Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet161/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   157   158   159   160   161   162   163   164   ...   352

Emiljano Tasho, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 35 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Vjedhja me dhunë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Bujar Hasani, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Kanosje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Mirsad Kuçana, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 28 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake...”; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Ervis Martinaj, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg” në mungesë, të dënohet me 25 vjet burgim, për akuzat: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim; dhe “Plagosje e lehtë me dashje” në dëm të shtetasit Ismet Gaxherri;

Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës kërkon edhe Erjon Biraçi, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”, të dënohet me 5 vjet burgim, për akuzën: “Përkrahja e autorit të krimit”.

Enton Nikaj, 30 ­vjeçari i vrarë në Linzë, kishte vetëm tre muaj që kishte lënë qelitë e burgut. Edhe pse i lirë, ai ende nuk i kishte mbyllur llogaritë me drejtësinë, për shkak se dënimi i tij i fundit nuk kishte marrë formë të prerë.

Nikaj u lirua nga burgu më 14 gusht 2015, bazuar në një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Ai gjendej në qeli për llogari të një dënimi fajësie me 2 vjet e 3 muaj burg për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”, shpallur më 21 korrik 2015.
Nard Ndoka në Kuvend, nxjerr të palarat e deputetëve të mazhorancës

Nard Ndoka ka marrë fjalën sot në Kuvend, duke nxjerrë edhe disa sekrete nga bisedat që pati bërë me kolegë të mazhorancës.

“Kur po vija në Parlament takoj 4-5 kolegë të mazhorancës, kuptohet nga kasta e vjetër dhe me thanë: “Pse vjen në Parlament sepse Parlamenti nuk zgjat, do të kemi maksimumi një orë punë dhe do ta mbyllim”,- tha Ndoka.

Në vijim ai u shpreh: “Vërtet ndiheni komodë të nderuar deputetë të mazhorancës. Vërtet ju duket një risi një gjë e tillë. E keni provuar 40 vjet pa opozitë, e përmbysëm atë sistem. Sot pas 25 viteve përsëri ju ndjeheni komod se opozita nuk është në Parlament.

Ndihet komod Ahmetaj se akoma dhe realisht nuk është krijuar ideja ku është që flet për opozitën dhe e shigjeton në mungesë të saj duke folur me veten duke e quajtur liderin e opozitës menaxhues.

Mendoj se nuk është kjo fryma që duhet të jetë në Parlament. Zonja drejtuese e seancës, do t’ju lutesha që t’ja përcillnit edhe Metës dhe në Konferencës së Kryetarëve që ju e keni kthyer Kuvendi në një arenë kacafytjesh dhe jo debatesh dhe kjo sepse është ndryshuar rregullorja”,- përfundoi Ndoka.

Opozita nuk ishte e pranishme në senacën e sotme për shkak të bojkotit që u ndërmor pas dënimit të Berishës.
Forumi i Trashigimisë, thirrje Ramës: Mos e mbaj të fshehur projektin e stadiumit
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ndaj Kryeministrit Rama dhe ofendimeve që i ka bërë ai kritikëve të projektit të stadiumit.

Forumi i kujton Ramës se nuk ka bërë ende publik projektin. “Këtë projekt deri tani e kemi parë vetëm nga ti. Mbetemi në pritje që institucionet shtetërore (dhe jo personat privatë) të japin shpjegime rreth problematikës së mbrojtjes se trashegimise kulturore dhe historike”,- shkruhet në statusin e tyre në Facebook.

Në fillim disa kritikë e shigjetuan Ramën se po prish fasadën e stadiumit që e ka shpallur vetë monument kulture të kategorisë së parë. Por më pas kryeministri botoi disa foto ku tregonte se fasava e vjetër do të ishte e inkorporuar por e fshehur nën fasadën moderne të stadiumit.

Forumi për Trashëgiminë thotë se jemi në pritje që Bashkia e Tiranes të organizojë një seance degjimi dhe keshillimi publik rreth ketij projekti.

Në pritje që Ministria e Arsimit dhe Sportit të shpjegoje se, pse shteti shqiptar po heq dorë nga investimi më i rëndësishëm në 100 vjet per sportin, duke ia lënë në dorë një privati”.
Mashtruan me vizat për Kanada, nënë e bijë në Rinas me pranga

Dy ditë pasi është shpallur në kërkim është arrestuar Luli Makashi, 51-vjeçarja që ka mashtruar qindra persona për viza pune dhe studimi në Kanada, Australi dhe Angli.

Në pranga ka përfunduar gjithashtu edhe vajza e saj, Adelia Makashi. Arrestimi i tyre është bërë në kohë rekord, falë bashkëpunimit mes dy policive asaj shqiptare dhe kanadeze. 51-vjeçarja dhe vajza e saj janë riatdhesuar në Shqipëri.

Luli Makashi bashkë me vajzën kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmë rreth orës 23: 50 minuta ku janë zhvendosur rreth orës 00:40 minuta në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ndalimi i tyre nga policia kanadeze është bërë vetëm me anë të një kërkesë (raporti) policor të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Interpol Tiranës.

Sipas një njoftimi zyrtar nga organi i akuzës, thuhet se grupi i hetimit u vu në lëvizje nga të paktën 26 kallëzime në Policinë e Tiranës, që akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi nuk kishin përfituar vizën, megjithëse kishin kryer pagesa në shumë të mëdha, që varionin në mijëra dollarë. Ata thanë se kanë kryer edhe takime në hotele të ndryshme me persona të huaj, që u kishin premtuar vizat.

Prokuroria thotë se denoncuesit kanë rrëfyer se, në datën 26 Prill, ata janë paraqitur pranë zyrave të kompanisë “Ande LM” në rrugën “Ismail Qemali”, por drejtueset e saj ishin larguar jashtë shtetit.

Në krye të kompanisë ishte vënë Klevis Rreshka, i cili kishte blerë pikërisht një ditë më parë rreth orës 18.00 kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro. Ai ka pranuar përpara prokurorëve se Lutfije Makashi dhe vajza e saj kishin treguar për problemet me klientët e tyre. Prokuroria tha se ka sekuestruar dokumente të shumtë në zyrat e kompanisë dhe se vijon hetimet për akuzën penale të mashtrimit./tvklan.al/



Ministria e Mbrojtjes mbyll hetimet për helikopterin, itinerari sipas planit

Ministria e Mbrojtjes ka mbyllur hetimin administrativ për rrëzimin e helikopterit të FA-ve në fillim të muajit prill në, Grizhë të Shkodrës.

Sipas njoftimit, pas mbledhjes së të gjitha provave, doli se planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të helikopterit është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

Sipas konkluzioneve, Baza Ajrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror.

Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.

Gjatë gjithë veprimtarisë së tij dyjavore, grupi i punës është asistuar nga eksperte amerikane te specializuar për aksidente ajrore.

Dy pilotë të Forcave të Armatosura humbën jetën dhe një ushtar profesionist mbeti i plagosur, pasi helikopteri ra në liqenin e Shkodrës.

Përplasja me ujin ishte fatale për Kapitenin Florian Deliaj dhe togerin Donald Hoxha, ndërkohë që i plagosur mbeti ushtari Gerald Baramuça.



NJOFTIMI

Mbyllet hetimi administrativ i urdhëruar nga Ministri i Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit të Forcës Ajrore me numër anësor 637 të tipit EC 145, të ndodhur në datën 6 prill 2016.

Ministri i Mbrojtjes në përputhje me kompetencat që i njeh legjislacioni në fuqi, në datën 7.04.2016 urdhëroi ngritjen e grupit të punës për hetimin administrativ me objekt: “Rrëzimi i Helikopterit EC-145” më datën 6 prill 2016 me afat përfundimtar të mbylljes së hetimit administrativ, datën 22 prill 2016.

Grupi i punës, gjatë procesit hetimor administrativ, mblodhi të gjitha provat shkresore dhe jo shkresore, dëgjoi dëshmitarët, palët e interesuara dhe në dijeni të ngjarjes, verifikoi në vend provat, në praninë e Prokurorisë të rrethit Shkodër kqyri vendin e ngjarjes, thirri, dëgjoi ekspertë të brendshëm dhe të huaj, si dhe krahasoi dhe analizoi provat e marra.

Në përfundim të këtij hetimi administrativ, grupi i punës doli në përfundimin se: planizimi, organizimi dhe drejtimi i fluturimit stërvitor të Helikopterit FA-637 në datën 6 prill 2016, është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

Forca Ajrore, BazaAjrore e Farkës dhe strukturat e tyre, kanë planizuar dhe drejtuar fluturime stërvitore në përputhje me rregullat e sigurimit të fluturimit ajror.

Ekuipazhi i helikopterit ishte duke kryer një stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.

Ministria e Mbrojtjes falenderon Prokurorinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë në këtë hetim administrativ si dhe institucione të tjera me të cilat kemi bashkëpunuar.

Gjithashtu falenderon ekspertët amerikanë dhe Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, për asistencën e ofruar prej tyre.


Të çoj unë në darkë me maqinën time në Shkodër”. Si e ngacmoi sportisten Feçor Shehu

Pina D., ish-kampionia e atletikës e viteve ’60-të, motra e njërës prej artisteve më në zë të kinematografisë shqiptare, e ka cilësuar maniak seksual Feçor Shehun, ish-ministrin e Brendshëm të dënuar për veprimtari armiqësore.

Në procesin hetimor të fillimviteve ’80, ajo ka dëshmuar para hetuesve Pelivan Luçi e Florian Koloneci një histori të padëgjuar për sjelljet monstruoze të ish-kreut të Sigurimit të Shtetit ndaj femrave.

“Feçor Shehu më ka përndjekur këmbakëmbës 20 vite me radhë për t’i shkuar në shtrat”, ka pohuar ish-kampionia, duke sjellë një kronologji ngjarjesh nga raportet misterioze me ish-ministrin qysh nga koha kur ajo shkëlqente në fushën e sportit e deri në momentet kur Feçori u shkarkua nga detyra. I joshur nga hiret e sportistes së njohur, ish-kreu i Sigurimit ka bërë të pamundurën të krijojë relata dashurie me kampionen e atletikës, duke shfrytëzuar postin zyrtar.

Pina D. në dëshminë e saj thotë se kalvari i përndjekjes nga Shehu ka nisur në vitin 1958 kur është përballur me të në Konferencën e Dytë Kombëtare të Sportistëve e Fizkulturistëve të Shqipërisë, që zhvillohej në Tiranë dhe ka vijuar pastaj për vite me radhë.

“Ai nuk m’u shqit as kur u martova në Durrës, vë në dukje ajo duke zbuluar një episod të çuditshëm, që lidhet me arrestimin e të shoqit me porosi të tij. Saga e torturës 20-vjeçare që ka përjetuar ish-kampionia e atletikës nga përndjekja e zyrtarit të lartë të Sigurimit, është vetëm një nga historitë bastarde për të cilat është shquar Feçor Shehu.

Veçanërisht pas arrestimit të tij në fillimin e viteve ’80, me dhjetëra gra e vajza kanë denoncuar një mori rastesh kur janë gjendur nën përndjekjen e ish-ministrit të Brendshëm. Rasti i Pina D. në morinë e tyre është ndër më të spikaturit.

AFRIM IMAJ

Më poshtë zbardhim të plotë dëshminë e saj para hetuesve Pelivan Luçi e Florian Koloneci, regjistruar në Prokurorinë e Tiranës më 13 qershor të vitit 1983…

DOKUMENTI

Procesverbal

Mbi dëshminë e qytetares Pina D. Tiranë, më 13.6.1983

Ne, hetuesit Pelivan Luçi e Florian Koloneci, hetues në Ministrinë e Brendshme, morëm në pyetje me cilësinë e dëshmitares Pina D., e datëlindjes 1937, me profesion bobinatore në UEM të Durrësit, e padënuar, pa parti, me kombësi e shtetësi shqiptare… Pina D.


Nuk më kujtohet mirë, por duhet të ketë qenë viti 1958, në kohën që zhvillonte punimet konferenca e dytë kombëtare e sportistëve dhe fizkulturistëve të vendit tonë në Tiranë, jam njohur me Feçor Shehun. Njohja ime me të ishte e rastit, unë në këtë konferencë isha e ulur në një radhë me Feçorin dhe karriget i kishim ngjitur. Në fillim, meqenëse nuk e njihja, unë fillova muhabet me të dhe bënim shaka me njëri-tjetrin.
Gjatë një pushimi, një shoqe më tha: Lum si ti me kë po rri e bën muhabet aty! Unë e pyeta se kush ishte. Ajo më tregoi se ishte Feçor Shehu. Mbaj mend që ajo më tha se ai është kryetar i Degës së Brendshme të Tiranës. Pasi mora vesh se kush ishte Feçori, në seancat e tjera të konferencës fillova të qëndroj serioze.
Feçori si duket e kuptoi një gjë të tillë dhe filloi të më ngacmonte duke më thënë se pse rri serioze tani, pse nuk qesh e luan si më përpara. Unë i thashë se nuk kam punë me ju se jeni njerëz të mëdhenj. Ai përsëri filloi të më ngacmonte e më jepte edhe karamele. Gjatë kohës që zhvilloheshin punimet e konferencës, vura re se Feçori filloi të më provokonte.
Ai afrohej tek unë dhe fërkonte krahun e tij te krahu im. Unë, duke e vënë re këtë gjest të tij, largohesha. Ditën e fundit të konferencës Feçori më pyeti se kur do të kthehesha në Shkodër. Unë i thashë se do të iki nesër me autobus. Ai më tha hajde me mua se të çoj sonte në darkë me maqinën time në Shkodër, por hajde vetëm ti. Unë nuk i kundërshtova. Pas kësaj,
Feçori më tha që të pres me makinë në rrugën e hotel “Drinit” (atëherë ishte hotel “Vollga”). Megjithëse unë pranova që të shkoja me Feçorin në Shkodër, prapëseprapë nuk shkova, sepse u tremba, jo vetëm nga qëndrimet e tij gjatë konferencës, por edhe nga ajo që ai kërkoi me insistim që unë të shkoja vetëm pa asnjë nga shoqet apo shokët që kisha, të cilët morën pjesë në konferencë.
Pasi vdiq Hilmi Seiti, si kryetar i Degës së Brendshme në Shkodër erdhi Feçor Shehu. Kur erdhi në Shkodër, Feçori filloi përsëri të më provokojë. Sa herë që më gjente në rrugë, ndalonte e më takonte dhe më kapte dorën e nuk ma lëshonte.
Duke bërë gjoja sikur bisedonte, më fërkonte dorën dhe më thoshte: “Po hajde në zyrën time afër darkës, sepse në degë nuk ka njeri”. Si përgjigje unë i thosha Feçorit që do të vij, por në fakt asnjëherë nuk i shkova.
Pasi unë nuk i shkoja Feçorrit, ai kur më takonte më pas më thoshte se “të prita, por ti nuk erdhe, pse më rrejte, unë të njohë për burrneshë” dhe përsëri kërkonte që unë të shkoja në zyrë e më fërkonte dorën me marifet.
Në të gjitha këto raste unë e kuptoja fare mirë se ai kërkonte t’i krijoja relata dashurie, prandaj dhe nuk i shkoja në zyrë. Edhe pasi u martova dhe shkova në Durrës, sa herë që vija në Shkodër te prindërit e mi, Feçori sa më shikonte më ndalonte e menjëherë kërkonte që unë të shkoja e ta takoja në zyrë.
Ka ndodhur që edhe kur ishte në makinë, Feçori e ndalonte makinën dhe më përsëriste të njëjtat propozime. Koha nuk më kujtohet mirë, por pasi Feçori kishte ardhur në Tiranë e qe bërë zëvendësministër i Punëve të Brendshme, një ditë Dega e Punëve të Brendshme Durrës futi në burg burrin tim, se ai kishte shpërndarë në qendrën e punës së tij letra bixhozi me figura pornografike.
Sapo e mora vesh këtë gjë, unë erdha në Tiranë dhe kërkova takim me Feçor Shehun. Në postbllokun e Ministrisë së Punëve të Brendshme lajmërova se doja të takoja Feçor Shehun. Ky zbriti pas pak e më futi në një zyrë ku bëheshin pritjet e popullit.
Duke qarë, unë i tregova shkakun e ardhjes sime dhe iu luta që të më ndihmonte. Në kohën që unë po qaja dhe ishim vetëm për vetëm, Feçori m’u afrua dhe më puthi. Pas kësaj ai më tha që të ikja se do ta rregullonte ai këtë punë. Sa herë që të kesh nevojë, shtoi Feçori, hajde tek unë se do të të ndihmoj.
Unë u largova e mbasi zbrita nga treni në Durrës dhe po shkoja për në shtëpi, pashë se edhe burri im po vinte në shtëpi se e kishin liruar. Në vitin 1967, koha ekzakt nuk më kujtohet, unë isha grumbulluar me ekipin kombëtar të atletikës, sepse do të shkonim në Kampionatin Europian në Hungari.
Dy ditë para se të niseshim, erdhi në Korçë Tahir Malo, i cili do të na shoqëronte. Në këtë kohë u komunikuan edhe emrat e personave që do të shkonin jashtë. Në këtë listë nuk ishte emri im. Për këtë gjë unë fillova të qaj dhe menjëherë u nisa për në Tiranë. Për të ardhur në Tiranë më ndihmoi Tahiri.
Sa erdha këtu, unë kërkova takim me Feçor Shehun duke sqaruar oficerin e postbllokut se si e kisha punën. Ai mori në telefon Feçorin, i cili tha që unë ta prisja. Si prita pak, erdhën dy punonjës të Ministrisë e më çuan në zyrën e vizave që është në rrugën ku është hotel “Drini”.
Atje më qetësuan duke më thënë se ty do të ta japim pasaportën. Njëri nga ata ngarkoi shokun tjetër që të bëheshin shpejt e shpejt dokumentet e mia, pasi të gjitha dokumentet e pjesëtarëve të tjerë të ekipit qenë përfunduar.
Mbasi kaluan tri-katër orë, mua ma dhanë pasaportën në postbllokun e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga të gjitha këto, kuptova se Feçori bëri çmos që unë të shkoja jashtë shtetit…
Feçor Shehun e kam takuar për herë të fundit gjatë kohës që ishte ministër i Punëve të Brendshme e, me sa më kujtohet, ka qenë rreth një vit më para se ai të shkarkohej si ministër. Ky takim ka ndodhur kështu: Ishte kohë vere dhe unë doja të vija nga Durrësi në Tiranë.
Meqenëse treni ishte nisur, unë dola në rrugën e plepave për të gjetur makinë. Dikur kaloi një makinë “Fiat” e shoferi më mori. Rrugës ai ecte me shpejtësi të madhe. Gjatë rrugës na parakaloi një veturë gaz. Sa na parakaloi, dikush dha sinjal që të ndalonte makina ku isha unë. Shoferi ndaloi menjëherë.
Nga makina që na ndaloi doli Feçor Shehu dhe urdhëroi që të zbrisnim. Ne zbritëm dhe Feçori filloi t’i fliste shoferit se pse ecte me shpejtësi. Pastaj kur më pa mua, i tha shoferit të makinës ku isha unë që të ikte, kurse mua më tha se do të rri me ty deri sa të të gjej makinë.
Në këtë kohë unë isha mbështetur pranë një muri që ishte anës rrugës në një kthesë diku në rrugën Tiranë- Durrës. Feçori u afrua afër meje dhe duke parë që unë kisha veshur një fustan pa mëngë, filloi të më fërkonte krahun e më tha: Pina, qenke bërë si dash! Kur pashë këtë dhe konstatova që ai binte era raki, u largova pak.
Pas pak aty kaloi një kamion frigoriferik që vinte nga Tirana në Durrës. Feçori e ndaloi dhe e pyeti ku shkonte. Shoferi i tha se po çonte peshk në Durrës. Ç’është kjo punë, peshk nga Tirana në Durrësin e peshkut?! -i tha Feçori.
Pastaj, duke i folur shoferit të frigoriferit, i tha: E di ti atë fjalën e urtë që thotë për peshkun që qelbet nga koka. Edhe këtu te ne peshku është qelbur nga koka. Unë u çudita si i tha këto fjalë ai që ishte ministër i Brendshëm, sepse e kuptova që ai këto fjalë i thoshte për udhëheqjen e Partisë. Pas kësaj ai u largua dhe unë gjeta një makinë tjetër dhe erdha në Tiranë.

Dëshmitarja Pina D. Hetuesit Florian Kolaneci, Pelivan Luçi./Panorama.al/


Ndjekja me 200 km në orë, ky është hajduti shqiptar që u aksidentua

Policia italiane ka publikuar foton e shqiptarit Pashk Piroli, i cili i iku Policisë dhe u përfshi në një ndjekje të çmendur.

Pireli kishte vjedhur një shtëpi dhe më pas edhe një automjet në Montesilvano të Kietit. Policia i bëri shenjë të ndalonte ditën e djeshme por ai nuk u bind dhe shkeli më shumë pedalin e gazit.

Sipas Policisë, ai arriti shpejtësinë e 200 km në orë me mjetin “Passat” të vjedhur në një rrugë dytësore përpara se të aksidentohej dhe të plagosej.

Kështu përfundoi aventura e 30-vjeçarit shqiptar që kishte vjedhur një televizor, automjetin, 600 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Rama: Te panairi gjeni punë edhe me 3 mijë euro në muaj
“Kush kërkon punë, le ta shfrytëzojë Panairin e Punës ku 130 kompani shqiptare kërkojnë 8000 punonjës të të gjitha kategorive; nga punë me pagë modeste në manifakturë, tek punë me rrogë 3.000 Euro në IT; nga zanatçinj të nivelit fillestar tek inxhinierë dhe ekonomistë të lartë; nga shërbimet tek industritë prodhuese e përpunuese.

E lehtë të ankohesh nga kafeneja që s'ka punë dhe ta presësh punën që të ta japë shteti; më e vështirë, por absolutisht e vetmja rrugë, që ta kërkosh e ta gjesh punën në sektorin privat!

Në panairin e vjetshëm u realizuan mbi 800 kontrata punësimi. Në këtë panair mundësia është për shumë më shumë.

Ky panair është një mundësi reale për punësim real. Përpara se sa të bëni komente mohuese, shkoni dhe prekeni vetë të gjithë gamën e mundësive të ofruara nga kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e Punës 2016”.


Bien eksportet, 5 mld lekë më pak si 3-mujor; ndikojnë mineralet

Eksportet e mallrave ranë me 12.8 për qind në muajin mars, të ndikuara nga ecuria negative në zërin “minerale, energji dhe lënë djegëse”, si dhe atë të materialeve të ndërtimit.

Instituti i Statistikave raportoi se në total kompanitë shqiptare eksportuan muajin që lamë pas 19.3 miliardë lekë mallra nga 22.1 miliardë lekë që ishte shifra në marsin e vitit të kaluar. Ndërsa në total si tremujor, eksportet janë këtë vit 5 miliardë lekë më të ulëta se e njëta periudhë e vitit të kaluar.

Prej dy vitesh eksportet shqiptare janë penalizuar nga rënia e fortë e çmimit të naftës në tregjet globale, si një nga produktet kryesore që Shqipëria shet jashtë, por së fundmi edhe nga rënia në grupin e materialeve të ndërtimit.

Sipas Instat, në tremujorin e parë të vitit, eksportet e këtyre dy grupeve ishin së bashku gati 100 milionë dollarë më të ulëta se vjet. Por rënia e fortë e tyre është zbutur nga ecuria pozitive e industrisë së fasonit dhe produkteve bujqësore, që vazhdojnë të rriten në trend dyshifror.

Shkëmbimet tregtare të vendit kanë patur një ecuri më pozitive në kahun tjetër, atë të importeve. Sipas Instat, për tremujorin importet u rritën me 3.8 për qind, ku bie në sy rritja e makinerive dhe pajisjeve që përdoren për investimet e reja të biznesit./TCh/


Pasuria, 10 gjyqtarë me nga 40 mln euro, Ganaj: Llalla fle mbi dosje
Shkëlqim Ganaj, kreu i Inspektoriatit të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive ka sulmua Prokurorinë sot në Komisionin e Ligjeve, teksa ishte duke prezantuar raportin vjetor të punës së institucionit që ai drejton. Ganaj tha se, janë dërguar në organin e akuzës plot 84 zyrtarë, por prokuroria nuk ka vepruar.

Sipas tij, mes këtyre 84 zyrtarëve 10 janë gjyqtarë dhe çuditërisht asnjëri nuk është shkarkuar. Këta gjyqtarë sipas Ganajt, rezultojnë me 40 milionë euro pasuri të pajustifikuara.

“Për gjyqtarët kemi kërkuar të merren masa administrative. Deri më tani asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar. Për këto 10 raste kemi këmbëngulur, dhe s’kemi marrë përgjigje. Kemi reaguar që në 2014, arsyetimet janë skandaloze”,- tha Ganaj në Komisionin e Ligjeve, por pa përmendur emrat e gjyqtarëve.

Nuk është hera e parë që kreu i ILDKP-së akuzon Prokurorinë për mosveprim ndaj kallëzimeve, që ky institucion bën për zyrtarët e lartë në vend.



Foto+Video/ Grushta dhe rrahje masive në Parlamentit turk

Tensionet që u ngritën në mes të deputetëve të Partisë për Drejtësinë dhe Zhvillim (AKP) dhe Partisë Demokratike pro-kurde, u përshkallëzuar në rrahje gjatë seancës plenare të Kuvendit të Turqisë.

Ngjarja ndodhi gjatë debatit për formimin e komisionit i cili duhet të hetojë shkeljet e mundshme të organeve të rendit.

“Jashtë terroristët”, thërriste një deputet i AKP-së në drejtim të kolegut të tij nga partia pro-kurde.

Fjalët e tij u provokuan nga deklarata e deputetit të partisë pro-kurde i cili para deputetëve tha se “shpreh ngushëllime ndaj civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga organet e rendit”.

Gjatë grindjes, deputetët e dy partive herë pas here shkëmbyn edhe grushta.



Emërohet nr.2 i SHISH-it Elidon Bendo, ikën pas 13 vitesh detyre, Ylli Alushi
Prezantohet zëvendësdrejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror, Elidon Bendo. Mësohet se prezantimi është bërë nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, në ambientet e SHISH-it.

Sakaq, Bendo zëvendëson në këtë detyrë Ylli Alushin, shkarkimi i të cilit u propozua nga Rama më 22 prill të këtij viti. Po ashtu, dekreti i shkarkimit të Alushit u bë nga Presidenti po në atë ditë.

Dekreti shkoi në SHISH më 26 prill, ndërsa shkak i shkarkimit kanë qenë ditët e pushimit.

Ndërkohë, në një prononcim për “News 24”, Ylli Alushi ka konfirmuar lirimin e tij nga detyra. “Dekreti për shkarkim mban datën 22 prill. Kohëzgjatja në detyrë kishte kaluar çdo afat. Kam qëndruar Zv.kryetar i SHISH-it 13 vjet e 4 muaj”,- tha Alushi.



I dyshuari si bos i krimit shpërfill kërkesat e policisë së Kosovës

Azem Syla, një deputet i qeverisë i cili akuzohet për krim të organizuar, ka shpërfillur kërkesat e policisë për t'u marrë në pyetje, duke thënë se ishte në Durrës dhe se do të kthehej nëse “koha përmirësohej”.
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   157   158   159   160   161   162   163   164   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish