Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet124/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   120   121   122   123   124   125   126   127   ...   352

5) Vanessa Cullins: “Lojërat me seksin anal nuk mund t’ju lënë shtatzënë, ama lehtësisht mund të transmetojnë infeksionet”.
Pra, nëse gjatë aktit prezervativi ju çahet, do të bënit mirë të kontaktonin menjëherë mjekun, shkruan Blizz. Në qoftë se këtë lloj seksi po e kryeni vetëm për të shmangur shtatzëninë e padëshiruar, përsëri do të ishte mirë të bënit një konsultë, në mënyrë që të mësonit se si ta shmangni atë gjatë seksit vaginal”.

Pra, mesa duket, pjesa më e madhe e mjekëve janë të bindur se kryerja në mënyrë të mbrojtur e seksit anal nuk ju dëmton aspak, përkundrazi. Por pavarësisht këtyre mendimeve, është në dorën tuaj të eksperimentoni ose jo…


Video+18/ Del video e dytë e 75-vjeçarit qejfli me dy prostituta

Ata janë të famshëm në SHBA dhe njihen si “vigjilentët e prostitutave”.

Në qytetin e tyre, në Oklahoma, kanë filmuar me dhjetëra raste kur prostitutat bëjnë seks me meshkuj në ambiente publike.

Videot ia postojnë policisë dhe i hedhin online.

Në një rast, ata filmuan një 27-vjeçare, të quajtur Amanda Zolicoffer, teksa bënte seks me 75-vjeçarin Douglas Blansett.

Tashmë, sipas “BBC”, prostituta është dënuar me 1 vit burg.

Ndërkohë më poshtë keni disa video të këtij aktivisti anti-prostitucion.

02/04/2016/...............................

Vodhi 32 mijë euro, kallëzohet penalisht zv.drejtoresha e Tirana Bank
Tirana Banka kallëzon penalisht për vjedhjen e 32 mijë eurove, zv.drejtoreshën e përgjithshme, A.Z. Përmes një njoftimi, banka sqaron se vjedhja u konstatua pas monitorimeve të brendshme, ndërsa theksohet se, kjo ngjarje nuk e cënon sigurinë e depozitave të qytetarëve e as marrëdhëniet e bankës me klientët.

“Banka e Tiranës ka konstatuar si pasojë e monitorimeve të brendshme rutinë, kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në dëm të saj në vlerën prej 32,555 euro nga shtetësja A.Z, në cilësinë e zëvendës drejtoreshës së degës.

Vetë ‘Tirana Bank’ ka depozituar më datë 31.10.2014 pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzimin kundër kësaj shtetaseje për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën. Theksojmë se dëmet financiare të shkaktuara ndaj bankës nga këto veprime nuk cenojnë sigurinë dhe seriozitetin e marrëdhënieve të Bankës me klientët!”,- thuhet në njoftimin e bankës.

Këshilltari i Metës sulmon Veliajn: Projekti te Liqeni, paçavure betoni
Këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta, për politikën e jashtme, Ralf Gjoni, sulmon sërish projektin e Erion Veliajt për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.

Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Gjoni e cilëson si “paçavure betoni” këtë projekt, ndërsa bën thirrje për të vazhduar betejën kundër betonizimit.



Më poshtë reagimi i tij i plotë:

"Doja te prisja 2 prillin per t'a postuar kete foto per t'ju sensibilizuar miqte e mi se kjo pacavure betoni e hekurash qe po ngrihet dhe thellohet dita dites ne Parkun e Tiranes nuk eshte mashtrim - eshte totalisht prej verteti.

Ky nuk eshte thjesht rezultati i shemtuar i idiotesise se nje arkitekti anti-mjedisor - totalisht i pandjeshem ndaj nevojave te Tiranes, por mbi te gjitha pasoje e nje arrogance te paskrupullt e cila injoron legjislacionin, perbuz shoqerine civile dhe tallet me ndjeshmerine qytetare. Ndaj dhe beteja kunder cdo lloj 'betonizimi' duhet te vazhdoje",- shkruan Gjoni.
Haxhinasto: Për 7 muaj fluturime nga Kukësi, investim 3 mln euro
Fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Në një intervistë për “Top Channel” ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, thotë se, operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.

Ky i fundit është opsioni më i mundshëm, por nevojitet një investim prej rreth 3 milion euro.

“Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti dueht të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej 3 milionë euro për ndërhyrje. Besoj që ka nevojë për një rishikim të kësaj situate, e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”,- thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë loë cost, Ryan Air dhe Ëizz Air që kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistes dhe terminalit.

“Veçanërisht kompanitë loë cost, dy prejt tyre kanë ardhur, e kanë vizituar e inspektuar dhe kanë qënë në pritje të hapjes, së heqjes së ekskluzivitetit për t’u përgatitur dhe ata në mënyrë konkrete për mundësinë e përdorjes së këtij aeroporti si një bazë e mundshme. Veçanërisht për kategorinë loë cost”,- tha Haxhinasto.

Ndërsa për aeroportet në Jug të Shqipërisë, qeveria ka porositur një studim fizibiliteti për të zgjedhur vendin se ku do të ndërtohet terminali dhe pista e parë.



Siri, zbulohet varr masiv në Palmira. Dhjetra fëmijë e gra me koka të prera

Ushtria siriane ka gjetur një varr masiv me 40 trupa të vrarësh në qytetin Palmira, qytetin që e çliroi të dielën e kaluar nga terroristët e Shtetit Islamik.

Kështu njoftoi dje, Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Sirisë, “SANA”. Sipas saj, varri që përmbante trupat e shumë grave dhe fëmijëve, ishte në verilindje të Palmirës. Shumicës prej tyre i kishin prerë kokën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut që mbikqyr prej 5 vjetësh konfliktin në Siri, nëpërmjet një rrjeti informatorësh në terren, tha se, ISIS kishte vrarë një numër njerëzish disa kohë më parë dhe i kishte varrosur në periferi të qytetit.


Plas një tjetër luftë! Armeni-Azerbajxhan, ushtritë shkëmbjenë zjarr

Raportohet për luftime të ashpra në rajonin Nagorni-Karabah-ut, brenda Azerbajxhanit.

Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë lançuar ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë.

Ndërkohë Ushtria e Azerbajxhanit në reagimin e saj thotë se, forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria.

Rajoni i Nagorno-Karabah-ut shtrihet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se, ka “viktima në të dy anët” ndërsa duket se luftimet po vazhdojnë.

Ky konflikt ka nisur në vitet e shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përhershme kanë dështuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për dhënien fund të luftimeve, shkruan “BBC”.

Nagorno-Karabakh-u ka qenë në duart e separatistëve armenë që nga përfundimi i luftës (1994)./Express/

Video/ Plas një tjetër luftë! Armeni-Azerbajxhan, ushtritë hapin zjarr


Nisma Galdini-Guri: Prokuroria nis hetimin për Parkun e Liqenit
Nisma Galdini-Guri njofton se Prokuroria e Tiranës ka nisur veprimet e saj hetimore për çështjen e ndërtimit të Këndit të Lojërave që po bën Bashkia e Tiranës në Parkun e Liqenit. Dy aktivistet Sazan Guri dhe Arian Galdini kanë njoftuar dje depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Sipas Nismës Galdini–Guri, ndërtimi që po behet nga Kryetari i Bashkise Erion Veliaj është ne kondicion shkeljesh të renda ligjore. Ndaj edhe Sazan Guri dhe Arian Galdini kërkuan nga Prokuroria që të përshpejtojë veprimet e saj hetimore për të çuar ligjshmërinë në vend.

Sipas Nismës Galdini–Guri, Prokuroria ka barrën e vendosjes se parametrave të ligjshmërisë në vend, per rastin e ndërtimit tek Parku i Liqenit, por sidomos Prokuroria duhet të veproje me kurajo dhe përgjegjshmëri institucionale e ligjore që të ndëshkojë shkelësit e ligjit, pavarësisht emrit apo pozicionit që ata kanë.

Nisma Galdini – Guri konsideron se paligjshmëria që karakterizon ndërtimin e Këndit të Lojërave tek Parku i Liqenit, ka sjellë një efekt zinxhir rrëzimi barrierash të ngrehinës se moralit, përgjegjshmërisë, lirisë dhe demokracisë ne qytetin e Tiranës.

Galdini – Guri dyshojnë se, arroganca e Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj për ta vendosur legjitimitetin e betonizimit të Parkut të Liqenit, jo tek ligjshmëria, e as te përgjegjshmëria dhe llogaridhënia, por tek logjika e numrave, forcës dhe represionit, është vetëm gjurma e parë e një Projekti Pilot për të asgjësuar kriticizmin, mendimin ndryshe, kundërshtitë, opozitarizmin dhe aktivizmin civil në Kryeqytetin e shqiptarëve.

Po synohet nga Rama dhe Veliaj që të projektohet modeli i Lidershipit që fiton me logjiken e Fuqisë, mbi këdo qe kundërshton, kritikon apo dyshon. Rama flet për lule në varrin e shoqërise civile, ndërsa Veliaj flet per vandalë e të paqytetëruar, kur u adresohen protestave politike dhe qytetare që kundërshtojnë betonizimin e Parkut të Liqenit.

Konflikti social dhe politik është bërë shumë i lartë për Parkun e Liqenit, pikërisht sepse aty në atë Park po jetësohet një Projekt Pilot nga Rama dhe Veliaj për mbytjen e lirisë dhe demokracisë në vend, njëlloj sikurse po mbysin Parkun me beton. Parku i Liqenit është kështjella e fundit e lirisë natyrore dhe njerëzore që po synojnë të asgjesojnë Rama dhe Veliaj.

Ndaj edhe Sazan Guri dhe Arian Galdini kërkojnë nga Prokuroria dhe Drejtësia që të bëhen arbitri dhe garanti i mbrojtjes se ligjshmërisë dhe lirisë.

Prokuror i çështjes së Parkut të Liqenit është caktuar z. Gjergji Taka.

Foto të rralla/ Masakra e 2 Prillit 1991 në Shkodër

Këto foto janë një dëshmi e gjallë e asaj që ndodhte në Shqipëri në fillim të viteve ‘90. Kolazhi i fotove është përgatitur nga fotografi grek Janis Dhimous.

Ngjarjet tragjike të 2 prillit 1991 në Shkodër. Për herë të parë publikohen edhe pamjet trishtuese të kufomës së Arben Brozit./Opinion/
Shikoni çfarë ndodh me makinat kur Bashkia bllokon rrugët

Tirana është përfshirë nga trafiku, pasi Bashkia ka bllokuar pa paralajmërim qendrën e Tiranës dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe atë “Zogu i I”.

Por duket se çdo gjë e ka një zgjidhje.

Qytetarët kanë vendosur që me makinat e tyre të kalojnë nëpër urat e këmbësorëve.

Bashkia i ka bllokuar rrugët për shkak se kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka marrë pjesë në një maratonë-kros të zhvilluar në qendrën e Tiranës, aktivitet që vitet e tjera është zhvilluar në Parkun e Liqenit.
Prapaskenat/ Konkurenca-qeverisë: Jo zgjatje të kontratës me Rinasin
Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes. Vendimi i Autoritetit është marrë në dhjetor 2015 dhe u është dërguar në atë kohë palëve të interesuara, që kishin kërkuar mendimin e Autoritetit, por u bë publik vetëm dje, në mënyrë që të mos pengoheshin negociatat.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, tha për “Monitor.al” se “Autoriteti ka përshëndetur faktin që drafti është konsultuar me ta, por bazuar dhe në raportin e monitorimit që ka bërë më përpara Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit”.

Rekomandimi tjetër i autoritetit ka qenë që të “Të liberalizohen shërbimet( ground handling) sipas anekseve të kontratës koncensionare: (i) Pagesës së Shërbimit në Tokë dhe e Uljes dhe e Ngritjes, (ii) Pagesës për Pasagjerët, (iii) Pagesës së Kargos, (iv) Pagesës së Parkimit të Avionëve dhe (v) Pagesës së ndriçimit të aerodromit”.

Një ditë më parë, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto bëri të ditur se është arritur marrëveshja për heqjen e eskluzivitetit me Tirana Interniational Airport, kompanisë që ka një kontratë 25 vjeçare për menaxhimin e Aeriportit të Rinasit, funksionale që nga viti 2004. Sipas marrëveshjes së arritur hapja e aeroportit të Kukësit do t’i shtojë 2 vite kontratës koncesionare së TIA, ndërsa në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncensionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore. http://ëëë.monitor.al/hiqet-eskluziviteti-tia-haxhinasto-marreveshja-formalizohet-pasi-te-votohet-ne-kuvend/



Po sikur Aeroporti i Kukësit të mos bëhet funksional në dy vjet?!

Autoritetit të Konkurrencës iu kërkua të shprehet në lidhje me të drejtat eskluzive të shërbimit të transportit ajror ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve sa i përket draft-marrëveshjes së propozuar e cila ka si pasojë ndryshimin e zonës gjeografike të eskluzivitetit të operimit të fluturimeve ajrore ndërkombëtare tregtare(kargo dhe pasagjerë).

Sipas relacionit, Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit.

Autoriteti i Konkurrencës rekomandon hapjen e tregut dhe të shërbimeve aeroportuale në mënyrë të veçantë nga hyrja e mundshme e kompanive ajrore me kosto të ulët (loë cost) por thekson se gjatë negocimit të rishikimit të marrëveshjes duhet marrë në konsideratë:

1- Performaca financiare e “Tirana International Aeroport” gjatë viteve të operimit;

2- Stanjacionin e treut sa i përket numrit të pasagjerëve(rreth 1.81 milionë në vit për 2013 dhe 2014) duke humbur avantazhet e rritjes së shpejtë të tregjeve në rajon dhe vendet e Bashkimit Evropian nga operimi kompanive me kosto të ulët;

3- Metodologjinë e përdorur për zgjatjen e afatit të paktën me dy vjet pa vendosur kusht operimin e aeroporteve të tjera;

4- Bazën e informacionit të vënë në dispozicion nga OSHA nëpërmjet një Memo të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe informacionin shtesë në seancën dëgjimore të datës 23.12.2015;

Këto janë arsyet që e kanë shtyrë Autoritetin të rekomandojë të mos zgjatet afati i eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes.

Dyshimet janë nëse aeroporti i Kukësit do të arrijë të jetë funksional për dy vjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet dhe investimeve të mëdha shtesë që duhen për ta kthyer atë në punë. Nuk është bërë ende e qartë nëse Kukësin do e menaxhojë vetë shteti, apo ky i fundit, në pamundësi për të investuar do e japë me koncesion te privatët. Nuk ka të dhëna as nëse operatorët me kosto të ulët do të kenë interes të operojnë në Aeroportin e Kukësit, në gjendjen në të cilën është si dhe konkurrencën e fortë që mund të ketë nga Aeroporti i Prishtinës, ku operojnë tashmë disa loë cost.

Kompania ndërkohë është në shitje dhe mësohet që koncesionari ka negociuar fort për të pasur një marrëveshje sa më të mirë, në mënyrë që të mos ulë vlerën e kompanisë te blerësi i ri.http://ëëë.monitor.al/tirana-airport-ne-negociata-per-tu-shitur-kinezet-te-interesuar/

Dhe për momentin duket se koncesionari ka arritur të marrë edhe dy vjet zgjatje kontrate, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse brenda dy viteve të ardhshme shqiptarët do të mund të fluturojnë me çmime të uëta nga Aeroporti i Kukësit./Monitor.al/



Foto/ Ja çfarë bën nipi i deputetit në burg
Nëse mendoni se posti dhe kolltuku është i përjetshëm, kjo nuk është aspak e vërtetë. Asnjëherë nuk i dihet ku të shpie fati i jetës.

Këtë më së miri e dëshmon Armend Fazliu, nipi i deputetit të BDI-së, Rafiz Haliti.

“Almakos” ka siguruar disa fotografi ku shihet Armend Fazliu duke larë veturat si punonjës në burgun e Idrizovës.

Ai po vuan dënimin me burg prej 1 vjet e gjysmë nën akuzën lidhur me zjarrin që shpërtheu para disa viteve në ndërtesën qendrore të ndërmarrjes “Postat e Maqedonisë”.

Në atë kohë, Fazliu, ka qenë shef i kabinetit i drejtorit të Postave dhe është dënuar nën akuzën për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Aksident i rëndë në Shkodër, 2 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin Shkodër–Postribë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Hot i ri.

Deri tani flitet për dy persona të plagosur rëndë, si dhe dyshohet se ka edhe viktima, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Nuk dihet shumë nga rrethanat e ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po kryen veprimet e para hetimore.



Kurbin/ Vitet me armë zjarri për dy shina 50-vjeçari
Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e së shtunës në fshatin Gallatë të Kurbinit.

Viktima është Mark Ndreca nga Malësia e Kurbinit.

Sipas burimeve policore, dyshohet se, autori është Tom Lala, 69 vjeç.

Të njëjtat burime thanë se, shkak ka qenë një konflikt mes tyre për motive të dobëta pas një sherri që kishin pasur një ditë më parë Mark Ndreca, 50 vjeç dhe Tom Lala 69 vjeç.

Një ditë më parë, Mark Ndreca ishte denoncuar në polici nga Tom Lala, pasi ai e kishte kërcënuar dhe kanosur me vdekje.

Sipas policisë, Ndreca i kishte marrë dy shina hekuri autorit të dyshuar Tom Lala.

Policia tha se, është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Video/ Tiranë, sherr te Brryli, 4 vajza tërhiqen zvarrë prej flokësh
Një sherr mes disa vajzave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. 4 të rejat janë kapur për flokësh në mes të rrugës, duke bllokuar edhe trafikun. Ngjarja ndodhi në zonën e “Brrylit”.

Ronaldo çudit pak orë para “El Clasicos”

Cristiano Ronaldo ka befasuar duke u shfaqur mjaft i qetë para duelit të sotëm me Barcelonën. Cristiano Ronaldo e përgatit ballafaqimin me Barcelonën në mënyrën më të thjeshtë, relaks me djalin e tij.

Portugezi kërkon të largojë tensionin e super sfidës në praninë e Cristiano Ronaldo Jr.

Sulmuesi ka publikuar disa foto në shoqërinë e vogëlushit 5-vjeçar.



Totti, pengu i vetëm i Berlusconit që nuk u bë kurrë realitet

Ikona e Romës, Francesco Totti, javë më parë kishte probleme me trajnerin Spalletti në atë masë saqë, mediat filluan të spekulojnë për një largim të mundshëm nga “Olimpico”.

Ndër të tjera Berlusconi ka treguar se sa do të dëshironte ta kishte kapitenin e romakëve te Milani.

“Totti tashmë është në fundin e karrierës së lojtar, por besoj se ende mund të kontribuojë për klubin”,- ka thënë Berlusconi.

“Mendoj se Totti duhet të gjejë një mënyrë që t’ia kalojë mirë me drejtuesit e klubit dhe të vazhdojë të qëndrojë te Roma. Ndoshta të merret e me të rinjtë e akademisë.

Do të dëshiroja shumë që ta kemi atë te Milani, por kurrë nuk kemi tentuat të bëjmë një gjë të tillë pasi ju nuk mund t’i shisni apo edhe ti bleni ikonat e klubit”,- ka thënë ndër të tjera numri një i Milanit.




Abdeslam, nga terrorist në “hero”
Salah Abdeslam nuk u vetëhodh në erë më 13 nëntor të vitit të kaluar në Paris, për të shpëtuar jetë njerëzish. Në një intervistë për rrjetin televiziv francez BFMTV, Mohamed Abdeslam, vëllai i të mbijetuarit të masakrës së Parisit, rrëfen detaje të reja pasi vizitoi Salah Abdeslamin në burgun e Brukselit.

Nëse do të doja mund ta shpërtheja jelekun eksploziv, fatmirësisht nuk e bëra pasi do të kishte pasur edhe shumë viktima të tjera, mësohet të ketë thënë Salah Abdeslam.

Vëllai i 26-vjeçarit thotë se ai dëshiron të ekstradohet në Francë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë franceze, pasi ndihet në borxh me ta, por nga ana tjetër nuk ka ndonjë borxh karshi autoriteteve belge, duke nënkuptuar së është i pafajshëm dhe i papërfshirë në masakrën e Brukselit që la 32 të vdekur dhe mbi 270 të plagosur.

Pavarësisht këtyre deklaratave, autoritetet belge shprehen se Abdeslam kishte lidhje me të paktën 2 nga kamikazët e 22 marsit në Bruksel.

Shenja e gishtërinjve të tij u gjetën në një apartament të marrë me qira nga Kalid El Bakraui, kamikazi i metrosë së Malbekut, ndërsa kishte njohje të afërt edhe me kamikazin tjetër Nazhim Lashraui.

Pas provave të dala në dritë ditët e fundit, policia belge dyshon se sulmi terrorist në Bruksel u krye nga e njejta celulë xhihadiste që kreu atë në Paris./Tv Klan/




Kompania “Ëizz Air” mund të marrë me koncension aeroportin e Kukësit
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhiansto, gjatë fjalës së tij, la të kuptohet se edhe Aeroporti i Kukësit mund të jepet me koncension ku hungarezet e “Ëizz Air” mund të jenë koncensionari i ri për aeroportet në Shqipëri.

Hapja e Aeroportit të Kukësit është konsideruar si një domosdoshmëri, e cila do të pasohet me ardhjen e kompanive të fluturimeve “Loë Cost” (me çmime të ulëta) pasi ato që operojnë në Aeroportin e Rinasit janë kompani “Premium” dhe operojnë me çmimet më të larta të biletave në rajon, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa ardhja në Shqipëri e kompanive “Loë Cost” sigurisht që do të ushtrojë një presion për ulje të çmimit të biletave për kompanitë “Premium” që operojnë në Rinas.

Ndërkohë, Aeroporti i Kukësit ka ngjallur interesin e kompanive evropiane “Loë Cost”./Koha Ditore/



Rinasi, miliona euro shtesë për heqjen e klauzolës së monopolit

Qeveria shqiptare deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje për të hequr klauzolën e monopolit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit, një marrëveshje që shoqërohet me vite shtesë në kontratë, të cilat ka gjasa do t’i kushtojnë shqiptarëve disa dhjetëramilionë euro më tepër.

Nga Gjergj Erebara

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje në parim me kompaninë që disponon koncesionin monopolistik të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për të hequr klauzolën e ‘ekskluzivitetit’ në shkëmbim të zgjatjes së afatit të kontratës aktuale të koncesionit.

Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi se kompania ka pranuar të heqë dorë nga monopoli me kushtin që kontrata e saj të zgjatet për dy vjet menjëherë si kompensim për uljen e mundshme të të ardhurave nga fillimi i punës në Aeroportin e Kukësit si dhe me shtimin e afatit të kontratës me 0.5 vite për çdo vit pune që do të kryejë një aeroport i ri i mundshëm në jug të Shqipërisë.

“Është ditë e rëndësishme për aviacionin shqiptar, po hapim një faqe e re të zhvillimit të infrastrukturës. Besoj që qytetarët do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e re,” deklaroi Haxhinasto, i cili theksoi se marrëveshja nuk do të ketë “kosto shtesë për shtetin shqiptar”.

Gjithsesi, zgjatja e kontratës së koncesionit më tej nënkupton njëkohësisht zgjatjen e kostove për konsumatorët shqiptarë, kosto që në një situatë normale nuk do të ekzistonin.

Qeveria socialiste shqiptare nënshkroi një kontratë koncesioni të pakërkuar në vitin 2004 me një kompani gjermane për zhvillimin dhe menaxhimin e aeroportit të Rinasit për një afat 20 vjeçar, kontratë që u kritikua që gjatë kohës së shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë si e pafavorshme për vendin, pasi i lejonte kompanisë koncesionare fitime të stërmëdha në kurriz të konsumatorëve më të varfër të Europës dhe që përcaktonte një monopol ligjor 20 vjeçar në tregun shqiptar të fluturimeve ndërkombëtare. Kontrata skadon në vitin 2025 sipas afatit aktual dhe mund të shtyhet deri pas vitit 2027 në rast se marrëveshja e arritur miratohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Por pavarësisht kritikave, qeveria e kohës përdori shumicën që kishte në parlament për ta miratuar kontratën dhe nuk mori parasysh kritikat që thoshin se një aeroport tjetër që në atë kohë qe duke përfunduar me kosto ndërtimi mbi 12 milionë dollarë, Aeroporti i Kukësit, po dënohej me vdekje që pa lindur për shkak të klauzolës së ekskluzivitetit.

Qeveria shqiptare e kuptoi shpejt problemin dhe tentoi disa herë që nga viti 2006 e pas që të negocionte heqjen e klauzolës së ekskluzivitetit, por pa sukses. Aeroporti i Rinasit përfitoi nga rritja e shpejtë e numrit të udhëtarëve si dhe nga tarifat e majme që pati përfituar gjatë negocimit të kontratës duke realizuar fitime marramendëse në vendin më të varfër të Europës.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se Rinasi kishte fitime neto prej 8 deri në 10 milionë euro në vit dhe normë fitimi neto mbi të ardhurat prej 20-30 për qind, norma fitimi të lakmueshme këto për çfarëdolloj biznesi. Shtyrja e afatit me dy vjet ia rrit automatikisht faturën e koncesionit qeverisë shqiptare me 16-20 milionë euro të tjera. Ndërkohë, nëse qeveria shqiptare krijon një aeroport të ri në jug të vendit, aeroport që rezulton i domosdoshëm dhe financiarisht i përballueshëm për një vend që synon të zhvillojë turizmin, shtimi i afatit të koncesionit me 0.5 vite për çdo vit ekzistence të aeroportit të ri mund të kushtojë miliona euro të tjera.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   120   121   122   123   124   125   126   127   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish