Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet133/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   352

Profeti Sikur Moisiu

Nomi i dytë 18:15-22 thotë:[1]

Zoti, Perëndia yt, do të ngrejë për ty një profet nga mesi yt, nga vëllezërit e tu, posi unë; atë ta dëgjoni; pas të gjitha atyre kerkove prej Zotit, Perëndisë tënd, në Horib në ditët e mbledhjes, kur the: Le të mos e dëgjoj më zërin e Zotit, Perëndisë tim, as të mos e shoh më këtë zjarr të madh, që të mos vdes. Edhe Zoti më tha: Mirë thanë sa që folën. Do t’u ngre atyre një profet nga mesi i vëllezërve të tyre, posi ty; do të vë fjalët e mia në gojën e tij, dhe ai do t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë. Edhe kushdo që nuk i dëgjon fjalët e mia që do t’i flasë ai në emrin tim, unë kam për të kërkuar këtë prej tij. Po ai profet që do të guxojë të flasë në emrin tim fjalë që s’e kam urdhëruar atë ta flasë ose ai që të flasë në emrin e perëndive të tjerë, do të vritet. Edhe po të thuash në zemrën tënde, Qysh do ta njoh atë fjalë që nuk e ka folur Zoti? Kur të flasë ndonjë profet në emrin e Zotit, dhe ajo fjalë të mos dalë, as të mos bëhet, kjo është fjalë që nuk e ka folur Zoti; profeti e foli me madhështi; nuk do t’ia kesh frikën.

Së pari, është me rëndësi se edhe pse Muhamedi pohonte që është Profet sikur Moisiu ai nuk parashikoi asgjë. Kur ra në sprovë për të vërtetuar pohimet e tij se është profet, ai kuptoi se nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Ai ishte përgjigjur se Kurani ishte aq i mrekullueshëm sa që nuk duhej asnjë profeci e tij për ta vërtetuar pohimin e tij.

Mirëpo, konteksti i vargjeve nga Nomi i Dytë që i kemi cituar më sipër, flet qartë se shenjat e profetit të vërtetë janë: (a) se ai profetizon, d.m.th. i parasheh gjërat që do të vijnë; dhe (b) se ato gjëra realizohen në jetë (18:20-22). Vargjet 21, 22 thonë qartë se profeti duhet të profetizojë. Fakti se Muhamedi nuk arriti të bënte profeci fare tregon menjëherë se fjalët nga Nomi i dytë 18:15,18 nuk kanë të bëjnë me të. Profeti duhet të profetizojë, Muhamedi nuk ka profetizuar.

Nga libri i Nomit të Dytë shihen qartë profecitë e Moisiut në lidhje me Izraelin të cilat janë realizuar më vonë. Ato profeci flisnin për dënimet që do t’ua sillte Zoti izraelitëve për idhujtarinë e tyre, përmes zaptimit të tyre nga sirianët dhe babilonasit, dhe pas kthimit në shtetin e tyre, dënimi tjetër që i zuri në vitet 65-70 e.s. kur i okupoi Roma; e pas të cilit okupim hebrenjtë u shpërndanë nëpër tërë botën (Nomi i dytë 28:25-68).

Përveç kësaj, nëse e vështrojmë jetën e Jezu Krishtit në ungjijtë, shihet qartë se profecitë e tij u realizuan, pra Ai ishte profet. Për shembull, tek Mateu 24:1,2, Luka 23:28-31 Jezui profetizoi Shkatërrimin e Tempullit, Rënien e Jerusalemit dhe vuajtjet e hebrenjve gjatë rrethimit të Jerusalemit nga romakët në vitet 65-70 e.s.

Së dyti, nga këto vargje të Nomit të Dytë shihet qartë se profeti që do të zbresë do të jetë izraelit dhe do t’u predikojë hebrenjve – “një profet nga mesi i vëllezërve të tyre… ai t’u flasë atyre të gjitha ato që do ta urdhëroj unë” (v18).

Se shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” u referohet izraelitëve është e qartë nga përdorimi i saj në fragmentet e tjera të DhV (Nomi i dytë 17:14,15; 18:1,2; Gjyqtarët 20:13, 21:6; 2 Sam 2:26).

Disa myslimanë pohojnë së shprehja “nga mesi i vëllezërve të tyre” mund t’u referohet Ismaelitëve (Ismaeli ishte djalë i Abrahamit, prandaj farefis i izraelitëve). Mirëpo, duhet të ceket se izraelitët ishin pasardhës të Abrahamit jo vetëm përmes Isakut por poashtu edhe përmes Jakobit e jo Ismaelit. Pra, kurrsesi shprehja “vellezërve” nuk mund t’u referohet Ismaelitëve. Profeti i profetizuar duhej të rridhte nga izraelitët, pasardhësit e Jakobit.

Pra, profeti i parashikuar nga Moisiu duhej të rridhte nga radhët e popullit të njëjtë – izraelitëve. Muhamedi nuk ishte hebre por arab i cili nuk ishte profet i Izraelit pasi Izraeli nuk ka ekzistuar si komb qysh nga shkatërrimi i Jerusalemit në vitin 70 e.s. Muhamedi u ka predikuar banorëve të Arabisë, rreth Mekës e Medinës. Pastaj, ai kurrë nuk ka folur në emër të Jehovës (v 19). Por, është plotësisht e qartë se Jezui ka qenë hebre dhe i ka predikuar popullit të Izraeli

Zyrtare/ Vojislav Sheshel “non grata” në Kosovë
Vojislav Sheshel, lideri radikal i serbëve, zyrtarisht është deklaruar si person i padëshiruar në Kosovë.

Mediat kosovare posedojnë një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme e nënshkruar me datën 5 prill nga ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm, Petrit Selimi, ku shkruhet se Sheshel është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

Sheshel më 31 mars të këtij viti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për Krime në ish-Jugosllavi.

Edhe Kroacia disa ditë më parë ia ka ndaluar hyrjen e tij në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga autoritetet e Kroacisë.

Disa ditë më parë, Sheshel kishte ironizuar me deklaratën e Selimit duke thënë se nuk kanë bazë ligjore që ta arrestojnë.

E frikshme! Paisjet e palestrës 400 herë më shumë baktere se tualeti

Në një studim të fundit, Fitrated ka mbledhur mostra të baktereve nga 27 paisje që përdoren më së shumti në palestër dhe rezultatet do t’ju lënë pa mend.

Ata kanë zbuluar se një biçikletë e ushtrimeve ka 400 herë më shumë baktere sesa ulesja e tualetit. Pothuajse të njëjtën shumë të baktereve e ka edhe paisja treadmill, shkruan Telegrafi.

Veç këtyre, edhe peshat e lehta thuhet të kenë 362 herë më shumë baktere sesa një guacë e tualetit.

Për t’i shmangur këto baktere, i keni dy mundësi:

– Mos shkoni më asnjëherë në palestër

– Para se t’i përdorni paisjet, pastroni ato me letër antibakteriale, para dhe pas stërvitjes.

Gjithashtu, asnjëherë mos ecni zbathur në palestër./BW/



Prekëse/ Fotoja e fundit e Ida Dervishit me dy fëmijët para vrasjes
Kjo është fotoja e fundit e Ida Dervishit para se të vritej nga bashkëshorti Admiri.

Në foto Ida ka dalë me dy fëmijët djalin 5 vjeç dhe vajzën 10-muajshe.

Sipas të afërmve, 29-vjeçarja ishte shumë e dhënë pas fëmijëve dhe bënte gjithçka për ta.

Ida Dervishi u vra mëngjesin e 6 Prillit nga bashkëshorti gardist, Admir Dervishi./Tv Klan/


Foto+Video/ Enca sipër një demi… duke hapur këmbët, tek gota?!
Një dem, një gotë e madhe sa për të nxënë encën si dhe disa limona fallco që i bëjnë fresk gjoksit të këngëtares së re. Enca Haxhia ka publikuar këngën e saj më të fundit Dreq.

Për më tepër, shikoni fotot dhe videon këtu.


Rrëqebulli kapet në bjeshkët e Rugovës

Krijesa e rrallë dhe në zhdukje, Rrëqebulli Ballkanik, është kapur nga kamerat kurth në Bjeshkët e Rugovës, transmeton “lajmi.net”.

Kjo është hera e dytë që këto kamera të vendosura në male nga kompania “Era Group”, fotografojnë këtë krijesë, e cila kohëve të fundit është vështirë të vërehet, pasi ë është buzë zhdukjes.

Kthesa e madhe, Vatikani pranon divorcin
Papa Françesku publikoi udhëzimet e reja përsa i përket jetës në familje dhe u shpreh se, Kisha duhet të jetë më e hapur ndaj realiteteve moderne.
“Amoris Letisia” apo “Gëzimi i Dashurisë”, quhet Nxitja Apostolike e nënshkruar nga Papa Françesku më 19 Mars.

“Thelbi i saj është mëshira dhe integrimi”,- tha Ati i Shenjtë.

Dokumenti prej 200 faqesh rendit pikëpamjet e Papës mbi jetën familjare, martesën, divorcin dhe rritjen e fëmijëve. Pikërisht divorci ishte risia më e madhe në Nxitjen Apostolike të Papës.

“Askush nuk mund të jetë i dënuar i përjetshëm, sepse kjo nuk është logjika e Ungjillit! – tha Papa Françesku duke iu referuar të divorcuarve.

Ai u bëri thirrje priftërinjëve në mbarë botën të pranojnë të divorcuarit, njerëzit që jetojnë jashtë rregullave të përcaktuara nga Kisha, si edhe të mos diskriminojnë homoseksualët.

Ati i Shenjtë tha gjithashtu se priftërinjtë duhet të jenë më të kujdësshëm ndaj “familjeve të lënduara”./Tv Klan/


Video/ Enca Haxhia VIP-i shqiptar më i ndjekur në Instagram
Enca Haxhia ka arritur të jetë mbretëresha e instagramit me 1 milion ndjekës.

Ajo tha në emisionin “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çani, se, rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme në ditët e sotme.

Madje, ajo e ka profilin e saj të verifikuar dhe mbi të gjitha aty ka vetëm ndjekës dhe adhurues të saj.

Aksidentohet eskorta e Ministrit Bushati në rrugën e Kombit
Sipas informacioneve, ka qenë vetëm njëra ndër makina e eskortës e cila është përplasur, por nuk ka patur dëmtime, përveç atyre materiale. Makina në të cilën udhëtonte Ministri i Jashtëm, Bushati, nuk ka qenë pjesë e aksidentit.

Ministri i Jashtëm dhe njëherazi koordinatori i PS-së për Veriun, po kthehej nga një takim me anëtarësinë socialiste në Kukës, një ditë para referendumit për mandatin e kryetarit të partisë.

Lajmi është bërë publik nga deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, e cila ka shkruar në profilin e saj në rrjetin social.

“Sipas një informacioni qe me erdhi, Ministri Bushati me eskorten e tij kane bere aksident pergjate rruges se Kombit ( ne afersi te Geziqit).

Policia e komisariatit Mirdite eshte ne vendngjarje”,- shkruan Deda në Facebook.

Shkak i aksidentit është bërë lagështira e tepërt në rrugë.

Si pasojë e kësaj, dy makinat e autokolonës janë përplasur njëra me tjetrën.

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar më hollësisht shkaqet reale të këtij aksidenti.




Makina përplas për vdekje 32-vjeçarin, e fluturon 15 metra larg

Dy ditë pas vdekjes tragjike të një biznesmeni 32-vjeçar, Sidharth Sharma u vra në një aksident rrugor, në Delhi, Indi, familja e tij ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentet dhe dinamikën e aksidentit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 8.45 të darkës të hënën kur Sharma, ishte duke kaluar rrugën pranë një shkolle dhe një makinë “Mercedes” e fluturoi 15 metra atë.

Burri, i cili punonte si kreu i zyrës së marketingut në një kompani, u hodh nga makina të paktën 15 metra larg, i plagosur rëndë por më pas ndërroi jetë në spital./BW


Jam minorene, dua 100 mijë euro përndryshe i jap fotot Policisë”

Një vajzë shqiptare e cila punonte si prostitutë në Itali është arrestuar pasi ka shantazhuar një shtetas italian.

E arrestuara Alba Bugjzi, akuzohet për zhvatje pasi kërkoi 100 mijë euro që të mos e denonconte për marrëdhënie me të mitur.

I dëmtuari pasi bëri denoncim në Polici, sqaroi se e kishte takuar shqiptaren në tetor të vitit 2015 në Bolzano.

Pas disa takimesh, 21-vjeçarja i kishte kërkuar 100 mijë euro pasi në të kundërt do ta denonconte në Polici për seks me të mitur, si dhe do t’i paraqiste foto komprometuese autoriteteve, duke pretenduar se ishte nën 18 vjeç.

Pas kësaj, më 8 prill, nën vëzhgimin e Policisë i shantazhuari takoi shqiptaren dhe i dha një shumë parash.

Kartëmonedhat ishin fotokopjuar paraprakisht nga Policia dhe kjo gjë çoi në arrestimin e saj./Panorama/
Kur Presidenca ka më pak vlerë se e shkuara!
Nga Blendi Fevziu

Hashim Thaçi është betuar sot si President i Republikës së Kosovës. Ai bëhet i katërti President i vendit që kur Kosova ka shpallur Pavarësinë, pas Sejdiut që ishte në detyrë në atë kohë, Pacollit që qëndroi vetëm disa javë dhe Jahjagës që u largua sot.

Ardhja e Thaçit në krye të Presidencës nuk ishte as një anomali dhe as një gjest i papritur. Nuk ishte as një devijim nga rrjedha llogjike e gjërave siç ndodhi 5 vjet më parë me zgjedhjen e Jahjagës, që doli si emër surprizë nga zarfi që ambasadori amerikan Dell u la liderëve politikë në dorë. Zgjedhja e Thaçit ka disa mënyra se si mund të shihet dhe disa pasoja.

E para ajo është vijim llogjik i një tradite të Kosovës, sipas të cilës, President i vendit, ose Kryetar, siç e quajnë në Kosovë, është një prej politikanëve ose liderëve më të rëndësishëm politikë në vend. Në vitet pas referendumit të fillim viteve ’90, edhe pse pa njohje ndërkombëtare, President ishte Kryetari i Partisë më të madhe, Ibrahim Rugova. Po ky i fundit u bë Presidenti i parë i Kosovës së lirë, i zgjedhur demokratikisht nga një mazhorancë e dalë nga zgjedhjet e lira.

Më pas President ishte Fatir Sejdiu, por Kryetar i Partisë më të madhe në atë kohë e pas tij Bexhet Pacolli, po ashtu Kryetar i një partie që mbante në këmbë koalicionin qeverisës. Të gjithë persona me personalitet të fortë dhe Thaçi është vijim llogjik në këtë drejtim.

E dyta, zgjedhja e Thaçit, është vazhdim i një karriere normale që herët apo vonë do të çonte në këtë post. Thaçi ka qenë Kryeministër i Kosovës për dy mandate, Kryetar i një prej dy partive më të mëdha për 15 vjet me rradhë dhe më herët drejtor politik i UÇK – së. Ai ka qenë kryetar i delegacionit shqiptar në Rambuje dhe firmosës i marrëveshjes me të njëjtin emër që i hapi rrugë pavarësisë së Kosovës.

Këtu qëndron edhe problemi i tij në raport me historinë. Zgjedhja President është një moment i rëndësishëm në karrierën e tij, por çdo moment që do vijë më pas, përfshi këtë, nuk do arrijnë kurrë peshën dhe përgjegjesinë që ai kishte kur ishte 30 vjeçar në vitin 1999. Çfarëdo vendimi që ai të marrë si Kryetar i Kosovës, nuk do ketë asnjëherë rëndësinë e atij vendimi që ai bashkë me të tjerë mori në Rambuje.

Çfarëdo vendimi që ai të lexojë me solemnitet si President, nuk do ketë peshën që pati leximi i deklaratës së Pavarësisë në Shkurt 2008.

Sado që ai të jetë përfaqësues i unitetit kombëtar të Kosovës si President, asnjëherë nuk do të ketë gjithë konsensusin e shqiptarëve të Kosovës siç e pati atë moment që i kërkoi Parlamentit të shpallte pavarësinë.

Thaçi u betua sot si President në një ceremoni që i kishte munguar Kosovës, në një ceremoni ku mungonte flamuri kombëtar, por ky është vetëm një moment në karrierën e tij. Një moment llogjik i saj, por që në asnjë rast nuk do të mbetet më i rëndësishmi. Sepse Thaçi i takon asaj kategorie personazhesh, që e shkuara, do t’i dominojë gjithnjë të ardhmen…/Opinion.al/


E fshehu për disa ditë, por Anne Hathaway bën publik faktin se...

Pas shumë ditëve në heshtje, më në fund aktorja e famshme Anne Hathaway ka bërë publik lajmin se ajo ka sjellë në jetë një djalë. Ajo ka lindur më 24 mars, por se bashku me bashkëshortin Adam Schulman e kanë bërë lajmin publik vetëm gjatë ditës së enjte.

Ylli i “Princess Diaries” tashmë është nëna e një djali të shëndetshëm. Çifti ka zgjedhur një emër tepër tradicional për fëmijën e tyre të parë, duke e quajtur atë Jonathan Rosebanks Shulman.

33-vjeçarja dhe Schulman janë martuar në një ceremoni në shtator 2012, ndërkohë që ishin në një lidhje që prej vitit 2008.



Pse u rrëzua helikopteri? Detajet e reja dhe ora e gjetur e Deliajt
“Report Tv” zbardh detaje të reja nga hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë, për shkak të të cilit mbetën të vdekur, dy pilotët kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari Gerald Baramuça.

Burime të grupit të hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Policisë së Shtetit, thanë se, nga hetimi është ngritur dyshimi se helikopteri është rrëzuar nga një problem në motorin e tij.

Burimet thanë se, ky dyshim është ngritur bazuar në këqyrjen e helikopterit por edhe në dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes.

Ekspertët kanë ngritur dyshimin se, ky problem ka shkaktuar edhe mosfunksionimin e helikës së helikopterit, e përbërë kryesisht me fibër karboni. Po kështu sipas burimeve, është përjashtuar deri në këtë moment të hetimit, gabimi njerëzor i pilotëve.

Sipas të njëjtave burime, helikopteri ka nisur të humbë lartësi dhe kur ka qenë afërsisht 20 apo 30 metra mbi liqen, ai është mënjanuar.

Në këtë kohë ushtari profesionist Gerald Baramuça është hedhur nga helikopteri, ndërsa ai ka vijuar të fluturojë për inerci edhe shumë metra më tej.

Ndërkaq të premten dhe të shtunën ekspertët e ushtrisë dhe të policisë, kanë bërë një përpjekje për të nxjerrë helikopterin me jastëkë ajri, ose me një helikopter tjetër.

Ky proces është bllokuar nga kompania “Eurocopter” gjatë ditës së premte, me qëllim që ata të jenë të pranishëm gjatë këqyrjes dhe gjatë procesit të nxjerrjes dhe gjatë veprimeve të tjera ekzaminuese.

Ndërkaq, gjatë kësaj të shtune qe e pamundur kryerja e veprimeve në ujë, për shkak të dallgëve të liqenit dhe më pas për shkak stuhisë që shpërtheu.

Gjatë kërkimeve dhe kontrolleve të kryera gjatë këtyre dy ditëve, nga ekspertët e Policisë dhe Ushtrisë është bërë e mundur të nxirret nga fundi i Liqenit një ndenjëse që ishte e zhytur në thellësi, dhe e disa pjesëve të tjera të helikopterit.

Ato kanë qenë kryesisht veshje fibrash, apo pjesë të tjera të shpërndara të helikopterit në një perimetër prej rreth 60 metrash.

Po kështu ekspertët kanë pohuar se helikopteri ndodhet i përmbysur në liqen me helikën poshtë dhe me slitat mbi ujë.

Mes sendeve të gjetura, grupi hetimor ka administruar edhe orën e dorës së Floran Deliajt, e cila sipas burimeve edhe tri ditë pas aksidentit e tregonte kohën me saktësi.
Video/ Enca Haxhia më shkoi jeta duke konsumuar veçse... pula

Enca Haxhia ka thënë për “Zonë e Lirë” me gazetarin Arian Çani, se, shkon çdo ditë në palestër për të mbajtur trupin të tonifikuar, ajo pothuajse ka konsumuar gjithë jetën e saj mish pule.




Foto/ Scarlet tregon edhe një herë sharmin e saj të parezistueshëm

Aktorja e suksesshme Scarlet Johansson do të dalë në ballinën e revistës ‘Cosmopolitan’ në muajin e ardhshëm.

Ajo në këtë numër të ri të revistës do të shpalosë shumë gjëra nga jeta personale. Ajo ka zbardhur fakte rreth lidhjes me babin e vajzës së saj, me të cilin tashmë është ndarë por që siç ka thënë ajo, ishte lidhje konsumuese dhe shumë negative.

Por 31-vjeçarja ka dëshmuar se, asgjë nuk mund ta ndalë së qeni në formë dhe seksi.

Me këto fotografi ajo ka dashur të tregojë se, njeriu duhet të qëndrojë i fortë përballë sfidave që mund të vijnë në jetë./ORAinfo/

Polemika/ Djali i Toto Rina-s, intervistë për Bruno Vespën në RAI
Në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një interviste që Giuseppe Salvatore Riina djali i mafiozit të burgosur Toto Riina dha për televizionin publik RAI në emisionin shumë të ndjekur “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa.

Toto Rina akuzohet për të paktën 150 vrasje të urdhëruara prej tij mes të cilave dhe ajo e prokurorëve Govani Falcone dhe Paolo Borselino.

I biri sapo ka botuar një libër për të atin. Ai nuk shprehu pendesë për ato që akuzohet i ati dhe se për mafian dhe se është “gjithçka dhe asgjë”. Ai vetë është i dënuar me burg nga 8 në 10 vjet dhe i liruar para pak kohësh.

I pari që reagoi ishte vëllai i prokurorit të vrarë Paolo Borselino. Ai u tha gazetarëve “më erdhi për të vjellë kur e pashë atë intervistë”.

Ai tha i ishin hapur plagë të vjetra. Një pjesë e madhe e opinionit publik italian tha se, intervista të tilla “fyejnë martirët”. Drejtuesit e RAI-t u thirrën menjëherë të dëshmojnë përpara Komisionit Parlamentar të Antimafias.

Pati edhe librari që e kanë refuzuar ta shesin librin e djalit të mafiozit më famëkeq të Italisë, si ajo në foton më poshtë.

Edhe në Shqipëri pak kohë më parë shkaktoi polemika të shumta intervista nga qelia e moderatorit Ardit Gjebrea, me vrasësin e një vajze të re dhe nënës së saj./©lapsi.al/

Gjëra që ndodhin përherë në seks, por… për të cilat nuk flet askush
Të gjithë njerëzit bëjnë seks, disa më shpesh, e disa më rrallë. Në përgjithësi, ne e mendojmë seksin sikur në filma, ku seksi në dush është diçka shumë erotike, dhe ku nuk ka zhurma apo momente të çuditshme. Mirëpo, ka shumë momente gjatë seksit që janë qesharake, të çuditshme.

Telegrafi i sjell disa nga këto momente, me të cilat jeni të familjarizuar të gjithë.



Hapësira e lagur

Këtë e dini të gjithë. Pas seksit, në çarçafë? Që të dy e dini se është një pjesë e lagur dhe e injoroni, bëheni sikurse nuk është aty. Epo, është aty.



Kur vendosni t’i ndërroni pozicionet, e që të dy mendoni pozicione të ndryshme

“Oh ti mendove atë pozitë…”



Ish-i në mendime…

Kjo na ndodh të gjithëve. Nuk është diçka ‘personale’, mirëpo është normale që herë pas here të ju vijë në mendje ish i dashuri apo e dashura./Telegrafi/



Video/ Seks LIVE në TV. Britanikët thyejnë tabunë...
Në Britaninë e Madhe është thyer tabuja e seksit në TV.

Për herë të parë është transmetuar pjesa e parë e emisionit “Sex Box”.

Programi konsiston te një çift që futet në një kuti dhe bëjnë seks LIVE.

Nuk kanë munguar edhe disa skena të nxehta në TV.



Shpërthen Kastro Ziso: Mallkuar qofshin mjekët shqiptarë...!
Kantautori Kastro Ziso, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, ka shpërthyar në tërbim dhe mërzi kundër mjekëve shqiptarë të QSUT-së, por dhe kundër gjithë sistemit mjekësor në shqipëri.

Ai u ka bërë vetëm një “urim” mjekëve dhe sistemit shëndetësorë: “Mallkuar qofshin mjekët dhe mallkuar qoftë i gjithë sistemi i shëndetësisë shqiptare! I zënçin hakat e nënës time dhe i të gjithë atyre grave dhe njerëzve që kanë vdekur për derman në këto spitale”!

Këto mallkime i ka bërë duke rrëfyer në studion e Arian Çanit në “Zonë e lirë”, humbjen e nënës pak ditë më parë nga një sëmundje e rëndë.

Sipas Kastros, faji në këtë pjesë është edhe i politikës dhe qeverive.

Ai ka thënë se, “ky sistem është i kalbur dhe i mallkuar. Të gjithë derrat një turi kanë, dhe siç hanë lëkurat e shalqinit mund të hanë aty për aty edhe foshnjën e tyre. Nuk bëjnë dallime”.

Më tej këngëtari ka treguar edhe aspekte nga jeta e tij me nënën.

“Shumë herë kam gabuar. Pata përshtypjen sikur kisha gabuar në cdo gjë kur ajo ishte në ditët e fundit. Unë kam gabuar shumë dhe ajo më ka mbështetur gjithmonë”- tha ai.

Ai tregoi se nëna e tij u nda nga jeta parakohe në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e keqe.

“Isha përgatitur pasi e dija lajmin për sëmundjen e saj, por nuk ka përgatitje për humbjen e nënës. Njeriu është i prirur të mos e afrojë vdekjen. Unë nuk kam besuar kurrë në ferr apo parajsë, por kur të vdes nëna beson vetëm në parajsë”,- tha Kastro i përlotur.

Kastro tha se tashmë jeta e tij ka ndryshuar shumë.

“Jeta tani më ka ndryshuar shumë. Përveç dhimbjes, por kam ndryshuar sepse humbja e nënës qenka shumë e rëndë”- tha ai.

Video/ Enca flet tek Çani për shtatëzaninë e saj

Enca e cila ka publikuar videoklipin ‘Dreq’ ka rrëfyer emocionet në ‘Zonë e Lirë’ në televizionin Klan. Tha se gjatë kohë sa është në përgatitje të klipit i duket sikurse të jetë shtatzënë.

“Nuk i kam provuar dhimbjet e lindjes por më duket sikur jam shtatzënë sikur simptomat e shtatzënisë para se të dali klipi”,- tha Enca.

Po, pasi del klipi?

“Kur del është një fëmijë i rritur edhe thua se i paska ngjarë mamit”, theksoi këngëtarja.

E pyetur nga Arian Çani për krahasim të mediave se është pornostare, ajo u shpreh në mënyrë kontraverse. “Shqiptarët ose po shikojnë shumë porno… ose duhet të shikojnë më shumë porno”.

“Unë nuk jam e para këngëtare që i bëj këto gjëra. Mediave faleminderit për publicitetin”,- u shpreh Enca.
Foto/ Ja kush është Zonja e Parë e Kosovës

Ka 19 vite që i qëndron përkrah presidentit të sapoemëruar të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Zonja e parë e shtetit, Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ndonëse ishte martuar në një periudhë të vështirë me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçin, kur ai ishte një i përndjekur politik për shkak të angazhimit dhe bindjeve të tij politike, ajo i qëndroi gjithnjë afër duke e përkrahur në rrugën që kishte zgjedhur.

28 korriku i vitit 1997 ishte dita kur ata kurorëzuan dashurinë dhe së bashku kanë 19 vite martesë.

Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçit, asokohe i ishte dashur që përkohësisht të vendosej në Zvicër për shkak të dënimit me 10 vite burgim në mungesë nga regjimi serb. Ceremonia e martesës së tyre ishte e pamundur që të zhvillohej në Kosovë, prandaj zonja e parë i ishte bashkuar Thaçit në Zvicër, i cili pas pak kohësh ishte rikthyer në Kosovë për t’u bërë pjesë aktive e luftës së UÇK-së.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish