Policia nuk jep më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës.
Hetimet, vrasësi i Elton Çiços dyshohet se është një ish-polic
Autori i vrasjes së Elton Çiços mbrëmë në një lokal në Tiranë, dyshohet se është një ish polic. Çiço ka qenë i armatosur, por nuk ka mundur ta përdorë pistoletën.
Elton Çiço ka qenë i ulur në një lokal edhe me 3 persona të tjerë, kur është qëlluar për vdekje me dy plumba në kokë. Ata ishin duke biseduar, ndërsa në lokal ka hyrë një person me një kapele sportive dhe me një pistoletë në dorë.
Ai ka hyrë me nxitim dhe sapo është afruar tavolinës ku ka qenë ulur Çiço me 3 persona tjerë, ka qëlluar 2 herë ne drejtim të Çiços. Në momentin kur është qëlluar, të katërt personat janë çuar nga tavolina përfshirë edhe Elton Çiçon. Por për shkak të plagëve të marra, Elton Çiço rrëzohet mbi tavolinë.
Elton Çiço dërgohet në spital nga personat që ishin prezentë. 35 vjeçari Çiço nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë në spital.
Elton Çiço dyshohet se ka qenë i armatosur, por nuk ka mundur ta përdorë pistoletën, pasi autori ka qëlluar menjëherë.
Pasi ekzekutoi me armë 35 vjeçarin Çiço, vrasësi është larguar me vrap nga lokali. Ai ka kaluar në disa rrugica të zonës së ish-Bllokut, dhe më pas dyshohet se është larguar me makinë.
Burime nga grupi i hetimit thanë se, Elton Çiço, ishte përfshirë në një konflikt me personat që i grabitën shtëpinë në marsin e vitit të kaluar, në Tepelenë. Grabitësit i kishin rrahur prindërit dhe më pas ishin arrestuar.
Në atë kohë, u shpallën të dyshuar për ngjarjen Robert Rama, i vrarë në qershorin e vitit të kaluar dhe Ervis Imeri. Ky i fundit është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Ervis Imeri i shpëtoi një atentati me tritol, por vëllai i tij u plagos rëndë nga një atentat tjetër me tritol. Policia dyshon se viktima Elton Çiço, u ekzekutua për shkak të hakmarrjes./ABCNews/
Duka në “RAI 2”: Ja e ardhmja e De Biasit në Kombëtare...
Armand Duka i ka dhënë fund spekulimeve, duke thënë se, Gianni De Biasi do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe për të paktën dy vite tjera.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një emisioni sportiv “Domenica Sportiva” në kanalin italian “Rai 2”, ka thënë se, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, do të jetë me kuqezinjtë edhe për dy vite të tjera.
Në Itali emri i De Biasit lidhej me stolin e kombëtares së Italisë, pas konfirmimit të Antoni Contes se, do të largohet pas “Euro 2016”.
Megjithatë, duket kjo nuk do të ndodhë. Duka nuk dëhsiron që të heqë dorë nga njeriu që ia siguroi kualifikimin në Evropian për herë të parë në histori. “De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne.
Me De Biasin dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani”,- ka thënë Duka.
“Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?!
E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Evropianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”,- shtoi Duka.
I pyetur me humor, nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Evropianin, Duka është shprehur se, “i mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi te Evropiani”.
Shullazi rikthehet në Tiranë, kërkon lirinë në Apel
Emiljano Shullazi është rikthyer në Tiranë, një javë pasi u transferua në burgun e sigurisë së lartë në Elbasan. Avokati i tij ka thënë se, ka Apeluar masën e sigurisë arrest me burg, duke kërkuar lirinë për Shullazin dhe shokun e tij Gimando Dani.
Sakaq avokati ka kërkuar që të ndahet dosja dhe Blerim Shullazi (kushëriri i Emiljanos) të ndiqet nga gjykata dhe prokuroria e Krujës.
Aktualisht të akuzuarit për kërcënime dhe gjobvënie po mbahen në qelitë e paraburgimit në Tiranë.
Kujdes! Shenjat që tregojnë se jeni të varur nga ëmbëlsirat
Ashtu si të gjithë stimuluesit e tjerë si kafeina apo drogërat e tjera edhe sheqeri krijon varësi. Por duhet të dini se kjo varësi mund të rezultojë shumë e rrezikshme për shëndetin. Sipas Dr. Mark Hyman, varësia ndaj sheqerit është një çrregullim biologjik, i nxitur nga hormonet dhe neurotransmetuesit që çojnë në dëshirë të pakontrolluar për të konsumuar sheqerna.
“Sheqeri i rafinuar të krijon më shumë varësi se kokaina, heroina apo morfina”,- thotë Pamela Peeke, autore e Shoqatës Ushqimore “Fix”.
Kur konsumoni sheqer, ai vepron në të njëjtën mënyrë në trurin tuaj si, substancat e tilla si heroina apo kokaina. Pas konsumimit të sheqerit shkaktohet prodhimi i dopaminës në tru.
Dopamina është një neurotransmetues që njihet si hormoni i “të ndjerit mirë”. Kështu pasi të hani ëmbëlsira apo sheqerna, ju do t’ju duket sikur ndiheni më mirë.
Do'stlaringiz bilan baham: |