Njoftimi i policisë:
Në lagjen Nr. 1, Durrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar automjetin tip Benz furgon me targa AA 685 MM, i cili transportonte nxënës shkolle jashtë kapacitetit, duke i mbajtur edhe në bagazhin e mjetit.
Llaftiu, ka tentuar të largohet në momentin që është ndaluar nga Shërbimet e Policisë, por është kapur menjëherë nga uniformat blu. Gjithashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk dispononte leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar në nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal,- thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.
Britani e Madhe, qeveria shqetësohet për seksin anal
Qeveria britanike është e shqetësuar për rritjen e numrit të të rinjve që po përpiqen të bëjnë seks anal, sipas një raporti zyrtar.
Zyrtarët e Departamentit (Ministrisë) të Kulturës, Medias dhe Sportit janë tronditur nga rritja e popullaritetit të aktit pasi disa kërkime tregojnë se ajo nuk sjell një kënaqësi për gratë.
Shqetësimi përfshihet në një dokument këshillimor të përpiluar nga Departamenti lidhur me planet për ta kufizuar në mënyrë të mëtejshme akksesin ndaj pornografisë online. Në të argumentohet se të rinjtë po përpiqen të bëjnë seks anal si pasojë e shikimit të pornografisë dhe se ky është një zhvillim që nuk mirëpritet, shkruan “The Independent”.
“Shumë njerëz janë të shqetësuar se të rinjtë presin nga jeta e tyre reale seksuale ekperienca që pasqyrojnë atë që ata apo partnerët e tyre kanë parë në pornografi, ku shpesh paraqiten sjellje të rrema dhënieje pëlqimi, stereotipe të nënshtrimit të femrave dhe skenarë jorealë”,- shkruhet në dokument.
“Ka gjithashtu një çështje lidhur me pasojat e pornografisë apo ‘seksit të padëshiruar’ – në të vërtetë të rinjtë po angazhohen në seksin anal më shumë se kurrë më parë pavarësisht se kërkimet tregojnë se shpesh ai nuk shihet si një akt i pëlqyeshëm për gratë e reja”.
Raporti: Shqipëria në 108 vendet e rrezikuara nga kriza e borxhit
Ekspertët gjermanë të zhvillimit tërheqin vëmendjen për zhvillime të reja të rrezikshme lidhur me krizën e borxheve shtetërore në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion.
“Ne shohim prej vitesh një përkeqësim dramatik të situatës së borxheve në hemisferën jugore në përgjithësi”,- deklaroi Jürgen Kaiser nga organizata “Erlassjahr.de” të mërkurën (13.04) në Berlin gjatë paraqitjes së raportit të borxheve 2016 të përpiluar bashkërisht me organizatën e ndihmës Misereor.
“Nga rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe rritja e papritur e interesave kërcënojnë borxhe të reja si në vitet 1980”,- theksoi Kaiser.
Sipas të dhënave të “Misereor” dhe “Erlassjahr.de” borxhet shtetërore kundrejt donatorëve të jashtëm në vendet në zhvillim dhe ato në ekspansion janë në rritje prej vitesh dhe kanë arritur ndërkohë një shumë të përgjithshme prej rreth 5,4 bilion bilionë Dollarë borxhe. Kjo rritje është pesë herë më shumë se përpara 25 vjetësh.
Sipas raportit mbi borxhet, 108 shtete konsiderohen si “me borxhe kritike”. Raste dramatike paraqiten në periferinë evropiane si në Kroaci, Serbi, Ukrainë e Shqipëri. Këtyre u shtohen edhe vende si Gambia, Gana dhe Mauritania në Afrikë, India e Pakistani si dhe Libani e Jordania në Lindjen e Mesme.
Rreziqet e një përkeqësimi të gjendjes së borxheve në vendet e prekura, sipas ekspertëve, kanë të bëjnë me rënien e ndjeshme të çmimeve për lëndët e para, zhvillimet e paparashikueshme në tregjet e kapitalit dhe një rritje e dobët ekonomike globale. Lëvizjet aktuale të migracionit janë një “dëshmi e dështimit të politikës perëndimore të zhvillimit”,- tha koordinatori i “Erlassjahr.de”.
Natyrisht që borxhet nuk janë e vetmja dhe arsyeja e drejtpërdrejtë për arratinë e njerëzve, por megjithatë mungesa e perspektivës ekonomike është një faktor i rëndësishëm, theksoi ai.
Erlassjahr.de dhe Misereor i bëjnë thirrje qeverisë gjermane, që krizën që kërcënon ta vendosë në agjendën ndërkombëtare. Të dyja këto organizata me karakter fetar kërkojnë krijimin e një kuadri global ligjor për zgjidhjen e krizës së borxheve, në të cilin të merren parasysh edhe interesat e vendeve në borxhe.
“Vendet e pasura deri tani e kanë bllokuar krijimin e një procesi të detyrueshëm dhe korrekt të shlyerjes së borxheve”,- deklaroi Kristina Rehbein nga organizata “Erlassjahr.de”.
Eksperti i financave i Misereor, Klaus Schilder, paralajmëron nga pasojat e krizave të borxheve për vendet e prekura.
Rritja e borxhit shtetëror është një “pengesë qendrore” për zhvillimin, theksoi ai. “Detyrimet për kthimin e borxhit e rëndojnë shumë buxhetin e shtetit – e nuk mbetet aspak hapësirë për të investuar p.sh. në fushën e shëndetësisë e arsimit”. Në këtë kontekst nuk duhet të lihet jashtë vëmendjes as përgjegjësia e donatorëve.
Raportin për borxhet nuk sheh parimisht si problem borxhet jashtë vendit, por e vendos theksin tek raporti mes kapacitetit ekonomik dhe atij financiar të një vendi si dhe tek qendrueshmëria e strategjisë së tij financiare.
Sipas mendimit të ekspertëve në këtë drejtim influencojnë në mënyrë problematike zhvillimet e ndryshme aktuale.
Ndër të tjera në një sërë vendesh në zhvillim dhe në ekspansion janë ulur të ardhurat prej shitjes së lëndëve të para për shkak të rënies dramatike të çmimeve.
Njëkohësisht interesat e ulëta të obligacioneve shtetërore për vite me radhë në përgjithësi e kanë ulur gatishmërinë për blerjen e tyre. Por së fundi interesat për bonot e thesarit të këtyre shteteve janë rritur dukshëm në sfondin e shtimit të pasigurisë në tregjet e kapitalit./DW/
Vrasja në Belgjikë, shtyhet sërish gjyqi ndaj Mark Frrokut
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish-deputeti të Shkodrës, Mark Frroku është shtyrë sërish.
Shkak është bërë mungesa e shtetasit Kristian Marinaj, i cili është i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Belgjikë në vitin 1999, vrasje për të cilën akuzohet direkt Mark Frroku.
Kristian Marinaj kishte lëshuar një prokurë nga Hollanda, për t’u përfaqësuar në gjyq nëpërmjet avokatit të tij, Vladimir Meçe.
Ndërkohë ish-deputeti Frroku, ishte i pranishëm para togave të zeza. Autoritetet belge kanë kërkuar ekstradimin e tij, por deri më tani nuk ka një vendim për këtë gjë.
Video/ Vajza alarmon urbanin: Më vodhën kuletën! Por... e kishte harruar në shtëpi
Hajdutët e xhepave në urbanet e Tiranës, tashmë janë bërë të njohur, dhe rastet e vjedhjeve po shtohen çdo ditë e më shumë. Por rasti i kësaj vajze në kryeqytet është i veçantë.
Teksa po udhëtonte me urbanin e Tiranës së Re ajo dha alarmin, duke thënë se i kanë vjedhur portofolin. Shoferi ka mbyllur dyert në pritje të policisë për të zbuluar “hajdutin”, por që në të vërtetë për fat të mirë, në këtë rast nuk ekzistonte.
Situata aty është bërë kaotike, njerëzit përveç vapës, duhej të duronin edhe frymën e njëri-tjetrit, pasi dihet si janë urbanët tanë, tejmbushjen aq shumë saqë as ku të mbahesh nuk ke.
Por, pasi pritën për minuta të tëra, vajza kujtohet që portofolin e ka lënë në shtëpi dhe largohet menjëherë nga urbani pa ardhur policia.
Rama në Shtëpinë e Bardhë, takon Zv.presidentin Joe Biden
Teksa po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama, do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo e fundit ka publikuar në internet takimet e programuara për sot, ku thuhet se në orën 11:50 (AM) me orën lokale, Zv.presidenti amerikan Joe Biden, do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Takimi është caktuar në sallën “Roosvelt”.
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen dy persona
Një aksident ka ndodhur sot në Rrugën e Kombit. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Identiteti i të plagosurve nuk dihet ende, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidntit.
Foto+18/ Amber Rose pamje erotike me të dashurin
Ata kanë vetëm dy muaj që janë lidhur, por ish e dashura e Kanye West dhe Wiz Khalifa, Amber Rose, nuk ngurron të tregojë lidhjen me të dashurin e ri, Terence Ross.
Ajo është 32 vjeçe, ndërsa ai vetë 25, dhe është lojtar basketbolli që luan për Toronto Raptors.
Ajo ka postuar në Snapchat një video të pasionit të tyre, pak a shumë njësoj si shoqja e saj e ngushtë, Blac Chyna me Rob Kardashian.
Foto/ Çfarë i bëri bashkë Bleonën, Blendin dhe Sandër Frangajn?
Bleona Qereti ka ndarë një foto në Instagram ku shfaqet së bashku më Blendi Fevziun dhe Drejtorin e Televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj.
“Kam mësuar shumë nga këto 2 njerëz, jam mirenjohëse për miqësinë tuaj”,- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.
Bleona gjithshtu ka uruar edhe bashkëshorten e Blendit, arsyeja për të cilen ata janë bërë bashkë.
“Dan Bilzeriani shqiptar” ia kalon edhe Encës në Instagram
Vetëm pak kohë pasi Enca festoi arritjen e 1 milion ndjekësve në Instagram, një tjetër këngëtar i ka bërë konkurrencë.
Bëhet fjalë për Fatmir Sufën, i cili në fakt nuk është shumë i njohur në ekranet shqiptare, edhe pse shifrat e Instagram-it tregojnë krejt të kundërtën.
Vetëm pak ditë më parë, Fatmir Sufa ka festuar me ndjekësit e tij arritjen e shifrës së 1 milion fansave. Arritjen e këtij rekordi ai ka zgjedhur ta festojë si Dan Bilzerian.
Gjithsesi tani është i sigurt fakti që Fatmiri pasi la Encën në “hije” kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Dan Bilzerian.
Parandalohet një vrasje në Pogradec, arrestohet 32-vjeçari
Policia e Pogradecit ka parandaluar një ngjarje të rëndë midis dy fqinjëve. Efektivët e policisë së Pogradecit kanë vënë në pranga 32-vjeçarin Ardian Spahi, banues në Vërdovë, i cili kishte konflikte pronësie me një bashkëfshatar të tij, shtetasin me iniciale Y.XH.
Arrestimi i 32-vjeçarit Spahi u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, se ai posedonte armë zjarri në banesë dhe dyshohet se mund të qëllonte shtetasin me inicialet Y.XH, banues në Vërdovë-Pogradec, me të cilin ka konflikt për motive pronësie.
Efektivët e Komisariatit Pogradec kanë mbajtur nën kontroll situatën dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Ata kanë konstatuar se shtetasi Ardian Spahi mbante një armë zjarri, pushkë, model 63, me të cilën u kap në afërsi të banesës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Spahiut u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 150 copë fishekë model 56 dhe një armë gjahu turke.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: "Prodhim, mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë".
Foto/ Bjordi harron Adelën, ja kush është e dashura e re
Bjordi Mezini dhe Adela Xhamani kanë qenë çifti më i përfolur në Big Brother. Pak kohë më parë ato vendosën që rrugët e tyre të ndaheshin dhe secili prej tyre ndoqi ëndrrat dhe dëshirat e veta.
Duket se Bjordi tashëm është “shëruar” plotësisht nga ndarja më Adelën dhe ka krijuar një lidhje të re.
Jona Spahiu është vajza që i ka rrëmbyer zemrën regjisorit dhe që nuk ngurron ta shfaqë këtë në rrjetet sociale.
Herë pas here ajo poston foto me ish-banorin e “Big Brother Albania” nën hashtag-un #dashuriaështënëajër.
Çifti i ri duket se po e përjeton më së miri fillimin e lidhjes së tyre duke bërë udhëtime të shumta në vend e të ndryshme jashtë Shqipërisë.
Video/ Skandal në urban, ngacmim seksual në autobusin e Kamzës
Nuk është hera e parë që ndodhin skena të tilla në linjat e kryeqytetit dhe jo vetëm. Sot në urbanin e Institutit një person ka ngacmuar seksualisht me lëvizje të rëndomta një vajzë. Pasagjerët e tjerë që ndodheshin në urban e kanë parë këtë skenë të ulët.
Një vajzë që ndodhej aty e ka filmuar këtë rast duke shprehur shqetësimin e saj për situata të tilla që ndodhin në urbane.
“Pershendetje jeta osh qef. Do tju lutesha ta publikonit kete video… Ja ne cfare gjendje ka arritur shoqeria jone, ne autobusin e insitutit ka ndodhur kjo gje.
Sinqerisht me ka ardhur aq pështire saqe sja keni idene. Djali qe po ben kete veprim, eshte nje idiot edhe nuk eshte hera e par qe e ben kete gje.
Me vjen keq per vajzen qe ishte e ulur aty sepse nuk levizte dot, se ai djali shume i shendosh edhe skizofren… por prap i vë faj asaj vajzes qe nuk iki, por me besoni ajo ka pasur shume frike.
Ah dhe qe nga kjo dite une nuk dal dot vetem se ja me cfare kemi te bejme. Faleminderit nese e postoni”,- thotë një vajzë që ishte e pranishme në urban.
Tiranë-Elbasan, rruga që do të ‘hajë’ edhe 30 mln dollarë të tjerë
Zhbllokimi i punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan ka kërkuar sipas Autoritetit Rrugor Shtetëror një fond shtesë prej rreth 30 mln dollarësh.
Puna ishte ndërprerë prej 2 vitesh, pas konfliktit mes kompanisë dhe qeverisë mbi atë se kujt do t’i njiheshin shpenzimet për riparimin e rrugës së dëmtuar nga shembjet e mëdha që sollën bllokimin e saj.
“Normalisht kemi dalë nga projekti fillestar që nuk i parashikonte këto gjëra dhe duhen fonde shtese për t’i përballuar. Bëhet fjalë për një shifër, në bazë të studimeve të kostove që kemi bërë deri tani në bashkëpunim me kontraktorin dhe konsulentin, prej 30 mln dollarë, për rrëshqitjet nga km i 12 deri në hyrje të tunelit”,- deklaron Aksel Qorduka, drejtor i projektit pranë ARRSH-së.
Drejtor Qorduka thekson se cilësia e zbatimit të projektit nga ana e kompanisë ishte e dobët.
“Ky është segmenti i parë që po shihni. Është segmenti më problematik absolut. Janë 13 km dhe ka 5 rrëshqitje. Faji është pak nga të gjitha, cilësia e projektit të zbatimit nga kontraktori “joint venture”, që në fazën fillestare mund të kishte parashikuar zonat problematike, por tani jemi në një stad që duhet të ballafaqohemi me të gjitha këto probleme”,- thotë Qorduka.
Por qeveria nuk thotë nëse do të ketë hetim dhe penalitete për përgjegjësit e këtij projekti. Me lëvrimin e fondit nga Banka Islamike për Zhvillim, sipas Autoritetit Rrugor Shtetëror, përfundimi i punimeve do të realizohet brenda këtij viti, pra deri në dhjetor të 2016./tch/
Gazsjellësi ‘TAP’, tubat nënujor Shqipëri-Itali do ti shtrojë italiania “Siapem”
Konsorciumi i Gazsjellësit Trans Adriatik ka shpallur kompaninë fituese e cila do të ndërtojë tubacionin nënujor të gazit që do të kalojë nga Shqipëria drejt Italisë.
Kontrata është lidhur me shoqërinë italiane “Saipem”, e specializuar për ndërtime të tilla. Ajo ka marrë përsipër projektimin, ndërtimin dhe instalimin e 105 kilometrave tubacione nga stacioni i pompimit të gazit në Fier, deri në zonën San Foka të Pulias, në Itali.
Punimet do të kryhen në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specializuar “Castorone”, ndërsa diametri tubit do të jetë 91.4 centimetra.
Me tenderin e fundit përmbyllet i gjithë cikli i kontratave për ndërtimin e gazsjellësit “TAP” nga Azerbajxhani deri ne Itali. Më herët u njoftuan edhe fituesit për ndërtimin tokësor të tij në Shqipëri e Greqi.
Sipas drejtorit menaxherial të “TAP”, Ian Bradshaë, ndërtimi në det të hapur ngre sfida të veçanta dhe “Saipem SpA” dha ofertën më të fuqishme teknike si dhe zotëron eksperiencën e duhur për standardet më të larta.
“Saipem” është një kompani gjigante italiane që operon në 60 shtete dhe ka rreth 43.000 të punësuar. Ajo ka një eksperiencë 60-vjeçare në fushën e kërkimit dhe shpimit të hidrokarbureve dhe ndërtimit të tubacioneve të naftës dhe gazit.
Ja ku e puth Afërdita Dreshaj të dashurin e saj çek
Afërdita Dreshaj ka ndarë një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në momente intime me të dashurin e saj çek, Jakub Kindl.
Çifti në fjalë nuk kanë treguar nëse në një të ardhme të afërt dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë me martesë.
Megjithëse ata duken të lumtur afër njëri tjetrit.
Irma Libohova ka ditëlindjen, dhuratë surprizë edhe nga kryeministri
Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Irma Libohova sot feston ditëlindjen e saj të 57-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga të gjithë ndjekësit e saj dhe njerëzit e afërm.
Motra e saj Eranda, e uron përmes një fotoje plot ngjyra. “Sot Irma ka ditëlindjen, është shumë e lumtur …. Edhe 100 të tjera të uroj motër, plot shëndet e dashuri”,- ka qenë urimi i saj.
Nuk ka munguar edhe dhurata nga kryeministri Edi Rama, të cilën Irma e ka postuar në Instagramin e saj duke e falenderuar atë.
“Faleminderit, Kryeministrit të vendit tim Edi Rama, për këtë dhuratë surprizë. E vlerësoj sinqerisht!”,- ka shkruar ajo krahas fotos të dhuratës.
Mos e ka babanë kryeministër ky adoleshent me koleksion makinash?
Jack Watkin, një adoleshent i pasur i Instagramit ka grumbulluar tashmë një koleksion makinash me vlerë mbi 1.7 milionë paund edhe pse testin për lejen e drejtimit e ka bërë në muajin Shkurt.
17-vjeçari ka një një “Rolls-Royce”, dy “Bentleys”, dy “Mercedez-Benz”, një “Range-Rover Vogue” dhe një “Porsche”, të gjitha të blera nga prindërit e tij të pasur.
Jeta është treguar bujare me Jack, i cili jo vetëm që nuk ndalet nga koleksioni i makinave, por shijon edhe pushimet në vendet më luksoze, duke udhëtuar me avionin privat të familjes së tij./tvklan.al/
16/04/2016/.................................
Berisha: Banda e Shullazit kërcënon akademikun Mynyr Koni
Në një bisedë me gazetarët ish-Kryeministri Sali Berisha, deklaroi se, zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, Kryeministri Edi Rama ia ka deleguar bandës së Emiliano Shullazit.
Sipas tij, ky i fundit e ka kërcënuar akademikun Mynyr Koni, që të tërhiqet nga gara për Rektor.
Ish-Kryeministri tha se, edhe Dhori Kule është kërcënuar që të mos e mbështesë Konin.
Berisha u shpreh se ngjarje të tilla nuk janë shënuar as në diktaturë dhe i bëri thirrje qytetarëve të ngrihen./tvklan.al/
Ilvia dhe Rambo, një histori e pabesueshme dashurie
Ilvia është 25 vjeç. Ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Studimet e larta i ka kryer në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo bën pjesë në komunitetin rom. “Të jesh pjesë e komunitetit rom do të thotë të jesh krenare për kulturën dhe traditën që përfaqëson. Gjithashtu, do të thotë dyfish impenjim për të arritur dhe realizuar objektivat dhe ëndrrat që çdo i ri ka në jetë për shkak të përballjes me një shoqëri diskriminuese dhe etiketuese,” – tregon Ilvia Bajrami, gjatë një komunikimi në Skype për dritare.net nga Italia, ku ajo jeton tani, pas martesës.5
Ka lindur dhe është rritur në një familje ku arsimi ka qenë kryesori. Ilvia tregon se është vajza e përkëdhelur e prindërve dhe e preferuara e gjyshërve, si mbesa më e madhe që është.
“Falë mundit dhe sakrificave të prindërve të mi, kam qenë një nxënëse e shkëlqyer. Sapo hyje në hollin e shkollës, 1shihje direkt fotografinë time në këndin e krenarisë së shkollës. Nëse bëj një paralelizëm me bashkëmoshatarët e mi në atë moshë, duke ditur se në çfarë kushtesh jeton komuniteti rom në Shqipëri, mund të them që kam qenë e privilegjuar.”
E ndërsa përmend me qejf fëmijërinë, jo njësoj kujton gjimnazin. Siç duket kushdo e kalon atë periudhën e tmerrshme të gjimnazit. Shpesh herë ai kthehet në burg me dyer të hapura. “Ndryshe nga shkolla 8-vjeçare, në gjimnaz filloi të ndihej tepër diskriminimi, si nga ana mësuesve, që nuk më vlerësonin ashtu siç duhej, por edhe nga ana e shokëve të shkollës. Shumë herë më është dashur të ngre zërin kur dëgjoja biseda kundër romëve ose epitetet diskriminuese me të cilat i quajnë dhe i konsiderojnë si fundin e shoqërisë. E kur iu thosha, po, edhe unë si ata jam, ma kthenin: ‘Jo, ti je ndryshe, ne flasim për ato që shohim në media çdo ditë ose në rrugë. Për ata që lypin, vjedhin dhe që janë të pistë’, sepse kështu simbolizoheshin romët” – tregon Ilvia, e cila e ka vuajtur jo pak periudhën e shkollës së mesme.
Ndryshimi nisi në UET
9Në universitet gjithçka ndryshoi për Ilvian, duke qenë se punonte në një organizatë e cila kishte si vizion fuqizimin e romëve dhe falë punës dhe mundësive të mrekullueshme që i janë dhënë, ka qenë pjesë e shumë trajnimeve, si brenda dhe jashtë vendit. “Konferenca e takime me institucione të ndryshme, takimet me përfaqësues të ndryshëm diplomatikë, e në shume debate televizive, por edhe në spote publicitare, bënë që të ndihesha disi e diskriminuar pozitivisht, pasi shpesh profesorët më thoshin: “Ti nuk je i njëjti nivel me studentët e tjerë, duke qenë se rrugëtimi yt i ka kaluar kufijtë e një studenti.”
Dashuria që lindi në kampin e përqendrimit
Në një prej këtyre takimeve me të huaj, Ilva njohu dhe burrin e jetës. Pas tre viteve lidhjeje, Ilvia e ka kurorëzuar lidhjen e saj në martesë me boshnjakun Rambo Halilovic. Bashkë jetojnë në Torino11. Ilvia dhe bashkëshorti janë njohur në Poloni, në Karkovë,
në vitin 2011. Takimi tyre i parë qe në një nga aktivitetet për njohjen e Genocidit Rom, në Kampin e Përqendrimit në Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aty merrnin pjesë më shumë se 40 të rinj romë dhe jo romë, nga shumë shtete të Evropës.
“Ai vinte nga Italia. Ka mbaruar studimet për Grafikë Publicitare dhe Design në Torino. Për shume vite ka punuar me fushata publicitare ndërgjegjësuese kundër racizmit, diskriminimit dhe paragjykimeve. Por në të njëjtën kohë ka qenë dhe tepër aktiv për të ngritur zërin në problematikat e komunitetit rom, si në Itali ashtu edhe në Evropë,” – tregon Ilvia për dritare.net. Është bukur kur shumë herë dëgjojmë nga miqtë tanë që na 6thonë: “Përveçse si bashkëshortë, jeni shume të mirë edhe si miq e kolegë.”
Sigurisht që mendojmë për fëmijë, por në një të ardhme më të sigurt, tani jemi në bazat e ndërtimit të një familje. Ka akoma kohë për ta kompletuar të tërën. Tani, mbi të gjitha, ai është një trajner dhe formator shumë i përgatitur për aktivitete joformale me tematika të ndryshme për të rinjtë e shkollave sekondare në Torino. Në këtë pikë harmonizohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Në marrëdhënie pune jemi një skuadër, ku ndonjëherë objektivat dhe qëllimet që kemi, plotësojnë njëra-tjetrën dhe na bëjnë të arrijmë atë ç’ka duam.”
Ja çfarë bën Ilvia në Itali
“Impenjimet e mia vazhdojnë po njëlloj,” –8thotë Ilvia për dritare.net. Kalova kufijtë e Shqipërisë për t’iu bashkangjitur atyre italiane, jo për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit, por për të kontribuar sërish në çështjen rome”.
Ilvia tregon se për të nuk ka qenë e vështirë të gjejë punë, pasi aftësitë e saj kanë qenë të vlerësuara dhe jo pse ajo është rome, por sepse ka kapacitetin e duhur për të qenë pjesë e një grupi pune.
“Shembulli konkret është pas ardhjes sime në Itali. Duke qenë se situata e romëve është akoma më komplekse, tani jam zëvendëspresidente e një organizate rinore që quhet Roma Youth Active, me 7bazë në Torino, e cila merret me ngritjen e kapaciteteve të të rinjve romë dhe jo romë, si dhe kërkimin e mundësive më të mira për të pasur një pozicionim më të mirë në shoqërinë italiane,” – kështu e mbyll tregimin e shkurtër në Skype për dritare.net, Ilva Bajrami, një vajzë që të frymëzon të jetosh, të luftosh, t’ia dalësh, pavarësisht ngjyrës së lëkurës dhe diskriminimit. Për të kërkuar veten në këtë botë dhe gjysmën tjetër që ta bën veten më të mirë, më konfidente, më të lumtur, siç Ilvia është./dritare.net/
Kush i financon radiot fetare në Shqipëri? AMA vihet në lëvizje
Për herë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri, që ka të bëjë pikërisht me financimin e tyre. Deri më sot, misteri i financimit të mediave ka qenë i paprekshëm.
Por, AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera.
AMA ka vendosur të kufizohet tek radiot fetare, ndërsa ka përjashtuar nga objekti i vendimit televizionet, që janë edhe burimi kryesor i qarkullimit të parave të pacertifikuara.
Mungesa e gjithëpërfshirjes e bën nismën të mangët dhe të debatueshme.
Ndërkaq, sipas vendimit, AMA nuk përfshihet drejtpërdrejt në proces hetimi, por do të kërkojë informacion nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit.
Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bazë të formacionit të mbledhur, do të administrojë një dosje mbi burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, si kusht për dhënin e licencës së transmetimit./Shqiptarja.com/
Foto/ Titaniku që nuk keni parë kurrë, pamjet 100 vjet pas mbytjes
Më 15 prill 1912, transoqeaniku “Titanik”, u zhduk nën ujërat e Atlantikut, pas përplasjes me një ajsberg, duke marrë me vete 1500 shpirtra njerëzish. Njëqind vjet më pas, teknologjitë e reja kanë zbuluar, imazhe të tjera më të plota dhe detaje nga anija e famshme.
Më shumë se dy milje poshtë, skeleti i fantazmës “Titanik” doli nga errësira falë eksploratorit dhe regjisorit James Cameron në 2001.
Tashmë, ky mozaik fotografish me rezolucion të lartë na tregon për herë të parë pamje të plota nga lart të trupit të anijes me rezolucion të lartë, 1500 px, pamje të pjesës së shkatërruar së kthyer në një grumbull çeliqesh, por dhe këto detaje, si psh. një unazë, një kapele, një palë këpucë…
Një unazë platini me diamante është gjetur, për shembull, në një qese lëkure. Gratë aristokrate në anije shkëlqenin nga bizhu të tilla që dëshmonin statusin e tyre të lartë shoqëror.
Gazetari i kronikës: Nipërit e një deputeti rrahën oficerin e policisë
Gazetari i kronikës, Dashamir Biçaku, denoncon dhe flet për nipërit e një deputeti, të cilët mbrëmë kanë rrahur një oficer policie.
Pa dhënë emrin e deputetit dhe oficerit të policisë, ai ngre shqetësimin se kjo ngjarje nuk është raportuar fare në media sot.
“Nipërit e një deputeti rrahën mbrëmë një oficer policie, si të qe një fëmije 5 vjeç. Po prisja që sot mediat ta kishin lajm të rëndësishëm... por më duket se paskan qenë duke bërë shaka djemtë me oficerin e policisë...”,- shkruan Biçaku në faqen e tij në Facebook.
Foto/ Ja gazetaret që shoqëruan në Milano kryebashkiakun Veliaj
Kjo fundjavë e ka gjetur një pjesë të mirë të gazetareve shqiptare përtej Adriatikut, si shoqëruese të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ilva Tare, Alba Malltezi, Bieta Sulo, Mira Kazhani, e disa emra të tjerë të medias së lirë, udhëtuan për në Itali përkrah kryebashkiakut të Tiranës, të marrin pjesë nga afër në axhendën që ky i fundit, ka planifikuar të zhvillojë me zyrtarë të Milanos.
Duke shijuar plotësisht shoqërinë e njëra-tjetrës, përfaqësueset e shtypit tonë nuk i kursyen mbresat e udhëtimit të siguruar nga Veliaj.
Gazetarja e “Top Channel”, Mira Kazhani, u duk e papërmbajtur kur në foton e postuar në IG, teksa e sheh me adhurim kryebashkiakun, zbulon se, Erioni ka një ëndërr për të cilën ajo lutet (figura në fund të shkrimit, poshtë fotos)./lapsi.al/
Tiranë/ Qëlloi me grusht policin e rrugores, pranga 27-vjeçarit nga Shkodra
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bulevardin "Gjergj Fishta", ka goditur me grushta një punonjës të Policisë Rrugore.
Sipas policisë, është ndaluar Emiliano Mrishaj, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist i Menaxhimit të Trafikut Urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.
Nuk dihet nëse ky incident është ai që ka denoncuar gazetari i kronikës, Dashamir Biçaku, i cili shkruan se, ishin nipërit e një deputeti që rrahën oficerin e policisë.
“Nipërit e një deputeti rrahën mbrëmë një oficer policie si të qe një fëmije 5 vjeç. Po prisja që sot mediat ta kishin lajm të rëndësishëm... por më duket se paskan qenë duke bërë shaka djemtë me oficerin e policisë...”,- shkruan Biçaku në faqen e tij në Facebook.
Borxhi për ujin e pijshëm, debitorët 2 mijë lekë plus faturës mujore
Ujësjellës Kanalizimet kanë ndryshuar skemen e shlyerjes së borxhit që familjarët kanë për ujin e pijshëm. Bashkia njofton se, të gjithë konsumatorët familjarë që janë debitorë ndaj ndërrmajres së UjësjellësKanalizimeve Tiranë, kanë mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura duke paguar një tarifë fikse mbi faturën mujore të ujit të pijshëm.
Për t’i ardhur në ndihmë familjeve debitore dhe për të lehtësuar barrën e pagesave të pakryera për faturën e ujit të pijshëm, UKT lajmëron se, ka hyrë në fuqi aktmarrëveshja e re me konsumatorin.
“Në bazë të kësaj aktmarrëveshjeje tani çdo konsumator familjar, i cili për arsye të ndryshme apo pamundësi financiare ka akumuluar detyrime të pashlyera për periudha kohore të gjata, do të paguaj çdo muaj 2 mijë lekë të reja plus vlerën e faturës së përmuajshme.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re të gjithë konsumatorëve familjar debitor u ofrohet një skemë e cila synon të jetë e përballueshme për cilindo që ka borxhe të papaguara ndaj UKTsë”, njofton bashkia.
Kjo pasi skema që ishte deri më tani në fuqi dhe që trajtonte debinë e konsumatorëve familjarë, prodhonte një faturë me një vlerë që në raste të veçanta ishte e papërballueshme.
Me aktmarrëveshjen e vjetër, konsumatori duhet ta kryente pagesën me këste mujore, ku kësti i parë përbënte 20% të vlerës së detyrimit, plus faturën koherente mujore. Ndërsa këstet e tjerë vijonin të përshkallëzuar, me 10% të vlerës së detyrimit të mbetur, duke i shtuar faturën e muajit.
Pra thënë me shembuj konkret, për një konsumoator familjar që kishte një debi prej 100 mijë lekësh, sipas skemës së vjetër do duhej të paguante fillimisht 20 mijë lekë plus faturën mujore të ujit, çka për konsumatorë të veçantë përbënte një shumë të papërballueshme.
Ndaj aktmarrëveshja e re e ofruar nga UKT, Tiranë, synon të lehtësojë mënyrën e pagesës për konsumatorët familjarët debitor me UKTën dhe të nxitë të gjithë konsumatorët që të shlyejnë të gjitha detyrimet e parapambetura ndaj UKT sh.a./Panorama/
Ataku kardiak, ja si ta kuptoni...
Nëse dyshoni se ju apo dikush tjetër është duke përjetuar sulm në zemër, menjëherë telefononi ambulancën.
Sulmi në zemër mund t’i ndodh çdo personi dhe është e rëndësishme t’i njihni shenjat dhe të qëndroni të përgatitur, pasi mund të të kushtojë jetën ty apo dikujt që e njihni.
Do'stlaringiz bilan baham: |