Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Por, kush është zonja e parë e Kosovës?



Download 6,39 Mb.
bet134/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   130   131   132   133   134   135   136   137   ...   352

Por, kush është zonja e parë e Kosovës?

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ka lindur në Vushtrri më 12 dhjetor 1971. Ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash është kandidate për PhD në Ekonomi.

Ajo është ligjëruese e lëndëve ekonomike në kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Zonja e parë e Kosovës, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi dhe zonja e parë kanë edhe një djalë, Endritin, i cili ka lindur më 13 prill 1999 dhe tash i mbush 17 vjet./KosovaPress/


Video/ Shpërthen Kastro Ziso: Mallkuar qofshin mjekët shqiptarë..!
10/04/2016/....................................

Kutia e zezë, fjalët e fundit të pilotëve, helikopteri ka defekt në bisht

Dje u nxorr nga thellësia e liqenit të Shkodrës kutia e zezë e helikopterit “EC-145”, i cili u rrëzua disa ditë më parë, duke lënë të vdekur dy pilotët dhe plagosur një ushtar që ndodhej në bord.

Grupi hetimor, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë të firmës “Eurocopter” dhe amerikanë, do të bëjnë të mundur analizimin e kutisë së zezë, për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ajror.

Kutia e zezë u nxorr dje në gjendje të dëmtuar për shkak të përplasjes së helikopterit me sipërfaqen e ujit. Megjithatë, deri tani mësohet se helikopteri i Forcave të Armatosura kishte problem në pjesën e bishtit.

Nisur nga kjo gjë, dy pilotët u munduan ta ulnin helikopterin mbi liqen, duke menduar se do të hapeshin jastëkët që do ta mbanin mjetin fluturues mbi sipërfaqen e ujit.

Por, jastëkët nuk u hapën dhe regjistrimet e kutisë së zezë do të zbulojnë shkaqet se çfarë ndodhi në të vërtetë, si dhe bisedat e pilotëve. I gjithë helikopteri nuk është nxjerrë ende nga thellësia e liqenit, por vetëm disa pjesë të bishtit dhe motorit.



Barcelona arrin marrëveshje me një super mbrojtës
Marquinhos ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por kampioni evropian mbetet në bisedime me Paris Saint-Germainin lidhur me transferimin e mbrojtësit brazilian.

Goal.com raporton se mbrojtësi është pajtuar me pagën vjetore 4.5 milionë eurove, pas bisedimeve që janë zhvilluar mes tij dhe klubit spanjoll.

Barcelona ka ofruar 45 milionë euro për Marquinhos dhe do ta rrisë ofertën deri në 50 milionë për transferimin e tij, por PSG vazhdon ta shmang interesimin e spanjollëve.

PSG-ja ka shprehur dëshirën për ta mbajtur ish-mbrojtësin e Romës, i cili ka kontratë deri në vitin 2019.



Foto/ Aktorja e re shqiptare e talentuar. Po cila është?

Aktorja shqiptare Niada Saliasi ka vendosur që të sfidojë me bukurinë dhe pasionin e saj për skenën, shiun dhe Teatrin Kombëtar të rrënuar.

Edhe në ditë me shi, aktorja bukuroshe duket se nuk i ndahet profesionit. Ajo ka postuar një foto pranë teatrit kombëtar megjithëse në ato ambiente vështirë të punohet.

Por pasioni për artin dhe bindja për talentin që posedon nuk e ka ndaluar as sot aktoren ti përkushtohet punës.




Vatikan, Papa Françesko i jep një përqafim prostitutës shqiptare

Gjatë ditës së sotme në sheshin “San Pietro”, Papa Françesko, me rastin e dëgjesës jubilare, ka patur një përqafim domethënës me një grup prej 50 grash ish-prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme dhe që kanë qenë viktima të trafikimit.

“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë – shpjegon e përditshmja e Selisë së Shenjtë- kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”.

Dhe në fakt, këtë mëngjes në grupin e tyre nuk mungonin as fëmijët.

“Gjatë këtyre viteve – tregon don Daniele për ‘Osservatore Romano’ – kemi takuar shumë vajza: një pjesë e tyre po vazhdon rrugëtimin me ne, ndërsa të tjera kanë fituar autonomi, madje duke u kthyer edhe në vendet nga vinin tek familjet e tyre.

Kemi takuar edhe familjet e tyre, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe më shpesh ato rumune”./ANSA/



Çfarë duan meshkujt gjatë seksit oral...?

Meshkujt dëshirojnë që të dashurat e tyre t’i bëjnë disa gjëra gjatë seksit oral, por që nuk ua tregojnë kurrë.

Gojorja e padukshme”

Provoni t’i ndalni dritat gjatë kohës kur i kryeni partnerit seks oral dhe do të vëreni se ai do të kënaqet më shumë, ndërsa ju do të keni më të lehtë të fokusoheni, transmeton “Telegrafi”.

Befasia”

Një anketim ka zbuluar se 34% e djemve dëshirojnë që të dashurat e tyre t’i befasojnë me seks oral, porsa ata hyjnë brenda në shtëpi.



Duar e gojë njëkohësisht

Meshkujt thonë se gjëja e tyre e preferuar është kur e dashura e përdor edhe gojën por edhe duart njëkohësisht. Prandaj, herën tjetër mos harroni t’i përdorni të dyja.



Shikojeni në sy

Ky është një fakt i dëshmuar edhe shkencërisht, që tregon se meshkujt eksitohen jashtëzakonisht shumë nëse i shikoni në sy gjatë kohës kur i kryeni seks oral.

Në një “thes”, Ahmetaj: Lokalet në ish-Bllok, biznes i madh

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka bërë të ditur se të gjitha lokalet e subjektet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë janë biznes i madh dhe për këtë ka kërkuar nga Tatimorët që të zhvillojnë aksione.

Këtë deklaratë, Ahmetaj e bëri dje gjatë takimit me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve dhe Doganave për fazën e dytë të aksionit kundër informalitetit.

Ministri i Financave kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve që të zhvillojë vizita fiskale në bizneset tek ish-Blloku.

“Nesër(sot) Blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë biznes i madh, sepse e vërteta është kjo dhe unë në fund të javës dua t’i tregoj publikut shqiptar që e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”,- tha ministri Ahmetaj.

Pra, gjatë këtyre ditëve, në lokalet dhe bizneset e tjera në ish-Bllok priten aksioneve të tatimorëve për kasat fiskale dhe kuponat tatimorë.


Komplekset fetare të kryeministrit dhe flirtimet zgjedhore
Nga Kristi Pinderi

Kryeministri Edi Rama mendon se që të luftohet ekstremizmi fetar mes të rinjve në Shqipëri, duhet që shkollat publike të ofrojnë orë të veçanta për njohuritë fetare.

“Unë besoj fort se ka ardhur momenti që me kurajo, shteti shqiptar t’i çelë dyert e shkollave për njohjen e besimeve fetare, t’i çelë dyert e shkollave për t’i dhënë çdo fëmije, mundësinë që të armatoset me instrumentet e dijes dhe që të mos jetë nesër, viktimë e propagandës tunduese të atyre që nuk kanë asnjë lidhje me profetin Muhamed”, tha kryeministri në një aktivitet të organizuar nga komuniteti musliman.

Ka një përpjekje të padokumentuar siç duhet dhe thuajse të heshtur të politikanëve shqiptarë për të flirtuar me komunitetet fetare.


Mirëpo, specifikisht Edi Rama dhe më herët ministri i tij i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj kanë qenë politikanët kryesorë që kanë tentuar të fuqizojnë e legjitimojnë me një seriozitet e planifikim të frikshëm përllogaritjet dhe mbështetjet zgjedhore përmes flirtimit me fetë.

Veliaj propozoi që në vitin e parë në kabinetin qeveritar rritjen e fondeve publike për fetë me argumentin se më mirë tu japim neve (qeveria) donacione feve se kështu i kontrollojmë edhe më mirë se t’i lemë të mbahen nga donacione të huaja; e Rama s’ka pushuar nga dita e parë që ka ardhur në pushtet së bëri akrobacira fetare, herë duke detyruar Papën të bekojë djalin e tij, herë duke thënë “Jam katolik” (si për të ekuilibruar pritshmëritë e shumicës së fondamentalistëve ortodoksë, që ndoshta ndiheshin të çliruar për një tjetër kryeministër sipas tyre ortodoks pas Fatos Nanos, e pas muslimanit Berisha), herë duke hapur kryeministrinë për evente fetare si për ti bërë karshillik laicitet, e herë, si këtë herë, duke propozuar diçka që vende historikisht fetare, si Irlanda, për shembull, apo Franca, s’po dinë si ta heqin qafe!

Ka një kompleks të fshehur tek të dy këta pushtetarë: Veliaj, nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen e tij me kishën protestante përmes donacioneve të së cilës ka mundur të shkollohet. Flasim për një kishë protestante që duhet thënë se nuk ka një histori të mirëfilltë në Shqipëri, po të heqim raste sporadike si ajo e Motrave Qiriazi, të cilat mbahen mend për kontributin e tyre ne arsimin kombëtar më shumë se për ungjillimimin e tyre. Mirëpo e ka ndjerë aq shpesh si një lidhje që ndoshta mund ta dëmtonte sa s’ka lënë asnjëherë rast pa treguar mbështetje ndaj komuniteteve të tjera fetare, edhe atëherë kur askush nuk e ka pritur apo ia ka kërkuar.

Ndërsa Rama, sipas mendimit tim, e ka aq të theksuar kompleksin krahinor e fetar sa nuk le rast për të humbur pa u treguar njëherë si katolik, njëherë si ortodoks e njeherë si musliman i devotshëm. Nuk është në fakt, as i devotshëm e as ndonjë fetar i përkushtuar ndaj asnjë feje. Jo të paktë janë ata që madje besojnë se Zot ka betonin, jo atë zotin lart në qiell…

Liria e besimeve fetare është një e drejtë themelore e sanksionuar nga Kushtetuta e këtij vendi, e kaq mjafton!

Nuk ka në realitetin shqiptar asnjë përpjekje qoftë të shtetit qoftë të shoqërisë për të kufizuar zbatimin e kësaj të drejte. Ashtu siç, në fakt e dinë të gjithë, nuk ka esktremizëm fetar në Shqipëri. Mirëpo sa më shumë të kthehet feja në qëndër të ligjërimit publik, ndoshta aq më shumë do të polarizohet kjo shoqëri thelbësisht ateiste.

Shqiptarët e rinj që përfundojnë viktima të ekstremizmit fetar janë të tillë jo pse nëpër shkolla u ka munguar informacioni për fetë, por sepse vetë aksesin nëpër shkolla e kanë patur të kufizuar.

Nëse do të arsimosh një brez të ri e ta pajisësh atë me armë për të kundërshtuar ekstremizmin, forma më e mirë është ta arsimosh atë brez, të shpenzosh më shumë nga buxheti i shtetit që asnje fëmijë apo i ri të ndihet i përjashtuar nga sistemi arsimor, pavarësisht aftësive, talenteve, prejardhjes familjare, gjinisë, racës, mundësive ekonomike të familjes, etj. Pra të ndërtosh një infrastrukturë që i mundëson kujtdo akses në edukim, e ta pajisësh me aftësi për të punuar, e për t’u integruar.

Një grup të rinjsh që bëhen viktima të ekstremizmit, nuk bëhen se u mungon informacioni fetar nëpër shkolla, por sepse u mungojnë shkollat! Se u mungon perspektiva për të punuar e për të ndërtuar me dinjitet një jetë në vendin ku kanë lindur.

Tha Rama sot: “Globalizmi dhe relativizmi, që vjen nga një mirëqenie më shumë e trashëguar nga të tjerët sesa e fituar me mund, i kërcënon pareshtur nocionet themeltare të vlerave, që shpesh na duken si kuti boshe zbukurimi në shoqëritë tona, në të cilat nevojtari në rrugëtim nuk gjen me çfarë ta mbajë gjallë jo barkun, por shpirtin, jo gojën, por arsyen, jo interesin, por inteligjencën”

Eshtë i vetmi lider në Europë që mendon se shpirti mbushet ose nga parime ekstreme të konsumit globalist, ku domosdo dikush që nuk ka hapësirë për të zgjedhur se nuk ka kushte do ndihet i paplotë, ose nga ideologjia fetare.

E nuk e kupton dot Rama se shpirti mbushet shumë më mirë e shumë më shëndetshëm me dije e kulturë, që ta jep aksesi në edukim, jo aksesi në informacionin doktrinor. E një sistem edukimi të mirë, nuk e bën ekzistenca e orëve mbi fenë. Për të mos thënë që në shkollat shqiptare ka hapësirë të bollshme që të rinjtë të pajisen me informacionin mbi fetë, përmes lëndëve si historia, edukata qytetare apo historia e artit.

Kryeministri Edi Rama, këto gjëra i di shumë mirë, por ai vuan nga kompleksi për të hyrë në histori, ose më saktë: për të mbetur në histori! E ka thënë vetë këtë apo jo?

Viktimat e ekstremizmit fetar në Shqipëri janë të rinjtë që nuk kanë asnjë shpresë edukimi, punësimi dhe integrimi në shoqëri. Ilaçi i vetëm për këtë plagë është edukimi i tyre, krijimi i një sistemi ku kushdo mund të hyjë e të dalë nga shkolla i pajisur me logjikë, me informacion dhe i aftë të jetë kritik. Indoktrinimi fetar nuk mund të jetë as zgjidhje, as alternativë.

Ilaçi më i mirë në një botë globale dhe relative, siç e pranon Rama, është që të rinjtë të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtat e tyre, e të jetojnë në një ambient që pranon diversitetin e tyre, që e shikon atë diversitet si një pasuri që mund të na bashkojë e të na bëjë më të aftë për të jetuar këtu, ashtu siç jemi. Kjo, kërkon jo lendë apo orë të veçanta për fetë, por kërkon një vend që e konsideron rininë si pasuri, edukimin si të drejtë e jo privilegj, pjesëmarrjen e tyre në vendimarrje si qëllim kombëtar.

Pastaj, secili të ketë mundësi të informohet mbi fenë e vet, apo fenë e të tjerëve, apo mbi ideologjinë fetare që më së shumti plotëson qënien e vet.

Por kjo, nuk mund të jetë qëllim apo verdikt i kryeministrit! Vendet ky kryeministri vendos se cfarë fëmijët duhet të mësojnë, janë vende diktatoriale, jo vende demokratike.

Feja dhe besimi është thelbësisht personal dhe ashtu duhet të mbetet. Feja dhe besimi nuk mund të jetëplatformë edukimi.

Ndaj shkolla është thelbësisht laike dhe pasuri e përbashkët, për të cilën nuk vendos dot një kryeministër i kompleksuar që nuk e di as vetë se çfarë feje i përket./historia-ime.com/
Europol Roma: Taulant Alibeaj i arrestuar në Gjermani
Taulant Alibeaj: S"jam arrestuar, sulm politik. Gënjeshtër, sajesë ordinere e Tahirit.
Pavarësisht nga përgënjështrimet e Partisë Demokratike nga Tirana, Interpoli italian konfirmon se Taulant Alibeaj, vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së PD-së, është arrestuar nga policia gjermane pasditen e 5 prillit në lagjen numër nr.59065 në qytetin e Hamm.

“Shqiptarja.com” verifikoi përmes burimeve italiane të Europolit dokumentin me të cilin policia kriminale Gjermane kërkon të verifikojë me kolegët italianë autenticitetin e një dokumenti fiskal të gjetur në pronësi të Taulant Alibeajt në momentin e arrestimit.

Alibeaj, që rezulton nga dokumentat që ka lindur në Seman të Fierit më 2 gusht 1977, akuzohet nga policia gjermane për “grabitje me armë”.

Pikërisht në këtë dokument policia gjermane zbulon që në momentin e arrestimit vëllai i politikanit shqiptar të PD-së, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta.

Lajmi i arrestimit të Taulant Alibeaj, ish-funksionarit të Policisë së Shtetit pranë repartit RESI, ku ka mbajtur detyrën e inspektorit, është konfirmuar për “Shqiptarja.com” fillimisht nga burime pranë Policisë së Shtetit shqiptare.

Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verifikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002./shqiptarja.com/



Itali, pranga “skifterit” shqiptar, i kapen 13 ora “Rolex”

Në një operacion policor në Siena dhe Firence, karabinierët kanë zbuluar disa ora luksoze të vjedhura.

Në pranga kanë përfunduar dy persona, një shqiptar 42 vjeç dhe një italian 31 vjeç.

Shtëpia në Siena ishte e braktisur, ndërsa gjatë kontrollit në banesën në Firence, ku u kapën dy të arrestuarit u zbuluan dhe 13 ora “Rolex”.

Policia thotë se, vlera e tyre arrin në 30 mijë euro. Ndërkohë dy të prangousuve iu gjet dhe 20 gramë marijuanë dhe material për paketimin e saj.

I gjithë ky operacion nisi pas grabitjes së banesës së një biznesmeni në Siena.

Hetuesit zbuluan se në shtëpi kishin hyrë “vizitore” dhe se, kishin marrë vetëm një orë “Rolex”.

Të arrestuarit janë shqiptari R.N., i datëlindjes 1974 dhe italiani C.G., i datëlindjes 1985.



Paralajmërimi i SHBA-ve: Mos shkoni për pushime në Turqi!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetatrët e tyre për kërcënime të mundshme në zonat turistike në Turqi, veçanërisht në Stamboll dhe Antalya.

Muajt e fundit Shteti Islamik dhe militantët kurdë kanë kryer një seri sulmesh në Turqi.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në luftën kundër ISIS-it, ndërsa aeroplanët e koalicionit ajror janë të vendosur në Irak dhe Siri.

Turqia po kryen një fushatë kundër militantëve kurdë, ndërsa armëpushimi mes qeverisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit u ndërprenë vitin e kaluar.



Të zhgënjyerit nga turizmi shqiptar, e përhapin shpejt mesazhin
Cassens: Turistët e zhgënjyer e përhapin mesazhin shumë shpejt...

Potenciale të mrekullueshme, kërcënime serioze, projekte shpresëdhënëse: Mbi shanset e sfidat e turizmit shqiptar për Deutsche Welle, drejtori i GIZ, Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Hans-Juergen Cassens.

DW: Z. Cassens, që prej një viti GIZ* është duke zbatuar një projekt që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë rurale në Rajonin Bregdetar Jugor të Shqipërisë, që kjo popullsi të përfitojë nga zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në këtë rajon. Cilat janë ndërhyrjet që ky projekt po bën për të arritur qëllimin?

Hans-Juergen Cassens: GIZ realizon mbështetjen gjermane në emër të Qeverisë Gjermane. Gjermania është e angazhuar në projekte si ky, pasi perspektiva e mjaftueshme ekonomike për njerëzit është një interes përtej kufinjve kombëtarë. Prandaj ne fokusohemi veçanërisht në ato segmente të popullsisë që kanë më shumë vështirësi për të marrë pjesën e tyre nga zhvillimi ekonomik i vendit. Së pari kemi dhënë kontribut në planet territoriale në nivel kombëtar, veçanërisht në planin për zhvillimin e rajonit bregdetar jugor, edhe pse duhet të them se procesi është i drejtuar në mënyrë të shkëlqyer nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit, kështu që pjesa e kontributit tonë ishte e vogël. Së dyti ne analizojmë bazën institucionale që kërkohet për të promovuar turizmin dhe siguruar shërbime të mira. Për këtë po punojmë me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Qarkun e Vlorës dhe Bashkitë, ku bashkia e Himarës është tani partneri qëndror në nivel lokal.

Së treti ne zhvillojmë aktivitete turistike dhe ndihmojmë për të përmirësuar shërbimet në zonat rurale, që turistët të mund të gjejne një shumëllojshmëri me të mirë ofertash. Së katërti ne mbështesim markën dhe promovimin e turizmit në Shqipëri sidomos në tregun ndërkombëtar. Që në fillim kemi organizuar forume lokale me pjesëmarrjen e shumë fshatrave, që janë larg nga bregu i detit, që banorët rezidentë të këtyre fshatrave të informohen për qëllimet e nxitjes së turizmit në zonën e tyre që të kenë mundësi të japin idetë e tyre për veprimet që duhen ndërmarrë dhe të kenë besim për të nisin inisiativat e veta në sektorin e turizmit.



DW: Z. Cassens, sipas informacionit në web site të GIZ, ky është një projekt dy vjeçar që mbaron në Mars 2017. Me çfarë buxheti do të arrihen objektivat e këtij projekti? Çfarë është arritur deri tani, në gjysmën e kohëzgjatjes së tij?

Hans- Juergen Cassens: Angazhimi i përgjithshëm i Qeverisë Gjermane për këtë projekt është 1 milion Euro për punën tonë në dy vjet, pra është relativisht një program i vogël. Gjatë vitit të parë kemi mbështetur zhvillimin e planit rajonal për rajonet bregdetare, plan që tani është në fazën përfundimtare të miratimit. Ne kemi ndërtuar gjithashtu lidhje të forta me të gjitha nivelet e qeverisë dhe me komunitetet lokale. Kemi qënë të aftë të forcojmë perceptimin e një turizmi të qëndrueshëm, sidomos në Himarë. Kemi identifikuar dhe përgatitur hartat për 10 shtigjet më tërheqëse të ecjes me këmbë në këtë rajon dhe kemi përshkruar secilin prej tyre në një broshurë të vogël, ku kemi shënuar gjatësinë e shtigjeve, kohën që merr secili shteg për ta përshkuar më këmbë, nivelin e vështirësisë dhe shenjat dalluese përgjatë shtigjeve. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shtigjet malore – jashtë rrugës automobilistike- ku mund të ecet me biçikletë; janë identifikuar 10 shtigje të tilla, dhe janë përshkruar në të njëjtën mënyrë. Çdo shteg ka një temë drejtuese si psh ”Nën hijen e Malit të Çikës” apo “Larg nga ngutja, kthim pas në kohë”.

E gjitha kjo jep mundësi udhetimesh të lehta gjysëm –ditore, psh për ata që duan të rrinë në plazh por edhe për ata që duan të shetisin me biçikleta, që u pëlqejnë sfidat dhe qëndrimi një natë në fshatrat larg bregut të detit, për të gjithë ata që duan të ndjekin shtigje të pashtruara në mjedise natyrore shumë të bukura. Broshurat për shtigjet e ecjes me më këmbë dhe të shetitjes me biçikletë janë ne dispozicion on-line. Ka progres lidhur me standartet e tabelave për të dyja llojet e shtigjeve si edhe të shenjave dalluese përgjatë shtigjeve . Ato do të vendosen së shpejti që turistët ta gjejnë lehtë rrugën. Janë përgatirtr disa shoqërues turistësh për ecje në shtigjet e maleve, që ne e kemi kryer bashkë me aktivitete të tjera të mbështetura nga GIZ në very- lindje të Shqipërisë. Bukuria e 14 fshatrave të Himarës është fotografuar dhe publikuar në broshura. Çdo fshat ka tani broshurën e vet. Është menduar që ato të jenë si aperitiv për turistet, për të ngacmuar kuriozitetin e tyre. Projekti ka mbështetur kryerjen e një inventari të detajuar të pikave turistike dhe shtëpive pritëse – guest house- ne rrethinat rurale. Pronarët e guest house janë treinuar në shtëpitë e tyre pritëse për standartet e shërbimit dhe plotësimin e pritshmërive të turistëve. Kemi mbështetur edhe hapat e para në markën e turizmit në këtë rajon. E kemi quajtur “Jugu Misterioz” dhe “Rajoni Bregdetar Jugor ju frymëzon”. Kemi përgatitur një logo që tani sa shkon e po përdoret më shumë si një identitet i përbashkët në promovimin e rajonit. Në këtë kontekst është krijuar një faqe interneti për të siguruar një informacion më të larmishëm.Trajnimet për bashkitë do të kombinohen me mbështetje për bashkinë e Himarës për të ngritur dhe drejtuar një zyrë informacioni para se të fillojë sezoni turistik.



DW: Cila është sfida më e madhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë rurale, pra për përfitimin nga burimet dhe bukuritë natyrore, me të cilat ky rajon është bekuar?

Hans- Juergen Cassens: Padyshim, rajoni bregdetar jugor ka një potencial të jashtëzakonshëm që është për t'u vlerësuar dhe përzgjedhur. Në fshatrat larg brigjeve të detit vështirë se ka patur ndonjë aktivitet dhe shërbime turistike, përveç disa grupeve të pakta që organizojne ecje dhe shumë pak vizitorëve në disa prej fshatrave. Nuk ka ende ndonjë histori suksesi larg prej zonave ku janë plazhet. Ne kemi nevojë për të mos harruar që turistët, që janë zhgënjyer nga një destinacion turistik, do të përhapin mesazhin shumë shpejt. Asetet, për të cilat po flasim duhet të harmonizohen me standardet e shërbimit dhe aktivitetet turistike. Një kërcënim për përfitime të qëndrueshme nga turizmi është zhvillim i pakontrolluar që ka përkeqësuar pjesë të bregdetit, por natyrisht edhe kushtet e mjedisit, sidomos mbetjet e ngurta dhe ujrat e zeza në disa zona.

DW: Z. Cassens, çfarë misteresh janë zbuluar nga ky projekt deri tani , qe premtojne një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit? Në median sociale të administruar nga GIZ për “Jugun Misterioz” ka me qindra “like” për setin fotografik, përfshirë edhe të miat, si një fanse e hershme e këtij rajoni?

Hans- Juergen Cassens: Ka shumë mistere në rajonin bregdetar jugor: malet, deti, fshatrat, historia që ende është e pranishme, traditat, peisazhet kulturore dhe naturore, legjendat, të gjitha këto elemente, të kombinuara, të marrin dhe të çojnë në një zbulim të gjatë në kohë. Për shumë ditë, një vizitor mund të zbulojë gjëra të reja dhe të ketë përvoja të reja ngaqë gjithë këto elemente të ndryshme bashkohen përsëri dhe përsëri në kombinime dhe variacione vazhdimisht të reja. Bëhesh kureshtar se çfarë mund te ketë pas kthesës tjetër, pas malit tjetër dhe ajo mund të jetë një pamje befasuese, që të lë pa frymë, një tjetër fshat tradicional, një luginë lumi, një faltore, një bari apo shumë gjëra të tjera. Ne kemi kapur vetëm një pjesë të vogël të saj, pasi nuk mund të bëjmë më shumë se sa duke punuar në baze te një modeli, por thesaret që duhen zbuluar janë shumë më tepër.

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   130   131   132   133   134   135   136   137   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish