Ardjan Takaj: “Je parazit, vjen këtu dhe na jep mend dhe nesër ikën! Nuk je fare me realitetin. Të kemi parë edhe si trajner sa i dështuar je. Kush je ti o zotëri? Të heq kapelen si futbollist, po boll tani”.
Rudi Vata: “Atë që kam arritur unë në futboll, ti nuk ke shans ta arrish. Ndoshta ndonjë nuk ka guximin t’i thotë gjërat në sy, por ti je askushi. Ti nuk ke të deklaruar asgjë, sa punëtorë ke, sa buxhet ke etj. Çfarë klubi je ti që nuk ke një plan biznesi? E dimë si i ke marrë ndeshjet ti dhe si i ke arritur ato suksese. As që të njoh fare, të kam takuar dy herë në stadium dhe nuk ke tagrin fare të më gjykosh mua”.
Ardjan Takaj: “Je në vete ti?”.
Gert Çarçani (ndërhyn moderatori): “Ju lutem, të mos e kalojmë bisedën në personale.
Foto: Motrat Kardashian argëtohen pas ditëlindjes së vëllait
Ato ishin gjatë gjithë kohës të zëna të shtunën. Megjithatë Kourtney Kardashian, si dhe motra e saj Kylie Jenner, kanë vendosur për t’u argëtuar një ditë pasi vëllai i tyre Rob Kardashian, mbushi 29 vjeç, njofton “Klan Kosova”.
Kortney dhe Kylie u panë teksa po relaksohen në Nobu të Malibus, nën kënaqësinë e rrezeve të diellit.
Por vetëm Kim Kardashian, ishte ajo e cila pati më shumë energji, pasi ajo shkoi për ecje në malet e Santa Monica-s.
Ekspertiza: Pakoja e dyshimtë tek mjeti “Benz” rezultoi eksploziv
Pas ekspertizës së kryer nga forcat xheniere u zbulua se, pakoja e dyshimtë në mjetin tip “Benz” në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë ishte me lëndë plasëse.
Sipas policisë së Tiranës, brenda pakos së mbështjellë me natriban gjendeshin rreth 400 gram eksploziv e llojit “C4”.
Mësohet se bomba u çaktivizua nga xhenierët e policisë kryeqytetase.
Pakoja ishte e vendosur poshtë sediljes së pasme të mjetit tip “Benz” me targa “AA 877 GZ”, mjet i cili ishte parkuar pranë shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”.
Sinjalizimin në polici e dha pronari i mjetit Shefqet Rrapi, pasi konstatoi se xhami i prapmë i mjetit ishte thyer.
Ai është marrë në pyetje nga policia, e cila po vijon hetimnet për zbulimin e autorëve.
Video: Si kanë qenë Majko, Meta, Braçe e Kryemadhi, 25 vite më parë
Forumi Rinor Eurosocialist ka hedhur në “YouTube” një video të kongresit të këtij forumi dy dekada më parë.
Në pamje shihen ish-figurat e njohura të PS-së dhe LSI-së së sotme, si Fatos Nano, Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ilir Meta e Monika Kryemadhi.
Publikimi i kësaj video vjen në një moment kur FRESSH ka nisur fushatën për zgjedhjet e reja brenda strukturave të veta.
Megjithatë FRESSH-i i sotëm i Joleza Kokës, është dukshëm larg FRESSH-it të dikurshëm që ka nxjerrë nga radhët e veta kryeministra, ministra e figura të njohura të PS-së.
Basha në SHBA: Do kërkojmë numërim elektronik të votave
Në vijim të vizitës së tij në SHBA, kreu i opozitës Lulzim Basha së fundi është takuar me drejtues dhe anëtarë të Federatës Panshqiptare të Amerikës, “VATRA”.
Duke ndarë me ta alternativën e PD-së për Shqipërinë, Basha tha se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëria numër një që Shqipëria të ecë përpara.
Ai ka kërkuar votim dhe numërim elektronik të votave, për të kufizuar mundësitë e krimit dhe njerëzve të pushtetit që, siç tha Basha, vijnë me trastat e korrupsionit që të blejnë apo intimidojnë votuesit, që të blejnë apo intimidojnë numëruesit e votës.
Më tej kreu i opozitës u shpreh për kufizim të përdorimit të parasë në fushatë. Duke parë modele edhe të financimit 100% të partive politike nga financat publike dhe kriminalizimin e financimit privat.
Më tej Basha foli për auditimin strikt të partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë. Megjithatë sipas tij parakusht për të gjitha është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit.
Pas Godoleshit dhe banorët e Mirditës kapin kazmat për hapjen e rrugës
Kur i humbet shpresat tek shteti që të ka rënë për pjesë, nuk të mbetet gjë tjetër veçse të besosh tek forcat e tua. Këtë gjë kanë bërë banorët e fshatit Bukmirë në Mirditë, të cilët kanë nisur të mirëmbajnë rrugën e zonës së tyre vullnetarisht.
Ata kanë marrë kazmat e lopatat dhe më ndihmën e njëri-tjetrit kanë shtruar rrugën që të con në fshatin e tyre.
Të njëjtën gjë kanë bërë një ditë më parë edhe banorët e fshatit Godolesh të Elbasanit, të cilët dolën të gjithë së bashku për të hapur rrugën që i kishte izoluar.
Ata protestuan prej muajsh, por Bashkia nuk e zgjidhi problemin e tyre.
ADN-ja zbulon edhe një tjetër person të përfshirë në sulmet e Parisit
Prokurorët belg kanë konstatuar se ADN-ja e gjetur në Bruksel e sulmuesit tashmë të arrestuar Salam Abdeslam, është gjetur edhe ADN-ja e personit të dytë të dyshuar se ishte pjesëmarrës në sulmet e Parisit, njofton BBC, transmeton “Gazeta Express”.
Ky person quhet Najim Laachraoui, 24-vjeçar, që ende gjendet në arrati.
Hetuesit belg në një deklaratë thonë se ai ishte duke përdorur letërnjoftime të rreme. Gjurmët e tij janë gjetur në shtëpinë të cilën e përdornin për rrjet xhihadist.
Në të njëjtën shtëpi janë gjetur edhe flamuj të zi të ISIS, një libër me përmbajtje salafiste por edhe një kallashnikov.
Presidenti francez, Francois Hollande ka paralajmëruar se do të takohet me familjarët e viktimave të 130 personave të vrarë natën e 13 nëntorit në Paris.
Ndërsa avokatët e Abdeslam-it kanë përgënjeshtruar lajmin se kinse ai do t’i tregojë policisë të dhëna për rrjetin terrorist në këmbim të lehtësirave për vete nga autoritet belge.
Abdeslam tani vazhdon të merret në pyetje nga autoritetet në Bruksel. /GazetaExpress/
Presidenti Nishani liron vajzën e Ismail Kadaresë nga detyra
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekretoi lirimin nga detyra dy ambasadorëve shqiptarë.
Desiana Kadare lirohet kryediplomate pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Desiana është vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.
Po ashtu Kujtim Xhani, nuk do të jetë më ambasador në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë dhe në Republikën Socialiste të Vietnamit, rezident në Tiranë.
Video+18: Gjyqtari hidhet nga kati i 10-të, policia bën sehir
Një gjyqtar në Rumani është hedhur nga kati i dhjetë i një pallati, për arsye që nuk dihen. Ajo që të bën përshtypje në këtë video, përveçse momenteve të fundit të gjyqtarit është edhe reagimi i vonuar i policisë, për ta ndaluar në kohë vetëvrasjen e tij.
Në pamje të parë duket sikur gjyqtarin e kanë hedhur punonjësit e policisë, por kjo është thjesht një iluzion optik, pasi personi në video është hedhur vetë.
Sipas mediave rumune, ai kishte probleme me depresionin për arsye që nuk bëhen me dije.
Depresioni është një sëmundje e rëndë, ai vjen si pasojë e problemeve në jetën personale, në dashuri ose dhe nga varfëria.
Shumë persona që vuajnë nga kjo sëmundje zgjedhin si rrugën më të shkurtër vetëvrasjen, edhe në Shqipëri nuk janë të pakta rastet që njerëzit i japin fund jetës duke zgjedhur lartësitë për t’u hedhur.
Rrjeti hekurudhor në kolaps total… nuk ka naftë për lokomotivat
Transporti hekurudhor në mbarë botën është një nga mënyrat me masive të udhëtimit, por në vendin tonë përpos trenave të vjetër, linjave që kanë mbetur pjesë-pjesë dhe transeve të shkatërruara, ka lindur edhe një problem tjetër, mungesa e karburantit për trenat.
Transporti hekurudhor shqiptar, përveç faktit se lë shumë për të dëshiruar, tashmë po përballet me një paralizë të plotë, pasi prej 3 ditësh asnjë tren nuk ka lëvizur.
Shkak për këtë situatë është bërë mungesa e karburantit të nevojshëm për të lëvizur, përfshi këtu edhe të atyre trenave që kryejnë transportin e njerëzve.
Kjo situatë ka ardhur si rezultat i mospagimit të borxheve ndaj kompanisë që furnizon me naftë këtë sektor.
Video: Ja në çfarë gjendje është rruga për në fshatin Malinat
Për në një fshat malor të Beratit me emrin Malinat, është tepër e vështirë që të shkosh me një automjet. Shkak është mungesa e rrugës për në këtë fshat.
Me anë të një videoje dërguar për “Nisma #Thurje”, banorët e fshatit duan të tregojnë se çfarë heqin për të shkuar deri në qytet:
“Pershendetje! Kjo eshte jeta qe bejne disa fshatare te zones se Beratit ne Malinat..ska rendesi nese je semure, a je duke vdekur, apo ke halle. Ku femijet vetem 2 ore ne dite bejne mesim per shkak se ska rruge per mesuesit...qender shendetsore nuk ka...eshte mjerim total. Me keq se mesjeta situata. E gjitha kjo, per nje rruge qe i ndan lumi ne 70 metra...Njerzit e fshatit kane bere peticion qeverise por sic dihet ne vesh te shurdher...ndoshta gjejne nje zgjidhje ketu tek faqa juaj”.
Eleminimi i Pesticideve - Metodat e Fundit
A e dini se jeshillëqet që konsumoni çdo ditë janë plot me kimikate? Fatkeqësisht nuk po e ekzagjerojmë. Së bashku me mollën tuaj të preferuar përshembull merrni dhe nivelin më të lartë të pesticideve, plot 98%. Por çfarë do të thotë kjo, se s’duhet të hamë asnjë mollë e frut tjetër? Keni dy zgjidhje, ose të blini ushqime organike të çertifikuara, ose të mësoni disa truke të vogla se si t’i hiqni këto kimikate nga frutat dhe perimet tuaja.
Rrushi, selino, pjeshka, molla, luleshtrydhe, spinaqi, speca, nektarina të importit, kastraveci, domate të vogla, bizele dhe patate të importit janë të gjitha në të ashtuquajturën “lista e pistë”.
Këto produkte duhet të bëni shumë kujdes kur t’i konsumoni, pasi përmbajnë një numër të konsiderueshëm mbetjesh të pesticideve dhe përqendrim të lartë të tyre, krahasuar me ato të produkteve të tjera.
Ndërkohë që frutat dhe perimet më të pastra që arrijnë të krijojnë një barrierë ndaj pesticideve përfshijnë avokadon, misrin e ëmbël, ananasin, lakrën, qepën, asparagun, mangon, kivin, patëllxhanin dhe patatet e ëmbla. Avokadot janë ndër më të pastrat, me vetëm 1% që përmbajnë pesticide.
Truke si t’i bëni frutat dhe perimet të sigurta për konsum
Rroftë uthulla
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të lirë për t’i shporrur ato kimikate. Tresni uthull të bardhë në ujë dhe me të, shpëlani produktet. Ekspertët këshillojnë që t’i zhysni frutat dhe perimet në një enë, ku të ketë 10% uthull dhe 90% ujë për 15 deri në 20 minuta.
Pasi t’i hiqni do të vini re se uji i mbetur në enë është i ndotur madje mund të përmbajë dhe një pjesë veshtullore. Më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe shijoni ushqimin tuaj të freskët. Kjo metodë nuk këshillohet të përdoret në fruta delikate, si manaferrat, pasi kanë një lëkurë me pore dhe mund të thithin shumë uthull. Ndërkohë që me disa lloje të tjera frutash, mund të ngelet pak aroma e uthullës. Nëse dëshironi mund të përdorni edhe lëng limoni.
Pak kripë dhe mrekullia u bë
Uji me kripë është një zgjidhje tjetër për të larë frutat dhe perimet. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të hequr pjesën më të madhe të pesticideve që ndodhen në sipërfaqe të produktit.
Besojeni ose jo, me ilaç enësh
Edhe pse janë të shumtë ata që nuk besojnë tek kjo metodë, ilaçi i enëve mund të përdoret për të larë frutat dhe perimet. Përdorni vetëm pak detergjent për të larë lakrën dhe sallatën. Më pas shpëlajini mirë për të hequr shkumën. Mos i lani me detergjent frutat dhe perimet pasi t’i keni prerë.
Sodë buke
Vendosini perimet në një enë me ujë dhe vendosni tre deri në katër lugë me sodë buke. Lërini për disa minuta dhe më pas shpëlajini mirë në ujë të bollshëm. Soda e bukës mund të përdoret shumë mirë edhe për të pastruar frigoriferin për të hequr erën e keqe. Në përgjithësi frutat dhe zarzavatet duhet t’i lani në mënyrë të plotë, pasi kimikatet mund të futen nëpër të carat e produktit, duke e vështirësuar heqjen e tyre.
Nëse bëhet siç duhet, larja me ujë të ftohtë është në gjendje të heqë 70% deri në 80% të pesticideve.
Eshtë e rëndësishme që të investoni pak nga koha juaj në pregatitjen e ushqimit tuaj, nëse nuk do doni të përfundoni duke konsumuar një porcion me toksina me vaktin tuaj. Dhe kështu mbroni shëndetin tuaj dhe të familjes./AgroËeb.org/
Itali: Hyjnë në banesë për të vjedhur, vritet shqiptari me armë
Një shqiptar ka mbetur i vrarë pasi së bashku me dy persona të tjerë tentuan të vidhnin banesën e një italiani.
Ngjarja ka ndodhur në Villa Literno në Caserta, Itali. Pronari i shtëpisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, ku për pasojë ka lënë të vdekur një person i cili dyshohet se është shqiptar, rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende.
Ka qenë vajza ajo që ka pikasur tre hajdutët në momentin që po kthehej në shtëpi, rreth orës 3:30 të natës pasi kishte qenë në një festë.
Ajo ka lajmëruar menjëherë babain e saj me telefon pasi ka parë portën hapur dhe personat e panjohur që po largoheshin me makinë, ka thënë gruaja e italianit.
Gjithashtu ajo tha se burri i saj, vajza tjetër dhe djali po flinin në kohën kur hajdutët po largoheshin me një “BMË” të bardhë. Ata kishin arritur të merrnin edhe një portofol me një mijë euro si dhe çelësat e makinës.
Më pas pronari i shtëpisë ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur njërin njërin prej tyre. Gjithësesi pak më vonë mjeti “BMË” ka ndalur pranë spitalit të Aversa duke lënë në dyert e tij trupin e pajetë të një personi të qëlluar me pistoletë.
Autori i vrasjes ka thënë se ishte hera e tetë që hajdutët shkonin në shtëpinë e tij për të grabitur dhe ishte lodhur nga kjo gjë. Banorë të lagjes ku ndodhi ngjarja janë shprehur të indinjuar.
“Kemi shumë frikë. Unë kam 5 fëmijë dhe bashkëshorten shtatzënë. Kjo ngjarje është e shëmtuar por ç’të bëjmë, të mos mbrohemi? Mos vallë duhet tu hapim dyert hajdutëve dhe ti ftojmë edhe për darkë? Policia i përgjigjet me vonesë kërkesave tona”./tvklan.al/
Rihanna i ofron mikrofonin një djali, por ja çfarë ndodh
Rihanna është mahnitur nga një surprizë e çastit, por shumë e bukur që i ka ndodhur gjatë përformancës së saj në një koncert në Cincinnati, Ohio.
Ajo nisi të këndojë një nga këngët e saj dhe gjatë këndimit i afron mikrofonin një fansi që kishte në reshtin e parë. Djali ishte i gatshëm dhe menjëherë ka vazhduar pjesën tjetër të këngës, duke bërë për vetë këngëtaren, por edhe publikun.
Të gjithë kanë brohoritur dhe kaq ka mjaftuar që Terah Steëart të bëhej pjesë e të gjitha medieve.
Pas zërit të 28-vjeçarit, audienca ka shpërthyer në ovacione të larta, ndërsa Rihana ka thënë “Uau” me një fytyrë të habitur.
Më pas ajo ka vazhduar këngën, ndërsa Steëart ka treguar në rrjetet sociale këtë moment të bukur duke kënduar me një ndër yjet më të mëdha të muzikës.
22/03/2016/...........................
Bruçaj për sulmet terroriste në Bruksel: Mallkuar qoftë terrori!
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka reaguar pas sulmeve terroriste të ndodhura në Bruksel, ku kanë humbur jetën dhjetra persona e shumë të tjerë janë plagosur.
Në një reagim në Tëitter, Bruçaj ka dënuar sulmet terroriste.
“Mallkuar qoftë terrori dhe terroristët në Bruksel dhe kudo në botë. Lusim Zotin e Madhëruar për Paqe”,- është reagimi i Skënder Bruçaj.
Tiranë: Pranga muxhahedinit iranian, ngacmoi seksualisht 11vjeçarin
Një iranian, pjesë e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Tiranë është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi ka tentuar të përdhunojë një djalë të mitur shqiptar 11 vjeç. Mousa Jaberifar, 35 vjeç, i pamartuar dhe me arsim të mesëm ka ngacmuar seksualisht një djalë të mitur 11 vjeç, me inicialet B.S..
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e diel, (19 mars) në Fushë Mëzez, tek pallatet ku janë strehuar rreth 200 shtetas Iranian.
Sipas dëshmisë së të miturit, 35vjeçari i ka kërkuar që t`i blinte një buke dhe t`ia dërgonte në apartament. Më pas, sipas dëshmisë së 11vjeçarit, ai e ka zhveshur dhe ka tentuar të kryejë akt seksual me të.
Pas shumë përpjekjeve 11vjeçari ka arritur të largohet dhe të lajmëroj familjen.
Prindërit e fëmijës kanë depozituar një kallëzim në polici. Mousa Jaberifar para oficerëve të policisë gjyqësore mësohet se ka mohuar ngjarjen duke pretenduar se kjo ishte sajesë e fëmijës.
Shpërthim gjatë djegies së mbeturinave, plagosen dy fëmijë
Vënia e flakës disa mbeturinave të grumbulluara nga disa fëmijë ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre, si pasojë e një shpërthimi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:30, në breg të lumit, afër Institutit Buqësor, në Kamëz.
Si pasojë e shpërthimit janë plagosur lehtë A. T. dhe A. K., të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore, si dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hëtimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan shpërthimin.
Rama: Bombat e vdekjes do ta bëjnë më të fortë Europën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me sulmet terroriste të verifikuara këtë mëngjes në Bruksel.
Në profilin e tij, Rama shpreh bindjen se, “bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Europës do ta ringrenë Europën”.
“Europa do të ngrihet për ta fituar në emër të lirisë këtë luftë të re”,- është shprehur Rama.
Tragjedia në Bruksel: Gazetarja Erisa Zykaj, përlotet në transmetim
Gazetarja e “AbcNeës” në Bruksel, Erisa Zykaj nuk i ka përmabajtur dot emocionet gjatë transmetimit të parë sot në mëngjes duke raportuar live me telefon pak metra larg metrosë ku ndodhi shpërthimi terrorist.
Sulmi i papritur dhe shoku që ka përjetuar, e kanë bërë gazetaren të shpërthejë në lotë, ndërsa komunikonte me moderatoren e “Abc” në Tiranë, Suela Demiraj.
Më poshtë momenti prekës i lidhjes më Erisa Zykën nga Brukseli.
Fotolajm: Vogëlushi sirian kërkon falje për Brukselin
Fotoja e këtij djali të vogël, është duke u përhapur në rrjetet sociale dhe po bën xhiron e mediave botërore. “Më vjen keq për Brukselin”, shkruhet në pankartën e vogëlushit refugjat në Greqi, duke treguar se ata nuk i përkrahin sulmeve terroriste.
Brukseli “digjet”, ISIS... feston sulmet!
ISIS feston për sulmet në Bruksel. Hakmarrje për Salah, konsiderohen shpërthimet me bomba në aeroport dhe metro. Deklarata e grupit terrorist është publikuar nga Agjencia e lajmeve të ISIS-it, “Neës Amaq”, sipas mediave kurde. Në rrjetet sociale, ekstremistë islamikë shprehen të gëzuar për atë që ka ndodhur në Bruksel.
“Sulm në Bruksel. E mrekullueshme”, “Digjet Brukseli”, këto janë fjalët më të përdorura në rrjetet sociale nga xhihadistët. Njëri prej tyre është Karim Abdul Salam i cili shkruan në faqen e tij “Ksalam”.
Lajmi bëhet i ditur nga radio belge “Vrt”.
Shprehjet e simpatizantëve të ISIS po përhapen me shpejtësi, duke interpretuar sulmet si hakmarrje për arrestimin e Salah Abdelslam. Katër ditë më parë ai u kap në një aksion të forcave special belge dhe atyre franceze.
“Elozhe Allahut për burrat e Shtetit Islamik, i ruajtë Zoti”.
“Mësymja Islamike në Bruksel shkakton vdekje dhe plagosje”,- shkruan një person tjetër.
Ekspertë të sigurisë dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian e ksihin paralajmëruar se ISIS gjendet pas këtyre sulmeve.
Basha: Aktet terroriste në Bruksel, dëshmi e urrejtjes ç’njerëzore
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Bruksel ditën e sotme. Në një status në Facebook, Basha ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka dënuar aktet që ndodhën në kryeqytetin e Belgjikës.
“Aktet terroriste sot ne kryeqytetin e Europes moren dhjetra jete te pafajshme. Ato jane deshmi e urrejtjes se verber cnjerezore e te pafe qe ushqen dhe motivon terrorin. Ngushellime familjeve qe humben te dashurit e tyre.
Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane ne keto momente te veshtira”,- shkruan Basha në Facebook.
Sulmet në Bruksel: Taksitë e qytetit, falas për t’u kthyer në shtëpi
Solidariteti i qytetarëve të Brukselit është i gjithanshëm, për t’u riorganizuar kundër sulmeve që duket se kanë paralizuar zemrën e Europës.
Këtë kanë bërë edhe taksistët belgë ndaj viktimave të atentateve në Bruksel.
Në profilin në Tëitter të “Groupement national des entreprises de Taxis” shkruhet: “Shoferët e taksive do të bëjnë gjithçka që është e mundur, për të ndihmuar personat që kanë vështirësi për t’u kthyer në shtëpi”.
Video/ Pas Brukseli alarmi zbret në Shqipëri: Masa sigurie në Rinas
Alarmi mbërrin në Shqipëri: Shtohen kontrollet në Rinas
Pas sulemeve me bomba që tronditën Brukselin janë shtuar masat e sigurisë në vendin tonë. Policia e Shtetit përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se, “masat shtesë të sigurisë në aeroportin e Rinasit janë ndërmarrë pas akteve të terrorit, ndodhura sot paradite në Belgjikë”.
Njoftimi i policisë:
Autoritetet ushtrojnë kontroll të rreptë te bagazheve, me aparatura dhe qen anti-eksploziv.
Në ambjentet e brendshme janë shtuar patrullimet e forcave të rendit.
Gjithashtu pranë aeroportit janë vendosur forcat e posaçme te FNSH, për të shmangur çdo incident dhe garantuar siguri për qytetarët.
Ardit Gjebrea: Bruksel- Dhimbje!
Edhe artisti dhe moderatori Ardit Gjebrea, ka reaguar lidhur me sulmin terrorist në Bruksel. Në një postim në FB ai shpreh dhimbje pë këtë akt të tmerrshëm.
“Bruksel – dhimbje!
Ajo pjesë e Evropës që merr përsipër të diktojë dhe udhëheqë politikat e Zonjës së vjetër, mos ta lërë ta vrasin, por të lëvizin e t’i japin prioritet”.
Shefi nuk u jep rrogat, shikoni si hakmerren punëtorët
Disa punëtorë ndërtimi në Australi nuk janë paguar nga shefi i tyre për punën e bërë. Prandaj, ata kanë zgjedhur të hakmerren në një mënyrë të veçantë. Punëtorët kanë shkatërruar punën e bërë prej tyre me anë të një motosharre elektrike.
Videoja është publikuar të dielën në Facebook, në grupin “Uptrend Engineering and Construction”.
Videoja hapet me një imazh të sharrës me zinxhirë dhe më pas, shfaqet njëri punëtor, i cili shkatërron punën e bërë prej tij vetëm sepse nuk është paguar.
Duket se ata e kanë çuar dëm të gjithë lodhjen e tyre, vetëm për t'i dhënë një mësim shefit.
Berisha uron Sulltan Novruzin, harron Brukselin
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, uron të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Novruzit. Por ndonëse e gjithë bota po mban frymën tek sulmet terroriste në Bruksel, duket se ish- kryeministri Berisha ka vendosur të solidarizohet pak me vonesë
“Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë, elitë e bektashizmit botëror, festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e shpresës, vllazërisë, mirëkuptimit, besimit të madh tek Zoti, adhurimit të Imam Aliut.
Me këtë rast të dashur miq, le t’i urojmë ne bektashinjtë shqiptarë kudo që ndodhen, kudo që janë.
Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të madh në pasurimin e jetës shpirtërore e kulturore të kombit shqiptar! Gëzuar!”,- shkruan Berisha.
Video: Rrëfimet e para të dëshmitarëve pas sulmeve terroriste në Brukse
Kanë mbërritur edhe dëshmitë e para nga Brukseli, nga njerëzit që ishin në metronë e Molembekut dhe Aeroportin e Brukselit, ku ndodhën shpërthimet terroriste mëngjesin e sotmë.
Një prej personave që ishte në metro mes lotëve tregon: “Isha diçka më shumë se 30 metra larg vendit ku shpërtheu bomba. Tre pjesëtarë të familjes time janë ende aty. Jemi duke pritu ndihmë, por nuk ka makina, barrela nuk ka më asgjë…”.
Një tjetër tregon se shpërthimet kanë ndodhur në dy ekstremet e metrosë: “Njëri shpërthim ndodhi majtas, e tjetri djathtas brenda në metro. Për fat, ambulancat dhe policia mbërritën menjëherë”.
Dëshmitari tjetër tregon se “isha 100 metra nga shpërthimit dhe ishte një tmerr”. Shoqja e tij rrëfen më pas: “Të gjithë ishin në panik, ishte tronditëse, fëmijët qanin, por tani gjithçka ka mbaruar dhe ne jemi këtu dhe kjo është e rëndësishme”.
Më i saktë në rrëfimin e tij është Alfonso, punonjësi i sigurisë së aeroportit të Brukselit, i cili është kthyer në heroin e ditës në kryeqytetin e Europës, pasi u ka shpëtuar jetën të paktën 7 personave.
“Kishte një goditje dhe më pas një njeri filloi duke bërtitur në gjuhën arabe dhe më pas … buum një shpërthim i madh. Njerëzit vraponin drejt ashensorëve.
Dy të moshuar erdhën drejt meje. I shpëtova duke i vendosur në ashensor, por nuk donin të më linin të ikja. Donin që të zbrisja me ta. Por nuk mundesha. Kishte shumë rrëmujë. U ktheva pas për të shpëtuar njerëz të tjerë”.
Sulmet terroriste/ Avioni i linjës Tiranë-Bruksel ulet në Paris
Sulmet terroriste në Bruksel, kanë bërë që një avioni i nisur nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit belg të devijojë destinacionin, duke u ulur në Paris.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se më datën 22 Mars 2016, avioni i linjës Tiranë –Bruksel–Paris që operohet nga Adria Airëays, me 42 pasagjerë në bord, është nisur nga Tirana sot në orën 6.47 dhe është ulur në Paris, në aeroportin “Charles de Gaulle”.
“Zbritja në Bruksel – destinacion në programin e fluturimit të kësaj linje – u anullua pas ngjarjeve të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin belg. Avioni Bombardier CRJ 900 u ul me të gjithë pasagjerët në destinacionin e radhës, Paris”,- thuhet në deklaratë.
Mbyllet kufiri Belgjikë-Holandë, rritet në maksimum niveli i sigurisë
Belgjika dhe Holanda vendosën të mbyllin kufirin mes tyre, pas sulmeve terroriste që goditën këtë mëngjes aeroportin dhe metronë e Brukselit, duke shkaktuar të paktën 13 viktima e 35 të plagosur. Në Holandë, ashtu si në Belgjikë, niveli i sigurisë është rritur. Në gjendje alarmi është edhe Franca, e cila përjetojë një valë të ngjashme sulmesh vitin e kaluar.
Obama flet nga Kuba: Bota të bashkohet kundër terrorizmit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka reaguar për sulmet terroriste që ndodhën në Bruksel ditën e sotme.
Duke folur nga Kuba, ku po zhvillon një vizitë historike, Presidenti Obama dënoi këto akte terroriste dhe tha se, e gjithë bota duhet të bëhet bashkë për të luftuar terrorizmin.
“Bota duhet të bashkohet, ne duhet të jemi së bashku, pavarësisht nga kombësia, raca apo besimi në luftën kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet e amerikanëve janë me popullin e Belgjikës”,- tha ndër të tjera Presidenti Barack Obama.
Foto: Sulmet terroriste në Bruksel, masa sigurie në gjithë Europën
Gjendja e alarmit kundër rrezikut të sulmeve terroriste është vendosur pothuajse kudo në Europë.
Aeroportet kryesore të kryeqyteteve evropiane kanë forcuar masat e sigurisë.
Efektivët e forcave speciale kanë zbritur në aeroportin e Gjenevës, Frankfurtit, Amsterdamit, Varshavës, Budapestit, si dhe në Fiumicino të Romës.
Sarandë: Mbytet varka në Butrint. Shpëton djali, zhduket babai
Një varkë me dy persona është mbytur në liqenin e Butrintit, ku ka mundur të shpëtojë njëri prej tyre.
Mësohet se në varkë kanë qenë at e bir, Eduart dhe Santiago Shahini 48 dhe 18 vjeç.
Djali ka mundur të shpëtojë, kurse babai i tij rezulton i humbur. Policia ka nisur kontrollet për gjetjen e trupit të 48-vjeçarit.
Varka është mbytur për shkak të dallgëve të forta dhe u mbush me ujë.
Gjirokastër: Djali i oficerit të policisë vret nipërit e Dasho Alikos
Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Gjirokastër, si pasojë e një konflikti të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtëpëz dhe mësohet se, janë dy persona që janë qëlluar në konfliktin me armë. Burimet nga policia thonë se i vdekuri dhe i plagosuri janë nipërit e bashkëshortes së Dasho Alikos, ish-kryetari i komunës së Lazaratit.
Po të njëjtat burime thonë se, autori është djali i një oficeri policie të komisariatit të Gjirokastrës.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe as nëse arma e përdorur në krim, është e oficerit të policisë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plota të shkaqeve në konfliktin e armatosur.
Bruksel: Publikohen fotot e dy të dyshuarve brenda aeroportit
Mediat belge kanë publikuar fotografitë e dy personave që besohet se janë dy përgjegjësit kryesorë për shpërthimet në Bruksel. Në fotografinë e kamerave të sigurisë, janë dy të dyshuarit brenda aeroportit para se të ndodhte shpërthimi.
Dy personat në foto, janë të dyshuar për vendosjen e bombave në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, ku humbën jetën 14 persona.
Autorët që mendohet se janë përgjegjës për shpërthimet në aeroport, janë të veshur me të zeza, siç duken edhe në fotografinë e publikuar nga mediat belge.
Bruksel: Këta dy persona dyshohen si “arkitektët” e sulmeve
Shpërthimet në Bruksel dyshohet se janë ideuar nga Najim Laachraoui dhe Mohamed Abrini. Këta janë shpallur në kërkim nga policia belge dhe i përkasin celulës së Salah Abdeslam. Ky i fundit u arrestua 4 ditë më parë në Bruksel në lidhje me sulmet terroriste në Paris.
Personi në anën majtë të fotos, është Mohamed Abrini, kurse tjetri në anën e djathtë, është Najim Laachraoui.
Ky i fundit është 24 vjeç dhe gjurmët e tij janë gjetur gjithandej, ku u hetua për terrorin në Paris.
Belgjikë, 3 ditë zie për viktimat e sulmeve terroriste
Qeveria federale e Belgjikës ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm, Jan Jambon.
Sipas zëdhënësit të departamentit të policisë në Bruksel, Pierre Meyse, aktualisht bëhet fjalë për 34 persona të vdekur dhe më shumë se 180 të plagosur.
Foto: Sulmet në Bruksel, “Shurramani” kthehet në simbol guximi
Kushdo që ka vizituar Brukselin e di që statujë e djalit që urinon është një nga atraksionet më të mëdha të qytetit.
Statuja, e cila përshkruan një djalë të vogël duke urinuar, mund të duket si e çuditshme për vizitorët, por statuja historike është bërë disi i një përfaqësues jozyrtar të kryeqytetit belg.
Në fakt, qyteti i Brukselit përshkruan këtë statujë si “emblemën e shpirtit rebel të qytetit të Brukselit”.
Por pas sulmeve të fundit në Bruksel, ajo është ende jo zyrtarisht, në emblemën e guximit të belgëve.
Ja të gjitha videot e sulmeve terroriste në Bruksel
Pamje tmerri sot në Bruksel kur 3 shpërthime goditën rëndë zemrën e Europës, duke shkaktuar 34 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Videot më poshtë tregojnë tmerrin që kanë përjetuar qindra qytetarë sot në Belgjikë, në aeroport dhe në metro.
Video e re: Momenti kur policia qëllon terroristin Salah Abdeslam
Këto pamje, të marra nga një tjetër kënd, tregojnë se si katër ditë më parë autoritetet arrestuan të shumëkërkuarin Salah Abdeslam. Për herë të parë shihet se si forcat speciale qëllojnë terroristin më të kërkuar në Europë, sapo ia del nga ndërtesa me vrap.
Ai mbetet i plagosur në këmbë. Më parë një qen hyn në pallatin ku gjendet terroristi dhe me anë të një kamere sjell pamjet nga brenda.
Ky është edhe momenti kur 7 efektivë të forcave speciale futen në ndërtesë dhe arrestojnë edhe mikun e tij Amine Choukri; edhe ai mbetet i plagosur.
Këto pamje ekskluzive vijnë nga iTele, një ditë para se Brukseli të tronditej nga 3 shpërthime, që kanë shkaktuar të paktën 28 viktima e më shumë se 90 të plagosur, nga dy sulme kamikaze në aeroport dhe një tjetër i ngjashëm në stacionin e metrosë në Maalbeek, pranë selisë së BE.
Aksion policor kundër shtetasve shqiptarë të Lëvizjes Vetëvendosje
Policia e Kosovës ka arrestuar pak çaste më parë një nga njerëzit kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Arbër Zaimi. Drejtuesit e kësaj Lëvizje i thanë lapsi.al se arrestimi i Zaimit ishte i papritur dhe pa asnjë motiv zyrtar. Zaimi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV dhe këshilltar i Kryesisë së Lëvizjes.
“Policia e Kosovës, sapo arrestoi aktivistin e Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, vetëm për shkak se ka shtetësi të Republikës së Shqipërisë”,- ka thënë Vetëvendosje përmes një postimi në fb.
“Siç po duket, Qeveria e Kosovës është e vendosur që të largojë nga Kosova secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe, po aq e vendosur, që të lehtësojë intervenimet e ndryshme, legale dhe ilegale të Serbisë.
Isa Mustafa në njërën anë e ka hapur Kosovën ekonomikisht dhe politikisht ndaj armikut tonë shekullor, Serbisë, kurse në anën tjetër përherë e më shumë po shfaqë tendenca armiqësore ndaj Republikës së Shqipërisë”,- thuhet në komunikatën e VV.
Sipas saj kjo përshtatet plotësisht me politikat e Kryeministrit për të kthyer ndikimin e Serbisë brenda Kosovës.
“Kjo qeveri që arreston opozitën, kërcënon gazetarët, deporton nga Kosova qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është e papranueshme për qytetarët e Republikës sonë.
Më 26 mars, masivisht do të dëshmojmë vullnetin tonë për ndërrimin e këtyre politikave që po e shkatërrojnë lirinë dhe demokracinë në Kosovë”, thuhet në postim.
VV më tutje ka shtuar: “Ne i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të përfshihet në këto skandale dhe të ndikojë që Qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë veprime të tilla jodemokratike dhe absurde”.
Arrestimi i Arbër Zaimit pason atë të Boiken Abazit, një tjetër drejtues i VV po nga Shqipëria, i cili u ndalua dhe më pas u deportua nga Kosova duke u shpallur non grata për një periudhë të paktën dy vjeçare.
Panik në Bruksel: Alarm për bombë dhe në spitalin ku janë të plagosurit
Frika dhe paniku vazhdon të shtohet në Bruksel. Së fundi raportohet për një alarm për bombë në spitalin “Shën Pierre” ku janë shtruar disa prej të plagosurve.
Policia është duke verifikuar saktësinë e këtij alarmi.
Kujtojmë që në këtë spital u dërgua gjithashtu para 4 ditësh edhe terroristi Salah Abdeslam, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor.
Në rrugët e Brukeslit ka zbarkuar edhe ushtria për të garantuar sigurinë dhe për të patur nën kontroll situatën.
Brukseli nën terror: 3 kamikazë po përgatisin sulmin e radhës
Nuk kanë të sosur s dhe situata në Bruksel. Shërbimet sekrete irakene njoftojnë autoritetet belge për një tjetër sulm.
Sipas këtyre shërbimeve, 3 kamikazë janë gati për t’u hedhur në erë në kryeqytetin belg. Policia ndërkohë u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Forca të shumta të ushtrisë janë në rrugët e Brukselit, për të krijuar siguri, ndërsa qytetarët janë ende të shokuar nga sulmet e mëngjesit.
Mesazh i Papa Françeskut për sulmet e ISIS në Bruksel
Kreu i katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka reaguar për sulmet e sotme terroriste në Belgjikë.
Ai i dënon këto sulme dhe solidarizohet me familjet që humbën të dashurit e tyre në këto sulme.
“Pasi mësoi për atentatet e Brukselit, që kanë prekur shumë njerëz, Shenjtëria e Tij, Papa Françesku, ia beson mëshirës së Zotit personat, që kanë humbur jetën, dhe bashkohet në lutjen e në dhimbjen e të afërmve të tyre.
Ai shpreh solidaritetin e tij më të thellë dhe i bekon familjet dhe të gjithë ata, që kontribuojnë në dhënien e ndihmës, duke i kërkuar Zotit t’u sjellë paqe e ngushëllim në këtë sprovë.
Ati i Shenjtë dënon sërish dhunën e verbër, e cila shkakton kaq shumë vuajtje, si dhe i përgjërohet Hyjit për dhuratën e paqes. Gjithashtu, i lutet të dikojë bekime hyjnore për familjet e sprovuara dhe për belgët”,- thuhet në mesazhin e Papa Françeskut.
Foto: Njihuni me policen më seksi të Kosovës
Mund të jenë më fat të gjithë ata shoferë automjetesh që do ndalet për kontrolle nga policja e Kosovës, Linda Aliu. Edhe dënimet eventuale përballohen me lehtë kur një police si ajo u shqipton ngasësve te automjeteve.
Ajo llogaritet si policja më e bukur që ka Kosova.
Biondina sexy ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve që ditën kur ka veshë uniformen e policisë.
Më herët, ajo punonte si rrobaqepëse në ndërmarrjen “Fati”, por synimi i saj ishte diku tjetër.
Vajza nga Gadimja e Lipjanit. kishte para vetës një ëndërr që nuk lidhej fort me perin dhe gjilpërën. Linda, një vajzë mjaft tërheqëse pëlqente shumë profesionin e polices edhe pse imazhi i saj nuk ta jep këtë përshtypje.
E dhënë shumë pas modës dhe dëshirës për t’u dukur bukur,inkuadrimi i saj në polici, dukej se do ta kufizonte atë në jetën që bënte. Megjithatë ajo ka arritur ta ruaj po atë freski edhe në uniformën e policisë.
Madje fotografia e saj përdoret si imazh pozitiv edhe në faqen e Facebookut të Policisë së Kosovës.
Mirë me uniformën zyrtare por edhe më mirë në rroba civile duket vajza e re që po ndërton një karrierë prej policeje por nuk po lë anash as jetën private.
Ajo frekuenton ato sallone bukurie në të cilat janë klientë këngëtarët më të njohura të estradës. Me policen që ndiqet në Facebook nga më shumë se 6 mijë persona mburret edhe fshati i saj, Gadimja.“Më në fund një femër Police nga Gadimja.
U prezantoj pjesëtaren më të re të Policisë së Kosovës, bashkëvendësen tonë Linda Aliu. Suksese në punë Linda. Krenar me Policen nga Gadimja” shkruan në faqen e facebookut të fshatit Gadime.
Foto: Këta janë 4 kamikazët e Brukselit
Policia belge ka shpërndarë disa foto për të cilët thuhet se, janë personat që kanë shkaktuar atentatet vdekjeprurëse në Bruksel.
Aty duken 4 personat, 3 prej të cilëve kanë qenë në aeroportin e Brukselit dhe një tjetër në metro.
Foto: Artistët në mbarë botën solidarizohen me Brukselin
Sot, pasi 21 persona humbën jetën në sulmet e Brukselit, shumë artistë kanë shprehur solidaritetin e tyre me vizatime, me foto, që janë duke u shpërndarë gjërësisht e pa pushim në rrjetet sociale.
Vrau nipin e gruas së Dasho Alikos, ja emri i autorit
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje vrasjen dhe plagosjen e ndodhur në fshatin Shtëpëzë të Gjirokastrës. Burime policore thanë se është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Në lidhje me ngarjen e ndodhur në afërsi të fshatit Shtëpëz, Gjirokastër, ku ka mbetur i vrarë me arme zjarri Dorian Çelo Lluka, 29 vjeç, banues në Gjirokastër dhe është plagosur Birbil Çelo Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili është në gjendje të rëndë dhe është sjellë në Tiranë, rezulton paraprakisht se:
Në vendin e quajtur Kthesa e “Andon Poçit”, Gjirokastër, është gjetur i braktisur, automjeti tip “Benz”, me targa “AA 006 IY”. Ne vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe janë fiksuar njolla gjaku.
Dyshohet se autor i vrasjes dhe plagosjes është shtetasi Enerik Bexhet Lluka, 28 vjeç, ku po punohet për kapjen e tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë njoftimin, ku ka bërë sigurimin e banesës së autorit të dyshuar, me qëllim parandalimin e përshkallezimit të mëtejshëm të ngjarjes, si dhe ka bërë shoqërimin e disa personave për tu pyetur në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes”,- thuhet në një informacion paraprak të policisë.
ISIS publikon foton e fëmijës së vrarë në Bruksel: Godasim sërish
Terroristët e të ashtuquajturit Shteti Islamik ISIS, pasi kanë marrë zyrtarisht përsipër autorësinë për sulmet terroriste në Bruksel, kanë paralajmëruar për të tjera sulme.
Terroristët publikuan foton e një fëmije të vdekur nga ngjarjet e sotme në kryeqytetin belg. Së bashku me foton ISIS dërgon kërcënimin e radhës.
“Ky është një shpagim për ato që Europa ka bërë në Irak dhe Siri”,- thuhet në një mesazh në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e ISIS.
“Do të godasim sërish, përgatituni”,- thuhet në një tjetër mesazh të Shtetit Islamik.
Pas Brukselit, qindra portale europiane sulmohen nga Hackerat
Një gjë e tillë ndodhi edhe pas sulmeve të Parisit, ku një sërë faqesh online të vendeve të dnryshme në Europë, u sulmuan nga hackerat.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Corriere italian e cila shkruan se, faqja e saj (Corriere dellosport.it) ka qenë nën sulmin e hackerave dhe për këtë motiv navigimi nëpër faqet e tyre ka qenë mjaft i ulët.
Më poshtë, në këtë foto tregohet edhe trafiku i internetit…
Fotolajm: Refugjatët vetëdigjen në kampin e Idomenit
Dy refugjatë i kanë vënë flakën vetes, ndërkohë që protestonin për hapjen e kufirit, që i mban bllokuar në Greqi.
Pa shpresë, prej kohës në kushte të mjerueshme, dy burra tentojnë një akt estrem, në përpjekje për të realizuar ëndrrën e tyre për të kapërcyer telin me gjemba në kampin e Idomenit, në kufi mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Gjesti i tyre nuk ka përfunduar në tragjedi, falë ndërhyrjes së refugjatëve të tjerë.
De Biasi zbulon arsyet përse nuk e merr Alban Mehën në kombëtare
“Nëse nuk është, do të thotë se nuk mund të jetë”. Kështu e nis përgjigjen trajneri i kombëtares Xhani de Biasi, kur pyetet përse nuk e merr në skuadër mesfushorin Alban Meha, që duket se po zhvillon një sezon të mirë në Turqi.
“Meha, në kualifikueset për në ‘Euro 2016’ ka luajtur vetëm 13 minuta. Kjo mjafton për të treguar pse nuk është në listë”, - tha tekniku italian.
“A është Meha një dhuratë që po i bëhet Kosovës?”,- ishte pyetja e një gazetari që mori sipërgjigje: “Nuk më intereson çfarë thonë të tjerët”.
De Biasi gjithmonë i ka mëshuar idesë për të mos marrë shumë emra të rinj në grup nga ata vendosën kualifikimin.
Sipas De Biasit duhet që fillimisht të respektohen ata që e arritën këtë sukses dhe më pas grupi të plotësohet me elementë të tjerë. Përsa i përket listës përfundimtare që do të shkojë në Francë, trajneri tha se do të finalizohet në muajin maj.
“Zgjedhjet e mia janë në funksion të ekipit dhe jo simpative dhe antipative me lojtarë të caktuar”,- thotë italiani.
Në fund një pyetje për të ardhmen e tij pas “Euro 2016”. “Jam mësuar që njerëzit diskutojnë për këtë çështje. Unë jam i fokusuar vetëm te 11 qershori përballë Zvicrës. Për të tjerat merruni ju!”,- e mbyll ai.
Foto: Raffaella Fico në krah të pilotëve të Superbike në Imola
Shoëgirl Raffaella Fico, është zgjedhur të jetë në krah të pilotëve të Superbike në Imola në 29 prilli deri në 1 maj.
Foto: Armina Mevlani zbulon detaje nga “Milan Fashion”
Bukuroshja shqiptare Armina Mevlani sjell të tjera detaje të reja nga java e modës në Milano, ku ndodhet prej disa ditësh.
Këtë e njofton vetë ish-Miss Albania, e njohur si një ndër femrat shqiptare më me stil, nëpërmjet një postimi të fundit të saj në profilin personal në rrjetet sociale.
“Detaje të reja nga java modës! Foto të reja nga ‘Milan Fashion ëeek’ mund t’i gjeni në ëëë.therebel-heart.com”,- shkruan Armina përbri dy fotografive të reja të saj nga Milano./SYRI.net/
Krijesa misterioze e gjetur në laboratorin rus po çmend rrjetin
Policia ruse ka bërë një zbulim rrëqethës në një laborator të braktisur të patologjisë në Siberinë perëndimore. Hetimet kanë filluar, pasi që një student i mjekësisë gjeti një ndërtesë të braktisur, ku kishte shumë kavanoza me organe njerëzore, me eshtra dhe me kufoma të thara.
Dëshmitë flasin se kjo ndërtesë ishte funksionale deri në vitin 2012.
Georgy Grigorchuk, studenti, i cili bëri zbulimin drithërues, thotë se kishte dëgjuar për këtë vend nga kolegët e tij, studentë.
Ai thotë se, kishte shkuar në këtë vend nga kureshtja e tij, si student i mjekësisë.
Në këtë ndërtesë janë gjetur edhe shumë libra mjekësorë, të shpërndarë gjithandej nëpër dysheme. Kafkat dhe shishet e plastikës, me inde të ndryshme, kanë mbledhur shtresa të trasha të pluhurit.
Në sy bie sidomos një skelet, i cili mund të jetë skeleti i ndonjë fëmije me deformime, por sipas “miqve tanë, ithtarë të UFO-ve”, mund të jetë edhe skeleti i një alieni, varësisht si i merrni gjërat.
Nuk dihet pse u lanë kaq shumë ekzemplarë në këtë vend, pasi që instituti i patologjisë u zhvendos gjetiu.
Foto: Ja makinat luksoze të futbollistëve shqiptarë të Zvicrës
Sa herë që përfaqësuesja e Zvicrës grumbullohet, në fokus të mediave zvicerane, përveç tjerash janë edhe veturat luksoze të futbollistëve shqiptarë.
Kështu, gazeta zvicerane “blick.ch” edhe sot ka dalë për t’i pritur lojtarët e Zvicrës ndërsa ata janë fotografuar derisa kanë arritur me veturat e tyre.
Shumica e atyre që në fotografi kanë dalë me vetura luksoze janë futbollistët shqiptarë.
Ajo çfarë bie më së shumti në sytë edhe të gazetës, është “BMË X6” e Granit Xhakës, i cili në rrotat e veturës ka shënuar edhe “GX34” që janë inicialet e emrit të tij dhe numri që e mban në Gladbach.
Përveç Granitit, gjatë arritjes janë fotografuar edhe Valon Behrami me Ferrarin e tij, pastaj me xhipa të markave të ndryshme: Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemaili, Admir Mehmeti dhe Pajtim Kasami. Vetëm futbollisti më i ri shqiptar që i është bashkuar Zvicrës, Shani Tarashaj nuk është parë me veturë, përcjell “albinfo.ch”.
Përfaqësuesja zvicerane sot është bashkuar para ndeshjeve miqësore që do t`i zhvillojë kundër Irlandës (Të premten 20:45, Dublin) dhe të martën tjetër në Cyrih kundër Bosnjës.
Me ta nuk është trajneri Vladimir Petkoviç, i cili për shkak të një rasti vdekjeje ka udhëtuar për në Sarajevë. Po ashtu në mesin e lojtarëve nuk është as Gokhan Inler, i cili nuk është ftuar. Por në përfaqësuesen e Zvicrës për këto dy ndeshje janë ftuar dy lojtarë të rinj: Nico Elvedi (Gladbach) dhe shqiptari Shani Tarashaj (GC), shkruan “blick.ch”.
Video: Messi i thyen dorën një tifozeje
Në ndeshjen ndaj Villarrealit, ku Barcelona u ndal në një barazim (2-2) pas 12 fitoresh radhazi ka ndodhur edhe një incident. Nga një goditje e Lionel Messit është lënduar rëndë një tifoze pas portës.
Goditja e Messit me të majtën shkoi jashtë portës. Një vajzë tentoi ta ndalë me dorë, por më pas ka kuptuar se dora ishte thyer.
Ajo qëndroi pak minuta, por më vonë kuptoi se ishte e domosdoshme ndërhyrja e mjekëve, të cilët e transportojnë vajzën për në qendrën e ndihmës së shpejtë.
Fotolajm: Ja si e “kërcënoi” vëllai trim i Mehës, trajnerin De Biasi
Kanë qenë të shumta reagimet pas vendimit të trajnerit të kombëtares Xhani de Biasi, për të mos thirrur skuadër lojtarin mesfushor Alban Meha. I menjëhershëm ishte reagimi i familjes Meha, pas vendimit të trajnerit.
Vëllai i tij, Feriz Meha, por njëkohesisht dhe menaxheri i tij nëpërmjet një postimi në Facebook, nuk la pa komentuar zgjedhjet e trajnerit, duke thënë të tregojë arsyet e vërteta të mos prezencës së vëllait dhe jo ato që deklaroi.
Disa lojtarë të thirrur ai i konsideroi lojtarë “krishtlindjesh”, pasi kishin muaj pa prekur topin me këmbë. Sipas tij, De Biasi po gabon me mos grumbullimin e të vëllait Albanit.
Foto që bëri xhiron e botës: Kush është basketbollisti që u plagos sot?
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA)Mes personave të plagosur sot në aeroportin e Zavantem në Belgjikë, pas sulmeve terroriste, është edhe basketbollisti belg Sebastien Bellin, 37 vjeç, që aktualisht luan me skuadrën e Gent Haëks (që prej vitit 2013).
Fotoja e një të plagosuri shtrirë në hollin e aeroportit që ka bërë xhiron e botës pas sulmeve terroriste i përket pikërisht basketbollistit Bellin, i cili për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.
Lojtari është plagosur nga shpërthimi dhe më pas është transportuar në spital, ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Për fat edhe operacioni ka shkuar mirë edhe pse nuk dihet ende periudha se kur do të rikthehet të luajë.
Lajmin e ka konfirmuar në faqen zyrtare të “Tëitter” skuadra belge ku aktivizohet lojtari me origjinë braziliane por i natyralizuar belg, që po nisej me avion.
Nga 4 sulmet terroriste të kryera mëngjesin e sotëm në Bruksel, dy në aeroport dhe 2 në metro, kanë humbur jetën 30 vetë dhe janë mbi 300 të plagosur. Gjatë pasdites, ISIS ka marrë përsipër autorësinë e këtyre atentateve terroriste, që tronditën jo vetëm, Belgjikën por gjithë botën.
23/03/2016/...................................
Priten sulme të tjera, SHBA-të qytetarëve: Mos shkoni në Evropë!
“Mos shkoni në Europë!”. Mesazhi ka ardhur direkt nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe i është drejtuar të gjithë qytetarëve amerikanë, të cilët janë paralajmëruar për “rreziqet e mundshme lidhur me udhëtimet në Europë, pas sulmeve të ndryshme terroriste, përfshi atë të 22 marsit në Bruksel”.
“Grupet terroriste vijojnë të planifikojnë sulme së shpejti në të gjithë Evropën, duke vënë në shënjestër eventet sportive, parqet turistike, restorantet dhe mjetet e transportit”,- shkruhet në njoëfimin për alarmin që mbetet në fuqi deri më 20 qerhsor.
Departamenti i Shtetit, në njoftimin e tij, bën thirrje që “të bëhet kujdes me situatën në rrethinat pranë dhe të shmangen vendet me shumë njerëz, sidomos gjatë festimeve fetare, apo gjatë festivaleve të ëmdha dhe eventeve”.
“Po punojmë në kontakt të ngushtë me aleatët tanë – përfundon njoftimi – për të ndarë informacione me partnerët tanë evropianë që do të kontribuojnë për të identifikuar dhe për të parandaluar kërcënimet”.
Lu: Po japim miliona USD për drejtësinë, FBI do testojë hetuesit shqiptarë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka deklaruar se SHBA po shpenzon miliona Dollarë për realizimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Lu u shpreh gjithashtu se hetuesit shqiptarë do të trajnohen nga agjentët amerikanë të FBI dhe modeli i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të jetë e ngjashme si FBI.
Foto: Vëllai i terroristit të tretë në Bruksel, kampion Belgjike në Taekëondo
Vëllai i terroristit më të kërkuar për momentin në Europë Najim Laachraoui, është përfaqësuesi i Belgjikës në sportin Taekëondo. Ai madje ka fituar edhe një medalje në këtë sport të arteve marciale.
Mourad Laachraoui, është vëllai i vogël i terroristit që tronditi dje aeroportin e Brukselit. Mourad fitoi një medalje argjendi në kategorinë 54 kg në kampionatin botëror të zhvilluar në Korenë e Jugut, vitin e kaluar.
Familja me origjinë marokene dhe djali i tyre Mourad, janë distancuar nga vëllai më i ri Najim. Ata janë thellësisht të turpëruar nga opinionet e tij dhe aktiviteteve vrasëse.
Konkurrenca e pandershme, gjykata rrëzon gjobat e vendosura nga Autoriteti
Efektiviteti i gjobave të vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës zbehet nga proceset gjyqësore. Në mjaft raste gjoba rrëzohet dhe në raste të tjera krijohen zvarritje proceduriale.
Në raportim vjetor përpara komisionit të Ekonomisë kryetarja e Autoritetit, Lindita Lati kërkoi që gjyqtarët të trajnohen mbi ligjet e konkurrencës.
“Problem mbetet vonesa e madhe e shqyrtimit të çështjes e cila zbeh ndjeshëm ndërhyrjemn e Autritetit për rivendosjen e konkurrencës së lidhjeve efektive në treg.
Sipas raport progresit të BE nënvizohen vonesa në procese gjyqësore që janë të gjata dhe duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të rritur disponueshmërinë dhe cilësinë e trajnimit për gjyqtarët mbi politikën e konkurrencës”,- tha Lindita Lati, kreu i Autoritetit të Konkurrencës.
Për 2015 Autoriteti ka hetuar disa tregje dhe janë dhënë gjithsej 51 vendime. Njëkohësisht është përsëritur kërkesa që për dhënien e koncesioneve të zbatohet detyrimi për dhënien e mendimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës./TCh/
Hektor Çiftja: Blushi tallet me mbiemrin tim. E kam me Ç, jo me Q
Hektor Çiftja sapo është zgjedhur anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste. Ai u bë i njohur pas incidentit në Elbasan, kur Ben Blushi ia përmendi emrin duke krahasuar njerëzit që kishte përballë.
Në një intervistë për gazetën “Shqip”, Hektor Çiftja thotë se, nuk ka asnjë konflikt personal me Blushin, i cili po tallet publikisht me të.
“Nuk është aspak e vërtetë që unë të kem armiqësi personale me deputetin Ben Blushi. Incidenti i Elbasanit ishte thjesht një keqkuptim. Në atje mbledhje mesa pashë ai nuk kishte dicka me cfarë të merrej dhe duke më njohur si njeri i paqtë, u mor me emrin tim.
Më ka bërë viktimë të paarsyeshme, unë nuk e meritoj të jem viktimë. Kur ndodhesh aksidentalisht në një sherr, kjo është e padrejtë që mbi ty të bien sulme të kota. Ne në Elbasan themi “na ke hyrë në hak”,- thotë ai.
Më tej ai shton se nuk kupton pse Blushi i përmend emrin, madje në mënyrë ofenduese.
“Vazhdon luan me emrin tim në mënyrë qesharake dhe vulgare. Kapet me mbiemrin në mënyrë qesharake, unë e kam ‘Çiftja’ ai ma bën me Q, që mendoj se është diçka vulgare nga ana e tij”,- thotë Hektor Çiftja.
Akuzave të Blushit se ka kaluar nga Partia Republikane tek Partia Socialiste, ai i quant ë pavërteta:
“Unë kam vite në PS. Kam të paktën 15 vite që kontribuoj për këtë parti dhe kam punuar edhe në fushatën e 2013-s, ku deputet në listën për deputet në qarkun e Elbasanit ka qenë edhe Ben Blushi. Në këtë drejtim, ai është duke shpifur dhe duke sharë pa të drejtë”,- thotë anëtari i Asamblesë së PS.
Video: Magjistari zhvesh vajzën në publik përmes trikut
Ky është momenti kur një pjesëtar i audiencës zhvishet lakuriq në skenë para qindra njerëzve, si pjesë e një marifeti të magjistarit.
Vajza e quajtur Kelsey, ishte në rreshtin e parë në shoën e magjistarit Ëes Barker, kur u zgjodh nga ai për të marrë pjesë në marifet, transmeton “Arbresh.info”.
E veshur me taka dhe një fustan të gjelbër, “viktima” e magjistarit ishte e lumtur duke u ngjitur ne kutinë e vendosur në skenë.
Ëes me shaka thotë: “Unë e di që kjo duket si bagazhi i një makine, por mos kini frikë”.
Duke demonstruar trikun klasik të magjisë, ai mbulon kutinë me një çarçaf të bardhë, dhe kur e heq zonjusha shihet vetëm me mbathje, e cila mbron modestinë e saj me duar.
I shokuar magjistari u thotë mysafirëve: “Kjo nuk duhej të ndodhte, apo duhej...?”. Shumë nga të pranishmit brohorasin dhe kërkojnë që triku të përsëritet sërish.
Foto: Pranvera sjell stilin e fundeve poshtë gjurit
Është një stil i rehatshëm, praktik, i cili po rikthehet edhe këtë vit po me të njëjtën “bujë”. Jemi mësuar me fundet deri te gjuri, por moda e pranverës do të jetë pak ndryshe.
Këto krijojnë një pamje elegante, pa u dukur shumë konservative.
Frymëzimi më i mirë për përzgjedhjen e tyre janë rrugët e Neë York, Milano dhe Paris, ku ata ndeshen pothuajse çdo hap.
Këto funde janë të përshtatshme për nga gjatësia për çdo rast, qoftë për punë, takim, festë...
Ato përshtaten për çfarë do lloj forme trupore, me taka apo balerina. Si stilim më së shumti preferohet me këpucët klasike.
Videolajm: Aktori Gent Bejko ka një mesazh për Edi Ramën...
Aktori dhe rregjizori Gent Bejko, nëpërmjet një videomesazhi drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ka bërë ironi me shprehjen e tij se “shoqëria civile ka vdekur”, duke kundërshtuar në këtë mënyrë betonizimin e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.
Me anë të këtij videomesazhi, aktori Bejko, i është bashkuar si shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile, nismës “Mbill Pemen Tende”.
“Gent Bejko, per Parkun e Liqenit dhe Shoqerine Civile grin ikonë emocionale. Be nje video, dhe solidarizohu kunder betonizimit ne Park #perparkun, #perpubliken, #pershoqerine”,- është komenti në Facebook për këtë video.
Konsensus edhe për Këshillin e Emërimeve, Halimi: Diskutimet racionale
Pas dakortësisë së arritur midis maxhorancës dhe opozitës për Byronë Kombëtare të Hetimit, një tjetër dakortësim mes palëve duket se është afër, në lidhje me Këshillin e Emërimeve.
Në dalje të mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti demokrat Eduard Halimi, tha se, diskutimet mes palëve për të paktën 10 çështje të ngritura nga opozita kanë qenë të mira dhe racionale.
“Pati një diskutim racional mes anëtarëve të komisionit, por mbledhja u ndërpre për një pushim dy-tre orë dhe do të vazhdojë në ora 18:00 me diskutimin e çështjeve politike, mes të cilave ka dhe çështje teknike që varen nga zgjidhja politike e tyre.
Për këtë, ekspertët e misioneve EURALIUS dhe OPDAT, që ishin të pranishëm gjatë gjithë kohës në mbledhje, për të mbajtur shënime, në ditët në vijim do t’i japin zgjidhje çështjeve që ngrihen nga zgjidhjet politike”,- tha Halimi.
Komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi nisi paraditen e sotme dialogun politik për çështjet e mbetura pezull pas miratimit të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias për paketën e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese.
Tap, në 5 vite do të bëjë 5.6 miliardë euro investime
Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) nuk do të kontribuojë vetëm në rritjen e sigurisë së energjisë, por do të rrisë konkurrencën, krijimin e vendeve ë reja të punës dhe do të mbështesë ekonominë. Kështu deklaroi gjatë një interviste për portalin grek Capital.gr Maros Sefcovic zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Energjinë.
Ai e vlerësoi si tepër të rëndësishme miratimin që i dha Komisioni Europian ndërtimit të gazsjellësit, si pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor të gazit.
Sot, ky projekt është ndër prioritetet e e Komisionit Europian në lidhje me energjinë, i cili synon që të diversifikojë burimet dhe rrugët e furnizimit.
TAP do të bëjë të mundur transportimin e 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani për t’u shpërndarë më pas në Europë e më tej në Gjeorgji dhe Turqi.
Sipas Sefcovic ndërtimi i TAP do të nisë në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa sasia e parë e gazit nga kaspiku për në BE do të mund të mbërrijë në 2020-ën. TAP do të investojë 5.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të cilat rreth 2.3 miliardë euro do t’i shkojnë direkt Greqisë.
TAP do të transportojë gazin natyror nga fushat e Shah Deniz 2 në Azerbajxhan direkt për në Europë.
Ai do të ketë një gjatësi prej rreth 870 km dhe do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin turko – grek në Kipoi, përgjatë Greqisë dhe Shqipërisë, në detine Adriatik dhe më pas në jug të Italisë.
Sefcovic tha se Komisioni për Energjinë do të mbështesë përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërlidhjet mes shteteve anëtare për të siguruar që të gjitha të kenë akses ndaj kapiciteteve transportuese të gazit të lëngshëm.
“Ky është saktësisht objektivi i grupit të nivelit të lartë në CESEC (në grupin e Europës Juglindore për ndërlidhjen me gaz), i cili është krijuar një vit më parë për të adresuar më mirë prioritetet infrastrukturore dhe për të këshilluar zbatuesit e tij në mënyrë që të garantohet furnizimi me gaz. Objektivi ynë është që çdo shtet anëtar, në rajon të jetë akses në furnizimin me gaz”,- thotë ai.
Ndërsa interkonjeksioni i gazit mes Greqisë dhe Bullgarisë (IGB), sipas Sefcovic, është një nga shtatë projektet prioritare që janë identifikuar nga Grupi i Nivelit të Lartë i CESEC-së.
“Ky projekt duhet ndjekur me shpejtësi në mënyrë që të përfitohet nga gazi që do të transportohet nga Azerbajxhani dhe që do të krijojë mundësi për ndërlidhjen me TAP në Greqi”,- tha Sefcovic./Monitor/
Berisha: Rama vizitë sekrete në Rumani, takoi mikun që po i hetohet
Pak kohë më parë, Kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë të fshehtë në Rumani së bashku me deputetin Taulant Balla, ku janë takuar me ish-Kryeministrin Viktor Ponta, i cili është në ndjekje penale nga Buroja e Hetimit.
Kështu shkuan ish-Kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook, i cili thotë se Rama do të ketë të njëjtin fat si miku i tij Viktor Ponta kur të krijohet Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë një strukturë e pavarur.
Berisha thotë se vizita e fshehtë e Ramës në Rumani është një informacion i sigurt dhe ka pasqyruar ato çfarë Kryeministri shqiptar ka biseduar me ish-Kryeministrin e Rumanisë.
Do'stlaringiz bilan baham: |