Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet118/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   114   115   116   117   118   119   120   121   ...   352

ROLET NË TRAFIKUN E KOKAINËS

Sipas Prokurorisë, i pandehur është edhe shtetasi Genci Xhixha, në kërkim, pasi nuk ka qenë e mundur të arrestohej.

Ky person dyshohet se ka sjellë në Shqipëri kokainën të fshehur në lëndë kimike për përpunim lëkurash. Në Xibrakë është bërë më pas veçimi i drogës. Gentjan Gjonaj, i akuzuari tjetër, kishte gjetur vendin e laboratorit bashkë me Kelmend e Arjan Dalipin, duke marrë më qira ambientet e magazinave në Xibrakë.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, lidhje e dorës së parë me Genci Xhixhën, menaxhonte dy “kimistët” kolumbianë, Cesar Avila dhe Valter Moreno, që bëni veçimin e drogës së mbërritur në tretë- sira kimike në Shqipëri. Saimir Batku, i kapur me një sasi droge në 14 janar 2015 në Tiranë, ka qenë transportuesi i lëndës nga Xibraka në Tiranë e Durrës për ta nisur në Gjermani, ku pritës dhe shpërndarës më tej i saj ka qenë Ilir Hyseni.

I gjithë hetimi filloi pas sinjaleve të ardhura nga Gjermania. Policia gjermane ishte shqetësuar së tepërmi nga sasia e madhe e kokainës që mbërrinte atje nga Shqipëria prej grupit që furnizonte Ilir Hysenin. Droga mendohet se nisej drejt Gjermanisë e fshehur në automjete, që modifikohej në një servis në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

HETIMI

Në datat 13 dhe 14 janar 2015, prokuroria dhe policia shqiptare vendosën në pranga nëntë persona, ndërsa sekuestruan rreth 20 kilogramë drogë në laboratorin e Xibrakës dhe në automjetet e nisura prej atij ambienti drejt Tiranës. Nga raportet e vëzhgimit të datës 13.1.2014, rezulton se ka qenë Ermal Hoxha që i ka marrë dy shtetasit kolumbianë nga magazina në Elbasan dhe i ka çuar në Tiranë.

Ermal Hoxha, mëngjesin e datës 14.1.2015, komunikon me një person tjetër në mënyrë që të mundë- sonte transportimin e dy personave për në Elbasan. Nga bisedat del se personat duhet t’i merrte Kelmendi. Nga raportet e vëzhgimit rezulton se në orën 10:30 Kelmendi ka hyrë ambientet e magazinës me mjetin e tij, nga ku kanë dalë edhe dy persona të veshur me të zeza që ishin shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valter Moreno. Në këto kushte, duke parë mënyrën se si këta persona vepronin, policia gjyqësore ndërhyri në kushte e flagrancës duke ushtruar një kontroll në magazinë.

Në momentin e ndërhyrjes, aty u gjetën Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Valter Moreno, të cilët u arrestuan në flagrancë, pasi në ambientin e kontrolluar u zbulua një laborator për prodhimin e përpunimin e lëndëve narkotike.

Nga kontrolli dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se magazina shërbente për të fshehur një laborator për transformimin dhe përpunimin e substancave që kishin përmbajtje kokaine, të cilat pas kalimit në procese kimike, përmes ndërhyrjes së prekursorëve dhe substancave të tjera kimike, dilnin në një produkt përfundimtar që ishte lënda narkotike e dyshuar si kokainë e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në magazinë, u sekuestrua në një peshore një sasi prej 436 gramë, e cila ka karakteristikat e kokainës. Të futura në qese apo thasë u sekuestrua edhe një sasi tjetër lënde pluhur me ngjyrë të bardhë, të përshkruara në detaje në këqyren e magazinës. U sekuestrua e futur në tre thasë një sasi me pluhur të kuqerremtë. I njëjti pluhur u gjend edhe në 30 qese plastmasi.

Në fuçi apo enë të ndryshme u gjetën edhe sasi të lëndësh kimike në gjendje të lëngshme apo tretësira, të cilat dyshohet se përdoreshin për procesin e përpunimit të substancës bazë ku ndodhej kokaina./Panorama/

Berisha: Shefi i komisariatit të Vlorës ka parcela me kanabis
Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim të fortë. Ai thtoë se shefi i komisariatit të policisë së Vlorës po hap toka për të mbjellë kanabis.

Këtë denoncim Berisha e mbështet në një mesazh të ardhur në adresë të tij na një qytetar.



Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook:

“Shqiperia kanabiste po mbillet! Qytetari dixhital denoncon: Arat e kanabisit te shefit te komisariatit te Vlores ne fshatin Romes!

Z. Berisha. Ne fshatin romés te vlorés ne vendin e quajtur trubull. Shefi komisariatit behar caka po hap toka duke prishur pyllin per te kultivuar kanabis. Ne kete aksion ka futur perseri artur dobicin. Me respekt nje polic".


Vëllai i kreut të PS-së Devoll, përfundon në gjyq. Ja korrupsioni që ka bërë
Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinjerit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011. Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, i cili nisi në bazë të informacioneve të mbërritura pranë saj, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll, është rikonsturktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikqyrës punimesh ka qenë pikërisht shtetasi Panajot Pilani.

Pavarësisht këtij fakti, në momentin që ka marrë detyrën dhe në vazhdim shtetasi Valent Nallabati, ka kryer një sërë punimesh, rikonstruksioni në këtë godinë, nëpërmjet punonjësve të vetë këtij institucioni.

Megjithse kjo godinë dhe ambientet e jashtme të saj janë të rregulluara më së miri, duke marrë dhe komplimenta nga banorët në rrjetin social “Facebook”, shtetasi Valent Nallbati, ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera.

I pyetur si person nën hetim shtetasi Valent Nallbati, ka pretenduar se punimet që do të kryheshin nëpërmjet kësaj procedure prokurimi, janë të ndryshme nga ato që janë kryer më parë. Ky pretendim vjen në kundërshtim të hapur me provat e grumbulluara gjatë hetimit dhe me gjëndjen faktike të objektit në fjalë.

Kështu referuar preventivit të përpiluar dhe process-verbalit të kqyrrjes së objektit, rezulton se zërat e parashikuara në preventiv, janë të njëjta, me ato punime që janë të kryera në objekt dhe sipas specifikimeve të parashikuara. Më poshtë për ta bërë sa më të qartë, po marrim disa nga zërat më të dukshme të preventivit.

Kështu në preventiv dhe në formularin e propozimit të projektit, është parashikuar ndërtimi i një ambjent parkimi, garazh, me shtresë betoni, me profile metalike dhe me mbulesë plastike për të pasur një fuksion sa më praktik dhe me kosto të ulët (shih formularin e proposimit të projektit). Referuar Kqyrrjes së jashtme të këtij objekti ky ambjent parkimi, është I ndërtuar në mënyrë identike sikurse parashikohet në formularin e propozimit dhe në preventiv.

Për sa I përket punimeve në murin rrethues, referuar preventivit formularit të propozimit të projektit, parashikohet muri guri 34.5 m, mur me blloqe beton 4.02 m. Referuar kqyrrjes së vëndit të ngjarjes, rezulton se të dy këto zëra janë të kryera dhe pasqyrohen në mënyrë të qartë nga kqyrrja e jashtme e objektit.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, parashikohet ndërtimi I kolonave në portën hyrëse dhe veshja e pllakave tranventine, duke I përshkruar në mënyrë të detajuar sikurse kanë qënë në objekt në momentin e hartimit të formularit dhe për më tepër ashtu sikurse janë edhe sot.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, është parashikuar vendosja e shtresave të pllakave dekorative në oborr dhe në lulishte, “pasi ato egzituese janë të dëmtuara”, relatohet ë formularin e propozimit të projektit. Referuar kqyrrjes në vëndin e ngjarjes dhe pamjes me sy të lirë, këto pllaka, janë në gjëndje shumë të mirë, pa asnjë demtim dhe shumë të bukura nga ana estetike.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, është parashikuar kryerja e punimeve dekorative, sistemim lulishte, duke parashikuar zërat përkatës të mbjelljes së pemëve, më konkretisht 8 pemë dekorative dhe 380 shkure dekorative. Referuar kqyrrjes së vëndit të ngjarjes dhe gjëndjes faktike, të gjitha këto janë të kryera, po ashtu edhe mbjellja e barit.

Po kështu referuar zërave të preventivit, konstatohet se janë parashikuar 8 kosha statikë, po aq sa edhe janë (në gjëndje shumë të mirë), 2 projektorë (po aq sa janë të vendosur). Parashikohet 7 shtylla dekorative me nga dy ndriçues fener, sikurse janë specifikuar, rezultojnë se janë në ambientet e jashtme. Parashikohen stola druri shlodhës, sikurse janë në objekt, etj.

Sa me sipër, u përmendën disa nga zërat e preventivit dhe formularit të propozimit, të cilët janë të dukshëm, lehtësisht të evidentueshëm dhe janë identike me specifikimet e përshkruara në preventivin e kësaj procedure prokurimi të zhvilluar. Gjithashtu edhe nëse I referohemi zërave të tjerë të preventivit, të gjitha këto punime “të parashikuar”, janë të kryera, madje disa prej tyre, po kryeheshin nga punonjësit e institucionit, pikërisht gjatë periudhës që zhvillohej procedura e prokurimit.

Duke ju referuar sa më sipër, rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se shtetasi Valent Nallbati, ka konsumuar elementët e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave”, (nga personi që e ka për detyrë) dhe “Shpërdorimit të Detyrës”, të parashikuar nga nenet 286/3 dhe 248 të K.Penal. Kjo pasi ka hartuar dokumenta tërësisht fiktive, me qëllim justifikimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit dhe ka urdhëruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 9643 dt 20.11.2006 (i ndryshuar) “Për Prokurimin Publik”, zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Rikonstruksion I brëndshëm dhe sistemim I Jashtëm I DSHP Devoll”

Gjithashtu duke ju referuar sa më sipër, rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se shtetasi Panajot Pilani, ka konsumuar elementët e veprës penale të “fallsifikimit të dokumentave”, (nga personi që e ka për detyrë) të parshikuar nga nenet 286/3 i K.Penal. Kjo pasi ka hartuar dokumenta tërësisht fiktive, me qëllim justifikimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me objekt “Rikonstruksion I brëndshëm dhe sistemim I Jashtëm I DSHP Devoll”.

Më konkretisht ai ka hartuar në bashkëpunim me shtetasin Valent Nallbati preventivin e kryerjes së pyunimeve dhe specifikimet teknike të këtij prokurimi, me zëra punimesh të cilat janë të kryera “Fiks”, sikurse janë përshkruar në preventive dhe në specifikimet teknike. Gjithashtu ky shtetas, ka hartuar projektet përkatëse, ku ka shënuar edhe emrin e arkitektit Paqësor Kajmaku, megjithse ky I fundit nuk ka pasur aspak dijeni për këto projekte dhe për më tepër në vënd të tij ka nënshkruar vetë shtetasi Panajot Pilani.

Një burrë e një grua tentojnë t’i japin fund jetës, shpëtohen në grahmat e fundit

Një burrë dhe një grua kanë tentuar t’i japin fund jetës në 24 orët e fundit në qytetin e Durrësit. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se në spital, në gjendje të rëndë janë dërguar një 43-vjeçar dhe një grua 30 vjeçe.


Gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr. 4, është vetëhelmuar, me detergjent rrobash 43-vjeçari me inicialet G. B., banues në Durrës. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Po dje, këtë herë në fshatin Nikël, Krujë, në banesë, është gjetur e varur, me litar 30-vjeçarja me inicialet V. K., dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i kryerjes së veprës penale, litari.

Nga hetimet dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike. Për të dy rastet dosja i kaluar Prokurorive të Durrësit e Krujës për veprime të mëtejshme për akuzën “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Foto/ Morena Taraku tenton të bëhet “kampione bote”... po ku

Bukuroshja Morena Taraku kishte potenciale të fitonte medalje në arenën ndërkombëtare po të vazhdonte sportin e karates.

Morena Taraku është bërë e njohur edhe jashtë Kosovës. Shumë më gjerë. Por, këtë sukses nuk ia ka dalë ta bëjë me sportin që është marrë deri vonë - karate.

Ajo sot njihet për bukurinë dhe format trupore, por trajneri i saj ngul këmbë se do të mund të njihej edhe për karate po të vazhdonte me këtë sport kjo 22-vjeçare.

“Kam pasur besim se do të arrinte edhe suksese botërore po të vazhdonte”,- thotë ish-trajneri i Tarakut, Sylejman Jetullahu për “Koha Ditore”.

E bindur se do të arrinte sukses, është edhe Gresa Hyseni që për shumë vite në fëmijëri kishte stërvitur së bashku me Tarakun.

“Ka qenë karateiste me potencial të madh në kategorinë e saj dhe do të arrinte çmime botërore po të vazhdonte”,- thotë Hyseni.

Por karriera e saj mori kah tjetër. Iu përkushtua sfilatës dhe skenës, ku sukseset ishin më të shumta se në sport.

“Por prapëseprapë ia arriti të marrë çmime, por në fushën e bukurisë botërore”,- thotë mikesha e saj Hyseni.
Video/ Veliaj: Kryeqyteti nga lart siç nuk e keni parë kurrë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërdarë sot në statusin e tij social Facebook një video promocion të filmimit të Tiranës nga lart.

“Spektakël në qiellin e Tiranës – Tirana nga lart siç nuk e keni parë kurrë”,- shkruan Veliaj.

Po ashtu, Veliaj shprehet se “Parashutistët çeke dhe Klubi i Aeronautikës Shqiptare gjatë turit në Shqipëri, ku dhuruan spektakë ajror me parashuta mbi qiellin e Parkut të Liqenit”.

Videoskandal/ Ja si ngjyrosen me kimikate perimet që konsumojmë

Nëse të gjithë sugjerojnë që për një shëndet të mirë të konsumohen fruta dhe perime, duket se edhe kjo nuk është zgjedhja më e mirë për të qenë të sigurt. Në këtë video që qarkullon në rrjet, tregohet se si ngjyrosen me kolorantë artificial perime dhe fruta të ndryshme, që nga bizelet e deri tek shalqiu, për të qenë në treg gjatë gjithë vitit edhe kur nuk janë të pjekur, madje.


Brukseli”, Mesazhi i Papës: Mos lejoni frikën t’ju kontrollojë zemrat
Papa Françesku dha një mesazh shprese gjatë predikimit në meshën e mesnatës të Pashkëve katolike, pas një jave të zymtë që kaploi Europën për shkak të sulmeve të Brukselit, teksa u bëri thirrje të krishterëve të mos lejojnë frikën dhe pesimizmin t’i “burgosin” ata.

Duke folur mes masave të rrepta të sigurisë në Vatikan, Papa u shpreh:

“Nuk duhet të lejojmë errësirën dhe frikën të na shpërqëndrojë e të na kontrollojë zemrat”. Mesazhi i tij u pasua sigurisht me dënimin që iu bëri Ati i Shenjtë sulmeve terroriste të së premtes së kaluar në Bruksel, raporton “Top Channel”.

Shumë pelegrinë anuluan udhëtimet e tyre të planifikuara për në Romë, vetëm për shkak të dhunës në Bruksel, por gjithsesi bazilika e “Shën Pjetrit” në Vatikan ishte e tejmbushur, kur Papa Françesku mbajti meshën pasditën e së shtunës.

“Top Channel” shkruan se, Papa hyri në bazilikën e errësuar me vetëm një qiri të ndezur e që e udhëhiqte. Teksa mbërriti në altar, nisën të ndizeshin edhe pajisjet e ndriçimit të bazilikës, diçka që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë shtoi se “kjo e sotma është festë për shpresën tonë dhe është tejet e rëndësishme të ndodhte pikërisht sot”.

Shërbesa e gjatë e vigjiljes përfshinte gjithashtu edhe pagëzimin nga Papa të 12 të rriturve që vinin nga Kina, Korea e Jugut dhe vende të tjera të botës.

Ndërkohë, zyrtarë të Vatikanit shpërndanë çadra kampingu për 100 njerëz të pastrehë. Prania e policisë nëpër rrugët përreth Vatikanit ka qenë e përforcuar këtë vit, pasi piteshin më shumë pelegrinë sesa zakonisht, pasi Papa Françesku e deklaroi vitin 2016 vit jubilar për Kishën Katolike, e duke e quajtur “Viti i shenjtë i mëshirës”.

Sot, në mesazhin e tij “Urbi et’Orbi”, Papa nuk harroi të përmendte edhe shtetet e tjera, viktima të terrorizmit si Turqia, Çadi, Mozambiku etj. Ai tha se lutja shkon për to, ndërsa theksoi se duhet gjetur bashkëpunimi për paqen.

“Dënoj sulmet terroriste. U derdh gjak i pafajshëm”,- tha Papa sot në Vatikan.



Një sekret për të qenë e bukur gjithmonë
Kalimi i akullit nëpër fytyrën tuaj është trendi më i ri i bukurisë kohëve të fundit.

Kjo metodë po përdoret nga ekspertët e bukurisë për trajtimin e lëkurës nëpër sallonet e ndryshme të bukurisë për shkak të efekteve të mira që ka.

Kjo metodë e rifreskon lëkurën e fytyrës, parandalon krijimin e rrudhave, lufton aknet dhe shenjat në fytyrë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë lëkurën më të shëndetshme dhe më të shndritshme, transmeton Klan Kosova.

Të mirat dhe benefitet:

-Lëkurë më e butë

Kjo metodë zgjeron poret dhe si pasojë e zbut lëkurën dhe e bën të duket më e freskët dhe më e shëndetshme.



-Për makijazh më të mirë

Nëse e përdorni këtë tretman para se të vendosni grimin, baza juaj e fytyrës do të duket më e mirë.



-E përmirëson qarkullimin e gjakut

Kur aplikohet akulli ajo rrit rrjedhjen e gjakut duke kontraktuar enët e gjakut dhe më pak gjak do të arrij në sipërfaqe të lëkurës. Kjo është shumë e dobishme për inflamacion.



-Është e mirë për sy të ënjtur

Do të mundësojë largimin e ënjtjes nën sy në mënyrë graduale nëse përdoret për një kohë më të gjatë.



-Largon dhe parandalon rrudhat

Tretmani preferohet të bëhet për një periudhë kohore dhe në këtë mënyrë do të eliminohet paraqitja e rrudhave të reja dhe zvogëlimi i atyre ekzistuese.



Foto/ Modelja transvestite tregon trupin në formë

Ajo është bukuroshja transvestite e cila po pushton industrinë e modës.

Andreja Pejic ka treguar trupin e saj në formë, përmes një selfie provokative të postuar ditën e shtunë në Instagram.

24-vjeçarja e veshur me të brendshme ngjyrë bezhë dukej tepër mahnitëse.

Andreja, e cila u shpërngul për në Australi kur ishte vetëm 8 vjeç, njihet për shfaqjen e linjave të saj trupore në rrjetet sociale./Express/


Foto+16: Kjo është Mora, partnerja seksi e Obamas në tango

Ajo është e lindur në Argjentinë dhe valltare legjendare e tangos. Kur ajo kishte rastin të vallëzonte me Barack Obama, pushtoi gjithë botën.

Mora Godoy ishte partnerja e tangos së Presidentit amerikan gjatë vizitës në Argjentinë.

“U takova me Michelle dhe e komplimentova për fjalimin, ishte e mrekullueshme”,- tha ajo, e cila së bashku me partnerin e saj José Lugones ishte ftuar për të performuar nga Presidenti argjentinas Mauricio Macri.



Berisha uron Pashkët dhe kujton Imzot Rrok Mirditën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët Katolikë për Pashkët. Në mesazhin e tij në Facebook, Berisha uron që Pashkët e tjera ti gjejnë shqiptarët më mirë.

Ai nuk ka lënë pa kujtuar edhe Imzot Rrok Mirditën, që u nda nga jeta pak kohë më parë.

“Sot besimtaret katolikë në Shqipëri dhe mbarë botën kremtojnë Pashkën, ditën e Ringjalljes se Krishtit Mbret! Por për çdo njeri, për të gjithë besimtaret e Zotit, Pashka frymëzon shpresë, mirëkuptim, harmoni midis njerëzve dhe besim të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Sot është një ditë që të gjithë njerëzit e lirë përulen me nderim të veçante para klerikëve katolik dhe të të gjitha besimeve në Shqipëri, që u martirizuan si Krishti për besimin e tyre tek Zoti e shërbimi ndaj Atij dhe vlerave hyjnore.

Një nderim dhe mirënjohje të thellë le të shprehim ne ndaj mikut tonë imzot Rrok Mirditës, që nuk e kemi sot midis nesh dhe të gjithë barinjve të tjerë të kishës, që shkrinë jetën e tyre për ringjalljen e saj! Le t’i lutemi në Zotit që të bekojë shqiptarët! Pashkën tjetër më mirë ta kremtojmë! Gëzuar!!!”,- shkruan Sali Berisha në Facebook.



Spahiu “shpërthen” ndaj Kokëdhimës: Vendi s’ndryshon nga gishti i frroços
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka shpallur sot gjatë një takimi në Akademinë e Arteve, platformën politike të Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e viti të ardhshëm.

Nën moton “Shqipëria s’po ndryshon”, Spahiu tha se vendi ynë nuk ndryshoi as nga grushti, as nga dy gishtat dhe as nga gishti i “frroços”, duke ju referuar kështu deputetit socialist, Kokëdhima, i cili para disa kohësh u fotografua duke treguar gishtin e mesit në Parlament.

Kryetari i AK-së, Spahiu, e ka hapur takimin me urimin për besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve dhe ka zgjedhur për të recituar disa vargje të poetit kombëtar dhe klerikut At Gjergj Fishta, në të cilat jep mesazhin e një kombi pa ndasi.

“Shqipëria nuk po ndryshon tha ai, as me grushtin e komunistëve, as me ato dy gishtat, as me tre gishtat e atyre që rebeluan dhe dogjën Shqipërinë po as me gishtin e ‘frroços’, – vërejti ai – Ndaj ne nxorëm simbolin e shqiponjës dykrenare”.

Para 1000 aktivistëve të Tiranës, Spahiu dha 10 ndryshimet e AK me PS dhe PD.

AK: Ne, Shqipëri të bashkuar – ata të coptuar.

AK: Ne, mandate të kufizuara – ata poste të përjetshme.

AK: Ne, kthim pronash – ata pushtim territoresh.

AK: Ne, ulje taksash – ata ulje qepenash.

AK: Ne, zgjedhje të lira – ata 50 euro vota

Aleanca Kuqezi: Ne duam punësim – ata emigrim.

AK: Ne, shtet të drejtë – ata parti-shtet.


E rrallë/ Poezia e Hysni Kapos për Sali Berishën

Historia e pabesueshme e ish-kryekomunistit polak që jetoi i fshehur në Tiranë
Në shënimet e ish-shoqëruesit të Hysni Kapos, Nexhip Pajaj sjellë prej disa numrash në DITA nga familjari i tij Idajet Beqiri, gjendet edhe rasti i Kazhimiezh Mijal (Kazimierz Mijal), Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Polonisë.

Ai ishte një prej udhëheqësve të vendeve komuniste që nuk u pajtuan me tezat e Hrushovit.

Kazhimiezhin e burgosën në një burg të sigurisë së lartë në Varshavë, por ai konsiderohej dhe vlerësohej prej Partisë së Punës së Shqipërisë dhe prej Partisë Komuniste të Kinës si një marksist-leninist i madh.
Hysni Kapo që mbulonte Sigurimin e Shtetit pas kërkesës së kinezëve ka organizuar bashkë me Kadri Hazbiun dhe Llambi Peçinin lirimin nga burgu të Mijalit dhe sjelljen e tij në Shqipëri.

Këtu historia e Kazhimizh Mijalit bëhet e paimagjinueshme.

Ai u mbajt thuajse i izoluar në Tiranë njihej si “Veseli” dhe shumicën e kohës rrinte i mbyllur në vilën e tij, me raste shëtiste në rrugët e Tiranës, frekuentonte ndonjë lokal, i shoqëruar kudo nga Eqerem Sinani, i cili u caktua si badigard i tij.

Rrëfen avokat Beqiri në DITA:

“Shqiptarët ishin të bindur se Kazhimizh Mijal vinte herë pas here në raste evenimentesh në Shqipëri, domethënë kur bëheshin kongrese, festime të ndryshme etj. Nuk e dinin që atë e kishim “Vesel”, mik të Eqerem Sinanit, qytetar të përhershëm të Tiranës.

Eqeremi tregon për një rast kur Kazhimizhi do të shkonte në një aktiv partie në Shijak, në prag të Kongresit VI të Partisë së Punës. Në këtë Kongres ishin ftuar shumë kryetarë të partive marksiste-leniniste nga vende të ndryshme të botës. Ndër këta të ftuar ishte edhe Kazhimizh Mijal, sekretari i parë i Partisë Marksiste Leniniste të Polonisë. Ne e dinim se ai na vinte nga Varshava, në një kohë që ai jetonte në Tiranë.

Aktivi i Partisë ishte vendosur të mbahej në orën 16.00. Mirëpo pjesëmarrësve u ishte thënë se edhe mund të vonohej fillimi i punimeve të aktivit për shkak se pritej të vinte me avion një mik i veçantë si Kazhimizh Mijal. Në orarin që mbërrinte avioni i linjës (ai dukej kur kalonte mbi hapësirën qiellore në Shijak) u tha se pikërisht në këtë avion ndodhej Kazhimizhi, dhe sapo ai të mbërrinte në Rinas, do të pritej nga Ramiz Alia dhe do të vinte drejtpërdrejtë në Shijak!

Në momentin që avioni u ankorua në Rinas, niset “Veseli” nga Tirana me “Benzin” e Parkut të Delegacioneve dhe mori pjesë në Aktivin e Partisë. Një mashtrim që bëhej i besueshëm edhe nga kronika e gënjeshtërt e ditës së nesërme në gazetën “Zëri i Popullit”.

Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Kinën, Kazhimizh Mijal mbajti anën e kinezëve, për rrjedhojë u largua nga vendi ynë. U vet dorëzua në Poloni në vitin 1982, bëri përsëri nja tre muaj burg dhe u la i lirë, derisa vdiq në vitin 2010 në moshën 100 vjeç./Dita/



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   114   115   116   117   118   119   120   121   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish