Ju jeni raportuesi në hije i rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila nuk pati vëmendjen e duhur gjatë aprovimit në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian, duke qenë se aprovimli i saj ndodhi ditën e shpërthimeve terrorriste në Bruksel. Cili është mesazhi kryesor që përçon kjo rezolutë?
Eduard Kukan, eurodeputet: Rezoluta për Shqipërinë ka për qëllim inkurajimin e palëve për të vazhduar përgatitjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Jam i kënaqur me përmbajtjen e rezolutës dhe besoj, se se do ta aprovohet ne seancën plenare javën e ardhshme pa ndryshime.
Ju keni prezantuar dy amendamente. Një prej tyre ka të bëjë me lirinë e shtypit. Nuk jemi mësuar t’ju dëgjojmë të ndërhyni për këtë çështje. Pse insistuat për këto amendamente?
Eduard Kukan, eurodeputet: Njëri prej amendamenteve ka të bëjë me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim në një mendje me zotin Fleckenstein për këtë, ndërkohë që ne jemi përgjithësisht dakort mbi gjithçka. Unë e pashë të rëndësishme të insistoja mbi këtë, sepse versioni i proçedurës për emërimin është aprovuar katër vite më parë me insistimin e partisë socialiste. Dhe tani është pikërisht partia socialiste që e ndryshon këtë. Amendamenti u aprovua dhe jam i kënaqur për këtë. Ai shpreh shqetësimin për emërimin e drejtorit të RTSH-së, pasi nuk është korrekte që të ndërrohen gjërat në varësi të faktit nëse je në opozitë apo mazhorancë. Çdo qeveri duhet të mësojë që parime të tilla nuk vlejnë vetëm gjatë mandatit qeverisës, por ato kanë jetëgjatësi përtej mandatit qeverisës.
Ju do prezantoni një amendament të ri në seancën plenare. Pse?
Eduard Kukan, eurodeputet: Unë do të prezantoj një amendament lidhur me paragrafin për refomën zgjedhore. Ky amendament do të përforcojë gjuhën e përdorur në rezolutë sipas të cilës, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje të lira dhe të ndeshme në Shqipëri, që të njihen nga të gjithë dhe që të konsolidojnë situatën e brendshme në Shqipëri.
Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur një rol të pamohueshëm si ndërmjetësues të ligjit për dekriminalizimin. Pika kyçe aktualisht mbetet zbatimi i këtij ligji. Si po shkon zbatimi në këndvështrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetësim për rastin Prenga. Ju ç’mendoni ?
Eduard Kukan, eurodeputet: Raste të tilla janë të papranueshme. Fatmirësisht, zoti Prenga nuk merr më pjesë në punimet e Kuvendit, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë të pranohej kjo situatë. Por të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit, janë aty që situata të tilla të mos përsëriten. Nuk duhet të ketë më persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare. Shoh që tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do të insistojë që ky ligji të zbatohet tërësisht, që të mos ketë më përsëritje të rasteve të tilla, që janë thjesht të papranueshme në këndvështrimin e BE-së.
Reforma në drejtësi është parësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Edhe komisioneri Hahn gjatë dialogut të nivelit të lartë në Tiranë theksoi, se marrëveshja për këtë reformë mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Besoni se do ketë marrëveshje?
Eduard Kukan, eurodeputet: Atë që shoh, se të dyja palët janë dakort për rëndësiën e aprovimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Secila palë e sheh ndryshe këtë reformë. Ky është problemi, por besoj, se ata janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e reformës. Tani që kemi rekomandimin e Komisionit të Venecias, që njohim qëndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA-ve, nuk mbetet tjetër përveçse dakortësia. Nuk mund ta imagjinoj që kjo reformë të mos aprovohet dhe të mos zbatohet. Hapi që duhet hedhur tani është marrëveshje midis palëve. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Forcat nga jashtë nuk mund të bëjnë më shumë. Ju ju referuat komisionerit me të drejtë, që reforma e drejtësisë, mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtraësimit. Kjo nuk do të thotë që kjo do të ndodhi automatikisht. Mos më pyesni, nëse në rast se kjo reformë fillon të zbatohet, atëherë a do të ketë Shqipëria një datë për hapjen e negociatave ? Ajo që mund t’ju them, se është e qartë që pa këtë reformë, nuk është realiste të flitet për hapin e ardhshëm të integrimit europian./abc news/
Papa takon vajzën që së shpejti do të humbasë dëgjimin e shikimin
Papa Françesku ka përshendetur Lizzyn, vogëlushen nga Ohio që në moshën 6vjeçare është e destinuar të bëhet e verbër dhe e shurdhër për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike.
Papa iu afrua të voglës, duke ia vendosur dorën në sy e duke shkëmbyer disa fjalë me të dhe familjen e saj, raporton “ANSA”.
Vajza është prekur nga sëmundja e “Usher” e tipit 2, që të privon në mënyrë progresive shikimin dhe dëgjimin.
Ajo realizoi tashmë ëndrrën e saj për të parë Romën e për t’u njohur me Papën, bashkë me prindërit dhe motrën./Revistawho/
Pse Edi Rama akuzoi dje, për vjedhje “floriri” Ilir Metën?
Nga Kreshnik Spahiu
Dje gjatë një debati në “TV KLAN” gazetari Artan Hoxha tërthorazi denoncoi një “politikan” të mazhorancës që ka konvertuar floririn e “vjedhur në Krrabë” me 70 milionë paund pasuri të patundeshme në Britaninë e Madhe.
Sot disa portale pranë qeverisë po publikojnë me sponsorizim lajmin duke e shoqëruar me fotot e Ilir Metës të larë në flori dhe ku drejtpërdrejtë e akuzojnë se ai është i përfshirë në pastrim parash në Londër!
Po pse pikërisht dje dhe pse Edi Rama e sulmoi për herë të pestë Ilir Metën, duke hedhur gurin dhe fshehur dorën?
1) Edi Rama sponsorizoi dhe negocoi me “Top Channel” “përgjimin” Meta-Prifti në Janar 2011.
2) Edi Rama me deputetët e tij ndërtuan akuzën për tentativë vrasje ndaj Tom Doshit në 2015.
3) Edi Rama me SOROS publikoi kontratat e DIA me CEZ dhe akuzuan Ilir Metën për 100 milion euro rryshfet.
4) Edi dhe Ina Rama risollën në publik tre muaj më parë përgjimet e Ilir Metës për sponsorizim fushate me Kastriot Ismailajn të bëra që në vitin 2008.
5) Dje sërish Edi Rama i rinxori një histrori 15 vjeçare disi të harruar për vjedhjen e floririt të Krabës duke përhapur informacionin se Ilir Meta zotron 70 milion paund pasuri të patundshme në Londër.
Po pse pikërisht dje?
Sepse “Panama Papers” dhe shërbimet inteligjente e kanë paralajmëruar Edi Ramën se, do i publikohen kontratat e offshoreve dhe pasurive të tij në SHBA, të filtruara nëpërmjet “Paradise Tax” të Panamasë.
Tërmeti global i shkaktuar nga publikimi i emaileve të “Panama Paper” paralajmëron revolta popullore dhe revolucione në disa shtete. Populli islandez e ndezi zjarrin i cili do përhapet kudo.
Edi Rama kishte vetëm një rrugë që baltën dhe turpin tja hidhte partnerit dhe aleatit kryesorë, për të bindur opinionin shqiptar dhe ndërkombëtar se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta.
Duke inskenuar legjendat e floririt të Ilir Metës me blerje hotelesh në Londër ai po synon të spostëjë vëmendjen e publikut nga 200 milion eurot e tij tek historitë e Ilir Metës.
Po deri kur Iliri do e durojë skuthin Edi Rama dhe thikat që ai i ngul sistematikisht pas shpine?
Gjithsesi kjo është çështje e Ilir Metës.
Pyetja më saktë duhet ti bëhej shqiptarëve: Sa shekuj larg popullit islandez jeni?
Video/ Drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i urbanit
Policia Rrugore e kryeqytetit ka vënë në pranga një shofer autobusi i cili u kap teksa drejtonte mjetin e transportit publik në gjendje të dehur.
Shoferi i arrestuar është i linjës së Tiranës së Re, ndërsa pas testit të alkoolit me pajisjen speciale, rezultoi në masën 0.7%, sasi kjo shumë e lartë dhe tej normave të lejuara.
Kohët e fundit rrugorët e Tiranës kanë shtuar kontrollet për drejtuesit e mjeteve të transportit publik, si dhe automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.
Në jo pak raste drejtuesit e mjeteve të transportit publik janë përfshirë në aksidente duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Foto/ Ja kush ishte ekuipazhi i ‘EC-145’ që ra në liqenin e Shkodrës
Misteri po vazhdon të mbulojë rrëzimin e helikopterit të Forcave të Armatosura në Malësi të Madhe. I pyetur për këtë gjë, shefi i Shtabit të Përgjitshmë të Ushtrisë, Jeronim Bazo u shpreh se është duke vazhduar hetimi.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij, ndërsa dëshmitarë thonë që kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas helikopteri ka rënë, ndërsa burime zyrtare paraprakisht, flasin për një defekt teknik.
Por ajo që binte në sy nga të dhënat e derimëtanishme është mosha e re e ekuipazhit që ishte në drejtim të helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Dy pilotët që ndërruan jetë janë, Donald Hoxha dhe Florian Deliaj, ndërsa i plagosur mbeti ushtari profesionist, Gerald Baramuça.
*Donald Hoxha
Donald Hoxha, piloti që humbi jetën sot në aksidentin tragjik pranë Malësisë së Madhe, duket në foto djathtas me uniformën e togerit. Në ktah të tij. Ai ishte një pilot i ri në Forcat e Armatosura Shqiptare, i trajnuar dhe shkolluar jashtë vendit dhe mbante gradën e Togerit.
*Floran Delia
Floran Delia është piloti i cili humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë ajror të ndodhur në fshatin Grizhë të Shkodrës. Siç shikohet edhe nga foto, Delia, ka mbuluar detyrën e Kapitenit të Parë. Ai ishte i martuar, baba i dy fëmijëve dhe ishte me origjinë nga Radomira e Dibrës.
Gerald Baramuça
Gerald Baramuça, me detyrë ushtar profesionist, është i shpëtuari i aksidentit të sotëm ajror të ndodhur në liqenin e Shkodrës në fshatgin Grizhë të Malsisë së Madhe.
Helikopteri “EC- 145” u rrëzua në liqenin e Shkodrës me tre persona të ekuipazhit në bord. Janë ende të pazbardhura shkaqet e aksidentit.
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 1.5%
Një tjetër minimum historik shënohet për normën bazë të interesit të lekut.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ulur nga 1.75 në 1.5%, interesin e lekut me qëllimim stimulimin e kredisë dhe konsumit.
Ky është një lajm i hidhur për ata që kanë depozita, pasi interesi vjetor që japin bankat për kursimet në lek do të vijojë të bjerë, ndërsa synohet të lehtësohen interesat e kredive.
Guverantori i Bankës Qendrore, Gent Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës në mbledhjen e radhës, vendosi këtë masë, pasi mori në shqyrtim Raportin e Politikës Monetare dhe u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre.
Kjo është hera e 15-të rresht, që Banka Qendrore ul interesin e lekut, por me gjithë lëvizjet e saj, sërish kredia vijon të jetë në rënie dhe interesat e saj mbeten në nivele të larta.
Kjo levizje vjen për arsyen se paratë e konsumatorëve dhe bizneseve të investohen në ekonomi dhe të mos rrinë të mbyllura në banka.
Pemët mbrapa Pallatit të Kulturës, kthehen në banjo publike
Ta nisësh mëngjesin me një pamje të tillë nuk është e këndshme për asnjë. Disa mund të irritohen e disa të tjerë mund ta marrin më lehtë, madje mund të fillojnë të tallen duke thënë “gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tiranë”.
Fotoja ka ardhur nga raportuesit tanë dhe siç shihet në foto një burrë në mes të Tiranës, konkretisht mbrapa Pallatit të Kulturës ka kryer nevojat personale pa u shqetësuar se është hapësirë publike apo që ndodhet në vëmendjen e syve të habitur të kalimtarëve.
Nëse nuk e keni parë live këtë burrë, ne ju themi mos ti bëni “zoom” fotos, në mënyrë që dita juaj të mos nisë kaq “këndshëm”.
Ja si ndyshon stadiumi “Skënderbeu”
Fshati Olimpik në Korçë pritet të marrë jetë së shpejti, pasi bashkia e këtij qyteti ka derdhur këstin e parë për zhvillimin e punimeve, në një nga bankat e nivelit të dytë të qytetit, e kjo shumë shkon në vlerën e 5 miliard lekëve raporton “Panorama Sport”.
Nga ndërtimi i fshatit olimpik pritet të ketë ndryshime edhe stadium “Skënderbeu” i cili do të ketë një kapacit të ri prej 9500 vendesh.
Punimet për ndërtimin e fshatit olimpik pritet të nisin më 18 prill, e faza e ndërtimit të tij do të kalojë në 3 faza, ndërkohë që për momentin ka kaluar fondi për fazën e parë të punimeve.
DETAJE PËR FSHATIN OLIMPIK- Sipërfaqja e përgjithshme e kompleksit sportiv prej 163.000 m2 përfshin: 52.000m2 sip. të gjelbër, Hotel me sip. 7000 m2, me kapacitet 126 dhoma; Restorant, dyqan sporti, dy salla konferencash.
Fushë atletike me sip. 7000 m2, 4 fusha volejbolli dhe basketbolli me sip. totale 1600 m2; 4 fusha tenisi me sip. 1000 m2; 3 fusha minifutbolli me sip. 2400 m2.
Një sallë gjimnastike me sip. 1500 m2 dhe kapacitet 300 vende; një sallë për lojrat me dorë sip. 1500 m2 dhe kapacitet 300 vende; një palestër peshëngritje me sip. 2800 m2 dhe kapacitet 1200 vende.
Një poligon qitjeje me sip. 2000 m2, stadium me sip. 22000 m2 dhe ambjente mbështetëse me sip. e 1200 m2 si dhe kapacitet 9500 vende;
Stadium atletike me sip. 14500 m2, një pishinë të mbyllur me sip.
4400 m2 dhe kapacitet 1.300 vende
Dy qendra fizioterapie me sip. 920m2, një godinë administrate me sip. totale 4000 m2, tre zona parkimi (një nën toke, një në katin e parë dhe një e tretë për hotelin) me sip. 7000 m2 dhe kapacitet 1500 vende.
Kompleksi sportiv ndodhet vetëm 500 m larg qendrës së qytetit të Korçës.
Video/ “Kosheret me bletë” hapen në ashensor, ja reagimi i njerëzve
Një kamera e fshehtë mjaftë komike tregon reagimin e njerëzve të ndryshëm, kur brenda një ashensori bashkë me ta futet edhe një bletërritës me disa “koshere” kartoni dhe befas ato i hapen dhe dalin...
Shikoni videon:
Ja karikatura e ditës...
Personazhi kryesor i karikaturës së ditë është Luis Suarez.
“Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës, ku personazhi kryesor është Luis Suarez.
Ky i fundit arriri që ta përmbys rezultatin e Atletico Madridi, të cilët avanconin me rezultat 0:1 me golin e Fernando Torresit./Express/
Pse Kallashit ia lidhin duart para se të bëjnë seks me të?
Vazhdimisht provokon me foto. Edhe këtë herë ka vepruar në mënyrë të njëjtë. Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi” ka publikuar një foto në të brendshme e me duar të lidhura me pranga. Jo më larg se dje ajo nxori një foto duke kryer marrëdhënie seksuale në dush, ndërsa sot na tregon se bën edhe lojëra preliminare para seksit.
Video/ “Panama Papers” përfshin edhe korçarin Ilir Vrenozi...
Nuk kish se si t’i shpëtonte megaskandalit financiar “Panama Papers” edhe një figurë e njohur si korçari Ilir Vrenozi, i cili siç deklaron edhe vetë, është shumë i shqetësuar për këtë çështje dhe se ka pasur edhe një bisedë me Obamën, pikërisht për të sqaruar këtë punë...
“Temen e semes, dhe Obama me thumboi.... per ate muhabetin e ‘Panama Papers’”,- thotë Vrenozi.
Shikoni Videon:
07/04/2016/........................
Piloti Deliaj përshëndeti familjarët në Radomirë para rënies me helikopter
Njëri nga pilotët që humbën jetën dje në aksidentin tragjik ajror, kapiteni Florian Deliaj fluturoi për herë të fundit mbi vendlindjen e tij në Radomirë para se të përplasej në liqenin e Shkodrës.
Banorët tregojnë se helikopteri ishte shumë ulët dhe kapiteni Deliaj i përshëndeti të gjithë. Helikopteri bëri dhe një kthesë dhe ka qënduar pak kohë sipër banorëve që e përshëndesnin me dorë.
Sipas dëshmitarëve, ka qenë ora 12:42 kur helikopteri u largua nga hapësira mbi vendlindjen e tij. Nga aksidenti ajror humbën jetën kapiten Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, kurse mbeti i plagosur ushtari profesionist Gerald Baramuçën.
Horror në Itali, pitoni gllabëron pronarin e tij...
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Italia. Në qytetin e Lodit, në Lombardi, një piton ka mbytur dhe gllabëruar të zotin e tij.
Mbrëmë natën, një burrë që gjendej në apartamentin e tij në katin e dytë të një shtëpie të madhe, fillimisht është shtrënguar dhe më pas gëlltitur nga nga gjarpri i tij I dashur, një piton i gjatë mbi 10 metra.
Fabio Pace, 50 vjeç, jetonte i vetëm në apartament pas divorcit me bashkëshorten. Divorc i cili kishte ardhur pikërisht prej gjarprit, që duket se burri e donte më shumë se gruan .
Gjarpri, i kapur në mënyrë të jashtëligjshme në Kinë, është një nga më të rrezikshmit në qarkullim.
Sherr në Kuvend/ Paloka tenton të godasë Braçen, ofendoi Berishën
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka tentouar që të godasë në Parlament deputetin e PS-së, Erjon Braçe, të cilin e ka shpëtuar vetëm ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Gardës, që kanë shmangur goditjen.
Sherri mes dy deputetëve erdhi në kohën kur deputeti i PS-së, Erjon Braçe, kishte marrë fjalën dhe po rreplikonte nga foltorja e Parlamentit me deputetin Sali Berisha, të cilit i është drejtuar më një mori epitetesh dhe ofendimesh, si qen, buçe, plakush etj.
Por retorika ka degjenuar në ofendime dhe mandej deri në rrezikun e një përplasjeje fizike, duke bërë që Kryeparlamentari Meta të kërkonte ndërhyrjen e Gardës së Kuvendit dhe të pezullonte seancën për një kohë të pacaktuar.
Gjatë kësaj situate edhe mediat kanë ndërprerë transmetimin duke u nxjerrë jashtë sallës së Kuvendit.
Dëshmitari: Dëgjova shpërthim para rrëzimit. Çfarë pashë kur arrita te helikopteri
Isha duke punuar në arë, kur dëgjova një zhurmë të fuqishme. Pashë një helikopter, ndërsa pata përshtypjen se piloti po bënte ulje të pakontrolluar nga piloti. Në ajër pati një shpërthim dhe një avari, helikopteri përfundoi në liqen. Në momentin e rrëzimit, unë dhe disa banorë të tjerë të zonës dëgjuam thirrjet për ndihmë të pjesëtarëve të bordit.
Notova në liqen për 200 m dhe së bashku me një bashkëfshatar tjetër shpëtuam një ushtarak (Gerald Baramuça), i cili ishte plagosur”.
Kështu deklaroi dje Besnik Cenaj, nga fshati Grizhë i Malësisë së Madhe.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Cenaj tha se, i plagosuri i foli në gjuhën serbe, pasi mendonte se helikopteri kishte rënë në ujërat malazeze.
Ndërkohë, dëshmitari okular i ngjarjes pohoi se, i plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës nga një banor tjetër i zonës, Bari Ajazi.
Z.Cenaj, çfarë bëtë ju në momentin kur helikopteri ra në ujërat e liqenit të Shkodrës?
U afrova për të marrë një varkë që t’u vija në ndihmë personave që ishin në helikopter, por ishte e mbyllur me çelës. U hodha në ujë dhe kam notuar afro 200 m. Sapo u afrova, pashë një person të plagosur mbi ujë që kërkonte ndihmë. Më vonë mësova se ishte Gerald Baramuça. Për fatin e mirë erdhi me varkë një bashkëfshatar i imi, Xhili. Ne e hipëm në varkë të mbijetuarin dhe e nxorëm në breg, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit kishin vdekur.
Ku ishte plagosur piloti?
Njërën plagë e kishte në kokë dhe tjetrën në krahun e djathtë, nëse nuk gaboj.
Ai kishte pësuar fraktura të mëdha dhe bërtiste nga dhimbjet. Komunikove me pilotin?
Po, e pyeta se si kishte ndodhur ngjarja, ndërsa ai më foli në gjuhën serbe, pasi siç duket, kujtonte se kishte rënë në ujërat malazeze. Kishte humbur vetëdijen dhe fliste përçart. Thoshte vetëm: ambulanca, ambulanca.
E pyetët atë nëse kishte persona të tjerë në ekuipazh?
Po, e pyeta, dhe ai me gjysmë zëri më tha vetëm ‘po, por dil shpejt sa nuk ka ndodhur shpërthimi’.
Kë njoftuat më pas?
Njoftova gruan dhe kunatën, të cilave u thashë që të merrnin policinë dhe ambulancën, pasi një helikopter kishte rënë në liqen.
Dini gjë se për çfarë kishte qenë duke pilotuar aty helikopteri, meqë ju i dhatë ndihmën e parë të plagosurit?
Unë dëgjova nga një bashkëfshatar i imi, se një helikopteri i ngjashëm me atë që u rrëzua ka pilotuar që në orët e para të mëngjesit. Madje kishte pësuar avari dhe kishte bërë ulje të detyrueshme në zyrat doganore, që ndodhen në dalje të Shkodrës, për faktin se aty është një hapësirë e madhe. Pilotët i kishin bërë shërbim motorit dhe pas disa orësh janë ngritur për fluturim. Unë në fakt gjatë ditës kam dëgjuar zhurmë helikopteri, por nuk ia kam vënë mendjen.
Video/ Rëzimi i helikopterit, dyshime për cilësinë e karburantit
Vonesat në nxjerrjen e shkaqeve të rrëzimit të helikopterit EC 145, me numër bordi 637, po i shtojnë aludimet. Ishte defekt teknik apo pakujdesi e pilotit të shpallur me shpejtësi dëshmor? A ishte i ngarkuar mbi kapacitetet? A kishte sasinë e duhur të karburantit dhe a ishte karburanti brenda standardeve të cilësisë?
Të gjitha këto pyetje ngrihen mbi bazë indiciesh dhe jo të dhënash të provuara. Një gazetar i Shkodrës shkruajti në rrjetet sociale se helikopteri po transportonte mermer për shtëpinë që Ministrja e Mbrojtjes po ndërton në Vermosh.
Nga Ministria nuk ka patur ndonjë reagim për këtë të dhënë-akuzë, që nëse do të vërtetohet, do të përbënte një prej skandaleve më të mëdha në historinë e Forcave të Armatosura. Ministrja Mimi Kodheli, u pa e nervozuar kur kamerat e fokusuan në spitalin e Shkodrës dhe shmangu komentet.
Më të forta bëhen dyshimet mbi motivet e aksidentit, ku humbën jetën dy pilotë dhe u plagos një ushtar profesionit, kur dëgjon një fjalim të mbajtur nga deputeti Gent Strazimiri një vit më parë në parlament, të cilin “lapsi.al” po e sjell në videon e mëposhtme.
Strazimiri akuzon Ministrinë e Mbrojtjes për tenderin e karburantit, jo vetëm për shumat e shpenzuara, për të cilat hedh dyshime për korrupsion, por edhe për cilësinë e karburantit.
Ai paralajmëron se, kushtet e ruajtjes së karburantit do ta bënin atë të papërdorshëm dhe të rrezikshëm, aq sa të bëheshin edhe shkak për aksidente.
“Ju shkon puna deri atje saqë nuk pyesni as për kokën tuaj. A luhet për para, a luhet me karburantin e helikopterit që ti vetë e përdor dhe ha kokën nesër? Kanë bërë një parapagim 200 mijë litra karburant për helikopterët, sigurisht kanë vonuar një tender, gojët e këqija thonin se donin 300 lekë për litër fitim. Negociatat kanë zgjatur aq shumë, saqë kur është firmosur kontrata ishte krejtësisht e pazbatueshme.
Atëherë çfarë bëjmë? Ai japim të gjithë fondin, për të gjithë sasinë 200 mijë litra, në një kohë kur kapacitete magazinuese ke vetëm për 80 mijë litra. Dhe janë kapacitete magazinuese specifike për këtë lloj karburanti, sepse përbëhen nga një material tjetër. Jo! Kanë marrë aq sa mbajnë fuçitë e regjimentit të Farkës dhe pjesën tjetër e kanë depozituar diku në Lushnje, e kanë lënë gjithësesi jashtë kushteve teknike, në depozita metalike, çka e bën atë karburant, dhe do të mbash përgjegjësi nëse ndodh një aksident i tillë, të papërdorshëm. Të paktën kryeministrit t’ia kishe thënë se edhe ai hipën herë pas here. T’i kishte dhënë nga xhepi ato 200 milionë lekë që ke fituar për atë punë. Të paktën të ruante kokën”,- thotë Strazimiri.
Kjo fjalë e tij, e siguruar nga “lapsi.al”, duket si një kronikë e paralajmëruar. Ai ngre një shqetësim që ka të bëjë me sigurinë e këtyre mjeteve, të pilotëve, efektivëve të forcave të armatosura madje edhe zyrtarëve që i përdorin.
A ishte karburanti i përdorur nga helikopteri EC 145, me numër bordi 637 i ruajtur në kushtet e duhura? A ishte mbajtur ai në depozitat e Farkës, apo ato të Lushnjës, për të Strazimiri thotë se janë tërësisht të papërshatshme? Akuzat e Strazimirit u injoruan atë kohë. Por sot, kur dyshohet se karburanti mund të jetë një prej shkaqeve të aksidentit, ato duan përgjigje serioze dhe jo përgënjeshtrime të tipit të transparenca.al./Lapsi.al/
Thaçi betohet si President i Kosovës, urimi i parë i vjen nga Franca
Presidenti i Francës, François Hollande, është Presidenti i parë që ka uruar Presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, vetëm pak minuta pas betimit që ka dhënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në telegramin e urimit, presidenti Hollande ka përgëzuar presidentin Thaçi, duke i uruar suksese në mandatin e tij si president.
“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e rëndësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për t’i bashkuar kosovarët rreth një të ardhme demokratike dhe një projekti evropian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez.
Më tej, në këtë urim thuhet se zgjedhja e presidentit Thaçi në këtë post është pjesë e angazhimit të tij për shtetin e Kosovës, për t’iu bashkuar vendosmërisht vlerave evropiane.
Rruga që Kosova ka kaluar gjatë tetë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Angazhimi i pakursyer i Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, që kërcënojnë aktualisht vlerat tona dhe sigurinë tonë, konfirmon gjithashtu rolin dhe legjitimitetin e saj në skenën ndërkombëtare”.
Presidenti francez, François Hollande, shkruan se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pavarësia e saj, na mundësojnë të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale gjatë tërë mandatit tuaj.
“Në pritje për t’ju takuar në detyrën e re, më lejoni t’ju shpreh dëshirat më të mira për sukses”, thuhet në telegramit të urimit të presidentit francez, François Hollande.
Hetimet për aksidentin, Eurocopter ofron asistencë për ekspertizën
“Eurocopter”, kompania që ka prodhuar helikopterin e rrëzuar të mërkurën në Shqipëri, do të ofrojë asistencë dhe ndihmë në hetimin e ngjarjes, nëse kjo do t’i kërkohet nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Kështu deklaroi për “Top Channel” shefi i zyrës së shtypit të “Airbus Helicopter”, Guillaume Steuer.
“‘Airbus Helicopter’ është në dijeni të aksidentit tragjik të një helikopteri H145. ‘Airbus Helicopter’ është i pikëlluar thellë nga ky aksident dhe zyrtarët e kompanisë shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjet, miqtë dhe kolegët e atyre që humbën jetën.
Kompania është e gatshme për të mbështetur plotësisht autoritetet në hetimin e shkakut të aksidentit”,- ka deklaruar Seuer.
Në vendin e aksidentit qëndrojnë forcat e policisë, të cilat e kanë rrethuar atë, si dhe një mjet lundrues po i Policisë së Shtetit. Ende nuk është bërë e ditur se, kur do nxirret nga uji helikopteri i dëmtuar rëndë nga rrëzimi.
Gjatë paradites së sotme u fol për një ulje të mundshme të këtij helikopteri në Doganën e Hanit të Hotit, paraditen e djeshme dhe transportimit të një sasie mermeri. Por helikopteri i ulur ndryshon nga helikopteri i rrëzuar, i pari është me rrota dhe i dyti me slita.
Ndërkohë që një kompani private transporti njoftoi se, në orën 10.00 të paradites një helikopter i tyre kishte transpotuar disa persona dhe materialet e ndërtimit për një varr përkujtimor në Malësi të Madhe.
Xhevair Ajazaj, peshkatari që mori me varkë ushtarakun Gerald Baramuça, tregoi për “Top Channel” se, në momentin e mbërritjes pranë helikopterit kishte parë dy pilotët pa jetë të lidhur në vendet e para, jelekë shpëtimi të shpërndarë dhe shumë shkumë mbi ujë, ndërsa i mbijetuari ishte 15 metra larg, duke u munduar të notonte me një dorë.
Ai tha se, pasi ushtaraku i kishte thënë fjalë në gjuhë të huaj, kishte kërkuar ndihmë për ta çuar në spital./TCh/
Lëvizje të tjera te “Top”-i, Sara Hoxha drejtore programacioni
Tashmë e bija e themeluesit të “Top Media”-s, Sara Hoxha, si aksionere në “Top Channel”, ka marrë edhe një pozicion të ri në këtë media, postin e drejtueses në departamentin e programacionit, raporton Infomedia.
Departamenti i Programacionit në “Top Channel” është drejtuar më parë nga Vjollca Dedei, e cila mesa duket vazhdon ende të punojë pranë këtij departamenti.
Luana e pëson... diçka e ka vrarë...
Jemi mësuar të marrim kënaqësi nga pozat ku prezantuesja e “Top Channel”, reklamon me krenari asetet e saj. Por këtë herë, bjondja sexy ka dhuruar një moment jo shumë të këndshëm për publikun.
Bëhet fjalë për një nga të ashtuquajturat ‘snap’-e përmes të cilave, personazhe te njohur të ekranit rrëfejnë përditshmërinë në platformat sociale.
2 pilotët e ‘EC-145’, përcillen me nderime tek Dëshmorët e Kombit
Kapiteni Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, dy pilotët e rinj që humbën jetën një ditë më parë, janë përcjellë për në banesën e fundit, pas disa orëve nderime.
Trupat e tyre do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Deliaj dhe Hoxha po kryenin një seancë stërvitore teksa helikopteri, për shkaqe ende të panjohura u rrëzua pranë liqenit të Shkodrës.
Berisha: “Panama Papers” janë Surreli, Beqja dhe Koçua
“Beteja me kusarët është një betejë për jetë a vdekje”, tha Sali Berisha për gazetarët jashtë Kuvendit, menjëherë pasi kishte folur Erion Braçe.
Ish-kryeministri tha se, shkak i tensionit ishin dokumentet që ai nxori para Kuvendit e që tregonin mashtrimet dhe shkeljet e qeverisë.
“Solla dokumente që dëshmojnë vjedhjet flagrante me firmat dhe vulat e tyre.
Këta hidhen përpjetë dhe mendojnë se me gjuhë rrugeçërish do mund të mbulojnë vjedhjet e tyre. Dokumentet faktojne se Safet Gjici ka arritur të fitojë vitin e kaluar 58 tendera, 1 kompani. Solla dokumente në të cilat Sadri Abazi në asnjë tender ne 2013, fiton në vitin 2015 16 tendera.
Solla dokumente zyrtare që faktojnë se Pjerin Ndreu nga 4 tendera që kish fituar në 2013, fitoi 16 në 2015.
Dokumente origjiale në të cilat Fredi Kokoneshi kryetari i bashkisë Divjakë shpall fitues së bashku me deputetin ka ndarë 1 milion dollarë, përjashton kompanitë që japin 220 milionë dhe e fiton kompania me 317 milionë lekë, 120 mln lekë më shumë mbasi thuhet se Kokoneshi bashkë me Kokoneshin tjetër këtu në Parlament ka futur ne xhepa 1 milionë dollarë”,- tha Berisha.
Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për skandalin “Panama Papers”.
Ai tha se, “Panama Papers është Surreli, është Koçua, është Beqja, është një pallat te lagjia ime...”.
Sa i përket deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, Berisha tha se, “ai që tha kemi emra, ka emrin e vet dhe të Edi Ramës në ‘Panama Papers’”.
Më tej ai akuzoi ministrin Ahmetaj se para 3 javësh, urdhëroi të shenjohet edhe nafta e nxjerrë, ndërsa e bllokoi për 3 vjet.
Gazetarët e pyetën Berishën nëse edhe djali i tij është i përfshirë në “Panama Papers”.
Ish-kryeministri e mohoi, duke sfiduar për zbardhjen e të paktën një fakti të vetëm.
Video/ Grushta dhe shkelma, ja si shajnë nga nëna e motra në Cërrik
Ndeshja në Cërrik, midis Turbinës vendase dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, më shumë se një ndeshje futbolli, ka qenë një arenë boksi dhe sharjesh nga më të larmishmet, që vinin nga tribuna e stadiumit, Siç shikohet edhe në këtë video, lojtarë të ekipit vendas kanë dhunuar lojtarët miq, të frymëzuar edhe nga kori i tifozëve që shanin nga nëna dhe motra…
Parashikimi i një masoni: Myslimanët do vrasin njëri-tjetrin
Bëhet fjalë për planet e elitës së masonëve. Derisa njerëzit naivë mendojnë se është e mundur që të evitohet lufta, letra e një masoni të lartë, të quajtur Albert Pike, i cili ishte komandant suprem i rendit skocez të muratorëve të lirë në Amerikë, e dërguar në vitin e largët 1871 tregon gjithçka.
Në të vërtetë, Pike nuk ishte kurrfarë profeti, por në letër shkruante atë që masoneria kishte përcaktuar të ndodhte në botë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Ja disa pjesë nga kjo letër:
“Lufta e parë botërore duhet të bëhet me qëllim që t’iu mundësohet iluministëve që të rrëzojnë nga pushteti carët rusë, duke e bërë Rusinë kështjellë të komunizmit.
Lufta e dytë botërore do të shkaktohet duke u bazuar në dallimet midis fashistëve dhe sionistëve politikë.
Lufta e tretë botërore do të shkaktohet nga dallimet midis sionistëve politikë dhe liderëve të botës islamike. Lufta duhet të bëhet ashtu që islamizmi dhe sionizmi politik të zhduken midis vetes”.
Video/ Polici - shoferit: Si e do gjobën, për celular, apo për parkim?
Kohët e fundit policia e shtetit dhe ajo rrugore kanë rritur kontrollet dhe gjobvënien për sa i përket shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Por me rritjen e masave, kanë qenë të shpeshta rastet kur policët janë filmuar teksa kanë dalë “blof” përpara drejtuesve të mjeteve.
Rasti i fundit është ky polic që pasi ndalon një shofer, e pyet qytetarin nëse gjobën e do për përdorim celulari në kohën që është në timon, apo për parkim të gabuar.
“Si e do gjobën? Për celular apo për parkim? Po të pyes në mënyrë shoqërore”,- thotë polici.
“Ti zbato ligjin, zotëri. Mos më pyet mua”,- ia kthen qytetari. Shihni videon e siguruar nga “Top Channel”.
Policia operacion në Shkodër, ndalohen 11 persona, sekuestron 19 makina luksoze
Një sërë makinash janë bllokuar ditën e sotme në Shkodër, gjatë një operacioni të policisë. Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, gjatë operacionit të koduar “Lux”, janë bllokuar dhe sekuestruar 19 makina luksoze të markave të ndryshme.
Ndërkohë, janë ndaluar edhe 11 persona, e disa të tjerë janë nën hetim.
Makinat mësohet se, janë futur nga dogana e Hanit të Hotit, në mënyrë ilegale dhe dyshohet se, janë të vjedhura në vende të ndryshme të BE-së.
Rrëzimi i helikopterit, Prokuroria nuk nis hetimet: Presim francezët
Kur kanë kaluar 24 orë nga aksidenti me dy viktima dhe një të plagosur, mbetjet e helikopterit “EC 145” të Forcave të Armatosura vazhdojnë të qëndrojnë nën ujërat e Liqenit të Shkodrës.
Një motoskaf i forcave të policisë kufitare dhe dy policë ruajne zonën. Askush nuk lejohet t’i afrohet bregut te liqenit, në zonën ku ra helikopteri dhe ku humbën jeten pilotët Floran Delia dhe Donald Hoxha.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim mbi ngjarjen. Për të zbuluar shkaqet e përplasjes është e nevojshme që të analizohet kutia e zezë e mjetit, që duhet nxjerrë nga një thellësi më shumë se 6 metrash.
Burime të prokurorisë thanë për “TV Klan” se, organi i hetimit po përgatit një kërkesë për Ministrinë e Mbrojtes, për t’i vënë në dispozicion një vinç të përmasave të mëdha.
Një tjetër kërkesë do të bëhet edhe për të marrë zyrtarisht planin stërvitor që duhet të zbatonte mjeti, itinerarin e lëvizjes, si dhe të dhënat mbi kushtet teknike.
Për analizmin e kutisë së zezë, mësohet se do të jetë e nevojshme edhe asistenca e inxhenierëve të kompanisë së prodhimit të mjetit, francezes “EuroCopter”.
Prania e tyre do të jetë e domosdoshme, pasi mjeti është ende brenda garancisë. Ai ka hyrë në përdorim të forcave të armatosura shiptare në Nëntor të vitit të shkuar.
Në pritje të francezëve dhe të vënies në dispozicion të shkresave nga Ministria e Mbrojtjes, gjithçka është pezull dhe hetimet që pritet të përcaktojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit, nuk po avancojnë./Tv Klan/
Video/ Pasagjeri papërgjegjshëm, shikoni si udhëton me makinë
Në këtë video-denoncim vihet re një burrë teksa udhëton në pjesën e jashtme të një kamionçine.
Sipas rregullores së Kodit Rrugor, drejtuesi i kamionit, nuk dënohet vetëm me gjobë, por edhe me heqje patente.
Megjithatë, kronikat e aksidenteve rrugore nuk mund të mungojnë përderisa, ende në rrugët e Shqipërisë udhëtojnë persona kaq të papërgjegjshëm.
Ja pse të pasmet na çmendin dhe pse po përhapet seksi anal
Të jesh adhurues i të pasmeve bombastike dhe vitheve seksi është një gjë e natyrshme për meshkujt. Sipas shkencës, obsesionimi pas vitheve të femrave nuk është aspak e re.
Në fakt, sipas një profesori të psikologjisë, kjo daton që nga kohët e lashta.
Meshkujt i tërheqin të pasmet e bukura për të njëjtën arsye që ata tërhiqen nga gjokset, beli dhe ijet. Kjo, për shkak se këto veçori janë shenjë e pjellorisë dhe seksualitetit të femrave.
Madje, shkenca zbulon se, edhe paraardhësit tanë që nga kohërat e lashta ishin të eksituar pas të njëjtave veçori në trupin e femrës, por në veçanti të pasmet.
Nëse një femër ka asete të plota dhe të mbushura, kjo është shenjë se ajo është e gatshme të mbetet shtatëzënë gjatë marrëdhënieve seksuale me partnerin.
Dhe, nëse prapanica e saj është e madhe dhe e rrumbullakët, kjo do të thotë se femra është e re në moshë – dhe në kohët e lashta kjo ka qenë shenjë e fertilitetit te femrat, transmeton “Gazeta Blic”.
Sipas Eric M. Garrison, një ekspert i seksit, kjo temë vazhdon të mbetet një tabu. Kjo për shkak se kur bëhet fjalë për seksin, penetrimi nga prapa shihet si i pistë dhe shtazor.
Mirëpo, falë trendit të reklamimit të të pasmeve seksi, siç bëjnë yjet Jennifer Lopez apo Kim Kardashian, femrat kanë filluar të vishen ngjashëm si ato dhe shfaqja e të pasmeve ka filluar të bëhet trend tek femrat e reja.
Veshjet e ngushta dhe provokative tani janë bërë normë, sidomos nga femrat e reja, të cilat edhe në rrugë shihen me veshje të ngjashme me ato të palestrave.
Madje, falë këtij trendi, edhe seksi anal si dhe pozicioni “doggystle” (qenthi), janë bërë më të përhapur se kurrë dhe këto mënyra të seksit nuk shihen më si tabu, ashtu sikur në të kaluarën.
“Panama Papers”, kreu FIFA-s Infantino: S’ kam lidhje...
Aludimet për një përfshirje të mundshme në Panama Papers të Presidentit të ri të FIFA-s Gianni Infantino, u raportuan dje nga media botërore. Këtë të mërkurë Infantino ka reaguar duke hedhur poshtë aludimet. Po ndërkohë policia sviceriane ka shkuar në zyrat qendrore të UEFA-s dhe ka kontrolluar për dokumentat e firmosura nga Infantino.
“Siç e thashë, vijon më tej Infantino në një komunikatë të publikuar nga FIFA, personalisht nuk kam pasur të bëj asnjëherë me “Corce Trading” dhe me pronarët e tyre. Dua të shtoj se as un e as UEFA nuk jemi kontaktuar kurrë nga asnjë autoritet në lidhje me këto kontrata. Ndër të tjera, ashtu si dhe mediat kanë raportuar, nuk ka asnjë provë parregullsie nga ana e Uefa-s dhe nga ana ime”, u shpreh Infantino.
Sipas letrave të Panamasë, Infantino, në atë kohë drejtori i shërbimeve legale në UEFA, ka firmosur një të drejtë televizive në 2006, me dy biznesmenë, që janë kapur nga drejtësia nën akuzën e korrupsionit.
Dokumentat e dalë nga Mossack Fonseca tregojnë për një kontratë të 2006, për të shitur të drejtat televizive të Ekuadorit për Champions League, Uefa Cup dhe Super Cup.
Marëveshja ishte bërë mes dy personave, Hugo Jinkis dhe Mariano Jinkis (i biri i Hugo).
Kompania e tyre ishte regjistruar në Niue, një vend me parajsë fiskale në Jug të Pacifikut. Ata i blenë të drejtat televizive për 111 mijë dollarë dhe menjëherë shitën ato tek televizioni i Ekuadorit Teleamazonas për 311, 170 dollarë, pra rreth 3 fish më shumë./The Guardian/
David Luiz thyen një rekord negativ në Champions
David Luiz është lojtari që është ndëshkuar më së shumti në historinë e Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi i PSG-së, David Luiz, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, pas një gabimi që bëri në ndeshjen kundër “Manchester Cityt”.
Ai u ndëshkua në sekondën e 12, për t’u bërë lojtari që është ndëshkuar më së shumti në histori të Ligës së Kampionëve.
Por, Luiz kishte edhe një moment të mirë kur nxori një penallti në minutën e ‘14, të cilën në gol nuk e konkretizoi Ibrahimovic./Express/
Kallashi në ditë zie, ja kë humbi ajo...
Valltarja seksi, Donjta Kosumi, e njohur me pseudonimin “Kallashi”, është sot në ditë zie pasi ka humbur një nga koleget e saj.
Një kolege e Kallashit ka ndërruar jetë mbrëmë pas mesnate. Këtë e ka bërë të ditur valltarja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Sot mora ni lajm te hidhur per kolgen ton Arsin. nuk mund ta besoj qe ti me nuk je ne mesin ton, ngushllime familjes”,- shkruan Kallashi.
Nuk dihen ende arsyet pse ka vdekur kjo valltare.
Video/ Marina Fara, pa grim... por me gjoks bombastik
Juristja Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara, duket shumë tërheqëse edhe e pa grimuar. Një video e postuar nga vetë bukuroshja në rrjetet sociale, tregon format e saj dhe shumë pak make up në fytyrë.
Por një detaj që vihet re në video, që kurrësesi nuk mund të anashkalohet është pjesa sipër e trupit të saj, mjaft i ekspozuar dhe tërheqës.
Foto/ Gruaja e Blerim Xhemailit, femra me gjoksin më seksi në Itali
Tashmë është i njohur gjerësisht fakti se gratë e futbollistëve janë femrat më të bukura. Edhe futbollistët shqiptarë nuk bëjnë përjashtim nga ky fakt dhe fat njëkohësisht...
Shumë prej tyre nëpër botë, kanë përkrah tyre bukuroshe që të lënë pa fjalë.
Kjo vërtetohet edhe nga gruaja e futbollistit me origjinë shqiptare tek Genoa, Blerim Xhemaili.
Erjona ka qenë në qendër të vëmendjes në një prej rrjeteve sociale më të mëdha në Itali, e cila i ka thurur elozhe gjoksit të saj shpërthyes, duke e cilësuar si femrën me gjoksin më seksi në Itali.
Video/ Kardashian kalon te Vetëvendosje: Zajednica nuk kalon
Video e Kim Kardashian duke folur shqip, javë më parë, kishte bërë bujë të madhe, pasi show-girli më e njohur në botë është shumë e dashur edhe për shqiptarët.
Por, një i ri nga Gjilani, Nim Shabani, i njohur për krijimet e tij parodike ka bërë një sinkronizim interesant të Kimit, shkruan “Gazeta Express”.
Në videon e publikuar nga vet Shabani në facebook, zëri i Kim Kardashian është sinkronizuar që duket sikur thotë "Zajednica nuk kalon".
Kjo ka qenë një thirrje e dëgjuar shumë në muajt e fundit nga partitë opozitare, e sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në videon origjinale, Kim në shqip thotë "Sa bukur Mario", ndërsa grimeri i saj Mario - me prejardhje shqiptare i përgjigjet asaj: "Marshalla shumë bukur"./GazetaExpress/
Videolajm/ Ja me çfarë materiali shtrohen rrugët në Fier...
Meqë kryetarët e bashkive e kanë mendjen të bëjnë tendera dhe të fitojnë para, duke lënë nga ana tjetër rrugët rrugëve, një qytetarë nga Fieri në formë proteste ka menduar t’i shtrojë rrugët në këtë mënyrë...
Ai ka shkarkuar një kamion të tërë me bajga në mes të rrugës, duke mbuluar gropat me ironi dhe fekale, meqë bashkia Fier i kishte lënë pa asfaltuar.
08/04/2016/....................................
Deputetët e CDU, ndihmë Bashës në hartimin e programit të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në një takim deputetët e Parlamentit gjerman, përfaqësues të partisë së Kancelares Angela Merkel, Peter Weiss, Andreas Lämmel, Peter Beyer.
Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që CDU po i jep Partisë Demokratike në hartimin e programit elektoral dhe betejën e saj për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike dhe shtetin ligjor.
Një vend të veçantë në bisedën e Bashës me deputetët gjerman zuri alternativa e Partisë Demokratike dhe standardet e demokracisë në funksionimin e saj.
Hartimi i programit, theksoi Basha, është paraprirë nga konsultimet intensive me qytetarë në të gjithë vendin, grupe interesi, me ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe me mbështetjen e ekspertëve të CDU dhe PPE.
Fotolajm/ Shkodër, nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit nga liqeni
Autoritetet kanë nisur operacionin për nxjerrjen nga liqeni i Shkodrës të helikopterit të Forcave të Armatosura që u rrëzua dy ditë më parë.
Në operacion marrin pjesë polumbarë dhe ushtarë nga Tirana, të ndihmuar edhe nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës.
Dy ditë më parë, helikopteri “EC-145” me numër bordi 637, u përplas në liqenin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur dy pilotët Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari profesionit Gerald Baramuça, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Që nga dita e aksidentit ajror, Policia Ushtarake mbante të rrethuar zonën përreth liqenit të Shkodrës. Helikopteri do t’i nënshtrohet kontrolleve për të zbuluar shkakun që çoi në rrëzimin e mjetit fluturues.
Deri tani është përjashtuar pista e ndonjë goditje të jashtme, bazuar në dëshminë e ushtarit të mbijetuar. Mbetet për t’u konfirmuar nëse helikopteri ushtarak u rrëzua si pasojë e ndonjë defekti teknik, apo gabimi njerëzor.
Edhe polumbarët e RENEA-s po punojnë për nxjerrjen nga liqeni i Shkodrës të helikopterit.
Aksidenti në Tepelenë, ndërron jetë njëri nga të plagosurit
Njëri prej të plagosurve të aksidentit në Tepelenë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.
Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërkohë që një person tjetër është i plagosur në gjendje të rëndë.
Aksidenti automobilistik ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërkohë që policia është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Mësohet se janë përplasur një makinë tip “Toyota” me targa greke dhe një kamion me targa “KO 9450 B”.
Foto/ Ja momenti i mbërritje së ekspertëve të kompanisë franceze
Ashtu siç u deklarua në “Top Channel” diten e enjte, ekspertë të kompanisë prodhuese të helikopterit “EC-145” që ra në liqenin e Shkodrës, mbërritën në Shqipëri.
Rreth orës 13.00 ata kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” ku janë pritur nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më pas grupi i ekspertëve është nisur për në Shkodër, në bregun e liqenit, ku ka ndodhur edhe aksidenti ajror që i morri jetën dy pilotëve kapitenit Floran Delia, dhe Togerit Donald Hoxha.
Helikopteri “EC-145” kishte ardhur në Shqipëri 7 muaj më parë, pasi ishte pjesë e një partie helikopterësh te blerë nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas shefit të Shtabit të Ushtrisë, helikopteri ishte brenda garancisë.
Mjeti fluturues u rrëzua në sipërfaqen e liqenit të Shkodrës për shkaqe ende të pazbardhura.
Pas shpëtimit të ushtarakut Gerald Baramuça, ishin polombarët e RENEA-s ata që nxorrën nga ujërat dy pilotët pa jetë.
Më pas helikopteri që ndodhet ende nën ujë u mbajt nën ruajtje nga ushtria e policia. Mëngjesin e sotëm atje kanë mbërritur edhe polombarët e RENEA-s, në pritje të ekspertëve franceze të kompanisë “Airbus helicopter”.
Prostituonte në vende publike, ja gjoba e bashkisë për shqiptaren…
Një shqiptare që prostituonte në vende publike, do t’i duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh, pasi akuzohet për akte të turpshme në vende publike.
Shqiptarja ka punuar si prostitutë në zonën e Fuceçhio. Gjoba i është vendosur nga Bashkia e Firences në Itali, pas denoncimit nga policia bashkiake në dhjetor të vitit 2013.
“E dyshuara, – thuhet në deklaratë, – nuk ka qenë e dënuar që nga janari i këtij viti për akte të turpshme në vende publike, e cila nuk është më një krim, por është transformuar në gjobë administrative”.
Video/ Dështon përpjekja e parë për nxjerrjen e EC-145 nga liqeni
Polumbarët e Forcave “RENEA” kanë provuar në disa tentativa, që të vendosin jastekë ajri për të ngritur në sipërfaqe të Liqenit të Shkodrës, helikopterin “EC-145”, që u rrëzua tre ditë më parë. Orvatjet e tyre nuk kanë sjellë rezultat.
Sipërfaqa e butë e rërës në fundin e liqenit ka bërë që me peshën e rëndë, mjeti të zhytet dhe të jetë e pamundur të lidhen jastëkët e ajrit.
Misioni që sot ka dështuar, bën edhe më të domosdoshme praninë e ekspertëve të kompanisë prodhuese, si dhe angazhimin e mjeteve të tjera për nxjerrjen e helikopterit, qoftë të një helikopteri tjetër apo të një vinçi, pasi vetë helikopteri i zhytur peshon 1.8 ton.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e këtij aksidenti.
Pasi ka nisur hetimi për ngjarjen, Prokuroria e Përgjithshme është tërhequr nga hetimet, duke ia lënë këtë çështje hetuesëve ushtarakë.
Gjithashtu edhe për nxjerrjen e mjetit pritet që të vihen në dispozicion mjetet e Ushtrisë.
Prej dy ditësh mjeti që u rrëzua duke i marrë jetën Pilotit Florian Deliaj dhe Togerit Donald Hoxha, ruhet nga një motoskaf i policisë kufitare. Në brigjet e liqenit janë vendosur foca të policisë së rendit dhe Policisë Ushtarake të cilët nuk lejojnë civilët të afrohen.
Tragjedia me dy viktima dhe një të plagosur ndodhi mesditën e së mërkurës. Helikopteri me tre pensona në bord, ishte në një mision stërvitor në Veri të vendit./Tv Klan/
Plasari - Shpëtim Idrizit: Ja cilët çamë bashkëpunuan me nazistët!
Dy ditë më parë kreu i PDIU-së replikoi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, për vizitën e tij në Greqi, pasi sipas tij, nuk e ngriti për diskutim “çështjen çame” Idrizi kërkoi nga Bushati që të sfidojë homologun e tij grek, me faktin se asnjë çam nuk ka bashkëpunuar me nazistët.
Por, studiuesi Aurel Plasari shkruan se, një prej çamëve që ka bashkëpunuar me nazistët është pikërisht Napoleon Zerva.
“Në duar të kujt ka rënë “çështja çame” dhe Kuvendi i Shqipërisë. Gjithë kapadaillëk tipik për injorantët deputeti, njëherësh krye i PDIU- së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e paskësh sfiduar ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme me fjalinë bombë kalamajsh: “I thuaj Nikos Kotzias që të gjejë një fotografi të vetme të ndonjë çami me ndonjë nazist dhe unë po të them se do t’i jap foton e Napolon Zervës me nazistët”! Shkurt fjala: bast për një “foto të një çami me nazistët” përkundër një “fotoje të Zervës me nazistët”.
Por si i bëhet që një çam është pikërisht krimineli Napoleon Zerva, madje suliot i pastër? (Alexandros L. Zaousēs, Hetairia Meletēs Hellēnikēs Historias. Οι δύο όχθες, 1939-1945: μία προσπάθεια για εθνική συμφιλίωση, Ekdoseis Papazēsē, 1987, f. 110). Pra: një foto e Zervës me nazistët është pikërisht një foto e një çami me nazistët.
Quod erat demonstrandum: Çka duhej vërtetuar”,- shkruan Plasari.
Basha: Rama, lider botëror. Mëson dhe amerikanët kë të zgjedhin
Deklarata e Kryeministrit Rama për Donald Trump ditën e djeshme, është bërë sot objket i ironizë së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e ka cilësuar Ramës si “liderin botëror” që së fundmi, ka zgjedhur t’u mësojë edhe të tjerëve se kë të zgjedhin.
Rama ishte i pranishëm në Kosovë ditën e enjte dhe ka dhënë një intervistë në Klan Kosova, nga ku ka thënë se nëse President do zgjidhej Donald Trump, do të rrezikoheshin marëdhënie Shqipëri- SHBA.
Sipas Bashës, Kryeministri tanimë ka gati recetëm për Presidencialet amerikane, duke e cilësuar Ramën si një Borat.
Do'stlaringiz bilan baham: |