KOMPENSIMI PËR DHURIMIN E VEZËVE
Procesi i dhurimit të vezëve në të gjithë botën ka një kompensim. Ky kompensim në vendet evropiane aktualisht shkon në 1 mijë euro. Edhe klinika Gliozheni ofron kompensim.
LEGJISLACIONI PËR DHURIMIN
Aktualisht legjislacioni shqiptar e lejon si dhurimin e vezëve ashtu edhe spermatozoidet. Ky ligj është miratuar rreth vitit 2001-2002 dhe njihet me emërtimin “Ligji i shëndetit riprodhues”./dritare.net/
Eksportet, INSTAT: Në shkurt u ulën për të 9-in muaj radhazi
Eksportet shqiptare ranë në shkurt për të nëntin muaj me radhë duke vendosur kështu një rekord të ri me performancë negative. Të dhënat e fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e kaluar, kompaninë shqiptare eksportuan në tregjet e huaja 17.56 miliardë lekë mallra me një rënie prej 4.5% krahasuar me një vit më parë.
“Ulja vjetore e eksporteve prej 4,5% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -12,9%, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,7%, si dhe “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me 2%”- raportoi INSTAT.
Ky është muaj muaji i nëntë me radhë që eksportet shqiptare rrudhen në terma vjetorë, çka përbën një seri të paprecedentë negative në shkëmbimet tregtare me jashtë. Në total si dymujor për periudhën janar-shkurt të këtij viti eksportet kanë rënë me 6.1% krahasuar me vjet, nga 36.1 miliardë lekë që ishin në 33.9 miliardë këtë vit.
Rriten tekstilet dhe ushqimet
Pork a dy zëra të eksporteve të cilat kanë shënuar një ecuri pozitive. Ato janë eksportet e artikujve bujqësor dhe tekstilet. Sipas INSTAT, eksportet e grupit “Tekstile dhe këpucë” kontribuan me +9,3% në rritjen e eksporteve ndërsa ato të grupit, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,8%.
Por sërish, rritja e eksporteve në këto dy grupe ka qenë e pamjaftueshme për të kompesuar rënien e fortë në eksportet e grupit të energjisë dhe materialeve të ndërtimit e metaleve.
Importet rriten
Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave të huaja drejt Shqipërisë kanë shënuar ecuri pozitive. Sipas INSTAT, në shkurt importet u rritën me 6.8% në vlerë krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
“Rritja vjetore e importeve prej 6,8% këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +3,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +2,9 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” me +2,4 pikë përqindje, tha INSTAT. Ndërsa në rënie kanë kontribuar si dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,6 pikë përqindje. Në total si dyn mujor importet këtë vit janë rritur me 3% duke arritur në 76.3 miliardë lekë nga 74.1 që ishin.
Ligji për armëmbajtjen, Manjani harton projektligj të ri
Ligji për armëmbajtjen pa leje, i përmirësuar vitin e kaluar me disa ndryshime, por që rezultoi antikushtetues, e për pasojë Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa prej dënimeve të rënda për këtë vepër penale, ka detyruar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, që të hartojë një projektligj të ri për të rregulluar nenin 278 të Kodit Penal.
Në një komunikatë për mediat, Manjani thotë se, pasi u njoh me përmbajtjen e vendimit të Kushtetueses mbi armëmbajtjen pa leje, me shqetësimet e ngritura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe disa prej gjykatave të niveleve të ndryshme, si dhe pasi konstatoi gabime në miratimin e në botimin e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, mori vendimin e mësipërm për rishikimin e tij.
Sipas asaj që bëhet e ditur, ky rregullim trajton të gjitha shqetësimet e vërejtura. Projektligji po i dërgohet për një opinion Prokurorisë, anëtarëve të Qeverisë, si dhe grupeve të interesit. Me t’u siguruar këto opinione, ai do të dërgohet në Qeveri për t’u miratuar e më pas do t’i propozohet edhe Kuvendit.
Neni 278 i Kodit Penal, vitin që kaloi parashikoi disa ndryshime, ku më kryesorja ishte ashpërsimi i masës së dënimit për këtë vepër penale deri në 15 vite burgim. Por shfuqizimi nga Gjykata Kushtetuese i disa dënimeve të rënda për armëmbajtje ka krijuar një konfuzion në zbatimin e këtij ligji në praktikë. Ky konfuzion është materializuar edhe në disa vendime gjykatash, të cilat kanë qenë të kundërta në masat e dënimit, edhe pse për të njëjtën vepër penale, atë të armëmbajtjes.
Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë vijon puna për hartimin e një Kodi të ri Penal./TCh/
Veliaj u shërben drekën njerëzve në nevojë në mensën e Laprakës
Personat në pamundësi ekonomike dhe me aftësi të kufizuara të Laprakës dhe Kodër-Kamzës kanë një ambient dinjitoz ku mund të marrin një vakt ushqim dhe shërbime të tjera sociale. Bashkia e Tiranës përuroi sot riparimin e ambienteve si dhe riaktivizimin e disa shërbimeve të reja në mensën sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Laprakë, e cila ofron ushqim për 100 persona, ndërkohë që 300 persona të tjerë do kenë mundësi të marrin shërbime psiko-sociale.
“Në Tiranë ka shumë halle dhe secili prej nesh është i papërgatitur për mënyrën se si i shkon jeta, megjithatë vendimi ynë është që në qytetin e Tiranës, pavarësisht vështirësive e halleve, pengesave, asnjë qytetar që është në nevojë të mos e kalojë ditën pa pasur një vakt të ngrohtë.
Do të vazhdojmë me ngritjen e mensave sociale edhe në disa zona të tjera të Tiranës, për t’u siguruar se në një qytet solidar askush nuk gdhihet ose ngryset pa një vakt të ngrohtë. Ndaj më vjen mirë që kjo nismë është përkrahur edhe nga biznesi”,- tha Veliaj.
Gjithashtu, ai shtoi se duke filluar nga muaji prill bashkia i ka kërkuar të gjitha supermarketeve të Tiranës që të mos i hedhin ushqimet që janë në prag skadence, por t’i sjellin ato në mensat e bashkisë për t’i shpërndarë më pas për njerëzit në nevojë.
Përveç mensës sociale, kjo qendër është e vetmja në Tiranë që ka sallë fizioterapie me pajisje cilësore e profesionale. Ndërtimi ka qenë produkt i marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës me Bankën Botërore dhe do të vijojë të funksionojë edhe falë ndihmës me donacione të ndryshme.
Përveç zonës Laprakë-Kodër Kamëz, përfitues të shërbimeve të ofruara do të jenë edhe nga zona të tjera që vijnë kryesisht për shërbimin e fizioterapisë.
Qendra ka një staf prej 15 vetash, duke përfshirë psikologë, punonjës socialë, fizioterapist, terapist, operator social dhe staf mbështetës, duke ofruar terapi zhvillimi, këshillim dhe asistence sociale. Qendra do të përfshihet gjithashtu në shërbime sociale aktive në komunitet, si pjesë e riaktivizimit të shërbimeve sociale komunitare për të gjitha qendrat sociale në varësi të Bashkisë Tiranë.
“Rruga e Arbrit nuk i bie nga Kina”
Për banorët e rajonit të Dibrës, Rruga e Arbrit duket ende një ëndërr. Në Qafën e Buallit, edhe trasheja e hapur gjatë një viti punime po bllokohet nga rrëshqitjet e gurëve. Nga 2009-a deri në 2011-n u punua me ritme të ngadalta.
Ky segment nuk arriti të përfundojë, kurse afatet u shtynë. Disa muaj pas zgjedhjeve të 2013-s, përfundoi hapja e tunelit te Qafës së Buallit por nuk është vënë në funksion.
Pamjet tregojnë një kantier të braktisur, makineri të shkatërruara. E tërë zona sikur është përfshirë në luftë.
Nga i gjithë segmenti, 34 km kanë përfunduar, kurse 26 të tjera janë në pritje. Premtimi ishte që brenda një 3-vjeçari kjo rrugë do të përfundonte.
Por pamjet tregojnë krejt të kundërtën. Dhe nga sa mësohet, për deri në vitin 2020 ky investim nuk futet në prioritet e qeverisë “Rama”.
Rruga e Arbrit prej 25 vitesh mban peng zhvillimin e trevës së Dibrës dhe përtej këtij rajoni. Ajo do të shkurtonte ndjeshëm distancën me Tiranën.
Hera e fundit që u premtua përfundimi i saj ishin zgjedhjet lokale. Në Peshkopi askush nuk di të flasë se çdo të bëhet më tej kurse banorët rëndom përdorin shprehjen “Rruga e Arbrit nuk i bie nga Kina”./Abcneës/
Video+18/ Vajzat zhvishen për t’i larë makinën miliarderit rus
Djali i një oligarku rus bind disa vajza seksi që t’i lajnë makinën e tij luksoze vetëm me të brendshme.
Videoja po bën xhiron e botës në rrjetet sociale, ndërsa vajzat në këmbim ka marrë shuma të konsiderueshme parash.
Brenda makinës shihet biseda që djali miliarder bën me vajzat, duke i bindur që ato të lajnë makinën e rrobat e tyre.
Kliko këtu për të parë makinën ose vajzat e format e tyre super seksi:
Di’Caprio vizitë në xhunglën indoneziane për mbrojtjen e natyrës
Aktori amerikan, Leonardo Di’Caprio zhvilloi një vizitë në xhunglën indoneziane për të dhënë mbështetjen e tij ndaj grupeve lokale që luftojnë për mbrojtjen e florës dhe faunës së kërcënuar nga shpyllëzimi dhe gjuetia e jashtligjshme.
Oscar-i aktori më i mirë në filmin “The Revenant”, qëndroi fundjavën e kaluar në pyllin tropikal të parkut kombëtar Leuser, në ishullin e Sumatras.
Kjo zonë ka një potencial të lartë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe në të banojnë shumë kafshë si orangotangu apo tigri, që janë në zhdukje për shkak të shfrytëzimit të pyjeve.
Mbrojtës i ethshëm i natyrës dhe i kafshëve të egra, DiCaprio u fotografua i shoqëruar nga mbrojtës së mbjedisit lokal, në krahë të dy elefantëve të Sumatrës, që është gjithashtu në zhdukje.
“Fondacioni Leonardo DiCaprio, që zhvillon projekte për mbrojtjen e biodiversitetit, ruajtjen e oqeaneve dhe të hapësirave natyrale, mbështet këto grupe lokale që të mund të krijojnë një mega mauzole të faunës dhe ekosistemin Leuser, vendi i fundit në tokë ku orangotangët e Sumatras, tigrat, tinocerontët dhe elefantët bashkëjetojnë në natyrë”,- shkruan aktori në profilin e tij Instagram./ATSH/
Foto/ Lori Hoxha rikthehet në “Tirana lifestyle”
Trashëgimtarja simpatike e “Top Channel”, Lori Hoxha, është kthyer në Tiranë, ku duket më e shplodhur dhe më në formë se kurrë.
Në profilin e saj në Snapchat ka postuar foto të veshjeve të saj. E veshur e gjitha xhins ajo duket shumë stil.
Duhet t’ju kujtojmë se Lori ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javës së kaluar, jo vetëm për pushimet ekzotike në Maldive dhe Dubai me çiftin e të fejuarve të famshëm Ledri Vula dhe Adela Sollaku, por edhe për zbulimin e të dashurit të saj aktual, Vis Bajraktari.
Foto/ Kush është “dreqi” i Encës?
Ende pa u publikuar, kënga “Dreq” e Enca Haxhias ka filluar të ngulitet në mendjen e secilit duke ngjallur kuriozitet në rrjete sociale.
U premtua se kënga do jetë gati kur Enca kap shifrën e një milion ndjekësve në rrjete sociale por duket se ritmi i shpejtë i rritjes së ndjekësve e ka zënë në befasi këngëtaren.
Prive mëson se videoklipi tashmë është në procesin e montazhës dhe pritet që për pak ditë të lançohet.
E në disa foto të siguruara nga “Prive”, shihet se “dreqi” i Encës, personazhi në fabulën e videoklipit është një model që do thyej zemrat e shumë vajzave.
Këto janë disa foto nga xhirimet e videoklipit ku shihet modeli Pal Nushi.
Pjeshka shtatzënë, që sfidon edhe Kallashin
“Cleo The Hurricane” është nofka e kërcimtares seksi, të cilën nuk e pengon as shtatzënia që të kërcejë, ashtu siç vetëm ajo di ta bëjë.
Bukuroshja leonë kërcen në shtyllë edhe shtatzënë. Cleo po merr shumë komente pozitive nëpër rrjetet sociale.
Video: A është kjo kënga origjinale “Rina Balerina”?
Kjo femër e cila performon plot kërshëri dhe pasion një klip të sajuar, duket se ka një version të sajin të këngës “Rina Balerina”, e cila vjen në një version më turbo-folk.
Këngëtarja e cila nga stili duket si këngëtare tallavaje, duket më tepër komike se sa një artiste në këtë klip, por ajo pretendon se ky është versioni i parë dhe origjinal i këngës “Rina Balerina”.
“Rina rina ne verzion ‘origjinal’”,- shkruhet në komentin e kësaj videoje...
Shikoni videon:
Ja 5 simptomat që ju dërgon trupi 1 muaj para sulmit në zemër
Ataku kardiak është shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Ai shfaqet zakonisht kur bllokohen enët e gjakut.
Arteriet janë ato që mbartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe kur ato bllokohen, muskujt e zemrës privohen nga paisja me oksigjen dhe zemra humbet funksionin e duhur.
Ka një listë të gjatë të faktorëve që kontribuojnë në këtë gjendje të rrezikshme për jetën, por ndër më kryesoret mund të përmendim zakonet e këqija të të ushqyerit, pasiviteti, duhanpirja, nivelet e larta të kolesterolit, dhjamosja e zemrës etj.
Zakonisht sulmet e zemrës japin shenja paralajmëruese disa javë para se të ndodhin.
Edhe pse ato mund të duken të parëndësishme, në fakt mund të paralajmërojnë për dështim të zemrës.
Ja disa nga këto simptoma:
-Dhimbje gjoksi
-Dhimbje shpine
-Dhimbje në krahun e majtë
-Siklet në nofull
-Lodhje kronike
Sigurisht që këto shenja mund të paralajmërojnë edhe për ndonjë sëmundje tjetër, por është e rëndësishme që mos t’i menjanoni asnjëherë dhe të konsultoheni me mjekun./healthyfoodteam.com/
Në fillim u tallën të gjithë, ndërsa tani e kanë zili
Seve Gats nga Kenia e largët, nga pamundësia për të siguruar disa bileta aeroplani për udhëtim në Kinë, kishte gjetur një zgjidhje tjetër. Ajo kishte filluar ta “dërgonte” veten në vende atraktive të Kinës duke përdorur fotoshopin.
Por raste të tilla interneti nuk i lë të ikin edhe aq lehtë. Njerëz të shumtë anembanë botës kishin modifikuar fotografinë e saj në vende të ndryshme dhe rezultatet ishin qesharake.
Mirëpo nga kjo histori, Seve ka dalë fitimtare.
Një biznesmen nga Nailabi i Kenisë, Sam Gichuru, ka kontaktuar me Seven, të cilës i ka siguruar nxjerrjen e pasaportës të cilin do ta përdorë për udhëtimin në Kinë. I gjithë udhëtimi do të paguhet nga Sam.
Seve ka treguar se Sam i ka siguruar punë në kompaninë tij. Kjo tregon se interneti mund të ndryshojë jetën e dikujt edhe për mirë.
“Unë s’e kam vaginën me vete”: Përgjigjia që pezulloi 14-vjeçaren nga shkolla
Një foto e postuar nga 21-vjeçarja amerikane Jordan Fridman, po bën xhiron në rrjetet sociale. Ajo ka postuar përgjigjet e së motrës 14-vjeçare, që kundërshtonte arsyet se pse prezervativi nuk preferohet të përdoret.
Argumentit se “Prezevativët janë të trashë, janë të besdishëm, i urrej”, ajo iu është kundërpërgjigjur “Ashtu janë dhe fëmijët”.
Argumentit se “Prezervativët janë të shtrenjtë”, ajo i’u është përgjigjur se “Trajtimet për SST dhe fëmijët janë dhe më shtrejt”.
Justifikimit se “Unë nuk kam prezervativ me vete” ajo i është përgjigjur se “As unë se kam vaginën me vete”.
Kjo është dhe përgjigja që asaj i kushtoi shkollën.
Përgjigjet e 14-vjeçares janë pëlqyer shumë nga njerëzit. Një komentuese shkruante se “Mund t’ju siguroj se fëmijët janë të rrëmujshëm dhe të shtrenjtë”, ndërsa një tjetër shprehej se “Kjo vajzë meriton çmimin Nobel”.
A është Kallashi lesbike? Shikoni çfarë tregojnë fotot...
Valltarja e njohur Donjeta Kosumi, përveç vallëzimit njihet edhe për fotografitë e saj provokative.
Përveç se shfaq “asetet” e saj, ajo në shumë foto e shfaq edhe afërsinë e madhe me shumë femra të tjera.
Nga afërsia që shihet edhe në fotot më poshtë, lind pyetja a është Kallashi lesbike?/Gazeta Express/
Video: Luftëtari i ISIS xhiron vrasjen e vet
Ky është momenti i vdekjes së një luftëtari të ISIS. Ai xhiroi vdekjen e tij me kamera “GoPro” gjatë një përleshje të ashpër në Hama, përkatësisht në Sirinë Perëndimore, shkruan “DailyMail”
Shikoni videon për më shumë:
Fotolajm: Ja si u shndrua PPSH-ja në PSSH-ë
“Database ëëë.politike.al sjell sot per here te pare dokumentin origjinal te kerkeses dhe vendimit per ndryshimin e emrit te PPSH ne PSSH. Teksti i kerkeses eshte i shkurter dhe mban firmen e Fatos Nanos.
"Ju njoftojmë se në bazë të Vendimeve të Kongresit të 10-të të PPSH si parti politike e njohur, veprimtaria dhe marrëdhëniet e saj si person juridik do të vazhdojnë më emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryetari Fatos Nano”, 3.7.1991.
Vendimi tjeter qe gjendet ne faqen referuese te database i perket Ministrit te Drejtesise Shefqet Muçi, i cili me 15 gusht 1991 ben ndryshimin zyrtar te emrit nga PPSH ne PSSH.
Gjithçka mbi partitë, statutet, programet dhe zgjedhjet në Shqipëri 1991-2016 në ëëë.politike.al realizim i Institutit të Studimeve Politike”.
Foto/ Kush i ka “mbushur” duart me gjokset e Graham…?
Ajo është njëra prej modeleve të para që po thyen barrierat e peshës sa i përket profesionit të saj.
Ashley Graham filloi karrierën si modele por nuk duhet lënë anash as aktivitetin e saj për mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe djemve të cilët hasin në probleme për shkak të peshës së tyre, transmeton “ORAinfo”.
Por kësaj here 28 vjeçarja duket se ka devijuar nga rruga që ajo nisi. Në ballinën e revistës ‘Maxim’ ajo është shfaqur nudo, poza goxha provokuese nga ana e saj.
E sytë e mprehtë të ndjekësve të saj kanë vërejtur se Ashley ka rregulluar disa forma të trupit me anë të fotoshopit.
Kjo është një praktikë e cila bëhet shumë shpesh nga ana e revistës por ende nuk dihet nëse modelja ka qenë në dijeni.
Sidoqoftë fansat e saj janë shprehur shumë të dëshpëruar për këtë gjest.
Bën dush pas 148 vitesh, ja si reagon breshka më e vjetër në botë
“Ngjarje historike” kështu konsiderohet “dushi” që i’u nënshtrua breshka 148-vjeçare, kafsha më e vjetër në planet.
Qeveria në Shën Helena ka ngarkuar këtë video në ‘Youtube’ për të ndarë me shikuesit këtë ngjarje historike.
Ata ishin këshilluar me një veteriner dhe ky i fundit me shumë ekspert për të siguruar nëse ishin duke aplikuar mënyrën e duhur që mos të dëmtohej breshka 148-vjeçare.
“Kjo është thjeshtë për arsye estetike, ne duam që vizitorët t’a shohin atë më mirë”,- u shpreh Hollins, veterineri që u përkujdes për të.
30/03/2016/.......................................
Motra e Taulant Ballës për Liqenin: “Sa turp që votova këta njerëz”
Alba Balla, motra e deputetit socialist dhe një prej drejtuesve më të rëndësishëm të PS-së ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në lidhje me ndalimin e një prej aktivistëve të opozitës.
Në një koment në suport të bashkëshortes së të arrestuarit Grigels Muçollari i cili u arrestua të hënën në protestën kundër betonizimit të Liqenit, Alba shkruan nga profili me emrin Paris Alba, që është bashkimi i dy emrave, vajzës së saj të vogël Paris dhe emri i vetë, Alba.
E para në postimin e Erinda Alija (bashkëshortja e Grigels Muçollarit) është motra e deputetit socialist Taulant Balla, Alba, e cila shkruan se i vjen turp për këta njerëz që ka votuar.
Alba duket në këtë rast se është sjellë si një nënë, si një zonjë, si një qytetare duke u ndjerë e turpëruar për qeverinë e vëllait të saj, e cila ka prangosur padrejtësisht një prind dhe qytetar si Grigels Muçollari.
Video: Shikomi mjerimin që la pas komunizmi në Shqipëri
Një kronikë e televizionit italian, “Raiuno”, e filmuar pak kohë pas rënies së sistemit komunist, sjell një dëshmi rrënqethëse të gjendjes së vështirë ekonomike, në fillim të viteve 90.
Raftet e dyqaneve të boshatisura, njerëz në radhë që tregojnë racionet e tollonave dhe shitës që duken prepotentë.
Në tregun privat, situata është po ashtu e dëshpëruar. Njerëz që dynden në një hapësirë thuajse boshe dhe tregojnë limonat apo portokallet e blerë me pak lekë.
Për ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë, pamjet japin një Tiranë tjetër nga ajo e zhvillimeve politike të kohës së sotme. Filmimet u publikuan në profilin e “Tirana dje dhe sot” në rrjetet sociale.
Foto/ Ja fëmijët e pasanikëve shqiptarë që bëjnë jetë përrallore
Nuk njihen të gjithë por bëjnë jetë Vip-ash në të vertëtë, pasi ata kanë lindur me fat. Fjala është për fëmijët e biznesmenëve apo politikanëve shqiptar të cilët shijojnë pasurinë e prindërve të tyre, duke bërë jetë përrallash.
Pushime në vende ekzotike, veshje dhe makina super të shtrenjta, është stili i jetës së disa prej fëmijëve të pasanikëve.
“Story.al” ka siguruar disa prej fotove të trashëgimtarëve të biznesmenëve në fjalë, mosha e të cilëve varion nga 20 -25 vjeç.
E nisim më trashgimtarët e “Top Channel”, Sara dhe Lori Hoxha të cilat shquhen për stilin e tyre të adhurueshëm.
Eri Fullani, djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili duket shumë mirë në linjat që ka arritur.
Nuk mbetet pas Erisa Male, vajza e pronares se “Nobis” Eva Male, Fiona Dizdari vajza e pronarit të “Grand Hotel” Faik Dizdari. Në galerinë e fotove ju sjellim Foti Lenën, djalin e pronarit të “Hari Lena Group”, Gerg Xhillarin, djalin e Alban Xhillarit pronar i “Millenium Group”.
Kabir Fishta i biri i Faik Fishtës pronar i komleksit “Fishta” në Velipojë, dhe e fundit Noel Dulaku mbesa e pronarit të “Vizion Pus” Tan Dulaku.
“Loro Boriçi” skadon edhe një tjetër premtim…
Një tjetër premtim i FSHFsë dhe i qeverisë shqiptare për përfundimin e stadiumit “Loro Boriçi” nuk është mbajtur. U deklarua se në fund të marsit gjithçka do të kishte marrë fund, madje stadiumi do të inagurohej me një ndeshje miqësore të kombëtares shqiptare.
Bëhej fjalë për miqësoren e djeshme, por gjërat morën rrjedhë tjetër. Ndoshta ngaqë nuk u sigurua asnjë miqësore për t’u luajtur këtu, por edhe ngaqë stadiumi ende nuk ka përfunduar.
Impianti sportiv ka nisur të marrë tashmë formë. Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” kanë ecur ndjeshëm. Fusha është gati për të pritur futbollistët, stolat janë vendosur thuajse tashmë përfundimisht, edhe tribuna qendrore ka filluar të marrë formë.
Megjithatë, duhet ende shumë punë për të përfunduar së ndërtuari ky impiant sportiv. Një tjetër premtim i federatës, për ta përfuduar në muajin mars, nuk u mbajt.
Tashmë duhet të presim një tjetër premtim, duke shpresuar që ai të jetë i afërt.
Mbetet për t’u parë edhe se çfarë do të bëhet me shtëpitë rreth e qark stadiumit, sepse pas ankesës tek Avokati i Popullit, duket se kanë shpresa për mosprishjen e tyre.
Ka zëra, në fakt, se edhe cilësia e punimeve të kryera në stadium nuk është shumë e mirë, megjithatë kjo është çështje tjetër. E rëndësishme është që “Loro Boriçi” tashmë të përfundojë sa më parë dhe sytë janë nga vera e këtij viti./Telesport/
Sherr mes deputetëve të PS, Kosta -Shalsit: Prepotent, arrogant...
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi është njëkohësisht kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ndërsa gjatë një mbledhje të këtij komisioni kolegu i tij Vladimir Kosta propozoi që bizneset shqiptare të mos detyrohen të marrin pjesë në komisionin e Dhomës së Tregtisë.
Por kjo kërkesë që u hodh poshtë nga Shalsi, me pretendimin se, janë pyetur bizneset dhe e kanë pranuar këtë gjë.
Në një shkrim në profilin e tij në Facebook, deputeti Vladimir Kosta përgënjeshtron Shalsin, duke e quajtur arrogant dhe prepotent.
“Përshëndetje miqve të mi dhe të gjithë atyre bizneseve që janë të interesuar të dinë për ligjin mbi dhomat e tregtisë.
Kam qenë pjesë e kryesisë së dhomës në Tiranë , dhe meqë kam pak njohje për aktivitetin e dhomës, propozova në komision që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë.
lad kostaPropozova në komision, të marrim pjesë, ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm ?!
Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për tu marrë mendimin e tyre!
Ed Shalsi; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit.
Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm.
Sapo e vërtetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë. Dhe mendimi i tij është kundër asaj që do të bëni ju.
Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale”,- shkruan Kosta.
Dokumenti/ Si e rregjistroi Selami PD-në më 1990 pa Azem Hajdarin
Database “ëëë.politike.al” sjell sot për herë të parë dokumentin origjinal të kerkesës dhe vendimit për krijimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Teksti i kërkesës mban firmen e Eduard Selamit.
Bashkë me kërkesën janë depozituar 35 faqe dokumentacion, - programi minimal, statuti dhe lista emërore e 376 nënshkruesve.
Kërkesa është bërë më 17 dhjetor 1990 dhe është miratuar nga Ministri i Drejtësisë Enver Halili, më 19 dhjetor 1990.
Interesant është se në krye të shkresës së PD-së, ende përdoret citimi “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë” dhe se, kërkesa nuk mban emrin e kryetarit të Grupit Organizator Azem Hajdari, por të zotit Selami.
Në vendimin e Ministrisë thuhet se kërkesa e PD-së është në përputhje me Kushtetutën e RPSSH-së, e cila në fakt është Kushtetuta komuniste e vitit 1976, e cila në nenin 3 theksonte se “PPSH, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ideologjia sunduese është marksizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist”… gjithësesi, vendimi ligjëron PD-në, e cila është partia e parë antikomuniste dhe themeluese e pluralizmit politik më 1990.
Gjithçka mbi partitë, statutet, programet dhe zgjedhjet në Shqipëri 1991-2016 në ëëë.politike.al realizim i Institutit të Studimeve Politike.
Fotomodelja Xhensila Seferi ‘ndez; pranverën me linjat perfekte
Duket perfekte me linjat e saj dhe mjaftë seksi fotomodelja shqiptare, e cila me anë të këtyre fotove duket se e ka sjellë më shpejt pranverën...
Del në treg fruti i çuditshëm... ngjason me luleshtrydhen
Ky frut, nga jashtë ka ngjyrë të bardhë, brenda ngjyrë rozë është në formë të dredhëzës dhe ka shije ananasi.
Në Australi shumë shpejt do të dalë në shitje ky frut, hulumtuesit Australian kanë katër vite që përpiqen për të provuar këtë shumëllojshmëri të frutave në një frut të vetëm.
Megjithatë, pritet që fruti të importohet edhe në Evropë dhe Amerikën Jugore.
Aktualisht fruti është në shitje në një dyqan në Australi “Bunnings”, dhe shumë shpejt pritet që të përhapet.
Importuesit Australian kanë thënë se, ky frut synohet të jetë i atillë që të rritet në oborrin e shtëpisë.
Fruti i “çuditshëm”, pritet të dalë në treg nga 11 prilli.
Halimi: Rama sot e mashtroi Europën dhe përfaqësuesin e saj
PD-ja ka deklaruar sot se kryeministri i vendit e ka mashtruar Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë në Tiranë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, “që detyron parlamentin që t’i dërgojë rastet e oligarkëve-deputetë të Ramës, të kapur në shkelje të Kushtetutës, duke përfituar fonde publike e koncesione, në Gjykatën Kushtetuese dhe vetëm ajo vendos më pas për mandatet e tyre.”
Pas konferencës së përbashkët për shtyp Hahan-Rama, deputeti demokrat Eduard Halimi tha para medias:
“Edi Rama gënjeu sot Europën dhe përfaqësuesin e saj të lartë sy për sy, kur tha se do të kërkojë interpretim në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatet e deputetëve të tij, të kapur në shkelje të ligjit themelor.
Ky është një mashtrim i turpshëm sepse vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ai refuzon ta zbatojë është interpretimi i qartë dhe detyrues i Kushtetutës. Të kërkosh interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është përqeshje, tallje dhe dhunim i hapur i detyrimit kushtetues për ta zbatuar atë.
Ja cfarë thotë Gjykata Kushtetuese në Vendimin e saj që Rama refuzon ta zbatojë:
“30. Gjykata vlerëson se në të tilla raste Kuvendi nuk mund të vërë në diskutim mocionin e paraqitur dhe nuk mund t`ia nënshtrojë atë debatit parlamentar…. Kuvendi në këto raste nuk mund t`i hyjë themelit të çështjes, pra vlerësimit nëse veprimet konkrete të pretenduara të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij, sepse në të kundërt do të ndërhynte në kompetencat që kushtetutëbërësi ia ka njohur vetëm Gjykatës Kushtetuese…Vlerësimi i meritës së çështjes, pra nëse me veprimet e tij deputeti ka shkelur ndalimin kushtetues të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, me pasojë konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit, është një çështje që i përket ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese.
31. …Nëse do të pranohej një pushtet i tille i Kuvendit, (pra KM te refuzonte dorezimin e deputeteve te vet para drejtesise), atehere parashikimi kushtetutes do te zhvishej nga qellimi i tij, cka do te perbente ABUZIM ME PUSHTETIN E SHUMICES dhe do te ishte ne kundershtim me parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve.
32. Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se për çdo shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, kur kërkohet konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit, Kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën ta shqyrtojë në themel çështjen.
“Dispozitivi: Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur qartë. Me vendimin e saj, ajo thotë se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë dhe jo Parlamenti.
Ky vendim detyron parlamentin që t’i dërgojë rastet e oligarkëve-deputetë të Ramës, të kapur në shkelje të Kushtetuës, duke përfituar fonde publike e koncesione, në Gjykatën Kushtetuese, dhe vetëm ajo vendos më pas për mandatet e tyre.
Por Edi Rama zgjodhi edhe sot të mbronjë oligarkët e tij, të mbrojë abuzimin, vjedhjen e parave të shqiptarëve, dhe të dhunojë Kushtetutën, gjykatën, shtetin ligjor.
Me mashtrimin e sotëm para Europës e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Edi Rama thelloi paligjshmërinë e tij duke pohuar publikisht se ai qëndron mbi ligjin, mbi kushtetutën, mbi gjykatat. Ai thelloi edhe më tej hendekun mes një populli të tërë në varfëri, papunësi, arrati dhe një grushti plackitësish të babëzitur që po pasurohen duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin.
Partia Demokratike është e vendosur në betejën e saj për zbatimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese si themele të stabilitetit dhe shtetit ligjor në Shqipëri”.
Eurosong/ Bora Kokëdhimës i prishen planet për fustanin e Enedës
Stilistja e Eneda Tarifës në Eurovision, Bora Kokëdhima, ishte mërzitur kur pa përmasat e skenës së Eurovisionit.
Asaj ju prishën planet pasi kishte në mendje t’i vishte diçka gjigante në skenë përfaqesueses shqiptare në Eurovision, por përmasat e skenës ishin të vogla.
Por stilistja Kokëdhima, tani ka vendosur që fustani të jetë jo më i gjatë se 50 metra.
Këto i ka zbuluar vetë ajo gjatë një emisioni në TVSH, ku ka folur rreth përgatitjes që po bën për veshjet e Enedës, kur ajo do të shkoj në maj në Stokholm të Suedisë.
Ndërtim pa leje në Tiranë? Një kat po i shtohet pallatit pranë Prokurorisë
Në vitin e tretë të pushtetit, kontrolli i territorit vazhdon të mbetet ende sfidë për qeverinë Rama. Tritoli i përdorur për të shembur ndërtimet pa leje nuk i ka frenuar ato; as “moratoriumi” i qeverisë. Kjo foto e mbërritur në redaksinë e “Lapsi.al” tregon se, si një kat i ri po i shtohet një pallati në Tiranë.
Ai gjendet rreth 100 metër larg Prokurorisë së Tiranës dhe thuajse po kaq larg Komisariatit nr.3 të policisë.
Nuk dihet ende nëse për këtë ndërtim është dhënë leje nga Bashkia e Tiranës apo kati po shtohet pa leje. “Lapsi.al” po interesohet pranë institucionit të bashkisë për këtë çështje./Lapsi.al/
Mësuesja ankohet në Bashki: Është fëmija im, Veliaj hiq foton!
Një komentuese i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, duke i kërkuar atij të heqë nga facebook-u i tij foton e fëmijës së saj. Zonja në fjalë është Ina Kasimati, e cila shkroi poshtë fotos së publikuar nga Veliaj: “Z. Erion. Ky eshte femija im. Nuk me keni marr leje per ta publikuar foton e tij ne mbremjen e ORA e Tokes, pa lejen time si prind. JU lutem hiqeni, sa me pare”.
Por kërkesa e zonjës e cila punon si mësuese në shkollën e mesme në kryeqytet, “Çajupi”, duket se ka rënë në vesh të shurdhët pasi, siç shkruan sërish, Ina Kasimati, ajo është drejtuar me një ankesë zyrtare në Bashki.
Fotoja në fjalë ka marrë kritika të shumta në faqen e Erion Veliajt në facebook, ku komentuesit i kërkojnë të mos përdori fëmijët për të reklamuar politikat e Bashkisë.
Reforma në drejtësi, Rama fton opozitën në tryezën e dialogut
Komisioneri për Zgjerimin i BE, Johannes Hahn kërkoi që Shqipëria ta miratojë brenda pranverës reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë vendimtare për çeljen e negociatave.
Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian, Johannes Hahn i kërkoi politikës shqiptare të miratojë brenda pranverës reformën në drejtësi, si kusht për çeljen e negociatave për integrimin e vendit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Hahn e cilësoi reformën në drejtësi si elementin kyç të pesë prioriteteve që Shqipëria duhet të plotësojë.
“E ardhmja europiane e Shqipërisë duhet të jetë interesi kombëtar i këtij vendi. Na duhen vendime shumë shpejt, në mënyrë që të vazhdojmë punën me udhërrëfyesin që kemi në mendje,” tha Hann. “Kjo është vendimtare”!
Para konferencës për shtyp me Ramën, komisioneri për Zgjerimin ishte i pranishëm në tryezën e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të opozitës. Përveç reformës në drejtësi, në këtë tryezë u diskutua edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit apo nevojën për një reformë të shpejtë zgjedhore.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi çeljen e negociatave si stacionin e radhës për Shqipërinë, ndërsa premtoi vullnet për dialog me opozitën për zgjidhjen e çështjeve më të nxehta të debatit politik në Shqipëri. Në fjalën e tij, Rama ftoi opozitën për një tryezë dialogu.
“Bazuar në eksperiencën shumë pozitive të dialogut të nivelit të lartë, sot ftoj hapur dhe në sytë e Hahn, PD dhe lidershipin e saj që të ulemi në tryezë mes nesh, pa praninë e çmuar të miqve dhe jemi të gatshëm të dëgjojmë me vëmendje dhe respekt PD. Unë besoj që ekziston mundësia që mosdakortësitë tona t’i trajtojmë në mënyrë të civilizuar”,- tha Rama.
“Gjuha e kushteve dhe kërcënimeve është e drejtë e çdo pale, por duhet të ulemi në tryezë së bashku”,- shtoi ai.
Kryeministri Rama tha se procesi i reformës në drejtësi ka hyrë në miljen e fundit, ndërsa shprehu gatishmërinë e tij për t’u ulur në tryezën e dialogut. Nga ana tjetër, Rama tha se kjo reformë nuk mund të kushtëzohet nga axhenda e ditës e partive politike.
I pyetur për datën e ardhshme të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, komisioneri Hahn u përgjigj se nuk është ende e përcaktuar. “Ndoshta marsi i vitit 2017”,- tha ai. Por zyrtari i lartë i Bashkimit Europian nënvizoi se integrimi është një proces i gjatë.
“Çelja e negociatave është një datë, por duhet të fokusohemi te procesi. Vendi duhet ta nisë këtë proces, që të shohim rezultate dhe të bëjmë analizat përkatëse”,- përfundoi Hahn./BIRN/
Letra/ Tahiri sqaron Metën se çfarë ndodhi me protestën te Liqeni
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka informuar përmes një letre Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta mbi veprimet e kryera nga Policia, pas ngjarjeve të 28 marsit në kodrat e liqenit artificial në Tiranë. Sipas Tahirit, në këtë ngjarje, një grup deputetësh të Partisë Demokratike gjatë zhvillimit të një proteste pa leje, kanë kryer veprime të dhunshme ndaj forcave të policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.
Ministri e informoi kryeparlamentarin Meta për referimin në Prokurori të materialeve për procedim penal, në ngarkim të disa deputetëve.
“Dëshiroj gjithashtu t’Ju kujtoj se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që në bazë të dispozitave të Ligjit të ri Për Armët, nuk bëjnë pjesë në grupin e personave që mund të mbajnë armë, kanë detyrimin që t’i dorëzojnë ato në organet e Policisë së Shtetit.
Vazhdimi i mbajtjes së këtyre armëve nga ana e tyre është shkelje e këtij ligji dhe i dispozitave të Kodit Penal. Gjithashtu, më lejoni t’Ju informoj se deri më sot deputeti Gent Strazimiri nuk e ka dorëzuar ende armën e tij pranë organeve përkatëse, duke vijuar të mbajë qëndrim të paligjshëm në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe Kodit Penal”,- shkruan ministri në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit.
Deputeti Strazimiri ka mohuar të ketë patur armë. Një fotot të publikuar në disa media, sipas të cilave ai duket me armë në brez, Strazimiri e ka quajtur manipulim.
Policia e ka akuzuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar që PD ta përjashtojë nga grupi dhe Prokuroria e Përgjithshme të nisë procedurat për arrestimin e tij.
Meta pret Amendola-n, partneriteti Shqipëri – Italisë, i shkëlqyer
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Nën-Sekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola, me të cilin biseduan për ecurinë e prioriteteve të procesit të integrimit evropian, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon.
Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Italisë është i shkëlqyer, dhe si i tillë duhet orientuar më tepër drejt rritjes cilësisë së bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit, bujqësisë dhe transportit detar.
Meta u shpreh se Kuvendi inkurajon iniciativat e përbashkëta ekonomike e tregtare, duke theksuar se Shqipëria e vlerëson ekspertizën dhe eksperiencën e investimeve italiane në rajon.
Nën-Sekretari i Shtetit për Politikën e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola duke vlerësuar axhendën ambicioze të reformave të ndërmarra, shprehu mbështetjen e fortë të Italisë në avancimin e Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe nënvizoi se integrimi i plotë i të gjitha vendeve të Ballkanit mbetet një prioritet i politikës së jashtme italiane.
Në këtë kuadër, Amendola theksoi se Shqipëria mund të mbështetet gjithnjë tek përkrahja e Italisë, si një partner tradicional i qëndrueshëm.
Në përfundim, duke evidentuar rolin konstruktiv e pozitiv të Shqipërisë në rajon, Meta dhe Amendola u ndalën edhe tek lëvizjet migratore dhe kriza e refugjatëve që ka prekur mbarë rajonin dhe kontinentin evropian, duke theksuar se Shqipëria dhe Italia qëndrojnë bashkarisht në trajtimin e kësaj krize mbarë-evropiane dhe në përballjen me sfidat e sigurisë dhe terrorizmit që cenojnë vlerat e shoqërive tona demokratike evropiane.
Rrëfehet pengmarrësi i avionit: E bëra për gruan dhe fëmijët
Gjykata qipriote urdhëroi 8 ditë burg për rrëmbyesin egjiptian të avionit Airbus 320 të “Egypt Air”.
Seif Edin Mustafa u tha hetuesve se prej vitit 1994 nuk i është lejuar të shohë gruan dhe fëmijët e tij, pasi ishte në listën e personave “non grata” në Qipro.
Masa paraprake e burgimit 8-ditor u dha për të ndaluar 59-vjeçarin të largohet nga ishulli. Ai do të përballet me akuzat e rrëmbimit të avionit, sekuestrim personi, kanosje për dhunë.
Ish-bashkëshortja e egjiptianit refuzon ta takojë pasi veprimi i tij e ka turpëruar përpara gjithë opinionit. Në këtë video ai shfaqet në momentin kur ka kaluar pikën e kontrollit të aeroportit në Aleksandri, duke mos u ndaluar punonjësve të sigurisë.
Një ditë më parë Seif Edin Mustafa mori peng avionin me 63 persona në bord dhe nën kërcënimin e një jeleku të rremë eksploziv, detyroi pilotin të ndryshojë kurs e të ulet në aeroportin e Larnakas në Qipro. Për rreth 5 orë ai mbajti në alarm autoritetet qipriote, por më pas liroi të gjithë pengjet dhe u vetëdorëzua./Tv Klan/
Foto/ Pornostarja e njohur, ja sa e tmerrshme ngjan pas kamerave
Falë dukjes së jashtme Ashleigh Hannah ka arritur të bëhet njëra ndër pornostaret më të njohura në botë.
Hannah është si të gjitha femrat e tjera por grimi dhe investimet e mëdha që bën ajo për t’u dukur si në foto, kanë bërë që pornostarja ta arrijë tërë këtë famë, shkruan “Gazeta Express”.
Kur fansat e kanë parë pa grim janë zhgënjyer shumë, pasi ajo stonon shumë me fotografitë që poston nëpër rrjetet sociale e rregulluar./Gazeta Expres/
Seks në trenin e linjës Shkodër-Tiranë, s’përmbahet çifti...
Ditët e sotme, nuk ka nevojë të blesh biletë kinemaje për të parë një shfaqje. Mjafton të udhëtosh diku dhe shfaqja të del para syve.
Kjo ka ndodhur në një tren të linjës Shkodër-Tiranë, gjatë ditës së sotme. Një qytetar ka raportuar pranë “Jetaoshqef.al” se kanë parë skena “të nxehta” mes një çifti, të cilët ishin po ashtu pasagjerë.
Çifti i papërmbajtshëm ka filluar të puthet dhe jo vetëm... në mes të trenit, në një hapësirë publike. Epo dashuria bën të sajën!
“Vrite ose kape”: Njësia elitë amerikane që po vret krerët e ISIS
Presidenti amerikan Barack Obama synon që me një njësi speciale të eleminojë krerët e “Shtetit Islamik”. Por strategjia e tij është kritikuar shumë, shkruajnë mediat amerikane dhe gjermane.
Në Uashington do të mblidhen këtë të enjte presidentët dhe kryeministrat e 51 vendeve të ndryshme, në “Nuclear Security Summit”. Zyrtarisht thuhet se tema kryesore është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore në botë. Por tema dominuese me siguri që do të jetë luftimi i të ashtuquajturit “Shteti Islamik”.
Në SHBA po vazhdon fushata parazgjedhore për kandidatët e republikanëve dhe demokratëve për president të ardhshëm amerikan. Zgjedhjet do të mbahen nga fundi i vitit, por presidenti Barack Obama do të dëshironte që deri në fund të mandatit të tij, të shkatërrojë pjesën më të madhe të “Shteti Islamik”. Ndaj është e sigurt që pas sulmeve të fundit në Bruskel, kjo konferencë do të shfrytëzohet për dërgimin e një sinjali të fuqishëm për unitet në luftën kundër terrorizmit dhe terroristëve.
Do'stlaringiz bilan baham: |