Këto janë të mirat që Facebook i sjell te fëmijët:
– Fëmijët që kalojnë më shumë kohë në Facebook mësojnë të shfaqin më shumë “mëshirë virtuale” te miqtë e tyre.
– Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen.
– Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët.
Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:
– Facebook ushqen narcicizmin.
– Në disa raste e ulë vetëbesimin te fëmijët.
– Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook, shfaqin shenja të çrregullimeve të tjera psikologjike.
– Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë.
– Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi.
– Facebook të bën varës.
– Të humbë përqendrimin nga gjërat tjera.
Ja stresi që përjetoi Sinan Hoxha në aeroportin e Gjenevës
Sinan Hoxha kaloi fundjavwn në Zvicër ku ishte i pranishëm në një nga klubet e Gjenevës.
Megjithëse mbrëmja kaloi si gjithmonë e mbushur plot me publik, udhëtimi i këngëtarit nuk nisi mbarë.
Menaxheri i Sinanit, Avni Selimi, tregon se, atij iu vodh valixhja në aeroport dhe për ta gjetur ka ndërhyrë edhe policia e Gjenevës, së cilës iu deshën 24 orë për ta kthyer atë.
Në valixhe këngëtari veç veshjes për skenë, kishte edhe pasaportën dhe çelësat e veturës.
Sinan Hoxha është njëri nga artistët shqiptarë më të kërkuar në mbrëmje muzikore në diasporë.
Albërie Hadërgjonaj dhe Eli Fara konkurrojnë me gjoksin
Duket se femrat e ekranit kanë vendosur në plan të parë pjesën e dekoldesë, duke bërë të pamundurën që vëmendja e kujtdo që i sheh, të përqëndrohet të gjoksi i tyre.
Po sa ia arrijnë të joshin, me formën dhe masën e gjoksit që ka secila, duke pasur parasysh që rritja e numrit me anë të operacioneve estetike, është kthyer në trend mes femrave VIP.
Pavarësisht thashethemeve për secilën, janë të pakta ato që e kanë pranuar publikisht se kanë ndërhyrë në pjesën më të nxehtë të trupit, për t’i dhënë më shumë volum, apo për ta ngritur paksa gjoksin e tyre.
Në këtë shkrim nuk jemi marrë me këtë pjesë, pasi shumë prej jush arrijnë ta bëjnë vetë dallimin. Thjesht preferojmë t’i ndajmë në tre kategori, vajzat me gjoks inekzistent, ato të bekuara nga Zoti, dhe të fundit që kanë bërë ndërhyrje për të rritur madhësinë.
Jemi frymëzuar nga fotot e fundit që artistet kanë postuar në rrjetet sociale, ku pothuaj të gjitha preferojnë të evidentojnë pjesën e sipërme të trupit.
Kështu fillojmë me me dy mamatë seksi, Albërie Hadërgjonaj dhe Eli Fara, të cilat nuk e njohin konceptin moshë, por vazhdojnë të ngacmojnë fansat e tyre si në fotot që shihnin. Të dyja këngëtaret edhe pse i kanë kaluar të 50-at, kanë postuar fotot e tyre me veshje që lejon dukjen e gjoksit, duke anashkaluar veshjen e reçipetave.
Albëria ka realizuar këtë selfie pas nëj koncerti, ndërsa Eli ka qenë e veshur kështu në Festivalin Foklorik që u mbajt në qytetin e Gjirokastrës. Për të vazhduar me këngëtaret Aurela Gaçe dhe Ronela Hajati, të cilat shpesh bëjnë edhe shaka për masën e vogël të gjoksit, ashtu siç duket dhe në fotot e tyre të fundit.
Nuk është nevoja të komentojmë madhësinë apo origjinalitetin e gjoksit të tyre, ndaj mund t’i gjykoni vetë nga fotot e tyre të fundit, nëse e kanë të bërë apo origjal gjoksin vajzate njohura VIP, si; Elvana Gjata, Xhemi Shehu, Anxhela Martini, Rita Orën, Ingrid Gjoni, Xhesika Ndoj, etj.
Osman Mula: Tekstet e sotme të këngëve të prishin dhe frigoriferin
Regjizori dhe kompozitori Osman Mula, ka qënë i ftuar në panelin e emisionit të së dielës në “Top Channel”, ku foli rreth këngëve të ditëve të sotme, dhe teksteve të tyre, të cilat ai i shikon si problem të madh.
Mula tha se, do ishte më mirë të kthehej koha e kasetave dhe magnetofonit, pasi artisti atëherë fitonte më shumë, sepse vlerësohej zëri.
“Këngëtarët që sot fitojnë 5000 euro në natë, nuk do t’ju jepja as 50 lekë”,- shtoi ai.
“Po e dëgjoja një ditë me bashkëshorten në shtëpi tek hanim drekë. Sa vajti ime shoqe pranë frigoriferit, ai u prish, nuk hapej dera… Sapo kënga mbaroi, gjithçka u rregullua, dera u hap.
E kuptoni çfarë efekti kanë tekste të tilla?”,- tha kompozitori referuar hitit të verës së shkuar nga Getoari dhe Majku.
Foto/ Ja çfarë studiojnë miliarderët...
Akoma keni dyshime se çfarë do të studioni? Ndoshta mund t’ju ndihmojmë duke ju prezantuar studimin më të fundit mbi miliarderët.
Analiza më e fundit tregon se, në çfarë dege kanë mbaruar studimet njerëzit më të pasur të botës. Kjo analizë ka përfshirë 356 miliarderë të cilët kanë qenë në listën e 100 personave më të pasur të “Forbes” në 20 vitet e fundit.
Sigurisht që duke studiuar njërën nga këto degë, jo domosdoshmërisht do të bëheni të pasur, por kjo mund t’ju ndihmojë që të merrni një vendim nëse jeni përballë dy-tre zgjedhjeve./TCh/
12/04/2016/......................................
Bujqësia, Vasili letër Ramës e Ahmetajt: S’më kthyet përgjigje për letrën e parë
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ka dërguar një tjetër letër Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, për produktet bujqësore.
Në letrën e sotme, Vasili shkruan se ende nuk ka marrë përgjigje për shqetësimet e ngritura para disa javësh, si dhe ka prekur edhe incidentin e bllokimit të importeve shqiptare nga Maqedonia.
“Sezoni bujqësor kërkon zgjidhje urgjente. Çdo vonesë dëmton fermerët dhe grumbulluesit”,- shkruan Vasili ndër të tjera.
De Biasi do të drejtojë stolin Italian
Trajneri i kombëtares Kuqezi, Gianni De Biasi, duket se gjithnjë e më shumë po i shtohen gjasat për të zëvendësuar Antonio Conten në drejtimin e stolit të Azzurrëve.
Conte ka konfirmuar tashmë se pas “Euro 2016” do ta mbyllë kontratën duke e lënë punën si trajneri i kombëtares italiane, pasi ai do të kthehet te Chelsea. Prandaj, President i “FIGC” Carlo Tavecchio, përballet me detyrën e gjetjes së një pasuesi.
Një numër emrash janë duke qarkulluar për stolin e kombëtares Italiane, të tillë si Fabio Capello, Claudio Ranieri dhe kthimin e Roberto Donadonit.
Sipas “Sportmediaset”, megjithatë, figura mbizotëruese në mendjen e Tavecchio-s në këtë moment është vetëm De Biasi.
59-vjeçari ka punuar vetëm me klube të vogla në “Serie A”, por këtë vit ai arriti të marrë Shqipërinë në turneun e tyre të parë në “Euro 2016”.
Foto+Video/ Fluturimi i fundit i ‘EC-145’ mbi liqenin e Pogradecit
Helikopteri i ushtrisë “EC-145” që u rrëzua në Liqenin e Shkodrës më 6 Prill, ku mbeten të vdekur dy pilotë, është fotografuar gjatë fluturimeve të tij të fundit nga disa qytetarë. Përkatësisht më datë 1 Prill dhe më datë 4 Prill. Kanë qenë ndjekësit e emisionit “Opinion” ata që kanë dërguar foto dhe video të “EC-145” me numër bordi 637, që u rrëzua në mënyrë misterioze mbi liqenin e Shkodrës.
Përmes këtyre fotove ekskluzive shohim se si, helikopteri fluturon në një nivel shumë të ulët mbi liqenin e Pogradecit më datë 1 Prill. Pra 5 ditë para se të binte në liqenin e Shkodrës, ky helikopter ishte me të njëjtin mision në Pogradec.
Ministria e Mbrojtjes e kontaktuar nga “Opinion.al” thotë se, edhe më datë 1 Prill helikopteri ishte me program stërvitor dhe ka patur si rrugëkalim Pogradecin.
Ndërsa në fotot dhe videot e tjera më poshtë shohim “EC-145” në paradën që u zhvillua më 4 Prill në sheshin “Nënë Tereza”. Qytetarët kanë kapur në foto edhe pilotin e ndjerë Donald Hoxha, i cili ka pilotuar në shesh me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Mbetet ende mister mënyra se si u rrëzua ky helikopter i ardhur në Shqipëri vetëm 5 muaj më parë. Një helikopter i Forcave të Armatosura shqiptare i blerë nga kompania franko-gjermane “Eurocopter”.
FA ka deklaruar se, pilotët kanë qenë të trajnuar dhe nuk është raportuar për avari gjatë fluturimit.
Një kamera e vendosur në helikopter pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Materiali i kartës së memories pritet të analizohet në Gjermani. Sakaq dëshmitari i vetëm i mbijetuar, ushtari Gerald Baramuça, ende nuk ka dhënë ndonjë dëshmi që mund të ndihmonin hetimet.
Ndërsa dy pilotët e ushtrisë që mbetën të vdekur Gerald Hoxha dhe Floran Delia, janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.
FMN: Dalja e Britanisë nga BE, dëme të rënda globale
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të shkaktojë dëme të rënda rajonale dhe globale, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjithashtu, dalja e Britanisë nga Europa do të përfshijë edhe marrëdhëniet e vendosura tregtare dhe që sot shkaktojnë sfida të mëdha për të dyja, si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe për Europën, ka thënë FMN, shkruan BBC.
FMN ka konstatuar se referendumi i planifikuar me 23 qershor, kishte krijuar tashmë pasiguri për investitorët.
Pezullohet “Eurocopteri” i dytë, ndalohet fluturimi i tij
Gati një javë pas aksidentit ajror në të cilin dy pilotë ushtarakë humbën jetën, kompania franceze “Eurocopter” u kërkon autoriteteve shqiptare ta mbajnë të bllokuar dhe të mos e përdorin helikopterin tjetër derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër.
Burime të “Top Channel” pohuan se, për këtë kërkesë janë vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria, e cila po zhvillon hetime sipas nenin 83 dhe 46 të Kodit Ushtarak, për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizjeve pa të drejtë e trupave ushtarake.
Helikopteri “EC-145”, i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës së bashku me një tjetër të njëjtë të sjellë në Shqipëri në tetor 2015, duhet të përdoreshin nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar përdorej prej 6 muajsh.
Ndërkohë, oficerët e policisë gjyqësore ushtarake i kanë përcjellë gjatë ditës Prokurorisë së Shkodrës të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në Farkë dhe në qëndren e kontrollit. Prokuroria thotë se, vetëm pasi të verifikohet itinerari i raportuar në dokumenta, do të vendoset se kush do të jenë ushtarakët që do të thirren për t’u pyetur.
Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes, deklaroi përmes shefit të Shtabit se helikopteri me tre persona ekuipazh, ndodhej në fluturim për shkaqe stërvitore./TCh/
“Parku i liqenit”, Nishani takon përfaqësuesit e shoqërisë civile
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot një grup qytetarësh të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës, si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku në Tiranë.
Kreu i Shtetit theksoi gjatë bashkëbisedimit se, “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime”.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore, por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla.
Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë, për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur, për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.
Nga ana e tyre, pjesëtarët e grupit gjatë bashkëbisedimit, shprehën indinjatën për mungesën e përgjigjeve nga shumë institucione shtetërore ndaj interesimit të tyre, si dhe falënderuan Presidentin e Republikës për mundësinë e krijuar për bashkëbisedimin dhe dëgjimin e detajeve të çdo shqetësimi të hasur, në më shumë se tre javë protesta.
Anëtarët e grupimit qytetar, ftuan Kreun e Shtetit për të vizituar nga afër vendin ku po zhvillohet projekti ndërtimor, në një kohë të përshtatshme.
Çfarë po i fshihet Nishanit për helikopterin e rrëzuar?
Rrëzimi i helikopterit në ujërat e liqenit të Shkodrës, mesditën e së mërkurës së 6 Prillit vazhdon të mbetet çështja më e diskutuar dhe që kërkon sqarim. Së pari duhet hedhur dritë mbi atë ç’ka ndodhi, pasi dy pilotë humbën jetën në tragjedinë ajrore.
Debati nuk është vetëm teknik por është shtrirë edhe në rrafsh politik. Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili duke u referuar denoncime ka hedhur dyshime mbi misionin e fluturimit të “EC-145” në Veri të vendit.
Janë familjarët e dy pilotëve të ndjerë që kërkojnë të dinë për humbjen tragjike të të afërme të tyre gjatë detyrës.
Së treti, është opinioni publik që kërkon të dijë shkaqet e rrëzimit të një helikopteri të porsablerë të ushtrisë.
“Opinion.al” është interesuar edhe mbi rolin që po luan Komandanti i Forcave të Armatosura, Presidenti Bujar Nishani. Ai vetë ka shprehur ngushëllimet e tij për Dëshomrët e Atdheut, pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha.
Po përtej kësaj ne kemi mësuar se, Nishani është angazhuar dhe ka kërkuar informacion nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, mbi atë ç’ka ndodhi me helikopterin.
Mësohet, përmes burimeve se Nishani ka marrë një informacion të cunguar, pra jo të plotë mbi ngjarjen. Sakaq, ai sot ka thirrur në Presidencë, kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Edhe mbi këtë takim nuk ka ende asgjë zyrtare. Ishte një takim pune, tha zëdhënësi edhe asgjë më shumë. Sërish kemi mësuar se është pikërisht aksidenti tragjik i helikopterit, arsyeja e këtij takimi.
Edhe diçka e fundit. Pse janë ngritur tre hetime paralele për këtë ngjarje?
Sipas analistit Preç Zogaj, këto hetime paralele kanë krijuar një konfuzion mbi ngjarjen.
“Tre hetime paralele kanë ngjallur një garë mes tyre”,- tha Zogaj. Aktualisht janë tre palë hetime që po zhvillohen për rrëzimin e helikopterit: Hetimi i prokurorisë, hetimi adminisrativ i Ministrisë së Mbrojtjes dhe investigimi i Bordit të aksidenteve dhe incidenteve ajrore, që është i ngritur me vendim Qeverie. Kush do ta zbardhë të vertetën?/Opinion.al/
Nëse i shihni këto foto, nuk do t’ju bjerë ndërmend të futeni më në det
Para se të vendosni të shkoni për not në det ose në lumë me miqtë tuaj, ju ndoshta duhet të shihni këto fotografi...
Më poshtë mund të shihni disa gjëra të rrezikshme që mund të hasni në det ose lumë, qëndroni vigjilent.
Video/ Kur Donald Trump godet me grushta dhe i rruan kokën keçistit
Sot, kandidat për President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dikur ishte edhe personazh i keçit amerikan në “Wrestlemania”.
Në këtë video që po shpërndahet masivisht, Trump rrëzon përtokë Vince McMahon.
Më vonë me ndihmën e disa keçistëve ai e qeth zero ish-drejtuesin e këtij sporti.
Për më tepër ndiqni videon:
Shembja e pallateve të “Enverit”, Maks Velo: Nuk mund të bëhet
Deklarata e Stefano Boerit dhënë në “Top Story” të hënën për të shembur ndërtesat e vjetra dhe për t’i rindërtuar ato, kundërshtohet nga arkitekti shqiptar, Maks Velo.
Ai mendon se kjo ide cënon pronësinë.
“Përcaktime të tilla kategorike, që mund të bëhen edhe me ligje dhe banorët nuk i kundërshtojnë dot, janë të dëmshme. Shqipëria nuk është as Milano, as Vjena dhe as Berlini. Kjo ka ndodhur në vende të tjera”,- thotë ai.
Velo shkon me tej kur thotë se, deri më tani vetëm kemi shkatërruar duke humbur atë që kemi trashëguar./TCh/
Eurovizion/ Këngëtari bjellorus, kërcim nudo dhe me një… ujkonjë!
Të këndosh nudo dhe i shoqëruar në skenë nga një ujkonjë e quajtur Shakira, është projekti i këngëtarit bjellorus Ivan për të fituar konkursin e radhës të Eurovizionit, me kusht që koncerti evropian i talenteve të pranojë këtë program pak konvencional.
Këngëtari 21-vjeçar e ka menduar këtë performancë në bashkëpunim me producentin rus, Viktor Drobich, i cili do ta shoqërojë në maj në Stockholm për edicionin e radhës së Eurovizionit.
“Kjo do të jetë padyshim një eksperiencë e bukur. Mbi të gjitha që nuk kam dalë asnjëherë në skenë me veshjen e Adamit dhe me kafshë të egra”,- thotë Ivani duke qeshur në studion moskovite të Viktor Drobich.
“Xhirimet e para ishin shumë të frikshme, por më pas jemi bërë miq. Ajo pëlqeu erën time dhe filloi të fërkohet tek unë”,- shpjegon Ivan duke theksuar se e ushqente ujkonjën para se të fillonte xhirimet.
Por Viktor Drobich nuk është një i panjohur dhe e njeh mirë Eurovizionin. Ai ishte mbrapa suksesit të “Bouranovskie Babouchki”, gjyshet ruse me kostume tradicionale që arritën në vend të dytë në Eurovizionin 2012 falë këngës së tyre disko “Party for everybody”.
Për producentin, Eurovizioni do të marrë një vendim pasi të ketë parë planin sekondë pas sekonde të koreografisë së Ivanit. /ATSH-AFP/
Fotogaleria e ditës...
Këto janë disa nga fotot më interesante të ditës së sotme, dërguar nga ju. Faleminderit dhe shikim të këndshëm...
Vëllai i Dr. Florit së shpejti baba...
Kantautori i njohur, Alban Kondi, njëkohësisht vëllai i këngëtarit të ndjerë Dr. Flori, do të bëhet baba.
Ka qenë bashkëshortja e tij Eneida, ajo që ka postuar në rrjetet sociale, disa foto nga pritja e tyre e embël.
Kantautori Alban Kondi, është i njohur për publikun shqiptar edhe përmes grupit “Produkt 28”.
Spanjë, shkatërrohet banda e drogës, 3 shqiptarë në pranga
Policia spanjolle ka arrestuar 3 shtetas shqiptarë, 1 rus, 1 spanjoll dhe 6 britanikë, gjatë një operacioni antidrogë. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije ende, ndërsa mēsohet se hetimi ka nisur që prej muajit janar.
Droga drejt Britanisë transportohej me disa furgonë të marrë me qira, ndërsa kanabisi kultivohej në një pronë private.
Policia sekuestroi 150 kg marijuanë, 8 makina dhe 36 mijë paund, si dhe mjete të tjera për përpunimin e drogës. Roli i shqiptarëve në këtë rrjet nuk dihet ende.
Zyrtare, Maqedonia: Nga Shqipëria erdhën tranguj të helmuar!
Tranguj të importuar nga Shqipëria, që përmbajnë dyfish më shumë pesticide nga ç’është e lejuar, janë shitur nëpër tregjet e Maqedonisë, tha sot Lupço Nikollovski, Zv.ministër teknik në dorëheqje i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, transmeton “Express”.
“Javën e kaluar, me kërkesë të konsumatorëve dhe kopshtarëve të vendit Laboratorit Fito-Sanitar të Shtetit (LFSH) i dërguam kampion të trangujve të importuar nga rajoni i Lushnjës, Shqipëri, të blera në tregun me shumicë të Shkupit (“Kvantashki”), për t’u kontrolluar prania e pesticideve.
Rezultatet na erdhën dhe ato janë brengosëse dhe alarmante. Kontrollet dhe analizat e fituara nga LFSH treguan se trangujt e importuar nga Shqipëria përmbajnë dyfish më shumë pesticide nga ç’është e lejuar me ligj, respektivisht koncentrim të substancës aktive Metalaxyl e cila është helmuese”,- tha Nikollovski në konferencë shtypi në Shkup.
Ai tha se, të dhënat për importuesin, eksportuesin dhe informacione të tjera relevante zyrtarisht do t’u dorëzohen institucioneve kompetente për procedura të mëtejshme, që dalin nga dispozitat ligjore me të cilat sanksionohet siguria e njerëzve dhe shëndetit nga kontaminimi me ushqim.
Takimi i Nishanit për liqenin, Veliaj: Je i vetmi me vilë në park...
Kreu i bashkisë Tiranë ka komentuar pasditen e sotme takimin e presidentit Bujar Nishani, me disa protestues të Parkut të Liqenit.
Përmes dy postimeve në Twitter, Erion Veliaj shkruan se, Nishani është i vetmi rast në botë kur një president do të bëhet kryetar bashkie.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku ka postuar një foto të makinës së Nishanit duke ecur mbi pedonalen e Liqenit, ndërsa thotë se, ai ka një vilë në Park dhe makinat e tij shkelin pedonalen.
“Lodrat do behen! Nese Nishani ka vile ne Park & femijet do kene kendin 200,000 femijet e TR vlejne me sh se urdhrat e PD i dashur President. Sa turp qe do t’u prishe parkun femijeve! Z. Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale! Bota ka pare Kryetar Bashkie te doje te behet President, por president te behet kryetar bashkie vec Tirana po sheh!”.
Më tej ai vijon se, “Lodrat do te behen, 200 mije femijet e Tiranes vlejne me shume se urdherat e PD, i dashur President”,- shkruan Veliaj.
Fotot topless/ Chloe ekspozon gjoksin bombastik
Chloe Ferry ka shpërndarë një foto me fansat e saj, ku duket më e dobët se zakonisht.
Ajo ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë për të, të shihte sa e shëndoshë ka qenë në seritë e para të “Geordie Shore”, reality show-it në të cilin ajo merr pjesë.
Chloe është bërë e njohur për skena të nxehta me Charlotte, antaren tjetër të showt.
Foto+18/ Pornostarja shqiptare tregon tatuazhet në zonat intime
Njëra ndër aktoret më të nxehta të industrisë pornografike në SHBA, Alby Rydes, ka sjellë disa imazhe të reja në rrjetet sociale.
Ylli i filmave për të rritur, këto ditë e ka vizituar plazhin, duke u shprehur e kënaqur me ngjyrën që ka marrë.
Në njërin prej postimeve, ajo thotë se duhet të angazhojë dikë që në çdo moment ta fotografojë.
Alby Rydes, është një tjetër femër me prejardhje shqiptare, e cila bën pjesë në industrinë pornografike amerikane.
E lindur në Miami, ajo ka origjinë shqiptare nga babai, ndërsa nëna e saj është me prejardhje kubaneze.
Trupi i saj është përplot me tatuazhe edhe në vendet më intime.
Foto+18/ Shikojeni Rita Orën siç e ka bërë nëna... totalisht nudo!
Nëse mendoni se i keni parë mjaftueshëm fotot e Rita Orës në kopertinën e revistës “Lui”, ku ajo është “topless”, prisni sa të shikoni edhe fotot e tjera që janë publikuar orët e fundit.
Ka qenë vet fotografi Terry Richardson, i cili i ka realizuar setin e “nxehtë” yllit të popit, që ka publikuar disa foto të tjera në llogarinë e tij në Instagram.
Kësaj radhe, Rita shihet komplet e zhveshur, duke luajtur në një piano.
Gjykata shpall të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Artan Hoxhën
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dhe ish-zëvendësi i tij, Artan Hoxha, janë shpallur sot të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.
Ata akuzoheshin për “shpërdorim detyre”.
Sipas organit të akuzës, Prendi dhe Hoxha kishin firmosur dhënien e pagës së 7 muajve Shefes së Sektorit të Personelit të Gardës, Shqipe Jasimit, edhe pse ajo nuk kishte qenë asnjë ditë në punë.
Akuza ndaj tyre u ngrit pas hetimeve të kryera nga Ministria e Brendshme. Gjykata dënoi me 1 vit burg për falsifikim të dokumenteve, ish-shefen e Personelit, Shqipe Jasimi.
Helikopteri, autopsia: Dy pilotët humbën jetën nga përplasja në ujë
Autopsia ka zbardhur tashmë shkakun e vdekjes së pilotëve në aksidentin ajror, kur helikopteri ushtarak u rrëzua në liqenin e Shkodrës. “Panorama” shkruan se, dje Prokuroria administroi në dosje edhe autopsinë e dy viktimave të aksidentit ajror.
Dy ushtarakët, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha, të shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore kanë humbur jetën nga rënia e menjëhershme e helikopterit në ujë dhe përplasja e fortë.
Sipas specialistëve, vdekja e pilotëve ka ardhur si pasojë e shokut traumatik të pësuar nga përplasja e fortë e mjetit fluturues me ujin. Vdekja ka qenë e menjëhershme si pasojë e shembjeve të rënda që viktimat kanë pësuar në pjesën e kraharorit.
Ka dyshime se helikopteri ka qenë në një lartësi jo të madhe nga toka kur ka pësuar defekt.
Më pas ai ka rënë pikiatë mbi sipërfaqen e ujit dhe gjatë kësaj rënie, ushtari profesionist Gerald Baramuça, është përplasur në pjesën e pasme të kabinës, duke vrarë shpatullën e më pas ka arritur të dalë e të hidhet, pasi mjeti ka anuar nga e majta.
Foto+18/ Mbesa super-seksi e Elvis Presley-t prostituon për 100 $
“The Girlfriend Experience” ka prekur tavanin e shikueshmërisë ditë më parë kur aktorja Riley Keuogh, ka performuar skenën seksi.
Aktorja luan rolin e një studenteje të ligjit, ndërkaq ajo i futet prosituticionit dhe në këtë skenë pranon zarfin me kartëmonedha 100 dollarëshe pas seksit me një burrë të vjetër.
Riley e cila është mbesa e legjendës së rokut, Elvis Presley, ka marrë pjesë edhe në videon e këngës “Knock Out” të Justin Timberlake, ku skenat seksi kanë qenë në kulm.
Video+16/ Zhvishet sërish Marina Fara... shikoni ku e ka nishanin
Marina, vajza e këngëtares Eli Fara, njihet për ekspozimin e formave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale.
Edhe pse jemi në pranverë dhe të gjithë mendojmë se është ende herët për të ekspozuar trupin ndaj rrezeve të diellit, Marina nuk mendon kështu.
Ajo ka ndarë disa video në IG duke ekspozuar format e saj në një nga bregdetet shhqiptare.
Video-skandal/ Mësuesja zhvishet para nxënësve, nxjerr gjoksin
Një mësuese e një shkolle të mesme italiane ka bërë striptizëm para nxënësve të saj, duke ngritur kështu bluzën për t’i treguar sutjenat.
Videoja e cila u incizua në një klasë të Institutit Kaynes Gramshi në qytetin e Toscana-s, ka zemëruar prindërit jashtë mase, të cilët kanë kërkuar nga autoritetet të marrin masat e nevojshme.
Kjo video është incizuar nga një celulari i një studenti, i cili gjithashtu kishte publikuar këtë video në rrjetet sociale, duke identifikuar kështu se ishte mësuesja e lëndës së Teknologjisë.
Nuk ka nevojë për shampo të shtrenjta, ja si ta hiqni zbokthin...
Largimi i zbokthit me shampo agresive shpesh e than lëkurën dhe zbokthi kthehet lehtë. Për këtë shkak është më mirë që të përdoren disa metoda alternative.
Do'stlaringiz bilan baham: |