Respekt
Disa femra besojnë se kanë shumë vlerë dhe respekt në shoqërinë e tyre. Prandaj, këto gra duan një shoqëri të barabartë, ato respektojnë dhe presin që ju t’i respektoni ato.
Vendosmëri
Femrat e emancipuara e dinë se qka duan nga jeta, ato janë shumë të vendosura. Për këtë arsye disa femra janë mësuese, arkitekte, aktore, producente etjj, këto profesione i kan arritur se kanë vendosur të bëhen ashtu. Prandaj duhet që edhe ju të jeni të vendosur sidomos në marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Pavarësi
Këto femra i ka mësuar jeta që të bëhen të fuqishme dhe të pavarura. Ato i bëjnë gjërat vetë dhe nuk presin të mbështetn në forcat e askujt, ato janë të afta ta gjejnë zgjidhjen vetë. Por nëse ju kërkoni që të ndërtoni jetën me të, ajo ju lejon nëse edhe ju jeni i tillë.
Komunikim
Femrat e emancipuara janë të mbushura me ide të ndryshme, janë të përgaditura për biseda dhe debate. Ato e dinë si të mbajnë debatin pa e kthyer në luftë, ne ju rekomandojmë që edhe ju të mësoheni, shkruan higherperspectives.com, transmeton Gazeta Express.
Dashuri
Këto femra të fuqishme dhe të zonjat janë të pavarura dhe karrieriste, por ato bien në dashuri dhe dashurojnë shumë. Kështu që përgatitu për këtë fakt, paçi fat./ Express/
A kanë viza amerikane në pasaporta “Al Kaponet” shqiptarë?
Nga Kreshnik Spahiu
A e dini që shtetasit maqedonas marrin viza 10 vjeçare për të udhëtuar në SHBA? A e dini që viza 10 vjeçare marrin edhe shtetasit Bullgar, Rumun, Malazez etj?
Gjithsesi edhe një një komshiu im fajdexhi e siguroi vizën amerikane për 3 vjet, një tregtar 1 vjeçare, një ministër, një deputet, një bojaxhi etj
Prej disa muajsh ambasada amerikane ka kërcënuar hapur zyrtarët e korruptuar shqiptar se do tu rrefuzojë vizën për të udhëtuar në SHBA.
Po a ka forcë diplomacia amerikane të shpall non grata mafien politike shqiptare apo ata që ambasadori Lu konsideron të paprekshëm si “Al Kapone”? Deri më sot asnjë kryeministër, ministër, deputet, zëvendës ministër, kryetar partie etj nuk është refuzuar publiksiht për të udhëtuar në SHBA. Po kush vallë janë Al Kaponet?
Para disa ditësh amabasada refuzoi ekipin e prokurorit Adriatik Lllala jo per korrupsion por çuditërisht për mos kthim në atdhe.
Në shkresën zyrtare të Ambasadës ngrihen dyshime se, Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi.
Sipas Ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri, pas vizitës në SHBA.
“Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA -ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohëshme në SHBA. Këto lidhje përfshijnë ato profesionale, pune, shkolle, familje, ose lidhje shoqërore në vendin e tyre. Ju nuk keni demonstruar se i keni këto lidhje që do t’ju detyronin të ktheheshit në vendin tuaj pas vizitës në SHBA”.
Nëse kryeprokurori refuzohej për korrupsion atëhere 10 milion shqiptar do të duartrokisnin refuzimin por arsyet e refuzimit duken paksa të çuditshme sepse çdo bëhej me mijëra të papunë që skanë asnjë arsye të ri-kthehen në Shqipëri? Qindra mijëra shqiptarë që sigurojnë vizën amerikane kanë shumë më pak arsye se prokurori Gjanë që të mos kthehen në Shqipëri por ambasada sërish i mbështet ata në qëllimet për të vizituar SHBA.
Ambasadori Lu një mik i rëndësishëm i shqiptarve po ndjehet i tradhëtuar nga politikanët hipokrit shqiptar por edhe nga kapot e drejtësisë që s’po arrestojnë askënd.
Përpjekjet për të kërcënuar me mos dhënie vizash janë të mirëpritura por ato mund të zhvlersohen kur dhjetra Al Kapone të qeverisë dhe opozitës udhëtojnë çdo muaj në Ëashington. Jo më kot ne shqiptarët kemi shprehjen: “Kur si bie dot gomarit atëhere i bie samarit”.
Shqiptarët shpresojnë shumë tek SHBA, së paku në standardet që ajo mund të imponojë në anarkinë dhe xhunglën e mafies që ka marrë peng sistemin politik në Tiranë.
Donald Lu e do Shqipërinë më shumë se kryeministri i shqiptarëve por edhe shqiptarët besojnë tek ai më shumë se tek Rama. Eshtë koha që ambasadori Lu të mbajë premtimin për luftën kundër Al Kapones.
Parashikuesit “i foli Zoti”: Në maj Toka goditet nga asteroidi dhe nis Lufta e III Botërore
Parashikuesi Pastor Ricardo Salazar, thotë se, Kina dhe Rusia do ta fillojnë luftën kundër SHBA-së tre muaj pasi Evropa për shkak të fluksit të refugjatëve, do t’i mbyllë kufijtë e saj. Kjo gjë tashmë ka ndodhur, gjë që tregon se lufta e madhe globale mund të ndodhë gjatë verës.
“Përpos luftës së re, më 16 maj Toka do të goditet nga një asteroid i madh, i cili do të shkaktojë vdekjen e më shumë se 1 miliard njerëzve”,- thotë Salazar në një incizim, ku përmend edhe ardhjen e sërishme të Krishtit.
Salazari në fakt është jurist peruan, me adresë në Japoni dhe plani i tij përfshin ndërtimin e faltores më të madhe të krishterë në botë.
Ai thotë se, Zoti i ka folur dhe i ka thënë se, ai është “kanali” i tij për transmetimin e parashikimeve për të ardhmen. Tani, vendosni ju vetë se a t’u besoni parashikimeve të tij, apo jo.
Video/ Ja pse të gjithë e kemi këtë ‘kanal’ nën hundë...
A e dini se përse ekziston një kanal i vogël nën hundë? Ka kohë që kjo pyetje i mundon biologët.
Quhet filtrum dhe është universale për fytyrat njerëzore si hunda apo sytë. Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion, kjo ka të bëjë me mënyrën me të cilën fytyra e njeriut formohet gjatë zhvillimit.
Filtrumi tregon vendin ku pjesët e ndryshme të fytyrës bashkohen në një.
“Në këtë vend, bashkimi i elementeve kryesore të fytyrës njerëzore më në fund formohet”,- shpjegon Dr. Michael Mosley, në një video-program të “BBC”-së Ëildlife “Inside the Human Body”.
Tri pjesët kryesore takohen në buzën e sipërme, duke formuar zgavrën e cila quhet filtrum.
Zhvillimi i fytyrës ndodh në mes të muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë, dhe në qoftë se fytyra nuk formohet gjatë kësaj periudhe, për shkak të arsyeve gjenetike apo arsyeve të tjera, atëherë kjo nuk do të ndodhë më kurrë.
Shikoni shpjegimin e dr. Mosleyt dhe formësimin e fytyrës gjatë shtatzënisë:
Si e shkatërroi mafia shqiptare biznesin e seksit të drejtuar nga mafia malteze
Në fillim të viteve 2000, mafia malteze që drejtonte biznesin e seksit në Soho të Britanisë së Madhe u detyrua të zmbrapsej nga mafia shqiptare.
Në librin e tij “Kjo është londra” të Ben Judah, autori shkruan: “Konfliktet e Ballakanit sollën të paktën 30 mijë njerëz nga Shqipëria e Kosova në Londër. Sollën bashkë me ta edhe qindra gangterë, veteran të UÇK dhe vëllezër të betuar nga klanet kriminale të jugut të Shqipërisë. Ata u punësuan fillimisht si truproja.
Në fillim të viteve 2000, ata që drejtonin bordellot në Soho ishin maltezë, drejtues të një grupi të vjetër mafioz. Shqiptarët i sfiduan, duke i quajtur si biseksualë me papijon të kuq e me këmisha me lule që shesin vetëm vajza të shëmtuar nga Neëcastle në Upon Tyne. Të veshur me xhaketa lëkure, duke tymosur puro në 4 të mëngjesit përpara bordellove malteze në Greek Street, atyre u lindi një ide. Ata mund ta pushtonin Sohon.
“Maltezi i parë që u ra në gjunjë ishte kur një truprojë i vuri një pistoletë në kokë. Duke u dridhur nën xhaketën e tij ngjyrë vjollcë ai pranoi ta shiste biznesin e tij. Por tani ata kishin nevojë për vajza.
Vajza më të mira dhe më të lira. Një shqiptar mori një kamion dhe u nis për në Moldavi. Brodhën nëpër fshatra duke u premtuar karrierë të shkëlqyer si kameriere dhe modele. Më pas i përdhunuan dhe trafikuan”,- shkruan Judah.
Sipas tij, në këtë mënyrë “shqiptarët e shkatërruan mafian malteze. Por ky nuk ishte biznesi më i mirë i tyre. Ai ishte parkingu me pagesë në Ëestminster. Kjo zonë përdor parkimet me xhetona. Shqiptarëve u shndërritën sytë kur i panë.
Qindra mijëra monedha 1 dhe 2 stërlinëshe ishin rrugëve. Fillimisht i vidhnin duke i prishur aparatet. Më pas korruptuan një polic bashkiak me origjinë ganeze duke i marrë uniformën dhe çelësin që hapte aparatet dhe ia nisën punës”.
“Mafia shqiptare pati shumë sukses në vitet 2005 – 2006. Ata kishin pushtuar të gjitha shtëpitë publike dhe kishin vjedhur aparatet e parkingjeve. Por më pas e kaluan cakun. “Mbledhësit” e monedhave ishin ndarë në dysh. Por marrëveshja nuk mbajti gjatë. Palët u takuan në një bar, gjysmë-bodrum, në East Acton dhe mes lojës së kartave dhe alkoolit, krerët e grupeve përfunduan duke qëlluar njëri – tjetrin me armë”.
Shumë vajza u dërguan në Britaninë e Madhe. Shtëpitë publike po shtoheshin, por shumica jashtë ndërtesave në Baysëater dhe Kensington. Policia veproi më në fund dhe i arrestoi krerët e grupeve mafioze. Ata nuk e kishin menduar kurrë se do të dënoheshin me nga 50 vjet burg”./Lapsi.al/
Fotolajm/ QSUT, mjekët neglizhojnë burrin e shtrirë në mes të spitalit
Një qytetar ka raportuar pranë “Jetaoshqef.al” neglizhencën e mjekëve me një qytetar. Bëhet fjalë për spitalin “Nënë Tereza”, ku një burrë i dehur është i shtirë në mes të spitalit në dysheme dhe ndodhet në gjendje të fikti.
Pavarësisht nga gjendja e tij, askush nga stafi nuk ndërhyn për ta ndihmuar atë, por e lënë ashtu të shtirë pa pikë mëshire. Madje vihet re një mjek që ndodhet aty pranë, por as nuk e vret mendjen për të sëmurin, duke qëndruar me kurriz.
Kjo është shëndetësia 'falas', ku po nuk e pate xhepin plot nuk të prek njeri me dorë.
"Nga spitali Nene Tereza. Personi esht i dehur dhe ne gjendje te fikti kirse doktoret nuk reagojne fare".
Aktivistët e majtë synojnë të nxisin ndërgjegjen e klasës punëtore në Shqipëri
Një studim nga IKESH zbuloi se kushtet e punës në Shqipëri janë problematike, ndërsa shtroi mendimin se zhvillimi i klasës punëtore do të luftonte shfrytëzimin e tyre nga pronarët dhe do të përmirësonte mjetet e sigurimit të e jetesës.
Instituti për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, IKESH, themeluar në 2014 nga një grupim aktivistësh të majtë, prezantoi të shtunën gjetjet e pjesës së parë të studimit “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri”.
Përmes 100 intervistave në terren të kryera me punëtorë të sektorëve call center, fasoneri, miniera, ndërtim dhe peshkim, studimi synon t’i japë një zë punëtorëve shqiptarë duke kuptuar kushtet e punës dhe gjendjen ekonomike të tyre.
IKESH zbuloi se punëtorët shfrytëzohen me intensitet të lartë deri në rrezik shëndetësor apo jete, u cenohen të drejtat bazë dhe kjo vjen si pasojat e pushtetit thuajse absolut të pronarit mbi punonjësit në rrethana të mosinspektimit shtetëror.
Studimi gjeti se 57 për qind të të intervistuarve ishin të kënaqur me punën dhe kushtet e saj, ku pakënaqësia ishte më e madhe te punonjësit e linjave operatore dhe minierat.
“Rreth 43 për qind të të intervistuarve pranuan se të ardhurat e tyre personale nuk ishin të mjaftueshme, 44 për qind thanë se ato ishin të mjaftueshme, 11 për qind i cilësuan si të mira dhe vetëm 2 për qind si shumë të mira,” thotë studimi.
Ai nxori gjithashtu në pah faktin se puna jashtë orarit është mjaft e përhapur dhe se punëtorët jo gjithnjë paguhen për këtë punë. 75 për qind e punëtorëve gëzonin një ditë pushimi në javë, 12 për qind kishin dy ditë pushimi, ndërsa 7 për qind nuk kishin asnjë ditë pushimi në javë.
Të pyetur për kontratat e punës, shumica e punëtorëve në studim pranuan se kishin të lidhur një kontratë pune me pronarin, por më pak se gjysma dispononin një kopje të saj në sektorë si miniera, përpunimi i peshkut, masoneria dhe ndërtimi. Në 32 për qind të rasteve kontrata e punës nuk respektohej nga punëdhënësi.
Hulumtuesit gjithashtu theksuan mungesën e kërkimit të llogarisë nga ana e institucioneve shtetërore përgjegjëse për inspektimin e kushteve të punës dhe ekzistencën formale të sindikatave që nuk i shërbejnë punëtorëve.
“Kemi një rrudhje të klasës punëtore në Shqipëri pas viteve ‘90 dhe ndërgjegjja e punëtorëve si klasë është e ulët, por kjo klasë ekziston dhe është e shfrytëzuar,” tha për BIRN Arlind Qori, profesor i shekncave politike në universitetin e Tiranës.
“Vështirësia në intervista tregoi se zëri i tyre është shtypur përmes frikës dhe politikës dhe të drejtat e tyre të posaçme janë të parespektuara,” shtoi ai.
“Situata është e njëjtë edhe në Kosovë. Ku gjendja e të drejtave të punëtorëve është dobësuar dhe janë korruptuar materialisht dhe moralisht sindikatat” tha në prezantim të gjetjeve, Fitim Salihu nga Klubi Politik i Kosovës.
Instituti për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, synon të hulumtojë nga ana kritike fenomenet shoqërore që marrin pak zë në shoqërinë shqiptare dhe të hapë debat për këto çështje. Ai gjithashtu pranoi se studimi është në fazën e parë dhe se intervistat me punëtorët do të vazhdojnë.
“Nuk duam vetëm të tregojmë se cila është gjendja e punëtorëve në Shqipëri me shifra, por të nxisim gjithashtu një krijim të identitetit të punëtorëve duke ngritur dhe forcuar sindikatat,” tha për BIRN, Mirela Ruko, koordinatore e studimit./BIRN/
Nëna e Arben Brocit: Dua të di kush ma vrau djalin tim
Nëna e Arben Brocit, Lije Broci dhe mbesa e Besnik Cekës, Arba Kiço, që i përket një brezi tjetër, po ashtu shprehin zhgënjim që ngjarja e 2 prillit nuk është zbardhur. Kërkojnë që e vërteta të dalë në shesh.
“Shumë e zhgënjyer jam. Patjetër që jemi të zhgënjyer. Me sa duket, kurrë s’ka për të dalë e vërteta. Po do të kisha dashur që t’i dija autorët e vrasjes së djalit tim.
Të dalë e vërteta, përse të më mbesë pishman kjo punë, pse të dëgjojmë fjalët e të tjerëve, jo e vrau ky apo ai. Pse të mos dalë e vërteta dhe pse maskohet kështu. Ky është krimi më i madh që bëhet. Të dalë e vërteta sheshit dhe të dihet kush e bëri krimin”,- thotë nëna e Arben Brocit, Lije Broci.
Mbesa e Besnik Cekës, Arba Kiço, thotë se ka zhgënjim edhe për ditët e sotme ku po tentohet t’u merret liria shqiptarëve.
“Jam shumë e zhgënjyer jo vetëm për moszbardhjen, por edhe duke parë se kush na qeveris sot dhe duke pasur parasysh se daja im dha jetën për liri dhe sot po tentojnë të na marrin atë liri.
Besoj se më mirë që nuk e di se kush e vrau dajën tim, them për autorët e vërtetë. Do të kisha pasur një mllef në vete po t’i dija. Tashmë, edhe sikur të gjenden autorët e vrasjeve, sërish asgjë nuk vlen më”,- shprehet mbesa e Besnik Cekës, një prej 4 të vrarëve me 2 prill.
Apeli për zbardhjen e vrasjes më 2 prill 1991 të 4 dëshmorëve të demokracisë, Arben Brocit, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut dhe Bujar Bishanakut është i përvitshëm, por ende vijon që të jetë e pazbardhur./Panorama/
Historia e romëve që mbetën pa shtëpi dhe pa treg
Jemi një ditë pas protestës së organizuar nga pjesëtarë të komunitetit rom tek zona pranë Pallatit me Shigjeta.
Dritare.net ka shkuar sot për ta parë më nga afër ngjarjen dhe për të sjellë në detaje panoramën e asaj që ndodh aty.
2Një muaj më parë familjeve rome iu prishën shtëpitë. E ndërsa sot po iu prishin edhe tregun që ndodhet poshtë mbikalimit tek Pallatit me Shigjeta. Është i vetmi vend ku ata kanë mundësi për të fituar bukën e gojës. Unaza e Re kalon po aty ku ata shesin rrobat dhe orenditë e përdorura.
Mirela Abedini është vendosur tek cepi i një muri, vend ku më parë ishte tregu duke pritur me shpresën që dikush të kalojë aty dhe të blejë diçka.
“Jemi gjashtë pjesëtarë në familje. Nuk kemi mundësi dhe të ardhura ekonomike përveç të ardhurave që nxjerrim te ky treg. Punojmë si familje këtu. Na i kanë prishur shtëpitë dhe tani na prishën edhe tregun. Flemë rrugëve. Ku të na rastisi nata”.
Tregu ende nuk është mbyllur tërësisht. Ndërkohë po zhvillohen punimet për ndërtimin e Unazës ai vazhdon të “mbahet gjallë” i vëzhguar nga policia bashkiake.
“Vetëm sot edhe nesër do të na lejojnë të shesim. Në vazhdim jo”-tregon Mirela.
“Dikush ka marrë lekë për të paguar qiranë. Unë nuk i kam marrë ende. Vlera e këtyre parave varion nga 800 mijë lekë deri në 2 milion lekë të vjetra. Por çfarë mund të bësh me to”, shpjegon duke ngritur supet”.
“Nuk na ndihmon askush. Këta janë racista”, dhe shikimi i shkon drejt policëve bashkiakë që janë vendosur shumë pranë saj”.
Punimet e Unazës së Re përzihen me britmat e shitësve dhe tensionin që shkakton prania e policisë bashkiake. Krijohet një kaos i vërtetë.
Pak më tutje, shumë afër urës është vendosur Fatmira. Fatmira duket më tepër e revoltuar sesa e shqetësuar.
“Na shtynë, na rrahën dje në protestë. Nuk marrin masa për ne romët për të ndihmuar. Nuk na lejojnë të shesim. Na kanë prishur shtëpitë dhe po jetojmë në rrugë. Nuk na lenë të nxjerrim bukën e gojës me të vetmen mundësi që kemi.
Nuk kemi të ardhura të tjera. Ndihma sociale nuk na japin. Kërkojmë treg që të kemi mundësi të shesim. Jemi 12 pjestarë në famije. Vetëm unë punoj burri është pa punë. Ne jemi ku thërret qameti”,- tregon Fatmira gati duke bërtitur.
Tregëtarët janë mjaft të zhgënjyer dhe pa rrugëzgjidhje. Por kjo nuk do të thotë se ata e kanë pranuar këtë fat.
“ Të hënën do të bëjmë prapë protestë. Do dalim në rrugë bashkë me gjithë fëmijë, batanie e gjithçka që kemi”,- përfundon Mirela./dritare.net/
Video+16/ Ja si t’i bëni masazh gjoksit të së dashurës suaj
Tashmë të gjithë e dini mirë që për një seks të mirë është shumë e rëndësishme paraloja.
E po, nëse e dashura juaj nuk është edhe aq e gatshme për të bërë dashuri, ky masazh erotik do ta relaksojë mjaftueshëm dhe do t’ia ngrejë humorin për çdo gjë!
Siç e dini, shëndeti ka shumë rëndësi, më shumë se seksi!
Po a ka më mirë se shëndeti i femrës, pra që të jetë e sigurt dhe që gjinjtë e saj të mos sëmuren nga kanceri i gjirit?
Ja si t’ia bëni masazhin e drejtë gjoksit, edhe thjeshtë si parandalues kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme.
Shqipëria ngjitet në ranglistën e FIFA-s
Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar ngritje me një pozicion në listën e re të publikuar nga FIFA.
Ajo tani renditet në vendin e 35, duke lënë prapa, Serbinë në vendin e 50, Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, transmeton “Koha.net”.
Ky ndryshim në renditjen e re të FIFA-s vjen pas dy ndeshjeve miqësore të zhvilluara në mars. Kuqezinjtë humbën nga Austria, por shënuan fitore kundër Luksemburgut.
Vendin e parë e mban Belgjika, e pasuar nga Argjentina, Spanja e Gjermania, kurse top pesëshen e përmbyll Kili./Koha.net/
Vuçiq flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se “s’ka asgjë nga njohja e Kosovës”, duke iu referuar qëndrimit të Beogradit.
Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve shqiptarë se, kur do të vijë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ka theksuar se, kjo pyetje i parashtrohet vazhdimisht, duke aluduar në atë se kur Serbia do ta njohë Kosovën.
“Kryeministri serb viziton pjesë të ndryshme të Kosovës. Do të shkojë sërish në manastirin e Graçanicës, në Fushë Kosovë, do të flas me njerëzit atje. Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj edhe me shqiptarët”,- ka thënë Vuçiç, raporton media serbe “B92”.
Në pyetjen e gazetarëve se, a do të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi, të premten në Prishtinë, Vuçiç tha se, “nuk ka asgjë prej kësaj pune, e as që do të ketë edhe për një kohë të gjatë”, transmeton “Koha.net”.
I pyetur se si do të reagonte sikur pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, postin e kryeministrit ta merrte ndonjë politikan nga opozita i cili do ta njihte Kosovën, Vuçiç është përgjigjur se “për këtë vetëm mund të shpresoni”.
“Ndoshta këto ëndrra edhe ju realizohen. S’kam asgjë kundër, shpresoni, ndoshta edhe mund t’ju ndodh juve kjo, por nuk do të mbështetesha shumë në...”, ka deklaruar Vuçiç.
Më tej, kryeministri Vuçiç, njëherësh kryetar i Partisë Progresive serbe (SNS), ka thënë se, gjithçka nën 50% të votave nga serbët e Kosovës për Listën e përbashkët të Partisë së tij, do ta konsideronte mossukses.
“Gjithçka që do të ishte nën 50 për qind të votave për Listën të cilën po e udhëheq unë në Kosovë, mendoj se do të ishte mossukses i madh”,- ka thënë mes tjerash Vuçiç.
Ai më herët ka vizituar minatorët e Trepçës në Leposaviq, pastaj banorët e Zveçanit, ndërsa gjatë kohës kur po raportojmë është duke inauguruar Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës.
Mësohet se pas veriut të Mitrovicës, Vuçiç nën masa të rrepta të sigurisë do të vizitojë edhe komunën e Zubin Potokut.
Fotolajm/ Zonja nga qyteti... version modern
Aktorja Olta Gixhari ka ardhur me këtë foto të re, ku duket si dikur “Ollga” te filmi “Zonja nga Qyteti”... edhe pse “Ollga” moderne është shumë më seksi dhe më e re nga ajo e dikurshmja.
Eja pleqëro me mua, mjaft me Koçon!
Nga Bledi Mane
Atje te sheshi i fshatit ne Vuno kur dielli te zgjase koken mbi çatite e rrenuara dhe bluja e detit perballe tu sjelle pak buzeqeshje nostalgjie pleqve ortodokse, une do t'ia beh si pirat fshehur gati per grabitjen e rradhes. Do te shkund si i çmendur litarin e kembanes se kishes dhe zhurma e saj kanonike te turbulloje relaksin tuaj rural. Do e shkund fort kembanaren aq sa trokitjet e bastuneve, trokitjet e dominove, trokitjet e zareve te tavllës, trokitjet e dybekeve te plakave, trokitjet e deckeve te DJ, trokitjet e pompimit te hashashit, trokitjet e shazllongeve te shtrenjte, trokitjet e bisedes tende me Koçon e kerrusur te zveniten e te perpeliten.
Do u kerkoj falje banoreve te vjeter e te rinj, do u kerkoj falje pronareve te vjeter e grabitesve te rinj, do i kerkoj falje dallges se detit dhe kreshes se malit te zhveshur e do ulem i paftuar mes teje dhe Koços. Do ulem aty e nuk do tu le te qete te llafosni si dijetaret e rende ne katedrat primitive te mesjetes e do bertas me teper seç çirret Besa e Koços para mikrofonit.
Ke 18 vjet qe e njeh e nuk te ka çuar gjekundi me keshillat dhe latimin e mitomanise se tij. Ke 18 vjet qe e njeh Koçon dhe ia di me detaje e ne cdo qelize sipermarrjet e tij te deshtuara. Iu qas rinise komuniste kur studentet e dhjetorit shkermoqen bolshevizmin. Iu qas Hajdin Sejdise kur shkermoqi kursimet e vobekta te shqiptarëve. U pasurua ne tranzicionin pa rregulla e pa identitet te post '90. Filloi botimin e gazetes Shekulli duke shkaterruan median shqiptare e duke gjobitur politiken mekatare.
Bleu gazeten legjendare "Sporti Shqiptar" dhe e shkerdheu.
Ngriti radion kombetare "+2" dhe e dhjeu.
Celi revisten "Spekter" dhe e ngordhi.
Celi gazeten "Biznesi" dhe e pordhi.
Hapi televizionin "A1" dhe deshtoi.
Filloi me botime librash dhe avulloi.
Me klubin sportiv "Apollonia" masakroi talentet dhe sportin, me "Abissnet" perlau parane publike e tani pret me ankth vendimin e Gjykates Kushtetuese. Ndertoi pa fund pallate te shemtuara ne Tirane, Fier, bregdet duke poshteruar rregulla urbanistike dhe arkitekturore dhe rruget qe sistemoi i tkurri si xhade katundesh. Nderkohe me ty flirtoi me Berishen, Meten, Bashen e qysh sa e fute ne Partine Socialiste ka 3 vjet qe eshte kthyer në më antipatikun e se majtes. Qarqet e Vlores dhe Gjirokastres i keqperdor me shemtuar se horoskopi i manipuluar i "Shekullit" dhe pavaresisht goditjes qe mori ne kongresin e marsit ende ndjen ose shperdoron prudencen tende...
Mos humb kohe e nxirre ne pension. Mos e ko me shpresa te vakta. Lere te dalldise mes megallomanise dhe egocentrizmit te tij. Lere te genjeje hallexhinjte e fundit e mos i premto qe do pleqeroni te dy. Perse do te bisedoni ne sheshin e fshatit Vuno kur te plakeni apo do tu besh retrospektivë dallavereve te tij qe linden në monizem dhe ende ti ia mban me oksigjenin e nje enigme sa misterioze e sa qesharake. Enigme e nje miqesie qe ka goxha kosto morale, politike dhe financiare!
Ku fshihet “koka” e Xibrakës, Genci Xhixha?
Genci Xhixha është i kërkuar nga drejtësia shqiptare si personi që ka financuar dhe siguruar lëndën e kokainës, e cila vinte nga Kuba dhe përpunohej në laboratorin e Xibrakës, në Elbasan.
Hetimet e prokurorisë kanë zbardhur detaje për tentativën e dështuar për arrestimin e tij nga policia shqiptare.
Sipas prokurorisë, ai është njoftuar se po vëzhgohej nga policia, gjë e cila bëri të mundur që ai t’i shpëtojë një arrestimi të mundshëm.
Xhixha sipas hetimeve është larguar menjëherë nga Shqipëria, duke humbur përfundimisht të gjitha lidhjet me indentifikimin dhe vendodhjen e tij të mëtejshme.
Pas një viti, pyetja është; ku fshihet Genci Xhixha?
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ai fshihet në Kubë, madje sipas tij, eksponentë të lartë të PS kanë bërë pushime ekzotike në shoqërinë e Xhixhës.
Ndërsa media shqiptare, ka zbuluar kohë më parë jetën luksoze të tij në Amerikën Latine, duke hedhur edhe hije dyshimi se koka e Xibrakës mund të jetë i fshehur atje…
Megjithatë, sot, kjo pak vlerë ka. Ai vazhdon të jetë i lirë!
Aksident në pistë gjatë uljes, avioni godet makinën, vret një person
Një aeroplan është përplasur teksa bënte zbritjen në pistë në Jug të Kalifornisë, duke goditur një makinë dhe duke vrarë një nga pasagjerët e tij.
Tre personat e tjerë në makinë janë lënduar së bashku me pilotin e aeroplanit dhe pasagjerët e tij.
Aeroplani u duk se kishte shfaqur probleme teknike para se të rrëzohej teksa ulje në San Diego County pranë Fallbrook, thanë dëshmitarët.
Po hetohet defekti që mund të ketë pasur avioni, cka e detyroi të shkaktojë këtë aksident./Panorama/
“Der Spiegel”: Gjermania ka përgjuar zyrën e Netanyahut
Shërbimi i spiunazhit gjerman “BND” e ka përgjuar për vite të tëra zyrën e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu.
Lajmi është bërë i ditur nga e përjavashmja gjermane “Der Spiegel”.
Sipas revistës gjermane, “BND”-ja ka kryer veprimtari spiunazhi dhe ndaj vendeve të tjera mike të Gjermanisë, si dhe ndaj institucioneve ndërkombëtare.
Izreaeli, deri tani nuk ka mbajtur asnjë qëndrim zyrtar për këtë çështje.
Sondazhi: Britanikët pro fenomenit “Brexit”
Votuesit e rinj do të jenë faktori vendimtar i referendumit të organizuar për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE), referuar një sondazhi të publikuar sot, në të cilën mbështetësit e fenomenit “Brexit” (British exit) mund të paraqesin triumfin e kësaj teze.
Sipas këtij sondazhi të realizuar online nga “Opinium” për “The Observer” 43% e personave të anketuar shprehen pro idesë të largimit të vendit të tyre nga blloku i 28 shteteve ndërsa 39% janë mbështetës të qëndrimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Nga 1.966 persona të intervistuar, 18% shprehen se janë ende të pavendosur ndërsa 1% refuzojnë të komentojnë.
Sondazhet e realizuara në funksion të referendumit më 23 qershor shënojnë luhatje të vazhdueshme.
Personat e intervistuar nëpërmjet telefonit shprehem së shumti pro qëndrimit në Bashkimin Evropian ndërsa target grupi i intervistuar online rendisin gjerësisht fenomenin “Brexit” në krye.
Referuar “The Observer”, pjesëmarrja e elektoratit të ri në moshë do të jetë një element kyç i rezultatit përfundimtar më 23 qershor.
Aksident me vdekje pranë QTU, humbet jetën kalimtari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së, ku për pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-55 vjeç.
Ai u përplas për vdekje nga një makinë tip “Peugeot” që drejtohej nga 31-vjeçari Alban Kostallari.
Ky i fundit është shoqëruar nga policia. Ndërkohë, uniformat kërkojnë ndihmë për identifikimin e viktimës.
Karakteristikat e viktimës: I gjatë, i hollë, rreth 170 cm, i veshur me xhup të zi të hollë, me xhinse blu të zbardhura, me një palë atlete sportive ngjyrë kafe, me fytyrë normale, flokë dhe mjekër të thinjur.
Video/ Modelet sherr të paparë me grushte në hotel, askush s’i ndan
Një video e sherrit mes dy modeleve po qarkullon në rrjetet sociale.
Nga pamjet e filmimit, bërë në ambientet e një hoteli në Serbi ku vajzat ishin akomoduar të mbledhur për një aktivitet, dy prej tyre, nuk dihet për çfarë arsyeje, janë kapur për flokësh.
Në hollin e hotelit, vajzat rrihen me njëra tjetrën, teksa shoqet e tyre nuk arrijnë që t’i ndajnë.
Për më shumë ndiqni videon:
Video/ Himni i ‘Korpusit Rinor Azem Hajdari’: Atdheu na fton, na prit o popull...
“Kalojmë në fusha, kalojmë në male.
Marshojmë në truallin tonë.
E ditë e nat për të krah nuk ndalet.
Atdheu ne na fton.
Na prit shqiponja, na prit o popull.
Po vijmë ne për shpëtim.
Dhe le të përhapet si valë rreth e rrotull kjo këngë si kushtrim, si kushtim”
Me këto vargje nis himni i “Korpusit Rinor Azem Hajdari”, që u luajt për herë të parë dje në 25-vjetorin e 2 Prillit në Shkodër. Himni i luajtur është i “Korpusit Rinor Azem Hajdari”, e cila është një strukturë për të mbrojtur votën e Partisë Demokratike.
Të rinjtë e kësaj lëvizjeje të re mbajtën peshën kryesore të aksionit opozitar në protestën së 8 dhjetorit, ndërkohë që sipas demokratëve, ata do të kenë rol drejtues edhe në protesta të tjera.
NATO “zbarkon” në Tiranë më 27 Maj
Më 27 Maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Këtë gjë e ka bërë të ditur në Facebook deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko, i cili shkruan se “tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”.
Majko: Asambleja e NATO-s, më 27 maj në Tiranë
Deputeti Pandeli Majko informoi të dielën se në Tiranë do të mblidhet në fund të muajit maj të këtij viti, Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Përmes një njoftimi në Facebook, Majko shkruan se takimi do të zhvillohet në vendin tonë në datën 27 maj.
“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare,Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”,- shkruan Majko në Facebook.
Video/ Ja çfarë bëri ky agjent i infiltruar kur i thanë të provonte drogën
Një agjent i DEA-s amerikane, i cili tashmë ka dalë në pension ka kaluar plot 20 vite në misione të fshehta duke u infiltruar në grupet e traifkantëve të drogës në Meksikë dhe në Kolumbi.
Ai kishte zbuluar se çfarë do të thotë të jesh në mesin e këtyre trafikantëve, si të sillesh dhe si të fitosh besimin e tyre.
Agjenti amerikan ka treguar edhe një moment delikat, kur trafikantët e pyetën që të provonte drogën. Për të dalë nga situata, ai i tha atyre se nuk e prek produktin pasi synimi i tij është që të fitojë para dhe jo të konsumojë drogë.
Agjenti amerikan thekson se, trafikantët e bandave të organizuara e dinë mirë dhe arrijnë ta kuptojnë kur një person është i varur nga droga dhe ata nuk dëshirojnë që të bëjnë tregti me persona të varur nga lëndët narkotike, por me biznesmenë në këtë fushë.
Kur këta trafikantë e pyesnin policin e infiltruar për persona me të cilët bashkëpunon në këtë rrjet droge, ai i thoshte atyre emra të personave të vdekur, në mënyrë të tillë që kur të kontrollin për të dhëna të mos gjenin asgjë.
KLD: Gjyqtarët të depozitojnë personalisht formularin e vetëdeklarimit
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkon të gjithë gjyqtarët të depozitojnë personalisht pranë këtij institucioni, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues.
“Në zbatim vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, njoftojmë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të rretheve gjyqsore, gjykatave të shkallave të para administrative, gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda, gjykatave të apeleve, gjykatës administrative e apelit, gjykatës së apelit për krimet e rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues”,- thuhet në njoftimin e publikuar nga ky KLD.
Ndërkohë në faqen zyrtare të KLD-së është publikuar edhe formulari i vetëdeklarimit./ATSH/
Agjërimi në Kreshmën e Madhe
Diçka e veçantë duhet thënë për agjërimin gjatë Kreshmës së Madhe. Duke folur në përgjithësi, agjërimi është një element themelor i jetës së krishterë. Krishti agjëroi dhe i mësoi njerëzit të agjërojnë. Agjërimi i bekuar bëhet në sekret, pa e shfaqur dhe pa kritikuar të tjerët (Mattheu 6:16; Romanët 14). Ai ka për qëllim pastrimin e jetëve tona, çlirimin e shpirtrave dhe trupave tanë prej mëkatit, fuqizimin e fuqive tona njerëzore për të dashur Perëndinë dhe njerëzit, ndriçimin e tërë qenies sonë për Kungimim me Trininë e Bekuar. Regullat e Kishës Orthodhokse për agjërimin gjatë Kreshmës së Madhe janë rregullat murgërore. Mishi nuk lejohet të hahet mbas së Dielës së të Lidhurave dhe nuk hahen më vezë dhe produktet blegtorale mbas së Dielës së Bardhë. Këto rregulla nuk janë një "barrë e rëndë për t'u mbajtur", siç bënin farisejtë (Lluka 11:46), por si një përpjekje drejt një ideali; jo si një qëllim në vetevete, por si një mjet për përsosje shpirtërore, të kurorëzuar në dashuri. Shërbesat e Kreshmës na kujtojnë për këtë.
Le të agjërojmë me një agjërim të pëlqyeshëm tek Zoti. Ky është agjërimi i vërtetë: largimi nga e liga, frenimi i gjuhës, prerja e zemërimit, ndalimi i epshit, i fjalëve të këqia, gënjeshtrave dhe mallkimeve. Ndalimi i tyre është agjërimi i vërtetë dhe i pranueshëm (Mbrëmësorja e të Hënës të Javës së Parë). Shërbesat e Kreshmës së Madhe na tregojnë gjithashtu, se nuk duhet të mburremi për agjërimin e jashtëm, sepse edhe djalli nuk ha asnjëherë! Agjërimi asketik i Kreshmës së Madhe vazhdon prej të Dielës së të Lidhurave deri në të Dielën e Pashkës; dhe prishet vetëm mbas Meshës Hyjnore Paskale. Duke e njohur përpjekjen e madhe në të cilën janë thirrur, të krishterët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të agjëruar sa më mirë që ata mundin, fshehurazi, kështu që Perëndia do i shohë dhe do i bekojë haptazi me një jetë të shenjtë. Çdo njeri duhet të përpiqet të bëjë maksimumin, për të realizuar këtë ideal.
Përveç agjërimit asketik të periudhës së Kreshmëve të Mëdha, vetëm orthodhoksët nga të gjithë të krishterët e tjerë, praktikojnë gjithashtu agjërimin eukaristik ose liturgjik. Ky agjërim nuk i referohet agjërimit për përgatitjen e marrjes së Kungatës së Shenjtë; por agjërimit prej vetë Kungatës së Shenjtë. Gjatë ditëve të javëve të Kreshmëve të Mëdha në Kishat Orthodhokse nuk kremtohet Mesha Hyjnore normale, meqenëse Mesha Hyjnore është gjithmonë një kremtim paskal i Kungimit me Zotin e Ngjallur. Meqenëse periudha e Kreshmës është një përgatitje për Ngjalljen e Zotit, nëpërmjet kujtimit të mëkatit dhe ndarjes prej Perëndisë, rregulli liturgjik i Kishës e heq shërbesën eukaristike gjatë ditëve të javës në kohën e Kreshmës së Madhe. Por, shërbesat joeukaristike janë zgjeruar me lexime nga Shkrimi dhe me një himnologji të karakterit kreshmor. Me qëllim që besnikëve të mos iu mungojë Kungata e Shenjtë gjatë ditëve kreshmore, të Mërkurën dhe të Premtet kryhet Mesha e të Parashenjtëruarave (Shih më poshtë).
Edhe gjatë kreshmës, e Shtuna (Dita e Sabatit) dhe e Diela (Dita e Zotit) mbeten ditë eukaristike dhe kremtohet Mesha Hyjnore. Të shtunave është Mesha e Shën Joan Gojartit, zakonisht me lutjet për të vdekurit. Të dielave është Mesha e Shën Vasilit të Madh. Për Kishën Orthodhokse të shtunat dhe të dielat nuk janë kurrë ditë agjërimi. Shumë shekuj më parë u bë një debat me Kishën Katolike në lidhje me agjërimin eukaristiko-liturgjikal. Gjatë Kreshmës së Madhe, ndonëse agjërimi eukaristik nuk mbahet të shtunave dhe të dielave, agjërimi asketik nuk ndërpritet, kreshma që ka filluar të Dielën e të Lidhurave vazhdon pa ndërprerje deri në ditën e Pashkës.
Rama shpërndan 150 certifikata pronësie në Novoselë
Qeveria ka nisur procesin e dhënies së titujve të pronësisë për tokën në fshat, duke plotësuar një nga premtimet e saj. Kreu i qeverisë ka qenë i pranishëm në Novoselë të Vlorës, ku ka shpërndarë 150 certifikatat e para të pronësisë mbi tokën.
“Koha, që nga dita që kemi marrë këtë zotim, është 2 vite e gjysmë por, nëse do t’i kërkoja drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës të tregonte të gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do të duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata që trashëguam edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Dua t’u jap një mesazh të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën, por që edhe pse e kanë punuar atë, ende nuk e kanë marrë në zotërim, se ka ardhur momenti i tyre për të marrë një shërbim plotësisht falas nga ana e shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar plotësisht mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës. Atë që po bëjmë me sukses për legalizimet, do ta bëjmë me po kaq sukses edhe për tokën bujqësore, pra certifikatat e pronësisë për tokën bujqësore falas”, u shpreh kryeministri Rama.
Marrja e titullit të pronësisë është një proces jetik, vonesa e të cilit ka gjeneruar edhe një sërë problematikash të tjera në zhvillimin bujqësor e rural. Ky proces krijon kornizën ligjore për të zhvilluar pronën, për ta shitur tokën në pronësi, për ta dhënë me qira apo trashëguar.
Po ashtu, marrja e titullit të pronësisë krijon kushte të reja për fermerët. Ajo do t’i mundësojë fermerit të përfitojë nga programet e ndihmës shtetërore në bujqësi, apo për të hyrë në një marrëdhënie të re me bankat për kreditimin e aktivitetit të tyre. Sikundër të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore, nga një fermer i regjistruar te një fermer tjetër, janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat personale.
Gjatë vizitës së tij në Novoselë, kryeministri Rama inspektoi edhe punimet për argjinaturën që do të mbrojë nga përmbytjet dhe erozioni rreth 5 mijë hektarë tokë dhe që do t’u shërbejë rreth 12 mijë fermerëve të zonës. Pas përmbytjeve të shkurtit të këtij viti, në bashkëpunim me donatorët u ndërmorën projekte rehabilitimi dhe ndërtimi të infrastrukturës mbrojtëse, e cila është realizuar në 80% të saj./TCh/
Foto/ Bie nga ura me makinë, shoferi lufton me vdekjen
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Calmazzo të Italisë. Një burrë 44-vjeçar nga Urbino po lufton për jetën në spitalin e Fanos.
Ai u xnorr sot nga ushtarët nga një humnerë ku kishte rënë dje natën me makinën e tij. Karabinierët po hetojnë për shkaqet.
Video/ Trupa e “Sky Tg24” sulmohet në Molenbeek
Molenbeek vazhdon të jetë një lagje plot tension. Këtë e ka provuar edhe trupa e lajmeve e televizionit italian “Sky TG24”, e cila u sulmua në lagjen e Salah Abdeslamit.
Gazetarja Giovanna Pancheri dhe operatori nuk kanë raportuar dëme.
Video/ Makina përplas një grua në përpjekje për t’i ikur policisë
Policia belge arrestoi disa pjestarë të së djathtës, si dhe disa protestues anti-racistë në Bruksel të shtunën.
Policët u angazhuan në përballje të ashpra me disa të rinj vendas në lagjen Molenbeek.
Një një aksident të dëshmuar nga një gazetar i Reuters, një veturë goditi një grua teksa përpiqej t’i largohej më shpejtësi policisë.
Rhian Sugden nuk ka të ndalur, poston foto nudo
Rhian Sugden, ka lënë pas vetes dramën e skandalit seksual me Vernon Kay, duke pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme.
Modelja e njohur, u ka dhënë fansave diçka tjetër për të folur duke i hequr rrobat dhe duke ekspozuar figurën e saj.
Video/ Cilin futbollist la Marina për Getoarin?
Pamjet nga videoklipi i këngës “E nxonme” rreth 2 viteve e gjysmë më parë, e nxisin më shumë mendimin se historia mes Getoarit dhe Marinës është më e vjetër seç mendonim. A t’ia ketë kushtuar Marinës këtë këngë reperi i famshëm nga Kosova?
Bëjmë të ditur se moderatorja, para se të shfaqej krah Getit, ka pasur një marrëdhënie të gjatë, që prej adoleshencës, me një futbollist, emrin e të cilit nuk e ka bërë kurrë të ditur.
Ajo gjithmonë ka dashur ta ruajë jetën private larg aparateve fotografike, gjë që sot nuk e bën më. Por le të kthehemi te kënga “E nxonme”. Me kë ju ngjan vajza në foto?
Nuk është Marina, të jemi të qartë, ama… i ngjan shumë! Po në këtë momentin tjetër? E pra, detaje këto që na bëjnë të mendojmë se personi të cilit i janë kushtuar këto rreshta është pikërisht Marina, në atë periudhë ende në një marrëdhënie tjetër!
Ta ketë zgjedhur vallë me qëllim Geti vajzën e klipit, aq të ngjashme me bukuroshen shqiptare?
Nuk mund ta themi me siguri, ama kjo është një shenjë tjetër që na bën ta mbështesim idenë tonë të kaluar, se Getoari-Marina është një histori më e komplikuar seç mendonim, e ndoshta e nisur si “një histori e ndaluar”!/Blitz/
Françeska tregon hapin e radhës pas sherreve me shkulje flokësh
Françeska Jaçe ka pushtuar mediat rozë kohët e fundit. Pak ditë më parë, u raportua se ajo kishte dhunuar një nga ish-mikeshat e saj, teksa ndodhej në një supermarket.
Kurse tani ka ndërmarrë tjetër hap, edhe pse vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Në një fotografi që ka publikuar në rrjete sociale, Françeska po praktikon kitboksin.
PD: Kokëdhima i Ramës kërkon kalanë e Porto Palermos, më i urryeri nga të gjithë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministri Edi Rama dhe deputetin Koço Kokëdhima për vizitën dy ditore që zhvilluan në jug të vendit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Zhupa u shpreh se Kokëdhma synon që të marrë kalanë e Porto Palermos dhe kjo është arsyeja që objektet e trashëgimisë kulturore do të jepen me qira.
Zëdhënësja e PD theksoi se Rama vazhdon propagandën në Jug për të mbështetur Kokëdhimën, kur në fakt deputeti i Vlorës është më i urryeri nga të gjithë.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:
Edi Rama gjatë një vizite dy ditore në Jug të vendit, ka tentuar tu shesë banorëve të bregut një mall të prishur, që askush nuk e blen më.
Qytetaret e Jugut, të Fierit, të Vlorës, Sarandës, e më gjërë e dinë se propaganda e Ramës është një tallje e tipit, biri im, pasi e vërteta është se qeveria e tij, në jetën e tyre, në lagjen e tyre, ka vetëm një kuptim; Si të pasurohet më shumë Koço Kokëdhima.
Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore.
Në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.
Por në veçanti, më i urryeri nga të gjithë, të majtë e të djathtë e të paparti, mbetet Kokëdhima i Ramës, për babëzinë që ka shfaqur, për të pasur një dorë kudo, nga pastrueset e deri tek ministritë, gjithnjë duke ndjekur pasurimin e tij të pafre.
Qytetarët e dinë dhe e shohin atë çfarë po ndodh. Dhe shumë më shpejt nga sa e mendojnë ata, Rama dhe Kokëdhima do lëciten tek lapidari i Vunoit si heronjtë e korrupsionit e vjedhjes më të madhe që dikush i ka bërë vendit.
Foto/ Ja çfarë hëngri Vuçiç me studentët e Mjekësisë në Mitrovicë
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, përveç vizitave është takuar edhe me studentët e fakultetit të Mjekësisë në veri të Mitrovicës.
Vuçiç, këtë herë është takuar me studentët në qendrën e tyre, ku e ka shfrytëzuar rastin për të ngrënë drekë./Gazeta Express/
Fotogaleri/ Kur njeriu dhe natyra, bashkëjetojnë në harmoni...
Njeriu është shkatërrimtari më i madh i natyrës, megjithatë edhe paqja ekziston. Këto foto tregojnë shembuj të bashkëjetesës në harmoni midis tyre.
Dita e Kafshëve Endacake, Veliaj: Kemi vaksinuar 320 qen
Në kuadër të Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën se si duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.
Për këtë qëllim, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi sot ambientet e klinikës veterinare të kafshëve në Kombinat, ku mori pjesë në aktivitetin e parë të fushatës, e cila do të zhvillohet paralelisht edhe me procesin e trajtimit të qenve endacakë, duke i sterilizuar, vaksinuar dhe matrikuluar ata.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës, të cilët pasi morën informacionin e duhur rreth mënyrës se si duhen trajtuar këto kafshë, së bashku me kryetarin e Bashkisë kanë parë nga afër punën që bëhet nga veterinerët për trajtimin e tyre, si dhe kanë luajtur me to, për të përcjellë mesazhin se edhe kafshët endacake kanë nevojë për dashurinë e njeriut dhe se përdorimi i dhunës nuk është mjeti i duhur për t’i larguar nga rruga.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se, nisur edhe nga simbolika e Ditës Botërore të Kafshëve Endacake, është e nevojshme që shoqëria të kuptojë se edhe kafshët kanë vendin dhe të drejtat e tyre.
“Ne besojmë se ky është një proces i cili bëhet më i mirë kur njerëzit janë të edukuar dhe të arsimuar. Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit, edhe për kafshët”,- tha Veliaj.
Duke marrë shkas nga situata në terren, ai bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës prej një muaji kanë nisur punën për të trajtuar të gjitha kafshët endacake, për të bërë të mundur fillimisht eliminimin e çdo rreziku për transmetimin e sëmundjeve të rrezikshme dhe mundësimin që nëpërmjet sterilizimit të mund të shmanget shtimi natyror i tyre.
“Ajo që ne bëjmë këtu, bashkë edhe me doktorët e kafshëve, është që kafshët që vijnë nga rruga i vaksinojmë, i sterilizojmë që ato mos të shumohen më shumë, por ama pastaj vazhdojnë jetën e tyre. Është shumë e rëndësishme që në qoftë se ka familje që duan të adoptojnë një qen që vjen nga rruga, që duan të vijnë këtu si vullnetarë, klinika është e hapur”,- shtoi kryetari i Bashkisë.
Veliaj i bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë pranë klinikës veterinare dhe të adoptojnë një qen rruge, pasi në këtë mënyrë ndihmojnë jo vetëm kafshën, por edhe kontribuon që edhe qyteti të bëhet më i mirë.
“Kemi fituar një betejë shumë të madhe sepse kemi rekrutuar kaq shumë vullnetarë siç jeni ju dhe në qoftë se ju do t’u thoni edhe shokëve, edhe prindërve tuaj, dhe të gjithë t’i trajtojmë me respekt kafshët, besoj se do të kemi një qytet ku edhe njerëzit rriten shëndetshëm, por edhe kafshët rriten shëndetshëm.
Në qoftë se ka njerëz ose familje që do të adoptojnë kafshët e rrugës, ne mund ta zgjidhim edhe më shpejt situatën e krijuar, sepse sikur secili në Tiranë të marrë një qenush nga rruga, ta rrisë në shtëpi dhe të përkujdeset, do të thotë që ka më pak probleme nëpër rrugë”,- tha Veliaj.
Nga 16 shkurti, kur edhe nisi të funksionojë klinika veterinare e bashkisë në zonën e Kombinatit, është bërë e mundur kapja e 320 qenve në të gjithë Tiranën. Zonat kryesore ku është përqendruar aksioni i kapjes së qenve janë: Qendra Spitalore “Nënë Terëza”, Parku i Liqenit, Sheshi “Avni Rustemi” dhe zona e Pazarit të Ri, Lapraka, Unaza e Re, Don Bosko, Fusha e Aviacionit, Ali Demi etj. Prej tyre janë trajtuar dhe nxjerrë në habitat 290 qen, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në klinikë dhe po i nënshtrohet ditëve të qëndrimit të detyrueshëm.
Pasi kapen, qentë dërgohen në Klinikën Veterinare, ku regjistrohen në një regjistër të veçantë. Më pas kafsha i nënshtrohet ndërhyrjes që ka të bëjë me sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin (kapësja e verdhë e vendosur në vesh). Pasi kalon këtë proces, kafsha qëndron në klinikë mesatarisht 3 deri në 5 ditë. Pas kësaj, grupi i kapjes e rikthehen kafshën në zonën ku e mori në fillim. Procesi i trajtimit bëhet nga 5 kirurgë veterinerë, të cilët janë vullnetarë dhe asistohen nga veterinerët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.
Nagorni-Karabak, Azerbajxhani njofton armëpushimin
Azerbajxhani njoftoi vendosjen e një armëpushimi të njëanshëm në përplasjet me forcat armene për rajonin e shumëdiskutuar të Nagorni-Karabakut.
Azerët, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, po e hedhin këtë hap në përgjigje të thirrjeve ndërkombëtare për ndalimin e menjëhershëm të dhunës. Luftimet i kushtuan jetën të paktën 30 ushtarëve e kanë shkaktuar edhe viktima mes civilëve.
Nagorni-Karabak ka qenë në duart e separatistëve etnike armenë që prej fundit të luftës së 1994-s. Por konfliktet e fjetura duket se po rizgjodhen. Armenia njoftoi të shtunën vdekjen e 18 ushtarëve etnikë armenë, Azerbajxhani tha se kishte humbur 12 trupa.
Zyrtarët shtojnë se është vrarë edhe një djalë 12 vjeç, e janë plagosur dy fëmijë të tjerë. Secila nga palët fajëson tjetrën për shkeljen e armëpushimit. Azerbajxhani pretendon se forcat e tij kanë marrë dy kodra strategjike dhe një fshat, por humbën një helikopter.
Qeveria armene, nga ana e saj këmbëngul se ishin azerët, ata që nisën një mësymje masive me tanke e zjarr artilerie. Më herët, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, në këtë përplasje mbështet Azerbajxhanin deri në fund.
Ankaraja ruan lidhje të ngushta me Bakunë, por nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje me Armeninë e palëkundur nga qëndrimi i saj se, vrasjet masive të armenëve në periudhën otomane përbëjnë gjenocid, gjë të cilën Turqia e mohon me forcë.
Pini duhan? Ja 10 ushqimet që e largojnë nikotinën nga trupi
Nikotina është një kimik, i cili e benë heqjen dorë nga pirja e duhanit mjaftë të vështirë. Po ashtu, nikotina është njëra nga kimiket më zakon-formuese që njeriu njeh, dhe është thithur përmes pirjes së duhanit për shekuj në mbarë botën
Nikotina është një nxitës që mund të bllokojë qelizat nervore dhe muskulore nga funksionimi i duhur.
Duhani prodhon nikotinë, e cila rritë rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut dhe mund madje të rrisë rrezikun për sulm.
Këto janë 10 ushqimet që largojnë nikotinën nga trupi juaj:
1. Brokoli
2. Portokalli
3. Spinaqi
4. Xhenxhefili
5. Boronica e kuqe
6. Limoni
7. Karota
8. Shega
9. Fara e grurit
10. Lakra jeshile
Video: Festimi i golit të Ronaldos ndaj ‘Barças’ kthehet në hit
Pas ndeshjes së djeshme me Realit dhe Barcelonës, humori ka shpërthyer në rrjetet sociale me golin e Ronaldos.
“Cristiano Ronaldo është kudo”,- është dicitura që shoqëron këtë video komike.
Gjatësia e gishtave te meshkujt lidhet me atraktivitetin
Për raportin në mes gishtave dihet që ndërlidhet me hormonet seksuale, me atë që raporti më i vogël i kombinimit ku gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues, është tregues i ekspozimit të testosteroneve në mitër.
Kjo nga ana tjetër mund të çojë deri te karakteristikat më atraktive dhe simetrike, të paktën kështu pohohet. Përpjesëtimet tashmë që më herët ishin të lidhura me plleshmërinë, seksualitetin dhe konkurrencën. Efekti është më i fortë në dorën e djathtë se sa në të majtën, pohojnë hulumtuesit.
Dr. Camille Ferdenzi dhe ekipi nga Universiteti në Gjenevë, kanë matur përpjesëtimet (përpjesëtimet 2D: 4D) e 49 meshkujve, dhe pastaj pjesëmarrëseve femra ua kanë treguar fotografitë e tyre me renditje të rastësishme.
Femrat janë lutur të vlerësojnë fytyrat për më shumë gjëra, transmeton Koha.net. Për tërheqjen e tyre afatshkurtër siç është marrëveshja për një takim apo ta zëmë një romancë verore, tërheqje afatgjate në kuptimin e partnerit potencial dhe burrërinë dhe simetrinë e fytyrës së tyre.
Hulumtuesit kanë zbuluar se si edhe tërheqja më e gjatë edhe ajo afatshkurtër janë në “korrelacion të lartë” me raportin 2D:4D, ashtu që sa më i ulët të jetë raporti, më i lartë është rezultati.
Simetria është po ashtu e ndërlidhur, por interesante është se si burrëria nuk ishte, zbulon ekipi i hulumtimit.
Dr. Ferdenzi shpjegon: “Kjo ilustron preferencat e femrave për meshkujt me përpjesëtim më të ulët 2D:4D, me siguri të motivuara nga fakti që ata meshkuj kanë fytyrën e cila është më shumë simetrike.”
“Përparësia e tillë ka mundur të evoluojë, sepse rrit suksesin reproduktiv femëror duke fituar dobi nga partnerët të cilët fizikisht janë më robustë.”
Megjithatë, për aromën trupore dhe lartësinë e zërit, si edhe për disa tregues tjerë të ekspozimit të lartë ndaj testosteronit, nuk është vërtetuar që janë të lidhur me përpjesëtimin 2D:4D.
Kjo mund të jetë për atë se këto veprime zhvillohen në pjesën e mëvonshme të jetës, ashtu që nuk janë nën ndikim të ekspozimit ndaj hormoneve në mitër, përfundojnë hulumtuesit.
Për të mos u humbur/ Fier, ja ç'heq kjo femër për të parkuar
Duhet pranuar se femrat janë më të ngathta kur bëhet fjalë për t'i dhënë makinës. E nëse disa mendojnë se paragjykimi për femrat si shofere është thjesht një stereotip, kjo video do ju bëjë të mendoheni edhe njëherë.
Kjo video mbërriti pranë redaksisë së “Jetaoshqef.al” dhe tregon se çfarë heq kjo femër për të parkuar makinën e saj.
Videoja është filmuar në qytetin e Fierit, nga disa djem. Këta të fundit kanë komentuar çdo lëvizje teksa filmonin, duke u argëtuar pa masë nga 'shfaqja' që po shihnin.
Në fakt, vajza ka pasur hapësirë mjaftueshëm për të parkuar fare lehtë dhe makina gjithashtu ishte e vogël. Pra, vështirësia për të parkuar nuk i është krijuar nga rrethanat, por nga paaftësia.
S'na mbetet të themi gjë tjetër, veçse ndiqni videon dhe argëtohuni!/Jetaoshqef.al/
Çiljeta mer dhuratë nga një futbollist... por çfarë?
Alban Hoxha ka mbajtur premtimin e dhënë ndaj Çiljetës. Në derbin e luajtur në “Qemal Stafa” mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja i kërkoi fanellën por portieri i tha që do t’ia dhuronte herën tjetër.
Kështu futbollisti i të kuqve e ka mbajtur premtimin pasi ai i ka dhuruar asaj fanellën e Kombëtares Shqiptare.
Vetë këngëtarja Xhilaga ka postuar në profilin e saj një foto me fanellën që i ka dhuruar portieri i Partizanit Alban Hoxha, pas grumbullimit me Kombëtaren për dy miqësoret e fundit.
Ja komenti i Çiljetës në “Instagram”: “Ja dhe dhurata që mora sot nga lali im, Alban Hoxha . Portieri më i mirë në Botë, i preferuari im”.
05/04/2016/......................
Vrasja/ Artur Kurti, lidhje me një 25-vjeçare të mbetur shtatzënë
Një detaj është bërë publik sa i përket krimit në familje ditën e djeshme, ku humbi jetën 50-vjeçari Artur Kurti. Për këtë ngjarje, policia arrestoi kunatin e tij Leonard Strazimiri që e qëlloi me thikë dhe djalin e viktimës Jurgen Kurti 23 vjeç si bashkëpunëtor.
Bëhet fjalë për një lidhje jashtëmartesore të viktimës, me një vajzë 25-vjeçare, e cila ka qenë edhe shkak për kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij Shpresa Kurti, shkruan “BalkanËeb”.
Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë. Po kështu, thuhet se vajza 25-vjeçare që kishte lidhje me viktimën Artur Kurti ka mbetur shtatzënë.
Kjo lidhje jashtëmartesore e viktimës ka bërë që ai të kishte probleme me bashkëshorten dhe kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj gruas sa herë ajo i kërkonte divorcin, Shpresa Kurti kërkoi ndihmë nga vëllai i saj dhe djali.
Për këtë arsye ata ndodheshin të dy në shtëpi mbrëmë, kur 50-vjeçari u shfaq në derën e banesës me thikë në dorë duke kërcënuar bashkëshorten, ngjarje që përfundoi në mënyrë tragjike.
Policia arrestoi Leonard Ristanin kunatin e 49-vjeçarit Artur Kurti, i cili u qëllua për vdekje me thikë mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Burime pranë policisë thanë se, pas arrestimit të djalit të viktimës Jurgen Kurti, autorësinë e krimit e ka marrë daja i tij.
Pas marrjes në pyetje Leonard Ristani ka pohuar para oficerëve se ka qenë ai që e ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, në kushtet e vetëmbrojtjes.
Në deklarimin e dhënë, Ristani ka shtuar se, kjo nuk ka qenë hera e parë që Kurti keqtrajtonte bashkëshorten ndaj dhe ajo ishte larguar nga banesa e tyre për t’iu shmangur dhunës së 49-vjeçarit, ku dhe së fundmi kishte kërkuar divorcin.
Ky fakt nuk është pritur mirë nga 49-vjeçari. Sipas Ristanit, nipi i tij tentoi t’i largoje thikën babait, por ka qenë e pamundur e në këtë moment ai ka ndërhyrë, duke u plagosur dhe vetë.
Arrestimi i 23-vjeçarit është bërë në cilësinë e bashkautorit, për shkak të përfshirjes së tij në krim, ndërkohë që mamaja e tij ende nuk është marrë në pyetje nga policia.
Vrasësi i babait, ja si e komentojnë “të njohurit” në rrjetet sociale
Jeta lukzoze e 23-vjeçarit Jurgen Kurti, është komentuar edhe në rrjetet sociale, aty ku bëhet nami me komente dhe ku përdoruesit e tyre mezi presin të ndodhë një ngjarje për të venë pikat mbi “i” me opinionet e tyre.
Shumë prej tyre kanë vënë në dukje jetën e shtrenjtë të Jurgenit, disa të tjerë aludojnë që ishte përdorues i lëndëve narkotike, etj. etj.
Ja disa prej komenteve në Facebook:
Klosi: Amerikanët treguan paratë e politikanëve shqiptarë, në Qipro
Ish-shefi i shërbimeve sekrete, Fatos Klosi, tregoi dje, për herë të parë, në emisionin “Dritare me Rudinën” në “Vizion+”, se në vitin 2001 amerikanët ofruan të dhëna konfidenciale pranë Shërbimit, në lidhje me politikanët shqiptarë të cilët i kishin fshehur paratë në Qipro.
“Shërbimet sekrete janë të bllokuara, për aq kohë sa shtetarët janë të ngatërruar. Qysh nga ajo kohë dhe deri tani, pavarësisht informacionit, nuk është bërë praktikisht asgjë”,- pohoi Klosi.
Klosi ishte diskret në informacionin e tij dhe nuk dha asnjë emër, duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave, që janë edhe sot të vlefshme, por ai konfirmoi në këtë mënyrë, gjithë çfarë përflitet prej kohësh në Shqipëri, se politikanët shqiptarë kanë fshehur paratë në emër të tyre ose njerëzve të afërt, në Qipro.
Ndaj rasti “Panama Papers”, u shprehën Mero Baze dhe Artan Hoxha në emsion, nuk i shqetëson politikanët shqiptarë.
Është Qipro, thembra e Akilit, për ta dhe frika e tyre e madhe. Nëse hapet Qipro, nisin trazirat edhe këtu.
Enver Robelli, ndërkohë i pyetur për paratë e politikanëve shqiptarë të Kosovës, u shpreh se Thaçi i Kosovës, apo Ahmeti i BDI, kanë të kaluar helvetike dhe paratë nuk është çudi t’i kenë në Zvicër, ndaj rasti “Panama”, nuk pritet t’i tronditë ata.
Ndërkohë rrjeti investigativ “OCCRP” do të zbardhë brenda prillit të dhëna të detajuara për përfshirjen e Ballkanit në dokumentet e “Panama Papers” dhe përfshirjen e gjithë vendeve të rajonit, Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Do'stlaringiz bilan baham: |