Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet114/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   352

Nga Viola Shkulaku

Ndërkohë që punimet e Unazës së Re në zonën e Stacionit të Trenit vazhdojnë, ish banorët e banesave të shkatërruara përpiqen të përshtaten me mënyrën e re të jetesës. Ata janë mbledhur në kafene dhe tregojnë historitë e tyre për dritare.net. Mahmudie Këlliçi është një nga ish pronaret e ndërtesave të shkatërruara.



Historia e Mahmudie Këlliçit

Mahmudien e gjej pranë tregut të rrobave të përdorura. Mjaft e sjellshme dhe e qetë. Më fton të ulem në një karrige aty pranë që e përdor për t’u çlodhur gjatë ditës. Për të biseduar qetë dhe për tu larguar pak nga zhurma mbytëse e punimeve por edhe e tregut që gëlon. Teksa bisedojmë herë pas here i hedh një vështrim tendës ku ajo shet rrobat e përdorura.

“Kam gjetur një cep këtu, pasi dyqanet që kishim bashkë me shtëpinë na i prishën. Bashkia na ka shpronësuar vetëm për ndërtesën, por jo për truallin. Paratë e banesës na kanë kaluar në bankë, ndërsa për truallin na kanë premtuar që do të na dëmshpërblejnë, por akoma asgjë”,- tregon Mahmudia duke ngritur supet.

“Nuk na është ofruar asgjë përveç shpronësimit i cili është shpërblyer me një vlerë shumë të ulët 39 milion leke të vjetra me të cilat nuk kemi mundësi të ndërtojmë një shtëpi tjetër”.

Aktualisht Mahmudia jeton në apartamentin e një pallati aty afër. Qeranë e paguan me kursimet e familjes, por edhe nga lekët e shpronësimit. Por sa mund të zgjasë kjo gjendje?

Të ardhurat e vetme të familjes janë 180 mijë lekë pension që merr bashkëshorti. “Është invalid i shkallës së dytë”,- shpjegon Mahmudia.

“Ky projekt është filluar që në 2013 nga kryetari i atëhershëm i bashkisë. Jemi lajmëruar që atëherë, ndërsa tani u paralajmëruam që për pesë ditë duhet të dalim nga shtëpia dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, në një takim me kryetarin aktual të bashkisë, na u premtua se do të ndërtoheshin pallatet ku do të strehoheshim”.

“Jo pallate me dymbëdhjetë kate që nuk u ndërtuan, po as me tetë kate”.

Ishte batuta e zonjës Mahmudie ajo e cila shkëput bisedën midis nesh, sepse duhet të vazhdojë punën. Që të jetojë.

Historia e Gencit të “Debatikut”

Kafeja e lagjes është shndërruar në të vetmin vend ku mund të bisedojnë e të “qajnë hallin” ish banorët e pastrehë tek Stacioni i Trenit. Disa nga këta banorë janë ulur për të biseduar me njëri – tjetrin, me shpresën se dikush mund t’i ndihmojë. I pranishëm midis tyre, edhe kryetari i demokratëve në këshillin bashkiak, Leonard Olli. “Na premtoi se do ta çojë çështjen tonë, lart, në mënyrë që të rritet shuma që na takon për shpronësimin”- tregon Oliver Tresa, duke treguar me dorë nga tavani i kafes.

Menjëherë midis tyre bie në sy aktori i njohur Pëllumb Dervishi. Që në moshë të vogël ka luajtur nëpër filma. Ndër më të njohurit është filmi “Debatik” me rolin e Gencit, shokut të ngushtë debatikas të Colit. Kush nuk ka qarë, kur atë e vranë, në rol . Gjithsej, Pëllumbi ka luajtur 15 role kryesore dhe shumë e shumë të tjerë. Sot është një nga të pastrehët tek lagja e Stacionit të Trenit.

“Këta jo vetëm që na kanë lënë në rrugë, por na kanë vrarë edhe shpresën. Ky vend nuk ka më çfarë të shpresojë. Kur ty të heqin të drejtën e pronës e cila është e garantuar me ligj çfarë mund të presësh tjetër. Ai e quan të drejtën e pronës “e drejta e shenjtë”. “Kryetari i bashkisë tha që nuk do vendosim makinat para njeriut dhe po bën të kundërtën. Po na përze nga shtëpia për të ndërtuar parking”,- shton Pëllumbi.

“Pretendohet se ne kemi ndërtuar ngjitur me Stacionin e Trenit. Stacioni i Trenit është ndërtuar në 1973. Prandaj dhe ka ardhur treni tek ne dhe jo ne tek treni sepse ne shtëpitë i kemi ndërtuar që në 1930”.

Aktualisht jeton në shtëpi me qera bashkë me familjen, gruan, dy djemtë, nipërit dhe mbesat.



Historia e Mustafa Allës

Banorët janë dakord që bulevardi të ndërtohet por me kusht që të shpronësohen sipas vlerës reale të tokës por edhe banesës. Bashkia iu ofron vetëm 264 mijë lekë për metër katrorë kur vlera reale shkon në 1200 euro metri. “Punimet për Bulevardin e Ri kanë filluar nga Stacioni i Trenit e do të vazhdojnë deri te lumi i Lanës në Paskuqan. Ndërkohë janë shkatërruar 15 shtëpi. Në gjithë këtë pjesën do të ndërtohen pallate”- thotë Oliveri

Një tjetër banor i cili ka mbetur jashtë është Mustafa Alla.

” Nga 200 metra katrorë që kisha në pronësi vetëm 85 metra i përfshinte projekti. Mirëpo na i prishën të gjithë banesën me pretekstin se nuk po na lejojnë të qëndrojmë aty për arsye sigurie. Mund të kishim ndërtuar një çadër përkohësisht”- tregon Mustafai dhe sytë i mbushen me lot teksa përmend fëmijët.

Banorët janë dakord që bulevardi të ndërtohet por me kusht që të shpronësohen sipas vlerës reale të tokës por edhe banesës. “Bashkia na ofron vetëm 264 mijë lekë për metër katrorë kur vlera reale shkon në 1200 euro metri. Ndërkohë janë shkatërruar 12 banesa gjithsej. Në gjithë këtë pjesën do të ndërtohen pallate”,- thotë Oliveri.

Projekti për bulevardin e ri

I ftuar në emisionin e gazetarit Enkel Demi në Televizionin Publik Shqiptar Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shpreh se: “Ne kemi banesa sociale për të pastrehët dhe dy prej tyre e kanë pranuar. Disa të tjerë kanë pranuar paratë. Kanë marrë bonus qiraje ata që thonë kam nevojë imediate për dy vjet bonus qiraje nga bashkia në mundësitë tona ligjore”. Ndërkohë që banorët e pastrehë e mohojnë këtë fakt.

“Do të shndërrohet nga një stacion terminal në një stacion urban. Do të kemi një pikë të stacionit urban në Tiranë. Pjesën tjetër do ta shfrytëzojmë për parkun qendror dhe për bashkinë. Ne i kemi bërë një ftesë qeverisë që n.q.s ka institucione të tjera që do të transferohen atje. Qoftë për ministri, teatro, opera ne do të kemi pronë shtesë. Tek Bulevardi i Ri ne kemi filluar parkingun e ri me 400 vende tek zona e Stacionit te Trenit”

“Raporti që po e rishikojnë arkitektët britanikë “Green Sho Architect” që e ka fituar projektin këtu e gjashtë vjet para kanë marrë një porosi nga bashkia për të ndryshuar projektin për të ulur ndërtimin dhe për të shtuar hapësirat e gjelbërta. Kemi kërkuar pjesën e gjelbër dhe kur “Green Sho Architect” të na sjellë projektin definitiv pastaj do ta botojmë për publikun”,- u shpreh Veliaj në emision.

Banorët shprehen të irrituar nga largimi i tyre, ndërkohë që Bashkia nuk ka një projekt përfundimtar.

“Nuk ka logjikë që të fillojë realizmi i një projekti që ndërkohë nuk është bërë ende publik ose akoma më keq nuk ka përfunduar”,- shprehet Oliver Tresa.

Ai na fton të xhirojmë në magazinën ku banon. Ditën që i prishën shtëpinë, i ati donte të hidhej nga çatia, vetëm të mos lejonte t’i prishej shtëpia, blerë me dokumente të rregullta, në kohën e Zogut. Oliveri i ka gjithë dokumentet dhe na i tregon. Bashkë me pafuqinë e tij, për të kundërshtuar shtetin, që nuk i thotë as çfarë do bëjë, në shtëpinë që i prishi./dritare.net/


Agimi”, armë e drogë në Tiranë, 6 në pranga

Gjashtë persona përfunduan në pranga në përfundim të një operacioni të gjerë kundër trafikut të lëndëve narkotike, të organizuar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë.

Në operacionin e koduar me emrin “Agimi”, përfunduan në pranga shtetasit, Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë dhe me detyrë nënoficer në repartin e Zallherrit, Ylber Tahiri, 42 vjeç, Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22 vjeç, Valder Dedndreaj, 30 vjeç dhe Fajton Hoxha, po 30 vjeç, që të gjithë me banim në kryeqytet.

Hetimet ndaj gjithë këtyre personave nisën disa muaj më parë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e policisë mbi aktivitetin e tyre në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën dhe makinën e shtetasit Fatmir Haka, policia ka gjetur 27 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash, një armë zjarri automatike, një pistoletë, krehër automatiku me 27 fishekë dhe 10 aparate celularë.

Policia thotë se personat e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin transportin e lëndës narkotike, që do të bëhej me një automjet tip “BMË” me targa “AA933BX”./TCh/


A ka vendosur Edi Rama kosh basketbolli në zyrë?

Në rrjetet sociale është publikuar një foto, ku shihet një kosh basketbolli brenda zyrave të Kryeministrisë.

Foto është bërë nga jashtë godinës së qeverisë dhe nuk dihet nëse është brenda zyrës së Ramës apo jo.

Siç mbetet e paqartë nëse është foto e vërtetë, apo ka ndërhyrje me photoshop.

Sidoqoftë, dihet që kryeministri Rama si ish-basketbollist ka pasion për këtë sport dhe ndoshta në kohën e lirë shënon kosha brenda Kryeministrisë.

Video/ Bruksel, pranga personit misterioz me kapele. Ishte gazetar
Mediat belge raportojnë për arrestimin e personit të tretë, që mori pjesë në sulmet terroriste të 22 marsit në Bruksel. Është fjala për personin që shfaqet në imazhet e kamerave me kapele të bardhë.

Sipas gazetës “Le Soir”, ai është Faysal Cheffou, me profesion gazetar.

Sipas gazetës, ky person është arrestuar të enjten, edhe pse nuk ka ende një konfirmim nga Prokuroria.

Ndërkohë, gazeta tjetër “Libre Belgique” ka publikuar një video, ku personi i arrestuar shfaqet si gazetar, në një reportazh të vitit 2014, që trajton kushtet e disa myslimanëve të hyrë ilegalisht në Belgjikë gjatë muajit të Ramazanit.

Në sulmet e datës 22 mars, humbën jetën 34 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Aktetet terroriste u morën përsipër nga ISIS.

Foto/ Pranga 6 "skifterëve" shqiptarë, grabisnin vila në Itali
Policia italiane ka arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë, të cilët grabisnin banesa në provincën e Ternit e Maceratës.

Bashkë me emrat e tyre, autoritetet italiane kanë bërë publike edhe fotot e shqiptarëve.

Në pranga janë vënë tre vëllezërit Ervis, Armond e Kadri Manjani, si dhe Orhan Miftani, Adriatik Xheleshi dhe Gezim Suma.

Pas kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi sendet e grabitura, të cilat kapin një vlerë rreth 50 mijë euro.

Ndërkohë, që raportohet se janë gjetur edhe dy pistoleta të tipit “Smith&Ëesson”, kalibri 45 e “Colt 357 Magnum”.

Vetëm në periudhën 16-20 mars 2016, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën 3 vila.




Turqia akuzon Europën: Po eksporton ekstremistët drejt Sirisë

Zyrtarët turq akuzojnë qeveritë perëndimore për përpjekje të vazhdueshme, për të eksportuar ekstremistët islamikë nga vendet e tyre drejt Sirisë.

Prestigjiozja britanike “The Guardian”, shkruan se, disa zyrtarë të lartë turq kanë rrëfyer për të, sesi vende të caktuara të Bashkimit Europian, nuk kanë lëvizur gishtin në momentin kur ekstremistë, që figuronin edhe në listat e Interpolit, kanë udhëtuar drejt Turqisë e më pas drejt Sirisë.

Më pas, disa prej tyre janë rikthyer në vendet europiane, ku një pjesë janë përfshirë në aktivitet terrorist, siç dëshmuan edhe rastet e Brukselit dhe të Parisit.

“Dyshojmë se arsyeja është se këto vende nuk donin që të mbanin këta njerëz në tokën e tyre. U treguan dembele dhe të papërgatitura dhe pavarësisht vërejtjeve tona, kjo u përsëriste vazhdimisht”,- citohet nga “The Guardian” një zyrtar i lartë i sigurisë turke, raporton “TCH”.

Gazeta britanike thotë se, biseda me zyrtarin turk është zhvilluar para sulmeve të fundit në Bruksel.


Kokaina e Xibrakës, zbardhet dosja: Ja roli i nipit të Enver Hoxhës

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe i komunikoi akuzat zyrtare 9 të pandehurve të laboratorit të kokainës, i ngritur në Xibrakë të Elbasanit. Dy prokurorët Olsian Çela dhe Edvin Kondili, kanë përfunduar hetimet, duke dërguar në gjyq dosjen penale ndaj të pandehurve për akuzat e “trafikut ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, akuzat ndaj të pandehurve janë përforcuar edhe me provat e ardhura nga Gjermania, të cilët kanë qenë edhe iniciatorët e nisjes së këtij hetimi, që përfundoi me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Burimet thanë se, krahas sekuestrimit të 20 kg kokainë dhe shumës prej rreth 300 mijë eurove kesh, ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se në solucionin kimik që ndodhet në rreth 50 fuçit e hekurit, të cilat u gjetën brenda magazinës së transformuar në laborator, ka kokaine.

Nga këqyrja dhe analiza e këtij solucioni, ekspertët thonë se dy kolumbianët kanë kryer një proces kimik duke nxjerr rreth 20 kg kokainë, e cila është bllokuar.

Ndërsa pjesë tjetër, që ndodhet në këto fuçi hekuri, është e pa ekstraktuar dhe nuk është arritur të përcaktohet sasia e kokainës që ndodhet e shkrirë brenda këtij solucioni.

Sipas akuzës, gjatë hetimeve nuk është arritur të provohet koha dhe kompania që ka sjell në Shqipëri solucionin dhe thasët e mbushura me pleh kimik, ku dyshohet se ka ekstrakt kokaine të shkrirë brenda tyre. Por ajo që për hetuesit është e qartë, është fakti se droga e shkrirë në solucionin kimik ka ardhur nga Kolumbia dhe Bolivia në Shqipëri me ndihmën e të shpallurit në kërkim Genc Xhixha.

I cili bashkë me lëndën narkotike, ka sjell në Shqipëri me cilësinë e ekspertëve edhe dy kolumbianët e arrestuar në laborator, të cilët kryenin procesin kimik të nxjerrjes së ekstraktit të kokainës.

Në dosje thuhet se nipi i Enver Hoxhës, i pandehuri Ermal Hoxha dyshohet se përveç kontaktit me furnitorin Genc Xhixha ishte përgjegjës për dy kolumbianët, si në akomodimin e tyre, transportin nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas si dhe pagesat për punën që bënin.

I arrestuari Gentjan Gjonaj dyshohet se ishte personi që kishte gjetur vendin dhe më pas ngritjen e laboratorit të drogës, duke premtuar mos cenimin e tij. I dyshuari Sajmir Batku ishte caktuar për transportin e drogës nga Elbasani në Tiranë dhe më pas gjetjen e korrierëve të drogës për ta dërguar atë në Gjermani.

I arrestuari Ilir Hyseni, dyshohet se ishte pritësi dhe personi që do merrej me shpërndarjen e kokainës. Ndërsa dy vëllezërit Klemend dhe Arian Dalipi janë pronarët e magazinës së Xibrakës, ku ishte ndërtuar laboratori i drogës dhe merreshin me sigurinë e tij./ABC/

Trajneri i Austrisë: Shqipëria, ekip që “të nxin jetën”!
Trajneri i Austrisë, Marsel Koller, vlerëson në maksimum Shqipërinë. Në prag të ndeshjes miqësore, 55-vjeçari zviceran që drejton prej 5 vitesh Kombëtaren austriake nuk i kurseu elozhet për skuadrën e De Biazit në konferencën për shtyp gjatë së premtes.

“Shqipëria ka një ekip kompakt, të përgatitur shumë mirë nga ana taktike. Ata kanë pësuar shumë pak gola gjatë edicionit të fundit. Është një skuadër me kualitet dhe ua ‘nxin jetën’ kundërshtarëve. Duhet të jemi të përqendruar për përballjen me ta”,- deklaroi fillimisht Koller.

Për trajnerin e Austrisë, kjo ndeshje shihet si një test i rëndësishëm në prag të Europianit.

“Është e rëndësishme për mua që të shoh gjendjen e lojtarëve, aq më tepër që përballë kemi një skuadër të fortë. E kemi studiuar kundërshtarin dhe e kam të qartë se si Shqipëria luan. Gjithsesi, ne më shumë do t’i kushtojmë vëmendje lojës sonë. Luajmë në shtëpi dhe duhet të kënaqim tifozët me një fitore, për ta nisur mbarë vitin”,- theksoi kreu i pankinës austriake. Koller mendon se Shqipëria nuk di vetëm të mbrojë mirë.

“Kundërshtari luan shpejt nga krahët dhe për ne është një provë e mirë, sepse kjo skuadër ka karakteristika të ngjashme me rivalët tanë në Europian. Nuk mund të them saktësisht se është si Hungaria apo Islanda, megjithatë rëndësi ka që për ne është një ndeshje që na vlen. Shqipëria ka ngjitur shumë vende në renditjen e FIFA-s”,- është shprehur trajneri zviceran.

Gjatë konferencës për shtyp, Koller bëri të ditur se skuadra e tij duhet të jetë agresive në fushë, ndërsa u kërkon lojtarëve të bëjnë kujdes në prapavijë, përcjell “Panorama Sport”.

“Duhet të jemi agresivë që në fillim, kështu mund t’ia bëjmë më të lehtë vetes. Nuk duhet të lëmë hapësira mbrapa, pasi Shqipëria luan me kundërsulm dhe do të jetë gati për të na ndëshkuar. Në fushë do të hedhim skuadrën që ka luajtur më shumë gjatë edicionit të fundit. Megjithatë, gjatë lojës do të bëjmë ndryshimet e nevojshme, pasi kemi gjashtë zëvendësime në dispozicion”,- përfundoi Koller.

Për herë të fundit Austria ka luajtur më Shqipërinë në vitin e largët 1987, duke fituar në stadiumin “Qemal Stafa” me shifrat 0-1. Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 1988.

Austria e mbylli edicionin e fundit në vendin e parë në grup, duke grumbulluar 28 pikë dhe lënë pas skuadra si Rusia dhe Suedia. Ekipi i Kollerit nuk humbi asnjë ndeshje eliminatore për kualifikueset e Europianit, fitoi 9 takime dhe barazoi vetëm një.

Fotolajm/ Tiranë, 2-vjeçarja kafshohet nga ujku në Kopshtin Zoologjik

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur sot në Kopshtin Zoologjik të Tiranë, ku një vajzë e vogël 2 vjeçe, është sulmuar nga ujku që ndodhej brenda kafazit. Vogëlushja u sulmua kur zgjati dorën t’i jepte një biskotë, por u kafshua nga ujku në dorë.

Ajo që e bën skandaloze këtë gjë është fakti që prindit që ishte me fëmijën nuk iu ofrua ndihma nga personeli për të miturën, duke u detyrua të përballej vet me ujkun që ishte brenda kafazit. Jo vetëm kaq, por edhe kur dërgoi në spital vajzën 2 vjeçe, u detyrua të blente vaksinë, pasi vet spitali nuk e dispononte.

Fatmirësisht vogëlushja është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç tronditjes psikologjike që pësoi.


Tiranë, shoqëria civile sot tjetër protestë kundër betonizimit të Parkut

Shoqëria civile do të protestojë sërish sot në orën 17:00, kundër ndërtimit brenda Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Aktivistët e shoqërisë civile janë të vendosur pranë vendit ku po kryhen punimet, duke kërkuar prej disa javësh që të ndërpriten ato dhe të mos ndërtohet brenda Parkut.

Në shumë raste, ata janë përplasur edhe policinë bashkiake e policinë e shtetit gjatë protestave të tyre. Protestuesit kundërshtojnë fort betonizmin e Parkut të Liqenit, por Bashkia thotë se, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

Por pamjet e publikuara ditët e fundit në rrjete sociale, tregojnë qartë betonieret duket hyrë brenda parkut dhe betonizimin e hapësirave të gjelbëra.

Në protestën që do të zhvillojnë sot, aktivistët e shoqërisë civile thonë se, do të qëndrojnë gjatë natës për të kundërshtuar punimet.
Pashkët, Imzot Angelo Massafra: Politika të kujdeset për të varfrit
Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, i beri apel përfaqësuesve të politikës, që të kujdesen më shumë për nevojat reale të më të varfërve në vendin tonë që po njeh vetëm rritje.

“Shikoni se sa ngjarje hiri Zoti është duke nxitur për popullin tonë në këtë vit Mëshire të vërtetë! Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar vrapimin, por jovetëm: si bashkësi.

Së fundi, është duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altarëve Nënën tonë të dashur Tereza dhe të shpallur të Lumë Martirët tanë. Ja, Martirët tanë janë pikërisht shembulli më shprehës i asaj se si secili prej nesh mund të marrë pjesë në Mundimet e Krishtit që pastaj të marrë pjesë edhe në lavdinë e tij.

Ndoshta nuk na kërkohet të vdesim të qëlluar nga një plumb si ata, por sigurisht na kërkohet të vdesim për nga egoizmi ynë, që na bën të mbyllemi në vetvete për t’iu hapur dhurimit të vetvetes nëpërmjet veprave të mëshirshme”,- tha Izmot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult.

Gjatë urimit të besimtarëvë të Krishterë, Arqipeshkvi Massafra, u ndal edhe në dy moment mjat të rëndësishmë për kombin shqiptar, atë të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kanonizimin e martirëve të fesë.

“Dëshiroj t’u drejtohem në mënyrë të veçantë atyre që kanë përsipër përgjegjësinë politike të Vendit, në çfarëdo niveli, duke i ftuar që të kuptojnë dhe të kujdesen për nevojat reale të më të varfërve, një kategori gjithnjë në rritje. Të dashur miq, të zgjedhur prej popullit për t’u kujdesur për të mirën e përbashkët, prej zemrës po ju drejtoj thirrjen që të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësim që t’u lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri.

Shën Pali, ungjillëzuesi i parë i kësaj toke, na thotë se nëse jemi ngjallur bashkë me Krishtin duhet të kërkojmë gjërat që janë lart dhe jo këto përmbi tokë (krh. Kol 3,1), por edhe na nxit që të marrim mbi vete peshat e njëri-tjetrit (krh. Gal 6,2) me shpirt bashkëndarjeje.

Të dashur vëllezër e motra, urimi im për këto Pashkë të shenjta, pra, është që askush të mos e bëjë të kotë Ringjalljen e Krishtit, por të bëjë që ajo të shkëlqejë në jetën dhe në veprat e besimtarëve të tij.Gëzuar Pashkët, vëllezër e motra! Urime!”,- u shpreh Imzot Angelo Massafra… Arqipeshkëv i Shkodër-Pult.

Gjatë ditës së Shtunë, besimtarët e krishterë në katedralen e “Shën Shtjefnit” bën edhe bekimin e ushqimeve, të cilat konsumohen mëngjesin e së dielës së Pashkëve.


Berisha: Vrasja e Dorian Llukës, krim shtetëror, porosi e Tahirit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e të riut Dorian Lluka në Gjirokastër rreth 1 javë më parë dhe plagosjes së vëllait të tij nga Enerik Lluka.

Ky i fundit, kushëri me dy vëllezërit që qëlloi me armë, është ende në arrati dhe në kërkim nga policia.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se vrasja e Dorian Llukës është vrasje shtetërore dhe e porositur nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas ish-Kryeministrit, ngjarja është hakmarrje e Tahirit ndaj ish-kreut të komunës Lazarat Dasho Aliko, pasi viktima dhe i plagosurit janë nipërit e bashkëshortes së Alikos.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Vrasja ne Gjirokaster, nga nje kriminel i njohur, i te riut Dorian Lluka eshte nje krim i shemtuar shteteror!

Te dashur miq, tre dite me pare ne afersi te fshatit Shtepez te Gjirokastres, djali i nje drejtuesi te larte te policise vrasesi Enerik Lluka ekzekutoi te riun Dorian Lluka dhe plagosi rende vellain e tij.

Vrasja eshte krim shteteror dhe i porositur, pasi vrasesi, i biri i nje oficeri te larte te policise se Gjirokastres, shetit i lire pa asnje gajle ne zone, sepse mbrohet nga çunat e krimit te Saje qorrit ne kete komisariat.

Vrasja eshte krim shteteror sepse vet drejtori i policise se qarkut, njoftojne burime nga zona, ka lidhje droge me te atin e vrasesit pasi kane patur vjet, dhe kane edhe kete vit, te perbashket hektare kanabis qe jua di e gjithe zona.

Vrasja eshte shteterore sepse thuhet se eshte porosi e Saje qorrit, si hakmarje ndaj ish kryetarit te komunes se Lazaratit qe eshte daja dhe si prind i viktmes.

Ko sepse Dasho Aliko, jo vetem refuzoi te percjelle mesazhin e Tahirit Kostandineve te Lazaratit per shtegun e lire nga i cili duhet te dilnin nga rrethimi i policise por me guxim denoncoi publikisht lidhjet direkte te Saje qorrit me banditet qe terrorizonin Lazaratin.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete krim te shemtuar shteteror, i bej thirrje prokurorise se shtetit te ndermarre urgjentisht hetimin per te gjitha rrethanat, autoret, porositesit, bashkepuntoret e krimit te shemtuar hakmarres primitiv! Sb.”.



Tërmet në brigjet shqiptare, lëkundet Himara

Një tërmet ka rënë ditën e sotme në bregdetin shqiptar, i cili është ndier edhe në brigjet e Italisë, më konkretisht në Puglia.

Tërmeti ka goditur Himarën dhe ishte me intensitet të ulët 3.6 ballë, në një thellësi prej 2 kilometrash. Nuk është raportuar për të lënduar apo për dëme materiale.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe nga banorët e zonës.

Disa javë më parë, më 16 mars, brigjet shqiptare u goditën nga një tjetër tërmet 4 ballë me epiqendër në Vlorë, i cili gjithashtu u ndje edhe në brigjet italiane.

Lista/ Ja politikanët që e kanë “dredhur” gjatë karrierës së tyre

Instituti i Studimeve Politike, ka publikuar një studim mjaft interesant që ka të bëjë më lëvizjet politike ndër vitet të politikanëvë nga njëra forcë politike në tjetrën. Sipas këtij studimi në 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike.

Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha.

Nga mbi 116 parti të vogla politike, vetëm dy parti janë shkrirë (PDR dhe PLDNJ), një tjetër lajmëroi se është shkrirë (PSV91), të tjerat jetojnë e mbijetojnë, kryesisht në koalicione në kujdestarinë e partive të mëdha.

Në vitet ‘90 dhe fillimet e dekadës së dytë kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike automatikisht sillte regjistrimin e saj në zgjedhje. Kjo praktikë nxiti fragmentarizmin e partive kryesore dhe lindjen e shumë partive të vogla.

Pas vitit 2009 rregullat kanë ndryshuar: sikur 140 deputetët të vendosin të krijojnë një parti të re politike ata janë të detyruar të mbledhin 3000 firma për ta themeluar partinë dhe shumë më tepër firma të tjera për ta regjistruar si subjekt zgjedhor.

Kjo praktikë shtegtuese penalizon përpjekjet e politikanëve për të krijuar parti të reja, ndaj mekanizmi i ri që mund të aplikohet është “blerja” e partive të vogla që janë miratuar në gjykatë vite më parë, por që janë in-aktive në jetën politike.

Të paktën një parti ka deputet aktualisht në parlament përmes këtij mekanizmi, blerjes së një partie legjitime dhe konkurrimin në emër të saj në koalicion me PS ose PD, pa pasur nevojë për firma mbështetëse.

E njëjta praktikë pritet të ndodh edhe në vitet në vijim, derisa ligji i partive politike të rishikohet dhe praktika integrale e legalizimit të partive të bëhet më demokratike, më liberale dhe më konkurruese në zgjedhje.

Tabela e lëvizjeve politike nga viti 1991!…



Kombëtarja shqiptare bën testin antidoping të UEFA-s
UEFa ka vendosur të bëjë kontrolle antidoping. Përjashtim këtu nuk bën as kombëtarjaa jonë e futbollit.

Disa futbollistë të saj u përzgjodhën për të kryer testet antidoping.

Kontrollet antidoping u kryen në Austri, ku kuqezinjtë janë zhvendosur për sfidën miqësore me vendasit.

Kësaj procedure do t’i nënshtrohen të gjitha skuadrat që do të marrin pjesë në kampionatin europian “Francë 2016”.



Foto/ Tifozët shqiptarë në stadiumin “Ernst Happel” në Austri
Foto janë bërë pak minuta para nisjes së ndeshjes miqësore me Austrinë. Mijëra tifozë shqiptarë kanë pushtuar shkallët e stadiumit “Ernst Happel”.

Kuqezinjtë tanë kanë pasur një pritje të ngrohtë në aeroportin e kryeqytetit austriak, teksa dhjetëra tifozë shqiptarë kanë dalë për t’u uruar mirëseardhjen heronjve të Kombëtares, ndërsa nuk kanë munguar fotot dhe autografet.

Miqësorja sot do të krijojë edhe një ide se sa do të jenë tifozët që do ta ndjekin kombëtaren tonë në Francë.

Plot 7 mijë vende janë për tifozët e Shqipërisë në stadium./Lapsi.al/



Video: Goli parë që shënoi Austria në minutën e gjashtë

Shqipëria po humb 2:0 ndaj Austrisë në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel”.

Marc Janko shënoi për 1:0 në minutën e gjashtë.

Foto/ Protestuesit heqin rrethimin tek Parku, përplasen me policinë
Aktivistët e shoqërisë civile përplasen me policinë gjatë protestës së tyre kundër punimeve brenda parkut të liqenit.

Ata tentuan të hiqnin rrethimin e hekurt në zonën ku po kryhen punime, e gjatë kësaj kohe janë përplasur me Policinë Bashkiake të Tiranës.

Shoqëria civile proteston sërish sot kundër Bashkisë së Tiranës, për të mos lejuar punimet brenda parkut.

Foto/ Basha: Qytetarët çanë rrethimin, mediat të kapura nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar dhunën e ushtruar nga Policia Bashkiake e Tiranës ndaj protestuesve të shoqërisë civile.

Në një status në Facebook, Basha ka dënuar edhe mospasqyrimin nga televizionet të protestës së aktivistëve që kundërshtojnë punimet brenda parkut të liqenit.

“Proteste ne Parkun e Liqenit. Protestuesit kane care gardhin. Dhune shtazarake mbi protestuesit. Terr mediatik, asnje fjale per protesten. Asnje foto nga protesta. Oligarkia i ka zene per fyti apo jua ka zene fytin…”,- shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Pak më parë, protestuesit hoqen rrethimin ku po kryhen punimet për ndërtimin e këndit të lojrave brenda Parkut të Liqenit të Tiranës dhe u përleshën me policinë.



Video/ Mbyllet pjesa I. Austria na befasoi me dy gola

Kjo është pjesa e parë më e keqe që kemi zhvillaur deri tani në 10 ndeshjet e fundit. Presion nga kundershtari, gafa dhe amatorizëm i dukshëm tek lojtarët tanë në mbrojtje që nuk dinë të ruajnë as vendet e tyre në fushë.

Kjo është panorama e 45 minutave të para të kombëtares sonë në ndeshjen miqesore ndaj Austrisë.

Në minutat e para kombetarja jonë vuan të dal në lojën e saj dhe ndien presionin e austriakëve ku nuk arrijnë që të kontrllojnë topin dhe vuajnë pasigurinë në fushë ku duket qartë që kanë një ngërç ku pësuan 2 gola për 7 minuta si asnjë herë më parë.

Djemtë e De Biasin kanë dal vetëm në disa raste sporadike por që nuk kanë qenë të rrezikshme. Goli i dytë kanë qënjë dhuratë e tanëve ku Mavraj bëri një gafë të rëndë.

Shiko golat:


Fotolajm/ Kjo është e dashura superseksi e Bekim Balajt
Moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi, ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, për të promovuar edhe klipin e saj të parë.

E pyetur për lidhjen e shumëpërfolur me futbollistin e Kombëtares që luan me Rijekën, Bekim Balaj, ajo ka thënë se, dua ta mbaj sekrete jetën time private.

Megjithatë, Elita në asnjë moment nuk e mohoi faktin se, është e lidhur me Balajn. E pyetur disa herë nga Çani, ajo është tha se, nuk e mohoj por as nuk dua të flas… për detaje.
Në vetëm pak kohë do të shpëtoni nga barku i fryrë!

Mënyra më e lehtë dhe më e mirë për të eleminuar barkun e fryrë është konsumimi i ujit të përzier me xhinxher. Kjo pije gjithashtu përmirëson dhe forcon shëndetin e përgjithshëm. Ajo nxit dhe balancon tretjen dhe ka pothuajse 0 kalori.

Kjo dietë për bark të sheshtë, është shpikur nga Cynthia Sass dhe është e bazuar në konsumimin e ujit me xhinxher për humbjen e peshës.

Tetë gota ujë në ditë ende konsiderohet si masa e duhur, por mendohet se për pesha të ndryshme dhe lloje të ndryshme të trupit sasia e marrjes së përditshme të ujit duhet të jetë e ndryshme.

Përbërësit kryesorë janë: kastravec, xhenxhefil, mente dhe limon. Ky lëng është 100% natyral dhe i shëndetshëm dhe do të përmirësojë shëndetin në një periudhë të shkurtër kohe.

Kjo është recetë e plotë:

2 litra ujë

1 lugë çaji xhenxhefil integruar (të freskëta)

1 limon të mesëm, të prerë në feta të holla,

1 kastravec të mesëm, të qëruar dhe të prerë në feta thinly

12 gjethe të vogla mente

Përzieni ingredientët dhe kujdesuni të konsumoni sa më shumë nga ky ujë përgjatë ditës.


Video/ Mrekullia e Cikalleshit, Lenjani shenon golin e parë

Pjesa e dytë ka nisur mirë ku pas zëvendësimeve Cikalleshi ka dhënë një pas të artë për Lenjanin, që ka gjuajtur fort në minutën e ’47-të dhe ka zgjuar ekipin nga tronditja që pësio në pjesën e parë.

Shiko golin:
De Biasi ka bërë dy ndryshime në formacion ku ka futur Cikalleshin në vend të Balajt dhe Roshin në vend të Andi Lilës. Pjesa e dytë nisi me këto dy ndryshime dhe solli menjëherë rezultatin.
Origjina e emrit të valutave të botës
Nga shteti në shtet, njësitë monetare ndryshojnë përafërsisht sa kultura dhe gjuha të cilat i përdorin ato shtete. Por a keni pyetur ndonjëherë veten pse dollari quhet “dollar”?

Postimi i fundit i blogut të Oxford Dictionary, “OxfordËords”, sqaroi origjinën e emrave të valutave më të zakonshme në botë.


Më poshtë, mund të gjeni se nga vijnë këto fjalë të përditshme.
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   110   111   112   113   114   115   116   117   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish