REAGIMI
Meqe per shume vjet kam qene gazetar kam mesuar nje gje: e verteta del duke e kerkuar. Kjo mu kujtua edhe dje ndersa ndiqja lajmet per referendumin dhe menyren sesi ato po jepeshin on line.
Te gjithe televizionet ishin perqendruar tek vitrina e referendumit ne qender te Tiranes, ku votues mbi bastun u thoshin vajzave mbi mikrofon se ata po votonin me bindje qe Edi Rama te vazhdonte te ishte Edi Rama.
Nuk pashe asnje kronike tjeter. Asnje lajm nga fshatrat apo nga zonat e tjera te vendit, asnje njeri qe votonte dhe asnje proces numerimi.
Meqe ra fjala a ka ndonje televizon qe ka marre pjese ne numerim dhe hapje kutish? Asnje deri tani. Keto jane votimet e para ne Shqiperi, nese mund te quhen votime, ku nuk ka asnje deshmi nga procesi i numerimit.
Nuk dihet se si eshte votuar neper fshatra, cfare ka ndodhur me listat, kush ka marre pjese ne votim, sa te sigurta kane qene kutite e votimit, pra asnje gje tjeter.
Vartesit e Edi Rames numeronin votat e Edi Rames.
Dy dite me pare kete referendum e kisha quajtur PARAMA PAPERS qe do te thote nje proces politik jashte kontrollit, qe ne gjuhen e financave quhet off shore. Pa takse.
Taksa e kontrollit mbi referendumin dje ishte zero.Ishte nje referendum pa takse lirije.
Me sa duket kisha te drejte qe e percmova si nje grabitje.
Fishekzjarret me provuan se ankthi i njeriut qe e sajoi referendumin paska qene me i madh se manipulimi i procesit,me i rende se pesha e kutive te mbushura dhe me i gjate se lartesia e zjarrvenies.
Vetem ne Panama mund te festohej nga bashkija e kryeqytetit nje referendum partiak.
Por meqenese mediat e Tiranes e kane marre te mireqene se dje ka fituar Edi Rama dhe kam humbur une, pa u marre fare me cilesine dhe menyren e administrimit te ketij refendumi ,madje duke e marre te mireqene kete votim, me kane bere thirrje sot te largohem nga PS, pasi humbja paska qene kaq e thelle, sa per mua nuk ka me vend ne ate grope,qe sipas tyre eshte PS,dua te them nja dy tre te verteta per te gjithe.
Ne kete referendum une nuk isha. Qe ne fillim nuk kam qene dakort me kete sajese qe kishte vetem nje synim:te me hiqte te drejten e kandidimit.
Ky ishte nje referendum kunder meje, cka e them pa modesti. Nuk jam autori i tij, por isha qellimi i tij.
I bindur se Edi Rama kishte frike nga gara, e lashe vetem me vartesat e tij te cilet bene listat, i ndryshuan, i hartuan,i hengren dhe i kafshuan sikur te ishin copa dhjami mbi nje tryeze te kalbur.
Ky rerefendum ishte ne kundershtim me statutin e PS i cili kerkon qe te mbahen zgjedhje per kryetarin e PS nje here ne kater vjet. Ky referendum u krye ne kundershtim me Kodin Zgjedhor te PS sipas te cilit referedumet nuk mbahen dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit.
Ne kete refendum nuk pati pale, pasi pales qe teorikisht e kundershtonte nuk i njohen fushaten, vezhguesit, numeruesit dhe kontrollin mbi listat.
Pyetja eshte pse?
E thjeshte: per ta grabitur dhe per ta manipuluar sic edhe ndodhi.
Per te shitur nje fishekzjarr si zjarr.
Kam qindra mesazhe nga socialiste ne gjithe Shqiperine qe nuk kane votuar dhe qe deshmojne se sidomos ne fshatra nuk eshte votuar fare. Ne shumicen e komunave kutija e votimit eshte qarkulluar nga nje fshat ne tjetrin duke u shkuar njerezve neper shtepi. Ky referendum ishte bosh si nje kioske ambulante e falimentuar.
Ai nuk shiste fiq por blente nenshtrim. Sa per dijeni referendumi ka patur kuti votimi vetem ne qendrat e komunave te vjetra qe kemi patur.
A beson njeri se socialistet nga fshatrat e thella kane shkuar te votojne ne qendrat e komunave qe ne shume raste jane mbi nje ore larg?
Jo vetem dyshoj, por e di qe nuk kane shkuar. Ata nuk kishin pse te shkonin ne nje votim rezultati i te cilit dihej.
Edhe pas referendumit, Edi Rama do ishte serish Edi Rama.Po aq i vjeter dhe démodé dhe po aq frikacak sa c’ishte edhe nje dite me pare.
E per cfare duhet te harxhonin karburant dhe kohe per Edi Ramen kunder Edi Rames i cili dje nuk ka vlejtur as sa dyqind leke nafte ne serbatorin e socialisteve?
Nese sic pretendohet, ne referendum kane marre pjese mbi 90 per qind e listes se votuesve kjo i ben socialistet nje race e panjohur votuesish deri me sot, dhe dua ta them pse.
Ne dy zgjedhjet e fundit te vitit 2013, parlamentare, dhe 2015, lokale, shqiptaret kane shkuar ne votime ne masen 54 dhe respektivisht 49 per qind.
Kjo do te thote se socialistet shqiptare votojne me shume per nje referendum pa kuptim se sa per deputetet dhe kryetaret e tyre te bashkive te cilet nga shifrat del se i votojne me pak.
Nese kjo eshte vertete deputetet dhe kryetaret e bashkive qe dje kane numeruar votat dhe kane mbushur kutite duhet te skuqen dhe te fusin fishekzjarret ne akull.
Sipas te dhenave qe me kane ardhur nga gjithe Shqiperia me rezulton se ne referendum nuk kane marre pjese me shume se 40 per qind e listes. Organizatoreve iu takon te provojne se nuk eshte keshtu duke bere publike proceverbalet e votimit dhe natyrisht duke hapur kutite.
Une nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutite ose turperohu!
Per te gjithe ata qe sot besojne se ne kete referendum paskam humbur dua tu them nje gje:
Askush nuk humb lirine nga nje grabitje.
Dhe sidomos nga nje grabitje publike qe ndodhi ne ekran.
Aq me pak une.
Ky referendum me bindi se ne Partine Socialiste nuk lejohet me votim. Kjo ka ndodhur per shtate vjet me rradhe.Kjo ndodhi ne Kongres kur nuk u votua per asgje pervecsve me doren lart dhe kjo ndodhi edhe dje kur kutite u mbushen.
Megjithate sot jam njeriu me i kenaqur dhe njekohesisht me i trishtuar ne Shqiperi dhe dua te shpjegoj pse:
Jam i kenaqur sepse vetem me nje fjali e detyrova Rilindjen te futej ne kuti.
Kosto me te vogel per te provuar nje te vertete nuk kisha paguar kurre.
Duke thene se do kandidoj per kryetar te PS e nxita Rlindjen te armatoste disa mijere vete duke u dhene atyre kuti, makina,bankina, lista, kanistra, lapsa, hapsa, goma, dhoma, karrige, tavolina,kartolina, kartona, butona, hudhra,kudhra, karrota, rrota, fiq, pika, thika dhe pistoleta,zjarre dhe fishekzjarre me te cilet menduan se me kane goditur dje.
Por kjo ishe e vetmja menyre per ti treguar Shqiperise se nga kush drejtohet.
Dhe besoj se Shqiperia me kupton.Dhe me mirekupton.
Kjo ishte e vetmja menyre per tu provuar shqiptareve se liria ka nje cmim qe ata duhet ta paguajne qe ta kene.
Kjo ishte e vetmja menyre per te vertetuar se Rilindja eshte dhe ka qene nje lavatrice e mediokritetit dhe e shemtise ne kete vend.
Cka me trishton.
Me trishton kur shoh se si nje parti eshte futur ne lavatricen e Rilindjes per te pastruar rrobat e Funeralit te vet.
Per te gjithe ata qe besojne se une kam humbur kjo eshte pergjigja ime:
Sot nuk kam humbur asgje.
Sot kam fituar lirine time.
Dhe kjo vlen me shume se cdo referendum.Dhe me shume se cdo parti.
Lirija ime nuk futet ne lavatrice, sepse nuk ka nevoje te pastrohet.
Pas shume vitesh do kem rast te qesh duke treguar shakane time te plote.
Por deri atehere kam shume gjera per te bere.
Do ti tregoj Shqiperise se nuk eshte koha per ta percmuar Rilindjen por per ta rrezuar.
Foto/ “Rroftë Enver Hoxha”, atje ku do pleqërojnë Rama-Kokëdhima
Në fshatin Kudhës gjendeshin dhe ishin restauruar parrullat komuniste të tipit “Rroftë udhëheqësi ynë i dashur Enver Hoxha!”.
Këto parrulla ndodheshin pranë vendit ku do të pleqërojë Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima.
Kështu ka denoncuar Partia Demokratike e Vlorës, aktivistët e së cilës kanë fshirë parrullat komuniste.
PD e Vlorës denoncoi edhe punimet e paligjshme që po zhvillohen në bregdetin e Qeparos, te ato që njihen si sarajet e Koço Kokëdhimës. Dhjetra automjete po ndërhyjnë në këtë plazh të bukur të bregut, në mënyrë të paligjshme duke shkatërruar ekosistemin.
Kryetari i PD-së Vlorë, Moisi Meminaj, u shpreh se, ky ndërtim mishëron qeverisjen e Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, ku qytetarët e thjeshtë futen në burg për vendosjen e një tjegulle, ndërsa Koço prish ekosistemin për interesat e veta.
“Jemi sot këtu për të bërë denoncimin ndaj kësaj qeverie, të korrupsionit të kësaj qeverie, të keqqeverisjes së kësaj qeverie. Mund të shikoni që këtu është kështjella e radhës e Koço Kokëdhimës, pashait të jugut. Ju mund të shihni që një qytetar i thjeshtë nuk ndërron dot një dritare, Koço jo vetëm ndërton kështjella por grabit pasurinë kombëtare, prish zhavorin e detit, e merr këtë zhavor dhe e përdor për kështjellën e tij duke prishur të gjithë ekosistemin mjedisor dhe të detit.
Kjo është qeveria, ky është Koço Kokëdhima, ky është Edi Rama. Ne e kemi denoncuar këtë objekt si të paligjshëm prej dy vitesh.
Qytetari i thjeshtë nuk vendos dot një tjegull, ndërsa Koço mund të bëjë bëjë gjithçka, është Pashai, është komisari i dritës së jugut”,- tha Meminaj.
Video e rrallë/ Vdekja e Enver Hoxhës, ja çfarë ndodhi në vilë...
Një video ekskluzive e emisionit “Opinion”, tregon çastet e fundit të njeriut që kishte sunduar Shqipërinë për 41 vite me radhë.
Duke gdhirë mëngjesi i 11 Prillit 1985, Enver Hoxha, ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një vdekjeje klinike që kishte patur mëngjesin e 10 Prillit.
Në një pritje të kotë, që Enver Hoxha të zgjohej nga vdekja klinike ku kishte rënë atë mëngjes, Byroja Politike nuk e ka mbajtur dot veten, nga lajmi i humbjes së tij.
Kjo video e emisionit “Opinion”, tregon se çfarë ndodhi në vilën e diktatorit, 31 vite më parë...
Berisha: Kutia e Zezë u thye nga Kodheli dhe Gjeneral Trafiku
Ditën e djeshme u nxorr e dëmtuar Kutia e Zezë e helikopterit ushtarak që u rrëzua në liqenin e Shkodrës duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtari që ishte në bord.
Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se, Kutia e Zezë është hapur dhe shkatërruar për të zhdukuar provat e aksidentit tragjik ajror.
Berisha argumenton se, kjo pajisje është e ndërtuar në mënyrë të tillë që i reziston përplasjeve edhe më të fuqishme, si në rastet e avionëve.
Ish-Kryeministri akuzon për këtë gjë Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Gjeneralin e Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo.
Statusi i plotë në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Per te fshehur krimin e shemtuar shteteror, Mimi dhe gjeneral Trafiku thyejne kutine e zeze!
Te dashur miq, cdo qytetar i ketij vendi sot duhet te shtroje pyetjen se pse eshte hapur kutia e zeze e helikopterit qe ra nga vec 15 metra lartesi mbi liqen?
Kutia e zeze eshte projektuar per te rezistuar edhe shperthime nga lartesi shume te medha, ajo ka rezistuar dhe eshte gjetur e pademtuar dhe ne avionet e e rrezuar me raketa apo valixhe tritoli ose e rene ne mijera metra thellesi te detit. Por ne vendin e korrupsionit me te larte qeveritar ne bote, kutia e zeze cahet dhe hapet per te zhdukur provat e korrupsionit qeveritar qe coi ne krim shteteror me jetet e dy piloteve.
Kjo eshte bere vetem e vetem me urdher te Edi Rames. Ky eshte nje turp dhe krim makaber qeveritar i Edi Rames dhe banditeve te tij! Sb”.
Deputeti i PD me një femër në hotel? Ja si përgjigjet Bedri Hoxha
Deputeti i Partisë Demokratike, Bedri Hoxha, ka reaguar sot pas publikimit në një procesverbali të policisë që jep detaje të natës, kur është sulmuar makina e tij.
Sipas dokumentit të uniformave blu natën e 24 prillit 2015, Bedri Hoxha, është filmuar nga kamerat e një banke kur del nga makina së bashku me një femër dhe drejtohet për në hotel.
I kontaktuar nga “Panorama.al” ai thotë se, ka qenë i vetëm dhe jo i shoqëruar me femër atë natë.
Hoxha, si po vazhdojnë hetimet për sulmin ndaj automjetit tuaj në Burrel një vit më parë?
Hetimet për sulmin ndaj automjetit tim janë mbyllur. Prokuroria më ka dërguar një letër ku më njoftonte mbylljen e tyre dhe se kamerat e sigurisë së bankës aty pranë nuk kishin fushëpamje por vetëm mund shihnin bankomatet aty.
Hoxha, gazeta “shqiptarja.com” ka publikuar një procesverbal të Policisë, i cili shkruan se, ju atë ditë keni qenë me një femër në makinë dhe se, keni dalë nga mjeti dhe keni hyrë në hotel?
Nuk është i vërtetë procesverbali i Policisë. Këto janë përralla dhe shpifje që riciklohen tani në prag fushate. Ai procesverbal nuk ka lidhje me mua. Unë madje kam qenë i vetëm në makinë. Po të isha me ndonjë femër nuk do ta kisha denoncuar fare rastin. Kisha tre miq te hoteli që i kisha njoftuar pasi nuk kisha ku qëndroja. Është shumë e thjesht për ta verifikuar, pasi çdo hotel ka një regjistër të hyrje daljeve të tij.
Referendumi në PS, Klosi: Shprehje e lartë e demokracisë në parti
Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi deklaroi sot rezultatet e referendumit që u mbajt të shtunën me anëtarësinë e Partisë Socialiste.
“Partia Socialiste realizoi dje procesin e parë të një referendumi nga një parti politike në 25 vjetë demokraci. Dje foli anëtarësia e Partisë Socialiste. Procesi i marrjes së mendimit të anëtarëve të PS për çështjen :“Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër – A konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit“ – ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje të vendosur nga Kongresi”, tha Klosi.
“Ky ushtrim demokratik dhe organizativ, i parealizuar më parë nga asnjë forcë politike në vend, pati vlerësimin maksimal të anëtarësisë së Partisë Socialiste. 84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votës, në proces transparent dhe të monitoruar nga media dhe kushdo i interesuar për të. Kjo dëshmoi se përveç se, forca më demokratike në vend, Partia Socialiste është Partia më e organizuar në vend.
Sipas tij, “u respektuan në mënyrë korrekte kërkesat që parashikon Kodi i Zgjedhjeve në Parti për mbajtjen e referendumeve. Anëtarësia e partisë me vullnet të lirë hodhi votën sipas bindjes që kishte për çështjen që u shtrua. Mbi 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste”.
“Gjithashtu është për t’u theksuar se infrastruktura zgjedhore e të tre niveleve, Komisioni Zgjedhor i Partisë, komisionet zgjedhore të 61 bashkive dhe komisionet zgjedhore të vendvotimeve të ngritura mbi bazë të njësive administrative organizuan zhvillimin e një referendumi me përgjegjësinë më të plotë, duke krijuar një përvojë të re në administrimin e proceseve zgjedhore sipas parimit një anëtar një votë”, tha Klosi.
Klosi ka reaguar edhe ndaj kundërshtarëve politikë që sipas tij, “i kanë kushtuar këtij procesi një dalje të posaçme mediatike. “Dua vetëm t’ju përgjigjem shkurt: Të na kuptojë e më pas të na kopjojnë. Ftoj Partine Demokratike të kryeje njëherë procese zgjedhore te rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite qe zhvillon. Deklaratat për monitorim të listave apo kontroll të tyre, janë shpikje vetëm të PD, siç ndodhi në gjasme garën për kryetar të kësaj Partie. Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si cdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standarteve demokratike”, u shpreh Klosi.
Më poshtë rezultatet sipas Qarqeve :
Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%
Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%
Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%
Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%
Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%
Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%
Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%
Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%
Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%
Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%
Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %
Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %
Në total : Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO – 94,9 %.
Video/ Femrat “eskort” më të shtrenjta në botë... ja sa paguhen ato
Flitet shpesh se ato bëjnë një jetë përrallore. Ato janë të disponueshme në moshë dhe çmime të ndryshme për një natë. Kush janë femrat eskortë më të paguara në botë?
1 - Michelle Braun me 50 mije dollarë
2 - Loredana Jolie Ferriolo me 15 mijë dollarë
3 - The Best Cannes Film Festival me 40 mijë dollarë
4 - Lauren me 24 mijë dollar
5 - Natalie Mclennan me 16 mijë dollar
6 - Ava Xian me 6500 dollarë
7 - Ashley Dupre me 3500 dollarë
8 - Kassandra Elle me 3500 dollarë
9 - Miss Maya Blue me 3000 dollarë
Foto e rallë/ Qëndra e Tiranës në kohën e revolucionit kulturor
Koleksionisti Artan Lame ka postuar sot njw foto të rrallë ku shihet pjesa e pasme e pallatit tw kulturës dhe njerzit që bëjnë "gjimnastikën e mëngjesit".
Ja seç shkruan ai:
"Fotografi e gjetur sot. Pamja e pasme e Pallatit te Kultures, Tirane. Nisur nga fakti qe grupi i punonjesve po bejne fiskulture, duhet te jete periudha e Revolucionit Kulturor, rreth 1967-70.
Duket i mrekullueshem ne racionalizmin e vet (ua le ustallareve te zihen nese ka egzistuar a jo racionalizmi).
Po nuk eshte ky problemi. U perpoqa neper fotografite e GoogleEarth, te gjej nje pamje te sotme te Pallatit nga mbrapa. Nuk kishte asnje. Kishte lloj-lloj fotografish idiote, madje kishte nje mori fotosh te nje neoshatervani debil te bere aty mbrapa, para ca vitesh, por askush nuk e kishte ngritur aparatin per nje foto drejt Pallatit.
Semundja e zakonshme shqiptare e mosmirembajtjes dhe braktisjes se godinave. Kjo ben qe ato te shemtohen aq sa te mos shkaktojne me asnje ndjenje, derisa vjen dita qe te gjithe thone aman kur do ta prishin kete germadhe per te bere nje te re. Dhe behet e reja edhe me keq se e vjetra".
Ja festa që Tedi Ngjela organizoi për ditëlindjen e të dashurës së re
Atmosfera mbrëmjen e kësaj të shtune ishte vërtetë festive në lokalin Austria, i cili është në pronësi të familjes së ish të fejuarit të Floriana Garos.
Tedi, i cili shumë shpejt harroi gjithçka nga lidhja 5-vjeçare me moderatoren e “Tv Klan”, kishte organizuar një festë madhështore për partneren e tij të re, Era Xhabafti.
Me dhjetra të ftuar parakaluan në tapetin e kuq të shtruar nga Alketa Vejsiu, e cila ishte kujdesur të dekoronte me tullumbaca gjithë ambientin e lokalit.
Era, e veshur me një fustan të gjatë të verdhë, ishte përpjekur të fshihte shtatzëninë, por kujdesi që tregonte herë pas here me duart mbi bark, duket se konfirmoi dyshimet e ngritura në media.
Video/ Kur kafshët i respektojnë rregullat e qarkullimit...
Njeriu e mban veten si qenia më superiore e planetit, por në shumë raste i ndodh që të mësojë prej kafshëve...
Shikoni këtë qen si si nuk e kalon rrugën në vijat e bardha pa u ndezur më parë semafori i jeshil për këmbësorët... pavarësisht kësaj njerëzit në disa raste e kanë shkelur atë.
Kush duhet marrë shembull tani...?
Video/ Kë po pret në dhomë me qirinj Bleona?
Nuk dihet se cili mund të ketë qenë sebepi i kësaj performance speciale të dhomës së gumit, por Bleona duket se e ka stolisur vërtet si për një rast të veçantë...
“#myroom thank you @dorchestercollection ❤”,- shkruhet në komentin bashkangjitur videos.
Foto/ Ky është qyteti që rrinë të gjithë nudo
Turistë nga e gjithë bota janë duke vërshuar në një qytet të vogël bregdetar francez, ku të qenit lakuriq është e detyrueshme.
“Naturiste Village” në “Cap d’Agde” është një magnet për njerëzit që kanë dëshirë të rrinë nudo dhe gjatë muajve të ngrohtë popullata shtohet dhe arrin madje edhe në 40.000 individë të ‘paturpshëm’.
Lakuriq rrinë jo vetëm njerëzit që shkojnë në plazh apo rrinë në shtëpi, por edhe personat që punojnë në pikat e shërbimit si banka, parukeri, okulistë dhe supermarkete./The Sun/
Studimi/ Kujdes me sheqerin, ndihmon qelizat kancerogjene
Hulumtuesit kanë gjetur se sheqeri ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë diabetin, sindromin metabolik, sëmundje të zemrës dhe kancerin.
Në fakt, shkencëtarët nga Instituti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri.
Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Dhe sipas Don Ayer, një profesor në Departamentin e Shkencave Onkologjike në Universitetin e Utah-së, tha: “Është bërë e njohur që nga viti 1923 se qelizat e tumorit përdorin më shumë glukozë se qelizat normale. Hulumtimi ynë ndihmon që të shohim se si zhvillohet ky proces, dhe si mund të ndalohet për të kontrolluar rritjen e tumorit”.
Deri më tani studime të ndryshme kanë konfirmuar se njerëzit me nivele më të larta të glukozës në gjak zhvillojnë më shumë kancer, dhe se njerëzit me kancer, të cilët gjithashtu kanë nivelet më të larta në gjak të glukozës, shpëtojnë më së paku nga kanceri, transmeton “Gazeta Express”.
Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në energji, qelizat e kancerit lulëzojnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.
Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glukoza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur” në prezencë të oksigjenit.
Qelizat e kancerit gjithashtu kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qelizat e shëndetshme, ato me kancer e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.
Kështu, ekspertët e shëndetit thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ushqimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.
Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sidomos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer./Gazeta Express/
Ja sa para duhet të kurseni çdo ditë që të bëheni milioner...
Nëse dëshironi të bëheni të pasur, investoni dhe sa më herët që të mundeni.
“Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të dish si të kursesh dhe të investosh”,- thotë këshilluesi financiar David Bach, në librin e tij “Çiftet e Mençura Përfundojnë të Pasur”.
“Nuk është nevoja që të keni gjithsesi para për të bërë para”,- thotë ai.
“Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura... dhe të veproni”,- shton ai.
Për të ilustruar mënyrën e thjeshtë të pasurimit përgjatë kohës, Bach krijoi një tabelë (të cilën mund ta shihni më poshtë) e cila tregon se sa shumë para duhet të kurseni çdo ditë, muaj ose vit, për të bërë një milion dollarë deri në moshën 65-vjeçare, transmeton “Gazeta Express”.
Tabela supozon se ju nuk keni asnjë cent të investuar.
Londër, ekspozohet një vepër arti nudo e Donald Trump
Imazhi i miliarderit amerikan Donald Tramp plotësisht të zhveshur, është ekspozuar në një galeri arti në Londër, për shkak se ajo është e censuruar në Shtetet e Bashkuara, ngaqë autorja e veprës ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga mbështetësit e kandidatit republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë, raportuan të dielën mediat britanike, cituar nga BETA.
Ilma Gor, artisja e cila jeton në Los Angeles, e ka quajtur foton “Le të bëjmë Amerikën të madhe përsëri”, si një nga sloganet parazgjedhore të Tramp.
Imazhi i Trump, i cili është ekspozuar në galerinë Maddox në Londër,e tregon kandidatin me organe gjenitale jashtëzakonisht të vogla.
“Puna ime ka për qëllim për të provokuar të menduarit, të mirë ose të keq, për rëndësinë që ne i kushtojmë pamjes fizike”,- ka thënë artistja 24-vjeçare.
Shumë i diskutueshëm, imazhi është i ndaluar në Shtetet e Bashkuara ku Ilma Gor tha se ka marrë “disa mijëra kërcënime me vdekje nga mbështetësit e Tramp”.
Imazhi është i ndaluar edhe në disa rrjete sociale. Artisti tha se fotot e saj janë edhe në shitje për një milion paund.
Drejtori i galerisë në Londër James Nichols, ku do ekspozohen, tha se imazhi i saj është “i diskutueshëm dhe interesant”.
“Disa do të ndjehen të fyer dhe disa do të gjejnë humor në punën e saj. Galeria dëshiron t’u japë të gjithëve një shans për të parë origjinalin, dhe puna sjellë thjesht qëndrimin tim”,- shtoi Nichols.
Çiljeta prapë beqare, është ndarë nga burri i saj i mistershëm
Çiljeta i ka dhënë fund martesës së saj me burrin misterioz, me të cilin ka edhe një fëmijë, Fernandon. Lajmin e bëri të ditur fillimisht revista Who ku këngëtarja tha se mori vendim të ndahej prej burrit pasi lidhja e tyre nuk po funksiononte më.
“Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon. Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”,- ka thënë Çiljeta.
Ndërsa sot, e ftuar në emisionin “E Diell” në “Top Channel” ajo u pyet nëse Çili, siç e thërrasin shkurt, do të vazhdojë të komunikojë me ish burrin e saj.
“Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.
04/11/2016/..............................................
Zhgënjen rritja ekonomike, mungojnë 40 milionë euro
Vlerësimi paraprak i INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto 2015 flet për rritje ekonomike prej 2.6 për qind, plot 0.4 për qind më pak nga sa qe shpresuar nga qeveria në fillim të vitit.
Do'stlaringiz bilan baham: |