Intervista me Fatos Klosin
Fatos Klosi: Shërbimet Sekrete punojnë për qeverinë, ato financohen nga shteti, si rrjedhim punojnë për shtetin. Nuk merren Shërbimet Sekrete me pushtetarët sepse është një Shërbim që është në shërbim të qeverisë dhe komandohet qartë fare nga Kryeministri. Kështu që Shërbimet janë orientuar në dy drejtime të tjera, që janë lufta kundër terrorizmi dhe krimi i organizuar.
Është tjetër gjë gazetaria, tjetër gjë shërbimet. Ka shërbime të mëdha, siç janë ato në Shtetet e Bashkuara, që kanë një shërbim botëror dhe kanë mundësitë, kanë hapësirën për të punuar.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë të jenë vendi që drejton gjithë botën dhe ata mbajnë përgjegjësi për shumë gjëra. Edhe neve na kanë ndihmuar në këtë fushë. Na kanë thënë disa informacione që mbetën aty, si lajme dhe kaq….
Artan Hoxha: Për rastin e Qipros, na dhanë ndonjë gjë?
Fatos Klosi: Na dhanë edhe për rastin e Qipros.
Artan Hoxha: Po çfarë ndodhi?
Fatos Klosi: Asgjë nuk ndodhi. Shkoi deri atje ku mund të shkonte dhe…
Gjergj Erebara: Kur ka ndodhur kjo e Qipros?
Fatos Klosi: Kjo është e 2001-shit.
Rudina Xhunga: Domethënë dhanë amerikanët të dhëna për Qipron.
Fatos Klosi: Po.
Artan Hoxha: Për politikanët tanë që kishin fshehur paratë në Qipro, kjo është ideja.
Fatos Klosi: Po pra. Prandaj shërbimet kanë siklet goxha të madh, janë zyrë e shtetit. Në qoftë se shtetarët janë të ngatërruar me këto gjëra, ajo zyrë është e bllokuar praktikisht. Me kë do komunikojë?”./dritare.net/
Video/ Ja si bëhet stërvitja e vitheve për fillestaret në palestër...
Mishel Levin, modele e fitnesit super seksi, ka treguar ushtrimet për zhvillimin e muskujve të gluteusit.
Për të gjitha vajzat të cilat dëshirojnë të kenë vithe seksi të formësuara mirë dhe të forta pason një informacion i keq.
Nëse nuk jeni të paracaktuara gjenetikisht për muskuj të mirë në gluteus, do të duhet patjetër që të djersiteni goxha shumë në palestër, transmeton Telegrafi.
Është lajthitje që me ushtrime të zakonshme dhe pa pesha vithet t’ju bëhen të forta dhe të formësuara.
Patjetër duhet të shkoni në palestër dhe të ngrini pesha. Pikërisht kështu ju thotë Mishel Levin, modele fituese e femrave mbase për prapanicën më të mirë në botë.
Shikoni stërvitjen e saj:
Kallashi publikon foto+18, duke kryer marrëdhënie seksuale
Valltarja seksi, Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi”, ka publikuar një foto duke kryer marrëdhënie seksuale. Me foton e fundit të publikuar në Instagram, ajo i ka thyer të gjitha tabutë duke publikuar edhe intimitetin e saj.
Presidenti rus Putin, viziton Greqinë në muajin maj
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë Athinën në muajin maj për t’u takuar me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras.
Kështu shkruajnë mediat greke, të cilat raportojnë se vizita zyrtare e Putin do të zhvillohet në fund të muajit maj, në datat 27-29 maj. Një vit më parë, më Prill 2015 ka qenë Kryeministri Tsipras që u prit zyrtarisht nga Presidenti Putin.
Koha e vizitës së Vladimir Putin në Athinë, përkon edhe me fillimin e ndërtimit të gazësjellësit “TAP”.
Presidenti rus pritet të diskutojë me Tsipras edhe për forcimin e tregtisë mes dy vendeve, marrëdheniet Rusi-Greqi dhe për disa çështje të “nxehta” të arenës ndërkombëtare.
Foto/ Moda, a do të veshin në Shqipëri vajzat pantallona të tilla këtë verë?
Pantallonat “bebi rozë” në vend të xhepave ta pasëm kanë dy pjesë të prera të mëdha që nxjerrin në pah mollaqet e prapanicës.
Ndërkohë Angelique Morgan, e njohur si Frenchy, pa pasur turp fare ka shëtitur nëpër qytet.
Me pamjen e vet tërheq shikimet kudo që shfaqet, ndërkaq kohë më parë në Los Angeles ka shëtitur me pantallona me hapje në prapanicë.
E njohur nga një “Reality Shou”, mbretërsha e silikonit, ajo ka shpalosur asetet e saj, teksa ka ecur me pantallona ngjyrë rozë e të cilat kanë të vendosura dy xhepa në të pasme.
Për t’i promovuar sa më mirë, aktores franceze, “rastësisht” i kanë rënë syzet, andaj është detyruar që të përkulet, në mënyrë që t’i shihej i tërë potenciali i tyre.
Se çfarë po ndodhë me zhvillimet e veshjes dhe zhveshjes, kjo është një ecuri e cila po vazhdon të zhvillohet dhe nuk dihet se si do të jetë në ditët në vazhdim.
Çfarë personaliteti keni? Jua tregon gishti i vogël...
Gishtërinjtë tanë dallojnë nga personi në person, jo vetëm në gjatësinë dhe formën, por edhe në seksionet e tyre.
Ka disa teori që thonë se, gishtërinjtë tanë tregojnë shumë për personalitetin e njeriut.
Në fakt, disa besojnë që veçanërisht gishti i vogël zbulon shumë rreth karakterit dhe personalitetit tuaj.
*Seksioni i parë më i gjatë
Nëse ky seksion në gishtin tuaj është më i gjatë, atëherë kjo do të thotë se jeni tërheqës dhe keni aftësi të mrekullueshme komunikimi.
*Seksioni i dytë më i gjati
Njerëz që kanë seksionin e dytë më të gjatë nga tre seksionet, ndjenjë nevojën që t’i ndihmojnë të tjerët dhe të kujdesen për ta. Gjithashtu ata janë edhe më të vendosur se të tjerët. Zakonisht, doktorët i përkasin këtij grupi.
*Seksioni i tretë
Njerëzit me këtë tip të seksionit të gishtit të vogël janë të sinqertë dhe gjithmonë e thonë të vërtetën. Ata gjithashtu kanë aftësi të mira verbale dhe shoqërore.
*Të gjitha seksionet e shkurtra
Njerëzit që i përkasin këtij grupi nuk janë shumë të famshëm mes njerëzve. Ata zakonisht janë nervoz dhe të dobët.
*Seksioni qendror
Nëse seksioni qendror në gishtin tuaj të vogël është më i shkurtër, kjo do të thotë se jeni kokëfortë dhe përtac. Juve gjithashtu nuk ju pëlqejnë ndryshimet.
*Seksioni i tretë më i shkurtër
Nëse seksioni i tretë i gishti tuaj të vogël është i shkurtë, ju besoni shumë. Prandaj, nëse e keni këtë seksion më të shkurtër, gjithmonë mbajeni në mend që njerëzit shumë lehtë mund të të manipulojnë./Telegrafi/
Lufta me Armeninë, vriten 16 ushtarë të Azerbajxhanit
Azerbajxhani thotë se 16 prej trupave të saj janë vrarë në dy ditë përleshje kundër separatistëve armenë etnikë në rajonin Nagorni-Karabak.
Separatistët akuzojnë Azerbajxhanin për përdorimin e armëve të rënda, duke përfshirë edhe raketa të shumta, shkruan “BBC”.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, i cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, tha se, Ankaraja do të vazhdojë t’i mbajë anën Azerbajxhanit në këtë konflikt.
Këto luftime u shkallëzuan në shkallë të plotë duke shkaktuar gjendje lufte ashtu si në vitet e ’90-të kur Bashkimi Sovjetik u shemb, duke u vrarë rreth 30 mijë persona.
Ndërmejtësuesit nga Rusia, SHBA dhe Franca pritet të takohen në Vjenë të martën, nën patronazhin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)./express/
“Panama Papers” nxjerr emrat nga Serbia, biznesmenë të lidhur me Milosheviçin
Rrjeti për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit, KRIK në Serbi publikoi të martën emrat më të njohur nga Serbia që përfshihen tek “Dokumentet e Panamasë”, përkatësisht që kanë shfrytëzuar shërbimet e studios ligjore panameze “Mossack-Fonseca”.
Disa nga emrat e përfshirë kanë qenë nën hetim ose të akuzuar për vepra penale që kanë të bëjnë me të bërit biznes në parajsat fiskale. Në mesin e emrave është ai i afaristit Valdimir Deliç, mik familjar dhe partner afarist i kryetarit të Bashkisë së Beogradit, Sinisha Mali.
Gjithashtu është edhe emri i afaristit serb Igor Sabo, i cili ishte ndjekur edhe për keqpërdorime në procesin e privatizimit në Serbi.
Në dokumentet e Panamasë përfshihen edhe emrat e personave që besohet se ishin të lidhur me ish-presidentin Sllobodan Millosheviç dhe aferën e fshehjes së 1 miliard markave gjermane gjatë viteve të ’90-a në Qipro.
Në mesin e tyre janë katër rusë të pasur që bëjnë biznes në Serbi duke përdorur praktika të tilla dhe disa prej tyre janë në listën e personave që u është ndaluar lëvizja në Bashkimin Evropian.
Oligarku rus Igor Rotenberg, shkruan KRIK, në rrugë të tilla ka blerë aksionet e kompanisë ndërtimore “PPT Ingeniering”, ndërsa afaristi serb Milan Popoviç ka hyrë në partneritet me miliarderin rus Konstantin Malofejev, i afërt me presidentin Vladimir Putin.
Pamje shqetësuese/ Mësuesi rreh fëmijën autik duke ngrënë
Video më poshtë përmban pamje trishtuese. Një mësues dhunon 13vjeçarin autik Anatoly Veltman, teksa ai ishte duke ngrëne.
Në video duket mësuesi, 50vjecar, Milton Parker, që dhunon nxënësin, në tavolinën e ngrënies mes gjithë të tjerëve, pa e prishur fare terezinë.
Raportohet se pas dhunës fëmija ka pasur probleme me syrin, ndërkohë që nga trauma e shkaktuar, nuk prerefon më të ndjekë shkollën.
Rasti u publikua në “Daily Mirror”. Shihni videon:
Ingrit Gjonit na prezanton me babain e djalit të saj...
Prej kohësh qarkullonin zëra për ndarjen e Ingrit Gjonit nga bashkëshorti.
Mediat aludonin se, Ingriti ishte një mami single dhe për këto gjëra nuk pati asnjë pohim nga ana e saj.
Ingriti shpeshherë në rrjetet sociale ka hedhur foto të ndryshme me djalin e saj, por ka qenë më e rezervuar për partnerin.
Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg syve kureshtarë të publikut, por sot vendosi ta thyejë heshtjen dhe të mbyllë gojët e liga.
Ajo ka hedhur në Instagram një foto të vogëlushit me të atin dhe shkruan: “Paridi me babin!”
Dhe fytyra e lumtur e Paridit flet më shumë se një mijë fjalë.
“Panama Papers”, Prokuroria nis hetimet për kompaninë e Ismail Mulletit
Shpërthimi i skandalit të pastrimit të parave të korrupsionit dhe fshehjes së taksave përmes kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, ka vënë në lëvizje edhe prokurorinë dhe policinë shqiptare.
Burime jozyrtare nga organi i hetimit të Tiranës bëjnë të ditur se njësia e hetimit kundër pastrimit të parave ka nisur menjëherë hetimet lidhur me emrin e parë që del në Shqipëri nga skandali “Panama Papers”, kompania e ngjyrosjes së karburanteve GFI Technologies.
Gjithashtu, edhe sektori i krimit ekonomik pranë policisë ka referuar dokumente ndërkohë që lidhen me këto çështje.
Mësohet se prokurorët janë urdhëruar të ndjekim publikimin në vazhdim të të dhënave nga konsorciumi i gazetarëve ndërkombëtarë që disponon 11 milionë dokumente të kompanisë ligjore panameze “Mossack Fonseca”, që bënte regjistrimin e kompanive “offshore” nga e gjithë bota, për të parë lidhjet me Shqipërinë.
Sipas Zyrës së Shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, Prokuroria shqiptare bashkëpunon me institucione të tjera ligjzbatuese për të qartësuar situatën mbi përfshirjen e mundshme në çështjen “Panama Papers”, të kompanive ose shtetasve shqiptarë apo të huaj që operojnë në tregun financiar shqiptar.
Fillimi i publikimit të këtyre dokumenteve bëri që në shumë vende të nisin menjëherë hetimet mbi ish-zyrtarë, zyrtarë dhe kompani të lidhura me skandalin e fshehjes dhe pastrimit të parave./TCh/
Skandali “Offshore”, GFI pengoi hetimin e Konkurrencës
Autoriteti i Konkurrencës tentoi të hetojë shitjen e koncesionit të markimit të karburanteve, por kompania GFI, e regjistruar në parajsë fiskale refuzoi të jepte informacion.
“Ne kërkuam informacion. Ja referuam edhe autoriteteve në Zvicër për të patur një ndihmëse për të gjetur prova në lidhje me xhirot e këtyre firmave. Janë firma offshore dhe ne nuk mund të marrim informacione mbi xhirot e tyre“, deklaroi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë.
Por ai i markimit nuk është koncesioni i vetëm që ka ndërruar pronar gjatë muajve të fundit.
“Shqetësimi po vjen duke u thelluar. Është Bankers në radhë. Ka ndodhur dy herë rresht, një tjetër kompani, tani janë bërë aq shumë në radhë në nëj marrëveshje të dytë hidrokarbure. Po vjen aeroporti. Duhet të bëni një plan që tani për të hetuar këto që po vijnë në radhë”,- deklaroi kreu i Komisionit, Erjon Braçe.
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës tha se ka vetëm një rrugë që këto transaksione të mund të kontrollohen
“I vetmi instrument është që në marrëveshjet koncesionare duhet të jetë e shprehur qartas se kur ndryshohet paketa e kontrollit të koncesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues i marrëveshjes koncesionare dhe rrjedhimisht kjo sjell një instrument tek Autoriteti i Konkurrencës”,- deklaroi Lati.
Emri i GFI u bë publik një ditë më parë në morinë e dokumentave të skandalit “Panama Papers”.
Kompania mori koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve në maj të 2013-ës dhe vjet në shtator e shiti atë tërësisht tek partnerja e saj “Petrolium Consulting”./TCh/
Edhe ekstremi i djathtë francez shfaqet në “Panama Papers”
E përditshmja franceze, “Le Monde”, një ndër gazetat e përfshira në hetimin “Panama Papers”, publikoi sot një sistem offshore të sofistikuar të krijuar nga të afërmit e presidentes së Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe një mashtrim financiar për llogari të vendosura në emër të maxhordomit të babait të saj dhe themelues të partisë së ekstremit të djathtë, Jean Marie.
Sipas të përditshmes franceze, një sistem i fshehjes së të ardhurave financiare ishte organizaur nga një rreth i ngushtë të besuarish të presidentes së Frontit Nacional (FN) që qarkullon mes Hong Kongut, Singaporit, ishujve të Virgjër dhe Panamasë.
Gazeta mbështetet në dokumente që vijnë nga kabineti i avokatëve “Mossack Fonseca”, ku vihet re roli i ekspertit kontabël Nicolas Crochet dhe të biznesmenit Frederic Chatillon, pronar i kompanisë, “Riwal”, i cili realizon shërbimet e komunikimit për kandidatët e FN-së.
Sipas “Le Monde”, në vitin 2012, pas zgjedhjeve presidenciale, Frederic Chatillon në bashkëpunim me Nicolas Crochet nxjerrin nga territori francez 316 000 euro të kompanisë “Riwal”.
Pastrimi i parave/ Islanda drejt zgjedhjeve, kërkohet shpërndarja e parlamentit
Kryeministri i Islandës është zotuar të mbajë zgjedhje të parakohshme nëse ai humbet besimin e aleatëve të koalicionit të tij, të cilët shfaqën zemërim lidhur me përmendjen e emrit të tij në skandalin e Panamasë.
Sigmundur Davio Gunnlaugsson ishte një ndër udhëheqësit e përmendur në dosjet e shumta që rrodhën.
Ai mohoi çdo abuzim dhe sfidoi thirrjet që i bëheshin për të dhënë dorëheqjen nga pasi mijëra njerëz protestuan jashtë godinës së parlamentit.
Por në një njoftim të martën, z.Gunnlaugsson tha se do të shpërndante parlamentin dhe do të bënte zgjedhjet sa më shpejt të ishte e mundur, nëse aleatët e tij të koalicionit nuk do ta mbështesnin më.
“Unë jam krenar për punën time në politikë dhe nuk kam frikë për ta vënë atë për gjykim para elektoratit, tani ose më vonë, – vërejti ai. – Unë jam krenar për bashkëshorten time, integritetin dhe vetëmohimin që ajo ka treguar gjithmonë”.
Kryeministri tha se ai e kishte diskutuar këtë çështje me liderët e Partisë së Pavarësisë, partisë më të madhe të koalicionit. Ai tha se shpresonte të vazhdonte vizionin që kishte për Islandën që e bëri atë të futej në politikë.
Çensura kineze bllokon “Panama Papers” në internet
Kina nis të kufizojë informacionet në lidhje me skandalin e kompanive që përmenden në Dokumentat e Panamasë. Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë ka botuar fakte për kompani offshore në pronësi të familjarëve të Presidentit Kinez Xi Jinping dhe liderë të tjerë të Partisë Komuniste.
Qeveria kineze nuk është përgjigjur ende për akuzat, ndërsa mediat shtetërore kanë shmangur raportimin për “Dokumentat e Panamasë”.
Kërkimet e fjalës “Panama” në motorrët kinezë të kërkimit në internet, tregojnë plot lajme ose të dhëna për temën në fjalë, por shumë prej tyre kanë të bëjnë me sportistë.
Nëse shkruan “Dokumentat e Panamasë” në gjuhën kineze, atëherë del mbishkrimi sipas të cilit, kërkimi “nuk është në përputhje me ligjet dhe rregullat, ndaj nuk mund të shfaqet”.
Rregullatori kinez i internetit nuk ka dhënë shpjegime për këtë fakt.
Global Times, një tabloid me influencë në Kinë, e botuar nga gazeta zyrtare e Partisë Komuniste shkruante në një editorial të matën, që mediat perëndimore, të mbështetura nga Uashingtoni i përdorën dokumentet për të sulmuar politikanët në vendet e tjera.
“Media e Perëndimit ka marrë nën kontroll interpretimin çdo herë që ka dalë në dritë një dokument i rëndësishëm dhe Uashingtoni ka treguar ndikimin e veçantë në këto çështje” sipas shkrimit.
“Informacioni që dëmton Shtetet e Bashkuara mund të minimizohet, ndërsa ekspozimi i liderëve jo perëndimorë, si psh Putini, duhet të amplifikohen” thuhet në shkrim.
Editoriali, i botuar në anglisht dhe në gjuhën kineze nuk përmendi në asnjë rast lidhjet e Kinës me skandalin./Reuters/
Foto/ Gruaja mostër vret burrin, e pret copa-copa dhe e bënë ushqim për...
Menjëherë pasi është martuar me burrin e vjetër, që ishte 20 vjet më i madh se ajo, ka filluar të planifikojë sesi ta vrasë. Fillimisht ka kontaktuar një killer duke i ofruar rreth 50 mijë euro për ta hequr qafe, por më pas ka vendosur që ta bëjë vetë krimin… në mënyrën më makrabre të mundshme.
Fillimisht gruaja e ka prerë dhe për ta zhdukur atë dhe çdo shenjë të mundshme, ka nisur ta presë copa-copa për tja dhënë si ushqim qenit të saj terrier.
Kjo është historia e Svetlana Batukova, 46-vjeçare, e cila ka bërë aktin makabër nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Por më pas, ka ardhur një gjest i çuditshëm, ajo ka marrë në telefon policinë.
Kur ka ardhur policia, ka parë që krahët e 66-vjeçarit, një gjermani me emrin Hans Henkels, ishin të shkëputura dhe i ishin dhënë qenit për t’u ngrënë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Spanjë, në vendin e njohur si Calla Millor.
Skandali me "Panama Papers", LSI i kujton Ramës konçensionet
Në emër të LSI-së, nënkryetari Petrit Vasili ka reaguar sot lidhur me skandalin botëror të njohur si “Panama Papers”, ku kanë dalë të dhëna edhe për Shqipërinë. Vasili tha se, organet shqiptare të hetimit duhet të jenë të vëmendshme për të hetuar çdo rast.
“Siç ju jeni në dijeni ka edhe informacione që vijnë nga media botërore ku dhe segmente shqiptare janë të përfshira në çështjet e shfrytëzimit apo të shpërdorimit për qëllime të pasurimit të paligjshëm në parajsat fiskale, siç është rasti i Panamasë.
Por mendoj që organet e hetimit shqiptar duhet të jenë absolutisht shumë të vëmendshme për të hetuar çdo ngjarje, çdo informacion, nga çdo lloj burimi që ai vjen, për të gjitha këto lloj ngjarjesh që lidhen me këto parajsa fiskale, në Panama, në Qipro, në ishujt Bahamas, në Dubai, në Monako e gjetkë”,- tha nënkryetari i LSI-së.
Më tej, ai i ka kujtuar Ramës nismën e deputetëve të LSI-së, për ndryshimin e ligjit të konçensioneve.
Propozimi i LSI-së është që për konçensionet me shtrirje kohore më shumë se 4 vjet, të kalojnë për miratim në parlament, jo thjesht me një vendim qeverie.
“Duke pasur parasysh një nga informacionet e fundit shohim që lidhet me një aktivitet të caktuar, që ka të bëjë me konçesionimin. Dhe pikërisht për këtë arsye mendoj që nisma konkrete e ndërmarrë nga një grup deputetësh të LSI për përmirësimet e ligjit të konçesioneve, në mënyrë të veçantë për të thelluar dimensionin e transparencës në këtë ligj dhe për të rritur përgjegjshmërinë e madhe publike dhe shtetërore në diskutimin e çdo nisme koncesionare, është besoj një qëndrim shumë i rëndësishëm, por edhe i dobishëm”,- ka thënë Vasili.
Pikëpyetja e madhe “Panama Papers”: Pse nuk ka asnjë amerikan?
“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.
Kompania në fjalë ka deklaruar zyrtarisht se dokumentacioni i rrjedhur është origjinal, duke formalizuar kështu një nga skandalet më të mëdha në histori.
Si nisi?
Bëhet fjalë jo për një Investigim gazetaresk, por për një rrjedhje informacioni me autorësi anonime. Pika e kontaktit që u zgjodh nga personi apo grupi i personave që kryen dorëzimin e dokumentacionit, fshehur pas emrit “John Doe”, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila pranoi marrjen e dokumentacionit që në finale arriti në 2.6 terabyte. Anonomi që bëri transferimin e dokumentacionit nuk kërkoi asgjë në këmbim.
Analizimi i të dhënave
Në faqen e vet, gazeta gjermane sqaron se për të analizuar këtë sasi të dhënash ajo kërkoi ndihmën e “International Consortium of Investigative Journalists”, e përfshirë edhe më parë në projekte të ngjashme. Për këtë qëllim u angazhuan 370 gazetarë nga 100 media të 80 vendeve të ndryshme, të gjithë në analizë dhe verifikim dokumentacioni.
Gazetarët i përkasin mediave të tilla si “Guardian”, “BBC”, “Le Monde”, “La Nación”, gazeta gjermane që u bë burimi, gazetarë të rrjeteve “NDR” and “WDR”, nga zvicerania “Sonntagszeitung” dhe austriakja “Falter”.
Ekipi u takua fillimisht në Washington, Munich, Lillehammer dhe në Londër për të vendosur rrugën që do të ndiqej. Teknikisht u ndoq kjo rrugë: kompania për çdo firmë që siguronte krijonte një dosje elektronike, brenda së cilës kkishte të dhëna si e-mail, kontrata, transkripte dhe dokumente të skanuara.
Për të indeksuar dokumentacionin gazeta gjermane përdori programin “Nuix”.
Si operon kompania “Mossack Fonseca”?
Kompania në fjalë e ka selinë në Panama, çka edhe i dha emrin skandalit. Ajo siguron shitje kompanish anonime offshore, me zyra kudo në botë, të cilat mandej kryejnë mbulimin e pasurisë së klientëve. Mundet që ajo të sigurojë dhe një gjoja drejtor dhe më tej edhe aksionerët. Rezultati është se kompania e paraqitur si e këtillë e ka të fshehur qëllimin dhe strukturën e tyre.
Thjesht pra kompani që janë si pika ankorimi për para të tjera. Në thelb përdorimi i offshore pranohet si legal, pasi ai synon vetëm ikjen nga taksa të larta. Në rastin nnë fjalë u pa se fshehja e identitetit të vërtetë të poseduesve të kompanive ishte qëllimi kryesor në shumicën e rasteve. Arsye për këtë është se ata që janë klientë të vërtetë rezultojnë drejtues shtetesh, politikanë, njerëz të krimit.
Disa pikëpyetje që pritet të sqarohen së shpejti
Ka bërë çudi fakti se në 11.5 milionë dokumente nuk fiuguron asnjë shtetas amerikan, pa folur pastaj për faktin se ditën e parë të publikimit pika kryesore e goditjes mediatike ishte Vladimir Putin dhe pas tij edhe Assad në Siri.
Pikëpyetjet janë shtuar edhe më tej nga fakti se Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë, që u zgjodh nga gazeta gjermane si partner në analizimin e të dhënave, financohet nga miliarderi amerikan George Soros, një njeri që shihet me armiqësi në Rusi. Në internet ka shumë dyshime, që kanë fituar terren se gjithçka është një goditje e orkestruar nga SHBA dhe se nuk bëhet fjalë fare për investigim gazetaresk.
Zbardhja e dokumentacionit ka zbuluar një sistem që ushqen disa dukuri problematike: ai mban gjallë pabarazinë në ekonomi, që ka qenë tema kryesore e debatit në SHBA që nga kriza e vitit 2008. Por ai mbulon edhe korrupsionin në shkallë boëtërore që financon mandej njësi politike dhe pushtete problematikë.
Në raportimin e vet, CNN, shkruante me entuziazëm se aksesi që po fitohet në informacion jep shanse për përmbysjen e qeverive që janë diktatura apo të korruptuara.
Nga kjo pikëpamje gjërat kanë nevojë ende për kohë që të sqarohen, pasi duhet parë se deri ku është përfshirë elita e Perëndimit, se çfarë procesesh politike do të prodhohen, në mënyrë që edhe spekullimet si ato më sipër të sqarohen. “Mos lejoni t’u thonë se kjo është diçka më pak sesa një Çështje Shumë e Madhe”, përfundonte raportimin e vet CNN. Mesazh apo konkluzion? Mbetet për t’u parë./Respublica.al/
Nga Montezemolo te Trulli, ja italianët e Panamasë
Nga presidenti i “Alitalias”, Luca Cordero di Montezemolo te ish-piloti i “Formulës 1” Jarno Trulli, duke kaluar nga Oscar Rovelli, një prej fëmijëve të Nino Rovelli, pronari i grupit të kimikateve “Sir” dhe Giuseppe Donaldo Nicosia, ortak i ish-senatorit të “Forza Italia”, Marcello Dell’Utri, tani më burg i dënuar me 7 vjet për bashkëpunim me bandat mafioze.
Janë këto emrat e disa italianëve që kanë përfunduar në dosierët e “Panama Papers” dhe që sipas të përjavshmes “L’Espresso” kanë hyrë në kontakte me studion ligjore “Mossack Fonseca” të Panamasë për të “siguruar pasurinë e familjes”.
Bashkë me ta ka edhe “rreth njëmijë kliantë nga Italia, sipërmarrës, profesionistë dhe fytyra të njohura të spektaklit”.
Kenia do të djegë 106 ton fildish dhe brirë rinoceronti
Autoritetet keniane kanë filluar të përgatisin një minimum prej të paktën 105 ton fildish dhe kusurin me bri rinoceronti, për t’i djegur në fund të prillit, me qëllimin e dekurajimit të tregtisë në këto raste, e cila pret gjuetinë e paligjshme të elefantëve dhe rhinos.
Zyrtarët thonë se, rezervat e fildishit dhe të bririt të mbledhura nga elefantët dhe rinocerontët janë marrë kur kafshët janë vrarë në përleshjet me njerëz, vdiqën, ose u vranë nga gjuetarët, citohet “Beta”.
Siç është vënë në dukje, shkatërrimi masiv i tufës do të bëhet në të njëjtën periudhë, kur të mbahet një samit mbi mbrojtjen e elefantëve në Kenia, nga 28 deri 30 prill.
Fotolajm+18/ Stresi publikon pamje pasi ka bërë sek…
Rreperi i njohur Stresi duket se po zbulon një hobi të ri. Të publikojë foto të nxehta me femrat që ka raporte seksuale.
Pasi publikoi foto duke bërë seks me një vajzë, Stresi ka pubplikuar një tjetër foto, ku shfaqet shumë pranë të pasmeve të një vajze. Edhe vajza përpiqet të pozojë para objektivit, duke i prekur “asetet” me dorë.
Pamja jo keq! Një strategji kjo për të qenë në qendër të vëmendjes dhe thashethemeve, apo thjesht spektakël... këtë e di vetëm Stresi dhe vajza që duket në foto.
82 ekzekutime, Arabia Saudite drejt rekordit të prerjes së kokave
Plot 82 ekzekutime në më pak se katër muaj. 82 persona të dënuar për krime të kryera edhe në kohën kur kanë qenë fëmijë janë ekzekutuar me prerje koke. Po ndodh aktualisht në Arabinë Saudite.
Këto janë të dhënat e mbledhura dhe të publikuara nga Reprieve, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, e cila prej kohësh lufton seriozisht kundër abuzimeve të pushtetit dhe dënimit me vdekje.
Emri i mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud, është shfaqur ditët e fundit në listat e Panama Papers, për dy hua prej 26 dhe 8 milionë dollarësh për blerjen e shtëpive luksoze në Londër dhe përdorimin e një jahti të quajtur “Erga”, aktivitete të gjitha të kryera përmes kompanive të regjistruara në parajsën fiskale të Ishujve Virgin Britanikë.
E ndërsa njeriu i ngjitur në fron vitin e shkuar i fshihte këto pará në një kompani offshore, tre djem të arrestuar për protestat që kërkonin reformim të regjimit, që të tre fëmijë në atë kohë, janë dënuar me vdekje.
Quhen Dawoud al Marhoon, Ali al Nimr e Abdullah al Zaher. Dhe mund të vriten në çdo moment, pa i informuar fare familjet apo avokatët e tyre. Sistemi gjyqësor saudit nuk e ka këtë detyrim.
Më 2 janar, Ali Saeed al-Ribh u ekzekutua me prerje koke për shkak të përfshirjes së prezumuar në të njëjtat protesta politike. Mori pjesë në to kur nuk kishte mbushur ende 17 vjeç. Ekzekutimi i tij në heshtje bën pjesë në më tepër se 80 të tilla që kanë ndodhur që nga fillimi i vitit 2016.
Nëse vazhdohet me këtë ritme, shkruan Reviere, deri në fund të vitit do të ketë mbi 320 të ekzekutuar, më tepër se dyfishi i vitit 2015, kur u ekzekutuan 158, ndërsa më 2014 totali ishte 88.
“Arabia Saudite po përgatitet të thyejë rekordin e prerjes së kokave. Ndaj është më e rëndësishme se kurrë që aleatët e saj, Angli, Europa, SHBA, të kërkojnë të ndalë”,- thotë Maya Foa, drejtore e skuadrës kundër vdekjes në Reprieve.
“Padrejtësitë e mëdha të sistemit saudit tregojnë se ata që janë ekzekutuar në shumë raste janë detyruar të rrëfehen nën torturë, fajtorë vetëm se kanë kërkuar në mënyrë paqësore reforma”.
Parajsat fiskale, OKB: Vendet e varfra humbin çdo vit 100 mld USD nga offshoret
Vendet në zhvillim po humbasin çdo vit 100 miliardë dollarë nga taksat për shkak se investitorët e huaj i kanalizojnë fitimet e tyre përmes parajsa fiskale për t’i shpëtuar taksimit. Përfundimi tronditës vjen nga një raporti i organizatës së Kombeve të Bashkuara. (http://unctad.org/en/PublicationsLibrary/wir2015_en.pdf)
“Praktikat e shmangies së taksave përmes parajsave fiskale janë përgjegjëse për një rrjedhje të madhe të burimeve financiare të vendeve të varfra duke penguar zhvillimin e tyre”,- deklaroi pas publikimit të raportit, Mukhisa Kituyi, sekretarja e përgjithshme e UNCTAD-it, krahu ekonomik i OKB-së
Sipas raportit, investitorët e huaj devijojnë rreth 450 miliardë dollarë fitime në vit nga vendet në zhvillim drejt parajsave fiskale. Sikur këto fitime të taksoheshin mesatarisht me 20 për qind atëherë, vendet e varfra të botës do të kishin rreth 100 miliardë dollarë më shumë në vit për të financuar zhvillimin e tyre.
Shifra është thuajse e barabartë me të gjithë ndihmën që vendet e zhvilluara japin për ekonomitë e varfra të botës.
Do'stlaringiz bilan baham: |