Ja si u përplasën personazhet televizive mes njëra-tjetrës:
Iva Tiço: "Mirë, po lirojini çik rrugët që të nisë jeta normale e qytetit, tani që autizmi u shërua".
Albana Osmani: "Une isha në Bulevard, dhe vrapova për motivin e sensibilizimit për gjithcka iu mungon këtyre njerëzve sot. Qofte një spital apo klinikë për trajtimin e autizmit. Nuk vrapoi njëri për të shëruar askënd se nuk jemi "Zoti". Dhe kjo ironi është e pavend .. ! Jemi njerëz që mbi te gjitha qe kuptojmë nevojen e të tjerëve dhe brenda kësaj kornize, lamë çdo punë për të qenë aty për këtë kauzë për të cilën duhet më shumë ndihmë e zëra që thërrasin!! Vrapova madje bëra dhe selfie me Kryetarin e Bashkisë sepse e respektoj dhe e vlerësoj, dhe jo vetëm për iniciativën e sotme, por për shumë tjera në vazhdim, dhe sepse është Kryetari i Bashkisë tonë! Në momentin e fotos, ai ndaloi dhe po shpërndante ujë për këdo. Tani dihen paradokset në këtë vend e të tërë jemi të gatshëm të ulemi mbi tastierë e të bëjmë opozitën nga shtëpia, nga kafja apo nga poshtë pallatit duke ngrënë fara, por sot unë vendosa të jem mes njerëzve që ishin dhe prindër me fëmijë autike, të cilët më mirë se unë e ti, e dinë sa nevoja kanë të pa plotësuara. Them se gjërat duhet ti lemë të ecin nga A te ZH ! Lë te ecim me alfabetin dhe nëse gërmat i shkruajmë 4-5-20 gabim, do e mësojmë në fund! Dhe pse faktorin kohe së kemi ne favor. Sërish duhet pozitivitet, pune, kurajo, sepse Shqipëria nga ne 'tanët' do bëhet! Nga një tullë nga secili nga ne ! Nga të gjithë bashkë! Por askush nuk ka faj së u benë shume vite trazicion mbi shpatullat e shqiptarëve, dhe kanë parë kaq shumë teatër sa dhe atëherë kur duhet besuar, thonë "erdhi ujku, hëngri delen" dhe kur nuk ka ujk, vetëm luledele".
Iva Tiço: Albana Osmani, këto bëhen në një vend normal, jo ne një qytet si Tirana, ku ky vrapi juaj, sensibilizues që nuk të çon askund, shkatërron jetën e gjithë qytetit që nuk ka as transport publik dhe për momentin ka 7 rrugë paralele të bllokuara per efekt punimesh. Këto nismat evropiane, kërkojnë një vend normal europian, jo një vend që jeton si në mesjetë. Është më mirë të bësh opozitë në tastierë, sesa të bëhesh pjesë e makinerisë së propagandës, majtas apo djathtas qoftë. Të uroj fundjavë të paqtë në qytetin e rrumpallës!".
Albana Osmani: Secili me lupën e tij sheh dhe madje skanon cdo gjë sipas këndveshtrimit të vet. Gjë që personalisht në mënyrë qytetarë e respektoj! Por ky qytet me njerëz të mirë, që pashë dhe sot nga të gjithë moshat ne bulevard, nuk mund të "vizatohet "si rrumpalla e atyre që s'kishin ç`bënin dhe kishin qejf të madh të iu linin në trafik se donin me dal në televizor apo kishin bërë grimin bukur e donin, "sebep" per selfië. Gjithçka ishte paralajmëruar me moton e qartë, e aspak me ngjyrim politik. Se nuk duartrokiti njëri-njeriun vetëm në karrocat e nënave që i shtynin pamë më shumë buzëqeshje për mundësinë që sot po dëgjohej më shumë për çfarë i shqetëson. Dhe autoritetet që janë përgjegjëse sigurisht gjithçka e bëjnë me qellim. Sidomos kur bëhet fjalë për përmirësim e ndërgjegjësim, duke nisur nga të gjithë, nga ata të parët për të marrë iniciativën drejt ndryshimit të nevojitur. Por në jemi skeptike natyrale, se ka patur raste të përsëritura ku gjithçka është bërë për qëllime hipokrite. Unë mbetëm pozitive! Siç thashë, le të besojmë! Më duhet të sqaroj @realda.cobo, që ujin ndaloi, na e dha nga kutitë e asistentëve sepse pa që u lodhëm me vrap. As s'kishte pikë lidhje më të dukurit. Ketë ta dëshmoj unë siç do dëshmoja pa më të voglin hezitim dhe të kundërtën. Pra vlerësova këtë xhest njerëzor. Autizmi ka nevoja të mëdha në vendin tonë, pasi në baze të statistikave, 1 në 4 fëmije sot është i prekur. Të me ndjeni ju që sot ngelet në trafik, apo ju bezdisi kaosi kudo e ngado. Së pari që e tëra e paralajmëruar në media dhe rrugët ku do kalonit ishin të lira nëse ndiqnit udhëzimet. Por dihet qe jo gjithmonë mund të kënaqesh të gjithë, përderisa nuk je një "PIZZA". Do të që më e udhës që i tërë ky debat të kishte sjellë produktivitetin që duhet, që datoi me ditën e sotme RUN 4 AUTISM të flitej konkretisht duke nisur nga nesër. Për cfarë vlejti, cfarë ndryshoi. Dhe jo "skepticizëm, ngjyrosje flamujsh, apo dhe prishje terezie, rrugës për tek kafja perballë. PASI AUTISMI NE SHQIPERI KA SHUMË NEVOJA!”.
As Lori Hoxha nuk i ka rezistuar dot Noizyt...
Hiti i ri "Grande" i prezantuar vetëm mbrëmë për publikun duket se ka rezultuar i suksesshëm. Sikur mos mjaftonte; video e komentuar për makinat e shtrenjta të cilat mbushën sheshin “Nënë Tereza”, pjesëmarrjen në xhirim të dy femrave "OTR", Çiljeta dhe Enca, apo shfaqja në një nga skenat, e Erik Fullanit, produkti i Noizyt tashmë ka fituar edhe zemrën e trashëgimtares së “Top Channel”.
Lori Hoxha është parë mbrëmë në “Snapchat” teksa udhëtonte dhe në makinë këndonte "Grande".
Duket se Noizy është mjaft popullor tashmë, jo vetëm tek fansat e thjeshtë, por dhe të ashtuquajturit VIP-a, pëlqejnë muzikën e reperit guximtar.
Ja kush e “huton” Edi Ramen…
Ka qënë një takimin me Komisionerin e Zgjerimit Han, por Kryeministri Rama duket se më shumë se sa tek ai, e ka pasur mendjen diku tjetër.
I ulur mes 3 ministrave të kabinetit, atij të Brendshëm, Tahiri, atij të Jashtëm, Bushati dhe Ministres së Integrimit, Gjoshaj, dhe Kryetares së Komisionit parlamentar të Integrimit, Bregu, Rama dukshëm ka qënë më i vëmendshëm ndaj përfaqësueses së opozitës.
Fotografët e kanë kapur më shumë se sa një herë duke vështruar nga Bregu dhe të përqëndruar në gjestet e saj.
Edhe pse kësaj here, deputetja e PD-së rrallë e ka ngritur kokën dhe fare pak ka komunikuar me Kryeministrin, që kishte në krah, Rama disa herë është komentuar për vëmendjen e tij ndaj ish-ministres Bregu.
Por me gjasë, më shumë se sa ndaj saj, kjo duhet të jetë vëmendje ndaj grave të opozitës.
Sepse siç u shpreh në një intervistë deputetja tjetër Albana Vokshi, Rama është i vëmendshëm ndaj saj, e madje thellë thellë, i duket sikur flirton me të.
Nuk dihet se nga e ka këtë “pasion” Kryeministri ndaj grave të opozitës, sepse nuk duket se ndan të njëjtën vëmendje ndaj grave të PS-së dhe LSI-së.
Zbulohen SMS-të/ Vajza lë të dashurin, dhunohet nga babai i tij
Zbulohen SMS-të private në Facebook mes vajzës së arrestuar sot në Tiranë për djegien e katër automjeteve nën pronësi të babait të ish-të dashurit të saj.
Nga SMS-të e publikuara nga “Panorama”, tregojnë se ngjarja ka tjetër rrjedhë nga çfarë është paraqitur deri më parë.
Deri më tani, është thënë se vajza, Desara Mançellari, i dogji automjetet e V. Papajanit, në shenjë hakmarrjeje pasi ai kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.
Mirëpo, nga SMS-të, del një histori tjetër.
Sipas tyre, duket qartë se Filip Qose Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të.
Në këtë mënyrë, del se ishte vajza ajo që i dha fund lidhjes me djalin dhe jo ai.
Një familjar i vajzës, i cili nuk preferon të identifikohet, thotë se vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij.
Personi në fjalë tregon se ka qenë Desara që i ka dhënë fund lidhjes, në kohën kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi, për shkak të dyshtetësisë.
Por me kthimin e tij, sipas të afërmit, nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.
Po nga i njëjti burim bëhet me dije se, vajza arriti ta nxjerrë nga jeta e saj kur i dashuri iku për të kryer shërbimin ushtarak në Greqi.
Ndërsa, burimi bën me dije se babai i të dashurit e ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën.
Madje, burimi bën me dije, se ndaj saj është përdorur edhe dhunë.
SMS-të mes djalit dhe vajzës
Video+18/ Aktorët nudo në skenë, shfaqja që tërboi grekët
Një shfaqje e vënë në skenë nga artisti belg Jan Fabre, në një festival artistik ka shkaktuar reagime të forta në Greqi.
Në shfaqje artistët performojnë nudo në skenë, çka është cilësuar si një skandal nga opinioni publik në Greqi.
Një tjetër arsye pse kjo pjesë artistike është kritikuar dhe kundërshtuar fort, është sepse Jan Fabre, është drejtori artistik i festivalit dhe sipas komunitetit të artistëve, nuk mund të vërë një skenë të tijën pasi përbën konflikt interesi.
Pas reagimeve të forta të opinionit në Greqi, Jan Fabre lajmëroi dorëheqjen nga posti i drejtorit artistik të festivalit.
Kundërshtitë ndaj artistit belg nisën që me emërimin e tij nga Ministria greke e Kulturës, pasi Fabre, është i njohur për artin e tij kontraversial./tvklan/
Ja çfarë do të shesë Arabia Saudite pasi të mbaroj epoka e naftës...
Arabia Saudite, e cila është edhe eksportuesja më e madhe në botë, po planifikon fundin e epokës së naftës.
Ajo ka krijuar një fond investimi prej 2 trilionë dollarë, shumë e cila është e mjaftueshme sa për të blerë Google, Apple dhe Microsoft.
Lajmi është konfirmuar nga princi Mohammed bin Salman, i cili theksoi se, ky do të jetë fondi më i madh në Tokë.
“Pa dyshim do të jetë fondi më i madh në tokë. Kjo do të ndodhë sa më shpejt”,- u shpreh princi.
Fondi i Investimeve Publike eventualisht do të kontrollojë më shumë se 2 trilionë dollarë dhe do të ndihmojë mbretërinë, për të dhënë dorëheqjen nga nafta, e cila kohët e fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Si pjesë e strategjisë së re, Riyadh planifikon të shesë aksionet shtetërore të kompanisë së energjisë “Saudi Aramco” dhe transformimin e saj në një grumbullues industrial.
Shitja e kompanisë është planifikuar të kryhet deri në vitin 2018, apo edhe një vit më parë.
"Galaktika" madrilene eklipson Barcelonën
Në ditën kur duhej të konfirmohej hegjemonia e Barelonës, Reali eklipson Kamp Noun me një fitore spektakolar.
1-2 fituan madrilenët, edhe pse 10 minutat e fundit I luajtën me 10 futbollist, por edhe me një gol të rregull të Bale që arbitri e anuloi në mënyrë të cuditshme.
Filloi me një homazh për Cruyff takimi në Kamp Nou dhe në pak sekonda të besuarit e Luis Enrique rembyen Topin duke bërë një pafundësi veprimer të shkëlqyera, ndërsa madrilenet nuk mund të bënin vëtëm ndërhyrje të parregullta.
Pas minutës së 15 Reali hyri në lojë dhe agresivitetin e ktheu në një klas të lartë ku u pa për herë të parë një mesfushë e shkëlqyer, me Casemiro, Modroc e Kroos. Barca pati në dominim të madh në kontrollin e topit, por pak gjuajtje në portë, ndërsa kundërshtarët madrilenë ishin më konkretë në veprimet e tyre sulmuese.
Edhe filimi i pjesës së dytë ishte një uverturë katalanase me qarkullim të gjatë të topit, por Reali luajti me cinizëm me një presing të lartë dhe kundërsulm vrastar.
Barca gjithësesi e nxorri me dhunë golin, kur pas një Serie të njëpasnjëshme goditjesh këndi, Pique e hipnotizoi Pepen dhe mposhti madrilenët.
Reali u kthye shpejt në lojë, duke provuar disa herë portën. Në një kundërsulm nga e djathta krosimi i Kroos u kthye në asist për Benzema që në gjysmë rrofishatë barazoi golat.
Nga ky moment loja foli për Realin, edhe pse Luis Enrique përfprcoi sulmin me Arda Turan. Në një tjëtër aksion të shpejtë Reali dyfishoi, por për arbitrin goli i Bale ishte i parregullt.
Në aksionin pasardhës, Barca humbi Sergio Ramos, që pas kartonit të dytë të verdhë la lojën para kohe. Por kjo nuk ndikoi, pasi kundërsulm madrilen ishte i frikshëm.
Jese, që mori vendin e Benzema, nisi mirë në të majtë Bale, krosimi i tij përfundoi nën kontrollin e Ronaldos, që e çoi Topin në rrjetë.
Reali pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e tretë, shumë larg pretendimeve për ta përmbysur sezonin. Kjo është fitorja e parë e Zidane në një klasike, ndërkohë që si rrallë herë Messi u duk krejt i fshehur mes mbrojtësve të Realit.
"Vajza e mamit", ja se nga ka ngjarë Aurela Hoxha...
Divorci me bashkëshortin duket se e ka kthyer "në bazë" modelen sexy. Aurela Hoxha tashmë jo në krahët e një mashkulli por të nënës së saj, është mbuluar dhe shfaqet si një vajzë e turpshme.
Sidoqoftë, poza duket e realizuar po të marrim parasysh dhe titullin që revista i ka vendosur personazheve të saj.
Ja 8 veshjet e femrave që çmendin meshkujt
Ja disa veshje të cilave meshkut nuk mund t'i rezistojnë.
Syzet
Një femër me syze është shumë seksi për meshkujt. Gjeni syzet që i përshtaten më së miri fytyrës suaj dhe ai do të çmendet pas jush.
Fustanet pranverore
Fiksimi i meshkujeve është shohin femrat të veshin fustane, të cilët nxjerrin në pah format e tyre trupore.
Kapelet e baseballit
Sipas tyre një femër që mban kapele është e sigurt, sportive dhe ndihet komode me veten e saj.
Flokët e kapura bisht
Flokët e gjata, baluket, bishti etj janë të preferuarat e meshkujve.
JO make-up
Nëse ka një gjë që meshkujt adhurojnë tek femrat është natyraliteti. Mos u grimoni shumë nëse doni që ai t’ju pëlqejë më shumë.
Veshjet sportive dhe atletet
Sipas tyre femrat duken shumë bukur të veshura sportive.
Xhaketat e lëkurës
Meshkujt i kanë qejf femrat e sigurta në vetvete. Dhe zakonisht xhaketat e lëkurës të tregojnë shumë të sigurt dhe të pavarur. Mund të duket pak si diçka qesharake, por është e vërtetë.
Duan të shohin të veshur tek ju gjërat e tyre
Meshkujt vdesin të shohin femrat teksa veshin T-shirtet e tyre.
Video/ Pistoleta me shampanjë, çmenduria e re në festat e VIP-ave
Festat e VIP-ave janë gjithmonë në kërkim të luksit për të shtuar argëtimin dhe pistoleta me shampanjë duket se është risia më e fundit që vjen nga SHBA.
Bëhet fjalë për një objekt të ngjashëm me pistoletën e ujit, por që në vend të një sarbatori normal, mund të mbajë një shishe shampanjë, e cila mund të spruzohet më pas tek të ftuarit.
Deri tani suksesi ka qenë i garantuar, edhe pse çmimi i pistoletës nuk është shumë bazik, për 459 dollarë.
Megjithatë kush është i gatshëm të derdhë shishen e shampanjës mbi miqtë, me siguri që mund ta përballojë një kosot të tillë.
Ja fjalët që duhet të thoni gjatë seksit...
Çuditërisht është shumë e lezetshme…
Kënaqësia seksuale dhe mënyrat më të mira për të arritur orgazmat ndryshojnë nga çifti në çift. Ajo çfarë juve mund të ju ngrit humorin, për dikë tjetër mund të jetë shumë e bezdisshme.
Mirëpo, studimi i ri ka zbuluar se një gjë mund ta sigurojë kënaqësinë seksuale, më shumë se paraloja dhe të brendshmet atraktive – dhe kjo është, thjeshtë të folurit për dashurinë. Sa e mrekullueshme!
Studimi i kryer në Univerzitetin Chapman, ka shqyrtuar jetën seksuale të 39,000 çifteve të martuara dhe atyr që bashkëjetojnë me partnerët për më shumë se tre vjet.
Ata zbuluan se duke thënë “të dua” gjatë aktit seksual, ishte sjellja më e mirë e garantuar për kënaqësi, ndër të cilat me 75% të mëshkujve të kënaqur si dhe 74% të femrave të kënaqur që e kishin pranuar këtë.
Gjëra tjera që ishin gjetur për rritjen e kënaqësië seksuale ishin kombinimi dhe të provuarit e gjërave të reja, përpjekja për ngritjen e humorit dhe disponimit si dhe paraloja.
Në thelb, ju merrni për aq sa jepni.
Studimi ka gjetur se vetëm gjysma e çifteve që ishin të përfshirë, kanë konsideruar veten të kënaqur seksualisht dhe se aktet tjera seksuale – si bërja e dushit së bashku dhe përdorimi i lodrave me përmbajtje seksuale nuk përfshinin edhe aq shumë kënaqësi.
Pothuajse gjysma e çifteve që ishin të kënaqur dhe të pakënaqur kishin lexuar libra informuese si dhe artikuj revistash, por ajo që i bën më të kënaqur çiftet është përpjekja për ide të reja në shtrat, thekson Dr. David Frederick, asistent profesor i Psikologjisë në Univerzitetin Chapman.
Si përfundim, seksi është sikur martesa në kuptimin se ka nevojë për përkushtim, përpjekje dhe plot pasion. Pra, nëse nuk ndjeheni shumë të lumtur në dhomën e gjumit, pse mos të provoni diçka të re apo t’i tregoni partnerit se si ndjeheni për të.
03/04/2016/............................
Lolita mesazh Edi Ramës: Mirë gay, por edhe pa shije...?
Profili tashmë i njohur në Facebook me emrin “Lolita” ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë në Himarë në lidhje me pleqërinë e tij.
Sipas Lolita-s, kryeministri ka deklaruar se donte ta kalonte pleqërinë me Koço Kokëdhimën, duke treguar se nuk ka shije në zgjedhjet e tij...
Ja çfarë shkruan Lolita në Facebook:
“Të gjithë duan që pleqërinë ta kalojnë me gratë dhe fëmijët. Vetëm Edi Rama do që t'i kalojë ditët e fundit të jetës me Koço Kokëdhimen në Vuno.
Mirë gay, por edhe pa shije ky lumadh!”.
Aksident në Dibër, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur, shoqërohet drejtuesi
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Lurë të Dibrës mbrëmë rreth orës 23:30.
Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. Viktima është 27-vjeçari Fatjon Kaci, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës.
Aksidenti ndodhi si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip “Land Rover” me targa “KR 6461 A”, që drejtohej nga Ndriçim Cuku 30 vjeç. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.04.2016 rreth orës 23.30 kemi marë njoftim se shtetasi Ndriçim Cuku, 30 vjeç, banues në fshatin Lurë e Vjetër, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” me targa “KR 6461 A” në vendin e quajtur Fushë- Lurë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri shtetasi me inicialet F.K., 26 vjeç, banues në Lurë.
Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit.
“The Economist”: Si po zhduket e majta në Europë
“Ata janë zhdukur. Madje nuk e di a kanë më premisa këtu”. Për vite me radhë, PASOK, Partia Social Demokrate ka dominuar politikën në Greqi, me një stabilitet votash prej 45%. Më pas erdhi kriza ekonomike. Me këmbënguljen e institucioneve europiane, qeveria PASOK ra dakord për të privatizuar terminalin e konteinerëve në Pire. Punëtorët braktisën në masë partinë për ekstremin e majtë ose të djathtë. Duke e ulur votën Social Demokratike në 4% në vitin 2015. Gjurmët e këtij radikalizmi shihen në të gjitha muret e magazinës.
Kur shkencëtarët politikë shohin qendrën e majtë europiane flasin për procesin e “Pasokifikimit”. Mbështetja për partitë Social Demokratike po falimenton në një mënyrë të shpejtë. Në fillim të këtij shekulli mund të shkonit nga Inverness në Skoci deri në Vilnius të Lituanisë, pa kaluar në një vend të qeverisur nga e djathta, e njëjta gjë do të ishte e vërtetë, nëse do ta bënit këtë udhëtim nëpër Skandinavi. Social Demokratët drejtojnë Komisionin Europian. Por kohët e fundit, pjesa e tyre e votave në zgjedhjet vendore ka rënë me një të tretën, gjë që nuk ishte parë në 70 vjet. Në 5 shtete të Bashkimit Europian që mbajtën zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar, Social Demokratët humbën pushtetin në Danimarkë, patën rezultatet më të këqija në Finlandë, Poloni dhe Spanjë si dhe Britani.
Në vende të tjera është e vërtetë, qendra e majtë është në pushtet: si një parti qeverisëse e urryer dhe ideologjikisht e paqartë sidomos në Holandë, kurse në Suedi, Portugali dhe Austri është në krye të koalicioneve. Në Francë, Presidenti Francois Hollande mbase nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Matteo Renzi, Kryeministri dinamik i Italisë, është në formë të mirë, por partia e tij po humbet mbështetjen.
Por ku po shkojnë të gjithë këto vota? Partitë e tjera të majta alternative si (ato feministe dhe partitë e gjelbra), liberalët dhe qendra e djathtë kanë përfituar gjithashtu. E majta europiane është parë të humbë edhe më përpara. Fati i tyre ra ndjeshëm në fund të viteve 80’ dhe në fillim të viteve ’90. Por e rimorën veten nën drejtimin e liderëve si Tony Blair dhe Gerhard Schroder, që sakrifikuan dashurinë e vjetër të partive të tyre për tregjet e punës dhe taksat e larta në favor të qendrës, shërbimet e mira publike që më pas pasuan me rritje ekonomike.
Në vitin 1996, socialdemokratët e Europës po ia dilnin mirë.Por besimi i votuesve në këto parti mori një goditje në krizën ekonomike në fund të viteve 2000. Gjatë kësaj kohe ishin partitë e qendrës së djathtë që fituan një farë popullariteti nëpërmjet mirëqenies – programeve të punës – reformës së arsim. Kriza e euros i përkeqësoi gjërat. Në veri të Europës idea e zbutjes së masave shtrënguese u pa nga shumë votues si një mënyrë për të përdorur paratë e tyre për të shpëtuar shpenzimet e shumta të pjesës jugore. Kështu që mundësitë e krahut të majtë u kufizuan ndjeshëm. Kini parasysh gjendjen e vështirë në të cilën Hollande gjeti veten. U zgjodh në vitin 2012 me slloganin “koha për ndryshim”, ai premtoi të frenonte masat shtrënguese dhe të përmirësonte ekonominë. Por norma e tatimit 75% mbi të pasurit u hoq. Pjesa tjetër e eurozonës këmbënguli se kufijtë e deficitit të cilat ishin injoruar më parë duhet të merreshin seriozisht. Hollande uli taksat e biznesit dhe bëri kursime në buxhet. Por këta faktorë rrethanorë nuk llogaritën plotësisht shkallën dhe thellësinë e rënies. Katër gjëra e kanë bërë Europën një mjedis më të ashpër për qendrën e majtë: suksesi i saj, ndryshimet strukturore në ekonomi, një frikë e reduktuar e ekstremeve politike dhe rënia e grupeve të klasës monolitike.
Në të njëjtën kohë, ekonomitë europiane kanë ndryshuar në mënyra që i bëjnë politikat kolektiviste të qendrës së majtë të jenë më pak efektive. Transporti i mallrave është bërë më i shpejtë, më i lirë, kapitali më i lëvizshëm, marrëdhënie tregtare më të arritshme, dhe automatizim më i sofistikuar. Rënia e perdes së hekurt në vitin 1989 dhe integrimi i mëvonshëm i Europës Lindore në BE vonoi disa ndryshime. Ai gjithashtu kishte një efekt të thellë. Politikat e vendeve të BE-së ishin deri atëherë të kufizuara nga historia: rrethuar nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik në njërën anë dhe nga kujtimet e fashizmit në anën tjetër. Një brez më vonë palët mund të përcaktonin synimin e tyre larg nga ngjarjet e vjetra.
Ky zgjerim i spektrit politik shkon së bashku me ndryshimin e katërt: një fragmentizim i identiteteve në të cilat qendra e majtë është e ndërtuar. Një studim i publikuar nga BBC në vitin 2013 tregoi se pak më shumë se një e treta e votuesve britanikë i përkasin klasës tradicionale punëtore dhe asaj të mesme; pjesa tjetër janë punëtorët e rinj e të pasur, klasa e mesme teknike dhe punëtorët e shërbimit emergjent. Votuesit e rinj të ngritur në mediat sociale krijojnë identitetin ezoterik te tyre në vend se të angazhohen si klasë kolektive.
Ky ndryshim paraqet probleme të partive politike të të gjitha ngjyrave. Por situata është vecanërisht e keqe për të majtën e Europës. Qendra e majtë po humbet mbështetjen e klasës industriale të punës dhe një pjesë të konsiderueshme të klasës së mesme, ve canërisht në ato të sektorit publik të ekonomisë se përzier.
Një herë e një kohë, Kopenhageni dhe Lilë u bashkuan për mbështetjen e tyre për politikat demokratike, kurse tani janë të ndara nga politika gjithnjë e më e spikatur e identitetit. Kujtoni Holandën, ku mbështetja për qendrën e majtë të PVDA ka rënë nga 25% në zgjedhjet e vitit 2012, në 10% sot. Ashtu si Rene Cuperus, një mendimtar me ndikim në qendrën e majtë holandeze tregon se Partia Social-Demokrate ka humbur mbështetësit në qytetet e mëdha, ndërsa kanë fituar partitë e gjelbra dhe ato ambientaliste. Ka pjesë të Europës, ku grupimet e ndara mbeten të lidhura së bashku, për të dhënë më shumë se sa qendra e majtë mund të ofrojë.
Krimbi i padukshëm
Të lënë në mes, Social-Demokratët duken të vënë në mbrojtje dhe të shqetësuar më shumë për mbrojtjen e përparimeve të kaluara se sa për prezantimin e mënyrave të reja. Nuk janë as fitues dhe as kundërshtarë. Është e djathta ajo që ka kërkuar të vijë me projekte të reja. Megjithatë gjërat që ofrojnë Social-Demokratët janë ende në dispozicion. Disa politika social-demokratike mund të shihen në partitë e reja në Itali, apo në partitë liberale të të rinjve në Spanjë.
Kujtojmë Ludvigshafen, një qytezë industriale në jug-perëndim të Gjermanisë ku dhjetëra mijëra punëtorë – pasi kanë përfunduar kurset e zanatit të tyre – paguhen për punën si hamall cdo ditë. Ludvigshafen votoi për Partinë Social-Demokrate edhe kur Helmut Kohl, njeri i tyre, ishte kancelar i qendrës së djathtë në vitet 1980. Votuesit mbetën besnikë deri në fund. Në trajektoren e tyre aktuale, Social Demokratët mund të përfundojnë si liberalët dhe partitë ambientaliste: mund të kërkojnë mënyra për të ndërtuar koalicione. Por ka ende disa, të cilët janë në pushtet dhe relativisht të njohur. Sukseset e tyre ofrojnë tri mësime:
Së pari, rinovimet përfundojmë me qeverinë kombëtare, nuk fillojnë aty. Bashkitë dhe qeveritë rajonale kanë pikërisht përzierje e pragmatizmit dhe të menduarit inovativ të politikave që Social Demokratët kanë nevojë nëse duan të fitojnë kombëtarisht.
Së dyti, nuk duhet harruar një lider që njerëzit e duan dhe kanë besim, përfshi edhe njerëzit përtej kufijve të partisë. Ky mund të jetë një aset i madh.
Dhe së treti, Social Demokratët europianë duhet të mësojnë nga homologët e tyre në Amerikën Veriore, që deri tani e kanë shmangur rënien e tyre duke u zhvilluar në shumë aspekte dhe duke zhvilluar koalicione pluraliste. Të bindësh votuesit e interesat e tyre ndiqen më mirë nga qeveritë e qendrës së djathtë do të thotë të adoptosh politikat e gjenerimit të rezultateve të qarta.
Emmanuel Macron, ministër i Ekonomisë në Francë ka folur shpesh për benefite individuale që i përshtaten më shumë tregut të punës fluid. Të tjerë mbështesin programet e rikualifikimit si ato për të cilat vendet nordike janë aq të famshme, ose për mënyra të reja se si qeveria mund të kujdeset për fëmijët dhe të moshuarit. Këto lloj idesh ofrojnë shpresë në vend të përpjekve për të zhudukur idetë populiste të së majtës apo djathtës.
Ndoshta shembulli më i mirë është Malta. Aty, partia e Kryeministrit Joseph Muscat qëndroi plot 15 vjet në opozitë, duke fituar bindësh votat e elektoratit të shtresës punëtorë, por duke dështuar vazhdimisht përballë shtresës së mesme të shoqërisë. I vënë përballë rrezikut të zhdukjes së partisë së tij politike në vitin 2008, Muscat hodhi mënjanë euroskepticizmin dhe e drejtoi vëmendjen tek lëvizja sociale, edukimi dhe punësimi i femrave.
Partia arriti të merrte një fitore të jashtëzakonshme në vitin 2013 dhe vazhdon të qendrojë në krye të sondazheve në ditët e sotme. “Ajo cfarë duhet të na dallojë gjithmonë”, ka thënë kryeministri në një intervistë për “The Economist”, “është se nuk përfaqësojnë atë pjesë të shoqërisë që është në gjendje më të mirë, por atë pjesë që kërkon të jetë në gjendje më të mirë”. Malta është një vend i vogël me ekonomi konkuruese, por ofron përsëri si mënyrë qeverisjeje që rrallë shihet në kontinent.
Nëse duan të vazhdojnë të luftojnë, social-demokratët e Europës duhet t’i bëjnë llogaritë me një elektorat të bindur, të fragmentuar dhe një sërë rivalësh të etur për të vjedhur përkrahësit e tyre. Ata do të duhet të kombinojnë dallueshmërinë, besueshmërinë dhe bindjen./ekspres.al/
Ndahet nga jeta Cesare Maldini, ish-trajneri i kombëtares italiane
Cesare Maldini, ish-lojëtar i Milanit dhe ish-trajner i kombëtares italiane, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare. Lajmin e dha familja, e cila në një deklaratë sqaroi se Maldini, u shua natën mes të shtunës dhe të dielës.
Courtney Stodden ngacmon motrat Kardashian me poza nudo
Courtney Stodden ka nxitur reagime gjatë të shtunës duke i imituar dy motrat e famshme – Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.
Ylli televiziv, fillimisht e ka ngacmuar Kylien duke i bërë buzët si ajo.
Ndërsa më vonë ka pozuar tërësisht e zhveshur, ngjashëm si Kim, e cila javë më parë ‘tronditi’ internetin.
Ish-i dashuri i Desarës: E lashë unë, ajo donte vetëm lekët e mia!
Historia e Desarës që dogji 4 makina duket vetëm sa ka filluar pasi në orët e mbrëmjes argumentet nga ana e saj dhe atyre të ish-të dashurit janë shpeshtuar sërish.
Por Filip Papajani ka dhënë versionin e tij, duke mohuar gjithçka.
“Ajo është thjesht një vajzë e çmendur që donte lekët e mia dhe e lashë e ajo boni ket gjo. Babi im esh 56 vjeç se ka rraf kurr saren e ka pas si gocen e vet”,- ka qenë ky reagimi i shkurtër i Filipit.
Djali Filip Qose Papajani i lutet vajzës që të mos e ndërpresë lidhjen e me të, gjë që tregon se ka qenë vajza ajo që i ka dhënë fund lidhjes.
Një familjar i vajzës, i cili nuk preferon të identifikohet, thotë se, vajza është kërcënuar vazhdimisht nga djali dhe familjarët e tij. Personi në fjalë tregon se, ka qenë Desara që i ka dhënë fund lidhjes në kohën kur i riu ishte duke kryer shërbimin ushtarak në Greqi, për shkak të dyshtetësisë.
Por me kthimin e tij, sipas të afërmit, nisën edhe konfliktet që e shtynë vajzën që të kryente veprimin për të cilin është arrestuar.
“Çdo gjë që pala tjetër ka deklaruar janë gënjeshtra. Desara ka dashur ta linte prej muajsh djalin por e kishte të pamundur prej presioneve dhe ndërhyrjeve nga familja e tij.
Desara gjeti mundësi ta nxirrte nga jeta e saj djalin kur ai shkoi të kryente ushtrinë në Greqi. Ai u kthye më shpejt sesa mendohej dhe shkaktoi disa herë probleme duke përdorur dhunë.
Më pas babai i djalit, në gjendje të dehur ka kërcënuar dhe mbajtur kundër dëshirës Desarën. Në gjendje të rënduar psikologjike, Desara ka zgjedhur këtë mënyrë duke mos patur besim te ligji”,- rrëfen i afërmi i Desarës.
Kastro Zizo nuk është në ditë të mira... dhe një ndjesë
Vdekja e nënës së tij ka bërë që ta njohim edhe anën tjetër, atë pozitive të Kastro Zizos.
Ai njihet si një tip i rebeluar, mirëpo ditët e fundit Kastro është komplet ndryshe emocionalisht.
Realiteti i hidhur i humbjes së më të shtrenjtës, nënës së tij, ka bërë që ai dhimbjen që ka ta ndajë me të tjerët në rrjete sociale.
“Qenka e veshtire ta shoh jeten pa ty mam. Por e di qe nuk vuan me aty ku je…frymen e fundit e ndam bashke…dhimbjet sti morra dot se te gjitha ti kisha marre…me mungon qe tani edhe pse nuk isha djali me i mire per ty! Me fal”,- ka shkruar Kastro plot emocion.
Skandali i CEZ, “zhduket” jashtë vendit dëshmitari i mbrojtur Elvis Mataj
Elvis Mataj, ish-drejtor Ekzekutiv i kompanisë “DIA” ka “braktisur” mbrojtjen e posaçme policore dhe është zhdukur pa gjurmë. Mataj është larguar nga vendi, por nuk dihet destinacioni i tij, shkruan sot “Gazeta Shqiptare” duke iu referuar burimeve.
Procesi ndaj Ismailajt është në fazën e paraqitjes së provave të prokurorisë, çka pritet të thirret për të dëshmuar edhe Mataj, i cili nëse nuk gjendet pasi ka ndërprerë çdo kontakt me institucionet, atëherë prokuroria do të jetë e detyruar të kërkojë leximin e dëshmisë së tij në proces
Elvis Mataj u vu në mbrojtje policore, pasi pretendonte se kishte fakte e prova që do të hidhnin dritë mbi skandalin CEZ-DIA, ku bëhej fjalë për një skemë të pastër mashtrimi në mbledhjen e borxheve të CEZ.
Në fakt, ai asnjëherë nuk mori statusin e bashkëpunëtorit apo dëshmitarit të drejtësisë, pasi prokuroria nuk e konsideroi dëshminë e tij me shumë interes për procesin.
Mbrojtja policore iu garantua për shkak të dyshimeve se i kanosej rrezik për jetën, pas dëshmisë që kishte dhënë në gjykatën e Arbitrazhit, ku ndër të tjera kishte rrëfyer marrëdhëniet e tensionuara me biznesmenin Kastriot Ismailaj dhe kërcënimet që ky i fundit i kishte bërë për jetën.
Kriza ekonomike, shqiptarët rikthehen tek biçikletat
Biçikleta është një ndër format e udhëtimit më pak të kushtueshme në botë, numri i përdorimit të të cilave është rritur edhe në Shqipëri. Por, kjo nuk ndodh për arsye ambientaliste si mbrojtja e mjedisit por si një alternativë ekonomike e të udhëtuarit nëpër qytet. Problematika e kryeqytetit tonë është mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për lëvizjen në qytet, por edhe fenomeni i vjedhjes së tyre është kthyer tashmë në një modë.
Rreziqe të tilla merren përsipër duke marrë në konsideratë faktin se alternativa e blerjes së një makine, e mirëmbajtjes së saj, çmimi i naftës në Shqipëri, por edhe kostoja e udhëtimit me mjete të transportit publik janë relativisht më të larta se sa posedimi i një biçiklete.
‘Ecovolis’ njihet prej vitesh në Tiranë, jo vetëm për fushatat që ndërmerr në kuadër të përdorimit të shpeshtë të biçikletave, por edhe për skemën e saj të qiradhënies së biçikletave, të cilat janë të shpërndara në shumë pika në kryeqytet. Ata pohojnë për ‘Monitor’ se kërkesat e shqiptarëve për të marrë me qira një biçikletë kanë ardhur në rritje me kalimin e viteve, aq sa kanë shtuar edhe vendet, edhe numrin e biçikletave në Tiranë. Kryesisht, sipas tyre, të rinjtë shfaqin më tepër dëshirën për të pasur një biçikletë.
Do'stlaringiz bilan baham: |