Nga Gjergj Erebara
Programi i qeverisë shqiptare për rimëkëmbje ekonomike mori një goditje tjetër sot (11 prill), pasi Instituti i Statistikave deklaroi se vlerësimi paraprak për rritjen ekonomike 2015 rezulton vetëm 2.6 për qind, nga mbi 3 për qind që pati parashikuar qeveria në janar 2015.
Instituti i Statistikave njoftoi sot se Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e katërt të vitit 2015 u rrit me 2.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014, i ushqyer nga rritja në sektorin e ndërtimit, (konkretisht hidrocentrali i Devollit) ndërsa sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë patën ecuri të keqe, përfshirë bujqësinë, e cila pësoi rënie neto prej 0.9 për qind.
Prodhimi i Brendshëm Brutoi Shqipërisë është aktualisht 10.3 miliardë euro. Ngadalësimi i ritmit të rritjes nga 3, në 2.6 për qind, siç ndodhi gjatë vitit të kaluar, përbën një diferencë prej 40 milionë eurosh më pak.
Parashikimi doli huq
Qeveria shqiptare i kryen planifikimet e veta në bazë të një dokumenti të titulluar “Kuadri Makroekonomik e Fiskal”. Dokumenti i miratuar në janar 2015, parashikonte rritje ekonomike në masën 3 për qind për këtë vit dhe rritje ekonomike 4 për qind për vitin 2016. (link dokumenti) Por rimëkëmbja ekonomike nuk shkoi siç shpresohet dhe parashikimi i ri i kryer në janar të këtij viti, flet për rritje ekonomike prej 2.6 për qind në vitin 2015 dhe 3.4 për qind në vitin 2016.
Rritje e pashëndetshme
Të dhënat e Institutit të Statistikave të publikuara sot tregojnë se rritja ekonomike e vitit të kaluar është shkaktuar para së gjithash nga sektori i ndërtimit, ku zgjedhjet për pushtetin vendor dhe investimet paraelektorale të qeverisë patën një rol kyç, krahas një projekti masiv ndërtimi në jug të vendit i njohur si Hidrocentrali i Devollit.
Zgjedhjet për pushtetin vendor në Shqipëri u zhvilluan në qershor 2015, dhe u paraprinë nga një fushatë ndryshimesh në fasadat e qendrave të qyteteve kryesore të njohura si Rilindja Urbane. Kjo valë shpenzimesh publike solli një rritje të pazakontë dhe të papritur në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Sektorit të Ndërtimit, i cili u rrit me 25 për qind në tremujorin e dytë dhe me 17 për qind në tremujorin e tretë. Sektori i ndërtimit përfitoi gjithashtu edhe nga hidrocentrali i Devollit, një projekt qindramilionësh aktualisht në ndërtim. Për rrjedhojë, rritja ekonomike, aq e paktë sa qe në vitin 2015, konsiderohet e pashëndetshme për shkak se është e bazuar në ngjarje kalimtare.
Rënia dramatike e bujqësisë
Sektori i bujqësisë pësoi një rënie prej 0.9 për qind gjatë vitit 2015, rënia e parë e këtij sektori në shumë vite. Sipas INSTAT, bujqësia ka shënuar rënie të vazhdueshme për pesë tremujorë rradhazi dhe në tremujorin e fundit 2015, rënia ka qenë edhe më e lartë.
Shkaku kryesor i rënies së bujqësisë vlerësohet se lidhet me përmbytjet masive që përfshinë disa zona të vendit në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, përfshirë dëmet e shkaktuara në Ultësirën Perëndimore nga dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë e Seman./BIRN/
Video/ Kastro Zizo dhe Olta Gixhari, fjalë të pista në shtrat
Aktorja Olta Gixhari, si dhe këngëtari dhe aktori Kastro Zizo, janë përfolur shumë për një nga filmat që kanë luajtur së bashku. Kjo sekuencë e shkurtët është publikuar në Facebook, nga Olti Curri.
“Skena që u përfol shumë që në daljen e filmit ‘Pharmakon’ nga Joni Shanaj. Interpretuar nga Olta Gixhari dhe Kastro Zizo. Një skenë mbushur me ankth, erotizëm dhe fjalë ofenduese”,- shkruan Curri në profilin e tij.
Video gazmore/ Macja dhe peshku... jo se i ke ‘duarat’ të pa lara
Shikoni se sa me “edukatë” po përpiqet kjo kotele e vogël ta përlajë peshkun e skuqur nga pjata...
Njësoj si një fëmijë ajo e tërheq me kujdes peshkun, por i zoti i qëllon te putrat duke i thënë: “jooo, se i ke putrat e pa lara...”.
Këtë sezon turistik Pogradeci ju pret... me mjete amfibe
Të gjithë kur e kanë parë kanë menduar se plasi lufta... ose kanë menduar: “Po kë do të pushtojmë?” Shumë janë surprizuar sespe për shumë nga ata ka qenë hera e parë që shohim një mjet të tillë.
Pyetjet dhe fotot që qarkulluan nëpër qytet ishin të shumta, ç’të jetë
vallë? Kush e ka sjellë? Përse do shërbejë? Pyetje me vend për këdo që e ka parë.
Por çfarë është ky mjet. Ai quhet mjet “Ambfib” dhe është një mjet dyfunksional i cili ecën edhe në rrugë edhe në ujë.
“Zil 485 Amfib” është një mjet epoke (olltimer), i cili ka qenë pjesë e mjeteve mbështetëse të forcave të armatosura të R.P.S të Shqiperise deri në vitin 1994.
Këta dashamirës të këtij sporti nga Tirana vendosën ta sjellin këtë mjet në jetë dhe ta praktikojnë këtë lloj turi Amfib të vetmin në Ballkan në të gjithë Shqipërinë.
Surpiza është që ky mjet amfib do të qëndrojë për 12 muaj në Pogradec dhe do jetë në shërbim të qytetarëve dhe turistëve vendas edhe të huaj. Ta shohësh Pogradecin nga toka është fantastik, por ta shohësh nga Liqeni është një magji dhe ky mjet amfib ta ofron këtë mundësi.
Dhe kjo gjë do të jetë e mundur përgjatë gjithë kohës tashmë, ku çdokush do të ketë mundësinë për ta parë Pogradecin nga një kënd ndryshe.
Për rivënien në punë të këtij mjeti dikur pjesë e Forcave të Armatosura, janë dashur plot 3 vjet punë dhe ideatori është Sokol Krasniqi dhe Haris Krasniqi, të ndimuar nga Dejvis Shakaj dhe Elimo Allushi, që kanë punuar me specialistët për ta sjellë në gjendjen që është sot.
Turi që ai do të zhvillojë si i vetmi në Ballkan, do të drejtohet nga njerëz specialistë. Tashmë mjeti është i kolauduar dhe mirë funksional, dhe juve nuk i’u mbetet gjë tjetër, veçse në ditët në vijim ta shijoni.
Video/ Ja çfarë mbeti nga helikopteri i rrëzuar i ushtrisë
Ajo çka kishte mbetur nga helikopteri “EC 145” i Forcave të Armatosura të rrëzuar katër ditë më parë në Liqenin e Shkodrës është e ngarkuar në këtë kamion të ushtrisë. Përpjekjet për ta nxjerrë në sipërfaqe me anë të jastëkëve të ajrit dështoi dhe për këtë arsye u përdor ky vinç për pesha të rënda.
Në këtë foto të siguruar nga “Tv Klan” duket helikopteri i sapo nxjerrë nga uji paraditen e së dielës. Më pas ai është mbuluar dhe forcat e rendit dhe ato të policisë ushtarake janë kujdesur që prej tij, të mos humbasë asgjë gjatë rrugës.
Helikopteri është dërguar paraprakisht në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, pritet që ai të transportohet drejt Tiranës.
Çdo pjesë e nxjerrë nga liqeni dhe që i përket helikopterit do të merret në dorëzim nga prokuroria, pasi konsiderohet pjesë e hetimit për ngjarjen.
I gjithë operacioni i nxjerrjes së helikopterit është zhvilluar në fshehtësi të plotë nga kamerat dhe gazetarët, të cilët janë mbajtur larg vendit të ngjarjes në një perimetër të vendosur 700 metra larg.
Në këtë operacion morën pjesë polumbarë të Policisë së Shtetit, të forcave “RENEA” dhe ata të Forcave të Armatosura.
Helikopteri ushtarak u rrëzua të mërkurën e 6 Prillit në rrethana ende të paqarta.
Për pasojë humbën jetën Kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, të cilët shoqëroheshin nga ushtari Gerald Baramuça, që mbeti i plagosur.
Strugë, shkatërrohet busti i patriotit Dervish Hima
Busti i firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Dervish Hima, që gjendet buzë Drinit të Zi, është thyer nga persona të panjohur.
Mediat në Maqedoni shkruajnë se, institucionet përkatëse ende nuk kanë marrë ndonjë hap për inspektimin e këtij rasti.
“Ky është një akt vandalizmi ndaj figurave kombëtare shqiptare dhe banorët mendojnë se, është akt nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas”,- komentojnë qytetarët./Telegrafi/
Rrëzimi i helikopterit, zbardhet itinerari i fluturimit të “EC-145”
Helikopteri “EC 145” që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, ka fluturuar për 95 minuta në ajër, deri në momentin e përplasjes.
Kjo është provuar nga plani fluturimit stërvitor i miratuar nga eprorët ushtarak dhe kontakti, që dy pilotët tashmë dëshmor të kombit, kanë mbajtur me operatorin ushtarak në kullën e vrojtimit të radarëve të Forcave të Armatosura.
Sipas këtij plani, rezulton se, helikopteri me tre persona në bord është nisur nga Regjimenti i Farkës në ora 12:10 minuta, për të vazhduar me itinerarin Tujan, zonën mbi Qafë Murr, në vazhdim në Qafë Buall, Shupenzë të Peshkopisë, më pas janë kthyer në drejtim të Kukësit, zonën e Qafë Luzhës e Qafë Valbonës në Tropojë, për të vazhduar sipër Vermoshit, zonën e Rapstarjes në Koplik dhe për të përfunduar në zonën e Shkodrës, ku edhe u rrëzua në liqen.
Përplasja, thonë hetuesit, ka qenë në ora 13:45 minuta, kohë kjo kur edhe pilotët kanë ndërprerë kontaktet me operatorin e kullës së radarëve të Forcave të Armatosura.
Me humbjen e kontaktit, hetuesit kanë administruar një shkresë të komandantit të regjimentit të Helikopterëve, i cili ka urdhëruar nisjen e një helikopteri të dytë shpëtimi, për në zonën e humbjes së kontaktit, ku edhe është konfirmuar rrëzimi i helikopterit me dy pilotët tashmë të shpallur dëshmor.
Sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, vdekja e pilotëve ka qenë e menjëhershme pas shokut traumatik të pësuar nga përplasja me ujin. Ndërkohë, burimet pranë prokurorisë, thonë se, nga verifikimi paraprak, helikopteri ka bërë ulje të menjëhershme të llojit pikiat të anuar nga e majta.
Si pasoj e përplasjes me ujin, hetuesit thonë se, ushtari Gerald Baramuça ka fluturuar jashtë kabinës së helikopterit, duke pësuar edhe thyerje të krahut dhe dëmtime të tjera në trup, pasi nuk ka qenë i lidhur.
Mësohet se gjatë mesditës së hënë, dy hetues kanë marrë në pyetje ushtarin Baramuça në Qendrën Spitalore të Traumës, cili është shprehur se nuk mbante mend asgjë nga përplasja dhe as nga shkaku i rrëzimit.
Nga ana tjetër dy javë para rrëzimit, po i njëjti ekuipazh dhe me të njëjtin helikopter, kanë fluturar në një plan stërvitor për zonën e Jugut të Shqipërisë.
Ndërkaq, pas rrëzimit të helikopterit, janë hapur tre hetime njëkohësisht, ajo e prokurorisë, hetimi adminisrativ i Ministrisë së Mbrojtjes dhe investgimi i rrëzimit nga Bordi i Hetimit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore, që është i ngritur me vendim qeverie.
Ndërkohë gjatë mesditës së hënë në regjimentin e helikopterëve, ka qenë për vizitë Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në fjalën e saj, ajo tha se, po punohet me prokurorinë për të zbardhur shkakun e rrëzimit, duke i kërkuar efektivëve të këtij regjimenti të vazhdojnë punën dhe misionin e tyre në Forcat e Armatosura.
Hetimet për helikopterin, e vërteta e rrëzimit pritet nga Gjermania
Grupi i prokurorëve që po heton aksidentin ajror ku humbën jetën dy pilotë ushtarakë, po diksuton mundësinë të kërkojë asistencë gjermane për të ekzaminuar kartën e memories të rekuperuar ditën e shtunë.
Një burim i rezervuar i tha “Top Channel” se, kjo lëvizje hetimore do të kërkohet për të zbërthyer këtë provë materiale në Gjermani, në mënyrë që të hidhet dritë mbi mjaft paqartësi.
Oficerë të policisë gjyqësore ushtarake ndërkohë, kanë pyetur në spital të mbijetuarin e aksidentit, Gerald Baramuça. Ai nuk ka pohuar asnjë të dhënë me interes për hetimin, pasi ka thënë se, nuk mban mend asgjë.
Nga ana tjetër, oficerët kanë zbarkuar në Farkë për të sekuestruar dokumentacionin që tregon itinerarin dhe shkaqet e ngritjes së helikopterit “EC 145”.
Por ndërsa pritet zbardhja e kartës së memories që ishte në kameran e sigurisë së pilotit, të tjera fakte dalin në dritë. Në këtë zonë, rreth 300 metra larg vendit të rrëzimit të mjetit fluturues në ujë, 4 ditë pas aksidentit u gjetën pjesë të tjera që janë radari, kapakët e motorit, pjesë nga veshja e jashtme, kufjet e pilotëve.
Pjesët janë gjetur nga operatori i “Top Channel”, i cili në përpjekje për të filmuar operacionin e nxjerrjes së helikopterit nga uji, në një zonë kënetore, fotografoi e filmoi pjesët.
Këto mbetje të helikopterit kanë ngritur pyetje të tjera si: çfarë i ka çuar kaq larg vendit të rrëzimit? A kanë rënë ato të parat në tokë e më pas ka rënë helikopteri 300 metra më tej në ujë?
Burimet thonë se, fakti që pjesë të helikopterit ndodhen kaq larg është: ose ato janë shkëputur që në ajër, e më pas helikopteri ka rënë; ose pas impaktit me ujin helikat mund të kenë goditur trupin dhe forca e madhe, i ka flakur pjesët në një distancë të konsiderushme./TCh/
Tiranë, jemi vetëm në 11 prill dhe s’kemi parë gjë akoma...
Të gjithë jemi dakord që gjithsecili ka të drejtën e tij për të jetuar jetën dhe për t’u veshur ashtu siç dëshiron. Por ndonjëherë edhe veshja duhet të përshtatet me vendin dhe të ruhet etika e saj, për të mos rënë në sy negativisht.
Një vajzë në Tiranë ka zgjedhur të shëtisë në rrugë me një bluzë të bardhe, të hapur pas më shumë seç duhet, duke nxjerrë në pah reçipetat e saj ngjyrë lejla.
Modeli i bluzës ka rënë në sy edhe për kombinimin me streçet leopard, të cilët i ka ngritur lartë për të fshehur lëkurën që i kishte dalë.
Ndodhemi në një muaj, ku dielli ende nuk i ka lëshuar rrezet e nxehta dhe një veshje e tillë nuk ka sesi të mos bjerë në sy, ku pjesa më e madhe janë akoma me xhup veshur.
Sigurisht kjo nuk u ka shpëtuar njerëzve në rrugë, të cilët e kanë fotografuar duke bërë pyetjen: A është normale dhe etike kjo veshje në rrugë?/Jetaoshqejf.al/
Kopjojnë një skenë filmi, i shpëtojnë humbjes në ishull
Të kopjosh një skenë filmi në një situatë emergjente ndoshta mund t'ju fusë në telashe. Por, në këtë rast ka ndodhur e kundërta.
Tre persona të paidentifikuar kaluan tre ditë të humbur në ishullin Fanadik të Oqeanit Paqësor, pasi varka e tyre u përmbyt. Gjithsesi, burrat e humbur nuk ishin të kënaqur duke pritur të ulur, pa asnjë shpresë.
Prandaj ata përdorën intuitën e tyre, duke kopjuar një skenë filmi, teksa formuar njoftimin “HELP” (NDIHMË), me anë të gjetheve të palmave.
Të tre burrat u shpëtuan, kur një flotë detare vuri re njoftimin e tyre të madh, ndërsa burrat qëndronin në breg duke tundur xhaketat e tyre për ndihmë.
Pasi u shpëtuan, burrat rrëfyen tmerrin që kishin kaluar pasi varka e tyre ishte çarë nga dallgët e mëdha dhe ata ishin detyruar të notonin, për të dalë në breg në mes të natës.
Video/ Një Yury Gagarin gjigand në mes të liqenit të ngrirë në Rusi
Dy rusë, entuziastë të hapësirës, kanë krijuar një portret në akullin që kishte ngrirë një liqen në Pskov, në veri të Rusisë. Fytyra është ajo e austronautit të famshëm rus, Juri Gagarin dhe është një portret me përmasa 500 me 500 metër.
Gagarin ka qenë austronauti i parë që ka dalë në hapësirë, në vitin 1961, para 55 viteve.
Kathimerini: Emigrantët drejt Shqipërisë, kryeministri “jo-socialist” ka bllokuar kufirin
Gazeta prestigjoze greke “Kathimerini” ka botuar së fundi një shkrim me nota të forta kritike ndaj kryeministrit Rama, sa i përket qendrimit të këtij të fundit për krizën e refugjatëve sirianë.
Nën titullin “Zoti Rama, dëgjo popullin tënd dhe ki besë, bashkëpuno fillimisht me Greqinë”, gazeta greke e nis shkrimin me përshkrimin e situatës së krijuar në Greqi nga dyndja e refugjatëve nga Lindja e Mesme, ku theksohet se vendi është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
“Memoria kolektive e kombeve është baza e ekzistencës së kulturës dhe përcakton sjelljen e tyre. Sa më i vjetër të jetë një komb, aq më të thellë e ka historinë dhe kujtesën kolektive. Grekët dhe shqiptarët janë dy kombet më të vjetër të Gadishullit të Ballkani, secili ka kujtesën e vet kolektive”,- shkruan “Kathimerini” teksa evokon emigrantët grekë në vitin 1922 që u largan në Azinë e Vogël.
Për këtë arsye shkruan “Kathimerini”, “grekët kanë një ndjesi personale në çështjen e refugjatëve dhe shumë prej tyre janë përpjekur për t’i ofruar atyre mikpritjen, pavarësisht krizës ekonomike dhe qëndrimit antieuropian të disa vendeve të BE-së”
Në vijm të shkrimit thuhet se “edhe shqiptarët nga ana e tyre nuk harrojnë valët e emigrimit drejt Turqisë në shekullin e 20-të dhe kryesisht në Greqi dhe Itali 25 vjet më parë. Ata kujtojnë skenat e ashpra në 7 dhe 8 gusht 1991 në portin e Durrësit, ku mijëra shqiptarë u mblodhën për të ikur drejt Italisë. Ata kujtojnë se si këta emigrantë shqiptarë u përshëndetën nga karabinierët italianë në Bari. Disa raportime thonë se 12 shqiptarë u vranë nga italianë të armatosur, ndërsa shumë të tjerë u mbytën në det”,- shkruan “Kathimerini”.
Sipas gazetës greke, në kontrast me këtë sjellje të Italisë, Greqia hapi kufirin e saj në Epir dhe mirëpriti qindra mijëra emigrantë shqiptarë, dukë u dhënë ushqim e strehim, si dhe duke i ndihmuar të lëvizin në zonat urbane të Greqisë.
“Grekët u dhanë punë shqiptarëve dhe ata ndihmuan gjithashtu që ekonomia greke të rritej më tej. Sot në Greqi janë qindra mijëra shqiptarë që dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri. Duke kuptuar se çfarë do të thotë të jesh një refugjat, shumë grekë bënë atëherë, atë që shumë janë duke bërë edhe sot. Por çfarë është duke bërë qeveria shqiptare?”,- shtron pyetjen “Kathimerini”.
Këtu nisin edhe kritikat e gazetës greke me kryeministrin Edi Rama, teksa shkruhet:
“Ndërkohë që populli shqiptar ruan në kujtesën e vet kolektive atë periudhë, kryeminsitri shqiptar Edi Rama duket se ka harruar. Si rezultat ai ka rritur masat e sigurisë në kufirin me Greqinë, duke penguar hyrjen e refugjatëve që janë aktualisht në territorin grek. Me sa duket kryeministri shqiptar nuk i ka dëgjuar deputetët e tij socialistë, sillet në një mënyrë jo-socialiste, duke u dhënë shkas kundërshtarëve tëtij brenda partisë për ta sfiduar atë, pasi e dinë që populli shqiptar mendon ndryshe nga ai”,- thekson “Kathimerini”, duke iu referuar ndoshta deputetit Ben Blushi, i cili ka deklaruar publikisht se është në favor të mikpritjes së refugjatëve.
Në vijim të shkrimit shihen shenja “xhelozie” për faktin që Shqipëria po bashkëpunon me Italinë për të siguruar kufijtë e saj, duke anashkaluar Greqinë.
“Në vend që bashkëpunimi i parë të jetë me Greqinë fqinje, zoti Rama preferon bashkëpunimin me Italinë, për sigurinë e territorit shqiptar, duke harruar kështu ngjarjet e vitit 1991 dhe duke dhënë përshtypjen se Shqipëria nuk është në gjendje të trajtojë vetë çështjet e sigurisë”,- shkruan gazeta greke.
Më tej “Kathimerini” shkruan se përkundër këtij qëndrimi të Edi Ramës, shqiptarët dhe grekët ia kanë dhënë mesazhin për hapjen e kufijve.
“Kështu, në vend të mbylljes së kufijve, zoti Rama duhet të kuptojë që tani pranvera ka ardhur, bora në male ka shkrirë dhe shtigjet janë hapur. Në të njëjtën kohë refugjatët janë tashmë duke lëvizuar drejt veriut në kufi me Shqipërinë. Dhe ai nuk mund të bëjë ndonjë gjë për t’i ndaluar ata të kalojnë malet e larta të Epirit. Në vend që të mbështetet te policia italine, me siguri do të ishte e mençur që ai ta ndante me Greqinë ekspertizën e menaxhimit të qendrave të pritjes së refugjatëve. Bashkë me Athinën ai do të ishte në gjendje të trajtonte më mirë rrjedhën e refugjatëve”,- shkruan “Kathimerini”.
Në fund të artikullit të gjatë prestigjozja greke i bën thirrje qeverisë shqiptare të veprojë mbi naza morale dhe të bashkëpunojë me Athinën për t’iu përgjigjur kësaj thirrje humanitare.
“Sa i civilizuar është një vend, nuk matet nga sa i përparuar teknologjikisht është apo nga standardet e larta të jetesës, por nga mikpritja që ofron. Përfitimet afatgjata për Shqipërinë do shumëfishohen nëse bashkëpunon me Greqinë, nëse pranon shpërblimet kalimtare të malësorëve. Në ditët e sotme, kriza e vazhdueshme e refugjatëve ngjall kujtime të forta për të dyja palët, grekët dhe shqiptarët. Të dy popujt kanë besë, apo besim. Sot, në personin e zotit Rama, Shqipëria është e ftuar nga historia të dëshmojë besë te Greqia. Nëse Rama refuzon të mbaj mend, ai do të harrohet nga njerëzit e tij”,- përfundon shkrimi i “Kathimerini”./lapsi.al/
Femra, mos i injoroni 8 simptomat e këtij “vrasësi të heshtur”
Çdo vit diagnostikohen me mijëra gra me kancerin ovarial (të vezoreve). Statistikat thonë se, të paktën 550 femra vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse çdo vit. Ky kancer mund të shkaktohet nga mosha, gjenetika, ose përdorimi i pakontrolluar i kontraceptivëve.
Prandaj është e rëndësishme që të mos injorohen asnjëherë simptomat e kancerit ovarial, pasi, nëse zbulohet që në fazat e para, shanset për t’u shëruar janë më të mëdha.
Këto janë 8 shenjat e para të këtij “vrasësi të heshtur”:
Cikle të parregullta të menstruacioneve – mund të jenë një shenjë e ekzistencës së kancerit të vezoreve. Në pjesën më të madhe të rasteve, gratë mbi moshën 55 vjeç janë më shumë të rrezikuara nga kanceri i vezoreve, megjithatë kjo nuk do të thotë se femrat e reja janë të mbrojtura nga ai.
Fryrje të stomakut – Duhet të konsultoheni me një mjek nëse vini re se stomaku ju është fryrë si të jeni shtatzënë, pasi mund të jetë një shenjë e kancerit ovarial.
Probleme me tretjen – kanceri ovarial mund të prishë metabolizmin dhe kontrollin e hormoneve, e për pasojë mund t’ju bëjë të ndiheni të plotë edhe pa ngrënë. Duhet të konsultoheni me një mjek nëse ndieni vazhdimisht dhimbje të stomakut, mungesë oreksi, kapsllëk ose gazra.
Dhimbje të vazhdueshme të kurrizit – mund të jenë shenjë e kancerit ovarial, vetëm nëse nuk vuani nga artriti apo osteoporoza.
Dhimbje në stomak dhe legen – Duhet të shqetësoheni nga dhimbjet e vazhdueshme në stomak ose legen, pasi ato janë shenja serioze të kancerit ovarial.
Të përziera – Sipas gjinekologut Jeffrey Stern, kanceri ovarial mund të shkaktojë kapsllëk, dhimbje të barkut, rënie në peshë si dhe të përziera.
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale – Sipas “Medical News Today”, në fazat e para kanceri ovarial mund të shkaktojë edhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Kjo dhimbje vjen si pasojë e persionit në zonën e legenit, si dhe për shkak të nevojave të shpeshta dhe urgjente për të urinuar. Nëse dhimbja është e padurueshme, duhet t[ konsultoheni me një mjek.
Lodhje të vazhdueshme – Shenjat e para të kancerit të vezoreve janë edhe lodhjet e vazhdueshme, problemet me frymëmarrjen, mungesa e oreksit, marramendjet etj.
Përplasen disa makina, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës
Autostrada që lidh Tiranën me Durrësin është bllokuar për shkak të përplasjes së disa makinave. Mjetet nuk kanë ruajtur distancën e nevojshme nga njëri- tjetri dhe për pasojë, aksidenti ka përfshirë disa makina.
Ky aksident ka provokuar radhë të gjata, duke shkaktuar indinjatë tek qytetarët që janë detyruar të presin për një kohë të gjatë pa lëvizur.
Foto/ Fadromat e Ndërtimores nisin shëmbjet në Gjirin e Lalzit
Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit vijon operacionet pёr prishjen e objekteve pa leje, nё zona tё ndryshme tё bregdetit shqiptar.
Ditën e sotme janё prishur 12 objekte me konstruksion metalik, qё kryenin funksione tё ndryshme, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Gjatë operacionit, nuk ka pasur asnjё incident me qytetarёt, tё cilёt nё disa raste i kanё çmontuar vetё objektet.
IKMT bën me dije se operacionet për prishjen e ndërtimeve pa leje do tё vijojnё pёrgjatё gjithё vijёs bregdetare./tvklan/
Fotot/ Të humbasësh jetën për një selfie artistike, 19-vjeçarja shtypet nga treni
Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në Kinë, pasi është shtypur nga treni. E reja u godit nga treni teksa ajo po shkrepte një fotografi.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Foshan.
Vajza tentoi të shrekpte një selfie teksa treni afrohej me shpejtësi, por nuk arriti dot të largohej në momentin e duhur, duke u goditur nga treni për vdekje.
Fotot janë fiksuar nga një kaimtar i rastit, i cili ishte dëshmitar okular i ngjarjes tragjike.
Shqiptari “habit” policinë me krijimin e plantacionit të kanabisit
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar për prodhim të kanabisit brenda shtëpisë ku banonte. Ai kishte krijuar një plantacion për kultivim të lëndëve narkotike.
25-vjeçari shqiptar, me profesion hidraulik, brenda shtëpisë të marrë me qira në zonën Pieve di Cadro në Itali, kishte krijuar të gjitha kushtet për mbjellje të lëndëve narkotike të llojit kanabis.
Mësohet se kishte ngritur një plantacion të vogël, në hapësirën ku edhe banonte, ndërsa derën e plantacionit e kishte fshehur pas një pasqyre.
Bëhet me dije se, ai gjithë këtë ndërmarrje të paligjshme e kishte realizuar pa dijeninë e shokut të shtëpisë.
Policia ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të arrestuarit shqiptar.
Veliaj: Pas orarit të mësimit, shkollat hapen për komunitetin
Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës do të hapin dyert e tyre edhe pas orarit zyrtar të mësimit. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, kanë nisur të vënë në jetë projektin për kthimin e institucioneve të arsimit publik në qendra komunitare.
Shkolla e parë ku po zbatohet kjo nismë është gjimnazi “Aleks Buda” në Njësinë Administrative 11, e cila ofron kushtet optimale për t’u vënë në dispozicion të komunitetit dhe banorëve të zonës, pas orarit të mësimit.
Shkolla është vizituar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka marrë pjesë në 3 kurset që zhvillohen paralelisht në këtë shkollë: “Multilanguage Caffe”, “Pikturë” dhe një workshop mbi Vullnetarizmin.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se, kjo është një mundësi që shkollat të shfrytëzohen për të mirën e komunitetit edhe pas orarit mësimor.
Video/ S’është ajo që mendoni: Këto pozicione seksi janë pjesë e trajtimit shëndetësor!
Duket si paralojë, në rastin më të mirë, por në fakt masazhi erotik është akupresurë seksuale, limfe – pavarësisht nga çka duket apo kuptohet në pamje të parë. Konkludoni vetë.
Ja si ndikon Facebook në trurin e fëmijëve...
Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.
Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën.
Do'stlaringiz bilan baham: |