Debati
Roland Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!
Dashamir Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.
Karalli: Kujt s’ja mban more?
Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.
Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!
Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!
Aliko: Rri mirë, palaço, surrat, u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.
Brahimi: Qelbanik m*ti!
Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço, o palaçoja i m*tit sahanlëpirës.
Bejko: O Petro, po rri tani!
Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?
Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.
Brahimi: Ti pse s’i fole?
Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!
Brahimi: Më shau
Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp!
Këshilla/ Ja si ta përballoni krizën ekonomike
Kriza duket se nuk do të ketë fund, madje edhe më të guximshmit po dorëzohen, në këto kohë është e pamundur të kursesh. Megjithatë, më poshtë ne po ju paraqesim disa këshilla për të shpëtuar paratë tuaja. Mund të zgjidhni ato të cilat i përshtaten situatës suaj.
Përmirësimi i gjendjes sonë financiare në përgjithësi na bën që të jemi më të lumtur dhe më të qetë përballë shpenzimeve të paplanifikuara.
Përveç kësaj, në këto kohë janë të paktë ata persona që mund të harxhojnë fitimet e tyre të fituara me shumë vështirësi të mëdha. Ja pra disa pika ku mund të mbështeteni për të kursyer, duke përzgjedhur ato të cilat ju përshtaten.
Blini gjëra të përdorura
Ka shumë gjëra që nuk ia vlen të blihen të reja. Për shembull, në çdo qytet ka dyqane që shesin libra të përdorur në gjendje të shkëlqyer dhe me çmime të ulëta. E njëjta gjë vlen edhe për disqet dhe madje edhe për mobiliet që mund të blihen në tregjet me gjëra të përdorura, kjo në qoftë se në përgjithësi pëlqeni gjëra të vjetra (vintage). Po kështu mund të veproni edhe me disa veshje.
Bëni gjimnastikë në kushtet e shtëpisë
Mund ta zëvendësoni palestrën me një vrap në ajër të pastër ose të blini një biçikletë stërvitjeje që mund t’ju kushtojë sa një abonim në një qendër sportive, por që atë mund ta përdorni për shumë vite.
Paguani me para kash
Një kartë krediti është thikë me dy tehe për ata që kanë tendencë që të mos e kontrollojnë veten e tyre përballë një kulete të re me firmë. Pagesa me para në dorë, edhe për shpenzimet për një darkë jashtë, e bën pagesën më të “vërtetë” dhe gjithashtu kjo gjë u lejon që të bëni një monitorim më të saktë të llogarisë suaj.
Mos i lini “pas dore” ushtrimet fizike
Kujdesi dhe kurimi i trupit nëpërmjet ushtrimeve fizike është mënyra më e mirë për të evituar shpesh shpenzimet mjekësore dhe farmaceutike.
Thojuni “Jo” blerjeve impulsive
Një taktikë e mirë për të mos blerë gjëra të panevojshme dhe që nuk na pëlqejnë në të vërtetë qëndron në faktin e të rezistuarit të të shpenzuarit me impuls. Ideale është që të shkruani ose të memorizoni objektin e dëshirës suaj dhe më pas të prisni të kalojë një muaj përpara se të bëni blerje. Në këtë mënyrë, impulsi për të blerë do t’ju ketë kaluar, duke ju lejuar të vendosni me qetësi dhe me racionalitet.
Qëndroni më shumë në shtëpi
Nëse qëndroni gjithë ditën jashtë është shumë më e lehtë për të shpenzuar: një kafe, një mëngjes në një qendër komerciale, një kuti me ëmbëlsira për në shtëpi etj, shkruan Shqip. Ndërkohë, nëse qëndroni në shtëpi, portofoli qëndron përgjithësisht i mbyllur në një sirtar.
Gatuani dhe hani në shtëpi
Shpesh ideja për të gatuar, për të shtruar tavolinën, për të larë enët rezulton e padurueshme pas një dite të lodhshme pune për shumë njerëz, të cilët zgjedhin të hanë jashtë pica apo ndonjë panine. Por ngrënia në shtëpi do të thotë të ushqeheni në mënyrë më të shëndetshme dhe më pak të kushtueshme.
Mbani një buxhet
Për të shmangur dorëlëshuarësinë tuaj është shumë e rëndësishme të bëni një lloj buxheti për shpenzimet që do të ndërmerrni. Për shembull, të ndani disa lekë mënjanë për shpenzimet personale, për bukurinë, veshjet, daljet etj. Pra planifikojini mirë shpenzimet që do të bëni.
Jepni dhe merrni hua
Nëse e shihni se nuk i përdorni më gjërat tuaja, ua ofroni ato miqve tuaj. Në të njëjtën kohë, ata do të bëjnë të njëjtën gjë me ju, nëse do të kenë rastin. Ja pra ku u gjend zgjidhja e dëshirës suaj për të pasur për shembull një aksesor të ri kur të dilni ndonjë mbrëmje të rëndësishme.
Thjeshtojeni shtëpinë tuaj
Bëjini një pastrim me themel shtëpisë suaj dhe hiqni nga dhomat të gjitha gjërat e panevojshme. Më pas ju do të kuptoni se sa çliruese do të jetë të jetoni me gjërat e pakta që i përdorni vërtet.
Video/ Qeni pitbull sulmon pabesisht fëmijën e vogël...
(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDË) Si do të kishte reaguar secili prej jush nëse fëmija juaj apo një fëmijë cilido pranë jush do të sulmohej në mënyrë të tillë nga një qen si ky...??
Kjo ndodh çdo ditë në Tiranë, ku me dhjetëra persona me qenë të mëdhenj dhe të racave bastarde shëtisin dhe snobojnë nëpër rrugë, pa i vënë as maska kafshëve që mbajnë.
Po ashtu në shumë parqe dhe lulishte në kryeqytet, krahas femijëve janë me dhjetra individët që nxjerrin për shëtitje qenër të rrezikshëm, madje edhe duke i zënë ata me njëri-tjetrin.
Deri tani askush nuk ka marrë masa të mirëfillëta për të rregulluar një problematikë të tillë.
Por kujtojmë se vetëm disa ditë më parë një person në Tiranë, në tentativë për të vrarë një qen pitbull që i kishte kafshuar të shoqen, plagosi me armë edhe dy kalimtarë të rastësishëm.
Mos duhet të lindin hasmëri të reja përveç atyre të vjetrave tani, të cilat duhet të shkaktohen prej qenëve?
“I zoti i qenit do varur ndersa qeni do djegur me benzin. ..”,- është komenti që shoqëron këtë video në rrjetet sociale.
Tërmet 3.4 ballë trondit qendrën e Elbasanit, dëme në lagjen “Kala”
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë ka goditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e së shtunës.
Epiqendra e lëvizjes sizmike mësohet se ka qenë rreth 2 km në pjesën Veriore të qytetit rreth orës 20:35.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme material në lagjen “Kala” të qytetit.
Shpërthen sërish Kastro Zizo: Na mbytën k**vat
Kastro Zizo asnjëherë nuk përdor dorashka dhe është i drejtpërdrejtë në ato që thotë dhe bën, ndaj shpërthimi i tij më i fundit nuk habit shumë.
Në një status në Facebook, kantautori shprehet se “na mbytën kurvat”. Sipas tij në Shqipëri paragjykimet janë ende të forta dhe vë në dukje gjithashtu sjelljen vulgare të femrave, shkruan revista Bordo.
“Lloj e soj kurve nëpër ‘clube’-t e natës vetëm linesi u ka ngel pa nxjerrë. Sa heq bluzën dhe del me kanotiere një mashkull vijnë dhe e shoqërojnë këta ‘badigardët’ për thyerje etike. Ah, si nuk kam një grusht të fortë t’i çaj arrat pa çekiç!”,- shkruan Kastro.
Pashkët dhe një mesazh nga Kryepeshkopi Janullatos për shqiptarët
Nga Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Pas arrestimit, torturave të frikshme dhe kryqëzimit të Krishtit nga kundërshtarët e fuqishëm fetarë dhe politikë, zhgënjimi dërrmoi shpirtrat e nxënësve të Tij.
Këto ngjarje tragjike e kishin mbushur zemrën e tyre me re të zeza dëshpërimi. Për më tepër, ua shkatërruan shpresën se Jisui ishte Shpëtimtari i popullit. Nxënësit kishin parë t’u imponohej padrejtësia, gënjeshtra, urrejtja për të vrarë të pafajshmin.
Por realiteti ishte ndryshe. Jisu Krishti i Ngjallur e zbuloi këtë kur iu afrua dy nxënësve, Kleopës dhe Llukait, në udhëtimin e tyre për në Emaus: “O të marrë dhe të vonuar në zemër për të besuar të gjitha ato që thanë profetët. A nuk duhej t’i pësonte këto Krishti, dhe të hynte në lavdinë e tij?” (Llk. 24:25-26). Më pas u shpjegoi ato që ishin shkruar për Të në librat profetikë. Qëndroi me ta, kur E lutën dhe iu zbulua krejtësisht gjatë darkës, kur mori bukën, e bekoi dhe pasi e preu, e ndau. Atëherë sytë e tyre u çelën dhe “e njohën atë”: njohën Zotin e Ngjallur.
Me Ngjalljen e Tij, Krishti hapi horizonte të reja për nxënësit e tronditur e të trembur dhe u fali fuqinë që të shkonin e të shpallnin, me paqe të palëkundur dhe guxim të pamposhtur, Ungjillin e dashurisë, i cili do të ripërtërinte jetën e njerëzimit.
Edhe në ditët tona, një dëshpërim shumëformësh dhe i papërcaktuar ka pushtuar zemrat e njerëzve. Shumë gjëra që ndodhin rreth nesh dëshmojnë se sundon padrejtësia, se urrejtja mbizotëron, se e vërteta minohet. Ata që përpiqen të jetojnë të virtytshëm bëhen pre e shpifjeve dhe përndiqen nga qarqe të errëta. Dhe kjo ndodh në jetën e secilit prej nesh, në rrafsh lokal dhe global.
E kremtja e Pashkës vjen që të shpërbëjë retë e dëshpërimit dhe të na çlirojë nga prirja për të mbetur “të vonuar në zemër për të besuar”. Ajo vjen për t’i dhënë forcë lutjes sonë: “Rri bashkë me ne, sepse është ndaj të ngrysur” dhe që të na ndihmojë të njohim personalisht Zotin e Ngjallur.
Besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe rrjedhojat e saj diakronike e të përbotshme, ofrojnë dritë dhe fuqi për të dalë nga kjo plogështi dhe ky shkurajim shpirtëror. Krishti, duke pranuar me vullnet pësimin e Tij të përulur, dërrmoi dinastinë e pushtetit demoniak, i cili mbështetet mbi arrogancën dhe interesin vetjak; asgjësoi fuqitë e errësirës “dhe shfuqizoi vdekjen, duke na dhuruar jetën e amshuar”. Perëndia Atë e vendosi Birin e Tij të kryqëzuar dhe të ngjallur “përmbi çdo autoritet e pushtet, dhe fuqi e zotërim, dhe emër, që të quhet jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atë që vjen. Edhe të gjitha i vuri nën këmbët e tij” (Efes. 1:21-22). Dhe kjo është dalja çlirimtare, të cilën na e shpall e kremtja e sotme, duke na ftuar të forcojmë besimin tonë në pushtetin e Tij.
Pushteti i Krishtit të Ngjallur lidhet me Pësimin vullnetar. Jisui mbetet Ai që bashkëvuan me vuajtjen dhe sprovën e çdo njeriu. Ai ul kryet me dhembshuri mbi të plagosurin nga mëkati. Pushteti i Tij nuk sundon mbi të tjerët, por shërben; nuk hakmerret, por fal; nuk shtyp, por çliron. Nuk imponohet me anë të zhurmës mashtruese, por vepron në heshtje, plot takt. Kryesisht, vepron si një fuqi shpëtimtare, si dhuratë faljeje dhe dashurie. Krishti i Ngjallur respekton lirinë dhe shenjtërinë e çdo personi njerëzor – madje edhe të atij që ka dyshime për Atë. Pushteti i Tij nuk shkakton frikë, por e çliron qenien njerëzore nga frika, madje edhe nga frika e vdekjes.
Vëllezërit e mi, le të mos harrojmë se Pashkë do të thotë kapërcim, kalim, dalje. Fillimisht i referohej daljes së Izraelit nga skllavëria e Egjiptit. Kjo “e kremte e të kremteve” na fton në një dalje shumëdimensionale: Dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, vështirësive të pakapërcyeshme ekonomike, trazirave në rajonin tonë, nga konfuzioni dhe pafuqishmëria që shkaktojnë valët e refugjatëve dhe pasojat e tyre. Dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë, i shpifjes, i pakënaqësisë dhe i zemërimit për shkak të mosmirënjohjes së atyre që kemi mbështetur ose nga tradhtia e atyre që kemi dashur. Dalje nga dëshpërimi që sjell dobësimi i shëndetit, dhimbja e sëmundjes apo largimi i përhershëm i të afërmve dhe miqve. Dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet, rëniet, mëkatet, dështimet tona.
Fjala e Zotit të Ngjallur te dy nxënësit që po shkonin drejt Emausit tingëllon personale për secilin nga ne: “O të marrë dhe të vonuar në zemër për të besuar gjithë ato që folën profetët” (Llk. 24:25-26). Dhe na rikujton me forcë sigurinë e fundit që u dha nxënësve të Tij: “M’u dha çdo pushtet në qiell dhe mbi dhé… Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri në mbarim të jetës” (Matth. 28:18 – 20). Kjo është siguria që përsëritet gjatë pagëzimit të çdo të krishteri.
Të gjithë ata që E besojnë dhe E ndjekin me besnikëri Krishtin e Ngjallur, e dinë se nuk janë të vetmuar në realitetin e ashpër njerëzor. Nuk i anashkalojnë kushtet e vështira të jetës së përditshme, por, me fuqinë dhe hirin e Tij, përballen dhe shpesh i transformojnë ato.
Brenda dritës paskale mund të shikojmë me optimizëm dhe mendim krijues jetën tonë, me sigurinë se ecuria dhe zhvillimi i njerëzimit nuk ndodhin pa Krijuesin e botës. Dhe, për më tepër, marrim fuqi për të kryer ndërhyrje të guximshme dhe përpjekjet e duhura sociale duke filluar nga ambienti ynë i ngushtë, familja, qyteti, vendi ku jetojmë.
Le të marrim, pra, nga e kremtja e sotme e ndritshme, fuqi ngjalljeje ndaj dekadencës që na kërcënon, fuqi krijuese për një shoqëri solidariteti dhe dashurie. Fryma e Ngjalljes, le të fuqizojë ecurinë tonë për të dalë nga çdo formë dëshpërimi.
Krishti u Ngjall!
Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.
Rreziqet që fshihen pas depilimit në zonën intime
Çdo lloj i heqjes së qimeve në vendet intime mund të jetë veprim i rrezikshëm për shëndetin e femrës.
Depilimi në vendet intime bën që të acarohet lëkura dhe rrjedhimisht, rreziku për infeksione apo sëmundje seksualisht të transmetueshme rritet.
Qimet në vendet intime nuk janë aty pa ndonjë arsye, në fakt, ato e mbrojnë lëkurën nga dëmet që mund t’i shkaktojnë bakteret dhe infeksionet.
Kur i hiqni qimet në vendet intime, lëkura mbetet e pambrojtur.
Simptomat e infeksioneve janë këto:
– Cistat
– Plagët
– Lythat
– Qimet në nënlëkurë
Acarimi i lëkurës pas depilimit, i kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë e zonës intime e bën këtë pjesë të trupit të përsosur për krijimin e infeksioneve.
Madhësia ka rëndësi, por ajo e vaginës, e jo e penisit...
Një studim i ri ka treguar se është madhësia dhe pozicioni i vagjinës që ndikon në aftësinë e saj për të përjetuar orgazëm.
Zakonisht, madhësia apo forma e penisit është pika kryesore e debatit kur flitet për kënaqësinë e një gruaje, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, studimi i ri ka shikuar diferencat e anatomisë së grave dhe se si ndikojnë në aftësinë e orgazmës.
Hulumtuesit kanë zbuluar se mund të jetë vagjina ajo që e vendos nëse do të përjetoj orgazëm apo jo, e jo penisi.
Studimi i kryer nga ekspertët e Universitetit Indiana, kanë zbuluar se nëse klitorisi është i pozicionuar 2.5 cm apo më pak nga trakti i urinës, më lehtë do të arrijë orgazmën përmes seksit me penetrim.
Por, nëse klitorisi është i pozicionuar 3 cm apo më larg nga trakti i urinës, do të jetë shumë e vështirë arritja e orgazmës përmes seksit me penetrim.
Referendumi/ 72% e zviceranëve nuk duan rroga pa punuar!
Vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49%, ndërsa në favor të saj janë 43%.
Sikur të votohej sot (e do të votohet jo larg, më 5 qershor), iniciativa për dhënien e pagave pa punuar do të kundërshtohej nga 72% e zviceranëve. Iniciativa që zyrtarisht quhet “për të ardhurat bazike të pakushtëzuara”, sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik GFS do të përkrahej nga vetëm 24% e zviceranëve me të drejtë vote., raportojnë mediat zvicerane.
Megjithatë, sipas GFS formësimi i qëndrimit kundër pritet të avancojë edhe më shumë, dhe për këtë arsye “gjithçka po flet për një Jo bindëse të dielën e referendumit, më 5 qershor”, transmeton albinfo.ch. Më tutje realizuesit e sondazhit thonë se argumenti më i rëndësishëm kundër iniciativës është ai se me të ardhurat bazë të pakushtëzuara nga puna, njerëzve do t`u mungojë joshja për të punuar.
Është interesante se vetëm në mesin e simpatizantëve të Partisë së Gjelbër ka një shumicë që do të votonte pro iniciativës, gjegjësisht 61%. Madje edhe në Partinë socialdemokrate (SP/PS) kundër iniciativës do të ishin 49% ndërsa në favor të saj 43%.
Ndërsa është fare e qartë se përqindja shumë e lartë e kundërshtarëve të pagave pa punë janë partitë e djathta, që duket se do të jenë edhe përcaktuese për dështimin e iniciativës, përcjell albinfo.ch. Kështu, 91% e ithtarëve të CVP/PDC-së do të votonin kundër. Ngjashëm, 85% kundër do të ishin votuesit e SVP/UDC-së dhe 82% ata të FDP/PLR-së.
Rreth kësaj iniciative qëkur është lansuar, ka pasur një debat të gjallë në të cilin ka mbizotëruar pala që e ka kundërshtuar atë. Në një votim të zhvilluar në parlament verën e kaluar, në favor të saj kanë votuar vetëm 14 deputetë.
Ndërkaq javëve të fundit ka qarkulluar një sondazh sipas të cilit është shënuar një rritje e dukshme e pranueshmërisë së iniciativës. Sipas tij, në Zvicrën Frankofone madje janë më të shumtë votuesit pro se sa ata kundër.
Ditë më parë, autori i ësaj iniciative me një deklarim të tij ka futur pasiguri edhe në mesin e votuesve potencialë pro. Ai ka thënë se “edhe po të fitojë në referendum, kjo iniciativë nuk ka mundësi të zbatimit praktik të shpejtë, shkruan albinfo.ch. Ajo mund të funksionojë vetëm nëse për një rregullim të ngjashëm të kësaj çështjeje do të vendosnin edhe shhtetet e BE-së, fqinje të Zvicrës./albinfo.ch/
Ja letra që e fejuara ju dërgoi ish të dashurave të burrit
Letra që një vajzë u ka dedikuar ish-eve të të fejuarit të saj, ka bërë xhiron e internetit.
Stephanie Monique Solis, ka shpërndarë në Instagram foton e të dashurit duke i dhënë një puthje. Pranë fotos ajo ka bërë një dedikimin për vajzat që e lanë të fejuarin e saj të ikte.
Dhe pastaj u dërgon një falenderim të veçantë ish-eve të tij që e kanë bërë të vuajë dhe e kanë nxjerrë nga jetët e tyre.
Mesazhi i Stephanie-së mbyllet me një ftesë për të gjitha gratë për të publikuar një foto me të fejuarin, siç ka bërë ajo. Dhe shumë gra në Instagram dhe Facebook i janë përgjigjur thirrjes së saj.
Por mesazhi ka ngjallur edhe kritika. Dikush e ka quajtur si, mesazhi më i shëmtuar në botë. Të tjerë e kanë akuzuar që ka krijuar një zinxhir “budalla dhe që të vendos në siklet”.
Ka pasur edhe të tjerë që e kanë marrë në mënyrë pozitive nismën e së resë së dashuruar: “Mendoj që ky është një mesazh dashurie për të dashurin tënd. Kush thotë të kundërtën është thjesht i trishtuar dhe i vetmuar.”
Mesazhi
“Vajzave që e lanë të ikte, ju faleminderit shumë. Faleminderit që dolët nga jeta e tij apo e latë atë të dilte nga juaja. Faleminderit që më dhatë mundësinë ta dua dhe të bëj gjërat që do e bënin të lumtur, për ta mbajtur atë. Faleminderit që e keni lënduar. Nëse nuk do e kishit bërë, ai nuk do e kishte mësuar çfarë vlen dhe si është kjo ndjenjë që kemi.
Do bëj gjithçka që ju nuk arritët të bënit për të, si të jem aty për të, t’i jap përparësi, të mos e bëj të ndihet sikur është thjesht një mundësi. T’i jap kohë dhe vëmendje edhe kur nuk është duke e kërkuar. Unë do të kujdesem për burrin që ju nuk arritët ta vlerësonit, do ta dua burrin që e morët për të mirëqenë.
Do bëj gjithçka që ai të qëndrojë me mua. Do e dua për atë që është dhe do e mbështes në gjithçka që ai do të bëjë. Do të jem partnerja që ju nuk u bëtë dot për të. Do të jem gruaja që nuk do të bëjë kurrë gabimet që bëtë ju. Nuk do e lë kurrë të ikë. Nëse e doni burrin tuaj ripostojeni këtë me një foto të ju të dyve”.
Foto/ I nis veten lakuriq të dashurit, por... fotot i shkojnë babait
A ju ka ndodhur të nisni një mesazh për dikë, por ai t’i shkojë gabimisht dikujt tjetër? Nëse po, me siguri jeni ndjerë në siklet. Por, nuk duhet të shqetësoheni nëse ai ka qenë thjesht një mesazh normal, pasi mund t’ju kishte ndodhur edhe më keq.
Një vajza ka qenë duke folur me të dashurin në orët e vona të natës. Teksa flisnin, ata kanë filluar të shkëmbejnë foto nudo.
I ati i vajzës ka qenë duke punuar në studio dhe i ka shkruar: “Akoma zgjuar?”
Por, përgjigja që i ka ardhur pas dy sekondash, e ka tronditur. Vajza ka dashur të klikojë mesazhin me të dashurin, por ka klikuar atë të babait pa e vënë re dhe i ka dërguar një foto nudo.
Epo, duhet thënë, fatmirësisht që kjo ngjarje nuk ka ndodhur në një familje shqiptare sepse pasojat do të ishin të rënda.
Video/ Mbipeshë, ja si kërcen kjo grua mbi tub…
Kur u ngjit në skenë askush nuk besonte tek ajo, madje e shikonin me skepticizëm. Vajza që shihni në videon bashkëngjitur quhet Emma Haslam.
Ajo është një vajzë britanike 26 vjeçare, e cila mori pjesë në “Britain’s Got Talent”, duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Pavarësisht skeptikëve, Emma bën një performancë që i lë të gjithë me gojë hapur, duke kërcyer në tub.
Biondet, brunet, flokëkuqet... ja cilat bëjnë më shumë seks dhe janë më të mira në krevat?
Keni menduar që ngjyra e flokëve nuk ka kurrfarë lidhje me seksin? E pra, e keni gabim!
Të dhënat më të reja tregojnë që ngjyra e flokëve mund të ndikojë në jetën seksuale të femrave.
Hulumtimi i bërë nga portali Match.com me 6000 femra, zbulon se cilat dama kanë më shumë “aksione” në krahasim me atë se cilën ngjyrë të flokëve kanë, qoftë natyrale, qoftë artificiale.
Dhe, siç është treguar, meshkujt me arsye më shumë i duan biondet! – transmeton Telegrafi.
27% e biondeve mendojnë për seksin disa herë në javë ndërsa zeshkanet ishin 24% dhe 22% flokëkuqet.
60% e biondeve pranuan se e kishin bërë “një të shpejtë”, pra një aventurë për një antë të vetme ndërsa brunet ishin 51%, kokëkuqet 51% dhe 43% zeshkanet.
Biondet gjithashtu kanë një numër më të lartë partnerësh se femrat e tjera.
Një bionde kishte mesatarisht 10.1 partnerë, flokëkuqet 9.4 dhe zeshkanet 8.2%.
Ambasadori Donald Lu, siç nuk e kemi parë kurrë...
Daljet në publik i ka të shpeshta. Kohët e fundit e shohim në pozicion autoritar dhe me seriozitetin që i imponon detyra, është kthyer në referencë të shumë shqiptarëve. Megjithatë, Donald Lu përtej deklaratave me kostum, ngjall kuriozitet në edhe në ditët e pushimit, kur me sa duket shijon në 360 gradë jetën dhe aktivitetin që i ofron vendi ynë.
Këtë të shtunë ambasadori amerikan kishte lëvizur pak km larg Tiranës, në fermën UKA.
Donald Lu së bashku me familjen, drekoi në një nga vendet më të veçanta. Një aventurë mes vreshtave dhe kantinës së verërave ishte rezervuar për të, nga krijuesi i këtij ambienti, prof. Rexhep Uka (në foto).
Donald Lu qëndroi gjatë në fshat. Ai vlerësoi verën e prodhuar në fermë dhe ushqimin bio, përgatitur nga Flori Uka./lapsi.al/
A e dëmton trurin besimi në Zot? Ja çfarë thotë shkenca…
Njerëzit shtypin zonat e trurit që përdoren për mendimin analitik dhe angazhojnë pjesët përgjegjëse për dhembshurinë, me qëllim që të besojnë tek Zoti, sipas studimeve të fundit.
Ata bëjnë të kundërtën kur mendojnë për botën fizike, sipas studimit.
“Kur është një çështje besimi, nga pikëpamja analitike, mund të tingëllojë absurde”,- thotë Profesor Tony Jack, që udhëhoqi studimin.
“por nga ajo që ne kuptojmë për trurin, kërcimi i besimit për të besuar në të mbinatyrshmen rezulton në lënien mënjanë të mënyrës kritike/analitike të të menduarit, gjë që na mundëson të kemi më shumë vështrim social dhe emocional brenda vetvetes”.
Në një analizë të tetë eksperimenteve, botuar nga revista PLOS ONE, studiuesit zbuluan gjithashtu se njerëzit që besonin ishin më të dhembshur, se sa ata pa besim.
Studiuesit ekzaminuan lidhjen mes besimit në Zot dhe masës së të menduarit analitik dhe shqetësimin moral në tetë eksperimente, ku në secilin morën pjesë mes 159 dhe 527 pjesëmarrës të rritur.
Ndonëse edhe besimi spiritual, edhe dhembshuria ishin pozitivisht të lidhura me shpeshtësinë e lutjes apo meditimit, asnjëra nuk parashikoheshin prej kontaktit social, që lidhet me marrëdhëniet kishtare.
Në studime të mëparshëm, laboratori i Profesor Jack përdori një makinë imazheria përmes rezonancës manjetike të trurit për të treguar se ekziston një rrjet analitik neuronesh që i mundësojnë njerëzve të mendojnë në mënyrë kritike si dhe një rrjet social për të shfaqur dhembshurinë.
“Për shkak të tensionit mes rrjeteve, nëse ju lini mënjanë pikëpamjen natyraliste për botën, atëherë do të zhyteni më thellë në anën tuaj sociale/emocionale”,- shpjegon Profesori.
“Dhe ky mund të jetë shpjegimi përse besimi në të mbinatyrshmen ekziston përgjatë të gjithë historisë së kulturave. Ai vë në veprim një mënyrë në themb jomateriale të të kuptuarit të botës dhe të vendit tonë në të”./bota.al/
Foto+18/ Imiton Belen Rodriguez, por... i del “flutura” në publik
Një hyrje “hot” në emisionin "Ciao Darëin" ku sozia e Belen Rodriguez ka treguar më shumë nga vetja seç duhet.
Me një fustan si ai argjentinases në Sanremo që çmendi publikun.
Edhe tatuazhi i fluturës nuk mungonte.
Por, ajo që çmendi publikun këtë herë ishte se vajza në fjalë ka hapur fustanin pak më shumë se sa duhet duke treguar “fluturën” e vërtetë.
Foto/ Ky “Mercedes V-Class” ofron më shumë luks se modeli “S-Class”
Bëhet fjalë për minibusin “Mercedes-Benz” të modifikuar nga “LARTE Design”.
Nëse mendoni se modeli “S-Class” nga “Mercedes” është kulmi i luksit, atëherë do të befasoheni me atë çfarë ofron kompania “LARTE Design” me modelin e modifikuar të “Mercedes V-Class”.
Falë hapësirës së madhe brenda kabinës, “V-Class” është si një zyrë luksoze në veçanti me modelin e gjatë L3, i cili është cilësuar si aeroplani privat mbi katër rrota, transmeton “Express”.
Ky interier VIP është i njohur në botën e modifikimeve si, modifikim për politikanë, njerëz të rëndësishëm apo njerëz të suksesshëm në përgjithësi.
Ky model është bërë për të rënë në sy dhe përmban elemente karboni si dhe dy kristale Swarovski në pjesën e përparme të kësaj veture.
Basha: Kokoshi 200 milionësh e di që po gënjen, por s’i bëhet vonë
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama për çmimin e energjisë elektrike.
Me anë të një deklarate të bërë publike për median, Basha shkruan se “edhe kokoshi 200 milionësh e di fare mirë se po gënjen, por nuk ja ndjen fare, nuk i bëhet më vonë”.
Do'stlaringiz bilan baham: |